VIÉSHTE É PARE



1. - Nisja é Indiktit, osé motit kishetar te ri. Mblédhja é Hyjlindesés se Miasénevé. Kujtim' i Siméon Shtyllitit.
2. - Joan Agjerimtari, Patrik i Konstantinopojes, dhé Mamant Deshmori.
3. - Anthim Hiérodeshmori, péshkop i Nikomédise.
4. - Moisi Proféti, dhé Babyla Hiérodeshmori, péshkop i Antiokise.


PERLESHOR' É PROFÉTIT. - TINGELL II.



Dyké krémteruar kujtimin é profétit Moisi, ô Zot, mé anen é tij po te lutémi: Shpetô shpirtét tona.

5. - Zaharia Proféti, i-at' i Pareréndesit.
6. - Kujtim' i çudise se Kryé-engjellit Mehill ne Kolose.
7. - Parekrémtét é Lindjés se Shen-Marise. Sozont Deshmori.


PERLESHOR' É HYJLINDESÉS. - TINGELL IV.



Pas: Katéplagi Iosif.

Préj renjes se Jésséut dhé préj brézit te Daividit vash' é hyjeshmé Marî na lindét sot; perandaj gezohét bota dhé perseritét, dhé gezohén bashke qiélli é dhéu. Levdojéni, ô fisét é kombévé. Joaqimi ngazellohét, dhé Anna krémteron, dyké thirrur; Shtérpa piéll Hyjlindesén dhé ushqénjesén é jétes s'one.

Shkurtoré. - Pas: I parthénos siméron.

Sot Virgjerésha dhé Hyjlindesé Maria, nuseroja é pa-zghidhur é dhenterit te qiéllshme, lindét préj shtérpes mé vullnét te hyjeshme per t'u u-prégatitur si qéré é Fiales Pérendî; sé per ketê u deshtinua Dér' é hyjeshmé dhé mem' é jétes se vertéte.

8. - LINDJA É ZONJES S' ONE SE PERMISHÉNJTE HYJLINDESÉ.


NE MENGJÉS.



Pas 6 Psalmévé thuhét kio Perleshore:


TINGELL IV.



Lindja joté, ô Hyjlindesé, i lajmeroj gas gjithe botes, sé préj téjé lindi diéll' i dréjtesise, Krishti Pérendia jone; qe dyké zgjidhur mallkimin dhâ békimin, dhé dyké abolitur vdékjén na dhuroj jéten é améshuar (tri hére).

Pas Ndenjesorévé thuhét Antifon' i pare i Shkallésavé te Tingellit IV:

Qe préj dialerise s' imé shume pasioné me leftojne; po ti perkrah-me dhé shpetô-me, ô Shpetimtari im (dy hére).

Ju qe i kini merî Siones do te turperohi préj Zotit; sé do te fishki si bari ne ziarr (dy hére).


LAVDÎ.



Mé anen é Shpirtit Shént mérr jéte ç' dô shpirt dhé lartesohét me paqesî, dhé ndriçohét préj Njesise Trinisoré shent-fshéhtazi.


TANÎ.



Mé anen é Shpirtit Shént burojne lumejt' é hirit, dhé vaditin têre kriésen per jéte-lindjé.


PAREVARK.



Do te kujtoj émerin tênt me ç' dô brés é brés.


UNGJILL' I MENGJÉZIT (PAS LUKAJT.)



