GUSHT



1. - Perparim' i Fryqit, Shtate Diémat é Shénte Makkabéj, é-êm' é tyré Salomone dhé Miéshter' i tyré Eléazar.
2. - Ngritja é lipsanévé te Stéfanit, Deshmorit te Pare dhé Kryédiakut.
3. - Isaaki, Dalmat dhé Faust, Deshmoret.
4. - Shtate Diémat é Eféses.
5. - Parekrémt' é Shperfytyrimit. Eugén deshmori.
6. - SHPERFYTYRIM' I ZOTIT DHÉ PÉRENDISE DHÉ SHPETIMTARIT TONE JÉSU KRISHT.


MENGJÉS.



Pas Perendia eshte Zoti, Perleshorja tri hére. - Tingell i Rênde.

U-shperfytyrové tè mali, ô Krisht Pérendî, dhé u rrefévé Nxênesvé te tù lavdine têndé siç muntnin; Shkelqè-na dhé névé mekatarevé driten têndé te perjéteshmé, mé lutjét é Hyjlindesés. Dritedhênes, lavdî me ty.

Qe préj dialerise s' imé; Parevark:

Thabori dhe Hermoni do te ngazellohén me émerin tênt.


UNGJILL' I MENGJÉZIT

(PAS LUKAJT).



M' atê kohe, mori Jésuj Piétrin dhé Joanin dhé Jakobin dhé u-ngjit ne mal qe te faléj. Dhé ték po faléj, fytyr' é faqés se tij u-bê é ndryshmé dhé rob' é tij é bardhe si vétetime. Dhé ja dy burra flisjin bashke mé 'tê, te cilet ishin Moisiu dhé Elia; te cilet u-dukne mé lavdî dhé théshin per vdékjén é tij, te cilen kish per te mbushur ne Jérusalém. Po Piétri dhé ata qe ishin mé 'tê ishin te renduar nga gjumi; dhé kur u-zgjuan pane lavdin' é tij dhé dy burrat qe rrinin bashke mé 'tê. Dhé kur po ndaheshin ata préj tij, i tha Piétri Jésujt; Miéshter, eshte mire te mbétémi nè ketu; dhé lé te bêjme tri ténda, nje per ty dhé nje per Moisine dhé nje per Eline; pa ditur ç' thote. Dhé ték théshté ay ketô, ardhi nje rè dhé i hiésoj; dhé u-trempne kur hyjtin ne rét. Dhé nje zê ardhi préj rése dyké thêne; Ky eshte im-Bir i dashur; dejojéni. Dhé passi érdhi zêri, u-gjént Jésuj vétem. Dhé ata héshtne dhé asnjej s' i thane m' atô dit gjê nga sa pane.

Psalm 51 pa zê. Lavdî: Mé nermjétimét é Apostujvé. Tanî: Mé nermjétimét é Hyjlindesés. Perdellyés, perdellè-me:


TINGELL II.



Ti qe békové gjithe boten mé driten têndé, u-shperfytyrové ne nje mal te larte, ô i Mire, dhé u-trégové Nxênesvé te tù fuqine têndé, sé çperblén Boten nga çbaritja; perandaj te therrésim; O Zot i zemerdhêmpshur, shpetô shpirtét tona.


Zbritesoré



Moisiu dyké pervijosur Kryq.


KÊNGA IX. - TINGELL II.



IX. Lindja joté u-rrefyé pa prishjé; Pérendia dolli préj gjirit tênt mé trup, qe u-duk mbi dhê, é u-shokerua mé njérezit; perandaj ty, ô Hyjlindesé, te gjithe po te madheshtojme.


Tiater.



IX. U-çudit ç' dô vésh dyké degjuar denjimin é pashpiéguar te Pérendise; sé i Larti Zot zbriti gjér ne nje trup, dhé u-bê njérî préj nje gjiri virgjeror; perandaj nè bésniket Hyjlindesén é kulluar po madheshtojme.

Pastaj Zbritesoré: Parrajse myshtiké.


Dergimesoré. - T. III.



Drit' é pandryshuar, ô Fiale, préj drites s' Atit te palindur, mé driten têndé qe u-çfaq, pame drite Atin, drite édhé Shpirtin qe ndriçon gjithe kriésen.


LAVDERIMÉ.

TINGELL IV.
Pas: O éx ipsistu.



