Ungjilli pas Markut

Kapitulli: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16



Markut - Krye 1

1 Të-nisurit' e ungjillit të Jisu Krishtit, të Birit të Perëndisë; 2 Sikundrë është skruarë ndë profitërit "Na unë tek po dërgonj ëngjëllinë t' im përpara faqesë s' ate, i-cili dotë ndreqnjë udhënë t'ënde përpara teje". 3 "Zër' i ati që bërtet ndë shkretëtirët, Bëni gati udhën' e Zotit, bëni të-drejta rrugat' e ati."

4 Joani ishte dyke pagëzuarë ndë shkretëtirët, edhe dyke lëçiturë pagëzim pendimi për ndjesën' e fajevet. 5 Edhe dilninë tek ay gjithë vëndi i Judhesë edhe Jerosolimitëtë, edhe të-gjithë pagëzoneshinë nga ay ndë lumët të Jordhanit, dyke rrëfyerë fajet' e tyre.

6 Edhe Joani ishte veshurë me qime kamille, edhe kishte bres të-lëkurtë rreth mesit të ti edhe hante karkaleca e mjaltë t' egërë. 7 Edhe lëçiste, dyke thënë, Prapa meje vjen më iforti se unë, të-cilit s' jam i-zoti të unjem e t' i sgith rripin' e këpucëvet. 8 Unë u pagëzova juve me ujë; po ay dot' u pagëzonjë juve me Frymë të-Shënjtëruarë.

9 Edhe nd' ato dit erdhi Jisuj nga Nazareti i Galilesë edhe upagëzua nga Joani ndë Jordhant. 10 Edhe për-një-here, dyke dalë nga ujëtë, pa qiejtë dyke hapurë edhe Frymën' e-Shënjtëruarë posi pëllump dyke zbriturë mbi atë. 11 Edhe erdhi një zë nga qiejtë, Ti je Biri im i-dashurë që e kam pëlqyerë.

12 Edhe për-një-here Fryma e nxjer ndë shkretëtirët. 13 Edhe ish atje ndë shkretëtirët dyzet dit, e gjitej nga Satanaj; edhe ish bashkë me egërsiratë; edhe ëngjëjt' i shërbeninë.

14 Edhe passi udha ndër duar Joani, Jisuj erdhi ndë Galilet, dyke lëçitur' Ungjillin' e mbretëris' së Perëndisë, 15 dyke thënë, Se umbush koha, edhe uafërua mbretëri' e Perëndisë; pendohi, edhe i besoni ungjillit.

16 Edhe dyke ecurë ndaj detit të Galilesë, pa Simonë edhe Andrenë të vëllan' e ati që po hithninë rrietë ndë dett; sepse ishinë peshkatarë; 17 Edhe Jisuj u tha atyre, Ejani pas meje, edhe dot' u bënj juve të bëhi peshkatarë njerëzish. 18 Edhe ata për-një-here lanë rrietat' e tyre, edhe vanë pas ati.

19 Edhe dyke vaturë pej andej pak më tej pa Jakovinë të birr' e Zevedheut, edhe Joaninë të vëllan' e ati edhe tek ishinë ndë lundrët dyke ndrequrë rrietatë. 20 Edhe për-njëhere thirri ata; edhe ata lanë t' an' e tyre Zevedhenë ndë lundrët bashkë me punëtorëtë, edhe vanë pas ati.

21 Edhe hynë ndë Kapernaum; edhe Jisuj për-nje-here ditën' e-shëtunë hyri ndë sinagogjit, e mësonte. 22 Edhe çuditeshinë për mësimn' e ati; sepse ishte dyke mësuar' ata si ndonjë që ka pushtet, edhe jo si shkronjësitë.

23 Edhe ishte ndë sinagogjit t' atyre një njeri që kish frymë të-ndyrë, edhe bërtiti dyke thënë, 24 Mjerë! ç' ke ti me ne, Jisu Nazarinas? erdhe të na humbaç? të di cili je, Shenjti i Perëndisë. 25 Po Jisuj e qërtoj, dyke thënë, Mbyll gojënë, edhe dil nga ay. 26 Edhe frym' endyrë, si e shkleu, edhe bërtiti me zë të-math, dolli nga ay.

27 Edhe të-gjithë uhabitnë kaqë sa pyesninë njëri tjatrinë, dyke thënë, Ç' është këjo? ç' ëstë ky mësim i-ri? sepse me pushtet urdhëron edhe frymat' e-ndyra, edhe i bindenë. 28 Edhe për-një-here i dolli zëri ndëpër gjithë vëndinë rreth Galilesë.

29 Edhe për-një-here duallnë nga sinagogjia e erthnë ndë shtëpit të Simonit e të Andreut, bashkë me Jakovin' e me Joaninë. 30 Edhe e vjehërr' e Simonit po dirgjej ndër ethe; edhe për-një-here i thonë për atë. 31 Edhe ay uafërua edhe dyke rrokurë atë prej dore e ngriti; edhe e lanë ethetë për-një-here, edhë ajo u shërbente atyre.

32 Edhe si ungrys, mbë të-perënduarët të djellit, prunë tek ay gjith' ata që kishinë keq edhe të-djallosuritë; 33 Edhe tërë qyteti ish mbledhurë te dera. 34 Edhe shëroj shumë që vuaninë prej smundjesh të-ndryshme; edhe shumë djaj kërreu, edhe s' linte djajtë të flasënë, sepse e njihninë.

35 Edhe ndë mëngjest fort me natë ungrit e dolli, edhe vate ndë një vënt të-shkretë, edhe falej atje.

36 Edhe e ndoqnë prapa Simoni edhe ata që ishinë bashkë me atë; 37 Edhe kur e gjetnë, i thonë, se të-gjithë po të kërkonjënë. 38 Edhe ay u thot' atyre, Le të vemi ndë kryefshatrat t' Vaafërma, që të lëçis edhe atje; sepse për këtë punë kam dalë. 39 Edhe ishte dyke lëçiturë ndëpër sinagogjit t' atyre, ndëpër gjithë Galilenë, edhe dyke kërryerë djajtë.

40 Edhe vjen tek ay një i-krromosur' e i lutetë, edhe bje ndë gjunj përpara ati, e i thotë, 41 Se, po të duash, munt të më qërojsh. Edhe Jisujt i udhëmp, e ngjati dorënë, edhe e preku e i thotë, Dua, qërohu. 42 Edhe ay posa tha këtë, për-një-here i shkoj krroma, edhe uqërua. 43 Edhe si e porositi shtrënguarë, përnjë-here e kërreu jashtë, 44 Edhe i thotë, vështro se mos i thuash gjë ndonjëj, po shko, e dëfte vetëhenë t' ënde te prifti, edhe bjerë për të-qëruarëtë t' ënt ato që ka urdhëruarë Moisiu për dëshmim mb' ata. 45 Po ay si dolli nisi të lëçisë shumë, edhe të përhapnjë fjalënë, kaqë sa ay s' munte më të hynte faqeza ndë qytet, po ishte jashtë ndëpër vënde të-shkretë, edhe vininë tek ay nga të-gjithë anëtë.



Markut - Krye 2

1 Edhe pas ca ditsh përsëri hyri ndë Kapërnaum; edhe udëgjua se është ndë një shtëpi. 2 Edhe për-një-here umplothnë shumë veta, kaqë sa as vëndetë përanë derësë s' i nxininë më; edhe ay u lëçiste atyre fjalënë.

3 Atëhere vijnë tek ay, e bjenë një ulok ngriturë prej katrë vetash. 4 Edhe passi s' muntninë të afëroneshinë tek ay nga gjindja e-shumë, sbuluanë kulminë ku ishte ay, edhe si bënë vërë, sbritnë shtratnë, përmbi të-cilinë dirgjej ulogu. 5 Edhe Jisuj, kur pa besën' e atyre, i thot' ulogut, Bir, t' ufalnë fajet' e tu. 6 Edhe ca nga shkronjësit' ishinë atje dyke ndënjurë, edhe dyke menduarë ndë zëmërat të tyre, 7 Ç' flet ky kështu vllasfimira? cili munt të falnjë faje, përveç se një, Perëndia? 8 Edhe Jisuj për-një-here si e mori vesh me frymën' e ti se po mendonenë kështu me vetëhen' e tyre, u tha atyre, Përse mendoni këto punë ndë zëmërat t' uaj? 9 Ç' është më kollaj t' i them ulogut, T' ufalnë fajetë, apo t' i them, Ngreu, e merr shtratnë t' ënt, edhe ecë? 10 Po që t' a dini, se i hir' i njeriut ka pushtet të falnjë faje mbi dhet, (i thot' ulogut,) 11 Tyj të them, Ngriu, e merr shtratnë t' ënt, edhe shko ndë shtëpit t' ënde. 12 Edhe ay ungrit për-një-jere, edhe mori shtratnë, edhe dolli përpara të gjithëvë; kaqë sa të-gjithë çuditeshinë, edhe lavduroninë Përëndinë, dyke thënë, Se askurrë s' kemi parë keshtu.

13 Edhe dolli përsëri ndaj detit; edhe gjithë gjindja vinte tek ay, edhe ay i mësonte.

14 Edhe dyke shkuarë pa Levinë të birrë e Allfeut dyke ndënjurë ndë kumerqt; edhe i thotë, Eja pas meje. Edhe ay ungrit e vate pas ati.

15 Edhe kur po rrinte ndë mëssallët shtëpit t' ati, ishin' unjurë ndë mësallët edhe shumë kumerqarë e fajtorë bashkë me Jisun' e me nxënësit' e ati; sepse ishinë shumë veta, edhe vanë pas ati. 16 Edhe shkronjësit' e Farisenjtë, kur pan' atë dyke ngrënë bashkë me kumerqarë e me fajtorë, u thoshinë nxënëset t' ati, Përse ha e pi ay bashkë me kumerqarë e me fajtorë? 17 Edhe Jisuj, kur dëgoj, u thot' atyre, Të-shëndoshëtë s' kanë nevojë për shëronjës, po ata që vuanjënë; s' kam ardhurë për të thirrurë të drejtë, po fajtorë (ndë pendim).

18 Edhe nxënësit' e Joanit edhe ata të Farisenjvet agjëroninë; edhe vijnë, e i thonë Përse nxënësit' e Joanit e ata të Farisenjvet agëronjënë edhe nxënësit e tu s' agjëronjënë? 19 Edhe Jisuj u tha, Mos muntnjënë r' agjëronjënë dasmorëtë, gjersa të jetë dhëndërri bashkë me ata? sa kohë kanë dhëdërrinë me vetëhen' e tyre, s' muntnjënë t' agjëronjënë; 20 Po dotë vijnë dit, kur dotë merretë dhëndërri, edhe atëhere dot' agjëronjënë nd' ato dit. 21 Edhe asndonjë s' qep anërë pëlhure së-re mbë rrobë të-vjetërë; ndë mos, të-mbushurit' e asaj të-ri heq prej së-vjetrësë, edhe të-grisuritë bënetë me të-keq. 22 Edhe asndonjë s' vë verë të-re ndë calikë të-vjetërë; ndë mos, ver' e-re gris calikëtë, edhe vera derdhetë, edhe calikëtë prishenë; po ver' e-re duhetë të vihetë ndë calikë të-rinj.

23 Edhe ay tek po shkonte një ditë të-shëtunë ndëpër ara të-mbjella, nxënësit' e ati, dyke bërë udhë, zunë të çkoqnjënë kallinj. 24 Edhe Farisenjt' i thoshinë, Shih, përsë bëjnë ditën' e-shëtunë atë që s' ësht' e udhësë? 25 Edhe ay u thosh atyre, Askurrë s' kini këndruarë ç' bëri Dhavidhi, kur pat nevojë, edhe i erdhi uri ati edhe atyreve që ishinë bashkë me atë? 26 Qysh hyri ndë shtëpit të Perëndisë ndë ditët të Aviathar krye-roiftit, edhe hëngri bukët' e parëvënjesë, të-cilatë s' ësht' e udhësë t' i hajë tjetërë njeri, veç priftërvet, edhe u dha edhe atyreve që ishinë bashkë me atë? 27 Pasandaj u thoshte atyre, E-shëtuna është bërë për njerinë, e jo njeriu për të-shëtunënë; 28 Përandaj i bir' i njeriut ësht' i-zoti edhe i së-shëtunësë.



Markut - Krye 3

1 Pasandaj hyri përsëri ndë sinagogjit; edhe atje ish një njeri që kish dorënë të-thatë. 2 Edhe vininë re atë, a dot' a shëronte atë ditën' e-shëtunë, që t' a përflisninë. 3 Edhe ay i thotë njeriut që kishte dorënë të-thatë, Ngreu e qëndro ndë mest. 4 Pasandaj u thot' atyre, Ësht' e udhësë të bënjë njeriu mirë të-shëtunatë, apo të-bënjë keq? të-shpëtonjë shpirt, apo të vrasë? Po ata s' bëninë zë. 5 Atëhere si i vuri re reth me zëmërim, sepse i erdhi keq për ashpërimn' e zëmërës' s' atyre, i thotë njeriut, Shtri dorënë t' ënde. Edhe ay e shtriu; edhe dor' e ati ubë e shëndoshë (posi tjetëra). 6 Edhe Farisenjtë si duallnë, për-një-here bënë këshillë bashkë me Irodhianëtë kundrë ati, që t' a prishnjënë.

7 Edhe Jisuj shkoj bashkë me nxënësit' e ti mb' anët të detit; edhe i vanë pas shumë shumicë nga Galilea, e nga Judhea, 8 E nga Jerusalimi, e nga Idhumea, e që përtej Jordhanit; edhe shumë shumicë nga ata që ishinë rreth Tyrës' e Sidhonësë, kur dëgjuanë se sa punëra bënte, erdhë tek ay. 9 Edhe ay u tha nxënësvet të ti t' a presë atë afërë një lundrë, për punë të gjindjesë, që të mos e shtrëngonjënë. 10 Sepse shëroj shumë veta, kaqë sa bininë sipër ati, që t' a preknjënë, sa veta kishinë smundje. 11 Edhe frymat' e-ndyra, kur e vështroninë, i bininë përpara, edhe bërtisninë, dyke thënë, Se ti je i bir' i Perëndisë. 12 Po ay shumë i qërtonte, që të mos e çfaqnjënë.

