VIÉSHTE É TRÉTE



1. - Shent Anargjêndet Kosma dhe Damian çudibêresit.


PERLESHORÉ. - T. T. IV.



Shent Anargjênde dhé çudibêres, visitoni semundjét tona; darovisht muarrte, darovisht épnani.

2. - Aqindyn, Pégas, Afthon, Elpidofor dhé Anémpodist, Deshmoret
3. - Dédikata é Kishes se Shent-Gjergjit te Lyddes; Aqépsima, Josif, dhe Aithala, Deshmoret.
4. - Oshenar Ioaniq' i Math. Nikandri dhe Ermen, Hiérodeshmoret.
5. - Galaktion dhé Epistéma, Deshmoret.
6. - Pauli, kryépéshkop' i Kostantinopojes, Konfésori.
7. - Tridhjét' é tré Deshmoret te Meliténes: Oshenar Lazar, çudibêresi.
8. - MBLÉDHJA E KRYÉENGJELLIT SHENT-MÉHILL DHÉ TE FUQIVÉ ENGJELLORÉ TE TIÉRA.


NE MENGJÉS.

PERLESHORÉ. - TINGELL IV.


O Kryégjénéralet é ushterivé te qiélleshmé, po ju lutémi né te pa-vyérit qe te na keshtjélloni mé lutjét tuaja, dyké na ruajtur nene hién e krahevé te lavdise s' uaj se palêndeshmé né qe biém ner kêmbe dhe therrésim; Çperblénani préj rezikevé si Kryé-urdher te fuqivé te larta.

Qe préj djalerise s' imé, dhé pastaj ky Parevark:

Ay qe bên Engjejt' é tij frymera dhé méshetaret é tij flage ziarri.


UNGJILL' I MENGJÉZIT.

PAS MATTHEUT


Tha Zoti; Shekoni; mos méprizoni as nonje nga keta te végjelit; sé po ju them, qe êngjejt' é tyré ner qiéjte shekojne gjithenje faqén é t' im-éti ner qiéjte. Sé i-Bir' i njériut érdhi per te shpetuar te humburin. Si ju dukét juvé, ne paste nje njérî njeqint dhên, dhé t' i arratisét nje préj syrésh, nuk' i lê te nêntedhjét' e nêntat, dhé shkon ner malét dhé kerkon te humburen? dhé ne goditte t' a gjéje, mé te vertéte po ju thém sé gezohét per atê mê téper sé sa per nêntedhjét' e nêntat é pa-arratisura. Keshtu nuk' esht' e dashur perpara Atit tuaj qe esht ner qiéjte qe te humbase nje préj ketyré te végjelvé. Dhé ne qofte sé mekaton té ty yt-vella, éce dhé e qertô ne més téjé dhé atî vétem; ne te degjofte, é fitové t' et-vella; po ne mos te degjofte, mérr mé vété dhé nonje a dy, qe te qendroje ç' dô fiale mi goje dy a tré deshmoresh. Dhé ne i çdegjofte, thuaji kishes; dhé ne é çdegjofte dhé kishen, lé te jéte per ty si pagani dhé kumérqari. Mé te vertéte po ju thém; Sa te lithni mbi dhéne, do te jéne te lidhura ne qiéllin; dhé sa te zgjithni mbi dhéne, do te jéne te zgjidhura ne qiéllin. Perserî po ju thém sé, po te mérrén vésh dy véta mbi dhéne per çdô gjê qe te lypin, do t' u bêhét préj t' im-Éti qe esht ner qiéjte; sé ku jane dy a tré mblédhur me émerin t' im, atjé jam ne més te tyré.

Psalmi 51 pa zê. Lavdî. Mé mprojtjét é Engjejvé, ô i Zemerdhêmpshur, shuaji shumicat e krimeravé t' imé.. Tanî Mé nermjétimét é Hyjlindesés ... Me vargun Perdellyés, perdellé-me, ô Pérendî ketê te Vétezêshmé.


TINGELL II.



Rréth é perqark fronit te palêndeshme, ô substanca te mêndeshmé, Engjej te hyjeshme, Kêngen e trishénte Pérendise kryétarit po i kendoni mé buze te flakta; Shent Pérendî, At' i panisjéshim; Shent i Fuqishme, Bir' i bashkeqênurshim, qe lavderohét bashke mé Atin é mé Birin.