Para Kryqit tênt te çemuar dhé te pesimit moré ata qe zgjodhé préj Nxênesvé te shenteruar dhé ne mal Thabor u-ngjité, ô Zot, dyké dashur t' u trégosh lavdine têndé; te cilet, kur te pane te shperfytyrohésh dhé te shkelqésh mê téper sé Diélli, rane permbys dhé, te mahnitur per fuqine têndé, thirre; Ti jé drit' é kulluar, ô Krisht, dhé agullim' i Atit, mé gjithe qe dyké dashur u-duké mé trup te pandryshuar.

O Fiale Pérendî, qe ishé para driteravé, qe vishésh mé driten posi robe, kur u-shperfytyrové perpara Nxênesvé te tu, shkendrité permi diéllin. Dhé Moisiu mé Eline te rrijin prane, dyké te njohur si Zot te gjallesh é te vdékuresh dhé dyké lavderuar ékonomine têndé te pashpiéguar, meshiren dhé denjimin é math, mé te cilat shpetové Boten qe humbisté préj mekatit.

Ty qe lindé préj réjé virgjeroré dhé moré trup, kur u-shperfytyrové ne mal Thabor, ô Zot, dhé u-peshtollé préj réjé te ndriçimé, zêri i Prindit te njihté kthiéllerisht, perpara Nxênesvé te tù, si Bir te dashur te bashkeqênurshme dhé te kufroneshme; perandaj Piétri i çuditur théshté, pa ditur ç' théshté; Mire eshte te mbétémi ketu, ô mirebêres meshireplot.


LAVDI É TANI. - TINGELL T. IV.



Mori mé vété Krishti Piétrin dhé Jakobin dhé Joanin ne nje mal te larte dhé u-shperfytyrua perpara syrésh; dhé shkelqéu faq' é tij si diéll dhé robat é tij u-bêne te bardha si drite. Dhé u-dukne Moisiu dhé Elia qe flisjin bashke mé 'tê dhé nje rè é ndriçimé i mbulloj; dhé ja nje zê préj rése qe théshté; Ky eshte im-Bir i dashur, qe me pelqéu; degjojéni.

Doxologjî é Madhé. Tropar' i se Krémtés.


MÉSHE.



Shpetô-na, ô i Bir; i Pérendise qe u-shperfytyrové ne mal Thabor.

Hyrtoré:



Sé prane téjé eshte burim jété, ne driten têndé do te shikojme drite. Shpetô-na ...


SHKURTORÉ. - TINGELL I RÊNDE.



U-shperfytyrové té Mali, dhé Nxênesit é tù pane lavdine têndé sa muntjin, ô Krisht Pérendî; qe, kur te te shikojne te kryqesohésh, t' a kupetojne pesimin si vullnétar, dhé t' i leçitin botes sé ti jé mé te vertéte agullim' i Atit.


APOSTULL.



Sa te medha hane véprat é tua, ô Zot; te gjitha i bêré mé urtesî. Békô Zotin, ô shpirti im.
Kendimi préj Létres se Pergjitheshmé II se Joanit.

Vellézer, perpiquni mê téper te shiguroni thirrjén dhé zgjédhjén tuaj; sé, dyké bêre ketô, do mos fejéni kurre. Sé keshtu do t' ju falét pasurisht hyrja ne mbréterî t' améshuar te Zotit tone Jésu Krisht. Perandaj do mos pertoj t' ju perkujtoj gjithenje per ketô, ndonesé i dini, dhé jini te pshtétur ne te vertéten é tanishmé. Po une kujtoj sé esht' é dréjte, sa jam ne ketê téndesim t' ju ngacemoj mé perkujtimin, dyké ditur sé per se shpéjti do t' a héth téj téndesimin t' im, sikunder édhé Zoti yne Jésu Krisht m' a deftéu. Dhé do te perpiqém qe t' a kini kujtimin é ketyrévé ngahére dhé pas vdékjés s' imé. Sé nuke ju bême te njihni fuqine dhé ardhjén é Zotit tone Jésu Krisht, dyké vatur pas perrallash te ndréqura mé miéshterî, po dyké qêne sy-pames te madherise se tij. Sé mori ndér é lavdî préj Pérendise Atit, kur i érdhi nje i ketille zê préj pavdise madheshtoré, «Ky eshte im-Bir i dashur qe me pelqéu». Edhé ketê zê é degjuam qe ardhi préj qiéllit, kur ishim bashke mé 'tê ne mal te shénte. Edhé kémi mê te shigurte fialen profétiké, te cilen bêni mire qe é vêni ré, posi kandil qe ndriçon ne vent t' érret gjér sa t' agulloje dita é te linde dritesjéllesi ner zemrat tuaja.


