DHJÉTOR

 

 

1. – Naum Proféti.
2. – Abbakum Proféti.
3. – Sofonia Proféti.
4. – Barbara Deshmorja é Madhé. Joan Damaskéni.
5. – Sava i Shenteruar.
6. – NIKOLL, PÉSHKOP’ I MYRAVÉ TE LYQISE, ÇUDIBÊRESI.

 

NE MENGJÉS.

PERLESHORÉ. – TINGELL IV.

 

 

Kanun bésé dhé kore butesié, mesonjes témpéréncé te rreféu té grigja joté é vertét’ é punevé; perandaj fitové mé perunjesine te lartat, mé varferine te pasurat. Ate kryeprift Shent-Koll, nermjétô té Krishti Pérendia te shpetohén shpirtét tona.

Parevark:  ndérçimé eshte perpara Zotit vdékj’ é Oshenarit te tij.

 

UNGJILL’ I MENGJEZIT (PAS JOANIT).

 

 

U tha Zoti Judéjvé qe kishin ardhur ték ay; Mé te vertéte, mé te vertéte po ju thém; Ay qe s’ hyn nga déra té hoborr’ i dhênvé, po ngjitét gjétkazi, ay eshte viédhes é kusar, dhé ay qe hyn nga déra eshte bariu i dhênvé. Atî portari i hap, dhé dhênte degjojne zêrin é tij dhé i therrét dhênt’ e tij mé émer dhé i nxiér jashte. Dhé kur i nxiér jashte dhênt’ é tij, barét perpara syrésh dhé dhênte i véne pas, sé é njohin zêrin é tij. Po nje te huaji do mos i véne pas, po do t’ ikin préj tij; sé nuke njohin zêrin é te huajvé. Ketê pergjamjé u tha Jésuj; po ata nuke kupetuan ç’ ishin atô qe po u flisté. U tha pra perserî Jésuj; Mé te vertéte, mé te vertéte po ju thém; sé une jam dér’ é dhênvé. Te gjithe sa ardhe para méjé, jane viédhes é kusare; po dhênte s’ i degjuan. Une jam déra; po te hyje nonje mé anen t’ imé, do te shpetohét, dhé do te hyje, dhé do te dale, dhé do te gjéje kullotjé.

Psalmi 51 pa zê. Pastaj, Lavdi: Mé nermjétimét é Kryépriftit … Tanî: Mé nermjétimét é Hyjlindesés … Ne Vargun Perdellyés, perdellé-me … kio é Vétezêshmé:

 

TINGELL T. II.

 

 

Te lumte, sherbetor i mbare dhé bésnik; te lumte, punetor i vréshtes se Krishtit; ti dhé barren é dites é mbajté; ti dhé taléntin qe t’ u-dhâ é shtové; dhé nuk’ u paté nakar atyrévé qe ardhe pas téjé. Perandaj port’ é qiéjvé t’ u-hap. Hyr té gaz’ i t’ et-Zot, dhé nermjétô per né, ô Shent-Koll.

Zbritesoré Krishti lindét. – Mê te ndérçimén.

 

DERGIMESORÉ.

Pas: Gynaikés akoutisthêté.

 

 

Kryébarin’ é math dhé kryépriftin, kryétarin é Myréasvé, Shent-Kollin lavdurojme te gjithe; sé shume burra shpetoj, qe kishin per te cdékur pa te dréjte; dhé mbrétit i fanését n’ ênderr bashke me Ablabin, dhé zgjidhi voten é pa-dréjte.

Fort te lavduroj mé çudira Zoti dhé me te gjalle dhé pas vdékjés, ô kryéprift Shent-Koll; sé sili perthirri mé gjith’ bése émerin tênt vétem, dhé s’ u-degjua mé-nje-hére, dyké te gjétur mpojtes te nxéhte?

 

LAVDERIMÉ. TINGELL I.

Pas: Tôn ouraniôn tagmatôn.

 

 

Me lulét é kishes dyké fluturuar rréth, si zok i folése se Engjejvé se larte, Shent-Koll i trishlumur, i therrét gjithenje Pérendise per gjithe né qe jémi ne shtrengimé rézikesh é ngasjésh dhé mé lutjét têndé na çperblén.

Bukurin’ é véshjés se hiéruarshmé é punové mê te çkelqyér mé virtytét praktiké, ô Ate hyjmêndes; perandaj véperon per né çudira te kujtuarshmé, ô i hiéruar punetor, dhé préj tmérrévé na çperblén.

Dyké permbajtur bukurit’ é te padukuravé, kupetové mire atê lavdin’ é trêmçmé, Shént’ i te Shéntevé; perandaj fialet é qiélleshmé t’ atyré pamjévé qe rrojne gjithenje na lajmeron, ô i hiéruar fort.

Si ne ênderr i qendrové bésemirit mbrét dhé shpetové, ô Ate, te burgosurit nga vdékja; nermjétô pa-pushuar qe dhé tanî mé lutjét têndé te shpetohémi préj ngasjésh, rézikésh dhé dhêmbjésh né qe te levdojme, siç te ka hié.

 

LAVDÎ. – TINGELL T. I.

 

 

Lé te trumbétojme mé trumbéte kêngesh, lé te kercéjme me te krémtén é lé te lozim vallé te ngazelluar me panairin é permoteshme te Atit Hyjmêndes. Mbréter dhé arhonder lé te réndin bashke é lé te perhymnojne atê qe mé fanésjén é tmérrshimé neper ênderr bint mbrétin te leshoje tré kryé-ushtaret qe mbahéshin pa-shkak. Barinj dhé mesonjes, lé te perlevdojme te permblédhur barine ziliqar te bariut te mire; te semuret miékun; ata qe ndodhén ner réziké shpetimtarin; mekataret mprojtesin; te varferit thésarin; te hélmuarit ngushellimin; udhetaret bashkudhetarin; ata qe ndodhén ne dét kapédanin; te gjithe dyké énkomiasur kryépriftin é math qe arrin kudô mé nxéhtesî, keshtu lé te thémi; Nikoll’ i Têreshénte, arrî é na nxir nga shtrengim’ i tanishme dhé shpetô grigjen têndé mé lutjét é tua.

Tanî: Po te lumerojme. Doxologjî é Madhé. Perleshor’ é Shéntit.

 

NE MÉSHE.

 

 

Perleshor’ é Shéntit, é Shéntit te Kishes. Shkurtoré Virgjerésha sot (shih té é Diél’ é Shteratervé).

 

APOSTULL.

 

 

E ndérçimé eshte perpara Zotit vdékj’ é oshenarit te tij. Si do t’ i’ a çpaguajme Zotit te gjitha?
Kendimi préj Létres se Paulit ner Hébréjte.

Vellézer, binduni ner kréret tuaj dhé i degjoni; sé atà vigjellojne per shpirtét tuaja nga qe do t’ apin fiale, qe t’ a bêjne mé gas ketê gjê dhé jo dyké pshéretitur; sé kio esht’ é padobishmé per ju. Faluni per né; sé jémi te bindur qe kémi ndergjégjié te mire, dyké dashur te sillémi mire me te gjitha; dhé mê téper ju lutém te bêni ketê, qe te vendosém ner ju mê shpéjt. Dhé Pérendi’ é paqes, qe ngriti se vdékurish barin’ é dhênvé, te madhin me gjakun é dhjates s’ améshuar, Zotin tone Jésu, ju perféktofte me ç’ dô pune te mbare, qe te bêni dashurimin é tij, dyké bêre ner ju te pelqyéren perpara tij mé anen é Jésu Krishtit, i cili paste lavdî me jéte te jéteve. Amen.

 

UNGJILL (PAS LUKAJT).

 

 

M’ atê kohe, qendroj Jésuj mi nje vent shésh; dhé turme préj nxênesish te tij dhé shumic’ é madhé préj populli nga têre Judéa dhé Jérusalémi dhé anedét’ i Tyres dhé i Sidones, te cilet ardhe t’ a degjojne dhé te sherohén préj zemundjévé te tyré dhé atà qe ngiteshin préj frymerash te ndyra, dhé sheroheshin. Dhé têre gjindja kerkonté t’ a cékté; sé nje fuqî dilté préj tij dhé i sheronté te gjithe. Dhé ay, dyké ngritur syt’ é tij ne nxênesit é tij, tha: Lum’ ju te varferit sé juaja eshte mbréteri’ é Pérendise. Lum’ ju qe uretoni tanî, sé do te nginji. Lum’ ju qe qani tanî, sé do te qéshni. Te lumur jini, kur t’ ju urréjne njérezia dhé kur t’ ju çkisherojne é t’ ju perqéshin é t’ a nxiérin émerin tuaj te lik, per te-Birin é njériut. Gezojuni m’ atê dite dhé kercéni; sé ja roga juaj esht’ é shumet ne qiéll.

 

KUNGATORÉ.

 

 

Per kujtim, te perjéteshme do te jéte i dréjti.

7. – Ambrosi, péshkop i Médiolanit.
8. – Patapi oshenari.
9. – Zênia é Annes se shénte dhé Hyprindéshes.

 

PERLESHORE. – TINGELL IV.

 

 

Sot zgjidhén légetyrat é pafemijesise; sé Pérendia dyké degjuar Joaqimin dhé Annen, çkoqur u zotohét te lindin pa-shperyér Vashen é pérendishmé, préj se ciles véte lindi i papershkuari, dyké u-bêre njérî, passi urdheroj t’ i therrése mé ane Engjelli; Gezoj-u, ô hirploté, Zoti eshte bashke mé ty.

10. – Mina Kalliqélladi, Hérmogéni dhé Eugradi, Deshmoret.
11. – Daniél Shtylletari.

 

E DIÉL’ E STERATERVÉ TE SHÉNTE.

(Qe me 11-17 Dhjétor).

NE MENGJÉS.

 

 

Pas Gjashte Psalmévé Perleshorja é se Diéles dhé pas asaj é Steratervé.

 

PERLESHORE. – TINGELL IV.

 

 

Mé bése i dréjtesové Steraterit, dyké parevlésuar mé anen é tyré kishen préj gjéntilevé. Mburrén mé lavdî Shéntoret, sé préj fares se tyré dél pém’ é lavderuar ajo qe te lindi pa fare. Mé lutjét é tyré, ô Krisht Pérendî, meshiro-na.

Régull’ é zakoneshmé é se Diélave, Zbritesoré Krishti lindét.

 

DERGIMESORÉ.

E se Diéles dhé é Steratervé.

Pas: Gynaikes akoutisthête.

 

 

Kujtimin é Atervé sot lé te hymnojme pas détyré dyké kercyér te permblédhur, ô filopatore, te Abrahamit, te Isaakut dhé te Jakobit; préj te cilevé Krishti Zoti u-çfaq truperisht nga zemerdhêmpsheria é shume.

Lé te lavdurojme Adamin, Abélin, Séthin dhé Enôsin, Enohun dhé Noén, Abrahamin, Isaakun dhé Jakobin, Moisine, Iobin dhé Aaronin, Eléazarin, Joshuan, Barakun, Samsonin, Iéfthaén, Davidin dhé Solomonin.

 

LAVDERIMÉ.

 

 

Kendohén kater Ngjalljesoré dhé ketô kater te Steratervé.

 

Pas: Oikos tou Eufratha.

 

 

Te gjithe lé te krémtojme tanî kujtimin é Steratervé te ndéruar, dyké hymnuar siélljén, mé te cilen u-madheshtuan (dy hére).

Shuan fuqin’ é ziarrit Diémat, dyké lojtur vallé ne més te furres dhé dyké hymnuar Pérendin’ é Têrefuqishmé.

I mbyllur ne grope, bashke mé égersirat, Daniél Proféti u-trégua qe s’ pesoj dêm préj syrésh.

 

LAVDÎ. – TINGELL I RÊNDE.

 

 

Ejani te gjithe te krémterojme béserisht kujtimin é permoteshme t’ Atervé para ligjes, Abrahamit dhé shokevé te tij; fisin’ é Iudes lé t’ andérojme, siç i ka hié; Diémat ne Babylone, qe shuan flagen é furres, si shtyp te Trinise, lé t’ i lavderojme bashke mé Daniélin; parethêniét é Profétervé shigurisht dyké permbajtur, bashke mé Esajen lé te bertasim mé zê te math; Ja Virgjerésha do te zêre ne gji dhé do te linde bir Emmanuélin, dométhêne, Pérendia bashke mé né.

Tanî: E permibékuar. Doxologjî é Madhé.

 

NE MÉSHE.

Shkurtoré parekrémtoré.

TINGELL III.

 

 

Virgjerésha sot vién per te lindur Fialen é parjéteshmé brenda ne shpélle se-fshéhti. Vallézô, gjithe bota, dyké degjuar; lavderô bashke mé Engjejt’ é mé Barinjte Pérendine para jétesh qe déshi te dukét si dial’ i ri.

 

APOSTULL.

 

 

I békuar jé, ô Zot, Pérendi’ é Atervé tane. Sé jé i dréjte mi te gjitha sa na bêré.
Kendimi préj Létres se Paulit ner Kolosianet.

Vellézer, kur te çfaqét Krishti, jéta jone, atehéré dhé ju do te çfaqi bashke mé ‘tê ne lavdî. Vdékurojini pra anet tuaja te permidhéshmé, kurverine, ndyresine, pasionin, deshiren é lige dhé lakmimin, é cila esht idullatrî, per te cilat vjén zemerata é Pérendise permi bijt’ é pabindjés; ne te cilat dhé ju écte nje hére, kur rronit ner atô. Po tanî hithni dhé ju te gjitha, merine, zemeraten, ligesine, blasfémine préj gojes s’ uaj. Mos genjéni njerijaterin, passi çvéshte njérin’ é vjéter bashke mé punet é tij dhé véshte te rine, qe perseritét mé njohjé pas shembelléses s’ atî qe é krijoj. Atjé ku s’ ka Grék é Judé, rréthprésjé dhé parréthprésjé, barbar, Shqyth, rob, te lire; po te gjitha dhé mi te gjitha eshte Krishti.

 

UNGJILL (PAS LUKAJT).

 

 

Tha Zoti ketê pergjamjé; Nje njérî bêri nje darke te madhé, dhé ftoj shume véta; dhé dergoj sherbetorin é tij ne kohen é darkes t’ u thote te ftuarvé. Ejani, sé te gjitha po jane gatî. Dhé nisne mé nje fiale te hiqén te gjithe. I pari i tha; Bléva nje are dhé kam névoje te dal t’ a shekoj; te lutém kij-me te héqur. Dhé tiatri tha; Bléva pése pênde qé dhé po vété t’ i provoj; te lutém, kij-me te héqur. Dhé tjatri tha; u-marrtova mé grua dhé perandaj s’ munt te vij. Dhé érdhi ay sherbetor dhé i lajmeroj ketô te-zott. Atehéré u-zemerua i zot’ i shtepise dhé i tha sherbetorit te tij; Dil shpéjt ner shéshét dhé rugat é qytétit dhé bjér ketu brênda te varferit dhé uloket dhé te çalet dhé te vérberit. Dhé tha sherbetori; Zot, u-bê siç urdherové, dhé ka êdhé vênt. Dhé i tha Zoti sherbetorit; Dil ner udhet dhé gjérdhét é ngut te hyjne, qe te mbushét shtepia imé. Sépsé po ju thém sé asnje nga ata njérezit é ftuar do mos ngjeroje darken t’ imé. Sé shume jane te ftuar, po pak jane te zgjédhur.

