Karta e Apostollit Pavël mbë Ebrenjtë

Kapitulli: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13



Ebrenjtë - Krye 1

1 Perëndia, passi u foli që-moti atërvet t'anë me anë të profitërvet shumë herë e me shumë mënyrëra, 2 Ndë këto dit të-pastajme na foli neve me anë të Birit, të-cilin' e bëri trashëgimtar të të-gjithave, me anë të të-cilit bëri edhe jetëtë: 3 I-cili, dyke qënë ndriçim' i lavdisë edhe karaktir'i qënjes' s' ati, edhe dyke mbajturë të-gjitha me fjalën' e fuqis' së ti, passi me anë të vetëhes' së ti qëroj fajetë t'anë, ndënjti mbë të-djathtët të madhërisë ndë të-lartët vënde; 4 Edhe ubë kaqë m' i-mirë nga ëngjëjtë, sa më të-çquarë emërë se ata ka trashëguarë.

5 Sepse cilit prej ëngjëjvet i tha ndonjëherë, "Ti jë biri im; unë sot të kam pjellë?" 6 Edhe përsëri "Unë dot' i jem ati Atë, edhe ay dotë më jetë Bir?" Edhe, kur të kllasë përsëri të-parë lindurinë ndë botët, thotë, 7 "Edhe let' i falen' ati gjithë ëngjëjt'e Perëndisë." Ethe për ëngjëjtë thotë, "Ay që bën ëngjëjt' e ti trymëra, edhe punëtorët' e ti flakë zjarri." 8 Po për të Birinë thotë, "Froni yt, a Perëndi, është ndë jetër të jetësë: shkop drejtërie është shkopi i mbretërisë s'ate. 9 Deshe drejtërinë, e pate cmir paudhërinë; përandaj të leu, o Perendi, Perëndia yt, me vaj gëzimi më tepërë se pjesëtarët'e tu." 10 Edhe, "Ti ndë kryet, o Zot, themelose dhenë, edhe punëra të duarvet te tua janë qiejtë. 11 Ata dotë prishenë, po ti mbetesh; edhe të-gjithë si rrobë dotë vjetëronenë, 12 Edhe posi të-veshurë dot' i pshtjeliç ata, edhe dotë ndërronenë; po ti je gjithay, edhe vjet' e tu nukë dotë shterenë."

13 Edhe cilit prej ëngjëjvet i tha ndonjëhërë, "Rri prej së-djathtësë s'ime, gjersa të vë armiqt' e tu ndënëkëmbje të këmbëvet të tua." 14 Nukë janë të-gjithë frymëra punëtore, që dërgonenë per shërbesë për ata që kanë për të trashëguarë shpëtim?



Ebrenjtë - Krye 2

1 Përandaj duhetë neve më tepërë t' u'a vëmë veshnë atyreve që dëgjuamë, semos shkasëmë ndonjë' herë. 2 Sepse ndë dolli e-vërtetë fjala që ufol me anë të ëngjëjvet, edhe çdo të-shkelurë porosie edhe të-mor=dëgjuarë mori mundim të-drejtë, 3 Qysh neve dotë shpëtojmë, ndë mos ukujdesçimë për një kaqë të-math shpëtim? i-cili, passi zuri të flitetë prej Zotit, uvërtetua ndër ne prej atyreve që ë dëgjuanë; 4 Edhe Zoti dëshmonte bashkë me shënja e me çudira, e me çdo farë fuqirash, edhe me të-ndara dhurëtirash të Frymës' së-Shënjtëruarë, pas dashurimit të ti.

5 Sepse nuk' e vuri ndënë pushtett të ëngjëjvet botënë që ka për të ardhurë, për të-cilënë po flasëmë. 6 Edhe dikush dëshmoj mbë një vënt, dyke thënë, "Ç'është njeriu, që t'a kujtonjç? a i bir' i njeriut që t'a vështronjç? 7 E bëre pak gjë më të-poshtërë nga ëngjëjtë; me lavdi e me nder e kurorëzove atë, edhe e vure përmbi punërat të duarvet të tua: 8 Të-gjitha i vure përposh këmbëvet t' ati;" sepse passi vuri të-gjitha ndënë pushtett t' ati, nukë la asgjë të-pavënë ndënë pushtett t'ati. Po ndashti nukë shohëmë edhe të-gjitha të jenë vënë ndënë pushtett t'ati. 9 Po Jisunë që qe bërë pak gjë më i-poshtërë nga ëngjëjtë e shohëmë, për pësimin' e vdekjesë, të-kurorëzuarë me lavdi e me nder, që me hirin' e Perëndisë të ngjëronetë vdekje për çdo njeri. 10 Sepse i duhej ati, për të-cilinë janë të-gjitha, edhe me anë të të-cilit ubënë të-gjitha, dyke prurë shumë bij ndë lavdi, të bënjë me anë të-pësuarave të-sosurë kryetarin' e shpëtimit t' atyreve.

11 Me-qënë-që edhe ay që shënjtëron edhe ata që shënjtëronenë janë të-gjithë prej njëj; për të-cilënë ngajë nukë turpëronetë t'i quanjë ata vëllezër, 12 Dyke thënë, "Dot' u rrëfenj emërinë t'ënt vëllezërvet të mi, ndë mest të kishësë dotë të lavduronj." 13 Edhe prapë, "Unë dotë kem shpresënë t'ime mb' atë," Edhe përsëri, "Ja unë, edhe çunatë që më dha Perëndia." 14 Edhe me-qënë-që çunatë kanë marrë pjesë prej mishi e gjaku, edhe ay gjithashtu mori pjesë prej gjithatyre gjërërave, që të prishnjë me anë të vdekjesë atë që ka pushtetin'e vdekjesë, so-me-thënë djallinë, 15 Edhe të shpëtonjë gjith' ata, të-cilëtë për frikën' e vdekjesë ishinë gjithë jetën' e tyre ndënë skllavëri. 16 Sepse me të-vërtetë nuk' u ndih ëngjëjvet, po farës' s'Avraamit i ndih. 17 Përandaj duhej t' u gjante së-gjithash vëllezërvet, që të bënej kryëprift i-dhëmçurë edhe besëtar mbë punëratë që kanë të bënjënë me Perëndinë, që të bënjë të-paqtuarë për fajet' e llauzit. 18 Sepse mb' atë që pësoj vetë, kur unga, munt t' u ndihnjë atyreve që ngitenë.



Ebrenjtë - Krye 3

1 Andaj, o vëllezër shënjtorë, pjesëtarë te të-thërriturit prej qielli, vështroni apostollin edhe kryepriftin' e rrëfimit t'ënë, Jisu Krishtinë; 2 I-cili është besëtar tek ay që e bëri, sikundrë edhe Moisiu qe besëtar ndë gjithë shtëpit t'ati. 3 Sepse ky ulavdurua kaqë më tepërë se Moisiu, sa ka më shumë nder se shtëpia ay që e ndërtoj atë. 4 Sepse çdo shtëpi ndërtonetë prej ndonjëj; po ay që ndërtoj të-gjitha është Perëndia. 5 Edhe Moisiu qe besëtar ndë gjithë shtëpit t'ati si shërbëtuar, për dëshmim t'atyre gjërërave që dotë fliteshinë; 6 Po Krishti, si bir mbi shtëpin' e ti; shtëpia e të-cilit jemi neve, ndë mbajçimë shtrënguarë kuximin' edhe të-mburrurit' e shpresësë gjer ndë funt.

