Sbulesa e Joan Theollogut

Kapitulli: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22



Sbulesa - Krye 1

1 Sbulesa e Jisu Krishtit, të-cilënë j'a dha ati Perëndia, që t'u dëftenjë shërbëtorëvet të ti sa duhetë të bënenë për-së-çpejti; edhe i dërgoj e i çfaqi me anë të ëngjëllit të ti mbë shërbëtorin' e ti Joan; 2 I-cili dëshmoj për fjalën' e Perëndisë, edhe për dëshmimn' e Jisu Krishtit, edhe për sa pa. 3 Lum ay që këndon, edhe ata që dëgjonjënë fjalët' e kësaj profitie, edhe ruanjënë sa janë shkruarë nd' atë; sepse koha ësht' afërë.

4 Joani mbë të shtatë kishët që janë nd' Asi; hir edhe paqtim qoftë mbë ju nga ay që është edhe që ishte edhe që vjen; edhe nga të shtatë frymatë që janë përpara fronit t'ati; 5 Edhe nga Jisu Krishtit, që është dëshmimtari besëtar, i-parëlinduri prej së-vdekurish, edhe zotënia i mbretërvet të dheut; mb' atë që na deshi, edhe që na lau nga fajetë t'anë me gjakun' e ti, 6 Edhe që na bëri mbretër edhe priftër të Perëndia edhe Ati i ti, mb' atë qoftë lavdia edhe pushteti ndë jetët të jetëvet. Amin.

7 Ja te vjen bashkë me retë, edhe dot'a shohë atë çdo sy, edhe ata që e çpuan' atë; edhe dotë ulërinjënë mb' atë gjithë kombet' e dheut; po, amin. 8 Unë jam Allfa e Omega, (të-nisurit' edhe të-mbaruarëtë,) thotë Zoti, Ay që ësht' edhe që ishte edhe që vjen, Gjithëpushtetësi.

9 Unë Joani,që jam edhe vëllaj juaj. edhe pjesëtar bashkë me ju ndë shtrëngimt edhe ndë mbretërit edhe ndë durimt të Jisu Krishtit, qeshë ndë ujdhesët që quhetë Patmë, për fjalën' e Perëndisë, edhe për dëshmimn' e Jisu Krishtit. 10 Arçë ndë frymë ditën' e-djelë; edhe dëgjova prapa meje një zë të-math posi trumbete, 11 I-cili thoshte, (Unë jam Allfa edhe Omega, i-pari edhe i-pastajmi; edhe,) Ç'sheh, i shkuaj ndë vivli, edhe u'a dërgo kishëvet (që janë ndë Asi,) nde Efesë, e ndë Smyrnë, e ndë Përgamë, e ndë Thyatirë, e ndë Sardhë, e ndë Filladhelfi, e ndë Llaodhiqi.

12 Edhe ukthyeshë të shoh zënë që foli me mua; edhe kur ukthyeshë, pashë shtatë kandile t'arta, 13 Edhe ndë mest të shtatë kandilevet një që gjante me bir njeriu, veshurë me një rrobë të-gjatë gjer ndër këmbë, edhe ngjeshurë përanë sisëvet një bres t'artë. 14 Edhe kryet' e ati edhe flokët' e ati ishinë të-bardhë posi lesh i-bardhë, si dëborë; edhe syt' e ati posi flakë zjarri; 15 Edhe këmbët' e ati gjaninë me hallkolivan, si të-ndezurë ndë furrë; edhe zër' i ati posi zë shumë ujërash. 16 Edhe kishte ndë dorët të ti të-djathtë shtatë yj; edhe nga goja e ati dilte një shpatë e-prehëtë me dy presje; edhe faqeja e ati ndritte posi djelli që ndrit ndë fuqit të ti. 17 Edhe kur pashë atë, rashë ndë këmbët t'ati posi i-vdekurë; edhe ay vuri dorën' e ti të-djathtë mbi mua, e më tha, Mos ufrikëso, unë jam i-pari edhe i-pastajmi, 18 Edhe ay që rron; edhe qesh' i-vdekurë, edhe ja tek jam i-gjallë ndë jetët të jetëvet; (amin;) edhe kam kyçet' e hadhit, edhe të vdekjesë. 19 Shkruaj ato që pe, edhe ato që janë, edhe ato që janë për të bërë paskëtaj; 20 Fshehësirën' e të shtatë yjvet që pe mbë të-djathtët t'ime, edhe të shtatë kandilet' e-arta. Të shtatë yjtë janë ëngjëjt; e të shtatë kishëvet; edhe të shtatë kandiletë (që pe) janë të shtatë kishëtë.



Sbulesa - Krye 2

1 Shkruaj ëngjëllit të kishës' s'Efesësë,

   Këto thotë ay që mban të shtatë yjtë ndë të-djathtët të ti, ay që ecën ndë mest të shtatë kandilevet të-arta. 2 I di punërat' e tua, edhe mundimnë t'ënt, edhe durimnë t'ënt, edhe se s'munt të duronjç të-liqtë, edhe se provove ata që thonë se janë apostoj, edhe nukë janë; edhe i gjete gënjeshtarë.

3 Edhe vove, edhe ke durim, edhe për emërinë t'im umundove, edhe nuk' ulodhe. 4 Po diç kam kundrë teje, sepse e le dashurinë t'ënde tëparënë. 5 Kujtohu pra nga re poshtë, edhe pendohu, edhe bëj punërat' e-para; ndë mos, dotë vinj çpejt te ti, edhe dotë luanj kandilenë t'ënde nga vëndi i asaj, ndë mos upendofsh: 6 Po ke këtë të-mirë, se u ke mëri punëravet të Nikollaitëvet, të-cilavet u kam mëri edhe unë.

7 Ay që ka vesh, letë dëgjonjë ç'u thotë Fryma kishëvet; Atij që munt dot'i ap të hajë nga druri i jetësë, që është ndë mest të paradhisit të Perëndisë.

8 Edhe ëngjëllit të kishës së Smyrnasvet shkruaj,

   Këto thot' i-pari edhe i-pastajmi, i-cili që i-vdekur' edhe rroj; 9 I di punërat' e tua edhe shtrëngimin' edhe vobëzinë, (po je i-pasurë,) edhe vllasfimin' e atyreve që thonë për vetëhen' e tyre se janë Judhenj, edhe nukë janë, po janë mbledhje e Satanajt. 10 Mos ufrikëso fare nga sa ke për të pësuarë; ja djalli te ka për të vënë ca prej jush ndë burk, që të provohi; edhe dotë kini shtrëngim dhjetë dit. Bënu besëtar gjer mbë vdekje, edhe dotë t'ap kurorën' e jetësë.

11 Ay që ka vesh, letë dëgjonjë ç'u thotë Fryma kishëvet; Ati që munt nukë dot'i bënetë keq prej vdekjes' së-dytë.

12 Edhe ëngjëllit të kishësë ndë Pergamë shkruaj,

   Këto thot' ay që ka shpatën' e-prehëtë me dy presje; 13 I di punërat' e tua, edhe ku e ke të-ndënjuritë, e ke atje ku është fron' i Satanajt; edhe mban emërinë t'im, edhe nukë mohove besënë t'ime, edhe nd' ato dit që ishte Antipa, dëshmimtari im besëtar, i-cili uvra ndër ju, atje ku ka të-ndënjuritë Satanaj. 14 Po kam pak gjë kundrë teje, sepse ke atje ca që mbanjënë mësimin' e Ballaamit, i-cili mësonte Ballakunë të bënjë skandhali përpara të bijvet të Israilit, që të hanë kurbanë idhujsh edhe të kurvëronjënë. 15 Kështu ke edhe ti ca veta që mbanjënë mësimin' e Nikollaitëvet që e kam meri. 16 Pendohu; se ndë mos, vinj çpejt te ti, edhe dotë luftonj kundrë atyreve me shpatën e gojësë s'ime.

17 Ay që ka vesh, lëtë dëgjonjë ç'u thotë Fryma kishëvet; Ati që munt dot'i ap të hajë nga manna që është fshehurë, edhe dot'i ap një haliq të-bardhë, edhe mbi haliqt është shkruarë një emërë i-ri, të-cilin' asndonjë s'e njeh veç ay që e merr.

18 Edhe ëngjëllit të kishësë ndë Thyatirë shkruaj,

   Këto thot' i Bir' i Perëndisë, ay që ka syt' e ti posi flakë zjarri, edhe këmbët' e ati gjanjënë me hallkolivan; 19 I di punërat' e tua, edhe dashurinë, edhe shërbesënë, edhe besënë, edhe durimnë t'ënt, edhe punërat' e tua, edhe të pastajmetë se janë më të-tepëra se të-paratë. 20 Po kam (pak gjë kundrë teje, se lë gruanë Jezabelë, që thotë për vetëhen' e saj se është profitëreshë, të mësonjë edhe të kobonjë shërbëtorët' e mi që të kurvëronjënë edhe të hanë kurbanë idhujsh. 21 Edhe i dhashë kohë asaj të pendonetë nga kurvëria e saj, edhe nuk' upendua. 22 Ja unë tek e vë atë ndë shtrat, edhe ata që kurvëronjënë me atë ndë shtrëngim të-math, ndë mos upëndofshinë nga punërat' e tyre. 23 Edhe të bijt' e asaj dot'i vras me vdekje. Edhe gjithë kishëtë dotë njohënë, se unë jam ay që vëshgonj veshnjat' edhe zëmëratë; edhe dot'i ap gjithësicilit prej jush pas punëravet t'uaj. 24 Edhe u them juve edhe të-tjerëvet që janë ndë Thyatirë, sa s'kanë këtë mësim, edhe të-cilëtë s'i njohnë thellësirat' e Satanajt, sikundrë thonë, Nukë dotë vë tjetërë barrë mbë ju; 25 Po atë që keni mba-e-ni, gjer sa të vinj. 26 Edhe ati që munt, edhe që ruan punërat' e mia gjer ndë funtt, dot'i ap ati pushtet mbi kombet; 27 Edhe "dotë kullosnjë ata me shkop të-hekurtë; dotë thyhenë posi enët' e shtëmbarit;" sikundrë edhe un' i mora prej t'im Et; 28 Edhe dot'i ap ati yllin' e mëngjesit.

29 Ay që ka vesh, letë dëgjonjë ç'u thotë Fryma kishëvet.



Sbulesa - Krye 3

1 Edhe ëngjëllit të kishësë ndë Sardhë shkruaj,

   Këto thotë ay që ka të shtatë frymat' e Perëndisë, edhe të shtatë yjtë; I di punërat' e tua, se e ke emërinë se rron, edhe je i-vdekurë. 2 Benu i-sgjuarë, edhe forco të-mbeturëtë sa janë gati për të vdekurë; spese nuk' i gjeta punërat' e tua të-sosura përpara Perëndisë. 3 Kujtohu pra qysh more edhe dëgjove, edhe ruaj-i, edhe pendohu. Ndë mos ndënjç pra sgjuarë, dotë vinj te ti posi vjedhës, edhe nukë dotë dish mbë ç'orë dotë vinj te ti. 4 Ke pak emëra edhe ndë Sardhë, qe nuk' i ndynë rrobat' e tyre; edhe dotë ecënjënë bashkë me mua me rroba të-bardha, sepse janë të-vëjyerë. 5 Ay që munt, ky dotë vishetë me rroba të-bardha; edhe nukë dotë shuanj emërin' e ati nga vivlia e jetësë, edhe dotë rrëfenj emërin' e ati përpara t'im Et, edhe përpara ëngjëjvet t'ati.

