KTHYERË PAS EVRAISHTESË VIETËRË SHQIP NDË GLUHË TOSKËRISHTE
prej KONSTANTINIT KRISTOFORIDHIT, ELBASANASIT
Kreu: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66
KREI 1
1 Të faniturit’ e Isaisë të birit Amosit, që pa për Judhën’ e për Jerusalimënë, ndër dit të Oziahësë, të Jothamit, të Ahazit, të Ezeqisë, mbëretëret Judhësë.
2 Pa dëgjoni, o qieje, edhe mba vesh, o dhe, sepse foli Zoti: Ushqeva e rrita bij, po ata ngritnë krye mbi mua.
3 Kau njeh të zonë, edhe gomari grashtin’ e të zot: Israili nukë njeh, gjëndëja ime nukë kupëton.
4 Mjeri ti, o komp faltuar, o gjëndëje ngarkuarë me fale, farë keq-bërësish, bij të prishurë; lanë Zotinë, hothnë poshtë Shënjtin’ e Israilit, u kthyenë për së prapi.
5 Përse mundohi gjithënjë, e doni të shtoni të ngriturë krye? Gjithë kryetë (e keni) të sëmurë, edhe gjithë zemërënë të pafuqishime.
6 Që nga sholl’ e këmbësë gjer ndë (majë) të kresë nukë ka (vënt) të shëndoshë, (po) të vrara, e të nxira, e plagë të qelbura; nuk’ u shtrythnë, nuk u lithnë, as u sbutnë me të lyerë.
7 Dheu juaj (ësht’) i shkretë, qytetetë tuaj të diegurë. Dhenë tuaj e hanë të huajëtë përpara jush, edhe është shkretuarë, posikur ta kenë prishurë kombat’ e huajë.
8 Edhe e bila e Sionësë është lënë posi kasollë ndë vështë, posi tendë ndë kopësht të fiqvet, posi qytet i qerthulluarë.
9 Zoti i ushtërivet të mos kishte lënë ndër ne pak të mbeturë, do t’i ishim bërë posi Sodhomatë, e do t’iu kishim shëmbëllyerë Gomorravet.
10 Pa dëgjoni fialën’ e Zotit, o të parët’ e Sodhomavet; mba-i vesh nomit Perëndisë tuaj, o gjëndëje e Gomorravet.
11 Ç’ (nevolë) kam për shumicën’ e kurbanevet tuaj? – thotë Zoti. – Jam nginjurë me kurbane të diegurë gjithë prej deshësh, e prej dhiami berrash të ushqyerë, edhe nukë më pëlqen gjaku i demavet, a i shqeravet, a i sqepëvet.
12 Kur vini të duki përpara meje, cili kërkoi këtë nga duart e tuaja, të shkelni oborrinë t’im?
13 Mos bini më dhurata të kota, thimiama ësht’ e ndohëtë tek unë. Muajt’ e ri e të shëtunatë, të grishurit’ e mbëledhëjevet, s’munt të duronj, panominë, e të mbëledhuritë për ditë të kremteje.
14 Shpirti im uren muajt’ e ri e të kremtetë tuaja që janë urdhëruarë. Më janë barrë. U rënduashë t’i duronj.
15 Edhe kur të ndeni duartë tuaja, do të fsheh syt’ e mi prej jush. Po, kur shumoni lutëjetë, nukë do të dëgjonj: duartë tuaja janë plot me gjakra.
16 Lahi e qërohi, hithni tej të ligën’ e punëvet tuaja përpara syvet mi. Pushoni së punuari të ligënë.
17 Xini të punoni të mirënë. Kërkoni gjyq, bën-i dreiteri të shtrënguarit, gjukoni të varfërinë, dilni zot gjyqit së vesë.
18 Eni tashi, edhe le të gjukonemi, thotë Zoti: Ndë janë faletë tuaj posi e porfyrta, do të bënenë të bardhë posi bora; ndë janë të kuq posi të kuqtë, do të bënenë posi lesh (i bardhë).
19 Ndë dashi të dëgjoni, do të hani të mirat’ e dheut.
20 Po ndë mos dashi, edhe ndë ngriçi krye, do të hahi nga thika, sepse foli gol’ e Zotit.
21 Qysh u bë kurvë qytetëja besëtare! Ishte plot me gjyqe, dreitëria rrinte nd’ atë, po ndashti gjakëtorë.
22 Argjëndi yt zuri ndryshk, vera jote u përzi me ujë.
23 Të parët’ e tu (janë) të pabindurë, edhe shokë kursarësh. Të gjithë duanë dhurëti, edhe gjuanjënë të paguara; nuk’ i bënjënë gjyqinë të varfërit, as nuk’ i bënetë gjyqi së vesë ndër ata.
24 Përandaj thotë Zoti, Zoti i ushtërivet, i Pushteçimi i Israilit: Ah! do të nginjem nga kundrështarët’ e mi, edhe do të marr shpagim nga arëmiqt’ e mi.
25 Edhe do të kthenj dorënë t’ime mbi ty, edhe do të qëronj ndryshkunë tënt, edhe do të heq gjithë kallajinë tënt.
26 Edhe do të vë gjykatësit’ e tu posi herën’ e parë, edhe këshillëtarët’ e tu posi një herë moti; paskëtaj do të kluhesh: Qytetëja e dreitërisë, Qytetëja besëtare.
27 Siona do të shpërblenetë me gjyq, edhe ata që u kthyenë nga ajo me dreitëri.
28 Edhe të paudhët’ e faltorëtë do të prishenë bashkë, edhe ata që hoqnë dorë nga Zoti do të vdirenë.
29 Sepse do t’u vinjë turp juve për pyjet’ e shënjtëruarë që dëshëruatë, edhe do të kini turp për qipështratë që sgjothtë.
30 Sepse do të bëhi posi lisi, që i fyshkenë fletatë, edhe posi kopështi, që s’ka ujë.
31 Edhe i forti do të jetë posi kallami i lirit, edhe pun’ e ati posi shkëndilë, edhe të dy do të digjenë bashkë, edhe nukë do të ketë kush t’i shuanjë.
KREI 2
1 Fiala që iu fol Isaisë të birit Amosit mbë të faniturë, për Judhënë e për Jerusalimënë.
2 Ndër dit të pastajme mali i shtëpisë Zotit do të qëndronjë ndë majët të malevet, edhe do të lartonetë sipër malevet, edhe gjithë kombatë do të rriedhënë nd’ atë;
3 edhe shumë gjëndëje do të venë, edhe do të thonë: Eni, edhe le të ngjitemi ndë malt të Zotit, ndë shtëpit të Perëndisë Jakovit. Edhe do të na mësonjë udhët’ e tia, edhe do të ecëjmë rrugavet ati. Sepse nomi do të dalë nga Siona, edhe fial’ e Zotit nga Jerusalima.
4 Edhe do të gjukonjë ndë mest të kombavet, edhe do të qërtonjë shumë gjëndëje. Edhe do të rrahënë thikat’ e tyre për majën’ e plorit, edhe shtijëzat’ e tyre për drapërat. Nukë do të ngrerë thikë komp kundrë kombi, as nukë do të xënë më luftë.
5 O shtëpi e Jakovit, eni, edhe le t’ecëjmë ndë dritët të Zotit.
6 Me të vërtetë ti hoqe dorë nga gjëndëja jote, nga shtëpia e Jakovit, sepse u mbushnë nga an’ e të Lindurit, edhe u bënë shortëtarë, posi Filistejtë, edhe u poqnë bashkë me djemt’ e kombavet huajë.
7 Edhe dheu i atyreve u mbush me argjënt e me ar, edhe s’kanë të mbaruarë thesarët’ e atyreve; dheu i atyreve u mbush me kuaj, edhe s’kanë të mbaruarë qerret’ e atyreve.
8 Edhe dheu i atyreve u mbush me idhulla. Lutnë ndërtesën’ e duaret tyre, atë që bënë gishtrat’ e atyreve:
9 Edhe njeriu i poshtrë u kurrus, edhe njeriu i math u përunj, edhe nukë do t’i ndëlenjç ata.
10 Hyrë ndë shkëmp të gurit, edhe u fshih ndë dhet, nga frik’ e Zotit, edhe nga lavdia e madhëris’ ati.
11 Syt’ e njeriut që janë të lartë do t’unjenë, edhe madhështia e njerëzet do të kurrusetë, po vetëmë Zoti do të lartonet’ atë ditë.
12 Sepse dit’ e Zotit ushtërivet (do të vinjë) mbi ç’do krye-lartë e madhështuar, edhe mbi gjithë-se-cilinë që ngre vetëhenë. Edhe do të përunjetë.
13 Edhe mbi gjithë dullenjat’ e Livanit, të lartat’ e të gjatatë, edhe mbi gjithë lisat’ e Bashanësë,
14 edhe mbi gjithë malet’ e lartë, edhe mbi gjithë kodrat’ e larta,
15 edhe mbi ç’do pirk të lartë, edhe mbi ç’do mur të thururë,
16 edhe mbi të gjitha lundrat’ e Tharshishësë, edhe mbi gjithë të parat’ e pëlqyera.
17 Edhe shtati i njeriut do të kurrusetë, edhe madhështia e njerëzet do të përunjetë, po vetëmë Zoti do të lartonet’ atë ditë.
18 Edhe idhullatë do të rrëzonenë të tëra.
19 Edhe ata do të hynjënë ndëpër shpellat e shqembevet, e ndëpër vërat e dheut, nga frika e Zotit, edhe nga lavdia e madhëris’ ati, kur të ngrihetë të lëkuntnjë dhenë.
20 Atë ditë, njeriu do t’u hedhë urithvet e lakuriqëset idhullat’ e tia t’argjënttatë, e idhullat’ e tia t’artatë, që bëri për vetëhen’ e ti t’u faletë,
21 Që të hynjënë ndër të çarat’ e shkëmbevet, e ndër shpellat’ e gurëvet, nga frika e Zotit, edhe nga lavdia e madhëris’ ati kur të ngrihetë të tuntnjë dhenë.
22 Hiqni dorë nga njeriu, që ka frymë ndër fejet të hundësë: Sepse për ç’punë vlen ay?
KREI 3
1 Sepse na Zoti, Zoti i ushtërivet tek do të heqë pshtetëjen’ e ndihmënë nga Jerusalima e nga Judha, gjithë pshtetëjen’ e bukësë, edhe gjithë pshtetëjen’ e ujit,
2 të fortinë, e luftëtarinë, gjukatësinë, e profitinë, e të mënçëminë, e plakunë,
3 krye-pesë-dhietëshinë, e të nderëshiminë, këshillëtarinë, e mieshtrin’ e mënçim, e shortëtarin’ e urtë.
4 Edhe do t’u ap atyre çuna të vegjëlë për të parë, edhe foshnjetë do të zotëronjënë mbi ata.
5 Edhe gjëndëja do të shtrëngonetë: njeriu nga njeriu, edhe gjithë-se-cili nga i afërmi ti. I riu do të madhështonetë te plaku, edhe i poshtri te i nderëshimi.
6 Ndë zëntë njeri të vëllanë prej shtëpisë t’et, (e t’et i thotë): Qe rrobë, bënu i parë ndër një, edhe këjo prishëje (le të jetë) ndënë dorënë tënde.
7 Atë ditë do të bënjë be, e do të thotë: Nukë do të bënem miekës sepse ndë shtëpit t’ime s’kam as bukë, as rrobë. Mos më bëni të parin’ e gjëndëjesë,
8 sepse u prish Jerusalima, edhe Judha ra, sepse gluha e atyreve, edhe punët’ e atyreve (janë) kundrë Zotit, që të ndesnjënë syt’ e lavdis’ ati.
9 Të parët’ e faqes’ atyre deshmon kundrë atyreve, edhe leçitnjënë falin’ e tyre, posi Sodhomatë, nuk’ e fshehënë. Mjer shpirti i atyreve! Sepse i shpaguanë të këqia vetëhesë tyre.
10 Thoni të drejtit, se mirë (do të jetë për atë), sepse do të hajë pemën’ e duaret tia.
11 Mjer i paudhi! Keq (do të jetë për atë), sepse shpagimi i duaret ati do t’i bënetë.
12 Gjëndëjenë t’ime e shtrëngonjënë çuna të vegjëlë, edhe gratë zotëronjënë mbi atë. O gjëndëja ime, udhë-heqësit’ e tu të bënjënë të sillesh andej e këtej, edhe të prishnjën’ udhën’ e çapavet tua.
13 Zoti ngrihetë për të bërë gjyq, edhe rri për të gjukuarë gjëndëjetë.
14 Zoti do të hynjë ndë gjyq bashkë me pleqt’ e gjëndëjesë ti, edhe me të parët’ e asaj, sepse ju hëngrëtë vështinë; plaçkat’ e të vobegut (janë) ndër shtëpit tuaja.
15 Përse shtrënguatë gjëndëjenë t’ime, edhe bluatë faqet’ e të vobegjet – thotë Zoti Perëndia i ushtërivet.
16 Edhe Zoti thotë: Sepse bilat e Sionësë u madhështuanë, edhe ecënjënë me qafë të dreitë, e me sy të gënjyershim, ecënjënë butë, edhe ngërcëllonjënë me këmbët’ e tyre,
17 përandaj Zoti do të bënjë t’u bierë lesht’ e majësë kresë të bilavet Sionësë, edhe Zoti do të sbulonjë turpërin’ e atyreve.
18 Atë ditë Zoti do të heqë lavdin’ e stolivet që tringëllinjënë, edhe gërshetetë, e gjysma-hënëzatë,
19 qaforetë, e rrathët’ e duaret, e napatë,
20 kësulat’ e gërshetuara, e kofsharëtë, e lidhëjet’ e kresë, e kopëzat’ e erëravet, e vathëtë,
21 unazatë, e hundaretë,
22 stolit’ e larme, e rrobat’ e sipërme, e mbulesatë, e kuletatë,
23 pasqyratë, e të lintat’ e holla, e mitratë, e rrobat’ e verësë.
24 Edhe ndë vënt të erësë mirë, do të jetë qelbësirë; edhe ndë vënt të brezit, litar; edhe ndë vënt të komit bukurë, të rënë leshi; edhe ndë vënt të krahëroresë, të ngjeshurë thesi; të diegurë dielli, ndë vënt të bukurisë.
25 Burrat’ e tu do të therenë me thikë, edhe fuqia jote (do të mbesë) ndë luftë.
26 Edhe dyert’ e asaj do të psherëtinjënë e do të vajtonjënë, edhe ajo do të dirgjetë mbi truallt e shkretuarë.
KREI 4
1 Edhe atë ditë shtatë gra do të zënë një burrë, e t’i thonë: Do të hamë bukënë t’onë, edhe do të veshëmë rrobatë t’ona, vetëmë le të thërritet’ emëri yt mbi një, që të heqsh turpërinë prej nesh.
2 Atë ditë deg’ e Zotit do të jet’ e bukurë edhe e lavduarë, edhe pem’ e dheut e sgjedhur’ edhe e pëlqyerë për ata që shpëtuanë nga Israili.
3 Edhe kush mbeti ndë Sionë, e kush mbeti ndë Jerusalimë do të kluhetë shënjt, gjith’ ata që janë shkruarë ndë mest të gjallëvet ndë Jerusalimë,
4 kur të shpërlanjë Zoti ndyrësirën’ e të bilavet Jerusalimësë, edhe të qëronjë gjakun’ e Jerusalimësë nga mesi i asaj me frymë gjyqi e me frymë të dieguri.
5 Edhe Zoti do të krionjë mbë ç’do vënt të malit Sionësë, edhe ndër mbëledhëjet të asaj, re e tym ditënë, edhe natënë, të ndriturë zjarri që bën flakë, (sepse) mbi gjithë lavdinë do të jetë mbulesë,
6 edhe do të jetë një tendë, që të lëshonjë hie nga vapa ditënë, edhe të jetë mpshtetëje e mbulesë nga er’ e fortë e nga shiu.
KREI 5
1 Tashi do t’i këndonj të dashurit t’im kënkën e të dashurit t’im për vështin’e ati. I dashuri im kishte një vësht mbi një kodrë fort të majme.
2 Edhe e thuri atë, edhe mbëlodhi gurëtë nga ay, edhe mbëltoi nd’ atë më të sgjedhuratë hardhi, edhe ndërtoi një pirk ndë mest t’ati, ndërtoi edhe një tirë nd’ atë, edhe priste të bënte rrush, po bëri larushq.
3 Edhe tashi, o vëndësit’ e Jerusalimësë, edhe burrat’ e Judhësë, u lutem, gjukoni ndë mest meje edhe vështit t’im.
4 Ç’munt t’i bënjam vështit t’im edhe më, edhe nuk’ ja bëra? Përse pra bëri larushq, tek prisnjam të bënte rrush?
5 Tashi pra do t’u ap zë juve, ç’kam për t’i bërë vështit t’im: do t’i heq gardhinë, edhe do t’e hanë, do t’i prish murinë, edhe do të shkeletë.
6 Edhe do t’e lë atë të shkretë: nukë do të pritetë, as nukë do të mihetë, po do të mbinjënë driza e gjëmba; do t’urdhëronj edhe retë të mos lëshonjënë shi mbi atë.
7 Po vështi i Zotit ushtërivet (është) shtëpia e Israilit, edhe burrat’ e Judhësë (janë) bim’ e ti e dashura; edhe priste gjyq, po na tek (është) shtrëngatë; priste dreitëri, po na tek (është) klithmë.
8 Mjer ata që bashkonjënë shtëpi me shtëpi, edhe piekën’ arë me arë, gjersa të mos mbesë vënt, që të rinë vetëm’ (ata) ndë mest të dheut!
9 Zoti i ushtërivet (tha) ndër veshët të mi: Me të vërtetë shumë shtëpi, të mëdha e të mira, do të mbetenë të shkreta, pa vëndës.
10 Po, dhietë lehë vështi do t’i apënë për një vëth, edhe fara e një homori do t’apë një efa.
11 Mjer ata që ngrihenë që me natë, e kërkonjënë të pira të forta, të cilëtë e sgjasënë gjer mbrëmanet, (gjersa) t’i nxenjë vera!
12 Edhe qithara e lyra, lodra e fyelli, e vera, janë ndër gostit t’atyreve. Po nukë shikonjënë punën’ e Zotit, edhe nukë vënë re vepërën’ e duaret ati.
13 Përandaj gjëndëja ime u pru ndë skllavëri, sepse nukë kupëton, edhe të nderëshimit e atyre mjaknjënë për bukë, edhe shumica e atyreve gajasnjënë për ujë.
14 Përandaj varri sgjëroi vetëhen’ e ti, edhe hapi fort tepërë golën’ e ti; edhe lavdia e atyreve, e shumica e atyreve, e zallahia e atyreve, e ata që kënaqenë, do të sbresënë nd’ atë.
15 Edhe njeriu i poshtrë do të kurrusetë, edhe i forti do të përunjetë, edhe syt’ e të lartëvet do t’ulenë.
16 Edhe Zoti i ushtërivet do të lartonetë mbë gjyq, edhe Perëndia i shënjtëruarë do të shënjtëronetë ndë dreitëri.
17 Atëhere shqerratë do të kullosenë pas mëndyrësë tyre, edhe të huajëtë do të hanë vëndet’ e shkretë e (bagëtivet) majme.
18 Mjer ata që t-heqënë panominë me litarë kotësire, edhe falinë posi me rripa qerreje,
19 të cilëtë thonë: Le të nxitonjë, le të shpejtonjë punën’ e ti, që të shohëmë, edhe dashurimi i Shënjtit Israilit le t’afronet’ e le të vinjë, që të xëmë!
20 Mjer ata që thonë të keqenë të mirë, edhe të mirënë të keqe, të cilëtë vënë errësirënë për dritë, edhe dritënë për errësirë, të cilëtë vënë të hidhurënë për të ëmbëlë, edhe të ëmbëlënë për të hidhurë!
21 Mjer ata (që janë) të urtë ndër syt të tyre, e të mënçim përpara vetëhesë tyre!
22 Mjer ata (që janë) të fortë për të pirë verë, e të fuqishim për të përzierë të pira të forta,
23 të cilëtë nxierrënë të dreitë të paudhinë, për dhuratat, edhe heqënë të dreitën’ e të dreitit prej ati.
24 Përandaj posi gluha e zjarrit që ha kallaminë, edhe (posi) flaka që përpin kashtënë, (kështu) rrënja e atyreve do të bënetë posi plehë, edhe lulëja e atyreve do të ngrihetë posi pluhurë, sepse hothnë tej nomin’ e Zotit ushtërivet, edhe s’i vunë vesh fialësë Shënjtit Israilit.
25 Përandaj zemërata e Zotit u dhes përpara gjëndëjes’ ati, edhe ndejti dorën’ e ti mbi ata, e u ra atyre; edhe maletë dridheshinë, edhe kërmat’ e atyreve u bënë posi plehe ndë mest të udhëvet. Mbi gjithë këto zemërata e ati nuk’ u ul, edhe dor’ e ati (është) po ndejturë.
26 Edhe do të ngrerë ndër kombat një shenjë për së largu, edhe do t’u vërshëllinjë atyre nga an’ e dheu, edhe shpejt na tek do të vinjë me vrap.
27 Asndonjë nukë do të lodhetë, as nukë do të pengonetë ndë mest t’atyreve; asndonjë nukë do të dërmitnjë, as nukë do të flerë; as brezi i mesit atyreve nukë do të sgjidhetë, as rripi i këpucëvet atyre nukë do të këputetë.
