RUSHAJÉT



NE MBREMESORE

Thirrtoré

T. I - Krémterojme Rushajét, dhé ardhjén é Shpirtit, dhé diten é zotimit dhé mbarimin é shpréses; dhé sa myshtér i math dhé i ndéruar! Perandaj po te therrésim: O Zot, krijétar i gjithesise, lavdi me ty (dy hère).

I perserité me gjuhera te huaja Dishépujt é tu, ô Krisht, qe me anen é tyré te leçitin ty, Fialen é pavdékur dhé Pérendi, qe u fal shpirtévé tona perdellimin é math.

Te gjitha i fal Shpirti Shénjt; buron profétira, mbaron prifterij, u meson te paditurvé urtesi, i bên péshkataret théologe, permbléth tére kanunin é Kishes. O Ngushellimtar, i bashkeqênurshme dhé i bashkefroneshme me Atin é me Birin, lavdi me ty.

T. II - Pâme Driten é vertéte, muarrme Shpirtin qiéllor, gjétme bésen é vertéte, dyké iu-falur Trinise se pandare; se ajô na shpetoj (dy hère).

Ner Profétet na lajmerové udhen é shpetimit, dhé ner Apostujte ndriti hir' i Shpirtit tênt, ô Shpetimtari yne; ti je Pérendi' é pare, ti je dhé i pastajmi, dhé ti je Pérendia jone per jeté.

Ner hoborrét é tua do te hymnoj ty, Shpetimtarin é botes, dhé, dyké u-pergjunjur, do t’adhuroj fuqine tende te pamundurshmé, mbrêmané dhé ne mengjés dhé ne mésdite, dhé me çdô kohe do t’te békoj, ô Zot.

Né bésniket, ô Zot, dyké unjur gjunjét é shpirtit dhé te trupit, perhymnojme ty, Atin é paniseshme, dhé Birin é bashkepaniseshme, édhé Shpirtin têreshénjt dhé te bashkaméshuar, qe ndriçon dhé shénjteron shpirtét tona.

Lé te perhymnojme Trinin' é bashkeqênurshmé, Atin, édhé Birin, édhé Shpirtin Shénjt; se keshtu leçitne gjithe Profétet dhé Apostujte me Deshmoret.

Lavdî é Tani - T. T. IV - Ejani, ô popuj, t'adhurojme Hynin' é triqênurshmé, Birin me Atin é me Shpirtin Shénjt; se Ati lindi pa mot Birin é bashkaméshuar dhé te bashkefroneshme, dhé Shpirti Shénjt ish tek Ati, i lavderuar me Birin, nje fuqî, nje qênié, nje Hyni, te cilen é adhurojme te gjithe dhé thomi: Shénjt Pérendi, qe krijové te gjitha me anen é Birit, me bashkepunimin é Shpirtit Shénjt, Shénjt i Fuqishme, me anen é te cilit kémi njohur Atin édhé Shpirti Shénjt ardhi ne bote. Shénjt i Pavdékur, Shpirti Ngushellimtar, qe dergohét préj Atit, dhé çlodhét me Birin, Trini é shénjte, lavdi me ty.

Pasvargjé - T. T. II

Kombét, ô Zot, dyké mos ditur fuqin' é Shpirtit Shénjt qe u ardhi Apostujvé te tu, é kujtonin per déhjé foljén é shume gjuhevé; po né, te pshtétur préj syrésh, keshtu thomi pa pushuar: Te lutémi, mos mérr préj nésh Shpirtin tênt te Shénjte, ô njéridashes.

Vark - Krijô zerner te kthiéllet tek une, ô Pérendi, édhé perserit perbrenda méjé Shpirt te dréjte.

O Zot, ardhja é Shpirtit Shénjt i frymesoj Apostujt’ é tu dhé i gatiti te flasin me gjuhera te tiéra; perandaj kjô çudi u dukéj déhjé te pabésevé, dhé bésnikevé shkaketaré shpetimi; per ndriçimin é te cilit na vléresô dhé né, te lutémi, ô njéridashes.

Vark - Mos me hith téj préj faqés s'até, édhé mos mérr préj méjé Shpirtin tênt te Shénjte.

Mbrét qiéllor, Ngushellimtar, Shpirt’ i se vertétes, qe ndodhésh kudô dhé i mbush te gjitha, thésar i te miravé, dhé fales i jetés, éja dhé téndesô ner né, dhé spastrô-na préj ç'dô njollé dhé shpetô, ô i mire, shpirtét tona.

Lavdi é Tani - T. T. IV - Gjuhet nje hère u-perzién nga kuximi i ndertimit te tures; dhé tani gjuhet u-urtesuan nga lavdia é Hyjnjohjés. Atjé Pérendia denoj çpiétozet per fajin; ketu Krishti i ndriti péshkataret me Shpirtin. Ahéré néméceria u-véperua per punitjé; dhé tani perseritét marrevéshja per shpetim te shpirtévé tona.

Perleshoré T. T. IV

I békuar je, ô Krisht Pérendia jone, qe i trégové péshkataret te gjithurte, dyké u derguar Shpirtin Shénjt, dhé me anen é tyré riétové tére boten; njéridashes, lavdi me ty (tri hère).

NE MENGJÉS

Ndenjesoré

T. IV - Pas «Katéplagi Iosif» - Lé te krémtojme gazmorisht paskrémtén é fundit sot, ô bésnike, lavderisht; se Rushaja eshte kjô, qe mbaron zotimin édhé kohen; se tani zbrét posi ziarr Ngushellimtari permi dhé, nene forme gjuherash, dhé Apostujt e i ndriçon, dhé i trégon dishépuj qiéllore. Ardhi drita é Ngushellimtarit édhé ndriti boten (dy hère).