6 Ay që ka vesh, letë dëgjonjë ç'u thotë, Fryma kishëvet.

7 Edhe ëngjëllit të kishësë ndë Filladhelfi shkruaj,

   Këto thotë shënjti i-vërteti, ay që ka kyçin' e Dhavidhit; ay që hap, edhe asndonjë s'mbyll; edhe mbyll, edhe asndonjë s'hap; 8 I di punërat' e tua; ja tek kam vënë përpara teje një derë të-hapurë, edhe asndonjë s'munt t'a mbyllnjë atë; sepse ke pak fuqi, edhe ruajte fjalënë t'ime, edhe nukë mohove emërinië t'im. 9 Ja tek dot'i bënj ata nga mbledhja e Satanajt që thonë për vetëhen' e tyre se janë Judhenj, edhe nukë janë, po gënjenjënë; ja tek dot'i bënj ata të vinjën' e të falenë përpara këmbëvet të tua, edhe të njohënë se unë desha ty. 10 Sepse ruajte fjalën' e durimit t'im, edhe unë dotë të ruanj ty nga ora e ngasjesë që ka për të ardhurë mbë gjithë botënë, që të provonjë ata që rrinë mbi dhet. 11 Na tek vinj çpejt; mba atë që ke, që të mos marrë ndonjë kurorënë t'ënde. 12 Kush të muntnjë, atë dot'a bënj shtyllë ndë tempullt të Perëndisë t'im, edhe nukë dotë dalë më jashtë; edhe dotë shkruanj mbi atë emërin' e Perëndisë t'im, edhe emërin' e qytetit të Perëndisë t'im, të Jerusalimit të-ri, që sbret prej qiellit nga Perëndia im, edhe emërinë t'im të-rinë.

13 Ay që ka vesh, letë dëgjonjë ç'u thotë Fryma kishëvet.

14 Edhe ëngjëllit të kishës' së Llaodhiqeasvet shkruaj,

   Këto thot' ay që ësht' Amin, besëtari edhe i-vërteti dëshmimtar, të-nisurit' e kriesës' së Perëndisë; 15 I di punërat' e tua, se as i-ftohëtë je as i-ngrohëtë; makar të ishnje i-ftohët' a i-ngrohëtë; 16 Po passi je kështu i-vakëtë, edhe as i-ftohët' as i-ngrohëtë, dotë të vjell nga goja ime. 17 Sepse thua, Se jam i-pasurë, edhe ubësh' i-pasurë, edhe s' kam nevojë as prej ndonjëj, edhe nuk' e di se ti je i-ngratë, edhe i-mjerë, edhe i-vobek, edhe i-verbërë, edhe i-sveshurë. 18 Të këshillonj ty të blesh prej meje ar të-provuarë ndë zjarr, që të bënesh i-pasurë; edhe rroba të-bardha, që t'i veshç, edhe të mos duketë turpëria e të-sveshurit t'ënt; edhe lyej syt' e tu me kollurë që të shohç. 19 Unë gjithë sa i dua, i qërtonj edhe i mundonj; ki zili pra edhe pendohu. 20 Ja tek rri ndë derët edhe trokëllinj; ndë dëgjoftë ndonjë zënë t'im, edhe hap derënë, dotë hynj tek ay, edhe dotë darkonem bashkë me atë, edhe ay bashkë me mua. 21 Ati që munt dot'i ap të rrijë bashkë me mua ndë front t'im, sikundrë edhe unë munda, edhe ndënja bashkë me t'im Atë ndë front t'ati.

22 Ay që ka vesh, letë dëgjonjë ç'u thotë Fryma kishëvet.



Sbulesa - Krye 4

1 Pas këtyre pashë, e ja një der' e-hapurë ndë qiellt; edhe zër' i-parë, që dëgjova posi trumbete që fliste bashkë me mua, thoshte; Hipë këtu, edhe dotë të dëftenj sa duhetë të bënenë paskëtaj.

2 Edhe përnjëhere arçë ndë frymë, edhe ja tek ishtë një fron ndë qiellt, edhe mbi front ishtë ndënjurë një; 3 Edhe ay që rrinte gjantë mbë të-parët me gur jaspidhe edhe sardhine; edhe ishte një ylver rreth fronit që gjantë mbë të-paret me smaragdinë. 4 Edhe përqark fronit ishinë njëzet e katrë frone; edhe mbë fronet (pashë) ndënjurë të njëzet e katrë pleqtë, veshurë me rroba të-bardha; edhe kishinë mbi krerët të tyre kurorë të-arta. 5 Edhe nga froni dilninë vetëtima e bumbullima e zëra. Edhe përpara fronit ishinë shtatë lambadha zjarri të-ndezura, të-cilatë janë të shtatë frymat' e Perëndisë. 6 Edhe përpara fronit ishte një det i-qelqtë që gjante me krystall; edhe ndë mest të fronit edhe rrotullë fronit katrë shtëzë, që ishinë plot me sy përpara e prapa. 7 Edhe shtëz' e-parë gjante me leon, edhe shtëz' e-dytë gjante me viç, edhe shtëz' e-tretë e kishtë faqenë posi njeri, edhe shtëz' e-katërtë gjante me shqiponjë që fluturon. 8 Edhe të katrë shtëzëtë kishinë sicila veçan nga gjashtë krahë përqark, edhe përbrënda ishinë plot me sy; edhe nukë pushojnë dit' e natë dyke thënë, "Shënjt, shënjt, shënjt është Zoti, Perëndi Gjithëpushtetësi," ay që ishte edhe që është edhe që vjen.

9 Edhe kur t'i apënë shtëzëtë lavdi e nder e të-falurë ndersë ati që ka ndenjurë mbi front, që rron ndë jetët të jetëvet, 10 Të njëzet e katrë pleqtë dotë bjenë përpara ati që ka ndënjurë mbi front, dhe dot'i falenë ati që rron ndë jetët të jetëvet, edhe dotë vënë kurorët' e tyre përpara fronit, dyke thënë, 11 I-vëjyerë je, o Zot, të marrç lavdin' e nderin' e fuqinë; sepse ti i kriove të-gjitha, edhe për dashurimnë t'ënt janë, edhe ukriuanë.



Sbulesa - Krye 5

1 Edhe pashë mbë të-djathtët t'ati që kishte ndënjurë mbi front një vivli shkruarë përbrënda e përjashta, vulosurë me shtatë vula. 2 Edhe pashë një ëngjëll të-fortë dyke lëçiturë me zë të-math, Cili ësht' i-zoti të të hapnjë vivlinë edhe të sgithnjë vulat' e asaj? 3 Edhe asndonjë nukë muntte ndë qiellt, as mbi dhet, as ndënë dhet, të hapnjë vivlinë, as t'a shohë atë. 4 Edhe unë qanjam shumë, sepse asndonjë nuk' ugjënt i-zoti të hapnjë (e të këndonjë) vivlinë, as t'a shohë atë. 5 Edhe një nga pleqtë më thotë, Mos qaj; ja tek mundi leoni që është prej farës' së Judhësë, rrënja e Dhavidhit, të hapnjë vivlinë, edhe të sgithnjë të shtatë vulat' e asaj.

6 Edhe pashë, edhe ja ndë mest të fronit edhe të katrë shtëzëvet, edhe ndë mest të pleqvet, një Qënq që po rrinte posi i-therurë, edhe që kishte shtatë brirë, edhe shtatë sy; të-cilëtë janë të shtatë frymat' e Perëndisë që janë dërguarë mbë gjithë dhenë. 7 Edhe erdhi e mori vivlinë prej së-dhjathtës' s'ati që kishte ndënjurë mbi front.

8 Edhe kur mori vivlinë, të katrë shtëzët' edhe të njëzet e katrë pleqtë ranë përpara Qëngjit, të-cilëtë kishinë gjithësicili qitharëra e kupa t'arta mbushurë me thimiama, të-cilatë janë të-falurat' e shënjtorëvet; 9 Edhe këndonjënë një kënkë të-re, dyke thënë, I-vëjyerë je të marrç vivlinë, edhe të hapç vulat' e asaj; sepse uthere, edhe na çpërbleve te Perëndia me gjakunë t'ënt, prej çdo fare e gjuhe e llauzi e kombi; 10 Edhe na bëre mbretër e priftër te Perëndia ynë; edhe dotë mbretërojmë mbi dhet. 11 Edhe pashë, edhe dëgjova një zë shumë ëngjëjsh përqark fronit edhe shtëzëvet edhe pleqvet; edhe numëri i atyreve ishte dhjetë-mijëra dhjetë-mijërash, e mijëra mijërash, 12 Që thoshninë me zë të-math, I-vëjyer' është Qëngji i-therurë të marrë fuqin' e bekimnë. - 13 Edhe çdo kriesë që është ndë qiellt e mbi dhet, e ndënë dhet, e sa janë ndë dett, edhe gjithë sa janë nd'ato, dëgjova që thoshinë, Mb' atë që ka ndënjurë mbi front edhe mbë Qëngjinë qofte bekimi e nderi e lavdia e pushteti ndë jetët të jetëvet. 14 Edhe të katrë shtëzëtë thoshinë, Amin; (edhe të njëzet e katrë) pleqtë ranë edhe i ufalnë (ati që rron ndë jetët të jetëvet).



Sbulesa - Krye 6

1 Edhe pashë, kur hapi Qëngji njërënë nga vulatë, edhe dëgjova një nga të katrë shtëzëtë që thoshte, posi me zë bumbullime, Eja edhe shih. 2 Edhe pashë, edhe ja një kal' i-bardhë; edhe ay që kishte ndënjurë mbi atë kishte një hark; edhe i udha ati një kurorë, edhe dolli dyke mundurë, edhe që të muntnjë.

3 Edhe kur hapi vulën' e-dytë, dëgjova shtëzën' e-dytë, që thoshte, Eja (edhe shih). 4 Edhe dolli një tjatërë kalë i-kuq; edhe ati që kishte ndënjurë mbi atë i udha të ngrerë paqtimnë nga dheu, edhe të thernjënë njëri tjatërine, edhe i udha ati një thik' e-madhe.

5 Edhe kur hapi vulën' e-tretë, dëgjova të-tretënë shtëzë që thoshte, Eja edhe shih. Edhe pashë, edhe ja një kal' i-zi, edhe ay që kishte ndënjurë mbi atë kishte një zigare ndë dorët të ti. 6 Edhe dëgjova një zë ndë mest të katrë shtëzëvet që thoshte, Një shënik gruri për një dinar; edhe tre shënikë elbi për një dinar; edhe, Vajit edhe verësë mos i bëj dëm.

