TINGELL II



TE SHTUNE MBRÊMANÉ



Vargezimé Ngjalljésoré



Eni t’i falémi atî qe lindi préj Atit para jétevé, Fiales Pérendî qe u-misherua préj Virgjeréshes Marî. Se, si duroj kryq, u-perdha té varrimi, sikunder déshi vête; dhé, si u-ngjall se vdékuresh, me shpetoj mua, njérin' é arratisur.

Krishti, Shpetimtari yne, shuajti sénténcen é shkruar kunder nésh, dyké é mberthyér me kryq, dhé aboliti pushtétin é vdékjés. Adhurojme Ngjalljén é tij te triditeshmé.

Bashke me Kryé-engjejte lé te hymnojme Ngjalljén é Krishtit; se ay eshte çperblénjesi dhé shpetimtari i shpirtévé tona; dhé me lavdî te trempshimé dhé me fuqî te potéreshmé prape vjén te gjykoje boten qe gatoj.

Vargezimé Lindjésoré



Ty, qe u-kryqesové dhé u-varrosé, Engjelli te leçiti Zot, dhé u-thoshté Gravé: Eni te shikoni ku ndodhéj Zoti; se u-ngjall, sikunder tha, si i têrefuqishme. Perandaj te falémi ty, te vétemit te pavdékur, ô jétedhênes Krisht, meshirô-na.

Me Kryqin tênt abolité mallkimin é drurit; me Varrimin tênt vravé pushtétin é vdékjés; dhé me Ngjalljén tende ndrité gjindjén é njéresvé. Perandaj po te therrésim: Mirebêres Krisht, Pérendia jone, lavdî me ty.

T'u-hapne, ô Zot, nga frika dyért' é vdékjés dhé portaret é Férrit, kur te pane, u-drodhe; se dermové dyér te qiperta, dhé thévé llozé te hékurte, dhé na nxoré préj érresires dhé hiés se vdékjés dhé thévé vargojte tane.

Dyké kenduar hymnin shpetimtar, lé te ligjerojme me goje: Eni, te gjithe, te biém me gjunje té shtepi' é Zotit, dyké thêne: Ti, qe u-kryqesové mi dru, dhé u-ngjallé se vdékuresh, dhé je té gjiri i Atit, kij meshire per mekatét tona.

Lavdi é Tani - Hyjlindesoré



Shkoj hiéja é ligjes, siç ardhi hiri. Se, sikunder ferra nuke digjéj, me gjithe qe nxirté flage, ashtu dhé ti virgjeréshe lindé dhé virgjeréshe mbété; ne vent kolloné ziarri, lindi Diéll dréjtesié, ne vent te Moisiut, Krishti, shpetim' i shpirtévé tona.

Pasvargjé Ngjalljésoré



Ngjallja joté, ô Krisht Shpetimtar, ndriti têre boten; dhé thirré prape kriatyren tende, Zot i têrefuqishme, lavdî me ty.

Me anen é drurit, ô Shpetimtar, abolité mallkimin é drurit, me varrimin tênt vravé potéren é vdékjés, dhé me Ngjalljén tende ndrité gjindjén tone. Perandaj po te therrésim: Jétedhênes Krisht, Pérendia jone, lavdî me ty.

Dyké u-dukur, ô Krisht, i mberthyér ne kryq, ndrrové bukurin' é kriatyrave; dhé ushtaret, dyké tréguar çnjérezî, çpuan brinjen tende me shtijeze; dhé Hébréjte kerkuan te shilojne varrin, dyké mos ditur pushtétin tênt; po ti, qe dénjové varrim nga zemerdhempsheria, u-ngjallé pas tri ditsh. O Zot, lavdî me ty.

O jétedhênes Krisht, qe durové dyké dashur pesim per njézerit, zbrité ne Férr si i fuqishme dhé, si i rrembévé préj' dores te fortit atâ qe prisnin ardhjén tende atjé, u-dhurové te banojne Parajsen ne vent te Férrit. Perandaj dhé névé, qe lavderojme Ngjalljén tende te triditeshmé, fal-na ndiése mekatésh dhé perdellimin é math.

Lavdî é Tanî - Hyjlindesoré



O çudî é ré mi gjithe çudirat qemoti! Se cili njohu Nêne te kéte lindur pa burre dhé te mbaje ne peqî atê qe permban têre kriésen. Eshte vullnét Pérendié ay qe lindi; te cilit, ô é gjitheqashter, me qe é mbajté ne krahet é tu si foshnje dhé me qe ké guxim perpara tij si nêne, mos pushô s'i u-luturi per atâ qe te ndérojne qe te na meshiroje dhé te shpetoje shpirtét tona.

