KANUNI I MATH



KANUNI I MATH

SHERBÉSA E KANUNIT LUTJÉSOR TE MATH TE HYJLINDESÉS SE PERMISHÉNJTE



(Préj mbrétit Théodor Duka Lâskari)



Passi békon Prifti, thuhén te tjérat si té Kanuni Lutjésor i Vogel. Pastaj ky KANUN:

Kênge I - E. T. IV



Qéréngasesin Faraon é mbyti nje hère çuditerisht shkop' i Moisiut, dyké goditur kryqthi dhé dyké ndare détin, dhé Israélin qe ikté udhetar me kêmbe é shpetoj, kênge Pérendise dyké kenduar.

Dimer hidherimi mi Shpirtin t’im te perunjur, édhé ré mjérimésh me mbulojne zemren, ô Nus' é Pérendise; po ti, qe lindé driten é hyjeshmé dhé te parejéteshmé, ndrit-me me driten é gezuarshmé.

Nga shtrengimé te panûmerta dhé hélmé dhé nga armiq te keqij, dhé nga mjérimé jeté si shpetova, é PanjoIleshmé, me fuqine tende te potéreshmé, madheshtoj me hymne meshiren tende te pamatur édhé ngushellimin qe me dhé.

Té perkrahja joté é forte pata bésim édhé perika me ty, dhé té mprojtja joté tani rénda me gjithe shpirt, dhé pshéretij, ô Zonje, dhé vajtoj i pergjunjur: Mua te mjérin mos me çperhith, ti qe je perikja é te Krishtérevé.

Se thirruri nuk do pushoj madheshtirat é tua fort te medha; se po te mos me mpronjé ti, ô Vajze gjithenje, dyké nermjétuar té Biri yt dhé Pérendia, kush do t’me shpetonté nga shqoterat édhé nga rézikét é tmérruara?

Hyjlindesé, sherbetoret é tu i shpetô nga rézikét, se te gjithe pas Pérendise perikim té ty, si té nje mprojtjé dhé nje keshtjélle é paçare.

Hyjlindesé é perhymnuar, hith syrin me miresi té mundimi i lik i trupit t’im dhé sherô-me dhembjén é shpirtit.

Kênge III



O Zot, qe kulmové arken é qiélleshmé, dhé ndertové Kishen, ti me shigurô té dashuria joté, maja é deshiravé, pshtétja é bésnikevé, i vétem njéridashes.

I deshperuar se gjithash, te therrés me hidherim: Arrî, ô mprojtj' é nxéhte, dhé ném ndihmen tende mua sherbetorit tênt, te perunjur é te mjére, qe lyp perkrahjén tende me nxéhtesi.

Me té vertéte me bêré, ô Zonje Vajze, tani mirebêrjé dhé meshira te çudiçimé; perandaj te lavderoj dhé perhymnoj kujdésin tênt te shume dhé te pamatur.

O Zonje, me zuri shqota dimeroré é mjérimévé, dhé shtergata préj hélmésh po me mbytin tani; po ti arri é ném dore ndihmetaré, ô perkrahesja imé dhé mprojtesé.

Hyjlindesé te fiéshte, ô Zonje, te rreféj ty qe abolité potéren é vdékjés; se, si jételindesé, nga vargojt' é Sketérres me ngrité ne jeté mua qe rashe per dhé.

Hyjlindesé, sherbetoret é tu... (Shih me siper, té fund' i Kênges I).

Hyjlindesé é perhymnuar... (Shih me siper, té fund' i Kênges I).

Ndenjesoré T. II



Nermjétim i nxéhte dhé keshtjélle é paluftuarshmé, burim meshiré, perikjé é botes, te therrésim nxéhterisht: Zonje Hyjlindesé, arri é na çperblé nga rézikét, ô é vétem qe mpron me shpéjtim.

Kenge IV



Ti je forca imé, Zot, potéra imé ti je; ti je Pérendia imé, ti je ngazellimi im, qe pa lêne gjirin ateror, vizitové dhé varferine tone. Perandaj me Profétin Abbakum te therrés: Lavdi fuqise s'ate, ô njéridashes.

Dhé kû gjétke perkrahjé do te gjéj? Kû do te perikej, édhé ku do te shpetoj? Cilen ndihmesé te nxéhte do te kém un'i mjéri qe tronditém préj hélmévé te jetés dhé préj shqotavé? Me ty vétem kam shprése, dhé kuxoj édhé mburrém, dhé rént té hija joté. Ti me shpetô.

Lumin é embel te perdellimit tênt, qe me dhurata te pasura vésoj, ô é Qashter, shpirtin t’im te mjér' é te perunjur, qe u-flagesua ne furre te mjéresivé dhé te hélmévé, madheshtoj dyké leçitur, dhé rént té hija joté. Ti me shpetô.

Ty te qashteren, ty Virgjeréshen é panjolleshmé, ty te kam vétem keshtjélle te paluftuarshmé, perikjé, mprojtjé te potéreshmé, arme shpetimtaré. Mua prodigun mos me çperhith, ô shprés' é te deshperuarvé, ndihm' é te semurevé, gazi dhé perkrahja é te hélmuarvé.