12. – SPYRIDON, PÉSHKOP’ I PRIMYTHUNTES ÇUDIBÊRESI.

 

NE MENGJÉS.

PERLESHORE. – TINGELL I.

Pas: Tou lithou sfragisthentos.

 

 

I Synodit te pare u-trégové perluftar dhé çudibêres hyjprures, Ati yne Spyridon; perandaj se vdékuré ti ne varr i therrét dhé me ar é ndryshové gjarperin; dhé me te kenduar urimét têndé te shénta, Engjej kishé bashke-méshore, ô fort i Hiéruarshim. Lavdî atî qe te lavduroj; lavdî atî qe te kurorezoj, lavdî atî qe véperon mé anen têndé sherimé per te gjithe.

Lavdî é Tanî: Hyjlindesoré T. I. Gabrieli kur te tha. – Kathismat. – Qe prej dialerise s’ ime.

 

PAREVARK.

 

 

Goja imé do te flase urtesî, dhé mentim’ i zemres s’ imé mençimerî.

 

UNGJILL’ I MEGNJÉZIT.

 

 

(Kendô atê qe thuhét Shent-Kollit). Psalmi 51 pa zê.

Lavdî: Mé nermjétimét é Kryépriftit.

TanîL Mé nermjétimét é Hyjlindesés.

Perdellyés, perdellé-me, ô Perendi …

 

E VÉTEZÊSHMÉ. – TINGELL T. II.

 

 

Shkelqim Atersh, Spyridon i urte, dhé kryé, qe ndriçon anet é dhéut mé driten é çudiravé dhé qe u-trégové mposhtes i terbimit te Arios, lutu-i Shpetimtarit te shpetohén shpirtét tona.

Zbritesoré Krishti lindét.

 

DERGIMESORÉ.

TING. III. Pas: Fôs analloiôton.

 

 

Ty préj grigjes se pa-aresyshmé, te shpuri té é aresyshmja Shpirti, ô shpirtprures, si Moisine dhe Davidin; butesin’ é te cilevé imitové, Spyridon drit’ é botes.

 

TIATER: Pas: En pneumati tô hiérô.

 

 

Te lavderoj mé çudira dhé mahnitjé te shuma Zoti, ô i lumur; sé té Synodi i pérendishme, leçité Trinine dhé ngjallé te vdékur, gjarperin é bêré ar, dhé rédhjén é lumit mé lutjé te çudiçimé é qendrové dhé shkové.

 

LAVDERIMÉ.

Vargezimé te Paershembellta.

TING. I. – Tôn ouraniôn tagmatôn.

 

 

I ndriçuar mé shkelqimin é Shpirtit Shént, mposhti érresiren kryéprifti i urte dhé kotesite Ariané; perandaj, si dogmatisi Trinine béserisht, u-lavderua préj te urtesh dhé te mênçimsh dhé synodin approvoj (dy hére).

I rréth-ndriçuar mé rézét é qiélleshmé dhé mé fuqin’ é Krishtit, dhé qe po fal sherimé shpirtésh é trupésh per né qe mé bése tanî krémterojme kujtimin tênt, ô Ate i hyjlumurshim çudibêres, mos mungô te lutésh per né.

Punetor i vréshtes se urdherimévé te Krishtit u-trégové mé bésen, ô hyjprures; prandaj si moré myshtikerisht dénarin é mbréterise lart, pa-pushuar lutu per né qe te ndérojme, ô i urte Spyridon.

 

LAVDI. – TINGELL IV.

 

 

Ate oshenar, Kryéprift i lumur; dyké u-bêre plot mé mesim apostolik dhom’ e Shpirtit te pérendishme, dhé si u-trégové mé siélljé te virtyteshmé, i dbové mé dogma ujqerit é Kishes; dhé si çfaqé çkoqur bésen orthodoxé, deftéhésh kollone dhé perluftar i piététit. Perandaj dyké bêre çudira me anet é dhéut, gjarperin é ndryshové me ar, dhé te vdékuren é ngrité per pyétjé. Po, ô Ate i çudiçim dhé shok i Mesonjesvé, nermjétô té Shpetimtari te shpetohén shpirtét tona.

 

Doxologjî é Madhé.

NE MÉSHE.

APOSTULL.

 

 

Do te mburrén oshenaret me lavdî.
Kendojini Zotit kênge te ré.
Kendimi préj Létres se Paulit ner Efésianet.

Vellézer, barisni si diém drité (sé pém’ é Shpirtit eshte me ç’ dô miresî, dhé dréjtesî te vertéte), dyké provuar ç’ esht é pelqyér té Zoti. Dhé mos u-shoqeroni me véprat é papémeta t’ érresires, po mê téper i qertoni. Sé atô qe bêhén fshéhurazi préj syrésh eshte turp dhé te thuhén. Po gjith’ atô qe qertohén çperfaqén préj drites; sé ç’ dô qe çperfaqét eshte drite. Perandaj thote; Ngréhu ti qe flé, dhé ngjall-u préj se vdékurish dhé do te ndriçoje Krishti. Shekoni pra qysh te éceni mé kujdés; jo si te paditur, po si te ditur, dyké çperblére kohen, sépsé ditet jane te keqia. Perandaj mos u-bêni te çmêndur, po kupetoni ç’ eshte dashuri’ é Pérendise. Dhé mos u-déhni mé vére, me te cilen eshte prodigerî, po mbushuni mé Shpirt, dyké folur me vété mé psalmé dhé hymné dhé kênge shpirtoré, dyké kenduar é dyke psallur me zemren tuaj Zotin.

 

UNGJILL (PAS JOANIT.)

 

 

Tha Zoti; Une jam déra; po te hyje nonje mé anen t’ imé, do te shpetohét, dhé do te hyje dhé do te dale dhé do te gjéje kullotjé. Viédhesi s’ vjén, véç qe te viédhe, dhé te thére, dhé te humbase; une érdha, qe te kéne jéte dhé te kéne mé te téper. Une jam bariu i mire;  bariu i mire vê shpirtin  é tij per dhênte. Po rrogetari, qe s’ eshte barî, i cili s’ i ka dhênte te tijat, shekon ujkun dyké ardhur, dhé i lê dhênte dhé iken, dhé ujku i rrembén dhé i perndan dhênte. Dhé rrogetari iken, sé eshte rrogetar, dhé s’ i hâ malli per dhênte. Une jam bariu i mire, dhé njoh te miat, dhé njihém préj te miavé; sikunder me njéh Ati, dhé une njoh Atin; dhé vê Shpirtin t’ im per dhênte. Kam édhé te tjéra dhên, te cilat s’ jane préj ketî hoborri; dhé atô duhét t’ i siéll; dhé do te bêhét nje grigje dhé nje barî.

 

KUNGATORÉ.

 

 

Per kujtim te perjéteshme do te jéte i dréjti.

13. – Eusrtati dhé Deshmoret bashke mé ‘tê. Lucia deshmorja.
14. – Thyrsi, Leuci, Kalliniku, Filémoni, Apolloni, Arriani dhé Deshmoret bashke mé ‘tâ.
15. – Eleuthér Hiérodeshmori.

 

Perleshoré. – Pas: Ton synanarhon logon.

 

 

I stolisur mé pétrahil prifterijsh dhé i pikuar mé riédhjé préj gjakrash, réndé lart té Zoti yt Krisht, ô i lumur, ô Eleuthér i urte, mundes i Satanit. Perandaj mos pushô se nermjétuari per ata qe ndérojne mé bése deshmimin tênt te lumur.

16. – Proféti Angéo. Mbréterésha Théofanô.
17. – Proféti Daniél dhé tré Diémat. Dionysi Kryépéshkop’ i Egines préj Zantes.

 

Perleshoré é Profétit dhé é tré Diémvé.

TINGELL IV.

Te medha jane trimerit’ é béses! ne burim te flages, si mi prêhje uji, tré Diémat é shénte ngazellohéshin; dhé proféti Daniél, barî luanesh, si préj dhênsh trégohéj. Mé lutjét é tyré, ô Krisht Pérendi, shpetô shpirtét tona.

 

E SHÉNTIT. – TINGELL I.

 

 

Birin é Zantes dhé kryétarin é Egines, ruajtesin é monastérit te Strofadavé, Dionysin, gjithe bésniket lé t’ a ndérojme mé nje zê, dyké i thirrur sinqérisht; mé lutjét é tua shpetô ata qe krémtojne kujtimin tênt dhé therrésin: Lavdî Krishtit qe te lavderoj; lavdî atî qe te çuditeroj; lavdî atî qe na dhuroj ty si nermjétar te pafjétur.

18. – Sébastian Deshmori dhé shoket é tij.
19. – Bonifat Deshmori.
20. – Parekrémtét é Krishtlindjés. Ignat Hyjpruresi.
21. – Juliana Deshmorja.
22. – Anastasia Deshmorja é Madhé Farmakolytria.
23. – Djéte Deshmoret é Shénte te Krétes.
24. – Eugénî Deshmorja.
25. – LINDJA TRUPERISHTÉ E ZOTIT DHÉ PÉRENDISE DHÉ SHPETIMTARIT TONE JESU KRISHT.
26. – Mblédhja é Hyjlindesés se Permishénte. Euthim Hiérodeshmori, péshkop i Sardévé.

 

SHERBÉSAT

É TE KRÉMTÉMÉ TE KRISHTLINDJÉS.

E DIÉLA PARA KRISHTLINDJÉS.

NE MENGJÉS.

 

 

Pas Pérendia eshte Zoti, ne rênte e Diéla me 18 dhé 19 te muajit, Perleshorja Ngjalljesore, Te medha jane trimerit’ é Béses! (shikô mê siper), dhé Te gjitha permi mentim; ne rênte me 20-23, Perleshorja Ngjalljésoré, Te medha jane trimerit’ é Béses! dhe kio Parekrémtoré:

 

Pas: «Kateplagi Iosêf…»

 

 

Prégatitu, Béthléhém, Edéni per te gjithe u-hap; stolisu, Eufratha, sé drur’ i jétes lulezoj ne shpélle préj Virgjeréshes; sé gjir’ i saj u-trégua Parrajs’ é mendeshmé, ne te cilin u-ndoth bima é hyjeshmé, préj se ciles dyké ngrêne do te rrojme, dhé do mos vdesim si Adami. Krishti lindét dhé do te ngrére koren qe râ mê pare.

 

Te 24-ten, Te medha jane trimerit’ é Béses! dhé kio Parekrémtoré:

Pas: «Kateplagi Iosêf…»

 

Shkruhéj nje hére bashke mé plakun Joséf, si préj fares es Davidit, Maria ne Béthléhém, é mbarsur mé barren é pafareshmé; arriu koha é lindjés, dhé vent s’ kish asnje per te zbritur; po si pallàt i pelqyér shpélla i trégohéj mbréteréshes. Krishti lindét, qe do te ngrére koren qe râ mê pare.

 

NE MENGJÉS.

 

 

Pas 6 Psalmévé Perleshorét si ne Mbremesoré. Békimtorét (véç ne rênte me 24). Zbritesorét Krishti lindét dhé gjithe régull’ é Ungjillit te Mengjézit. Pastaj Mê te ndérçimén dhé pas kesaj Kênga IX é Zbritesorévé.

 

DERGIMESORÉ.

 

 

E se Diéles dhé ketô, é Atervé dhé Parekrémtoré (me 18 dhé 19, ne vent te se dytes, thuhét Hyjlindesorja é Tingellit).

 

Pas: «Tis Mathités»

 

 

Defrè, Béthléhém, dhé ti, Eufratha, prégatitu; sé Hyjlindesja vjén ne shpélle dhé ne grazhd te linde Pérendine myshtikerisht. O myshtér i frikshim! Lindjén é tij te hyjeshmé tanî parekrémtojne mé gas Abrahami, Isaaku dhé Jakobi, gjithe Patriket dhé Profétet, dhé njérezit bashke mé Engjejte.

 

LAVDERIMÉ.

 

 

Kendohén kater Vargesimé Ngjalljesoré dhé ketô te Pershembellta te Atervé, dyké persedytur te paren.

 

Pas: Hairois askêtikôn.

 

 

Ngrér zêrin tênt mé te vertét, Sion qytét i Pérendishme, édhé leçit kujtimin é Shent-Atervé dyké ndéruar Abraham Isaak dhé Jakobin é lumur; ja ku bashke mé Juden dhé Lévine madheshtojme Moisin’ é math, Aaron hyjfolesin dhé levdojme David, Joshua dhé Samuél. Te gjithe dyké kenduar hymné te hyjeshmé parekrémtoré te Krishtit lypim te na fale miresine ay qe i fal Botes perdellimin é math.

Eja, ti qe hipé nje hér’ té qérja é zjarrte é Eliut te hyjeshme, Elishaé hyjmendes; dymbeddhjéte Profétet te ndérçim dhé te drymesuare, vallézoni me lindjén é Shellbyésit dhé mé kênge gjithe te dréjtet kendojéni. Djémat é gjithlumure, qe shuat flagen é furres mé vésen é Shpirtit, lutuni per né, dhé suplikoni Krishtin t’ u ape shpirtévé tona perdellimin é math.

U-pâ é leçitura ne dhê qe préj jété mé fialet é Profétevé Hyjlindesja virgjeréshe, qe é lajmeruan Patriket é urte dhé shoqerit’ é te Dréjtevé; mé te cilet vallézojne dhé grat’ e mirhiéshmé, Sarra, Rébékka dhé Rachéla mé Annen dhé é lavderuara Mariam’ é Moisiut; mé ketô bashke ngazellohén dhé anet é dhéut, laverdon gjithe kriésa, sé Pérendia po na vjén mé trup te linde dhé t’ i fale Botes perdellimin é math.

 

LAVDÎ. – T. T. IV.

 

 

Shoqeria é mesimévé ligjetaré çfaq lindjén é hyjeshmé te Krishtit mé trup atyrévé qe ungjillezojne hirin para Ligjes, sé do te jéne per Ligjen mé bése; perandaj si shkaketare te shpetimit nga prishja per shpirtét é mbajtur ne Férr é pareléçitnin mé Ngjalljen; ô Zot, lavdî me ty.

Tanî, E permibékuar jé. Doxologjî é Madhé dhé Perleshoré «Sot ardhi».

 

NE MÉSHE.

 

 

Ne Hyrjé Perleshorja Ngjalljésoré, é Atervé Te Medha jane véprat, Parekrémtorja (ne mos rênte é Diéla me 18 a 19), e Shentit te Kishes dhé Shkurtorja Virgjerésha sot.

 

APOSTULL.

 

 

I békuar jé, ô Zot, Pérendi’ é Atervé tane, Sé jé i dréjte me sa na bêré.
Kendimi préj Létres se Paulit ner Hébréjte.

