TINGELL I RENDE



TE SHTUNE MBRÊMA



Vargezimé Ngjalljésoré



Eni te ngazellohémi me Zotin, i cili dermoj pushtétin é vdékjés dhé ndriçoj gjindjén é njéresvé, dyké thirrur bashke me Engjejte: O Krijétar dhé Shpetimtari yne, lavdi me ty.

Kryq durové, ô Shpetimtar, dhé Varrim per né; dhé me vdékjé vravé vdékjén si Pérendi. Perandaj adhurojme Ngjalljén tende te triditeshmé. O Zot, lavdi me ty.

Kur pane Apostujte Ngritjén é Krijétarit, u-çuditne, dyké thirrur lavderimin engjellor. Kjo eshte lavdi' é Kishes! Kjo eshte pasuri' é Mbréterise. O Zot, qe pesové per né, lavdi me ty.

Vargezimé Lindjésoré



Mé-gjithe-qe u-zuré, ô Krisht, préj burrash te paligjet, po ti jé Pérendia imé, dhé nuk é kam per turp; u-vrushkullové ne kurrist, nuk é mohoj; u-mberthévé me Kryq, nuk é fshéh; me Ngjalljén tende mburrém; se vdékja joté eshte jeta imé. O Zot i têrefuqishim dhé njéridashes, lavdi me ty.

Dyké mbaruar profétine davidiané, Krishti u zbuloj Dishépujvé ne Sion madheshtin' é tij, dyké é tréguar vétén te kenduar é te lavderuar gjithenje bashke me Atin é mé Shpirtin Shénjt, me pare si Fiale pa-trup, dhé pastaj te misheniar per né, dhé te vdékur si njéri, dhé te ngjallur pas potéres tij, si njéridashes.

Zbrité ne Férr, ô Krisht, siç déshé, plaçkové vdékjén, si Pérendi dhé Zot; dhé u-ngjallé i triditeshme, dyké bashkengjallur nga vargojte dhé nga prishja Adamin qe therrêt é thote: Lavdi Ngjalljés s'até, i vétem Njéridashes.

U-vuré ne varr si i fiétur, ô Zot, dhé u-ngjallé i triditeshme, si i forte nga potéra, dyké bashkengjallur Adamin nga prishja é vdékjés, si i Têrefuqishim.

Lavdi é Tani. Hyjlindjesoré - Même u-njohé permi natyre, ô Hyjlindesé, dhé Virgjeréshe mbété permi aresyé dhé méjtim: dhé çudin' é lindjés s'até gjuhe nuke munt t'a shpiégoje; se, nga qe eshte é çudiçimé zênia, ô é Qashter, perandaj esht é pakuptuarshmé dhé menyra é lindjés; se atjé ku dô Pérendia mundét régull' é natyres. Perandaj, dyké te njohur te gjithe si Même te Pérendise, te lutémi nxéhterisht: Nermjétô te shpetohén shpirtét tona.

Pasvargjé

U-ngjallé préj varrit, Shpetimtar i Botes, dhé bashkengjallé njérezit me trupin tênt. O Zot, lavdi me ty.

Eni t’i falémi atî qe u-ngjall se vdékuresh dhé ndriçoj te gjitha: se na çliroj nga shtyrani' é Férrit me Ngjalljén é tij te triditeshme, dhé na fali jeté dhé perdellimin é math.

Zbrité nene Férr, ô Krisht, dhé plaçkové vdékjén; dhé, si u-ngjallé i triditeshme, bashkengjallé dhé né qe lavderojme Ngjalljén tende te gjithefuqishmé, ô Zot njéridashes.

I tremçim u-duké, ô Zot, kur u-shtrivé ne varr si i fiétur; dhé, kur u-ngjallé i triditeshme si i potérshim, bashkengjallé Adamin qe therrêt: Lavdi Ngjalljés s'até, i vétem njéridashes.

Lavdi é Tani. Hyjlindesoré - Nene hien tende, ô Zonje, perikim te gjithe dhélindurit é te therrésim: Hyjlindesé, shprésa jone, shpetô-na nga fajét pa mase dhé shpetô shpirtét tona.