(Gjith' ashtu) - Burim' i Shpirtit Shénjt sot na zbriti permi dhé, ner te ziarreshme lumenj é perndare menderisht, dhé i vésoj me drite Apostujte; édhé ziarri permi ta si ré préj vésé u-bê, dhé i ndrit dhé i meson, flaga qe bié si shi, préj te cilevé muarme hirin me âne ziarri dhé ujé. Ardhi drita é Ngushellimtarit, édhé ndriti boten (dy hère).


T. T. IV - Pas «To prostahthén si» - Pas Ngjalljés s'até, ô Krisht, préj varrit, dhé pas Shéstjés pérendoré lart ner qiéjte, u çové hyjpamesvé laftin tênt, i zemerdhêmpshur, dhé Shpirt te dréjte Dishépujvé u perserit; perandaj u thirré te gjithevé me zê math, posi qithare é muzikeshmé me pende pérendoré myshtikerisht tingellimét, ô Shpetimtar, dhé urdherimin tênt (dy hère).

Qe préj dialerise s'imé...

Parevark

Shpirti yt i mire do te me héqe me udhe dréjtesié.
Vark - O Zot, degjô te falurit t’im.

UNGJILLI Mengjézor IX dhé me nje hère Psalrni 51 pa zê.

Lavdi
- Me nermjétimét é Apostujvé...
Tani - Me nermjétimét é Hyjlindesés...
Vark - Perdellyes, perdellé-me...
T. T. II - Mbrét qiéllor, Ngushellimtar... (Shih ne Mbremesoré me siper)

Shkurtoré T. T. IV

Kur zbriti dhé perziéu gjuherat, i perndau kombét i Larteri; dhé kur perndau gjuherat é ziarrit, i thirri te gjithe ne bashkim; dhé me nje zê po lavderojme Shpirtin é têreshénjte.

Shpia

Ngushellim te shpéjtme dhé te qendruarshme ép-u sherbetorevé te tu, ô Krisht, kur frymerat tona ndodhén ne névéritjé; mos u-ndaj préj shpirtévé tona ner hidherimé, mos u-largô préj mendjévé tona ne rasjéra, po na arri gjithenje. Afronaju, afronaju, ti qe ndodhésh kudô; siç ishé gjithenje me Apostujte, ashtu bashkohu dhé me né qe te te duam me mall, ô meshireplot, qe te te hymnojme, te lidhur me ty, dhé te lavderojme Shpirtin tênt te têreshénjte.

Synaksar

Gjithe sot, te Diélen e Tétte pas Pashkes, krémterojme Rushajét e Shénjta.
Me fryrje te rrepte prêj gjuherash ziarri
U perndan Krishti Shpirtin Shênjt Apostujvê.
Shpirti u derdhét péshkatarevé ne nje dite te madhé.
Me nermjetimêt e Aptostujvé te shénjte, ô Krisht Perendia jone, meshirô-na. Amen.

Zbritesoré - T. i Rende

Kendohét kjo me poshte me atê te Shéstjés bashke:

I. Ne dét é mbuloj Faraonin me qérét ay qe dermon armiqte me krahun é tij te larte. Atî lé t’i kendojme, se u-lavderua.

III. Rrini ne Jérusalem gjér sa te vishéni me fuqine qe lartazi, u thé Dishépujvé, ô Krisht; dhé une do t’ju dergoj nje tiater Ngushellimtar si mua, Shpirtin t’im dhé te Atit, me te cilin do te shigurohéni.

IV. Dyké kupetuar Proféti, ô Krisht, ardhjén tende me kohen é fundit, therristé: Kam degjuar potéren tende, ô Zot, se ké ardhur te shpetosh gjithe te lyérit é tu.

V. Shpirti i shpetimit, qe u-zû ne bark te Profétevé nga frika joté dhé lindi mi dhéne, paqeson zemrat é Apostujvé dhé perserit dréjteri ner bésniket; se urdheratat é tua jane drite dhé paqe.

VI. I andralluar préj shqotes se kujdésévé te jetés, i zhytur préj mekatésh kuplévatesé, dhé i hédhur té égersira shpirt-prishesé, si Jonaj po te therrés, ô Krisht: Nxir-me jashte préj théllesires vdékjépruresé.

VIII. Diémat oshenare qe u-hodhe ne furre te ziarrit, é ndrruan ziarrin me vése me kênget é tyré, dyké thirrur keshtu: I békuar je, ô Zot, Pérendi' é Atervé tane.

VIII. Ferra é padiégur nga ziarri, qe foli ne Sinà, i béri te njohur Pérendine Moisiut belbecak dhé te likzêshme; dhé zéll' i Pérendise trégoj te pangadhenuar préj ziarrit tré Diémat qe kendonin: Gjithe véprat, hymnoni Zotin dhé é permilartesoni per gjithe jétet.

Kênge IX

«O Nên' é pamarrtuar dhé Hyjlindesé Virgjeréshe, qe lindé pa pesuar prishjé dhé i hové trup Fiales, Miéshterit te gjithesise, ô éne é te pakulmetit dhé are é Gatonjesit tênt te paaneshme, ty te madheshtojme».

I hipur mi qéré te ziarrte qe flagesonté, zélloti dhé i frymeziarrti nje hère u trégonté me gas qe lartazi Apostujvé frymesimm qe shkelqén tani, préj te cilit te ndriçuar ua bêne te njohur Trinine te gjithevé.

Gjê é çudiçimé permi kanunét é natyres u-degjua; se zêri i dishépujvé me hir te Shpirtit tingelliu me gjuhera te ndryshmé, dhé kombé, popuj, édhé fisé degjonin madheshtirat é hyjeshmé te Trinise.

T. IV - «Gezohu, ô Mbréteréshe, ô lavdi nêne-virgjeroré; se asnje goje qe flét, sadô é mirlevizur dhé é êmbelfialte, nuke munt te te kendoje si te ka hié; dhé ç'dô mendjé vértikohét te kupetoje lindjén tende. Perandaj me nje zê te lavderojme».

U-pâ é udhes te mbétét me barre Vajza jétepruresé; se ajo vétem fshéhu ne gji Fialen, qe sheroj natyren é semure te njéresvé; i cili, i ndenjur tani me anen é diathte te Atit, dergoj hirin é Shpirtit.