Perleshoré



Kur zbrité té vdékja, ti, ô jeta é pavdékur, atehéré Férrin é vdiqé me shkelqimin é Hynise; dhé, kur ngrité te vdékurit nga fundét é dhéut, gjithe Fuqite qiélloré te therrisnin: Jétedhênes Krisht, Pérendia jone, lavdi me ty.

Hyjlindesoré



Te gjitha permi méjtim, te gjitha te permilavdishimé myshtérét é tua, ô Hyjlindesé; é shiluar me qashterî dhé é ruajtur mé virgjeri, u-njohé Mêm' é vertéte, dyké lindur Pérendin' é vertéte. Atî i u-lut te shpetohén shpirtét tona.

TE DIÉLEN NE MENGJÉS



Ndenjesoré



Bujari Joséf, dyké zbritur préj drurit Trupin tênt te pacinuar, é peshtolli me pelhure te paqmé dhé me aroma, dhé me vajtimé é vuri ne nje varr te ri; po u-ngjallé pas tri ditsh, ô Zot, dhé i falé botes perdellimin é math.

Lavdî - Gravé Myrrepruresé, dyké qendruar prane varrit, Engjelli u-therristé: Myrrat u kane hié te vdékshimvé, po Krishti u-trégua i huaj per prishjén. Therrisni pra: U-ngjall Zoti dhé i fali botes perdellimin é math.

Tanî - E permilavderuar je, ô Hyjlindese Virgjeréshe, te hymnojme; se me anen é Kryqit te Birit tent u-thyé Férri dhé vdékja vdiq; né te vdékurit u-ngjallme dhé u-vléresuam per jéten; muarme Parajsen, gezimin é vjéter. Perandaj, dyké perhiruar, é lavderojme Krishtin Pérendine tone si te fuqishme dhé si te vétemin meshireplot.

Dyké mos ndaluar te shilohét gur' i varrit, u falé te gjithevé shkêmbin é Béses, passi u-ngjallé. O Zot, lavdi me ty.

Lavdî - Shoqeri' é Dishépujvé te tu, bashke me Grate Myrrepruresé, gezohén me nje zê; se me ta krémterojme nje te krémté te perbashkmé per lavdî dhé ndér te Ngjalljés s'até. Me anen é tyré, ô Zot njéridashes, fal-i popullit tent perdellimin é math.

Tanî - E permibékuar je, ô Hyjlindesé Virgjeréshe; se me anen é ati qe u-misherua préj téjé Férri u-roberua, Adami u-nduall prape, mallkimi vdiq, Eva u-çlirua, vdékja u-vra, dhé né muarme jeté; perandaj, dyké perhymnuar, therrésim: I békuar je, ô Krisht Pérendi, qe é pelqévé keshtu, lavdi me ty.

Degjim



Kur vajtin Grate ne varr pas Pesimit per te myrrosur trupin tent, ô Krisht Pérendî, pane Engjej ne varr dhé u-çuditne; sé préj syrésh degjuan nje zê, se u-ngjall Zoti, dyké i dhuruar botes perdellimin é math.

Shkallésat - Antifon I



Syt’ é zemres s'imé i ngré ne qiéll té ty, ô Shpetimtar. Shpetô-me me ndriçimin tént.

Meshirô-na né qe fejéjme shume per ore, ô Krishti im, dhé ép-na perpara fundit menyra qe te péndohémi perpara téjé.

Lavdi é Tanî - Shpirti Shénjt ka fuqî te mbréteroje, te shénjteroje, dhé te levize kriésen. Se eshte Pérendî, i bashkeqênurshme me Atin é me Fialen.

Antifon II - Pô te mos ish Zoti ner né, cili do t’ ish i-zoti te ruhéj i pangare préj armikut dhé njérivrasesit?

Mos é perjip, ô Shpetimtar, ner dhêmbet é tyré sherbetorin tênt; se armiqt' é mi levizin kunder méjé si luane.

Lavdî é Tanî - Shpirti Shénjt ka burim jeté dhé laft; se, dyké qêne Pérendî, i forcon dhé i permban te gjitha te krijuarat m'Atin me anen é Birit.

Antifon III - Atâ qe kane bésim me Zotin i shembelléjne malit te shénjte; ketâ nuke tronditén asfaré nga goditjét é Béliarit.

