FIALËT E URTA TË SOLLOMONIT
KTHYERË PAS EVRAISHTESË VIETËRË SHQIP NDË GLUHË TOSKËRISHTE
prej KONSTANTINIT KRISTOFORIDHIT, ELBASANASIT
Kreu: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
KREI 1
1 Fialët’ e urta të Sollomonit, të birit Dhavidhit, mbëretit Israilit,
2 që të njohë (njeriu) urtësi e dituri, që të kupëtonjë fialë urtësie,
3 që të marrë mësim urtësie, e së dreite, e gjyqi, e dreitërie,
4 që t’u ap kupëtim të mituret, e mësim e të shquarë të rinjet.
5 I urti tuke dëgjuarë do të bënetë më i urtë, edhe i kupëtuarshimi do të fitonjë dituri të guverrnuari,
6 që të kupëtonjë fialë t’urtë, e fialë t’errëtë, ligjërata të urtësh, e fialë të fshehëta t’atyreve.
7 Kryet’ e diturisë është frik’ e Zotit, të marrëtë shpërnderonjënë diturinë e mësimnë.
8 Dëgjo, o biri im, mësimn’ e t’yt-et, edhe mos hith tej nomn’ e s’at-ëme.
9 Sepse këto (do të jenë) kurorë gazesh ndë kryet tënt, edhe qafore rreth qafësë s’ate.
10 Biri im, ndë daçinë fajtorëtë të të gënjenjënë, të mos duaç;
11 ndë thënçinë: Eja bashkë me ne, le të bëjmë pritë për gjak, le të mendojmë të keqe papunë kundrë të pafajmit,
12 le t’i përpim’ ata të gjallë, posi hadhi, edhe të tërë posi ata që sbresënë ndë gropët;
13 do të gjëjmë ç’do gjë të paçimuarë, do të mbushëmë shtëpitë t’ona me plaçka;
14 vërë shortënë tënde ndë mest t’ënë, le të jetë një kuletë ndër ne të gjithë;
15 biri im, mos ec’ udhësë bashkë me ata, hiq këmbënë tënde nga udhët’ e atyreve,
16 sepse këmbët’ e atyreve sulenë mbë të keqet, edhe nxitonenë për të derdhurë gjak.
17 Sepse kot ndehetë rrietë përpara sysh ç’do shpesi.
18 Sepse këta bënjënë pritë kundrë gjakut tyre, mendonjënë të keqe për jetën’ e tyre.
19 Të tilla (jan’) udhët e çdo lakëmonjësi: (lakëmimi) ngre jetën’ e atyreve që janë pushtuarë nga ay.
20 Urtësia klëthet jashtë, nxier zën’ e saj ndëpër rrugat,
21 thërret mbi kryet të tregjevet, ndëpër të hyrat të dyeret; flet fialët’ e saj ndëpër qytet, (e thotë):
22 Gjer kurë, o të marrë, do të doni marrësinë, edhe përqeshësitë do të kënaqenë me të përqeshurat’ e tyre, edhe të pamëntë do të mërzitnjënë të kupëtuarëtë?
23 Kthehi ndë të qërtuarët t’im, na unë tek do të derth frymënë t’ime mbi ju, do t’u bënj të kupëtoni fialët’ e mia.
24 Sepse unë thërrisnjam, po ju nukë dëgjonitë; ndenjam dorënë t’ime, po asndonjë nukë mbante vesh,
25 po hidhitë tej gjithë këshillet’ e mia, edhe nuk prititë qërtimet’ e mia;
26 edhe unë do të qesh për prishëjenë tuaj, do të gëzonem, kur t’u vinjë frika.
27 Kur t’u vinjë frika posi shkretim, edhe prishëja juaj të suletë posi erë shakulli, kur të vinjënë mbi ju shtrëngimi e ngushtimi,
28 atëherë do të më thërresënë, po nukë do të përgjegjem; do të më kërkonjënë shpejt, po nukë do të më gjënjënë.
29 Sepse mërzitnë kupëtimnë, edhe nukë sgjothnë frikën’ e Zotit,
30 nukë deshnë këshillet’ e mia, hothnë tej gjithë qërtimet’ e mia,
31 përandaj do të hanë nga pemët’ e udhësë tyre, edhe do të nginjenë nga mendimet’ e këqia të tyre.
32 Sepse marrësia e të marrëvet do të vrasë ata, edhe pakujdesëja e të pamëntëvet do t’i shuanjë ata.
33 Po ay që më dëgjon mua, do të rrijë pa frikë, edhe do të prëhetë, pa pasurë frikë ndonjë të keqeje.
KREI 2
1 Biri im, ndë priç fialët’ e mia, edhe ndë vlofsh porosit’ e mia ndë vetëhet tënde,
2 që t’i mbash vesh diturisë, edhe të unjç zemërënë tënde ndë urtësit,
3 ndë thërritç diturinë, edhe të gresh zënë tënt ndë urtësit,
4 ndë kërkofsh atë posi argjënt, edhe ndë kërkofsh atë posi thesarë të fshehurë,
5 atëherë do të kupëtonjç frikën’ e Zotit, edhe do të gjënjç të njohurit’ e Perëndisë.
6 Sepse Zoti ep dituri, prej golës’ ati del mëndëje e urtësi.
7 Vlon shpëtim për të dreitët, është mburonjë mb’ ata që ecënjënë dreitë,
8 tuke mbaruar’ udhët’ e dreitërisë, edhe tuke ruajtur’ udhën’ e të dreitëvet ti.
9 Atëhere do të kupëtonjç dreitëri, e gjyqë, e të dreitë, e ç’do udhë të mirë.
10 Ndë hyftë urtësia ndë zemërët tënde, edhe të kupëtuarëtë të kënaqnjë shpirtinë tënt,
11 këshillej’ e dreitë do të ruanjë, urtësia do të të mbanjë,
12 që të të shpëtonjë nga udh’ e ligë, nga njeriu që flet gaba,
13 të cilëtë lënë mbë-nj’-anë udhët’ e dreitërisë, që të ecënjënë nd’ udhët t’errësirësë,
14 të cilëvet u pëlqen të bënjënë keq, edhe gëzonenë, ndë shtrembërit të së keqesë,
15 udhët’ e atyreve janë të shtrembëta, edhe të ecurit’ e atyre të përthyerë,
16 që të të shpëtonjë nga gruaj’ e huajë, nga e huaja që të përkëdhel me fialët’ e saj,
17 e cila hoqi dorë nga i dashuri i vajzërisë saj, edhe harroi dhiatën’ e Perëndisë saj,
18 sepse shtëpia e asaj sbret ndë vdekëjet, edhe çapat’ e asaj ndër të vdekurit;
19 gjithë sa hynjënë tek ajo nukë kthenenë, as nukë marrënë më udhët’ e jetësë;
20 që të ecëjsh mb’ udhët të mirëvet, edhe të ruajsh rrugat’ e të dreitëvet.
21 Sepse të dreitëtë do të rrinë ndë dhet, edhe të sosuritë do të mbetenë nd’ atë.
22 Po të pabesëtë do të këputenë nga dheu, edhe të panomëtë do të shkulenë prej ati.
KREI 3
1 Biri im, mos harronjç nomet’ e mi, edhe zemëra jote le të ruanjë porosit’ mia,
2 sepse do të shtonjënë te ti dit të gjata, e vite jete, e paqtim.
3 Përdëllimi edhe e dreita le të mos të lënë, lidh-i ato qark qafësë s’ate, gërvisht-i
ato mbi rrasat të zemërësë s’ate;
4 kështu do të gjënjç hirë e sy të mirë përpara Perëndisë e njerëzet.
5 Shpëre mbë Zotinë me gjithë zëmërënë tënde, edhe mos u mba ndë mëndëjet tënde;
6 mbë gjith’ udhët e tua njih atë, edhe ay do të drejtonjë çapat’ e tua.
7 Mos kujto vetëhenë tënde për të diturë; ki frikë Zotit, edhe priru nga e keqeja.
8 (Këjo) do të jetë mjekësi ndër dejet të tu, edhe palcë ndër eshtrat të tua.
9 Ndero Zotinë me pasëjenë tënde, edhe me të lashtat’ e gjithë drithit tënt,
10 edhe do të mbushenë koshet’ e tu plot, edhe koritat’ e tua do të mbushenë përbuzë me verë të re.
11 Biri im, mos hith tej mësimin’ e Zotit, edhe të mos të vinjë rëndë kur të qërtonesh prej ati,
12 sepse Zoti qërton atë që do, sikundrë edhe ati të birrë që pëlqen.
13 Lum ay njeri (që) gjeti dituri, edhe ay njeri (që) fitoi urtësi,
14 sepse tregjetia e asaj (është) më e mirë se tregjetia e argjëndit, edhe fitimi i asaj (më i mirë) se ari i këthiellëtë.
15 Është më e nderëshime se gurët’ e paçimuarë, edhe gjithë sa të dëshëronjç nukë jan’ aqë të vëlyera sa ajo.
16 Dit të gjata (janë) mbë të diathtë t’asaj; mbë të mëngjërë t’asaj (është) pasëje e lavdi.
17 Udhët’ e asaj janë të gasçime, edhe gjithë rrugat’ e asaj (janë) paqtim.
18 Është dru jete ndër ata që e pushtonjënë, edhe lum ata që mbahenë prej asaj.
19 Me anë të diturisë Zoti themelosi dhenë, forcoi qiejetë me urtësi.
20 Me anë të mëndëjes’ ati u hapnë avysetë, edhe retë pikonjënë vesë.
21 Biri im, le të mos mërgonenë (këto) nga syt’ e tu, ruaj këshille të dreitë e urtësi,
22 edhe do të kesh jetë ndë shpirt tënt, edhe hirë ndë qafët tënde.
23 Atëherë do t’ecënjç udhësë tënde pa frikë, edhe këmba jote nukë do të pengonetë.
24 Kur të biesh të flësh nukë do të tristonjç, po do të biesh, edhe gjumi yt do të jet’ i ëmbëlë.
25 Nukë do të trembesh nga frika e papandehurë, as nga humbëj’ e të pabesëvet, kur të vinjë përsipërë,
26 sepse Zoti do të jetë shpëresa jote, edhe do të ruanjë këmbënë tënde të mos zihetë.
27 Mos ua kurse të mirënë atyreve që duhetë, kur e ke ndë dorët tënde t’e bënjç.
28 Mos i thuaj t’afërëmit tënt: Shko edhe kthenu, edhe nesërë do t’ap, kur e ke me vetëhe.
29 Mos mendo të keqe kundrë t’afërëmit tënt, kur ay të ka zënë besë e rri bashkë me ty.
30 Mos zihu me njeri pa ndonjë punë, ndë qoftë se s’të ka bërë ndonjë të keqe.
31 Mos i ki zëli njeriut rrëmbyershim, edhe mos sgjith ndonjë prej udhëvet ati,
32 sepse Zotit i vien të ndohëtë nga shtrembëria, edhe të fshehëtit’ e ati (sbulonetë) ndër të dreitëtë.
33 Mallëkimi i Zotit (është) ndë shtëpit të pabesit, po (ay) bekon vëndin’ e të dreitëvet.
34 Me të vërtetë ay u del kundrë madhështorëvet, po të përunjëtëvet u ep hirë.
35 Të urtëtë do të trashëgonjënë lavdi, po të lartët’ e të marrëvet do të jetë turpëri.
KREI 4
1 Dëgjoni, o djem, mësim ati, edhe mbani vesh të xëni urtësi.
2 Sepse u ap juve mësim të mirë: mos hiqni dorë nga nomi im.
3 Sepse edhe unë qeshë i biri t’im-et, i dashur’ e i vetëm përpara simëje,
4 edhe më mësonte e më thosh: Le të mbajë zëmëra jote fialët’ e mia, ruaj porosit’ e mia, edhe do të rronjç.
5 Fito dituri, fito urtësi, mos e harronjç, as mos priresh nga fialët’ e golësë s’ime;
6 mos hiq dorë nga ajo, edhe të ka për të ruajturë; doj-e atë, edhe të ka për të mbajturë.
7 Urtësia është më e para: fito urtësi, edhe më tepërë nga ç’do fitim, fito urtësi.
8 Merr-e përsipërë, edhe ajo do të të lartonjë, do të të lëvdonjë, kur ta rroksh atë për qafe.
9 Do të vërë mbi kryet tënt rreth gazesh, do të t’apë kurorë lavdie.
10 Dëgjo, biri im, edhe prit fialët’ e mia, edhe do të shumonenë vitet’ e jetësë s’ate.
11 Të mëson udhën’ e urtësisë, të fut ndër rruga dreitërie.
12 Kur të ecënjç, çapat’ e tua nukë do të jenë të shtrënguara, edhe kur të sulesh, nukë do të pengonesh.
13 Rrok mësimnë, mos e lërë; ruaj-e atë, sepse është jeta jote.
14 Mos hyrë ndë rrugët të pabesëvet, edhe mos shko nd’ udhët të këqijvet.
15 Largohu asaj, mos shkonjç nga ajo, priru nga ajo, edhe shko.
16 Sepse ata nukë flenë, ndë mos bëfshinë të keqe; edhe u ngrihetë gjumi, ndë mos i vënçinë këmbënë ndonjëj.
17 Sepse hanë bukë pabesërie, edhe pinë verë shtrëngate.
18 Po udha e të dreitëvet është posi drita e shkëlqyerë, që vien tuke ndriturë shum’ e më shumë, gjersa të bënetë ditë fare.
19 Udh’ e të pabesëvet (është) posi errësira, nukë dinë se ku pengonenë.
20 Biri im, mbaju vesh ligjëratavet mia, kthe veshinë tënt mbë fialët të mia.
21 Le të mos largonenë nga syt’ e tu, ruaj ato ndë zëmërët tënde,
22 Sepse është jetë për ata që gjënjën’ ato, edhe mjekësi për gjithë trupin’ e atyreve.
23 Ruaj zëmërënë tënde me ç’do farë të ruajturi, sepse nga ajo rrieth jeta.
24 Hith lark teje golën’ e shtrembëtë, edhe largo prej teje buzët’ e shtrembëta.
25 Syt’ e tu le të shohënë dreitë, edhe qerpallat’ e tua le të drejtonetë përpara teje.
26 Pesho të ecurit’ e këmbëvet tua, edhe gjith’ udhët’ e tua do të venë dreitë.
27 Mos u prirë mbë të diathtë a mbë të mëngjërë, largo këmbënë tënde nga e liga.
KREI 5
1 Biri im, mba-ji vesh diturisë s’ime, kthe-ji veshin’ urtësisë s’ime,
2 që të shikonjç urtësi, edhe buzët’ e tua të ruanjënë kupëtim.
