KANUNI I VOGEL



KANUNI I VOGEL

SHERBÊSA E KANUNIT LUTJESOR TE VOGEL TE HYJLINDESES SE PERMISHÉNJTE



(Préj murgut Théostérikt)



Passi békon Prifti thuhét Psalrni 143: «O Zot, degjo te falurit tim» (Shih ner Gjashte Psalmét). Pastaj:

Pérendia eshte Zoti dhé u-çfaq ner né; i békuar esht ay qe vjén me émerin é Zotit (4 hère).

Dhé thohén ketô Troparé, me T. IV:

Hyjlindesés lé t’i réndim prane tani me gjithe zerner né mekataret, dhé te perunjur lé t’i biém ner kêmbe, dyké thirrur me péndim théllazi préj shpirtit; O Zonje, ndihmô-na, é dhempsherohu per né; shpéjtô, se humbasim préj shumicé fajésh. Mos i kthé prape sherbetoret é tu te zbrazet; se ty te kémi te vétemen shprése.

Lavdi é Tani - Nuke do te pushojme kurre, ô Hyjlindesé, se foluri per fuqit' é tua né te pavyérit; se, po te mos na mpronjé ti, dyké nermjétuar, kush do te na shpetonté préj kaqe rézikésh, dhé cili do te na ruante gjér me tani te lire? Nuke do te largohémi préj téjé, ô Zonje, se ti shpeton perhére sherbetoret é tu préj çfaredô tmérrésh.

Psalmi 51: «Perdellyés, perdellé-me», dhé pastaj ky KANUN

Kênge I - T. T. IV



Passi shkoj détin posi stère, dhé nga ligesia égjyptiané passi shpetoj, Israéliti po therristé: Lé t’i kendojme Çperblénjesit dhé Pérendise s' one.

I permbajtur préj shume ngasjérash, té ty perikej, dhé shpetimin té ty kerkoj. O Nên' é Fiales Virgjeréshe, shpetô-me nga shtrengimét dhé nga vuajtjét.

Goditjé pesimésh me trubullojne, dhé m'a mbushin shpirtin plot me shume hidherim; paqesô-me, ô Vajze, me paqen é Birit tênt dhé Pérendise, ô é panjolleshmé.

Ty, qe lindé Hyjin t’im Shpetimtar, Virgjeréshe, te lutém nga mjérimét te me çperblésh; se me ty tani perikej, édhé shpirtin dhé mendjén me ty é ngré.

Jam i semure me trup é shpirt; per miqyrjén tende édhé projen é hyjeshmé vléresô-me, ô Nên' é Pérendise posi é mire dhé é te Mirit lindesé.

Kênge III



O Zot, qe kulmové arken é qiélleshmé, dhé ndertové Kishen, ti me shigurô té dashuria joté, maja é deshirâvé pshtétja é bésnikevé, i vétem njéridashes.

Mburonje dhé hié te jetés s'imé ty te vê, Hyjlindesé Virgjeréshe; ti me qéveris té limani yt, shkaku i te miravé, pshtétja é bésnikevé, é vétem é perhymnuarshmé.

Virgjeréshe, te lutém trubullimin é shpirteshme édhé andrallen é hidherimit te m'a perndash; se ti, ô Nus' é Pérendise, lindé Krishtin, Kryétarin é paqes, ô é vétem é panjolleshmé.

Mirebêresin lindé, shkaketarin é te miravé; pasurin' é mirebêrjes buroj-u te gjithevé; se te gjitha munt t’i bêsh, nga qe lindé Krishtin, te fortin nga potéra, ô é lumur dhé é hyjeshmé.

Mua qe mundohém nga lengata te tmérreshmé dhé pesimé te semura, Virgjeréshe, ti me ndih; se te di qe je thésar i plotte sherimésh te pambaruara, ô é panjolleshmé.

Hyjlindesé, sherbetoret é tu i shpetô nga rézikét, se te gjithe pas Pérendise perikim té ty, si té nje mprojtjé dhé nje keshtjélle é paçare.