13 Pasandaj hipën ndë malt, edhe thërret përanë vetëhes sa njerës deshi ay; edhe ata vanë tek ay. 14 Edhe sgjodhi dy-mbë-dhjetë veta, që të jenë bashkë me atë, edhe që t' i dërgonjë të lëçisnjënë, 15 Edhe të kenë pushtet të shëronjënë smundjetë, edhe të kërrenjënë djajtë; 16 Simonnë, që j' a vuri emërin Pjetër; 17 Edhe Jakovinë të birrë e Zevedheut edhe Joannë të vëllan' e Jakovit, edhe u' a vuri emërin Voanergjes, që do-me-thënë, Bij bubullime; 18 Edhe Andrenë, e Filipnë, e Varthollomenë, e Matthenë, e Thomanë, e Jakovinë të birrë e Allfeut, e Thadhenë, e Simon Kananitinë, 19 Edhe Judhë Iskariotinë, i-cili edhe e trathëtoj.

20 Edhe vijnë ndë një shtëpi; edhe mblidhetë përsëri gjindje, kaqë sa ata s'muntninë të hanin' as bukë. 21 Edhe kur dëgjuanë njerëzit' e ati, duallnë t' a mbajnë, sepse thoshinë. Sse është jashtë mënç.

22 Edhe shkronjësitë, që sbritnë nga Jerusalimi, thoshninë, Se ka Veelzevulinë, edhe se kërren djajtë me anë të të-parit të djajvet.

23 Po ay, si i thirri ata përanë, u thoshte me paravolira, Si munt të kërrejë Satanaj Satananë? 24 Edhe një mbretëri ndë undaftë kundrë vetëhes' se saj, ajo mbretëri s'munt të qëndronjë; 25 Edhe një shtëpi ndë u ndaftë kundrë vetëhes' së saj, ajo shtëpi s'munt të qëndronjë. 26 Edhe Satanaj ndë ungrit kundrë vetëhes' së tij, edhe unda, s'munt të qëndronjë, po i erdhi fundi. 27 Asndonjë s' munt të hynjë ndë shtëpit të të-fortit e të rrëmbenjë enët' e ati, nde mos e lithtë më përpara të-fortinë; edhe atëhere do të rrëmbenjë shtëpin' e ati. 28 Me të-vërtetë po u them juve, Se bijvet të njerësvet dot' u ndjenenë gjithë fajetë edhe të-sharatë sa që të shanjënë, 29 Po ay që të shanjë kundrë Frymës' së-Shënjtëruarë, nukë ka ndjesë për gjithë jetënë, po është fajtuar për dënim të-pasosurë; 30 Sepse thoshninë, se Ka frymë të-ndyrë.

31 Vijnë pra të vëllezërit' edhe e ëm' e ati, edhe si qëndruanë jashtë, dërguanë tek ay, që t' a thërresënë. 32 Edhe rreth ati rrinte gjindje; edhe i than'' ati, Na jot'ëmë edhe t' ët vëllezër te po të kërkojnë jashtë. 33 Po ay upërgjeq atyreve, dyke thënë, Cila është im'më a cilëtë janë t'ëm vëllezër? 34 Edhe si hodhi sytë rrotullë mb' ata që rrininë përanë ati, tha, Na im'më edhe t'ëm vëllezër 35 Sepse ay që të bënjë dashurimn' e Perëndisë, ky është im vëlla, edhe ime motrë, edhe mëmë.



Markut - Krye 4

1 Edhe përsëri zu të mësonte ndaj detit; edhe umbloth përan' ati shumë gjindje, kaqë sa ay hyri ndë lundrët edhe rrinte ndë dett; 2 Edhe tërë gjindja ishte mbi dhet përanë detit edhe i mësonte ata shumë gjërëra me paravolira, edhe u thosh atyre ndë mësimt të ti.

3 Dëgjoni; na tek dolli mbjellësi të mbjellë; 4 Edhe mbë të-mbjellurit, një pjesë ra mb' udhët, edhe erthnë shpest' (e qiellit) edhe e hangrrë. 5 Edhe tjatëra ra mbë gurishtet, ku s' kish dhe shumë, edhe për-një-here biu, sepse s'kish dhe të-thellë; 6 Po kur leu djelli, u doq, edhe me-gënë-që s'kish rrënjë, utha. 7 Edhe tjatërë ra ndë drizat; edhe drizatë hipnë edhe e mbytnë, edhe pemë s'dha. 8 Edhe tjatërë ra ndë dhet të-mirë, edhe epte pemë dyke hipur' e dyke rriturë, edhe pruri pemë njëra tri-dhjetë, e njëra gjashtë-dhjetë, e njëra një qint. - 9 Edhe u thoshte atyre, Ay që ka veshë për të dëgjuarë, letë dëgjonjë.

10 Edhe kur mbeti vetëmë, ata që ishinë rreth ati bashkë me të dy-mbë-dhjetëtë e pyetnë për paravolinë. 11 Edhe ay u thoshte atyre, Mbë ju është dhënë të njihni fshehesirën' e mbretëris' së Perëndisë; po mb' ata që janë jashtë, të-gjitha bënenë me paravolira, 12 Që dyke parë të vështronjënë, edhe të mos shohënë; edhe dyke dëgjuarë të dëgjonjënë, edhe të mos kupëtonjënë, semos ndonjë-herë kthenen e u falenë fajetë. 13 Pasandaj u thot' atyre, Nuk ' e dini këtë paravoli? edhe si dotë kupëtoni gjithë paravolitë?

14 Mbjellësi ësht' ay që mbjell fjalënë. 15 Edhe ata përan' udhësë janë këta, ndë të-cilët mbilletë fjala; po kur dëgjonjënë, për-një-herë vjen Ssatanaj, e u merr fjalënë që është mjellë ndë zëmërat t' atyre. 16 Edhe gjithashtu ata që mbillenë ndë gurishtet janë këta, të-cilëtë, kur dëgjonjënë fjalënë, për-një-herë e marrënë me gëzim; 17 Po s' kanë rrënjë ndë vetëhet të tyre, po janë për pak kohë; pasandaj, kur bënetë shtrëngim a të-ndjekurë për fjalënë, për-një-here skandhalisenë. 18 Edhe ata që mbillenë ndë drizat janë këta, të-cilëtë dëgjonjënë fjalënë; 19 Po kujdeset' e kësaj jete, edhe të-gënjyerët' e pasjesë, edhe dëshërimetë për të-tjera gjërëra, hynjënë e mbytnjënë fjalënë, edhe kjo bënetë epapemshime. 20 Po ata që umbollnë ndë dhet të-mirë janë këta, të-cilëtë dëgjonjënë fjalënë, edhe e presënë edhe bjenë pemë, njëtridhjetë, një gjashtë-dhjetë, edhe një një qint.

21 Edhe u thoshte atyre, Mos vjen kandili, që të vihetë ndënë shinikt a ndënë shtratt? nukë që të vihetë mbi kandilert 22 Sepse s' ka gjë të-fshehëtë që të mos shpalletë; as nuk' është bërë ndonjë gjë e-fshehurë, që të mos çfaqetë. 23 Ndë ka ndonjë veshë për të dëgjuarë, letë dëgjonjë.

24 Edhe u thoshte atyre, Vini re ç' dëgjoni; me ç'matës matni, dot' u matetë edhe kive. edhe dotë shtonetë mbë ju që dëgjoni. 25 Sepse ati që ka dot' i epet' edhe tjetërë, edhe ati që s'ka, edhe ajo që ka dotë merretë prej ati.

26 Edhe thoshte, Kështu është mbretëri' e Perëndisë, posi një njeri që heth farënë mbë dhet, 27 Edhe fle e ngrihetë nat' e ditë: edhe fara mbin, edhe rritetë, kështu që ay s' e di se qysh. 28 Sepse dheu prej vetiu bje pemë, më parë bar, pastaj kalli, pastaj të-plotë grurë ndë kallit. 29 Edhe kur arrihetë pema, dërgon drapërinë, sepse arriu të-korrëtë.

30 Edhe thoshte, Me se t' a përgjajmë mbrëtërin' e Perëndisë? a me ç' farë paravolie t' a mbarasojmë? 31 Eshtë si një koqe sinapi, e cila, kur mbilletë ndë dhet, është m' e-vogëlë se gjithë faratë që janë mbi dhet; 32 Po si mbilletë, rritet' e bënetë më e-madhe se gjithë lakëratë, edhe bën dega të-mëdha, kaqë sa shpest' e qiellit munt të rrinë ndënë hijet t' asaj.

33 Edhe me shumë të-këtilla paravolira u fliste atyre fjalënë, sikundrë muntninë t' a dëgjoninë. 34 Edhe pa paravolira nuk' u' a fliste atyre; po veçan nxënëset të ti u' a sgithte të-gjitha.

35 Edhe mb' atë ditë, si ungrys, u thot' atyre, Letë hidhemi përtej. 36 Edhe nxënësitë, si lanë gjindjenë, e marrënë sikundrë ishte ndë lundrët; edhe të-tjera lundrëza ishinë bashkë me atë. 37 Edhe bënetë një thëllim ere i-math; edhe valëtë bininë brënda ndë lundrët, kaqë sa ajo tani po mbushej. 38 Edhe ay ishte ndë të-prapësmet anë të lundrësë dyke flejturë mbi ndënëkresët; edhe e sgjojnë e i thonë, Mësonjës, s'do të dish se po humbemi? 39 Edhe ay ungrit e qërtoj erënë, edhe i tha detit, Pusho, sbutu. 40 Edhe pushoj era, edhe u bë bunac' e-mathe. Pastaj u tha atyre çfrikacarë jeni kështu? Si s' kini besë? 41 Edhe ata ufrikësuanë me frikë të-mathe, edhe i thoshinë njëri tjatërit, Cili vallë është ky, që edhe era edhe deti e dëgjonjënë.



Markut - Krye 5

1 Edhe erthnë nd' anët të-përtejme të detit, ndë vënit të Gadharinjvet. 2 Edhe posa dolli nga lundra, për-një-here i dolli përpara nga varretë një njeri me frymë të-ndyrë, 3 Që kishte të-ndënjuritë ndër varret, edhe asndonjë s'muntte t' a lithte as me vargje hekurash; 4 Sepse shumë herë qe lidhurë me hekura ndër këmbë e me vargje hekurash, po ay i kishte këputurë vargjet'' e hekuravet edhe thyerë hekurat' e këmbëvet; edhe asndonjë s'muntte t' a sbutte. 5 Edhe gjithënjë, dit' e natë, ishte ndëpër varret e ndëpër malet dyke bërtitur e dyke copëtuarë vetëhen' e ti me gurë.

6 Edhe kur pa Jisunë për së largu, ulëshua me vrap edhe i ufal, 7 Edhe dyke bërtiturë me zë të-math thotë: ç' ke ti me mua, o Jisu, i bir' i Perëndis' së-lartë? të vë mbë be mbë Perëndinë, te mos më mundojsh. 8 Sepse Jisuj i thoshte, Dil nga njeriu, o frym' e ndyrë. 9 Edhe e pyeste, Si t' a thonë emërine? Edhe ay uupërgjeq e tha, Legjeon m' a thonë emërinë, sepse jemi shumë. 10 Edhe i lutej shumë, që të mos e dërgonjë jashtë vëndit.

11 Edhe atje ndaj malit ishte dyke kulloturë një tuf' e madhe derrash; 12 Edhe i u lutnë ati gjithë djajtë, dyke thënë, Dërgo-na ndër derrat, që të hyjmë ndër ata. 13 Edhe Jisuj për-një-here u dha lejë. Edhe frymat' e ndyra duallnë, e hynë ndër derrat; edhe tuf' e derravet udruth prej shkëmbit ndë dett, (edhe ishinë afërë dy mijë), edhe umbytnë ndë dett. 14 Edhe ata që kullotninë derratë iknë, edhe dhanë zë ndë qytett e ndëpër arat. Edhe duallnë të shohënë çështë këjo punë që ubë. 15 Edhe vijnë tek Jisuj, edhe vënë re të djallosurinë që pat pasurë legjeoninë dyke ndenjurë, e të-veshurë, e të-urtësuarë; edhe ufrikësuanë. 16 Edhe ata që panë u treguan' atyreve, si gjajti puna mbë të djallosurinë, si edhe për derratë. 17 Edhe zunë t' i lutenë të ikënjë nga sinorët' e atyreve.

18 Edhe kur hynte ay ndë lundrët, ay që pat qënë i-djallosurë i lutej të jetë bashkë me atë. 19 Edhe Jisuj s' e la, po i thotë, Ecë ndë shtëpit t'ënde te njerëzit' e tu, edhe ep-u zë për gjithë sa të bëri Zoti edhe të përdëlleu. 20 Edhe ay iku, edhe zuri të lëçisë nde Dhekapolë sa i bëri ati Jisuj; edhe të-gjithë çuditeshinë.

21 Edhe Jisuj si ukapërxye përsëri me lundrë mb' anët të-përtejme, shumë gjindje umbloth tek ay; edhe ay ishte përanë detif.

22 Edhe na tek vjen një nga të-parët' e sinagogjisë, që e kishte emërinë Jair; edhe ky kur pa atë; i bje ndër këmbë; 23 Edhe i lutej shumë, dyke thënë, se ime bijëzë është mbë frymët të-pastajme; të-lutem të vijsh e të-vësh duartë mbi atë, që të shpëtonjë; edhe dotë rronjë. 24 Edhe ay vate bashkë me atë; edhe shumë gjindje i vininë pas, edhe e shtrëngoninë.

