Karta e-Dytë Apostollit Pavël mbë Korinthianëtë

Kapitulli: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13



2 Korinthianëtë - Krye 1

1 Pavli, apostoll i Jisu Krishtit me anë të dashurimit të Perëndisë, edhe vëllaj Timothe, mbë kishën;e Perëndisë që është ndë Korinthë, bashkë me gjithë shënjtorëtë që janë ndëpër gjithë Ahainë; 2 Hir qoftë mbë ju edhe paqtim nga Perëndia Ati ynë, edhe nga Zoti Jisu Krisht.

3 I-bekuarë qoftë Perëndia edhe Ati i Zotit t'enë Jisu Krisht, Ati i përdëllimevet edhe Perëndia i çdo ngushullimi, 4 Qe na ngushullon mbë çdo shtrëngim t'ënë, që të muntmë të ngushullojm'ata që gjëndenë mbë çdo shtrëngim, me anë të ati njushullimi që ngushullonemi edhe neve vetë nga Perëndia; 5 Sepse sikundrë tepëronjënë të-pësuarat'e Jisu Krishtit mbë ne, kështu me anë të Jisu Krishtit tepëron edhe ngushullimi ynë. 6 Edhe ndë kemi shtrëngime, kemi për ngushullimin' e për shpëtimnë t'uaj, qe punonetë me anë të durimit të gjithatyre të-pësuarave që pësojmë edhe ne; a ndë ngushullonemi, njushullonemi për ngushullimin'e për shpëtiminë t'uaj; edhe shpresa jonë për ju ësht'e-patundurë. 7 Sepse e dimë, se sikundrë jeni pjesëtarë mbë të-pësuarat, kështu dotë jeni edhe mbë ngushullimt.

8 Sepse s'duamë të mos dini, o vëllezër, për shtrëngiminë t'ënë që na gjajti nd'Asit, se vuajtmë jashtë masësë, përmbi fuqinë t' ënë, kaqë sa udëshpëruam' edhe për jetënë. 9 Po neve ndë vetëhet t'ënë kishimë narrë vendimn'e vdekjesë, që të mos kemi shpresë mbë vetëhenë t'ënë, po mbë Perëndinë që ngjall të-vdekuritë; 10 I-cili na shpëtoj prej një vdekjeje kaqë se-madhe, edhe na shpëton; mbë të-cilinë shprejmë, se edhe prapë dotë na shpëtonjë, 11 Kur të na ndihni edhe ju me të-luturëtë për ne, qe të bënetë të-falurë ndersë për neve prej shumë vetash për dhuratënë që udha mbë ne me anë të shumë njerësve.

12 Sepse të-mburruritë t'anë është këta, dëshmimi i ndërgjegjesë s'anë, se me thjeshtësirë e me kthjellësirë Perëndie, e jo me dituri mishi, po me hir Perëndie, usuallmë ndë këtë botë, edhe më tepërë te ju. 13 Sepse nuk' u shkruajmë juve të-tjera, po ato që këndoni, a edhe i njihni; edhe shprenj se edhe gjer ndë funt dot'i njihni, 14 Sikundrë edhe na keni njohurë gjer mbë një shkallë, se jemi mburrim mbë ju, sikundrë edhe juve mbë ne, ndë ditët të Zotit Jisu.

15 Edhe me këtë besim donja të vinja te ju më përpara, që të kishitë një hir të-dytë, 16 Edhe prej jush të-shkonja ndë Maqedhonit; edhe përsëri nga Maqedhonia të vinja te ju, edhe prej jush të përcilleshe për ndë Judhet. 17 Dyke menduarë pra këtë, mos përdora mëndje të-lehëtë? apo sa mendonj, pas mishit i mendonj, që të jetë mbë mua po po, e jo jo? 18 Po Perëndia është besëtar, se fjala jone që nfol mbë ju s'ubë po edhe jo.

19 Sepse i Bir'i Perëndisë Jisu Krisht, që ulëçit ndër ju me anë t'ënë, me anë t'ime edhe te Silluanit edhe të Timotheut, s'ubë po edhe jo, po ubë po mb'atë. 20 Sepse gjithë të-zotuarat'e. Perëndisë janë mb'atë po, edhe mb'atë amin, për lavdi të Perëndisë me anë t'ënë. 21 Edhe ay qe na forcon neve bashkë me ju mbë Krishtinë, e që na leu me vaj, është Perëndia. 22 I-cili edhe na vulosi, edhe na dha kaparin'e Frymësë ndë zëmërat t'ona.

23 Edhe unë thërres për dëshmimtar Perëndinë mbë shpirtinë t'im, se dyke kursyerë juve s'erdha më ndë Korinthë; 24 Jo se kemi pushtet mbi besënë t'uaj, po se jemi bashkëpunëtorë të gëzimit t'uaj; sepse qëndroni ndë besët.



2 Korinthianëtë - Krye 2

1 Edhe me vetëhenë t'ime vendosa këtë, të mos vinj përsëri te ju me hidhërim. 2 Sepse unë ndë u hidhërofsha juve, e cili ësht'ay që më gëzon, ndë mos është ay që hidhëronetë prej meje? 3 Edhe u shkrova juve këtë, qe, kur të vinj, të mos kem hidhërim nga ata që duhej të kishnjam gëzim; dyke pasurë shpresë mbë gjithë ju, se gëzimi im është i juve të-gjithëve. 4 Sepse prej shumë shtrëngimi e acarimi të zëmërësë u shkrova juve me shumë lot, jo që të hidhëroneni, po që të njihni dashurinë që kam me të-tepërë mbë ju.

