Karta e-Dytë Përgjithëshme e Apostollit Pjetër

Kapitulli: 1 2 3



2 Pjetrit - Krye 1

1 Simeon Pjetri, shërbëtuar edhe apostoll i Jisu Kirshtit, mb'ata që kanë marrë për pjesë besë të-çëmuarë sa edhe ne, me anë të drejtëris' së Perëndisë t'ënë edhe të Shpëtimtarit Jisu Kisht; 2 Hir edhe paqtim ushumoftë mbë ju me anë të të-njohurit të Perëndisë edhe të Jisu Krishtit, Zotit t'ënë.

3 Sikundrë e-hieruarshimja fuqi' e ati na fali gjith' ato që duhënë për jetë e për besë të-mirë me anë të të-njohurit t' ati që na thërriti me lavdi e me mirësi; 4 Me anë të të-cilavet na ufalnë më të-mëdhatë e të-nderçime të-zotuara, që me anë të këtyreve të bëhi pjesëtarë të naturës' së Perëndisë, dyke larguarë prisjenë që është me anë të dëshërimit ndë botët; 5 Edhe për gjithë këtë punë, dyke vënë çdo të-përojekurë, shtoni ndë besët t'uaj mirësinë, edhe ndë mirësit diturinë, 6 Edhe ndë diturit të përmbajturit të vetëhesë, edhe ndë të-përmbajturit të vetëhesë durimnë, edhe ndë durimt besën' e-mirë, 7 Edhe ndë besët të-mirë vëllazërinë, edhe ndë vëllazërit dashurinë. 8 Sepse po të jenë këto ndër ju edhe të shtohenë, nukë dot' u bënjënë juve përtacër të-epapemshim mbë të-njohurit të Zotit t'ënë Jisu Krisht. 9 Sepse ay, mbë të-cilinë nukë janë këto, ësht' i-verbërë, dritë-shkurtërë, edhe harroj pastrimin' e fajevet të ti të-vjetërë. 10 Përandaj, o vëllezër, kujdesuni më tepërë të siguroni të-thërriturit' e të-sgjedhuritë t'uaj; sepse dyke bërë këto, nukë dotë fëjeni kurrë. 11 Sepse kështu me të-plotë dot' u epetë juve të-hyrëtë ndë mbretërit të-përjetëshme të Zotit e Shpëtimtarit t'ënë Jisu Krisht.

12 Përandaj nukë dotë përtonj t' u'a bje ndër mëntt këto përherë, ndonëse i dini, e jeni të-forcuarë ndë këtë të-vërtetë. 13 Po unë mendonj, se është e-drejtë, gjersa jam ndë këtë tendë, t'u ngut juve dyke prurë ndër mëntt; 14 Sepse e di, se për-së-çpejti dot'a heth tej tendënë t'ime, sikundrë edhe Zoti ynë Jisu Krisht m'a çfaqi. 15 Po dotë kujdesem, që ju, edhe pas vdekjesë s'ime, të muntni përherë t'i kujtoni ato.

16 Sepse u bëmë juve të dini fuqinë edhe të-ardhurit' e Zotit t'ënë Jisu Krisht, jo dyke vaturë pas përrallave të-ndrequra me mjeshtëri, po me të-treguarë, se me sytë t'anë e pamë madhërin' e ati. 17 Sepse mori nder e lavdi prej Perëndisë, Atit, kur i erdhi ati një i-këtillë zë prej lavdis' së-lavduruarshime, 18 "Ky është Biri im i-dashurë, ndë të-cilët gjeta pëlqim." Edhe këtë zë e dëgjuamë se erdhi nga qielli, kur ishinë bashkë me atë ndë malt të-shënjtëruarë.

19 Edhe kemi më të-vërtetuarë fjalënë profitike, ndë të-cilët bëni mirë të shikoni si ndë një kandile që ndrit ndë një vënt të-errëtë, gjersa të sbardhëllonjë dita, edhe yll' i dritësë të lintnjë ndë zëmërat t'uaj; 20 Dyke diturë që përpara këtë, se asndonjë profiti e shkronjesë nukë bënetë prej kupëtimit të-veçantë t'ati që profiteps. 21 Sepse kurrë nukë erdhi ndonjë profiti prej dashurimi njeriu, po dyke ushtyturë prej Frymës' së-Shënjtëruarë folnë njerëzit' e-shënjtëruarë të Perëndisë.