7 Përandaj, sikundrë thotë Frym' e-Shënjtëruarë, "Sot ndë dëgjofshi zën' e ati, 8 Mos ashpëroni zëmëratë t'uaj si ndë pikëllimt, ndë ditët të ngasjesë ndë shkretëtirët; 9 Ku atëritë t'uaj më nganë, më provuanë, edhe panë punërat'e mia dy zet vjet. 10 Përandaj uzëmëruashë me atë bres, edhe thashë, Përherë gënjenenë ndë zëmërët të tyre; edhe ata nuk' i njohnë udhët'e mia. 11 Përandaj bëra be ndë zëmëratët t'ime, S'kanë për të hyrë ndë të-prëjturit t'im."

12 Vështroni, o vëllezër, që të mos ketë asndonjë prej jush zëmërë të-ligë pabesërie, që të ngrerë krye kundrë Perëndis' së-gjallë; 13 Po ngutni njëri jatërinë përdita, gjersa quhetë dita "Sot"; që të mos ashpëronetë ndonjë prej jush me të-gëniyerit'e fajit. 14 Sepse jemi bërë pjesëtarë të Krishtit, ndë mbajçimë shtrënguarë të-nisurit' e të-besuarit gjer ndë funtt; 15 Kur thuhetë, "Sot, ndë ndëgjofshi zën e ati, mos ashpëroni zëmëratë t'uaj, si ndë pikëllimt." 16 Sepse ca veta, passi dëgjuanë, e pikëlluan' atë; po jo gjithë ata që dyallë prej Egjyptësë me anë të Moisiut. 17 Edhe me cilët' uzëmërua dyzet vjet a jo me ata që fëjyenë, të-cilëvet eshtërat' u ranë ndë shkretëtirët? 18 Edhe për cilëtë bëri be se nukë dotë hyninë ndë të-prëjturit t'ati, veç se për ata që s'bindeshinë? 19 Edhe shohëmë se për pabesërinë nukë muntnë të hynjënë.



Ebrenjtë - Krye 4

1 Letë kemi pra frikë, semos, gjersa mbetetë ndër ne të-zotuarë për të hyrë ndë të prëjturit t'ati, duketë ndonjë prej jush se mbeti jashtë. 2 Sepse edhe neve jemi ungjillëzuarë, sikundrë edhe ata; po nuk'u bëri atyre dobi fjala që dëgjuanë, sepse s'qe bashkuarë me besë mb'ata që e dëgjuanë. 3 Sepse hyjmë ndë të prëjturit neve që besuamë, sikundrë ka thënë, "Përandaj bëra be ndë zëmëratët t'ime, S'kanë për të hyrë ndë të- prëjturit t'im;" ndonëse punërat' e ati umbaruanë që kur se ungreh bota. 4 Sepse ka thënë ndë një vënt për të-shtattënë ditë kështu: "Edhe uprëjt Perëndia mbë të-shtattënë ditë nga gjithë punërat' e tia". 5 Edhe ndë këtë vënt përsëri "S' kanë për të hyrë ndë të-prëjturit t'im."

6 Passi ka mbeturë pra të hynjënë ca veta nd' atë, edhe ata që uungjillëzuanë më përpara nukë hynë për të-pabindurit' e tyre, 7 Përsëri ndan një ditë, "Sot," dyke thënë me anë të' Dhavidhit, pas kaqë kohe; sikundre është thënë "Sot ndë dëgjofshi zën' e ati, mos ashpëroni zëmëratë t'uaj."

8 Sepse po t'i kishte prëjtur' ata Jisuj i Naviut, nukë dotë kishte folurë pastaj për një tjatërë ditë. 9 Mbetetë pra të-prëjturë për llauzin'e Perëndisë.

10 Sepse ay që hyri ndë të-prëjturit t'ati, edhe ay uprëjt nga punërat' e tia, sikundrë Perëndia nga të-tiatë.

11 Letë përpiqemi pra të hyjmë mb'ata të-prëjturë, që të mos bjerë ndonjë mb'atë shëmbëllesë të pabindjesë. 12 Sepse fjal' e Perëndisë ësht' e-gjallë, edhe e punësë, edhe më eprehëtë se çdo thikë me dy presje, edhe depërton gjer ndë të-ndarët të shpirtit edhe të frymësë, të nyjevet e të palcavet, edhe çquan kujtimet'e mendimet' e zëmërësë. 13 Edhe s'ka asndonjë kriesë që të mos jetë e-çfaqurë përpara ati, po të-gjitha janë lakuriq edhe të-sbuluara ndë syt t'ati, të-cilit neve i kemi për të dhënë fjalë.

14 Dyke pasurë pra një kryeprift të-math që depërtoj qiejtë, Jisunë, të Birin' e Perëndisë, letë mbajmë rrëfiminë t'ënë. 15 Sepse s'kemi kryeprift që nukë munt t'i vinjë keq për dobësiratë t'ona, po kryeprift që unga së-gjithash posi ne, përveç se nukë fëjeu. 16 Letë afëronemi pra me kuxim ndë front të hirit, që të marrëmë përdëllim, edhe të gjejmë hir për ndihmë ndë kohët të nevojësë.



Ebrenjtë - Krye 5

1 Sepse çdo kryeprift që merretë prej njerësve, vihetë kryeprift për njerëzitë mbë punëratë që kanë të bënjënë me Perëndinë, që të bjerë dhurata e kurbanë për faje; 2 Të-cilit munt t'i vinjë keq për ata që janë të-paditur' e të-gënjyerë; sepse edhe ay vetë është veshurë me dobësirë. 3 Edhe përandaj ka detyrë, sikundrë për llauzinë, kështu edhe për vetëhen'e ti, të bjerë kurban për faje. 4 Edhe asndonjë nuk'e merr këtë nder prej vetëhes' së ti, po ay që thërritetë nga Perëndia, posi Aaroni. 5 Kështu edhe Krishti nuk'e lavduroj vetëhen'e ti që të bënetë kryeprift, po ay që i foli, "Ti je Biri im, unë sot të kam pjellë." 6 Sikundrë edhe mbë tjetërë vënt thotë, "Ti je prift për gjithë jetënë pas regullës' së Melqisedhekut.