3 Sepse buzët’ e (gruasë) huajë pikonjënë (posi) hojë mialte, edhe qiellëza e asaj (ësht’) më e butë se vali,
4 po fundi i asaj (është) më i hidhurë se apsinthi, i hollë posi thikë me dy presëje.
5 Këmbët’ e asaj sdërrmonjënë ndë vdekëjet, çapat’ e asaj shkasënë ndë pisët.
6 Që të mos njohç udhën’ e jetësë, të ecurat’ e asaj janë të paqëndruara, (edhe) jo të shquara.
7 Dëgjomëni tashi pra, o djem, edhe mos dilni nga fialët’ e golësë s’ime.
8 Largo udhënë tënde nga ajo, edhe mos u afro ndë derët të shtëpis’ asaj,
9 që të mos apsh nderinë tënt të tierëve, edhe viet e tu të papërdëllyershimet;
10 që të mos nginjenë të huajëtë me pasëjenë tënde, edhe mundimet’ e tu të hynjënë ndë shtëpi të huajë,
11 edhe ti të psherëtinjç më ndë funt, kur të tretetë mishi yt, edhe kurmi yt,
12 edhe të thuash: Qysh mërzita diturinë, edhe zëmëra ime hodhi tej qërtimetë,
13 edhe nuk’ u dëgjovva zënë atyreve që më mësoninë, as nuk’ u ktheva veshnë atyreve që më arrëseninë!
14 Për pakëzë desh rashë ndë ç’do të keqe, ndë mest të mpshtiellëjes’ e të mbëledhëjesë.
15 Pi ujë prej sterrnësë s’ate, edhe prej ujit që buron nga pusi yt;
16 le të derdhenë jashtë gurrat’ e tua, edhe rrëket’ e ujëravet ndëpër rrugat,
17 ato le të jenë thjesht të tuatë, e jo të huajëvet bashkë me ty;
18 gurra jote le të jet’ e bekuarë, edhe gëzohu bashkë me gruan’ e të rit tënt.
19 Le (të jetë te ti) posi drere e dashurë, edhe (posi) kaprolle gazëtore; gjinjt’ e asaj le të të ujitnjënë mbë ç’do kohë; gëzoju kurdo ndë dashurit t’asaj.
20 Përse, o biri im, të k’anda të huajënë, edhe do të pushtonjç gjin’ e së huajësë?
21 Sepse udhët’ e njeriut (janë) përpara syvet Zotit, edhe ay peshon gjithë çapat’ e ati.
22 Vetëm’ ato panomit’ e ati do të zënë të pabesinë, edhe do të shtrëngonetë me litarët’ e falit ti.
23 Ky do të vdesë i pamësuarë, edhe nga shumica e marrësis’ ati do të silletë andej e këtej.
KREI 6
1 Biri im, ndë u bëre dorë-zënë për mikunë tënt, ndë i dhe dorënë të huajit,
2 u zure ndë lakt me fialët’ e golësë s’ate, u zure me fialët’ e golësë s’ate;
3 bën këtë pra, o biri im, edhe shpëto, sepse re ndë duart të mikut tënt; shko, mos u loth, edhe shtrëngo mikunë tënt.
4 Mos u apsh gjum syvet tu, as të dërmiturë qepallavet tua;
5 shpëto si kapruall prej dorësë gjahtorit, edhe si zok prej dorës’ ati që zë zoq.
6 Shko te milingoneja, o purtesës, vështo udhët’ e asaj, edhe bënu i urtë,
7 e cila pa krye, pa të parë, pa qiverrnitar,
8 bën gati ushqimn’ e saj ndë verë, mbëleth të ngrënat’ e saj ndë të korrët.
9 Gjer kurë do të flësh, o përtesës? Kurë do të ngrihesh nga gjumi?
10 Pak gjum, pak të dërmiturë, pak të pshtiellurë duartë mbë gjumët,
11 pastaj vien vobezia jote posi udhëtar i shpejtë, edhe nevola jote posi burr I armatosurë.
12 Njeriu i pavëlyerë, njeriu i lik, ecën me golë të shtrembëtë;
13 bën mbë sy me syt’ e ti, flet me këmbët’ e ti, mëson me gishtërat’ e ti,
14 me zëmërë të shtrembëtë mendon të këqia mbë ç’do kohë, mbiell zënëje,
15 përandaj papandehuraj i ka për të ardhurë humbëja, papandehuraj do të thërrmonetë pa (pasurë) mjekësi.
16 Zoti mërzit këto të gjashta, po më fort këto të shtata i ka të ndoh shpirti i ati:
17 sy madhështorë, gluhë gënjështare, edhe duar që derdhënë gjak të pafajm,
18 zemërë që mendon mendime të liq, këmbë që ecënjënë me vrap mbë të bërët të keqe,
19 deshmitar të rrem që flet gënjeshtrë, edhe atë që shtyn vëllezëritë të zihenë.
20 Biri im, ruaj porosin’ e t’yt-et, edhe mos hith tej nomin’ e s’at-ëme.
21 Mba-ji lidhurë përherë ndë zëmërët tënde, var-i ndë qafët tënde.
22 Kur të ecënjç, do të heqë udhënë; kur të flësh, do të të ruanjë; edhe (kur) të shkonesh, do të flasë bashkë me ty.
23 Sepse porosia është kandile, edhe nomi është dritë, edhe qërtimet’ e diturisë (jan’) udhë jete,
24 që të të ruanjënë nga gruaj’ e keqe, nga lajk’ e gluhësë (gruasë) huajë.
25 Le të mos i teketë zemërësë s’ate për bukurin’ e asaj, edhe le të mos të gjuanjë me qepallat’ e saj.
26 Sepse për punë të kurvësë (bënetë njeriu) gjer mbë një copë buke, edhe gruaj’ e burrit, (që është kurvë) gjuan shpirt të paçimuarë.
27 A munt të vërë zjarr ndonjë ndë gji të ti, edhe të mos i digjenë rrobatë?
28 A munt të ecënjë ndonjë mbi thëngjij të dhezurë, edhe të mos i digjenë këmbëtë?
29 Kështu (edhe) ay që hyn te gruaj’ e të afërëmit ti; kush t’i qaset’ afër’ asaj, nukë do të dalë i pafajm.
30 Nuk’ e mërzitnjënë viedhësinë, kur vieth për të nginjurë shpirtin’ e ti, kur ka uri,
31 po ndë u zëntë, ka për t’i dhënë prapë për një shtatë, ka për të dhënë gjithë gjën’ e shtëpisë ti.
32 Po kush kurvëron me ndonjë grua, s’ka mënt; ay që bën këtë, vdier shpirtin’ e ti.
33 Do të ketë plagë e turpëri, edhe turpëria e ati nukë do të shuhetë.
34 Sepse zëlia është marrësi’ e burrit, edhe s’i ka për të ardhurë keq ndë ditët të marrëjesë shpagimit.
35 Nukë do të marrë asndonjë shpërblim, as nukë do të sbutetë, edhe ndë ja shumofsh dhuratatë.
KREI 7
1 Biri im, ruaj fialët’ e mia, edhe vlo porosit’ e mia mbë vetëhet tënde.
2 Ruaj porosit’ e mia, edhe do të rronjç; edhe nominë t’im, posi dritën’ e syvet.
3 Lidh-i ato mbë gishtërat të tu, gërvisht-i ato mbi rrasët të zemërësë s’ate.
4 Thuaj diturisë: Ti je motëra ime, edhe kluaj urtësinë për fisinë (tënt),
5 që të të ruanjënë nga gruaj’ e huajë, edhe nga e huaja që të përkëdhel me fialët’ e saj.
6 Sepse nga parathireja e shtëpisë s’ime shtiva sytë ndëpër trirët,
7 e pashë ndër të marrët; vështrova ndër djemt një dialosh pa mënt,
8 i cili shkonte rrugësë përanë çipit të atillë gruaje, edhe kish marrë udhënë që vinte ndë shtëpit t’asaj,
9 vonë mbë të ngrysurit të ditësë, ndë t’errët të natësë, e nd’ errësirë,
10 edhe na tek përpiek me atë një grua (që e kish) të parëtë si kurvë, edhe zemërënë gënjeshtare,
11 lomatare edhe e paturpshëme; këmbët’ e asaj nukë qëndronjënë ndë shtëpit t’asaj,
12 tashi gjëndetë jashtë, tashi ndëpër rrugat, ri e prep mbë ç’do çip.
13 Zë atë, edhe e puth, edhe me sy e faqe të paturpshëme i thot’ ati:
14 “Kam kurbane paqtimi, sot lava kushtimet’ e mia,
15 përandaj dola të pres ty, sepse më mori malli të shoh syt’ e tu, edhe të gjeta;
16 kam shtruarë shtratinë t’im me pëlhura të linjta e të leshta qëndisurë me fije të Egjyftërisë;
17 kam pshtymurë shtratinë t’im me smirrnë, e me allojë, e me qinamomë;
18 eja le të dehemi me dashuri gjer mbë të sbardhëllyerë, le të kënaqemi me dashuri,
19 sepse nuk’ është burri ndë shtëpi, ka marrë udhë të largë;
20 mori një kuletë me argjënt ndë dorë të ti, do të kthenetë ndë shtëpi të ti pas kohe.”
21 Me shumë mjeshtëri të saj e gënjeu atë, me laikat’ e buzëvet saj e hoqi pas vetiu.
22 Përnjëherë vate pas asaj, posi kau kur vete të theretë, a posi dreri kur këcen ndë lakt,
23 gjersa t’i depërtonjë mushkurinë shëgjetulla; posi zogu që vete me vrap ndë ngraçkët, edhe nuk’ e di se është kundrë jetësë ti.
24 Tashi pra dëgjomëni, o djem, edhe mbani vesh fialëvet golësë s’ime.
25 Zemëra jote le të mos priretë mb’ udhët t’asaj, as mos kthenesh mbë rrugat t’asaj.
26 Sepse ajo bëri shumë vetë e ranë të plagosurë, edhe burra të fortë janë vrarë prej asaj.
27 Shtëpia e asaj ësht’ udhë pise, që të shpie ndër dhomat të vdekëjesë.
KREI 8
1 A nukë thërret dituria? Edhe nukë nxier zën’ e saj urtësia?
2 Qëndron ndë majët të vëndevet lartë përmbi udhët, ndë mest të udhëvet kryqe.
3 Thërret afërë portavet, ndë të hyrët të qytetit, ndë të hyrët të dyeret.
4 U thërres juve, o njerës, edhe zëri im (lëshonetë) te të bijet’ e njerëzet.
5 O të miturë, kupëtoni urtësi, edhe, o të marrë, fitoni zemërë të mënçëme.
6 Dëgjoni, sepse do të flas punëra të larta, edhe buzët’ e mia do të flasënë punëra të dreita.
7 Sepse gurmazi im do të flasë të vërtetënë, edhe buzëvet mia u vien të ndohtë nga pabesëria.
8 Gjithë fialët’ e golësë s’ime janë me dreitëri, s’ka kobim a të shtrëmbëtë ndër ato;
9 të gjitha janë të këthiellëta tek ay që kupëton, edhe të dreita ndër ata që gjënjënë mënt.
10 Merrmëni mësimnë, e jo argjëndinë, edhe mëndëjenë, më tepërë se arin’ e sgjedhurë.
11 Sepse dituria është më e mirë se gurët’ e paçimuarë, edhe gjithë kafshat’ e dëshëruarshime nukë janë kaqë të vëlyera, sa ajo.
12 Unë dituria rri bashkë me urtësinë, edhe gjënj mëndëjen’ e këshillevet urta.
13 Frik’ e Zotit (është) të mërzitnjë njeriu të keqenë; unë mërzit madhështinë, e mburresënë, e udhën’ e keqe, e golën’ e shtrembëtë.
14 Imeja është këshilleja, edhe siguria, unë (jam) mëndëja; imeja është fuqia.
15 Me anë t’ime të mbëretëronjënë mbëretëritë, edhe të parëtë presënë gjyq të dreitë.
16 Zotërinjtë zotëronjënë me anë t’ime, edhe njerëzit’ e mëdhenj, gjithë gjykatësit’ e dheut.
17 Unë dua ata që më duanë, edhe ata që të më kërkonjënë do të më gjënjënë.
18 Gjëja e lavdia është bashkë me mua, kafsha të mira që mbesënë, edhe dreitëria.
19 Pemët’ (e mia) janë më të mira se ari, edhe se ari i qëruarë; edhe drithi im, se argjëndi i sgjedhurë.
20 Ecënj mb’ udhë të dreitërisë, ndë mest të rrugavet gjyqit,
21 që të bënj ata që më duanë të trashëgonjënë kafsha të mira, edhe të mbush thesarët’ e atyreve.
22 Zoti më kishte ndë kryet të udhëvet ti, përpara punëvet ti, që përpara jetësë.
23 Që përpara jetësë më leu me val, që ndë kryet të herësë, pa qënë dheu.
24 Linda kur nuk’ ishin’ avysatë, kur nuk’ ishinë gurratë që buronjën’ ujëratë;
25 përpara se të themeloneshinë maletë, përpara kodravet; unë linda,
26 që kur s’kishte bërë dhenë, as fushatë, as majat’ e dheravet botësë.
27 Kur bënte gati qiejetë, un’ (ishnjam) atie; kur shënonte rreth përmbi faqet të avysësë,
28 kur qëndronte retë lart, kur forconte gurrat’ e avysësë;
29 Kur vinte nomin’ e ti ndë det, ujëratë të mos kapërceninë tej urdhëratën’ e ati; kur urdhëronte themelet’ e dheut,
30 atëherë ishnjam afër’ ati tuke punuarë; edhe unë ishnjam përditë të kënaqurit’ (e ati), e gëzuarë përherë përpara ati,
31 e gëzuarë ndë botët të dheut ati; edhe të kënaquritë t’im (ish) bashkë me të bijt e njerëzet.
