Karta e Apostollit Pavël mbë Filippianëtë

Kapitulli: 1 2 3 4



Filippianëtë - Krye 1

1 Pavli edhe Timotheu, shërbëtorë të Jisu Krishtit, mbë gjithë shënjtorëtë mbë Jisu Krishtinë, që janë ndë Filippë, bashkë me episkopët'e me dhjakëritë; 2 Hir qoftë mbë ju edhe paqtim prej Perëndisë, Ait t'ënë, edhe prej Zotit Jisu Krisht.

3 I falem ndersë Perëndisë t'im sa herë u kujtonj juve, 4 (Sepse gjithënjë mbë çdo të-luturë lutem me gëzim për gjithë ju), 5 Për pjesënë t'uaj që kini ndë ungjillt që prej së-parësë ditë e gjer ndashti; 6 Sepse më është mbushurë mëndja për këtë, se ay që nisi të bënjë punë të-mirë ndër ju, dot'a mbaronjë gjer mbë ditët të Jisu Krishtit. 7 Sikundrë ësht' e-drejtë tek unë të kem ndër mëntt këtë për gjithë ju, sepse u kam juve ndë zëmërët t'ime, se edhe ndë të-lidhurat të mia, edhe ndë të-mbrojturit me fjalë, edhe ndë të-vërtetuarët të ungjillit ju të-gjithë keni qënë pjesëtarë bashkë me mua ndë hirt. 8 Sepse dëshmimtari im është Perëndia, se kam shumë mall për gjithë ju me dashuri Jisu Krishti. 9 Edhe për këtë falem, që të tepëronjë dashuria juaj edhe shum'e më shumë ndë të-njohur' e ndë çdo të-kupëtuarë, 10 Që të çquani ato që ndanjënë njëra prej tjatërësë, edhe të jeni zëmërë-kthjellëtë e të-papenguarë gjer mbë ditët të Krishtit, 11 Plot me pemë drejtërie, të-cilatë janë me anë të Jisu Krishtit, për lavdi e për lëvdim të Perëndisë.

12 Edhe dua t'a dini, o vëllezër, se sa më ngjanë mua ndihnë më tepërë për mbrothësin'e ungjillit; 13 Kaqë sa të-lidhurat'e mia për Krishtinë ubënë të-çfaqura mbë gjithë gjykatën'e mbë gjithë të-tjerëtë; 14 Edhe më të-shumët'e vëllezërvet mbë Zonë, dyke marrë zëmërë nga të-lidhurat'e mia, më tepërë kuxonjënë pa frikë të flasënë fjalënë. 15 Ca me të-vërtetë nga cmiri e nga dashuria për qarta e lëçisnjënë Krishtinë, po ca edhe nga dëshir' e-mirë. 16 Ata e lëçisnjënë Krishtinë nga cmiri, jo me zëmërë të-kthjellëtë, dyke pandehurë se shtonjënë shtrëngime mbë të-lidhurat të mia; 17 Po këta nga dashuria, sepse dinë, se jam vënë për të mbrojturë ungjillinë. 18 Ç'del pra? veç se me çdo farë mënyre, me shkak, ose me të-vërtetë, Krishti lëçitetë, edhe për këtë gëzonem, edhe dotë gëzonem. 19 Sepse e di, se këjo dotë më dalë për shpëtim, me anë të të-luturit t'uaj, edhe me anë të ndihmës' së frymës' së Jisu Krishtit, 20 Pas të-priturit pa durim edhe pas shpresësë s'ime, se nukë dotë turpëronem as mbë ndonjë gjë, po me çdo kuxim, si gjithënjë, kështu edhe ndashti dotë madhëronetë Krishti ndë trupt t'im, ose me anë jete, ose me anë vdekjeje, 21 Sepse tek unë të-rrojturitë është Krishti, edhe të-vdekuritë, fitim.