28 Shëgjetat’ e atyreve (janë) të holla, edhe gjithë harqet’ e atyreve (janë) të tendurë; thundrat’ e kuajvet atyre do të jenë posi gurë zjarri, edhe torrovilet’ e (qerrevet) atyre posi erë mpshtiellëje;
29 ulurimat’ e atyreve (do të jenë) posi të leonit: do t’ulurinjënë posi këlysh leoni; po, do t’ulurinjënë, edhe do të rrëmbenjënë gjahunë, edhe do t’ikënjënë, edhe s’ka se kush ta shpëtonjë.
30 Edhe atë ditë kur të gjëmonjënë kundrë atyreve posi gjëmim deti, do të vështronjënë ndë dhet, edhe na errësirë e hidhërim, edhe drita u err ndë qiell t’ati.
KREI 6
1 Atë vit që vdiq Uziahu, mbëreti, pashë Zotinë tuke ndenjurë mbë shkëmp të lartë e të ngriturë, edhe pëqiri i ati mbushi tempullinë.
2 Siprë ati rrininë Serafimë, që kishte nga gjashtë krahë gjithë-se-cili: me të dyjatë mbulonte faqen’ e ti, edhe me të dyjatë mbulonte këmbët’ e tia, edhe me të dyjatë fluturonte.
3 Edhe njëri i thërriste tjatërit, e thoshte: Shënjt, shënjt, shënjt, (është) Zoti i ushtërivet, gjithë dheu (është) plot me lavdin’ e ati.
4 Edhe shtyllat’ e derësë u tuntnë nga zëri i ati që thëriste, edhe shtëpia u mbush me tym.
5 Atëhere thashë: Mjeri unë! Sepse jam njeri me buzë të paqëruara, edhe rri ndë mest të gjëndëjesë me buzë të paqëruara; sepse syt’ e mi panë Mbëretinë, Zotin’ e ushtërivet.
6 Atëhere fluturoi tek unë një nga Serafimëtë, që kishte ndë dorë të ti një thëngjill zjarri, (të cilin’) e mori me pickatorenë nga theroreja.
7 Edhe e poqi ndë golët t’ime, e tha: Na ky tek të poqi buzëtë, edhe panomia t’u hoq, edhe fali t’u qërua.
8 Edhe dëgjova zën’ e Zotit, që thoshte: Cilinë do të dërgonj, edhe cili do të venjë për neve? Atëhere thashë: Na (tek jam) unë, dërgo-më.
9 Edhe (ay) tha: Shko, e thuaj kësaj gjëndëje: Me veshë do të dëgjoni, po nukë do të merrni vesh; edhe me sy do të shihni, po nukë do të kuptoni.
10 U trash zëmër’ e kësaj gjëndëje, edhe u bënë veshët’ e atyreve të rëndë, edhe mbyllnë syt’ e tyre, që të mos shohënë me syt’ e tyre, e të dëgjonjënë me veshët’ e tyre, edhe të kuptonjënë me zemërën’ e tyre, edhe të këthenen’ e të shëronenë.
11 Atëhere thashë: Gjer kurë, o Zot? Edhe (ay) u përgjeq: Gjersa të shkretonenë qytetetë, që të mos ketë vëndës, edhe shtëpitë, (që të mos kenë) njeri, edhe dheu të shkretonetë fare,
12 edhe Zoti të largonjë njerëzitë, edhe të mos mbesë farë gjëje ndë mest të dheut.
13 Po (do të mbesë) nd’ atë edhe një e dhietë, edhe ajo përsëri do të hahetë; posi vgjërit e lisit, që (u mbitetë) trungu, kur pritenë, (kështu) farësë shënjtëruarë (do të mbetetë) trungu i asaj.
KREI 7
1 Edhe ndër dit të Ahazit, të birit Jothamit, të birit Uziahut, mbëretit Judhësë, Rezini mbëreti i Syrisë, edhe Pekahu i biri Remaliahut, mbëreti i Israilit, u ngjitnë ndë Jerusalimë, që ta luftoninë, po nukë muntnë ta pushtoninë.
2 Edhe i dhanë zë shtëpisë Dhavidhit, e thanë: Syria lithnë fialë bashkë me Efraimnë. Edhe zëmër’ e Ahazit, edhe zëmër’ e gjëndëjes’ ati u tunt, posi drunjt’ e pyllit që tundenë nga era.
3 Atëhere Zoti i tha Isaisë: Tashi dil-i përpara Ahazit, ti edhe Shear-jashubi yt-bir, nd’ anët të udhës’ ujit banjësë re nga udh’ e madhe prej arësë larësit,
4 edhe thuaj ati: Mba vesh, edhe prëhu, mos u frikëso, as mos të të shuhetë zëmëra, për të dy bishtrat’ e këtyre hunjve që tymonjënë, për zemëratën’ e egrë të Rezinit e të Syrisë, edhe të birit Remaliahut.
5 Sepse Syria, e Efraimi, edhe i biri i Remaliahut, këshilluanë këshillë të keqe kundrë teje, e thanë:
6 Le të ngjitemi kundrë Judhësë, edhe le ta shtrëngojmë, edhe le ta ndajmë atë për vetëhenë t’onë, edhe le të vëmë mbëret ndë mes t’ati, të bir e Tabeilit.
7 Kështu thotë Zoti Perëndi: Këjo nukë do të qëndronjë, as nukë do të bënetë.
8 Sepse kryet’ e Syrisë (është) Dhamaska, edhe kryet’ e Dhamaskësë (është) Rezini, edhe për gjashtë-dhiet’ e pesë viet Efraimi do të thyhetë, që të mos jetë (më) gjëndëje.
9 Edhe kryet’ e Efraimit (është) Samaria, edhe kryet’ e Samarisë (ësht’) i biri i Remaliahut. Ndë mos besofshi, me të vërtetë nukë do të forcohi.
10 Edhe Zoti i foli prap Ahazit, e tha:
11 Kërko shenjë nga Zoti Perëndia yt, kërko këtë a ndë funt, a lart përsiprë.
12 Po Ahazi tha: Nukë do të kërkonj, as nukë do të ngas Zonë.
13 Edhe (Isaia) tha: Pa dëgjoni tashi, o shtëpi e Dhavidhit. A pun’ e vogëlë (është) për ju të rëndoni njerës, po do të rëndoni edhe Perëndinë t’im?
14 Përandaj Zoti vetë do t’u apë juve një shenjë. Na vërgjiresha tek do të mbarsetë e do të piellë bir, edhe do t’i kluhet’ emëri Emmanuil.
15 Do të hajë gjalpë e mjaltë, gjersa të xërë të hedhë tej të keqenë, edhe të sgjedhë të mirënë.
16 Sepse përpara se të xërë diali të hedhë tej të keqenë, edhe të sgjedhë të mirënë, dheu që urren (ti), do të lihetë nga të dy mbëretërit’ e ati.
17 Zoti do të bierë dit mbi ty, e mbë gjëndëjenë tënde, edhe mbi shtëpit të t’yt-et, të cilatë s’kanë ardhë që atë ditë që u nda Efraimi nga Judha, (me anë) të mbëretit Asyrisë.
18 Edhe atë ditë Zoti do t’u vërshëllenjë mizavet mb’-at-anë lumravet Egjyftërisë, edhe bletëvet që janë ndë dhet të Asyrisë;
19 edhe do të vinjënë, e do të prëhenë të gjitha ndëpër fushat’ e shkretuara, e ndër vërat’ e shkembevet, e mbë ç’do ferrë, e mbë ç’do dru të bukurë.
20 Atë ditë, Zoti do të rruanjë me atë rronjësinë që ka pajtuarë përtej lumit, bashkë me mbëretin’ e Asyrisë, kryetë edhe qimet’ e këmbëvet, do t’i heqë edhe mjekrënë.
21 Edhe atë ditë, ay njeri që ushqen një lopë e dy dele,
22 do të hajë gjalpë nga klumështi i shumëtë që do t’apënë, sepse gjithë-se-cili që të mbesë ndë mest të dheut do të hajë gjalpë e mjaltë.
23 Edhe atë ditë, ç’do vënt që ishinë nd’ atë një qint vëreshtë nga një milë argjënde, do të jetë për driza e për gjëmba.
24 Do të vinjën’ atie me shëgjeta e me harqe, sepse gjithë dheu do të bënetë driza e gjëmba.
25 Edhe ç’do mal i punuarë me dhiqel, tek s’pat ardhë frikë drizash e gjëmbash, do të bënetë për të lëshuarë lopëtë, e për të shkelë nga dhëntë.
KREI 8
1 Edhe Zoti më tha: Merr për vetëhenë tënde një vivli të madhe, edhe shkruaj nd’ atë me kallam njeriu për Maher-shallall-hash-baz [për të nxituarë të bënjënë plaçëka].
2 Edhe mora për vetëhenë t’ime deshmitarë besëtarë, Uriah priftinë, edhe Zaharinë të birin’ e Jebereqahut.
3 Edhe iu afruash asaj profitëreshësë që u mbars, edhe polli dialë. Edhe Zoti më tha: Kluaja emërin’ ati, Maher-shallall-hash-baz,
4 sepse para se të xërë diali të thotë: Ata im, e mëma ime, gjëj’ e Dhamaskësë, edhe plaçkat’ e Samarisë do të rrëmbenenë, ndër syt të mbëretit Asyrisë.
5 Edhe Zoti më foli edhe më, tuke thënë:
6 Sepse këjo gjëndëje hodhi tej ujërat’ e Silloamit që rriedhënë nga dalë, edhe gëzonetë për Rezinë edhe për të birin’ e Remaliahut,
7 përandaj, na Zoti tek po ngjit mbi ata ujërat’ e lumit, të fortat’ e të shumatë, mbëretin’ e Asyrisë, edhe gjithë lavdin’ e ati; edhe do të kapërcenjë gjithë hendeqet’ e ati, edhe do të vërshonjë gjithë ledhat’ e ati,
8 edhe do të shkonjë ndëpër Judhënë, do të vërshonjë e do të ngjitetë përsipërë, do të harrinjë gjer ndë qafët, edhe të hapurit’ e krahëvet ati do të mbulonjë të gjërët’ e dheut tënt, o Emmanuil.
9 Bashkohi, o gjëndëje, edhe do të copëtohi; edhe mbani vesh, ju që rrini mb’anët të dheut: ngjishi, edhe do të copëtohi, ngjishi, edhe do të copëtohi.
10 Këshilloni këshillë, edhe do të dalë e kotë; flitni fialë, edhe nukë do të qëndronjë, sepse Perëndia (është) bashkë me ne.
11 Sepse kështu më foli Zoti me dorë të fortë, edhe më mësoi të mos ecënj nd’ udhë të kësaj gjëndëje, e (më) tha:
12 Mos thoni: Të lidhurë besë, për gjithë ç’do (gjë që) do të thotë këjo gjëndëje Të lidhurë besë; edhe mos u frikësoni nga frik’ e asaj, as mos trembi.
13 Zotin’ e ushtërivet, atë shënjtëroni; edhe ay (le të jetë) frika juaj, edhe ay (le të jetë) të dridhuritë tuaj.
14 Edhe do të jetë për shënjtërore, po (do të jetë) për gur pengimi edhe për shkëmp të rrëzuari mbë të dy shtëpit’ e Israilit, për kurth e për leq mbë vëndësit e Jerusalimësë.
15 Edhe shumë vetë do të pengonenë mb’ ato, e do të rrëzonenë, e do të dërrmonenë, edhe do të bienë ndë kurth, e do të zihenë.
16 Lith deshmiminë, vërë gishtinë ndë nomt të xënëset mi.
17 Edhe unë do të pres Zotinë, i cili fsheh faqen’ e ti nga shtëpia e Jakovit, edhe mb’ atë do të kem shpëresënë.
18 Na un’ edhe djemtë që më dha Zoti, për shenjë e për çudi te Israili prej Zotit ushtërivet, që rri ndë malt të Sionësë.
19 Edhe kur t’u thonë juve: Pyetni ata që kanë frymë shorte, edhe shortëtarët’ e të vdekuret, ata që murmurisnjënë e pështëllinjënë, (përgjegji): A nukë do të pyesë Perëndin’ e saj këjo gjëndëje? (Apo do të vejë) te të vdekuritë për të gjallët?
20 Ndë nomt e ndë deshmit, ndë mos folçinë pas kësaj fiale, me të vëretetë s’ka dritë ndër ata.
21 Edhe do të shkonjënë ndëpër atë (dhe) të rënduarë keq e të vdekurë nga uria; edhe kur të urëtonenë, do të mpshonjënë, e do të flasënë keq për mbëretin’ e tyre e për Perëndin’ e tyre, edhe do të shtienë sytë lart.
22 Pastaj do të vështronjënë ndë dhet, edhe na turbullim e errësirë, niegullë shtrëngate; edhe do të thiqenë nd’ errësirët.
KREI 9
1 Po nukë (do të jetë kaqë) niegullë ndë dhet të gjorë; nd’ ato kohëra të lashta bëri për mosgjë dhen’ e Zavullonit, edhe dhen’ e Nefthalimit; edhe ndër këto (kohëra) të vona bëri të lavduara (ato anë që janë) nga udh’ e detit, përtej Jordhanit, Galilen’ e kombavet.
2 Ajo gjëndëja që ecënte nd’ errësirët pa dritë të madhe, edhe ndër ata që rrininë ndë dhe të hiesë mortëjesë, ndriti dritë mb’ ata.
3 Shumove kombinë, i shtove ati gëzimnë; gëzonenë përpara teje pas gëzimit të korrit, sikundrë gëzonen’ ata që ndanjënë plaçkatë.
4 Sepse ti theve sgjedhën e barrës’ ati, edhe stapin’ e supit ati, edhe frushkullën’ e ati që shtrëngon atë, posi ndë ditët të Madhiamit.
5 Sepse ç’do tirk luftëtari që lëfton me zallahi, edhe (ç’do) të veshurë ngjyerë ndë gjak, do të jetë për të diegur’ e për lëndë zjarri.
6 Sepse na lindi dialë, na u dha bir; edhe pushteti do të jetë mbi supt t’ati, edhe emëri i ati do të kluhetë: I çudiçim, Këshillëtar, Perëndi i fortë, At’ i jetësë që vien, I par’ i paqtimit.
7 Të shtuarët’ e pushtetit (ati) e paqtimit (ati) nukë do të ketë funt, mbë fron të Dhavidhit, edhe mbë mbëretërit t’ati, që të vërë mbë sërë atë, edhe të forconjë atë, me gjyq e me dreitëri, që tashi e gjer ndë jetë (të jetëvet). Zëlia e Perëndisë ushtërivet do t’e bënjë këtë.
8 Zoti dërgoi fialë te Jakovi, edhe ra mbi Israilinë.
9 Edhe gjithë gjëndëja do t’e njohë, Efraimi edhe vëndësi i Samarisë, të cilëtë thonë me madhështi e me zëmërë të lartë:
10 Plitharëtë ranë, po neve do të ndërtojmë me gurë të latuarë; drunjt’ e manavet u këputnë, po neve do t’i shkëmbejmë (me) dullenja.
11 Përandaj Zoti do të ngrerë arëmiqt’ e Rezinit kundrë ati, edhe do të piekë bashkë arëmiqt’ e ati;
12 Syrianëtë përparazi, edhe Filistejtë prapazi, edhe do të hanë Israilinë me golë të hapurë. Mbi gjithë këto zëmërata e ati nuk’ u këthye, po dor’ e ati (është) po ndejturë.
13 Po gjëndëja nukë këthenetë te ay që i ra, as nukë kërkonjënë Zotin’ e ushtërivet.
14 Përandaj Zoti do të këputnjë nga Israili krye e bisht, degë e kulmak, për një ditë.
15 Plaku edhe i nderëshimi, ay (është) kryetë, edhe ay profit që mëson gënjeshtra, ay (është) bishti.
16 Sepse tuke lumëruarë këtë gjëndëje, e gënjenjënë, edhe ata që lumëronenë prej atyre, humbasënë.
17 Përandaj Zoti nukë do të gëzonetë për dialoshat’ e atyreve, as nukë do të përdëllenjë të varfërit’ e të vat’ e atyreve, sepse të gjithë janë hipokritërë edhe keq-bërës, edhe ç’do golë flet paudhë. Mbi gjithë këto zemërata e ati nuk’ u këthye, po dor’ e ati (është) ndejtur’ edhe më.
18 Po panomia prish posi zjarri që ha drizat’ e gjëmbatë, edhe që digjetë flakë ndër pyeje të dëndurë; edhe ato do të hipënjënë si shtyllë mpshtiellurë me tym.
19 Nga zëmërata e Zotit ushtërivet u err dheu, edhe gjëndëja do të jetë posi lëndë zjarri, njeriu nukë do të ndëlenjë të vëllanë.
20 Edhe do të rrëmbenjë mb’ anë të diathtë, po do të urëtonetë; edhe do të hajë mb’ anë të mëngjërë, po nukë do të nginjetë; ç’do njeri do të hajë misht’ e krahut ti:
21 Manasiu Efraimnë, edhe Efraimi Manasinë; edhe ata bashkë (do të jenë) kundrë Judhësë. Mbi gjithë këto zemërata e ati nuk’ u këthye, po dor’ e ati (është) ndejtur’ edhe më.
KREI 10
1 Mjer ata që bënjënë gjyqe të paudhë, edhe ata shkronjësitë që shkruanjënë shtrëngim,
2 që të këthenjënë prapë të vobeknë nga gjyqi, edhe të rrëmbenjënë të dreitën’ e të vobegjet gjëndëjesë s’ime, që të bënenë të vatë për plaçkat’ e atyre edhe të sveshënë të varfëritë!
3 Edhe ç’do të bëni ndë ditët të vështruarit, edhe ndë prishëjet (që) do të vinjë prej së largu? Te cili do të shkoni për ndihmë? Edhe ku do të lini lavdinë tuaj,
4 përveç se do të kurrusenë ndër lidhëjet, edhe do të bienë ndënë të vrarët? Mbi gjithë këto zemërata e ati nuk’ u kthye, po dor’ e ati (është) ndejtur’ edhe më.
5 Mjer Asyriani, stapi i zemëratësë s’ime, ndonëse zemërata ime është frushkullë ndë dorët t’ati!
6 Do ta dërgonj atë mbë një komp hipokrit, edhe do t’i ap ati urdhër kuntrë gjëndëjesë zemëratësë s’ime, që të plaçkitnjë plaçka, edhe të bënjë rrëmullë, edhe t’i shkelë ata posi baltën’ e udhëvet.
7 Po ay nukë kupëton kështu, edhe zëmër’ e ati nuk mendonetë kështu, po (ay mendon) ndë zëmërët të ti të përmbysë e të prishnjë jo pak komba.
8 Përandaj thotë: “A nukë janë mbëretër gjithë të parët e mi?
9 A nuk’ (është) Kallna posi Karqemisha? A nuk’ (është) Hamatha posi Arpada? A nuk’ (është) Samaria posi Dhamaska?
10 Sikundrë dora ime gjeti mbëretërit’ e idhullavet, të cilavet idhullat’ e latuara (ishinë më të forta) se ato të Jerusalimësë e të Samarisë,
11 a s’kam për t’ja bërë kështu edhe Jerusalimësë idhullavet asaj, sikundrë ja bëra Samarisë edhe idhullavet asaj?”
12 Përandaj Zoti do të mbaronjë gjithë punën’ e ti ndë mal të Sionësë e ndë Jerusalimë, (thotë) do të mundonj pemën’ e zemërësë lartë të mbëretit Asyrisë, edhe madhështin’ e syve lartë.
13 Sepse thotë: “Me fuqin’ e dorësë s’ime bëra (këtë), edhe me diturinë t’ime, sepse jam i mençim; edhe ngrita vëndit sinoret’ e gjëndëjevet, edhe rrëmbeva thesarët’ e atyreve, edhe unja poshtë, posi i fortë, ata që rrininë (lart).
14 Edhe dora ime gjeti gjën’ e gjëndëjevet, posi fole, edhe sikundrë mbëleth ndonjë ve të lëna, (kështu) mbëlodha unë gjithë dhenë; edhe asndonjë nukë luajti krah, a hapi golë, a pështëllijti.”
15 A do të mburrej sëpata kundrë ati që e pret me atë? A do të mbahej mbë të math sharra kundrë ati që e luan atë? Posikur të ngrihej shkopi kundrë atyreve që e ngrenë atë, posikur të ngrinte vetëhen’ e ti stapi, (sikur të) mos (jetë) dru.
16 Përandaj Zoti, Zoti i ushtërivet, do të dërgonjë thatësirë te të majmit’ e ati, edhe ndënë lavdit t’ati do të dhizetë të nxëhëtë, posi të nxëhëtë zjarri.
17 Edhe drita e Israilit do të bënetë zjarr, edhe Shënjti i ati flakë, edhe do të diegë e do të hajë gjëmbat’ e ati e drizat’ e ati për një ditë;
18 edhe do të prishnjë lavdin’ e pyllit ati, edhe të fushës’ ati plot me pemë, që nga shpirti gjer ndë misht; edhe do të jenë posi ay që mba flamburënë kur i shuhetë zemëra.