M' atô dit, u-ngrit Mariama, é vaté ne malesî mé nxitim ne nje qytét te Judése dhé hyri té shtepi' é Zaharise dhé pershendoshi Elisabéten. Dhé, me te degjuar Elisabéta pershendoshjén é Marise, kercéu foshnja ne barkut te saj. Dhé u-mbush Elisabéta mé Shpirt te Shénte dhé thirri mé zê te math é tha: E békuar jé ti ne mést te gravé dhé é békuar pém' é barkut tênt. Dhé ngà me ngjau kio qe te vije êm' é t' im-Zot té mua? Sé ja, porsa érdhi zêr' i pershendoshjés s' até ne véshet é mi, kercéu foshnja mé ngazellim ne barkut t' im, dhé lum' ajo qe te bésoje, sé do te jéte mbushja é te foluravé préj Zotit ték ajo: Dhé tha Mariama; Shpirti im madheshton Zotin dhé mendja imé u-ngazellua me Pérendine Shpetimtarin t' im, sé hodhi syne mi perunjesin' é sherbetorés se tij. Sé ja qe tanî é tutjé têre brézat do t' me lumerojne. Sé me bêri madheshtira i Forti, dhé émer' i tij esht' i shénjte. Dhé mbéti Mariama bashke mé tê aferô tré muaj dhé u-kthyé té shtepi' é saj.

Psalm 51 pa zê. Lavdî: Mé nermjétimét é Hyjlindesés ... Tanî: gjith' ajo.

Pastaj: Perdellyés, perdellé-me, ô Pérendî ...


É VÉTEZÊSHMÉ. - TINGELL TERTHOR II.



Kio dite esht' é Zotit, ngazellojuni, ô popuj; sé ja muserorja é drites dhé bibla é Fiales se jétes dolli préj gjiri; dhé porta qe lindi dhé veshtron nga lindja prét hyrjén é Priftit te math, sé ajo vétem dhé vétem Krishtin do te shpiére brenda ne bote per shpetim te shpirtévé tona.

Zbritesoré: Moisiu dyké pervijosur kryq (shekô mê tutjé té é krémt' é Kryqit). Ne vent te Mê te ndérçimén kendohét Kenga IX, mé keta dy Irmoj:


TINGELL II.



Ty, qe lindé Pérendine, yllin para diéllit, qe ardhi ner né truperisht, si i dhé trup préj gjirit pa tréguar, ty, ô Hyjlindes' é békuar dhé é permikulluar, po madheshtojme.

E çudiçimé eshte per nênat virgjeria, dhé é huaj per virgjeréshat femije-lindja; po me ty, ô Hyjlindesé, qe-te-dyja u-ékonomisne. Perandaj gjithe racat é dhéut po te madheshtojme.


DERGIMESORÉ.



Pas: Gynaikés akoutisthêté.

Ngazellohén anet é gjithe botes sot me lindjén tendé, ô Vashe Marî, Nên' é Pérendise dhé nus' é pa-marrtuar; mé te cilen perndavé dhé sharjén é trishtuar te pafemijesise se prindervé tênt dhé mallkimin me te lindur te stergjyshés Eve.

Perseritu, ô Adam, dhé madheshtoju, ô Eve; Proféter bashke mé Apostuje vallézoni dhé mé te dréjte; gas i perbashkme eshte ne bote te Engjejvé dhé te njéresvé; préj te dréjtevé Joaqim dhé Anne lindi sot Hyjlindesja.


LAVDERIMÉ.



Kendohén ketô Vargesoré te Pershembellta me kater, pas: O tou paradoxou thaumatos.

O çudî é mahniçimé! burimi i jétes lindét préj shtérpes; hiri po vién te pémesoje mé shkelqim; ngazelloju, Joaqim, sé u-bêré prind' i Hyjlindesés; s' ka tiater si ty préj prindervé te dhéshme, ô i Hyjndriture; sé Vajza hyjpritesé, téndesim' i Pérendise, mal' i tereshénte, mé anen têndé u-dhurua ner né.

O çudî é mahniçimé! péma préj shtérpes, qe shkelqéu, mé urdherin é Kriétarit te gjithesise dhé te Terefuqishmit, perndau mé fuqî shtérpesin' é te miravé te botes. Nêna, vallézoni mé nênen é Hyjlindesés, dyké thirrure; Gezoju, ô Hireploté, Zoti eshte bashke mé ty, qe i fal botes mé anen têndé perdellimin é math.