7 Edhe kur hapi vulën' e-katrëtë, dëgjova zën' e së-katrësë shtëzë që thoshte, Eja edhe shih. 8 Edhe pashë, edhe ja një kal' i-ligurë, edhe ay që kishte ndënjurë sipër' ati quhej Mortje, edhe Hadhi i vinte prapa bashkë, edhe udha ndër ata pushtet përmbi të-katrëtën' e dheut të vrasënë me shpatë e me zi buke e me vdekje, edhe me bishat' e dheut.

9 Edhe kur hapi vulën' e-pesëtë, pashë përposh theroresë shpirtërat' e atyreve që janë therurë për fjalën' e Perëndisë, edhe për dëshmiminë që kishinë; 10 Edhe thërrisninë me zë të-math, dyke thënë, Gjer kur, o Zotëni i-shënjtëruar' e i-vërtetë, nukë gjykon edhe nukë merr çpagiminë për gjakunë t'ënë nga ata që rrinë mbi dhet? 11 Edhe i udhanë gjithësicilit stolira të-bardha, edhe u utha atyreve të prëhen' edhe pak kohë, gjersa të mbushen' edhe bashkëshërbëtorët' e atyreve, edhe vëllezërit' e atyreve, ata që janë për të vrarë sikundrë edhe ata.

12 Edhe pashë, kur hapi vulën' e-gjashtëtë; edhe ja tek ubë një tërmet i-math, edhe djelli ubë i-zi posi thes i-dhirë, edhe hëna ubë posi gjak; 13 Edhe yjt' e qiëllit ranë mbë dhet, posi drur' i fikut që heth fiqt' e-paarrirë, kur tundetë prej ere së-madhe. 14 Edhe qielli uhoq posi vivli kur pështiletë, edhe çdo mal e ujdhesë luajtnë nga vëndet' e tyre. 15 Edhe mbretërit' e dheut, e njerëzit ' e-mëdhenj, e të-pasuritë, e kryemijësitë, e të-fortëtë, edhe çdo shërbëtuar, edhe çdo i-lirë, fshehnë vetëhen' e tyre ndëpër shpellat' e ndëpër shkëmbënjt' e malevet, 16 Edhe u thonë malevet e shkëmbënjvet, Bini mbi ne, edhe fshih-na-ni nga faqeja e ati që ka ndënjurë mbi front, edhe nga zëmërata e Qëngjit; 17 Sepse erdhi dit' e-madhe e zëmëratës' s'ati; edhe cili munt të qëndronjë?



Sbulesa - Krye 7

1 Edhe pastaj pashë katrë ëngjëj që rrininë mbë të katrë çipat' e dheut, edhe mbaninë të katrë erërat' e dheut, që të mos frynte erë mbi dhet, as mbi dett, as mbë çdo dru.

2 Edhe pashë një tjatërë ëngjëll që hipi nga të-lindurit' e djellit e që kishte vulën' e Perëndis' së-gjallë; edhe u thërriti me zë të-math të katrë ëngjëjvet, të-cilëvet u udha t'u bënjënë dëm dheut edhe detit, 3 E thoshte, Mos i bëni dëm dheut, as detit, as drurëvet, gjersa të vulosmë shërbëtorët' e Perëndisë t'ënë ndë ballët t'atyreve.

4 Edhe dëgjova numërin' e atyreve që u-vulosnë; një qint e dyzet e katrë mijë ishinë të-vulosurë prej gjithë faravet të bijvet të Israilit; 5 Prej farës' së Judhësë, dy-mbë-dhjetë mijë të-vulosurë; prej farës' së Gadit, dy-mbë-dhjetë mijë të-vulosurë; 6 Prej farës' s' Ashirit, dy-mbë-dhjetë mijë të-vulosurë; prej farës' së Nefthaliut, dy-mbë-dhjetë mijë të-vulosurë; prej farës' së Manassehut, dy-mbë-dhjetë mijë të-vulosurë; 7 Prej farës' së Simeonit, dy-mbë-dhjetë mijë të-vulosurë; prej farës' së Leviut dy-mbë-dhjetë mijë të-vulosurë; prej farës' së Issaharit, dy-mbëdhjetë mijë të-vulosurë; 8 Prej farës' së Zabullonit, dy-mbë-dhjetë mijë të-vulosurë; prej farës' së Josifit, dy-mbë-dhjetë mijë të-vulosurë; prej farës' së Beniaminit, dy-mbë-dhjetë mijë të-vulosurë.

9 Pastaj pashë, edhe ja shumë gjindje, të-cilënë asndonjë s' muntte t'a numëronte, prej çdo kombi e farësh e llauzesh e gjuhërash, që rrininë përpara fronit e përpara Qëngjit, veshurë me stolira të-bardha, edhe mbaninë dega hurmash ndër duart të tyre: 10 Edhe thërrisninë me zë të-math, e thoshinë, Shpëtimi është i Perëndisë t'ënë qe ka ndënjurë mbi front edhe i Qëngjit. 11 Edhe gjithë ëngjëjtë rrininë përqark fronit edhe pleqvet edhe të katrë shtëzëvet, edhe ranë përmbys përpara fronit, e i ufalnë Perëndisë, 12 Dyke thënë, Amin; bekimi e lavdia e dituria e të-faluritë ndersë e nderi e fuqia e forca është mbë Perëndinë t'ënë ndë jetët të jetëvet. Amin.

13 Edhe upërgjeq një nga pleqtë, e më tha, Cilëtë janë këta që janë veshurë me stolira të-bardha, edhe nga erthnë? 14 Edhe i thash' ati, Zot, ti e di. Edhe më tha, Këta jan' ata që vinjënë prej shtrëngimit të-math; edhe lanë stolirat' e tyre, edhe sbarthnë stolirat' e tyre ndë gjakt të Qëngjit. 15 Përandaj janë përpara fronit të Perëndisë, edhe e lusënë dit e natë nde tempullt t'ati; 16 edhe ay që ka ndënjurë mbi front ka për të ndënjurë ndër ata. Nukë dotë kenë më uri, as nukë dotë kenë më et, as dotë bjerë djelli mbi ata, as çdo farë vape; 17 Sepse Qëngji që është ndër mest të fronit dot'i ruanjë ata e dot'u heqnjë udhën' atyreve ndë burime ujërash të-gjalla; edhe Perëndia dotë fshinjë çdo lot nga syt' e atyreve.



Sbulesa - Krye 8

1 Edhe kur hapi të-shtattënë vulë, ubë ndë qiellt pushim sindonja gjysmë ore.

2 Edhe pashë të shtatë ëngjëjtë, të-cilëtë rrininë përpara Perëndisë edhe u udhanë atyreve shtatë trumbeta.

3 Edhe erdhi një tjatërë ëngjëll, edhe qëndroj mbi theroret, e mbante një tymtar të-artë; edhe i udhe i udhanë ati shumë thimjama, që t'i bjerë bashkë me të-falurat' e gjithë shënjtorëvet mbë theroren' e-artë që është përpara fronit. 4 Edhe hipi tymi i thimiamavet me të-falurat' e shënjtorëvet prej dorës' s'ëngjëllit përpara Perëndisë; 5 Edhe ëngjëlli mori tymtarinë, edhe e mbushi nga zjarri i theroresë edhe e hodhi ndë dhet; edhe ubënë zëra e bumbullima e vetëtima e tërmet.

6 Edhe të shtatë ëngjëjtë që kishinë të shtatë trumbetatë ubënë gati që t'u bjenë trumbetavet.

7 Edhe ëngëlli i-parë i ra trumbetësë, edhe ubë breshër e-zjarr përzjerë me gjak, edhe uhothnë ndë dhet; edhe e-treta e drurëvet udoq; edhe çdo bar i-njomë udoq.

8 Edhe ëngjëlli i-dytë i ra trumbetësë, edhe posi një mal i-math që digjetë me zjarr uhoth ndë dett; 9 Edhe e-treta e detit ubë gjak; edhe vdiq e-treta e kriesavet të-gjalla që ishinë nde dett; edhe e-treta e lundravet uprish.

10 Edhe ëngjëlli i-tretë i ra trumbetësë, edhe ra nga qielli një yll i-math që digjej si llambadhë, edhe ra mbi të-tretën' e lumënjvet, edhe mbi burimet' e ujëravet; 11 Edhe emëri i yllit quhetë Apsinth; edhe e-treta e ujëravet ubë apsinth, edhe shumë njerës vdiqnë nga ujëratë, sepse uhidhëruanë.

12 Edhe ëngjëlli i-katrëtë i ra trumbetësë, edhe uplagos e-treta e djellit, edhe e-treta e hënësë, edhe e-treta e yjvet, që të errësonet' e-treta e atyreve, edhe dita të mos ndritnjë të-tretën' e saj, edhe nata gjithashtu.

13 Edhe pashë, edhe dëgjova një ëngjëll që fluturonte ndë mest të qiellit, që thoshte me zë të-math, Mjerë, mjerë, mjerë ata që rrinë mbë dhet, për zëret' e-tjerë të trumbetës' së të tre ëngjëjvet që dot'u bjenë trumbetavet.



Sbulesa - Krye 9

1 Edhe ëngjëlli i-pesëtë i ra trumbetësë, edhe pashë se një yll kishte rënë nga qielli mbi dhet, edhe i udha ati hapësi i pusit të pafundjesë. 2 Edhe hapi pusin' e pafundjesë; edhe dolli tym nga pusi posi tym i një kamine së-madhe; edhe uerrësua djelli edhe era nga tymi i pusit. 3 Edhe nga tymi duallë karkaleca mbi dhet, edhe u udha atyreve pushtet, sikundrë kanë përçollakët' e dheut. 4 Edhe u utha atyreve të mos i bënjënë dëm barit të dheut, as ndonjëj njomësire, as ndonjëj druri, veç vetëmë njerësvet që s'kanë vulën' e Perëndisë ndë ballët të tyre. 5 Edhe u udha atyreve të mos i vrasën' ata, po të mundonenë pesë muaj; edhe mundimi i atyreve ishte posi mundim përçollaku, kur çupit njerinë. 6 Edhe nd'ato dit njerëzitë dotë kërkonjënë vdekjenë, edhe nukë dot'a gjenjënë, edhe dotë ikënjë nga ata. 7 Edhe nga forma karkalecatë u shëmbëlleninë kuajve që janë bërë gati për luftë; edhe mbi krerët t'atyreve kishinë si kurora që gjaninë me ar, edhe faqet' e atyreve ishinë posi faqe njerëzish. 8 Edhe kishinë leshra posi leshra grash; edhe dhëmbët' e atyreve ishinë posi të leonëvet. 9 Edhe kishinë thurakë posi thurakë tëhekurtë; edhe zëri i krahëvet t'atyre ishte posi zë qeresh me shumë kuaj kur sulenë ndë luftë. 10 Edhe kishinë bishtër që shëmbëlleninë me përçollakë, edhe thumba ishinë ndëpër bishtërit t'atyreve; edhe pushteti i atyreve ishte t'u bënjënë dëm njerësvet pesë muaj. 11 Edhe kishinë mbret përmbi vetëhet të tyre ëngjëllin' e pafundjesë; i-cili e ka emërinë Abadhon, edhe ndë Gërqishtet e ka emërinë Apolion [prishës].