32 Tashi pra dëgjomëni, o djem, sepse të lumurë jan’ ata që ruanjën’ udhët’ e mia.
33 Dëgjoni mësim, edhe bëhi të diturë, edhe mos e hithni tej.
34 Lum ay njeri që të më dëgjonjë, tuke ndenjurë squarë për ditë ndër dyert të mia, tuke priturë ndër pragjet të dyervet mia,
35 sepse kush të gjënjë mua, do të gjënjë jetë, edhe do të marrë hirë prej Zotit.
36 Po kush të fëlenjë tek unë, i bën keq shpirtit ti; gjith’ ata që më mërzitnjënë duanë vdekëje.
KREI 9
1 Dituria ndërtoi shtëpin’ e saj, preu shtatë shtyllat’ e saj,
2 theri berrat’ e saj, shturi verën’ e saj, edhe bëri gati truvezën’ e saj;
3 dërgoi shërbëtoret’ e saj, leçit mbi vëndet e lartë të qytetit:
4 “Kush të jet’ i marrë, le të këthenetë këtu”; (edhe) atyre që s’kanë mënt u thotë:
5 “Eni, hani nga buka ime, edhe pini nga vera që shtyra;
6 lini marrëzinë, edhe rroni, edhe ecëni dreitë mb’ udhë të urtësisë.”
7 Kush mëson përqeshës turpëron vetëhen’ e ti, edhe kush qërton të pabesë nxin faqen’ e ti.
8 Mos qërto përqeshës, që të mos të të mërzitnjë, qërto të urtinë, edhe do të të dojë.
9 Ep-i (mënt) të diturit edhe do të bënetë më i diturë, mëso të dreitinë, edhe do të rritetë ndë mësim.
10 Kryet’ e diturisë është frik’ e Zotit, edhe të njohurit’ e Shënjtit (ësht’) urtësia.
11 Sepse me anët t’ime do të shumonenë dit e tua, edhe do të shtonenë viet e jetësë s’ate.
12 Ndë u bëfsh i urtë, do të jesh i urtë për vetëhenë tënde, edhe ndë u bëfsh përqeshës, ti vetëmë do të vuanjç.
13 Gruaja pa mënt, e vrazhëtë, e marrë, edhe që s’di farë-gjëje,
14 rri ndë derët të shtëpisë saj mbi fron, ndëpër vëndet e lartë të qytetit,
15 tuke grishur’ udhëtarëtë që shkonjënë drejt’ udhësë tyre:
16 “Kush ësht’ i marrë, le të kthenetë këtu”, edhe ati që s’ka mënt i thotë:
17 “Ujët’ e viedhur’ është të ëmbëlë, edhe buk’ e mpshehur’ ësht’ e shishime.”
18 Po ay nuk’ e di se atie janë të vdekuritë, edhe ndër të thellat të pisësë (janë) të grishurit’ e asaj.
KREI 10
Fialët’ e urta të Sollomonit.
1 Bir’ i urtë gëzon t’anë, po bir’ i marrë është hidhërim i s’ëmësë.
2 Thesarët’ e panomisë s’bënjënë dobi, po dreitëria të shpëton nga vdekëja.
3 Zoti nukë do të lërë shpirtin’ e të dreitit të vdesë nga uria, po pasëjen’ e të pabesëvet e përmbys.
4 Dor’ e purtuarë bie vobezi, po dor’ e ati që ka kujdes bën të pasurë.
5 Kush mbëleth ndë verë ësht’ i bir’ i urtësisë, kush flë ndë të korrët (ësht’) i bir’ i turpërisë.
6 Mbi kryet të dreitit (është) bekim, po shtrembëria mbulon golën’ e të pabesëvet.
7 I dreiti përmëndetë me bekim, po ëmëri i të pabesëvet kalbetë.
8 I urti nga zemëra do të marrë porosi, po i marri nga buzëtë do të pengonetë.
9 Kush ecën dreitë ecën mbarë, po kush shtrembëron nga udhët’ e tia do të shquhetë.
10 Kush bën me sy, bie të dhëmburë, po i marri nga buzëtë do të pengonetë.
11 Gol’ e të dreitit (është) gurrë jete, po shtrëmbëria mbulon golën’ e të pabesëvet.
12 Të mërzituritë bie zënëje, po dashuria mbulon gjithë faletë.
13 Ndë buzët të mënçëmit gjëndet’ urtësia, po shkopi është për kurrizin’ e atyre që s’kanë mënt.
14 Të urtëtë mbëledhënë mënt, po gola e madhështorit ësht’ afërë humbëjesë.
15 Të mirat’ e të pasurit (janë) qytet i thurë, (po) prishëja e të vobeqvet është vobezia e atyre.
16 Punët’ e të dreitit (janë) për jetë, pema e të pabesit (është) për fal.
17 Kush ruan mësimin e (gjëndetë) mb’ udhë të jetësë, po kush lë qërtimnë sillet’ andej e këtej.
18 Kush mbulon mërinë (ndënë) buzë të rreme, edhe kush nxier nga gola kallzim, ësht’ i marrë.
19 Ndër fialët të shuma nukë shteretë fali, po kush mba buzët’ e tia ësht’ i urtë.
20 Gluha e të dreitit ësht’ argjënt i sgjedhurë, zemëra e të pabesëvet (është) për mos gjë.
21 Buzët’ e të dreitit kullosënë shumë vetë, po të marrëtë vdesënë nga të papasuritë mënt.
22 Bekimi i Zotit bën të pasurë, edhe nd’ atë nukë do të shtonetë hidhërim.
23 I pamënçimi e ka të bërëtë keq posi lodrë, po dituria është për njerin’ e mënçim.
24 Frika e të pabesit do të vinjë mbi atë, po dëshërimi i të dreitëvet do të mbushetë.
25 Sikundrë shkon er’ e shakullit, kështu do të mos jet’ i pabesi, po i dreiti do të qëndronjë ndë jetët të jetësë.
26 Posi uthëlla ndër dhëmbët, edhe tymi ndër syt, kështu është purtesësi tek ata që e dërgonjënë.
27 Frik’ e Zotit shton dit, po viet e të pabesëvet do të pakësonenë.
28 Shpëresa e të dreitëvet do të jetë gëzim, po shpresa e të pabesëvet do të humbasë.
29 Udh’ e Zotit është forcë te i mbari, po te punëtorët’ e panomisë është humbëje.
30 I dreiti nukë do të tundetë ndë jetët të jetëvet, po të pabesëtë nukë do të rrinë ndë dhet.
31 Gol’ e të dreitit nxier dituri, po gluha gënjeshtare do të këputetë.
32 Buzët’ e të dreitit njohën’ atë që ësht’ e pëlqyerë, po gola e të pabesëvet njeh atë që ësht’ e shtrembëtë.
KREI 11
1 Zigareja e rreme ësht’ e ndohtë te Zoti, po zigareja e dreitë ësht’ e pëlqyerë tek ay.
2 (Tek) hyn madhështia, hyn edhe turpëria, po urtësia (rri) me të përunjëtit.
3 Të tërët’ e të dreitëvet do t’u heqë udhën’ atyre.
4 Pasëja s’bën dobi ndë ditët të zemërimit, po dreitëria shpëton nga vdekëja.
5 Dreitëria e njeriut tërë do t’ja bënjë udhënë të dreitë, po i pabesi do të bierë për punë të pabesërisë ti.
6 Dreitëria e të dreitëvet do t’i shpëtonjë ata, po faltorëtë do të zihenë ndë të keqet.
7 Kur vdes njeriu i pabesë, shpëresa (e ati) baretë, baret’ edhe shpresa e të paudhëvet.
8 I dreiti shpëton nga shtrëngata, edhe ndë vënt t’ati hyn i pabesi.
9 Hipokriti prish t’afërmin’ e ti me golënë, po të dreitëtë do të shpëtonjënë me anë të urtësisë.
10 Qyteti gëzonetë kur venë mbarë të dreitëtë, edhe gëzonetë kur prishenë të pabesëtë.
11 Me bekimin’ e të dreitëvet qyteti lartonetë, po me golën’ e të pabesëvet prishetë.
12 Ay që s’ka mënt s’e zë për gjë të afërmin’ e ti, po njeriu i urtë pushon.
13 Ay që përhap fialë sbulon fshehësiratë, po ay që është besëtar ndë shpirt fsheh punënë.
14 Atie tek nuk’ është qivërni, gjëndëja bie, po nga shumica e këshillëset (vien) shpëtim.
15 Kush bënetë dorë-zënës për tiatrinë, do të pësonjë keq, po kush mërzit dorë-zënëjenë do të jet’ i pafrikëshim.
16 Gruan’ e hieshëme e kanë për nderë, edhe ata që qëndronjënë fitonjënë gjë.
17 Njeriu i përdëllyershim i bën mirë shpirtit ti, po i papërdëllyershimi shtrëngon trupin’ e ti.
18 I pabesi punon punë të rreme, po ay që mbiell dreitëri do ta ketë pagënë pa frikë.
19 Sikundrë dreitëria suletë ndë jetët, kështu ay që gjuan të keqenë suletë ndë vdekëjet të ti.
20 Zotit i vien të ndohtë nga ata që kanë zemërë të shtrembëtë, po ata që ecënjënë dreit’ udhësë (janë) të priturë tek ay.
21 (Ndonëse) dora zë dorënë, i pabesi nukë do të mbesë pa munduarë, po fara e të dreitëvet do të shpëtonjë.
22 Gruaj’ e bukurë pa mënt është si stoli e artë ndë turi të derrit.
23 Dëshërimi i të dreitëvet është vetëm’ e mira, po shpëresa e të pabesëvet (është) mëria.
24 Disa shpërndanjënë, edhe po u tepëronjënë, e disa kurcenjënë fort, po (kanë) nevolë.
25 Ay shpirt që bën mirë do të mahetë, edhe kush ep ujë, do t’i apën ujë edhe ati.
26 Atë që mbyll drith do t’e mallëkonjë gjëndëja, po bekim do të jetë mbi kryet t’ati që e shet.
27 Ay që i bie prapa së mirësë, do të fitonjë hirë, po ay që kërkon të keqenë, do të vinjë mbi atë.
28 Kush shpëren mbë pasëjet të ti, ky do të bierë, po të dreitëtë do të lulëzonjënë posi bimë.
29 Kush trubullon shtëpin’ e ti do të trashëgonjë erë, po i marri (do t’i bënetë) shërbëtuar të mënçëmit.
30 Pem’ e të dreitit është dru jete, po ay që fiton shpirtëra ësht’ i mënçëm. 31 Kur të mundonet’ i dreiti mbi dhet, sa më tepër’ i pabesi e faltori.
KREI 12
1 Kush do mësimnë, do mëndëjenë, po ay që mërzit qërtimnë ësht’ i marrë.
2 I miri gjen hirë te Zoti, po atë që mendon të liga do t’e dënonjë.
3 Njeriu nukë do të forconetë me anë të së paudhësë, po rrënja e të dreitëvet do të mbesë e patundurë.
4 Gruaj’ e mirë është kurorë te burri i saj, po ajo që bën turpëri është kalbësirë ndër eshtërat t’ati.
5 Mendimet’ e të dreitëvet janë dreitëri, po këshillet’ e të pabesëvet janë kobim.
6 Fialët’ e të pabesëvet bënjënë pritë për gjak, po gol’ e të dreitëvet do t’I shpëtonjë ata.
7 Të pabesëtë baren’ e s’janë më, po shtëpia e të dreitëvet do të mbesë.
8 Njeriu lavdonetë nga urtësia e ti, po i shtrembëti nga zëmëra do të jetë për të hedhurë poshtë.
9 Më i mirë ësht’ ay njeri që s’nderonetë, edhe ësht’ i zoti vetiut, se ay që mburretë, edhe s’ka bukë (të hajë).
10 I dreiti ka kujdes për jetën’ e bagëtisë ti, po zemëra e të pabesëvet ësht’ e papërdëllyershime.
11 Kush punon dhen’ e ti do të nginjetë me bukë, po ay që vete pas mëndëjesë të kotëvet s’ka mënt.
12 I pabesi kërkon t’u dalë zot të këqivet, po rrënja e të dreitit lëshon përsëri.
13 I pabesi zihetë ndë kurth nga fali i buzëvet, po i dreiti shpëton nga shtrëngimi.
14 Njeriu do të mbushetë me të mira nga pemët’ e golësë (ti), edhe shpagimi I duaret njeriut do të kthenetë prap te ay.
15 Udh’ e të marrit (ësht’) e dreitë ndër sy t’ ati, po ay që dëgjon këshille (ësht’) i urtë.
16 I marri dëften përnjëherë zemërimn’ e ti, po i urti mbulon turpëjen’ e ti.
17 Kush flet të vërtetënë rrëfen të dreitënë, po deshmitari i rrem (thotë) kobim.
18 Llomatari (është) posi të prerat’ e thikësë, po gola e të urtëvet (është) shërim
19 Buzët’ e së vërtetësë do të qëndronjënë kurdo, po gluha gënjeshtare (është) vetëmë për një çikëzë herë.
20 Kobim (është) ndë zemërët t’atyreve që mendonjënë të liga, po te ata që këshillonjënë paqtim (është) gëzim.
21 Të dreitit nukë do t’i bënetë ndonjë dëm, po të pabesëtë do të mbushenë me të këqia.
22 Zotit i vien të ndohtë nga buzëtë gënjeshtare, po ata që bënjënë të vërtetënë (janë) të priturë tek ay.
23 Njeriu i urtë mbulon mënt, po zemëra e të marrëvet leçit marrëzi.
24 Dora e punëtorëvet do t’urdhëronjë, po purtesësitë do të jenë ndën’ urdhërë.
25 Hidhërimi ndë zemërët të njeriut ja përunj atë, po fial’ e mirë ja gëzon atë.
26 I dreiti ja shkon më tepërë t’afërmit ti, po udh’ e të pabesëvet i gënjen ata.
27 Kush purton nukë zë gjahun’ e ti, po gjëja e njeriut kujdesshëm (është) shum’ e vëlyerë.
28 Nd’ udhët të dreitërisë (është) jetë, edhe udh’ e asaj nukë (të nxier) ndë vdekëjet.
KREI 13
1 Dial’ i urtë (dëgjon) mësimin’ e t’et, po përqeshësi nukë dëgjon qërtim.
2 Njeriu do të hajë të mira nga pemët’ e golësë ti, po shpirti i të paudhëvet është shtrëmbëri.
3 Kush ruan golën’ e ti, ruan jetën’ e ti, po ay që është golë-sbrazëtë do të humbasë.
4 Shpirti ati që purton, dëshëron e s’ka, po shpirti i atyre që punonjënë do të nginjetë.
5 I dreiti mërzit fialën’ e rreme, po i pabesi ësht’ i qelbur’ e i turpëruarë.
6 Dreitëria ruan atë që ësht’ i mbarë mb’ udhët, po faltorin’ e prish pabesëria.
7 Ka (njeri) që bën vetëhenë për të pasurë, e s’ka farë-gjëje, (e ka njeri) që bën vetëhenë për të vobek, e (ka) shumë gjë.
