PRILL



1. - Maria oshenarja Egyptiana.
2. - Tito oshenari çudibêresi.
3. - Nikéta, igumén' i monastérit te Médiciut, Joséf Hymnografi.
4. - Gjérq oshenari i Malése.
5. - Klaud, Diodor dhé shoket é tyré deshmore.
6. - Eutych, kryépéshkop' i Kostantinopojes.
7. - Kalliop deshmori, Gjérq, péshkop' i Mitylénes.
8. - Hérodion, Agab, Ruf, Asynkrit, Flégont dhé Herma préj 70 Apostujvé.
9. - Eupsych deshmor' i Qésarise.
10. - Térént, Pompéj dhé shoket é tyré deshmore.
11. - Antipa, péshkop' i Pérgamit.
12. - Basil Konfésori, péshkop' i Parit.
13. - Martin Konfésori, Papa i Romes.
14. - Aristark, Pud dhé Trofim préj 70 Apostujvé.
15. - Kréscént deshmori.
16. - Agapa, Iréna dhé Hionia Virgjer-deshmoré.
17. - Syméon Hiérodeshmori i Pérsides.
18. - Joan oshenari.
19. - Pafnut Hiérodeshmori.
20. - Théodor Trihina, oshenari.
21. - Jénar hiérodeshmori dhé shoket é tij.
22. - Théodor Sykéoti, oshenar.
23. - DESHMOR' I MATH SHEN GJÉRGJ TROPÉPRURESI.


MENGJÉS.



Pas Perendia eshe Zoti, Perleshorja:


TINGELL IV.



Si çlirimtar i robervé dhé mprojtes i te vobékevé, miéku i te semurevé dhé perluftar i mbrétervé, Deshmor i Math, Shen-Gjérgj, nermjétô té Krishti Perendia jone te shpetohén Shpirtét tona.

Qe préj dialerise s' imé. Parevark:

I dréjti do te lulezoje si fénik, dhé do te shumohét posi dellinja ne Liban.


UNGJILL' I MENGJÉZIT.



(Shih Ungjillin é Mengjézit te Shen-Mitrit, 26 Viéshte II.)

Me qêne qe pame Ngjallén.

Psalm 51 pa zê. Lavdî: Mé nermjétimét é Athloforit; Tanî: Mé nermjétimét é Hyjlindesés. Perdellyés, perdellè-me...


TINGELL T. II.



Sot gjithe bota shkelqéhét mé rézét é Athloforit; dhé Kish' é Krishtit é zbukuruar mé lulé te therrét, ô Gjérgj; Sherbetor i Krishtit, dhé protéktor i nxéhte, mos mungô se nermjétuari per nè té Zoti.

Zbritesorét é Pashkes. Pastaj, Mê te nderçimén dhe Engjelli i therristé.


Dergimesoré.

Pas: Tis mathités sinélthomén.



Na shkelqéu si prendvére Ngjallja é ndriçimé dhé é hyjeshmé é Zotit dhé na dergoj préj dhéut ne nje Pashke qiélloré; dhé mé' tê shkelqén dhé kujtim' i ndriçim i Deshmorit Gjérgj te lavderuar, te cilin lé t' a krémterojme te gezuar qe te vléresohémi per hirin é hyjeshme perpara Krishtit Shpetimtar.

Pastaj é Javes.


LAVDERIMÉ.



Pas: Oté ék tu ksilu.

Eni, passi krémtuam te gjithe Ngjalljén gazmoré dhé te lavderuar, te lusim panairin buzeqéshur te Deshmorit Gjérgj dhé t' a kurorezojme mé lulé te véres si te pamundur, qe te marrim, mé lutjét é tij çperblimin é hidherimévé dhé te fajévé tona.

Têre vétén têndé i' a 'blatové, ô i Lumur, atî qe te dhâ têre jéten si gjithpémesî shpirtor dhé théroré te mirpritur é te kalluar; perandaj kè qêne nermjétar i nxéhte dhé i shpeton nga trubullimét gjith' ata qe te hymnojne dhé te lutén mé bése, ô Gjérgj Deshmor.

Passi lerové mé kujdés faren é hédhur préj fiales té shpirti yt i kulluar, é  shumové mé mundimét é martirit; dyké thésaruar urtesisht tè florét qiélloré, gjété gezimin é pamplakur; mé te cilin tanî plot, ô i Lumur, mé lutjét têndé tè Pérendia, shpetô-i ata qe te hymnojne béserisht.