5 Edhe ndë ubë ndonjë ngajë hidhërimi, s'më ka hidhëruarë mua vetëmë, po gjithë ju gjer mbë një shkallë, që të mos u gjarkonj juve të-gjithë. 6 Mjaft është për të-këtillinë njeri ky qërtim që ubë prej më të-shumëvet. 7 Kaqë sa përkundrazi duhetë më tepërë t'a ndjeni atë edhe t'a ngushulloni, që të mos përpihetë i-këtilli njeri nga hidhërimi i-tepërë. 8 Përandaj u lutem juve t'i dëfteni ati dashuri. 9 Sepse përandaj edhe u shkrova, që të njoh provënë t'uaj, ndë jini të-dëgjuarshim mbë të-gjitha. 10 Edhe ati që t'i falni gjë, j'a fal edhe unë; sepse ndë kam falur'unë gjë, kujdo që t'ja kem falurë, për ju e kam bërë këtë, përpara Krishtit, që të mos tepëronjë fuqia e Satanajt përmbi ne; 11 Sepse i dimë mendimet'e ati.

12 Edhe kur erdha ndë Troadhë për të-lëçifutë ungjillin'e Krishtit, edhe m'uhap derë për Zotinë, s'pata të-prëjturë ndë shpirtt t'im, sepse nukë gjeta Titonë vëllanë t'im; 13 Po si u lashë shëndet atyre, dolla e vajta ndë Maqedhoni.

14 Po i falemi ndersë Perëndisë që na bën të dalëmë mundës kurdo mbë Krishtinë, edhe që çpërfaq mbë çdo vënt erën'e-mirë e të njohurit të ti me anë t'ënë. 15 Sepse er'emirë e Krishtit jemi neve përpara Perëndisë mb'ata që shpëtonjënë edhe mb'ata që humbasënë; 16 Mbë këta jemi erë vdekjeje për vdekje, e mb'ata erë jete për jetë. Edhe për këto cili ësht' i-zoti? 17 Sepse neve nuk'e prishmë për kobim fjalën'e Perëndisë, sikundrë bëjnë të-shumëtë, po si prej zëmërë sëkthjellëtë, po si prej Perëndie, përpara Perëndisë, flasmë mbë Krishtinë.



2 Korinthianëtë - Krye 3

1 Zëmë përsëri të ndorëzojmë vetëhenë t'ënë? apo mos kemi nevojë, si ca veta, për kartëra ndorëzimi mbë ju, a për kartëra ndorëzimi prej jush? 2 Ju jeni karta jonë shkruarë brënda ndë zëmërat t'ona, që njihet'e këndonetë nga gjithë njerëzitë; 3 Edhe çpërfaqeni se jeni një kart'e Krishtit, e-bërë me anë të shërbimit t'ënë, që është shkruarë jo me mellan, po me Frymën'e Perëndis' së-gjallë, jo mbë dërrasa të-gurta, po mbë dërrawa të-mishta të zëmërësë.

4 Edhe të-këtillë të-besuarë kemi mbë Perëndinë me anë të Krishtit; 5 Jo se jemi të-zottë prej vetiu të kupëtojmë ndonjë gjë, posi prej vetëhesë s'onë, po trimëria jonë është nga Perëndia; 6 I-cili edhe na bëri të-zottë të jemi shërbëtorë të dhjatës'së-re, jo të shkronjësë, po të frymësë; sepse shkronja vret, po fryma ep jetë.

7 Po ndë qoftë se shërbesa e vdekjesë, që' është shkruarë me shkronja ndë gur, ubë e-lavduruarshime, kaqë sa të bijt'e Israilit s' muntninë të vështroninë me sy faqen'e Moisiut nga lavdia e faqes' s'ati, që ishte për të prishurë. 8 Qysh nukë dotë jetë më shumë e-lavduruarshime shërbesa e Frymësë? 9 Sepse ndë qoftë se shërbesa e dënimit është lavdi, shumë më tepërë tepëron ndë lavdit shërbesa e drejtërisë. 10 Sepse as ulavdurua nga këjo anë ajo që qe e-lavduruarshime, për punë t'asaj lavdisë që kapërxen çdo masë. 11 Sepse ndë qoftë se ajo që qe për të prishurë qe e-lavduruarshime, shumë më tepër' ësht' e-lavduruarshime ajo që mbetetë.

12 Dyke pasurë pra të-këtillë shpresë, flasëmë me shumë kuxim; 13 Edhe jo si Moisiu që vinte mbulesë mbi faqet të ti, që të mos e vështroninë me sy të bijt'e Israilit fundin'e asaj që ishte për të prishurë. 14 Po mëndjet'e atyre uverbuanë; sepse gjer mbë ditën' e-sormë gjithajo mbulesë mbetetë e-pasbuluarë mbë të-kënduarët të dhjatës' së-vjetërë, e-cila mbulesë ësht' e-prishurë me anë të Krishtit. 15 Po gjer sot, kur këndonetë Moisiu, mbulesë gjëndetë mbi zëmërët t'atyre. 16 Po kur të kthenetë Israili te Zoti, dot'i hiqetë mbulesa. 17 Po, Zoti është Fryma; edhe ku është Frym'e Zotit, atje është liri. 18 Po neve të-gjithë dyke parë lavdin'e Zotit me faqe të-sbuluarë posi ndë pasqyre, ndërrojmë formënë mbë gjithatë shëmbëllesë prej lavdie mbë lavdi, posi prej Frymës' së Zotit.



2 Korinthianëtë - Krye 4

1 Përandaj dyke pasurë këtë shërbesë, si kundrë upërdëllyemë, s'lodhemi; 2 Po mohuamë të-fshehurat'e turpërisë, e s'ecëjmë me dinakëri, as nukë prishmë fjalën'e Perëndisë me kobim, po me të-përçfaqurit'e së-vërtetësë ndorëzojmë vetëhenë t'ënë mbë çdo ndërgjegje njerëzish përpara Perëndisë. 3 Edhe ndë qoftë se është i-mbuluarë ungjilli ynë, është i-mbuluarë mb'ata që humbenë; 4 Sepse Perëndia i kësaj jete verboj mendimet'e atyreve që s'bësonjënë, që të mos ndriçonjë mb'ata drita e ungjillit të lavdis' së Krishtit, i-cili është shëmbëlles' e Perëndisë. 5 Sepse s'lëçijmë vetëhenë t'ënë, po Zotinë Jisu Krisht; edhe vetëhenë t'ënë, për shërbëtorë mbë ju për Krishtinë. 6 Sepse Perëndia që tha të ndriçonjë dritë nga errësira, ësht' ay që ndriçoj ndë zëmërat t'ona për të dhënë të-ndriturit' e të-njohurit të lavdis'së Perëndisë ndë faqet të Jisu Krishtit.