7 I-cili ndë ditt të mishit të ti, pasi pruri të-falura e të-lutura me klithmë të-fortë e me lot tek ay që muntte t'a shpëtonte atë nga vdekja, edhe udëgjua për të-druajturit'e ti nga Perëndia, 8 Ndonëse ishte bir, nxuri nga ato që pësoj të jet' i-bindurë. 9 Edhe si ubë i-sosurë, ubë ngajë për shpëtim të-përjetëshm mbë gjith' ata që i dëgjonjën' ati, 10 Dyke qën' i-quajturë nga Perëndia kryeprift pas regullës'së Melqisedhekut. 11 Për të-cilinë kemi të themi shumë punëra, të-cilatë nukë sgidhenë lehtë me fjalë; sepse jeni bërë të-rëndë nga veshëtë për të dëgjuarë.

12 Sepse, ndonësë sipas kohësë që ka shkuarë duhej të ishitë mësonjës, përsëri keni nevojë t'u mësonjë juve ndonjë stiqiat' e-para të fjalëvet të Perëndisë; edhe keni arriturë të keni nevojë për qumësht, e jo për ushqim të-shëndoshë. 13 Sepse kushdo që ushqehetë me qumësht, ësht' i-paprovuarshim ndë fjalët të drejtërisë; sepse është foshnje. 14 Po ushqimi i-fortë është për njerës të-sosurë, të-cilëtë meqënë-që janë mësuarë kështu, i kanë ndjenjat' e tyretë-stërvitura për të çquarë të-mirën' e të-ligënë.



Ebrenjtë - Krye 6

1 Përandaj si të lëmë kryet'e mësimit të Krishtit, letë bihemi mbë të-mbaruarët, pa ve-ne- përsëri themeli pendimi prej punërash të-vdekura, e besë mbë Perëndinë, 2 Mësimi për pagëzime, e të të-vënurit të duarvet, e të të-ngjallurit të të-vdekurvet, e të gjyqit të-përjetëshm. 3 Edhe këtë dot'a bëjmë, ndë dhëntë lejë Perëndia; 4 Sepse është punë që s'bënetë ata që undriçuanë një herë, edhe ndjenë shijën'e dhurëtisë qiellore, edhe ubënë pjesëtarë të Frymës' së-Shënjtëruarë, 5 Edhe ndjenë shijën' e fjalës' së-mirë të Perëndisë, edhe të fuqivet të jetës' së-pritme, 6 Edhe pastaj urrëzuanë, të përtërihenë përsëri ndë pendim; sepse kryqëzonjënë përsëri ndë vetëhet të tyre të Birin' e Perëndisë, edhe e trupëronjënë.

7 Sepse dheu që pi shinë që bje shumë herë mbi atë, edhe pjell barëra të-dobishime për ata, për të-cilëtë edhe punonetë, merr bekim nga Perëndia. 8 Po ndë nxjertë gjëmba e murriza, ësht' i-paprovuarshim edhe afërë malllëkimit, fundi i të-cilit është të digjetë.

9 Po për ju, o të-dashurë, ndonëse flasëmë kështu, na është mbushurë mëndja, se keni më të-miratë gjërëra, të-cilatë janë bashkuarë me shpëtimnë. 10 Sepse Perëndia nuk' është i-shtrëmbërë, që të harronjë punënë t'uaj, edhe mundimin'e dashurisë që dëftyetë mb' emërin' e ati me shërbesënë që u bëtë e po u bëni shënjtorëvët. 11 Edhe dëshërojmë që gjithësicili prej jush të dëftenjë gjithatë kujdes për të-vërtetuarët'e-plotë të shpresësë gjer ndë funtt; 12 Që të mos bëhi të-përtuarshim, po të bëni si'ata që trashëgonjënë të-zotuaratë me anë të besës'e të zëmerës' së-gjerë.

13 Sepse Perëndia, kur i uzotua Avraamit passi s'kishtë asndonjë më të-math, mbë të-cilinë të bënte be, bëri be mbë vetëhen' e ti, 14 Dyke thënë, "Vërtet dyke bekuarë dotë të bekonj, edhe dyke shumuarë dotë të shumonj." 15 Edhe kështu Avraami, dyke priturë me durim, fitoj të-zotuarëtë. 16 Sepse njerëzitë bëjnë be mbë më të-madhinë, edhe beja mbë ata është fundi i çdo kundrëfoljeje për të-vërtetuarë. 17 Kështu Perëndia, dyke dashurë të dëftenjë më tepërë mbë trashëgimtarët' e të-zotuarit' të-pakthyerit' e ëndës' së ti, vuri ndërmjetës benë, 18 Që me anë dy gjërërave të-pakthyershime, ndë të-cilat është pun' e-pamundurë të gënjenjë Perëndia, të kemi ngushullim të-fortë neve që usulmë që të mbajmë shpresënë që kemi përpara; 19 Të-cilënë e kemi posi angurë të-shpirtit të-siguruarë e të-vërtetuarë, edhe që hyn mbë të-përbrëndëshmet të kurtinësë; 20 Atje ku Krishtit hyri për ne e na hapi udhënë, passi ubë kryeprift pas regullës, së Melqisedhekut.



Ebrenjtë - Krye 7

1 Sepse ky Melqisedheku, mbreti i Salimit, prift i fort të-lartit Perëndi, i-cili upoq me Avraaminë, kur kthenej prej të-gririt të mbretërvet, edhe e bekoj; 2 Të-cilit Avraami i ndau edhe të-dhjettë nga gjithë plaçkatë, (i-cili më përpara përkthenetë mbret drejtërie, edhe pastaj edhe mbret i Salimit, që do me thënë mbret paqtimi), 3 Pa atë, pa mëmë, pa gjeneallogji, pa pasurë as të nisurë ditsh, as funt jete, po i-përgjajturë me Birin' e Perëndisë, mbetetë prift për gjithënjë.

4 Pa mendohuni sa i-math ishte ky, të-cilit Avraami kryeati i dha edhe të-dhjettë nga plaçkatë. 5 Edhe nga të bijt'e Leviut ata që marrënë priftërinë, kanë porosi të marrënë pas nomit të-dhjettë nga llauzi, do-me-thënë nga vëllezërit'e tyre, ndonëse kanë datë dalë nga mezi i Avraamit; 6 Po ay që nuk' e kishte gjeneallogjinë nga ata mori të-dhjettë nga Avraami, edhe bekoj atë që kishte të-zotuaratë. 7 Edhe pa ndonjë kundrëfjalë m'i-vogëli bekonetë nga m'i-madhi.

8 Edhe këtu njerës të-morçim marrënë të-dhjetta; po atje merr të-dhjetta' ay që dëshmonetë se rron. 9 Edhe që të them kështu, me anë të Avraamit edhe Leviu, që merr të-dhjetta, dha të-dhjetta. 10 Sepse ishte edhe ndë mest të t'et, kur upoq me atë Melqisedheku.