22 Po ndë qoftë se të-rrojturitë ndë misht t'im është që të sjellë pemë puna ime, atëhere ç'të sgjeth nukë di: 23 Sepse shtrëngonem prej të dyjave; sepse nga njëra anë kam dëshërim të ikënj e të jem bashkë me Krishtinë; sepse kështu është shumë më mirë: 24 Po nga ana tjetërë të-mbeturitë t'im ndë misht është me të-nevojshim për ju. 25 Edhe këtë me siguri e di se dotë mbetem edhe dotë qëndronj bashkë me gjithë ju, për mbarësinë t'uaj mbë besët e për gëzimnë t'uaj; 26 Që të tepëronjë me anë t'ime të-mburruritë t'uaj mbë Jisu Krishtinë, me të-ardhuritë t'im përsëri ndër ju. 27 Vetëmë të shkoni jetë- në sikundrë vëjen mbë ungjillin'e Krishtit, që të dëgjonj për ju, ose kur të vinj e t'u shoh juve, ose përsë-largu kur s'jam aty, se qëndroni mbë një frymë, dyke përpjekurë me një shpirt për-së-bashkëti për besën'e ungjillit; 28 E dyke mos utrëmburë as mbë gjë nga ata që rrinë kundrë; e-cila gjë mbë ata dotë jetë dëffesë humbjeje, po mbë ju shpëtimi, edhe këjo nga Perëndia. 29 Sepse mbë ju është falurë për punë të Krishtit, jo vetëmë t'i besoni ati, po edhe të pësoni për atë; 30 Dyke pasurë gjithatë luftë që patë mbë mua, edhe ndashti dëgjoni se është mbë mua.



Filippianëtë - Krye 2

1 Ndë ka pra ndonjë ngushullim mbë Krishtinë, a ndonjë të-ngushulluarë dashurie, a ndonjë shoqëri Frymë, a zëmërë- dhëmbje epërdëllime, 2 Bëni të-plotë gëzimnë t'im me të-qënë mbë gjithatë mëndje, dyke pasurë gjithatë dashuri, dyke qënë një shpirt i-bashkëtë e me një mëndje. 3 Mos punoni asgjë prej cmiri a prej mëndjeje së-kotë, po me përunjtje mëndjeje, dyke numëruarë sicili tjatërinë më të-lartë se vetëhen'e ti. 4 Mos mendohi gjithë-sicili për të tiatë, po gjithë-sicili edhe për punët'e të tjerëvet.

5 Edhe letë jetë mbë ju gjithajo mëndje që ishte edhe mbë Jisu Krishtinë; 6 I-cili, dyke qënë ndë formët të Perëndisë, nuk'e numëroj për rrëmbim të-qënuritë si-njënjë me Perëndinë; 7 Po sbrazi vetëhen'e ti, edhe mori formë shërbëtori, e ubë posi njerëzitë mbë të-përgjajturë; 8 Edhe dyke ugjëndurë ndë fytyrët posi njeri, e përunji vetëhen'e ti, e ubë i-bindurë gjer mbë vdekje, edhe vdekje kryqi. 9 Përandaj edhe Perëndia e lartoj fort tepërë, edhe i fali ati një emërë që është përmbi çdo emërë; 10 Që mbë emërit të Jisujt të unjetë çdo gju i atyreve që janë ndë qiejt e mbi dhet e ndënë dhet, 11 Edhe çdo gjuhë të rrëfenjë se Jisu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë. 12 Përandaj, o të-dashurit'e mi, sikundrë keni qënë të-bindurë përherë, jo sikundrë keni qënë vetëmë kur jam ndër ju, po ndashti shumë më tepërë që nukë jam ndër ju, punoni për shpëtimn'e vetëhesë s'uaj me frikë e me të-dridhurë; 13 Sepse Perëndia është ay që vepëron ndër ju edhe të-dashurit' edhe të-vepëruarëtë, pas pëlqimit të ti. 14 Bëni të-gjitha pa murmuri e pa kundrështime, 15 Që të jeni faqebardhë e të-tërë, bij Perëndie pa të-metë, ndë mest të një kombi dredharak e të-shtrëmbërë, ndër mest të të-cilëvet ndritni posi dritarë ndë botët, 16 Dyke mbajturë fjalën'e jetësë, për të-mburruritë t'im ndë ditët të Krishtit, se nukë brodha mbë kot, as mbë kot nuk' umunduashë. 17 Po edhe ndë qoftë se bënem të-çpërkaturë përmbi kurbant e përmbi shërbesët të-besësë s'uaj, gëzonem e gasmonem bashkë me gjithë ju; 18 Gjithashtu edhe ju gëzohi e gasmohi bashkë me mua.

19 Edhe shprenj mbë Zotinë Jisu, Timothenë t'a dërgonj për-së-çpejti ndër ju, që të më ngushullonetë shpirti edhe mua, kur të marr vesh punëratë t'uaj. 20 Sepse s'kam asndonjë tjatërë që t'a ketë shpirtinë si-njënjë me t'iminë, i-cili me zëmërë të-kthjellëtë të kujdesetë për punëratë t'uaj. 21 Sepse të-gjithë kërkonjënë enteresat' e tyre, jo ato të Jisu Krishtit. 22 Edhe e dini provimin'e ati, se, posi bir me t'anë, punoj bashkë me mua për ungjillinë. 23 Këtë pra shprenj t'a dërgonj sa-kaqëherash, posa që të marr vesh si dotë venë punërat'e mia. 24 Edhe kam besë mbë Zotinë se edhe vetë për-së-çpejti dotë vinj.