Zbritesoré Do t' a çél gojen t' imé, ne funt te Kênges I, Hyrjén é saj; ne te III, ne vent te dhé me lavdine têndé te hyjeshmé thuaj: dhé me hyrjén têndé te lavderuar; ne te V, sé ti, ô Virgjérésh' é paqmé, dyké u dhuruar shpetimin gjith' atyré qe te hymnojne; ne te IX, ne vent te te krémtén é shénte thuaj: hyrjén é shénte.


DERGIMESORÉ.



Si perluftar dhé kryétar te gjindjés njérezoré, si mprojtes mê te mire, ô kryégjénéral i hyjeshme, te ka tréguar krijétari dhé Pérendia, dhé mé lavdî te ka ndéruar fshéhterisht t' i pertherréç pa-réshtur hymnin triumfal te trishénte dhé te hyjeshme.

I ziarresuar pa trégim mé shkelqimét é pérendishmé te Trinise se permidriteshmé, pershkon têre kriésen si vétetime, ô Kryé-êngell, dyké bêre urdherin é pérendishme, ô Mehill i faqé-vétetimshim, dyké ruajtur é dyké kiésuar atà qe te perhymnojne mé gas.


LAVERDIMÉ.



Ketô te Pershembellta; é para persedytét. - Pas: Tôn ouraniôn tagmatôn. - TINGELL I.

Si kryésonjes te urdhervé te qiélleshme dhé protéktor te forte te njéresve te dhéut, ruajtes dhé shellbyés, te hymnojme béserisht, ô Mehill kryégjénéral, dyké t' u-lutur qe te na shpetosh préj ç' dô dhêmbjéjé prishesé.

Kryé-urdher' i Fuqivé te hyjeshmé lart sot po i fton njérezine nje te krémté gazmoré  te Mblédhjés se tyré te bêjne bashke mé Engjejte dhe Pérendise t' i kendojne mi tê hymnin é trishénteshme.

Nene flétet é tua te hyjeshmé né qe périkme mé bése, ô Mehill mendj' é hyjeshmé, me gjith' jéten ruaj é na hiesô, dhé me oren é vdékjés, ô Kryé-êngjel éja ndihmetar per né te gjithe mé dhempsherî.


LAVDI. - TINGELL T. I.



Ku te kiésoje hiri yt, ô Kryé-êngjell, andéjaza dbohét fuqi' é Diallit; sé nuke duron te qendroje té drita joté Luciféri qe râ. Perandaj te lypim: shigjétat é ziarrta qe levizin kunder nésh shuaji, dyké na çperblyér mé nermjétimin tênt nga shkandullat é tij, ô Mehill i perhymnuarshim.


TANÎ.



Po te lumerojme, ô Hyjlindesé Virgjeréshe, dhé te lavderojme né besniket préj détyré, ty qytétin é patronditur, keshtjéllen é pa-çareshmé, mprojtjén é paragjisur dhé perikjén é shpirtévé tona.

Perlshorja dhé Doxologjî.


NE MÉSHE.



Perleshorja, é Shentit te Kishes, dhé Shkurtoré Kisha fort' é paqm' é Shpetimtarit (Shih ne Hyrjén é Shent-Marise).


APOSTULL.



Ay qe bên Engjejt' é tij frymera.
Béko Zotin, ô Shpirti im.
Kendimi préj Létres se Paulit ner Hébréjte.

