E diela e 2-të e kreshmëve i përkushtohet Shën Grigor Pallamait, për të përligjur dhe nderuar betejat e tij doktrinore në mbrojtje të besimit ortodoks, me rëndësi vendimtare për traditën e hirshme, ashtu si mbrojtja e ikonave shumë shekuj më parë.

Arsyeja se pse kujtimi i tij u vendos sot, ka lidhje me vazhdimësinë dhe vulën e së dielës së kaluar, e Diela e Ortodoksisë, kur Grigor Pallamai brohoritet, ndërsa kundërshtarët e tij, rrëzohen!

Faqe të tjera ortodokse kanë shkruajtur për jetën e Shën Grigor Pallamait, madje duke kopjuar njëra-tjetrën, gjë që na nxit ne të plotësojmë sot me të dhëna të reja.

I. Përderisa ai jetoi në shekullin e 14-të, si festohej më parë e diela e 2-të e kreshmëve, kjo që sot ka emrin e tij?

E diela e sotme mori emrin e Grigor Pallamit nëntë vjet mbas vdekjes së tij, më 1368, kur ai u shpall shenjtor.

Megjithatë, shërbesa e tij shfaqet për herë të parë në librin e Triodit më 1519, gjë që na bën të hamendësojmë se cila ishte tema e së dielës II të kreshmëve më parë.

Hulumtimet e liturgjikës shënojnë se ungjilli i ditës së sotme fillimisht ishte ai i Birit Plangprishës. Të dielën e tretë të kreshmëve lexohej ungjilli i Tagrambledhësit dhe Fariseut, sepse periudha e kreshmëve të mëdha ishte faza përgatitore e katikumenëve, të cilët pagëzohesin, sipas traditës, të Shtunën e Llazarit ose të Shtunën e Madhe.

Ky fakt historik, i parabolës së Birit Plangprishës, pajtohet edhe me leximin e ungjillit për të dielën e dytë të kreshmëve edhe në Kishën Katolike. Për më tepër, disa nga himnet e mëgjesores të së dielës së Birit Plangprishës, ruajnë ende të pandryshuara temat e kësaj të diele, sidomos në disa idiomela të ditëve në vijim këtë javë.

II. Vepra teologjike e Grigor Pallamait nuk ekziston në gjuhën shqipe. Për ata që lexojnë anglisht, kam përgatitur një përzgjedhje në shtatë lidhjet më poshtë, me material të gjerë dhe shumë të pasur studimor, mbi jetën dhe sidomos mbi shkrimet e Grigor Pallamait.

1. Sunday of St Gregory Palamas Resource Page:

https://www.johnsanidopoulos.com/…/sunday-of-saint-gregory-…

2. “St Gregory Palamas and the Tradition of the Fathers” (George Florovsky):

http://www.myriobiblos.gr/te…/english/florovski_palamas.html

3. “The Teaching of Gregory Palamas on Man”(Panayiotis Christou):

http://www.myriobiblos.gr/tex…/english/christou_palamas.html

4. Gregory Palamas: “Knowledge, Prayer and Vision”:

https://web.archive.org/…/Gregory_Palamas:_Knowledge,_Praye…

5. “Byzantine Theology – Historical trends and doctrinal themes” (John Meyendorff):
http://www.holytrinitymission.org/…/byzantine_theology_j_me…

6. “Essences and Energies – The Mystical Theology of the Eastern Church”, Cambridge 2005 (Vladimir Lossky):

http://www.myriobiblos.gr/texts/english/lossky_essences.html

7. “The Conversations of Gregory Palamas during his Ottoman Captivity: 1354-1355” (Nazar Sloboda):

https://www.academia.edu/…/THE_CONVERSATIONS_OF_GREGORY_PAL…

24 mars 2019