TINGELL TERTHOR II



TE SHTUNE MBREMA



Vargezimé Ngialljésoré



Dyké patur mundjén kunder Férrit, ô Krisht, u-ngjité me Kryq, qe te ngjallsh bashke me vête atà qe rrinin n'érresire te vdékjés. O Shpetimtar i têrefuqishim, i liri ner te vdékurit, qe buron jeté préj drites se vête, meshirô-na.

Sot Krishti, dyké shkélur vdékjén, sikunder tha, u-ngjall dhé i fali Botes ngazellimin qe te thomi te gjithe keshtu, dyké thirrur hymne: Burim' i jetés, drit’ é paaferuar, Shpetimtar i têrefuqishim, meshirô-na.

Nga ty, ô Zot, qe je me têre Kriésen, kû do t’ikim né mekataret? Ne qiéll? Ti rri atjé vête. Ne Férr? Atjé shkélé vdékjén. Ner théllesirat é détit? Atjé eshte dora joté, ô Zot. Té ty pra perikim, ty te biém ner kêmbe é te lutémi: Ti, qe u-ngjallé se vdékuresh, meshirô-na.

Vargezimé Lindjésoré



Me Kryqin tent, ô Krisht, mburrémi dhé Ngjalljén tende hymnojme dhé lavderojme. Se ti je Pérendia jone; véç téjé nuke njohim tjater.

Dyké békuar Zotin pergjithenje, hymnojme Ngalljén é tij. Se duroj Kryq dhé humbi vdékjén me vdékjé.

Lavdi fuqise s'até, ô Zot, se abolité atê qe kish pushtétin é vdékjés; na perserité me anen é Kryqit tênt, dhé na dhurové jeté dhé paprishjé.

Varrimi yt, ô Zot, dermoj é çau vargojt’ é Férrit; Ngjallja préj se vdékurésh ndriti boten. O Zot, lavdi me ty.

Lavdi é Tani. Hyjlindesoré - Cili do mos te lumeroje, ô Hyjlindesé Virgjeréshe? Cili do mos perhymnoje lindjén tende te kulluar? Se Biri yt i vétemlindur, qe shkelqéu préj Atit pa-mot, gjith' ay lindi préj téjé se Qashteres, i misheruar pa trégim, dyké qêne préj natyré Pérendi dhé dyké u-bêre per né njéri préj natyré, i pandare me dysi vétash, po i njohur me dysi vétash paperziére. Atî lut-i'u, ô Zonj' é lumur, te meshirohén shpirtét tona.

Pasvargjé



Ngjalljén tende, ô Krisht Shpetimtar, Engjejte hymnojne ner qiéjte; vléresô-na dhé né permi dhé te te lavderojme me zemer te paqmé.

Dyké thyér dyér te qiperta dhé dyké dermuar llozét é Férrit, si Pérendi é têrefuqishmé, ngjallé gjindjén é rêne te njéresvé. Perandaj dhé né, dyké hymnuar, therrésim: O Zot, qe u-ngjallé se vdékuresh, lavdi me ty.

Krishti, dyké dashur te na ngrére nga renia é viéter, mberthéhét me Kryq dhé vihét ne varr; te cilin Grate Myrrepruresé é kerkonin me lot dhé, dyké vajtuar, thoshin: Mjére né, ô Shpetimtar i te gjithevé! Si dénjové te banosh ne varr? Dhé, passi déshé te banosh, si u-vodhé? Ku gjétke u-vendosé? Dhé cili vent fshéhu trupin tênt jéteprures? Po, ô Zot, siç u-zotové, fanésu té né dhé pushô-na vajtimin me lot. Dhé, tek vajtonin, nje Engjell u thirri : Pushoni vajtimin, u thoni Apostujvé qe u-ngjall Zoti, dhé i dhuroj Botes ndjése dhé perdellimin é math.

Passi u-kryqesové, ô Krisht, siç déshé, dhé passi plaçkové vdékjen me varrimin tênt, u-ngjallé i triditeshme me laft si Pérendi, dhé i dhurové Botes jeté te pambaruar dhé perdellimin é math.

Lavdi é Tani. Hyjlîndesoré - Zoti Krisht, Bêresi dhé çperblénjesi im, ô é Gjitheqashter, si lindi préj téjé i véshur si une, çliroj Adamin préj mallkimit te pare. Perandaj, ô é Gjitheqashter, te therrésim pa pushuar, si Nêné Pérendié dhé Virgjeréshé me te vertéte, pershendoshjén é Engjellit: Gezohu, ô Zonje, mprojtjé dhé hié dhé shpetim i shpirtévé tona.