25 Po umenduashë se ësht' e-nevojshime të dërgonj ndër ju Epafrodhitnë, vëllanë edhe bashkëpunëtorinë edhe bashkëushtëtorinë t'im, që udërgua nga ju, edhe më shërbeu ndë nevojët; 26 Sepse kishte shumë mall për je të-gjithë, edhe i vinte keq, sepse dëgjuatë se qe sëmurë. 27 Edhe vërtet qe sëmurë afërë për vdekje; po Perëndia e përdëlleu; edhe jo vetëm' atë, po edhe mua, që të mos kem hidhërim mbi hidhërim. 28 Përandaj u'a dërgova atë juve më me nxitim, që të gëzohi, kur t'a shihni atë përsëri, edhe unë të kem më pak hidhërim. 29 Prit-e-ni atë mbë Zotinë më çdo gëzim, edhe të-këtillëtë t'i keni mbë nder; 30 Sepse për punën'e Krishtit uafërua gjer mbë vdekje, dyke vënë ndënë rrëzik jetën'e ti, që të mbushnjë të-shterët'e shërbesësë s'uaj mbë mua.



Filippianëtë - Krye 3

1 Mbë ndë funt, o vëllezërit'e mi, gëzohuni mbë Zotinë. T'u shkruanj juve gjithato gjërëra, për mua s'është pun' e-rëndë, po për ju është siguri.

2 Ruhi nga qëntë, ruhi nga punëtorët' e-liq; ruhi nga të-prerëtë; 3 Sepse rrethpresja jemi neve që adhurojmë Perëndinë me frymë, edhe që mburremi mbë Jisu Krishtinë, edhe nukë kemi shpresë ndë misht; 4 Ndonëse edhe unë kam besim ndë misht. Ndë pandeh ndonjë tjetërë, se ka besim ndë misht, unë gjan të kem më shumë; 5 Rrethprerë tetë ditsh, prej kombit të Israilit, prej farës'së Veniaminit, Evre prej Evrenjsh, pas nomit Farise, 6 Nga përvëlim'i zëmërësë ndjekës i kishësë, nga drejtëria që është pas nomit faqe-bardhë. 7 Po ato që më ishinë fitim, këto i numërova për Krishtinë dëm. 8 Po, me të-vërtetë kujtonj të-gjitha se janë dëm për të-çquarët'e të njohurit të Jisu Krishtit, Zotit t'ini; për të-cilinë udëmëtova të-gjitha, edhe i numëronj se janë plehë, që të fitonj Krishtinë, 9 Edhe të gjëndem me atë, dyke pasurë jo drejtërinë t'ime që është prej nomit, po atë që është me anë të besësë mbë Krishtinë, drejtërinë që është prej Perëndisë mbi besët; 10 Që të njoh atë, edhe fuqin'e të-ngjallurit t'ati, edhe shoqërin' e të-hequravet t'ati, dyke bërë vetëhenë mbë një formë me vdekjen'e ati; 11 Mbase kështu i arrinj të-ngjallurit prej së-vdekurish.

12 Jo se unë ndashti e kam marrë bravurënë, a se jam bërë i-sosurë, pi e ndjek prapa, mbase e arrinj, për të-cilënë gjë edhe uzushë prej Jisu Krishtit. 13 O vëllezër, unë s'e numëronj vetëhenë r'ime se e kam marr'atë; 14 Po një punë bënj, dyke harruarë ato që shkuanë prapa, edhe dyke shtriturë mb'ato që kam përpara, sulem drejt shënjësë mbi bravurën' e të-thërriturit të Perëndisë mbë Jisu Krishtinë prej së-larti.

15 Sa jemi të-sosurë pra, këtë letë kemi ndër mëntt; po ndë mendoneni për ndonjë gjë ndryshe, edhe këtë dot' u'a sbulonjë juve Perëndia. 16 Po mbë atë që arritmë, pas gjithasaj rregulle letë ecëjmë, gjithatë gjë letë kemi ndër mëntt.