11 Po të ishtë pra të-mbaruarëtë me anë të priftërisë Levitike, (sepse llauzi mbi atë mori nomnë), ç'nevojë më ishte të ngrihetë tjatërë prift pas regullës' së Melqisedhekut, e të mos thuhetë pas regullës' s' Aaronit? 12 Sepse kur ndërronetë priftëria, prej nevoje bënetë edhe ndërrim nomi. 13 Sepse ay, për të-cilinë thuhenë këto, ishte prej tjatërë fare, prej së-cilësë asndonjë s'i qe afëruarë theroresë. 14 Sepse është gjë e-çfaqurë, se Zoti ynë lindi nga Judha, mbë të-cilënë farë asgjë për priftëri nukë foli Moisiu. 15 Po edhe shumë më tepërë ësht'e-çfaqurë, sepse pas shëmbëllimit të Melqisedhekut ngrihetë tjatërë prift, 16 I-cili nuk'ubë pas nomit të porosis'së mishit, po pas fuqis' së jetësë që s'ka funt. 17 Sepse dëshmon, dyke thënë, "Se ti je prift për gjithë jetënë pas regullës' së Melqisedhekut."

18 Sepse porosia e-parë bje poshtë, kur është e-dobëtë edhe e-padubishime; 19 (Sepse nomi nukë mbaroj asndonjë farë pune); po kalli një shpresë më të-mirë, më anë të së-cilësë i afëronemi Perëndisë.

20 Edhe me-qënë-që nuk' ubë prift pa të-bërë be; 21 (Sepse ata qenë bërë priftër pa të-bërë be, po ky me të-bërë be, m'anë të ati që i tha ati, "Zoti bëri be, edhe nukë dotë pendonetë, Ti je prift për gjithë jetënë pas regullës' së Melqisedhekut;") 22 Kaqë i njëj dhjate më së-lartë ubë dorëzënës Jisuj.

23 Edhe ata qenë bërë priftër më shumë se një, sepse ndaloneshinë prej vdekjesë të mbetenë për gjithënjë; 24 Po ky, passi mbetetë për gjithë jetënë, ka priftërinë të-pandërruar- shime. 25 Përandaj edhe munt t'i shpëtonjë fare ata që afëronenë përanë Perëndisë me anë t'ati, sepse gjithënjë rron që të lajmësonjë për ata.

26 Sepse i-këtillë kryeprift duhej pëj ne, shënjt, i-pafajm, i-pazhyerë, i-ndarë veç nga fajtorëtëe, edhe i-bërë më i-lartë se qiejtë; 27 I-cili nukë ka përdita nevojë, si ata kryepriftëritë, të bjerë kurbanë më përpara për fajet'e ti, edhe pastaj për ata të llauzit; sepse këtë e bëri një herë, kur pruri kurban vetëhen' e ti. 28 Sepse nomi vë kryepriftër njerës që kanë dobësirë; po fjala e të bërit be që ubë pastaj nomit vuri Birinë, i-cili është i-mbaruarë për gjithë jetënë.



Ebrenjtë - Krye 8

1 Edhe përmbledhja e atyreve që themi është këjo, Kemi një të-tillë kryeprift, e-cili ndënji ndë të-djathtët të fronit të madhërisë ndë qiejt, 2 edhe është shërbëtuar i shënjtëroresë, edhe i tendës' së-vërtetë të-cilën'e nguli Zoti, e jo njeri.

3 Sepse çdo kryeprift vihetë që të bjerë dhurëtira e kurbanë; përandaj është nevojë të ketë edhe ky diç që t'a bjerë kurban. 4 Sepse ndë ishte mbi dhet, nukë dot' ishe prift, sepse janë priftëritë që bjenë dhurëtiratë pas nomit; 5 Të-cilëtë punonjënë pas shëmbëllës' edhe pas hies' së qiellorevet, sikundrë i që folurë Moisiut, kur kishte për të ndërtuarë tendënë; sepse "Shiko," thotë, "t'i bënjç të-gjitha pas formësë që t'udëftue tyj ndë malt." 6 Po ndasti Krishti mori një shërbesë kaqë më të-çquarë, sa është edhe lajmës i një dhjate më së-mirë, e-cila ubë nom përmbi të-zotuara më të-mira.

7 Sepse ndë ishte pa palavi ajo e-para, nukë dotë kërkonej vënt për të-dytënë. 8 Sepse Perëndia dyke qërtuarë ata thotë, "Ja tek po vijnë dit, thotë Zoti, edhe dotë bënj një dhjatë të-re me shtëpin'e Israilit edhe me shtëpin' e Judhësë; 9 Jo pas dhjatës' që bëra me atërit' e atyre atë ditë që i rroka ata prej dore, që t'i nxirnjam ata prej dheut të Eqjyptësë; sepse ata nukë qëndruanë ndë dhjatët t'ime, edhe unë s'i vura re ata, thotë Zoti. 10 Sepse këjo është dhjata që dotë bënj me shtëpin'e Israilit pas atyre ditve, thotë Zoti, Dotë vë nomet' e mi ndë mëndjet t' atyre, edhe dot'i skruanj ata mbi zëmërat t' atyre, edhe dotë jem tek ata për Perëndi, edhe ata dotë më jënë për llaus. 11 Edhe nukë dotë mësonjënë gjithësicili të-afërmin' e ti, edhe gjithësicili vëllan'e ti, dyke thënë, Njih Zotinë; sepse të gjithë dotë më njohënë, që prej të-vogëlit t'atyre e gjer mbë të-madhin' e atyre. 12 Sepse dotë jem i-përdëll- yershim mbë paudhërit' e atyreve, edhe nukë dotë kujtonj më fajet' e atyreve edhe panomit'e atyreve."

13 Dyke thënë "të-re" e vjetëroj të-parënë; edhe ajo që vjetëronet'e mblaketë është afërë prishjesë.



Ebrenjtë - Krye 9

1 Kishte pra edhe tenda e-parë urdhëre lutjeje, edhe sënjtëro- renë prej kësaj bote; 2 Sepse undërtua tend' e-parë, ndë të-cilët ishte edhe kandileri, edhe truveza, edhe parëvënja e bukëvet, e-cila tendë thuhetë Shënjtërore. 3 Edhe pas kurtinës' së-dytë ishte tenda që thuhetë Shënjtërore e Shëntërorevet, 4 E-cila kishte një tymtore të-artë, edhe arkën'e dhjatësë të-mbuluarë rreth nga të-gjithë anëtë me ar, ndë të-cilët ishte shtëmba e-artë që kishte mannënë, edhe shkopi i Aaronit që biu, edhe dërrasat'e dhjatësë; 5 Edhe pësipër'asaj ishinë Qeruvimet' e lavdisë që i lëshoninë hie fronit të përdëllimit; për të-cilatë nuk'është ndashti nevojë të themi hollë hollë.

