DERGIMESORÉ DHE LAVDIRA MENGJÉZORÉ



Dergimesoré I



Me Dishépujte lé te mblidhémi ne mal te Galilése te shohim Krishtin me bése qe thote se mori potére mi atô qe jane lart é poshte; lé te nxême si i meson te pagezojne gjithe Kombét me émerin é Atit, é te Birit, é te Shpirtit Shénjt, dhé qe do te jeté me Dishépujte, siç u-zotua, gjér ne mbarim te jetés.

Hyjlindesoré - Me Dishépujte gezoheshé, ô Hyjlindesé Virgjeréshe, se pé Krishtin qe u-ngrit préj varrit i triditeshme, sikunder tha; ner te cilet u-duk, dyké i mesuar, é dyké u çfaqur me te mirât, é dyké i urdheruar te pagezojne me Atin, é me Birin, é me Shpirtin Shénjt, qe te bésojne Ngjalljén é tij é te lavderojme ty, ô Vajze.

Mengjézoré I - T. I



Kur nxitoheshin Dishépujte ne mal per shéstjén préj dhéut, u qendroj perpara Zoti; dhé, si iu-fale dhé mesuan pushtétin q’i ish dhêne kudô, dergoheshin ne bote te leçitin Ngjalljén préj se vdékuresh dhé vendosjén ner qiéjte; me te cilet u-zotua i vertéti te jeté bashke per jeté, Krishti Pérendia dhé Shpetimtar' i shpirtévé tona.

Dergimesoré II



Kur pane gurin te rugullizur, Myrrepruresét gezoheshin; se pane nje dialosh qe rrinté ne varr dhé ay u tha atyré: Ja Krishti u-ngjall! Thuajuni Dishépujvé dhé Piétrit: Arrini ne mal te Galilése, atjé do t’ju dukét, siç u tha me pare miqvé.

Hyjlindesoré - Engjell i solli Virgjeréshes pershendoshjén «Gezohu» para zêniés s'até, ô Krisht; Engjell te rugullizi dhé gurin préj varrit; njêri sullte symbole gazi te patréguar ne vent te hélmit, tiatri te leçitté falesin é jetés ne vent te vdékjés, dhé te madheshtonté dhé u thoshté Ngjalljén Gravé dhé Dishépujvé.

Mengjézoré II - T. II



Ner Grate rréth Marise, qe ardhe me myrra dhé çuditeshin si do t'a shikojne te permalleshmin, u-duk guri i ngritur dhé nje dialosh i pérendishme qe u paqesonté trubullimin é shpirtit: Se u-ngrit, tha, Zoti Jésu; perandaj leçituni Dishépujvé te tij leçites te réndin ne Galilé dhé atjé t'a shikojne te ngjallur préj se vdékuresh, si Jétedhênes dhé Zot.

Dergimesoré III



Se Krishti u-ngjall asnje te mos dyshoje; se iu-duk Marise, pastaj é pane atà qe shkonin nd’are; dhé prape u-çfaq ner te Njembedhjétet, kur hanin, te cilet si i dergoj te pagezojne, u-ngjit ner qiéjt e ngaha zbriti, dyké vertétuar leçitjén me shumice shenjash.

Hyjlindesoré - Ti Diéll, qe lindé sot préj varrit, si Dhender préj nuseroréjé, dhé plaçkové Férrin dhé abolité vdékjén, me nermjétimét é asaj qe te lindi, dergô-na drite névé, drite, qe ndriçon zemrat dhé shpirtét, drite, qe na shpié te gjithe te barésim ner patékat é porosivé te tua dhé ner udhet é paqes.

Mengjézoré III - T. III



Kur lajmeronté Maria Madaléna Ngjalljén préj se vdékuresh dhé çfaqjén é Shpetimtarit, Dishépujte dyshuan dhé qertoheshin per guresin' é zemres; po, si u-armatisne me shenja é me çudira, dergoheshin té leçitja. Dhé ti, ô Zot, u-shéstjové té Ati i Kryéndriçim; dhé atà leçitnin kudô fialen, dyké é provuar me çudira. Perandaj né te ndriçuarit préj syrésh lavderojme Ngjalljén tende préj se vdékuresh, ô Zot njéridashes.