17 O vëllezër, bëhi bashkë-shëmbëllenjës të mi, edhe vini re ata që ecënjënë kështu, sikundrë na keni neve shëmbëllesë. 18 Sepse shumë ecënjënë, për të-cilëtë u thoshnjam juve shumë herë, edhe ndashti dyke qarë po u them, se ata janë armiqt'e kryqit të Kristit; 19 E pastajmja e të-cilëvet është humbje, edhe Perëndia i të-cilëvet është barku, edhe lavdia e atyre është ndë turpërit t'atyre, të-cilëtë kanë ndër mëntt punërat'e dheut. 20 Sepse, të-rrojturitë t'ënë është ndë qiejt, që ku edhe presimë Shpëtimtarinë, Zotnë Jisu Krisht; 21 I-cili dotë ndërronjë trupin'e të-përunjurit t'ënë, që të bënetë mbë një formë me trupin' e lavdis' s'ati, pas vepërimit me të-cilinë ay munt edhe të vërë të-gjitha ndënë vetëhen e ti.



Filippianëtë - Krye 4

1 Përandaj, o vëllezërit'e mi të-dashurë e të-mallënjyerë, gëzimi edhe kurora ime, lështu qëndroni mbë Zotinë, o të-dashurë.

2 I lutem Evodhisë, i lutem edhe Sintikësë, gjithatë mëndje të kenë mbë Zotinë. 3 Edhe të lutem edhe ty, o shoku i-thjeshtë, ndih-u atyreve, të-cilatë umunduanë bashkë me mua ndë ungjillt, bashkë edhe me Klimentinë edhe me të-tjerëtë bashkëpunëtore të mi, emërat' e të-cilëvet janë ndë vivlit të jetësë.

4 Gëzohi përherë mbë Zotinë; përsëri dotë them, Gëzohi. 5 Butësira juaj letë njihetë mbë gjithë njerëzitë. Zoti është afërë. 6 Mos kini kujdes për asgjë; po mbë çdo gjë letë njihenë të-kërkuaratë t'uaj te Perëndia me të-falurë ndersë me anë të të-falurit e të të-luturit. 7 Edhe paqtimi i Perëndisë që kapërxen çdo mëndje dotë ruanjë zëmëratë t'uaj edhe mendimetë t'uaj me anë të Jisu Krishtit.

8 Përandaj, o vëllezër, sa janë të vërteta, sa janë të-hieshime, sa janë të-drejta, sa janë të-qëruara, sa janë të-dashura, sa janë të-dëgjuara me nder të-mirë, ndë ka ndonjë mirësi, edhe ndë ka ndonjë lëvdim, këto mendoni. 9 Ato që edhe nxutë, edhe muartë, edhe dëgjuatë, edhe patë tek unë, këto punoni; edhe Perëndia i paqtimit dotë jetë bashkë me ju.

10 Edhe ugëzova mbë Zotinë shumë, se ndashti përsëri e rrëfyetë të-lulëzuarë kujdesnë që kini për mua; për të-cilinë edhe jujdeseshitë, po s'kishitë kohë të-pëlqyerë. 11 Nuk'e them këtë se s'kam të-nevojshimetë; sepse unë jam mësuarë të jem i-kënaqurë me ato që kam. 12 Di të përunjem, di edhe të rronj me të-tepëra; mbë çdo vënt e mbë të-gjitha jam mësuarë edhe të nginjem edhe të kem uri, edhe të rronj me të-tepëra edhe të shkonj me skamje. 13 Të gjitha munt t'i bënj me anë të Krishtit që më ep fuqi.

14 Po bëtë mirë qe m'ubëtë shokë ndë shrëngimt t'im. 15 Edhe ju, o Filippianë, e dini, se ndë të-nisurit të ungjillit, kur dolla nga Maqedhonia, asndonjë kishë nukë m'ubë shoqe për dhënëje e për marrje veç ju vetëmë; 16 Sepse edhe ndë Thesalonikë një herë edhe dy herë ndë nevojët më dërguatë ndihmë: 17 Jo se kërkonj dhuratë; po kërkonj pemënë që shumonetë për llogari t'uaj. 18 Po të-gjitha i kam, edhe më tepëronjënë; jam i mbushurë, se prita prej Epafrodhitit ato që më dërguatë ju, ere të-mire, kurban të-priturë, të-pëlqyerë te Perëndia. 19 Edhe Perëndia im ka për të mbushurë gjithë nevojënë t'uaj pas pasjes' së ti ndë lavdi, me anë të Jisu Krishtit.

20 Edhe mbë Perëndinë edhe Atinë t'ënë qoftë lavdia ndë jetët të jetëvet. Amin.

21 Epni të-fala me shëndet çdo shënjti mbë Jisu Krishtinë; u falenë me shëndet vëllezëritë që janë bashkë me mua 22 U falenë juve me shëndet gjithë shënjtorëtë, po më fort ata që janë nga shtëpia e Qesarit.

23 Hir' i Zotit t'ënë Jisu Krisht qoftë bashkë me gjithë ju. Amin.