Atà, qe u ndriti hir' i riédhur préj Pérendié, shkelqyén, vétetitne, dhé u-ndrruan me nje ndryshim te çudiçim é te mirhieshme. Dyké ditur qe qênia é urte tridritoré esht é njefuqishmé dhé é paprére, po é lavderojme.

ZBRITESORÉ, «O Nên' é pamarrtuar... «Gezohu, ô Mbréteréshe...»

Dergimesoré - T. III

O Shpirt i têreshénjte, qe dergohésh préj Atit, dhé qe zbrité me anen é Birit mi Dishépujt’ é paditur, shpetô dhé shénjterô te gjithe sa te njohin per Pérendi (dy hère).

Drite Ati, Drite Fiala, Drite édhé Shpirti Shénjt, qe u-dergua mi Apostujte posi gjuhera ziarri; dhé me te ndriçohét têre bota te ndéroje Trinin' é shénjte.

Lavderimé - T. IV

Persedytén qe te tria ketô:

Gjêra te çudiçimé pane gjithe kombét ne qytét te Davidit, kur zbriti Shpirti Shénjt ner gjuhera ziarri, siç tha Hyjfolesi Luka. Se thote: Tek ishin mblédhur Dishépujt' é Krishtit, ardhi nje oshetim, si nje fryrjé é répte qe silléj, dhé mbushi shtepine, ku ishin dyké ndenjur; dhé te gjithe nisne te flasin fiale te huaja, doktrina te huaja, mesimé te huaja, te Trinise se shénjte.

Shpirti Shénjt ish gjithenje dhé eshte dhé do te jeté, nuke nisi dhé as do te pushoje, po gjithenje esht i urdheruar dhé i numeruar bashke me Atin é me Birin; i mire vête dhé burim miresié, me anen é te cilit njihét Ati dhé lavderohét Biri dhé préj te gjithevé dihét nje fuqi, nje urdher, nje adhurim i Trinise se shénjte.

Shpirti Shénjt eshte drite dhé jeté dhé burim i gjalle mendor; Shpirt urtesié, Shpirt mençimerié, i mire, i dréjte, mendor, zoteror, spastronjes i fajévé; Perendi dhé hyjesonjes; ziarr qe buron préj ziarri, qe flét, véperon, dhé ndan dhuretira; me anen é te cilit gjithe Profétet dhé Apostujt’ é Pérendise me Deshmoret u-kurorezuan. Lajm' é çudiçimé, pamjé é çudiçimé, ziarr qe perndahét ner piésa dhuretirash.

Lavdi é Tani - T. T.II - Mbrét qiéllor, Ngushellimtar...

NE MÊSHE

Antifon. Shpetô-na, ô Ngushellimtar i mire, né qe te therrésim: Alléluia.

Hyrtoré

Lartesohu, ô Zot, me fuqine tende; do te kendojme dhé do te psallim potérat é tua.

Shpetô-na, ô Ngushellimtar i mire...

Perleshoré dhé Shkurtoré é Rushajévé. Ne vent te «Shénjt Pérendi», thuhét: «Sa u-pagezuat me Krishtin».

APOSTULL

Mi têre dhéne dolli fiala é tyre.
Qiéjte trégojne lavdi Pérendié.
Kendimi préj Aktévé t’Apostujvé.


Dhé kur ardhi ploterisht dita é Pésedhjétorés, ishin te gjithe Apostujte me nje zemer me nje vent. Dhé béfas ardhi nje oshetim préj qiéllit si préj nje ère te répte qe frynté, édhé mbushi têre shtepine, ku ishim dyké ndenjur. Édhé u-dukne me ta te ndara gjuhera posi te ziarrta, édhé ndenjne mi sicilindô préj syrésh, dhé u-mbushne te gjithe me Shpirtin Shénjt, édhé nisne te flasin gjuhera te tiéra, siç ua jépté Shpirti te ligjerojne. Édhé ishin dyké ndenjur ne Jérusalem Judéj, burra bésetare préj çdô kombi qe gjéndén nene qiéll. Dhé kur u-perhap ky zê, u-mbloth gjindja édhé u-perzié, se cilidô i degjonté te flasin ne gjuhen é tij. Édhé te gjithe shtangeshin é çuditeshin, dyké i thêne njéri tiatrit: «Shih, nuke jane Galiléas te gjithe ketà qe po flasin? Dhé si né i degjojme sicilidô ne gjuhen tone, ne te cilen kémi lindur? Parther é Méder, Elamiter dhé atà qe banojne Mésopotamine, Judéne dhé Kappadoqine, Pontin dhé Asine, Frygme dhé Pamfyline, Egypten dhé visét é Libise prane Qyrénes, dhé te huajte Romane, Judéj dhé proséliter, Krétas dhé Araber, i degjojme te flasim me gjuherat tona madheshtirat é Pérendise».