6 Edhe tek ishinë këto ndëtuarë kështu, ndë të-parët tendë gjithënjë hynjënë priftëritë që bënjënë lutjetë; 7 Po ndë të-dytët një herë ndë vitt hyn vetëmë kryeprifti, jo pa gjak, të-cilin' e gje kurban për vetëhen' e ti edhe për fa jet' e llauzit që i bënjënë nga paditja; 8 Edhe këtë e dëftente Frym' e-Shënjtëruarë, se edhe s'ishte çfaqurë udha mbë Shënjtëroren' e Shënjtërorëvet, sepse tend' e-parë edhe po qëndronte; 9 E-cila ishte formë për kohën'e atëhershime, kur bininë dhurëtira e kurbanë, të-cilatë nukë muntninë t'a bëninë të-sosurë nga dërgjegja atë që lutej, 10 Sepse ishinë urdhëruarë vetëmë për të-ngrëna e për të-pira e për ç'do farë të-larash, e për urdhëre mishi, gjer mbë kohët të të-ndrequrit.

11 Po si erdhi Krishi, kryeprifti i të-miravet që kanë për të ardhurë me anë të më së-madhes' e më së-mbaruarësë tendë, që s'është bërë me dorë, do-me-thënë, që s'është prej kësaj kriese, 12 As me anë gjaku cjepsh e viçash, po me anë të gjakut të ti hyri një herë ndë Shënjtëroret të Shënjtërorëvet edhe fitoj çpërblim të-përjetëshm. 13 Sepse ndë qoftë se gjaku i demavet e i cjepvet, edhe hiri i mëshqerësë që përskat të-pë- gërëtë, shënjtëron për pastrimin'e mishit, 14 Sa më tepërë gjaku i Krishtit, i-cili me anë të Frymës' së-përjetëshme pruri vetëhen'e ti për kurban pa palavi te Perëndia, dotë pastronjë ndërgjegjenë t'uaj nga punëra të-vdekura, që të lusni Perëndin' e-gjallë?

15 Edhe përandaj është mestar i një dhjate së-re, që, me anë të vdekjesë që ubë për çpërblimin'e të-shkelurit të porosivet ndë kohët të dhjatës' së-parë, të marrënë ata që janë thërriturë të-zotuarët' e trashëgimit të-përjetëshm. 16 Sepse atje ku ka dhjatë është nevojë të ketë vdekje t'ati që bëri dhjatënë; 17 Sepse dhjata ka fuqi mb'ata që kanë vdekurë; sepse kurrë s'ka fuqi gjersa rron ay që bëri dhjatënë. 18 Përandaj as e-para nukë qe vërtetuarë pa gjak; 19 Sepse passi ufol prej Moisiut çdo porosi pas nomit mbë gjithë llauzinë, mori gjakun' e viçërvet e të cjepvet, bashkë me ujë e me lesh të-kuq e me hyssop, e përskati edhe atë vivlinë e gjithë llauzinë, 20 Dyke thënë, "Ky është gjaku i dhjatësë, që urdhëroj Perëndia mbë ju." 21 Edhe gjithashtu përskati me gjak edhe tendën' edhe gjith' enët' e shërbesësë. 22 Edhe po-thua me gjak të-gjitha qëronenë pas nomit, edhe pa derdhurë gjak s'ka ndjesë fajesh.

23 Ishte nevojë pra format'e qiellorevet të qëronenë me këta, po qielloretë me kurbanë më të-mirë se këta. 24 Sepse Krishti nukë hyri ndë shënjtërore të-bëra me dorë, që janë kundrëforma të të-vërtetavet, po ndë qiellt vetë, që të duketë ndashti përpara Perëndisë për ne; 25 As të bjerë kurban vetëhen' e ti shumë herë, sikundrë kryeprifti hyn ndë shënjtëroret vit për vit me gjak të-huaj; 26 (Sepse atëhere duhej shumë herë të pësonte qëkur se ufillua bota); po ndashti një herë ndë funtt të jetëvet uçfaq, që të prishnjë fajinë me anë të kurbanit të vetëhes' së ti. 27 Edhe sikundrë është urdhëruarë për njerëzitë një herë të vdesënë, edhe pastaj është gjyqi; 28 Kështu edhe Krishti, passi një herë upru kurban që të ngrerë fajet'e shumëve, dotë duketë për-së-dyti pa faj ndër ata që e presënë për shpëtim.



Ebrenjtë - Krye 10

1 Sepse nomi, dyke pasurë një hie të të-miravet që kishinë për të ardhurë e jo atë figurën'e gjërëravet, s' munt kurrë me anë të gjithatyre kurbanëve, që bjenë vit për vit përherë, të bënjë të-sosurë ata që afëronenë. 2 Sepse atëhere dotë kishinë pushuarë së pruri kurbanë, sepse lutësitë, si të qëroneshinë një herë, nukë dotë kishinë më asdonjë ndërgjegje fajesh. 3 Po nd'ata bënetë kujtim fajesh vit per vit. 4 Sepse është gjë e-pamundurë gjak demash e cjepsh të heqnjë faje. 5 Përandaj, dyke hyrë ndë botët, thotë, "Kurban e dhuratë nukë deshe, po bëre gati për mua trup. 6 Kurbanë të-gjithëdjegurë edhe të-prura për faj nukë pëlqeve. 7 Atëhere thashë, Na tek po vinj, (ndë ballët të vivlisë është shkruarë për mua), për të bërë, o Perëndi, dashurimnë t'ënt." 8 Passi tha më sipërë, "Se kurban edhe dhuratë, edhe të-gjithëdjegura edhe të-prura për faj nukë deshe, as nuk' i pëlqeve," (të-cilatë bihenë pas nomit), 9 Atëhere tha, "Na tek po vinj, për të bërë, o Perëndi, dashurimnë t'ënt." Heth tej të-parënë, që të qëndronjë të-dytënë. 10 Prej këti dashurimi jemi shënjtëruarë me anë të të-prurit kurban të trupit të Jisu Krishtit që ubë kurban një herë për gjithë.

11 Edhe çdo prift rri përdita dyke shërbyerë, edhe bje shumë herë gjithata kurbanë, të-cilëtë kurrë nukë muntnjënë të heqënë faje. 12 Po ay, passi prurri një kurban për faje, ndënji për gjithënjë ndë të-djathtët të Perëndisë, 13 Dyke priturë paskëtaj gjersa të vihenë armiqt'e ati ndënëkëmbjë të këmbëvet t'ati. 14 Sepse me një dhuratë bëri të-sosurë për gjithënjë ata që shënjtëronenë.

15 Po edhe Frym' e-Shënjtëruarë dëshmon mbë ne; sepse passi pat thënë më përpara, 16 "Këjo është dhjata që dotë bënj mb'ata pas atyre ditve, thotë Zoti, dotë vë nomet' e mi ndë zëmërat t' atyreve, edhe dot' i shkruanj ata ndë mëndjet t' atyreve." 17 Shtoj, "Edhe fajet'e atyreve edhe paudhërit' e atyreve nukë dot' i kujtonj më." 18 Edhe ku ka ndjesë të këtyreve, nukë ka më dhuratë për faj.

