TINGELL TERTHOR I



TE SHTUNE MBRÊMA



Vargezimé Ngjalljésoré



Me Kryqm tênt te çemuar, ô Krisht, turperové Diallin dhé me Ngjalljén tende é thévé bodécin é mekatit dhé na shpetové nga dyért' é vdékjés. Te lavderojme, ô i Vétemlindur.

Ay qe i jép Ngjalljén gjindjés se njéresvé, u-hoq me thérjé si délé. U-tmérruan préj tij kréret é Férnt dhé u-çéle dyért' é hélmuara. Se hyri Krishti, Mbrét’ i lavdise, dyké u thêne te burgosurvé «Dilni» dhé atyré qe ishin n'érresire «Zbulohuni».

Çudi é madhé. Kryétar' i te badukuravé, si pesoj truperisht nga njéridashja, u-ngjall i pavdékuri. Eni, ô bréza kombésh, t’i falémi keti; se, passi shpetuam préj rréjtjés me dhempsherin' é tij, mesuarn te hymnojme nje Pérendi me tri qêniéra.

Vargezimé Lindjésoré



Adhurim te mbrêmeshme te blatojme ty, drites se papérenduar qe shkelqévé ne bote, si ne pasqyre, me trup ne mbarim te jétevé, dhé zbrité gjér ne Férr, dhé perndavé érresiren é atjéshmé dhé u rrefévé kombévé driten é Ngjalljés. O Zot dritedhênes, lavdi me ty.

Krishtin, kryétarin é shpetimit tone, lé t'a lavderojme; se, kur u-ngjall se vdékuresh, Bota shpetoj préj rréjtjés, gezohét vall’ é Engjejvé, iken rréjtja é Démonevé. Adami i rêne ngjallét, Dialli abolitét.

Njérezit é kustodise keshilloheshin préj te paudhevé: Mbuloni Ngjalljén é Krishtit dhé mérrni argjêndé dhé thuani se, kur flinim né, i vdékuri u-voth préj varrit. Cili pâ, cili degjoj nonje hère qe nje i vdékur u-voth, dhé me téper i zmirnosur dhé lakuriq, passi la ne varr prokofét é tij? Mos u-ngenjéni, ô Judéj! Mesoni te thênat é Profétevé dhé njihni qe ky eshte me te vertéte Çperblénjesi i Botes dhé i Têrefuqishmi.

Zot, qe plaçkové Férrin dhé shkélé vdékjén, Shpetimtari yne, qe ndriçové Boten me Kryqin é çemuar, meshirô-na.

Lavdi é Tani - Hyjlindesoré - Ne Dét te Kuq u-pershkrua nje hère kora é Nusés se pamarrtuar. Atjé Moisiu perndanjes' i ujit, ketu Gabriéli sherbetor' i çudise. Ahéré Israéli shkoj me kêmbe détin pa u-lagur, dhé tani Virgjerésha lindi Krishtin pafarisht. Déti, pas shkimit t'Israélit, mbéti i pashkuar; é pabiashmuara, pas lindjés s' Emmanuélit, mbéti é pacinuar. O Pérendi, qe jé dhé ishé me pare dhé u-duké si njéri, meshirô-na.

Pasvargjé



Ty, Krishtin Shpetimtar, qe u-misherové dhé nuk u-ndavé préj qiéjvé, me zéra kêngesh po te madheshtojme, se dénjové Kryq é vdékjé per gjindjén tone, si Zot njéridashes, dhé, passi thévé dyért' é Férrit, u-ngjallé i triditeshme, dyké shpetuar shpirtét tona.

Kur u-çpua brinja joté, ô Jétedhênes, burové per te gjithe çurka ndjésé, jeté, dhé shpetimi; dhé dénjové vdékjé me trup, dyké na dhuruar pavdékurine; dhé, si banové ne varr, na çlirové, dyké na ngjallur bashke me vétén tende lavderisht si Pérendi. Perandaj po therrésim: Zot njéridashes, lavdi me ty.

Kryqesimi yt dhé zbritja joté ne Férr jâne te çudiçimé; se, si é plaçkové, si ngjallé bashke me vétén tende roberit qe-moti lavderisht si Pérendi, dhé si çélé Parajsen, i vléresové t'a gezojne. Perandaj dhé névé, qe lavderojme Ngjalljén tende te triditeshmé, dhurô-na ndjése mekatésh, dyké na vléresuar te bêhémi banonjes te Parajses, si i vétem i meshireshme.

Lavdi é Tani - Hyjlindesoré - Témpull dhé dére je, pallat dhé fron i Mbrétit, ô Virgjerésh' é gjithendéruar; me anen é se ciles çperblénjesi yne Zoti Krisht ndriti mi atà qe flénin n'érresire, dyké qêne Diéll dréjtesié dhé dyké dashur te ndriçoje atà qe gatoj me doren é vête pas kores se tij. Perandaj, ô é Gjithehymnuar, dyké patur perpara tij guxim nênor, nermjétô pa pushuar qe te shpetohén shpirtét tona.