UNGJILL (PAS MATTHÉUT).



M' atê kohe, mérr Jésuj Piétrin dhé Jakobin dhé Joanin, te-vellane, dhé i ngjit ne nje mal te larte véçan. Dhé u-shperfytyrua perpara syrésh, dhé ndriti faq' é tij si diélli; dhé robat é tij u-bêne te bardha si drita. Dhé ja tèk u-dukne tè ata Moisiu dhé Elia qe kuvendojin mé 'tê. Dhé u-pergjéq Piétri, é i tha Jésujt; Zot, eshte mire te mbétémi ketu; ne dô, lé te bêjme tri ténda, nje per ty dhé nje per Moisine dhé nje per Eline. Ték po flisté êdhé, ja, nje rè é ndriçimé i hiésoj; dhé ja nje zê préj rése, qe théshté; Ky eshte im-Bir i dashur qe me pelqéu; degjojéni. Dhé kur degjuan Nxênesit, rane permbys dhé u-trempne fort. Dhé ardhi Jésuj, i préku é tha; Ngréhuni dhé mos kini frike. Dhé kur ngritne syt' é tyré, s' pane asnjérî, véç Jésune vétem. Dhé kur zbrisjin nga mali, i porositi Jésuj, dyké thêne; Mos i thoni asnjêj vizionin, gjér sa i Bir' i njériut te ngjallét se vdékuresh.

Ne Véçan, thuhét kio.


TINGELL IV.



Tanî u-degjuan te padegjuarat; sé ay qe lindi préj Virgjeréshes pa âte deshmohét lavderisht préj zêrit ateror, si Pérendî dhé njérî, gjith' aq per jéte.


Kungatoré.



Ne driten é lavdise se faqés s' até, ô Zot, do te barésim per jéte.

Ne vent te Pame driten, thuhét Tropar' i se Krémtés.

7. - Dométi oshe-deshmori.
8. - Emilian Konfésori, péshkop' i Kyzikut.
9. - Apostull Matthia.
10. - Laurént deshmori, kryédiaku.
11. - Euploj deshmori, diaku.
12. - Foti dhé Anikéti, Deshmoret.
13. - Maxim oshenari, Konfésori.
14. - Parekrémt' é Fjétjés se Shen-Marise. Proféti Mika.
15. - FJÉTJA É ZONJES S' ONE SE PERMISHÉNTE DHÉ GJITHMONVIRGJERES MARÎ.


MENGJÉS.



Pas Pérendia eshte Zoti, thuhét Perleshorja:


TINGELL I.



Ne lindjén ruajté virgjerine, dhé ne fjétjén nuk' é lè boten, ô Hyjlindesé. Shkové tè jéta, dyké qêne Nên' é jétes, dhé dyké çperblére mé nermjétimét é tua shpirtét tona préj vdékjés.

Qe préj dialerise s' imé. Parevark:

Do t' a kujtoj emerin tênt brés pas brézi.


UNGJILL' I MENGJÉZIT.



(Shih té Lindja é Shen-Marise, 8 Viéshte I.)

Psalm 51 pa zê. Lavdî é Tanî: Mé nermjétimét é Hyjlindesés. Perdellyés, perdellè-me:


TINGELL T. II.



Kur gatitéj ashunda é téndesimit tênt te kulluar, ahéré Apostujte réth shtratit te shikonin mé frike; ca dyké veshtruar téndesimin çuditeshin; dhé Piétri mé lot te therristé; O virgjeréshe, te shoh te ndére madherisht ty, jéten é te gjithevé, dhé mahnitém; sé tè ty téndesoj gezim' i jétes s' aviteshmé. Pô, ô é kulluar, lutu-i nxéhterisht Birit tênt dhé Pérendise te shpetoje qytétin tênt te paplagosur.


ZBRITESORÉ.

PEPIQILMENI TI THIA DOKSI. TINGELL I.