Hyjlindesé é perhymnuar, hith syrin me miresi té mundirni i lik i trupit t’im dhé sherô-me dhembjén é shpirtit.

Pastaj Prifti kujton atà per te cilet bêhét Lutja dhé Valléja kendon 15 hère «Meshirô, o Zot». Pas Thirrjés, thuhét kio NDENJESORÉ:

T. II - Nermjétim i nxéhte dhé keshtjélle é paluftuarshmé, burim meshiré, perikjé é botes, te therrésim nxéhterisht: Zonje Hyjlindesé, arri é na çperblé nga rézikét, ô é vétem, qe mpron me shpéjtim.

Kénge IV



Kam degjuar, ô Zot, myshtérin é urdherimit tênt, kupetova véprat é tua, dhé lavderova Hynine tende.

O Nus' é Pérendise, qe lindé Zotin qévéritar, qétesô trubullimin é pesimévé te mia dhé shqoten é fajévé te mia.

Fal-rne mua qe te lus avushen é dhempsherise s'até, ti qe lindé te meshireshmin dhé shpetimtarin é gjith' atyrévé qe te hymnojne.

Dyké gezuar, ô é Qashter, dhuratat é tua, te kendojme hymne perhirimi né qe te njohim si Nêne Pérendié.

Mua, te shtririt ne shtrat hidherimi dhé semundjéjé, ndih-me si é mire, ô Hyjlindesé, é vétem gjithmonvirgjer.

Né qe te kémi, ô é Perhymnuarshmé, si shprése, pshtétjé dhé keshtjélle shpetimi te patundur, shpetojme nga ç'dô shtrengim.

Kénge V



Ndriçô-na me porosit’ é tua, ô Zot, dhé me krahun tênt te larte fal-na paqen tende, ô Njéridashes.

Mbush-é me gezim zemren t’imé, ô é Qashter, dyké dhêne gazin tênt t'améshuar, ti qe lindé shkaketarin é gezimit.

Shpetô-na préj rézikésh, ô é Qashter Hyjlindesé, qe lindé çperblimin é améshuar dhé paqen qe kapercén ç'dô mendjé.

Zgjidh-é miégullen é fajévé te mia, ô Nus' é Pérendise, me driten é shkelqimit tênt, ti qe lindé driten é hyjeshmé dhé te parejéteshmé.

Sherô, ô é Qashter, semundjén é pesimévé te mia, vléresô-me per miqyrjén tende, dhé fal-rne shendétin me nermjétimin tênt.

Kenge VI



Te falurit t’im Pérendise do t’ia dérth dhé atî do t’i trégoj hidherimét é mia; se shpirti im u-mbush me te keqia dhé jeta imé u-afrua mun ne Férr; dhé lutém posi Jonaj: Nxir-me préj prishjés, ô Pérendi.

Atî qe shpetoj préj vdékjés dhé prishés, dyké dhêne vétén me vdékjé, natyren t’ imé, te permbajtur préj prishjés dhé vdékjés, Virgjeréshe, lutu-i Zotit dhé Birit tênt te me shpetoje nga kéqbêrja é armiqvé.

Mprojtéshe te jetés ty te di edhé ruajtjé te shigurte Virgjeréshe, qe é perndan turmen é ngasjévé edhé dbon véperimét é démonevé; te lutém pra gjithenje: Nga prishja é pesimévé te mia me shpetô.

Te kémi si keshtjélle perikjéjé dhé shpetim te shpirtévé te plotte, dhé ngushellim ner hidherimét, ô Vajze, dhé me driten tende gjithenje gezohémi. O Zonje, edhé tani préj pesimésh dhé rézikésh na shpetô.

Ne shtrat tani te semuresh po dérgjém, dhé sherim per trupin t’im nuke gjéndét; po ti qe lindé Pérendine dhé Shpetimtarin é botes dhé miékun é semundjévé, ô é mire, ty te lus te me ngrésh nga prishja é lengatavé.

Hyjlindesé, sherbetoret é tu i shpetô nga réziket, se te gjithe pas Pérendise perikim té ty, si té nje mprojtjé dhé nje keshtiélle é paçare.