12 Një mjerësi shkoj; ja tek po vinjënë edhe dy paskëtaj.

13 Edhe ëngjëlli i-gjashttë i ra trumbetësë, edhe dëgjova një zë nga të katrë brirët' e therorës' s'artë që është përpara Perëndisë, 14 Që i thoshte të-gjashttit ëngjëll që kishte trumbetënë, Sgith të katrë ëngjëjtë që janë lidhurë mbë lumin' e-math Efrat. 15 Edhe usgithnë të katrë ëngjëjtë që ishinë bërë gati për orën' e për ditën' e për muajin' e për vitinë, që të vrasënë të-tretën' e njerësvet. 16 Edhe numëri i ushëtorëvet të kalorisë ishte dy dhjetë-mijëra dhjetë-mijërash. 17 Edhe kështu pashë kuajtë ndë të-pamët edhe ata që rininë mbi ata, se kishinë thurakë prej zjarri e prej jaqinthi e prej shqufuri; edhe krerët' e kuajvet ishinë posi krerë leonësh, edhe nga goj' e atyreve dilte zjarr e tym e shqufur. 18 Nga këta të trë uvranë e-treta e njerësvet, nga zjarri e nga tymi e nga shqufuri që dilte nga gojët' e atyreve, 19 Sepse pushtetet' e atyreve janë ndë gojët t'atyreve; sepse bishtërit' e atyreve shëmbëlleninë me gjërpënj, edhe kishinë krerë, edhe me ata bëninë dëm. 20 Edhe njerëzit' e-tjerë, ata që nuk' uvranë me këto plagë, as nuk' upenduanë nga punërat' e duarvet të tyre, që të mos u falenë djajvet, e idhujvet të-artë e të-ergjënttë e të-ramtë e të-gurtë e të-drunjtë, të-cilëtë s'muntnjën' as të shohënë, as të dëgjonjënë, as të ecënjënë; 21 Edhe nuk' upenduanë nga vrasjet' e tyre, as nga magjit' e tyre, as nga kurvëria e tyre, as nga të-vjedhurat' e tyre.



Sbulesa - Krye 10

1 Edhe pashë një tjatërë ëngëll të-fortë dyke sbriturë nga qielli, të-veshurë me re; edhe kishte ylver mbi kryet; edhe faqeja e ati ishte posi djelli, edhe këmbët' e ati posi shtylla zjarri. 2 Edhe kishte ndë dorët të ti një vivlizë të-hapurë; edhe vuri këmbën' e ti të-djathtënë mbi dett, edhe te-mëngjërënë mbi dhet. 3 Edhe bërtiti me zë të-math posi leoni kur pëllet. Edhe kur bërtiti, folnë të shtatë bumbullimatë me zërat' e tyre. 4 Edhe kur folnë të shtatë bumbullimatë (me zërat' e tyre), kishnjam për të shkuarë; edhe dëgjova një zë nga qielli që (më) thoshte, Vulos ato që folnë të shtatë bumbulimatë, edhe mos i shkruaj ato. 5 Edhe ëngjëlli që pashë dyke ndënjurë mbi dett edhe mbi dhet ngriti dorën' e ti mbë qiellinë, 6 Edhe bëri be për atë që rron ndë jetët të jetëvet, i-cili krioj qiellin' edhe sa janë nd' atë edhe dhenë edhe sa janë nd' atë, edhe detinë edhe sa janë nd' atë, se kohë nukë dotë jetë më; 7 Po ndë ditt të zërit të ëngjëllit të-shtattë, kur dot' i bjerë trumbetësë, atëhere dotë mbaronetë fshehësir' e Perëndisë, sikundrë u'a kishte dhënë zën' e-mirë shërbëtorëvet të ti profitër.

8 Edhe ay zëri që dëgjova nga qielli, përsëri fliste me mua, e thoshte, Shko, e merr vivlizën' e-hapurë ndë dorët t'ëngjëllit që ka ndënjurë mbi dett e mbi dhet. 9 Edhe vajta tek ëngjëlli, e i thashë, Ep-më vivlizënë. Edhe ay më thotë, Merr-e, edhe haj-e atë; edhe dotë hidhëronjë barkunë t'ënt, po ndë gojët t'ënde dotë jet' e-ëmbëlë posi mjaltë. 10 Edhe mora vivlizënë nga dor' e ëngjëllit, edhe e hëngra; edhe ishte ndë gojët t'ime e-ëmbëlë posi mjaltë; edhe kur e hëngra atë, uhidhërua barku im. 11 Edhe më thotë, Duhetë të profitepç përsëri për shumë llauze e kombe e gjuhëra e mbretër.



Sbulesa - Krye 11

1 Edhe m'udha një kallam që gjante me shkop; edhe ëngjëlli rrinte e thoshte,

   Ngreu, edhe mat tempullin' e Perëndisë, edhe therorenë, edhe ata që falenë nd' atë. 2 Po avllinë që është përjashta tempullit lër-e jashtë, edhe mos e mat, sepse udha ndër kombet; edhe qytetin' e-shënjtëruarë dot'a shkelnjënë dyzet e dy muaj.

3 Edhe dot'u ap të dy dëshmimtarëvet të mi, edhe dotë profitepsnjënë një mijë e dy qint e gjashtë-dhjetë dit, veshurë me thasë. 4 Këta janë të dy drurët' e ullirit, edhe të dy kandiletë që rrinë përpara Perëndis' së dheut. 5 Edhe ndë dashtë ndonjë t'u bënjë dëm atyreve, zjarr del nga goj' e atyreve, edhe ha armiqt' e atyreve, kështu duhetë të vritet' ay. 6 Këta kanë pushtet të mbyllnjënë qiellinë, që të mos bjerë shi ndë ditt të profitis' s'atyreve; edhe kanë pushtet mbi ujërat t'i kthenjënë mbë gjak, edhe t'i bjenë dheut me çdo farë plage, sa herë të duanë.

7 Edhe kur të mbaronjënë dëshmimn' e tyre, bisha që del nga pafundja dotë bënjë luftë me ata, edhe dot'i muntnjë, edhe dot'i vrasë. 8 Edhe kufomat' e atyreve dotë dergjenë mbi rugët të qytetit të-math, që quhetë shpirtërish Sodhomë edhe Egjyptë, ku edhe Zoti ynë ukryqëzua.

9 Edhe prej llauzëvet e prej faravet e prej gjuhëravet e prej kombevet shume veta dot'i shohënë kufomat' e atyreve tri dit e gjysmë, edhe nukë dotë lënë kufomat' e atyreve të vihenë ndë varre. 10 Edhe ata që rrinë mbi dhet dotë gëzonenë për ata, edhe dotë gasmonenë; edhe dotë dërgonjënë dhurëtira njëri tjatërit; Sepse këta të dy profitër munduan' ata që rrinë mbi dhet.

11 Edhe pas tri dit e gjysmë hyri mb'ata frymë jete prej Perëndisë; edhe qëndruanë mbë këmbët të tyre, edhe i mori frik' e-madhe ata që i shihninë. 12 Edhe dëgjuanë një zë të-math nga qielli që u thoshte atyreve, Hipni këtu. Edhe hipnë ndë qiellt mbë ret; edhe armiqt' e atyreve i panë ata. 13 Edhe nd'atë orë ubë një tërmet i-math, edhe e-dhjetta e qytetit ra, edhe uvrane ndë tërmett shtatë mijë emëra njerëzish; edhe të-tjerët' i mori frika, edhe i dhanë lavdi Perëndis' së qiellit.

14 E-dyta mjerë shkoj: ja tek po vjen çpejt e-treta mjerë.

15 Edhe i-shtatti ëngjëll i ra trunbetësë, edhe ubënë zëre të-mëdhenj ndë qiellt që thoshinë, Mbretërirat' e botës' ubënë te Zotit t'ënë, edhe të Krishtit t'ati, edhe dotë mbretëronjë ndë jetët të jetëvet.

16 Edhe të njëzet e katrë pleqtë që rrininë përpara Perëndisë mbi fronat të tyre ranë me faqe përdhe, edhe i ufalnë Perëndisë, 17 Dyke thënë, Të falemi ndersë ty, o Zot, Perëndi Gjithëpushtetës, i-cili je ay që eshtë edhe ay që ishte (edhe ay që vjen); sepse more fuqinë t'ënde të-madhe, edhe mbretërovë; 18 Edhe kombet' uzëmëruanë, edhe erdhi zëmërata jote, edhe koha e të-vdekuret, që të gjykonenë, edhe t'u apç pagënë shërbëtorëvet të tu profitër, edhe shënjtorëvet, edhe atyreve që i kanë frikë emërit t'ënt, të-vegjëlvet e të-mëdhenjvet, edhe të prishç ata që prishnjënë dhenë.

19 Edhe uhap tempulli i Perëndisë ndë qiellt, edhe uduk arka e dhjatës' s'ati ndë tempullt t'ati; edhe ubënë vetëtima e zëra e bumbullima e tërmet e breshër i-math.



Sbulesa - Krye 12

1 Edhe uduk një shënj' e-madhe ndë qiellt; një grua që kishte veshurë djellinë, edhe hëna ishte përposh këmbëvet t'asaj, edhe mbi kryet t'asaj ishte një kurorë dy-mbë-dhjetë yjsh; 2 Edhe passi ishte me barrë, bërtiste nga të-dhëmburat' e barkut, e mundonej për të pjellë.

3 Edhe uduk një tjetërë shënjë ndë qiellit, edhe ja një dragua i-math e i-kuq, i-cili kishte shtatë krerë e dhjetë brirë; edhe mbi krerët t'ati shtatë kurorë; 4 Edhe bishti i ati hiqte të-tretën' e yjvet të qiellit, edhe i hodhi ata ndë dhet. Edhe dragoj ndënji përpara gruasë që kishte për të pjellë, që të hante të birin' e asaj, kur te pillte. 5 Edhe polli një djalë mashkull, i-cili ka për të kulloturë gjithë kombetë me shkop të-hekurtë; edhe djal' i asaj urrëmbye te Perëndia edhe te fron' i ati. 6 Edhe gruaja iku ndë shkretëtirët, ku kishte vënt të bërë gati nga Perëndia, që t'a ushqenjënë atje një mij' e dy qint e gjashtë-dhjetë dit.

7 Edhe ubë luftë ndë qiellt; Mihaili edhe ëngjëjt' e ati luftuanë kundrë dragojt, edhe dragoj luftoj, edhe ëngjëjt' e ati. 8 Edhe nukë muntnë, as ugjënt vënt për ata ndë qiellt. 9 Edhe uhoth poshtë dragoj i-math, gjarpëri i-moçim që quhetë djall, edhe Satanaj, ay që kobon gjithë botënë, uhoth poshtë ndë dhet, edhe ëngjëjt' e ati uhothnë poshtë bashkë me atë. 10 Edhe dëgjova një zë të-math që thoshte ndë qiellt, Tashi ubë shpëtimi edhe fuqia edhe mbretëria e Perëndisë t'ënë, edhe pushteti i Krishtit t'ati; sepse uhoth poshtë përfolësi i vëllezërvet t'anë, ay që përflet ata përpara Perëndisë t'ënë nat' e ditë. 11 Edhe ata e muntnë atë për gjakun' e Qëngjit, edhe për fjalën' e dëshmimit të tyre; edhe nuk' e deshnë jetën' e tyre gjer mbë vdekje. 12 Përandaj gëzohuni, o qiej, edhe ju që rrini nd' ata. Mjerë (ata që rrinë) ndë dhet e ndë dett, se sbriti djalli te ju, dyke pasurë zëmërim të-math, sepse e di se ka pak kohë.