8 Shpërblimi i shpirtit njeriut (është) gjëj’ e ati, po i vobegu nukë dëgjon qërtim.
9 Drita e të dreitëvet ndrit, po kandili i të pabesëvet do të shuhetë.
10 Vetëmë nga madhështia del zënëja, po urtësia është bashkë me ata që marrënë këshille.
11 Gjëja (fituarë) nga kotësira do të pakësonetë, po ay që mbëleth me dorën’ (e ti) do të madhonetë.
12 Ajo shpëresë që mënohetë likshton zemrënë, po kur vien ajo që ka mall për atë, (është) dru jete.
13 Ay që heth tej fialënë do të humbasë, po ay që i ka frikë porosisë, ky do të shpaguhetë.
14 Nomi i të urtit është gurrë jete, që mërgon nga kurthet’ e vdekëjesë.
15 Urtësia e mirë ep hirë, po udh’ e faltorëvet (të shpie) ndë humbëjet.
16 Ç’do njeri i urtë punon me mënt, po i marri sbulon marrëzinë.
17 I laimi i keq bie ndë të keqe, po laimësi i besësë (është) shërim.
18 Vobezi e turpëri (do të ketë) ay që heth tej mësimnë, po ay që ruan qërtimnë do të nderonetë.
19 Kur mbushetë dëshërimi kënaq shpirtinë, po të marrëvet u vien të ndohtë të prirenë nga e keqeja.
20 Kush ecën me të urtëtë do të jet’ i urtë, po shoku i të marrëvet do të thyenjë qafënë.
21 E keqeja ndiek faltorë, po të dreitëvet do t’u epet’ e mira.
22 I miri u lë trashëgim bijet të bijet, po gjëja e faltorit mbëlidhetë për të dreitinë.
23 Ara e të vobeqvet ep shumë ushqim, po disa humbasënë, sepse nukë shquanjënë të dreitënë.
24 Kush kërcen shkopin’ e ti, mërzit të birrë, po ay që e do, e mundon me kohë.
25 I dreiti ha gjersa t’i nginjetë shpirti, po barku i të pabesëvet do të shteretë.
KREI 14
1 Grat’ e urta ndërtonjënë shtëpin’ e tyre, po e marra e rëmon atë me duart’ e saja.
2 Ay që ecën ndë të dreitët të ti i ka frikë Zotit, po i shtrembëti nd’ udhët të ti s’e zë për gjë atë.
3 Ndë golët të marrit (është) shkopi i madhështisë, po buzët’ e të urtëvet do t’i ruanjën’ ata.
4 Tek s’ka qe, koshtareja (ësht’) e sbrazëtë, po të plotët’ e drithit (është) prej fuqisë kaut.
5 Deshmitari i dreitë nukë do të gënjenjë, po deshmitari i rrem derth gënjeshtra.
6 Përqeshësi kërkon dituri, edhe nukë gjën, po për të urtinë (ësht’) i kollajtë mësimi.
7 Del përpara njeriut pa mënt, edhe nukë do të gjënjç buzë urtësie.
8 Dituria e të urtit (është) të njohë udhën’ e ti, po marrëzia e të marrëvet (është) t’ecurë të kotë.
9 Të marrëtë qeshënë ndë panomit, po ndë mest të dreitëvet (është) hirë.
10 Zemër’ (e njeriut) njeh hidhësirën’ e shpirtit ati, edhe i huajë nukë merr piesë prej gëzimit ati.
11 Shtëpia e të pabesëvet do të humbasë, po tend’ e të dreitëvet do të lulëzonjë.
12 Ka udhë (që i duket’) e dreitë njeriut, po fundi asaj të bie ndë vdekëje.
13 Po edhe kur qesh dhëmp zemëra, edhe fundi i gëzimit është hidhërim.
14 Ay që ka zemërë të prishurë do të mbushetë nga udhët’ e tia, po njeriu i mirë prej vetëhesë ti.
15 I mituri beson ç’do fialë, po i urti u mba vesh çapavet tia.
16 I urti ka frikë, e ikën nga e keqeja, po i marri shkon përpara, edhe ashpëronetë.
17 Ay që zemëronetë shpejtë punon pa mendim, po njeriu zemërëkeq ësht’ I mërziturë.
18 Të marrëtë trashëgonjënë marrëzi, po të urtëtë kurorëzonenë me urtësi.
19 Të këqitë bienë ndë gjunj përpara të mirëvet, edhe të pabesëtë ndër dyert të dreitëvet.
20 I vobegu mërzitet’ edhe nga fëqinja e ti, po i pasuri ka shumë miq.
21 Kush heth poshtë të afërmin’ e ti fëlen, po kush përdëllen të vobeqtë ësht’ i lumurë.
22 A s’gënjehen’ ata që mendonjënë të ligënë? Po përdëllim e dreitëri do të jetë ndër ata që mendonjënë të mirënë.
23 Mbë ç’do mundim (është) fitim, po llomatia e buzëvet bie vetëmë vobezi.
24 Gjëja e të urtëvet (është) kurorë ndër ata, po gjëja e të marrëve (është) marrëzi.
25 Deshmitari i dreitë shpëton shpirtëra, po i rremi derth gënjeshtra.
26 Ndë frikët të Zotit (është) shpëres’ e fortë, edhe ndër djemt t’ati do të jetë mpshtetëje.
27 Frik’ e Zotit (është) gurrë jete, që mërgon nga kurthet’ e vdekëjesë.
28 Lavdia e mbëretit (është) ndë shumicët të gjëndëjesë, po prishëja e ati që zotëron (është) ndë pakicët të gjëndëjesë.
29 Zëmërë-gjëri (ka) urtësi të madhe, po zëmërë-ngushti shton marrëzinë.
30 Zëmër’ e shëndoshë (është) jet’ e kurmit, po cmiri (është) kalbësira e eshtëravet.
31 Kush shtrëngon të vobegunë, (shpërndëron) Bërësin’ e ati, po kush nderon atë, përdëllen të vobegunë.
32 I pabesi tmeronetë ndë pabesëri të ti, po i dreiti ka shpëresë ndë vdekëjet të ti.
33 Ndë zëmërët të mënçëmit prëhet’ urtësi, po ndë mest të marrëvet shpërfaqetë.
34 Dreitëria larton komp, po fali (është) turpëri gjëndëjesh.
35 Mbëreti ka mbë sy të mirë shërbëtorin’ e urtë, po zemërimi i ati (është) mb’ atë që bën turpëri.
KREI 15
1 Të përgjegjurit’ e ëmbëlë cbut zemërimnë, po fial’ e hidhurë dhes zemërimnë.
2 Gluh’ e të urtëvet sbukuron mëndëjenë, po gol’ e të marrëvet gromësin marrëzi.
3 Syt’ e Zotit (janë) mbë ç’do vënt tuke shikuarë të këqi e të mirë.
4 Gluh’ e shëndoshë (është) dru jete, po e shtrëmbëta (është) të thyerë frymë.
5 I marri heth poshtë mësimn’ e t’et, po ay që ruan qërtim ësht’ i urtë.
6 Ndë shtëpi të dreitit (janë) shumë thesarë, po ndë pronjët të pabesit (është) të shpërndarë.
7 Buzët e të urtëvet përndanjënë mënt, po zemëra e të marrëvet nuk’ (është) kështu.
8 Kurbani i të pabesëvet (ësht’) i ndyrë te Zoti, po lutëja e të dreitëvet ësht’ e priturë te ay.
9 Udha e të pabesit (ësht’) e ndohëtë te Zoti, po do atë që gjuan dreitërinë.
10 Ay që ka lën’ udhënë, nukë pëlqen mësimnë, ay që mërzit qërtimnë, do të vdesë.
11 Hadhi edhe humbëja (janë) përpara Zotit, sa më tepërë zemërat’ e të bijet njerëzet?
12 Përqeshësi nukë do atë që e qërton, as nukë do të vejë te të urtëtë.
13 Zemër’ e gëzuarë sbut faqenë, po nga hidhërimi i zemërësë shtrëngonetë fryma.
14 Zëmëra e të urtit kërkon mënt, po gola e të marrëvet kullot marrëzi.
15 Gjithë dit e të shtrënguarit (janë) të këqia, po kush ka zëmërënë të gëzuarë ka gosti kurdo.
16 Më mirë e paka me frikë të Zotit, se shumë thesarë e trubullim ndër ata.
17 Më mirë një gosti lakrash me dashuri, se një viç i ushqyerë me mërzitëje.
18 Njeriu zemërak dhes luftëra, po zëmërë-gjëri pushon zënëje.
19 Udh’ e purtesësit (është) thurë me ferra, po udh’ e të dreitëvet (ësht’) e sheshuarë.
20 Bir’ i urtë gëzon tanë, po njeriu i marrë përqesh t’ëmënë.
21 Marrëzia (është) gëzim te ay që s’ka mënt, po njeriu i mënçim ecën dreitë.
22 Tek s’ka këshillë, mendimetë dalënë të kotë, po tek janë shumë këshillës forconenë.
23 Lum ay njeri për të përgjegjurit’ e golësë ti, edhe fiala ndë kohët sa e mirë (është)!
24 Udh’ e jetësë te i mënçëmi (është) lart, që të prapsetë nga hadhi poshtë.
25 Zoti prish shtëpin’ e madhështorëvet, po forcon kufin’ e së vesë.
26 Mentimet’ e të ligut (janë) të ndohëtë te Zoti, po fialët’ e të këthiellëvet (janë) të pëlqyera.
27 Mitë-marrësi trubullon shtëpin’ e ti, po kush mërzit mitatë do të rronjë.
28 Zemëra e të dreitit mendonetë, pra përgjegjetë, po gola e të paudhëvet gromësin të këqia.
29 Zoti (është) lark nga të paudhëtë, po dëgjon lutëjen’ e të dreitëvet.
30 Drit’ e syvet gëzon zemërënë, edhe zëri i mirë man eshtëratë.
31 Ay vesh që dëgjon qërtimin’ e jetësë, gjëndëtë ndër të urtët.
32 Kush heth tej mësimnë, mërzit shpirtin’ e ti, po kush dëgjon qërtimnë, fiton mëntëje.
33 Frik’ e Zotit (është) mësim diturie, edhe të përunjuritë shkon përpara lavdisë.
KREI 16
1 Të bërëtë gati të zemërësë njeriut, edhe të përgjegjurit’ e gluhësë, është prej Zotit.
2 Gjith’ udhët’ e njeriut dukenë të dreita ndër syt t’ati, po Zoti peshon frymatë.
3 Varë punët’ e tua te Zoti, edhe këshillimet’ e tu do të forconenë.
4 Zoti bëri të gjitha për vetëhen’ e ti, po edhe të paudhinë për ditën’ e keqe.
5 Zotit i vien të ndohëtë prej ç’do madhështori ndë zemërët, ndonëse dora rrok dorënë, po ay nukë do të jet’ i pafal.
6 Panomia qëronetë me anë të hirit të së vërtetësë, edhe njerëzitë prapsenë nga e keqeja me anë të frikësë Zotit.
7 Kur i pëlqenjënë Zotit udhët’ e njeriut, paqton edhe arëmiqt’ e ati bashkë me atë.
8 Më mirë pak e me të dreitë, se shumë pronje e me të paudhë.
9 Zëmëra e njeriut mendon udhën’ e ati, po Zoti drejton çapat’ e ati.
10 Fialë Perëndie është ndër buzët të mbëretit, gola e ati nukë fëlen ndë gjyqt.
11 Pesha e dreitë edhe zigarea janë të Zotit, gjithë peshat’ e thesit janë pun’ e ati.
12 Mbëretëret u vien të ndohëtë të punonjënë paudhë, sepse froni forconetë nga dreitëria.
13 Buzët’ e dreita janë të pëlqyera ndër mbëretërit, edhe duan’ atë që flet dreitë.
14 Zemërimi i mbëretit është zë-dhënësi i vdekëjesë, po njeriu i urtë e sbut atë.
15 Ndë dritët të faqesë mbëretit është jetë, edhe të mirët’ e ati është posi re shiu të ri.
16 Sa më mirë është të fitonjë njeriu dituri, se ar! Edhe më mirë të fitonjë urtësi, se argjënt!
17 Udh’ e të dreitëvet është të prapsenë nga e keqeja; kush ruan udhën’ e ti, ruan shpirtin’ e ti.
18 Madhështia shkon përpara prishëjesë, edhe të mbajturit’ e shpirtit mbë të math shkon përpara rënëjesë.
19 Më mirë të jetë ndonjë krye-unjurë bashkë me të përunjuritë, se të ndanjë plaçëka bashkë me madhështorët.
20 Kush ësht’ i mënçëm mbë punët, do të gjenjë mirë, edhe kush shpëren mbë Zotinë ësht’ i lumurë.
21 Ay që ësht’ i mënçëm ndë zemërët do të kluhet’ i urtë, edhe ëmbëlsira e buzëvet shton mësim.
22 Urtësia është gurrë jete te ay që e ka atë, po mësimi i të marrëvet është marrëzi.
23 Zemëra e të urtit urtëson golën’ e ati, edhe shton mësim ndër buzët t’ati.
24 Fialët’ e pëlqyera (janë) hojë mialte, ëmbëlsirë ndë shpirt, e shërim ndër eshtërat.
25 Ka udhë që i duketë njeriut e dreitë, po fundi i asaj ësht’ udhë vdekëje.
26 Kush punon, punon për vetëhen’ e ti, sepse gola e ati e shtrëngon atë.
27 Njeriu i lik rëmon të keqe, edhe ndër buzët t’ati është posi zjarr që diek.
28 Njeriu i shtrembëtë mbiell zënëje, edhe pështëllinjësi ndan më të dashuritë miq.
29 Njeriu shtrëngatës gënjen të afërmin’ e ti, edhe e bie mb’ udhët që s’ësht’ e mirë;
30 kur mbyll syt’ e ti, mendonetë të gjenjë (punë) të shtrembëta, tuke kafshuarë buzët’ e tia bën të keqenë.