Vellézer, ne qofte sé fiala é folur me ane Engjejsh dolli e vertéte dhé ç' dô shterbaritjé dhé çdegjim mori çpagim te dréjte, si do te shkapojme né, po te négligjojme nje shpetim kaqe te math? e cila si nisi te flitéj préj Zotit, u-vertétua ner né nga ata qe degjuan; dyké bashkedeshmuar per 'tô dhé Pérendia mé shénja é mé çudira dhé mé fuqira te ndryshmé dhé mé te ndara dhuretiash te Shpirtit, pas dashurimit te tij. Sé nuk' u' a subjéktoj Engjejve boten é pritmé, per te cilen po flasim. Dhé nje po perdeshmonté dyké thêne me nje vent; Ç' eshte njériu qe é kujton? a bir' i njériut qe é viziton? E vogelove pako-gjê nga Engjejte; mé lavdî é mé ndér é kurorezové dhé é vendosé mi véprat é duarvé te tua; te gjitha i subjéktové nene kêmbet é tij. Sé me t' i subjéktuar te gjitha s' la gjê te pa-subjéktuar; po tanî nuke shohim êdhé t' i jéne te gjitha te subjéktuara. Dhé shikojme Jésune per atê qe u-vogelua pako-gjê nga Engjejte, nga shkélja é vdékjés, te kurorezuar mé lavdî é mé ndér; qe te ngjironté vdékjé per ç' dô gjê mé hir Pérendié. Sé duhéj ay, qe per atê jane te gjitha dhé préj te cilit u-bêne te gjitha, dyké prure shume bij mé lavdî, te pérféktonté mé anen é pesimévé kryétarin é shpetimit te tyré.


UNGJILL (PAS LUKAJT).



U tha Zoti nxênesvé te tij; Ay qe degjon juvé mua me degjon; dhé ay qe méprizon juvé mua me méprizon; dhé ay qe méprizon mua méprizon atê qe me dergoj. Dhé u-kthyén te Shtatedhjétet mé gas, dyke thêne; O Zot, dhé démonét na bindén me émerin tênt. Dhé u tha; Veshtronja Satanin qe râ préj qiéllit si vétetime. Ja ku ju ap pushtét te shkélni mi gjarperinj dhé agrépé dhé mi têre fuqin' é armikut; dhé gjêséndi do mos ju bêje te kéqé. Po mos u-gezoni mi ketê, sé frymerat po ju bindén; po u-gezoni mê téper se émerat tuaja u-shkruan ner qiéjte. M' atê ore jésuj u-ngazellua me shpirt é tha; Te falém ndérit, ô Ate, Zot' i qiellit é i dhéut, sé i fshéhé ketô préj te urtesh é te mênçimsh dhé u' a zbulové çiliminjvé; pô, ô Ate, sé keshtu qé é pelqyér perpara téjé.


KUNGATORÉ



Ay qe bên Engjejt' é tij frymera dhé méshetaret é tij flage ziarri.

9. - Onésifor dhé Porfyr Deshmoret, Oshenaré Matrona.
10. - Olympa, Rodion, Sosipatri, Térti, Erasti dhé Kuarti Apostujte, Orést Déshmori.
11. - Mina, Viktor dhé Vicént Deshmoret. Théodor Studiti.
12. - Joan Eléimoni, kryépéshkop i Aléxandrise. Nil Oshenari.
13. - Joan Gojarti, kryépéshkop i Kostantinopojes.


PERLESHORÉ. - TINGELL TERTHOR IV.



Hir' i gojes s' até qe shkelqéu si pishtar ndriçoj gjithesine, thésaré mosargjêntdashjeje pertogesoj per boten, lartesiren é perunjesise na tregoj. Po siç na areson mé fialet é tua, ô Ate Joan Gojarte, nermjétô té Krishti Pérendia te shpetohén shpirtét tona.

14. - Filip Apostulli.


PERLESHORÉ. - TINGELL III.



Apostull Shent Filip ...

15. - Guria, Samona dhé Habib Deshmoret.
(Nisin kréshmet é Krishtlindjes.)
16. - Matthéu, Apostulli dhé Ungjillori.


PERLESHORÉ. - TINGELL III.



Apostull i shénte dhé ungjillor Matthé,...

17. - Grégor, péshkop' i Néoqésarise çudibêresi.
18. - Platon dhé Roman, Deshmoret.
19. - Abdiu Proféti, Barlaham Deshmori.
20. - Parekrémtét é Hyrjés. Grégor Dékapoliti. Prokli i Kostantinopojes.
21. - HYRJA NE KISHE É HYJLINDESÉS SE PERMISHENTE MARÎ.


NE MENGJÉS.

PERLESHORÉ. - TINGELL IV.



Sot eshte parenisja é mirpelqimit te Pérendise dhé pareléçitja é shpetimit te njéresve; té Kish' é Pérendise madherisht rreféhét Virgjerésha dhé Krishtin u parelajmeron te gjithevé. Asaj dhé né lé t' i therrésim mé zê te math; Gezoj-u, ô mbarim i urdherimit te Krijétarit (tri hére).