O é qashter, qe me fiale lindé Fialen pa shpiéguar ne ditet é funtmé, lut-iu, dyké patur guxim nênor.

Prifti kujton si me pare dhé, pas Thirrjés, thuhét:

Shkurtoré - T. II



Mprojtésh' é te Krishtérevé é paturperuar, nermjétim té Krijétari i paçvendosur, mos i çperhith zêré lutjésh préj mekataresh, po arri, si é mire, per te na ndihmuar né qe te therrésim béserisht: Nxitô nde nermjétim dhé shpéjtô ne lutjé, ô Hyjlindesé, qe mpron ngahére atà qe te ndérojne.

Pastaj Antifon I i Shkallésavé te T. IV:

Qe préj dialerise s'imé shume pasioné me luftojne; po ti perkrah-me dhé shpetô-me, ô Shpetimtari im (dy hère).

Ju qe urréni Sionen, do te turperohéni préj Zotit; se do te fishkéni si bari ne ziarr (dy hère).

Lavdi - Me anen é Shpirtit Shénjt mérr jeté ç'dô shpirt dhé lartesohét me paqesî dhé ndriçohét préj Njesise Trinisoré shénjt-fshéhtazi.

Tani - Me anen é Shpirtit Shénjt burojne lumenjt’ é hirit, qe vaditin têre Kriésen per jételindjé.

Parevark



Do te kujtoj émerin tent me ç'dô brés é brés.

Vark - Degjô, ô Bije, dhé shikô, dhé unj véshin tent, dhé harrô popullin tent dhé shtepin' é t’yt éti, dhé Mbréti do te desheroje bukurine tende.

UNGJILL - PAS LUKAJT



M' atô dit, u-ngrit Mariama, é vaté ne malesî me nxitim ne nje qytét te Judése dhé hyri té shtepi' é Zabarise dhé pershendoshi Elisabéten. Dhé, me te degjuar Elisabéta pershendoshjén é Marise, kecéu foshnja ne bark te saj. Dhé u-mbush Elisabéta me Shpirt te shénjte dhé thirri me zê te math é tha: «E békuar je ti ne mes te gravé dhé é békuar pém' é barkut tênt. Dhé ngà me ngjau kjô qe te vije é êm' é t’im-Zot té mua? Se ja, posa érdhi zêr' i pershendoshjés s'até ne véshet é mi, kecéu foshnja me ngazellim ne barkun t’im, dhé lum' ajô qe te bésoje, se do te jeté mbushja é te foluravé préj Zotit tek ajô». Dhé tha Mariama: «Shpirti im madheshton Zotin dhé mendja imé u-ngazellua me Pérendine Shpetimtarin t’im, se hodhi syrin mi perunjesin' é sherbetorés se tij. Se jà qe tani é tutjé gjithe brézat do t'me lumerojne. Se me bêri madheshtira i Forti, dhé émeri i tij eshte i shénjte.» Dhé mbéti Mariama bashke me te aferô tré muaj dhé u-kthyé té shtepi' é saj.

Tingell II



Lavdi - Ate, Fiale, Shpirt, ô Trini é njeshmé, shuaj-i shumicat é paudhesivé te mia.

Tani - Me nermjétimét é Hyjlindesés, ô Meshireplot, shuaji shumicat é paudhesivé te mia.

Perdellyés, perdellé-rne, ô Pérendi, pas perdellimit tênt te math dhé pas shumices se meshiravé te tua shuaji paudhesit' é mia.

T. T. II - Pas «Olin apothéméni»



Kurre mos me névérit té nje mprojtj' é njérezishmé, Zonj' é shénjte Shen Mari, po prit lutjén gjithenje te sherbetorit tênt; se jam plot me hidherim édhé nuke duroj dot shigjétimét é démonevé; mprojtjé tiater nuke kam, ku te ikej te shpetoj, i luftuar ngà kudô, édhé ngushellim s' kam véç téjé tiater. O Zonj' é botes, shprésa dhé mprojtja é bésnikevé, lutjén t’imé mos hith téj, qysh te jeté mire bêj.