UNGJILL - PAS JOANIT

Me diten é funtmé te se Krémtés se madhé, qendroj Jésuj dhé thirri, dyké thêne: «Ne ka étjé nonje, lé te vije té mua, dhé lé te pije. Ay qe béson té mua, siç tha Shkriptura, lumenj préj ujé te gjalle do te riédhin préj barkut te tij. (Dhé ketê é tha per Shpirtin, qe do te mérrnin atà qe é bésonin; se êdhé s'ishté dhêne Shpirti Shénjt, se Jésuj êdhé s'ishté lavderuar.) Shume pra préj gjindjés, kur degjuan keté fiale, thoshin: «Ky eshte me te vertéte Proféti.» Te tiére thoshin: «Ky eshte Krishti.» Êdhé te tiére thoshin: «Mos vjén préj Galilése Krishti? Nuke tha Shkriptura qe Krishti vjén préj fares se Davidit dhé préj katundit Béthléhém, ku ish Davidi?» U-bê pra nje çarjé ne gjindjén per te. Dhé ca préj syrésh déshnin t’a zinin; po asnje nuke vuri duarte mi te. Ardhe pra sherbetoret té Kryépriftijte dhé Farisianet. Dhé ketà u thane: «Perse nuk é prute?» U-pergjéqne sherbetoret: «Kurre s' ka folur njéri si ky njéri». U-pergjéqne Farisianet: «Mos u-genjyét dhé ju? Mos i bésoj nonje préj krérevé, a préj Farisianevé? po kjô gjindjé, qe nuke di ligjen, esht é mallkuar.» U thote Nikodémi, i cili i kish ardhur naten, dhé ish nje préj syrésh: «Mos ligja jone é gjukon njérine, ne mos degjofte me pare préj tij, dhé te marre vésh ç'bên?» U-pergjéqne dhé i thane: «Mos je dhé ti préj Galilése? Nxonit é shih qe profêt préj Galilése nuk eshte ngritur». U foli pra perseri Jésuj dhé u tha : «Une jam drita é botes. Ay qe me vjén pas, nuke do te barése n' érresire, po do te kéte driten é jetés».

Ne «Véçan Tèreshénjten» thuhét Zbritesorja IX: «O Nên' e pamarrtuar».

Kungatoré

Shpirti yt i shénjte do te me héqe udhen mi dhè dréjtesié.

Ne vent te «Pame Driten», thuhét Perleshorja é Rushajévé.



* * *


SHERBÉSA E MBRÊMESORÊS SE MADHÉ

Pas Méshes nis me nje hère Mbrêmesorja. Pas Psalmit Nîstor, thuhét préj Diakut a préj Priftit kjo LITANI É MADHÉ:

Me paqe Zotit lé t’i lutémi.

Per paqen qe lartazi dhè per shpetimin é shpirtévé tona, Zotit lé t’i lutémi.

Per popullin qe rri rrotull dhè prêt hirin é Shpirtit Shénjt, Zotit lé t’i lutémi.

Per atà qe unjin perpara Zotit zemrat dhè gjunjet é tyré, Zotit lé t’i lutémi.

Qe te forcohémi per mbarim mirpelqimi, Zotit lé t’i lutémi.

Qe te dergohén mi né meshirat é tij te pasura, Zotit lé t’i lutémi.

Qe te pritét pergjunjia jone, si témian perpara tij, Zotit lé t’i lutémi.

Per atà qe kane névoje per ndihme préj tij, Zotit lé t’i lutémi.

Qe te shpetohémi préj ç'dô hidherimi...

Perkrah-na, shpetô-na...

Têreshénjten, te pacinuaren...

Se ty te ka hié ç'dô lavdi, ndér, dhè adhurim, Atit, é Birit, édhé Shpirtit Shénjt, tani é perhére, dhè ne jeté te jétevé. Amen.

Ne Thirrtorét kendohén Vargezimét dhè Lavdia é Lavderimévé (Shih me siper). Hyrjé me témianice, «Drite gazmoré» dhè PAREVARK:

T. i Rende - Cila Pérendi esht aq' é madhé sa Pérendia jone? Ti je Pérendi' é vétem qe bên çudira.

Pastaj thote DIAKU:

Perseri dhé perseri, dyké rêne me gjunje, Zotit lé t’i lutémi.

Bésniket bien me gjunje, dhé Prifti kendon préj Tribunes me zê te larte ketô URIMÉ:

Zot i panjolleshme, i pacinuar, i paniseshim, i padukur, i pakupetuarshim, i pagjurmesuar, i pandryshuar, i papershkruar, i pamatur dhé kéqduronjes, i vétemi i pavdékshim, qe banon ne dritet e paaferuarshmé, qe bêré qiéllin, dhéne, détin dhé gjithe te krijuarat ner tô, qe u fal kerkimét te gjithevé para se te te lypin, ty te lusim, é ty te lutémi, Zot njéridashes, At’ i Zotit dhé Pérendise dhé Shpetimtarit tone Jésu Krisht, i cili per né njérezit dhé per shpetimin tone zbriti préj qiéjvé, dhé u-misherua préj Shpirtit Shénjt dhé gjithmon virgjeres Mari dhé Hyjlindesés se lavderuar; i cili, dyké mesuar me fiale me pare, dhé dyké tréguar me pune pastaj, kur duronté Pesimin shpetimtar, na fali shembell ndepertimi névé sherbetorevé te tu te perunjur, mekatare dhé te pavyér te te blajtojme lutjé me kryé dhé gjunje te unjur per mekatét tona dhé per padijat é popullit. Ti pra, ô meshireplot dhé njéridashes, degjô-na me ç'dô dite qe te te lutémi; dhé véçanerisht me keté dite te Rushajévé, ne te cilen, passi u-ngjit lart ner qiéjte Zoti yne Jésu Krisht dhé ndenji me te diathten tende, ô Pérendi dhé Ate, dergoj mi Dishépujte dhé Apostujt’ é tij te shénjte Shpirtin Shénjt, i cili qendroj mi cilindô préj syrésh dhé u-mbushne te gjithe me hirin é tij te pazbrazur, dhé fole me gjuhera te tiéra madheshtirat é tua dhé profétesuan. Degjô-na pra tani qe po te lutémi dhé kujtô-na né te perunjurit dhé te denuarit, dhé kthéj-é prape roberine é shpirtévé tona, dyké patur dashurine tende si nermjétaré per né. Prit-na né qe po te biém ner kêmbe dhé te therrésim: Mekatuam. Mi ty jémi hédhur qe préj foshnjerise, qe préj barkut te nênes s'one; Pérendia jone ti je; po, nga qe i shkuam ditet tona me kotesi, na é hoqé ndihmen tende dhé mbétme çvéshur, dhé na mungoj ç'dô apologi. Po, dyké marre kuraje nga dhempsherit' é tua, therrésim: Mekatét dhé padijat é dialerise s'one mos i kujtô, dhé spastrô-na nga te fshéhtat tona. Mos na çperhith téj me kohe te pléqerise; mos na névérit tani qe na humbi fuqia; para se te kthéhémi ne dhé, vléresô-na te kthéhémi té ty, dhé vêr-na ré me miredashjé dhé me hir. Mbulô-i paligjesite tona me dhempsherit' é tua; ver kunder shumices se paudhesivé tona avushen é meshirimévé te tua. Hith syrin préj lartesise s'ate se shénjte, ô Zot, mi popullin tent qe rri rrotull dhé prêt meshiren é pasur préj téjé; veshtrôna me zemerbardhesine tende; shpetô-na nga shtyrani' é Diallit; shigurojé jéten tone me ligjat é tua te shénjta. Kushenojé popullin tênt té nje Engjell ruajtes bésnik; mblith-na te gjithe né ne mbréterine tende; dhuro-ju ndiése atyrévé qe shprésojne mi ty; fal-u atyrévé dhé névé fajét; spastrô-na me véperimin é Shpirtit tênt Shénjt; perndaj-i intrigat é armikut kunder nésh.