7 Edhe kemi këtë thesar ndë enë të-baltëta, që të jetë tepërica e fuqisë nga Perëndia, edhe jo nga ne; 8 Mbë çdo gjë shtrëngonemi, po nukë jemi ndë ngushtësirë; jemi të-ngatëruarë, po nukë dëshpëronemi; 9 Ndiqemi, po nukë jemi të-lënë nga Perëndia; jemi të-hedhurë poshtë, po s'jemi të-humburë; 10 Kurdo bjemë rreth vdekjen'e (Zotit) Jisu ndë trupt t'ënë, që edhe jeta e Jisujt të çpërfaqetë ndë trupt t'ënë. 11 Sepse neve që rrojmë gjithënjë epemi mbë vdekje për Krishtinë, që të çpërfaqet'edhe jeta e Jisujt ndë misht t'ënë të-mortçim. 12 Kaqë sa vdekja punonetë mbë ne, e jeta mbë ju. 13 Edhe dyke pasurë po atë frymë të besësë, pas të-shkruarit, "Besova, përandaj fola," edhe neve besojmë, përandaj edhe flasëmë; 14 Dyke diturë, se ay që ngjalli Zotinë Jisu dotë ngjalnjë edhe neve me anë të Jisujt, edhe dotë na nxjerrë përpara ati bashkë me ju. 15 Sepse të-gjitha janë për ju, që hiri dyke tepëruarë për të-faluritë ndersë e më të-shumëvet të tepëronjë mbë lavdin'e Perëndisë. 16 Përandaj s' lodhemi; po ndonëse njeriu ynë i-përjashtësm prishetë, i-përbrëndëshmi përsëritetë dita me ditë. 17 Sepse shtrëngimi ynë i-lehëtë që është për pak kohë punon për ne një të-përjetëshme lavdi së-tepërmi të-madhe; 18 Sepse neve nukë shtjemë sytë mb'ato që shihenë, po mb'ato që nukë shihenë; sepse ato që shihenë janë për pak kohë, po ato që nukë shihenë janë të-përjetëshme.



2 Korinthianëtë - Krye 5

1 Sepse e dimë, se ndë uprishtë shtëpia jonë e-baltëtë e kësaj tende, kemi një tjatërë ndërtesë prej Perëndisë, një shtëpi jo të-bërë me dorë, po të-përjetëshme, ndë qiejt. 2 Sepse ndë këtë tendë neve psherëtijmë, dyke dëshëruarë të veshmë përsipërë shtëpinë t' ënë qiellore; 3 Ndë qoftë se kemi veshurë atë, nukë dotë gjëndemi të-sveshurë. 4 Sepse neve që jemi ndë këtë tendë, psherëtijmë ndënë barrët t'asaj; sepse s'duamë të svishemi, po të vishemi përsipërë, që të përpihetë e-morçimja prej jetësë. 5 Edhe ay që na bëri për këtë punë, është Perëndia, i-cili edhe na dha kaparin'e Frymësë. 6 Dyke pasurë pra zëmërë përherë, edhe dyke diturë, se gjersa rrimë ndë trupt jemi lark nga Zoti; 7 (Sepse ecëjmë me besë, e jo me faqe); 8 Përandaj kemi zëmërë e na pëlqen me tepërë të jemi lark nga trupi, e të jemi përanë Zotit. 9 Përandaj edhe përpiqemi, a dyke qënë afërë, a dyke qënë lark, të jemi të-pëlqyerë tek ay.

10 Sepse të-gjithë ne duhetë të dukemi përpara gjykatores'së Krishtit, që të çpaguhetë gjithë-sicili për ato punëra që janë punuarë me anë të trupit, sipas atyreve që bëri, a të-mirë, a të-ligë.

11 Dyke diturë pra frikën'e Zotit, njerësvet u'a mbushmë mëndjenë, edhe të Perëndia jemi të-çfaqurë; edhe shprenj se edhe ndë ndërgjegjet t'uaj jemi të-çfaqurë. 12 Sepse nukë ndorëzojmë vetëhenë t'ënë përsëri te ju, po u apëmë juve ngajë të mburreni për neve, që të keni ç't'u thoni atyreve që mburrenë me faqe, e jo me zëmërë. 13 Sepse ose jemi jashtë mënç, për Perëndinë jemi, ose jemi ndër mëntt, për ju jemi. 14 Sepse dashuria e Krishtit na shtrëngon; sepse kështu gjykojmë, se ndë vdiq një për të-gjithë, të-gjithë pa fjalë vdiqnë; 15 Edhe vdiq për të-gjithë, që të mos rronjënë më për vetëhen'e tyre ata që rronjënë, po për atë që vdiq e ungjall për ata. 16 Përandaj neve që ndashti e paskëtaj s'njohëmë asndonjë pas mishit; edhe ndonëse e njohmë Krishtinë pas mishit, po ndashti më s'e njohëmë. 17 Përandaj ndë është ndonjë mbë Krishtinë, ky është ndërtes'e-re; të-vjetëratë shkuanë, ja të-gjitha tek ubënë të-ra. 18 Edhe të-gjitha janë prej Perëndisë, që na paqtoj me vetëhen'e ti me anë të Jisu Krishtit, edhe na dha shërbesën'e të-paqtuarit; 19 Do-me-thënë Perëndia ishte mbë Krishtinë, dyke paqtuarë botënë me vetëhen'e ti, pa numëruarë atyre fajet'e atyre; edhe vuri ndër ne për shërbësë fjalën'e të-paqtuarit.

20 Për Krishtinë pra lajmësojmë, sikurse t'u lutej Perëndia me anë t'ënë; u lutemi pra juve për Krishtinë, paqtohi me Perëndinë. 21 Sepse Perëndia atë që s'njohu faj për ne e bëri të jetë faj, që të bënemi neve drejtëria e Perëndisë me anë t'ati.



