MUJORI II, i cili përmban shërbesat e ngjeshura të muajit dhjetor, ka shumë vjet që është bllokuar nga KOASh-i, mbasi përkthyesi e paraqiti për botim. Mbas refuzimit dhe bllokimit të Mujorit 2 dhe lirimit e largimit të At Justinit nga Shqipëria, Kryepeshkopi Anastas urdhëroi edhe tërheqjen e Mujorit 1 nga të gjitha kishat, duke e shpallur si libër të ndaluar. Nuk dimë nëse përkthyesi e ka humbur tekstin e Mujorit 2, apo nuk ka të drejtë ta botojë në Greqi për arsye të tjera.