Karta e Apostollit Pavël mbë Kollossianëtë

Kapitulli: 1 2 3 4



Kollossianëtë - Krye 1

1 Pavli, apostoll i Jisu Krishtit me anë të dashurimit të Perëndisë, edhe Timotheu vëllaj, 2 Mbë shënjtorëtë edhe mbë vëllezëritë besëtarë mbë Krishtinë që janë ndë Kollossë; hir qoftë mbë ju edhe paqtim prej Perëndisë, Atit t'ënë, edhe prej Zotit Jisu Krisht.

3 I falemi ndersë Perëndisë edhe Atit të Zotit t'ënë Jisu Krisht, dyke falurë përherë për ju, 4 Passi dëgjuamë për besënë t'uaj mbë Krishtinë, edhe për dashurinë që kini mbë gjithë shëntorëtë, 5 Për shpresënë që ruhetë për ju ndë qiejt, të-cilënë e keni dëgjuarë që përpara ndë fjalët të së-vërtetës'së ungjillit, 6 Që erdhi mbë ju, sikundrë edhe mbë gjithë botënë; edhe bje pemë, sikundrë edhe mbë ju, që mb'atë ditë që dëgjuat'edhe njohtë hirin'e Perëndisë me të-vertetë; 7 Sikundrë edhe e mësuatë nga Epafraj, nga idashuri bashkë-shërbëtori ynë, i-cili është për ju shërbëtuar besëtar i Krishtit; 8 I-cili edhe na dëfteu dashurinë t'uaj ndë Frymët.

9 Përandaj edhe neve, që mb;atë ditë që dëgjuamë, nukë pushojmë dyke falurë për ju, edhe dyke luturë që të mbusheni prej të-njohurit të dashurimit t'ati me çdo urtësi e kupëtim shpirti; 10 Që të ecëni sikundrë vëjen për Zotinë, për të pëlqyerë ati mbë të-gjitha, dyke sjellë pemë mbë çdo punë të-mirë, edhe dyke urriturë nde të-njohurit të Perëndisë; 11 Dyke uforcuarë me çdo farë fuqie, pas pushtetit të lavdis's'ati, për çdo durim e zëmërë të-gjerë me gëzim; 12 Dyke falurë ndersë Atit, i-cili na bëri të-vëjejturë të kemi pjesë ndë trashëgimt të shënjtorëvet ndë dritët; 13 I-cili na shpëtoj nga pushteti i errësirësë, edhe na pruri ndë mbretërit të Birit të dashuris' së ti; 14 Mbë të-cilinë kemi çpërblimnë me anë të gjakut t'ati, ndjesët'e fajevet; 15 I-cili është shëmbëlles'e të-padukurit Perëndi, i-parëlinduri i gjithë kriesësë; 16 Sepse me anë t'ati ukriuanë të-gjitha, sa janë ndë qiejt edhe sa janë mbi dhet, të-dukurat'e të-padukuratë, a frone, a zotërinj, a urdhëra, a pushtete, të-gjitha janë kriuarë me anë t'ati edhe për atë; 17 Edhe ay është përpara të-gjithave, edhe të-gjitha me anë t'ati qëndronjënë; 18 Edhe ay është kryet'e trupit, të kishësë; ay është të-nisuritë, i-parëlinduri prej të-vdekurvet, që të bënetë ay i-parë mbë të-gjitha.

19 Sepse mb'atë i pëlqeu Atit të rrijë gjithë të-mbushuritë, 20 Edhe me anë t'ati të paqtonjë të-gjitha me vetëhen'e ti, dyke paqtuarë me anë të gjakut të kryqit t'ati, me anë t'ati, edhe ato që janë mbi dhet, edhe ato që janë ndë qiejt.

21 Edhe ju, që ishitë njëherë të-huaj edhe armiq nga mëndja me punërat' e-liga, 22 Ndashti u paqtoj me Perëndinë ndë trupt të mishit të ti, me anë të vdekjesë, që t'u nxjerrë juve përpara vetëhes' së ti shënjtorë e faqe-bardhë e të-pafajshim, 23 Ndë qëndrofshi ndë besët të-themelosur'e të-patundurë, e të mos luani nga shpresa e ungjillit që dëgjuatë, i-cili ulëçit mbë gjithë kriesënë që është ndënë qiellt; të-cilit ungjill unë Pavli i ubëshë shërbëtuar.