Dergimesoré IV



Te shkelqyér me virtyté, lé te shikojme burrat qe qendruan té varri jéteprures me roba qe shkrépetinin perpara Myrreprursévé qe unjne faqén mi dhé; lé te mesojme Ngjalljén é tij qe zoteron mi qiéllin, dhé lé te réndim té jeta ne varr bashke me Piétrin, dhé te çuditur per ngjarjén, lé te mbétémi te shohim Krishtin.

Hyjlindesoré - Dyké thêne «Gezohuni», é ndrrové hélmin é Stergjyshervé, ô Zot, dyké prure ne vent te tij gazin é Ngjalljés s'até me boten; dergô-na pra, ô Jétedhênes, me anen é asaj qe te lindi, driten é dhempsherivé te tua, qe te te therrésim: Njéridashes Pérendi-njéri, lavdi Ngritjés s'até.

Mengjézoré IV - T. IV



Agim ish i thélle dhé Grate ardhe me varrin tênt, ô Krisht, po nuk u-gjét Trupi per te cilin kishin mall. Perandaj atjé tek çuditeshin, u qendruan perpara atà me robat qe shkrépetinin dhé u thoshin. Si é kerkoni te gjallin me te vdékurrit? U-ngrit, siç paretha. Perse i harroni fialet é tija? Ner te cilet u-bintne dhé leçitne atô qe pane; po u dukeshin si marresi mirelajmet! Aqe te ngathet ishin êdhé Dishépujte! Piétri réndi dhé, si pâ, lavderoj me vête çudirat é tua.

Dergimesoré V



Krishti, jeta dhé udha, si u-ngjall se vdékuresh, udhetoj mé KIéopen é me Luken, ner te cilet u-njoh ne Emmaus me te thyér buken; te cilevé u digjéj zemra dhé shpirti, kur u flisté mb'udhe, dhé u shpiégonté sa pesoj pas Shkripturavé. Me atà lé te therrésim: «U-ngjall dhé iu-duk dhé Piétrit».

Hyjlindesoré - Hymnoj meshiren tende te panemeruar, ô Bêresi im, se dénjové te véshesh é te shpetosh natyren é ligesuar te njéresvé; dhé, dyké qêne Pérendi, tolérové te lindesh per mua préj Vajzes se Qashter dhé te zbréç gjér ne Férr, nga qe déshé te shpetohém, me nermjétimét é asaj qe te lindi, ô Zot i zemerdhempshur.

Mengjézoré V - T. T. I



O gjukimét é tua te urta, ô Krisht! Si i dhé Piétrit te kupetoje Ngjalljén tende me pelhurat vétem, dhé Lukes é Kléopes u flisnjé, dyké udhetuar bashke, é me te kuvenduar nuk é çfaqé vétén tende me nje hère? Perandaj pra qertohésh si i vétemi qe rri ne Jérusalem é nuke di mendimét é saj te fundit. Pô ti, qe i urdheron te gjitha per te miren é kriatyres, shpiégové profétite per ty, dhé me te békuar buken u-njohé ner ta, qe zemrat u digjéshin dhé me pare per njohjén tende; te cilet u leçitne pastaj dhé Dishépujvé te mblédhur me zê te larte Ngjalljén, me anen é se ciles meshirô-na.

Dergimesoré VI



Dyké tréguar, ô Shpetimtar, qe je njéri pas natyres, qendrové ne mést é po prédikonjé, si u-ngrité préj varrit, dhé more piése me te ngrêne, ô pagezim i péndimit; dhé me nje hère u-ngjité té Ati qiéllor, dhé u-zotové t’u dergosh Ngushellimtarin Dishépujvé. I permihyjeshme Perendi-njéri, lavdi Ngjalljés s'ate.

Hyjlindesoré - Bêresi i Kriéses dhé Pérendi' é te gjithevé mori trup te njérezishme nga gjakrat é tua te qashtera, ô Virgjetésh' é Têreshénjte; se é perseriti prape têre natyren é prishur, dyké te lêne pas lindjés si para saj. Perandaj te levdojme te gjithe me bése, dyké thirrur: Gezohu, ô Zonj' é botes.