Shtylle témpérénzé é shpirteshmé dhé én' é ndriçimé qe shkelqén mé hir, Ann' é lavderuar u-rrefyé dhé lindi brégun é virgjerise mé te vertéte, lulezimin é hyjeshme, qe i çpaguan faqéza gjithe virgjeréshat qe desherojne hirin é virgjerise, mé bukurin' é virgjerise dhé u fal gjithe bésnikevé perdellimin é math.

Lavdî dhé Tanî: Kio dite esht' é Zotit (shekô mê siper).


NE MÉSHE.



«Shpetona, ô i Bir' i Pérendise, ô i çudiçim ner Shentoret, ...»


SHKURTORÉ. - TINGELL IV.



Joaqimi dhé Anna préj perqéshjés se pafemijesimit dhé Adami dhé Eva u-çliruan préj prishjés se vdékjés mé lindjén têndé te shénte, ô é Pacinuar. Ketê krémteron dhé populli yt, sé u-çperblyé nga barr' é fajévé, dyké thirrur; Shtérpa lint Hyjlindesén dhé ushqénjesén é jétes s' one.


APOSTULL.



Shpirti im madheshton Zotin.
Sé hodhi syne mi perunjesin' é sherbetorés se tij.
Kendimi préj Létres se Paulit ner Filippianet.

Vellézer, lé te jéte me ju ajo mendjé qe ish dhé me Jésu Krishtin; i cilim dyké qêne ne forme Pérendié, nuk' é pandéhu per rrembim te jéte baras mé Pérendine; po shperhodhi vétén é tij, dyké marre forme robi, dyké u-bêre me shembellsî njérezish, dhé dyké u-gjétur si njérî ne fytyre, é perunji vétén é tij, dhé u-bê i bindur gjer me vdékjé, dhé vdékjé kryqi. Perandaj dhé Pérendia é siperlartoj dhé i fali émerin per mi ç' dô émer, qe me émerin é Jésujt te unjét ç' dô gju i atyré qe jane ne qiéll é me dhê é nene dhê é ç' dô gjuhe te rreféje sé Jésu Krishti eshte Zot, per lavdî te Pérendise Atit.


UNGJILL (PAS LUKAJT).



M' atê kohe hyri Jésuj, ne nje fshat; dhé nje grua, mé émer Martha, é priti ne shtepî te saj. Dhé ajo kish nje motre, qe quhéj Maria, é cila ndenji perane kêmbevé te Jésujt dhé degjonté fialet é tij; dhé Martha mundohéj shume dyké sherbyér, dhé qendroj é tha; Zot, nuke dô te dish sé imé-motre me lâ vétem per te sherbyér? thuaji pra te me ndihe. Dhé u-pergjéq Jésuj é i tha; Marthe, Marthe, kujdésésh é turbullohésh per shume, po per nje eshte névoje; dhé Maria zgjodhi piésen é mire, é cila do mos mérrét préj saj. Dhé, me te thêne ay keto, nje grua préj turmes ngriti zêrin é i tha; Lum' barku qe te mbajti dhé siset qe thethité. Dhé ay tha; Jo-po lum' ata qe degjojne fialen é Pérendise dhé é ruajne.

Me Véçan Tereshénten thuhét Irmoj E çudiçimé eshte per Nênat virgjeria (shekô mê siper).


KUNGATORÉ.



Kupen é shpetimit do te marr dhé émerin é Zotit do te pertherrés.


Pame driten dhé Perleshim.



9. - Hyjprinderit Joaqim dhé Anna. Sévérian deshmori.
10. - Ménodora, Métrodora dhé Nymfodora, deshmorkat.
11. - Théodora Oshenarja é Alexandrise.
12. - Pas-krémt' é lindjés se Shent-Marise. Autonom deshmori.
13. - Kujtim' i dédikates se Kishes se Ngjalljés. Parekrémt' é Kryqit. Kornél Cénturioni.
14. - LARTESIM' I KRYQIT TE ÇEMUAR DHÉ JÉTEDHÊNES. Fiétja é Joan Gojartit.