24 Ndashti gëzonem ndë të-hequrat të mia për ju, edhe mbush mungimet' e shtrëngimevet të Krishtit ndë misht t'im për trupin'e ati, që është kisha; 25 Së-cilësë unë i ubëshë shërbëtuar pas kujdesit të Perëndisë që m'udha për ju, që të mbush të-lëçiturit' e fjalës' së Perëndisë, 26 Fshehësirënë që ishte fshehurë nga jetët'e nga brezatë, edhe ndashti uçfaq mbë shënjtorët' e ati; 27 Ndë të-cilët Perëndia deshi të tregonjë cila është pasja e lavdis'së kësaj fshehësire mbë kombetë e-cila është Krishti mbë ju, shpresa e lavdisë; 28 Të-cilinë neve e lëçisëmë dyke këshilluarë çdo njeri, edhe dyke mësuarë çdo njeri me çdo urtësi, qe t'a nxjerrëmë çdo njeri të-sosurë mbë Jisu Krishtinë. 29 Për këtë punë edhe mundonem, dyke upërpjekurë pas vepërimit t'ati që vepëron tek unë me fuqi.



Kollossianëtë - Krye 2

1 Sepse dua t'a dini sa të-math të-përpjekurë kam për ju edhe për ata që janë ndë Llaodhiqi, edhe për gjithë sa s'kanë parë faqenë t'ime ndë misht, 2 Që të ngushullonenë zëmërat' e atyreve, dyke ubashkuarë ndë deshuri, edhe mbë çdo farë pasjeje të kupëtimit të-mbaruarë, që të njohënë fshehësirën' e Perëndis' edhe Atit edhe të Krishtit; 3 Tek i-cili janë fshehurë gjithë thesarët'e urtësis' e të diturisë. 4 Edhe e them këtë, që të mos u gënjenjë juve ndonjë me fjalë të-gatuara. 5 Sepse ndonëse me trupinë nukë jam aty, po me shpirtinë jam bashkë me ju, dyke ugëzuarë e dyke parë radhënë t'aj, edhe të-patundurit'e besësë s'uaj mbë Krishtinë. 6 Sikundrë pra e keni marrë Zotinë Jisu Krisht, kështu ecëni mb'atë, 7 Dyke pasurë rrënjë e dyke undërtuarë mb'atë, edhe dyke uforcuarë ndë besët, sikundrë umësuatë, dyke tepëruarë mb'atë me të-falurë ndersë.

8 Vështroni semos u gënjenë juve ndonjë me anë të fillosofisë edhe të kobimit të-kotë, pas fjalëvet të-lëna prej njerësvet, pas stihiavet të botësë, e jo pas Krishtit. 9 Sepse tek ay rri gjithë të-mbushurit'e hierisë trupërisht; 10 Edhe jeni të-mbushurë tek ay, i-cili është kryet'e çdo urdhëri e e çdo pushteti; 11 Mbë të-cilin' edhe urrethpretë me rrethpresje që s'bënetë me dorë, dyke sveshurë trupin' e fajevet të mishit me anë të rrethpresjes' së Krishtit, 12 Dyke ukallurë ndë varr bashkë me atë ndë pagëzimt, ndë të-cilët edhe ungjalltë bashkë me anë të besës' së vepëtimit të Perëndisë, i-cili ngjalli atë prej të-vdekurvet. 13 Edhe juve, tek ishitë të-vdekurë ndë fajet e ndë parrethpresjet të mishit t'uaj, u bëri të-gjallë bashkë me atë, dyke falurë juve gjithë fajetë; 14 Edhe dyke shuarë dorëshkronjën' e porosivet që ishte kundrë nesh, e-cila ishte e-kundrejtë mbë ne, edhe këtë e hoqi nga mezi, dyke mbërthyerë atë mbë kryqt; 15 Edhe passi i sveshi urdhëratat' edhe pushtetetë, i turpëroj ndër sy, dyke thriamvepsurë mbi atë kundrë atyre.