13 Edhe kur pa dragoj se uhoth poshtë ndë dhet, ndoqi gruanë që polli mashkullinë. 14 Edhe i udhanë gruasë dy krahë të shqiponjës' së-madhe, që të fluturonjë ndë shkretëtirët ndë vëntt të saj, ku ushqenetë kohë edhe kohëra edhe gjysmë kohe, lark nga faqeja e gjarpërit. 15 Edhe gjarpëri lëshoj prapa gruasë nga goja e ti ujë posi lumë, që të bënjë që t'a marrë atë lumi. 16 Edhe dheu i ndihu gruasë, edhe dheu hapi gojën' e ti, edhe e përpiu luminë që lëshoj dragoj nga goj' e ti. 17 Edhe dragoj uzëmërua kundrë gruasë, edhe vate të bënjë luftë bashkë me të-tjerët' e farës' e asaj që ruanjënë porosit' e Perëndisë edhe që kanë dëshmimn' e Jisu (Krishtit).



Sbulesa - Krye 13

1 Edhe ndënja mbi rërët të detit; edhe pashë një bishë që dilte nga deti, që kishte shtatë krerë, e dhjetë brirë; edhe mbi brirët t'asaj dhjetë kurorë, edhe mbi krerët t'asaj një emërë vllasfimie. 2 Edhe bisha që pashë shëmbëllente me pardhall, edhe këmbët' e asaj ishinë posi t'ariut, edhe goj' e asaj posi gojë leoni; edhe dragoj i dha asaj fuqin' e ti, edhe fronin' e ti, edhe pushtet të-math. 3 Edhe (pashë) një nga krerët' e asaj posi të-plagosurë për vdekje; edhe plaga e asaj për vdekje ushërua; edhe gjithë dheu uçudit prapa bishësë. 4 Edhe i ufalnë dragojt që i dha pushtet bishësë, edhe i ufalnë bishësë, dyke thënë, Kush i gjan bishësë? Kush munt të luftonjë me atë?

5 Edhe i udha asaj gojë që flet fjalë të-mëdha edhe vllasfimira, edhe i udha asaj pushtet të bënjë luftë dyzet e dy muaj. 6 Edhe hapi gojën' e saj mbë vllasfimi kundrë Perëndisë, që të vllasfimisnjë emërin' e ati, edhe tendën' e ati, edhe ata që rrinë ndë qiellt. 7 Edhe i udha asaj të bënjë luftë me shënjtorëtë, edhe t'i muntnjë; edhe i udha asaj pushtet përmbi çdo farë e gjujë e komp. 8 Edhe dot'i falen' asaj, gjith' ata që rrinë mbi dhet, emërat' e të-cilëvet nukë janë shkruarë ndë vivlit të jetës' së Qëngjit që është therurë qëkur se është ngrehurë bota. 9 - Kush ka vesh, letë dëgjonjë. 10 - Kush të bjerë tjatërinë ndë skllavëri, ndë skllavëri dotë vejë; kush të vrasë me thikë, duhetë edhe ay të vritetë me thinkë, Këtu është durimi edhe besa e shënjtorëvet.

11 Edhe pashë një tjetërë bishë që dilte nga dheu, edhe kishte dy brirë që shëmbëlleninë me brirë qëngji, edhe fliste si dragua. 12 Edhe bënte gjithë pushtetin' e bishës së-parë përpara asaj; edhe bënte dhenë edhe ata që rrinë mb' atë t'i falnenë bishës' së-parë, së-cilësë plaga për vdekje i ushërua. 13 Edhe bënte shënja të-mëdha, kaqë sa edhe zjarr bënte të sbresë nga qielli mbi dhet përpara njerësvet. 14 Edhe kobonte ata që rrininë mbi dhet, për shënjatë që i udhanë asaj të bënjë përpara bishësë, e u thoshte atyreve që rrininë mbi dhet t'i bënjën' ikonë bishësë që kishte plagën' e thikësë, edhe rroj. 15 Edhe i udha asaj t'i apë frymë ikonës' së bishësë, kaqë sa edhe të flasë ikon' e bishësë, edhe të bënjë që të vriten' ata që s'i falen' ikonës' së bishësë. 16 Edhe bënte të-gjithë, të-vegjëlit' e të-mëdhenjtë, edhe të-pasurit' edhe të-vobeqtë, edhe të-lirët' edhe shërbëtorëtë, të marrënë një shënjë të-gërvishturë mbë dorën' e tyre të-djathtë, a mbë ballërat' e tyre; 17 Edhe që të mos muntte ndonjë të blerë a të shesë, përveç ay që ka të-gërvishturitë, a emërin' e bishësë, a numërin' e emërit t'asaj. 18 Këtu është dituria; ay që ka mëndjenë ndë kokë letë bënjë llogari numërin' e bishësë; sepse është numër njeriu, edhe numër' i asaj është gjashtë qint e gjashteë-dhjet' e gjashtë.



Sbulesa - Krye 14

1 Edhe pashë, edhe ja një Qënq tek rrinte mbi malt Sion, edhe bashkë me atë ishinë njëqint e dyzet e katrë mijë që kishinë emërin' e Atit t'ati të-shkruarë mbë ballërat' e tyre. 2 Edhe dëgjova një zë nga qielli posi zë shumë ujërash, edhe posi zë bumbullime së-madhe; edhe dëgjova një zë qitharorësh që qitharisninë me qitharat' e tyre. 3 Edhe këndoninë (posi) një kënkë të-re përpara fronit, edhe përpara të katrë shtëzëvët edhe pleqvet; edhe asndonjë s'muntte të merrte vesh kënkënë, veç të një qint e dyzet e katrë mijëtë, që ishinë blerë prej dheut. 4 Këta jan' ata që nuk' undyrnë me gra, sepse janë të-virgjërë; këta jan' ata që i venë prapa Qëngjit kudo që të vejë; këta ublenë nga njerëzitë, që të jenë pem' e-parë te Perëndia edhe te Qëngji. 5 Edhe ndë gojët t'atyre nuk' ugjënt kobim, sepse janë pa të-metë (përpara fronit të Perëndisë).

6 Edhe pashë një tjatër' ëngjell dyke fluturuarë ndë mest të qiellit, i-cili kishte ungjillin' e-përjetëshm, që t'ungjillëzonjë mb' ata që rrinë mbi dhet, edhe mbë çdo komp e farë e gjuhë e llaus; 7 E thoshte me zë të-math, Kini frikë Perëndisë, edhe epni lavdi ati, sepse erdhi ora e gjyqit t'ati; edhe i ufalni ati që bëri qiellin' e dhen' e detin' e burimet' e ujëravet. 8 Edhe një tjatër' ëngjëll vate prapa, e thoshte, "Ra, ra Babillona," (qytet') i-math; sepse ujiti gjithë kombetë me verën' e zëmërimit të kurvëris' se saj.

9 Edhe një ëngjëll i-tretë vate prapa atyreve, dyke thënë me zë të-math, Kush t'i faletë bishës' edhe ikonës' s'asai, edhe të-marrë të-gërvishturë mbë ballën' e ti a mbë dorën' e ti, 10 Edhe ay dotë pijë nga vera e zëmërimit të Perëndisë, që është derdhurë e-papërzjerë ndë potirt të zëmërimit t'ati; edhe dotë mundonetë me zjarr e me squfur përpara ëngjëjvet të-shënjtëruar' edhe përpara Qëngjit. 11 Edhe tymi i mundimit t'atyreve hipën ndë jetët të jetëvet; edhe s'kanë të-prëjturë dit' e natë ata që i falenë bishësë edhe ikonës' s'asaj, edhe ay që merr të-gërvishturit' e emërit t'asaj. 12 Këtu është durimi i shënjtorëvet; këtu jan' ata që ruanjënë porosit' e Perëndisë edhe besën' e Jisujt.

13 Edhe dëgjova një zë nga qielli që (më) thoshte, Shkruaj, Të-lumurë që tani jan' ata të-vdekurë që vdesënë mbë Zotinë. Po, thotë Fryma, që të prëhenë nga mundimet' e tyre; edhe punërat' e atyre u venë prapa, bashkë me ata,

14 Edhe pashë, edhe ja një re e-bardhë, edhe mbi ret kishte ndënjurë një që shëmbëllente me bir njeriu, edhe kishte mbi kryet të ti një kurorë t'artë, edhe ndë dorët të ti një drapër të-prehëtë. 15 Edhe një tjatër' ëngjëll dolli nga tempull dyke thërriturë me zë të-math mb' atë që kishte ndënjurë mbi ret, Dërgo drapërinë t'ënt, edhe korr; sepse (të) erdhi ora të korrç, sepse utha të-korrët' e dheut. 16 Edhe ay që kishte ndënjurë mbi ret vuri drapërin' e ti mbi dhet; edhe dheu ukorr.

17 Edhe një tjatër' ëngjëll dolli nga tempulli që ishte ndë qiellt, dyke pasur' edhe ay një drapër të-prehëtë. 18 Edhe një tjatër' ëngjëll dolli nga theroreja, i-cili kishte pushtet mbi zjarrt; edhe thërriti me zë të-math mb' atë që kishte drapërin' e-prehëtë, dyke thënë, Dërgo drapërinë t'ënt të-prehëtë, edhe vil rrusht' e veshtit të dheut, sepse uarrinë rrusht' e ati. 19 Edhe ëngjëlli vuri drapërin' e ti ndë dhet, edhe voli veshtin' e dheut, edhe hodhi rrushtë ndë tirët të-madhe të zëmërimit të Perëndisë. 20 Edhe tira ushtyp përjashta qytetit, edhe dolli gjak nga tira gjer mbë frenjt të kuajvet, ndë një vënt një mijë e gjashtë qint stadhesh.



Sbulesa - Krye 15

1 Edhe pashë një tjatërë shënjë ndë qiellt të-madh' e të-çudiçime, shtatë ëngjëj, të-cilëtë kishinë të shtatë plagët' e-pastajme, sepse mb' ato umbarua zëmërimi i Perëndisë.

2 Edhe pashë posi një det të-qelqtë të-përzjerë me zjarr; edhe ata që muntnë bishën' edhe ikonën' e asaj, (edhe shënjën' e asaj,) edhe numërin' e emërit t'asaj, që po rrininë mbi detin' e-qelqtë, edhe kishinë qitharat' e Perëndisë; 3 Edhe këndoninë kënkën' e Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, edhe kënkën' e Qëngjit, dyke thënë, Të-mëdha e të-çudiçime janë punët' e tua, o Zot, Perëndi Gjithëpushtetës; të-drejta edhe të-vërteta janë udhët' e tua, o mbret i shënjtorëvet. 4 Cili nukë dotë të ketë frikë ty, o Zot, edhe nukë dotë lavduronjë emërinë t' ënt? sepse ti vetëmë je shënjt; sepse gjithë kombetë dotë vinjënë, e dotë falenë përpara teje; sepse gjyqet' e tu uçpërfaqnë.