PAREVARK.



Degjô, ô bije, dhé shekô dhé unj véshin tênt dhé harrô popullin tênt dhé shtepin' é t' yt-éti dhé do t' deshiroje mbréti bukurine têndé.


UNGJILL' I MENGJÉZIT

PAS LUKAJT.



M' atô dite, u-ngrit Mariama, é vaté ne malesî ...
(Shih té Lindja é Shen Marise, 8 Viésht' é Pare.)

Psalmi 51 pa zê; pastaj;


LAVDÎ. - TINGELL II.



Sot kisha mé-shpirt é mbrétit te math hyn ne kishe, qe t' i prégatitét per ndenjié é pérendishmé. Ngazellojuni, ô pupuj.


TANÎ. - GJITH' AJO.



Ne Vargun Perdellyés, perdellé-me, ô Pérendî, kio e Vétezêshmé:


TINGELL IV.



Sot kisha qe nxuri Pérendine sillét té kish' é Zotit, dhé Zaharia po é prét. Sot te Shéntat é te Shéntevé ngazellohén dhé vall' é Engjejvé krémteron myshtikerisht; bashke mé te cilet dhé né, dyké krémteruar sot, mé Gabriélin lé te bertasim; Gezoj-u, ô kirplote, Zoti eshte bashke mé ty qe ka perdellimin é math.

Pastaj Kanunét; Zbritesoré Krishti lindét (shekô té Krishtlindja) gjér me kêngen VIII' pastaj ne vênt te Mê te ndérçimén kendohén Madheshtimét mé kêngen é IX. Pastaj Zbritesorja Nje myshtér te huaj mé ketê Vark:

Madheshtô, ô Shpirti im, mê te ndérçimén dhé mê te lavderuaren nga ushterit' é lartmé.

Nje myshtér te huaj ...


DERGIMESORÉ.

Pas: Gynaikes akoutisthête.



Marine, Vashen é hyjeshmé qe parelajmoj Shoqeri' é Profétevé si shtêmbe dhé shkop dhé pllake dhé mal te pa-latuar, lé t' a levdojme béserisht; sé sot po futét brênda ne te Shéntat é te Shéntevé qe te rritét per Zotin (tri hére).


LAVDERIMÉ. - TINGELL I.

Pas: Tôr ouraniôn tagmatôn.



Virgjerésha mé lampadhé, gjithmonvirgjeren mé gas dyké udhetuar, mé te vertét' profétesojne mé shpirt te pritmén; sé kishe Pérendié dyké qêne Hyjlindesja, té hiska kllitét mé lavdî virgjeroré qe préj foshnjeris' se saj.

Pém' é lavderuar é zotimit te shénte mé te vertét' u-rrefyé Hyjlindesja ne bote si mê é larta nga te gjithe; dhé mbaron faljén é prindervé, dyké u-prure té shtepi' é Pérendise béserisht, dhé permbahét mé shpirtin é hyjeshme.

O Virgjerésh' é rritur mé buke te hyjeshme té kish' é Zotit mé bése, i lindé botes buke Fialen; per te cilin si kish' é zgjédhur dhé é kulluar u-parevlésové mé Shpirtin myshtikerisht dhé u-marrtové mé Pérendine dhé Atin.

Lé te çélét Porta é kishes Hyjpritesé; sé kishen dhé fronin é mbrétit te gjithesise sot, dyké marre brênda mé lavdî, Joaqimi é blaton dhé i dédikon Zotit atê q' u-zgjoth préj tij per nêne Pérendié.


LAVDI; TANÎ. - TINGELL II.



Sot persillét ne kishe Virgjerésh' é gjithkulluar si ndenjesoré é Pérendise, mbrétit te gjithesise dhé ushqénjesit te gjithe jétes s' one. Sot békimi i gjithpaqme futét si mishqére trévjéçaré ne te Shéntat é te Shéntevé. Kesaj lé t' i bertasim, si Engjelli; Gezoj-u, ô é vétemja é békuar ne més te gravé.

Doxologjî é Madhé; Perleshoré.


