Kapitulli: 1
1 Unë, plaku, zonjës së zgjedhur dhe fëmijëve të saj, të cilët i dua në të vërtetën, dhe jo vetëm unë por edhe të gjithë ata që e njohin të vërtetën,
2 për hir të së vërtetës që është te ne dhe do të jetë me ne përgjithmonë.
3 Hiri, mëshira dhe paqja prej Perëndisë Atë dhe prej Jezus Krishtit, Birit të Atit, do të jenë me ne në vërtetësi dhe në dashuri.
4 U gëzova shumë sepse gjeta disa prej bijve të tu duke ecur në të vërtetën, ashtu siç na ka porositur Ati.
5 Dhe tani po të lutem, o zonjë, të duam njëri-tjetrin. Nuk po të shkruaj një urdhërim të ri, por atë që kemi pasur që prej fillimit.
6 Kjo është dashuria: të ecim sipas urdhërimeve të Tij. Siç e keni dëgjuar prej fillimit, urdhërimi i Tij është që të ecni në dashuri.
7 Sepse shumë mashtrues kanë dalë në botë, të cilët nuk e pranojnë se Jezus Krishti ka ardhur në mish. Çdo njeri i tillë është mashtruesi dhe antikrishti.
8 Hapni sytë për veten tuaj, që të mos humbni frytin e mundit tuaj, por të merrni shpërblim të plotë.
9 Kushdo që shkon larg dhe nuk qëndron në mësimet e Krishtit, nuk e ka Perëndinë. Ai që u përmbahet mësimeve, ka si Atin edhe Birin.
10 Nëse dikush vjen te ju dhe nuk sjell këtë mësim, mos e pranoni në shtëpi dhe mos i thoni “Mirëserdhe!”,
11 sepse ai që e përshëndet, merr pjesë në veprat e tij të liga.
12 Kam shumë gjëra për t’ju shkruar, por nuk desha ta bëj me letër e bojë, sepse shpresoj t’ju takoj dhe të flasim goja-gojës, që gëzimi ynë të bëhet i plotë.
13 Të përshëndesin fëmijët e motrës sate të zgjedhur.