NE MENGJÉS.



Pérendia eshte Zoti ... dhé kio Perleshoré.


TINGELL I.



O Zot, shpetô popullin tênt dhé békojé trashegimin tênt; dhuroju bésemirevé mundjé kunder barbarevé dhé ruajé shtétin tênt mé anen é Kryqit tênt (tri hére).

Pastaj Ndenjesorét, Qe préj dialerise s' imé dhé ky Parevark; Tingell IV:

Pane gjithe anet é dhéut shpetimin é Pérendise s' one.


Ç' dô fryme dhé ky UNGJILL:

PAS JOANIT.



Tha Zoti; Ate, lavderô émerin tênt. Ardhi pra nje zê préj qiéllit; Dhé é lavderova dhé perseri do t' a lavderoj. Gjindja pra, qe kish qendruar dhé degjoj, théshté, Sé u-bê bumbullime. Te tiére théshnin; Engjell i foli. U-pergjéq Jésuj é tha; Nuk' u-bê per mua ky zê, po per ju. Tanî eshte gjyq' i kesaj boté; tanî préngu i kesaj boté do te hidhét jashte. Dhé une, ne u-ngritsha nga dhéu, te gjithe do t' i héq pas vétés s' imé. (Dhé ketê é théshté, dyké deftyér mé ç' fare vdékjé kishté per te vdékur.) I' u-pergjéq gjindja; Né kémi degjuar nga ligja sé Krishti mbétét per jéte; qysh thua pra Jésuj; Edhé pak kohe eshte drita bashke mé ju; barisni gjér-sa kini driten, qe te mos ju zêre érresira; dhé ay qe barét n' érresire nuke di ku vété. Sa kohe kini driten, bésojini drites, qe te bêhi bij drité.

Mé-qene-qe pame Ngjalljén. Psalm 51, pa zê. Pastaj:


LAVDÎ. - TINGELL II.



Ti jé mburonja imé é forte, ô kryq' i Krishtit i triçipeshim; shenterôme mé fuqine têndé, qe te te falém é te te lavderoj mé bése é mé mall.


Tanî. - Gjith' ajo.



Perdellyés, perdellé-me, ô Pérendî...


TINGELL TERTHOR II.



O Kryq' i Krishtit, shprés' é te Krishtérevé, udhehéqes' i te arratisurvé, liman' i dimeronjesvé, mundja ner lufterat, shiguri' é botes, miéku i te semurevé, ngjallja é te vdékurvé, shpetô-na.

Pastaj kanunét dhé ketô ZBRITESORÉ:


TINGELL TERTHOR IV.

«Stavron haraxas Môsês.»



I. Moisiu, dyké pervijosur kryq dréjt mé shkopin, é préu Détin é Kuq per Israélin qe shkoj me kêmbe; dhé me kthyér dyké trokitur é bashkoj per qérét é Faraonit, dyké pershkruar per-se-gjéri armen é pamundur; perandaj lé t' i kendojme Krishtit Pérendise s' one, sé u-lavderua.

III. Shkopi mérrét si shtyp i myshtérit; sé mé filizin paretrégon priftin; dhé kishes qe ish shtérpe mê pare i lulezoj tanî drurin é kryqit per fuqî dhé mpshtétjé.

IV. Kam degjuar, ô Zot, myshtérin é urdherimit tênt, kupetova véprat é tua dhé lavderova hynine têndé.

V. O druri i trish-lumur! me te cilin u-ndé Krishti, mbréti dhé Zoti; mé anen é te cilit ka rêne ay qe rréjti mé drurin, si u-genjyé préj téjé, Pérendise qe u-mberthyé truperisht qe u fal paqén shpirtévé tona.

VI. Ne mushkerit' é égersires se détit Jonaj, dyké shtrire pellêmbat kryqthi, pareshtypté kjarisht pesimin shpetimtar; perandaj, dyké dale jashte pas tri ditsh, pikturoj Ngjalljén é permiboteshmé te Krishtit Pérendise, qe u-mberthyé truperisht dhé ndriçoj boten mé ngritjén é triditeshmé.