Vellézer, mé bése Abrahami nguli té dhéu i zotimit si ne dhê te huaj, dyké banuar ne ténda mé Isaakun dhé Jakobin kotrashgimtaret é gjith’ atî zotimi; sé pristé qytétin qe kish thémélét, miéshter dhé ndertéstar i te cilit eshte Pérendia. Edhé ç’ te thém mê? Sé do t’ me mungoje koha qe te trégoj per Gédéonin, Barakun dhé Samsonin dhé Iéfthaén, Davidin dhé Samuélin dhé Profétet; te cilet mé anen é béses muntne mbréterira, punuan dréjterî, fituan zotimé, mbeçéle gojera luanesh, shuan fuqî ziarri, hikne gojera thiké, u-forcuan préj dobesié, u-bêne te forte ne lufte, thyén ushterit’ é te huajvé; gra muare te cdékurit é tyré préj ngjalljés; é te tjére u-munduan, dyké mos pritur shpetimin, qe te fitojne ngjalljé mê te mire; é te tjére muare provimé perqéshjésh dhé vrushkullash, akoma dhé vargojsh dhé burgu; u-lapiduan, u-sharruan, u-ngane, mé vrasje thiké vdiqne; shétitne véshur me lekure dhênsh, é mé lekure dhish, te névojuar, te hélmuar, dyké vuajtur kéq (per te cilat bota nuk ish é vyér), te arratisur ne shkrétetira dhé malé dhé shpélla dhé ne vêrat é dhéut. Dhé keta te gjithe, qe deshmuan per bésen, nuk é muare zotimin é Pérendise, i cili pareshikoj nje gjê mê te mire per né, qe te mos perféktohén pa né.

 

UNGJILL (PAS MATTHEUT).

 

 

Bibl’ é généalogise se Jésu Krishtit, te birit te Davidit, te birit t’ Abrahamit. Abrahami lindi Isaakun; dhé Isaaku lindi Jakobin; dhé Jakobi lindi Juden dhé vellézerit é tij; dhé Juda lindi Farésin dhé Zarane préj Thamares; dhé Farési lindi Esromin; dhé Esromi lindi Aramin; dhé Arami lindi Aminadabin; dhé Aminadabi lindi Naasonin; dhé Naasoni lindi Salmonin; dhé Salmoni lindi Boozin préj Rahabes; dhé Boozi lindi Obédin préj Ruthes; dhé Obédi lindi Jésséne; dhé Jésséu lindi Davidin mbrétin. Dhé David mbréti lindi Solomonin préj se Uriut; dhé Solomoni lindi Roboamin; dhé Roboami lindi Abiane; dhé Abiaj lindi Asane; dhé Asaj lindi Josafatin; dhé Josafati lindi Joramin; dhé Jorami lindi Ahazin; dhé Ahazi lindi Ezékine; dhé Ezékia lindi Manassine; dhé Manassiu lindi Amonin; dhé Amoni lindi Josine; dhé Josia lindi Jéhonine dhé vellézerit é tij me shpernguljén é Babylones. Dhé pas shpernguljés se Babylones, Jehonia lindi Salathiélin; dhé Salathiéli lindi Zorobabélin; dhé Zorobabéli lindi Abiudin; dhé Abiudi lindi Eliakémin; dhé Eliakémi lindi Azorin; dhé Azori lindi Sadokun; dhé Sadoku lindi Ahémin; dhé Ahémi lindi Eliudin; dhé Eliudi lindi Eliazarin; dhé liazari lindi Matthanin; dhé Matthani lindi Jakobin; dhé Jakobi lindi Joséfin, burrin e Marise, préj se ciles lindi Jésuj qe thuhét Krisht.

Gjithe brézat pra qe nga Abrahami gjér té Davidi jane kater-mbedhjéte bréza; dhé qe nga Davidi gjér te shperngulja é Babylones jane katermbedhjéte bréza; dhé qe nga shperngulja é Babylones gjér té Krishti jane katermbedjéte bréza.

Dhé lindja é Jésu Krishtit ka qêne keshtu; passi u-vlua é-êm’ é tij Maria mé Joséfin, para sé te bashkoheshin, u-gjént mé barre préj Shpirtit Shént. Dhé Joséfi burr’ i saj, dyké qêne i dréjte dhé dyké mos dashur t’ a diffamoje, déshi t’ a leshoje fshéhurazi. Po kur mendohéj ay ketô, ja Engjell’ i Zotit i’ u-duk ne ender, dyké thêne; Joséf, bir’ i Davidit, mos u-frikesô te marrç Mariamen gruan tênde; sé te mbarsurit ték ajo eshte préj Shpirtit Shént: Dhé do te piélle bir, dhé do t’ i’ a quash émerin é tij Jésu; sé ay do t’ shpetoje popullin é tij préj mekatévé te tyré. (Dhé gjith’ kjo u-bê qe te mbushét é thêna préj Zotit mé anen é Profétit, qe thote; Ja Virgjerésha do t’ mbarsét dhé do te linde bir, dhé do t’ i’ a quajne émerin é tij Emmanuél (é cila esht’ é perkthyér, Pérendia bashke mé né.) Dhé si u-squa Joséfi préj gjumit, bêri siç i urdheroj Engjell’ i Zotit dhé mori gruan é tij. Dhé nuk é njohu, gjér sa lindi Birin é saj te parelindurin dhé i’ a quajti émerin é tij Jésu.

 

SHERBÉS’ É OREVÉ TE MEDHA.

 

 

Sherbés’ é Orevé te Medha mbahét ne mengjés diten para Krishtlindjés; ne qofte sé é Krémtja bié te Diélen a te Hênen, atehéré kendohén te Prémtén ne mengjés.

 

ORA É PARE.

 

 

Pas Békimit, Lavdi ty, ô Perendî, Mbrét qiellor, Trishent, Meshirô, ô Zot 12 hére. Lavdî dhé tanî, Eni lé t’ i falémi dhé ketô Psalmé.

 

Psalm 5.

 

 

Vêr-i vésh fialet i mia, ô Zot; kupetô thirrjén t’ imé. Vêr ré zêrin é lutjés s’ imé, ô Mbréti im dhé Pérendia imé. Sé ty do t’ te falem, ô Zot; ne mengjés do t’ a degojsh zêrin t’ im. Ne mengjés do te rri perpara téjé dhé do t’ me shikosh; sé nuke jé Pérendî qe dô paudherî; i kéqi nuke do te rije prane téjé, as te paudhet do mos qendrojne perpara syvét é tu. Urréjté gjith’ atà qe punojne paligjesî; do t’ i humbaç gjith’ atà qe flasin genjéshtren. Zotit i vjén ndot nga njériu gjakatar dhé genjéshtar. Po une do te hyj ne shtepî têndé nga shumic’ é perdellimit tênt, do t’ adhuroj té témpulli yt i shénteruar mé friken têndé. Zot, udhehéq-me ne drejterine têndé; per armiqt’ e mi dréjtô udhen t’ imé perpara téjé. Sé s’ ka te vertéte ne goje te tyré; zemr’ é tyré eshte fort é kéqé; gurmaz’ i tyré eshte varr i hapet, mé gjuherat é tyré genjéjne; gjukô-i atà, ô Pérendî. Mos qellofshin ne keshillat é tyré; pas shumices se impiététit te tyré dbô-i jashte, sé ngritne kryé kunder téjé, ô Zot. Dhé u-gezofshin gjith’ atà qe shpréjne me ty; lé te ngazellohén per jéte, sé ti i mbulon per qark. Dhé lé te mburrén me ty gjith’ atà qe duan émerin tênt. Sé ti, ô Zot, do te békosh te dréjtin, do t’ a réthosh mé pelqim posi mé mburonje.

 

Psalm 44.

 

 

Zemra imé buron fiale te mire, une i thém mbrétit véprat é mia. Gjuha imé eshte pende shkronjesi qe shkruan shpéjt. Jé mê i hiéshme ne bukurî sé bijt’ é njéresvé, u-dérth hir ne buzet é tua, perandaj te békoj Pérendia per gjithe jéten. Ngjish shpaten têndé mi kofshen, ô i Forte, mé bukurine téndé dhé mé hién têndé; dhé çapu perpara, mé udhen é mbare dhé mbréterô per te vertéten, butesine dhé dréjtesine, dhé é djathta joté do t’ te udhehéqe çuditerisht. Shigjétat é tua jane te mpréhta, ô i Forte, popuj do te bién nene ty, ne zemer t’ armiqvé te mbrétit. Froni yt, ô Pérendî, eshte ne jéte te jétes; shkop dréjterié eshte shkop’ i mbréterise s’ até. Dashurové dréjtesî dhé urréjté shtremberî; perandah te léu Pérendia, Pérendia joté, mé vaj ngazellimi permi shoket é tu. Smyrne dhé alloje dhé kasié bién ére robat é tua, nga pallatét é éléfantta, mé te cilat te gezuan bija mbrétersh me ndérin tênt. Qendroj mbréterésha se djathti téjé véshur ne ar Ofiri. Degjô, ô bije, dhé shih, dhé unj véshin tênt, dhé harrô popullin tênt dhé shtepin’ e t’ yt-éti. Dhé do t’ desheroje mbréti bukurine têndé, sé ay eshte yt-Zot, falu perpara tij. Edhé é bij’ é Tyres mé dhurata, dhé te pasurit é popullit do t’ i lutén faqés s’ até. E bij’ é mbrétit perbrenda eshte têre lavdî; rob’ é saj eshte é éndur mé ar. Do te sillét perpara mbrétit é véshur mé pétka te qendisura; virgjeréshat, shoqét é saj do te shpihén perpara téjé pas asaj. Do te shpihén mé gezim é mé ngazellim dhé do te hyjne té témpull’ i mbrétit. Bijt’ é tu do te zêne vendin é atervé tênt; do t’ i vêsh urdherates mi gjithe dhéne. Do te kujtoj émerin tênt ne gjithe brézat. Perandaj popujte do t’ te lavdurojne ne jéte, é ne jéte te jétes.

 

Psalm 45.

 

 

Pérendia eshte perikja dhé fuqia jone, ndihmes i forte ner hidherimét qe na gjétne. Perandaj nuk do te kémi frike ne u-trubullofte dhéu dhé ne u-tunçin malét ne zemre te détévé; ndonesé gjemojne dhé perzihén ujerat é tyré, édhé tronditén malét préj lartesise se tij. Vijat é lumit gezojne qytétin é Pérendise, téndesimin é tij é shenteroj i Larti. Pérendia eshte ne més te tij dhé nuk do te tundét; do t’ i ndihe Pérendia qe shpéjt ne mengjés. U-perzién kombé, u-tuntne mbréterira, dhâ zêrin é tij i Larti, u-trét dhéu. Zoti i ushterivé eshte mé né, keshtjélla jon’ é larte eshte Pérendi’ é Jakobit. Eni dhé shikoni véprat é Zotit, ç’ fare prishje bêri ne dhét. Pushon lufterat gjér m’ ane te dhéut; copeton ark, édhé thyén shtije, djek qéré ne zjarr. Pushoni é njihni sé une jam Pérendia; do te lartohém ner kombét, do te lartohém ne dhét. Zoti i ushterivé eshte mé né, keshtjélla jon’ é larte eshte Pérendi’ é Jakobit.

Lavdî dhé Tanî. Allelui 3 hére; Meshirô, ô Zot 3 hére. Pastaj Lavdî: Shkruhéj nje hére (shih mê siper).

 

Tanî: HYJLINDESORÉ.

 

 

Si te te quajme, ô Hirploté? Qiéll, sé lindé diéllin é dréjtesise. Parajse, sé burbuqosé lulén é paprishjés. Virgjeréshe, sé mbété é pacinuar. Nêne te Qashter, sé paté per bir té peqiri yt i shénte Pérendin’ é te gjithavé, Atî lutu-i te shpetohén shpirtét tona.

 

Té Vétezêshmé.

TINGELL TERTHOR IV.

 

 

Béthléhém, prégatit-u; lé te stolisét grazhdi; shpélla lé te prése; érdhi é vertéta; hiéja shkoj; dhé Pérendia u-çfaq préj Virgjeréshes té njérezit, dyké marre formen tone dhé dyké é divinesuar. Perandaj Adami perseritét mé Even, dyké thirrur; U-fanès mi dhê miredashja per te shpetuar gjindjén tone.

 

TINGELL III.

 

 

Vark: Pérendia do te vije préj Thamanit, dhé i shénti préj mali te dendur hiéplot.

Tanî parethênja profétike nxitohét te mbushét qe thote myshtikerisht; Dhé ti, Béthléhém, dhéu i Judes, nuke jé mê i vogeli ne princerit, dyké préstolisur shpéllen; sé préj téjé do te dale per mua kryétar’ kombévé, i lindur préj vajzes Virgjeréshe, Krishti Pérendia, i cili do t’ kullose popullin é tij, Israélin é ri. Lé t’ i apim te gjithe madherî.

 

LAVDÎ É TANÎ. – T. T. IV.

 

 

Ketô i thote Joséfi Virgjeréshes; Marî, ç’ eshte kio vépre, qe shikoj té ty? Çhuditém é shtangém dhé mendja me mahnitét. Fshéhurazi pra largohu préj méjé mé nxitim. Marî, ç’ eshte kio vépre qe shikoj té ty? ne vent te ndérit turp, ne vent te gazit hidherim; ne vent te levdates perqéshjén me sollé. Nuke duroj dot pra qertimin é njéresvé, sé préj prifterijvé te mora ne témpull si vajze Zoti; dhé ç’ eshte kio qe shikoj?

 

PROFÉTÎ.

PAREVARK. – TING. IV.

 

 

Zoti me tha; Biri im jé ti, une sot te linda. Lyp-me dhé do t’ ap kombé per trashegimin tênt.
Kendimi préj Profétise se Mikahut.

Keshtu foli Zoti; Dhé ti Béthléhém, shtepi’ é Eufrathajt, nuke jé i vogel ne mijerat é Judes; sé préj téjé do t’ me dale nje qe te jéte kryé i Israélit dhé daljét é tij jane qe me nisjé préj ditvé te jétes. Perandaj do t’ i ape gjér ne kohe kur é mbarsura te linde dhé vellézerit é tij te tjére do te kthéhén mi bijt’ é Israélit. Dhé do t’ qendoje dhé do te shikoje dhé do te kullose grigjen é tij mé fuqin’ é Zotit, dhé ne lavdî te émerit te Zotit Pérendise do t’ qendrojne shigur; sé tanî do te madherohén gjér m’ ane te dhéut.

 

APOSTULL.

 

 

Préj Létres se Paulit ner Hébréjte.