25 Edhe një gura që kishte të-rrjedhurë gjaku dy-mbë-dhjetë vjet, 26 Edhe që kishte hequrë shumë nga shumë shëronjës, edhe që kishte prishurë gjithë ç' kishte pasurë, edhe që s' kishte parë asndonjë dobi, po ishte bërë edhe më keq, 27 Kur dëgjoj për Jisunë, erdhi ndë mest të gjindjesë që prapa, e preku robën' e ati; 28 Sepse thoshte, se edhe rrobat' e ati ndë prekça, dotë shpëtonj. 29 Edhe për-një-here utha burimi i gjakut t' asaj, edhe e ndjeu ndë trupt të saj se ushërua nga smundja. 30 Edhe Jisuj për-një-here, si kupëtoj ndër vetëbe fuqinë që dolli nga ay, ukëthye te gjindja, e thoshte, Kush më preku rrobetë? 31 Edhe nxënësit' e ati i thoshinë, She gjëndjenë se të shtrëngon, edhe thua, Kush më preku? 32 Po ay vinte re përqark që të shohë atë që bëri këtë. 33 Edhe gruaja dyke trëmbur' e dyke dridhurë, sepse e dinte, se ç' ishte bërë tek ajo, erdhi e i re ndër këmbë, edhe i tha gjithë të-vërtetënë. 34 Edhe ay i tha, Bije, besa jote të shpëtoj; ecë ndë paqtim, edhe ij eshëndoshë nga smundja jote.

35 Ay tek po fliste edhe, vijnë nga i-par' i sinagogjisë, dyke thënë, Se jot' bijë vdiq; përse më e mundon mësonjësinë? 36 Po Jisuj posa dëgjoj fjalënë që po flitej, i thotë të-parit të sinagogjisë, Mos kij frikë, vetëmë beso. 37 Edhe s' la asndonjë të vejë prapa bashkë me atë, veç Pjetrinë edhe Jakovinë edhe Joaninë të vëllan' e Jakovit. 38 Edhe vjen ndë shtëpit të të-parit të sinagogjisë, edhe vështron trazyra, e njerës që qanin' e ulurininë shumë. 39 Edhe si hyri, u thot' atyre, C' bëni trazyrë e qani? vashëza nukë vdiq, po po fle. 40 Edhe ata e përqeshninë. Po ay, si nxori jashtë të-gjithë, merr me vetëhe t' an' e vashëzësë edhe t' ëmën' edhe ata që ishinë bashkë me atë, edhe hyri atje ku ishte dergjurë vashëza. 41 Edhe dyke rrokurë dorën' e vashëzësë, i tha asaj, Talitha kumi, që e-kthyerë do me thënë, Vashëzë, të them, ngreu. 42 Edhe për-një-here vashëza ungrit, edhe ecënte; sepse ishte dy-mbedhjetë vjeç. Edhe uçuditnë me çudi të-madhe. 43 Edhe i porositi shumë të mos e marrë vesh këtë asnjeri; edhe tha t' i epet' asaj të hajë.



Markut - Krye 6

1 Edhe dolli andej, edhe erdhi ndë vëntt të ti, edhe nxënësit' e ti i venë pas.

2 Edhe kur erdhi e-shëtuna, zuri të mësojë ndë sinagogjit; edhe shumë veta kur dëgjoninë, çuditeshinë, e thoshinë, Që ku i erthnë këti këto? edhe ç' është këjo dituri që i është dhënë këti, edhe të-këtilla çudira bënenë nga duart' e ati? 3 Nuk' është ky mjeshtri, i bir' i Marisë, e i vëllaj i Jakovit e i Josiut e i Judhësë e i Simonit? edhe nukë janë të-motrat' e ati këtu ndër ne? Edhe skandhaliseshinë mb' atë. 4 Po Jisuj u thoshte atyre, Se nukë ka profit të-panderçim, veç ndë atdhet të ti, edhe ndër njerëzit të ti, edhe ndë shtëpit të ti. 5 Edhe s' muntte të bënte atje asndonjë çudi, veç mbë pak të-smurë vuri duartë e i shëroj. 6 Edhe çuditej për pabesërin' e atyre. Edhe shkonte fshatravet rrotullë, dyke mësuarë.

7 Edhe thirri përanë të dy-mbë-dhjetëtë, edhe zuri t' i dërgonjë dy nga dt; edhe u epte pushtet kundrë frymavet të-ndyra. 8 Edhe i porositi ata të mos mbanjënë asgjë udhëse, veç një stap vetëmë; as trajstë, as bukë, as ramë ndë brest; 9 Po të jenë mbathurë me sholëza, edhe të mos veshnjënë dy rroba. 10 Edhe u thoshte atyre, Mbë ç' shtëpi që të hyni, mbetuni atje gjersa të dilni q' andej. 11 Edhe sa veta të mos u presënë juve, as të mos u dëgjonjënë juve, kur të dilni andej, shkuntni pluhurinë është përosh këmbëvet t' uaj, për dëshmim mb' ata; me të-vërtetë po u them juve, Më i-duruarshim dotë jetë mundimi ndë Sodhomat e ndë Gomorrat ndë ditët të gjyqit, se mb' atë qytet. 12 Edhe ata dualinë e lëçitninë që të pendonenë njerëzitë; 13 Edhe kërreninë shumë djaj; edhe lyeninë me vaj shumë te-sëmurë edhe i shëroninë.

14 Edhe dëgjoj mbreti Irodh, (sepse emër' i ati kishte dalë i-çfaqurë,) edhe thoshte, Se Joani që pagëzonte është ngjallurë nga të-vdekuritë, edhe përandaj fuqit' e qiellit punojnë me anë t' ati. 15 Të-tjerë thoshinë, Se ay ishte Ilia. Po të-tjerë thoshinë, Se është profit a si mjë nga profitëritë. 16 Po Irodhi, kur dëgjoj, tha, Se ky është Joani, të-cilit unë i preva kryetë; ay është ngjallurë nga të-vdekuritë.

17 Sepse vetë Irodhi dërgoj e zuri Joaninë, edhe e lidhi ndë burk për Irodhiadhënë gruan' e Filipit të vëllat sepse e kishte marre për grua 18 Sepse Joani i thoshte Irodhit, Se s'ësht' e udhësë të kesh ti gruan' e t'yt vëllaj. 19 Andaj Irodhiadha e kishte mëri, edhe donte t' a vriste, po nukë muntte. 20 Sepse Irodhi kishte frikë nga Joani, dyke ditur' atë per njeri të-drejtë edhe për shënjt; edhe e ruante, edhe bënte shumë punë dyke dëgjuar' atë, edhe me gëzim e dëgjonte. 21 Edhe kur erdhi një. dit' e-mbarë ndë të-cilët Irodhi u bëi darkë për ditën' e të-lindurit të ti të-mëdhenjvet të ti e kryemiësvet e të-parëvet të galilesë, 22 Edhe hyri e bij' e Irodhiadhësë, e kërceu, edhe i pëlqeu Irodhit edhe atyreve që ishinë ndënjyrë bashkë ndë mësallët, mbreti i tha vashëzësë, Lup-më ç'të duash, edhe dotë t' a ap. 23 Edhe i bëri be asaj, Se çdo që të më lypësh dotë t' a ap, gjer mbë gjysmën'' e mbetërisë s' ime. 24 Edhe ajo dolli e i tha s'ëmësë, Ç' të lypënj? Edhe ajo tha, Kryet' e Joan Pagëzorit. 25 Edhe ajo për-një-here hyri me nxitim te mbreti, e lypi, dyke thënë, Dya të më apç tani ndë talure kryet' e Joan Pagëzorit. 26 Edhe mbreti u hidhërua fort, po për betë që kishte bërë, edhe për ata që ishinë ndënjurë bashkë me atë ndë mësallët, nukë deshi t'j' a hedhë poshtë kërkimnë. 27 Edhe për-një-here mbreti dërgoj një trim, edhe urdhëroj të bihetë kryet' e ati. 28 Edhe ay vate, e i preu kryetë ndë burkt; edhe e pruri kryet' e ati mbë talyre, edhe j' a dha vashëzësë; edhe vashëza j' a dha s' ëmësë. 29 Edhe nxënësit' e ati, kur dëgjuanë, erthnë, edhe ngritnë trupin' e ati, edhe e vunë ndë varr.

30 Edhe apostojtë mblidhenë te Jisuj, edhe i rrëfyenë të-giitha, edhe sa bënë, edhe sa mësuanë. 31 Edhe u tha atyre, Ejani ju vetë veçanë ndë një vënt të-shkretë, edhe prëhi pak; sepse ishinë shumë ata qe vinin' e shkoninë, edhe as për të ngrënë s'kishinë kohë. 32 Edhe ata vatnë me lundrë ndë një vënt të-shkretë veçanë.

33 Edhe (gindja) pan' ata dyke shkuarë, edhe shumë veta e njohnë; edhe mbë këmbë nga gjithë qytetetë usulnë atje, edhe arritnë më përpara se ata, edhe umblothnë për an' ati. 34 Edhe Jisuj, kur dolli, pa shumë gjindje edhe j' udhëmp për ata, sepse ishinë si dhën që s'kanë bari; edhe zuri t' i mësonjë shumë.

35 Edhe tani me-qënë-që kishte shkuarë shumë koha i uafëruan;ati nxënësit' e i thonë, se vëndi ësht' i-shkretë edhe tani koha ka shkuarë shumë; 36 Lësho ata, që të venë ndëpër arat e ndëpër fshatrat rrotullë, e të blenë bukë për vetëhen' e tyre; sepse s'kanë se ç' të hanë. 37 Po ay upërgjeq e u tha atyre, Ep-u-ni juve atyre të hanë. Edhe ata i thonë, Të vemi e të blemë dy qint dinarë bukë, e t' u apëm' atyre të hanë? 38 Edhe ay u thot' atyre, Sa bukë kini? shkoni e shihni. Edhe si van' e panë, i thonë, Pesë, edhe dy pishqe. 39 Edhe ay urdhëroj ata t' i vënë ata të rrinë të gjithë truveza truveza përmi bart të-njomë. 40 Edhe ata ndënjnë togje togje, nga një qint e nga pesë-dhjetë. 41 Edhe ay si mori të pesë bukët' e të dy pishqetë, ngriti sytë ndë qiellt, e bekoj, edhe theu bukëtë edhe u' a dha nxënësvet të ti, që t' i vënë përpara atyreve; edhe të dy pishqetë u a ndau të-gjithëve. 42 Edhe të-gjithë hëngrrë e ungijnë. 43 Edhe ngritnë dymbë-dhjetë kofinë plot me copëra, edhe nga pisbqetë. 44 Edhe ata që hëngrrë bukëtë ishinë si ndonja pesë mijë burra.

45 Edhe për-një-here shtrëngoj nxënësit' e ti të hyjnë ndë lundrët, edhe të venë më parë se ay mb' at' anë ndë Vithsaida, gjersa ay të lëshonte gjindjenë. 46 Edhe si i lëshoj, vate mdë malt të faletë.

47 Edhe kur ungrys lundra ish ndë mest të detit, edhe ay vetëmë mbi tokët. 48 Edhe pa ata që po mnndoneshinë mbe të-voziturit; sepse era ishte kundrë atyre; edhe mbë të-katrëtënë ruajtje të natësë vjen tek ata, dyke ecurë mbi dett; edhe donte t' i kapërxente. 49 Po ata kur pan' atë që po ecënte mbi dett, pandehnë, se ishte hije, edhe bërtitnë. 50 Sepse të-gjithë e panë, edhe udrothnë. Edhe për-një-here foli bashkë me ata, e u thot' atyre, Kini zëmërë; unë jam, mos ufrikësoni. Edhe hipi tek ata ndë lundrët; edhe era pushoj. 51 Edhe me vetëhen' e tyre habiteshinë fort tepërë, edhe çudditeshinë. 52 Sepse nuk' e muarnë vesh nga bukëtë; sepse zëmër' e atyre ish e-ashpëruarë.

53 Edhe si ukapërxyenë, erthnë ndë dhet Gjennisaret, edhe hothnë hekurë ndë liman.

54 Edhe ata kur dualinë nga lundra, për-një-here e njohnë, 55 Edhe uturrnë ndëpër gjith' ata vënde rrotullë, e zunë të bininë mbi shtratëra ata që kishinë keq atje ku dëgjoninë se është. 56 Edhe kudo që hynte ndër fshatëra, a ndër qytete, a ndër ara, vininë të-smurëtë ndëpër tregjet, edhe i luteshinë të preknjënë vetëmë pëqin' e rrobës' s' ati; edhe gjithë sa e prekninë, shëroneshinë.



Markut - Krye 7

1 Atëhere mblidhenë tek ay Farisenjtë, edhe disa nga shkronjësitë, që kishin' ardhurë nga Jerusalimi. 2 Edhe kur panë, se disa nga nxënësit' e ati haninë hukë me duar të-fëlliqura, do-me-thënë të-palara, i përfolnë. 3 (Sepse Farisenjt' edhe gjithë Judhenjtë, ndë mos lafshinë duartë gjer ndë bryllt, nukë hanë, sepse mbajnë fjalënë qe u kanë lënë pleqtë; 4 Edhe kur kthenenë nga tregu, ndë mos u lafshinë, nukë hanë; edhe shumë të-tjera ka që kanë marrë për të mbajturë, si të-lara potirësh, e limash, e enësh të-ramta, e shtratërash.) 5 Pasandaj Farisenjt' e shkronjësit' e pyesënë, përse nxënësit' e tu nuk' ecëjnë sipas fjalëvet që kanë lënë pleqtë, po me duar të-palara hanë bukë?

6 Po ay upërgjeq e u tha atyre, Se mirë profitepsi Isaia për ju ipokritëritë, sikundrë është shkruarë, "Ky llaus me buzëtë më nderon, po zëmër' e atyre është lark prej meje; 7 Edhe kot më nderonjënë, dyke mësuarë mësime porosi njerëzish." 8 Sepse kini lënë porosin' e Perëndisë, e mbani fjalëtë që kanë lënë njerëzitë, të-lara limash e potirësh, edhe bëni shumë të-tjera të-tilla si këto.