5 Edhe pastaj pashë, edhe ja tek uhap tempulli i tendës' së dëshmimit ndë qiellt. 6 Edhe duallë nga tempulli të shtatë ëngjëjtë, që kishinë të shtatë plagëtë, veshurë me li të-pastrët' e të-ndriçim, edhe ngjeshurë rreth krahrorëvet breza t'artë.

7 Edhe një nga të katrë shtëzëtë u dha të shtatë ëngjëjvet shtatë botila t'arta mbushurë me zëmërimin' e Perëndisë që rron ndë jetët të jetëvet.

8 Edhe tempulli umbush me tym nga lavdia e Perëndisë, edhe nga fuqia e ati; edhe asndonjë nukë muntte të hynte ndë tempullt, gjer sa të mbaroneshinë të shtatë plagët' e të shtatë ëngjëjvet.



Sbulesa - Krye 16

1 Edhe dëgjova një zë të-math nga tempulli qe u thoshte të shtatë ëngjëjvet, Shkoni e derthni botilat' e zëmërimit të Perëndisë mbi dhet.

2 Edhe vate i-pari, edhe derdhi botilen' e ti mbi dhet; edhe ubë një plag' e-keqe edhe e-ligë mb' ata njerëzitë që kishinë të-gërvishturit' e bishësë, edhe mb' ata që i faleshin' ikonës' s'asaj.

3 Edhe i-dyti ëngjëll derdhi botilen' e ti ndë dett edhe ubë gjak posi gjak të-vdekuri; edhe çdo frym' e gjallë që ishte ndë dett vdiq.

4 Edhe i-treti ëngjëll derdhi botilen' e ti ndëpër lumënt e ndëpër burimet të ujëravet; edhe ubë gjak. 5 - Edhe dëgjova ëngjëllin' e ujëravet që thoshte, I-drejtë je ti, (o Zot,) që je ay që është edhe që ishte edhe Shënjti, sepse gjykove këto. 6 Sepse derdhnë gjak shënjtorësh edhe profitërsh, edhe gjak u dhe atyreve të pinë; sepse u vëjen atyreve. 7 - Edhe dëgjova (një tjatërë) nga theroreja që thoshte, Po, o Zot, Perëndi Gjithëpushtetës, të-vërtete edhe të-drejtë janë gjyqyet' e tu.

8 Edhe i-katërti ëngjëll derdhi botilen' e ti mbi djellët; edhe i udha ati të djegë njerëzitë me zjarr. 9 Edhe njerëzitë udoqnë me një të-djegurë të-math, edhe shanë emërin' e Perëndisë që ka pushtet mbi këto plagë; edhe nuk' upenduanë që t'i apënë lavdi ati.

10 Edhe i-pesëti ëngjëll derdhi botilen' e ti mbi front të bishësë; edhe përtrypninë gjuhët' e tyre nga të-dhëmburitë; 11 Edhe shanë Perëndin' e qiellit për të-dhëmburat' edhe për plagët' e tyre, edhe nuk' upenduanë nga punërat' e tyre.

12 Edhe i-gjashtëti ëngjëll derdhi botilen' e ti mbi lumin' e-math Effrat; edhe ujët' e ati utha, që të bënetë gati udha e mbretërvet që janë nga të-lindurit' e djellit. 13 Edhe pashë tri fryma të-ndyra që shëmbëlleninë mbë bretkosa, që dilninë nga goja e bishësë, edhe nga goja e profitit gënjeshtar; 14 Sepse janë fryma djajsh që bënjënë shënja, të-cilatë venë te mbretërit' e (dheut edhe të) gjithë botësë, që të mbledhën' ata për luftën' e asaj ditës' së-madhe të Perëndisë Gjithëpushtetës. 15 (Ja tek vinj posi vjedhës; lum ay që rri sgjuarë, edhe ruan rrobat' e tia, që të mos ecënjë sveshurë, e të shohënë të-shëmtuartët' e ati.) 16 Edhe i mblodhi ata nd' atë vënt qe quhetë Ebraisht Armagjeddon.

17 Edhe i-shtatëti ëngjëll derdhi botilen' e ti nd' erët; edhe dolli një zë i-math nga tempulli i qiellt, nga fronit, që thoshte, Umbarua. 18 Edhe ubënë zëra e bumbullime e vetëtima, edhe ubë një tërmet i-math, që i-atillë nuk' është bërë që kur se kanë qënë njerëzitë mbi dhet, një kaqë fort i-math tërmet. 19 Edhe qyteti i-math unda mbë tri pjesë, edhe qytetet' e kombevet ranë. Edhe erdhi ndë kujtim përpara Perëndisë Babilona e-madhe, që t'i apë kupën' e verës' së zëmërimit të zëmëratës' së ti. 20 Edhe çdo ujdhesë iku, edhe maletë s'ugjëntnë. 21 Edhe një breshër i-math posa një tallant sbriti nga qielli mbi njerëzit; edhe njerëzitë shaninë Perëndinë për plagën' e breshërit, sepse plag' e ati ishte fort e-madhe.



Sbulesa - Krye 17

1 Edhe erdhi një nga ata të shtatë ëngjëjtë që kishinë të shtatë botilatë, edhe foli bashkë me mua, e më tha, Eja, dotë të dëftenj gjyqin' e kurvës' së-madhe që ka ndënjurë mbi ujërat të-shuma; 2 Me të-cilënë kurvëruanë mbretërit' e dheut, edhe udejtnë ta që rrinë mbi dhet nga vera e kurvëris' s' asaj. 3 Edhe më shpuri me frymë ndë një vënt të-shkretë; edhe pashë një grua që po rrinte mbi një bishë të-kuqe, që ishte plot me emëra vllasfimie, që e kishte shtatë krerë e dhjetë brirë. 4 Edhe gruaja ishte veshurë me porfirë e me të-kuq, edhe përaruarë me ar e me gurë të-çëmuarë e me margaritarë, e kishte ndë dorët të saj një kupë të-artë mbushurë me ndyrësira e më pëgërësira të kurvëris' së saj; 5 Edhe mbë ballët t'asaj ishte shkruarë një emër, Fshehësirë, Babillona e-madhe, nëna e kurvavet edhe të ndyrësiravet të dheut. 6 Edhe pashë gruanë dyke udejturë nga gjaku i shënjtorëvet, edhe nga gjaku i dëshmimtarëvet të Jisujt. Edhe kur e pashë atë, uçudita me çudi të-madhe.

7 Edhe ëngjëlli më tha, Përse uçudite? unë dotë të them tyj fshehësirën' e gruasë, dhe të bishësë që mban atë, e-cila ka të-shtatë krerët' e të dhjetë brirëtë. 8 - Bisha, të-cilënë pe, ishte, edhe nuk' është, edhe dotë dalë nga pafundja, edhe dotë vejë ndë humbje; edhe dotë çuditen' ata që rrinë mbi dhet, emërat' e të-cilëvet nukë janë shkruarë ndë vivlit të jetësë që kur është ngrehurë bota, kur të shohënë atë bishënë që ishte, edhe nuk' është, ndonëse është. 9 Këtu është mëndja që ka dituri. Të shtatë krerëtë janë shtatë male, ku rri gruaja mbi ata. 10 Edhe janë shtatë mbretër; të pesëtë ranë, edhe njëri është, edhe tjatëri edhe s' ka ardhurë; edhe kur të vinjë, pak kohë duhetë të mbetetë. 11 Edhe bisha që ishte, edhe nuk' është, edhe ky është i-tetti mbret, edhe është nga të-shtatëtë, edhe vetë ndë numbje. 12 Edhe të dhjetë brirëtë që pe, janë dhjetë mbretër, të-cilëtë edhe s'kanë marrë mbretëri, po marrënë pushtet posi mbretër një orë bashkë me bishënë. 13 Këta kanë një mëndje, edhe dotë apënë ndë dorët të bishësë fuqin' edhe pushtetin' e tyre. 14 Këta dotë luftonjënë me Qëngjinë, edhe Qëngji dot'i muntnj' ata, sepse është Zot i zotërvet edhe Mbret i mbretërvet; edhe ata që janë bashkë me atë janë të-thërritur' e të-sgjedhur' e besëtarë.

15 Edhe më thotë, Ujëratë që pe atje ku rri kurva, janë llauze e gjindje, e kombe e gjuhëra. 16 Edhe të dhjetë brirëtë, të-cilëtë pe mbi bishët, këta dot'i kenë cmir kurvësë, edhe dot' a bënjën' atë të-shkretë edhe lakuriq, edhe dotë hanë mishrat' e asaj, edhe atë dot'a djegënë ndë zjarr. 17 Sepse Perëndia dha ndë zëmërat t'atyreve të bënjënë mëndjen' e ati, edhe të bënenë me një mëndje, edhe mbretërin' e tyre t'j'a apënë bishësë, gjersa të-mbaronenë fjalët' e Perëndisë. 18 Edhe gruaja që pe është qyteti i-math që ka mbretëri mbi mbretërit të dheut.



Sbulesa - Krye 18

1 Edhe pastaj pashë mjë ëngjëll dyke sbriturë nga qielli, që kishte një pushtet të-math; edhe dheu undrit prej lavdis' s'ati. 2 Edhe bërtit (fort) me zë të-math, dyke thënë, "Ra, ra Babillona" e-madhe, edhe ubë të-ndënjurit' e djajvet, edhe shtrofka e çdo fryme së-ndyrë, edhe shtrofka e çdo farë shpesi të-ndyrë e të-mërziturë. 3 Sepse nga vera e zëmërimit të kurvëris' s'asaj pinë gjithë kombetë, edhe mbretërit' e dheut kurvëruanë bashkë me atë, edhe tregëtarët' e dheut ubënë të-pasurë nga të-tepërit' e shëfrimit t'asaj.

4 Edhe dëgjova një tjatërë zë nga qielli që thoshte, Dilni prej asaj, llauzi im, që të mos keni pjesë ndër fajet t'asaj, edhe të mos merrni nga plagët' e asaj; 5 Sepse fajet' e asaj arritnë gjer mbë qiellt, edhe Perëndia kujtoj paudhërit' e asaj. 6 Çpagua-j'a-ni asaj, sikundrë edhe ajo u'a çpagoj (juve), edhe j'a çpaguani për një dy pas punëravet t'asaj; me kupënë, me të-cilënë shtyri, shtini-i asaj për një dy. 7 Sa lavduroj vetëhen' e saj edhe ukënaq ndë shëfrimet, kaqë mundim e vajë ep-i-ni asaj; sepse thotë me zëmërën' e saj, Po rri mbretëreshë, edhe nukë jam e-ve, edhe s' kam për të parë vajë. 8 - Përandaj mbë një ditë dotë vinjënë plagët' e asaj, vdekje edhe vajë edhe zi buke; edhe dotë digjetë ndë zjarr, sepse i-fortë është Zoti, Perëndia, që gjykon atë.