VII. Urdher' i çmendur i shtyranit çpiétos, qe frymosté frikesim dhé blasfémî hyjshamesé, popujt' i tronditi; po tré Diémte nuk' i trembi terbimi égersor, as ziarri qe buçisté; dhé kur qendronin bashke ne ziarr dhé oshetinté éra vésepruresé kendonin; I permikenduar Pérendi' é Atervé tane, i békuar jé.

VIII. Békoni, ô diém te njenumerte mé Trinine, Pérendine Atin Krijétuar; hymnoni Fialen qe dénjoj dhé ndryshoj ziarrin me vése; dhé permilartesoni me jétet Shpirtin Tereshént qe u fal jéte te gjithevé.

Ne vent Mê te ndérçimén thuhét kenga IX mé keta dy Irmoj:

IX. Parrajse myshtiké jé, ô Hyjlindesé, qe burbuqosé Krishtin pa lerim, préj te cilit eshte mbiéllur me dhê druri jéteprures; dyké ardhuruar atê qe po ngrihét ty po madheshtojme.

IX. Vdékja qe i ardhi gjindjés mé ngrênjén é drurit eshte abolitur sot mé anen é Kryqit; sé mallkimi i teregjindjeshme i stergjyshés eshte perndare préj lastarit te Nênes se Pérendise se kulluar; te cilen é madheshtojne gjithe fuqit' é qiéjvé.


DERGIMESORÉ.



Pas: Tôn mathêtôn orôntôn sé.

O Kryq, ruajtes' i têre botes; ô Kryq, bukur' é Kishes; ô Kryq, forcim' i mbrétervé; ô Kryq, mpeshtétja é bésnikevé; ô Kryq, lavdi' é Engjejvé dhé plaga démonevé (dy hére).

Pas: Gynaikés akoutisthêté.

Kryqi lartesohét sot, dhé bota shenterohét; sé ti, ô Krisht, qe kushédron mé Atin é mé Shpirtin Shént, dyké ndére duarte me tê, hoqé gjithe boten té njohja joté; ata pra qe kane bésim me ty vléresoji per lavdî te pérendishmé.


LAVDERIMÉ.



Kendohén me kater ketô Vargesoré te Pershembellta, pas «O tou paradoxou thaumatos!»

O çudî é mahniçimé! Bima jétepruresém Kryq' i tereshénte, qe ngrihét lart, névé na çfaqét sot; lavderojne gjithe anete; frikesohén gjithe démonete. O ç' fare dhurate eshte falur ner njérezit, mé te cilen, ô Krisht, shpetô shpirtét tona si i vétem i meshireshme.

O çudî é mahniçimé! Kryqi dukét sot, i lartuar préj dhéut, qe mbajti te Larterin, si rush plot mé jéte; mé te cilin u-hoqme te gjithe té Pérendia, dhé u-perpî vdékja gjér me ne funt. O drur' i lumure! mé te cilin gezojme ngrênjén é pa-vdékur ne Edén dhé lavderojme Krishtin.

O çudî é mahniçimé! O Kryq, jé i gjére dhé i gjate sa qiéjte, sé mé hir te hyjeshme shenteron gjithesine; mé ketê kombé barbaré jane mundure, mé keté shqéptra mbrétersh jane shiguruare; O shkall' é hyjeshmé! mé te filen ngjitémi lart ne qiéll, dyké lartesuare mé kênge Zotin Krisht.


LAVDÎ, TANI. - T. T. II.



Sot vién perpara Kryq' i Zotit, dhé bésniket é présin mé mall; dhé marrin sherimé shpirti é trupi dhé ç' dô lengaté. Atê lé t' a pershendoshim mé gas é mé frike; mé frike nga qe jémi te pa-vyer nga mekati; dhé mé gas per shpetimin qe i fal botes Zoti Krisht, qe u-mberthyé me tê, i cili ka perdellimin é math.