Asnje ngà atà qe réndin té ty nuke shkon i turperuar, ô Hyjlindesé Virgjerésh' é Qashter; po lyp hirin dhé mérr dhuraten, siç eshte mire pas lypjés se tij.

Gezim' i te hidheruarvé, sherim' i te semurevé dyké qêne, ô Hyjlindesé Virgjeréshe, shpetô qytétin dhé popullin, paqa é luftonjesvé, qétesia é dimeronjesvé, mprojtja é vétem é bésnikevé.

Pastaj Prifti:



O Zot, shpetô popullin tênt dhé békoj-é trashegimin tênt... (Shih té Libr' é Méshes, f. 39).

«Meshirô, o Zot» 12 hère dhé THIRRJA:

Me meshiren, dhempsherite dhé njéridashjén é te vétemit t’yt Bir, me te cilin je i békuar, bashke me Shpirtin tênt têreshénjt, te mire, é jétedhênes, tani é perhére, é ne jeté te jétevé. Amen.

Kênge VII



Diémat é ardhur préj Judése ne Babylone nje hère me bésen é Trinise shkéle flagen é furres, dyké kenduar: O Pérendi é Atervé tane, i békuar je.

Dyké dashur te gatitesh shpetimin tone, ô Shpetimtar, banové ne gji te Virgjeréshes, te cilen é trégové mprojtéshe per boten. O Pérendi é Atervé tane, i békuar je.

O Nên' é qashter, qe lindé mikun é meshires, lutu qe te shpetojme nga fajét dhé nga ndyresit’ é shpirtit né qe therrésim béserisht: O Pérendi é Atervé tane, i békuar je.

Thésar shpetimi dhé burim paprishjéjé dhé ture shigurié dhé dére péndimi é trégové atê qe te lindi per atà qe therrésin: O Pérendi é Atervé tane, i békuar je.

Nga semundjét é trupit dhé nga lengatat é shpirtit vléresô te sherosh atà qe vijne nene hien tende te hyjeshmé, ô Nên' é Pérendise, qe na lindé Krishtin shpetimtar.

Kênge VIII



Mbrétin é qiéjvé, qe é hymnojne ushterit’ é Engjejvé, hymnojéni dhé permilartesojéni per gjithe jétet.

Mos i çperhith, ô Vajze Virgjeréshe, atà qe lypin ndihme préj téjé dhé te hymnojne dhé te permilartesojne per jeté.

Plotesi sherimésh dérth, ô Virgjeréshe, mi atà qe hymnojne dhé permilartesojne lindjén tende te patréguar.

Sherô semundjét é shpirtit t’im dhé dhembjét é trupit qe te te lavderoj, ô Virgjeréshe hirploté.

Goditjét é ngasjévé dhé sulmét é pasionévé ti i dbon, ô Virgjeréshe. Perandaj te hymnojme per gjithe jétet.

Kênge IX



Te rreféjme Hyjlindesé me te vertéte né te shpetuarit préj téjé, ô Virgjerésh' é qashter, dhé te madheshtojme me vallét engjelloré.

Riédhjén é lotévé te mia mos é méprizô, ô Virgjeréshe, qe lindé Krishtin, i cili fshiu gjithe lotét é ç'dô faqéjé.

Mbush-m'a zemren me gas, ô Virgjeréshe, qe prité plotesin' é gazit dhé arratisé hidherimin é mekatit.

Bêhu limani dhé mprojtja é atyré qe perikin té ty, ô Virgjeréshe, dhé keshtjéll' é patronditur, perikjé dhé hié dhé ngazellim.

Shkelqé me rézét é drites s'até, ô Virgjeréshe, dyké dbuar érresiren é padijes nga atà qe te njohin piozerisht per Hyjlindesé.

Sherô-me préj mundimit mua qe u-perunja té vendi i lengates, ô Virgjeréshe, dhé shpiér-me préj semundjés té shendéti.

