3UKallistos WareMitropolit i DioklisëUDHA ORTODOKSEPërktheuAt Foti CiciBotimet “Streha” Tiranë 20154UDHA ORTODOKSECopyright për përkthimin shqip© Foti Cici 2015Faqosja: Andrea LlukaniTitulli i origjinalit:THE ORTHODOX WAY (by Bishop Kallistos Ware)St Vladimir’s Seminary Press, Crestwood, NY 1996(Botim i ripunuar)Botimi i parë nga a A. R. Mowbray & Co., Ltd., 19785UKy botim u mundësua me bujarinë e prindëve të mi GLIGOR & ALEKSANDRA CICI Në kujtim të prindëve, gjyshëve e gjysheve të tyre Thoma & Sofia CiciVaso & Sofia DukshiVaso & Maria CiciKostë & Aleksandra Dukshi PËRKTHYESI7UPërmbajtjaMbi autorin e librit........................................................9Prolog: Tregues në udhë ...........................................11Kreu 1: Perëndia si mister...........................................15Tjetërsia dhe afërsia e të Përjetshmit.............................16Perëndia si mister........................................................17Besimi në Perëndi si person...........................................20Tre “shënjuesit”..........................................................23Esencë dhe energji......................................................27Kreu 2: Perëndia si trini..............................................33Perëndia si dashuri e ndërsjelltë.....................................33Tre persona në një esencë...........................................36Veçori personale.........................................................39Dy duart e Perëndisë..................................................42Duke lutur Trininë.......................................................44Duke jetuar Trininë ....................................................46Kreu 3: Perëndia si krijues.........................................50Ngre sytë në qiej........................................................50Ura e diamantit..........................................................51Njeriu si trup, frymë dhe shpirt......................................55Mikrobotë dhe ndërmjetës............................................57Imazh dhe ngjashmëri..................................................59Prift dhe mbret...........................................................63Mbretëria e brendshme................................................64E keqja, vuajtja dhe rënia e njeriut.................................66Pasojat e rënies.........................................................69Askush nuk bie vetëm..................................................73Një Perëndi vuajtës?...................................................748UDHA ORTODOKSEKreu 4: Perëndia si njeri.............................................79Bashkudhëtari ynë në Udhë..........................................79Mëshiro, o Zot Jezu....................................................81I dyfishtë por një.......................................................84Shpëtimi si pjesëmarrje...............................................87Përse lindje virgjërore?................................................90I bindur deri në vdekje................................................92Vdekje si ngadhnjim....................................................95Krishti u ngjall...........................................................98Kreu 5: Perëndia si shpirt........................................104Grusht i shtrënguar a duar të hapura?...........................104Era dhe zjarri...........................................................105Shpirti dhe Biri..........................................................108Dhurata e Pesëdhjetores............................................110Etër në Shpirt dhe të marrë.........................................111Bëhu ajo që je..........................................................116Kreu 6: Perëndia si lutje...........................................122Tri fazat në Udhë......................................................122Tri premisa...............................................................125Mbretëria e qiellit pëson dhunë....................................130Ndryshim i mendjes....................................................132Nëpërmjet Krijimit, te Krijuesi.......................................136Nga fjalët, në heshtje.................................................141Bashkim me Perëndinë................................................144Errësirë dhe dritë......................................................146Epilog: Perëndia si përjetësi.....................................154Fundi po afrohet..........................................................154Pranvera e ardhshme.................................................156Udhëtim në pafundësi.................................................159Shënime bibliografike..................................................161Autorë ortodoksë......................................................177Autorë