Doxologjî é Madhé me Tingell IV, dhé, kur kendohét Shent Pérendî nga-dalé, bêhét Hyrja é Kryqit te Çemuar keshtu:

Prifti qe méshon qendron perpara Alltarit te Shénte dhé témianis Kryqin é Çemuar, pastaj é vê mi kryé me nje disk mé dége bésiloku dhé dél jashte nga port' é mengjer é Tribunes se Shénte, mé Skiftéret perpara dhé Psallterit qe kendojne Shent-Pérendî nga dalé Diakerit, qe mbajne pishtaré dhé témjanica dhé témjanisin Kryqin é Çemuar, dhé keshtu é siéll ne més te Kishes, ku eshte nje tryése é stolisur, dhé si é qérthullon tri hére, qendron dyké veshtruar nga Lindja é therrét: Urtesî, ô te dréjte dhé é vendos Kryqin mi tê; pastaj témianis kryqthi dyké kenduar O Zot, shpetô popullin tênt, nje hére ay, dhé nga nje hére Vallét. Pastaj bên tri métanira, me çdô dite qe te jéte, é mérr ne duarte Kryqin é Çemuar mé dége bésiloku, qendron perpara tryéses nga Lindja dhé thote; Meshirona, ô Pérendî, ... te lutémi, degjô é meshirô. Valléja thote 100 hére Meshirô, ô Zot. Prifti n' atê més shenon mé Kryqin, pastaj unjét dalé-nga-dalé gjér me dhê é ngrihét gjith' ashtu. Pastaj kthéhét me te diathte dhé, dyké shekuar nga Vériu, thote: Edhé te lutémi per te krishtéret bésemire dhé orthodoxe. Unjét prape dhé Valléja thote perse-dyti 100 Meshirô, ô Zot. Pastaj kthéhét nga Pérendimi é thote: Edhé te lutémi per kryépéshkopin tone (aksh) dhé per têre vellazerine tone me Krisht. - Pastaj kthéhét nga Juga é thote: Edhé lutémi per ç' do shpirt te Krishtéresh orthodoxe, shendét, shpetim dhé faljé te mekatévé te tyré. - Pastaj kthéhét nga Lindja perseri é thote: Edhé te lutémi per ata qe sherbéjne dhé qe kane sherbyér me ketê kishe te shénte te Krishtit, dhé per shendét, shpetim dhé faljé te mekatévé te tyré lé te thémi. Prifti unjét é ngrihét, dhé Valléja thote per te péseten hére 100 Meshirô, ô Zot. Pastaj é vê Kryqin e Çemuar mi tryésen dhé é merr mé dége bésiloku dhé é ngré, dyké kenduar: Ti qe u-lartové me Kryqin; pastaj é vê ne disk, bên métanî dhé pershendosh Kryqin, dyké kenduar nje hére: Kryqit tênt po i falémi, ô Zot î Math, dhé Ngjalljén têndé te shénte lavderojme, dhé Vallét é thone nga nje hére. Pastaj Prifti i ndan gjindjés dége bésiloku, dhé Valléja é dyte kendon ketê te Vétezêshmé:


TINGELL. II.



Eni, bésnike, lé t' i falémi drurit jéteprures, me te cilin Krishti, mbrét' i lavdise, ndéu duarte vullnétarisht dhé na lartesoj té lumeri' é moçimé névé qe na kish bêre armiku te çkufizuar Pérendié, dyké na rrembyér mé defrimin. Eni, bésnike, t' i falémi drurit, mé te cilin u-vléresuam te dermojme kréret é armiqvé te pa-dukur. Eni, têre fisét é kombévé, te ndérojme Kryqin é Zotit mé hymné. Gezoju, ô Kryq, çperblimi i plotte i Adamit te rêne. Me ty mburrén mbréterit tane fort bésnike, sé mé fuqine têndé mposhtin shtéterisht popullin Ismaélit. Ty tanî né te Krishtéret mé frike dyké pershendoshur, lavderojme Pérendine qe u-mberthyé me ty, dyké thêne; O Zot, qe u-kryqesové me tê, meshirona si i mire dhé njéridashes.