9 Edhe u thosh atyre, Mirë e hithni poshtë, porosin' e Perëndisë, që të mbani fjalënë që kini lënë. 10 Sepse Moisiu ka thënë, "Ndero t'ët atë e t'ët ëmë;" edhe, "kush flet keq për t' an' a për t' ëmënë pa fjalë të vritetë." 11 Po ju thoni, Njeriu ndë i thëntë t' et a s'ëmësë, kurban, që do me thëne dhurëti, është çdo e-mirë që dotë shohç prej meje, është mjaft; 12 Edhe s' e lini më t' i bënjë asgjë t' et a s'ëmësë, 13 Edhe shkelni fjalën' e Perëndisë për fjalënë t' uaj që kini lënë; edhe bëni shumë të-tilla punë si këto.

14 Edhe si thirri përanë gjithë gjindjenë, u thosh atyre, Dëgjo-më-ni të-gjithë, edhe merni vesh; 15 S' ka asgjë që përjashta njeriut që hyn tek ay që munt t' a ndynjë, po ato që dalënë prej ati, ato janë që e ndynjënë njerinë. 16 Ay që ka veshë për të dëgjuarë letë dëgjonjë.

17 Edhe kur hyri ndë një shtëpi prej gjindjesë, e pyesninë nxënësit' e ti për paravolinë. 18 Edhe ay u tha atyre, Kështu edhe ju jini të-pamarrë vesh? s' merrni vesh se çdo gjë që i hyn njeriut që përjashta nukë munt t' a ndynjë? 19 Sepse nukë hyn ndë zëmërët t' ati, po ndë barkut; edhe del ndë të-dalët, dykë qëruarë gjithë të-ngrënatë. 20 Po thoshtë, se ç' del nga njeriu, ajo ndyn njerinë. 21 Sepsë që përbrënda nga zëmër' e njerësvet dalënë mendimet' e-liq, ndyrësira, kurvërira, vrasje, 22 vjedhje, lakmime, ligësira, kobim, tepërë-ndyrësi, të-shikuarë me sy të-lik, vllasfimi, madhështi, marrësi. 23 Gjithe këto të-liga që përbrënda dalënë, edhe ndynjënë njerinë.

24 Edhe ungrit prej andej, e vate ndë ndë sinorët të Tyres; e të Sidhonësë, edhe si hyri ndë një shtëpi, nukë deshi t' a marrë vesh asnjeri; po s'mundi të fshihetë.

25 Sepse një grua, së-cilësë e gijëza kishte frymë të-ndyrë, kur dëgjoj për atë, erdhi e i ra ndër këmbë. 26 Edhe gruaja ishte greke, Syrofinike nga kombi; edhe i lutej të kërrenjë djallinë prej së bijësë. 27 Po Jisuj i tha asaj, Le të të nginjenë më përpara djemtë; sepse s'është mirë të marrë ndonjë bukën' e djemvet, edhe t' u' a hedhë këlyshvet të qënvet. 28 Po ajo upërgjeq e i tha, Po, Zot, po edhe këlushëtë përposh truvezësë hanë nga thërrimet' e çunavet të-vegjëlë. 29 Edhe ay i tha asaj, për këtë fjalë shko; djalli dolli nga jot' bijë. 30 Edhe ajo kur vate ndë shtepit të saj, gjeti të bijënë rënë mbë shtratt edhe djallinë të-kërryerë.

31 Edhe përsëri dolli nga sinorët' e Syrës' e të Sidhonësë, edhe erdhi ndaj detit të Galilesë ndëpër mest të sinorëvet të Dhekapolësë.

32 Edhe i sjellënë një të-shurdhërë belbacuk, edhe i lutenë të vërë dorënë mbi atë. Edhe ay e mori prej gjindjesë veçanë, edhe vuri edhe i lutenë të vërë dorënë mbi atë. 33 Edhe ay e mori prej gjindjesë veçan, edhe vuri gishtërit' e ti ndë veshët t' ati, edhe si pshtyti, i preku gjuhënë; 34 Edhe si ngriti sytë ndë qiellt, psherëtiti, edhe i thotë ati, Effatha, që do me thënë, Hapu. 35 Edhe për-një-here uhapnë veshët' e ati, edhe usgith të-lidhurit' e gjuhës' s' ati, edhe fliste drejt.

36 Edhe i porositi të mos i thonë asnjeriu; po sa më tepërë i porositte ay, kaqë më tepërë ata e lëçitninë. 37 Edhe çuditeshinë fort tepërë e thoshinë, Mirë i ka bërë të-gjitha; edhe të-shurdhërit' i bën të dëgjonjënë, edhe memecëtë të flasënë.



Markut - Krye 8

1 Nd' ato dit, passi ishte shumë gjindje, edhe s'kishinë se ç' të haninë, Jisuj thërriti përanë nxënësit' e ti, e u thot' atyre, 2 Më dhëmbetë për gjindjenë, sepse tani janë tri dit që rrinë përanë meje, edhe s' kane se ç'të hanë; 3 Edhe ndë i lëshofsha të-pangrënë për ndë shtëpit të tyre, dotë këputenë mb' udhë; sepse ca nga ata kanë ardhurë prej së-larqu. 4 Edhe nxënësit' e ati i upërgjeqnë, Nga dotë muntnjë njeriu t' i nginjë këta me bukë këtu ndë shkretëtirët? 5 Edhe ay i pyeti, Sa bukë kini? Edhe ata i thanë, Shtatë. 6 Edhe porositi gjindjenë të unjenë përdhe; edhe si mori të shtatë bukëtë, e ufal ndersë, i theu, edhe u' a dha nxënësvet të ti, që t' i vënë përpara gjindjesë; edhe ata i vunë përpara gjindjesë. 7 Edhe kishinë pak pishqe të-vegjëlë; edhe si bekoj, tha të vënë përpara edhe ata. 8 Edhe hëngrrë e unginjnë; Edhe ngritnë tepërica copash, shtatë çporta. 9 Edhe ata që hëngrrë ishinë sinja katrë mijë veta; pasandaj i lëshoj ata.

10 Edhe për-një-here hyri ndë lundrët bashkë me nxënësit' e ti, edhe erdhi nd' anët Dhallmanutha.

11 Edhe duallë Farisenjtë, e zunë të bishetonjënë me atë edhe të lypnjënë nga ay shënjë prej qiellit, dyke ngar' atë. 12 Po ay si psherëtiti ndë shpirt të ti, thotë, Përse lypën shënjë ky bres? me të-vërtetë po u them juve, Nukë i epetë shënjë këti brezi. 13 Edhe si i la, hyri përsëri ndë lundrët, e shkoj nd' anët të-përtejme.

14 Edhe ata harruanë të marrënë bukë, ëdhe s' kishinë me vetëhe ndë lundrët veç një bukë. 15 Edhe ay i porosiste, dyke thënë, Shikoni, ruhi nga brumi i Farisenjvet edhe nga brumi i Irodhit. 16 Edhe ata mendoneshinë ndër mest të tyre, dyke thënë, Se s' kemi bukë. 17 Edhe Jisuj si e kupëtoj, u tha atyre, Ç'mendoneni, se s' keni bukë? edhe s' merrni vesh as kupëtoni? edhe po t' ashpërë e keni zëmërënë t' uaj? 18 Dyke pasurë sy, nukë shihni? edhe dyke pasurë veshë, nukë dëgjoni? 19 bukëtë mbë të pesë mijët, sa kofinë plot me copëra ngrittë? I thonë, Dy-mbë-dhjetë.

20 Edhe kur të shtatë bukëtë ndë të katrë mijët, sa çporta plot me copëra ngrittë? Edhe ata thanë, Shtatë. 21 Edhe u thoshte atyre, Qysh nukë kupëtoni?

22 Pasandaj vjen ndë Vithsaidha; edhe i gjenë një të-verbërë, edhe i lutenë t' a preknjë. 23 Edhe si e preku prej dore të-verbërinë, e nxori jashtë fshatit; edhe si pshtyti ndër syt t' ati, vuri duartë mbi atë, edhe e pyeste, ndë sheh gjë. 24 Edhe ay si hapi sytë, tha, Shoh njerëzitë se ecëjnë posi durë. 25 Pasandaj përsëri vuri duartë mbi syt' t' ati, edhe e bëri atë të hapnjë sytë, edhe u shërua, edhe shihte kthjellëtë të-gjitha. 26 Edhe e dërgoj ndë shtëpit t' ati, dyke thënë, As ndë fshatt të hyjsh, as t' j' a thuash këtë njeriu ndë fshatt.

27 Pasandaj dolli Jisuj edhe nxënësit; e ti ndëpër fshatrat të Qesaris' së Filipit; edhe udhësë pyeste nxënësit' e ti, dyke thënë atyre, Cili thonë njerëzitë se jam unë? 28 Edhe ata i upërgjeqnë, Joan Pagëzori; edhe të-tjerë thonë, Ilia; edhe të-tjerë, një nga profitëritë. 29 Edhe ay u thot' atyre, Po ju cili thoni se jam unë? 30 Edhe Pjetri upërgjeq, e i thotë, Ti je Krishti. Edhe i porositi ata ashpërë që të mos i thonë njëriu për atë.

31 Edhe zuri t' i mësonjë ata, se i bir' i njeriut duhetë të pësonjë shumë, edhe të mos pëlqenetë nga pleqt' e nga kryepriftëritë e nga shkronjësitë, edhe të vritetë, edhe pas tri ditsh të ngjalletë. Edhe e fliste fjalënë faqeza. 32 Edhe Pjetri e mori veçanë, e zuri t' a qërtonjë. 33 Po ay si ukthye e vuri re nxënësit' e ti, qërtoj Pjetrinë, dyke thënë, Ikë prej meje, Satana; sepse s'ke ndër mënt punët' e Perëndisë, po punët' e njerësvet.

34 Edhe si thirri përanë gjindjenë vashkë me nxënësit' e ti, u tha atyre, Kush të dojë të vinjë prapa meje, letë mohonjë vetëhen' e ti, edhe letë ngrerë kryqin' e ti, edhe letë më vinje pas. 35 Sepse kush të dojë të shpëtonjë jetën' e ti, dot' a humbasë; po kush të humbasë jetën' e ti për punë t' ime edhe të ungjillit, ky dot' a shpëtonjë. 36 Sepse ç' dobi dotë ketë njeriu, ndë fitoftë gjithë botënë, edhe të dëmtonjë shpirtin e ti? 37 Apo ç'dotë apë njeriu për këmbyerje të shpirtit të ti? 38 Sepse cilitdo që t' i vinjë turp për mua edhe për fjalët' e-mia mbë këtë bres kurvar edhe fajtuar, edhe të birit të njeriut dot' i vinjë turp për atë, kur të vinjë ndë lavdit të t' Et bashkë me ëngjëjt' e-shënjtëruarë.



Markut - Krye 9

1 Edhe u thosh atyre, Me të-vërtetë po uthem juve, se janë disa prej këtyre që rrinë këtu, që nukë dotë ngjëronjënë vdekje, gjersa të shohënë mbretërin' e Perëndisë t' ardhurë me fuqi.

2 Edhe pas gjashtë ditsh Jisuj merr Pjetrin' e Jakovin' e Joaninë, edhe i hipën ata vetëmë mbë një mal të-lartë veçanë; edhe ndërroj fytyrënë përpara atyre. 3 Edhe rrobat' e ati ubënë të-çkëlqyera të-bardha fort posi dëbora, t' atilla që robësbardhës mbi dhet s' munt t' i sbarthnjë kështu. 4 Edhe u duk atyre Ilia bashkë me Moisinë; edhe ishinë dyke folurë bashkë me Jisunë. 5 Edhe Pjetri upërgjeq e i tha Jisujt, Ravvi, mir' është të jemi ne këtu; edhe letë bëjmë tri tenda, një për ty, edhe një për Moisinë, edhe një për Ilinë. 6 Sepse s' dinte se ç' të fliste, sepse ishinë tremburë keq. 7 Edhe një re i mbuloj, edhe erdhi një zë prej resë dyke thënë, Ky është biri im i-dashurë, ati i dëgjoni. 8 Edhe befas kur vunë re perqark, s'panë më asndonjë, po Jisunë vetëmë bashkë me vetëhen' e tyre.

9 Edhe ata tek ishinë dyke sbriturë nga mali, i porositi ata të mos i tregonjën' as njeriut sa panë, veç kur të ngjalletë i Bir' i njeriut prej së-vdekurish. 10 Edhe ata e ruajtnë fjalënë nder vetëhe, dyke bishëtuarë njëri me tjatrinë, Ç' është këta të-ngjallurë prej sëvdekurish.

11 Edhe e pyesnin' atë, dyke thënë, Përse thone shkronjësitë, se duhetë të vinjë më përpara Ilia? 12 Edhe ay upërgjeq e u tha atyre, Ilia vjen më përpara, edhe vë mbë vënt të-gjitha punëratë; edhe si është shkruarë për të birin' e njeriut se duhetë të pësonjë shumë, edhe të çnderonetë. 13 Po u them juve, Se edhe Ilia erdhi, edhe se i bënë sa deshnë, sikundrë është shkruarë për atë.

14 Edhe kur erdhi te nxënësitë, pa shumë gjindje rreth atyreve, edhe shkronjësitë dyke bishëtuarë me ata. 15 Edhe për-një-here gjithë gjindja, kur e pan' atë, uhabitnë, edhe dyke nxituar' e përshëndoshninë. 16 Edhe ay pyeti shkronjësitë, Ç' bishëtoni me ata? 17 Edhe një prej gjindjesë upërgjeq, e tha, Prura te ti t' im bir që ka frymë të-pagojë. 18 Edhe kudo t' a zërë, e heth poshtë; edhe shkimbëzon, e kërcëllin dhëmbët' e ti, edhe thahetë; edhe u thashë nxënëset të tu t' a kërrenjënë, po nukë muntnë. 19 Edhe ay i upërgjeq e tha, O bres i-pabesë, gjer kur dotë jem bashkë me ju? gjer kur dot' u duronj juve? sill-e-ni atë tek unë. 20 Edhe e prunë tek ay; edhe kur pa atë, për-një-here fryma e çkleu; edhe ra përdhe, edhe rungullisej dyke shkumbëzuarë. 21 Edhe ay pyeti t' anë, sa kohë ka që kur se i gjau këjo? Edhe ay, tha, Që kur se ishte djal' i-vogëlë. 22 Edhe shumë herë e hidhi edhe ndë zjarr edhe nd' ujëra, që t' a humbasë; po ndë munt të bësh gjë, letë të dhëmbeë për ne edhe ndih-na. 23 Edhe Jisuj i tha këtë, Ndë munt të besojsh, të-gjitha janë të-mundura për atë që beson, 24 Edhe për-një-here at' i djalit të-vogëlë thëriti me lot, dyke thënë, Besonj, Zot; ndihi pabesërisë s' ime. 25 Edhe Jisuj kur pa, se po rrudhetë gjindje, qërtoj frymën' e-ndyrë, dyke i thënë, Frym e-pagojë edhe e-shurdhërë, unë të urdhëronj, dil nga ay, edhe mos hyjsh më tek ay. 26 Edhe Fryma dyke bërtitur' e dyke shklyer' atë fort, dolli; edhe djali ubë posi i-vdekurë, kaqe sa shumë veta thoshinë se vdiq. 27 Edhe Jisuj e kapi prej dore, edhe e ngriti; edhe u ngrit.

