QÉRSHOR



1. - Justin filosofi dhe deshmori.
2. - Nikéfor konfésori, kryépéshkop' i Konstantinopojes.
3. - Lucilian deshmori.
4. - Métrofan, kryépéshkop i Kostantinopojes.
5. - Dorothéu hiérodeshmori, péshkop' i Tyres.
6. - Hilarion' i Ri, igumén' i monastérit te Dalmatevé.
7. - Théodor hiérodeshmori, péshkop' i Angores.
8. - Ngrtija é lipsanit te Théodor Stratélatit.
9. - Kyrill, kryépéshkop' i Aléxandrise.
10. - Aléxandri dhé Antonina, deshmore.
11. - Bartholomeu dhé Barnaba, Apostujte.
12. - Onufri dhé Piétri i Athonit.
13. - Akylina deshmorja.
14. - Proféti Elishaé. Méthodi Konfésori, kryépéshkop' i Konstantinopojes.
15. - Proféti Amos.
16. - Tyhon, péshkop i Amathuntes se Kypres.
17. - Isauri deshmori dhé shoket é tij. Manuél, Sabél dhé Ismail deshmoret.
18. - Léonti deshmori.
19. - Juda Apostulli.
20. - Méthodi hiérodeshmori, péshkop' i Patarévé.
21. - Julian Tarsiani, deshmori.
22. - Euséb hiérodeshmori, péshkop' i Samosatévé.
23. - Agrippina deshmorja.
24. - Lindja é te ndérçimit Pareréndes dhé Pagezor Joan.
25. - Fébronia oshe-deshmorja.
26. - Davidi i Sélénikut.
27. - Samson oshenari, hoshtéllari.
28. - Ngritja é lipsanévé te Shen Anargjêndevé Kosma dhé Damian.
29. - APOSTUJT' É EMERSHKELQYÉR DHÉ TE PAREKRYÉSHME PIÉTER DHÉ PAUL.


MENGJÉS.



Pas Perendia eshte Zoti, Perleshorja:


TINGELL IV.



O Parefronesit é Apostujvé dhé Mesonjesit é gjithe botes, nermjétoni té Zoti i te gjithevé t' i fale paqen botes dhé shpirtévé tona perdellimin é math.

Qe préj dialerise s' imé. Parevark:

Ne têre boten dolli fial' é tyré.


UNGJILL I MENGJÉZIT.

(Thuhét Ungjilli Mengjézor XI.)



Psalm 51 pa zê. Lavdî: Mé nermjétimét é Apostujvé, Tanî: Mé nermjétimét é Hyjlindesés. Perdellyés, perdellè-me:


TINGELL II.



O Piéter, kréj' i Apostujvé te lavderuar, gur' i béses dhé Paul i hyjfialeshme, oratori dhé yll' i Kisheravé te shénta, qe rrini afer fronit te Pérendise, lutuni per nè.

Zbritesoré: Do t' a çél gojen. Mê te ndérçimén.


Dergimesoré.

Pas: Gynékés akutisthité.



Te gjithe lé te hymnojme kréret é Apostujvé Piétrin dhé Paulin, yjt t' é pérendishme te botes, leçitesit é béses, trumbétat théologiké, oratoret é dogmavé, kollonat é Kishes dhé rrezonjesit é rréjtjés.

Myshtérin é math dhé te çudiçim te lindjés s' até, ô Vajze mé hir Pérendié dhé Virgjeréshe Nên' é Pérendise, Profétet é pareleçitne, Apostujte é neshenuan, Deshmoret é rrefyén, Engjejte é perhymnojne dhé njérezit é adhurojne.


LAVDERIMÉ. - TINGELL IV.

Pas « O éx ipistu klithis ».



Biri dhé Fiala é Atit pa-nisjé, kur ardhi ne dhèt é zgjodhi vallén é dymbedhjéte Apostujvé, i pyésté; Ç' thone njérezia per mua sé jam? ahéré Piétri, i par' i Apostujvé, si théolog thirri mé zê te larte; Ti jé Krishti, i-bir' i Pérendise se gjalle. Perandaj, siç i ka hié, lumerohét, sé mori ndriçim qe-lartazi dhé fuqine te lidhe é te zgjidhe mekatét.

Ti qe u-ftové préj te Lartit dhé jo préj njéresvé, kur t' i kish érrur syt' é trupit érresir' é dhéshmé, é cila perbotonté mvrojtesiren é pabésise, ahéré drita qiélloré shkréptiu ner syt' é mendjés s' até dhé te révéloj bukurin' é béses; perandaj é njohé Krishtin Pérendine tone qe nxiér drite préj érresires; atî lutu-i te shpetoje é te ndriçoje shpirtét tona.

Mé te dréjte u-quajté ti Gur, mi te cilin Zoti forcoj bésen é patundur, dyké te bêre kryébarî te dhênvé t' aresyshmé; perandaj te fali klyçét é dyérvé qiélloré qe t' u hapsh te gjith' atyrévé qe jane te paret ne bése; dhé u-vléresové te kryqesohésh si dhé Zoti yt; atî lutu-i te shpetoje é te ndriçoje shpirtét tona.


LAVDI. - TINGELL T. II.