Pérendia, si u foli qe-moti ne shume visé dhé ne shume menyra atervé mé anen é Profétevé, na foli dhé névé ketô ditet é funtmé mé anen é Birit, te cilin é vendosi trashegimtar se gjithash, mé anen é te cilit bêri dhé jétet. I cili, dyké qêne çkelqim’ i lavdise dhé karaktér’ i qêniés se tij, dhé dyké mbajtur te gjitha mé fialen é fuqise se tij, si qeroj mekatét tona préj vétés se tij, ndenji me te diathte te fronit te madherise, me te larte, édhé u-bê aqe mê i mire sé Engjejte, sa ka trasheguar émer mé te çquar sé ta. Sé kujt préj Engjejéé i tha nonje hére; Im-bir jé ti, une sot te kam lindur? Dhé perserî; Une do t’ i jém si Ate, dhé ay do t’ me jéte si Bir? Dhé perserî, kur t’ a kllase te Parelindurin ne bote, thote; Dhé do t’ a lusin gjith’ Engjejt’ é Pérendise. Dhé per Engjejte thote; Ay qe bên Engjejt’ é tij frymera dhé méshetaret é tij falge ziarri. Po per te-Birin; Froni yt, ô Pérendî, ne jéte te jétes. Shkop dréjtesié eshte shkop’ i mbréterise s’ até. Dashurové drejtesî dhé urréjté shtremberî; perandaj te léu Pérendia, Pérendia joté, mé vaj ngazellimi permi shoket é tu. Edhé; Ti, ô Zot, ne kryé, thémélové dhéne, dhé qiéjte jane véprat é duarvé te tua; Ata do t’ humbasin, po ti mbétésh; dhé te gjithe do te vjéterohén si robe; do t’ i peshtjéllsh si véshjé dhé do te nderrohén; po ti jé gjith’ ay, dhe vitét é tu do mos shtérén.

 

UNGJILL (PAS MATTHÉUT).

 

 

Dhé lindja é Jésu Krishtit ka qêne keshtu (Shih té é Diéla para Krishtlindjés).

 

Dhé mé nje hére:

 

 

Dréjtesô perchapét é mia pas fiales s’ até dhé lé te mos me zoteroje ç’ dô paligjesî. Shpetô-me préj çpifjés se njéresvé dhé do te ruaj porosit’ é tua. Ndrit faqén têndé mi Sherbetorin tênt dhé mesô-me te dréjtat têndé. Lé te mbushét goja imé mé lavderimin tênt, ô Zot, qe te hymnoj laftin tênt gjithe diten dhé madheshtine têndé.

Pastaj Trishént, Trini’ é Têreshénte, Ati yne, Sé jotja eshte … dhé shkurtorja Virgjerésha sot (Shih té é Diél’ é Steratervé), Meshirô, ô Zot, 40 hére. Pastaj:

O Krisht Pérendî, qe adhurohésh dhè lavderohésh me ç’ dô ore ne qiéll é mi dhè, zemergjére, meshireplot, zemerdhempshur, qe dô te dréjtet dhé perdellén mekataret, qe i fton te gjithe ne shpetim mé zotimin é te miravé per-te-ardhur; ti, ô Zot, prit dhé lutjét tona me ketê ore dhé dréjtesô jéten tone té porosit’ é tua. Shénterô-na-i shpirtét; qashterô-na-i trupét, ndréq-na-i méntimét; qerô-na-i mendjét; dhé shpetô-na préj ç’ dô hidherimi, ligesié dhé hélmi. Muresô-na mé Engjejt’ é tu te shénte qe, dyké qêne te ruajtur dhé te udhehéqur préj shoqerise se tyré, t; arrijme té njesia é béses dhé té kuptimi i lavdise s’ até se paaferuar; sé jé i békuar me jéte te jétevé. Amen.

Meshirô, ô Zot, 3 hére. Lavdî dhé Tanî. Mê te ndérçimén. Pastaj Prifti:

Pérendia na perdelléfte, dhé na békofte, ndritte faqén é tij mi névé, dhé na meshirofte.

 

URIM.

 

 

O Krisht, drit’ é vertéte, qe ndriçon dhé shenteron ç’ dô njérî qe vjén ne bote, u-shenofte mi névé drit’ é faqés s’ até, qe te shikojme ne ‘tê driten é paaferuarshmé; dhé dréjtesô perçâpet tona ne véperim te porosivé têndé; mé nermjétimét é Emes s’ até se pacinuar dhé te gjithe Shentorevé. Amen.

 

ORA É TRÉTE.

(Udheri si ne Ore te Pare).

Psalm 66.

 

 

Pérendia na meshirofte dhé na békofte, ndritte faqén é tij mi névé dhé na perdelléfte. Qe te njihét udha joté mi dhè, é shpetimi yt ne gjithe kombét. Lé te te lavderojne gjithe popujte, ô Pérendî, lé te te lavderojne gjithe popujte. Lé te gezohén é lé te ngazellohén kombét, sé do te gjukosh popujte mé dréjtesî, dhé do te udhehéqsh kombé mi dhè. Lé te te lavderojne popujte, ô Pérendî, lé te te lavderojne gjithe popujte; dhéu dhâ pémen é tij. Na békofte Pérendia, Pérendia jone; na békofte Pérendia, é lé t’ i kéne friken gjith’ anet é dhéut.

 

Psalm 86.

 

 

Thémélét é tij jane ne malét é shénte; Zoti dô portat é Sionit, permi gjithe téndesimét é Jakobit. Lavderimé jane folur per ty, ô qytét i Pérendise. Do t’ u kujtoj Rahaben dhé Babylonen atyrévé qe me njohin. Dhé shihni, ô Filistine, dhé Tyre bashke mé Ethiopine, ky lindi atjé. Dhé per Sionen do te thuhét; ky dhé ay lintne n’ atê, dhé i Larti véte do t’ a forcoje. Zoti do t’ numuroje, me te shkruar popujte dhé kréret, qe ky lindi atjé. Kengetoret dhé fyélltaret do t’ jéne atjé; gjithe burimét é mia jane té ty.

 

Psalm 51.

 

 

Perdellyés, perdellè-me, ô Pérendi …

Lavdî dhé Tanî. Alleluia, 3 hére. Meshirô, ô Zot, 3 hére. Pastaj Lavdî, Shkruhéj nje hére, Tanî, kio Hyjlindesoré:

O Hyjlindesé, ti jé vréshta é vertéte qe mbivé pémen é jétes. Ty te lutémi, ô ZOnje, nermjétô mé Apostujte dhé gjithe shéntoret qe te meshirohén shpirtét tona.

 

Te Vétezêshmé.

TINGELL T. II.

 

 

Ky eshte Pérendia jone, s’ ka tjater véç ketij, qe lindi préj Virgjeréshes dhé qe kuvendoj mé njérezit. Ne grazhd te varfer Biri i vétemlindur i shtrire shikohét si njérî; dhé mé shperginj peshtillét Zot’ i lavdise; dhé Maget ylli i lajmeron qe t’ i falén; dhé né po kendojme; Trinî é Shénte, shpetô shpirtét tona.

 

TINGELL T. IV.

 

 

Vark. – Zot, degjova zêrin tênt dhé u-tremba; Zot, kuptova véprat é tua dhé u-çudita.

Me lindjén têndé, ô Zot, ushterite mendoré mahnitéshin dyké shikuar mé frike myshtérin; sé déléktové te miturohésh si foshnje, ti qe stolisé qiéllin mé yj; dhé me grazhd shtazash jé shtrire ti qe permban ne grusht gjith’ anet é dhéut; sé mé ketê ékonomî u-njoh zemerdhempsheria joté, ô Krisht, dhé perdellimi yt; lavdî me ty.

 

LAVDÎ DHÉ TANÎ. – TINGELL III.

 

 

Joséf, pa na thuaj si é shpié te mbarsur ne Béthléhém vajzen qe moré nga shénterorja? Une, thote, passi shtudiova Profétet dhé u-lajmerova préj Engjellit, u-binda qe Maria do te linde nje Pérendî pa shpiéguar; Mage do te vijne préj Lindjes qe t’ i falén dhé t’ a ndérojne mé dhurata te çemuara. O Zot, qe u-misherové per nè, lavdî me ty.

 

PROFETÎ.

PAREVARK. – TINGELL IV.

 

 

Sé nje diale na lindi dhé na u-dhâ. Dhé qévérimi do te jéte mi supin é tij.
Kendimi préj Profétise se Jérémiut.

Ky eshte Pérendia jone, s’ ka tjater véç ketij. Çpiku ç’ dô udhe shkêncé dhé i’ a dhâ te birit te tij Jakob dhé te dashurit te tij Israél; dhé pasandaj u-pâ mi dhè é kuvendoj mé njérezit. Kio eshte libra é porosivé te tij dhé kanuni qe eshte per jéte; gjith’ ata qe é ruajne do te rrojne dhé ata qe do t’ a névéritin do te vdésin. Kthéhu, ô Jakob, dhé mérr-é. Barit té shkelqimi mé driten é saj perpara. Mos i’ a ép nje tiatri lavdine têndé dhé intérésat é tua nje kombi te huaj; te lumur jémi, ô Israél, sé na jane te njohura atô qe i pelqéjne Pérendise.

 

APOSTULL.

 

 

Kendimi préj Létres se Paulit ner Galatianet.

Vellézer, para sé te vije bésa, ruheshim nen ligjen te mbyllur nga bésa qe ish per t’ u-zbuluar. Ligja pra ka qêne shkollmjéshteri yne per Krishtin, qe te dréjtesohémi mé bésen. Po, passi érdhi bésa, nuke jémi mê nen shkollmjéshter.Sé te gjithe jéni bij Pérendié mé anen é béses me Jésu Krishtin. Sé sa u-pagezuat  me Krishtin, mé Krishtin u-véshte. S’ ka Judè, as Grék; s’ ka rob, as te lire; s’ ka mashkull dhé fémer; sé te gjithe ju jéni nje me Jésu Krishtin. Dhé ne jéni te Krishtit, jéni pra dhé far’ é Abrahamit dhé trashegimtare pas zotimit.

 

UNGJILL (PAS LUKAJT).

 

 

M’ atô dite dolli nje dékrét préj Qésar Augustit per te shkruar gjithe boten. (Kio é shkruar u-bê é para kur ish Kyréni guvernor i Syrise.) Dhé shkonin te gjithe te shkruheshin, cilidô ne qytét te tij. U-ngjit dhé Joséfi préj Galilése, préj qytétit Nazarét, ne Judè, té qytét’ i Davidit, i cili quhét Béthléhém (nga qe ish préj shtepise dhé faréfisit te Davidit), qe te shkruhéj mé Mariamen gruan é tij te vluar, é cila qè mé barre. Dhé ngjau, kur ndodheshin atjé, t’ i mbushén ditet per te lindur. Dhé lindi Birin é saj te parelindur dhé é peshtolli mé shperginj dhé é vuri ne grazhd, sé nuke kish vent per tâ ne hoshtél. Dhé ishin ca barinj n’ atê vent, rêne nder arat, dyké ruajtur naten kopén’ é tyré. Dhé ja Engjell’ i Zotit érdhi mi atà dhé lavdî Zoti ndriti réth syrésh; dhé u-trempne trembjé te madhé. Dhé utha Engjelli; mos kini frike; sé ja ku ju ungjillezoj nje gas te math, i cili do te jéte me gjithe popullin; Sé sot ju lindi nje Shpetimtar, i cili eshte Zoti Krisht, ne qytét te Davidit. Dhé kio lé te jéte shenje per ju; Do te gjéni nje foshnje te shpargeruar dérgjur ne grazhd. Dhé béfas u-bê bashke mé Engjellin shumice ushterié qiélloré, qe lavderonin Pérendine é théshnin: Lavdî Pérendise me te lartat, dhé mi dhène paqe dhé ne njérezit mirdashjé. Dhé, passi shkuan préj syrésh Engjejte ne qiéll, barinjte thane mé njer-jatrin: Lé te shkojme gjér ne Béthléhém dhé lé te shikojme per ketê pune qe eshte bêre, te cilen na é déftén Zoti. Dhé érdhe mé nxitim dhé gjétne Mariamen dhé Joséfin dhé foshnjén dérgjur ne grazhd. Dhé kur pane deftyén per fialen qe u-fol atyrévé per ketê diale. Dhé gjithe sa degjuan u-çuditne per atô qe u fole barinjte. Dhé Mariama i ruanté gjithe ketô fiale, dyké ménduar ne zemre te saj. Dhé ukthyén barinjte, dyké lavderuar é dyké ndéruar Pérendine per gjithe sa degjuan é pane, sikunder u-fol atyrévé.

 

Dhé mé nje hére.

 

 

Pérendia Zoti esht’ i békuar, i békuar eshte Zoti dite per dite; na é shpênte mbare Pérendia shpetimin tone, Pérendia jone, Pérendi’ é shpetimit. (Te tjérat si n’ ore te Pare; pastaj:)

 

URIM.

 

 

Zot Pérendî, At’ i Têrefuqishim, Zot Bir i Vétemlindur, Jésu Krisht éshé Shpirti Shént, nje Hynî, nje Fuqî, meshirô-me mua mekatarin, dhé shpetô-me préj gjykimévé qe di mua sherbetorin tênt te pavyér; sé jé i békuar ne jéte te jéteve. Amen.

 

Dhé mé nje hére nis:

ORA É GJASHTTE.

Psalm 71.

 

 

O Pérendî, ép-i mbrétit gjukimét é tua, dhé dréjtesine têndé te birit mbrétit. Do te gjukoje popullin tênt ne dréjtesî dhé te varferit é tù mé gjyq. Malét do t’ i siéllin paqe mbrétit édhé kodrat dréjtesî. Do te gjukoje te carferit é popullit, dhé do te shpetoje te bijt’ é névojarevé, dhé do te dermoje shtypesin. Do t’ te kéne friken sa te jéte diélli, édhé perpara hênes bréza pas brézash. Do te zbrése posi shi mi luath te korrur dhé posi pikat é shiut qe vaditin dhène. Do te lulezoje ne ditet é tij i dréjti dhé shumice paqé gjér sa te mos kéte mê hêne. Dhé do te zoteroje préj déti ne dét dhé préj lumenjsh gjér m’ anet é dhéut. Do te bién perpara tij Ethiopet dhé armiqt’ é tij do te lepijne pluhurin. Mbréterit é Tarshishit dhé te nisivé do te siéllin dhurata; mbréterit é Arabeve dhé te Sébase do te bién kanisqé. Dhé do t’ a adhurojne gjithe mbréterit é dhéut, gjithe kombét do t’ i sherbéjne. Sé do te çliroje te varferin kur kelthét, dhé névojarin qe s’ ka ndihmes. Do te kurséje te varferin dhé névojarin dhé do te shpetoje shpirtét é névojarevé. Do te çperbléje shpirtét é tyré nga rréjtja dhé nga pahiri, dhé gjaku i tyré do te jéte i çemuar ne sy te tij. Dhé do te rroje dhé do t’ i épét préj arit t’ Arabise dhé do t’ i falén kurdohére; gjithe diten do t’ a békojne. Do te jéte plotesî gruri ne dhè mi majat é malévé; pém’ é tij do te lartesohét permi Libanin dhé nga qytéti do te lulezojne posi bari i dhéut. Emeri i tij do te jéte i békuar me jétet, émeri i tij do te mbétét sa te jéte diélli. Dhé njérezit do te békojne té ay, gjithe kombét do t’ a lumerojne. Qofte i békuar Zoti Pérendî é Israélit, i vétemi qe bên çudira. Dhé i békuar qofte émer’ i tij i lavderuar ne jéte te jétes; dhé u-mbushte dhéu préj pavdise se tij. Amen, amen.

 

Psalm 131.