Si do te munt pas vléres te trégoj meshirat é panumerta, ô Zonje, qe vésuan si uje réth perqark shpirtit t'im ngahére qe flagesohéj tmérresisht? Oh proja joté édhé mirebêrja, nga é cila u-gezova vête ploterisht.

Hyjlindesé, sherbetoret é tu…

Hyjlindesé é perhymnuar…

Kênge V



Perse me hodhé téj préj faqés s'ate, ô drit’ é papérenduarshmé, dhé me mbuloj te mjérin érresira armiké per gjithenje? Pô kthé-me prape, dhé té drit’ é porosivé te tua, te lutém, udhen m'a dréjtesô.

Te therrés, dyké perhiruar: Gezohu, Nén' é virgjer; gezohu. Nus' é Pérendise; gezohu, hié é hyjeshmé; gezohu, arme dhé keshtjéll' é pazaptuarshmé; gezohu, mprojtjé dhé ndihmesé dhé shpetim i atyré qe perikin me ty besérisht.

Shigjéta dhé shpata édhé grope gatitne atà qe me urréjne me kot, édhé po kerkojne trupin é mjére te me çiérin, dhé te me zbrésin ne dhé, ô é Qashter, perpiqén. Po arri dhé préj ketyré ti me shpetô.

Nga ç'dô névoje, hidherim dhé lengate, édhé dêm me shpetô, dhé me forcen tende té hia joté te pangare ruaj-me préj ç'dô réziku dhé préj armiqsh qe me leftojne dhé me urréjne, ô Vajz' é perhymnuarshmé.

Ç'fare dhurate perhirimi te te siéll per sa gezova nga ty, per dhurimét é tua dhé per miresine tende te patréguarshmé? Andaj pra lavderoj, perhymnoj dhé madheshtoj meshiren tende per mua qe nuke thuhét dot.

Hyjlindesé, sherbetoret é tu...

Hyjlindesé é perhymnuar...

Kênge VI



Te falurit t’im Pérendise do t’ia dérth, dhé atî do t’i trégoj hidherimét é mia; se shpirti im u-mbush me te keqia dhé jeta imé u-afrua mun' ne Férr; dhé lutém posi Jonaj: Nxir-me préj prishjés, ô Pérendi.

Ré hélmésh é mbuluan shpirtin t’im édhé zemren t’imé te mjére, édhé m'u-érr mendja imé, ô Vajze; po ti, qe lindé driten é paafruarshmé, dbô-i ketô te gjitha lark, me frymesimin é nermjétimit tênt te hyjeshmé.

Ner hélmét ty te di per ngushellim, dhé te njoh per sheronjes lengatash, édhé dermim te plotte te vdékjés, édhé lume jeté te paçpusuarshim, dhé per gjithe sa jane ne mjérim je perkrahjé é mpréhte dhé é shpéjteshmé.

Théllesiren é meshires s'ate nuk é fshéh, as burimin é çudivé pa mase; se krua je ti, i pasosur me te vertéte, préj perdellirni per mua, ô Zonje; po therrés é leçit é i thom te gjitha dhé i trégoj.

Andrallat é jetés me rréthuan, posi nblétet qiririn, Virgjeréshe, dhé shpirtin t’im é zaptuan dhé é plagosin me shigjétat é hélmévé; po ndihmesé te gjéça ty, édhé dbonjesé dhé shpetimtaré, ô é Panjolleshmé.

Hyjlindesé, sherbetoret é tu…

Hyjlindesé é perhymnuar…

Shkurtoré - T. II



Mprojtésh' é te Krishtérevé... (Shih té Kanuni Lutjésor i Vogel, f. 74).

UNGJILL - PAS LUKAJT



M'atê kohe, hyri Jésuj ne nje fshat; dhé nje grua me émer Martha, é priti ne shtepi te saj. Dhé ajô kish nje motre, qe quhéj Maria, é cila ndenji prane kêmbevé te Jésujt dhé degjonté fialet é tij; dhé Martha mundohéj shume, dyké sherbyér, dhé qendroj é tha: «Zot, nuke dô te dish qe imé-motre me là vétem per te sherbyér? Thuaji pra te me ndihe.» Dhé u-pergjéq Jésuj é i tha: «Marthe, Marthe, kujdésésh é trubullohésh per shune, po per nje eshte névoje; dhé Maria zgjodhi piésen é mire, é cila do mos mérrét préj saj.» Dhé, me te thêne ay ketô, nje grua préj turmes ngriti zêrin é i tha: «Lum barku qe te mbajti dhé siset qe thethité». Dhé ay tha: «Jo-po lum' atà qe degjojne fialen é Pérendise dhé é ruajne.»

Pasandaj thuhén gjith' atô kendimé si té Kanuni Lutjésor i Vogel (Shih f. 75). Pastaj:

Kênge VII



Diémat é Hébréjvé shkéle me kuxim flagen é furres, édhé ziarrin me vése é ndryshuan, dyké thirrur: I békuar je, ô Zot, ô Pérendi, per jeté.