2 Korinthianëtë - Krye 6

1 Edhe si punëtorë bashkë me atë, u lutemi juve të mos e pritni hirin'e Perëndisë mbë të-kotë; 2 (Sepse thotë, "Ndë kohë të-pëlqyerë të dëgjova ty, edhe ndë ditë shpëtimi të ndiha ty;" ja ndashti tek është koh'epëlqyerë; ja ndashti tek është ditë shpëtimi); 3 Mbë asndonjë gjë s'apëmë asndonjë pëngesë, që të mos shahetë shërbea jonë; 4 Po mbë çdo gjë ndorëzojmë vetëhenë t'ënë si shërbëtorë të Perëndisë, ndë shumë durim, ndë shtrëngime, ndë nevoja, ndë ngushtime, 5 Ndë të-rrahura, ndë burgje, ndë trumbullimë, ndë mundime, ndë të-paflejture, ndë agjërime; 6 Ndë pastrim, ndë utësi, ndë zëmërë të-gjerë, ndë mirësi, ndë Frymë të-Shënjtëruarë, ndë dashuri pa dy faqe; 7 Ndë fjalë të së-vërtetësë, ndë fuqi të Perëndisë; me armët'e drejtërisë ndë dorët të-djathtë e ndë të-mëngjërët; 8 Ndë lavdi e ndë çnderim, ndë emërë të-mirë e ndë emërë të-keq; posi gënjeshtarë, po të-vërtetë; 9 Posi të-panjohurë, po të-njohurë mirë; po si njerës që vdesënë, po ja tek rrojmë; posi të-munduarë, po jo të-vdekurë; 10 Posi të-hidhëruarë, po gjithënjë të-gëzuarë; posi të-vobeq, po shumë veta i bëjmë të-pasurë; possi njerës që s'kanë gjë, po të-gjitha i kemi ndë dorë.

11 Goja jonë uhap mbë ju, o Korinthianë, zëmëra jonë usgjerua. 12 Nukë jeni ndë ngushtim mbë ne, po jeni ndë njushtim përbrënda jush. 13 Dyke çpaguarë pra neve gjithatë çpagim, (posi bijve u flas), sgjerohuni edhe ju.

14 Mos hyni mbë një sgjedhë me të-pabesëtë; sepse ç'pjesë ka drejtëria me panominë? edhe ç'shoqëri ka drita me errësirënë? 15 Edhe ç'të-bashkuarë ka Krishti me Velialinë? a ç'pjesë ka besëtari me të-pabesinë? 16 A ç'bashkim ka tempulli i Perëndisë me idhujtë? sepse ju jeni tempulli i Perëndis' së-gjallë, sikundrë tha Perëndia, "Se dotë rri brënda ndër ata, edhe dotë ecënj; edhe dotë jem Perëndia i atyreve, edhe ata dotë jenë llauzi im." 17 Përandaj "dilni nga mezi i atyreve, edhe ndahi nga ata," thotë Zoti, "edhe mos ziri me dorë gjë të-pëgërë;" edhe "unë dot' u pres juve përbrënda, 18 Edhe dotë jem Ati juaj, edhe ju dotë jeni bijt'e mi edhe bijat' e mija, "thotë Zoti Gjithë-pustetësi.



2 Korinthianëtë - Krye 7

1 Dyke pasurë pra, o të-dashurë, këto të-zotuara, letë qërojmë vetëhenë t'ënë nga ç'do ndyrësirë të mishit e të shpirtit, dyke punuarë shënjtëri me frikë Perëndie.

2 Ep-na-ni neve vënt ndër ju; asnjeriu s'i bëmë keq; asnjeri nukë prishmë ndë karaktirt, asnjeriu s'i muarmë gjë tepërë. 3 Nuk' e them këtë për të dënuarë juve; sepse u thashë juvë që përpara, se jeni ndë zëmërat t'ona, kaqë sa të vdesmë bashkë e të rrojmë bashkë. 4 Shumë kuxim kam mbë ju, shumë të-mburrurë kam për ju; jam plot me ngushullim, kam gëzim të-math me të-tepërë mbë gjithë shrtëngimnë t'ënë.

5 Sepse si erthmë ndë Maqedhoni, trupi ynë s'pat asndonjë të-prëjturë, po gjëndeshimë ndë shtrëngime mbë çdo gjë; përjashta luftëra, përbrënda frikëra. 6 Po Perëndia që ngughullon të-përunjuritë, na ngushulloj me të-ardhurit'e Titosë; 7 Edhe jo vetëmë me të-ardhurit'e ati, po edhe me ngushullimnë që ungusullua ndër ju, dyke dëftyerë neve mallinë t'uaj të-math, të-qarëtë t'uaj, zëmërënë t'uaj të-përvëluarë për mua; kaqë sa ugëzova më tepërë. 8 Sepse, ndonëse u hidhërova juve me kartënë, s'pendonem, ndonëse pendoneshe; sepse shoh se ajo kartë, ndonëse për pak kohë, u hidhëroj juve. 9 Ndashti gëzonem, jo se uhidhëruate, po se uhidhëruatë për pendim; sepse uhidhëruatë si pas udhës' së Perëndisë, që të mos u bënetë juve ndonjë dëm prej nesh. 10 Sepse hidhërimi sipas udhës' së Perëndisë bje pendim për shpëtim, për të-cilinë s'pendonetë njeriu; po hidhërimi i botësë bje vdekje. 11 Sepse ja gjithajo punë, të-hidhëruarëtë t'uaj sipas udhës' së Perëndisë, sa kujdes solli mbë ju! po sa fjalë për të-drejtëruarë, po sa zëmëratë, po sa frikë, po sa mall, po sa zëmërë të-përvëluarë, po sa çpagim! me të-gjitha e dëftyetë vetëhenë t'uaj se jeni të-qëruarë mbë këtë punë. 12 Përandaj, ndonëse u shkrova juve, nuk' e bëra këtë për atë që bëri paudhëri, as për atë që i ubë paudhëri, po që të trëgonetë mbë ju kujdesi ynë që këmi për ju përpara Perëndisë.