I. I stolisur mé lavdi te pérendishmé, kujtimi yt i shénte dhé i lumur permblodhi te gjithe bésniket mé ngazellim, te cilet nene kryésin' é Mariamit i kendojne Birit tênt te vétemlindur mé vallé é mé tympané, sé u-lavderua lavderisht.

III. O Krisht, urtesia dhé fuqi' é Pérendise, qe krijové dhé permban gjithesine, mpshtét-é Kishen te paépur dhé te patronditur; sé i Shénte jé vétem ti, i prêhuri ner Shentoret.

IV. Thênjét dhé énigmat é Proféteve paretréguan misherimin tênt préj Virgjeréshes, ô Krisht; qe shkelqimi i shkrépetimit tênt do te dale si drite per kombét, dhé do t' te therrése avusha mé ngazellim: Lavdî fuqise s' até, ô njérzidashes.

V. Bukurin' é pérendishmé dhé te patréguar te virtytévé têndé, ô Krisht, kam per te rrefyér; sé ti, qe ndrité préj lavdise s' améshuar si shkelqim i bashkaméshuar dhé i njeqênurshim, si moré trup préj gjiri virgjeror, lindé si diéll per atâ qe ishin ne hié é ne érresire.

VI. Ziarri brenda té baléna é détit avushe-lindura, ku hyri Jonaj, u-trégua parekorezim i varrimit tênt te triditeshm; sé, si shpetoj pa-dêm si para sé te perpihéj, therristé: Do t' te sakrifikoj, ô Zot, mé zê lavderimi.

VII. Mall' i pérendishme, duké qendruar kunder merise guximtaré dhé ziarrit, ziarrin é vésonté, dhé qéshté per merine, duké folur kunder shtruméntévé muzikoré ne mést te flages mé lyren é trikordheshmé te Oshenarevé mé aresyé te frymezuar préj Hyjit: Pérendia jone i lavderuar dhé i Atervé, i békuar jé.

VIII. Engjell' i Pérendise fuqimadhi u rreféu Diémvé flagen, qe véson Oshenaret dhé diék te pabéset, dhé Virgjeréshen é bêri burim te kryés se jétes, qe rriéth prishjén é vdékjés dhé jéten per atâ qe kendojne: Vétem Krijetarin hymnojme né te çperblyérit dhé é permilartesojme per gjithe jétet.


MADHESHTIMÉ.



Kendohén dy kêngat IX te dy kanunévé. Me ç' dô Tropar te Kanunit te pare ne kryé, thuhét:

I. Brézat te gjithe ty te lumerojme Hyjlindesén é vétem.

Ne kryé te ç' dô Tropari te Kanunit te dyte, thuhét:

II. Engjejte dyké pare Fjétjén é Virgjeréshes mahniteshin, si Virgjerésha ngrihét préj dhéut me te lartat.


KÊNGA IX. - TINGELL I.



IX. U-munde kanunét é natyres me ty, ô Virgjerésh' é pacinuar; sé lindja virgjeron, dhé mé jéten vlésohét vdékja. O Hyjlindesé, Virgjeréshe pas lindjés, dhé é gjalle pas vdékjés, ti shpeton ngahére trashegimin tênt.

Çuditeshin fuqite Engjelloré ne Sion, dyké pare Zotin é tyré te kujdését per shpirtin é nje gruajé; sé i therristé si bir asaj qe é lindi qashterisht; Eja, ô é Ndéruar, dhé lavderoju bashke mé Birin dhé Pérendine.

U-permbloth valléja é Apostujvé, dyké shikuar mé frike trupin tênt Hyjprites dhé théshin mé zê te mallengjyér; O Hyjlindesé qe shkon té Biri ne dhomat qiélloré, shpetô gjithenje trashegimin tênt.


KANUNI TJATER. - TINGELL IV.



IX. Ç' dô dhê-lindure lé te kercéje, i shkelqyér préj shpirtit; é lé te krémteroje natyra é mendjévé te palendeshmé, duké lavderuar panairin é shénte te Mêmes se Pérendise, é lé t' therrése: Gezoh-u, ô Hyjlindesé é gjithlumur, é kulluar, é gjithmon-virgjere.

Eni ne Sion, tè mali i hyjeshme dhé i majme i Pérendise se gjalle, te ngazellohémi dyké shikuar Hyjlindesén; sé Krishti é trashféron si Nêne te tij ne ténden mê te mire dhé mê te hyjeshmé, ne te Shéntat é te Shéntevé.