Hyjlindesé, qe lindé driten, mua t’érresuarit me nate mekatésh ép-me drite ti, dyké qêne éne drité é paqmé dhé é panjolleshmé, qe te te lavderoj me mall.

Bêhu hié dhé mprojtjé, perkrahjé dhé mburrjé per mua, Virgjeréshe, qe jam çvéshur tani préj çfaredô ndihmé, ô forc' é te pandihmuarvé, dhé shprése é te deshperuarvé.

Me gjithe shpirt é mendjé dhé zerner dhé buze te lavderoj, se gezoj gjithenje dhuratat é tua te medha. Oh, miresia joté, dhé çudit' é tua pa mase!

Hith syrin tênt te meshireshme dhé shih mundimin, ne te cilin ndodhém; édhé ti me shpetô nga mjérimét é tmérruara, dhé démet, dhé rézikét, dhé ngasjét, me meshiren tende te pamatur.

Hyjlindesé, sherbetoret é tu...

Hyjlindesé é perhymnuar...

Kênge VIII



Zotin, qe u-lavderua té mal' i shenjteruar dhé i bêri te njohur Moisiut me ziarr ne ferre myshtérin é gjithmonvirgjeres, hymnojéni dhé perhymnojéni per gjithe jétet.

Virgjerésh' é ndéruar, kij meshire dhé mos me çperhith mua qe mbytém té shqota é valevé te jetés; po ép-me dore ndihmé, se po mundohém ne ligesit’ é jetés.

Rasjé dhé hélmé dhé shtrengimé me gjétne, ô é Qashter, dhé mjérimé te jetés dhé ngasjé me rréthuan nga kudô; po qendrô prane méjé dhé perkrah-me me mprojtjén tende te forte.

Ner shqotat te kam gjétur per liman, gezim dhé defrim ner hidherimét, dhé ner lengatat ndihmé te shpéjte, shpetimtaré ner rézikét, dhé mprojtéshe ne ngjasjét.

Gezohu, fron i ziarrfytyreshme i Zotit; gezohu, shtêmbe é hyjeshmé dhé mannapritesé; gezohu, kandil i arte, lampade é pashuar; gezohu, lavdi é virgjeréshavé, zbukurim dhé laft i nénavé.

Hyjlindesé, sherbetoret é tu...

Hyjlindesé é perhymnuar...

Kênge IX



Qiélli u-çudit per ketê gjê, édhé anet é dhéut u-mahnitne, se Pérendia u-duk ner njérezit truperisht, dhé gjiri yt u-trégua me i gjêre se qiéjte. Perandaj, Hyjlindesé, te madheshtojne urdherét é njéresvé dhé te Engjejvé.

Kù gjétke te perikej, ô é Qashter? Kù te vête gjétke dhé te shpetoj? Ku munt te shkoj, dhé cilen perikjé te gjéj, cilen perkrahjé te nxéhte, cilen ndihmesé ne hidherim? Me ty vétem kam shprése, dhé me ty vétem mburrém, édhé me ty perikej me guxim.

Nus' é Pérendise, nuke munt madheshtit' é tua te numuroj, dhé te trégoj théllesiren é pashploruarshmé te çudivé te tua permi ment, qe ké bêre gjithenje per atà qe te ndérojne me mall dhé t’adhurojne me bése si te vertéte Hyjlindesé.

Me hymne perhirimi te lavderoj dhé kendoj meshiren é pamaturshmé, dhé potéren tende te shume é rreféj, dhé leçit mirebêrjét é tua qe zbrazé mi mua ploterisht, dhé i madheshtoj me shpirt, me zemer, me ment dhé me gjuhe gjithenje.

Lutjén t’imé te varfer prit, dhé mos çperhith qarjé, pshéretimé édhé lot; po perkrah-me si é mire, dhé lypjét t’imé i mbarô; se munt t’i bêsh te gjitha, si Nên' é Zotit Pérendi te forte, po te unjésh vétem té perunjesia imé é meshireshmé.

Hyjlindesé, sherbetoret é tu...

Hyjlindesé é perhymnuar...

Dhé te tjérat, si té Kanuni Lutjesor i Vogel. Pas Trishénjtit, thuhén me zê te larte dhé ngadalé ketô:

Dergimesoré - T. III



O Apostuj, qe u-mblothte ketu préj anevé te dhéut ne fshat Géthsémané, varrosm'ani trupin; dhé ti, ô Bir dhé Pérendia imé, mérrm'a shpirtin.

O embelsir' é Engjejvé, gezim' i te hélmuarvé, mprojtésh' é te Krishtérevé, Virgjeréshe Nên' é Zotit, perkrahme dhé shpetô-me nga mundimét é perjéteshmé.

Ty te kam nermjétaré té njéridashesi Pérendi; véprat é mia mos i nxonit perpara Engjejvé. Te lutém, ô Virgjeréshe, shpéjtô édhé ndih-me.

Ture é éndur me ar, qytét i dymbedhjétemureshme, fron qe pikon diéll, ô fron' i Mbrétit, çudi é pakuptuarshmé, si i jép qumusht Zotit ?