19 Dyke pasurë pra, o vëllezër, sy të hyjmë ndë shënjtëroret me anë të gjakut të Jisujt, 20 Me anë një udhe së-re edhe së-gjallë, të-cilënë e hapi për ne me anë të kurtinësë, do-me-thënë, të mishit të ti, 21 Edhe dyke pasurë një prift të-math mbi shtëpit të Perëndise, 22 Let' afëronemi me zëmërë të-vërtetë e me besë të-mbaruarë, dyke pasurë zëmëratë t'ona të-qëruara prej ndërgjegjeje së-ligë; 23 Edhe, dyke pasurë trupinë të-larë me ujë të-kulluarë, letë mbajmë rrëfimin'e shpresësë të-patundurë; sepse besëtar ësht' ay që uzotua; 24 Edhe letë kujdesemi njëri për tjatërinë, dyke nguturë ndë dashuri e ndë punëra të-mira; 25 Edhe letë mos lëmë të-mbledhuritë t'anë bashkë, sikundrë është zakon mbë ca veta, po të ngutimë njëri tjatërinë; edhe kaqë më tepërë, sa shihni ditënë që po afëronetë.

26 Sepse ndë fëjefshimë neve dyke dashurë, pasi muarmë të-njohurit' e së-vërtetësë, nukë mbetetë më kurban për faje; 27 Po një të-priturë gjyqi të-frikshim, edhe një të-ndezurë zjarri, i-cili ka për të ngrënë ata që janë kundrë. 28 Ndë shkeltë ndonjë nomin' e Moisiut, pa përdëllim përpara dy a tre dëshmimtarëve vritetë; 29 Sa me të-keq mundim, u duketë juve, se dotë heqë ay që ka shkelurë me këmbe të Birin'e Perëndisë, edhe e ka numëruarë si gjë të-pëgërë gjakun' e dhjatësë, me të-cilinë ushënjtërua, edhe ka sharë frymën' e hirit? 30 Sepse e dimë atë qe ka thënë, "Çpagimi eshte imi, unë kam për të çpaquarë, thotë Zoti. Edhe përsëri, "Zoti dotë gjykonjë llauzin' e ti." 31 I>Pun' e-frikshime është të bjerë njeriu ndër duart të Perëndis' së-gjallë.

32 Bini ndër mëntt ato ditt' e-para, ndë të-cilat, passi undriçuatë, duruatë të-madhe luftë të-hequrash; 33 Kur, dyke ubërë lodrëti prej botësë me të-shara e me shtrëngime; Kur, dyke ubërë pjesëtarë t' atyreve që pesonjënë të këtillatë. 34 Sepse treguatë dhëmbje për mua ndë të-lidhurat të mia, edhe të-rrëmbyerët' e kamjesë s' uaj e prittë me gëzim, dyke diturë, se keni për vetëhenë t'uaj ndë qiejt një pasje më të-mirë e të-qëndruarshime. 35 Mos e humpni pra kuximinë t'uaj që ka për të dhënë çpagim të-math.

36 Sepse ju keni nevojë për durim, që të bëni dashurimn' e Perëndisë, edhe të merrni të-zotuarëtë. 37 "Sepse edhe fort pakëzë kohë, edhe dotë vinjë ay që vjen, edhe nukë dotë mënonjë." 38 "Edhe i-drëjti dotë rronjë prej besësë;" edhe "ndë uheqtë ndonjë prapa, shpirti im nukë gjen pëlqim mb'atë." 39 Po neve nukë jemi nga ata që hiqenë prapa për humbje, po nga ata që besonjënë për shpëtim të-shpirtit.



Ebrenjtë - Krye 11

1 Edhe besa është të-qënurë të gjërërave që shpërehenë, dëftesë punërave që nukë shihenë.

2 Sepse me anë të kësaj muarnë dëshmim të-mirë të-moçimitë.

3 Me anë të besësë kupëtojmë se jetët' undërtuanë me fjalën'e Perëndisë, kaqë sa ato që shihenë nuk' ubënë prej gjërërave që dukenë.

4 Me anë të besësë Abeli i pruri Perëndisë më të mirë kurban se Kaini, me anë të së-cilësë mori dëshmim se ishte i-drejtë, sepse Perëndia dha dëshmim për dhuratat'e ati; edhe me anë t'asaj, ndonëse vdiq, edhe po flet.

5 Me anë të besësë Enohu undërrua vëndit, që të mos shohë vdekje, "edhe nukë gjëndej, sepse Perëndia e ndërroj vëndit;" sepse më përpara se të ndërrohej vëndit kishte dëshmim, se i kishte pëlqyerë Perëndisë. 6 Edhe pa besë është pun' e-pamundurë t'i pëlqenjë njeriu ati; sepsë ay që afëronetë te Perëndia duhetë të besonjë, se është, edhe se bënetë pagë-dhënës mb' ata që e kërkonjënë atë.

7 Me anë të besësë i udëftye Noesë nga Perëndia për ato punëra që edhe nukë shiheshinë, edhe si ufrikësua, ndërtoj një arkë për shpëtim të shtëpis' së ti; me anë te së-cilësë dënoj botënë, edhe ubë trashëgimta i drejtërisë që është me anë të besësë.

8 Me anë të besësë ubint Avraami, kur uthërrit të dalë mb' atë vënt, të-cilinë kishte për të marrë për trashëgim, edhe dolli pa diturë se ku vete. 9 Me anë të besësë vate e ndënji ndë dhet të të-zotuarit si mbë një dhe të-huaj, edhe ndënji ndë tenda, bashkë me Isaakun' e me Jakovinë bashkëtrashëgimtarët' e gjithati të-zotuari; 10 Sepse priste qytetinë që kishte themelitë, mjeshtër edhe ndërtestar i të-cilit është Perëndia.

11 Me anë të besësë edhe ajo Sarra mori fuqi të bënetë me barrë, edhe, ndonëse i kishte shkuarë koha e moshësë, polli, sepse e numëroj të besësë atë që i uzotua. 12 Përandaj edhe prej njëj njeriu, edhe këtij gati për të vdekurë, lintnë kaqë shumë njerës sa yjt' e qiellit nga shumica, edhe posi rëra e-panumëruarë që është ndë buzët të detit.

13 Këta të-gjithë vdiqnë më besë, pa marrë të-zotuaratë, po i panë ato për-së-largu, (edhe uvërtetuanë për ato), edhe i përshëndoshnë ato, edhe rrëfyenë së janë të-huaj edhe t' ardhurë mbi dhet. 14 Sepse ata që flasënë të-këtilla, dëftenjënë se kërkonjënë atdhe. 15 Edhe ndë e mbaninë mënt atë atdhe, prej të-cilit patnë dalë, dotë gjeninë kohë të ktheneshinë atjë. 16 Po ndashti dëshëronjënë një atdhe më ë-mirë, do-me-thënë, qielluar; përandaj Perëndisë nuk' i vjen turp të quhetë Perëndi i atyreve; sepse bëri gati për ata qytet.