Shton dhé ketê Urim:

I békuar je, ô Zot, ô miéshter i têrefuqishim, qe shkelqévé diten me driten é diéllit, dhé buzeqéshé naten mé shkendija ziarri; qe na vléresové te shkojme gjatesin' é dites dhé te aferohémi me nisjén é nates, degjoj-é lutjén tone dhé te popullit; dhé, si te na falsh te gjithevé mekatét é dashura dhé te padashura, prit faljét tona mbrémesoré, dhé dergô shumicen é perdellimit tênt dhé te meshiravé te tua mi trashegimin tênt. Muresô-na mé Engjejt é tu te shénjte; armatis-na me armet é dréjtesise s'até; rréthô-na me te vertéten tende; ruaj-na me fuqine tende; shpetô-na nga çdô rasjé dhé nga çdô kéqdashjé é kundreshtarit. Fal-na dhé ketê mbrême me naten qe vjén te mbare, te shénjte, te paqeshmé, te pamekateshmé, pa shkanduj dhé fandasma, si dhé gjithe ditet é jetés s'one; me nermjétimét é Hyjlindesés se shénjte dhé te gjithe Shenjtorevé, qe te kane pelqyér qe préj jeté.

DIAKU: Perkrah-na, shpetô-na, meshirô-na, ngrér-na dhé ruajna, ô Pérendi me hirin tênt.

Têreshénjten, te pacinuaren...

PRIFTI: Se ti na meshiron é na shpeton, dhé ty te dergojme lavdî, Atit...

DIAKU: Lé te thomi te gjithe...

PRIFTI: Se ti je Pérendi meshireploté dhé njéridashesé dhé ty...

DIAKU: Perseri dhé perseri, dyké rené me gjunje, Zotit lé t’i lutémi.

Dhé PRIFTI kendon ketê URIM:

O Zoti Jésu Krisht, Pérendia jone, qe u ké dhêne njéresvé paqen tende dhé u falé pergjithmone bésnikevé dhuraten é Shpirtit têreshénjt si trashegim te parrembyérshim, kur ishé ne jeté me né, dhé qe u dergové sot me shéshit ketê hir Dishépujvé dhé Apostujvé te tu, dhé u vuré ne goje gjuhera te ziarrta, me anen é te cilavé gjithe gjindja é njéresvé degjuam é njohme Pérendine cilidô me gjuhen é tij, dhé u-ndriçuam me driten é Shpirtit, dhé u-çliruam nga rréjtja dhé nga érresira, dhé me perndarjén é gjuhevé te ziarrta dhé me véperimin é perminatyreshme u-mesuam me bésen tende dhé me théologine tende bashke me Atin é me Shpirtin Shénjt, me nje Hyni, me nje fuqi dhé me nje potére u-shkendritme. Ti pra, shkelqim' i Atit, i pandryshuari nga natyra dhé nga qênia, karaktér i paçvendosur, burim i shpetimit dhé i hirit, çélm-i buzet dhé mua mekatarit dhé mesô-me, si ka hié dhé per ç'névoja te lutém. Se ti je ay qe di shumicen é mekatévé te mia, po dhempsheria joté do t'a munde panumersine é tyré; se ja ku qendroj perpara téjé me frike, passi hodha deshperimin é shpirtit t’im té déti i meshires s'até. Qévérism'a jéten, ti qe qéveris têre kriésen forterisht me fialen é patréguar te urtesise s'até, ti, ô liman i qéte i dimerorevé, dhé trégôm'a udhen qe do te barés. Fal-u mendimévé te mia shpirtin é urtesise s'até; dhurô-i çmenderise s'imé Shpirt te mençim; hijésô-i véprat é mia me Shpirtin é frikes s'até; Shpirt te dréjte perserit perbrenda méjé dhé pshtét-é mendjén t’imé qe shkét me Shpirt zoteror; qe te vléresohém te bêj urdherimét é tua per dite, i udhehéqur me te dobishmét préj Shpirtit tênt te mire, dhé te kujtoj gjithenje ardhjén tende te lavderuar dhé nxonitesé te véperimévé te mia; dhé mos mê ler te genjéhém me defrimét é prishura te botes, po forcôm'a ênden per gezimin é thésarevé per te ardhur. Se ti thé, ô Zot, qe çfaredô qe te lype nonje me émerin tênt, é mérr pa péngim préj Pérendise dhé Atit tênt te bashkaméshuar; perandaj dhé une mekatari, me permiardhjén é Shpirtit tênt Shénjt, i lutém miresise s'até: Sa t’u-luta épm'i per shpetim. Pô, ô Zot, ô dhuronjes i mire dhé i pasur préj ç'dô mirebêrjéjé, se ti je qe jép mé te téper atô qe te lypim. Ti je i dhêmpshuri, meshireploti, qe piésetové pa mekat nga trupi yne, qe épésh dhempsherisht ner atà qe te épin gjunjet dhé qe na i çperlavé mekatét. Dhurô-i pra, ô Zot, popullit tênt meshirimét é tua; degjô-na préj qiéllit tênt te shénjte; békô-i me fuqin' é dores s' até se diathte; mbulô-i nene bien é krahevé te tu; mos i perhith véprat é duarvé te tua. Té ty vétem mekatojme, po dhé ty vétem adhurojme; nuke dime t’i falémi nonje Pérendié te huaj, as t’i ngréme duarte tona me tiater Pérendi, ô Zot. Ndiéna-i fajét tona dhé, dyké pritur lutjet tona me-gjunazi, ndéh dore ndihmesé mi né te gjithe; prit faljén é te gjithevé si témian te mirepritur qe ngrihét perpara mbrêterise s’ate fortmire.