31 Flokët’ e sbardhura janë kurorë lavdie që gjëndenë mb’ udhë të dreitërisë.
32 Zëmërë-gjëri (është) më i mirë se i forti; edhe ay që përmba shpirtin’ e ti, se ay që prish një qytet.
33 Shorta hidhetë ndë kuletët, po gjithë gjyqi i asaj (është) nga Zoti.
KREI 17
1 Më mirë bukë thatë, e paqtim bashkë me atë, se plot shtëpinë me kurbane bashkë me zënëje.
2 Shërbëtori i urtë do t’urdhëronjë birin’ e turpëjesë, edhe do të ndanjë trashëgimnë bashkë ndë mest të vëllezëret.
3 Sqyreja që tret shprovon argjëndinë, furra arinë, po Zoti zemëratë.
4 Keq-bërësi dëgjon buzët’ e paudha, gënjeshtari i mba vesh gluhësë ligë.
5 Kush përqesh të vobegunë, shan Bërësin’ e ati; kush gëzonetë për të ligat, nukë do të mbesë pa munduarë.
6 Kurora e pleqvet janë djemt’ e djemvet, edhe lavdia e djemvet janë përint’ e atyre.
7 Buzë të larta nuk’ i vëlenjënë të marrit; shumë më pak buzë të rreme (nuk’) i vëlenjënë zotërisë.
8 Mita (është posi) gur i paçimuarë ndër sy të mitë-marrësit; atie tek duketë këjo, mbaron punë.
9 Kush fsheh falinë, kërkon miqësi, po kush e merr ndëpër golë punënë, ndan më të dashuritë miq.
10 Qërtimi rreh të urtinë më tepërë, se një qint frushkulla të marrinë.
11 I ligu kërkon vetëmë trubullime, përandaj do të dërgonetë zë-dhënës i keq kundrë ati.
12 Le të piqetë me njerinë harusha që i kanë marrë këlyshtë, e mos i marri ndë marrëzi të ti.
13 Kush shpaguanë të keqe, ndë vënt të së mirësë, e keqeja nukë do të ikënjë prej shtëpis’ ati.
14 Kush zë të bënjë qartë, (është posi) ay që çthur ujëra, përandaj pusho nga qarta përpara se të dhizetë.
15 Kush nxier pa fal të paudhinë, edhe dënon të dreitinë, të dy janë të ndohëtë te Zoti.
16 Ç’vëlen argjëndi ndë dorët të marrit, që të blenjë dituri, kur ay s’ka mënt?
17 Miku të do kurdo, po vëllaj lint ndë kohë të nevolësë.
18 Njeriu që s’ka mënt zë dorënë, (edhe) zihetë dorë-zënës për mikun’ e ti.
19 Kush do qarta, do fale; kush larton fort derën’ e ti, kërkon prishëje.
20 Kush ka zemërë të shtrëmbëtë, nukë gjen mirë, edhe kush ka gluhë të shtrëmbëtë bie ndë të keqe.
21 Kush piell të marrë, e bën për helmimin’ e ti; i ati i të marrit s’ka gëzim.
22 Zemër’ e gëzuarë të bën mirë (posi) miekësi, po shpirti i thyerë thanë eshtëratë.
23 I paudhi merr dhuratë nga gjiri, për të shtrëmbëruar’ udhët’ e gjyqit.
24 Ndë faqet të urtit (është) dituri, po syt’ e të marrit shohënë mb’ anë të dheut.
25 Bir’ i marrë (është) helmim te i ati, edhe hidhërim te ajo që e ka piellë.
26 Nuk’ (është) kurrë mirë t’i apënë mundim të dreitit, (a) t’u bienë të parëvet për dreitërin’ e atyre.
27 Ay që mba fialënë (ësht’) i mënçëm, zëmërë-gjëri ësht’ i urtë.
28 Edhe ay i marri, kur s’flet me golë, numëronetë për i urtë; edhe ay që mbyll golën’ e ti ësht’ i mënçim.
KREI 18
1 Kush pëlqen mëndejen’ e ti, kërkon pas dëshërimit ti, (edhe) i rri kundrë ç’do gjëje që ësht’ e dreitë.
2 Të marrit nuk’ i pëlqen urtësia, po ç’mendon zemër’ e ati.
3 Kur vien i paudhi, vien edhe të përqeshuritë; edhe bashkë me të sharëtë vien edhe turpëria.
4 Fialët’ e golësë njeriu (janë) ujëra të thella, edhe gurra e diturisë (është posi) përrua që rrieth.
5 Nuk’ është mirë t’i mbanjë krahë njeriu të paudhit, për të përmbysurë të dreitënë ndë gjyqt.
6 Buzët’ e të marrit hynjënë ndë zënëje, edhe gola e ati gërshet shuplaka.
7 Gola e të marrit (është) prishëja e ati, edhe buzët’ e ati (janë) dhokan ndë shpirt t’ati.
8 Fialët’ e pështëllonjësit kapërcehen’ ëmbëlë, edhe sbresënë gjer ndë zorrët të barkut.
9 Ay që purton të punonjë me të vërtetë (ësht’) i vëllaj i plank-prishësit.
10 Emëri i Zotit (është) pirgu i fortë; i dreiti kur mbulon kryetë ndënë atë, gjëndetë ndë siguri.
11 Të miratë te i pasuri (janë) qytet i fortë, edhe i pandeh për mur të lartë.
12 Përpara prishëjesë lartonetë zemëra e njeriut; edhe të përunjuritë shkon përpara lavdisë.
13 Të përgjegjetë (ndonjë) pa dëgjuarë, është marrëzi e turpëri për atë.
14 Frym’ e njeriut do të forconjë dobësirën’ e ati, po frymën’ e shtrënguarë kush munt ta duronjë?
15 Zemëra e të urtit fiton të kupëtuarë, edhe veshi i të dituret kërkon mënt.
16 Dhurata e njeriut hap vënt për atë, edhe e bie përpara të mëdhenjvet.
17 Ay që flet më përpara ndë gjyq të ti (duket’) i dreitë, po vien kundra-gjyqësi i ati edhe e qërton atë.
18 Shorta pushon qartatë edhe e këput fialënë ndë mest të fortëvet.
19 Kur zihetë vëllaj (është më keq se të bierë ndë) dorë një qytet i fortë, edhe zënëjet’ e atyre (janë) posi lloze pirgu.
20 Nga pemët’ e golësë njeriut do të nginjetë barku i ati; nga prodhi i buzëvet ati do të mbushetë.
21 Vdekëja e jeta varenë ndë gluhët; edhe ata që duan’ atë, do të hanë pemët’ e asaj.
22 Kush gjeti grua, gjeti gjë të mirë, edhe fitoi hirë nga Zoti.
23 I vobegu flet me të lutura, po i pasuri përgjigjetë me të vrazhëtë.
24 Ay njeri (që ka) miq, gjan të shkonjë miqësisht, edhe ka mik më të dashurë se vëllanë.
KREI 19
1 Më i mirë ësht’ i vobegu që ecën ndë të tërët të ti, se (i pasuri) që shtrëmbëron buzët’ e tia, edhe është pa mënt.
2 Shpirt pa mënt me të vërtetë nuk’ (është) gjë e mirë; edhe kush nxiton këmbëtë, pengonetë.
3 Marrëzia e njeriut shtrëmbëron udhën’ e ati, edhe zemëra e ati mpeshon mbë Zotinë.
4 Gjëja shton shumë miq, po nga i vobegu heq dorë (edhe) miku i ti.
5 Deshmitari i rrem nukë do të mbetetë pamunduarë, edhe kush flet gënjeshtra nukë do të shpëtonjë.
6 Shumë (vetë) përkëdhelënë faqen’ e të parit, edhe kushdo është miku i ati njeriu që ep.
7 Të vobegun’ e mërzitnjënë gjithë të vëllezëritë; sa më tepërë do të mërgonenë nga ay miqt’ e ati? Ay vete pas tuke klithurë, po ata nukë (përgjigjenë).
8 Kush fiton dituri do shpirtin’ e ti; kush ruan urtësi do të gjenjë mirë.
9 Deshmitar’ i rrem nukë do të mbetetë pa munduarë; edhe kush flet gënjeshtra do të vdiretë.
10 Kënaqëja nuk’ i vëlen të marrit; shumë më tepërë shërbëtorit, të urdhëronjë zotërinë.
11 Urtësia e njeriut përmbëleth zemërimin’ e ati, edhe është lavdi për atë të mos shohë falinë.
12 Zemërimi i mbëretit është posi ulërimë leoni, po miqësia e ati (është) posi vesa mbi barinë.
13 Bir’ i marrë (është) prishëja e t’et; edhe të zënat’ e gruasë (janë) si pika që s’pushon.
14 Shtëpi e gjë trashëgonenë nga atëritë, po gruaja e urtë nga Zoti.
15 Purtesa heth (njerinë) ndë gjumë të rëndë, edhe shpirti i papunë do të ketë uri.
16 Kush ruan porosinë, ruan shpirtin’ e ti, po ay që përmbys udhët’ e tia do të vdiretë.
17 Kush përdëllen të vobegunë huan Zotinë, edhe do t’i shpaguhetë.
18 Mundo t’ët-bir gjer sa është shpëresë, po le të mos të dhizetë shpirti, gjersa ta vraç atë.
19 Zemëraku do munduarë, sepse edhe ndë e lërofsh (atë), përsëri do t’e bënjç (atë punë).
20 Dëgjo këshille e prit mësim, që të bënesh i diturë më ndë funt.
21 Shumë mendime janë ndë zemërët të njeriut, po këshillëja e Zotit do të qëndronjë vetëmë.
22 Nderi i njeriut (është) të mirët’ e ati; edhe i vobegu (është) më i mirë se gënjeshtari.
23 Frik’ e Zotit bie jetë, edhe do të bierë (të flerë) nginjurë, ndonjë e ligë nukë do t’e gjenjë.
24 Ay që purton ngjyen dorën’ e ti ndë kupët, edhe nukë do ta kthenjë as ndë golët të ti.
25 Ndë frushkullofsh përqeshësinë, i mituri do t’e ketë ndër mënt, edhe ndë qërtofsh t’urtinë, do të xënjë mënt.
26 Kush shpërnderon tanë, e shtyn t’ëmënë, (është) një bir që bën turpëri e të sharë.
27 Pusho, o biri im, së dëgjuari mësim që të praps nga fialët’ e të kupëtuarit.
28 Deshmitar’ i paudhë përqesh të dreitinë, edhe gola e të paudhëvet përpin paudhëri.
29 Gjyqe bënenë gati për përqeshësit, shqepë për kurrizin’ e të marrëvet.
KREI 20
1 Vera është përqeshëse, edhe të pirët’ e fortë bie qarta, edhe kush gënjehetë nga këto, nuk’ (ësht’) i urtë.
2 Kanosia e mbëretit ësht’ ulurimë leoni: kush nxen atë, fëlen kundrë jetësë ti.
3 Nderi i njeriu është të pushonjë nga qarta, po ç’do i marrë ngatërronetë (ndë këtë).
4 Kush purton nukë do të laronjë nga pun’ e dimërit, (përandaj) do të kërkonjë ndë verë, po nukë (do të gjenjë).
5 Këshilleja ndë zemërët të njeriut (është posi) ujëra të thella, po njeriu i mënçim do t’e nxierrë atë.
6 Shumë njerës leçisënë gjithësecili të mirën’ e ti, po kush do të gjenjë njeri besëtar?
7 I dreiti ecën ndë të tërët të ti, edhe të bijtë (janë) të lumurë pas ati.
8 Mbëreti kur rri mbë fron të gjyqit, përndan ç’do të keqe me syt e ti.
9 Kush munt të thotë: Qërova zemërënë t’ime, jam i qëruarë nga falet’ e mi?
10 Gjithë ç’farë zigjesh, gjithë ç’farë masash, (janë) të dy palëtë të ndohëta te Zoti.
11 Edhe dialli vetë njihetë nga punët’ e tia, ndë janë punët’ e ati të qëruara, edhe ndë janë të dreita.
12 Veshi dëgjon, e syri sheh, po Zoti i ka bërë të dy.
13 Mos duaj gjumënë, që të mos bënesh i vobek; hap syt’ e tu, edhe do të nginjesh me bukë.
14 E keqe, e keqe, thot’ ay që blen, po si të ikënjë mburretë.
15 Ka ar, edhe shumicë margaritarësh, po gol’ e urtë (ësht’) e paçimuarë.
16 Merr rrobën’ e dorë-dhënësit (për të huajë), edhe për penk nga ay, (si për) plaçka të huaja.
17 Buk’ e gënjeshtrësë (ësht’) e ëmblë te njeriu, po pastaj gol’ e ati do të mbushetë me haliqë.
18 Mendimetë forconenë me anë të këshillesë, edhe si të mendonesh mirë bën luftë.
19 Ay që silletë mb’-at’-anë e mbë-kët’-anë e përndan fialë, sbulon të fshehuratë, përandaj mos u përzie bashkë me atë që sgjëron buzët’ e tia.
20 Kandilej’ e ati që shan tanë e t’ëmënë do të shuhetë nd’ errësirë të thellë.
21 Ay trashëgim që është fituarë shpejt ndë kryet të herësë, nukë bekonetë ndë funt.
22 Mos thuash: Do të shpaguanj të keqenë, prit Zotinë, edhe do të të shpëtonjë.
23 Gjithë ç’farë zigjesh (janë) të ndohëta te Zoti, edhe kupat’ e zigjit rrem nuke (janë) të mira.
24 Çapat’ e njeriut (ndreqenë) prej Zotit, qysh do ta njihte pra njeriu udhën’ e ti?
25 Është dhokan për atë njeri që nxitonetë të flasë për gjë të shënjtëruarë, edhe të mendonetë pas së faluravet.