 

 

Kujtô, ô Zot, Davidin dhé gjithe hidherimét é tij. Si i’ u-bétua Zotit, dhé i dhâ bésen Pérendise se Jakobit. Vertèt do mos hyj ne téndesim te shtepise s’ imé, do mos hipej ne shtrat te shtréses s’ imé. Do mos u ap gjume syvé te mi, as drémitjé qépallavé te mia, as prêhjé kréjt t’ im, gjér sa te gjéj vent per Zotin, téndesim per Pérendin’ é Jakobit. Ja ku degjuam per ‘tê ne Eufratha; é gjétme ne fushat é pyllit. Lé te hyjme ne téndesimét é tij, lé te falémi té vendi ku qendruan kêmbet é tij. Ngréhu, ô Zot, ne prêhjén têndé, ti dhé arka é fuqise s’ até. Prifterit é tù lé te vishén mé dréjtesî, dhé oshenaret é tù lé te ngazellohén. Per Davidin sherbetorin tênt, mos kthè me nj’ ane faqén é te lyérit tênt. U-bétua Zoti i Davidit mé te vertéte, do mos kthéhét prape. Préj pémes se barkut tênt do te vê mi fronin tênt. Ne é ruajtshin bijt’ é tù téstaméntin t’ im dhé deshmimét qe do t’ u mesoj, édhé bijt’ é tyré do te rrine mi fronin tênt gjithe jéten. Sé Zoti zgjodhi Sionen, é desheroj per banoré te tij. ketu eshte prêhja imé ne jéte te jétes, ketu do te banoj, sé é desherova. Do te békoj ploterisht bulmétin é saj, te varferit é saj do t’ i nginj mé buke. Prifterit é saj do t’ i vésh mé shpetim dhé oshenaret é saj do te ngazellohén mé ngazellim. Atjè do t’ i lint Davidit bri, prégatita kandil per te lyérin t’ im. Armiqt’ é tij do t’ i vésh mé turperî, dhé mi atê do te lulezoje kuror’ é tij.

 

Psalm 91.

 

 

Kush rri nene mbulésen é te Lartit, … (Shih f. 161, Libr’ é Méshes).

Lavdî, é Tanî. Alleluia, 3 hére. Meshirô, ô Zot, 3 hére. Pastaj, Lavdî, Shkruhéj nje hére. Tanî, kio Hyjlindesoré:

Mé qe nuk kuxojme nga mekatét tona te shum, ti lutu-i atî qe lindi préj téjé, ô Hyjlindesé Virgjeréshe; sé ka fuqî te madhé lutja é Nênes per pékulin é Zotit. Mos i çperhith suplikatat é mekatarevé, ô é Ndéruar, sé eshte meshireplot dhé munt te shpetoje ay qe dénjoj dhé te pesoje per névé.

 

Te Vétezêshmé.

TINGELL I.

 

 

Eni, ô bésnike, te lartesohémi divinerisht é te shikojme dénjimin é pérendishme per névé lartazi ne Béthléhém shéshit; dhé si te qerojme mendjén, t’ i ‘blatojme mé jéten virtyté ne vent myrré, dyké gatitur bésnikerisht hyrjén é se krémtés se Lindjés, mi thésarimét shpirtoré, dyké thirrur; Lavdî Pérendise Trinisoré me te lartat, mé anen é te cilit u-çfaq ne njérezit mirdashja per te çperblére Adamin préj mallkimit kryébrézor, si njéridashes.

 

TINGELL IV.

 

 

Vark. – Zot, degjova zêrin tênt dhé u-tremba; Zot, kuptova véprat é tua dhé u-çudita.

Degjô, ô qiéll, dhé vêr véshin, ô dhè; lé te tronditén thémélite, dhé lé t’ a marre tmérri férrin; sé Pérendia dhé Ndertonjesi hyri ne kriatyre mishi, dhé ay qe ndertoj kriésen mé dore te fuqishmé, shikohét ne kraheror te nje gruajé; O théllesî pasurié, urtesié dhé dijé Pérendié! sa te pashpiéguara jane gjukimét é tij dhé sa te pagjurmuara udhet é tij.

 

LAVDÎ É TANÎ. – T. T. I.

 

 

Eni, ô popuj Krisht-prures, é te shikojme nje çudî qe habit dhé tremp ç’ dô mendjé; dhé dyké u-falur piosherisht lé te perhymnojme mé bése; Sot vjén per te lindur Zotin ne Béthléhém Vajza mé barre, dhé vallé Engjejsh réndin perpara. Dhé ketô dyké shikuar Joséf Vlésori therristé; ç’ eshte ky myshtér té ty, ô Virgjeréshe? dhé si ké per te léhonuar ti Mishqéra é pa-mbréjtur?

 

PROFETÎ.

PAREVARK. – TINGELL T. IV.

 

 

Préj gjirit te linda para Dritesjéllesit. I tha Zotit t’ Imzot; Ri se djathti méjé.
Kendimi préj Profétise se Isaiut.

I foli perserî Zoti Ahazit, dyké thêne. Lyp per vétén têndé shenje préj Zotit Pérendise s’ até, ne thellesî, a ne lartesî. Dhé tha Ahazi; Nuke do te lyp as qe do te ngas Zotin. Dhé tha (Isaia). Degjoni pra ju, ô shtepi’ é Davidit; eshte gjê é vogel per ju te mundoni njérezit dhé doni te mundoni dhé Pérendine t’ imé. Perandaj Zoti véte do t’ ju ape nje shenje. Ja Virgjerésha do te mbétét mé barre dhé do te linde nje bir, dhé do t’ a quajne émerin é tij Emmanuél. Gjalpe dhé mialte do te haje, qe te dije te réfusoje te kéqén dhé te zgjédhe te miren. Sé para sé te dije diali te réfusoje te kéqén dhé te zgjédhe te miren, vendi qe urrén ti do te névéritét préj te dy mbrétervé te tij. Dhé foli perserî Zoti é me tha; Mérr per vété nje roll te ri te zi, dhé shkruaj ne ‘tê mé pende njériu qe te bêsh répterisht ndarjé plaçkash. Dhé mora pas méjé deshmore bésnike per te rékorduar, priftin Uriah dhé Zaharine te birin é Jébéréhiut. Dhé vajta té Profétésha dhé mbéti mé barre dhé lindi nje bir. Ahéré me tha Zoti; Quaj’ a émerin, plaçkô shpéjt, ndaj répterisht; sé para sé te dije diali te therrése âte dhé nêne, pasurit’ é Damaskut dhé plaçkat é Samarise do te shpirén perpara mbrétit te Assyrise. Pérendia eshte mé né. Dijéni, ô kombé, dhé munduni. Vêni vésh gjér m’ ane te dhéut; ô te forte do te dermohéni; sé, dhé ne u-forcofshi, prape do te mundéni; dhé ç’ dô keshille qe te mérrni do t’ a perndaje Zoti; dhé fialen qe do te lithni, do mos qendroje ner ju; sé Pérendia eshte mé né.

 

APOSTULL.

 

 

Kendimi préj Létres se Paulit ner Hébréjte.

Ne kryé ti, ô Zot, thémélové dhène dhé qiéjte jane vépra te duarvé têndé; atà do te humbasin, po ti mbétésh; dhé te gjitha do te vjéterohén posi robe dhé si véshjé do t’ i peshtjéllsh dhé do te ndrrohén; po ti jé gjith’ ay dhé vitét é tû do mos shtérén. Dhé kujt préj Engjejvé i ka thêne nonje hére; Ri se djathi méjé, gjér sa te vê armiqt’ é tu nene kêmbet é kêmbevé têndé. Nuke jane te gjithe shpirté méshetaré qe dergohén per sherbim t’ atyrévé qe kane per te trasheguar shpetimin? Perandaj duhét t’ i vême ré mê téper atô qe degjuam, qe te mos biém jashte. Sé, ne qè é shigurte fiala é folur préj Engjejsh dhé ç’ dô çbaritjé dhé mosbindjé mori nje çperblim te dréjte, si do te shkapojme né, qe néglothme nje shpetim aqe te math? i cili nisi dyké u-folur préj Zotit, dhé na u-vertétua préj atyrévé qe degjuan.

 

UNGJILL (PAS MATTHÉUT).

 

 

Kur lindi Jésuj ne Béthléhém te Judése, ne ditet é mbrétit Hérod, ja Maget érdhe préj lindjés ne Jérusalém, dyké thêne; Ku eshte i linduri mbrét i Judéjve? sé pame yllin é tij ne Lindjé dhé érthme t’ i falémi. Dhé kur degjoj mbréti Hérod u-trubullua, dhé têre Jérusalémi mé ‘tê. Dhé, passi mblodhi gjithe Kryépriftijte dhé Shkronjesit é popullit, i pyésté ku lindét Krishti. Dhé ata i thane; Ne Béthléhém te Judése; sé keshtu eshte shkruar préj Profétit; «Dhé ti, Béthléhém, dhèu i Judes, nuke jé mê i vogeli neper princerit é Judes; sé préj téjé do te dale nje kryétar, i cili do te ruaje popullin t’ im Israél.» Ahéré Hérodi, passi thirri fshéhtazi Maget, mesoj préj syrésh kohen éxakté qe u-duk ylli. Dhé i dergoj ne Béthléhém dyké u-thêne; Eceni, dhé nxonitni mé kujdés per dialin; dhé kur t’ a gjéni lajmerô-me-ni, qe te vij dhé une t’ i falém. Dhé ata si degjuan mbrétin, shkuan; dhé ja ylli, qe pane ne Lindjé shkonté perpara syrésh, gjér sa érdhi é qendroj munt siper, ku ish diali. Dhé kur pane yllin u-gezuan gas te math fort. Dhé si hyjtin ne shtepî, gjétne Dialin mé Marine êmen é tij; dhé rane é i u-fale dhé si hapne thésarét é tyre i ‘blatuan dhurata, ar é livan é smyrne. Dhé te lajmeruar ne enderr te mos kthéhén te Hérodi, shkuan nga tiater udhe ne vent te tyré.

 

Dhé mé nje hére

 

 

Shpéjt lé te na vijne meshirat é tua, ô Zot, sé u-varferuam téper fort, ndih-na, ô Pérendi, Shpetimatari yne, per lavdî te émerit tênt. O Zot, shpetô-na dhé hiresô mekatét tona per émerin tênt.

 

Te tjérat si mê siper dhé ky

URIM.

 

 

Pérendî dhé Zot i ushterivé dhé Krijétar i gjithe kriéses, qe dergové Birin tênt te vétemlindur, Zotin tone Jésu Krisht per shpetim te gjindjés s’ one nga zemerdhempsheria joté é patréguar, qe çoré mé anen é Kryqit te tij te çemuar kundratin é mekatévé tona, dhé mé ‘tê triumfové permi forcat dhé ushterit’ é érresires; ti, ô Zot njéridashes, prit dhé ketô suplikata te férvulla dhé perhirimtaré préj nésh mekatarevé dhé shpetô-na préj ç’ dô faji pénikosh dhé te érret dhé préj gjithe armiqvé te dukur é te padukur qe kerkojne te na bêjne te lige. Mberthè mé frike trupét tona dhé mos i prir zemrat tona ne fiale é ne méntime ligesié, po mbush-na shpirtét mé mallin tênt, qe, dyké patur syrin gjithenje té ty dhé te udhehéqur ne drite préj téjé, ty driten é paaferuar dhé t’ améshuar dyké shikuar, te dergojme pa pushim lavderim dhé perhirim, Atit te panisjéshim, bashke mé Birin tênt te vétemlindur dhé Shpirtin tênt têreshént, te mire é jétedhênes, tanî é perhére é ne jéte te jétevé. Amen.

 

ORA É NENTTE.

(Urdheri si ne Oren é Pare.)

Psalm 109.

 

 

I tha Zoti t’ Imzot; Ri se diathti méjé, gjér sa te vê armiqt’ é tû nen kêmbet é kêmbevé têndé. Shkop fuqié do t’ te dergoje Zoti préj Siones, dhé zoterô ne més t’ armiqvé te tû. Populli do t’ jéte gatî ne dite te fuqise s’ até, ne shkelqimét é Shentorevé tênt. Préj gjirit te linda para Dritesjéllesit. Bêri bè Zoti dhé nuke do péndohét. Ti jé Prift per jéte, pas urdherit Mélkishédék. Zoti se diathti téjé do t’ dermoje mbréter ne dite te zemerimit te tij. Do t’ gjukoje ner kombét, do te mbushe dhène mé kufoma, do te thyéje krére me shume vendé. Préj perrojt mb’ udhe do te pije uje; perandaj do te ngrére kryét lart.

 

Psalm 110.

 

 

Do t’ te lavderoj, ô Zot, mé gjithe zemren t’ imé, me keshille se dréjtesh dhé ne kungrégate. Te medha jane véprat é Zotit, te kerkuara préj gjith’ atyrévé qe u pelqéjne. Lavderim dhé madheshtî eshte vépr’ é tij, dhé dréjtesi’ é tij mbétét ne jéte te jétes. Kujtoj punet é tia te mahniçimé; Zoti eshte i dhempshur dhé meshireplot, u dha ushqim atyrévé qe i kane frike. Do t’ a kujtoje per jéte téstaméntin é tij; i lajmeroj popullit te tij fuqin’ é vépravé te tija, qe t’ u ape trashegim kombésh. Véprat é duarvé te tij jane dréjtesî é gjyq. Gjithe porosit’ é tij jane te vertéta, te forcuara ne jéte te jétes, te bêra mé vertétesî dhé dréjtesî. I dergoj çperblim popullit te tij; urdheroj téstamentin é tij per gjithe jéten. I shénte dhé i frikshim eshte émer’ i tij; frik’ é Zotit eshte nisja é urtesise. Te mençim jane gjith’ ata qe é bêjne; lavderim’ i tij mbétét ne jéte te jétes.

 

Psalm 85.

 

 

Unj véshin tênt, ô Zot, dhé degjô-me, sé jam i varfer dhé névojar. Ruaj-é shpirtin t’ im sé jam oshenar; shpetô, ô Pérendia imé, sherbetorin tênt qe ka shprése me ty. Meshirô-me, ô Zot, sé ty do te therrés gjithe diten, gezô shpirtin é sherbetorit tênt, se té ty ngrita shpirtin t’ im. Sé ti, ô Zot, jé i mire é i dhempshur é meshireplot per gjith’ ata qe te pertherrésin. Vêr-vésh, ô Zot, lutjén t’ imé, dhé vêr ré zêrin é suplikates s’ imé. Ne diten é hidherimit t; im kam per te thirrur té ty, sé me kè per te degjuar. S’ ka si ty ne més te pérendivé, ô Zot, as vépra si véprat é tua. Gjithe kombét qe ké bêre do te vijne dhé do te falén perpara téjé, ô Zot, dhé do te lavderojne émerin tênt. Sé i math jé ti, ti jé Pérendi’ é vétem qe bên çudira. Mesô-me, ô Zot, udhen têndé dhé do te barés té é vertéta joté; ngjit zemren t’ imé ne frike t’ émerit tênt. Do t’ te levdoj, ô Zot Pérendia imé, mé gjithe zemren t’ imé, dhé do t’ lavderoj émerin tênt per jéte. Sé meshira joté eshte é madhé per mua, shpetové shpirtin t’ im préj férrit mê te poshtme. O Pérendî, kryélartet u-ngritne kunder méjé dhé mblédhjét é te rréptevé kerkuan shpirtin t’ im, dhé nuke te péshuan perpara vétés se tyré. Po ti, ô Zot Pérendia imé, jé i dhempshur, é meshireplot, zemergjére é perdellim-math é i vertéte. Shtjér syte mi mua édhé meshirô-me; ép-i force dialit tênt, dhé shpetô te birin  é sherbetorés s’ até. Trégô-me nje shenje per te mire, é lé te me shohin ata qe me urréjne é lé te turperohén; sé ti, ô Zot, me ndihé dhé me ngushellové.