Pastai shton dhé ketê URIM:

O Zot, ô Zot, qe na shpetové préj çdô shigjete qe fluturon diten, shpetô-na dhé préj çdô gjêjé qe fluturon n'érresire. Prit si théroré te mbrêmeshmé ngritjét é duarvé tona. Dhé vléresô-na te shkojme hopin é nates pa mekat dhé pa u-ngare préj te keqiash; dhé çlirô-na préj çdô trubullimi dhé friké qe riéth préj Diallit mi né. Dhuroj-û shpirtévé tona vénérim dhé mendimévé tona kujdés per çprovimin me gjyqin tent te frikshim é te dréjte. Mberthéj-i misherat tona me friken tende dhé vrana-i misét é dhéshmé; qe te gezohémi dhé ne qétesi te gjumit mé pamjén é gjyqévé te tua. Largo préj nésh çdô fantasi te pahiéshmé dhé te dêmçimé. Dhé ngrér-na me kohen é faljés, te pshtétur me bésen dhé te perparuar ner urdherimét é tua.

DIAKU: Perkrah-na, shpetô-na, meshirô-na, ngrér-na, dhé ruaj-na, ô Pérendi, me hirin tênt.

Têreshénjten, te pacinuaren...

PRIFTI: Me mirpelqimin dhé hirin é te vétemit t’yt-Bir, me te cilin je i békuar, bashke me Shpirtin tênt téreshénjt, te mire dhé jetedhênes, tani é perhére, dhé ne jéte te jétevé. Amen.

Pastaj: Vléresô-na, ô Zot...

DIAKU: Perseri dhé perseri, dyké rêne me gjunje, Zotit lé t’i lutemi.

Dhé PRIFTI thote ketê URIM:

O Krisht Pérendia jone, burim jetedhênes dhé ndriçonjes qe buron gjithenje, fuqi krietare e bashkameshuar e Atit, qe mbarove tere ekonomine per shpetimin e njeresve fort bukur; qe dermove vargojt’ e pazgjidhur te vdekjes dhe klyçet e Ferrit, dhe shkele neper kêmbe shumicat é frymeravé te liga; qe blatové vétén tende si théroré te panjolleshmé per né, dyké dhêne me thérjé trupin tênt te pacinuar, te paprékur é te pashkélur préj nonje mekati, dhé na falé jéten é améshuar me anen é kesaj méshé te frikshimé dhé te patréguarshmé; qe zbrité ne Férr dhé dermové llozét é perjéteshme, dhé u trégové ngjitjén lart atyrévé qe rrinin n'érresire; dhé grépové me lak te hyjurte dranguan é kryélik dhé te gropeshme, dhé é lidhé ne Tartar me radhe sketérré, dhé é burgosé ne ziarrin é pashuar dhé ne érresiren me te perjashtmé me potéren tende te paaneshmé; urtesia émermadhé é Atit; qe u-duké ndihmes i math per te ngaret, dhé ndriçové atà qe rrinin n'érresire dhé ne hié te vdékjés; ti, ô Zot i lavdise s'améshuar, dhé Bir i dashur i Atit te larte; drit’ é améshuar préj drité t’améshuar; ô Diéll i dréjtesise, degjô-na né qe po te lutémi, dhé prêh-i shpirtét é sherbetorevé te tu, te atervé dhé vellézervé tane qe kane fiétur perpara nésh, dhé te gjirijvé misherore te tiére, dhé te gjithe njéresvé tane te béses, kujtimin é te cilevé po bêjme tani; se me ty eshte potéra mi te gjitha, dhé ti mban ne dore gjithe anet é dhéut. Zot i têrefuqishim, Pérendi é Atervé, dhé Zot i meshires, Krijétar i gjindjés se vdékshimé dhé se pavdékshimé dhé i gjithe natyres njérezoré qe lidhét é zgjidhét, i jetés dhé i vdékjés, i ardhjés ketu dhé i vajtjés atjé; qe mat vitét é te gjallevé, dhé perfundon koherat é vdékjés, qe kall ne Férr dhé nxiér préj tij, qe lith ne semundjé dhé shpeton me fuqi; qe urdheron perdorisht te tanishmét, dhé sundon fitimerisht te nésermét; qe u jép jeté me shprésen é ngjalljés atyrévé qe jane goditur préj thumbit te vdékjés. Ti, ô Zot i te gjithevé, ô Pérendi dhé Shpetimtari yne, shprésa é gjith' anevé te dhéut dhé t’atyrévé qe ndodhén ner détét lark, qe dhé ne ketê diten é funtmé, te madhé, dhé shpetimtaré te Rushajévé na trégové myshtérin é Trinise se shénjte, se bashkeqênurshmé, se bashkaméshuar, se pandare, dhé se paperziére, dhé qe dérdhé permindodhjén dhé ardhjén é Shpirtit tênt te shénjte dhé jétedhênes, ne forme gjuherash ziarri, mi Apostujt é tu te shénjte, dhé i vendosé Ungjillore te béses s'one piozé, dhé i trégové rrefénjes dhé leçites te Théologise se vertéte; qe dhé ne ketê te Krémté te mbaruar dhé shpetimtaré dénjové te préç faljé lutjésoré per atà qe permbahén ne Férr, dhé na jép shprésa te medha t’u dergohét préj téjé ngushellim dhé pushim hidherimésh atyrévé qe ndrrojne jeté; degjô-na né te perunjurit dhé te mjéret qe po te lutémi; dhé prêh-i shpirtét é sherbetorevé te tu te parefiétur ne vent te ndriçim, ne vent te lendineshim, ne vent rifréshkirni, ngaha ka ikur ç'dô dhembjé, hidherim dhé pshéretim; dhé vendos-i shpirtét é tyré ner ténda te Dréjtesh, dhé vléresô-i per paqe dhé prêhjé; se nuke do t’te lavderojne te vdékurit, ô Zot, as atà qe jane ne Férr do te kuxojne te te blatojne lavderim, po né te gjallet te békojme dhé te lutémi, dhé te blatojme urimét dhé thérorét tona çpiatoré per shpirtét tona.