17 Me anë të esësë Avraami, kur provonej, pruri Isakunë për kurban; edhe ay që pat priturë të-zotuaratë pruri për kurban birin' e ti të-vetëmlindurinë, 18 Mbë të-cilinë qe folurë "Se mbë Isaakunë dotë quhetë fara jote;" 19 Dyke menduarë, se Perëndia munt të ngjallnjë edhe prej së-vdekurish; prej të-cilëvet edhe e mori atë prapë me të-përgjajturë.

20 Me anë të besësë Isaaku bekoj Jakovin' edhe Isafinë për punëratë që kishinë për të-ardhurë.

21 Me anë të besësë Jakovi dyke vdekurë bekoj sicilin'e bijvet të Josifit, "edhe ufal dyke pshteturë mbi majët të shkopit të ti."

22 Me anë të besësë Josifi dyke vdekurë përmëndi për të-dalët'e bijvet të Israilit nga Egjypta, edhe porositi për eshtërat'e tia.

23 Me anë të besësë Moisiu, si lindi, ufsheh tre muaj prej prindërvet të ti, sepse panë se çuni ishte i-bukurë; edhe nuk' utrëmpnë nga urdhëri i mbretit. 24 Me anë të besësë Moisiu, si ubë i-math, mohoj të thuhetë i bir' i së bijës' së Faraonit; 25 Sepse sgjodhi më tepërë të heqë keq bashkë me llauzin'e Perëndisë, se të ketë dëfrim faji për pakëzë kohë; 26 Dyke numëruarë dhunën e Krishtit për më të-madhe pasje se thesarëtë ndë Egjyptë; sepse shikonte ndë çpagimt. 27 Me anë të besësë la Egjypënë pa pasurë frikë për zëmëratën' e mbretit; sepse qëndroj posi dyke parë të-padukurinë. 28 Me anë të besësë bëri pashkënë edhe të-përskaturit' e gjakut, që të mos i ngiste ata ay që prishte të-parëlinduritë.

29 Me anë të besësë shkuanë ndëpër Dett të-kuq posi ndëpër tokë; të-cilinë kur e provuanë Egjyptianëtë, umbytnë.

30 Me anë të besësë ranë muret' e Jerihosë, si uqerthëlluanë shtatë herë.

31 Me anë të besësë kurva Rahabë nukë humbi bashkë me ata që s'bindeshinë, passi priti përgjonjësitë me paqtim.

32 Edhe ç'të them më? Sepse nukë dotë më arrinjë koha të tregonj për Gjedheoninë, e për Barakunë, e për Ssampsoninë, e për Jefthaenë, për Dhavidhinë e për Samuilin' e për profitë- ritë; 33 Të-cilëtë me anë të besësë muntnë mbretërira, punuanë drejtëri, fituanë të-zotuaratë, thurnë gojë leonësh, 34 Shuanë fuqin' e zjarrit, shpëtuanë nga gojët' e thikësë, muarnë fuqi nga dobësiratë, ubënë të-fortë ndë luftë, thyenë ushtërirat' e të-hujvet; 35 Gra muarnë të-vdekurit'e tyre të-ngjallurë; e të-tjerë umunduanë, sepse nukë pritnë shpëtiminë, që të fitoninë një të-ngjallurë më të-mirë; 36 E të-tjerë uprovuanë me të-përqeshura e me të-rrahura, po edhe me të-lidhura e me burk; 37 Uvranë me gurë, usharruanë, unganë, vdiqnë prerë prej thike; vininë vënde mbë vënde veshurë me lëkurë dhënsh, e me lëkurë dhish, dyke pasurë nevojë, dyke pasurë shtrëngime, dyke hequrë keq, 38 (Ata për të-cilëtë bota nuk' ishte e-vëjyërë); dyke shkuar' andej e këtej ndëpër shkretëtira e ndëpër male e ndëpër shpella e ndëpër vërat të dheut.

39 Edhe këta të-gjithë, ndonëse muarnë dëshmim të-mirë me anë të besësë, nukë muarnë të-zotuarëtë; 40 Sepse Perëndia pat urdhëruarë që përpara një gjë më të-mirë për ne, që të mos bënenë të-sosurë pa neve.



Ebrenjtë - Krye 12

1 Andaj edhe neve, rrethuarë prej një kaqë së-madhe reje dëshmimtarësh, letë hethmë tej çho barrë edhe fajinë që na pushton kaqë lehtë, edhe me durim letë sulemi ndë udhët që është përpara nesh, 2 Dyke shikuarë mbë Jisunë që është kryet'edhe fundi i besësë, i-cili përgëzimnë që ishte përpara ati duroj kryqnë, pa zënë për gjë turpjenë, edhe ndënjt ndë të-djathtët të fronit të Perëndisë. 3 Sepse kujtoni atë që duroj prej fajtorëvet të-këtillë kundrëfolje mbë vetëhen'e ti, që të mos lodhi dyke udobëtuarë ndë shpirtërat t'uaj.

4 Ju edhe s'keni qëndruarë gjer mbë gjak, dyke luftuarë kundrë fajit; 5 Edhe keni harruarë këshillenë, që posi bijve u flet juve, dyke thënë, "Biri im, mos hith tej mundimin'e Zotit; mos e hump zëmërënë, kur qërtonesh prej ati. 6 Sepse atë që do Zoti e mundon, edhe rreh çdo bir që pret përanë vetëhesë." 7 Ndë durofshi mundiminë, Perëndia silletë mbë ju, posi mbë bij; sepse cili është ay bir që s'e mundon i ati? 8 Po ndë jeni pa mundim, mbë të-cilinë ubënë pjesëtarë të-gjithë, atëhere jeni doçër, e jo bij. 9 Pastaj atëritë t'anë pas mishit i kishimë mundonjës, edhe i nderonim'ata; a nukë dot'i unjmë kryetë shumë më tepërë Atit të frymavet, edhe të rrojmë? 10 Sepse ata na mundoninë për pak dit, sipas pëlqimit të tyre; po ay për të-mirënë r'ënë, që të bënemi pjesëtarë të shënjtëris' s' ati. 11 Edhe çdo mundim ndashti nukë duketë se bje gëzim, po hidhërim; po pastaj u ep pemë paqtimi prej drejtërie atyreve që janë stërviturë me anë t'ati." 12 "Përandaj forconi duart' e-dobëtuara edhe gjunjët' e-këputurë," 13 Edhe "bën-u-ni këmbëvet t'uaj udhë të-drejta",që të mos dalë jashtë udhësë ajo që ësht' e-çalë, po më tepërë të shëronetë.

14 Kërkoni paqtim me të-gjithë, edhe shënjtëriminë, pa të-cilinë asndonjë nukë ka për të parë Zotinë; 15 Dyke vënë re semos mbetetë ndonjë i-shterurë nga hiri i Perëndisë; "semos mbinjë ndonjë rrënj' e-hidhurë, e u trumbullon," edhe me anë të kësaj ndyrenë shumë vëta; 16 Se mos ndodhetë ndonjë kurvar e indyrë si Isafi, që shiti parëlindjet'e ti për një gjellë. 17 Sepse e dini, se edhe pastaj, kur deshi të trashëgonjë bekimnë, uhoth tej; sepse nukë gjeti vënt pendimi, ndonëse e kërkoj me lot.