19 Edhe ç’zë mbetetë nga drunjt’ e pyllit ati do të jenë të pakë, kaqë sa munt t’i shkruanjë një çun.
20 Edhe atë ditë, të mbeturit’ e Israilit, edhe ata që kanë shpëtuarë nga shtëpia e Jakovit, nukë do të mpshtetenë më mb’ atë që u ra atyre, po do të mpshtetenë mbë Zotinë, Shënjtin’ e Israilit, me të vërtetë.
21 Edhe ç’ka mbeturë do të këthenetë, të mbeturit’ e Jakovit, tek i forti Perëndi.
22 Sepse edhe ndë është gjëndëja jote, Israili, posi rëra e detit, të mbeturë nga ata do të këthenetë; të vdierrëtë që urdhërua do të vërshonjë me dreitëri.
23 Sepse Zoti Perëndia i ushtërivet do të bënjë të prishurë të urdhëruarë me të vërtetë, ndë mest të gjithë dheut.
24 Përandaj, kështu thotë Zoti Perëndia i ushtërivet: O gjëndëja ime, që rri ndë Sionë, mos u frikëso nga Asyriani; do të bierë me shkop, edhe do të ngrerë stapin’ e ti mbi ty pas mëndyrësë Egjyftërisë,
25 sepse edhe pak, edhe zemërata do të pushonjë; edhe zemërimi im (do të jetë) për prishëjen e atyreve.
26 Edhe Zoti i ushtërivet do të ngrerë mbi atë frushkullë, pas plagësë Madhiamësë, ndë shkëmp të Orebit; edhe (sikundrë u ngrit) shkopi i ati mbi det, kështu do t’e ngrerë atë pas mëndyrës’ Egjyftërisë.
27 Edhe atë ditë, barr’ e ati do të hiqetë nga supi yt, edhe sgjedha e ati nga qafa jote, edhe sgjedha do të thyhetë nga pun’ e të lyerit.
28 Ay ka ardhurë ndë Ajath, ka shkuarë ndë Migron, ndë Mikmash do të lërë plaçkat’ (e tia);
29 shkuanë mb-at’-anë, ranë ndë Gjeba: Ramaha u tremp, Gjibeaha e Saullit iku.
30 Ngre zënë tënt, o bil’ e Gallimësë, bër-e atë të dëgjonetë ndë Llaish, o e vobegë Anathothe.
31 Madmenaha luajti vëndit, vëndësit’ e Gjebimësë iknë së bashku.
32 Edhe atë ditë do të mbesë ndë Nob, edhe do të tuntnjë dorën’ e ti (kundrë) malit së bilësë Sionësë, kundrë kodrësë Jerusalimësë.
33 Na Zoti, Zoti i ushtërivet, tek do të presë degatë me kërrismë të frikëshime; edhe të lartëtë do të thyhenë, edhe të ngrituritë do të përunjenë.
34 Edhe do të presë me hekur të dëndurat’ e pyllit, edhe Livani do të bierë prej të fortit.
KREI 11
1 Edhe do të dalë shkop nga trungu i Jesseut, edhe do të hipënjë degë nga rrënjat’ e ati;
2 edhe fryma e Zotit do të prëhetë mb’ atë, frymë diturie e urtësie, frymë këshille e fuqie, frymë mëndëje e frike të Zotit.
3 Edhe do t’e bënjë atë mënt-hollë ndë frikët të Zotit, kaqë sa nukë do të gjukonjë pas të parit syvet ti, as nukë do të qërtonjë pas të dëgjuarit veshëvet ti,
4 po do të gjukonjë të vobeqtë me dreitëri, edhe do të mburonjë të përunjurit’ e dheut me të dreitë, edhe do t’i bierë dheut me shkopin’ e golësë ti, edhe me frymën’ e buzëvet ti do të vrasë të paudhinë.
5 Edhe brezi i mesit ati do të jetë dreitëri, edhe brezi i brinjëvet ati (do të jetë) besë.
6 Edhe ulku do të rri bashkë me qëngjinë, edhe leopardhalla do të prëhetë bashkë me kedhinë, edhe demi e këlyshi i leonit, edhe (berri) i ushqyerë (do të rrinë) bashkë, edhe një çun i vogëlë do t’u heqë udhën’ atyreve.
7 Edhe mëshqerra e arushka do të kullosënë bashkë, edhe këlysht’ e atyreve do të prëhenë bashkë, edhe leoni do të hajë kashtë posi kau.
8 Edhe foshnja që pi sisë do të losnjë ndë vërët të beronjësë, edhe diali i cvierdhurë do të vërë dorën’ e ti ndë folet të nepërkësë.
9 Nukë do të bënjënë keq, as nukë do të prishnjënë mbë gjithë malinë t’im të shënjtëruarinë, sepse dheu do të jetë plot me të njohurit’ e Zotit, posi ujëtë që mbulon detinë.
10 Edhe atë ditë do të jetë një rrënjë e Jesseut, e cila do të rri për shenjë të gjëndëjevet; nd’ atë do të mpshtetenë kombatë, edhe të prejturit’ e ati do të jetë lavdi.
11 Edhe atë ditë Zoti do të vërë dorën’ e ti prap për së dyti herë, që të marrë përsëri të mbeturit’ e gjëndëjesë ti, që ka mbeturë nga Assyria e nga Egjyftëria, e nga Pathrosi, e nga Kushi, e nga Ellami, e nga Shinari, e nga Hamathi, e nga dheujësat’ e detit.
12 Edhe do të ngrerë shenjë ndër kombat, edhe do të mbëledhë Israilinë që është hedhurë tej, edhe do të mbëledhë Judhënë që është përndarë nga të katrë anët’ e dheut.
13 Edhe smirri i Efraimit do të hiqetë, edhe arëmiqt’ e Judhësë do të pritenë, Efraimi nukë do t’i ketë smirr Judhësë, edhe Judha nukë do të shtrëngonjë Efraimnë.
14 Po do të sulenë mbi malet të Filistejvet nga an’ e të perënduarit, edhe do të plaçkitnjënë edhe të bijt’ e anësë lindëjesë bashkë; do të vënë dorën’ e tyre mbi Edomin’ e mbi Moabinë, edhe të bijt’ e Ammonit do t’ unjënë kryetë ndën’ ata.
15 Edhe Zoti do të thanjë gluhën’ e detit Egjyftërisë, edhe me anë të erësë fortë do të tuntnjë dorën’ e ti mbi lumt, edhe do t’i bierë ati mbë shtatë rryma, edhe do të bënjë të shkonjënë ndëpër atë me këpucë.
16 Edhe do të jetë udh’ e gjërë për ata që kanë mbeturë nga gjëndëja e ati, që do të mbesë nga Assyria, sikundrë ishte nd’ Israilt atë ditë që u ngjit nga Egjyftëria.
KREI 12
1 Edhe atë ditë do të thuash: Zot, do të të lavduronj, (sepse) ndonëse u zemërove kundrë meje, (po) zemërata jote u këthye, edhe më ngushullove.
2 Na Perëndia tek është shpëtesa ime, do të shpërenj, e nukë do të kem frikë, sepse Zoti Jehovah është fuqia ime edhe qënka, edhe u bë shpëtimi im.
3 Edhe me gëzim do të nxirni ujë nga pusat’ e shpëtimit.
4 Edhe atë ditë do të thoni: Lavduroni Zotinë, thërritni emërin’ e ati, bëni të njohura punët’ e ati ndër kombat, përmëntni se u lartua emëri i ati.
5 Psalni Zotit, sepse bëri punë të larta; ësht’ i njohurë mbë gjithë dhenë.
6 Gëzoju e ngazullohu, o vëndësi i Sionësë, sepse Shënjti i Israilit ësht’ i math ndë mest tënt.
KREI 13
1 Të faniturit’ e Vavillonësë, që pa Isaia i biri i Amosit.
2 Ngreni shenjë mbi malt të lartë, ngreni zënë tek ata, tuntni dorënë që të hynjënë ndër dyert të parëvet.
3 Un’ urdhërova ata që kam vënë, po më fort thërrita të fortët’ e mi për zemëratënë t’ime, ata që gëzonenë për lavdinë t’ime.
4 Zëri një shumice mbi malet, posi një gjëndëje të madheje, një zë i trubullë i mbëretëret kombavet që janë mbëledhurë; Zoti i ushtërivet po vështron ushtërin’ e luftësë.
5 Po vinjënë nga dheu i largë, nga fundi i anëvet qiellit, Zoti edhe armët’ e zemëratës’ ati, që të shuanjënë gjithë dhenë.
6 Klani me ulërimë, sepse u afrua dit’ e Zotit, do të vinjë posi prishëje prej Fuqi-madhit.
7 Përandaj gjithë duartë do të sgjidhenë, edhe ç’do zemërë njeriu do të tretetë.
8 Edhe do të trishtonjënë; të dhëmbura e shtrëngime do t’i pushtonjën’ ata; do të kenë të dhëmburë, posi ajo që piell, do të mbetenë të habiturë njëri te jatri, faqet’ e atyreve (do të jenë) posi flaka.
9 Na dit’ e Zotit tek po vien, e keqe edhe me zemëratë e me mëri të flakëtë, që të shkretonjë dhenë, edhe do të shuanjë nga ay faltorët’ e ati.
10 Sepse yjet’ e qiellit edhe shenjet’ e yjevet ati nukë do të lëshonjënë dritën’ e tyre; dielli do t’erretë ndë të lindurit të ti, edhe hëna nukë do të lëshonjë dritën’ e saj.
11 Edhe do të mundonj botënë për të ligënë, edhe të paudhëtë për panomin’ e atyreve; edhe do të pushonj madhështin’ e madhështorëvet, edhe do të përunj mëndëjen’ e lartë të njerëzet frikëshim.
12 Do t’e bënj njerinë më të vëlyerë se arin’ e qëruarë, po më fort njerinë, se arin’ e Ofirit.
13 Përandaj do të tunt qiejtë, edhe dheu do të luanjë vëndit ti, ndë zemëratët të Zotit ushtërivet, edhe ndë ditët të zemëratësë ti të flakëtësë.
14 Edhe do të jetë posi kapruall që e gjuanjënë, edhe posi dele mbeturë mb’ udhë; si-cili do të kthenetë te gjëndëj’ e ti, edhe si-cili do t’ikënjë ndë vënt të ti.
15 Gjithëkush të gjëndetë do të çponetë, edhe gjith’ ata që janë mbëledhurë do të bienë prej thike.
16 Edhe bijt’ e atyreve do të copëtonenë ndër syt t’ atyreve, shtëpit’ e atyreve do të plaçkitenë, edhe grat’ e atyreve do të turpëronenë.
17 Na tek do të ngre Midhëtë mbi ata, të cilëtë nukë do të mendonjënë për argjënt, edhe ari nukë do t’u pëlqenjë atyre.
18 Po harqet’ e atyreve do të dërmonjënë dialoshatë, edhe nukë do t’u dhëmbetë për pemën’ e barkut; syri i atyreve nukë do të kursenjë djem.
19 Edhe Vavillona, lavdia e mbëretëret, të mburrurit’ e lavdëruarë të Haldhevet, do të jetë posi atëhere kur prishi Perëndia Sodhomat’ e Gomorratë;
20 kurrë ndonjëherë s’ka për të ndenjurë njeri, as s’ka për të ngulurë njeri tendë bres pas brezi; as Arapëtë s’kanë për të ngulurë tendat’ e tyre atie, as bari nukë do të prëhen’ atie,
21 po bisha do të prëhen’ atie, edhe shtëpit’ e atyreve do të jenë plot me shtëzë që ulërinjënë; edhe kamille-zoq do të rrinë atie, edhe njerës t’egrë do të karcenjën’ atie;
22 edhe maçokë të egrë do të thërresënë ndër shtëpit t’atyreve të shkretatë, edhe çakaj ndër pallatet të prëjturit; edhe koh’ e asaj po afronetë të vinjë, edhe dit e asaj nukë do të sgjatenë.
KREI 14
1 Sepse Zoti do të përdëllenjë Jakovinë, edhe do të sgjedhë Israilin’ edhe më, edhe do t’i vëjë ata ndë dhet të tyre; edhe të huajtë do të bashkonenë me ata, edhe do të ngjitenë pas shtëpisë Jakovit.
2 Edhe gjëndëjetë do t’i marrën’ ata, e do t’i bienë ndë vënt t’atyreve; edhe shtëpia e Israilit do të trashëgonjë ata ndë dhet të Zotit për shërbëtorë e për shërbëtore; edhe ata që skllavosnë ata do të jenë sklleft’ e atyreve, edhe do të bënenë zotërit’ e atyreve që i shtrëngoninë.
3 Edhe atë ditë që do të të prëjë Zoti nga shtrëngimi yt, e nga frika jote, e nga skllavëria e keqe që ishie skllavosurë,
4 do të përndorsh këtë fialë të urtë kundrë mbëretit Vavillonësë, e të thuash: Qysh pushoi shtrëngatësi! (Qysh) pushoi qyteti që mbëleth ar!
5 Zoti theu stapin’ e të paudhëvet, shkopin’ e fuqitarëvet.
6 Ay që i bie gjëndëjesë ndë zemërimt me të rëna të papushuara, ay që zotëron mbi kombat me zemërim, po ndiqetë, (edhe) asndonjë nuk’ e ndal.
7 Gjithë dheu prëhetë, pushon, po këndonjënë (kënkë) gëzimi.
8 Gëzonenë për ty edhe bredhatë, dullenjat’ e Livanit, (edhe thonë): Passi fjete ti, druvar nukë hipi mbi ne.
9 Varri shigulloi përposhtë për ty, që të dilte përpara për t’ardhuritë t’at; për ty ngriti të vdekuritë, gjithë krerët’ e dheut. Ngriti nga fronet’ e atyreve gjithë mbëretërit’ e kombavet.
10 Këta të gjithë do të flasën’ e do të thonë: A u bëre i pafuqishim edhe ti, posi ne? A u bëre shoqi ynë?
11 Madhështia jote sbriti ndë varrt, edhe zallahia e drurëvet musiqisë s’ate; krymbi është shtruarë ndënë ty, edhe po të mbulonjënë krymbatë.
12 Qysh re nga qielli, o Dritë-prurës, o i biri i mëngjesit! U dërrmove përdhe, ti që shkelie kombatë!
13 Edhe ti thoshnje ndë zëmërët tënde: “Do të hipënj ndë qiell, do të lartonj froninë t’im përmbi yjet të Perëndisë. Edhe do të rri mbi malt të mbëledhëjesë, nga anët’ e borësë;
14 do të hipënj lart mbi ret, do të jem shoqi të Lartit.”
15 Po do të sbreç ndë varrt, ndë thellësirët të gropësë.
16 Ata që të shohënë ty, do të shtienë sytë mbë ty, e do të të shikonjënë, (e do të thonë): Ky (ësht’) ay njeriu që bënte dhenë të dridhej, që shigullon mbëretëritë?
17 “Që shkretonte botënë, e prishte qytetet’ e asaj? Ay që s’lëshonte ndër shtëpit të lidhurit’ e ti?”
18 Gjithë mbëretërit’ e kombavet, të gjithë prëhenë ndë lavdi, si-cili ndë shtëpi të ti,
19 po ti u hodhe tej nga varri yt posi deg’ e ndyrë, (posi) rrobë te çpuarësh, të vrarësh me thikë, që sbresënë ndër gurët të varrit, si kërmë që shkeletë.
20 Nukë do të piqesh bashkë me ata ndë të kallë ndë varr, sepse prishe dhenë tënt, vrave gjëndëjenë tënde; fara e keq-bërëset kurrë nukë do të zihetë n’gojë.
21 Bëni gati të therë për djemt’ e ati për falin’ e atëret atyreve, që të mos ngrihenë e të trashëgonjënë dhenë, e të mbushnjënë faqen’ e botësë me qytete.
22 Sepse do të ngrihem mbi ata, thotë Zoti i ushtërivet, edhe do të shuanj nga Vavillona emërinë, edhe të mbeturitë, edhe bir, edhe nip, thotë Zoti,
23 edhe do t’e bënj atë trashëgim nepërkash, edhe lëqenj ujërash; edhe do ta fshinj atë me fshesën’ e humbëjesë, thotë Zoti i ushtërivet.
24 Zoti i ushtërivet bëri be, e tha: Me të vërtetë sikundrë u menduashë, kështu do të bënetë; edhe sikundrë e këputa fialënë, (kështu) do të mbetetë,
25 të dërrmonj Asyriannë ndë dhet t’im, edhe ta shkel atë mbi malet të mi; atëhere sgjedha e ati do të ngrihetë nga ata, edhe barra e ati do të hiqetë nga supet’ e atyreve.
26 Ky (është) mendimi, që është menduarë mbi gjithë dhenë, edhe këjo (është) dora që është ndejturë mbi gjithë kombat.
27 Sepse Zoti i ushtërivet këputi fialënë, edhe cili do t’e këthenjë fialënë? Edhe dor’ e ati është ndejturë, edhe cili do t’e kthenjë atë?
28 Atë vit që vdiq mbëreti Ahaz, u bë këta të faniturë:
29 Mos u gëzo, ti o gjithë Palestinë, sepse u thye stapi i ati që të ra, sepse nga rrënja e gjarpërit do të dalë një mberonjë, edhe pem’ e ati (do të jetë) një gjarpër i flakëtë që fluturon.
30 Edhe të paralindurit’ e të vobegut do t’ushqenenë, edhe të nevolëshimitë do të prëhenë me siguri; edhe do të vras rrënjënë tënde me uri, edhe do të vrasë të mbeturitë t’at.
31 Klaj me dënesë, o portë, klith, o qytet, humbe, ti o gjithë Palestinë, sepse po vien tym nga an’ e borësë, edhe as ndonjë nukë do të mbetetë (nga ushtëria) e ati, ndër kohëra të urdhëruara.
32 Edhe ç’të përgjegjurë do t’u epetë të i laimëvet kombavet? Se Zoti themelosi Sionënë, edhe mb’atë do të shpërenjënë të vobeqt’ e gjëndëjesë ti.
KREI 15
Të faniturit’ e Moabësë.
1 Sepse Ara e Moabit u prish natënë, edhe u shua, sepse Qira e Moabit u prish natënë, edhe u shua,
2 hipi ndë shtëpit, edhe ndë Dibon, ndër vënde të lartë, që të klante. Moabi do të klanjë me ulërimë për Nebojënë, edhe për Medebajënë; gjithë krerëvet do t’u bienë leshratë, ç’do miekrë do të rruhetë.
3 Ndëpër udhët të tyre do të jenë ngjeshurë me thasë; mbi dhomat’ e tyre, e ndëpër rrugat’ e tyre të gjithë do të ulërinjënë me të klarë të math.
4 Edhe Heshbona do të klëthasë, edhe Elealeha; klithma e atyreve do të dëgjonetë gjer ndë Jahazë, përandaj burrat’ e armatosurë të Moabit do të klanjënë me ulurimë, shpirti i atyreve do të klanjë me ulërimë për ata.
5 Zemëra ime do të klëthasë për Moabinë; të prishurit’ e ati (do të sulenë) gjer ndë Zoarë posi një mushqerrë tri vieç, sepse tuke klarë do të ngjitenë përpietë Luithësë, sepse ndë udhët të Horonaimësë do të ngrerë zë prishëje,
6 sepse ujërat’ e Nimrimësë do të shtronjënë, sepse bari u tha, barishtë s’mbeti, s’ka fare bar të ngjomë.
7 Përandaj të plotët’ e atyreve që mbëlothnë, edhe ajo që u vu mbë-nj’-anë, do të bihetë ndë grykët të shelqevet.
8 Sepse zëri harriu përqark malevet Moabit, të klarët’ e asaj gjer ndë Egllaim, edhe të klarët’ e asaj ndë Beer-elim.
9 Sepse ujërat’ e Dimonit do të mbushenë me gjak, sepse do të bie mbi Dimonë edhe më (të këqia), leonë mbi atë që shpëtoi nga Moabi, edhe mbi të mbeturat të vëndit.
KREI 16
1 Dërgoni qëngjinë të parit dheut nga Sellaja [Shkëmbi] ndë shkretëtirët, te mali i së bilësë Sionësë.
2 Sepse posi zogu i humburë, dëbuarë nga foleja, (kështu) do të jenë të bilat’ e Moabit mbë të shkuarët të Arnonit.
3 Këshillohu, mbaro gjyqinë, ndë mest të ditësë bën hienë tënde posi natë, fshih të ndiekuritë, mos rrëfe ata që kanë humbur’ udhënë.
4 Të ndiekurit’ e mi le të rrinë si të huajë përanë teje, o Moab, bënu ndër ata mbulesë nga faqeja e prishësit, sepse rrëmbunjësi u mbarua, prishësi pushoi, shtrëngimtarëtë u shuanë nga dheu.
5 Edhe froni do të ngrihetë me përdëllim, edhe do të rri mb’ atë me të dreitë, ndë tendët të Dhavidhit, ay që gjukon, e kërkon gjyq, e shpejton dreitëri.
6 Dëgjuam madhështin’ e Moabit, (është) fort madhështuar; mëndëjen’ e lartë e madhështin’ e ati, edhe marrëzin e ati, gënjeshtrat’ e ati dalënë të kota.
7 Përandaj Moabi do të klanjë me ulërimë, të gjithë do të klanjënë me ulërimë për Moabinë, do të valtoni për themelit’ e Qir-hareshethësë, me të vërtetë u vranë.
8 Sepse fushat’ e Heshbonësë u bënë të pafuqishime, (edhe) vështi i Sibmahësë; zotërit’ e kombavet thyenë hardhit’ e ati më të miratë, (të cilatë) vijnë gjer ndë Jazerë, (edhe) silleshin’ andej e këtej (ndëpër) shkretëtirët, degat’ e ati ishinë shtrirë, e kapërceninë detinë.