Pas kesaj O Zot, shpetô popullin tênt.


NE MÉSHE.



Shpetona, ô i Bir' i Pérendise, qe u-kryqesové truperisht, ...


Ne Hyrjé:



Lartesoni Zotin Pérendine tone dhé faluni nene kêmbet é kêmbevé te tij. Shpetona, ô i Bir' i Pérendise, qe u-kryqesové truperisht, ...


Perleshoré:



O Zot, shpetô popullin tênt ... (tri hére).


SHKURTORÉ. - TINGELL IV.



Ti qe u-lartové me Kryqin dyké dashur, shtétit te ri qe ka émerin tênt dhuroji dhempsherit' é tua, ô Krisht Pérendi; defréi mé fuqine têndé mbréterit tane bésnike, dyké u falur mundjé kunder armiqvé. Lé te kéne bashkeluftimin tênt si arme paqjéjé, tropée te pamundur.


Ne vent te «Shent-Pérendî» kendohét:



Kryqit tênt po i falémi, ô Zot i Math, dhé Ngjalljén têndé te shénte lavderojme.


APOSTULL.



Lartesoni Zotin Pérendine tone.
Zoti mbréteroj, lé te zemerohén popujte.
Kendimi préj Létres se I se Paulit ner Korinthianet.

Vellézer, fiala é Kryqit per ata qe kumbasin eshte marresî dhé per né qe shpetojme eshte fuqî Pérendié. Sé eshte shkruar; «Do t' a humbas urtesin' é te urtevé dhé mendeshmin' é te mençimvé do t' a çvendos.» Ku i urte? Ku shkronjes? Ku bisédar i keti shékulli? Nuk' é marresoj Pérendia urtesin' é kesaj boté? Sé, nga qe bota me urtesin' é Pérendise nuke njohu Pérendine mé urtesine, déshi Pérendia t' i shpetoje ata qe bésojne mé marresin' é leçitjés. Sé Judéjte kerkojne shénje, dhé Elinet kerojne urtesî, po né leçitim Krishtin é kryqesuar, shkandull per Judéjte dhé marresî per Elinet, po per né te ftuarit, Judéj dhé Eline, Krishtin fuqin' é Pérendise dhé urtesin' é Pérendise.


UNGJILL (PAS JOANIT).