9 Edhe dotë qanjënë për atë edhe dotë mbanjënë zi për atë mbretërit' e dheut, ata që kurvëruan' edhe shëfryenë bashkë me atë, kur të shohënë tymin' e të-djegurit t'asaj, 10 Dyke ndënjurë prej së-largu, nga frika e mundimit t'asaj, e dyke thënë, Mjere, mjere ti qyteti i-math, Babillona, qyteti i-fortë, sepse për një orë erdhi gjyqi yt.

11 Edhe tregëtarët' e dheut qanjënë e bënjënë vajë për atë, sepse asndonjë nukë ble më barrët' e atyreve; 12 Barrë ari e ergjëndi, e gurësh të-çëmuarë, e margaritarësh, e pëlhure së-hollë, e porfire, e mëndafshi e të-kuqeje; edhe çdo dru me erë të-mirë, e çdo enë prej kokalle elefandi, e çdo enë prej druje së-paçëmuarë, e rame, e hekuri, e mermeri; 13 Edhe kanellë, e thimiamëra, e vaj ere, e livan, e verë, e vaj, e atherë mjelli, e grurë, e bagëti, e dhën, e kuaj, e qere, e skllevër, e shpirtëra njerëzish. 14 Edhe pemët' e dëshërimit të shpirtit t'ënt iknë prej teje, edhe më nukë dot'i gjenjç. 15 Tregëtarët' e këtyreve, që ubënë të-pasurë nga ajo, dotë rrinë prej së-largu për frikën' e mundimit t'asaj, dyke qarë e dyke bërë vaje, 16 E dyke thënë, Mjerë, mjerë qyteti i-math, që ishte vëshurë me vishnje e me porfirë e me të-kuqe, edhe përaruarë me ar e me gurë të-çëmuarë e me margaritarë; sepse për një orë ushkretua gjithë këjo pasje.

17 Edhe çdo zot anie, edhe gjithë sumica që është mbi aniat, e detarë, e gjithë sa punonjënë detinë, ndënjnë prej së-largu, 18 Edhe bërtisninë, kur shihninë tymin' e të-djegurit t' asaj, dyke thënë, Cili qytet ka qënë posi ky qytet i-math? 19 Edhe hothnë pluhur mbi krerët të tyre, edhe bërtisninë dyke qarë e dyke bërë vajë, e thoshninë, Mjerë, mjerë qyteti i-math, nde të-cilët ubënë të-pasurë nga pasja e asaj gjith' ata që kishninë ania ndë dett, sepse për një orë ushkretua.

20 Gëzohu për atë, o qiell, edhe ju apostojt' e shënjtëruarë edhe profitëritë, sepse Perëndia gjykoj gjyqinë t'uaj kundrë asaj.

21 Edhe një ëngjëll i-fortë ngriti një gur posi gur mulliri të-math, edhe e hodhi ndë dett, dyke thënë, Kështu dotë hidhetë me fërtynë Babillona, qyteti i-math, edhe nukë dotë gjëndetë më. 22 Edhe zë qitharorësh e musikorësh e fyellorësh e trumpetarësh nukë dotë dëgjonetë më te ti; edhe çdo mjeshtër prej çdo farë mjeshtërie nukë dotë gjëndetë më te ti; edhe zë mulliri nukë dotë dëgjonetë më te ti; 23 Edhe dritë kandileje nukë dotë ndritnjë më te ti; edhe zë dhëndërri e nuseje nukë dotë dëgjonetë më te ti; sepse tregëtarët' e tu ishinë të-mëdhenjt' e dheut, sepse me magjinë t'ënde ukobuanë gjithë kombetë. 24 Edhe nd'atë ugjënt gjak profitërsh e shënjtorësh edhe të gjith' atyreve që janë therurë mbi dhet.



Sbulesa - Krye 19

1 Edhe pastaj dëgjova posi një zë të-math shumë gjindjeje një qiellt që thoshte, Alilluja, shpëtimi e lavdia e nderi e fuqia qoftë mbë (Zotinë) Perëndinë t'ënë; 2 Sepse gjykoj kurvën' e-madhe që prishi dhenë me kurvërin' e saj, edhe mori çpagim prej dorës' s'asaj për gjakun' e shërbëtorëvet të ti. 3 Edhe për-së-dyti thanë, Alilluja. Edhe tymi i asaj hipën ndë jetët të jetëvet. 4 Edhe ranë të njëzet e katrë pleqtë, edhe të katrë shtëzëtë, e i ufalnë Perëndisë që rrinte mbi front, dyke thënë, Amin; Alilluja. 5 Edhe dolli nga froni një zë që thoshte, Lavduroni Perëndinë t'ënë, gjithë ju shërbëtorët' e ati, ju që i keni frikë ati, edhe të-vegjëlit' e të-mëdhenjtë.

6 Edhe dëgjova posi një zë shumë gjindjeje, edhe posi një zë shumë ujërash, edhe posi një zë bumbullimash të-forta, që thoshinë, Alilluja; se mbretëroj Zoti, Perëndia Gjithëpushtetës. 7 Letë gëzonemi, e letë gasmonemi, e let'i apëmë ati lavdinë, sepse erdhi dasma e Qëngjit, edhe gruaja e ati bëri gati vetëhen' e saj. 8 Edhe i udha asaj të vishetë me vishnje të-pastrëtë e të-ndriturë; sepse vishnjeja është të-drejtat' e shënjtorëvet.

9 Edhe më thotë, Shkruaj, Lum ata që janë ftuarë ndë dasmët të Qëngjit. Edhe më thotë, Këto janë fjalët' e-vërteta të Perëndisë.

10 Edhe rashë përpara këmbëvet t'ati që t'i falem; edhe ay më thotë, Vështro, semos bënjç këtë; sepse unë jam bashkëpunëtori yt edhe i vëllezërvet të tu që kanë dëshmimn' e Jisujt; po fal-i-u Perëndisë; sepse dëshmimi i Jisujt është fryma e profitisë.

11 Edhe pashë qiellinë të-hapurë, edhe ja një kal' i-bardhë, edhe ay që rrinte mb' atë quhej Besëtar edhe i-Vërtetë, edhe me drejtëri gjykon e lufton. 12 Edhe syt' e ati ishinë posi flakë zjarri, edhe mbi kryet t'ati kishte shumë kurorë; edhe kishte një emër të-shkruarë, të-cilinë asndonjë s'e di veç ay. 13 Edhe ishte veshurë me një rrobë ngjyerë ndë gjak; edhe emër' i ati quhetë Fjala e Perëndisë. 14 Edhe ushtëritë që ishinë ndë qiellt i vininë prapa hipurë mbi kuaj të-bardhë, e veshurë me vishnje të-bardhë edhe të-pastrëtë. 15 Edhe prej gojës' s'ati dilte një shpat' e-prehëtë, që t'u bjerë kombevet me atë; edhe ay "dot'i kullosnjë ata me shkop të-hëkurtë;" edhe ay shkel tirën' e verës' së zëmërimit edhe të zëmëratës' së Perëndisë Gjithëpushtetës. 16 Edhe mbi rrobët e mbi kofshët të ti ka të-shkruarë emërinë, Mbret i mbretërvet edhe Zot i zotërvet.

17 Edhe pashë një ëngjëll që rrinte ndë djellët; edhe thërriti me zë të-math, dyke thënë gjithë shpesvet që fluturonjënë ndë mest të qiellit, Ejani edhe mblidhuni ndë darkët të Perëndisë të-math, 18 Që të hani mishra mbretërsh, e mishra kryemijësve, e mishra të-fortësh, e mishra kuajsh edhe t'atyreve që kanë ndënjurë mbi ata, edhe mishra të të-gjithëve, të-lirëve e shërbëtorëve, edhe të-vegjëlve e të-mëdhenjve.

19 Edhe pashë bishënë edhe mbretërit' e dheut, edhe ushtërit' e atyreve mbledhurë, që të bëninë luftë me atë që rrinte mbi kallët, edhe me ushtërin' e ati. 20 Edhe uzu bisha , edhe bashkë me atë profiti gënjeshtar, ay që bëri shënjatë përpara asaj, me të-cilatë koboj ata që muarnë të-gërvishturit' e bishësë, edhe ata që i ufalnë ikonës' s'asaj; të-gjallë uhothnë që të dy ndë lëqert të zjarrit që digjetë me squfur. 21 Edhe të-tjerët' uvranë me shpatën' e ati që rrinte mbi kallët, e-cila dilte prej gojës' s'ati; edhe gjithë shpest' unginjnë nga mishrat' e atyreve.



Sbulesa - Krye 20

1 Edhe pashë një ëngjëll dyke sbriturë nga qielli, i-cili kishte hapësin' e pafundjesë, edhe një vark të-math ndë dorët të tij. 2 Edhe zuri draguanë, gjarpërin' ë-moçim, i-cili është Djalli edhe Satanaj; edhe e lidhi atë një mijë vjet. 3 Edhe e hodhi ndë pafundjet, edhe e mbylli, edhe vuri vulë sipër' ati, që të mos kobonjë më kombetë, gjersa të mbaronenë të një mijë vjettë; edhe paskëtaj duhetë të sgidhetë për pak kohë.

4 Edhe pashë frone; edhe ndënjne mbi ata, edhe gjyq udha ndër ata; edhe pashë shpirtërat' e atyreve që ishinë therurë për dëshmimin' e Jisujt, edhe për fjalën' e Perëndisë, edhe të-cilëtë nuk' i ufalnë bishësë, as ikonës' s'asaj; edhe nukë muarnë të gërvishturitë mbi ballët të tyre edhe mbi dorët të tyre; edhe rruan' e mbretëruanë bashkë me Krishtinë ata të një mijë vjettë. 5 Edhe të vdekurit' e-tjerë nuk' ungjallnë, gjersa të mbushenë të një mijë vjettë; këta është të-ngjallurit' e-parë. 6 I-lumur' edhe shënjt ësht' ay që ka pjesë ndë të-ngjallurit të-parë; mbi këta vdekj' e-dytë s'ka pushtet, po dotë jenë priftër të Perëndisë, edhe dotë mbretëronjënë bashkë me atë një mijë vjet.

7 Edhe kur mbaronenë të një mijë vjëttë, dotë sgidhetë Satanaj nga burgu i ti. 8 Edhe dotë dalë të kobonjë kombetë që gjëndenë mbë të katrë anët' e dheut, Gogun' e Magogunë, që t'i mbledhë ata për luftë, numër' i të-cilëvet është posi rër' e detit. 9 Edhe hipnë mbë të-gjerët' e dheut, edhe qerthëlluanë ushtërin' e shënjtorëvet, edhe qytetin' e-dashurë; edhe shbriti zjarr prej qiellit nga Perëndia, edhe i hëngri. 10 Edhe djalli që kobonte ata, uhoth ndë lëqert të zjarrit e të squfurit; ku ishte bisha edhe profiti gënjeshtar; edhe dotë mundonenë dit' e natë, ndë jetët të jetëvet.