9 Përandaj do të klaj vështin’e Sibmahësë me të klarët’ e Jazerësë; do të të lak me lot e mi, o Heshbonë, edhe o Elealehë, sepse u bë brohori mbi pemët të tua të verësë, edhe mbi të korrët tënt.
10 Edhe u hoq gëzimi e gazi nga fusha plot me pemë, edhe ndër vëreshtat nukë do të jenë (më) kënkë, as zë gëzimi; ata që shkelënë rush nukë do të shtrythnjënë verë ndër koritat, unë pushova brohorinë (e vielësit).
11 Përandaj zorrët’ e mia do të gjëmonjënë, posi qitharë, për Moabinë, edhe drobolitë për Qir-hareshënë.
12 Edhe Moabi, kur të duketë se u loth mbi tempujt, do të hynjë ndë shënjtëroret të ti që të faletë, po nukë do të koditnjë.
13 Këjo (është) ajo fiala që foli që atëhere Zoti për Moabinë.
14 Edhe tashi Zoti foli, e tha: Tre viet, posi viet e pagëtarit, lavdia e Moabit do të hidhetë tej, bashkë me gjithë shumicën’ e madhe, edhe të mbeturitë (do të jetë) shumë të pakë e të pafuqishim.
KREI 17
Të faniturit’ e Dhamaskësë.
1 Na Dhamaska tek pushoi të jetë qytet, edhe do të jetë pirk murishtash.
2 Qytetet’ e Aroerësë mbetnë të shkretë, do të jenë për tufatë që do të prëhen’ (atie), edhe nukë do të ketë njeri t’u shtierë frikënë.
3 Edhe do të hiqetë ndihma nga Efraimi, edhe mbëretëria nga Dhamaska, edhe të mbeturit’ e Syrisë do të bënetë posi lavdia e të bijet Israilit, thotë Zoti i ushtërivet.
4 Edhe atë ditë lavdia e Jakovit do të vogëlonetë, edhe të majmit’ e mishit ati do të ligetë.
5 Edhe do të jetë posi korrësi kur mbëleth grurëtë, edhe korr kallinjtë me krahun’ e ti, edhe do të jetë posi ay që mbëleth kallinj ndë grykët të Refaimit.
6 Po do të mbetnë nd’ atë koqe, posikur shkuntnjën’ ullirinë, dy tri koqe ulliri ndë majët të degavet larta, katrë pesë (koqe) mbi degat të gjata plot me pemë, thotë Zoti Perëndia i Israilit.
7 Atë ditë njeriu do të shtierë sytë te Krietari i ti, edhe syt’ e ati do të vënë re Shënjtin’ e Israilit.
8 Edhe nukë do të shikonjë tempujtë, punën’ e duaret ti, as nukë do të nderonjë atë që bënë gishtrat’ e ati, as pyjet’ (e mirë), as idhullatë.
9 Atë ditë qytetet’ e ati të fortëtë do të jenë posi deg’ e harruarë, edhe posi deg’ e largë, që e lanë nga pun’ e të bijet Israilit, edhe do të jetë shkretëtirë.
10 Sepse harrove Perëndin’ e shpëtimit tënt, edhe nukë kujtove shkëmbin’ e fuqisë s’ate, përandaj do të mbiellç bima të pëlqyera, edhe do të bëjsh të mbielluritë me bima të huaja;
11 ditënë do të bëjsh bimënë tënde të rritetë, edhe ndë mëngjes do të bëjsh farënë tënde të lulëzonjë; (po) ndë verë do të rrëmbenetë, ndë ditët të mundimit e shtrëngatësë pa shpëresë.
12 Mier për shumicën’ e shumë gjëndejevet që bënjën’ oshëtimë, posi oshëtimën’ e detëravet, edhe ndë oshëtimët të kombavet, që bënjën’ oshëtimë, posi oshëtimë shumë ujërash.
13 Kombatë do të bënjën’ oshëtimë, posi oshëtimë shum’ ujërash, (po Perëndia) do të qërtonjë ata, edhe do t’ikënjënë lark, edhe do të dëbonenë, posi kashta e malevet përpara erësë, edhe posi pluhuri përpara ere mpshtiellëje.
14 Ndaj mbrëma, na (tek ësht’) oshëtimë, edhe përpara të sbardhëllyerit s’ka më. Këjo (është) piesa e atyreve që na plaçkitnjënë, edhe shorta e atyreve që na rrëmbenjënë.
KREI 18
1 Mieri ti, o dhe që bën hie me krahat, që je përtej lumravet Ethiopisë,
2 që dërgon të i laimë ndëpër det, edhe me lundra të kulmakta mbi ujërat. Shkoni, ju o këmbësorë zë-dhënës, te një komp i riepur’ e i çqyerë, te një gjëndëje e frikëshime që kur është zënë e gjer mbë sot, komp’ i numëruar’ e i shkelurë, të cilit i rrëmbyenë dhenë lumratë!
3 Ju gjithë vëndësit’ e botësë, edhe ju që rrini mbi dhet, shihni, kur të ngrihetë flamburë mbi malet, edhe dëgjoni, kur të biere zë trumbete.
4 Sepse kështu më tha Zoti: Do të pushonj, edhe do të vë re vëndinë t’im që rri, posi vapë më e ndriturë se drita, posi re vese ndë vapët të verësë.
5 Sepse përpara verësë, kur të piqetë të mbirëtë, edhe gresta të piqetë nga luleja, do të presë bimatë me kizë, edhe si të presë hardhitë, do t’i heqë.
6 Do të lihenë bashkë për shpest’ e malevet, edhe për egrësirat’ e dheut; edhe shpest’ e egrë do të shkonjënë verënë mbi ata, edhe gjith’ egrësirat’ e dheut do të dimëronjënë mbi ata.
7 Atë kohë do t’i bienë dhuratë Zotit ushtërivet nga një komp i riepur’ e i shqyerë, edhe nga një gjëndëje e frikëshime që kur është zënë e gjer mbë sot, (prej) një kombi të numëruar’ e të shkelurë, të cilit i rrëmbyenë dhenë lumratë, ndë vënt të emërit të Zotit ushtërivet, mali i Sionësë.
KREI 19
Të faniturit’ e Egjyftërisë.
1 Na Zoti tek po hipën mbi re të lehtë, edhe do të vinjë ndë Egjyftëri, edhe idhullat’ e Egjyftërisë do të shigullonjënë nga faqeja e ati, edhe zemëra e Egjyftërisë do të tretetë ndë mest t’ asaj.
2 Edhe do të ngrerë Egjyftianë kundrë Egjyftianëve, edhe do të luftonjënë gjithë-se-cili kundrë të vëllat, edhe gjithë-se-cili kundrë të afërmit ti: qytet kundrë qyteti, mbëretëri kundrë mbëretërie.
3 Edhe nukë do të mbetetë fryma e Egjyftërisë ndë mest t’asaj, edhe do të përpij këshillën’ e asaj, edhe do të pyesën’ idhullatë, e magjistarëtë, e ata që flasënë me të vdekuritë, e shortëtarëtë.
4 Edhe do t’ap Egjyftianëtë ndë dorë zotëris t’ashpërë, edhe mbëret i egrë do t’i urdhëronjë ata, thotë Zoti, Zoti i ushtërivet.
5 Edhe ujëratë do të shtërponjënë nga detëratë, edhe lumi do të humbasë e do të thahetë.
6 Edhe lumratë do të shtërponjënë, rrëket’ e thurura do të sprazen’ e do të thahenë, kallami e kulmaku do të fyshkenë.
7 Livadhetë afër rrëkevet, edhe ç’do gjë që është mbiellë buzë rrëkevet, do të thahetë, e do të hidhetë tej, e nukë do të jetë (më).
8 Edhe peshkatarëtë do të psherëtinjënë, edhe gjith’ ata që hedhënë grep ndëpër rrëket do të valëtonjënë, edhe ata që hedhënë rrieta ndëpër ujërat do të bënenë të vdekurë.
9 Edhe ata që punonjënë li të hollë, edhe ata që gërshetonjënë rrieta, do të trazonenë.
10 Edhe shtyllat’ e asaj do të dërrmonenë, edhe gjith’ ata që fitonjënë nga lëqenjt’ e pishqevet.
11 Me të vërtetë të parët’ e Zoanësë (janë) të marrë, këshilla e këshilltarëvet urtë të Faraonit u bë bagëti pa golë; qysh i thoni Faraonit: Unë jam i biri të urtëvet, bir mbëretërish të vietërë?
12 Ku, ku janë të diturit’ e tu? Edhe le të thonë ty tashi, edhe le të kuptonjënë ç’këshilloi Zoti i ushtërivet kundrë Egjyftërisë.
13 Krerët’ e Zoanësë u marrëzuanë, krerët’ e Nofësë humpnë udhënë, edhe krerët’ e faravet asaj kobuan’ Egjyftërinë.
14 Zoti derdhi ndë mest t’asaj frymë marrëzie, edhe kobuan’ Egjyftërinë mbë gjithë punët e asaj, sikundrë gënjehet i dejturi ndë të viellët të ti.
15 Edhe nukë do të jetë ndonjë punë për Egjyftërinë, që të munt të bënjë kryetë a bishti, dega a kulmaku.
16 Atë ditë Egjyftianëtë do të jenë posi gra, edhe do të tremben’ e do të frikësonenë nga dora e Zotit ushtërivet, kur të tundetë, të cilën’ e tunt mbi ata.
17 Edhe dheu i Judhësë do të jetë frikë për Egjyftianëtë; gjithë-kush të kujtonjë atë do të tristonjë, për këshillën’ e Zotit ushtërivet, që tha t’e bënjë kundrë atyreve.
18 Atë ditë pesë qytete do të jenë ndë dhe të Egjyftërisë, që të flasënë gluhën’ e Hanaanësë, edhe të përbetonenë mbë Zon’ e ushtërivet; njëra do të kluhetë Qyteti i Herësë.
19 Atë ditë do të jetë ndë mest të dheut Egjyftërisë therore për Zonë, edhe shtyllë ndë sinuar t’asaj për Zonë.
20 Edhe do të jetë ndë dhet të Egjyftërisë për shenjë e për deshmi mbë Zon’ e ushtërivet, sepse do t’i thërrasënë Zotit nga pun’ e atyre që i shtrëngonjënë, edhe do të dërgonjë ndër ata një shpëtimtar, e një të math, edhe do t’i shpëtonjë ata.
21 Edhe Zoti do të njihetë ndër Egjyftianëtë, edhe Egjyftianëtë do të njohënë Zonë atë ditë, edhe do t’i bienë kurban e dhuratë, edhe do të kushtonjënë kushtim për Zonë, edhe do t’e lanjënë.
22 Edhe Zoti do t’i bierë Egjyftërisë, do t’i bierë edhe do t’e shëronjë (atë), edhe do të këthenenë te Zoti, edhe do t’i luten’ ati, edhe do t’i shëronjë ata.
23 Atë ditë do të jetë një udh’ e madhe nga Egjyftëria nd’ Asyri, edhe Asyrianëtë do të vinjënë ndë Egjyftëri, edhe Egjyftianëtë nd’ Asyri, edhe Egjyftianëtë bashkë me Asyrianëtë do t’i shërbenjënë (Zotit).
24 Atë ditë Israili do të jet’ i treti me Egjyftianin’ e me Asyrianinë, (do të jetë) bekim ndë mest të dheut.
25 Sepse Zoti i ushtërivet do të bekonjë ata, e do të thotë: Qoftë bekuar’ Egjyftëria gjëndëja ime, edhe Asyria pun’ e duaret mia, edhe Israili trashëgimi im.
KREI 20
1 Atë vit që erdhi Tartani ndë Ashdodë, kur dërgoi atë Sargoni mbëreti i Asyrisë, edhe luftoi kundrë Ashdodësë, edhe e pushtoi,
2 mb’ atë herë Zoti i foli Isaisë të birit Amosit, e tha: Shko, e sgjith thesinë nga mesi yt, edhe cbath këpucëtë nga këmbët’ e tua. Edhe (ay) bëri ashtu, tuke ecurë sveshur’ e cbathurë.
3 Edhe Zoti tha: Sikundrë Isaia shërbëtori im ecënte sveshur’ e cbathurë tre viet, (për) shenjë e për çudi kundrë Egjyftërisë e kundrë Ethiopisë,
4 kështu mbëreti i Asyrisë do të siellë Egjyftianëtë lidhurë, edhe Ethiopëtë skllef, të ri e pleq, sveshur’ e cbathurë, edhe me bythë të cbuluara, për turpëri të Egjyftërisë.
5 Edhe do të frikësonen’ e do t’u vinjë turp për Ethiopinë, që shpëreninë mb’ atë, edhe për Egjyftërinë, që mburreshinë mb’ atë.
6 Edhe vëndësit’ e këti vëndi do të thonë atë ditë: Na, e këtillë (është) pshtetëja jonë, që psheteshim mb’ atë për ndihmë, që të shpëtonim nga mbëreti i Asyrisë; edhe qysh do të shpëtojmë neve?
KREI 21
Të faniturit’ e shkretëtirësë detit.
1 Posi erat’ e shakullit të mes-ditësë që shkonjënë, (kështu) vien nga shkretëtira, nga dheu i frikëshim.
2 Të faniturë të ashpërë m’u dëftye; shtrëngatësi po shtrëngon, edhe prishësi po prish. Hip, o Elam; qerthullo, o Midhi, pushova gjithë shtrëngimet’ e asaj.
3 Përandaj mesi im është plot me të dhëmburë; më pushtuanë të dhëmbura, posi të dhëmburat’ e asaj që piell; u kurruç të dëgjonj (atë), u trazuaç ndë të parët (t’ati).
4 Zemëra ime po rreh: tristim më mori! Nata e gëzimit t’im m’u këthye ndë frikë.
5 Po bënetë gati truveza, po ruanjënë pritë, po hanë, po pinë; ngrihi, o të parët’ e ushtërisë, bëni gati nburonja.
6 Sepse Zoti më tha kështu: Shko, vërë përgjonjës, që t’apë zë ç’sheh.
7 Edhe pa dy kalorës hipurë kaluarë, një hipurë gomarit e një hipurë kamillesë, edhe mbajti vesh mirë me shumë kujdes.
8 Edhe thërriti (posi) leon, pa prëjturë: O im-zot, po rri ndë pritët ditënë, edhe po ruanj gjithë net,
9 edhe na tek po vinjënë dy burra kalorës hipurë kaluarë. Edhe u përgjeq e tha: Ra, ra Vavillona, edhe gjith’ ikonat’ e latuara të perëndivet asaj u dërrmuanë përdhe.
10 O të shirëtë t’im, edhe o gruri i lëmësë s’ime, u dëfteva juve atë që dëgjova nga Zoti i ushtërivet, Perëndisë Israilit.
11 Të faniturit’ e Dumahësë. Më thërret nga Seiri, Ronjës: Ç’ka natënë, o ronjës? Ç’ka natënë, o ronjës?
12 Ronjësi tha: Mëngjesëja erdhi, po edhe nata; ndë daçi të pyetni, pyetni, këthehi, eni.
13 Të faniturit’ e Arabisë. Do të shkoni natënë ndë pyll të Arabisë, o udhëtarët’ e Dedanimëvet.
14 Bini ujë për t’ i dalë përpara ati që ka et, o vëndësit’ e dheut Themanit; dilni përpara me bukë ati që ikën.
15 Sepse po ikënjënë nga faqeja e kordhavet, nga faqeja e kordhësë sveshurë, edhe nga faqeja e harkut ngrehurë, edhe nga faqeja e fërtymësë luftësë.
16 Sepse kështu më tha Zoti: Ndë mest të një viti, sikundrë (janë) viet e pagëtarit, do të hiqetë me të vërtetë gjithë lavdia e Qidarit;
17 edhe të mbeturit’ e numërit harkorëvet fortë nga të bijt’ e Qidarit do të vogëlonetë, sepse Zoti Perëndia i Israilit foli.
KREI 22
Të faniturit’ e grykësë të parit.
1 Ç’(pate) ti tashi, që hipe ndër dhomat, o ti e gjitha?
2 Ti e plota me klithmë, qytet zallahie, qytet gëzimi; të vrarët’ e tu nuk’ u vranë me thikë. As nukë vdiqnë ndë luftë.
3 Gjithë krerët’ e tu iknë bashkë; (tuke ikurë) nga harku u lithnë të gjithë sa u gjetnë te ti; ata që iknë lark u lithnë bashkë.
4 Përandaj thashë: Hiqi prej meje, do të klaj hidhurë; mos përpiqi të më ngushulloni për rrëmbullën’ e së bilësë gjëndëjesë s’ime.
5 Sepse (është) ditë turbullimi, e të shkeluri, e të vrari mëndëjenë ndë grykët të parit, prej Zotit Perëndis’ ushtërivet, (dit’ e) të rrëzuarit murevet, edhe klithma do të harinjë ndër malet.
6 Edhe Elami mori kuletënë me qerre burrash e me kalorës, edhe Qiri sbuloi mburonjënë.
7 Edhe grykat’ e tua të sgjedhuratë u mbushnë me qerre, edhe kalorësitë qëndruanë me sërë përpara portësë.
8 Edhe u ngrit mbulesa e Judhësë, edhe atë ditë shtive sytë ndër armët të shtëpisë pyllit.
9 Edhe patë se murishtat’ e qytetit Dhavidhit janë shumë, edhe mbëlothtë ujërat’ e udhës’ ujit poshtë.
10 Edhe numëruatë shtëpit’ e Jerusalimësë, edhe prishtë shtëpitë që të forconenë muretë.
11 Bëtë ndër mest të dy murevet për ujët’ e udhësë ujit së vietërë, po nukë shtitë sytë të Krietari i këtyreve, as nukë vutë re atë që ndërtoi që moti.
12 Edhe atë ditë Zoti Perëndia i fuqivet u thirri për të klarë, e për vajë, e për të rruarë (flokëtë), e për të ngjeshurë thes.
13 Po na (tek është) gas e gëzim: po therënë qe, e po bënjënë kurban berra, e po hanë mishra, e po pinë verë, (tuke thënë): Le të hamë e le të pimë, sepse nesërë do të vdesëmë.
14 Edhe m’u shpall ndër veshët prej Zotit ushtërivet: Me të vërtetë këjo panomia juaj nukë do të qëronetë gjersa të vdisni, thotë Perëndia i fuqivet.
15 Kështu thotë Zoti Perëndia i ushtërivet: Shko, hyrë te ky thesar-ronjësi, te Shebnai, kujdestari i shtëpisë, (e thuaj):
16 Ç’ke këtu? Edhe cilinë ke këtu, që të ndërtonjç këtu varr për vetëhenë tënde? Ndërton varrin’ e ti lart, edhe pret ndë shkempt të ndenjurë për vetëhen’ e ti.
17 Na Zoti tek do të të hedhë jashtë me të hedhurë të fortë, edhe do të të mbulonjë (me turpëri).
18 Me të vërtetë do të të rrotullonjë, e do të të hedhë me fërtymë posi lamsh mbë vënt të gjërë; atie do të vdeç, edhe atie (do të jenë) qerret’ e lavdisë s’ate, o turpëri e shtëpisë t’yt-zot.
19 Edhe do të të heq nga vëndi yt, edhe do të të rrëzonj nga shkalla jote.
20 Edhe atë ditë do të thërres shërbëtorinë t’im Eliaqimnë të birin’ e Hilqiahut,
21 edhe do t’i vesh ati stolinë tënde, e do t’i ngjesh ati brezinë tënt, e do t’i ap ati ndë dorë pushtetinë tënt, edhe do të jetë atë ndër vëndësit të Jerusalimësë, e ndë shtëpit të Judhësë.
22 Edhe do të vë ndë supt t’ati hapësin’ e shtëpisë Dhavidhit; edhe do të hapnjë, edhe as ndonjë nukë do të mbyllnjë; edhe do të mbyllnjë, edhe as ndonjë nukë do të hapnjë.
23 Edhe do t’e forconj atë (posi) hu ndë vënt të fortë, edhe do të jetë posi fron lavdie ndë shtëpi t’et.
24 Edhe mb’ atë do të varnjënë gjithë lavdin’ e shtëpisë t’et, nipërit’ e stërnipëritë, gjith’ enët’ e vogëla, që nga enët’ e qeftevet, gjer mbë gjith’ enët’ e qelqevet.
25 Atë ditë, thotë Zoti i ushtërivet, perona që është ngulurë ndë vënt të shëndoshë do të luanjë, edhe do të nxiret’ e do të bierë. Edhe barra që është mb’ atë do të rrëzonetë, sepse Zoti foli.
KREI 23
Të faniturit’ e Tyrësë.
1 Klani me ulërimë, o lundrat’ e Tarshishësë, sepse u prish, sa (të mos ketë) shtëpi, as të hyrë; nga dheu i Qittimëvet u erdhi zëri atyreve.
2 Pushoni, o vëndësit’ e dheujëzësë: ti, që mbushnjë tregjetarët’ e Sidhonësë, ata që shkoninë ndëpër det.
3 Edhe pronja e asaj (është) fara e Sihorit, të qorrët’ e lumit, (që bihenë) me shum’ ujëra; edhe ajo u bë tregjetia e kombavet.