26 Mbëreti i urtë heth të paudhëtë (posi kashtën’ e grurit), edhe surrullat rrotovilenë mbi ata.
27 Kandilëj’ e Zotit (është) frym’ e njeriut, që shikon gjithë të thellat’ e zëmërësë.
28 Përdëllimi edhe e dreita ruanjënë mbëretinë, edhe froni i ati forconetë prej përdëllimit.
29 Mburrimi i të rivet (është) fuqia e atyreve; edhe lavdia e pleqet (janë) qimet’ e bardha.
30 Plagët’ e zeza të rrahurit (janë) miekësi tek i ligu; edhe të rrahuratë (qëronjënë) të thellat’ e zemërësë.
KREI 21
1 Zemëra e mbëretit (është) ndë dorët të Zotit posi rriedhë ujërash: ku të dojë, këthen atë.
2 Gjith’ udhët’ e njeriut i dukenë të dreita ndër syt t’ati, po Zoti peshon zemëratë.
3 Të bënjë ndonjë dreitëri e gjyq, është më e pëlqyerë te Zoti se kurbani.
4 Syri i keq, e zemëra madhështore, e drit’ e të pabesëvet, (janë) fale.
5 Mendimet’ e kujdestarit (janë) vetëmë mbë të plotë, po ç’do madhështori (janë) me të vërtetë për nevolë.
6 Të fituarët’ e gjësë me gluhë të rreme (është) të kotë të paqëndruarë ndër ata që kërkonjënë vdekëje.
7 Rrëmbesat’ e të pabesëvet do t’i humbasnjën ata, sepse s’duanë të bënjënë të dreitënë.
8 Udh’ e njeriut prishurë (ësht’) e shtrëmbëtë, po pun’ e të qëruarit (ësht’) e dreitë.
9 Më mirë të rrijë (njeriu) ndë çipt të dhomësë, se ndë shtëpi të gjërë bashkë me grua që do zënëje.
10 Shpirti i të paudhit dëshëron të ligënë, i afërmi nukë gjën hirë ndër syt t’ ati.
11 Kur mundonetë përqeshësi, i mituri bënetë më i urtë; edhe i urti kur mësonetë, xë mënt.
12 I dreiti mendonetë për shtëpin’ e të paudhit, (po) të paudhëtë rrëzonenë ndë të keqet.
13 Kush zë veshët’ e ti, kur klëthet i vobegu, do të klëthasë edhe ay, po nukë do të dëgjonetë.
14 Dhurat’ e fshehurë sbut zemëratë, edhe dhurëtia ndë gji (sbut) mëri të fortë.
15 (Është) gëzim për të dreitinë të bënjë gjyq, po për punëtorët’ e së paudhësë (është) prishëje.
16 Njeriu që ka humbur’ udhën’ e urtësisë ka për të ndenjurë ndë mbëledhëjet të vrarëvet.
17 Kush do dëshërimnë (do të bënet’) i vobek; kush do verë e mirrë nukë do të bënet’ i pasurë.
18 I pabesi (do të jetë) shkëmbes’ e të dreitit, edhe faltori (do të jetë) shpërblim i të dreitëvet.
19 Më mirë të rri (njeriu) ndë dhe të shkretë, se bashkë me grua qartatore e zemërake.
20 Thesar i paçimuarë edhe mirra (gjëndenë) ndë shtëpi të urtit, po njeriu i marrë i prish ato.
21 Kush gjuan dreitëri e përdëllim do të gjënjë jetë, e dreitëri, e lavdi.
22 I urti rrëzon qytetin’ e të fortëvet, edhe heth poshtë murin’ e shpëresës’ ati.
23 Kush ruan golën’ e ti e gluhën’ e ti, ruan shpirtin’ e ti nga shtrëngimetë.
24 Madhështuar e perqeshës krye-lartë kluhet’ ay që punon me zemërim madhështie.
25 Dëshërimetë vrasën’ atë që purton, sepse duart’ e ati nukë duanë të punonjënë;
26 gjithë ditënë dëshëron dëshërime, po i dreiti ep edhe s’kurcen.
27Kurbani i të pabesëvet (ësht’) i ndohtë; shumë më tepërë (kur) e bien’ atë me dreqësi.
28 Deshmitari i rrem do të vdiretë, po ay njeri që bindetë do të flasë përherë.
29 Njeriu i paudhë ashpëron faqen’ e ti, po i dreiti drejton udhët’ e tia.
30 S’ka dituri, as urtësi, as këshille, kundrë Zotit.
31 Kali bënetë gati për ditën’ e luftësë, po shpëtimi është prej Zotit.
KREI 22
1 Më mirë (të kesh) emërë të mirë se shumë gjë, hirë të mirë, se argjënt e ar.
2 I pasur’ e i vobek piqenë bashkë; Zoti (është) Bërësi këtyre të dyve.
3 I urti sheh të keqenë që përpara, edhe fshihetë, po të marrëtë shkonjënë përpara, edhe mundonenë.
4 Shpagesa e të përunjurit, edhe frika e Zotit, (është) pasëje, e lavdi, e jetë.
5 Driza e kurthe (janë) mb’ udhët të shtrembëtit; kush ruan shpirtin’ e ti, do të jetë lark nga ato.
6 Mëso dialënë ndë të nisurit të udhës’ ati, edhe nukë do të largonetë nga ajo as kur të plaketë.
7 I pasuri urdhëron të vobeqtë; edhe ay që huhetë (është) shërbëtori i ati që huan.
8 Kush mbiell panomi do të korrë mundime; edhe stapi i të sharit ati nukë do të hiqetë.
9 Kush ka sy të mirë, do të bekonetë: sepse i ep të vobegut prej bukësë ti.
10 Dëbo përqeshësinë, edhe do t’ikënjë qarta, edhe të zënët’ e të sharëtë do të pushonjënë.
11 Kush do të qëruarët’ e zemërësë, për hirin’ e buzëvet ati mbëreti do të jetë miku i ati.
12 Syt’ e Zotit ruanjënë mëndëjenë, po punët’ e të paudhit i kthen përmbys.
13 Kush purton thotë: Leon (është) jashtë, do të vritem ndë mest të rrugavet.
14 Gola e (gruasë) huajë është grop’ e thellë; ay që mërzitetë prej Zotit, do të bierë brënda nd’ atë.
15 Marrëzia është lidhurë bashkë me zemërën’ e çunit, stapi i mundimit do t’e ndanjë atë prej ati.
16 Kush shtrëngon të vobegunë për të shtuarë pasëjen’ e ti, edhe kush i ep të pasurit, me të vërtetë (do të ketë) nevolë.
17 Vërë veshnë, edhe dëgjo fialët’ e të urtëvet, edhe ngjit zëmërënë tënde pas mëndëjesë s’ime,
18 sepse (janë) të ëmbëla, ndë i ruajç ndë zemërët tënde, edhe do të ngjitenë bashkë mbi buzët të tua.
19 Që të kesh shpëresënë tënde mbi Zotinë, të mësova (këto) këtë ditë, po më fort ty.
20 A nukë të shkrova ty shumë herë këshille e mënt,
21 që të të bënj të njohç sigurin’ e fialëvet vërteta, që t’u përgjegjesh fialë të vërteta atyreve që të dërgonjënë ty?
22 Mos svish të vobegunë, sepse ësht’ i vobek, as mos shtrëngo fat-keqinë ndë portët,
23 sepse Zoti do të vështronjë gjyqin’ e atyreve, edhe do të sveshë shpirtin’ e atyreve që sveshnë ata.
24 Mos ki miqësi me njeri zemërak, as mos ecë bashkë me njeri zemërak,
25 se mos xësh udhët’ e ati, edhe bie ndë kurth shpirti yt.
26 Të mos jesh nga ata që apënë dorënë, nga ata që bënenë dorë-dhënës për detyrë.
27 Kur s’ke me se të lajsh, përse të marrënë shtratinë tënt (që ke) përposhtë?
28 Mos çkul kufinj të vietërë, që kanë vënë atërit’ e tu.
29 A pe njeri që ësht’ i zoti ndë punëratë të tia? Ay do të rri përpara mbëretëre, nukë do të rri përpara të poshtëre.
KREI 23
1 Kur të rrish të hash bashkë me bujar, vështro mirë (ato që kanë vënë) përpara teje,
2 edhe vër-i thikënë qafësë s’ate, ndë je hamës.
3 Mos dëshëro gjellët’ e ati, sepse këto janë të ngrëna kobimi.
4 Mos ki kujdes të bënesh i pasurë, hiq dorë prej mëntëjesë s’ate.
5 A do të shtiesh sytë mbi atë gjë që s’është? Sepse (pasëja) bën me të vërtetë për vetëhen’ e saj krahë, e fluturon ndë qiell posi shqiponjë.
6 Mos ha bukën’ e smir-keqit, as mos dëshëro gjellët’ e ati,
7 sepse sikundrë mendon ndë zemërët të ti, i këtillë është. Ha e pi, thotë ty, po zemëra e ati nuk’ është bashkë me ty.
8 Bukënë (që) hëngre do t’e viellç, edhe do të humbasç ligjëratat’ e ëmbëla.
9 Mos i këshillo ndë vesht të marrit, sepse do të hedhë poshtë urtësin’ e fialëvet tua.
10 Mos çkul kufinj të vietërë, edhe mos shkel nd’ arët të varfërëvet,
11 sepse Shpërblimtari i atyre (ësht’) i fortë; ay do të shikonjë gjyqin’ e atyre kundrë teje.
12 Ngjit zëmërënë tënde pas mësimit, edhe veshët’ e tu pas fialëvet urtësisë.
13 Mos u kurce të mësonjç dialënë, sepse ndë i rënç ati me shkop, nukë do të vdesë;
14 tuke i rënë ati me shkop, do t’i shpëtonjç shpirtinë nga hadhi.
15 Biri im, ndë u bëftë zëmëra jote e mënçëme, do të gëzonet’ edhe zemëra ime;
16 edhe veshnjet’ e mia do të gëzonenë, kur të flasënë dreitë buzët’ e tua.
17 Zemëra jote le të mos u ketë zëli faltorëvet, po (ki) frikë Zotit gjithë ditënë,
18 sepse me të vërtetë (është) shpagim, edhe shpëresa jote nukë do të këputetë.
19 Pa dëgjo ti, o biri im, edhe bënu i urtë, edhe drejto zemërënë tënde mb’ udhët.
20 Mos rri bashkë me verë-pirësit, as bashkë me plank-prishësit që hanë mish,
21 sepse verë-pirësi edhe plank-prishësi do të bënenë të vobeq, edhe gjumashi do të vishetë me lecëka.
22 Dëgjo-i t’-yt-et që të ka piellë, edhe mos e përqesh t’et-ëmë, kur të plaketë.
23 Bli të vërtetënë, edhe mos e shit diturinë, e mësimnë, e urtësinë.
24 I ati të dreitit do të gëzonetë fort, edhe kush piell (bir) të urtë, do të gëzonetë për atë.
25 Yt-atë e jot-ëmë do të gëzonenë, po më fort do të gëzonet’ ajo që të polli.
26 Biri im, ep-më zëmërënë tënde, edhe syt’ e tu le të shikonjënë udhët’ e mia,
27 sepse kurva (është posi) grop’ e thellë, edhe e huaja posi pus i ngushtë.
28 Edhe ajo bën pritë posi kursar, edhe shton faltorëtë ndër njerëzit.
29 Kush (ësht’) i mierë? Kush psherëtin? Kush zihetë? Kush flet fialë të kota? Kush rrihetë pa ndonjë punë? Kush kuq sytë?
30 Ata që ngrysenë ndë verët, ata që shkonjënë kohënë tuke kërkuarë verë të mirë.
31 Mos vështro verënë se ësht’ e kuqe, se ngjyen qeftinë, se sbret shijazi.
32 Më ndë funt kafshon posi gjarpër, thumbon posi beronjë;
33 syt’ e tu do të shikonjënë (gra) të huaja, edhe zemëra jote do të flasë (fialë) të paturpshime;
34 edhe do të jesh posi ay që flë ndë kërthizët të detit, edhe posi ay që dirgjetë ndë majët të drusë lundrësë;
35 (do të thuash) Më bininë, edhe nukë më dhëmpte, më rrihninë, edhe nukë ndinjam, kurë do të sgjonem, që të vete, e të kërkonj atë përsëri?
KREI 24
1 Mos u ki (zëli) njerëzet liq, as mos dëshëro të jesh bashkë me ata,
2 sepse zemëra e atyreve shkon ndër mënt shtrëngim, edhe buzët’ e atyre flasënë punë të këqia.
3 Me anë të diturisë ndërtonetë shtëpia, edhe me anë të urtësisë forconetë.
4 Edhe me anë të mëndëjesë do të mbushenë thesarëtë me ç’do gjë të paçimuarë e të gëzuarshime.
5 Njeriu i mënçim ka forcë, edhe njeriu i urtë shton fuqinë.
6 Sepse me anë të këshillevet mënçëme do të bëjsh luftënë tënde; edhe nga shumica e këshillëset (vien) shpëtimi.
7 Dituria (është) fort e lartë për të marrinë, nukë do të hapë golën’ e ti ndë portët.
8 Ay që shkon ndër mënt të bënjë keq, do të kluhetë keq-bërës.
9 Mendimi i marrëzisë (është) fal; edhe përqeshësi (ësht’) i ndohëtë ndër njerëzit.
10 Ndë të raftë të hollëtë ndë ditë të keqe, fuqia jote (qënëka) e vogëlë.
11 Shpëto ata që hiqenë për të vrarë, edhe mos u mërgo nga ata që janë gati për të therë.
12 Ndë thënç: Na neve tek nukë dimë këtë, a nuk’ e di ay që peshon zemëratë? Edhe ay që ruan shpirtinë tënt, edhe i ep gjithësecilit pas punëravet ati, (a nuk) e di?
13 Biri im, ha mialtë, sepse (ësht’) e mirë, edhe hojë mialte, (sepse ësht’) e ëmbëlë ndë qiellëzët tënde;
14 të këtillë (do të jetë) të kupëtuarët’ e diturisë ndë shpirt tënt; kur të gjenjsh (atë), atëherë do të marrsh shpagim, edhe shpëresa jote nukë do të këputetë.
15 Mos ngrih kurth, o i paudhë, atie ku rri i dreiti; mos trazo vëndin’ e të prëjturit ati,
16 sepse i dreiti rrëzonetë shtatë herë, edhe ngrihetë, po të paudhëtë do të bienë ndë humbëje.
17 Mos u gëzo ndë të rrëzuarët të arëmikut tënt, edhe le të mos gëzonetë zemëra jote ndë të shkarët t’ ati,
18 se mos shohë Zoti, e i duket’ e keqe ndër sy t’ ati, e kthen zemërimin’ e ti mbi atë.