Dhé pastaj shton ketê URIM:

O Pérendi é madhé dhé é améshuar, é shénjte dhé njéridashesé, qe na vléresové dhé me ketê ore te qendrojme perpara lavdise s'até se paaferuar per hymne dhé levdim te çudiravé te tua, lé te te vije kéq per né sherbetoret é tu te pavyér, dhé fal-na hirin te te blatojme pa u-tronditur me zerner te thyér lavderimin é trishénjte dhé perhirimin per dhuratat é tua te medha qe na bêré dhé na bên kurdohére. K-ujtô, ô Zot, dobesine tone, dhé mos na hump bashke me paudhesite tona, po madhô-é perdellimin tênt per perunjesine tone qe, dyké ikur nga érresir' é mekatit, te barésim me dite dréjtesié; dhé, dyké véshur arme drité, te mbétémi lark çdô véperimi te nakarshim te te ligut, dhé te lavderojme shéshit permi te gjitha ty, te vétemin Pérendi te vertéte dhé njéridashes. Se myshtéri yt eshte me te vertéte, ô Zot dhé krijétar i gjithesise, dhé zgjidhja é perkoheshmé é kriésavé te tua dhé bashkelidhja é pastajmé dhé prêhja per jeté. Ty te perhirojme per te gjitha, per hyrjén tone me ketê bote dhé per daljén, é cila vléserohét me shprésen tone per ngjalljén dhé per jéten é améshuar pas zotimit tênt te vertéte; te cilen é gezofshim me ardhjén tende te dyte qe présim. Se ti je kryétari i ngjalljés s'one dhé gjykatesi i paépur dhé njéridashes i atyrévé qe rrojtin dhé Zot é Miéshter i çperblimit; ti qe piésetové peraferisht me né préj mishit dhé préj gjakut nga dénjimi i math, dhé na u-bêré ndihmes i véteftuar névé te ngarevé, nga qe pesové dhé u-ngavé vête, dhé qe i meshirové pasionét tona te paperikura, nga qe i provové vête, dyké dashur, dhé perandaj na mblodhé ne apathine tende. Prit pra, ô Zot, faljet dhé lutjét tona dhé prêh-i aterit é cilitdô dhé nênat dhé vellézerit dhé motrat dhé femijen dhé gjithe njekombasit dhé njefaresit dhé gjithe shpirtét é pareprêhur me shprése ngjalljéjé per jeté t’améshuar; dhé vendos-i shpirtét dhé émerat é tyré té libr' é jetés, té gjir' i Abrahamit, Isaakut dhé Jakobit, té vendi i te gjallevé, té mbréteri' é qiéjvé, té Parajs' é gezimit, dyké i shpêne te gjithe ner téndat é tua te shénjta me anen é Engjejvé te tu te ndriçim; mblidh-i dhé trupét tona me diten qe ké fiksuar pas zotimévé te tua te shénjta dhé te vertéta. S'ka pra, ô Zot, vdékjé per sherbetoret é tu, kur mergohémi préj trupit, dhé vijme té ty Pérendia, véç ndrrim nga hélmét ner me te mirât dhé me te shpirt-pelqyérat dhé prêhjé dhé gezim. Dhé, ne qofte se mekatuam me ty, trégohu i meshireshim per né dhé per atà, se s'ka te spastruar préj njollé, dhé nje dite ne mbajte jeta, véç téjé vétem qe u-rrefévé mi dhé i pamekateshme, ô Zoti yne Jésu Krisht, me anen é te cilit shprésojme te gjithe te marrim perdellim dhé ndiése mekatésh. Perandaj, si névé si atyré, si Pérendi é mire dhé njéridashesé, hiqna-i, ndjéna-i, falna-i paudhesite, te dashura dhé te padashura, nga dija dhé nga padija, te çfaqura dhé te fshéhura, me pune, me mendjé, me fiale, me kuvendimé, dhé me levizjé; dhé atyrévé qe shkuan perpara fal-u liri dhé prêhjé, dhé békô-na né qe rrime rrotull; dhurô-na mbarim te mire dhé te paqeshme névé dhé lère popullit tênt, hap-na zemren njéridashesé dhé meshireploté me ardhjén tende te tremçimé dhé te frikshimé dhé bê-na te vyér per mbréterine tende.

Pastaj shton dhé ketê URIM:

O Pérendi é madhé dhé é larte, i vétemi i pavdékshim, qe banon me driten é paaferuar, qe krijové tére kriésen me urtesi, dhé ndavé driten nga érresira, dhé i dhé diéllit potére mi diten dhé hênes me yjte potére mi naten; qe na vléresové né mekataret dhé me diten é sotmé te dalim perpara téje me lavderim, dhé te te blatojme adhurimin é mbrémeshme; ti, ô Zot njéridashes, dréjtesô lutjén tone si témian perpara téje dhé prit-é si ère lulésh. Dhé fal-na ketê mbrême dhé naten qe vjén te paqeshme; vésh-na me arme drité; shpetô-na nga frika natoré, dhé nga çdô gjê qe barét n'érresire; dhé, dhurô-na gjumin, qe na falé si prêhjé per dobesine tone, te çliruar préj çfaredô fandasié diaboliké. Pô, ô Zot i te gjithavé, fales i te miravé; qe, dhé ner shtratét tona dyké u-çlodhur, te kujtojme dhé naten émerin tênt te gjitheshénjte; dhé te ndriçuar ne méjtimin é porosivé te tua, te sqohémi me ngazellim shpirti per te lavderuar miresine tende, dhé t’i blatojme dhempsherise s'até faljé dhé lutjé per mekatét tona dhé te tére popullit, te cilin é veshtrô me perdellim me nermjetimét é Hyjlindesés se shénjte.