4 Ki turp, o Sidhonë, sepse deti foli, forca e detit, edhe tha: S’kam të dhëmbura barku, as nukë po piell, as nukë po ushqenj djem, (as) nukë po rris vashëza.
5 Kur të dëgjonetë ndë Egjyftëri, do të hidhëronen’ ata që të dëgjonjënë për Tyrënë.
6 Shkoni ndëpër Tarshisë, klani me ulurimë, o vëndësit’ e dheujëzësë.
7 Ajo (është qytete) e gëzuarë, që ësht’ e vietërë që nga dit e lashta. Këmbët’ e asaj do të bienë atë lark, që të rri ndë dhe të huajë.
8 Kush bëri këtë këshilllë kundrë Tyrësë që ndan kurora, së cilësë tregjetarëtë (janë) zotëri, së cilësë tregjetarëtë (janë) të lëvduarët’ e dheut?
9 Zoti i fuqivet bëri këtë këshillë, që të turpëronjë madhështin’ e ç’do lavdie, të përunjë ç’do njeri të lëvduarë ndë dhet.
10 Shko ndëpër dhet tënt posi lum, o bil’ e Tarshishësë: s’ka më fuqi.
11 Ndejti dorën’ e ti mbi dhet, tundi mbëretëri; Zoti dha urdhër kundrë Hanaanësë, që të prishnjënë muret’ e asaj.
12 Edhe tha: Nukë do të gëzonesh më, o vashëz’ e helmuarë, e bil’ e Sidhonësë; ngreu, shko te Qittimëtë, as atie nukë do të kesh të prëjturë.
13 Na dheu i Haldhevet: këjo gjëndëje s’ka qënë; Asyriani themelosi atë, për ata që rrininë ndë shkretëtirët; ngritnë pirgjet’ e asaj, lartuanë pallatet’ e asaj, (edhe) e bëri gërmadha.
14 Klani me ulërimë, o lundrat’ e Tarshishësë, sepse u shkretua muri juaj.
15 Edhe atë ditë Tyra do të harronetë shtatë-dhietë viet, pas diç një mbëreti; edhe pas shtatë-dhietë vieç do të jetë ndë Tyrë posi kënkë kurve.
16 Merr qitharë, shko përqark qytetit, o kurv’ e harruarë, los ëmbëlë, këndo shumë kënkë, që të të kujtonjënë.
17 Edhe pas shtatë-dhietë vieç, Zoti do të vështronjë Tyrënë, edhe ajo do të këthenetë ndë pagët të saj, edhe do të shkërdhehetë me gjithë mbëretërit’ e botësë mbi faqet të dheut.
18 Edhe tregjetia e asaj e paga e asaj do të kushtonetë te Zoti; nukë do të vihetë ndë thesar, as nukë do të vihetë mbë-nj’-anë, sepse tregjetia e asaj do të jetë për ata që rrinë përpara Zotit, që të hanë sa të nginjenë, edhe të kenë rroba për shumë viet.
KREI 24
1 Na Zoti tek po sbras dhenë, edhe po e shkreton, e po e përmbys, e po shpërndan vëndësitë.
2 Edhe do të jetë posi gjëndëja, kështu (edhe) prifti; posi shërbëtori, kështu (edhe) i zoti; posi shërbëtoreja, kështu (edhe) e zonja; posi blerësi, kështu (edhe) shitësi; posi hua-dhënësi, kështu (edhe) hua-marrësi; posi ay që merr uzurë, kështu (edhe) ay që i lan uzurë ati.
3 I tërë dheu do të sbrazetë, edhe i tërë do të svishetë, sepse Zoti foli këtë fialë.
4 Dheu mba zi, fyshketë, bota ligështonetë, fyshketë, të mëdhenjt’ e gjëndëjevet dheut janë ligështuarë.
5 Edhe dheu u ndye ndënë vëndësit ti, sepse prishnë nometë, ndërruan’ urdhërimetë, thyenë dhiatën’ e përjetëshime.
6 Përandaj mallëkimi hëngri dhenë, edhe ata që rrininë nd’ atë, u shkretuanë; përandaj vëndësit’ e dheut u doqnë, edhe pak njerës mbetnë.
7 Ver’ e re klan, vështi ësht’ i pafuqishim, gjith’ ata që kishinë zëmërë të gëzuarë psherëtinjënë.
8 Gëzimi i tymbanavet pushon, zallahia e të gëzuaret mbaronetë, gëzimi i qitharësë pushon.
9 S’kanë për të pirë verë me kënkë; të pirët’ e fortë do të jetë të hidhurë te ata që e pinë.
10 Qyteti të shkretuarit humbi, ç’do shtëpi u mbyll, që të mos hynjë (njeri).
11 Klithmë (është) ndër udhët për verënë, ç’do gëzim shkoi, gëzimi i vëndit iku. 12 Qyteti mbeti i shkretë, edhe portës’ i ra prishëje.
13 Kur të bënetë kështu ndë mest të dheut ndër gjëndëjet, (do të jetë) posi të shkundurit’ e ullirit, edhe të përkoquritë si të pushonjë të vielëtë.
14 Këta do të ngrenë zën’ e tyre, do të këndonjënë për madhërin’ e Zotit, do të thërrasënë me zë të math nga an’ e detit.
15 Përandaj lavdoni Zonë ndër grykat, emërin’ e Zotit Perëndis’ Israilit ndër dheujëzat të detit.
16 Që nga fundi i dheut dëgjuam kënkë: Qoftë lëvduar i Dreiti. Po unë thashë: Un’ i ngrati, un’ i ngrati! Mjeri unë! Të pabesëtë punuanë pabesë, po, të pabesëtë punuanë shumë pabesë.
17 Frikë, e gropë, e dhokan (është) për ty, o vëndësi i dheut.
18 Edhe ay që ikën nga zëri i frikësë do të bierë ndë gropët; edhe ay që del nga mesi i gropësë do të zihetë ndë kurth, sepse dyerëzatë përsipërë janë hapurë, edhe themelit’ e dheu tundenë.
19 Dheu u thërrmua, dheu i tërë u tret, dheu luajti fort tepërë.
20 Dheu do të tundet’ andej e këtej posi i dejturi, do të ngrihetë vëndit posi kasollë; edhe panomia e ati do të rëndonetë mbi atë, edhe do të bierë, edhe nukë do të ngrihetë më.
21 Edhe atë ditë Zoti do të mundonjë ushtërin’ e të lartëvet (që janë) lart, edhe mbëretërit’ e dheut mbë dhet.
22 Edhe do të mbëlidhenë, (sikundrë) mbëlidhenë sklleftë ndë gropët, edhe do të mbyllenë ndë burk, edhe pas shumë diç do të vështronjën’ ata.
23 Atëhere hënësë do t’i vinjë turp, edhe dielli do të ketë turp, kur të mbëretëronjë Zoti i ushtërivet ndë malt të Sionësë e ndë Jerusalimë, edhe të lëvdonetë përpara pleqvet ti.
KREI 25
1 Zot, ti je Perëndia im: do të të lartonj, do të lavdonj emërinë tënt, sepse bëre (punë) të çudiçime; këshillat’ e tua që ndë kryet të herësë (janë) besë e të vërtetë.
2 Sepse ti bëre qytetinë qipi, qytetin’ e fortë gërmadhë, muret’ e kombavet huajë, që të mos jetë qytet; kurrë ndonjëherë nukë do të ndërtonenë.
3 Përandaj gjëndëja e fortë do të të lavduronjë, qyteti i kombavet frikëshim do të të ketë frikë.
4 Sepse iu bëre fuqi të vobegut, fuqi të nevolëshimit ndë shtrëngim t’ ati, mpshtetëje kundrë erësë fortë, hie kundrë vapësë, kur (përpiqetë) fryma e të frikëshimvet posi thëllim (kundrë) muri.
5 Do të pushojsh zallahin’ e kombavet huajë, posi vapënë ndë vënt të thatë, vapënë me hien’ e resë; kënka e të frikëshimvet do të përunjetë.
6 Edhe ndë këtë mal Zoti i ushtërivet do të bënjë për gjithë gjëndëjet gosti me (gjellë) të majme, gosti me verë ndë të vielët të tyre, me (gjellë) të majme plot me palcë, me verë të kulluarë mbë të vielët.
7 Edhe ndë këtë mal do të humpnjë faqen’ e mbulesës’ ati që mbulon gjithë gjëndëjetë, edhe mbulesënë që mbulon gjithë kombat.
8 Do të përpijë mortinë ndë mundëjet; edhe Zoti Perëndia do të fshinjë lot nga gjithë faqetë, edhe do të heqë turpërin’ e gjëndëjesë ti nga gjithë dheu, sepse Zoti foli.
9 Atë ditë do të thonë: Na, ky (është) Perëndia ynë, pritëm atë, edhe do të na shpëtonjë; ky (është) Zoti, pritëm atë, do të gëzonemi e do të ngazëllonemi ndë shpëtim të ti.
10 Sepse ndë këtë mal do të prëhetë dor’ e Zotit, edhe Moabi do të shkeletë ndën’ atë, sikundrë shkeletë kashta për vëndin’ e plehëvet.
11 Edhe do të ndenjë duart’ e tia ndë mest t’atyreve, posi ay që bën mbë not nden (duartë) për të bërë mbë not; edhe do të përunjë madhështin’ e atyreve bashkë me punët’ e liga të duaret atyre.
12 Edhe muret’ e tu të lartët’ e të fortëtë do të unjen’ e do të rrëzonen’ e do të sheshonenë gjer sheshit.
KREI 26
1 Atë ditë këjo kënkë do të këndonetë ndë dhe të Judhësë: Kemi qytet të fortë, Perëndia do të vërë shpëtim (ndë vënt) të murevet e të kthisevet.
2 Hapni portatë, edhe do të hynjë komb’ i dreitë që ruan të vërtetënë.
3 Do të ruanjç me paqtim të math frymënë që qëndron (mbë ty), sepse shpëren mbë ty.
4 Shpëreni mbë Zonë përherë, sepse te Zoti Perëndia (është) fuqi e përjetëshime. 5 Sepse unj ata që rrinë ndër vënde të lartë, rrëzon qytetin’ e lartë, rrëzon atë
gjer sheshit, e heth poshtë gjer ndë pluhurit.
6 Këmba do të shkelnjë atë, këmbët’ e të vobegut, çapat’ e të nevolëshimit.
7 Udh’ e të drejtit është dreitëri; ti, o fort i dreitë, mat udhën’ e të drejtit.
8 Po, ndë udhët të gjyqevet tu të pritëm, o Zot; malli i shpirtit (t’ënë), (është) për emërinë tënt, e për kujtimnë tënt.
9 Shpirtinë t’im e mori malli për ty natën; po, fryma ime përbrënda meje të kërkoi ndë mëngjes, sepse gjyqet’ e tu (janë) ndë dhet, vëndësit’ e botësë do të nxënë dreitëri.
10 Edhe ndë u ndëleftë i paudhi, nukë do të nxënjë dreitëri; ndë dhet të dreitërisë do të punonjë, edhe nukë do të shikonjë madhërin’ e Zotit.
11 Dora jote, o Zot, ngrihetë, po ata nukë do të shohënë, (po) do të shohënë, edhe do t’u vinjë turp; zëlia për gjëndëjenë (tënde) po më fort zjarri (kundrë) arëmiqvet tu, do t’i hajë ata.
12 Zot, do të na apsh paqtim, sepse ti bëre gjithë punëtë t’ona për neve.
13 O Zot Perëndia ynë, (të tierë) zotëri, veç teje, zotëruanë mbi ne; (po tashi) do të zëmë n’gojë emërinë tënt vetëmë për ty.
14 Vdiqnë, nukë do të rronjënë përsëri; vdiqnë, nukë do të ngjallenë, përandaj i vure re edhe i humbe ata, edhe shove gjithë të përmendurit’ e atyreve.
15 Shumove kombinë, o Zot, shumove kombinë, u lavdove, e ngjate (atë ndër) gjith’ anët të dheut.
16 Zot, ndë shtrëngimt u sulë te ti; derthnë të luturë, (kur ishte) mundimi yt mbi ata.
17 Posi gruaja me barrë, kur afronetë të piellëtë, ka të dhëmbura barku, klëthet për të dhëmburat’ e saj, kështu u bëm përpara teje, o Zot.
18 U mbarsëm, patëm të dhëmbura barku, (po) sikur puallëm erë; nukë bëm as ndonjë shpëtim ndë dhet, as nukë ranë vëndësit’ e botësë.
19 Të vdekurit’ e tu do të rronjënë, do të ngjallenë bashkë me trupinë t’im të vdekurinë. Ngrihi e këndoni, ju që rrini ndë varrt, sepse vesa jote (është posi) vesa e barëravet, edhe dheu do të hedhë jashtë të vdekuritë.
20 Eja, o gjëndëja ime, hyrë ndër qilarët të tu, edhe mbyll dyert’ e tua prapa teje; fshihu për pak kohë, gjersa të shkonjë zemërimi.
21 Sepse na Zoti tek po vien nga vëndi ti për të munduarë vëndësit’ e dheut për panomin’ e atyreve; dheu do të cbulonjë gjakrat’ e ti, edhe nukë do të mbulonjë më të vrarët’ e ti.
KREI 27
1 Atë ditë Zoti do të mundonjë me thikën’ e ti, të keqen’ e të madhen’ e të fortënë, Leviathaninë gjarpërin’ e shtrëmbëtë, po, Leviathaninë gjarpërin’ e shtrembëtë, edhe do të vrasë lubinë që (është) ndë det.
2 Atë ditë këndoni asaj: O Vësht i dashurë,
3 unë Zoti do t’e ruanj atë; mbë ç’do herë do t’e ujit atë, që të mos i bënjë dëm ati (asndonjë), nat’ e ditë do t’e ruanj atë;
4 nukë do të jetë zemërim tek unë; cili do të venjë kundrë meje driza e gjëmba ndë luftë; do të shkonjam për mes t’atyre, do t’ i digjam këto bashkë,
5 a le të zihetë nga fuqia ime, (që) të bënjë paqtim bashkë me mua, (edhe) do të bënjë paqtim bashkë me mua.
6 Mbë t’ardhuritë do të bënjë Jakovinë të zërë rrënjë; Israili do të lulëzonjë, edhe do të bënjë dega, e do të mbushnjë faqen’ e botësë me pemë.
7 Mos i ra ati, sikundrë u ra atyreve që i ranë ati? Apo u vranë pas vdekëjes’ atyreve që u vranë nga ay?
8 Me masë do të lëftojsh bashkë me atë, kur ta hethç tej atë; mat erën’ e ti të fortënë ndë ditët të erësë diellit.
9 Andaj me këtë do të qëronetë panomia e Jakovit, edhe këjo (do të jetë) gjithë pema, të shuhetë fali i ati, kur të dërrmonjë gjithë gurët’ e tempujvet posi pluhur të hollë të këlqeresë, pyjet’ e mira edhe idhullatë nukë do të mbetenë më ndë këmbë.
10 Sepse qyteti i fortë do të shkretonetë, të ndenjuritë do të lihetë, edhe do të mbetetë posi shkretëtirë; atie do të kullosë viçi, edhe atie do të prëhetë, edhe do të hajë degat’ e asaj.
11 Kur të thahenë degat’ e asaj, do të këputenë; gratë do të vinjënë, e do t’i diegënë, sepse është gjëndëje pa mënt; andaj ay që bëri atë nukë do t’i vinjë keq për atë, edhe ay që gatoi atë nukë do t’e përdëllenjë atë.
12 Edhe atë ditë Zoti do të hedhë tej nga hendeku i lumit gjer ndë rrymt të Egjyftërisë, edhe ju do të mbëlidhi një nga një, ju të bijt’ e Israilit.
13 Edhe atë ditë do t’i bienë trumbetësë madhe, edhe do të vinjën’ ata që u prishnë ndë dhet të Asyrisë, edhe ata që qenë dëbuarë ndë dhet të Egjyftërisë, edhe do të lusnë Zotnë ndë malt të shënjtëruarë ndë Jerusalimë.
KREI 28
1 Mjer kurorësë madhështisë të dejturet Efraimit, të cilëvet bukuria e lëvduarë (është) lule e fyshkurë, të cilët’ i zë vera ndë majët të grykavet majme!
2 Na Zoti tek ka një të fortë e të shëndoshë, (i cili) posi turbullim breshëri, posi
erë shakulli që prish, posi përmbytëje ujërash të forta që vërshonjënë, do të hedhë ndë dhet me dorën’ e tij.
3 Kurora e madhështisë të dejturet Efraimit do të shkeletë me këmbë.
4 Edhe lulëj’ e lëvdëruarë bukuris’ atyreve, që (është) ndë majët të grykësë majme, tuke fyshkurë do të bënetë posi pem’ e lashtë përpara verësë, të cilënë kush ta shohë, e përpin atë, posa ta marrë ndë dorët të ti.
5 Atë ditë, Zoti i ushtërivet do të jetë kurorë lavdie edhe rreth bukurie mbë të mbeturit të gjëndëjesë ti,
6 edhe frymë gjyqi mb’ atë që rri për gjyq, edhe fuqi mb’ ata që shtynjënë luftënë gjer ndër portat.
7 Po edhe ata hupnë udhënë nga vera, edhe duallë udhësë nga të pirët’ e fortë; prifti edhe profiti humpnë udhënë nga të pirët’ e fortë, u përpinë nga vera, duallë udhet nga të pirët’ e fortë; gënjehenë ndë të parët, pengohenë ndë gjyqt,
8 sepse gjithë truvezatë janë plot me të viellë e me të ndyrë, asndonjë vënt (nuk’ ësht’ i pandyrë).
9 Kujt do t’i mësonjë diturinë? Edhe cilinë do të bënjë të kupëtonjë mësimnë? (Ata janë posi foshnje) të cvjerdhura, këputurë nga sisatë,
10 sepse me mësim mbi mësim, me mësim mbi mësim, me radhë pas radhe, me radhë pas radhe, pak këtu, (e) pak aty,
11 sepse me buzë tuke belbësuarë, edhe me tiatrë gluhë, do t’i flasë kësaj gjëndëje,
12 së cilës’ i tha: Këta (është) të prëjturitë, (që munt) të prëni të lodhurinë, edhe këta (është) të pushuarëtë, po ata nukë deshnë të dëgjoninë.
13 Edhe fiala e Zotit do të jetë te ata mësim mbi mësim, mësim mbi mësim, radhë pas radhe, radhë pas radhe, pak këtu, (e) pak aty, që të ecënjënë, e të pengonenë prapa, e të dërrmonenë, edhe të bienë ndë kurth, e të zihenë.
14 Përandaj dëgjoni fialën’ e Zotit, o njerës përqeshës, që i hiqni udhënë kësaj gjëndëje, që është ndë Jerusalimë.
15 Sepse thatë: Neve bëm dhiatë bashkë me vdekëjenë, edhe lidhëm fialë bashkë me varrinë; kur të shkonjë frushkulla që vërshon, nukë do të vinjë ndër ne, sepse bëm gënjeshtrënë për mpshtetëjenë t’onë, edhe do të fshihemi ndënë gënjeshtrënë,
16 përandaj kështu thotë Zoti Perëndia: Na tek po vë për themeli ndë Sionë, një gur, gur të sgjedhurë, krye-çipi të ndershim, themeli të shëndoshë; kush t’i besonjë (ati) nukë do të turpëronetë.
17 Edhe do të vë gjyqinë ndë vijëzë, edhe dreitërinë ndë ziq; edhe breshëri do të prishnjë mpshtetëjen’ e gënjeshtrësë, edhe ujëratë do të mbysënë vëndin’ e fshehurë.
18 Edhe dhiata juaj bashkë me vdekëjenë nukë do të zihetë, edhe të lidhurit’ e fialësë bashkë me varrinë nukë do të qëndronjë; kur të shkonjë frushkulla që vërshon, atëhere do të shkeli nga ajo.
19 Përnjëherë posa të shkonjë, do t’u zërë juve, sepse do të shkonjë për mëngjes, dit’ e natë; edhe vetëmë zërinë të dëgjonjë ndonjë, do të jetë frikë.
20 Sepse shtrati do të jetë më i vogëlë, se sa munt të shtrihetë njeriu, edhe mbulesa më e ngushtë, se sa munt të mpshtilletë.
21 Sepse Zoti do të ngrihetë posi ndë mal të Perazimit, do të zemëronetë posi ndë grykët të Gjibeonit, që të bënjë punën’ e ti, punën’ e ti të çudiçimenë, edhe të mbaronjë të bërët’ e ti, të bërët’ e ti të maniçimitë.
22 Tashi pra mos ini përqeshës, që të mos bënenë më të forta të lidhurat’ e tua, sepse unë dëgjova nga Zoti Perëndia i ushtërivet të mbaruarët’ e fundit, edhe të ndarët’ e fialësë mbi gjithë dhenë.
23 Mbani vesh, edhe dëgjoni zënë t’im, kini mënt, edhe dëgjoni fialënë t’ime.
24 Ay që laron, sos laron gjithë ditënë që të mbiellë, tuke çarë (dhenë) e tuke thyerë plisat’ e arësë ti?
25 Passi të sheshonjë faqen’ e asaj, a nukë përndan thierinë, edhe mbiell qiminoninë, edhe heth grurinë mbë më të mirinë (vënt), edhe elbinë ndë vënt të urdhëruarë, edhe thekrënë ndë vënt të asaj që duhetë?