18 Sepse nukë jeni afëruarë ndë mal që zihetë me dorë, e që digjetë me zjarr, edhe mbë vrërësirë, e mbë errësirë, e mbë thëllim, 19 E mbë zë trumbete, e mbë zë fjalësh, të-cilin' ata që e dëgjuanë ulutnë të mos u flitej më fjala atyreve; 20 (Sepse nukë muntninë të duroninë urdhërinë, që "Edhe shtëzë ndë i pjektë malit, dotë vritetë me gurë, a dotë shëgjetonetë me shëgjetë;" 21 Edhe kaqë të-frikshim ishte të-dukuritë, sa Moisiu tha, Jam fort i-frikësuarë edhe i-trëmburë); 22 Po uafëruatë ndë malt Sion, edhe ndë qytett të Perëndis' së-gjallë, ndë gjelloret Jerusalime, edhe ndë shumë mijëra ëngjëjsh, 23 Ndë mbledhjet e ndë kishët të të-parëlindurëvet, të-cilëtë janë shkruarë ndë qiejt, edhe te Perëndia, gjykatësi i të-gjithëve, edhe te shpirtërat'e të-drejtëvet që janë bërë të-sosurë, 24 Edhe të-mestari i dhjatës' së-re Jisu, edhe ndë gjakt të të-përskaturit, që flet më mirë se ay i Abelit.

25 Shikoni semos hiqni dorë nga ay që flet; sepse ndë mos shpëtuanë ata që hoqnë dorë nga ay qe fliste tek ata mbi dhet, shumë më tepërë nukë dotë sdpëtojmë neve, ndë i kthefshimë krahëtë ati që flet prej qiejvet; 26 Zër' i të-cilit atëhere fundi dhenë; po ndashti uzotua, dyke thënë, ..Unë edhe një herë dotë tunt jo vetëmë dhenë, po edhe qiellinë." 27 Edhe këjo fjalë "Edhe një herë" dëften të-ndërruarrët'e vëndit t'atyreve që tundenë, posi të-bëra me dorë, që të mbetenë ato që nukë tundenë. 28 Përandaj passi marrëmë një mbretëri të-patundurë, letë mbajmë hirinë, me anë të të-cilit pëlqyershim t'adhurojmë Perëndinë, me nder e me të-druajturë. 29 Sepse "Perendia ynë është zjarr që tret."



Ebrenjtë - Krye 13

1 Dashuria e vëllazërisë letë mbesë; 2 Mos harroni dashurinë mbë të-huajtë; sepse me anë të kësaj ca pa diturë pritnë ëngjëj ndë shtëpit të tyre. 3 Kujtoni te-lidhuritë, si të-lidhurë bashkë me ata; ata që heqënë keq, sikur se jeni edhe vetë ndë trupt t' atyreve. 4 Martesa letë jet' e-nderçime ndër të-gjithë, edhe shtrati i-paturpëruarë; sepse kurvarët'e pëgërësitë dot' i gjykonjë Perëndia. 5 Të-sjellatë t'uaj letë jenë pa lakmim ergjëndi; let'u jenë mjaft ato që keni ndashti, sepse ay ka thënë, "Nukë të kam për të lënë, as nukë kam për të hequrë dorë prej teje;" 6 Përandaj neve me kuxim letë themi, "Zoti është ndihmësi im, edhe nukë dotë kem frikë; ç'dotë më bënjë njeriu?"

7 Kujtoni të-parëtë t'uaj, të-cilët' u folnë juve fjalën' e Perëndisë; besën' e atyre kinie për shëmbëllë, dyke pasurë përpara syvet pemën' e të-sjellavet t'atyre.

8 Krishti është gjithay dje edhe sot, edhe ndë jetët të jetëvet. 9 Mos bihi andej e këtej prej mësimesh të-ndryshm e të-huaj; sepse është mirë të forconetë zëmëra juaj me hir, e jo me të-ngrëna, ndë të-cilat sa ecnë nukë panë ndonjë dobi.

10 Kemi një therore, prej së-cilësë s'kanë pushtet të hanë ata që adhuronjënë ndë tendët. 11 Sepse trupat' e atyre shtëzave, gjaku i të-cilavet bihetë brënda ndë shënjtëroret prej kryepriftit për faj, digjenë jashtë fushatësë. 12 Përandaj edhe Jisuj, që të shënjtëronjë llauzinë me anë të gjakut të ti, pësoj jashtë portësë. 13 Letë dalëmë pra tek ay jashtë fushatësë, dyke mbajturë dhunën' e ati. 14 Sepse nukë kemi këtu qytet që mbetetë përherë, po kërkojmë atë që ka për të ardhurë. 15 Me anë t'ati pra letë biemë gjithënjë te Perëndia kurban lavdie, do-me-thënë, pemë buzësh, që rrëfenjënë emërin' e ati. 16 Edhe mos harroni të bëni mirë e t'u epni ndihmë të-vobeqvet, sepse mbë të këtillë kurbanë gjen pëlqim Perëndia. 17 Binduni ndë të-parët t'uaj, edhe dëgjoi-ni; sepse ata rrinë sgjuarë për shpirtëratë t'uaj, sepse ata kanë për të dhënë fjalë; që t'a bënjënë këtë me gëzim, e jo dyke psherëtiturë; sepse këjo nuk' u bën dobi juve.

18 Faluni per ne; sepse na është mbushurë mëndja, se kemi ndërgjegje të-mirë, dyke dashurë të sillemi mirë mbë gjithë punërat. 19 Po më tepërë u lutemi juve t'a bëni këtë, që të kthenem ndër ju më çpejt.

20 Edhe Perëndia i paqtimit, i-cili ngriti prej së-vdekurish barin' e-math të dhënvet me anë të gjakut të dhjatës' së-përjetëshme, Zotinë t'ënë Jisu Krisht, 21 U bëftë juve të-sosurë mbë çdo punë të-mirë, që të bëni dashurimin' e ati, dyke punuarë ndër ju atë që është e-pëlqyerë përpara ati, me anë të Jisu Krishtit; mbë të-cilinë qoftë lavdia ndë jetët të jetëvet. Amin.

22 Edhe u lutem juve, o vëllezër, duroni fjalën'e këshillësë; sepse me pak fjalë u shkrove juve.

23 E dini se vëllaj Timotheu ulëshua nga burgu, më të-cilinë, ndë arthtë më çpejt, dot' u shoh juve.

24 Ep-u-ni të-fala me shëndet gjithë të-parëvet t'uaj, edhe gjithë shënjtorëvet. U falenë me shëndet juve ata që janë nga Italia.

25 Hiri qoftë me ju të-gjithë. Amin.