2 Pjetrit - Krye 2

1 Po kanë qënë edhe profitër të-rrem ndër llaust, sikundrë edhe ndër ju dotë ketë mësonjës të-rrem, të-cilëtë dotë futnjënë fshehurazi eresira humbjeje, dyke mohuarë edhe atë Zotëninë që i bleu ata, edhe dyke hequrë kështu mbë vetëhen' e tyre humbje të-çpejtë.

2 Edhe shumë veta dotë venë pas humbjevet t'atyre, për të-cilëtë udh' e së-vërtetësë dotë shahetë. 3 Edhe për lakmim dot' u tregëtonjënë me fjalë të-çpifura: dënimi i të-cilëvet që moti nukë mënon, edhe humbja e atyreve nukë fle.

4 Sepse Perëndia ndë mos kurseu ëngjëjtë që fëjyenë, po i hodhi ndë funtt të dheut të-lidhurë me hekura errësire, e i dha që të ruhenë për gjyq; 5 Edhe ndë mos kurseu botën' e-moçime, po pruri përmbytje mbi botën' e të-pabesëvet, Edhe ruajti Noenë vet' i-tettë, këtë lëçitës të drejtërisë; 6 Edhe dënoj ndë humbje qytetet' e Sodhomavet e të Gomorrësë, edhe i bëri hi, edhe i vuri shëmbëllë t'atyreve që dotë rroninë të-pabesë; 7 Edhe shpëtoj të-drejtinë Llot, që helmonej prej të-sjellavet të-ndyra të të-pabesëvet; 8 (Sepse ky i-drejtë, dyke ndënjurë ndër mest t'atyreve, ditë me ditë mundonte shpirtin' e ti të-drejtë me te-par' e me të-dëgjuarë punërat' e atyre të-paudha; 9 Di Zoti të shpëtonjë besëtarëtë nga ngasja, edhe të-shtrëmbëritë t'i ruanjë për ditën' e gjyqit që të mundonenë; 10 Edhe më tepërë ata që venë prapa mishit me dëshërim ndyrësire, edhe bënjënë për asgjë pushtetnë, janë kuximtarë të-vrazhëtë, edhe nukë trëmbenë dyke sharë pushtetetë; 11 Tek ëngjëjtë që janë më të-mëdhenj ndë forcë e ndë fuqi nukë bjenë kundrë atyre gjyqim të-foluri keq përpara Zotit. 12 Po këta posi shtëzë prej nature pa mënt, që kanë lindurë që të zihenë (ndë lak), e të prishenë, flasënë keq për gjërëra që s'i dinë, edhe dotë prishenë ndë prishjet të tyre, dyke marrë pagën' e shtrëmbëris' së tyre. 13 E numëronjënë për shëfrim të-kënaqurit; e-përditshim; janë të-shgjërruarë e të-fëlliqurë; gëzonenë ndë kobimet të tyre, kur han'e pinë bashkë me ju; 14 Sytë i kanë plot me kurvëri, edhe që nukë pushonjënë nga faji; gënjenjënë shpirtëra të-paforcuarë, kanë zëmërë të-stërviturë ndë lakmime, janë djem mallëkimi: 15 Dyke lënë udhën' e-drejtë, ukobuanë, e vanë pas udhës' së Vallaamit, birit të Vosorit, i-cili deshi pagën' e shtrëmbërisë; 16 Po uqërtua për panomin' e ti; sepse kafshë pa gojë, dyke folurë me zë njerju, e ndaloj marrësin' e profitit. 17 Këta janë kronje pa ujë, re që shtyhenë prej ere së-fortë, për të-cilëtë është ruajtur' errësir' e-zezë për gjithë jetënë.

18 Sepse dyke folurë shumë të-mëdha fjalë kotësire, kobonjënë me dëshërimet' e mishit e me ndryësiratë ata që me të-vërtetë shpëtuanë nga ata që e shkonjënë jetënë ndë kobim; 19 Dyke zotuar' atyreve liri, tek ata vetë janë robër të prishjesë; sepse prej ati që të mundetë ndonjë, këti i bënetë edhe rop. 20 Sepse ata që shpëtuanë nga ndyrësit' e botësë me anë të të-njohurit të Zotit edhe Shpëtimtarit Jisu Krisht, ndë ungatërofshinë përsëri mbë këto, edhe të mundenë, mb'ata të-pastajmetë ubënë më të-këqia se të-paratë. 21 Sepse më mirë ishte për ata të mos e kishinë njohurë të udhën' e drejtërise, se passi e njohnë të kthenenë nga porosi' e-shënjtëruarë që udha mb'ata. 22 Edhe gjau mb'ata ajo që thotë parimia e-vërtetë. "Qëni ukthye mbë të-vjellët të ti;" edhe, Derri si ula ushkrye ndë lucët.