13 Përandaj ungushulluamë për ngusullimnë t'uaj; edhe shumë më tepërë ugëzuamë për gëzimn'e Titose se i uprëjt shpirti prej juve të-pjithëve. 14 Sepse ndë umburra mbë gjë tek ay për ju, s'uturpëruashë; po sikundrë u folmë juve për të-gjitha me të-vërtetë, kështu edhe të-mburruritë t'ënë të Titua për ju dolli të-vërtetë; 15 Edhe atij i shtonetë më tepërë dashuria për ju, kur bje ndër mëntt të-bindurit' e juve të-gjithëve, se qysh me frikë e me të-dridhurë e prittë atë.

16 Gëzonem pra se mbë çdo punë kam kuxim mbë ju.



2 Korinthianëtë - Krye 8

1 Edhe u bëjmë juve të dini, o vëllezër, hirin'e Perëndisë që është dhënë mbë kishërat të Maqedhonisë; 2 Se tepërica e gëzimit t'atyre, ndonëse ishinë ndë shumë rpvim shtrëngimi, edhe vobëzia e atyre ëthellë e treguanë me të-tepërë pasjen' e dorës;s;atyre së-liruarë. 3 Sepse pas fuqis' së tyre, (e dëshmonj këtë), edhe përmbi fuqin' e tyre dhanë dyke dashurë vetë; 4 më shumë të lutura na ulutnë neve t'a presëmë dhuratën'e pjesën' e tyre ndë shërbesët që është për shënjtorëtë. 5 Edhe këtë bënë, jo sikundrë shpryemë, po dhanë vetëhen'e tyre më përpara te Zoti, pastaj edhe te ne me dashurim të Perëndisë; 6 Kaqë sa i ulutmë Titosë, sikundrë e pat zënë përpara, kështu edhe t'e mbaronjë mbë ju edhe këtë hir.

7 Po sikundrë tepëroni mbë çdo gjë, ndë besë e ndë fjalë e ndë dituri e ndë çdo kujdes, e ndë dashurit t'uaj mbë neve, kështu të tepëroni edhe ndë këtë hir. 8 Nuk'e them këtë me urdhër, po që me anë të kujdesit të të-tjerëvet të provonj edhe të-thjehtët'e dashurisë s'uaj; 9 Sepse dini hirin' e Zotit t'ënë Jisu Krisht, se, ndonëse ishte i-pasurë, ubë ivobek për ju, që të bëhi ju të-pasurë me anë të vobëzis's'ati. 10 Edhe mbë këtë u ap këshillë; sepse këjo është e-mirë për ju, të-cilëtë zutë që vjet jo vetëmë t'a bëni, po edhe t'a kërkoni. 11 Ndashti pra mbaro-e-ni edhe të-bërëtë, që, sikundrë qe dëshira për të kërkuarë, kështu të jetë edhe për të mbaruarëtë nga ato qe kini. 12 Sepse ndë është gati zëmëra te ndonjë që përpara, ky është ipriturë me të-mirë pas atyreve që ka, e jo pas atyreve që s'ka. 13 Sepse nukë dua të-tjerë të kenë të-prëjturë, e ju shtrëngim; 14 Po të bënetë me mbarasim, që mbë këtë kohë tepërica juaj të mbushnjë të-shterët'e atyreve, që edhe tepërica e atyreve të mbushnjë të-shterëtë t'uaj mbë ndonjë kohë; qe kështu të bënetë mbarasim, 15 Sikundrë është shkruarë, "Ay që mblodhi shumë, nukë mori më shumë, edhe ay që mblodhi pak, nukë mori më pak.

16 Po falemi ndersë Perëndisë që ep ndë zëmërët të Titosë gjithatë kujdes për ju; 17 Sepse priti të-luturitë t'ënë; edhe dyke qënë ikujdesurë më tepërë, dolli me dashuri të ti që të vinjë te ju. 18 Edhe bashkë me atë dërguam'atë vëllanë, lëvdim' i të-cilit për ungjillinë është ndëpër të-gjithë kishët; 19 (Edhe jo vetëmë këjo, po edhe usgjoth prej kishëvet që të jetë shoku ynë ndë udhët me këtë dhuratë, që punonetë prej nesh për lavdin' e Zotit vetë, edhe për të dëftyerë zëmërënë t'uaj të-gatishime); 20 Dyke druajturë nga këjo, se mos na shanjë ndonjë për këtë ndihmë të-tepërë që punonetë prej nesh; 21 Sepse kujdesemi për punëra të-mira jo vetëmë përpara Zotit, po edhe përpara njerësvet. 22 Edhe dërguamë bashkë me ata vëllanë t'ënë, të-cilinë e kemi provuarë shumë herë mbë shumë punëra se ësht' i-kujdesurë, po ndashti është shumë më i-kujdesurë për besimn' e-math që ka mbë ju. 23 Sa për Titonë ay është shoku im edhe mbë ju bashkëpunëtuar; edhe sa për vëllezëritë t'anë, këta janë apostoj të kishëvet, lavdi e Krishtit. 24 Dëfteni pra mb'ata, edhe përpara kishëvet, dëftesën'e dashurisë s'uaj, edhe të të-mburrurit t'ënë për ju.



2 Korinthianëtë - Krye 9

1 Sa për shërbesënë që bënetë për shënjtorëtë ësht' e-tepërë për mua t'u shkruanj juve. 2 Sepse e di zëmërënë t'uaj të-gatishime, për të-cilënë mburrem për ju te Maqedhonasitë, se Ahaia ubë gati që vjet; edhe përvëlimi i zëmërësë s'uaj ndezi më të-shumëtë veta. 3 Edhe dërgova vëllezëritë, që sa për këtë gjë të mos dalë të-kotë të-mburruritë t'ënë për ju, qe, (sikundrë thoshnjam), të jeni bërë gati; 4 Semos, ndë arçinë bashkë me mua Maqedhonas, e u gjenjënë juve të-pabërë gati, turpuronemi neve (që të mos themi ju), për këtë qëndrim të të-mburrurit t'ënë. 5 Përandaj umenduashë se është nevojë t'u lutem vëllezërvet që të vinjënë më përpara te ju, e të bënjënë gati këtë eleimoninënë t'uaj që uzotuatë që përpara, që kështu të jetë këjo gati si eleimosinë, e jo si lakmim.