Atâ qe rrojne hyjerisht lé te mos i zgjatin duart é tyré ner paligjesira; se Krishti nuk i'a le shkopit trashegimin é tij.

Lavdi é Tani - Préj Shpirtit Shénjt riéth ç'dô urtesî; me anen é tij Apostujte marrin hir, dhé Deshmoret kurorezohén me trimerira, dhé Profétet shohin.

Parevark



Ngréhu, ô Zot Pérendia imé, pas urdherit qe porosité dhé permblédhjé popujsh do t’te rréthoje.

Vark - O Zot Pérendia imé, me ty shperéva.

Shkurtoré



U-ngjallé préj varrit, ô Shpetimtar i Têrefuqishme, dhé Férri u-çudit, kur pa ketê çudî, dhé te vdékurit ngjalleshin dhé kriésa, kur pâ, gezohét bashke me ty dhé Adami ngazellohét bashke, dhé bota, ô Shpetimtari im, te perhymnon gjithenje.

Shpia



Ti je drita é te érresuarvé, ti je ngjallja é te gjithevé dhé jeta é njéresvé, dhé te gjithe i ngjallé bashke, passi plaçkové shtétin é vdékjés, ô Shpetimtar, dhé passi dermové dyért é Férrit, ô Fiale. Dhé njérezit u-çuditne, kur pane ketê çudî, dhé têre kriésa gezohét bashke per Ngjalljén tende, ô Njéridashes. Perandaj te gjithe lavderojme dhé hymnojme dénjimin tênt, dhé bota, ô Shpetimtari im, te perhymnon gjithenje.

LAVDERIMÉ



Vargezimé Ngjalljésoré



Ç' dô fryme dhé ç' dô kriése ty te lavderon, ô Zot, se me anen é Kryqit abolité vdékjén qe t’u rrefésh popujvé Ngjalljén tende préj se vdékuresh, si i vétem njéridashes.

Lé te thone Judéjte si ushtaret é humpne, kur é ruanin Mbrétin; perse guri nuké ruajti gurin é jetés? Osé t'apin te varrosurin, osé t’i falén te ngjallurit, dyké thêne bashke me né: Lavdi shumices se dhempsherivé te tua, ô Shpetimtari yne, lavdi me ty.

Gezohuni, popuj, dhé ngazellohuni; Engjelli ndenji mi gurin é varrit; ay na mirelajmeroj, dyké thêne: Krishti u-ngjall préj se vdékuresh, Shpetimtar' i botes, dhé i mbushi te gjitha me ère lulésh. Gezohuni, popuj, dhé ngazellohuni.

Engjell, ô Zot, i solli Hirplotés pershendoshjén «Gezohu» para zénies s' até; Engjell rugullizi dhé gurin é varrit tênt te lavderuar me Ngjalljén tende. Njêri, dyké lajmeruar symbole ngazellimi ne vent te hélmit; tiatri, dyké na leçitur Zotin jétedhênes ne vent te vdékjés. Perandaj po te therrésim: ô Zot, mirebêres i te gjithevé, lavdi me ty.

Vargezimé Lindjésoré



Grate sperkatne myrra me loté mi varrin tênt dhé goj' é tyré ish plot me gas, kur thoshin: U-ngjall Zoti.

Kombé dhé popuj lé te lavderojne Krishtin Pérendine tone, i cili duroj kryq per né vullnétarisht dhé shkoj tri dite ne Férr; é lé t'adhurojne Ngjalljén é tij préj se vdékuresh, me anen é se ciles jane ndritur gjith' anet é botes.

U-kryqesové, u-varrosé, ô Krisht, siç déshé, plaçkové vdékjén, si Pérendî dhé Zot, dyké i dhuruar botes jéten é améshuar dhé perdellimin é math.

O te paligjet me te vertéte, dyké shiluar varrin, na vléresuat per nje çudî me te madhé; é dine ruajtesit! Sot dolli préj varrit, dhé u thoshin: Thoni se, kur po flinim né, ardhe Dishépujte dhé é vodhe. Po kush vjéth nje te vdékur, dhé me téper te çvéshur? Ay u-ngjall me potéren é vête si Pérendî, dyké lêne ne varr dhé prokofét é tij. Eni shikoni, ô Judéj, si nuke i théu shilat ay qe shkéli vdékjén dhé i dhuroj gjindjés se njéresvé jéten é pambaruar dhé perdellimin é math.