Dhé me nje hère MADHESHTIMÉT:

Te ka hié me te vertét te te lumerojme ty, Hyjlindesén; gjithmon-te-lumuren dhé te permikulluaren édhé Mêmen é Pérendise s'one; me te ndérçimén nga Qérubimét dhé me te lavderuaren pa perqasjé nga Sérafimét; qe pa u-cinuar lindé Fiale Pérendine, me te vertéte Hyjlindesén ty te madheshtojme.

Ty, qe je m'é larte se qiéjte, édhé me é paqmé se shkelqimét é diéllit, ty, qe na çperblévé névé préj mallkimit, ty, Zonjen é gjith' botes, me hymne lé te ndérojme.

Nga mekatét é mia te shumeta m'u-semur édhé trupi, édhé shpirti m'u-semur. Té ty pra perikej, ô Hirploté, ti me vdih, ô shprése é te deshperuarvé.

Zonje édhé Nên' é Çperblénjesit, prit lutje sherbetoresh te pavyérshme te tu, dhé tek ay qe lindé nermjétô per névé. O Zonj' é gjithe botes, bêhu nermjétesé.

Te kendojme kênje me gas te math dhé me gjithe zerner, é perhymnuar Hyjlindesé. Bashke me Prodromin dhé mé gjith' Shenjtoret lutu, Virgjeréshe, te meshirohémi.

U-mbyllçin gojet é te pabésevé, qe nuk adhurojne koren tende te ndérçimé, qe na u-trégua préj Apostullit Luka fort te Shénjtit, dhé Udhehéqesé.

Gjithe ushterit' é Engjejvé, Pareréndes i Zotit, dymbedhjéte Apostuj, dhé gjithe Shentoret me Hyjlindesén, béni nermjetim qe te shpetohémi.

«Shent Pérendi», «Trini é Têreshénjte», «Ati yne», «Se jotja eshte» dhé ketô Troparé:

T. T. II - Meshirô-na, ô Zot, meshirô-na, se dyké mos patur tiater mprojtjé, né mekataret te siéllim ty, si Zoti, keté lutjé: Meshirô-na.

Lavdi - Meshirô-na, ô Zot, se té ty kémi shprésuar; mos u-zemerô téper me né, as mos kujtô paudhesite tona; po hith syrin dhé tani si i zemerdhempshur, dhé shpetô-na préj armiqvé tane; se ti je Pérendia jone, dhé né populli yt; te gjithe jémi vépra te duarvé te tua dhé émerin tênt kémi thirrur.

Tani - Hap-na déren é zemerdhempsherise, ô Hyjlindesé é békuar; dyké patur shprése té ty, lé te mos humbasim, lé te shpetojme me anen tende préj rasjésh te liga; se ti je shpetimi i gjindjes se Krishtérevé.

PRIFTI: «Meshirô-na, ô Pérendi, pas meshires s'até se madhé...» Dhé kujton perserî atâ per te cilet bêhét Lutja dhé thote Perleshimin. Pas asaj, kur bésniket pershendoshin Koren é Hyjlindesés, kendohén ketô Troparé:

Tingell II - Pas «Oté ék tu Ksillu»



Te gjithe, ô é Mire, ti i mpron atâ qe perikin me bése té dora joté é forte. Tiater s'kémi véç se ty té Pérendia nermjétim ner réziké dhé dhembjéra né mekataret qe perkerrusémi nga mékatét é shuma. Nên' é Pérendise se Larte, perandaj te biém ner kêmbe, shpetô nga ç'dô rasjé sherbetoret é tu.

I gjithe te hélmuarvé gezim, dhé i te ndjékurvé mprojtéshe, i te varfervé ushqim, lutja é te huajvé, i te vérbervé shkop, vizitim' i te semurevé, hié dhé perkrahjé é te munduarvé dhé ndihmes' é jétimevé, Nên' é Pérendise se Larte, ti je é Panjolleshmé, shpéjtô é shpetô sherbertoret é tu, te lutémi.

T.T.II - O Zonje, prit lutjét é sherbetorevé te tu dhé çperblé-na préj ç'dô shtrengimi dhé hélmi.

T. II - Têre shprésen t’imé é vê me ty. Nên' é Pérendise, ruaj-me nene hien tende.