Mengjézoré VI - T. T. II



O Krisht, qe je paqa me te vertéte per njérezit é Pérendise, kur u jépnjé paqen tende Dishépujvé pas Ngjalljés, i trêmbé nga qe pandéhnin se shikonin fantasme. Pô ua paqesové trubullimin é shpirtit, dyké u rrefyér duarte dhé kêmbet é tua; po, siç nuke bésonin êdhé, dyké marre piése me te ngrênen, é dyké u kujtuar mesimét, ua çélé mendjén te kupetojne Shkripturat; dhé, si u dhé zotimin ateror dhé i békové, shkové ne qiéll. Perandaj po te falémi bashke me ta, ô Zot, lavdi me ty.

Dergimesoré VII



Kur tha Maria se é ngritne Zotin, réntne me varrt Simon Piétri dhé Dishépulli tiater i Krishtit, qe é déshté; vrapuan pra qe te dy dhé gjétne brenda pelhurat vétem te shtrira, dhé mbulés' é kryés ish véç ketyré; perandaj u-qétesuan prape gjér sa pane Krishtin.

Hyjlindesoré - Te medha é te çudiçimé punové per mua, ô Krishti im meshireplot; se lindé préj çupé te Virgjer pa shpiégim dhé dénjové Kryq; dhé, si durové varrim, u-ngjallé me lavdi, dhé é çlirové natyren tone préj vdékjés. Lavdi, ô Krisht, lavdise s'até, lavdi fuqise s'até.

Mengjézoré VII - T. i Rende



Ja érresire dhé mengjés, dhé perse, ô Marî, qendron prane varrit, dyké patur érresire te madhé ne mendjé? Perandaj pyét kù eshte vêne Jésuj. Po shikô Dishépujte qe réntne bashke si é muare vésh Ngjalljén nga pelhurat dhé nga prokofi dhé kujtuan Shkripturat per te. Me te cilet dhé me anen é te cilevé si bésuam dhé né, perhymnojme ty Krishtin jétedhênes.

Dergimesoré VIII



Kur pâ dy Engjéj brenda ne varr, Maria çuditéj, dhé, dyké mos njohur Krishtin, é pyésté si nje kopshtar: O Zot, kû é ké vêne trupin é Jésujt t’im? Dhé, kur é thirri ay, dhé é njohu qe ish vête Shpetimtari, degjoj: Mos me prék; thuaju vellézervé te mi qe shkonj té Ati.

Hyjlindesoré - O Vajze, ké lindur pa trégim njêrin préj Trinise, i cili qé i dypaleshme nga natyra, i dypaleshme nga véperimi, po nje nga substanca; ketî pra lut-iu perhére per atà qe t’adhurojne me bése t’i çperbléje préj çdô kéqdashjéjé t’armikut; se té ty perikim te gjithe tani, ô Zonje Hyjlindesé.

Mengjézoré VIII - T. T. IV



Lotét é Marise nuke dérdhén nxéhterisht me kot; se ja ku vléresohét te shikoje Engjéj qe é mesojne dhé ty, ô Jésu, po êdhé méjton te dhéshmé, sa grua é pafuqishmé! Perandaj nuk é qasé te te préke, ô Krisht. Mirpo dergohét si leçitesé ner Dishépujt é tu, te cilevé u dha ungjillezimét, dhé u lajmeroj ngjitjén me vendin é Atit. Bashke me te cilen vléresô-na dhé né per çfaqjén tende, ô Zot i Math.

Dergimesoré IX



Kur hyré, ô Zot, nga dyért é mbyllura, i mbushé Apostujte me Shpirtin é Têreshénjte, si u fryré paqerisht, dhé u thé te lidhin é te zgjidhin mekatét; dhé, tête dite pas, i deftové Thomajt brinjen tende dhé duarte, me te cilin therrésim: Ti je Zoti dhé Pérendia.