26 Sepse Perëndia i ati e mëson atë të shquanjë, (edhe) i dëften ati.
27 Sepse thieri nukë shihetë me orëndi lëme, as rrotovileja e qerresë silletë mbi qiminoninë, po thieri rrihetë me shkop, edhe qiminoni me stap.
28 Po (gruri) i bukësë thërrmonetë; po nukë do t’e shinjë atë gjithënjë, as nukë do t’e thërrmonjë (atë) me rrotovilen’ e qerresë, as nukë do t’e hollonjë atë (me) thundrat’ e kuajvet ti.
29 Edhe këjo dolli nga Zoti i fuqivet, të çuditurit ndë këshillë, të madhit ndë mënt.
KREI 29
1 Mjer Ariila, Ariila, qyteti (që) pat ndenjurë Dhavidhi; shtoni vit mbi vit, le të therënë kurbane të kremteje.
2 Po unë do të shtrëngonj Ariilënë, edhe (atie) do të jetë barrë e shtrëngatë, po tek unë do të jetë posi Ariila.
3 Edhe do të ngul ushtërinë kundrë teje përqark, edhe do të ngreh të qerthulluarë me hendek kundrë teje, edhe do të ngre mure kundrë teje.
4 Edhe do të hidhesh poshtë, do të flaç nga trualli, edhe të foluritë tat do të jetë të unjurë prej dheu, edhe zëri yt nga trualli, do të jetë posi zëri i ati që flet nga barku, edhe ligjërata jote do të pishtëllinjë nga balta.
5 Edhe shumica e arëmiqet tu do të jetë posi pluhuri, edhe shumica e të fortëvet posi kashta që e merr (era); po, këjo do të bënetë papandehurë sa-kaqë-herash.
6 Zoti i ushtërivet do të vinjë për të parë ty, me bubullimë, e me tërmet, e me zë të math, me erë të fortë, e me erë shakulli, e me flakë zjarri që diek.
7 Edhe shumica e gjithë kombavet, që lëftonjënë kundrë Ariilësë, po, gjith’ ata që lëftonjënë kundrë asaj, edhe kundrë murevet asaj, edhe ata që shtrëngonjën’ atë, do të jetë posi ëndërrë që shohënë natënë.
8 Po më fort posi ay që ka uri e sheh ëndërra, se na tek po ha, po sqonetë, edhe shpirti i ati (është) sbrazëtë; apo posi ay që ka et e sheh ëndërra, se na tek po pi, po sqonetë, edhe na (tek ësht’) i pafuqishim, edhe shpirti i ati ka et; kështu do të jenë shumicat’ e gjithë kombavet, që lëftonjënë kundrë malit Sionësë.
9 Qëndroni, e çuditi, klithni, e thërritni; këta dehenë, po jo prej vere, u mirrenë këmbëtë, po jo prej të piri të fortë.
10 Sepse Zoti derdhi mbi ju frymë gjumi të rëndë, edhe mbylli sytë tuaj; mbuloi përqark profitëtë e krerëtë tuaj, që shohënë të fanitura.
11 Edhe ç’do të faniturë do të jetë ndër ju posi fialë karte të mbyllurë, që t’ja apënë ndonjëj që di të këndonjë, e të thonë: Të lutem, këndo këtë; edhe ay të thotë: Nukë munt, sepse është mbyllurë.
12 Edhe i apënë kartënë ati që s’di të këndonjë, edhe thonë: Të lutem, këndo këtë; edhe ay thotë: S’di të këndonj.
13 Përandaj Zoti thotë: Sepse këjo gjëndëje më afronetë me golën’ e saj, edhe më nderon me buzët’ e saja, po zëmëra e asaj është lark meje, edhe më druanjënë, (tuke mësuarë) mësime, porosi njerëzish;
14 përandaj na tek do të shtonj të bënj punë të çudiçime ndë mest të kësaj gjëndëje, punë të çudiçime e të maniçime, sepse dituria e të dituret asaj do të humbasë, edhe mëndëja e të mënçëmëvet asaj do të fshihetë.
15 Mjer ata që mihënë thellë për të fshehurë këshillënë nga zoti, edhe të cilëvet punëtë janë nd’ errësirë, edhe thonë: Cili na sheh? Edhe cili na di?
16 O të shtrëmbëtë, a do të kujtonetë tiegullari posi balta? A do të thotë gatesa për atë që gatuan këtë: Ky nukë më gatoi? Apo ndërtesa do t’i thotë ati që ndërton këtë: Ky s’ka mënt?
17 Nukë (do të shkonjë) edhe shumë kohë, edhe Livani do të bënetë fushë plot me pemë, edhe fusha plot me pemë do të kujtonetë posi pyll.
18 Edhe atë ditë, të shurdhuritë do të dëgjonjënë fialët’ e kartësë, edhe syt’ e të verburet do të shohënë, (si të shpëtonjënë) nga errësira e nga mjegulla.
19 Edhe të përunjëtitë do të shtonjënë gëzimnë mbë Zotinë, edhe të vobeqt’ e njerëzet do të gëzonenë për Shënjtin’ e Israilit.
20 Sepse i frikëshimi nukë mbeti, edhe përqeshësi u shua, edhe gjith’ ata që ruanjënë panominë u shuanë,
21 të cilëtë bënjënë njerinë faltuar për një fialë, edhe i ngrehënë kurth ati që qërton ndë portët, edhe shtrembëronjënë të dreitënë me të rreme.
22 Përandaj Zoti që shpëtoi Avraamnë, kështu thotë për shtëpin’ e Jakovit: Jakovi nukë do të turpëronetë më, edhe faqëja e ati nukë do të verdhetë më.
23 Po kur të shohë djemt’ e ti, punën’ e duaret mia, ndë mest të ti, do të shënjtëronjën’ emërinë t’im, edhe do të shënjtëronjënë Shënjtin’ e Jakovit, edhe do t’i kenë frikë Perëndis’ Israilit.
24 Po ata që gabonenë pas frymësë do të bienë ndër mënt, edhe ata që mpshonjënë do të xënë mësim.
KREI 30
1 Mjer ata djem që ngritnë krye, thotë Zoti, të cilëtë marrënë këshillë, po jo prej meje; edhe të cilëtë bënjënë dhiata, po jo me anë të frymësë s’ime, që të shtonjënë fal përmbi fal,
2 të cilëtë venë për të sbriturë ndë Egjyftëri edhe nukë pyesënë golënë t’ime, që të forconenë me fuqin’ e Faraonit, edhe t’i zënë besë hiesë Egjyftërisë!
3 Edhe fuqia e Faraonit do të jetë turpëria juaj, edhe shpresa mbë hiet të Egjyftërisë (do të jetë) turpëri.
4 Sepse të parët’ e ati qenë ndë Zoan, edhe të laimët’ e ati erthnë ndë Hanes.
5 Të gjithëve u erdhi turp për një gjëndëje që s’mundi t’u bënte dobi atyreve, as t’u jetë atyre ndihmë a dobi, po më fort turpëri e të sharë.
6 Të faniturit’ e shtëzëvet Mes-ditësë, ndë dhet të shtrëngimit e të ngushtimit, atie ku (gjëndetë) leoni i fortë, edhe leoni i lashtë, nepërka, edhe gjarpëri me krahë të flakëta, (atie) do të bienë pasëjen’ e tyre mbi supet të gomarëvet vegjëlë, edhe thesarët’ e tyre mbi kurrist të kamilevet, të një gjëndëje që nukë do t’u bënjë dobi (atyre).
7 Sepse Egjyftëtë do të ndihënë kot e padobi, përandaj klitha për këtë: Fuqia e atyreve është të rrinë urtë.
8 Tashi shko, shkruaj këtë përpara atyreve mbë kartë, edhe shëno atë ndë vivlit, që të ruhetë për kohënë që vien gjer ndë jetët (të jetëvet),
9 se këjo gjëndëje nukë bindetë, bij të rrem, bij që s’duanë të dëgjonjënë nomin’ e Zotit,
10 të cilët’ u thonë atyre që shohënë: Mos shihni, edhe profitëvet: Mos na profitepsni të drejtatë, (po) na flitni me lajka, profitepsni me të gënjyerë;
11 dilni jasht’ udhësë, priri nga rruga, ngreni prej syvet t’ënë Shënjtin’ e Israilit.
12 Përandaj kështu thotë Shënjti i Israilit: Sepse nukë zini për gjë këtë fialë, edhe shpëreni mbë gënjeshtrënë e mbë të ligënë, edhe mpshteti mbi këto.
13 Përandaj këjo panomi do të jetë ndër ju posi gërmadhë gati për të rënë, (posi) bark mbë mur të lartë, të cilit të rrëzuarëtë vien papandehurë sakaqëherash.
14 Edhe do ta dërrmonjë atë posi të dërrmuar’ ene balte, që dërrmonetë pa të dhëmburë, kaqë sa të mos gjëndetë ndër të thyerat ndonjë copë për të marrë zjarr nga vatra, a për të marrë ujë nga gropa.
15 Sepse kështu thotë Zoti Perëndia, Shënjti i Israilit: Ndë të këthyerët e ndë të prëjturit do të shpëtoni; ndë pushimt e ndë shpëresët do të jetë fuqia juaj, po nukë deshtë
16 edhe thatë: Jo, po do t’ikëjmë kaluar; përandaj do t’ikëni; edhe: Do t’u hipëjmë kuajve këmbë-shpejtëve; përandaj ata që u ndiekënë juve do të jenë këmbë-shpejtë.
17 Do t’ikëni një milë vetë nga frika e njërit, (edhe të gjithë) nga frika e të pesëve, gjersa të mbetni posi shtyllë ndë majët të malit, edhe posi flamure mbi kodrët.
18 Edhe Zoti kështu do të presë, që t’u përdëllenjë juve, edhe kështu do të lartonetë, që t’i vinjë keq për ju, sepse Zoti (është) Perëndi gjyqi; lum gjith’ ata që presën’ atë.
19 Sepse gjëndëja do të rri ndë Sionë ndë Jerusalimë; nukë do të klajsh më, me të vërtetë do të të përdëllenjë ndë zët të klithmësë s’ate, kur të dëgjonjë atë, do të të përgjegjetë.
20 Edhe Zoti (ndë) u ep juve bukë shtrëngimi, edhe ujë ngushtimi, po mësonjësit’ e tu nukë do të hiqenë më, po syt’ e tu do të shohënë mësonjësit’ e tu,
21 edhe veshët’ e tu do të dëgjonjënë fialë prapa teje, tuke thënë: Këjo (ësht’) udha, ecëni nd’ atë, kur të këthehi mb’ anë të diathtë, edhe kur të këthehi mb’ anë të mëngjërë.
22 Edhe do të mërzitni posi gjë të ndohëtë (mbulesën’) e idhullavet argjëntta që janë të gëdhëndura, edhe stolin’ e (idhullavet) arta që janë të derdhura; do t’i hethç ato posi rreckë të ndyrë, do t’u thuaç atyre: Ikni këtej.
23 Atëhere do të lëshonjë shi për farënë tënde, që kishje për të mbiellë nd’ arët, edhe bukën’ e dritht dheut, e cila do të jet’ e majme edhe mjaft; atë ditë bagëtit’ e tua do të kullosënë ndër kullota të gjëra.
24 Edhe qetë, e gomaret’ e ra, që punonjënë dhenë, do të hanë kashtë të qëruarë hedhurë nd’ erët me lopatën’ e me eratorenë.
25 Edhe do të jenë mbë ç’do mal të lartë, e mbë ç’do kodrë të lartë, lumëra e rrëke ujërash, ndë ditët të therëjesë madhe, kur të bienë pirgjetë.
26 Edhe drita e hënësë do të jetë posi drita e diellit, edhe drita e diellit do të jetë shtatë herë (më e madhe), posi drita e të shtatë ditvet, atë ditë që lith Zoti të thyerët’ e gjëndëjesë ti, edhe shëron plagën’ e të plagosurit atyre.
27 Na emëri i Zotit tek po vien për së largu, zemërimi i ati (ësht’) i flakëtë, edhe barra e ati (ësht’) e rëndë, buzët’ e ati janë plot me zemërim, edhe gluha e ati (është) posi zjarr që diek;
28 edhe frym’ e ati (është) rrym që vërshon, edhe harrin gjer ndë mest të qafësë, që të shoshnjë kombatë ndë shoshët të kotësirësë; edhe (do të jetë) ndër nofullat të gjëndëjevet një frë, që do t’i bënjë (ata) të humbasën’ udhënë.
29 Do të jetë kënkë ndër ju, posi natën’ e së kremtesë kur kremtonetë, edhe gëzim zëmëre, posi kur venë me fyeje për të ardhurë ndë mal të Zotit, te i Forti i Israilit.
30 Edhe Zoti do të bënjë të dëgjonetë lavdia e zërit ti, edhe do të dëftenjë t’unjurit’ e krahut ti, me hidhërimin’ e zemëratësë, edhe me flakën’ e zjarrit që diek, të hedhuravet, e erësë fortë, e gurëvet breshërit.
31 Sepse Asyriani do të hidhetë poshtë me zën’ e Zotit, do të rrihetë me shkop.
32 Edhe ku të shkonjë shkopi i urdhëruarë, që do të bierë Zoti mbi atë, do të jenë tymbana e qithara, edhe do të lëftonjë kundrë atyreve me lufta të frikëshime.
33 Sepse Tofeti është bërë gati që moti, po është bërë gati për mbëretinë; ay e bëri (atë) të thellë e të gjërë, zjarri i ati (është) flakë e shumë dru, fryma e Zotit do ta ndesnjë atë, posi rrym squfuri.
KREI 31
1 Mjer ata që sbresënë ndë Egjyftëri për ndihmë, edhe mpshtetenë mbi kuaj, edhe shpërenjënë mbë qerret, sepse (janë) të shuma, edhe mbi kalorësit, sepse janë shumë të fortë, edhe nukë vështronjënë Shënjtin’ e Israilit, as nukë kërkonjënë Zotinë.
2 Po ay ësht’ i urtë, edhe do të bierë të këqia, edhe nukë do të këthenjë prap fialët’ e tia, po do të ngrihetë mbi shtëpit të keq-bërëset, edhe mbi ndihmët t’atyre që punonjënë panominë.
3 Egjyftëtë janë njerës, e jo Perëndi, edhe kuajt’ e atyreve (janë) mishra, e jo frymë. Zoti kur të ndenjë dorën’ e ti; edhe ay që ndih do të pengonetë, edhe ay që i ndihënë do të bierë, edhe të gjithë bashkë do të humbasënë.
4 Sepse kështu më foli Zoti: Posi leoni edhe këlyshi i leonit kur ulërin mbi gjahun’ e ti, ndonëse u mbëloth mbi atë shumicë barish, nukë frikësonetë nga zëri i atyreve, as nukë përmbëlidhetë nga turbëllimi i atyreve; kështu do të sbresë Zoti i ushtërivet që të lëftonjë për malin’ e Sionësë, edhe për kodrat’ e asaj.
5 Posi shpestë që fluturonjënë (mbi zoqt), kështu Zoti i ushtërivet do të mburonjë Jerusalimënë tuke mburuar’ e tuke shpëtuar’ (atë), tuke shkuar’ e tuke ruajtur’ (atë).
6 Këthehi tek (ay) ju të bijt’ e Israilit që i ngritët krye ati fare.
7 Sepse atë ditë ç’do njeri do të hedhë tej idhullat’ e tia t’argjënttatë e idhullat’ e tia t’ artatë, që ua bënë duartë tuaja (për) fal.
8 Atëhere Asyriani do të bierë ndënë kordhë, jo prej burri; edhe kordha do t’e hajë atë, jo prej njeriu; edhe do t’ikënjë nga faqeja e kordhësë, edhe të rit’ e ati do të jenë për pagesë.
9 Edhe do të kapërcenjë shkëmbin’ e ti nga frika, edhe krerët’ e ati do të tristonjënë për flamurenë, thotë Zoti, të cilit zjarri (është) ndë Sionë, edhe kamina e ati ndë Jerusalimë.
KREI 32
1 Na një mbëret tek do të mbëretëronjë me dreitëri, edhe krerëtë do t’urdhëronjënë me gjyq.
2 Edhe njeriu do të jetë posi mbulesë nga era, edhe posi mpshtetëje nga furtuna, posi lumra uji ndë dhe të thatë, posi hie shkëmbi të math ndë dhe të eçim.
3 Edhe syt’ e atyreve që shihënë nukë do të jenë errurë, edhe veshët’ e atyreve që gjegjenë do të jenë të kujdesshim.
4 Edhe zëmëra e të ashpërëvet do të kupëtonjë dituri, edhe gluha e atyreve që belbëronjënë do të shpëtonjë të flasë këthiellëtë.
5 Edhe njeriu i pavëlyerë nukë do të kluhetë më dorë-hapëtë, edhe argjënt-ruajtësi nukë do të thohetë dorë-çelë.
6 Sepse njeriu i pavëlyerë do të flasë të pavëlyera, edhe zëmëra e ati do të punonjë panominë, që të bënjë të ligënë, edhe të flasë gënjeshtrënë kuntrë Zotit, edhe të sbrazë shpirtin’ e të urishimit, edhe të përmbanjë të pirët’ e të eçimit.
7 Edhe armët’ e argjënt-ruajtësit (janë) të paudha; ay këshillon punë të liga për të prishurë të vobegunë me fialë të rreme, po edhe kur flet i nevolëshimi punë të drejta.
8 Po dorë-hapëti këshillon punë të plota, edhe ay do të pshtetetë mbë punë të plota.
9 Ngrihi, o gra të pasura, dëgjoni zënë t’im, o bila të ngeshime, mbani vesh fialëvet mia:
10 ju të ngeshimetë do të jeni të turbulluara ca dit e ca viet, sepse të vielëtë do të humbasë, edhe të mbëledhurit’ e drithit nukë do të vinjë.
11 Dridhi, ju të pasuratë; turbullohi, ju të ngeshimetë; svishi e rrini lakuriq, edhe ngjishni mezatë (me thes).
12 Do t’u bienë kraharorëvet për arat’ e pëlqyera, edhe për vëreshtatë plot me pemë.
13 Do të mbinjënë gjëmba e driza mbë dhet të gjëndëjesë s’ime, po edhe mbë gjithë shtëpit të gëzimit (ndë) qytet të gëzuarë.
14 Sepse pallatetë do të lihenë, shumica e qytetit do të shkretonetë, muret’ e pirgjetë do të bënenë shpella për gjithë jetënë, të prëjturë gomarësh t’egrë, e kullotë dhënsh,
15 gjersa të derdhetë fryma mbi ju së larti, edhe shkretëtira të bënetë fushë plot me pemë, edhe fusha plot me pemë të kujtonetë si pyll.
16 Atëherë gjyq do të hiesonjë ndë shkretëtirët, edhe dreitëri do të rri ndë fushët plot me pemë.
17 Edhe puna e dreitërisë do të jetë paqtim, edhe fundi i punësë dreitërisë (do të jetë) të prëjturit’ e siguri ndë jetët të jetëvet.
18 Edhe gjëndëja ime do të rrijë ndë një vënt të paqtuarshim, ndër të ndenjura pafrikë, edhe ndër vënde të prëjturi e pushimi.
19 Edhe do të bierë breshër që thyen pyllinë, edhe qyteti do të përmbysetë me prishëje.
20 Lumtë ju që mbillni afërë ç’do uji, që shpini (atie) këmbët’ e kaut e gomarësë.
KREI 33
1 Mjeri ti që prish, e nuk’ u prishe, edhe që shtrëngon, e nuk’ u shtrëngove; kur të pushojsh së prishuri, do të prishesh, kur të mbarojsh së shtrënguari, do të shtrëngonesh.
2 Ndële-na, o Zot, po të presëmë; ij krahu i atyreve mëngjes për mëngjes, edhe shpëtimi ynë ndë kohë të shtrëngatësë.
3 Gjëndëjet’ iknë nga zëri i turbullimit, kombat’ u shpërndanë nga të lartuarëtë t’at.
4 Edhe plaçkatë tuaja do të mbëlidhenë, (sikundrë) mbëlidhenë karkalecatë; do të këcenjënë mbi atë, posi karkaleci që këcen aty këtu.
5 Zoti u lartua, sepse rri ndër të larta, mbushi Sionënë me gjyq e me dreitëri.
6 Edhe urtësia e dituria do të jenë forcata e kohëravet tua, (edhe) fuqia e shpëtimi (do të jetë) frika e Zotit, ay (është) thesari i ati.
7 Na trimat’ e atyreve tek do të klëthasënë së jashtësmi, (edhe) të laimët’ e paqtimit do të klanjënë hidhurë.
8 Udhët’ u shkretuanë, udhëtarëtë pushuanë; prishnë besënë, hodhi tej qytetetë, nukë kujton (njeri).
9 Dheu mba zi, fyshketë: Livani ka turp, po nduketë, Sharoni është posi shkretëtirë, edhe Bashana e Karmilli u shkuntnë.
10 Tashi do të ngrihem, thotë Zoti, tashi do të lartonem, tashi do të madhëronem. 11 Do të mbarsi push, e do të pillni kashtë; fryma juaj do t’u diegë juve (posi) zjarr, 12 Edhe gjëndëjetë do të jenë (posi) të diegura këlqereje, (posi) gjëmba të prerë do të digjenë ndë zjarr.