Lavdî é Tanî. Alleluia, 3 hére. Meshirô, ô Zot, 3 hére. Pastaj; Lavdî: Shkruhéj nje hére. Tanî: kio Hyjlindesoré:

Ti qe lindé préj Virgjeréshes dhé durové kryq, ô i Mire, qe plaçkové vdékjén dhé trégové Ngjalljé si Pérendî, mos i çperhith ata qe gatové mé doren têndé, rrefè njéridashjén têndé, ô meshireplot; prit nênen têndé Hyjlindesé qe nermjéton per névé dhé shpetô, ô Shpetimtari yne, popull te deshperyér.

 

Te Vétezêshmé.

TINGELL I RÊNDE.

 

 

Hérodi çuditéj, dyké shikuar piététin é Magevé; dhé i mundur préj zemerimit pyésté mé kujdés per kohen é yllit. Nêna humpne diémat, dhé foshnjerat é vogela korreshin mé zemergurresî; sisera thaheshin, dhé poré qumushti permblidheshin. Tmérr i math! Perandaj, ô bésnike, te mblédhur bashke mé piétét, lé te lusim lindjén é Krishtit.

 

TINGELL II.

 

 

Vark: Pérendia do te vije préj Thamanit, dhé i shenti préj mali te dendur hiéplot.

Kur Joséfi, ô Virgjeréshe, plagoséj préj hélmi me te shkuar ne Béthléhém, i therrisjé; Persé hélmohésh dhé turbullohésh dyké me shikuar mé barre, dhé nuke dô te kuptosh as faré myshtérin é frikshim qe ngjan té mua? Hith pra me nj’ ane ç’ dô frike, dyké marre vésh çudine; sé Pérendia zbriti mi dhè nga meshira té gjiri im tanî dhé mori trup; te cilin do t’ a shikosh kur te linde, siç i pelqén, dhé plot mé gas do t’ a adhurosh si Krijétarin tênt; te cilin Engjejte é hymnojne pa pushim dhé é lavderojne bashke mé Atin é mé Shpirtin Shént.

 

LAVDÎ É TANÎ. – TINGELL T. II.

 

 

Sot lindét préj Virgjeréshé ay qe mban têre kriésen ne grusht (3 hére). Mé récke, porsi njérî, shpargerohét i paprékuri ne subshtance. Dérgjét ne grazhd Pérendia qe shiguroj qiéjte ne kryé qemoti. Mé qumesht préj sisesh ushqéhét ay qe i shiveroj popullit manna ne shkrétetire. Mage fton Dhênterri i Kishes. Dhurata préj syrésh prét i Bir’ i Virgjeréshes. I falémi lindjés s’ até, ô Krisht (3 hére). Rrefè-na dhé Epifanine têndé te hyjeshmé.

 

PROFETÎ.

PAREVARK. – TINGELL IV.

 

 

Nêne Sion, do te thote njériu, sé nje njérî lindi ne ‘tê. Thémélit’ é tij jane ne malét é shénte.
Kendimi préj Profétise se Isaïut.

Nje diale na lindi, nje bir na u-dhâ; dhé qévérimi do te jéte mi supin é tij; dhé émer’ i tij do te quhét «Engjell i keshilles se madhé, i çudiçim, Keshilltar, Pérendî é fuqishmé, Kryétar, Princ i Paqes, At’ i jétes s’ aviteshmé». Sé do te siéll paqe mi kréret, paqe dhé shendét per ‘tê. I math eshte qévérim i tij, dhé paq’ é tij s’ ka kufî, mi fronin é Davidit dhé mi mbréterin’ é tij, qe t’ a ndréqe é t’ a shtabilite mé gjuq é mé dréjtesî, qe tanî é gjér ne jéte. Zélli i Zotit Sabaoth do t’ a bêje ketê.

 

APOSTULL.

 

 

Kendimi préj Létres se Paulit ner Hébréjte.

Vellézer, ay qe shenteron … (Shih f. 175, Libr’ é Méshes).

 

UNGJILL (PAS MATTHÉUT).

 

 

Passi shkuan Maget, ja Engjell Zoti i dukét ne enderr Joséfit, dyké thêne; Ngréhu dhé mérr dialin dhé nênen é tij dhé ike n’ Egypte; dhé ri atjé, gjér sa te te thém; sé Hérodi ka per te kerkuar dialin qe t’ a humbase. Dhé ay u-ngrit, mori dialin dhé nênen é tij naten dhé shkoj n’ Egypte; dhé ish atjé gjér sa vdiq Hérodi; qe te mbushét é folura préj Zotit mé anen é Profétit qe thote; Préj Egyptes thirra t’im-bir. Ahéré Hérodi, kur pâ sé u-perqésh préj Magevé, u-zemerua fort; dhé dergoj é thérri gjithe çiliminjte ne Béthléhém dhé ne gjithe kufirét é saj qe me dy vjétsh é poshte, pas kohes qe mesoj mé kujdés nga Maget. Atehéré u-mbush é folura préj Jérémiut Profétit, qe thote; Nje zê u-degjua ne Rama, vajtim, dhé qarjé dhé laméntim i math; Rachéla qe qan per diémat é saj; dhé nuke désh te ngushellohéj, sé nuke jane mê. Po kur vdiq Hérodi, ja Engjell Zoti i dukét ne enderr Joséfit n’ Egypte dyke thêne; Ngréhu dhé mérr dialin dhé nênen é tij dhé éce ne dhè t’ Israélit; sé kane vdékur ata qe kerkojin shpirtin é dialit. Dhé ay u-ngrit, mori dialin dhé nènen é tij dhé érdhi ne dhè t’ Israélit. Dhé kur degjoj sé Archélau mbréteron mi Judéne ne vent te Hérodit t’ étt, pati frike te shkoje atjé; po, i lajmeruar ne enderr, shkoj ne visét é Galilése. Dhé érdhi é banoj ne nje qytét qe quhéj Nazarét; qe te mbushét é folura mé anen é Profétevé, qe do te quhét Nazaréas.

 

Dhé mé nje hére:

 

 

Mos na perèp ne vdékjé per émerin tênt te shénte, dhé mos é prish téstamentin tênt dhé mos é largô meshiren têndé préj nésh, per Abrahamin te dashurin tênt dhé per Isaakun sherbetorin tênt dhé per Israélin tênt te shénte.

Dhé te tjérat si ne Oren é Pare. Pastaj ky

 

URIM.

 

 

O Zoti yne Jésu Krisht, Pérendia jone, qe bên zemren é gjére per fajét tona dhé na sollé gjér me ketê ore, ne te cilen, i varrur mi Drurin jéteprures, i shtrové udhen per ne Parrasje Kusarit mirenjohes, dhé qe humbé vdékjén mé vdékjé, hiresô-na né sherbetoret é tû mekatare dhé te pavyér; se mekatuam dhé bême pa-udhesira dhé nuke jémi te vyér te ngréme syte tane dhé te shikojme ne lartesî te Qiéllit; sé é névéritme udhen é dréjtesise dhé baritme pas deshiravé te zemravé tona. Po i lutémi miresise s’ até se patréguar; kursè-na, ô Zot, pas shumices se meshires s’ até dhé shpetô-na per émerin tênt te shénte, se u-vénitne ditet tona ne kotesî. Rembè-na préj dores se kundreshtarit dhé fal-na-i mekatét dhé vdékurô-é réptesine tone fléshore; qe, dyké hédhur téj njérin’ é vjéter, te vishémi mé te rine, dhé te rrojme té ty, Zoti dhé kujdéstari yne; dhé keshtu, dyké vajtur pas porosivé te tua, t’ arrijme té prêhja é améshuar, ku eshte ndênjia é gjithe te defryérvé. Sé ti jé defrimi dhé ngazellimi i vertéte i aturé qe te duan, ô Krisht Pérendia jone, dhé ty te dergojme lavdî, bashke mé Atin tênt pa-nisjé, dhé Shpirtin tênt Têreshént, te mire é jétedhênes, tanî é perhére é ne jéte te jéteve. Amen.

Mé nje hére pas Perleshimit (véç ne qofte sé é krémtja é Krishtlindjés bié te Diélen a te Hênen) nis

 

MBRÊMESORJA É MADHÉ.

(Mésh’ é Shen-Basilit).

 

 

Pas békimit te Priftit dhé Psalmit Nistor, me O Zot, thirra me ty kendohén ketô te Vétezêshmé; dy te parat persedytén

 

TINGELL II.

 

 

Eni te ngazellohémi me Zotin dyké tréguar ketê myshtér. Mur’ i gardhit râ, shpata é flakte iku, dhé Chérubimét siéllin drurin é jétes; dhé une piésetoj ne defrim te Parrajses, préj se ciles u-dbova mê pare nga mos-bindja. Sé kora é pandryshuar é Atit, karaktér’ i améshimit te tij, mérr fytyre robi, i lindur préj nêné te pamarrtuar, pa pesuar ndryshim; sé mbéti ç’ ish, dyké qêne Pérendî é vertéte; dhé mori atê qe s’ ish, dyké u-bêre njérî nga njéridashja. Atî lé t’ i therrésim; O Pérendî, qe lindé préj Virgjeréshé, meshirô-na.

Kur lindi Jésu Krishti préj Virgjeréshes se shénte, gjithesia u-ndriçua. Sé atjé ku Barijte ruanin ner arat, dhé Maget faleshin, dhé Engjejte perhymnojin, Hérodi trubullohéj; sé Pérendia u-fanès mé trup, Shpetimtari i shpirtévé tona.

Mbréteria joté, ô Krisht Pérendî, eshte mbréteri’ é gjithe jétevé, dhé zoterimi yt eshte brés pas brézi. Ti qe u-misherové préj Shpirtit Shént dhé u-bêré njérî préj gjithmonvirgjeres Marî na shkelqévé drite, ô Krisht Pérendî, mé ardhjén têndé; drite préj drité, ô shkelqim’ i Atit buzeqéshé têre kriésen. Ç’ dô fryme te lavderon, ty karaktérin é lavdise s’ Atit. O Pérendî qe jé dhé ishé mê pare dhé ndrité préj Virgjeréshes, meshirô-na.

Ç’ te te ‘blatojme, ô Krisht, qe u-duké mi dhê si njérî per né? Sé ciladô nga kriésat é bêra préj téjé te siéll perhirim; Engjejte hymnin, qiéjte yllin, Maget dhuratat, barijte çudine, dhèu shpéllen, shkrétetira grazhdin, dhé né nênen Virgjeréshe. O Pérendî qe jé para jétesh, meshirô-na.

 

LAVDI É TANI. – TINGELL II.

 

 

Kur mbréteroj Augusti mi dhè, polyarqia é njéresvé pushoj; dhé kur u-bêré ti njérî préj se Kulluares, polythéism’ i idhullavé u-abolit, qytétét u-shtruan nene nje mbréterî te boteshme; shé ne nje Zot Pérendî bésuan gjithe kombét. U-shkruan popujte mé dékrét te Qésarit; u-shkruam dhé né bésniket me émerin é Hynise s’ até, Pérendise s’ one qe u-bê njérî. Meshira joté esht’ é madhé; lavdî me ty.

Hyrjé mé Unjillin, Drite gazmoré. Dhé mé nje hére:

 

KENDIM I.

Kendimi préj Généses.

 

 

Ne kryé Pérendia krioj qiéllin é dhène. E dhèu ish pa forme dhé izbrazet, dhé érresire ish permi avushen, dhé Shpirt’ i Pérendise silléj permi ujerat. Dhé tha Pérendia; Lé te bêhét drite; dhé u-bê drite. Dhé pâ Pérendia driten qe ish é mire; dhé ndau Pérendia driten nga érresira. Dhé é quajti Pérendia drtien Dite, dhé érresiren é quajti Nate. Dhé mbrêma dhé mengjézi qéne dit’ é pare. Dhé tha Pérendia; Lé te bêhét kulm ne més te ujerave; dhé lé t’ i ndaje ujerat préj ujeravé; dhé u-bê ashtu. Dhé bêri Pérendia kulmin; dhé ndau Pérendia ujerat permi kulmin nga atô nene kulmin. Dhé é quajti Pérendia kulmin Qiéll; dhé pâ Pérendia qe ish é mire. Dhé mbrêma dhé mengjézi qène dit’ é dyte. Dhé tha Pérendia. Lé te mblidhén me nje vent ujerat nene qiéll dhé lé te dukét stéréja; dhé u-bê ashtu. Dhé é quajti Pérendia stérène Dhè, é mblédhjét é ujeravé i quajti Dété; dhé pâ Pérendia qe ish é mire. Dhé tha Pérendia; Lé te mbije dhèu bar, qe siéll fare, dhé dru pémé qe bên péme, qe é ka faren brenda pas gjindjés, mi dhè; E u-bê ashtu. Dhé nxori dhèu bar, qe siéll fare, dhé dru pémé qe bên péme, qe é ka faren brenda pas gjindjés, mi dhè; E pâ Pérendia qe ish mire. Dhé mbrêma é mengjézi qéne dit’ e tréte.

Pasandaj kendohét préj Vallés se djathte ky Tropar:

 

TINGELL T. IV.

 

 

Njérî s’ te pâ qe lindé nene shpéllen, po qiélli te leçiti ne te gjithe, dyké perforur yllin si goje, ô Shpetimtar. Dhé Mage te pruri qe te faléshin mé bése; bashke mé te cilet meshirô-na.

Pastaj 5 héré fundi i keté Tropari qe préj Dhî Mage te pruri mé ketà Vargjé:

Thémélit’ é tij jane ne malét é shénte; Zoti i dô portat é Siones permi gjithe téndesimét é Jakobit.

Lavderimé jane folur per ty, ô qytét i Pérendise; Do t’ u kujtoj Rahaben dhé Babylonen atyrévé qe me njohin.

Dhé shihni, ô Filistine, dhé Tyre bashke mé Ethiopine.

Ky lindi atjé; dhé per Sionen do te thuhét; ky dhé ay lintne n’ atê, dhé i Larti véte do t’ a forcoje.

Zoti do t’ numuroje, me te shkruar popujte dhé kréret, qe ky lindi atjé. Kengetaret dhé hyélltaret jane atjé; gjithe burimét é mia jane té ty.

Lavdî é Tanî (Kendohét Tropari i têre). Pastaj:

 

KENDIM II.

Préj Profétise se Isaïut.

 

 

Nje diale na lindi … (Shih té Or’ é Nêntte.)

Pastaj kendohét préj Vallés se mengjer ky Tropar:

 

TINGELL T. II.