16 Letë mos u gjykonjë juve pra asndonjë, për të-ngrënë a për të-pirë, a për gjërëra që kanë të bëjnë me të-kremte a me hënë të-re, a me të-shëtuna; 17 Të-cilatë janë hije të punëravet që kanë për të ardhurë, po trupi ësht' i Kristit. 18 Asndonjë letë mos u shternjë juve bravurënë më faqe mëndjeje së-përunjurë edhe feje t'ëngjejvet, dyke hyrë mbë punëra që s'i ka parë, dyke fryturë vetëhenë mbë kot prej mëndjes'së mishit të ti, 19 Edhe nukë mban kryetë, Krishtinë, prej të-cilit gjithë trupi, dyke upërmbajturë e dyke ulidhurë bashkë me anë të nyjevet e të bashkë-lidhjevet, rritetë pas të-rriturit të Perëndisë.

20 Ndë qoftë pra se vdiqtë bashkë me Krishtinë nga stiqiat' e botësë, përse dyke rruarë ndë botët jeni ndënë urdhërata, 21 (Mos zësh, mos ngjëronesh, mos pjekç me dorë, 22 Të-cilatë të-gjitha prishenë nga të-përndoruritë); pas porosivet e pas mësimevet të njerësvet? 23 Të-cilatë dukenë se kanë dituri mbë fedashje, mbë mëndje të-përunjurë e mbë të-moskursyerë të trupit, sepse s'kanë mbë ndonjë farë nderi mishinë për të kënaqur' atë.



Kollossianëtë - Krye 3

1 Ndë qoftë se ungjalltë bashkë me Krishtinë, kërkoni ato që janë lart, ku Krishti është ndënjurë mbë të-djathtë të Perëndisë. 2 Kini ndër mëntt ato që janë lart, jo ato që janë mbi dhet. 3 Sepse vdiqtë, edhe jeta juaj është fshehurë bashkë me Krishtinë te Perëndia. 4 Kur të çfaqetë Krishti, jeta jonë, atëhere edhe ju bashkë me atë dotë çfaqi ndë lavdi.

5 Bëni pra të-vdekura anët'e trupit'tuaj që janë mbi dhet, kurvërinë, ndyrësirënë, zëmërën' e-keqe, dëshërimin' e-lik edhe lakmimnë, që është idhullatri; 6 Për të-cilatë gjërëra vjen zëmërat'e Perëndisë përmbi të bijt'e pabindjesë; 7 Ndë të-cilat edhe ju ectë njëherë, kur rronitë ndër ato. 8 Po ndashti hithni edhe ju të-gjitha këto, mërinë, zëmëratënë, të-ligënë, vllasfiminë, fjalët' e-ndyra prej gojësë s'uaj. 9 Mos thoni gënjeshtra njëri tjatërit, passi sveshtë njerin' e-vjetërë bashkë me punërat' e ati, 10 Edhe veshtë të-rinë që përtërihetë mbë të-njohurë pas shëmbëllës' s'ati që e ka kriuarë; 11 Ku s'ka Grek e Judhe, rrethpresje e pa-rrethpresje, varvar, Sqith, shërbëtuar, të-lirë, po të-gjitha e mbë të gjitha është Krishti.

12 Vishni pra, si të-sgjedhurë të Perëndisë shënjtorë edhe të-dashurë, zëmëra përdëllimeve, mirësi, mendje të-përunjturë, butësirë, zëmërë të-gjerë; 13 Dyke duruarë njëri tjatërinë, edhe dyke ndjerë njëri tjatërinë, ndë pastë ndonjë të-qarë kundrë ndonjëj; sikundrë edhe Krishti u ndjeu juve, kështu edhe ju. 14 Edhe përmbi gjithë këto vishni dashurinë, e-cila është bashkëlidhja e qënjes' së-sosurë. 15 Edhe paqtimi i Perëndisë letë mbretëronjë ndër zëmërat t'uaj, mbë të-cilin' edhe uthërrittë ndë një trup; edhe bëhi asish që e njohënë të mirënë.

16 Fjal'e Perëndisë letë rrijë mbë ju e-pasurë me çdo farë diturie; mësoni e këshilloni njëri tjatërinë me psallma e me hymna e me kënkë shpirtërishte, dyke kënduarë me hir ndë zëmërët t'uaj mbë Zotinë. 17 Edhe çdo që të bëni me fjalë a me punë, të-gjitha t'i bëni mb'emërë të Zotit Jisu, dyke falurë ndersë Perëndisë edhe Atit me anë t'ati.