11 Edhe pashë një fron të-bardhë e të-math, edhe atë që rrinte mb' atë, prej faqes' së të-cilit iku dheu edhe qielli; edhe nuk' ugjënt vënt për ata. 12 Edhe pashë të-vdekuritë, të-vegjël' e të-mëdhenj, rrininë përpara Perëndisë, edhe vivliat' uhapnë; edhe uhap një vivli tjatërë, e-cila ësht' e jetësë; edhe ugjykuanë të-vdekuritë nga ato që ishinë shkruarë ndë vivliat, pas punëravet të tyre. 13 Edhe deti dha të-vdekuritë që ishinë nd' atë, edhe mortja edhe hadhi dhanë të-vdekuritë që ishinë ndër ata; edhe ugjykuanë gjithësicili pas punëravet të tyre. 14 Edhe mortja edhe hadhi uhothnë ndë lëqert të zjarrit; këjo është vdekj' e-dytë. 15 Edhe ay që s'ugjënt shkruarë ndë vivlit të jetësë, uhoth ndë lëqert të zjarrit.



Sbulesa - Krye 21

1 Edhe pashë një qiell të-ri edhe një dhe të-ri; sepse qielli i-parë edhe dheu i-parë shkoj; edhe deti nuk' është më. 2 Edhe (unë Joani) pashë qytetin' e-shënjtëruarë, Jerusalimën' e-re, dyke sbriturë prej qiellit nga Perëndia, q'ishte bërë gati posi nuse e-stolisurë për burrin' e saj. 3 Edhe dëgjova një zë të-math nga qielli që thoshte, Ja tenda e Perëndisë bashkë me njerëzitë, edhe dotë rrijë bashkë me ata, edhe ata dotë jenë llauzi i ati, edhe Perëndia vetë dotë jetë bashkë me ata Perëndi i atyreve. 4 Edhe (Perëndia) dotë fshijë çdo lot nga syt' e atyreve, edhe vdekja nukë dotë jetë më; as vajë, as të-bërtiturë, as të-dhëmburë nukë dotë ketë më; sepse të-paratë shkuanë.

5 Edhe tha ay që kishte ndënjurë mbi front, Ja të-gjitha tek i bënj të-ra. Edhe më thotë, Shkruaj; sepse këto fjalë janë të-vërteta edhe të-besuara. 6 Edhe më tha, Umbarua; unë jam Allfa edhe Omega, të-nisurit' edhe të-mbaruarëtë. Unë dot'i ap dhurëti ati që ka et nga burimi i ujit të jetësë. 7 Ay që munt dotë trashëgonjë të-gjitha, edhe dot'i jem Perëndi, edhe ay dotë më jetë bir. 8 Edhe frikacarët' e të-pabesët' e të-ndyrët' e vrasësit' e kurvarët' e magjistarët' e idhullatrët' e gjithë gënjeshtarëtë dotë kenë pjesën' e tyre ndë lëqert që digjetë me zjarr e me squfur; këjo është vdekj' e-dytë.

9 Edhe erdhi tek unë një nga të shtatë ëngjëjtë që kishinë të shtatë botilatë mbushurë me të shtatë plagët' e-pastajme, edhe foli bashkë me mua, dyke thënë, Eja, dotë të dëftenj tyj nusenë, gruan' e Qëngjit. 10 Edhe më shpuri me frymë ndë një mal të-math e të-lartë, edhe më dëftheu qytetin' (e-math), Jerusalimën' e-shënjtëruarë, dyke sbriturë prej qiellit nga Perëndia, 11 Që kishte lavdin' e Perëndisë; edhe të-ndriturit' e asaj shëmbëllente me gur fort të-çëmuarë, posi me gur jaspidhë që shkëlqente si krystall. 12 Edhe kishte një mur të-math e të-lartë; kishte edhe dy-mbë-dhjetë porta, edhe mbi portat dy-mbë-dhjetë ëngjëj, edhe emëra të-shkruarë përsipër, të-cilëtë janë emërat' e të dy-mbë-dhjetë faravet të bijvet të Israilit. 13 Nga ana që lint djelli, tri porta, nga an' e borësë, tri porta; nga an' e mesditësë, tri porta; nga an' e perëndimit, tri porta. 14 Edhe muri i qytetit kishte dy-mbë-dhjetë themele, edhe nd' ata ishin' emërat' e të dy-mbë-dhjetë apostojvet të Qëngjit.

15 Edhe ay që fliste bashkë me mua kishte një kallam t'artë, që te matte qytetin' edhe portat' e ati edhe murin' e ati. 16 Edhe qyteti ishte me katrë çipa, edhe ishte sa i-gjatë, kaqë edhe igjerë; edhe mati qytetinë me kallamnë, gjer mbë dy-mbë-dhjetë mijë stadhe; të-gjatët' e të-gjerët' e të-lartët' e ati janë si-një-një. 17 Edhe mati murin' e ati, një qint e dyzet e katrë kut, pas masës' së njeriut, do-me-thënë, të ëngjëllit. 18 Edhe ndërtesa e murit t'ati ishte jaspidhë; edhe qyteti ar i-kulluarë, 19 Edhe themelet' e murit të qytetit ishinë stolisurë me çdo farë gurësh të-çmuarë; themel' i-parë ishte aspidhë; i-dyti, sapfir; i-treti, halqidhon; i-katërti, smaragdh; 20 i-pesëti, sardhonik; i-gjashtëti, sardhi; i-shtatti, gur ari; i-tetti, viryl; i-nëntti, topaz; i-dhjetti, krysopras; i-një-mbë-dhjetti, jaqinth; i-dy-mbë-dhjetti, amethyst. 21 Edhe të dy-mbë-dhjetë portat' ishinë dy-mbë-dhjetë margaritarë, gjithësicila portë ishte prej një margaritari; edhe udh' e qytetit ishte ar' i-kulluarë, posi qelq i-ndëpërdukshim.

22 Edhe tempull nukë pashë nd' atë; sepse tempull' i ati është Zoti Perëndia. Gjithëpushtetës, edhe Qëngji. 23 Edhe qyteti s'ka nevojë prej djelli, as prej hëne, që të ndritnjënë nd' atë; sepse lavdia e Perëndisë, e ndriti atë, edhe kandilej' e asaj është Qëngji. 24 Edhe kombet' (e të shpëtuarëvet) dot' ecënjënë ndë dritët t'ati; edhe mbretërit' e dheut bjenë lavdin' e nderin' e tyre mb' atë. 25 Edhe portat' e ati nukë dotë mbyllenë ditënë; sepse natë nukë dotë ketë atje. 26 Edhe dotë bjenë lavdin' edhe nderin' e kombevet mb' atë. 27 Edhe nukë dotë hynjë nd' atë asndonjë gjë që pëgër e bje ndyrësi, e gënjeshtrë; po vetëm' ata që janë shkruarë ndë vivlit të jetës' së Qëngjit.



Sbulesa - Krye 22

1 Edhe më dëfteu një lumë (të kulluarë) me ujë të jetësë, të-shkëlqyerë posi krystall, që dilte prej fronit të Perëndisë edhe të Qëngjit. 2 Ndë mest të udhës' së qytetit, edhe mbë kët' anë e mb' at' anë të lumit, ishte drur' i jetësë që ep dy-mbë-dhjetë pemë, dyke bërë mbë çdo muaj pëmën' e ti; edhe fletët' e drurit janë për shërim të kombevet. 3 Edhe asndonjë mallëkim nukë dotë ketë më: edhe froni i Perëndisë edhe i Qëngjit dotë jetë nd'atë; edhe shërbëtorët' e ati dot'a adhuronjënë atë. 4 Edhe dotë shohënë faqen' e ati, edhe emëri i ati dotë jetë mbi ballërat t'atyre. 5 Edhe natë nukë dotë ketë atje; edhe s'kanë nevojë prej kandileje e prej drite djelli, sepse Zoti, Perëndia, i ndrit ata; edhe dotë mbretëronjënë ndë jetët të jetëvet.

6 Edhe më tha, Këto fjalë janë të-besuara edhe të-vërteta; Edhe Zoti, Perëndia i profitërvet të-shënjtëruarë, dërgoj ëngjëllin' e tij, që t' u dëftenjë shërbëtorëvet të ti sa duhetë të bënenë për-së-çpejti. 7 - Ja tek vinj çpejt; lum ay që ruan fjalët' e profitis' së kësaj vivlie.

8 Edhe unë Joani jam ay që pashë e dëgjova këto; edhe kur dëgjova edhe pashë, rashë të falem përpara këmbëvet t'ëngjëllit qe më dëftente këto. 9 Edhe ay më thotë, Vështro semos bënjç këtë; sepse jam bashkëshërbëtori yt, edhe i vëllezërvet të tu proftër, edhe i atyreve që ruanjënë fjalët' e kësaj vivlie; po fal-i-u Perëndisë.

10 Edhe më thotë, Mos vulosç fjalët' e profitis' së kësaj vivlie; sepse koha është afërë. 11 Ay që bën paudhëri, letë bënjë paudhëri edhe më; edhe ay që është i-shgërryerë, letë shgërrynet' edhe më; edhe i-drejti letë bënet' i-drejtë edhe më; edhe i-shënjtëruari letë shënjtëronet' edhe më. 12 Edhe ja tek vinj çpejt; edhe paga ime është bashkë me mua, që t'j'a paguanj gjithësicilit sikundrë dotë jetë pun' e ati. 13 Unë jam Allfa e Omega, të-nisurit' edhe të-mbaruarëtë i-pari edhe i-pastajmi.

14 Lum ata që bënjënë porosit' e ati, që të kenë pushtet mbë drurin' e jetësë, edhe me anë të portavet të hynjënë ndë qytett. 15 Edhe jashtë janë qënt' e magjistarët' e kurvarët' e vrasësit' e idhullatrëtë, edhe kushdo qe do e bën gënjeshtrënë. 16 Unë Jisuj e dërgova ëngjëllinë t'im që të dëshmonjë ndër ju për këto ndëpër kishët; unë jam rrënja edhe fara e Dhavidhit, ylli i-ndriçim edhe i mëngjesit.

17 Edhe Fryma edhe nuseja thonë, Eja; edhe ay që dëgjon, letë thotë, Eja; edhe ay që ka et, letë vinjë; edhe ay që do, letë marrë dhurëti ujët' e jetësë.

18 (Sepse) ap dëshmim mbë gjithësicilinë që dëgjon fjalët' e profitis' së kësaj vivlie. Nde shtoftë ndonjë mbë këto, Perëndia dot'i shtonjë ati plagëtë që janë shkruarë ndë këtë vivli. 19 Edhe ndë heqtë ndonjë njeri nga fjalët e vivlis' së kësaj profitie, Perëndia dotë heqnjë pjesën' e ati nga vivlia e jetësë, edhe nga qyteti i-shënjtëruarë, edhe nga ato që janë shkruarë ndë këtë vivli.

20 Ay që dëshmon për këto thotë, Po vinj çpejt, Amin, po eja, o Zoti Jisu.

21 Hiri i Zotit t'ënë Jisu Krisht qoftë bashkë me ju të-gjithë. Amin.

FUNT