Hyjlindesoré - Kur pè Birin tênt te ngrihét préj varrit i triditeshme, ô Virgjerésh' é Têreshénjte, Nus' é Pérendise, hodhé gjithe hidherimin, qe ndjévé si même kur é pè te pesoje, dhé plot me gas, dyké é levduar ner Dishépujt é tij, é hymnonjé. Perandaj shpetô tani atà qe te lavderojne si Hyjlindesé.

Mengjézoré IX - T. T. I



Me kohen é fundit, me te gedhire é para dit' é Javes, u-qendrové miqvé perpara, ô Krisht, dhé vertétové Ngjalljén tende préj se vdékuresh, çudi me çudi, me hyrjén nga dyért é mbyllura. Pô i mbushé me gas Dishépujte dhé u dhé préj Shpirtit Shénjt dhé u falé potéren per ndjése mekatésh, dhé Thomane nuk é lé te permbytét té shqota é pabésise. Perandaj fal-na dhé névé dije te vertéte dhé ndjése fajésh, ô Zot i zernerdhempshur.

Dergimesoré X



Ne dét te Tibériades ishin qemoti per pishq Thomaj me diémat é Zébédéut, Nathanaélin, Piétrin dhé dy te tiére; ketà, pas urdherit te Krishtit, i hodhe riétat me te diathte, dhé hiqnin shumice pishqesh. Piétri é njohu dhé u-leshua me not per tek ay; dhé, dyké u-çfaqur ner ta per te tréten hère, u rreféu buke dhé péshk mi thengjijte.

Hyjlindesoré - Zotit, qe u-ngrit préj varrit pas tri ditsh, ô Virgjeréshe, lut-iu per atà qe te hymnojne é te lumerojne me mall; se ty te kémi te gjithe perikjé shpetimtaré dhé nermjétaré tek ay; se jémi njérezit dhé sherbetoret é tu, ô Hyjlindesé, dhé té perkrahja joté é kémi te gjithe syrin.

Mengjézoré X - T. T. II



Pas zbritjés ne Férr dhé Ngjalljés préj se vdékuresh, Dishépujte te hidheruar, siç dihéj, per ndarjén tende, ô Krisht, u-shtine me pune; dhé perserî lundra dhé riéta, po gjah gjekunt. Pô ti, ô Shpetimtar, u-çfaqé, si Zot i gjithesise, dhé urdherové t'i hédhin riétat me te diathte; dhé fiala u-vû me pune me nje hère, dhé u-zû shurnic' é madhé pishqesh, dhé nje dark' é çudiçimé ish gati mbe dhé. Nga ajô qe piésetuan Dishépujt é tu, vléresô-na dhé né te defréjme tanî menderisht, ô Zot njéridashes.

Dergimesoré XI



Pas Ngritjés se Hyjeshmé, si é pyéti Piétrin tri hère Zoti «A me dô?» é vuri per Kryébarî te dhênvé te tij; ay, dyké pare te vije pas i dashur' i Jésujt, é pyéti Zotin: Pô ky ç'dô? Ne dua, tha, une te mbétét ky gjér sa te vij prape, ç'te ha malli ty, ô mik Piéter?

Hyjlindesoré - O myshtér i frikshim! ô çudî é habitshimé! Me vdékjén vdékja u-vénit. Kush pra do mos perhymnoje dhé kush do mos adhuroje Ngjalljén tende, ô Fiale, dhé Hyjlindesén qe te lindi é qashter truperisht? Me nermjétimét é se ciles çperbléj-i te gjithe préj gjéhénes.

Mengjézoré XI - T. T. IV



Kur é çfaqé vétén tende, ô Shpetimtar, ner Dishépujt é tu pas Ngjalljés, i dhé Simonit ruajtjén é dhênvé, dyké i lypur kujdésin é kullotjés si çpagim te dashurise. Perandaj dhé i thoshé; Ne me dô, ô Piéter, kullot shqérat é mia, kullot dhênt’ é mia. Dhé ay, dyké tréguar me nje hère dashurine, pyésté per Dishépullin tiater. Me nermjétimét é te cilevé, ô Krisht, ruaj-é grigjen tende "nga ujqerit qe é perçajne.