E krémtja é gjithndéruar é Apostujvé ardhi ne Kishe te Krishtit, qe na siéll shpetimin; perandaj lé te trokasim duarte myshtikerisht é lé t' u thémi: Gezohuni, ô rézét é diéllit. Gezohuni, ô Piéter dhé Paul, ô thémélira te patundra te mesimévé te pérendishmé, ô miqt' é Krishtit, ô éne te ndéruara. Nermjétoni per nè dhé na vléresoni padukurisht per dhuratat é palêndeshmé nè qe lavderojme te krémtén tuaj mé kênge.

Tanî: O Hyjlindesé, ti jé vréshta. Doxologjî.


MÉSHE.



Shkurtoré: Mprojtésh' é te Krishtérevé.


APOSTULL.



Ne têre dhène dolli fial' tyré.

Qiéjte trégojne lavdî Pérendié. Kendimi préj Létres II se Paulit ner Korinthianet.

Vellézer, me ç' dô qe te guxoje nonje (flas si i marre), guxoj dhé une. Hébréj jane? dhé une; Israéliter jane? dhé une; far' é Abrahamit jane? dhé une; sherbetore te Krishtit jane? (flas si i marre) mê téper une; ne mundimé mê téper, ne plaga pa mase, ne burgjé mê shpésh, ne vdékjé shume heré. Préj Judéjvé pése heré mora dyzét pa nje; tri heré u-rraha mé shkop, nje heré u-lapidova, tri heré niéfragova, nje nat' é nje dite kam bêre ne funt te détit, n' udhetimé shume hére, ne réziqé lumejsh, réziqé kusaresh, réziqé préj fares s' imé, réziqé préj kombésh, réziqé ne qytét, réziqé ne shkrétetire, réziqé ne dét, réziqé ner vellézer te rréme; ne mundim é ne lodhjé, ne vigjellimé shume hére, ne urî é ne étjé, n' agjerimé shume hére, ne te ftohte é ne te çvéshur. Véç te perjashtmévé, ajo qe eshte vêne permi mua perdite, kujdés' i gjithe kisheravé. Cili esht' i dobet, dhé une s' jam i dobet? Cili shkandullohét dhé une s' digjém? Ne duhét te mburrém, do te mburrém per atô te dobesise s' imé. Pérendia dhé Ati i Zotit tone Jésu Krisht, qe eshte i békuar per jéte, di sé nuke genjéj. Ne Damaske guvérnor' i mbrétit Aréta ruanté qytétin é Damaskénevé, dyké dashur te me zêre, dhé u-varra ne shporte nga nje dritaré per muri dhé shkapova nga duart' é tij. Te mburrém mé te vertéte nuke m' ép dore; sé do te vij ne vizioné dhé révélata te Zotit. Di nje njérî me Krishtin, para katermbedhjéte vjétsh (a sé mé trup, nuke di; a sé jashte trupit, nuke di; Pérendia di), qe ky u-rrembyé gjér me te trétin qiéll. Dhé é di ketê njérî (a sé mé trup, a sé jashte trupit, nuke di, Perendia di), sé u-rrembyé ne Parajse dhé degjoj fiale te pafolura, te cilat s' esht' é permétuar t' i flase njérî. Per ketê do te mburrém; po per vétén' t' imé do mos mburrém véç sé ne dobesirat é mia. Sé ne daça te mburrém, do mos jém i marre; sé do te thém te vertéten; po ndruhém mos kujtoje nonje per mua mê téper sé ç' me shéh a degjon préj méjé. Dhé qe te mos kryélartoj téper, m' u-dhâ nje héll ne trupt, engjelli Satan, qe te me shuplakoje, qe te mos kryélartoj téper. Per ketê tri hére i' u-luta Zotit, qe te mergohét préj méjé. Dhé me ka thêne; Te miafton hiri im; sé fuqia imé perféktohét ne dobesî. Mé gas te math pra do te mburrém mê téper per dobesirat é mia, qe te téndesoje mi mua fuqi' é Krishtit.


UNGJILL (PAS MATTHÉUT).



M' atê kohe, ardhi Jésuj me visét é Qésarise se Filipit, dhé pyésté nxênesit é tij dyké thêne: Ç' thone njérezit sé jam une, i bir i njériut? Dhé ata thane; Ca thone sé jini Joan Pagezori; te tjére Elia; te tjére Jérémia, a nje préj profétevé. U thote atyrévé; Po ju ç' thoni sé jam une? Dhé u-pergjéq Simon Piétri é tha; Ti jé Krishti, i Bir' i Pérendise se gjalle. Dhé u-pergjéq Jésuj é i tha; Lum' ti, Simon Bar-Jona, sé nuk t' a révéloj mish dhé gjak, po im-Ate qe eshte ne qiéll. Dhé une po te thém sé ti jé Piéter dhé mi ketê shkêmp do t' ndertoj Kishen t' imé; dhé portat é Férrit do mos prévléjne kunder saj; dhé do t' te jap klyçét é mbréterise se qiéjvé; dhé ç' te lidhesh mi dhè do te jéte é lidhur ner qiéjte; dhé ç' te zgjidhesh mi dhè, do te jéte é zgjidhur ner qiéjte.


KUNGATORÉ.



Ne têre dhène, dolli fial' é tyré.

30. - Mblédhja é Dymbedhjéte Apostujvé.