E DIÉLA É ULOKUT



NE MBRÊMESORÉ

Thirrtoré

Thuhén 7 Vargezimé te Tingellit III, dhé ketô te dyja, nga te cilat é para persedytét:

T. I - O Krisht meshireplot, qe gatové njérine me pellêmben tende te pacinuar, ardhé te sherosh te semuret. Ulokun ne Liqén te Dhênvé é ngrité me fialen tende, sherové dhembjén é Gjakrjédhures, meshirové te bijen é Kananéanés qe ngitéj, dhé nuke méprizové lypjén é Qénturionit. Perandaj pra therrésim: O Zot i têrefuqishim, lavdi me ty.

Uloku, qe ishté si i vdékur i pavarrosur, kur te pâ, thirri: Kij meshire per mua, ô Zot, se shtrati m' u-bê varr. Ç'fitim kam nga jeta? Liqéni i Dhênvé s'me hyn ne pune, se s'kam njéri qe te me hédhe brenda, kur trubullohén ujerat; po vij té ty, burim' i sherimévé, qe te therrés dhé une me te gjithe: O Zot i têrefuqishim, lavdi me ty.

Lavdi - T. T. I - U-ngjit Jésuj ne Jérusalem té Liqéni i Dhênvé, qe thuhéj Hébraisht Béthésdà, qe kish pèse kamaré; se ner tô ishté shtrire shumica é te semurevé. Se nje Engjell i Pérendise vinté me nje kohe dhé é trubullonté, dhé u falte sherim atyrévé qe hynin me bése. Dhé pâ Zoti nje njéri qe kish atjé shume kohe, dhé i thote: A dô te bêhésh i shendoshe? I semuri u-pergjéq: Zot, s'kam njéri qe te me shtjére ne liqén, kur trubullohét uja. Shpéndova têre plêngun t’im ner miéke, dhé nuk u-vléresova te gjéj shpetim. Pô miéku i shpirtévé dhé i trupévé i thote: Ngrér shtratin tênt dhé barit, dyké leçitur fuqine t’imé, dhé perdellimin é math ner anet é dhéut.

Tani - T. III Hyjlindesoré - Si te mos admirojme lindjén tende...

Pasvargjé

Thuhét me pare Pasvargu i pare i Tingellit III dhé pastaj «Pashke hiéroré» me Vargjét.

Lavdi - T. T. IV
- Ne Porke te Salomonit, atjé ishté shtrire shumic' é te semurevé; dhé, kur méseronté é Krémtja, gjéti Jésuj te shtrire nje ulok tridhjét' é tête viétsh. I thote me zê zoteror: A dô te bêhésh i shendoshe? I semuri u-pergjéq: Zot, s'kam njéri qe te me hédhe ne liqén, kur trubullohét uja. Dhé ay i thote: Ngrér shtratin tênt; shih, u-bêré i shendoshe, mos mekatô me. Me nermjétimét é Hyjlindesés, ô Zot, dergô-na perdellimin é math.

Tani - Dit' é Ngjalljés...

Perleshoré dhé Hyjlindesoré é Tingellit III

NE MENGJÉS

Ndenjesoré, Degjim, dhé Shkallésa te Tingellit III

Shkurtoré - T. III

Shpirtin t’im, ô Zot, te ulokesuar ne çfaredô mekaté édhé vêpra te paudha, ngréré me urdherin tênt te pérendishme, siç ngrité qe-moti Ulokun, qe te therrés i shpetuar: O Krisht meshireplot, lavdi potéres s'ate.

Shpia

O Jésu Pérendi, qe permban me grushtin é dores s'até anet é dhéut, i bashkepaniseshim me Atin, dhé qe zoteron mi te gjitha me Shpirtin Shénjt, u-duké truperisht, dhé sherové semundjé, dbové pesimé, ndriçové te vérber, dhé Ulokun ti é ngrité me fiale te pérendishmé, dhé i urdherové te barése me nje hère, é te ngrére mi supét shtratin qe é mbajti; perandaj pra te gjithe perhymnojme me te dhé therrésim: O Krisht meshireplot, lavdi potéres s'até.

Synaksar

Gjithe sot, te Katerten te Diéle pas Pashkes, perkujtojme çudin' é Ulokut.
Fiala é Krishtit eshte shendét per te semurin.
Keshtu pra sheroj Ulokun fial' e tija vêtem.
Me perdellimin tent te paaneshme, o Krisht Pérendi, meshirô-na. Amen.

ZBRITESORÉ te Pashkes, UNGJILL Mengjézor V

Dergimesoré - T. II

Me pare é Pashkes, pastaj kjô:

Qendroj njéridashesi dhé Zoti i meshireshme, prane Liqénit te Dhênvé, per te sheruar semundjét; édhé gjéti nje njéri, te shtrire per shume vjét, dhé atî i thirri: Ngrér shtratin tênt dhé barit ner udhet é dréjta.

Lavderimé

Kater Vargezimé te Tingellit III, dhé pastaj «Pashke hiêroré» me Vargjét.