Perleshoré



Fialen é paniseshmé bashke me Atin é me Shpirtin Shénjt, qe lindi préj Virgjeréshes per shpetimin tone, lé t'a perhymnojme, ô bésnike, é lé t’i falémi; se dénjoj te ngjitét me Kryq dhé te duroje vdékjé dhé te ngjalle te vdékurit me Ngjalljén é tij te lavderuar.

Hyjlindesoré



Gezohu, ô dér' é Zotit é pashkuar; gezohu, ô mur dhé mprojtjé é atyré qe perikin té ty; gezohu, ô liman i padimeruar dhé é Pamarrtuar. Ti, qe lindé truperisht Bêresin tênt dhé Pérendi, mos résht se nermjétuari per atà qe perhymnojne dhé adhurojne Birin tênt.

TE DIÉLE NE MENGJÉS



Ndenjesoré



Pas «Ton sinanarhon» - Lé te perlevdojme Kryqin é Zotit, lé te ndérojme me hymne Varrimin é shénjte dhé lé te permilavderojme Ngjalljén é tij, se bashkengjalli te vdékurit préj varrévé si Pérendi, dyké plaçkuar shtétin é vdékjés dhé fuqin' é Diallit, dhé lindi drite per atà qe ishin ne Férr.

Lavdi - Zot, u-quajté i vdékur, ti qe vravé vdékjén; ne varr u-vendosé, ti qe zbrazé varrét; ushtare ruanin varrin persiper, dhé ti ngjallé perposh te vdékurit qe préj jeté. Zot i Têrefuqishim dhé i pakuptuarshim, lavdi me ty.

Tani. Hyjlindesoré (Pas «Ton sinanarhon») - Gezohu, mal' i sénjte, i baritur préj Pérendié; gezohu, férr' é shpirteshmé dhé é padiégeshmé; gezohu, é vétema ure préj botes té Pérendia, qe i shpié njérezit té jeta é améshuar; gezohu, Vajz' é ndéruar, qe lindé pa burre shpetimin é shpirtévé tona.

Zot, pas Ngjalljés s'até se triditeshmé dhé faljés s'Apostujvé, Piétri te therristé: Grate patne guxim, dhé une u-frikesova; Kusari théologoj, dhé une te mohova. Do te me quash valle me Dishépull? A po do te me trégosh prape péshkatar déti? Po prit-rne te pénduar, ô Pérendi, dhé shpetô-me.

Lavdi - Zot, ne mes te denuarvé te mberthyén te paudhet, dhé brinjen tende é çpuan me shtijeze, ô Perdellyés; dhé varrim dénjové, ti qe zgjidhé dyért' é Férrit dhé u-ngjallé i triditeshmé; réntne Grate te te shohin dhé u lajmeruan Ngjalljen Apostujvé. Shpetimtar i permilartesuar, qe te hymnojne Engjejte, Zot i békuar, lavdi me ty.

Tani. Hyjlindesoré (Pas «Ton sinanarhon») - Nus' é pamarrtuar, ô Hyjlindesé, qe hidherimin é Eves é kethévé me gas, te perhymnojme né bésniket édhé te falémi, se na ngrité préj mallkimit te viéter; dhé tani lutu pa pushuar, é Têreshénjte é gjithehymnuar, qe te shpetohémi.

Degjim



Me mendjén te çuditur nga pamja engjelloré, dhé me shpirtin te ndritur nga Ngjallja é hyjeshmé, Myrrepruresét u ungjillezonin Apostujvé: Lajmeroni ner kombét Ngjalljén é Zotit, i cili do t’ju ndihe me çudira dhé i cili na fal perdellimin é math.

Shkallésa



Antifon I - Ne hidherimin t’im, te kendoj pas menyres davidiané, ô Shpetimtari im. Shpetôm'a shpirtin préj gjuhé dinaké.

Jeta esht é lumur per érmitet, sé flétesohén me dashuri te hyjeshmé.

Lavdi é Tani - Préj Shpirtit Shénjt permbahén te gjitha te dukurat é te padukurat; se, dyké qêne i vétepotéreshim, eshte nje préj Trinise me te vertéte.

Antifon II - Lé te ngjitémi ner malét, ô shpirt; éja atjé, ngaha vjén ndihme.

Dora joté é diathte, ô Krisht, dyké fluturuar, lé te me ruaje nga ç'dô mjérim.

Lavdi é Tani - Shpirtit Shénjt, dyké théologuar, lé t’i thomi: Ti je Pérendi, jeté, dashuri, drite, mendjé; ti je miresi, ti mbréteron per jeté.

Antifon III - Pô çoj urimé, i mbushur me gas te math nga atà qe me kane thêne; Lé te shkojme té hoborrét é Zotit.

Ne shtepin' é Davidit mbarohén gjêra te tremçimé; se atjé eshte ziarri qe diék ç'dô mendjé te turpeshmé.

Lavdi é Tani - Té Shpirti Shénjt eshte vléra jétekrijonjesé, se préj tij ç'dô qênié shpirterohét, si me Atin bashke me Fialen.

Parevark



Ngjallu, ô Zot, Pérendia imé, se ti mbréteron per jeté.