28 Edhe kur hyri ndë një shtëpi, nxënësit' e ti e pyesninë veçanë, Përse nukë muntmë neve t' a kërrejmë. 29 Edhe ay u tha atyre, ky farë kombi s'munt të dalë me tjetërë gjë, veç me të-falur' e me agjërim.

30 Edhe si duallnë andej, shkoninë ndëpër Galilet, edhe s'donte t' a marrë vesh njeri. 31 Sepse mësonte nxënësit' e ti, e u thosh atyre, se i Bir' i njertut epetë ndër duar të njerësve, edhe do t' a vrasënë, edhe si të vritetë, të-tretënë ditë dotë ngjalletë. 32 Po ata nuk' e kupëtoninë fjalënë, edhe kishinë frikë t' a pyesënë.

33 Edhe erdhi ndë Kapernaum; edhe kur hyri ndë shtëpit, pueste ata, Ç' mendoneshitë udhësë ndë mest t' uaj? 34 Po ata s'bëninë zë; sepse udhësë flisninë ndë mest të tyre, cili është m' i-math. 35 Edhe si ndënji thirri të dy-mbë-dhjetëtë, edhe u thot' atyre, kush të dojë të jet' i-parë, dotë jetë i-prapësm i të-gjithëve, edhe shërbëtuar i të-gjithëve. 36 Edhe mori një djalë të-vogëlë, edhe e qëndroj ndë mest t' atyreve, edhe si e mori ndë krah, u tha atyre, 37 Kush të presë një nga të-këtillëtë djem të-vegjëlë mb' emërit t' im, ka priturë mua; edhe kush të presë mua, s'ka priturë mua, po atë që më ka dërguarë.

38 Edhe Joani i upërgjeq, dyke thënë, Mësonjës, pamë një njeri që kërren djaj mb' emërit t'ënt, i-cili nukë na vjen pas; edhe e ndalmë sepse nukë na vjen pas. 39 Po Jisuj tha, Mos e ndaini, sepse s'ka asndonjë i-cili dotë bënjë çudira mb' emërit t' im, edhe dote muntnjë për-një-here të flasë keq për mua; 40 Sepsë kush nuk është kundrë nesh, është bashkë me ne. 41 Sepse kush t' u apë juve një potir ujë mb' emërit t' im, sepse jeni të Krishtit, me të vërtetë po u them juve, se nukë do t' a humbasë pagën' e ti; 42 Edhe kush të skandhalisnjë një nga këta të-vegjëlitë që më besojnë, është më mirë për atë, ndë i ulithtë një gur mulliri ndë qafët të ti, edhe të hidhetë ndë dett.

43 Edhe ndë të skandhalistë dora jote, pre-e; është më mirë për ty të hynjç, ndë jetët dorac, se dyke pasurë të dy duartë të shkojsh ndë gjehenët, ndë zjarrt të-pashuarë, 44 Ku "krimb' i atyre s' ka të-mbaruarë, edhe zjarri s' ka të-shuarë". 45 Edhe ndë të skandhalistë ty këmba jote, pre-e; sepse është më mirë për ty te hynç ndë jetët i-çalë, se duke pasurë të dy këmbëtë të hidhesh ndë gjehenët, ndë zjarrt të-pashuarë, 46 Ku "krimb' i atyre s' ka të-mbaruarë, edhe zjarri s' ka të-shuarë." 47 Edhe ndë të skandhalistë syri yt, nzir-e; është më mirë për ty të hynjç me një sy ndë mbretërit të Perëndisë, se dyke pasurë dy sy të hidhesh ndë gjehenët të zjarit, 48 Ku "krimb' i atyre s'ka të-mbaruarë, edhe zjarri s' ka të-shuarë."

49 Sepse çdo njeri me zjarr dotë kripetë, edhe çdo kurban me kripë dotë kripetë. 50 E-mirë është kripa, po ndë ubëftë kripa ë-pashëllirshime, me se do t' a ndreqni? Kini kripë ndë vetëhet t' uaj, edhe kini paqtim njeri me tjatrinë.



Markut - Krye 10

1 Edhe si ungrit andej, vjen ndë sinorët të Judhesë, më anë të-përtejme të Jordhanit, edhe prapë gjindje mblidhenë përan' ati, edhe sikundrë e kishte zakon, përsëri i mësonte.

2 Edhe si i erdhë përanë Farisenjtë, e pyetnë dyke ngar' atë, A ësht' e udhësë burri t' a lëshonjë gruanë? 3 Edhe ay upërgjeq e u tha atyre, Ç' u ka porositurë juve Moisiu? 4 Edhe ata thanë, Moisiu dha lejë të shkruanjë kartë ndarjeje edhe t' a lëshonjë. 5 Edhe Jisuj upërgjeq e u tha atyre, Për zëmërënë t' uaj të-ashpërë u shkroj juve këtë porosi; 6 Po që ndë kryet të krijesësë mashkull edhe femërë i bëri ata Perëndia. 7 "Për këtë punë njeriu dotë lërë t' an' e t'ëmënë, 8 Edhe dotë ngjitetë pas gruas' së tij, edhe dotë jenë të-dy ndë një mish;" kaqë sa nukë janë më dy, po një mish. 9 Atë pra që Perëndia e bëri par, njeriu letë mos e ndanjë.

10 Edhe ndë shtëpit përsëri e pyetnë nxënësit' e ti për gjithatë gjë. 11 Edhe ay u thot atyre, Kush të lëshonjë gruan' e ti e* të martonetë me tjatëre, kurvëron mb' atë. 12 Edhe gruaja ndë lëshoftë burrin' e saj, edhe të martonetë me tjatërë, kurvëron.

13 Edhe i prunë ati çuna të-vegjëlë, që t' i preknjë; edhe nxënësit' i qërtonin' ata që i bininë. 14 Po Jisuj kur pa, uzëmërua, edhe u tha atyre, Lini çunat' e-vegjëlë të vijnë tek unë, edhe mos i dalni; sepse e të-këtillëvet është mbretëri' e Perëndisë. 15 Me të-vërtetë po u them juve, Kush të mos presë mbretërin' e Perëndisë posi një çun i-vogëlë nukë dotë hynjë nd' atë. 16 Edhe si i mori ndë krah, vuri duartë mbi ata, edhe i bekoj.

17 Edhe tek po dilte mb' udhë, një njeri u lëshua me vrap, edhe ra mbë gjunj përpara ati, edhe e pyeste, Mësonjës i-mirë, ç'të bënj që të trashëgonj jetën' e-përjetëshme? 18 Edhe Jisuj i tha, Ç'më thua i-mirë? Asndonjë s'ësht' i-mirë, përveç një, Perëndia. 19 Porositë i di, "Mos kurvërojsh; Mos vraç; Mos vjethç; Mos apç dëshmim të-rrëm; Mos bëjsh dëm; Ndero t' ët ëmë". 20 Edhe ay i upërgjeq, e i tha, Mësonjës, këto i kam ruajturë që mbë të-rit t' im. 21 Edhe Jisuj shtyri sytë mb' atë, edhe e deshi, edhe i tha, Një gjë të mungon, shko e shit sa ke, edhe er-u' a të-vobegjet, edhe dotë kesh thesar ndë qiell, edhe eja, ngri kryquë, e ecë pas meje. 22 Po ati i erdhi liksht për fjalënë, edhe iku i-hidhëruarë," se kishte gjë shumë.

23 Edhe Jisuj si hodhi sytë përqark, u tha nxënëset të ti, Sa me të-vështirë dotë hynjënë ndë mbretërit të Perëndisë ata që kanë pasje! 24 Edhe nxënësitë tmeroneshinë për fjalët' e ati. Po lisuj përsëri upërgjeq e u tha atyre, Djem, sa e-vështirë gjë është të hynjënë ndë mbretërit të Perëndisë ata që besonenë mbë pasjet! 25 Më kollaj është të shkonjë kamilla ndëpër vërët të gjilpërësë, se ipasuri të hynjë ndë mbretërit të Perëndisë. 26 Edhe ata tepërë çuditeshinë, dyke thënë me vetëhen' e tyre, Edhe cili munt të shpëtonjë? 27 Edhe Jisuj si shtyri sytë mb' ata, tha, Te njerëzitë është punë e-pamundurë, po jo te Perëndia; sepse të-gjitha janë të-mundura te Perëndia.

28 Edhe Pjetri zuri t' i thotë, Na neve tek lamë të-gjitha, edhe erthmë pas teje. 29 Edhe Jisuj upërgjeq, e tha, Me të-vërtetë po u them juve, se s'ësht' as ndonjë, që la shtëpi, a vëllezër, a motra, a atë, a mëmë, a grua, a djem, a ara, për punë t' ungjillit, 30 që të mos marrë për një qint tani ndë këtë kohë, shtëpi, e vëllezër, e motra, e mëmë, e bij, e ara, bashkë me të-ndjekura, edhe ndë jetët që vjen jetë të-përjetëshme. 31 Po shumë të-parë dotë jenë të-prapësm, edhe të-prapëshm të-parë.

32 Edhe ishinë mb' udhët dyke hipurë ndë Jerusalim; edhe Jisuj ishte dyke shkuarë përpara atyreve, edhe ata çuditeshinë, edhe vininë prapa dyke pasurë frikë. Edhe ay mori përanë përsëri të dy-mbë-dhjetëtë, edhe zuri t' u thotë ato punë që dot' i gjanin' ati, 33 Se na tek po hipëjmë ndë Jerusalim, edhe i Bir' i njeriut dotë epetë ndër duart të kryepriftërvet edhe të shkronjëset, edhe dota djykonjënë për vdekje, edhe dot' a apënë ndër duart të kombevet; 34 Edhe dot' a përqeshnjënë, edhe dot' a rrahënë, edhe dot' a pshtynjënë, edhe dot' a vrasënë, edhe të-tretënë ditë dotë ngjalletë.

35 Edhe atëhere vijnë tek ay Jakovi edhe Joani, të bijt' e Zevedheut, dyke thënë, Mësonjës, duamë të na bejsh atë që të lypëjmë. 36 Edhe ay u tha atyre, Ç'doni t' u bënj unë juve? 37 Edhe ata i thanë, Ep-na të rrimë, njëri prej së-djathtësë s' ate, ndë lavdit t' ënde. 38 Po Jisuj u tha atyre, S'dini se ç' lypni, a muntni të pini potirrë që pi unë, edhe të pagëzoneni me pagëzimnë që pagëzonem unë? 39 Edhe ata i thanë, Muntmë. Edhe Jisuj u tha atyre, potirrë, që pi unë, dot' a pini, edhe me pagëzimnë, që pagëzonem unë, dotë pagëzomeni; 40 Po të rrini prej së-djathtësë s' ime e prej së-mëngjërësë s' ime, nuk' është puna ime t' a ap, po dot' u epetë atyre, për të-cilëtë është bërë gati.

41 Edhe të dhjetëtë kur dëgjuanë, zunë të zëmëronenë për Jakovin' edhe për Joaninë. 42 Po Jisuj si i thirri përanë, u thot' atyre, E dini se ata që numëronenë për të-parë të kombevet me shtrëngim zotërojnë mbi ata, edhe të-mëdhenjt' e atyre me pushtet i urdhërojn' ata. 43 Po nukë dotë jetë kështu ndër ju, po kush të dojë të bënetë i-math ndër ju, dotë jetë shërbëtori juaj; 44 Edhe kush të dojë prej jush të bënet' i-parë, dotë jetë shërbëtuar i të-gjithëve; 45 Sepse edhe i Bir' i njeriut nuk' erdhi të shërbenetë, po të shërbenjë, edhe të apë jetën' e ti çpërblim për shumë veta.

46 Pastaj vijnë ndë Jeriho; edhe tek dilte prej Jerihosë ay edhe nxënësit' e ti, edhe mjaft gjindje, Vartimeu i-verbërë, i bir' i Timeut, rrinte përan' udhësë dyke lypurë: 47 Edhe kur dëgjoj, se është Jisu Nazoreasi, zu të bërtasë e të thotë, Jisu, i bir' i Davidhit, përdëlle-më. 48 Edhe shumë veta e qërtoninë, që të mos bënjë zë; po ay shumë më tepër bërtiste, I bir' i Dhavidhit, përdëlle-më. 49 Edhe Jisuj qëndroj, e tha të thërritetë; edhe ata e thërresënë të-verbërinë, e i thonë, Merr zëmërë, ngreu; po të thërret. 50 Edhe ay si hodhi rrobën' e ti, ungrit, e erdhi te Jisuj. 51 Edhe Jisuj upërgjeq, e i thotë, Ç' do të të bënj? Edhe i-verbëri i tha, Ravvuni, të hap sytë. 52 Edhe Jisuj i tha, Shko; besa jote të shpëtoj. Edhe për-një-here hapi sytë, edhe vinte pas Jisujt mb' udhët.