Lavdi - T. T.IV
- O Zot, Ulokun nuk é sheroj Liqéni, po fiala joté é perseriti; as mundi te kundreshtohét semundja é tij é shumekoheshmé; se véperimi i zêrit tênt u-rrefyé me i mpréhte; dhé hodhi téj barren é rende dhé u-ngarkua me shtratin é tij, per deshmi te shumices se meshiravé te tua. Lavdi me ty.

Tani - Dit' é Ngjalljés...

NE MESHE

Hyrtoré é Pashkes, Perleshoré é Tingellit III, é Shénjtit te Kishes, dhé Shkurtoré é Pashkes.

APOSTULL

Kendojini Pérendise s'one, kendojini.
Te gjithe kombét, trokisni duarte.
Kendirni préj Aktévé t’Apostujvé.


M'atô dite, tek po shkonté Piétri neper gjith'atô visé, zbriti dhé té Shenjtoret qe banonin Lydden. Dhé atjé gjéti nje njéri, te quajtur Enéa, i cili ishté ulok qe dérgjéj ne shtrat qe préj tête vjétsh. Edhé Piétri i tha: «Enéa, Jésu Krishti te sheron; ngréhu dhé shtrô shtratin tent». Edhé ay pernjehérésh u-ngrit. Dhé é pane gjith' atà qe banonin ne Lydde dhé ne Saron dhé u-kthyén me Zotin. Dhé ne Joppe qé nje dishépulléshe, é quajtur Tabitha, qe é kthyér dométhêne Kaprolle; kjô ish plot me vépra te mira dhé almosha qe bênté. Dhé goditi m'atô dite te semurét é te vdése; dhé, si é lajtin, é vune ne dhome. Dhé, me qe Lydda ishté prane Joppes, dishépujte, dyké degjuar qe Piétri ish atjé, i derguan dy njéres, dhé iu-lutne te mos pertoje te shkoje gjér tek atà. Dhé u-ngrit Piétri dhé vajti me ta; dhé kur arriu, é shpune ne dhome; dhé iu-afruan gjithe te véjat, dyké qare dhé dyké i tréguar robat dhé kemishet, qe u bênté Kaprolla sa ishté me tô. Dhé Piétri, si i nxori te gjithe jashte, ra me gjunje dhé u-fal; dhé u-kthyé té kufoma dhé tha: «Tabitha, ngréhu». Dhé ajô çéli syt é saj dhé, kur é pâ Piétrin, u-ngrit é ndenji. Dhé i dha doren dhé é ngriti; dhé thirri Shenjtoret dhé te véjat dhé u'a trégoj te gjalle. Dhé kjô u-bê é njohur ne têre Joppen, dhé shume bésuan me Zotin.

UNGJILL - PAS JOANIT

M'atê kohe, u-ngjit Jésuj ne Jérusalem. Dhé eshte ne Jérusalem prane Trégut te Dhênvé nje liqén, i quajtur Hébraisht Béthésda, qe ka pèse kamaré. Ner ketô ishté shtrire nje shurnic' é madhé préj te semuresh, te vérbersh, te çalesh, te fishkursh, qe prisnin levizjén é ujit. Se nje Engjell zbristé me nje kohe ne liqén dhé trubullonté ujen; dhé ay qe hynté i pari pas trubullimit te ujit bêhéj i shendoshe préj çfaredô semundjéjé qe te kishté. Dhé ish atjé nje njéri, qe ish i semure per tridhiét' é tête vjét. Kur é pâ Jésuj ketê te shtrire dhé kuptoj qe po kish shume kohe keshtu, i thote: «A do te bêhésh i shendoshe?» Dhé i semuri iu-pergjéq: «Zot, s'kam njéri qe te me hédhe ne liqén, kur te trubullohét, uja; dhé atjé ku vij une, nje tiater zbrét perpara méjé.» I thote Jésuj: «Ngréhu, ngrér shtratin tênt dhé barit». Dhé pernjehérésh njériu u-bê i shendoshe dhé ngriti shtratin é tij dhé po baristé. Dhé ish é Shtune atê dite. Judéjte pra i thoshin te sheruarit: «Esht é Shtune; nuke te permétohét te ngrésh shtratin». U-pergjéq atyrévé: «Ay qe me bêri te shendoshe, ay me tha: «Ngrér shtratin tênt dhé barit». E pyétne pra: «Cili esht ay njéri qe te tha: Ngrér shtratin tênt dhé barit?» Po i sheruari nuke dinté cili eshte; se Jésuj kish dale jashte, dyké qêne shumice n'atê vent. Pasandaj é gjén Jésuj ne shenteroré dhé i thote: «Shih, u-bêré i shendoshe; mos mekatô me, qe te mos te ngjase nonje me é kéqé». Dhé njériu shkoj dhé u lajmeroj Judéjvé qe Jésuj esht ay qe é bêri te shendoshe.

Ne «Véçan Tereshénjten» thuhét:

Vark - Engjelli i therristé...


Me nje zê, ô Virgjeréshe, né bésniket te lumerojme. Gezohu, ô dér' é Zotit; gezohu, ô qytét i shpirteshme; gezohu ti, me anen é se ciles na lindi sot drita é Ngjalljés préj se vdékuresh t'ati qe lindi préj téje.

Kungatoré é Pashkes

* * *