Perleshoré



Fuqira Engjelloré ardhe mi varrin tênt, dhé atà qe ruanin u-bêne si te vdékur; dhé qendronté Maria me varr, dyké kerkuar Trupin tênt te pacinuar. E plaçkové Férrin pa u-ngare préj tij; é poqé Virgjeréshen, dyké dhuruar jeté. O Zot, qe u-ngjallé se vdékuresh, lavdi me ty.

Hyjlindesoré



Ti, qe quajté Mêmen tende te békuar, ardhe té Pesirni me vullnétin tênt, dhé shkelqévé me Kryq, dyké dashur te kerkosh Adamin dhé dyké u thêne Engjejvé: Pergezomeni, se u-gjét drakma é humbur. Ti, qe i urdherové te gjitha urtesisht, lavdi me ty.

TE DIELE NE MENGJES



Ndenjesoré



Kur qé i hapur varri dhé Férri vajtonte. Maria u therristé Apostujvé qe ishin fshéhur: Dilni, ô punetore te vréshtes, leçitni fialen é Ngjalljés. U-ngjall Zoti, qe i fal Botes perdellimin é math.

Lavdi - Zot, Maria Magdaléna rrinté prane varrit tênt dhé qanté, dyké thirrur, dhé, dyké te pandéhur per kopshtar, thoshté: Ku é vuré jéten é améshuar? Ku é fshéhé atê qe rri mi fron Qérubik? Se atà qe é ruanin u-bêne si te vdékur nga frika. A me jépni t’im Zot, a therrisni me mua: Ti, qe ishé ner te vdékurit dhé te vdékurit i ngjallé, lavdi me ty.

Tani. Hyjlindesoré - Gjédéoni paretrégon zênién dhé Davidi shpiégon lindjén tende, ô Hyjlindesé é qashter dhé é Gjithepanjolleshmé; se zbriti si shi mi bar Fiala té gjiri yt; dhé lulezové pa mbiélljé, ô Dhé i shénjte, shpetimin é Botes, Krishtin Pérendine tone, ô Hirploté.

Jeta dérgjéj ne varr, dhé nje shile ishté me gurin; dhé ushtaret é ruanin Krishtin si nje mbrét qe flè dhé, si goditi armiqt' é tij i padukur, u-ngjall Zoti.

Lavdi - Jonaj paretrégon varrin tênt dhé Siméoni shpiégon Ngjalljén é hyjeshmé, ô Zot i pavdékur; se zbrité si i vdékur ne varr, ti qe zgjidhé dyért' é Férrit; dhé u-ngjallé pa prishjé si Zot, per shpetim te Botes, ô Krisht Pérendia jone, dhé ndriçové atà qe ishin n' érresire.

Tani. Hyjlindesoré - Hyjlindesé Virgjeréshe, lut-i'u Birit tênt, qe u-mberthyé me Kryq vullnétarisht dhé u-ngjall se vdékuresh, Krishtit Pérendise s'one, qe te shpetohén shpirtét tona.

Degjim



Si dermové dyért' é Férrit me vdékjén tende vullnétaré dhé jétebéresé si Pérendi, ô Krisht, na çélé Parajsen é vjéter. Dhé, si u-ngjallé se vdékuresh, shpetové jéten tone nga prishja.

Shkallésa



Antifon I - Ne qiéll ngré syt’ é mi té ty, ô Fiale; kij meshire per mua, qe te rroj té ty.

Meshirô-na né te poshtuarit, dyké na trajtuar si éne te tua te perdorueshmé, ô Fiale.

Lavdi é Tani - Shpirti Shénjt eshte shkaku gjitheshpetonjes; po t’i fryje ky nonjejt pas vléres, mé nje hère é ngré persiper gjêravé te dhéut, é fléteson, é shton, é vendos lart.

Antifon II - Te mos qé Zoti me né, asnje do mos muntté t’i bênté balle armikut ne lufte; se mundesit lartesohén préj tij.

Shpirti im mos u-zênte ner dhêmbet é tyré si spurdhiak, ô Fiale; mjéri une! Si kam per te shpetuar préj armiqvé, dyké qêne mik i mekatit?

Lavdî é Tani - Té Shpirti Shénjt eshte per te gjithe hyjesim, miredashjé, urtesi, paqe dhé békim; se eshte njevéperonjes aqe sa Ati dhé Fiala.