Markut - Krye 11

1 Edhe kur afëronenë ndë Jerusalim, ndë Vithfagji edhe ndë Vithani, ndaj malit të Ullinjet, dërgoj dy nga nxënësit' e ti, 2 edhe u thot' atyre, Shkoni ndë fshatt që është kundruell jush, edhe për-një-here posa të hyni mb' atë, dotë gjeni një pulisht Ildhurë, të-cilit s' i ka hipurë asndonjë prej njerëzet; sgjidh-e-ni edhe sill-e-ni; 3 Edhe ndë u thëntë ndonjë juve, Ç'bëni kështu? thoni, se Zoti ka nevojë për atë; edhe për-një-here dot' a dërgonjë këtu.

4 Edhe ata vanë, edhe gjetnë pulishtinë lidhurë ndaj derësë jashtë ndë udhët; edhe e sgidhnjënë. 5 Edhe disa nga ata që rrininë atje u thoshinë atyre, Ç' bëni kështu që sgithni pulishtinë? 6 Edhe u thon' atyre sikundrë i pat porositurë Jisuj; edhe ata e lanë. 7 Edhe prunë pulishtinë te Jisuj, edhe vunë rrobat' e tyre mbi atë; edhe ay i hipi.

8 Edhe shumë veta shtruanë rrobat' e tyre mb' udhët; edhe të-tjerë këputninë dega prej drurëvet, e i shtroninë mb' udhët. 9 Edhe ata që shkoninë përpara, si edhe ata që vininë prapa, bërtisninë, dyke thënë, Hosanna, i bekuar' ësht' ay që vjen mb' emërit të Zotit. 10 E-bekuarë është mbretëria (që vjen mb' emërit të Zotit,) e atit t'ënë Dhavidh; Hosanna mbë të lartat. 11 Edhe Jisuj hyri ndë Jerusalim, edhe ndë hieroret; edhe si vuri re përqark të-gjitha, me-qënë-që ishte tani vonë, dolli ndë Vithani bashkë me të dy-mbë-dhjetëtë.

12 Edhe mbë të-nesërmet, si duallnë nga Vithania, i erdhi uri. 13 Edhe kur pa një dru fiku për-së-largu që kish fletë, erdhi, semos gjente gjë mb' atë; edhe si erdhi mb' atë, s'gjeti gjë, veç fletë; sepse s' ish kohë fiqsh. 14 Edhe (Jisuj) u-përgjeq e i tha drurit të fikut, Asndonjë mos hëngërtë më pemë prej teje për jetë. Edhe nxënësit' e ati e dëgjoninë.

15 Edhe vijnë ndë Jerusalim; edhe Jisuj, si hyri ndë hieroret, zuri të kërrenjë jashtë ata që shisninë e blininë ndë hieroret; edhe truvezat' e truvezarëvet, edhe fronet' e atyreve që shisninë pëllumbatë i përmbysi; 16 Edhe nukë linte asndonjë të shkonjë enë ndëpër hieroret. 17 Edhe mësonte, dyke u then' atyre, Nuk' është shkruarë, "Se shtëpia ime dotë quhetë shtëpi lutjeje për gjithë kombetë?" po ju e bëtë "shpellë kursarësh." - 18 Edhe dëgjuanë shkronjësit' e kryepriftëritë, edhe kërkoninë qysh t' a prishnjënë; sëpsë kishinë frikë prej ati, se gjithë gjindja çuditej për mësimn' e ati.

19 Edhe kur ungrys, dilte jashtë qytetit.

20 Edhe ndë mëngjest dyke shkuarë, panë dryrin' e fikut të-tharë që nja rrënja. 21 Edhe Pjetri si ukujtua i tha ati, Ravvi, shih, drur' i fikut, që mallëkove, utha. 22 Edhe Jisuj upërgjeq, e u tha atyre, Kini besë mbë Perëndinë. 23 Sepse me të-vërtetë po u them juve, se kush t' i thotë këti mali, Ngreu, edhe hidhu ndë dett'; edhe të mos jetë me dy mëndje ndë zëmërët të ti, po të besonjë, se sa thotë bënenë, dot' i bënet' ati çdo që të thotë. 24 Përandaj po u them juve, gjithë sa të lypni dyke falurë, bsoni, se dot' i merrni, edhe dot' u bënenë juve. 25 Edhe kur të rrini të faleni, ndjeni, ndë paçi gjë kundrë ndonjëj, që edhe Ati juaj që është ndë qiejt t' u ndjenjë juve fajetë t' uaj. 26 Po ndë mos u' a djefshi ju, as Ati juaj që është ndë qiejt nukë dotë ndjenjë fajetë t' uaj.

27 Edhe vijnë përsëri ndë Jerusalim; edhe ay tek ishte dyke ecurë ndë hieroret, vijnë tek ay kryepriftërit' edhe shkronjësit' edhe pleqtë, 28 E i thonë, Me ç' farë pushteti bën këto? edhe cili të ka dhënë këtë pushtet që të bëjsh këto? 29 Edhe Jisuj upërgjeq, e u tha atyre, Edhe unë dot' u pyes juve një fjalë; edhe përgjiq-m'-uni, edhe atëhere dot' u them juve, me ç'farë pushteti bënj këto; 30 Pagëzimi i Joanit prej qielli ishte, a po prej njerësve? përgjiq-m'-uni. 31 Edhe ata mendoneshinë me vetëhen' e tyre, dyke thënë, Ndë thënçimë Prej qielli, dotë thotë, Përse pra s' i besuatë ati? 32 Po ndë thënçimë, Prej njerësve, kishinë frikë nga Ilauzi; sepse të-gjith' e kishninë Joaninë, se ishte me të-vërtetë profit. 33 Edhe ata upërgjeqnë e i thanë Jisujt, Nukë dimë. Edhe Jisuj upërgjeq e u tha atyre, As unë s' u them juve me ç'farë pushteti bënj këto.



Markut - Krye 12

1 Pasandaj zuri t' u flasë atyre me paravolira. Një njeri beltoj një veshtë, edhe e thuri me garth, edhe rëmoj një tirë, edhe ndërtoj një pirk, edhe e pajtoj ndër bujqër, edhe iku ndë dhe të-huaj. 2 Edhe ndë kohët të pemëvet dërgoj një shërbëtuar te bujqëritë, që të marrë prej bujqërvet nga pem' e veshtit; 3 Po ata e zun' edhe e rrahnë edhe e dërguanë prapë sbrazëtë. 4 Edhe përsëri dërgoj një tjatërë shërbëtuar tek ata; po edhe atë e rahnë me gurë, edhe i çanë kryetë, edhe e dërguanë prapë të-turpëruarë. 5 Edhe përsëri dërgoj një tjatërë; po edhe atë e vranë; edhe shumë të-tjerë dërgoj, po disa i rrahnë, edhe disa i vranë. 6 Dyke pasurë pra edhe një bir, të-dashurin' e ti, e dërgoj edhe atë tek ata mbë ndë funt dyke thënë, Se dotë kenë turp prej t' im biri. 7 Po ata bujqëritë thanë njëri me tjatrinë, Se ky është trashëgimtati; ejani, let' a vrasimë, edhe trashëgimi dotë jetë yni. 8 Edhe e muarnë, edhe e vrane e hotnë jashtë veshtit. 9 Ç' dotë bënjë pra i zot' i veshtit? Dotë vinjë, e dotë prishnjë bujqëritë, edhe veshtinë dot' u' a apë të-tjerëve. - 10 As këtë shkronjë s' e keni kënduarë, "gurinë gë s' e pëlqyen' ata që ndërtonjënë, ky ubë krye çipi; 11 prej Zotit ubë këjo, edhe ësht' e-çudiçime ndë syt t' anë."

12 Edhe ata kërkoninë t' a zënë; po patnë frikë nga gjindja; sepse e kupëtuanë, se për ata e tha paravolinë; edhe e lan' e iknë.

13 Edhe dërgonjënë tek ay ca nga Farisenjtë edhe nga Irodhianëtë, që t' a zënë me fjalë; 14 Edhe ata erthnë, e i thonë, E dimë se je ivërtetë edhe se s'do të dish as prej njeriu; sepse nukë shikon mbë faqe njerësve, po mëson udhën' e Perëndisë me të-vërtetë; Esht' e udhësë t' i apëmë Qesarit pagesë, apo jo? të apëmë, a të mos apëmë? 15 Edhe ay dyke njohurë ipokrisin' e atyre, u tha, Ç' më ngisni? be-më-ni një dinar që t' a shoh. 16 Edhe ata i prunë. Edhe ay u thot' atyre, E kujt është këjo fytyrë, edhe këjo përmbishkronjë? Edhe ata i thanë, E Qesarit. 17 Edhe Jisuj upërgjeq e u tha atyre, Epni Qesarit ato që janë të Qesarit, edhe Perëndisë ato që janë të Perëndisë. Edhe ata uçuditnë për atë.

18 Pastaj vijnë tek ay Sadduqenj, të-cilëtë thonë, se s'ka të-ngjallurë; edhe e pyetnë, dyke thënë, 19 Mësonjës, Moisiu na ka shkruarë, se ndë i vdektë ndonjëj i vëllaj, edhe të lërë grua, edhe të mos lërë bij, i vëllaj të marrë gruan' e ati, edhe të ngjallnjë farë për të vëllan' e ti. Ishinë pra shatë vëllezër; 20 edhe i-pari mori një grua, edhe kur vdiq nukë la farë; 21 Edhe i-dyti e mori atë, edhe vdiq, po as ky s'la farë; edhe i-treti gjithashtu. 22 Edhe të shatë e muarnë atë, edhe nukë lanë farë; më prapa nga gjithë vdiq edhe gruaja. 23 Mbë të-ngjallurit pra, kur të ngjallenë, e cilit nga ata dotë jetë gruaja? sepse të shtatë e patnë atë grua.

24 Po Jisuj upërgjeq, e u tha atyre, A nukë gënjeneni për këtë, sepse nukë dini shkronjatë, as fuqin' e Perëndisë? 25 Sepse kur të ngjallenë prej së vdekurish, as martojnë, as martonjenë, po janë posi ëngjëjtë që janë ndë qiejt. 26 Edhe për të-vdekuritë se ngjallenë, nukë kini kënduarë ndë vivllët të Moisiut, si i tha ati Perëndia ndë ferrët, dyke thënë, "Unë jam Perëndia i Avraamit, edhe Perëndia i Isaakut, edhe Perëndia i Jakovit?" 27 Perëndia nuk është Perëndi i të-vdekurve, po i të-gjallëve; ju pra gënjeneni shumë.

28 Atëhere një nga shkronjësitë, që dëgjoj ata se po haheshinë me fjalë, dyke diturë, se mirë upërgjeq atyre, u afërua, edhe e pyeti, Cila porosi ësht' e-para e të-gjithave? 29 Edhe Jisuj i upërgjeq, Se e-para e gjithë porosivet është, "Dëgjo, Israil, Zoti Perëndia ynë është një Zot; 30 Edhe të duash Zotinë Perëndinë t'ënt me gjithë zëmërënë t'ënde, edhe me gjithë shpirtinë t' ënt, edhe me gjithë mëngjenë t'ënde, edhe me gjithë fuqinë t'ënde." Këjo është e-para porosi. 31 Edhe e-dyta që gjan me këtë është këjo. "Të duash të-afërminë t' ënt posi vetëhenë t'ënde." Tjatërë porosi më të-madhe nga këto nukë ka. 32 Edhe shkronjësi i tha, Mirë, Mësonjës, me të-vërtetë the, se një Perëndi ka, edhe s' ka tjetërë veç ati; 33 Edhe se t' a dojë njeriu atë me gjithë zëmërënë, edhe me gjithë mëndjenë, edhe me gjithë shpirtinë, edhe me gjithë fuqinë, edhe të dojë të-afërminë posi vetëhen' e ti, është më tepërë se gjithë të-gjithëdjeguratë edhe se kurbanëtë. 34 Edhe Jisuj kur pa atë, se upërgjeq me mënt, i tha, Nukë je lark nga mbretëria e Perëndisë. Edhe asndonjë më s' kuxonte t' a pyesë.

35 Edhe Jisuj upërgjeq e tha, dyke mësuarë ndë hieroret, Qysh thonë shkronjësitë, se Krishti është bir' i Dhavidhit? 36 Sepse vetë Dhavidhi ka thënë me anë të Frymës' së-Shenjteruarë, "I tha Zoti Zotit t' im, Rri prej se-djathtësë s' ime, gjersa të vë armiqt' e tu ndënëkëmbje të këmbëvet të tua." 37 Vetë Dhavithi pra i thotë Zot; edhe nga është bir i ati? Edhe gjithë gjindjesë i kishte ënda t' a dëgjonjë atë. 38 Edhe u thoshte atyre ndë mësimt të ti, Ruhi nga shkronjësitë, të-cilëtë duanë të ecëjnë me stolira, edhe të-përshëndoshura ndëpër tregjet, 39 Edhe frone të-parë ndëpër sinagogjit, edhe vënde të-parë ndëpër darkat; 40 Të-cilëtë hanë shtëpit' e gravet të-va, edhe këtë e bëjnë dyke shtyrë shkak, se falenë shumë; këta dotë marrënë më tepërë mundim.

41 Edhe Jisuj ndënji kundruall arkës' s' aspravet, edhe vinte re qysh gjindja hithte të-holla ndë arkët të aspravet; edhe shumë të-pasurë hithninë shumë. 42 Edhe erdhi një e-ve e-vartërë, edhe hodhi dy të-imëta, do-methënë një kodhrant. 43 Edhe Jisuj thirri përanë nxënësit' e ti, e u tha atyre, Me të-vërtetë po u tham juve, se kjo e-ve e-varfërë hodhi më tepërë se të-gjith' ata që hothnë ndë arkët t' aspravet. 44 Sepse të-gjithë prej tepëricës' së tyre hothnë; po kjo prej skamjes, së saj hodhi pjithë sa kishte, gjithë gjën' e saj.



Markut - Krye 13

1 Edhe tek po dilte nga hieroreja, i thotë një nga nxënësit' e ti, Mësonjës, shih ç' farë gurë e ç' farë ndërtesa! 2 Edhe Jisuj upërgjeq, e i tha, Sheh këto ndërtesa të-mëdha? nukë dotë mbesë gur mbi gur që të mos rrëzonetë.