19 Mos të duketë e ligë ndër sy për njerëzit’ e liq, as mos u ki zëli të paudhëvet,
20 sepse i ligu nukë do të ketë funt (të mirë), kandilëj’ e të paudhëvet do të shuhetë.
21 Biri im, ki frikë Zotit edhe mbëretit, (edhe) mos u përziej me ata që ngrenë krye,
22 sepse e liga e atyre do t’ua harinjë papandehurë; edhe kush e di prishëjen’ e atyre të dyve?
23 Edhe këto (punë) janë për të diturit. Të mbajturit’ anë ndë gjyq nuk’ është të mirë.
24 Atë që i thotë të paudhit: Je i dreitë, këtë gjëndëjetë do t’e mallëkonjënë, edhe kombetë do t’i kenë të ndohëtë,
25 po ndër ata që e qërtonjënë do të jetë hirë, edhe urimi i të mirëvet do të vinjë mbi ata.
26 Kush përgjegjetë fialë të dreita, puth buzëtë.
27 Ndreq punënë tënde jashtë, edhe bën-e gati për vetëhenë tënde nd’ arët, edhe pastaj ndërto shtëpinë tënde.
28 Mos u bën deshmitar i paudhë kundrë t’afërmit tënt, as mos gënjej me buzët’ e tua.
29 Mos thuash: Sikundrë më bëri mua, kështu do t’i bënj ati, do t’ja shpaguanj njeriut pas punës’ ati.
30 Shkonjam ndëpër arë të purtesësit, edhe ndëpër vështë t’ati që s’ka mënt,
31 edhe na tek kishinë mbirë gjëmba kudo: hithësat’ i kishinë mbuluarë faqenë, edhe muri i gurtë ishte rrëzuarë.
32 Atëherë unë tuke vënë re, u menduash ndë zemërët t’ime: pashë, (edhe) xura.
33 Tuke fjetur’ (edhe) pak, tuke marr’ (edhe) pak gjumë, tuke mpshtiellë duartë ndë gjumët,
34 vien vobezia jote posi këmbësuar i shpejtë, edhe nevola jote posi burr i armatosurë.
KREI 25
1 Edhe këto (janë) fialët’ e urta të Sollomonit, që mbëlothnë njerëzit’ e Ezeqiut, mbëretit Judhësë.
2 Lavdia e Perëndisë (është) të mbulonjë kafshënë, edhe lavdia e mbëretëret (është) të gjenjë kafshënë.
3 Të lartët’ e qiellit, e të thellët’ e dheut, e zemëra e mbëretëret s’kanë të kërkuarë.
4 Hiq ndryshkunë nga argjëndi, edhe do të dalë enë te argjëndari;
5 hiq të paudhëtë prej sysh mbëretit, edhe froni i ati do të forconetë ndë dreitëri.
6 Mos u mburr përpara mbëretit, edhe mos rri ndë vënt të mëdhenjet,
7 sepse më mirë (është) të të thonë: Hip këtu, se të sbreç përpara sysh të madhit, që panë syt’ e tu.
8 Mos shko shpejt të zihesh, mbase nukë (di se) ç’të bëjsh më ndë funt, kur të të turpëronjë i afërmi yt.
9 Ndreq gjyqinë tënt (vetëmë) bashkë me të afërminë tënt, edhe mos sbulo të fshehëtënë te tiatri,
10 se mos të shanjë ay që dëgjon, edhe nukë hiqetë turpëria jote.
11 Fiala që flitetë tek ka vëndinë është (posi) mollë t’arta ndër enë t’argjëntta.
12 Posi vëthë t’artë, edhe posi stoli prej ari të këthiellëtë, (ësht’) i urti që qërton veshn’ e dëgjuarshim.
13 Posi të ftohëtit’ e borësë ndë kohë të korrit, (kështu ësht’) i lajmi besëtar tek ata që e dërgonjënë, sepse prën shpirtet’ e të zotëret ti.
14 Kush mburretë për dhurëtin’ e gënjeshtrë (i gjan) resë e erësë pa shi.
15 Zotërisë i mbushetë mëndëja nga durimi; edhe gluh’ e ëmbëlë thyen eshtëra.
16 Gjete mjaltë? Mos ha tepërë, se mos fryhesh tepërë nga ajo, edhe ta viellsh.
17 Rrallë vërë këmbënë tënde ndë shtëpit të afërmit, se mos rëndonetë e të mërzitnjë.
18 Ay njeri që deshmon deshmi të rreme kundrë të afërmit ti, (është posi) kopaçë, e (posi) thikë, e (posi) shëgjet’ e hollë.
19 Besa e të pabesit ndë ditë të zezë, (është posi) dhëmb’ i kalburë, e (posi) këmb’ e dalë vëndit.
20 (Posi) ay që svesh rrobënë ndë kohë të ftohëtë, (e posi) uthëlla mbi nitrët, kështu (ësht’) ay që i këndon kënkë zëmërësë helmuarë.
21 Ndë ka uri arëmiku yt, ep-i bukë të hajë, edhe ndë ka et, ep-i ujë të pijë,
22 sepse do të grumbullonjç thëngjij zjarri mbi kryet t ati, edhe Zoti do të ta shpaguanjë.
23 Er’ e borësë dëbon shinë, edhe faqëja e vrërëtë gluhënë që pështëllin.
24 Më mirë të rrijë (njeriu) ndë çip të kasollësë, se ndë shtëpi të madhe bashkë me grua që i k’ënda të zihetë.
25 (Posi) ujët’ e ftohëtë ndë shpirt të eçim, kështu (është) zër’ i mirë nga dheu i largë.
26 I dreiti kur fëlen përpara të paudhit (është) posi gjurr’ e trubullë, e (posi) kroi i prishurë.
27 (Sikundrë) nuk’ (është) mirë të hajë njeri shumë mjaltë, kështu (nuk’ është) mirë të kërkonjë lavdin’ e ti.
28 Kush nukë përmba shpirtin’ e ti, (është posi) qytet i rrëzuarë, e pa mur.
KREI 26
1 Posi bora ndë verë, edhe posi shiu ndë të korrët, kështu nuk’ i ka hie nderi të marrit.
2 Sikundrë silletë zogu, sikundrë fluturon dellandysheja, kështu s’ka për të harriturë mallëkimi i paudhë.
3 Shufra (është) për kalënë, frëri për gomarinë, edhe shkopi për kurrizin’ e të marrëvet.
4 Mos iu përgjeq të marrit pas marrëzis’ ati, që të mos bënesh edhe ti shoqi i ati.
5 Përgjegjju të marrit pas marrëzis’ ati, që të mos jet’ i urtë ndër syt t’ati.
6 Kush dërgon gjëmë me dorë të marrit, pret këmbët’ (e tia) edhe pi dëm.
7 (Posi) shalët’ e të çalit që varenë padobi, (kështu ësht’) edhe fial’ e urtë ndë golët të marrëvet.
8 Posi ay që lith gurë ndë hobet, kështu ësht’ ay që i bën nderë të marrit.
9 (Posi) gjëmbi që nguletë ndë dorët të dejturit, kështu (ësht’) edhe fial’ e urtë ndë golët të marrëvet.
10 Njeriu i math ndyr të gjitha, edhe pajton të marrëtë, pajton edhe nom-prishësitë.
11 Posi qëni që kthenetë ndë të viellët të ti, (kështu edhe) i marri kthenetë ndë marrëzit të ti.
12 A pe njeri që kujton vetëhen’ e ti të urtë? Më tepërë shpëresë është nga i marri, se nga ay.
13 Kush purton thotë: Leon (është) mb’ udhë, leon (është) ndëpër rrugat.
14 Posi dera që silletë mbi boshtet të saj, kështu (sillet’ edhe) ay që purton mbi shtrat të ti.
15 Ay që purton ngjyen dorën’ e ti ndë kupët, (edhe) rëndonetë ta shpierë atë ndë golët të ti.
16 Ay që purton kujton vetëhen’ e ti më të urtë se shtatë të urtë që apënë mënt.
17 Kush shkon udhësë edhe përzihetë ndë qartë që nuk’ i (përpiek) ati, (i gjan) ati që zë qënë për veshësh.
18 Posi i çëmënduri që heth flakë, shëgjeta, e mort,
19 kështu ësht’ ay njeri që gënjen t’afërminë, edhe thotë: A nuk’ (e bëra) unë (këtë) tuke lozurë?
20 Tek s’ka dru zjarri shuhetë, edhe tek s’ka pështëllonjës qarta pushon.
21 Thëngjijtë (janë) për prushinë, edhe drutë për zjarrinë, edhe ay njeri që do qarta është për të dhezurë qarta.
22 Fialët’ e pështëllonjësit përpihen’ ëmbëlë, edhe sbresënë përbrënda barkut.
23 Buzët’ e dhezura edhe zëmëra e keqe, (janë posi) ndryshk argjëndi lyerë mbi enë të balttë.
24 Kush mërzit, e mpsheh me buzët e tia, edhe mendonetë kobim ndë zemërët të ti.
25 Kur flet me buzë mbë gaz, mos i beso, sepse ka shtatë (palë) ndyrësira ndë zëmërët të ti.
26 (Kush) mbulon të mërzituritë me kobim, dreqësia e ati do të çfaqetë ndë mest të përmbëledhëjesë.
27 Kush rëmon gropë do të bierë nd’ atë, edhe guri do të kthenetë mbi atë që e rrukullis.
28 Gluha e rreme mërzit ata që shtrëngonenë nga ajo, edhe gola gënjeshtare punon prishëje.
KREI 27
1 Mos u mburr për ditën’ e nesërme, sepse nukë di se ç’do të piellë dita.
2 Le të të lavdëronjë tiatri, e mos gola jote, i huaji, e mos buzët’ e tua.
3 Guri (ësht’) i rëndë, edhe rëra s’mbaretë, po zemërimi i të marrit (është) më I rëndë se të dyja.
4 Mëria (ësht’) e ashpërë, edhe zemërata e hollë, po kush munt të qëndronjë përpara zëlisë?
5 Qërtimi i çfaqurë (është) më i mirë se dashuria e fshehurë.
6 Plagët’ e mikut (janë) të besësë, po të puthurat’ e arëmiqet (janë) të panumëruara.
7 Shpirtit nginjurë s’i ka ënda mjaltë hoje, po shpirtit urishim ç’do gjë e hidhurë (i vien) e ëmbëlë.
8 Posi zogu i mërguarë nga folej’ e ti, kështu (është) njeriu i mërguarë nga vëndi I ti.
9 Valëratë me erë e thimiamatë gëzonjënë zemërënë, edhe të ëmbëlët’ e mikut prej këshillesë zemërësë.
10 Mos hiq dorë nga miku yt, e nga miku i t’yt-et, edhe të mos hynjç ndë shtëpit të t’yt-vëllaj (kur gjënde) ndë ditë të zezë, (sepse) më i mirë (është) fëqiri i afërm, se vëllaj i largë.
11 Biri im, bënu i urtë, gëzo zëmërënë t’ime, që të kem se ç’t’i përgjegjem ati që më shan.
12 I urti sheh të ligënë që përpara (edhe) fshihetë, (po) të marrëtë venë pas, (edhe) mundonenë.
13 Merr rrobën’ e dorë-zënësit (për) të huajë, edhe merr penk prej ati, për të huaja.
14 Kush ngrihetë ndë mëngjes edhe bekon me zë të math të afërmin’ e ti, do të numëronetë si ai që e mallëkon.
15 Posi pika që s’pushon ndë ditët të shiut, (kështu ësht’) edhe ajo grua që i ka ënda të zihetë;
16 kush fsheh atë, fsheh erënë; edhe vali me erë (që fshihetë) ndë të diathtë t’ati klëthet.
17 Hekuri preh hekurinë, edhe njeriu preh faqen’ e mikut ti.
18 Kush ruan drurin’ e fikut do të hajë pemë nga ay, edhe kush ruan të zonë do të nderonetë.
19 Sikundrë nd’ ujët faqeja (sheh) faqenë, kështu edhe zemëra e njeriut te njeriu.
20 Hadhi edhe prishëja s’kanë të mbushurë, edhe syt’ e njeriut nukë mbushenë.
21 Argjëndi (shprovonetë) nga të shkrirëtë, edhe ari nga kamina, po njeriu nga gola e atyreve që e lëvduronjënë.
22 Edhe ndë shtypsh të marrin me shtypësinë ndë shtypec ndë mest të grurit shtypurë, marrëzia e ati nukë do të ndahetë prej ati.
23 Shiko të dish se si janë tufat’ e dhënet tu, edhe ki-ju kujdes mirë lopëvet,
24 sepse gjëja nukë (qëndron) kurdo, as kurora bres pas brezi.
25 Bari mbin, edhe bari i ngjomë përtërihetë, edhe barërat’ e malevet mbëlidhenë.
26 Shqeratë (janë) për rrobat’ e tua, edhe sqepëtë për pagën’ e arësë.
27 Edhe do të kesh mjaft klumësht dhish për të ngrënëtë t’at, për të ngrënët’ e shtëpisë s’ate, edhe për jetën’ e shërbëtorevet tua.
KREI 28
1 Të paudhëtë ikënjënë pa i ndiekurë njeri, po të dreitëtë kanë zemërë posi leon.
2 Për falet e vëndit (janë) shumë krerë, po me anë të njeriut urtë e të mënçim do të sgjatonetë mbëretëria.
3 Njeriu i vobek që shtrëngon të vobeqtë, (është) posi shiu i rëndë që nuk’ ep bukë.
4 Ata që lënë nomnë, lavdëronjënë të paudhëtë, po ata që ruanjënë nomnë lëftonjënë me ata.
5 Njerëzit’ e liq nukë do të kupëtonjënë gjyq, po ata që kërkonjënë Zotinë do të kupëtonjënë të gjitha.
6 Më i mirë (ësht’) i vobegu që ecën ndë të dreitët, se ay që ësht’ i shtrembëtë mb’ udhët, ndonëse ësht’ i pasurë.
7 Kush ruan nomnë (është) dial’ i urtë, po miku i plënk-prishëset turpëron tanë.
8 Kush shton pasëjën’ e ti prej uzuresë e prej lakëmimit, e mbëleth për atë që përdëllen të vobeqtë.
9 Ay që kthen mbë-nj’-anë veshin’ e ti nga të dëgjuarët’ e nomit, edhe ata të falurit’ e ti (do të jetë) të ndohëtë.
10 Kush shpie të dreitëtë mb’ udhë të ligë, ay vetë do të bierë ndë gropët të ti, po faqe-bardhëtë do të trashëgonjënë të miratë.