 

 

Lindé, ô Krisht, préj Virgjeréshé, ô diéll mendor i dréjtesise; dhé yll te trégoj te nxéne ne shpélle te panxênin; Mage dyké udhehéqur ne faljén têndé, bashke mé te cilet po te madheshtojme. Jétedhênes, lavdî me ty.

Fund’ i Troparit qe me Mage dyké udhehéqur perseritét pése hére mé ketà Vargjé:

Zoti mbréteroj, u-vésh mé mirhiésî; u-vésh Zoti mé fuqî dhé u-ngjésh.

Sé é shiguroj boten, é cila do mos tundét; gatî eshte froni yt q’ ahéré.

Ngritne lumenjte, ô Zot, ngritne lumenjte zêrét é tyré; do te ngréne lumenjte valat é tyré préj zêrash ujerash te shuma.

Te çudiçimé jane valat è détit; i çudiçim eshte Zoti me te lartat; deshmimét é tua u-vertétuan fiésht.

Shtepise s’ até i ka hié shénterim, ô Zot, ne gjatesî ditesh.

Lavdî é Tanî (Kendohét Tropari i têre). Pastaj:

 

KENDIM III.

Préj Profétise se Isaïut.

PAREVARK. – TINGELL I.

 

 

Zoti me tha; Im-bir jé ti, une sot te kam lindur. Lyp préj méjé dhé do t’ ap kombé per trashegimin tênt.

I foli perserî Zoti Ahazit. (Shih té Or’ é Gjashtte.)

APOSTULL, préj Létres se Paulit ner Hébréjte.

Pérendia si u fali … (Shih té Or’ é Pare dhé pasimin té Or’ é Gjashtte).

 

UNGJILL (PAS LUKAJT).

 

 

M’ atê dite, dolli nje dékrét préj Qésar Augustit … (Shih té Or’ é Tréte.)

Pasandaj Mésh’ é Shen-Basilit, ne qofte sé Oret kendohén bashke mé Mbremesoren. Kungatoré. Lavderoni Zotin préj qiéjvé.

SHENIM. – Ne qofte sé é krémtja bié te Hênen, Oret kendohén te Premtén ne mengjéz, dhé Mbremesor’ é Madhé te Diélen mbrema, dhé Mésha é Shen-Basilit mbahét diten é se Krémtés. Ne ketê rasen é funtmé, ne Mbremesorén é Madhé, mé nje hére pas Ungjillit mbahét gjithe régulla é Mbremesorés se zakoneshmé (Shih té Libr’ é Méshes), dhé ne Pasvargjét (Apostiha) kendohén ketô te Vétezêshmé:

 

TINGELL II.

 

 

Nje çudî é madhé é mahniçimé u-mbarua sot! Nje Virgjeréshe lint dhé mbétét Virgjeréshe. Fiala mérr trup dhé nuke ndahét préj Atit. Engjej mé barij lavderojne dhé né mé ata po therrésim; Lavdî Pérendise me te lartat dhé mi dhène paqe.

 

TINGELL III.

 

 

Vark: – I tha Zoti t’ Imzot; Ri se diathti méjé.

Sot Virgjerésha lint Béresin é gjithesise. Edéni ‘blaton shpéllen, dhé nje yll lajmeron Krishtin, diéllin per ata qe jane n’ érresire. Mé dhurata Maget i’ u-fale, te ndriçuar mé bése. Dhé barijte é pane çudine, kur Engjejte perhymnojin dhé therrisnin. Lavdî Pérendise me te lartat.

Vark: – Préj gjirit te linda para Dritesjéllesit.

Kur lindi Jésu Krishti ne Béthléhém te Judése, Mage te ardhur préj Lindjés i’ u-fale Pérendise qe u-bê njérî, dhé dyké hapur thésarét é tyré mé gjithe zemer, i ‘blatuan dhurata te çemuara, ar te fiéshtte si mbréti te jétevé, dhé livan si Pérendié te gjithesise, dhé smyrne te Pavdékurit nga qe do te vdisté per tri dite. Eni gjithe kombét t’ i falémi atî qe lindi per te shpetuar shpirtét tona.

 

LAVDI. – TINGELL IV.

 

 

Ngazellohu, ô Jérusalém, dhé krémteroni ju gjithe sa doni Sionen. Sot u-zgjith vargoj i qemoçim i denimit t’ Adamit; Parrajsa na u-çél, gjarperi u-shkél; sé atê qe é rréjti nje kohe, tanî é pâ te bêhét Nên’ é kryétarit. O théllesî pasurié, urtesié dhé dijé Pérendié. Végla é mekatit qe i shkakesoj vdékjén ç’ dô trupi, u-bê nisja é  shpetimit pergjithe boten mé anen é Hyjlindesés; sé si foshnje lint préj saj Pérendia gjith-perfékté; dhé mé lindjé shilon virgjerî, dyké zgjidhur sérîra mekatésh mé shpergij; dhé mé foshnjerine sheron lindjét mé dhembje te Eves; Lé te vallézoje pra têre kriésa dhé lé te kercéje; sé érdhi t’ a therrése prape Krishti dhé te shpetoje shpirtét tona.

 

TANI. – T. IV.

 

 

Banové ne shpélle, ô Krisht Pérendî, grazhdi te priti, barij dhé Mage t’ u-fale. Ahéré mbushéj dhé leçitja é Profétevé; dhé Ushterit’ é Engjejvé çuditeshin, dyké thirrur é dyké thêne; Lavdî dénjimit tênt, i vétem njéridashes.

Trishént; Perleshorja é se Krémtés

 

TINGELL IV. (tri hére).

«I genisis su».

 

 

Lindja joté, ô Krisht Pérendia jone, i lindi botes driten é diturise; se me ‘tê ata qe adhurojin yjte préj yllit mesoheshin ty te te falén, Diéllit te dréjtesise, dhé ty te te njohin si Lindjén qe-lartazi. O Zot, lavdî me ty.

 

SHERBÉS’ É MENGJÉZIT.

 

 

Ne Pérendia eshte Zoti Perleshorja é se Krémtés Lindja joté, ô Krisht, 3 hére.

 

Ndenjesoré.

Pas: Katéplagi Iosif.

 

 

Eni te shohim, ô bésnike, ku lindi Krishti, lé t’ i biém gjithe pas atjé ku ylli udheton, bashke mé Maget mbréterit é Lindjés; Engjej perhymnojne pa-pushuar atjé; Barijte fyéllojne kênge te vyérshmé; Lavdî me te Lartat, dyké thêne, atî qe lindi sot ne shpélle préj Virgjeréshes dhé Hyjlindesés ne Béthléhém te Judése.

Psé çuditésh, Mariam, per myshtérin qe te ngjan? Sé Birin qe s’ ka mot é linda, thote, ne mot, pas kupetuar zênien é atî qe lindét. Burre nuke kam, dhé di so lint nje bir? lindjé gruajé pa shoq, kush ka pare préj jush? sé kur dô Pérendia mundét régull’ é natyres, siç eshte shkruar. Krishti lindét préj Virgjeréshes ne Béthléhém te Judése.

I pa-nxêneshmi gjekunt si u-nxù brenda ne bark; Krishtin q’ Ati é kish ne gjî, si é mban Nêna ne peqî? Shigurisht siç di, siç déshi dhé siç i pelqéu. Sé dyké mos patur trup, mori trup vullnétarisht. Dhé u-bê ay qe ish atê qe s’ ish per né. Dhé pa ndryshuar natyren, piésetoj préj trazires s’ one. Krishti lindi dyplik, dyké dashur te mbushe boten é sipermé.

Qe préj dialerise s’ imé.

 

PAREVARK. – T. IV.

 

 

Préj gjirit te linda para Dritesjéllesit; bêri bé Zoti dhé nuke do péndohét.

Vark. – I tha Zoti t’ Imzot; Ri se diathti méjé, gjér sa te vê armiqt’ é tù nene kêmbet é kêmbevé têndé.

 

UNGJILL’ I MENGJEZIT.

PAS MATTHÉUT.

 

 

Dhé lindja é Jésu Krishtit ka qêne keshtu. (Shih té Ungjill’ i se Diéles para Krishtlindjés).

 

LAVDI É TANI. – TINGELL II.

 

 

Te gjitha sot mbushén mé gas, sé Krishti lindi préj Virgjeréshes.

«Perdellyés, perdellè-me, ô Pérendî».

Lavdî Pérendise me te lartat dhé mi dhène paqe. Sot prét Béthléhémi atê qe rri gjithenje bashke mé Atin. Sot Engjejte lavderojne foshnjen é lindur, siç i ka hié Pérendise. Lavdî Pérendise me te lartat dhé mi dhène paqe dhé me njérezit mirdashje.

 

ZBRITESORÉ (DYPLIKÉ).

HRISTOS JENNATE. – TINGELL I.

ESOSE LAON.

 

 

I. Krishti lindét, lavderojéni; Krishti préj qiéjvé, perpara dilini; Krishti mi dhê, lartesojéni; kendojini Zotit têre dhéu, dhé mé ngazellim perhymnojéni, popuj, sé u-lavderua.

I. Shpetoj popullin qe-moti Zoti çuditerisht, dyké, ugarosur détin mé vala te ujeshmé. Dhé tanî, qe lindi préj vashé dyké dashur, na trégon nje patéke polli te shkélur; te cilin, nje mé Atin dhé mé njérezit nga natyra, po lavderojme.

III. Birit, qe lindi para jétevé préj Atit pa même dhé u-misherua me ne funt préj Virgjeréshes pa âte, Krishtit Pérendise lé t’ i therrésim; O Zot, qe lartesové ballen tone, i shénte jé.

III. Unj-u té hymnét é lutesvé, ô mirebêres, dyké humiluar vétullen kryélarte t’ armikut; dyké prure, ô gjithpâmes i lumur, permi mekatin kendonjesit é tû, te pshtétur patronditerisht té théméli é béses.

 

Hypakoé.

 

 

Kulloshtren é kombévé qiélli te pruri, ty foshnjes dérgjur ne grazhd, dyké thirrur Maget mé yllin, te cilet u-çuditne jo nga shképtrét dhé nga fronét po nga varferi’ é funtmé. Sé ç’ gjê eshte mê é varfer sé shpélla? dhé ç’ gjê eshte mê é unjur sé shpergijte? Po n’ atô neperndriti pasuri’ é Hynise s’ até. O Zot, lavdî me ty.

IV. Shkop préj renjes se Jeséut, dhé lulé préj saj, ô Krisht i lavderuar, u-burbuqosé préj Virgjeréshes; préj mali hiéplot te dendur ardhé ti i palendeshmi dhé Pérendia, si more trup préj se pamarrtuares; lavdî fuqise s’ até, ô Zot.

IV. Perseritjén é gjindjés njérezoré, dyké kenduar qe-moti, pareleçitté proféti Abbakum, qe u-vléresua t’ a shikoje shtypin pa-trégim; sé Fiala dolli si foshnje é vogel préj malit te Virgjeréshes per perlindjén é popujvé.

V. Duké qêne Pérendî paqjéjé, dhé Ate meshirash, na dergové Engjellin é keshilles s’ até se madhe, qe fal paqjén. Pérandaj, te udhehéqur té drita é hyjnjohjés, duké menguar qe mé-nate, te lavderojme, ô njéridashes.

V. Eja, ô Krisht, sill-na hiresim véprash rréjtjéjé dhé naté te érresuar névé qe po te kendojme hymné dyké vigjelluar ty mirebêresit, dhé bê-na-é patéken te léhte, té é cila dyké réndur lart gjéçim lavdî.

VI. Egersira é détit é volli Ionane préj muskherivé, sikunder é priti; dhé Fiala, kur ndenji té Virgjerésha dhé mori trup shkoj, duké é ruajtur te pacinuar; sé, sikunder u-zû pa âte, ashtu é la te papesuar atê qe é lindi.

VI. Kur banonté Jonaj ne fundét é détit te lutéj te véjé dhé t’ i pushojé shtrengimin. Dhé une i çpuar préj shigjétes se shtyranit, ô Krisht, nevokoj ty deshtrojtarin é te keqiavé te vish mê shpejt sé ngathesia imé.

 

SHKURTORÉ. – TINGELL III.

(I parthénos Siméron).

 

 

Virgjerésha sot te permiqênurshmin lindi; édhé dhèu i ‘blaton te pa-aferuarshmit shpéllen; Engjejte mé barijte po lavderojne; Maget pra bashke mé yllin udhetojne; sé per névé lindi Pérendia para jétesh, si dial’ i ri.

 

Oikos.

 

 

Béthléhémi çéli Edénin, éni te shikojme; gazin é gjétme te fshéhur, éni te marrim te mirat é Parrajses brenda ne shpélle; atjé u-duk rênja é pa-vaditur, qe lastaroj fjalen; atjé u-gjét pusi i pamihur, nga i cili Davidi desheroj qe-moti te pije; atjé Virgjerésha, dyké lindur nje foshnje, pushoj mé nje hére étjén é Adamit dhé te Davidit. Perandaj lé te shpéjtojme per atjé, ku lindi Pérendia para jétesh si dial’ i ri.

Gjithe sot, te 25-ten é Dhjétorit, lusim Lindjén truperishté te Zotit dhé Pérendise dhé Shpetimtarit tone Jésu Krisht.

Gjithe sot perkujtojme faljén é Magevé.

Gjithe sot perkujtojme Barijte qe pane Zotin.

Paste lavdî ne jéte te jétevé, Amen.

VII. Diémat, te ritur mé piétét, duké kontémnuar urdherin çpiétos, nuk u-ndrojtin préj frikesimit te ziarrit: po ne més te flages duké qendruar kendonin: O Pérendî é Atervé, i békuar jé.

VII. Mé mallin é mbrétit te gjithesise, diémat ne vargoj, vilifikuan foljén çpiétozé te shtyranit te zemeruar égerisht; te cilet brenda ne zjarr te patréguar i thone Zotit: Me jétet i békuar jé.

VIII. Furra véseplote koresoj shtypin é nje çudié te perminatyreshmé; sé nuk i dogji diémt’ é rinj qe priti, sikunder dhé ziarri i Hynise nuke cenoj gjirin é Virgjeréshes ku hyri; perandaj lé te kendojme, duké hymnuar: Têre kriésa lé te békoje Zotin é lé t’ a permilartesoje me gjithe jétet.

VIII. Diémat é qemoçim qe flagesoheshin pa u-djégur koresojne gjirin é Vashes, é cila lint é shiluar. Dhé hiri dyké véperuar me dysh mé nje, çudî ngrè popujte per te hymnuar.

 

MADHESHTIMÉT

KÊNGA IX.

 

 

Madheshtô, ô Shpirti im mê te ndérçimén dhé mê te lavderuaren nga ushterite siper.

Nje myshtér te huaj shoh é te çuditshim: shpéllen per qiéll; Virgjeréshen per fron qérubik; grazhdin per vent, ku u-ndê Krishti Pérendia i panxêne, te cilin, duké perhymnuar, po madheshtojme.

Madheshtô, ô shpirti im, Pérendine qe lindi misherisht préj Virgjeréshes.