NE MÉSHE.

SHKURTORÉ. - TINGELL IV.


Pas: O hypsotheis.



Kisha fort é paqmé é Shpetimtarit tone, nuseroréja dhé virgjérésh' é fort-çemuar, thésarim' i shénte i lavdis' se Pérendise, sot po kllitét té shtepia é Zotit dhé hirin bashke-fut mé Shpirtin e pérendishme; atê é perhymnojne Engjej Pérendié. Kio êshte ténda é qiélleshmé.


APOSTULL.



Shpirti im madheshton Zotin.
Sé hodhi syrin mi perunjesin' é sherbetorés se tij.
Kendimi préj Létres se Paulit ner Hébréjte.

Vellézer, kish ténda é pare urdherimé adhurimi dhé shenterorén é boteshmé. Sépsé u-ndertua ténd' é pare, ne te cilen ishté kandiléri dhé tryésa dhé parevênja é bukevé, é cila thuhét Shenteroré. Dhé pas kurtines se dyte ish ténda qe thuhét Shenteror' e Shenterorévé, qe kishté témjanice t' arte dhé arken é dhiates te mbuluar rréth nga gjith' anet mé ar, ne te cilen ish nje shtêmb' é arte qe kish mannen dhé shkopin é Aaronit qe biu dhé pllakat é dhiates; dhé permi 'tê ishin Chérubimé lavdié qe hiésonin meshirorén; per te cilat s' munt tanî te flas véçan. Dhé, dyké qêne ketô ndertuar keshtu, ne te paren ténde hyjne gjithenje priftijte per te mbaruar sherbésat; po me te dyten nje hére ne mot hyn vétem kryéprifti, jo pa gjak, te cilin e 'blaton per vétén é tij dhé per gabimét é popullit.


UNGJILL (PAS LUKAJT)



M' atê kohe hyri Jesuj ne nje fshat ... (Shih té Lindja é Shen-Marise, 8 Viésht' é Pare.)

Me Veçan ... thuhét kio ne vent te Te ka hie ...


TINGELL IV.



Engjejit, dyké pare Hyrjén é Virgjeréshes, çuditeshin si po hyri mé lavdî té Shénterorj' é Shénterorévé.

Si arké mé-shpirt Pérendié lé te mos i pshtétét kursési dore é pa-nisjuarsh; po buze bésnikesh, dyké kenduar zêrin é Engjellit lé t' i therrésin mé ngazellim Hyjlindesés pa héshtur: Mé te vertéte jé mê é larta nga te gjithe, ô Virgjerésh' é kulluar.


KUNGATORÉ.



Qélq shpetimi do te marr dhé émerin é Zotit do te pertherrés.

Pame driten dhé Perleshim.

22. - Filémon, Apfia, Arkipp dhé Onésim Apostujte. Cécilia Deshmorja dhé atô qe ishin bashke mé 'tê.
23. - Grégor, péshkop' i Akragantinevé, Amfiloqi, péshkop' i Konjes.
24. - Klémenti papa i Romes. Piétri i Alexandrise.
25. - KATÉRINA DESHMORJA É MADHÉ. Merkur deshmori.


PERLESHORÉ. - TINGELL T. I.

Pas: Ton synanarhon logon.



Lé t' a hymnojme nusén é Krishtit te levduarshmé, Katérinen é shénte dhé mprojtéshen é Sinajt, ndihmen tone dhé perkrahjén; sé i mbeçéli shkelqimerisht dinaket é pa-bése mé fuqin' é Shpirtit; dhé é kurorezuar si deshmoré é Zotit lyp per te gjithe perdellimin é math.

26. - Alyp Kioniti. Nikon Métanoité.
27. - Jakob Pérsiani, Deshmor' i Math.
28. - Stéfani i Ri, Oshenar Deshmori.
29. - Paramon dhé Filomén, Deshmoret.
30. - ENDRÉU I PAREFTUAR préj te Dymbedhjétevé.


PERLESHORÉ. - TINGELL IV.



Si i pareftuar i Apostujvé dhé vétevllaj' i Kryétarit, Zotit te gjithesise lutui, ô Shent-Endré, t' i fale botes paqén dhé shpirtévé tona perdellimin é math.