18 Ju gratë, binduni burravet t'uaj, sikundrë gjan mbë Zotinë.

19 Ju burratë, doni gratë t'uaj edhe mos ini të-hidhurë tek ato.

20 Ju bijtë, binduni prindërvet t'uaj mbë të-gjitha; sepse këjo ësht'e-pëlqyerë te Zoti.

21 Ju atëritë, mos i zëmëroni bijtë t'uaj, që të mos u likshtonetë zëmëra.

22 Ju shërbëtorëtë, binduni së-gjithash zotërinjvet t'uaj pas mishit, jo me të-shërbyerë vetëmë përpara syvet, si asish që duanë t'u pëlqenjënë njerësvet, po me mituri zëmëre, dyke pasurë frikë nga Perëndia. 23 Edhe çdo që bëni, prej shpirti puno-e-ni, posi Zotit, e jo njerësve; 24 Dyke diturë se prej Zotit keni për të marrë çpagimin'e trashëgimit; sepse Zotit Krisht i shërbeni; 25 Po ay që punon shtrëmbëri, dotë marrë çpagimin'e shtrëmbëris'së ti; sepse s'ka të-mbajturë anë.



Kollossianëtë - Krye 4

1 Ju zotërinjtë, ep-u-ni shërbëtorëvet t'uaj të-drejtënë edhe sa u bën, dyke diturë, se edhe ju keni Zot ndë qiej.

2 Qëndroni mbë të-falurit, dyke ndënjurë sgjuarë nd'atë me të-falurë ndersë; 3 Dyke falurë ndë gjithatë kohë edhe për ne, që të na hapnjë Perëndia derë të fjalësë, që të flasëmë fshehësirën'e Krishtit, për të-cilënë edhe jam lidhurë; 4 Që t'a çfaq atë, sikundrë duhetë të flas.

5 Ecëni me urtësi mbë të-jashtësmitë, dyke çpërblyerë kohënë. 6 Fjala juaj letë jetë përherë me hir, me kripë ndrequrë, që të dini qysh duhetë t'i përgjigjeni gjithë-sicilit.

7 Gjithë punërat'e mia dot' u'a rrëfenjë juve Tiqiku, vëllaj i-dashurë, edhe punëtuar besëtar, edhe shërbëtuar bashkë me mua mbë Zotinë; 8 Të-cilinë e dërgova ndër ju për gjithë-këtë punë, që të marrë vesh punëratë t'uaj, edhe të ngushullonjë zëmëratë t'uaj; 9 Bashkë me Onisiminë, besëtarin' edhe të-dashurinë vëlla, i-cili është prej jush; ata dot' u rrëfenjënë juve gjithë të-këtushmetë.

10 U faletë juve me shëndet Aristarku robi bashkë me mua, edhe Marku, i nip' i Varnavësë, (për të-cilinë muartë porosira; ndë arthtë te ju, prit-e-ni me të-mirë); 11 Edhe Jisuj që thuhetë Just, të-cilëtë janë nga rrethpresja; këta vetëmë janë bashkëpunëtorë të mi ndë mbretërit të Perëndisë, të-cilët' ubënë tek unë ngushullim. 12 U faletë juve me shëndet Epafraj që është prej jush, shërbëtuar i Krishtit, i-cili përpiqetë për ju gjithënjë ndë të-falurat, që të qëndroni të-sosur' edhe të mbushurë mbë çdo dashurim të Perëndisë. 13 Sepse unë dëshmonj për atë, se i përvëlonetë shumë zëmëra për ju, edhe për ata që janë ndë Laodhiqi, edhe për ata që janë ndë Hierapolë. 14 U faletë me shëndet juve Lukaj, mjekësi e-dashurë, edhe Dhimaj.

15 Fal-u-ni me shëndet vëllezërvet që janë ndë Llaodhiqi, edhe Nimfajt edhe kishësë që është ndë shtëpit t'ati. 16 Edhe si të këndonetë karta ndër ju, bëni që të këndonetë edhe ndë kishët të Llaodhiqiasvet; që të këndoni edhe juve atë që dot'u dërgonetë prej Llaodhiqisë. 17 Edhe tho-i-ni Arqippit, Ki kujdes ndë shërbesët që more mbë Zotinë, që t'a mbushç atë.

18 Të-faluritë me shëndet ushkrua me dorënë t'ime, të Pavlit. Kujtoni të-lidhurat'e mia. Hiri qoftë bashkë me ju. Amin.