Deshmor i math i Krishtit athlofor, mé nermjétimét é tua, çperblè-na préj shtrengimésh te ndryshmé dhé ç' dô rasjéjé dyké dbuar hélmin é  tmérrshme dhé pérnikosh per shpirtin; dhé dyké lypur hir dhé meshire per nè, shpetô-na mé lutjét é tua, qe te lavderojme te gjithe mé gas luftimét é tua, ô Shen-Gjérgj.


LAVDI. - TINGELL T. I.



Lindi prendvéra, éni te bêjme gostî; shkelqéu Ngjallj' é Krishtit, éni te defréjme; na u-çfaq kujtim' i Athloforit qe mbush mé gas bésniket, éni, ô krémtofile, t' a krémterojme myshtikerisht. Sé ky, si ushtar i mire, urrefyé burre kunder shtyranevé dhé i turpetoj, dyké u-bêre imitator i pesimit te Krishtit Shpetimtar; nuk i ardhi kéq per énen é tij te balteshmé, po é trégoj te çvéshur dhé é daroviti mé mundimé. Atî lé t' i therrésim; Shen-Gjérgj Athlofor, lut-u per shpetimin' é shpirtévé tona.

Tanî, é Javes. Doxologjî é Madhé dhé Tropar' i Shéntit.


MÉSHE.



Antifoné, Hyrtoré dhé Shkurtoré te Pashkes.


APOSTULL.



Do te defréje i dréjti me Zotin.
Degjô, ô Pérendî, zêrin t' im.
Kendimi préj Aktévé t' Apostujvé.

M'atê kohe, Hérodi mbréti vuri dore qe t' i mundoje ca préj Kishes. Dhé vrau Jakobin, te vellan' e Joanit, mé thike. Dhé kur pâ sé kio ish é pelqyér me Judéjte, vuri ner ment te zêre dhé Piétrin (dhé ishin ditet é te Pambrujturavé); te cilin si é zuri é vuri ne burg, dyké u' a dhêne kater katerionévé ushtaresh t' a ruajne, dyké dashur t' a nxiére pas Pashkevé perpara popullit. Piétrin pra é ruanin ne burg; dhé nje lutjé é nxéhte bêhéj préj Kishes té Pérendia per atê. Dhé kur ardhi dita qe t' a nxiére perpara Hérodi, atê nate Piétri ish dyké fiétur ne més dy ushtaresh i lidhur mé dy vargoj; dhé ruajtes perpara déres ruanin burgun. Dhé ja ku Engjelli Zotit ardhi papritur dhé nje drite shkelqéu n' atê vent; dhé si é goditi Piétrin ne brinje, é sqojti, dyké thêne; Ngréh-u shpéjt, Dhé i rane vargojte préj duarvé. Dhé i tha Engjelli; Ngjéshu dhé mbath kepucet é tua. Dhé ay bêri ashtu. Dhé i thote; Vésh roben têndé dhé éja pas méjé. Dhé ay dolli é i râ pas, dhé nuke dinté qe ish é vertéte ajo qe u-bê préj Engjellit; po i dukéj sé shikonté enderr. Dhé passi shkuan ruajtjén é pare dhé te dyte, arrine té porta é hékurte qe shpinté ne qytét, é cila u-hap vétiu; dhé dualle me nje ruge; dhé mé nje hére shkoj Engjelli préj tij. Dhé Piétri, kur erdhi me vété, tha: Tanî di mé te vertéte qe Zoti çoj Engjellin é tij dhé me shpetoj nga dor' é Hérodit dhé nga gjithe qellimét é popullit te Judéjvé.


UNGJILL (PAS JOANIT).

(Shih Ungjillin é Shen-Mitrit.)



Ne Véçan: Te ka hié.


Kungatoré.



Per kujtim te perjéteshme do te jéte i dréjti.

24. - Elisabéta oshenaré, çudibêresé.
25. - Apostulli dhé Ungjillori Mark.


PERLESHORÉ. - TINGELL III.



Apostull i shénte dhé Ungjillor Mark, nermjétô té Pérendia meshireploté qe t' u fale ndjése fajésh shpirtévé tona.

26. - Basilè Hiérodeshmori, péshkop' i Amasise.
27. - Syméon Hiérodeshmori, njériu i Zotit.
28. - Deshmoret é Kyzikut.
29. - Apostujte Jason dhé Sosipater.
30. - Apostull Jakob, vellaj i Joan Théologut.