Dyké pare Maget udhen é shkelqyér te nje ylli te ri te pa-zakoneshme, drite-rî é te qiélleshme qe vétetinté, kupetuan qe Krishti mbréti ish mi dhé, i lindur ne Béthléhém per shpetimin tone.

Madheshtô, ô shpirti im, mbrétin qe lindi brenda ne shpélle.

Kur théshnin Maget, ku eshte diali-mbrét i ri-lindur, yll’ i te cilit u-duk? Sé per faljén é tij po vijme; i marruar Hérodi trubullohéj, dhé desheronté mé terbim te vrase Krishtin hyjluftognesi.

Madheshtô, ô Shpirti im, Pérendine qe u-adhurua préj Magesh.

Hérodi mesoj mé kujdés kohen é yllit; mé udhehéqjét é te cilit Maget i falén Krishtit ne Béthléhém mé dhurata, dhé mé atê shkuan n’ atdhé, dhé lane foshnje-vrasesin é tmérreshme te perqéshur.

 

TIATER KANUN.

 

 

Sot Virgjerésha lint Zotin brenda ne shpélle.

Héshtja eshte mê é léhte per névé, si é parézikeshmé ne frike. Sé eshte gjê é veshtire te éndim mé kujdés hymné per ty mé mall, ô Virgjeréshe. Po ép-na, ô Nêne, dhé force aqe sa kémi deshire.

Sot lint Zoti si foshnje préj Nênes Virgjeréshe.

Héshtja eshte mê é léhte …

Lavdî. – Madheshtô, ô Shpirti im, fuqin’ é Hynise se triqênurshmé dhé se pandare.

Siç pame shtypét é pandriçimé dhé hiérat é shkuara te Fiales qe u-fanés i ri préj déré te mbyllur dhé dyké é pandéhur driten é se vertétes, békojme barkun tênt siç i ka hié, ô Nên é Kulluar.

Tanî. – Madheshtô, ô Shpirti im, atê qe na çperbléu préj mallkimit.

Populli krishtotérp qe i’ u-mbarua deshira dhé u-vléresua per ardhjén é Pérendise, tanî krémteron perlindjén si jétedhênesé; po perndaj hirin, ô Virgjeréshe é pacinuar, qe te lusim lavdine.

 

ZBRITESORÉ

 

 

Madheshtô, ô shpirti im, mê te ndérçimén …

Nje myshtér te huaj …

Maget dhé Barijte ardhe t’ i falén Krishtit qe lindi ne qytét te Béthléhémit.

Héshtja eshte mê é léhte …

 

DERGIMESORÉ.

 

 

E vétezêshmé (Epésqépsato imas). T. III.

Na vizitoj qe lartazi Shpetimtari yne, Lindja é Lindjévé, dhé né t’ érresirres dhé te hiés gjétme te vertéten; sé préj Virgjeréshes lindi Zoti (tri hére).

 

LAVDERIMÉ. T. IV.

 

 

Defréni, ô te dréjte; ngazellohuni, ô qiéj; kercéni, ô malé, sé lindi Krishti; Virgjerésha rri, si chérubimét, dhé mban té peqir’ i saj Fialen Pérendî qe u-misherua. Barijte lavderojne atê qe lindi, Maget i shpién dhurata Zotit; Engjejte dyké perhymnuar thone: O Zot i pakuptuarshim, lavdî me ty.

Déshi Ati, dhé Fiala mori trup, dhé Virgjerésha lindi Pérendine qe u-bê njérî; Ylli é lajmeron; Maget é adhurojne; Barijte çuditén dhé kriésa po ngazellohét.

O Hyjlindesé Virgjeréshe, qe lindé Shpetimtarin, permbysé mallkimin é qemoçim te Eves, sé u-bêré nên’ é mirdashjés s’ Atit, dyké mbajtur ne gjî Fialen Pérendî qe u-misherua. Myshtéri nuke duron shpiégim; mé bése vétem é lavderojme te gjithe, dyké thirrur bashke mé ty é dyké thêne; O Zot i pahérménépsur, lavdî me ty.

Eni te perhymnojme Nênen é Shpetimtarit, é cila dhé pas lindjés mbéti é Virgjer; gezohu, ô qytét i shpirteshme i mbrétit dhé Pérendise, ne te cilin Krishti banoj é véperoj shpetim. Mé Gabriélin te perhymnojme; mé Barijte te lavderojme dyké thirrur; O Hyjlindesé, nermjétô té ay qe u-misherua préj téjé te shpetohémi.

 

LAVDI. – TINGELL T. II.

 

 

Kur ardhi koha é ndodhjés s’ até mbi dhé, é u-bê i pari shkrim per boten, atehéré déshé te shkruanjé émerat é njéresvé qe bésojne me lindjén têndé. Perandaj dolli ky dékrét préj Qésarit; sé u-perserit paniseria é mbréterise s’ até s’ améshuar. Andaj dhé né po te ‘blatojme, permi vérgjine monétaré, pasurim théologié orthodoxé ty, Pérendise dhé Shpetimtarit te shpirtévé tona.

 

TANI. – TINGELL II.

 

 

Sot Krishti lint ne Béthléhém préj Virgjeréshes; sot i paniseshmi vjén dhé Fiala misherohét; fuqite qiélloré ngazellohén, dhèu mé njérezit defrén; Maget dhuratat ‘blatojne; Barijte çudine leçitin; dhe né pa-pushuar terrésim; Lavdî Pérendise me te Lartat, dhé mi dhène paqe dhé me njérezit mirdashjé.

 

NE MÉSHE.

 

 

Shpetô-na, ô Bir’ i Pérendise, qe lindé préj Virgjeréshes …

Perleshoré: Lindja joté, ô Krisht …

 

NE HYRJÉ.

 

 

Préj gjirit te linda para Dritesjéllesit; bêri bè Zoti dhé nuke do péndohét. Ti jé Prift ne jéte pas urdherit Melkishédék. – Shpetona, ô i-Bir’ i Pérendise, qe lindé préj Virgjeréshes …

Shkurtoré: Virgjerésha sot.
Ne vent te Shent Pérendi thuhét:

Sa u-pagezuat me Krishtin, mé Krishtin u-véshte; Alleluia.

 

APOSTULL.

 

 

Têre dhèu lé te te falét é lé te te kendoje. Brohoritni Zotin têre dhèu.
Kendimi préj Létres se Paulit ner Galatianet.

Vellézer, kur érdhi é u-mbush koha, dergoj Pérendia Birin é tij, te bêre préj gruajé, te bêre nene ligjen, qe te çperbléje ata qe ishin nene ligje, qe te marrim adoptimin si bij. Dhé, nga qe jéni bij, dergoj Pérendia Shpirtin é te-Birt ner zemrat tuaja qe therrét; Abba, Ate. Perandaj nuke jé mê sherbetuar, po bir; dhé, ne jé bir, jé dhé trashegimtar i Pérendise mé anen é jésu Krishtit.

 

UNGJILL (PAS MATTHÉUT).

 

 

Kur lindi Jésuj ne Béthléhém … (Shih té Ungjill’ i Ores se Gjashtte.)

Ne Véçan Tereshénten: Héshtja eshte mê e léhte …

 

KUNGATORÉ.

 

 

Zoti i dergoj çperblim popullit te tij.

Ne vent te Pame driten: Lindja joté, ô Krisht.

 

SHERBÉS’ É SE NÉSERMÉS.

NE MBREMESORÉ.

 

 

Ne Thirrtorét thuhén te Vétezêshmét é Mbremesorés se Krishtlindjés, Eni lé te ngazellohémi, me gjashte, Lavdî é Tanî: Lavdî Pérendise me te lartat (Shih té Mengjéz’ i Krishtlindjés). Hyrjé, Drite gazmoré, dhé Parevargu i Math:

Cila Pérendî esht’ aq’ é madhé sa Pérendia jone? Ti jé Pérendi’ é vétem qe bên çudira.

Ne Pasvargjét thuhén ketô te Vétezêshmé:

 

TINGELL T. IV.

 

 

Nje myshtér i mahniçim ékonomisét sot. Natyrat perseritén dhé Pérendia bêhét njérî. Mbéti siç ish, dhé mori atê qe s’ ish, pa pesuar trazire, as ndarjé.

Vark. – I tha Zoti t’ Imzot …

O Zot, ardhé ne Béthléhém; banové ne shpélle. Ti, qe kè qiéllin per fron dhé te qarkojne ushterira engjejsh, u-ndévé ne razhd; zbrité gjér té barijte, qe te shpetosh gjindjén tone si njéridashes; lavdî me ty.

Vark. – Préj gjirit te linda para Dritesjéllesit.

Si t’ a trégoj myshtérin é math? i pamishti misherohét; Fiala majohét; i padukuri dukét; i paprékuri prékét; i paniseshmi nisét; Biri i Pérendise bêhét Bir njériu Jésu Krishti eshte gjith’ ay dié dhé sot dhé per jéte.

 

LAVDI É TANI. – TINGELL T. IV.

 

 

Barijte réntne ne Béthléhém, dyké tréguar Barin’ é vertéte, qe rri mi Chérubimét dhé ndéhét ne grazhd, dhé qe mori fytyre çilimiu per névé. O Zot, lavdî me ty.

Perleshoré Lindja joté, 3 hére, dhé Perleshim.

 

NE MENGJÉS.

 

 

Pas Pérendia eshte Zoti, Perleshorja. Te dy Ndenjesorét é para te se Krémtés (shih ne Mengjés). Zbritesoré vétem te dytat. Te dy kêngat é IX mé Madheshtimét. Zbritesoré: Héshtja eshte mê é léhte vétem. Dergimesoré dhé Lavderimé te se Krémtés. Lavdî kio:

 

TINGELL T. II.

 

 

Sot natyra é padukur shokesohét mé njérezit mé anen é Virgjeréshes. Sot subshtanca é améshuar peshtillét mé shpergij ne Béthléhém. Sot Pérendia mé ane ylli shpié Maget ne faljé, dyké paretréguar varrimin é triditeshme mé ar dhé smyrne dhé livan. Perandaj po kendojme; O Krisht Pérendî, qe u-misherové préj Virgjeréshes, shpetô shpirtét tona.

Tanî: Sot Krishti lint ne Béthléhém (Shih ne Mengjés). Doxologjî é Madhé, Lindja joté.

 

NE MÉSHE.

 

 

Te gjitha si diten é Krishtlindjés. Apostull Vellézer, ay qe shenteron (Shih té Libr’ é Méshes, f. 175). Ungjill: Passi shkuan Maget (shih te Or’ e Nêntte). Ne Véçan Têreshénten, thuhét: Héshtja eshte mê é léhte. Kungatoré é se krémtés. Ne vent te Pame driten, Lindja joté.

 

E DIÉLA PAS KRISHTLINDJÉS.

 

 

Kujtim i Joséf Vlesorit, David Profétit dhé mbrétit, dhé Jakob Adélfothéut.

 

NE MENGJÉS.

 

 

Pas Pérendia eshte Zoti, Perleshorja é Tingjellit, pastaj é Hyjprindervé:

 

TINGELL II.

 

 

Ungjillezô-i, ô Joséf, çudirat Hyjprindit Favid; Virgjeréshen é pè mé barre, lavderové mé barijte, u-falé mé Maget, i lajmeruar pré Engjelli. Lutu-i Krishtit Pérendise te shpetohén shpirtét tona.

Pastaj, Lindja joté.

Békimtorét, Zbritesoré Shpetoj popullin, Ungjill’ i Mengjézit. Pastaj Mê te ndérçimén dhé kênga IX.

 

DERGIMESORÉ.

 

 

Ngjalljésoré, pastaj kio é Hyjprindervé:

Pas: «Tis Mathités sinélthômén».

Lé te kendojme bashke mé Jakobin, te vellan’ é Pérendise te lavderuar, Hyjprindin David, dhé Joséfin é hyjeshme, Vlésorin é Hyjlindesés; sé sherbyén té lindja é hyjeshmé é Krishtit ne qytét Béthléhém, siç i ka hié Pérendise, mé Engjejte, Maget dhé Barijte, dyké i kenduar hymnin, si Pérendié dhé Zoti.

Pastaj é se Krémtés.

 

LAVDERIMÉ.

 

 

Kater te Tingellit dhé kater te se Krémtés: Defréni, ô te dréjte.

 

LAVDI. – TINGELL T. IV.

 

 

Gjak é ziarr dhé avull tymi, kuçédra te dhèut, qe pareshikoj Joéli; gjak misherimin; ziarr Hynine; dhé avull tymi Shpirtin Shént, qe zbriti mi Virgjeréshen dhé myrosi boten. I math eshte myshtéri i njéresimit tênt. O Zot, lavdî me ty.

Tanî: E permibékuar jè. Doxologjî é Madhé. Sot ardhi shpetimi.

 

NE MÉSHE.

 

 

Troparé: i Tingellit, i Hyjprindervé Ungjillezô-i, ô Joséf, i Shéntit te Kishes, Shkurtoré é se Krémtés.

 

APOSTULL.

 

 

Kendojini Zotit, kendojini.
Gjithe kombét trokisni duarte.
Kendimi préj Létres se Paulit té Galatianet.

Vellézer, ju bêj te njohur qe Ungjilli i prédikuar préj méjé nuke eshte pas njériu. Sé as une é mora préj njériu, as u-mesova; po préj révélates se Jésu Krishtit. Sé degjuat kuversaten t’ imé ne Judaisme nje hére, sé é ndiqnja pa-mase Kishen é Pérendise dhé é prishnja. Dhé perparoja ne Judaisme mê téper sé shume moshatare ne gjindjén t’ imé, dyké qêne mé te téper zélltar i traditavé te mia ateroré. Po, kur i pelqéu Pérendise, i cili me ndau véç qe nga narku i s’ im-mêjé, dhé me thirri mé hirin é tij, te révéloje Birin é tij té mua, qe t’ a ungjillezoj ner kombét, mé nje hére nuke mora keshille nga mishi é nga gjaku, as u-ngjita ne Jérusalém té Apostujte para méjé; po shkova n’ Arabî, dhé u-kthéva prape ne Damaske. Pastaj pas tré vjétsh u-ngjita ne Jérusalém te shoh Piétrin, dhé ndenja mé ‘tê pésembedhjéte dite. Tiater préj Apostujvé nuke pashe, véç Jakobin, te vellan’ é Zotit.

UNGJILL: – Passi shkuan Maget (Shih té Or’ é Nêntte). Te tjérat si te Diélat é zakoneshmé.

27. – Stéfan kryédiaku dhé Prendeshmori. Théodor’ i Shkruar.

 

PERLESHORÉ É PRENDESHMORIT. – T. IV.

 

 

Mé kurore mbréteroré u-kurorezua kryét tênt per mundimét qe durové per Krishtin Pérendine, i pari i deshmorevé, sé ti, dyké qertuar marresin’ é Judéjvé, pé Shpetimtarin tênt me te diathte te Atit. Atî pra i’ u-lut gjithenje per shpirtét tona.

28. – Njezét-mije Shentoret qe u-doqne ne Nikomédî.
29. – 14,000 Foshnjat é shénta qe u-thére préj Hérodit.
30. – Anysia deshmorja.
31. – Mélana oshenarja.