2 Pjetrit - Krye 3

1 Po u shkruanj juve, o të-dashurë, tashti këtë kartë të-dytë, me të-cilatë kartëra çonj mëndhenë t'uaj të-kthjellëtë me të-përmëndurë; 2 Qe të kujtoni fjalëtë që ufolnë më përpara nga profitërit' e-shënjtëruarë, edhe porosin' e ne apostojvet të Zotit edhe Shpëtimtarit. 3 Di-e-ni më përpara këtë, se ndë ditt të-pastajme dotë vinjënë përqeshës, të-cilëtë dot' ecënjënë pas dëshërimevet të tyre, 4 E dotë, thonë ky është të-zotuarët' e t'ardhurit t'ati? Sepse që mb'atë ditë që flejtnëatëritë, të-gjitha mbetenë kështu qe kur se unis kriesa. 5 Sepse dyke dashurë nuk' e dinë këtë, se me fjalën' e Perëndisë ubënë qiejtë njëherë moti, si edhe dheu që është bërë prej uji e me anë uji; 6 Me anë tëtë-cilavet bota e-atëhershime umbulua me ujë edhe humbi; 7 Edhe qiejt' e-sorm edhe dheu me anë të gjithasaj fjale janë ruajturë si ndë thesore, dyke uruajturë për zjarr mbë ditët të gjyqit e të humbjes' së njerësvet të-pabesë.

8 Edhe një, këtë, mos e harroni, se përanë Zotit një ditë është si një mijë vjet, edhe një mijë vjet si një ditë. 9 Zoti nukë mënon të-zotuarët; e ti, sikundrë e numëronjënë për të-mënuarë: po tregon zëmërë të-gjerë mbë ne, sepse nukë do të humbasënë disa veta, po të-gjithë të vinjënë ndë pendim. 10 Edhe dita e Zotit dotë vinjë posi vjedhës natënë; ndë të-cilët qiejtë dotë shkonjënë me krismë, e stiqiatë dyke undezurë dotë tretenë, edhe dheu dhe punëratë që janë nd'atë dotë digjenë tej-për-tej.

11 Kur pra këto të-gjitha tretenë, të-çfarëtë duhetë të jeni juve ndë të-sjella të-shënjtëruara e ndë besë të-mirë, 12 Dyke pritur' e dyke dëshëruarë fort të-ardhurit' e ditës' së Perëndisë, ndë të-cilët qiejtë dyke udjegurë ndë zjarr dotë tretenë, edhe stiqiatë duke undezurë dotë tretenë? 13 Edhe pas të-zotuarit t'ati presëmë qiej të-ring edhe dhe të-ri, ndë të-cilët rri drejtëri.

14 Përandaj, o të-dashurë, dyke priturë këto, kujdesuni të gjëndeni përpara ati ndë paqtim pa palavi e pa të-metë. 15 Edhe zëmërënë e-gjerë të Zotit t'ënë numëro-e-ni për shpëtim, sikundrë edhe vëllaj ynë i-dashurë Pavel u shkroj juve pas diturisë që i udha ati, 16 Sikundrë edhe ndë gjithë kartërat të tia, dyke folurë ndër ato për këto punëra; ndër mest të të-cilavet ka ca që s'kupëtonenë, të-cilatë të-paditurit' e të-paqëndruarshimitë i shtëmbëronjënë, sikundrë edhe shkronjat' e-tjera, për humbjen' e vetëhes' së tyre.

17 Ju pra, o të-dashurë, dyke diturë që përpara këto, ruhi, që të mos hiqeni me kobimin' e të-panomëvet, e të bini poshtë nga siguria juaj. 18 Edhe shtohi ndë hirt e ndë të-njohurit të Zotit t'ënë edhe Shpëtimtarit Jisu Krisht. Mb'atë qoftë lavdia edhe tashti edhe ndë ditët të jetës' së-përjetëshme. Amin.