Lindi në vitin 315 dhe u ngrit në fronin e Kryepeshkopit të Jerusalemit në vitin 350. Kirili ishte i zellshëm për besimin ortodoks dhe mbrojtës i të varfërve. U internua tri herë nga perandorët arianë Konstandi dhe Valensi. Mbas vdekjes së tyre u ringrit në fronin e tij dhe vdiq në paqe në vitin 386.

Shën Kirili shkroi tekste dhe ligjërime teologjike, sidomos mësimet e famshme të katekizmës, të cilat konsiderohen si përmbledhja sistematike më e lashtë e mësimdhënies së krishterë.

Shërbesa e Shën Kirilit nuk ekziston në gjuhën shqipe.

Tekstet e katekizmës së Shën Kirilit mund të lexohen anglisht e gjermanisht në dy lidhjet e para më poshtë, ndërsa në lidhjen e tretë gjendet botimi i tyre anglisht në Kindle (Amazon):

Anglisht:
http://www.ccel.org/ccel/schaff/npnf207.toc.html

Gjermanisht (Ndiq rendin alfabetik të autorëve: Cyrill von Jerusalem)
http://www.unifr.ch/bkv/awerk.htm

KINDLE (The Catechetical Lectures of St. Cyril of Jerusalem Kindle Edition, 347 faqe): 
https://www.amazon.com/Catechetical-Lectures-S…/…/B00BRNGGXO

At Foti Cici, 18 mars 2019