6 Edhe këtë e them, se ay që mbjell me kursim, edhe me kursim dotë korrnjë; edhe ay që mbjell me dorë të-hapëtë, edhe me dorë të-hapëtë dotë korrnjë. 7 Gjithë-sicili letë apë sikundrë t'i dojë zëmëra, jo me hidhërim, a prej nevoje; sepse Perëndia do atë që ep me zëmërë të-gëzuarë. 8 Edhe Perëndia ësht'ifortë të tepëronjë çdo hir mbë ju, kaqë sa passi të kini gjithënjë mbë çdo gjë gjithë sa duhenë, të kini të-tepëra për çdo punë të-mirë; 9 (Sikundrë është shkruarë, "Përndau, u dha të-vobeqvej; drejtëria e ati mbetetë për jetën' e jetësë." 10 Edhe ay që i ep farë ati që mbjell, edhe bukë për të ngrënë, dhëntë e shumoftë farënë t'uaj, e rrittë pemët'e drejtërisë s'uaj); 11 E të bëhi të-pasurë nga të-gjitha mbë çdo punë që kërkon dorë të-hapëtë, e-cila gjë punon me anë t'ënë të-falurë ndersë mbë Perëndinë. 12 Sepse puna e kësaj shërbese jo vetëmë mbush me të-plotë të-shterat'e shënjtorëvet, po edhe tepëron me shumë të-falura ndersë mbë Perëndinë, 13 (Sepse dyke provuarë këtë shërbesë, ata lavduronjënë Perëndinë për të-binduritë që rrëfeni mbë unjillin'e Krishtit, edhe për dorënë t'uaj të-hapëtë që u ndih atyre për ju, sepse kanë shumë mall për ju, për të-tepërinë hir të Perëndisë mbë ju.

15 Qoftë të-falurë ndersë mbë Perëndinë për dhurëtin'e ati që s'tregonetë me gojë.



2 Korinthianëtë - Krye 10

1 Edhe unë vetë Pavli u lutem juve me anë të butësirës' e të ëmblësirës'së Krishtit, unë i-cili faqe për faqe jam i-përunjurë ndë mest t'uaj, e për-së-largu kam kuxim mbë ju; 2 Edhe u lutem, që, kur të vinj, të mos marr kuxim me atë besimnë, me të-cilinë mendonj të kuxonj kundrë disave, të-cilëtë na numëronjënë se sikur ecëjmë pas mishit; 3 Sepse, ndonëse ecëjmë ndë misht, nukë bëjmë luftë pas mishit. 4 Sepse armëi'e luftësë s'onë nukë janë të-mishta, po të-forta me Perëndinë për të rrëzuarë fortesaë 5 Sepse rrëzomë mendime edhe çdo lartësirë qe ngrihetë lart kundrë të-njohurit të Perëndisë, edhe bëjmë rop çdo mendim që t'i bindetë Krishtit; 6 Edhe jemi gati të marrëmë çpagim për çdo pabindje, kur të bënëtë të-plotë të-binduritë t'uaj.

7 A shihni ato që dukenë për faqe? Ndë ka ndonjë të-besuarë mbë vetëhen'e ti se ësht'i Krishtit, let'a mendonjë këtë përsëri prej vetëhes' së ti, se, sikundrë ay ësht'i Krishtit, kështu edhe neve jemi të Krishtit. 8 Sepse, edhe ndë uburrça ca më tepërë për pushtetinë t'ënë, që na dha Zoti për ndërtim, e jo për të-rrëyuarëtë t'uaj, nukë dotë turpëronem; 9 Që të mos dukem, se dua t'u frikësonj juve me anë të kartëravet. 10 Sepse, thotë ndonjë, kartëratë janë të-rënda edhe të-forta; po të-qënurit'e ati këtu me trup është të-dobëtë, edhe fjala e ati s'vëjen gjë. 11 I-këtilli letë dijë këtë, se të-çfarëtë jemi ndë fjalët me kartëra, kur jemi lark, t'atillë jemi edhe mbë punët kur jemi afërë. 12 Sepse nukë kuxojmë të numërojmë a të mbarasojmë vetëhenë t'ënë me disa veta nga ata që ndorëzojnë vetëhen'e tyre; po ata vetë dyke maturë vetëhen'e tyre me vetëhen'e tyre, edhe dyke mbarasuarë vetëhen'e tyre me vetëhen'e tyre s'kupëtonjënë. 13 Po neve nukë dotë mburremi jashtë masësë, po pas masës'së rregullësë qe ndau Perëndia mbë ne, masë, sa të arrijmë edhe gjer ndër ju; 14 Sepse s'e shtrijmë tepërë vetëhenë t'ënë, sikurse nukë arritmë ndër ju; sepse edhe gjer te ju arritmë me anë të ungjillit të Krishtit. 15 Edhe nukë mburremi jashtë masësë për mundime të-huaj, po kemi shpresë, se, dyke ushtuarë besa juaj, dotë madhonemi mbë ju për-së-tepëri, pas rregullësë s'onë, 16 Kaqe sa të lëçijmë ungjillinë edhe mb'ata vënde që janë tej jush, që të mos mburremi për ato që janë gati ndë rregullë të-huaj. 17 Po ay që mburretë, mbë Zotinë letë mburretë; 18 Sepse s'ësht'i-provuarë ay që ndorëzon vetëhen'e ti, po ay të-cilin' e ndorëzon Zoti.