Perleshoré

Deshtrové vdékjén me Kryqin tênt; i çélé Kusarit Parajsen; é ndryshové vajtimin é Myrreprursévé, dhé Apostujvé te tu u urdherové te leçitin; se u-ngjallé, ô Krisht Pérendi, dhé i falé Botes perdellimin é math.

Hyjlindesoré

Si thésar i ngjalljés s'one, ô é Gjithehymnuar, nxir-i préj théllesires dhé gropes se fajévé atà qe kane bésim me ty. Se ti i shpetové fajtoret é mekatit, dyké lindur shpetimin ti, qe ishé Virgjeréshe para lindjés, Virgjeréshe me lindjén dhé mbété dhé pas lindjés Virgjeréshe.

TE DIÉLE NE MENGJES



Ndenjesoré



Jeta dérgjéj ne varr dhé nje shile ishté mi gurin; ushtaret é ruanin Krishtin si nje mbrét qe flénté, dhé Engjejte é lavderonin si Pérendi te pavdékur, dhé Grate therrisnin: U-ngjall Zoti, qe i fal Botes perdellimin é math.

Lavdi - Krisht, Pérendi, qe plaçkové vdékjén me varrimin lent te triditeshme dhé ngjallé njérin' é prishur me Ngjalljén tende jétepruresé, si njéridashes, lavdi me ty.

Tani. Hyjlindesoré - Hyjlindesé Virgjeréshe, lut-i'u pa pushuar Krishtit Pérendise, qe u-kryqesua per né dhé u-ngjall, dhé rrezoj shtétin é vdékjés, qe te shpetoje shpirtét tona.

Dyké qêne varri i shiluar, ô Jeté, lindé préj varrit, ô Krisht Pérendi, dhé, dyké qêne dyérte te mbyllura, qendrové perpara Dishépujvé, ô Ngjallja é te gjithevé, dyké perseritur té né me anen é tyré Shpirt te dréjte, pas perdellimit tent te math.

Lavdi - Grate rende ne varr me lot, dyké prure myrra, dhé, kur te ruanin ushtaret ty, mbrétin é te gjithevé, thoshin me vête: Cili do te na é rugullize gurin préj varrit? Dhé degjuan nje zê Engjejsh qe thoshté: U-ngjall Engjelli i keshilles se madhé, dyké shkélur vdékjén. Zot i têrefuqishim dhé i pakuptuarshim, lavdi me ty.

Tani. Hyjlindesoré - Gezohu, hirploté Hyjlindesé Virgjeréshe, liman dhé mprojtjé é gjindjés se njéresvé; se préj téjé u-misherua Çperblénjesi i Botes; se vétem ti je même dhé Virgjeréshe, é békuar dhé é lavderuar gjithenje; nermjétô té Krishti Pérendia qe t’i fale paqen tère Botes.

Degjim



Ti, qe more fytyren tone, dhé durové Kryq truperisht, shpetô-me me Ngjalljén tende, ô Krisht Pérendi, si njéridashes.

Shkallésa



Antifon I - O Shpetimtar, qe kthévé préj rréjtjés roberin' é Siones, jép-me jeté dhé mua, dyké me nxiére nga roberi' é pasionévé.

Ay qe mbiéll hidherimé dhé agjerimé me lot ne juge, do te kore duaj gazi per ushqim ne jeté t’améshuar.

Lavdi é Tani - Té Shpirti Shénjt eshte burimi i thésarimévé te hyjeshmé, sé préj tij vijne urtesia, mençimeria, frika; atî i ka hié lavderim, laft, ndér, é potére.

Antifon II - Ne mos ndertofte Zoti shtepin' é shpirtit, me kot mundohémi ; se pa atê nuke mbarohét as pune, as fiale.

Préj pémes se gjirit Shénjtoret, dyké mundur me anen é Shpirtit, mbijne doktrina ateroré adoptirni.

Lavdi e Tani - Me anen é Shpirtit Shénjt, kane te gjitha qênién; se ky eshte Pérendi para se gjithash, Zoteri mi te têra, Drit’ é paaferuar. Jet' é te gjithevé.