13 Ju të largëtë, pa dëgjoni se ç’bëra, edhe ju të afërmitë, njihni fuqinë t’ime.
14 Faltorëtë ndë Sionë do të tristonjënë, tristim do t’i zërë hipokritëtë, kaqë (sa do të thonë): Kush do të rri ndër ne bashkë me zjarrinë që diek? Kush do të rri ndër ne bashkë me të diegurat’ e përjetëshime?
15 Kush ecën me dreitëri, kush flet me të dreitë, kush heth tej fitimin’ e shtrëngatavet, kush shkunt duart’ e tia nga të marrëtë mitë, kush zë veshët’ e ti që të mos dëgjonjë për gjak, edhe kush mbyll syt’ e ti që mos shohë të keqenë,
16 ky do të rri mbë të lartat; vëndet’ e të mburuarit ati (do të jenë) shkëmbet’ e fortë, bukë do t’i epet’ ati, ujët’ e ati (do të jetë) me të vërtetë:
17 syt’ e tu do të shohënë mbëretinë ndë bukurit t’ati, do të shohënë dhen’ e largë.
18 Zëmëra jote do të shkonjë ndër mënt tristimnë (që shkoi, e do të thërrasë): Ku është shkronjësi? Ku (është) kërkonjësi? Ku (ësht’) ay që numëron pirgjetë?
19 Nukë do të shohç gjëndëje t’egrë, gjëndëje me zë të thellë, kaqë sa të mos shquajsh, gluhë që belburon, (kaqë) sa të mos kupëtojsh.
20 Shtierë sytë ndë Sionë, ndë qytet të kremtevet t’ona; syt’ e tu do të shohënë Jerusalimënë vënt të prëjturi, tendë që s’është për të shkrehurë, hunjt’ e asaj nukë do të luanjënë vëndit për gjithë jetënë, edhe nukë do të këputet’ asndonjë nga litarët’ e asaj.
21 Po atie Zoti i lavdisë (do të jetë) ndër ne vënt lumrash të gjërë e rrymash; atie nukë do të hynjë lundrë me lopatë, as nukë do të shkonjë andej lundrë e madhe.
22 Sepse Zoti (është) gjukatësi ynë, Zoti (është) nom-dhënësi ynë, Zoti (është) mbëreti ynë, ay do të na shpëtonjë.
23 Litarët’ e tu u liruanë, nukë munt të forconjënë shtyllën’ e tyre, nukë munt të ndenjënë plëhuratë, atëhere do të ndahetë të rrëmbuerë plaçkash të mëdha, të çalëtë do të rrëmbenjënë plaçkatë,
24 edhe vëndësi nukë do të thotë: U loth; gjëndëja që rri nd’ atë do të marrë ndëlesë panomie.
KREI 34
1 Afrohi, o komba, që të dëgjoni, edhe mbani vesh, o gjëndëje: le të dëgjonjë dheu edhe gjithë ç’është nd’ atë, dheu edhe ç’lenjënë nd’ atë.
2 Sepse zemërata e Zotit (është) mbi gjithë kombat, edhe mëria e flakëtë mbi gjith’ ushtërit t’atyreve; i prishi ata fare, dha ndë dorë ata për të therë.
3 Edhe të vrarët’ e atyreve do të hidhenë jashtë, edhe qelbësira e atyreve do të dalë nga kërmat’ e atyreve, edhe maletë do të tretenë nga gjaku i atyreve.
4 Edhe gjith’ ushtëria e qiellit do të tretetë, edhe qiejetë do të pshtillenë posi kartë, edhe gjith’ ushtëria e atyreve do të bierë, sikundrë bie fleta nga vështi, edhe sikundrë bienë (fletëtë) nga druri i fikut.
5 Sepse thika ime u dejt ndë qiell, na tek do të sbresë për gjyq mbi Idhumenë e mbi gjëndëjen’ e prishëjesë s’ime.
6 Thik’ e Zotit është plot me gjak, u maj me dhiamët, me gjakun’ e shqerravet e të cjepëvet, me dhiamë të veshnjevet deshëvet, sepse Zoti ka kurban ndë Bozrah, edhe të therë të math ndë dhet të Idhumesë.
7 Edhe bri-vetëmitë do të sbresënë bashkë me ata, edhe viçatë bashkë me demat, edhe dheu i atyreve do të dehetë nga gjaku, edhe dheu i atyreve do të mahetë nga të majmit.
8 Sepse (është) dit’ e Zotit për të marrë shpagim, vit për të dhënë shpagim për gjyqin’ e Sionësë.
9 Edhe rrymët’ e asaj do të këthenenë mbë pisë, edhe balt’ e asaj mbë squfurë, edhe dheu i asaj do të bënetë pis’ e diegurë.
10 Nat’ e ditë nukë do të shuhetë, tymi i asaj do të venjë përpietë gjithënjë, bres pas brezi do të mbesë e shkretë, edhe nukë do të ketë kush të shkonjë ndëpër atë ndë jetët të jetëvet.
11 Po pelekani edhe eshi do të trashëgonjën’ atë, edhe furrëvejka e korbi do të rrinë nd’ atë, edhe (Zoti) do të ndenjë mb’ atë litar shkretuarëje, edhe masë të rrëzuari.
12 Do të thërresë njerëzit’ e asaj të mëdhenjtë ndë mbëretërit, po as ndonjë nukë do të jet’ atie, edhe gjithë të parët’ e asaj do të jenë për asgjë.
13 Edhe gjëmba do të mbinjënë ndër pallatet t’asaj, hithëra e ferra ndër muret t’asaj, edhe do të jetë të ndënjurë çakajsh, oborr zoq-kamillesh,
14 edhe bishat’ e egra do të përpiqen’ (atie) me macet’ e egra, edhe njeriu me lesh do t’i thërrësë shoqit ti, po edhe qyqeja do të prëhet’ atie, sepse gjen vënt të prëjturi për vetëhen’ e saj.
15 Atie do të bënjë folenë bufi, edhe do të piellë, e do të bënjë ve, e do të mbëledhë (zoqtë) ndënë hiet të ti; atie do të mbëlidhen’ edhe gjypetë, gjithë-se-cili (me) shoqin’ e ti.
16 Kërkoni ndë vivlit të Zotit, edhe këndoni: asndonjë nga këta nukë do të shteretë, asndonjë nukë do të jetë pa shoqin’ e ti, sepse vetë gola (e Zotit) urdhëroi, edhe vetë fryma e ati mbëlodhi këto.
17 Edhe ay (vetë) hodhi shortënë për ato, edhe dor’ e ati u ndau atyre me masë atë (dhenë); do të trashëgonjën’ atë për gjithë jetënë, bres pas brezi do të rrinë nd’ atë.
KREI 35
1 Shkretëtira edhe dheu i thatë do të gëzonenë për ato, edhe shkretëtira do të ngazëllonetë, do të lulëzonjë posi triandafil.
2 Do të jetë plot me lule, po edhe do të gëzonetë tuke gëzuar’ e tuke brohorijturë; lavdia e Livanit do t’i epet’ asaj, edhe nderi i Karmillit e i Sharonit, këta (vënde) do të shohënë lavdin’ e Zotit, (edhe) madhërin’ e Perëndisë s’anë.
3 Forconi duart’ e dobëta, edhe shëndoshni gjunjt’ e prerë.
4 Thoni atyre që u është frikësuarë zëmëra: Merrni fuqi, e mos u frikësoni, na Perëndia juaj tek do të vinjë për të marrë shpagim, Perëndia për të dhënë shpagim; ay do të vinjë, e do t’u shpëtonjë juve.
5 Atëherë syt’ e të verburet do të hapenë, edhe veshët’ e të shurdhuret do të dëgjonjënë.
6 Atëherë i çali do të këcenjë posi drë, edhe gluha e të pagojit do të këndonjë, sepse ndë shkretëtirët do të buronjën’ ujëra, edhe ndë vënt të shkretë rryme (ujërash).
7 Edhe dheu i thatë do të bënetë lëqe, edhe dheu i eçim (do të bënetë) gurra uji; ndë vënt të çakajvet, tek dirgjeshinë, do (të jetë) barishtë me kallama e me kulmakë.
8 Edhe atie do të jetë dhrom e udhë, edhe do të kluhetë Udh’ e shënjtëruarë; edhe i ndyri nukë do të shkonjë ndëpër atë, po do të jetë për ata, udhëtari e të marrëtë nukë do të humbasën’ udhënë.
9 Leon nukë do të ket’ atie, edhe ndonjë bishë që rrëmben nukë do të hipënjë atie, nukë do të gjëndet’ atie, po të shpërblyeritë do të ecënjën’ (atie).
10 Edhe të shpërblyerit’ e Zotit do të këthenenë, edhe do të vinjënë me brohori ndë Sionë, edhe gëzimi i përjetëshim (do të jetë) mbi kryet t’atyreve. Ky gëzim e ngazëllim do të trashëgonjënë, edhe hidhërimi e psherëtima do t’ ikënjënë.
KREI 36
1 Mbë të katrë-mbë-dhietinë vit të mbëretit Ezeqisë, hipi Sennaqeribi mbëreti i Asyrisë mbi gjithë qytetet’ e fortë të Judhësë, edhe i pushtoi.
2 Edhe mbëreti i Asyrisë, dërgoi Rabshaqehunë nga Llaqishi ndë Jerusalimë, te mbëreti Ezeqi me ushtëri të madhe. Edhe qëndroi nd’ udhët t’ujit së banjësë madhe mb’ udhë të madhe së arës’ ati që cbarth rroba.
3 Atëherë duallë te ay Eliaqimi, i biri i Hilqiahut, kujdestari, edhe Shebna shkronjësi, edhe Joahu, i biri i Asafit, ay që shkruan ç’bënetë për të kujtuarë.
4 Edhe Rabshaqehu u tha atyre: Thoni tashi Ezeqisë: Kështu thotë mbëreti i math, mbëreti i Asyrisë: Cila është shpëresa që shpëreni mb’ atë?
5 Thua: (po janë fialë buzësh,) (Kam) këshillë e fuqi për luftë. Po mbë cilinë shpëren, që ngrite krye kundrë meje?
6 Na tek shpëren mbë shkopt t’ati kallamit thyerë, mbë Egjyftërinë; ndë u mpshtettë ndonjë mb’ atë, do t’i nguletë ndë dorët, edhe do t’e shponjë, i këtillë (është) Faraoni mbëreti i Egjyftërisë ndër gjith’ ata që shpërenjënë mb’ atë.
7 Po ndë më thënç: Shpërejmë mbë Zotinë Perëndinë t’ënë, a nuk’ (ësht’) ay, që i hoqi Ezeqia vëndet’ e lartë e theroretë, edhe i tha Judhësë edhe Jerusalimësë: Përpara kësaj theroreje do të fali?
8 Tashi pra ep-i penk t’im-zoti mbëretit Asyrisë, edhe unë do të t’ap dy milë kuaj, ndë munç t’apsh kalorës për ata nga ana jote.
9 Qysh do të këthenjç prapa faqen’ e një të parit vëndit nga më të vegjëlit shërbëtorët’ e t’im-zot, edhe shpëreve mb’ Egjyftërinë për qerre e për kalorës?
10 Edhe tashi arthç (unë) mbë këtë vënt pa Zotinë, për të prishur’ atë? Zoti më tha: Shko mbë këtë dhe, edhe prish-e.
11 Atëherë i tha Rabshaqehut Eliaqimi edhe Shebna edhe Joahu: Të lutem, fol-u shërbëtorëvet tu ndë gluhë Syrishte, sepse kupëtojmë, edhe mos na fol Judhaisht, të dëgjonjë gjëndëja që është mbi murt.
12 Po Rabshaqehu tha: Sos më dërgoi im-zot te yt-zot e te ti, për të folurë këto fialë? A nukë (më dërgoi) ndër këta njerës që rrinë mbi murt, që të hanë mutin’ e tyre, e të pinë shurrën’ e tyre bashkë me ju?
13 Atëherë Rabshaqehu qëndroi e thërriti Judhaisht, me zë të math, edhe tha: Pa dëgjoni fialët’ e mbëretit math, mbëretit Asyrisë,
14 kështu thotë mbëreti: Mos u gënjenjë juve Ezeqia, sepse nukë do të muntnjë t’u shpëtonjë juve.
15 Edhe mos u bënjë juve Ezeqia të shpëreni mbë Zonë, tuke thënë: Zoti me të vërtetë do të na shpëtonjë, ky qytet nukë do t’epetë ndë dorë ndë mbëretit Asyrisë.
16 Mos i dëgjoni Ezeqisë, sepse kështu thotë mbëreti i Asyrisë: Ndrequ me të mirë bashkë me mua, edhe dilni tek unë, edhe le të hajë gjithë-se-cili nga vëreshti i ti, edhe gjithë-se-cili nga druri i fikut ti, edhe le të pijë gjithë-se-cili nga ujërat’ e sternësë ti,
17 gjersa të vinj e t’u marr juve ndë një dhé shoqin’ e dheut tuaj, dhé gruri e vere, dhé buke e vëreshtash.
18 Mos u gënjenjë juve Ezeqia, tuke thënë: Do të na shpëtonjë Zoti. A shpëtoi ndonjë nga perëndit’ e kombavet dhen’ e ti nga dora e mbëretit Asyrisë?
19 Ku (janë) perëndit’ e Hamathësë e të Arfadhësë? Ku (janë) perëndit’ e Sefarvaimësë? Sos shpëtuanë Samarinë nga dora ime?
20 Cilëtë ndë mest të gjithë perëndivet të këtyre vëndevet, shpëtuanë dhen’ e tyre nga dora ime, kaqë sa (edhe) Zoti të shpëtonjë Jerusalimënë nga dora ime?
21 Edhe ata pushoninë, edhe nuk’ iu përgjeqnë ati ndonjë fialë, sepse mbëreti kishte urdhëruarë, e kish thënë: Mos i përgjigji ati.
22 Atëherë Eliaqimi, edhe i biri i Hilqiahut, kujdestari, edhe Shebna shkronjësi, edhe Joahu, i biri i Asafit, ay që shkruante ç’bëneshinë (për të kujtuarë) erthnë te Ezeqia me rroba të çjerra, edhe i dhanë zë ati për fialët’ e Rabshaqehut.
KREI 37
1 Edhe kur dëgjoi mbëreti Ezeqi, çori rrobat’ e tia, edhe u mbulua me thes, edhe hyri ndë shtëpi të Zotit.
2 Edhe dërgoi Eliaqiminë kujdestarinë, edhe Shebnanë shkronjësinë, edhe pleqt’ e priftëret mbëluarë me thasë, te profiti Isai, te i biri i Amosit,
3 edhe i thanë ati: Kështu thotë Ezeqia. Ditë shtrëngate, e të shari, e të nëmuri, (është) këjo ditë, sepse djemvet u erdhi koha për të lindurë, po s’ka fuqi ajo që piell;
4 makar të ketë dërguarë Zoti Perëndia yt fialët’ e Rabshaqehut, që dërgoi mbëreti i Asyrisë, i zoti, për të sharë Perëndin’ e gjallë, edhe për të folë ato fialë të këqia që dëgjoi Zoti Perëndia yt, përandaj lutu lart për atë që ka mbetur’ e gjëndetë.
5 Edhe shërbëtorët’ e Ezeqisë erthnë te Isaia.
6 Edhe Isaia u tha atyre: Kështu kini për t’i thënë zotit tuaj, kështu thotë Zoti: Mos u frikëso nga ato fialë që dëgjove, me të cilatë shërbëtorët’ e mbëretit Asyrisë më shanë,
7 na unë tek do t’i vë ati (një të këtillë) frymë, që të dëgjonjë një turbullim, edhe të kthenetë ndë dhe të ti, edhe do t’e bënj atë të marrë mort prej thike ndë dhet të ti.
8 Rabshaqehu pra u kthye, edhe gjeti mbëretin’ e Asyrisë tuke lëftuarë kundrë Libnahësë, sepse dëgjoi se iku nga Llaqishi.
9 Edhe (mbëreti) dëgjoi se thoshinë për Tirhakahunë mbëretin’ e Ethiopisë: Dolli të të lëftonjë. Edhe kur dëgjoi (këtë) dërgoi të laim te Ezeqia, e tha:
10 Kështu kini për të thënë Ezeqisë, mbëretit Judhësë, tuke thënë: Perëndia yt, që shpëren mb’ atë, le të mos të gënjenjë, tuke thënë: Jerusalima nukë do t’ipetë ndë dorë të mbëretit Asyrisë.
11 Na ti tek dëgjove ç’u bënë gjithë vëndevet mbëretërit’ e Asyrisë, tuke prishtur’ ata, e ti do të shpëtojsh?
12 Sos i shpëtuanë perëndit’ e kombavet ata që prishnjë atërit’ e mi, Gozanë, e Haranë, e Rezefënë, e të bijt’ e Edenit që ishinë ndë Tellasar?
13 Ku (është) mbëreti i Hamatësë, edhe mbëreti i Arfadhësë, edhe mbëreti i qytetit Sefarvaimit, Hena, e Ivaha?
14 Edhe Ezeqia mori kartënë nga dora e të laimëvet, edhe e këndoi, edhe Ezeqia hipi ndë shtëpi të Zotit, edhe e sbëlodhi atë përpara Zotit,
15 Edhe Ezeqia iu fal Zotit, e tha:
16 Zot i ushtërivet, Perëndia i Israilit, që rri mbi qeruvimët, ti vetë je Perëndia, i vetëmi, të gjithë mbëretërivet dheut, ti bëre qiellin’ edhe dhenë.
17 Kthe veshinë tënt, o Zot, edhe dëgjo; hap syt’ e tu, o Zot, edhe shih; edhe dëgjo gjithë fialët’ e Sennaqeribit, që dërgoi (këtë) për të sharë Perëndin’ e gjallë. 18 Me të vërtetë, o Zot, mbëretërit’ e Asyrisë shkretuanë gjithë kombatë, edhe vëndet’ e atyreve,
19 edhe hothnë ndë zjarr perëndit’ e atyreve, sepse nuk’ ishinë perëndi, po punë duarsh njerëzish, dru e gurë, përandaj përmbysnë ata.
20 Tashi pra, o Zot Perëndia ynë, shpëto-na nga dora e ati, që ta njohënë gjithë mbëretërit’ e dheut, se ti je Zoti, i vetëmi.
21 Atëherë Isaia, i biri Amosit, dërgoi te Ezeqia, e tha: Kështu thotë Zoti Perëndia i Israilit: (Dëgjova për) sa m’u lute për Sennaqeribinë, mbëretin’ e Asyrisë.
22 Këjo (është) fiala që foli Zoti për atë: Vashëza, e bil’ e Sionësë s’të zuri për gjë, lozi me ty; e bil’ e Jerusalimësë tundi kryetë prapa teje.
23 Cilinë shave e vllasfimise? Edhe mbi cilinë lëshove zë, e ngrite lart syt’ e tu? Mbi Shënjtin e Israilit.
24 Shave Zotinë me anë të shërbëtorëvet tu, edhe the: “Me shumicën’ e qerrevet mia hipa ndë majët të malevet, ndë brinjët të Livanit. Edhe do të pres dulenjat’ e ati të lartatë, bredhat’ e ati të sgjedhuritë. Edhe do të hynj ndër të lartat anë t’ati, ndë pyllt të Karmillit ati.
25 Unë rëmova, edhe piva ujë, edhe me gjurmën’ e këmbëvet mia thava gjithë lumrat’ e të qerthulluarëvet.”
26 Mos nukë dëgjove (se) unë bëra këtë që moti, edhe kujtova atë që nga dit e para? (Edhe) tashi e mbarova këtë, që të jesh për të prishurë qytete të fortë (posi) togje gërmadhash,
27 përandaj vëndësit’ e atyreve (kishinë) pak fuqi, u trempnë e u turpëruanë. Ishinë posi bari i arësë, posi barishta e dhomavet, edhe posi gruri që digjetë përpara se të rritetë.
28 Po un’ e di të ndenjuritë t’at, e të dalëtë t’at, e të hyrëtë t’at, edhe turbiminë tënt kundrë meje.
29 Sepse turbimi yt kundrë meje, edhe madhështia jote hipnë ndër veshët të mi, përandaj do të vë rrethinë t’im ndë fejet të hundësë s’ate, edhe frënë t’im ndër buzët tua, edhe do të të këthenj nga ajo udhë që erdhe.
30 Edhe këjo shenjë do të jetë për ty, këtë vit do të hani ç’mbin prej vetiu, edhe vitin’ e dytë ç’del prej ati vetë, po të tretinë vit, mbillni, e korrni, e viri vëreshtë, edhe hani pemën’ atyreve.
31 Edhe ç’ka mbeturë nga shtëpia e Judhësë, që shpëtoi, do të zërë rrënjë përsëri përposhtë, edhe do t’apë pemë përsipër.
32 Sepse nga Jerusalima do të dalë ç’ka mbeturë, edhe nga mali i Sionësë ç’ka shpëtuarë; zëlia e Zotit ushtërivet do të mbaronjë këtë.
33 Andaj kështu thotë Zoti për mbëretin’ e Asyrisë: Nukë do të hynjë ndë qytet, as nukë do të hedhë atie shëgjetë, as nukë do të vërë mburonja kundrë asaj, as nukë do të ngrerë ledhe kundrë asaj;
34 nga ajo udhë që erdhi, ndëpër atë do të këthenetë, edhe nukë do të hynjë ndë këtë qytet, thotë Zoti,
35 sepse do ta mburonj këtë qytet, kaqë sa ta shpëtonj atë, për mua, edhe për Dhavidhinë shërbëtorinë t’im.