2 Korinthianëtë - Krye 11

1 Makar të duroni pakëzë marrësinë t'ime; po edhe më duroni. 2 Sepse u kam zili juve me zili Perëndie; sepse u vlova juve me një burrë, që t'u nxjer përpara Krishtit si vërgjëreshë të-pastrëtë. 3 Po kam frikë, se mos sikundrë gjarpëri gënjeu Evënë me dinakërin'e ti, prishtetë kështu edhe mëndja juaj dyke rënë nga thjeshtësira që është mbë Krishtinë. 4 Sepse ndë arthtë ndonjë e t'u lëçitnjë një tjetërë Krisht, që nuk'e kemi lëçiturë, a merrni një tjetërë frymë, qe s'e keni priturë, me të-mirë dot'e duronit'atë.

5 Po pandeh, se as mbë ndonjë punë s'kam mbeturë prapa edhe nga më të-shënuarëtë apostoj. 6 Edhe ndonëse jam njeri i-trashë mbë fjalët, po jo edhe nga dituria; po me çdo mënzrë uçpërfaqmë mbë të-gjitha ndër ju. 7 Apo bëra faj, dyke unjurë vetëhenë t'ime, që të lartoneni ju, sepse dhurëti u lëçita juve ungjillin'e Perëndisë? 8 Të-tjera kishë i ropa, dyke marrë të-nevojshimetë prej atyreve për të shërbyerë juve. 9 Edhe kur ishnjam ndër ju e pata të-shterëtë t'im e mbushnë vëllezëritë që erthnë nga Maqedhonia; edhe mbë çdo punë uruajçe, edhe dotë ruhem, që të mos bënem barrë mbë ju. 10 E-vërteta e Krishtit është tek unë, se nukë dotë me mbylletë goja për këta të mburrurë ndë vëndet të Ahaise. 11 Përse? sepse s'u dua juve? Perëndia e di. 12 Po atë që bënj, edhe gjithënjë dot'a bënj, që të pres shkakun' e atzreve që duanë shkak, që mb'atë punë që mburrenë të gjëndenë të-tillë si edhe neve.

13 Sepse të-tillëtë njerës janë apostoj të-rrem, punëtorë kobimtarë, dyke ndërruarë formënë mbë apostoj të Krishtit. 14 Edhe s'është për të çuditurë; sepse vetë Satanaj ndërron formënë mbë ëngjëll drite. 15 S'është pra pun' e madhe, ndë edhe punëtorët' e ati ndërronjënë formënë mbë punëtorë frejtërie; e-pastajm'e të-cilëvet dotë jetë sipas punëvet t'atyre.

16 Përsëri them, Asndonjë letë mos më pandehnjë se jam i-marrë; ndë mos, pak-së-paku prit-më-ni si të-marrë, që të mburrem edhe unë pakëzë. 17 Atë që flas mbë këtë kuxim t'im për të mburrurë, nuk'e flas sipas Zotit, po si ndë marrësi e sipërë. 18 Me-qënë-që shumë veta mburrenë pas mishit, dotë mburrem edhe unë. 19 Sepse dyke qënë ju të-urtë, me ëmbëlsirë duroni të-marrëtë; 20 Sepse duroni, ndë u bëftë juve ndonjë robër, ndë u hëngërtë ndonjë, ndë u marrtë ndonjë t'uajatë, ndë umbajtë ndonjë mbë të-math, ndë u rrahtë ndonjë juve ndë faqet. 21 Për turp e them këtë, sikurse neve ishimë të-dobëtë: po mbë çdo gjë që kuxon ndonjë, (si i-marrë po kuvëndonj,) kuxonj edhe unë. 22 Evrej janë? edhe unë; Israilitë janë? edhe unë; far'e Avramit janë? edhe unë; 23 Shërbëtorë të Krishtit janë? (si jashtë mënç flas,) më tepërë unë; mbë mundime më tepërë, mbe plagë jashtë masësë, ndë burgje më tepërë, ndë vdekje shumë herë. 24 Prej Judhenjvet pesë herë mora dy-zet frushkulla pa një; 25 Tri herë urrahçë me shkop, një herë ugodiçë me gurë, tri herë umbyçë ndë det, një nat'e një ditë kam bërë ndë funtt të detit; 26 Ndë udhëtime shumë herë, ndë rrëzike lumënjsh, ndë rrëzike kursarësh, ndë rrëzike prej farësë s'ime, ndë rrëzike prej kombesh, ndë rrëzike ndë qytet, ndë rrëzike ndë shkretëtirë, ndë rrëzike ndë det, ndë rrëzike ndër vëllezër të-rrem; 27 Ndë mundim e ndë të-vuarë, ndë të-paflejtura shumë herë, ndë uri e ndë et, ndë agjërime shumë herë, ndë të-ftohëtë e ndë të-sveshurë; 28 Përveç të-përjashtësmevet, puna ime e-përdiçime, kujdesi i kishëvet. 29 Kush është i-dobëtë, e unë s'jam i-dobëtë? kush skandhalisetë, e unë s'digjem?

30 Ndë gjan të mburrem, dotë mburrem për ato punëra që kanë të bënjnë me dobësirënë t'imë. 31 Perëndia edhe Ati i Zotit t'ënë Jisu Krishti, i-cili ësht' i-bekuarë ndë jetët të jetëvet, e di se nukë gënjenj. 32 Ndë Dhamaskë i-par'i kombit i-vënë prej mbretit Aretë ruante rrotullë qytetin' e Dhamasqinevet, sepse donte të më zinte; 33 Edhe nga një dritare prej murit usbriçë me një çportë, edhe shpëtova nga duart'e ati.



2 Korinthianëtë - Krye 12

1 Të mburrem me të-vërtetë s'më bën mirë; sepse dotë vinj ndë të-para e ndë sbulesa të Zotit.

2 Di një njeri mbë Krishtinë përpara katrë-mbë-dhjetë vjeç, (a se me trup, s'e di; a se jashtë trupit, s'e di; Perëndia e di;), se i-tilli njeri urrëmbze gjer mbë të-tretinë qiell. 3 Edhe e di të-tillinë njeri, (a se trup, a se jashtë trupit, s'e di; Perëndia di;) 4 S'urrëmbze ndë paradhis, edhe dëgjoj fjalë të-pafolura me gojë, të-cilatë s'i ndjenetë njeriut t'i flasë.