DIAKU: Perkrah-na, shpetô-na, meshirô-na, ngrér-na, dhé ruaj-na, ô Pérendi, me hirin tênt.

Têreshénjten, te pacinuaren...

PRIFTI: Se ti je prêhja é shpirtévé dhé é trupévé tona, dhé ty te dergojme lavdi, Atit...

DIAKU: Lé t’ia mbarojme lutjén tone...

PRIFTI: Se ti je Pérendi é mire dhé njéridashesé dhé ty te dergojme lavdi, Atit...

DIAKU: Kréret tuaja Zotit unjiani.

POPULLI: Ty, ô Zot.

Dhé PRIFTI thote fshéhurazi ketê URIM:
Zot, Pérendia jone, qe unjé qiéjte dhé zbrité per shpetimin é gjindjés se njéresvé, hith syrin mi sherbetoret é tu dhé mi trashegimin tênt; se ty, Gjykatesit te frikshim dhé njéridashes sherbetoret é tu te unjne kréret, jo dyké pritur ndihme préj njérezish, po dyké pritur perdellimin dhé shpetimin tênt; te cilet i ruaj me çdô kohe, dhé ketê mbrême dhé naten qe vjén préj çdô armiku, préj çdô véperimi kundreshtar, préj çdô mendimésh te kotta dhé préj çdô kujtimésh te liga.

Pastaj PRIFTI therrét:

Qofte potéra é mbréterise s'até é békuar dhé é lavderuar, é Atit...

Pasvargjé - T. III

Tani ardhe gjuherat shéshit si shénje per te gjithe; se Judéjte, préj te cilevé ardhi truperisht Jésuj, u-semure nga pabésia dhé rane préj hirit pérendor, dhé né paganet u-vléresuam per driten é hyjeshmé, te pshtétur mi fialet é Dishépujvé, qe fole lavdin' é Pérendise, mirebêresit te gjithesise; me te cilet, dyké unjur zemrat dhé gjunjet, dhé te pshtétur préj Shpirtit Shénjt, lé t'a dhurojme mé bése Shpetimtarin é shpirtévé tona.

Vark - Krijô zemer te kthiéllet té mua, ô Pérendi.

Tani Shpirti Ngushellimtar u-dérth mi ç'dô trup; se; dyké nisur préj shoqerise s'Apostujvé, ndéu hirin préj syrésh mi bésniket si piésetim, dhé provon permindodhjén é tij te potéreshmé, dyké perndare gjuherat ner Apostujte ne forme te ziarrte per hymnim dhé lavdi te Pérendise; perandaj, me zemera te shkelqyéra menderisht, dhé te pshtétur ne bése préj Shpirtit Shénjt, lutémi qe te shpetohén shpirtét tona.

Vark - Mos me hith téj préj faqés s'até.

Tani vishén me potére qe lartazi Apostujt é Krishtit; se i perserit Ngushellimtari, dyké u dhêne dije myshtiké te ré; te cilen é leçitne me gjuhera te huaja dhé lartfolesé, dhé na mesuan te adhurojme natyren é améshuar te njeshmé dhé te triqênurshmé te Pérendise, mirebêresit te gjithesise. Perandaj, te ndriçuar nga mesimét é lyre, lé t’adhurôjme Atin me Birin dhé me Shpirtin, dhé lé te lutémi te shpetohén shpirtét tona.

Lavdi é Tani - T. T. IV - Ejani, ô popuj, t’adhurojme...
(Shih me siper ne Mbrêmesoré).

Tani perlesho-é sherbetorin tent...
Shênjt Pérendi...
Perleshorja é se Krémtés. Pastaj PRIFTI bên ketê PERLESHIM:


Krishti, Pérendia jone é vertéte, qe zbriti nga gjiri prinderor, dhé mori natyren tone te njérezishmé dhé é hyjesoj, dhé pastaj u-ngjit ner qiéjte perseri dhé ndenji me te diathte te Pérendise dhé Atit, dhé u dergoj Shpirtin é tij te Pérendishme, te Shénjte, te bashkeqênurshme, te bashkelavdishim dhé te bashkaméshuar Dishépujvé dhé Apostujvé te tij te shénjte, dhé ndriçoj atà, dhé me anen é tyré tére gjithesine, me nermjétimét é Nênes tij se panjolleshmé dhé se pacinuar, t’Apostujvé te shénjte, te lavdeniar, émershkelqyér, Hyjleçites dhé Shpirtprures, dhé te gjithe Shenjtorevé, na meshirofte é na shpetofte pas miresise se tij. Amen.



* * *


E DIÊLA É GJITHE SHENJTOREVE

Perleshoré - T. IV

Kisha joté, é stolisur me gjakrat é Deshmorevé te tu ne têre Boten, si me purper dhé vyshe, te therrét me anen é tyré, ô Krisht Pérendi: Dergô meshirimét é tua mi popullin tênt, dhurô-i shtétit tênt paqen dhé shpirtévé tona perdellimin é math.

Shkurtoré - T. T. IV

Bota te blaton, ô Zot, mbiélles i kriéses, Deshmoret hyjprures si kulloshtre te natyres. Me lutjét é tyré ruaj-é Kishen tende ne paqe te thélle me anen é Hyjlindesés, ô meshireplot.

(Per Apostull dhé Ungjill shih té Libr' e te Krémtévé te Medha, f. 253).

* * *