jo ortodoksë...................................................1829UMbi autorin e librit,Imzot Kallistos WareHirësia e Tij Kallistos Ware, i njohur gjithashtu edhe me emrinTimothy Ware, u lind në Angli në vitin 1934. Është Mitropolittitullar i Patrikanës Ekumenike në Britaninë e Madhe dheProfesor i Studimeve Ortodokse Lindore në Universitetin eOksfordit (1966-2001).Imzot Kallistos është autor i shumë librave e studimeve mbibesimin e krishterë ortodoks, si dhe mbi marrëdhëniet eortodoksisë me kulturën në përgjithësi, duke përshirë edheshkencat.Libri më i njohur i tij është Kisha Ortodokse, i cili ka qarkulluarnë rreth 170.000 kopje, shkruar fillimisht si laik në vitin 1963,por i ripunuar disa herë.Peshkopi anglez është marrë me përkthime të veprave klasikeortodokse në anglishte. Është bashkautor i përkthimit ngagreqishtja të veprës Filokalia në pesë vëllime, si dhe të vepraveliturgjike Mujori Kremtues dhe Triodi.Është i njohur si editor i disa periodikëve teologjikë dheveprimtar në lëvizjen ekumenike. Mitropoliti i Dioklisë ështësot kryetar i palës ortodokse në dialogun me Kishën Anglikane.Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë, ndërsa Imzot Kallistosvazhdon të udhëtojë për të folur e kumtuar në universitete einstitucione të ndryshme nëpër botë, duke pasur privilegjintë jetë sot teologu dhe hierarku më i njohur i Kishës Ortodoksenë Perëndim.11UPrologTREGUES NË UDHËUnë jam udha, e vërteta dhe jeta. Joani 14: 6Kisha nuk na jep një sistem, por një çelës; nuk na jep një skicë tëQytetit të Perëndisë, por mënyrën për t’u futur në të. Ndoshtadikush do ta humbasë rrugën sepse nuk ka skicë. Por gjithë sado të shohë, do ta shohë pa ndërmjetës, do ta shohëdrejtpërdrejt, do të jetë e vërtetë për të; ndërsa ai që ka studiuarvetëm skicën, rrezikohet të ngelet jashtë dhe të mos gjejë vërtetasgjë.1 At Georges FlorovskyNjë nga më të njohurit Etër të Shkretëtirës, në Egjiptin eshekullit të katërt, shën Serapion Sindoniti, shtegtoi një herëpër t’u falur në Romë. Atje i folën për një grua, e dëgjuar përngujimin e saj të përhershëm në një dhomë të vogël, pa dalëkurrë jashtë. Duke dyshuar për mënyrën e saj të jetesës,sepse vetë ishte endacak i madh, Serapioni e vizitoi dhe epyeti: “Përse po rri këtu?” Dhe ajo iu përgjigj: “Nuk rri; udhëtoj.”Nuk rri; udhëtoj. Çdo i krishterë mund t’i thotë këto fjalë përveten e tij a të saj. Që të jesh i krishterë do të thotë të jeshudhëtar. Gjendja jonë, thonë etërit grekë, është si ajo e popullitizraelit në shkretëtirën e Sinait: jetojmë në çadra, jo në shtëpi,sepse shpirtërisht jemi gjithmonë në lëvizje. Udhëtojmënëpërmjet hapësirës së brendshme të zemrës, një udhëtim që12UDHA ORTODOKSEnuk matet me orët e sahatit, as me ditët e kalendarit, sepseështë udhëtim jashtë kohës dhe në përjetësi.Një nga emrat më të lashtë për krishtërimin ishte thjesht “Udha”.“Në atë kohë, thuhet në Veprat e Apostujve, u bë një zhurmëjo e vogël në lidhje me Udhën” (19: 23); Feliksi, sundimtariromak i Cezarisë, “kishte dije më të saktë të Udhës” (24: 22).Është një emër që thekson me të madhe karakterin praktik tëbesimit të krishterë. Krishtërimi është diçka më tepër se njëteori për gjithësinë, më tepër se mësime të shkruara në letër;është një rrugë që marrim për të udhëtuar - me kuptimin mëtë thellë dhe më të pasur, udha e jetës.Ka vetëm një mënyrë për të zbuluar natyrën e vërtetë tëkrishtërimit. Duhet të nisim hapin në këtë rrugë, të lidhemi mekëtë udhë jetese dhe pastaj do të fillojmë të shohim përveten tonë. Për sa qëndrojmë jashtë, nuk mund të kuptojmësiç duhet. Natyrisht, është e nevojshme të na jepen udhëzimepara se të nisemi; duhet të na thonë se çfarë piketash duhettë ndjekim; dhe duhet të kemi bashkudhëtarë. Afërmendsh,pa pasur drejtim prej të tjerësh është tmerrësisht e vështirëta nisim udhëtimin. Por udhëzimet e të tjerëve kurrë nuk mundtë na thonë se si është në të vërtetë udha; ato nuk mund tëzëvendësojnë përjetimin direkt dhe personal. Secili thirret tëvërtetojë për veten e tij çka i kanë mësuar, secilit i kërkohettë rijetojë Traditën që ka marrë. “Besorja, thotë mitropolitFilareti i Moskës, nuk të përket nëse nuk e ke jetuar.” Askushnuk mund të udhëtojë i rehatshëm në këtë rrugëtim më se tërëndësishëm. Askush nuk mund të jetë i krishterë mendërmjetës. Perëndia ka fëmijë, por nuk ka nipër e mbesa.Si i krishter i Kishës Ortodokse dëshiroj të nënvizoj veçanërishtkëtë nevojë të eksperiencës së gjallë. Në Perëndimin e shekullittë 20-të, për shumë njerëz Kisha Ortodokse duket kryesishtinteresante për frymën e lashtësisë dhe të konservatorizmittë saj; mesazhi i ortodoksëve ndaj vëllezërve perëndimorëngjet me fjalët “jemi e kaluara juaj”. Gjithsesi, për vetëortodoksët besnikëria ndaj traditës nuk nënkupton medoemospranimin e formulave apo të zakoneve nga brezat e kaluar,Next >