Vark - Do t’te rreféj, ô Zot, me gjithe zemren t'imé.

Shkurtoré. Pas «Ton sinanarhon»



Ne Férr, Shpetimtari im, dénjové te zbréç, dhé si dermové dyérte, si I têrefuqishim, bashkengjallé te vdékurit si Krijétar, édhé thévé gjêmbin é vdékjés, dhé shpetové Adamin préj mallkimit, ô Njéridashes. Perandaj te gjithe te therrésim: Shpetôna, ô Zot.

Shpia



Kur degjuan grate fialet é Engjellit, u-gezuan dhé pushuan vajtimm, dhé me tmérr po shikonin Ngjalljén; dhé ja Krishti u vajti afer, dyké u-thêne: Gezohuni; kini kuraje, un' é munda Boten, dhé i shpetova roberit; shpéjtoni pra té Dishépujte qe t’u lajmeroni qe i prés ne qytét te Galilése per te leçitur. Perandaj te gjithe te therrésim: Shpetô-na, ô Zot.

LAVDERIMÉ



Vargezimé Ngjalljésoré



O Zot, kur ish varri i shiluar préj te paligjevé, dollé préj tij, sikunder lindé préj Hyjlindesés; nuk kupetuan si u-misherové Engjejt' é tu pa-trup; nuke ndjéne kur u-ngjallé ushtaret qe te ruanin; se qe te dyja ketù jane te shiluara per atà qe kerkojne; dhé jane çfaqur çudirat ner atà qe adhurojne myshtérin me bése; névé qe é perhymnojme ép-na si çpagim ngazellimin dhé perdeIlimin é math.

O Zot, dyké dermuar llozét é perjéteshmé dhé dyké çare vargojt’ é varrit, u-ngjallé, passi lé prokofét si deshmim te varrimit tênt te vertéte per tri dite, dhé shkové perpara ne Galilé ti, qe te ruanin ne shpélle. O Shpetimtar i pakupetuarshim, lavdi me ty.

O Zot, Grate rende ne varr te shikojne ty Krishtin, qe pesové per né, dhé, kur ardhe prane, gjétne nje Engjell qe rinté mi gurin; i cili u-rrugullis nga frika, dhé ay u thirri, dyké thêne: U-ngjall Zoti; thuajuni Dishépujvé qe u-ngjall se vdékuresh ay qe shpeton shpirtét tona.

O Zot, sikunder dollé nga varri i shiluar, ashtu hyré dhé nga dyért' é mbyllura ner Dishépujt' é tu dhé u rrefévé pesimét é trupit qe dénjové, Shpetimtar, nga zemergjéresia. Si nga far' é Davidit, durové plaga, dhé, si Bir i Pérendise, çlirové boten. Meshira joté esht é madhé! O Shpetimtar i pakupetuarshim, meshirô-na.

Vargezimé Lindjesoré



O Zot, Mbrét i jétevé dhé Bêres' i gjithesise, qe dénjové truperisht Kryqesim dhé varrim per né, qe te na çlirosh te gjithe préj Férrit, ti je Pérendia jone; véç téjé nuke njohim tjater.

O Zot, kush do te rreféje çudirat é tua te permishkelqyéra? A kush do te lajmeroje myshtérét é tua te tremçimé? Se u-bêré njéri per né, sikunder déshé vête, dhé trégové pushtétin é fuqise s'até; se me Kryqin tênt i çélé Kusarit Parajsen, dhé me Varrimin tênt dermové llozét é Férrit, dhé me Ngjalljén tende pasurové gjithesine. I zemerdhempshur, lavdi me ty.

Grate Myrrepruresé zune varrin tênt shume me nate dhé kerkonin te mirosnin Fialen dhé Pérendin' é pavdékur; dhé, si degjuan fialet é Engjellit, kthéheshin me gas qe t’u lajmerojne Apostujvé çkoqur qe u-ngjallé ti, jeta é te gjithavé, dhé i fal Botes ndjése dhé perdellimin é math.

Ruajtesit é varrit hyjprites u thoshin Judéjvé! Oh keshilla juaj é kotte! U-munduat me kot, dyké u-perpiékur te ruani te Papershkruarin! U-prishte menç faré, dyké dashur te fshéhni Ngjalljén é te kryqesuarit ! Oh mblédhja juaj mendjé-kotte! Perse prape keshillohéni te fshéhni até qe nuke fshihét? Pô me mire degjoni préj nésh dhé kini miresine te bésoni te vertéten é te ngjarave. Engjell vétetimprures zbriti préj qiéllit dhé rrugullizi gurin, nga frika é te cilit u-permblothme si te vdékur; dhé u thirri Gravé Myrrepruresé mendjéforte dhé u tha: Nuke shikoni vdékjén é ruajtesvé, dhé zgjidhjén é shilavé dhé zbrazjén é Férrit? Si kerkoni si te vdékur atê qe aboliti mburrjén é Férrit dhé qe théu gjêmbin é vdékjés? Pô shkoni shpéjt dhé u ungjillezoni Ngjalljén Apostujvé, dyké thirrur pa frike; me te vertête u-ngjall Zoti, qe ka perdellimin é math.