Antifon III - Atà qe kane bésim me Zotin jane te tmérruar per armiqte dhé te çudiçim per te gjithe; se shikojne lart.

Te dréjtet, dyké te patur ndihmes, nuke zgjatin duart’ é tyré ner paligjesira, ô Shpetimtar.

Lavdî é Tani - Shpirti Shénjt ka potére mi te gjitha; é adhurojne ushterit' é sipermé me ç'dô fryme perposh.

Parevark



O Zot, ngrér dynastine tende, dhé éja te na shpetosh.

Vark - Vir ré, ti qe ruan Israélin.

Shkurtoré



Krishti, Pérendia jétedhênesé, si i ngjalli te gjithe te vdékurit nga gropat é érreta me pellêmben é tij jétekrionjesé, i fali Ngjalljén brumes njérezoré; se ay eshte Shpetimtar' i te gjithevé, Ngjallja dhé Jeta, dhé Pérendi' é gjithesise.

Shpia



Kryqin dhé Varrimin tént, ô Jétedhênes, perhymnojme né bésniket dhé adhurojme; se lidhé Férrin, ô i Pavdékur, si Pérendi é têrefuqishmé, dhé bashkengjallé te vdékurit, dhé dermové dyért’ é Férrit, dhé rrezové shtétin é vdékjés si Pérendi. Perandaj né dhélindurit te lavderojme me mall ty, qe u-ngjallé dhé rrezové shtétin é armikut pérnikosh, dhé ngjallé gjith' atà qe bésuan me ty, dhé çperblévé Boten nga shigjétat é gjarperit, dhé na çperblévé nga rréjtja é armikut, si i vétem i forte. Perandaj perhymnojme piozerisht Ngjalljén tende, me te cilen na shpetové, si Pérendi é gjithesise.

LAVDERIMÊ



Vargezimé Ngjalljésoré



Kryqi yt, ô Zot, eshte jeté dhé Ngjalljé per popullin tênt; dhé, dyké patur bésim mi te, hymnojme ty, Pérendine tone, qe u-ngjallé. Meshirô-na.

Varrirni yt, ô Zot, i çéli Parajsen gjindjés se njéresvé; dhé, si u-çperbléme préj prishjés, hymnojme ty, Pérendine tone, qe u-ngjallé. Meshirô-na.

Bashke me Atin é me Shpirtin lé te perhymnojme Krishtin qe u-ngjall se vdékuresh, é lé t’i therrésim Ti je jeta dhé ngjallja per né. Meshirô-na.

U-ngjallé i triditeshme préj varrit, ô Krisht, sikunder eshte shkruar, dyké ngritur bashke dhé Stergjyshin tone. Perandaj te lavderon gjindja é njéresvé dhé perhymnon ngjalljén tende.

Vargezimé Lindjésoré



O Zot, i math é i çudiçim eshte myshtéri i Ngjalljés s'até; se dollé préj varrit si dhênder préj nuserorés, dyké zgjidhur vdékjén me vdékjé, qe te çlirosh Adamin; perandaj Engjejte vallézojne ner qiéjte dhé njérezit mi dhé lavderojne zemerdhempsherine qe rrefévé per né, ô Njéridashes.

O Judéj te paligjet, ku jane shilat dhé argjêndét qe u dhate ushtarevé? Nuk u-voth thésari, po u-ngjall si i forte; dhé ju u-turperuat, dyké mohuar Krishtin, Zotin é lavdise, qe pesoj dhé u-varros dhé u-ngjall se vdékuresh. Atî lé t’i falémi.

Kur é shiluat varrin dhé derguat ruajtes dhé vute shénja, qysh ju'a vuadhe, ô Judéj? Se, dyké qêne dyérte te mbyllura, Mbréti shkoj. A silléni si te vdékur, a adhurojéni si Pérendi, dyké kenduar me né: Lavdi, ô Zot, Kryqit tênt dhé Ngjalljés s'até.

Grate Myrrepruresé zune varrin tênt jéteprites, ô Zot; dhé, dyké mbajtur myrra, kerkonin te mirosnin Trupin tênt te pacinuar; po gjétne nje Engjell driteprures qe rrinté mi gur, i cili u foli dyké thêne: Si lotoni per até qe i buroj Botes jéten nga brinja? Si kerkoni si njéri ne varr te Pavdékurin? Po réntni me mire dhé u lajmeroni Dishépujvé te tij gazin é perboteshme te Ngjalljés se tij se lavderuar; me te cilen ndriçô-na dhé né, ô Shpetimtar, é dhurô-na ndjése dhé perdellimin é math.