5 Për të tillinë njeri dotë mburrem; po për vetëhenë t'ime nukë dotë mburrem, veç për dobësirat'e mia. 6 Sepse ndë daça të mburrem, nukë dotë jem i-marrë; sepse të-vërtetënë dotë them; po ndruanj, semos pandehnjë ndonjë për mua më tepërë nga ajo që gëgjon prej meje.

7 Edhe që të mos mbahem mbë të-math për sbulesat' e-tepëra, m'udha një gjëmp ndë trupt, ëngjëll Satan, që të më bjerë me shuplaka, që të mos mbahem mbë të-math. 8 Për këtë tri herë i uluçë Zotit, që të mërgonetë prej meje; 9 Edhe më tha, Mjaft të është hiri im; sepse fuqia ime ndë dobësirë tregonet' e-mbaruarë. Me gëzim të-math pra dotë mburrem më tepërë për dobësirat'e mia, që të rrijë tek unë fuqia e Krishtit. 10 Përandaj gjenj pëlqim ndë dobësira, ndë të-shara, ndë nevoja, ndë të-ndjekura, ndë shtrëngime, për Krishtinë: sepse, kur jam i-dobëtë, atëhere jam i-fuqishim.

11 Ubësh' i-marrë (dyke mburrurë); ju më shtrënguatë; sepse duhej unë të dorëyoneshe prej jush; sepse as mbë një gë s'mbeta prapa nga me të-shënuarët' apostoj, ndonëse s'jam gjë. 12 Shënjat'e apostollit upunuanë ndër ju me ç'do durim, me çudira, e me shënja, e me fuqira. 13 Sepse mbë ç'punë mbettë prapa nga kishët' e-tjera, përveç se unë vetë nuk' ubëshë barrë mbë ju? fal-m'a-ni këtë paudhëri.

14 Ja e-treta herë që jam gati për të ardhurë te ju, e nukë dua t'u bënem barrë; sepse s'kërkonj t'uajatë, po juve; sepse bijtë s'kanë detyrë të mblethnjënë për prindëritë, po prindëritë për bijtë. 15 Po unë me gëzim të-math dotë prish edhe dotë prishem fare për shpirtëratë t'uaj, ndonëse, me-gjithë-që u dua më tepërë, duhem më pak. 16 Po lëtë jetë kështu, unë nuk' ubëshë barrë mbë ju; po dyke qënë dinak, u zura juve me kobim. 17 Mos lakmova gjë prej jush me anë të ndonjëj nga ata që dërgova te ju? 18 I uluçë Titosë, edhe bashkë me atë dërgova vëllanë; mos lakmoj gjë prej jush Titua? nuk' ecmë me gjithatë frzmë? nuk' ecmë mbë gjithato gjurmë?

19 Përsëri pandehni se drejtëronemi përpara jush? flasëmë përpara Perndinsë mbë Krishtinë; edhe të-gjitha këto, o vëllezer, i bëjmë për të-ndërtuaritë t'uaj. 20 Sepse kam frikë, semos, kur të vinj, nuk'u gjenj juve asish që dua, edhe unë nukë gjëndem te ju i-alillë që doni; kam frikë, semos janë ndër ju qarta, zilira, zëmërata, të-zëna, të-përfolura, pishtëllime, të-mbajtura mbë të-math, trazime; 21 Semos, kur të vinj përsëri te ju, me përunjë Perëndia im, edhe bënj vajë për shumë nga ata që kanë fëjzerë që përpara, edhe s'janë pënduarë për pëgërsirën'e për kurvërin'e për ndyrësirënë që punuanë.



2 Korinthianëtë - Krye 13

1 Këjo është e-treta herë që vinj te ju "Mbë goje dy e tre dëshmimtarëve dotë qëndronjë çdo fjalë." 2 Thashë më përpara, edhe po them më përpara, sikurse jam aty të-dytënë herë, edhe ndashti që jam lark u shkruanj atyreve që kanë fëjzerë që përpara edhe gjithë të-tjerëvet, se, ndë arthça përsëri, nukë dotë kursenem; 3 Sepse kërkoni provë të Krishtit që flet me anë t'ime, i-cili s'ësht' i-dobëtë mbë ju, po i-fuqishim ndër ju. 4 Sepse, ndonëseukrzqëyua prej dobësire, po rron prej fuqis' së Perëndisë; sepse edhe neve ndonëse jemi të-dobëtë mbë atë, po dotë rrojmë bashkë me atë mbë ju prej fuqis' së Perëndisë. 5 Shikoni vetëhenë t'uaj, ndë jeni ndë besët; provoni vetëhenë t'uaj; apo s'e njihni vetëhenë t'uaj, se Jisu Krishti është ndër ju? veç ndë qofshi të-paprovuarë mbë ndonjë gjë. 6 Edhe shpërenj se dot'a njihni se neve s'jemi të-paprovuarë. 7 Edhe i lutem Perëndisë që të mos bëni ndonjë gjë të-ligë; jo që të dukemi ne të-provuarë, po që të bëni ju të-mirënë, e neve letë jemi të-paprovuarë. 8 Sepse, s'mundimë të bëjmë gjë kundrë së-vërtetësë, po për të vërtetënë. 9 Sepse gëzonemi, kur neve jemi të-dobëtë, e ju jeni të-fuqishim; për këtë edhe lutemi, do-me-thënë për të-ndrequritë t'uaj. 10 Përandaj shkruanj këto, kur jam lark, që të mos sillem ashpërë, kur të jem afërë, sipas pushtetit që më ka dhënë Zoti për të ndërtuarë, e jo për të prishurë.

11 Pra, o vëllezër, gëzohumi, ngushullohuni, jini mbë gjithatë mëndje, kini paqtim; edhe Perëndia i dashurisë edhe i paqtimit fotë jetë bashkë me ju. 12 Përshëndetni jnëri tjatërinë me të-puthurë të-shënjtëruarë; u falenë juve me shëndet gjithë shënjtorëtë.

13 Hiri i Zotit Jisu Krisht, edhe dashuria e Perëndisë, edhe shoqëria e Frymës' së-Shënjtëruarë qoftë me gjithë ju. Amin.