M' atê kohe, bêne keshille Kryépriftijte dhé Pléqte kunder Jésujt qe t' a humbasin. Dhé vane té Pilati, dyké thêne; Kryqesojé, kryqesojé. U thote atyré Pilati; Mérréni ju dhé kryqesojéni; sé une nuke gjéj faj té ay: I' u-pergjéqne Judéjte; Névé kémi ligje, dhé pas ligjes s' one duhét te vdése, sé bêri vétén é tij Bir te Pérendise. Kur degjoj pra Pilati ketê fiale, u-tremp mê téper; dhé hyri prape ne Prétoré dhé i thote Jésujt; Nga jé ti? Po Jésuj nuk' i dhâ pergjigjié. I thote pra Pilati' Mua nuke me flét? nuke di qe kam pushtét te te kryqesoj dhé kam pushtét te te leshoj? U-pergjéq Jésuj; Nuke dote kishé asnonje pushtét kunder méjé, te mos te qênké dhêne se-larti. Pilati pra, si degjoj ketê fiale, é pruri jashte Jésune dhé ndenji mi tribunen me nje vent qe thuhét Gur-shtruar, dhé Hébraïsht Gabbatha. Dhé ishté é prémtia é Pashkes, dhé ora aferô gjashte; dhé u thote Judéjvé; Ja mbréti juaj. Po ata bertitne; Ngrié, ngrié kryqesojé. U thote Pilati; Mbrétin tuaj te kryqesoj? U-pergjéqne Kryépriftijte; S' kemi mbrét véç Césarin. Atehéré pra u' a perdha per te kryqesuar. Dhé é muarre Jésune dhé é hoqne téj. Dhé, dyké mbajtur kryqin é tij, dolli té vendi i quajtur Kalvar, qe thuhét Hébraïsht Golgotha; atjé é kryqesuan é bashké mé 'tê dhé dy te tiére, andéj é ketéj, dhé ne mést Jésune. E shkrojti dhé nje titull Pilati dhé é vuri mi kryqin. Dhé ish shkruar; Jésu Nazaréasi, Mbrét' i Judéjvé. Edhé ketê titull shume préj Judéjvé é kenduan' sé ish prane qytétit vendi, ku u-kryqesua Jésuj; dhé ish shkruar hébraisht, élinisht, latinisht. Dhé kishin qendruar prane Kryqit te Jésujt é-Ema dhé é-motr' é s'-Emes, Mari' é Klopajt dhé Maria Madaléna. Jésuj pra, kur pâ t'-Emen dhé nzênesin qe donté te ndenjur prane, i thote s'-Emes; Grua, ja yt-bir; Pastaj i thote nzênesit; Ja jot-ême. Dhé q' atê ore é mori nzênesi ne shtepî te tij. Pas kesaj, dyké ditur Jésuj sé jane mbaruar te gjitha tashti, épi kryét é dhâ shpirt. Judéjte pra, qe te mos, mbétén mi kryqin trupét te Shtunen, nga qe ish é Prémté (sé ish é madhé ajo dit' é Shtune), i' u-lutne Pilatit qe t' u-thyhén kercijte dhé te ngrihén. Ardhe pra ushtaret dhé u' a thyén kercijte te parit dhé tiaterit qe u-kryqesua bashke mé 'tê. Po, kur ardhe té Jésuj, si é pane sé po kishté vdékur, nuk' i' a thyén kercijte; po nje préj ushtarevé mé shtijeze i' a çpoj brinjen dhé mé-njehére i dolli gjak dhé uje. Dhé ay qe é pâ deshmoj dhé i vertéte eshte deshmimi i tij.

Me Véçan Tereshénten kendohét: Parrajse myshtiké...


KUNGATORÉ.



U-shenua mi né drit' é faqés s' até, ô Zot.

Ne vent te Pame driten thuhét: O Zot, shpetô popullin tênt, dhé Perleshim.

Shenim: Te Diélen pas Lartesimit (15-21 Viéshte I) thuhén pas Dergimesorévé Ngjalljésoré dhé atô te Kryqit; me Lavderimét, kater Njalljésoré dhé kater te Kryqit dhé me Hyrjén pas Perleshorés Ngjalljésoré, Tropari dhé Shkurtorja é Kryqit.

15. - Nikita Deshmor' i Math.
16. - Eufémia Deshmorja é Madhé dhé émershkelqyér.
17. - Sofia deshmorja dhé tri te-bijat, Bésa, Dashuria dhé Shprésa.
18. - Euméni, péshkop' i Gortynes, çudibêresi.
19. - Trofimi, Sabbati dhé Dorymédonti, deshmoret.
20. - Eustathi Deshmor' i Math dhé ata qe ishin bashke mé 'tê.
21. - Kodrat Apostulli. Jona Proféti. Paskrémt' é Kryqit.
22. - Foka Hiérodeshmori.
23. - Kunkapja é Pareréndesit te Ndérçim dhé Pagezor Joan.
24. - Thékla Deshmor' é Madhé dhé Nje-mé-Apostujte.
25. - Eufrosyne oshenarja.
26. - Jéte-nderrim' i Joan Théologut dhé Ungjillorit.
27. - Kallistrat deshmori dhé ata qe ishin bashke mê' tê.
28. - Hariton Konfésori.
29. - Qiriak anakoréti.
30. - Grégor Hiérodeshmori, péshkop i Arménise se Madhé.