3 Edhe tek po rrinte ndë malt t' Ullinjët, kundruell hieroresë, e pyetninë atë veçanë Pjetri edhe Jakovi edhe Joani edhe Andreu, 4 Thuaj-na, kur dotë bënenë këto, edhe ç' shënjë dotë jetë, kur dotë mbaronenë këto të-gjitha? 5 Edhe Jisuj, dyke përgjegjurë, zuri t' u thot' atyre, Vini re, se mos u gënjenjë ndonjë juve. 6 Sepse shumë veta dotë vijnë mb' emërit t' im, dyke thënë, Se unë jam; edhe dotë gënjenjënë shumë veta. 7 Edhe kur të dëgjoni luftëra, edhe zëra luftërash, mos ufrikësoni; sepse duhetë të bënenë këtopo edhe nuk' është fundi. 8 Sepse dotë ngrihetë komp kundrë kombi, edhe mbretëri kundrë mbretërie; edhe dotë bënenë tërmete vënde mbë vënde, edhe dotë bënenë zira e trazyra. Këto janë të-nisurat' e të-dhëmburavet. 9 Po juve vështroni vetëhenë t' uaj, sepse dot' u apënë juve ndër duar ndëpër bashkëndënje, e ndëpër sinagogjira dotë rriheni, edhe përpara qivernitarëve e mbretërve dotë rrini për punë t' ime, për dëshmim mb' ata. 10 Edhe duhetë të lëçitetë Ungjilli më përpara ndëpër gjithë kombet. 11 Edhe kur t' u shpienë që t' u apënë juve ndër duar, mos ukujdesni që më parë, se ç'dotë flisni, as mos umendoni; po ç' t' u epetë juve nd' atë orë, këtë flisni; sepse s' jini ju ata që flisni, po Frym' e-Shënjtëruarë.

12 Edhe i vëllaj dotë apë ndër duar të vëllanë për vdekje, edhe i ati të birrë; edhe djemtë dotë ngrenë krye kundrë përintvet, edhe dot' i vrasënë. 13 Edhe të-gjithë dot' u kenë mëri për emërinë t' im; po kush të duronjë gjer ndë funt, ky dotë shpëtonjë.

14 Edhe kur të shihni ndrësin' e të shkretuarit, që është thënë nga profiti Dhanill, ndënjurë tek nukë duhetë, (ay që këndon letë kupëtonjë), atëhere ata që të jenë ndë Judhet, letë ikëjnë ndëpër malet; 15 Edhe ay që te jetë mbi kulmt të shtëpisë, letë mos sbresë ndë shtëpit, as letë mos hynjë të marrë gjë nga shtëpi' e ti; 16 Edhe ay që të jetë nd' arët, letë mos kthenetë prapa që të marrë rrobën' e ti. 17 Po mjer' ato që janë me barrë, edhe ato që kanë foshnjë ndë gji nd' ato dit. 18 Edhe faluni që të mos bënetë të-ikuritë t' uaj ndë dimërë. 19 Sepse nd' ato dit dotë jetë i-këtillë shtrëngim, që i-atillë nuk' është bërë që ndë kryet të kriesësë, që krioj Perëndia, e gjer tani, edhe as është për të bërë. 20 Edhe Zoti të mos i kishte shkurtuar' ato dit, s'kishte për të shpëtuarë asndonjë mish; po për të-sgjedhuritë që i ka sgjedhurë shkurtoj dittë.

21 Edhe atëhere ndë u thëntë juve ndonjë, Na këtu është Krishti, a, Na, atje mos besoni. 22 Sepse dotë ngrihenë krishtër të-rrem e profitër të-rrem, edhe dotë bëjnë shënja e çudira, që të gënjenjënë, ndë mundetë, edhe të-sgjedhuritë. 23 Po ju vini re; na tek u' a thashë juve të-gjitha që përpara.

24 Po nd' ato dit, pas ati shtrëngimi, djelli dot' erretë, edhe hëna nukë 25 dotë apë dritën' e saj, Eyjt' e qiellit dotë bjenë, edhe fuqitë që janë ndë qjejt dotë tundenë. 26 Edhe atëhere dotë shohënë te Birin' e njeriut dyke ardhurë ndër re me fuqi shumë e me lavdi. 27 Edhe atëhere dotë dërgonjë ëngjëjt' e ti, edhe dotë mbledhë të-sgjedhurit' e ti nga të katrë erëratë, prej këndit të dheut e gjer mbë këntt të qiellit.

28 Edhe prej drurit të fikut mirrni vesh paravolinë; kur deg' e atij bënetë e butë, edhe nxjer fletëtë, dini, se vera ësht' afërë; 29 Kështu edhe ju, kur të shihni këto se bënenë, di-e-ni se ësht' afërë, ndë dyert. 30 Me të-vërtetë po u them juve, se ky bres nukë dotë shkonjë, gjersa të bënenë këto të-gjitha. 31 Qielli edhe dheu dotë shkonjënë; po fjalët e mija nukë dotë shkonjënë.

32 Edhe për atë ditë a orë as ndonjë nukë di, as ëngjëjtë që janë ndë qiellt, as Biri, veç, Ati.

33 Vini re, rrini sgjuarë edhe faluni, sepse nuk' e dini kur është koha. 34 Sepse këjo dotë jetë posi një njeri i ikurë, i-cili la shtëpin' e ti, edhe u' a dha pushtetnë shërbëtorëvet të ti, edhe si cilit punën' e ti, edhe portarin' e porositi të rrijë sgjuarë. 35 Rrini sgjuarë pra; (sepse s'dini kur vjen i zot' i shtëpisë, mbë të-ngrysurë, a ndë mest të natësë, a ndë këndimt të kokoshit, a ndë mëngjest;) 36 Se mos vinjë papandehuraj e u gjenjë juve dyke flejturë. 37 Edhe ato që po u them juve, u' a them të-gjithëve, Rrini sgjuarë.



Markut - Krye 14

1 Edhe pas dy ditsh ishte pashka edhe pa brumjetë; edhe kryepriftërit' edhe shkronjësitë kërkoninë, si t' a zënë me kobim, edhe t' a vrasënë. 2 Edhe thoshinë, Mos ndë të kremtet, se mos bënetë trazyrë nga llauzi.

3 Edhe tek ishte ay ndë Vithani, ndë shtëpit të Simonit të-krromosurë, dyke ndënjurë ndë mësallët, erdhi një grua që kish një allavastrë me vaj ere prej nardhe së-thjeshtë e shumë së-shtrënjtë; edhe si e theu allavastrënë, e derdhi vajnë përmbi kryet t' ati. 4 Edhe ishinë ca veta që zëmëroneshinë ndër vetëhet të tyre, e thoshinë, Përse të humbasë ky vaj ere? 5 Sepse ky munt të shitej përmbi tre qint dinarë, edhe të epeshinë ndëpër të-vobeqt; edhe zëmëroneshinë kundrë asaj.

6 Po Jisuj tha, lër-e-ni; përse-i epni mundime? punë të-mirë bën mbë mua. 7 Sepse të-vobeqtë i kini gjithënjë me vetëhenë t' uaj, edhe kur të doni, muntni t' u bëni mirë atyre; po mua nukë më kini gjithënjë. 8 Atë që mundi ajo, e bëri; i arriu që përpara të lyenjë me vaj ere trupnë t' im për të-varrosuritë t' im. 9 Me të-vërtetë po u them juve, Kudo të lëçitetë ky ungjill ndë gjithë botënë, edhe puna që bëri kjo dotë flitetë për kujtim t' asaj.

10 Edhe atëhere Judhë Iskarioti, një nga të dy-mbë-dhjetëtë, vate te kryepriftëritë që t' u' a apë atë atyreve ndër duart. 11 Edhe ata kur dëgjuanë, ugëzuanë; edhe i u zotuanë t' i apënë ergjënde. Edhe ay kërkontë, si mbë kohë të-pëlqyerë t' a trathëtonjë atë.

12 Edhe të-parënë ditë të së-kremtes' së pa brumjevet, kur bëninë kurban pashkënë, nxënësit' e ati i thonë, Ku do të vemi e të bëjmë gati që të hash pashkënë? 13 Edhe ay dërgon dy nga nxënësit' e ti, edhe u thot' atyre, Edëni ndë qytett, edhe dot' u pjekë juve një njeri dyke mbarturë një shtëmbë uje; ecëni pas ati, 14 Edhe ku të hynjë ay, tho-i-ni të zott të shtëpisë, Se Mësonjësi thotë, Ku është të-dënjuritë ku dotë ha pashkënë bashkë me nxënësit' e mi? 15 Edhe ay dot' u dëftenjë juve mbë të-lartë një dhomë të-mathe të-shtruarë gati; atje ëni gati për mua. 16 Edhe nxënësit' e ati duallnë edhe erdhnë ndë qyteti, edhe gjetnë sikundrë u kishte thënë, edhe bënë gati pashkënë.

17 Edhe kur ungrys, vjen me të-dymbë-dhje-tëtë; 18 edhe tek po rrininë ndë mësallet e po haninë, Jisuj tha, Me të-vërtetë po u them juve, Se një prej jush dotë më trathëtonjë, ay që ha ashkë me mua. 19 Edhe atyre zuri t' u vinjë keq, edhe t' i thonjë një nga një, Mos jam une? edhe tjateri, Mos jam unë? 20 Edhe ay upërgjeq e u tha atyre, Një nja të dy-mbë-djetëtë, ay që ngjyen bashkë me mua ndë kupët. 21 I Bir' i njeriut vete, si kundrë është shkruarë për atë, po mjerë mb' atë njeri, me anë të të-cilit trathëtonetë; mirë ishte për atë njeri të mos kishte lindurë.

22 Edhe tek po haninë, Jisuj mori bukë, edhe si bekoj, e theu, edhe u' a dha atyreve, edhe tha, Merrni, (hani); Ky është trupi im. 23 Edhe mori potirrë, edhe si ufal ndersë, u' a dha atyre, edhe pinë prej ati të-gjithë. 24 Edhe u tha atyre, Ky është gjaku im, ay i dhjatës' së-re, që derdhetë për shumë veta. 25 Me të-vërtetë po u them juve, Se nukë dotë pi më nga pem' e hardhisë gjer mb' atë ditë kur dot' a pi të-re ndë mbretërit të Perëndisë.

26 Edhe si psalinë, duallnë ndë malt t' Ulinjet.

27 Edhe Jisuj u thot' atyre, Se të-gjithë dotë skandhaliseni mbë mua këtë natë; sepse është shkruarë, "Dot' i bje bariut, edhe dhënjtë dotë përndahenë." 28 Po passi të ngjallem, dotë vete më përpara se ju ndë Galilet. 29 Po Pjetri i tha, Edhe të-gjithë ndë uskandhaliçinë, po unë jo. 30 Edhe Jisuj u thot' atyre, Me të-vërtetë po të them, se sot këtë natë, para se të këndonjë këndesi dy herë, tri herë dotë më mohojsh. 31 Po ay edhe më tepërë thoshte, Se ndë udashtë të vdes unë bashkë me ty, nukë dotë të mohonj. gjithashtu edhe të-gjithë të-tjerëtë thoshinë.

32 Pastaj vijnë ndë një vënt që thuhetë Gjethsimani; edhe u thotë nxënësvet të ti, Rrini këtu gjërsa të falem.

33 Edhe merr me vetëhe Pjetrin' edhe Jakovin' edhe Joaninë, edhe zuri të frikësonet' e t' i vinjë rëndë. 34 Edhe u thot' atyre, Shpirti im ësht i-hidhëruarë gjer mbë vdekje; mbetuni këtu, edhe rrini sgjuarë. 35 Edhe ay si shkoj pak përpara, ra përdhe, edhe falej që, ndë qoftë se ësht' e-mundurë, të shkonjë prej atij kjo orë. 36 Edhe thoshte, Avva, o Atë, të-gjitha janë të mundura tek te; mërgo-e prej meje këtë potir; po letë bënetë jo ç'duaunë, po ç' do ti.

37 Edhe vjen, edhe gjen ata dyke flejturë; edhe i thotë Pjetrit, Simon, po fle? s'munde një orë të rrish sgjuarë? 38 Rrini sgjuarë, edhe faluni, që të mos hyni ndë ngasje; sepse shpirti është gati, po mishi është i-dobëtë. 39 Edhe përsëri vate, e ufal dyke thënë po atë fjalë.

40 Edhe kur ukthye i gjet' ata përsëri dyke flejturë; sepse syt' e atyreve ishinë rënduarë, edhe nukë dininë ç' t' i përgjigjen' ati.

41 Pastaj vjen të-tretënë herë, e u thot' atyre, Flini pra, edhe prëhi; mjaft; erdhi ora; na i Bir' i njeriut tek epetë ndër duari të fajtorëvet; 42 sgjohi, letë vemi; na ay që më trathëton tek uafërua.

43 Edhe për-një-here, tek ishte ay edhe dyke folurë, vjen Judha, që ishte një nga të dy-mbë-dhjetëtë, edhe bashkë me atë shumë gjindje me thika e me dru, prej anës' së kryepriftëret e të shkronjësvet e të pleqet. 44 Edhe ay që e trathëton u kishte dhënë atyre shënjë, dyke thënë, se Atë që të puth, ay është; zir-e-ni, edhe shpi-e-ni siguruarshim. 45 Edhe kur erdhi, për-një-here uafërua tek ay, e i thotë, Ravvi, Ravvi; edhe e puthi. 46 Edhe ata vunë duart' e tyre mbi atë, edhe e zunë.

47 Edhe një nga ata që rrinin' atje hoqi thikënë, e i ra shërbëtorit të kryepriftit, edhe i preu veshnë.

48 Edhe Jisuj upërgjeq e u tha atyre, Posi mbë kursar kini dalë me thika e me dru të më zini? 49 Përdita kam gënë ndër ju ndë hieroret dyke mësuarë, edhe nukë më zutë; po këjo ubë që të mbushenë shkronjatë.

50 Edhe të-gjith' e lan' e iknë.

51 Edhe një farë djaloshi i vinte prapa dyke qënë i-pshtjellë mbë lakuriq me një pelhurë; edhe djaloshët' e zënë. 52 Po ay e la pelhurënë; edhe iku nga ata lakuriq.