11 Njeriu i pasurë kujton vetëhen’ e ti të diturë, po i vobegu i mënçim e qërton atë.
12 Kur fitonjënë të dreitëtë, (është) lavdi e madhe, po kur lartonenë të paudhëtë, njerëzitë fshihenë.
13 Kush fsheh falet’ e tia nukë do të venjë mbarë, po kush i rrëfen edhe heq dorë, do të përdëllehetë.
14 Lum ay njeri që ka frikë përherë, po kush ashpëron zemërën’ e ti, do të bierë keq.
15 Leoni që ulurin, edhe ariu që ka uri, (është) si i paudhi që urdhëron gjëndëje të vobegë.
16 Ay zotëri që s’ka mënt, shton shtrëngatatë, po ay që uren rrëmbullënë do të sgjatonjë dit’ (e tia).
17 Ay njeri që është faltuar për gjak njeriu, do të shpejtonjë ndë gropët, asndonjë nukë do t’e mbanjë atë.
18 Kush ecën ndë të dreitët, do të shpëtonjë, po i shtrembëti nd’ udhët do të bierë përnjëherë.
19 Kush punon dhen’ e ti, do të nginjetë me bukë, po kush u bie prapa njerëzet kotë, do të mbushetë me vobezi.
20 Njeriu besëtar (do të ketë) shumë bekim, po kush nxiton të bënet’ i pasurë, nukë do të mbesë pa munduarë.
21 Njeriu t’i mbajë anë tiatrit nuk’ është mirë, sepse (i këtilli) njeri do të punonjë paudhë për një copë bukë.
22 Kush ka sy të lik nxiton të bënet’ i pasurë, edhe nuk’ e di se nevola do të vinjë mbi atë.
23 Kush qërton njerinë, pastaj do të gjënjë më tepërë hirë, se atë që përkëdhel me gluhë.
24 Kush vieth tanë a t’ëmënë, edhe thotë: Nuk’ është fal, ay është shoqi i kursarit.
25 Kush është madhështuar ndë zemërët ndes qarta, po kush shpëren mbë Zotinë do të mahetë.
26 Kush shpëren mbë zemërët të ti, ësht’ i marrë, po kush ecën me urtësi, ky do të shpëtonjë,
27 Kush u ep të vobegjet, nukë do të ketë nevolë, po kush kthen sytë mbë-nj’-anë, do të (ketë) shumë mallëkime.
28 Kur lartonetë të paudhëtë, njerëzitë fshihenë, po ndë humbëjet të tyre, të dreitëtë shtonenë.
KREI 29
1 Ay njeri që bënetë kokë-trashë kur qërtonetë, do të humbasë papandehuraj, edhe pa shërim.
2 Kur madhëronenë të dreitëtë, gjëndëja gëzonetë, po kur urdhëron i paudhi, gjëndëja psherëtin.
3 Kush do urtësinë, gëzon tanë, po kush përzihetë me kurva, prish pasëjen’ (e ti).
4 Mbëreti forcon vëndinë me anë të dreitërisë, po kush merr mitë, e prish atë.
5 Ay njeri që përkëdhel t’afërmin’ e ti, nden rrietë përpara çapavet ati.
6 Njeriu i lik zihetë ndë të shtrembëtët, po i dreiti këndon e gëzonetë.
7 I dreiti njeh gjyqin’ e të vobegut, po i paudhi nukë di të njohurë.
8 Njerëzitë përqeshës i apënë flakë qytetit, po të urtëtë kthenjënë mbë-nj’-anë zemëriminë.
9 Njeriu i urtë kur hahet me njerin’ e marrë, ndo kur zemëronetë, ndo kur qesh, nukë gjen të prëjturë.
10 Njerëzitë gjakëtorë mërzitnjënë të dreitinë, po të dreitëtë kërkonjënë jetën’ e ati.
11 I marri çfaq gjithë zemërën’ e ti, po i urti e përmba atë prapazi.
12 Ay që urdhëron ndë u mbajtë vesh fialëvet rreme, gjithë shërbëtorët’ e ati (bënenë) të këqij.
13 I vobek edhe hua-dhënës përpiqenë bashkë: Zoti u ndrit sytë të dyve.
14 Mbëreti kur gjykon dreitë të vobeqtë, froni i ati do të forconetë për kurdo.
15 Shkopi edhe qërtimi apënë dituri, edhe diali i lëshuarë turpëron t’ëmënë.
16 Kur shumonenë të liqtë, shtonet’ e liga, po të dreitëtë kanë për të parë të rrëzuarët’ e atyre.
17 Mundo t’ët-bir, edhe do të t’apë të prëjturë, edhe do t’i apë gëzim shpirtit tënt.
18 Atie tek s’ka të faniturë, gjëndëja baretë, po ay që ruan nomnë, ësht’ i lumurë.
19 Shërbëtori nukë ndreqetë me fialë, sepse kupëton, po nukë dëgjon.
20 A pe njeri të shpejtë mbë fialët? Më tepërë shpëresë është mbë të marrinë, se mb’ atë.
21 Ndë rrittë ndonjë shërbëtorin’ e ti që së vogëli me të butë, më ndë funt do të bënetë bir.
22 Njeriu zemërak dhes qarta, edhe njeriu i mërishëm shton të ligatë.
23 Madhështia e njeriut do t’e përunjë atë, po zemër-unjurin’ e nderonjënë.
24 Kush ndan bashkë me kursarinë, uren shpirtin’ e ti, dëgjon benë, edhe nukë rrëfen.
25 Frika e njeriut ngreh kurth, po kush shpëren mbë Zotinë do të vihetë lart ndë siguri.
26 Shumë vetë kërkonjënë syt’ e mbëretit, po gjyqi i njeriut (është) prej Zotit.
27Njeriu i paudhë (ësht’) i ndohëtë ndër të dreitët; edhe i dreiti mb’ udhët, ësht’ i ndohëtë ndër të paudhët.
KREI 30
1 Fialët’ e Agurit, të birit Jakehut, (do me thënë) profitia që i foli njeriu Ithiilit, Ithiilit edhe Ukalit.
2 Me të vërtetë unë jam më i marri i njerëzet, edhe urtësi njeriu nukë (gjëndetë) tek unë;
3 edhe nukë xura diturinë, as nukë di mëndëjen’ e kafshavet shënjtëruara.
4 Cili hipi ndë qiell edhe sbriti? Cili mbëlodhi erënë ndër duart të tia? Cili lidhi ujëratë ndë rrobët? Cili forcoi gjith’ anët’ e dheut? Ç’ (ësht’) emëri i ati? Edhe ç’(ësht’) emëri i të birit, ndë e di?
5 Ç’do fialë Perëndie ësht’ e provuarë, është mburonjë ndër ata që shpërenjënë mb’ atë.
6 Mos shto gjë ndër fialët’ t’ati, se mos të provonjë, edhe del gënjeshtar.
7 Dy kafsha kërkonj prej teje, mos m’i mohonjç (këto) përpara se të vdes:
8 të mërgonjç prej meje kotësirë e fialë të rreme; të mos më apsh vobezi e gjë; ushqe-më me pak ushqim:
9 se mos nginjem, e të mohonj, e them: Ç’ (është) Zoti? A se mos ndodhem i vobek, e vieth, e zë emërin’ e Perëndisë t’im (mbë të kotë).
10 Mos zërë n’golë për të keq shërbëtorinë tek i zoti, se mos të mallëkonjë, e të zë fali.
11 (Ka) bres që mallëkon tanë, edhe nukë bekon t’ëmënë.
12 (Ka) bres të këthiellëtë ndër syt të ti, po nuk’ është larë nga ndyrësira e ti.
13 (Ka) bres, të cilit sa të lartë janë sytë, edhe (sa) të ngriturë janë qepallat’ e ati!
14 (Ka) bres, të cilit dhëmbëtë (janë) kordha, edhe dhëmballëtë thika, që të brenjënë të vobeqtë prej dheut, edhe të nevolëshimitë prej njerëzish.
15 Piaveca ka dy bila, (që thërrasënë): Bierë, bierë. Këto të tria s’kanë të nginjurë (kurrë, po më fort këto) të katrëta nukë thonë (kurrë): Mjaft.
16 Varri, edhe shtrati i shterpësë: dheu (që) nukë nginjetë me ujë, edhe zjarri (që nukë) thotë: Mjaft.
17 Syri që përqesh tanë, edhe nukë do t’i dëgjonjë s’ëmësë, korbat’ e shkëmbit do ta hedhënë tej, edhe zoqt’ e shqiponjavet do ta hanë.
18 Këto të tria janë të çudiçime tek unë, po më fort katrë kafsha nukë kupëtonj:
19 Gjurmat’ e shqiponjësë ndë qiell, gjurmat’ e gjarpërit mbi shkëmpt, gjurmat’ e lundrësë ndë mes të detit edhe gjurmat’ e njeriut ndë të rit.
20 E këtillë (ësht’) udha e kurvësë: ha, e mpshin buzët’ e saja, edhe thotë: Nukë bëra ndonjë punë të paudhë.
21 Për tri (punë) përzihetë dheu, po më fort për katrë, (të cilatë) nukë munt të duronjë:
22 për shërbëtorinë, kur mbëretëron; për të marrinë, kur nginjetë me bukë;
23 për (gruan’) e mërziturë, kur martonetë, edhe për shërbëtorenë, kur sbon të zonjënë.
24 Këto të katrëta (janë) fort të vogëla mbë dhet, po janë fort të mënçime:
25 Melingonjatë, (që janë) një gjëndëje e pafuqishime, po ndë verë bënjënë gati të ngrënët’ e tyre;
26 lepujtë, që janë një gjëndëje e pafuqishime, po bënjënë shtëpit’ e tyre mbi shkëmpt;
27 karkalecatë, që s’kanë mbëret, po të gjithë dalënë bashkë tufë tufë;
28 mirmanga (që) mbahetë për këmbësh, edhe rri ndëpër pallatet të mbëretëret.
29 Këto të tria ecënjënë mirë, po më fort katrë ecënjënë hieshim:
30 Leoni (që është) më i forti i shtëzet, edhe nukë kthenetë nga syt’ e ndonjëj;
31 gjeli, edhe sqapi, edhe mbëreti, që është qarkuarë nga gjëndëja e ti.
32 Ndë paç punuarë pa mënt tuke lartuarë vetëhenë tënde, edhe ndë paç menduarë (keq, vërë) dorënë mbi golët.
33 Sepse kush rreh klumësht, nxier gjalpë, edhe kush shtrëngon hundënë, nxier gjak; edhe kush dhes zëmërim, nxier të zëna.
KREI 31
1 Fialët’ e mbëretit Lemuil, profitia që i mësoi e ëma.
2 Ç’(është), biri im? Edhe ç’(është), dial’ i barkut t’im? Edhe ç’(është), biri i uratavet mia?
3 Mos i apsh fuqinë tënde gravet, as udhët’ e tua atyreve që prishnjënë mbëretëritë.
4 Nuk’ (është) për mbëretëritë, o Lemuil, nuk’ (është) për mbëretëritë të pinë verë, as për zotërinjtë (të pinë) të pira të forta,
5 se tuke pirë mos harronjënë nomnë, edhe shtrëmbëronjënë gjyqin’ e ati që shtrëngonetë.
6 Epuni të pira të forta atyre që janë të shtrënguarë, edhe verë atyre që kanë helmuarë shpirtinë,
7 që të pinë e të haronjënë vobezin’ e tyre, edhe mos kujtonjënë më fatin’ e tyre të zinë.
8 Hap golënë tënde për të pagolinë, për gjyqin’ e gjith’ atyre që janë të lënë.
9 Hap golënë tënde, edhe gjuko dreitë, edhe mburo të vobegunë e të nevolëshiminë.
10 Kush munt të gjenjë grua të mirë? Sepse e këtilla (është) shumë më e vëlyerë se margaritarëtë.
11 Zemëra e burrit asaj shpëren mb’ atë, edhe nukë do t’i shteretë gjë nga të shumatë.
12 Do t’i bierë ati të mira, e jo të këqia, gjithë dit e jetësë saj.
13 Kërkon lesh e li, edhe i k’ënda të punonjë me duart’ e saja.
14 Është posi lundra e tregjetarëvet: bie ushqimnë e saj për së largu.
15 Edhe ngrihetë kur është po natë, edhe ep të ngrënë ndë shtëpit të saj, edhe punë shërbëtorevet saja.
16 Vështron arë, edhe e blen, edhe vë vështë nga puna e duaret saja.
17 Ngjesh mezin’ e saj me fuqi, edhe forcon krahët’ e saj.
18 Ndien se tregjetia e saj ësht’ e mirë; kandilëj e saj nukë shuhetë natënë.
19 Vë dorën’ e saj ndë bosht, edhe mba ndë dorë të saj furkënë.
20 Hap dorën’ e saj ndër të vobeqt, edhe nden duart’ e saja ndër të nevolëshëmit.
21 Nuk’ i ka frikë borësë për shtëpin’ e saj, sepse gjithë shtëpia e asaj është veshurë me dy palë të veshura.
22 Bën mbulesa për vetëhen’ e saj; rroba e asaj (është) vishnje edhe e kuqe.
23 Burri i asaj njihetë ndër portat, kur rri ndë mest të pleqvet vëndit.
24 Bën pëlhurë të hollë, edhe e shet, edhe u ep breza tregjetarëvet.
25 (Është) veshurë me fuqi e me bukuri, edhe gëzonetë për motinë që vien.
26 Hap golën’ e saj me urtësi, edhe mbi gluhë t’asaj (është) nom dashurie.
27 Rri sgjuarë ndë qiveri të shtëpisë saj, edhe nukë ha bukë purtese.
28 Djemt’ e asaj ngrihen’ edhe e lavdëronjënë, po edhe burri i asaj e lavduron.
29 Shumë bila kanë qënë të vëlyera, po ti i kapërceve të gjitha.
30 Hiri (ësht’) i rrem, edhe bukuria e kotë, po gruaja që i ka frikë Zotit, ajo do të lavduronetë.
31 Epni asaj prej pemësë duaret asaj, edhe punët’ e asaj le ta lavdëronjën’ atë ndër portat.