Antifon III - Atà qe i kane frike Zotit, dyké gjétur udhet é jetés, do te lumerohén tani é perhére me lavdi te améshuar.

Dyké pare sternipet é tu si lisa rréth tryéses s'até, gezohu, defré, dyké i'a shpêne Krishtit, ô Kryébari.

Lavdi é Tani - Shpirti Shénjt ka dété dhuratash, pasuri lavdié, théllesi te madhé gjukimésh; eshte i njelavdishim me Atin é me Birin, se eshte i adhuruarshim.

Parevark



Ngjallu, ô Zot, Pérendia ime.

Vark - Do t'te rreféj, ô Zot.

Shkurtoré



Potéra é vdékjés nuke do te munde me te permbaje njérezit; se Krishti zbriti dhé théu é dermoj fuqit' é tij; lidhét Férri, Profétet ngazellohén me nje zê, dyké thêne: Ardhi Shpetimtar per bésniket; dilni, ô bésnike, me Ngjalljén.

Shpia



Dridheshin sot te nenedhéshmét perposh, Férri dhé vdékja, préj njêrit te Trinise. Dhéu tronditéj, dhé portiéret é Férrit u-drodhe, kur te pane; dhé Kriésa é têre me Profétet i kendon me gas kênge triumfalé Çperblénjesit tone Pérendi, i cili rrezoj tani fuqin' é vdékjés. Lé te brohoritim é lé te therrésim; Ky dru shpuri ne Parajse Adamin dhé atà t’Adamit; dilni, ô bésnike, me Ngjalljén.

LAVDERIMÉ



Vargezimé Ngjalljésoré



U-ngjall Krishti préj se vdékuresh, dyké zgjidhur vargojt’ é vdékjés; ungjillezô, ô dhé, gas te math; kendoni, ô qiéj, lavdin' é Pérendise.

Mé-qêne-qe pâme Ngjalljén é Krishtit, lé t’i falémi Shen Zotit Krisht, te vétemit te pamekateshme.

Ngjalljén é Krishtit nuke pushojme s'adhuruari; se ay na shpetoj préj paligjesivé tona. Shen Zoti Krisht, qe na rreféu Ngjalljén.

Si t’ia çpaguajme Zotit gjith' atô qe na fali? Per né ardhi Pérendia nermjét njéresvé; per natyren é perprishur Fiala mori trup dhé téndesoj ner né; per te ngratet mirebêresi; per roberit çlirimtari; per atà qe rrinin n'érresire diéll' i dréjtesise; mi Kryqin i papesuari; ne Férr drita, me vdékjén jeta, Ngjallja per te rênet. Atî lé t'i therrésim: Pérendia jone, lavdi me ty.

Dermové dyért' é Férrit, ô Zot, dhé abolité pushtétin é vdékjés me fuqine tende te potéreshmé; dhé bashkengjallé te vdékurit qe flénin n'érresire qe préj jeté me Ngjalljén tende te hyjeshmé é te lavderuar, si mbrét i gjithesise dhé Pérendi é têrefuqishmé.

Eni te ngazellohémi me Zotin é te defréjme me Ngjalljén é tij; se bashkengjalli te vdékurit nga vargojt’ é pazgjidhur te Férrit, dhé i dhuroj Botes, si Pérendi, jéten é améshuar dhé perdellimin é math.

Nje Engjell i ndriçim rrinté mi gurin é varrit jéteprites dhé u ungjillezonté Gravé Myrrepruresé, dyké thêne: U-ngjall Zoti, siç ju parethà lajmerojuni Dishépujvé te tij qe ju prêt ne Galilé; édhé Botes i fal jéten é améshuar dhé perdellimin é math.

Perse é hothte téj gurin é kryéçipte, ô Judéj te paligjet? Ky eshte guri, qe vuri Pérendia ne Sion, qe buroj préj shkêmbi uje ne shkrétetire, dhé qe na vloj pavdékjén préj brinjes tij; ky eshte guri, qe u-pré nga nje mal Virgjeror pa vullnét burri, i Biri i njériut, qe vjén mi rét é qiéllit té i Viétri ne ditet, siç tha Daniéli; dhé é améshuar eshte Mbréteri’ é tij.