Eni, ô bésnike, te véme prane varrit te Hyjlindesés dhé te perqafojme zemren, buzet, syte dhé ballen sinkérisht; dhé lé te pusojme hiré te pasura sherimésh, qe burrojne préj burimi t' améshuar.

Prit préj nésh kênge funéralé, ô Nên' é Pérendise se Gjalle; dhé hiésô-na mé hirin tênt driteprures dhé te hyjeshme, dyké i falur Mbrétit mundjé, popullit krishtofil paqé, ndjése dhé shpetim shpirtésh atyré qe te kendonjne.

Zbritesoré: U-munde kanunét.


Dergimesoré. - T. III.



O Apostuj, qe u-mblothte ketu préj anevé te dhéut, ne fshat Géthsémané, varrosm' ani trupin; dhé ti, ô Bir dhé Pérendia imé, mérrm' a shpirtin.


LAVDERIMÉ.

TINGELL IV.
Pas: Os généon én martisi.



Ne Fjétjén têndé te lavderuar ngazellohén qiéjte dhé gezohén ushterit' é Engjejvé; dhé têre dhéu defrén, dyké i kenduar kêngen funéralé Nênes se Zotit te gjithesise, ô Virgjerésh' é shénte é pamarrtuar, qe shpetové gjindjén é njéresvé nga denimi prinderor.

Réntne bashke préj anevé te dhéut kréret é Apostujvé mé shenim te Pérendise qe te te varrosin; dhé kur te shikojin te ngjitésh préj dhéut lart, therrisnin mé gas zêrin é Gabriélit; Gezohu, ô qéré é Hynise se têre; gezohu, ô é vétem qe bashkové mé lindjen têndé te dhéshmét mé te lartat.

Ti qe lindé jéten shkové tè jéta mé Fjétjén têndé te ndéruar, te pavdékeshmé, dyké patur pas Engjej, Kryésira, Fuqira, Apostuj, Proféter dhé têre Kriésen; dhé Biri yt priti mé duart' é tij t' améshuara shpirtin tênt te lumur, ô Même-Virgjeréshe, Nus' é Pérendise.


LAVDI É TANI. - T. T. II.



Ne Fjétjén têndé te pavdékshimé, ô Hyjlindesé, nên' é jétes, réte rrembyén ne ére Apostujte, te perndare ne bote, dhéi mblodhé bashke perpara trupit tênt te pacinuar; te cilet, si te varrosne mé ndér dyké kenduar, therrisnin zêrin é Gabriélit; Gezohu, ô Virgjeréshe Hirploté, Nên' é panuseruar, Zoti eshte bashke mé ty. Mé ata lutu-i, si t' yt-Biri dhé Pérendié tone, te shpetohén shpirtét tona.

Doxologjî é Madhé. Tropar' i se Krémtés.


MÉSHE.



Shpetô-na, ô i Bir' i Pérendise, i çuditeshmi ner shentoret ...


SHKURTORÉ. - TINGELL II.



Hyjlindesén é pafiétur per nermjétimé dhé shprésen é paçvendosur ne mprojtjé, varri dhé vdékja nuk' é muntne; sé, si Nêne te jétes, é shpuri tè jéta ay qe banoj gjî te virgjer per gjithmone.

(Per Apostull dhé Ungjill shih té Lindja é Shen-Marise, 8 Viéshte I.)

Ne Véçan: Brézat te gjithe ... U-munde kanunét.


Kungatoré.



Kupe shpetimi do te marr, dhé émerin é Zotit do te pertherrés.

16. - Shami' é Shénte. Dioméd deshmori.
17. - Myron deshmori.
18. - Flor dhé Laur, deshmore.
19. - Andrè Stratélati, deshmori.
20. - Proféti Samuél.
21. - Thaddè Apostulli.
22. - Agathonik deshmori.
23. - Lup shemori.
24. - Eutych Hiérodeshmori.
25. - Kthérja é Lipsanit te Shen-Bartholoméut Apostullit.
26. - Adrian dhé Natalia, deshmore.
27. - Poimén oshenari.
28. - Moisi oshenari, Ethiopi.
29. - Kryéprérja é Pareréndesit dhé Pagezerit Joan.
30. - Aléxandri i Kostantinopojes.
31. - Vendosja é Brézit te Çemuar te Hyjlindesés.