53 Edhe prunë Jisunë te kryeprifti; edhe mblidhenë tek ay gjithë kryepriftërit' e shkronjësitë.

54 Edhe Pjetri i vate pas prej se-largu gjer brënda ndë hoborrt të kryepriftit; edhe ishte dyke ndënjurë bashkë me shërbëtorëtë, edhe po ngrohej ndë zjarrt.

55 Edhe kryepriftërit' edhe gjithë bashkë-ndë-nja kërkoninë dëshmim kundrë Jisujt që t' a vrasënë, po nukë gjeninë. 56 Sepse shumë veta dhanë dëshmim të-rrem kundrë ati; po dëshmimetë nuk' ishinë si-një-një. 57 Edhe ca ungritnë e epninë dëshmim të-rrem kundrë ati, dyke thënë, 58 Se neve e degjuam' atë të thotë, Se unë dot' a prish këtë tempullë të-bërë me dorë, edhe për tri dit dotë ndërtonj një tjetërë të-pabërë me dorë. 59 Po as kështu dëshmim' i atyre s' ishte si-një-një. 60 Atëhere kryeprifti ungrit ndë mest, e pyeti Jisunë, dyke thënë, Nukë përgjigjesh asgjë? ç' dëshmim apënë këta kundrë teje? 61 Po ay s'bënte zë, edhe nukë përgjigjej asgje.

Përsëri kryeprifti e pyeti atë dyke thënë ati, Ti je Krishti, i Bir' i të-Bekuarit? 62 Edhe Jisuj tha, Unë jam; edhe dotë shihni të Birr' e njeriut dyke ndënjurë prej së-djathtës' së fuqisë, edhe dyke ardhurë bashkë me ret' e qiellit. 63 Atëhere kryeprifti çori rrobat' e tia, e thotë, Ç' nevojë kemi më për dëshmimtarë? 64 E degjuatë vllasfiminë; ç' u duketë juve? Edhe ata të-gjithë e gjykuanë, se është fajtuar për vdekje. 65 Edhe ca zunë t' a pshtynjënë, edhe t' i mbulonjënë fytyrënë, edhe t' i bjenë shiplaka, edhe t' i thonë, Profiteps. Edhe shërbëtorëtë i bininë me purteka.

66 Edhe Pjetri tek po ishte poshtë ndë hoborrt, vjen një nga shërbëtoret' e kryepriftit; 67 Edhe kur e pa Pjetrinë dyke ngrohurë, shtyri sytë mb' atë, e tha, Edhe ti jeshe bashkë me Jisu Nazarinasinë. 68 Po ay e mohoj, dyke thënë, Nukë di, as nukë marr vesh, Ç'thua ti. Edhe dolli jashtë ndë vëntt përpara hoborrit; edhe këndesi këndoj. 69 Edhe shërbëtoreja kur e pa atë përsëri, zuri t' u thot' atyre që ishinë dyke ndënjur' atje, Se ky është nga ata. 70 Po ay përsëri e mohonte. Edhe pas pak herë ata që ishinë dyke ndënjur' atje përsëri i thanë Pjetrit, Me të-vërtetë je nga ata; sepse je Galileas, edhe të-foluritë t'ënt gjan. 71 Po ay zuri të nemnjë edhe të bënjë be, Se nuk' e di këtë njeri që thoni. 72 Edhe këndesi këndoj për-së-dyti. Edhe Pjetrit i ra ndër mëntt fjala që i pat thënë Jisuj, Se para se të këndonjë këndesi dy herë, dotë më mohojsh tri herë. Edhe zuri të qanjë.



Markut - Krye 15

1 Edhe për-një-here ndë mëngjest kryepriftëritë bashkë me pleq' e me shkronjësitë, edhe gjithë bashkë-ndënja mbajtnë këshillë, edhe si e lithnë Jisunë, e prunë, edhe e dhanë ndër duart të Pillatit.

2 Edhe Pillati e pyeti, Ti je mbreti i Judhenjvet? Edhe ay upërgjeq e i tha, Ti po thua. 3 Edhe kryepriftëritë e përflisninë shumë. 4 Edhe Pillati përsëri e pyeti, dyke thënë, Nukë përgjigjesh asgjë? shiko sa dëshmonjënë kundrë teje. 5 Po Jisuj më nuk' upergjeq asgjë, kaqë sa Pillati çuditej.

6 Edhe për të-kremte u lëshonte atyre një të-lidhurë, cilinë të lypnin' ata. 7 Edhe një, që thuhej Varavva, ish lidhurë bashkë me shokët' e ti trazim-uxjetës të-cilëtë ndë trazimt kishinë bërë vrasje. 8 Edhe gindja bërtiti, e zuri të lypënjë të bënjë sikundrë përherë bënte mb' ata. 9 Edhe Pillati upërgjeq atyre, dyke thënë, Doni t' u lëshonj juve mbretin' e Judhenjvet? 10 Sepse dinte se për cmir e kishinë dhënë ndër duar kryepriftëritë.

11 Po Kryepriftëritë shtynë gjindjenë të lypëjnë me tepërë t' u lëshonjë atyre Varavvanë. 12 Edhe Pillati upërgjeq përsëri, e u tha atyre, Ç' doni pra t' i bënj këti që i thoni mbret' i Judhenjvet? 13 Edhe ata përsëri bërtitnë, Kryqëzo-e. 14 Edhe Pillati u thosh atyre, Përse, ç' të-keqe ka bërë? Po ata më tepërë bërtitnë, Kryqëzo-e.

15 Edhe Pillati, passi donte t' i bënte zëmërënë gjindjesë, u lëshoj Varavvanë, edhe Jisun' e dha ndër duar, passi e rahu me frushkullë, që të kryqëzonetë.

16 Atëhere ushtëtarëtë e prunë përbrënda hoborrit, që është pretoreja(*), edhe mbledhënë gjithë tufën' e ushtëtarëvet. 17 Edhe i veshnjënë një rrobë të-kuqe, edhe gërshetuanë një kurorë ferrash, e j' a vënë rreth kresë. 18 Edhe zunë t' a përshëndoshnjënë, dyke thënë, Gëzohu, o mbret' i Judhenjvet. 19 Edhe i bininë kresë me kallam, edhe e pshyninë, edhe bininë mbë gjunj, e i faleshinë. 20 Edhe si e përqeshne, i sveshnë rrobën' e-kuqe, edhe i veshnë rrobat' e tia, edhe e shpunë jashtë, që t' a kryqëzonjënë.

(*) Pretore ishte pallati a shtëpi e qivernitarit.

21 Edhe zënë angari, për të ngriturë kryqin e ati, një farë Simon Qyrineas, t' an' e Aleksandrit edhe të Rufit, i-cili shkonte andej, dyke ardhurë nga ara. 22 Edhe e bjenë ndë vëntt Gollgotha, qe e-kthyerë do me thënë, Vend' i kresë. 23 Edhe i epninë të pijë verë të-përzjerë me smirnë; po ay nuk' e mori.

24 Edhe si e kryqëzuanë, ndanë rrobat' e ati dyke shtyrë shortë mbi ato, ç' të marrë sicili.

25 Edhe ish ora tri, edhe e kryqëzuanë.

26 Edhe përmbishkronja e fajit t' ati ish shkruarë përsipër, Mbreti i Judhenjvet.

27 Edhe bashke me atë kryqëzonjënë dy kursarë, një prej së-djathtësë, e një prej së-mëngjërës' s' ati. 28 Edhe umbush shkronja që thotë, "Edhe me të-paudhëtë unumërua".

29 Edhe ata që shkoninë andej e shaninë, dyke tundurë krerët' e tyre, e dyke thënë, Ua, ti që prish tempullinë, edhe për tri dit e ndërton, 30 Shpëto vetëhenë t'ënde, edhe sbrit nga kryqi. 31 Kështu edhe dryepriftërit' e përqeshninë ndë mest të tyre bashkë me shkronjësitë, e thoshinë, Të-tjerë shpëtoj, vetëhen' e ti s'munt t' a shpëtonjë. 32 Krishti mbreti i Israilit letë sbresë tashi nga kryqi, që të shohëmë edhe të besojmë. Edhe ata që ishinë kryqëzuarë bashkë me atë e shaninë.

33 Edhe kur ubë ora gjashtë, ubë një errësirë mbë gjithë dhenë, gjer mbë të nëntën'orë.

34 Edhe mbë të-nënttën'orë Jisuj bërtiti me zë të-math, dyke thënë, "Elloi, Elloi, llama Sabahthani?" që e-kthyerë do me thënë, "Perëndia im, Perëndia im, përse hoqe dorë prej meje?" 35 Edhe disa nga ata që ishinë dyke ndënjurë atje, kur dëgjuanë, thoshninë, Na tek po thërret Ilinë. 36 Edhe një usul, e mbushi një sfungar me uthullë, edhe e vuri mbi një kallam, e i tha të pijë, dyke thënë, Lini, letë shohëmë, ndë vjen Ilia t' a sbresë.

37 Edhe Jisuj nxori një zë të-math, edhe dha shpirtinë.

38 Edhe kurtina e tempullit uça mbë dy, prej së-larti gjer poshtë.

39 Edhe urdhër-qindësi, që ish ndënjurë kundruell, ati, kur pa, se dyke bërtiturë kështu dha shpirtinë, tha, Me të-vërtetë ky njeri paska qënë Bir Perëndie.

40 Ishinë edhe gra dyke vënë re prej së-largu; ndër ato ish edhe Maria Magdhalini, edhe Maria e ëm' e Jakovit të-vogëlë edhe e Josiut, edhe Salloma, 41 Të-cilatë, edhe kur ish ndë Galilet, i vininë pas, edhe i shërbeninë; edhe shumë të-tjera që patnë hipurë bashkë me atë ndë Jerusalim.

42 Edhe tani si ungrys, (sepse ishte e-prëmte, do-me-thënë dita para së-shëtunësë), 43 Erdhi Josifi që ishte nga Arimathea, një i-nderçim këshillës, që edhe ay priste mbretërin' e Perëndisë; edhe kuxoj e hyri te Pillati, edhe lypi trupin' e Jisujt. 44 Edhe Pillati uçudit, ndë qoftë se kishte vdekurë tani; edhe thërriti përanë krye-qindësinë, edhe e pyeti, ndë ka kohë që vdiq. 45 Edhe si mori vesh prej kryeqindësit, i fali trupinë Josifit. 46 Edhe ky bleu pëlhurë, edhe e sbriti, edhe e pshtolli me pëthurënë, edhe e vuri ndë një varr, që ishte latuarë prej një shkëmbi; edhe rrukulisi një gur ndë derët të varrit.

47 Edhe Maria Magdhalini edhe Maria e ëm' e Josiut vininë re ku po vihetë.



Markut - Krye 16

1 Edhe si shkoj e-shëtuna, Maria Magdhalini, edhe Maria e ëm' e Jakkovit, edhe Salloma, blenë erëra, që të vijn' e t' a lyenjënë. 2 Edhe shumë çpejt ndë mëngjest të-parënë ditë të javësë vijnë ndë varrt, tek po linte djelli. 3 Edhe thoshninë ndë mest të tyre, Cili dotë na rrukullisnjë gurinë prej derës' së varrit? 4 Edhe kur shtynë sytë, shohënë se guri ish rrukullisurë; sepse ishte fort i-math.

5 Edhe si hynë ndë varrt, panë një djalosh dyke ndënjurë mb' anë të-djathtë, të-veshurë mr rroba të-bardha; edhe utrëmpnë. 6 Po ay u thot' atyre, Mos utrëmpni; kërkoni Jisu Nazarinasinë, që ukryqëzua; ungjall, nuk' është këtu; na vëndi ku e vunë. 7 Po shkoni, e u thoni nxënëset t' ati, edhe Pjetrit, se ay vete më përpara se ju ndë Galilet; atje dot' a shihni, sikundrë u tha juve. 8 Edhe ato dualllnë çpejt, e iknë nga varri; sepse i kish zënë të-dridhur' e të-habiturë; edhe asnjeriu s' i thanë gjë; sepse kishinë frikë.

9 Edhe si ungjall ndë mëngjest të-parënë ditë të javësë, i uduk të-parënë herë Marisë Magdhalini, prej së-cilësë kishte kërryerë shtatë djaj. 10 Ajo vate, e u dha zë atyreve që kishinë qënë me atë, atje tek ishinë dyke bërë vajë e dyke qarë. 11 Edhe ata kur dëgjuanë, se rron, edhe se upa nga ajo, nukë zunë besë.

12 Edhe pastaj udëftye mbë tjetërë formë mbë dy veta nga ata, tek po ecninë dyke vaturë nd' arë. 13 Edhe ata vanë e u dhanë zë të-tjerëvet; po as atyreve s' u zunë besë.

14 Pastaj udëftyc mbë të një-mbë-dhjetët, tek ishinë dyke ndënjurë ndë mësallët, edhe i shau për pabesërin' e atyre, edhe për zëmërën' e-ashpërë, sepse nuk' u zunë besë atyreve, që e panë të-ngjallurë.

15 Edhe u tha atyre, Shkoni ndëpër gjithë botënë, edhe lëçiti ungjilinë ndëpër gjithë kriesënë. 16 Kush të besonjë edhe të pagëzonetë; dotë shpëtonjë; po kush të mos besonjë dotë dënonetë. 17 Edhe shënja mb' ata që dotë besonjënë dotë jenë këto, Mb' emërit t' im dotë kërrenjënjë djaj, gjuhëra të-ra dotë flasënë; gjërpënj dotë zënë; 18 Edhe ndë pifshinë ndonjë farë gjëje që sjell vdekje, nukë dot' u bënjë dëm atyreve; përmbi të-smurë dy duar dotë vënë, edhe dotë shëronenë.

19 Zoti pra, passi u foli atyre, hipi ndë qiellt edhe ndënji mbë anë të-djathë të Perëndisë.

20 Edhe ata duallë e lëçitnë kudo, edhe Zoti ishte dyke punuarë bashkë me ata edhe dyke vërtetuarë fjalënë me çuditë që e shoqëroninë. Amin.