36 Atëherë dolli ëngjëlli i Zotit, edhe i ra ushtëris’ Asyrianëvet një qint e katrë-zet e pesë milë, edhe kur u ngrenë ndë mëngjes, na tek ishinë të gjithë kurma të vdekurë.
37 Edhe Sennaqerivi, mbëreti i Asyrisë, u ngre e iku, edhe u këthye, e ndenji ndë Ninevi.
38 Edhe kur po falej ndë shtëpit të Nisrokut Perëndisë ti, Adramelehu edhe Sharezeri të bijt’ e ati i ranë ati me thikë, edhe ata iknë ndë dhet t’Armenisë, edhe mbëretëroi ndë vënt t’ati Esar-haddoni i biri.
KREI 38
1 Ndër ato dit u sëmua Ezeqia për vdekëje, edhe erdhi te ay profiti Isai, i biri Amosit, edhe i tha ati: Kështu thotë Zoti: Ndreq punët’ e shtëpisë s’ate, sepse po vdes, e nukë do të rrojsh.
2 Atëherë Ezeqia këtheu faqen’ e ti nga muri, edhe iu fal Zotit,
3 e tha: Të lutem, o Zot, kujto tashi, se qysh eca përpara teje ndë të vërtetët, e me zemërë të këthiellëtë, edhe punova të pëlqyerëtë përpara teje. Edhe Ezeqia klau me të klarë të math.
4 Atëherë i erdhi Isaisë fiala e Zotit, e i tha:
5 Shko, e thuaj Ezeqisë: Kështu thotë Zoti Perëndia i Dhavidhit t’yt-et: Dëgjova të faluritë t’at, pashë lot e tu; na tek do të shtonj (edhe) pesë-mbë-dhietë viet ndër dit të tua;
6 edhe do të shpëtonj ty edhe këtë qytet nga dor’ e mbëretit Asyrisë, edhe do të mburonj këtë qytet,
7 edhe këjo shenjë (do të jetë) te ti prej Zotit, se Zoti ka për të bërë këtë punë që foli:
8 Na tek do të këthenj prapa dhietë shkallë hien’ e shkallëvet, të cilatë ja sbriti Ahazit ndë herët të diellit. Edhe dielli u këthye dhietë shkallë, prej së cilash kish sbriturë.
9 Këto jan’ ato që u shkruanë nga Ezeqia, mbëreti i Judhësë, kur u sëmua, edhe u shërua nga sëmundëj’ e ti:
10 Unë thashë: Ndë mes-ditë të ditvet mia, do të vete ndër dyerët të varrit, nukë më mbetnë viet të tierë.
11 Thashë: S’kam për të parë më Zotinë, Zotinë, ndë dhet të gjallëvet, s’kam për të parë më njeri me ata që rrinë ndë botët.
12 Jeta ime iku, e ndërroi vëndinë posi tendë bariu, jeta ime u këput posi (fill) plëhure; do të më këputnjë nga maj’ e plëhurësë, që nga mëngjesi gjer mbrëmanet do të më mbaronjç.
13 Mendoheshe që ndë mëngjes, posi leon do të më thyenjë gjith’ eshtratë; që nga mëngjesi gjer mbrëmanet do të më mbaronjç.
14 Posi gjeran, posi qelëndyshe, kështu këndonjam, vajtonjam posi turtull,
syt’ e mi u lothnë tuke shikuarë lart. Shtrëngonem, o Zot, lehëso-më.
15 Ç’të them? Ay vetë më tha, edhe e mbaroi: do të shkonj gjithë viet e mi ndë hidhërim të shpirtit t’im.
16 Me gjithë këto, o Zot, rruakanë (njerëzitë) edhe ndër gjithë këto (qënëka) jeta e frymësë s’ime; ti me të vërtetë më shëron, edhe më bën të rronj përsëri.
17 Na ndë vënt të paqtimit (tek erdhi) mbi mua hidhërimi i math, po ti, për dashuri të shpirtit t’im, (e shpëtove) nga gropa e prishëjesë, sepse hodhe prapa krahëvet tu gjithë falët’ e mi.
18 Sepse varri nukë të ka për të lëvduarë, vdekëja nukë të ka për të lëvduarë, edhe ata që sbresënë ndë varrt nukë do të shpërenjënë mbë të vërtetënë tënde.
19 Ay që rron, ay rron, ay do të të lëvduronjë, sikundrë unë këtë ditë; ata do t’u dëftenjë të bijet të vërtetënë tënde.
20 Zoti (erdhi) të më shpëtonjë, përandaj do të këndojmë kënkënë t’ime mbi
drurë të ndejturë gjithë dit e jetësë s’onë ndë shtëpi të Zotit.
21 Sepse Isaia kishte thënë: Le të marrënë një vark fiqsh, edhe le ta venë si petë mbi plagët, edhe do të shëronetë.
22 Edhe Ezeqia kishte thënë: Ç’farë shenje (është) se unë kam për të vaturë ndë shtëpi të Zotit?
KREI 39
1 Nd’ atë kohë Merodah-balladani, i biri Balladanit, mbëreti i Vavillonësë, i dërgoi Ezeqisë karta e dhurata, kur dëgjoi se qe sëmurë edhe u shërua.
2 Edhe Ezeqia u gëzua për ato, edhe i dëfteu ati shtëpin’ e plaçkavet tia të paçëmuaret, argjëndinë, e arinë, e erërat’ e mira, e mirrat’ e paçëmuara, e gjithë vëndin’ e armëvet, edhe gjithë ç’gjëndej ndë thesarët të ti; s’gjëndej gjë ndë shtëpi të ti, as ndënë gjithë pushtetin’ e ati, që të mos ua dëftente atyre Ezeqia.
3 Atëherë erdhi profiti Isai te mbëreti Ezeqi, edhe i tha: Ç’thonë këta njerës, edhe nga kanë ardhë te ti? Edhe Ezeqia tha: Kanë ardhë te unë kaha dhe i largë, kaha Vavillona.
4 Edhe ay tha: Ç’panë ndë shtëpit tënde? Edhe Ezeqia u përgjeq: Panë, gjithë ç’është ndë shtëpit t’ime, s’gjëndetë gjë ndër thesarët të mi, që të mos ua dëftenj atyre.
5 Atëherë Isaia i tha Ezeqisë: Dëgjo fialën’ e Zotit ushtërivet:
6 Na tek vinjënë dit, ndër të cilatë ç’do gjë që gjëndetë ndë shtëpit tënde, edhe ç’do gjë që kanë lënë atërit’ e tu gjer mbë këtë ditë, do të ngrihet’ e do të bihetë ndë Vavillonë; s’ka për të mbeturë farë gjëje, thotë Zoti,
7 edhe nga bijt’ e tu, që kanë për të dalë prej teje, që ke për të piellë, kanë për t’i marrë, edhe do të bënenë të dredhurë ndë pallat të mbëretit Vavillonësë.
8 Atëherë Ezeqia i tha Isaisë: E mirë është fiala e Zotit, që fole. Tha edhe më: Sepse do të jetë paqtim e siguri ndër dit të mia.
KREI 40
1 Ngushulloni, ngushulloni gjëndëjenë t’ime, thotë Perëndia juaj.
2 I flitni me ngushullim Jerusalimësë, edhe i thërritni asaj, se koha e të përunjurit asaj u mbush, se panomia e asaj u ndëllye, sepse mori nga dora e Zotit dy piesë për gjithë falet’ e saj.
3 Zëri i ati që klëthet ndë shkretëtirët: Bëni gati udhën’ e Zotit, bëni të drejta ndë shkretëtirët rrugat’ e Perëndisë t’ënë.
4 Ç’do shkëmp i çarë do të lartonetë, edhe ç’do mal e kodrë do t’uletë; edhe të shtrembëtatë do të bënenë të drejta, edhe vëndet’ e ashpërë (do të bënenë) të butë;
5 edhe lavdia e Zotit do të çfaqetë, edhe ç’do mish do të shohë bashkë, sepse gol’ e Zotit foli.
6 Zëri që thotë: Thirrë, edhe tha: Ç’të thrres? Ç’do mish është bar, edhe gjithë lavdia e asaj posi lulej’ e fushësë.
7 U tha bari, u fyshk luleja, sepse frymë Zoti fryjti mbi atë; me të vërtetë gjëndëja është bar.
8 Bari u tha, luleja u fyshk, po fial’ e Perëndisë t’ënë mbet për gjithë jetënë.
9 O ti që bie gjëmën’ e mirë ndë Sionë, hip ndë mal të lartë; o ti që bie gjëmën’ e mirë ndë Jerusalimë, ngre fort zënë tënt, ngre-je, mos ki frikë, thuaju qytetevet Judhësë: (Na tek) është Perëndia juaj!
10 Na Zoti Perëndia tek do të vinjë bashkë me ushtëri, edhe krahu i ati do t’urdhëronjë për atë; na paga e ati (tek është) bashkë me atë, edhe shpagimi i ati përpara ati.
11 Do të kullosë tufën’ e ti si bari, do të mbëledhë shqerratë me krahun’ e ti, (edhe) do t’i mbanjë ndë gji të ti; edhe do t’u heqë udhën’ atyre që pinë klumësht.
12 Kush mati ujëratë ndë grusht të dorësë ti, edhe mati qiejetë me pëllëmë, edhe futi baltën’ e dheut ndë masë, edhe peshoi maletë me ziq, edhe kodratë me zigare?
13 Kush mati frymën’ e Zotit, a u bë këshillëtar i ati, edhe e mësoi?
14 Me cilinë bashkë u këshillua, edhe (cili) i dha mënt ati, edhe i mësoi ati udhën’ e gjyqit, edhe i dha ati dituri, e i dëfteu ati udhën’ e urtësisë?
15 Na kombatë (tek janë) posi një pikë uji prej kove, edhe kujtonetë posi pluhuri i hollë i zigaresë; na tek ndërron vëndit dheujëzatë posi pluhur.
16 Edhe Livani nukë harrin për të diegurë, as shtëzët’ e ati nukë harrinjënë për kurban të diegurë gjithë.
17 Gjithë kombatë janë kurrëgjë përpara ati, numëronenë përanë ati më pak se kurrëgjëja edhe kotësia.
18 Me kë do ta përgjani pra Perëndinë? A me ç’shëmbëllim do ta mbarazoni atë? 19 Mieshtri tret ikonë të latuarë, edhe argjëndari nden ar mbi atë, edhe derth vargje t’argjënttë.
20 I vobegu (kur bën) dhuratë, sgjeth dru të pakalburë, (edhe) kërkon mieshtrë të mbarë për vetëhen’ e ti, që të ndërtonjë ikonë të gdhëndurë, që të mos tundetë.
21 A nuk’ e ditët? A nuk’ e dëgjuatë? A nuk’ u dhanë zë juve që ndë kryet të herësë? A nuk’ e kupëtuatë që kur u ngreh bota?
22 Ay është që rri mbi rretht të dheut, edhe ata që rrinë mbi atë (janë) posi karkaleca; ay që nden qiejetë posi kurtinë, edhe i sbëleth posi tendë për të ndenjurë;
23 ay që bie krerëtë ndë kurrëgjë, (edhe) bën gjukatësit’ e dheut për të kotë.
24 Po as nukë do të mbinjënë, po as nukë do të mbillenë, po as nukë do të zërë rrënjë ndë dhet trungu i atyreve; vetëmë posa të frynjë era mbi ata, sakaqëherash do të thahenë, edhe er’ e mpshtellëjesë do t’i rrëmbenjë posi kashtë.
25 Me kë do të më përgjani pra, edhe do të bënem sinjënjë? Thotë Shënjti:
26 Ngrini lart sytë tuaj, e shihni, kush i ka bërë këto? Ay që nxier ushtërin’ e atyre me numër; ay që thërret me emërë këto të gjitha ndë madhërit të fuqisë ti, sepse (ësht’) i fortë ndë pushtet, nuk’ i shteretë gjë.
27 Përse thua, o Jakov, edhe flet, o Israil: Udha ime është fshehurë nga Zoti, edhe gjyqi im nukë vështronetë nga Perëndia im?
28 A nuk’ e njohe? A nukë dëgjove, se Perëndia i përjetëshim, Zoti, Krietari i anëvet dheut, nuk mbet pa fuqi, as nukë lodhetë? Nuk’ i gjëndenë gjurmat’ e urtësisë ati.
29 U ep fuqi të dobëvet, edhe shton fuqin’ e të liqvet.
30 Edhe të rivet do t’u këputetë fuqia e do të lodhenë, edhe balli i të rivet do të ligenë fare.
31 Po ata që presënë Zotinë do të përtërinjënë fuqin’ (e tyre), do të hipënjënë me krahë posi shqiponja; do të sulenë, edhe nukë do të lodhenë, do t’ecënjënë, edhe nukë do t’u këputetë fuqia.
KREI 41
1 Pushoni përpara meje, o dheujëza, edhe gjëndëjetë le të përtërinjënë fuqinë, le t’afronenë, (edhe) atëherë le të flasënë, le t’afronemi bashkë mbë gjyq.
2 Kush ngjalli të drejtinë nga an’ e të lindurit, e thirri ndër këmbët të ti, e i dha ndë dorë kombatë, edhe e vuri zot mbi mbëretërit? I dha (ata) posi pluhur ndë kordhët të ti, edhe mbi harkt t’ati posi kashtë që shtyhetë (nga era)?
3 Cboi ata, edhe shkoi me siguri ndëpër atë udhë që s’kishte shkelurë me këmbët’ e tia.
4 Kush punoi e bëri (që të) të klanjë brezatë që ndë kryet të herësë? Unë Zoti, i pari, edhe me të pastajmitë, unë vetë.
5 Dheujëzat panë, edhe u frikësuanë; anët’ e dheut tristuanë, u afruan’ e erthnë. 6 Gjithë-se-cili i ndihnë t’afërmit ti, edhe i tha të vëllat: Merr fuqi.
7 Edhe mieshtri i drusë i epte fuqi argjëndarit, (edhe) ay që t-hollon me çokunë që rreh mbi kudhrënë, tuke thënë: Mirë është për të ngjituritë, edhe e mbërthen atë me perona, që të mos tundetë.
8 Po ti, o Israil, shërbëtori im, o Jakov, i sgjedhuri im, far’ e Avraamit të dashurit t’im,
9 që të mora nga anët’ e dheut, edhe të thirra nga fundi i ati, edhe të thashë: Ti je shërbëtori im, unë të sgjodha, edhe nukë do të të heth tej,
10 mos ki frikë, sepse unë (jam) bashkë me ty; mos tristo, sepse unë (jam) Perëndia yt, të forcova, po më fort të ndiha, po më fort të mburova me anët së diathtësë dreitërisë s’ime.
11 Na gjith’ ata që janë zemëruarë me ty do të turpëronen’ e do t’u nxihetë faqeja, do të jenë posi mosgjë; edhe kundrëgjyqësit’ e tu do të vdirenë.
12 Do të kërkonjç ata, edhe nukë do t’i gjenjsh ata që dalënë kundrë teje; ata që luftonjënë kundrë teje do të bënenë kurrëgjë, edhe posi mosgjë.
13 Sepse unë Zoti Perëndia yt (jam) ay që të mbanj krahun’ e diathtë, e të them: Mos ki frikë, unë do të të ndih.
14 Mos ki frikë, o krymp Jakov, o të morçëmit’ e Israilit: Unë do të të ndih, thotë Zoti, edhe shpërblimtari yt (është) Shënjti i Israilit.
15 Na unë tek do të të bënj një drushtë të shiri të prehetë e të re me dhëmbë, do të shinjç maletë, e do t’i hollonjç, e do të bënjç kodratë posi kashtë të imëtë.
16 Do t’i hethç ato, edhe era do t’i ngrerë ato, edhe er’ e mpshiellëjesë do t’i përndanjë ato, po ti do të gëzonesh mbë Zonë, (edhe) do të lëvdonesh mbë Shënjtin’ e Israilit.
17 Të vobeqt’ e të nevolëshimitë kur kërkonjën’ ujë, e s’ka, gluh’ e atyreve thahetë nga etia, unë Zoti do të dëgjonj ata, Perëndia i Israilit nukë do të heqë dorë nga ata.
18 Do të hap lumra ndër vënde të lartë, edhe gurra ndë mest të grykavet; do të bënj shkretëtirënë lëqenj ujërash, edhe dhen’ e thatë gurra ujërash.
19 Ndë shkretëtirët do të mbiell dullenjënë, drurin’ e shittahësë, edhe myrtënë, edhe ullinë; ndë dhe të pandenjurë do të vë bredhë, borinkënë, edhe bushinë bashkë,
20 që të shohënë, e të njohënë, e të mendonenë, edhe ta kupëtonjënë bashkë, se dor’ e Zotit e bëri këtë, edhe Shënjti i Israilit e krioi atë.
21 Vështroni gjyqinë tuaj, thotë Zoti, nxirni punëtë tuaja të fortatë, thotë Mbëreti i Jakovit.
22 Le t’afronenë, e le të na dëftenjënë se ç’do të gjanjë; le t’apënë zë për të paratë, ç’ishinë, që t’i mendojmë, e të njohëmë fundin’ e atyreve, a le të na apënë zë për ato që do të vinjënë.
23 Epni zë për ato që do të gjanjënë pasandaj, që ta dimë se jeni perëndira, edhe bëni mirë, a bëni keq, që të çuditemi, e të shohëmë bashkë.
24 Na ju tek jeni (më pak) se asgjë, edhe puna juaj (më e vogëlë) se asgjë, (kush) sgjeth juve, (është) ndyrësi.
25 Ngrita (një) nga an’ e borësë, edhe do të vinjë; nga të lindurit’ e diellit do të thërresë emërinë t’im, edhe do të shkelë krerëtë posi baltë, edhe posi tiegullari që shkel baltënë.
26 Kush dha zë (për këto) që ndë kryet të herësë, që të dimë? Edhe përpara kohësë, që të themi: (Ay ësht’) i drejti? Po s’ka kush të apë zë, s’ka kush të leçitnjë, po s’ka kush të dëgjonjë fialëtë tuaja.
27 Un’ i pari (do t’i them) Sionësë: Na, na (tek janë) këto, edhe do t’i ap Jerusalimësë atë që ep zën’ e mirë.
28 Sepse vura re, edhe nukë kishte njeri, po ndë mest t’ atyreve, po nukë kishte këshillëtar që munt të përgjigjej fialë, kur i pyeta ata.
29 Na të gjithë tek janë kotësirë: punët’ e atyre s’janë gjë, idhullat’ e atyreve të dredhuratë jan’ erë e kotësirë.
KREI 42
1 Na shërbëtori im, që e mbajta për krahësh, i sgjedhuri im, që pëlqeu shpirti im; vura frymënë t’ime mbi atë, do t’u tregonjë gjyq kombavet.
2 Nukë do të thërrasë, as nukë do të klëthasë, as nukë do të nxierrë zën’ e ti të dëgjonetë ndër udhët.
3 Nukë do të këputnjë kallam të thyerë, edhe nukë do të shuanjë li që tymon, do të nxierrë gjyq me të vërtetë.
4 Nukë do të mbetetë, as nukë do t’i porritetë zëmëra, gjersa të vërë gjyq ndë dhet, edhe dheujëzatë do të presënë nomin’ e ati.
5 Kështu thotë Perëndia Zoti, ay që bëri qiejetë, edhe i ndejti ata, ay që forcoi dhenë, edhe ato që lintjënë nga ay, ay që i ep erë gjëndëjesë që është mbi atë, edhe frymë atyreve që ecënjënë mbi atë.
6 Unë Zoti të thirra ndë dreitëri, edhe do të mbaj dorënë tënde, edhe do të të ruanj, edhe do të bënj dhiatë gjëndëje, dritë kombash,
7 që t’u hapsh sytë të verburet, të nxierrsh të lidhuritë nga të lidhuratë, ata që rrinë nd’ errësirë nga shtëpia e burgut.
8 Unë (jam) Zoti: ky (ësht’) emëri im, edhe nukë do t’i ap lavdinë t’ime tiatri, as lëvdurimnë t’im të gëdhenduravet.
9 Na tek erthnë ato që ishinë që ndë kryet të herësë, edhe që po ap zë për (kafsha) të ra; përpara se të mbinjënë, po u flas juve (për ato).
10 Këndoni Zotit kënkë të re, lavdin’ e ati nga anët’ e dheut, ju që sbritni ndë det, edhe të gjitha sa (janë) nd’ atë; dheujëzatë, edhe ata që rrinë ndër ato.
11 Shkretëtira, edhe qytetet’ e asaj le të ngrenë (zënë), katundetë që rri Qidari le të këndonjënë vëndësit’ e Sellasë [e Shkëmbit], le të brohorinjënë nga majat e malevet.
12 Le t’i apënë lavdi Zotit, edhe le t’apënë zë për lavdin’ e ati ndër dheujëzat.
13 Zoti do të dalë posi i fortë, do të ngrerë zëli posi luftëtar, do të klëthasë, po më fort do t’ulurinjë, do të dalë i fortë kundrë arëmiqet ti.
14 Që kurë pushova, a do të prëhem? A do të mbanj vetëhenë t’ime? (Tashi) do të klëthas, posi ajo që piell, do të përmbys e do të përpi bashkë.
15 Do të shkretonj malet’ e kodratë edhe do të thanj gjithë barin’ e atyreve, edhe do të bënj lumrat’ dheujëza, edhe do të thanj lëqenjtë.
16 Edhe do të bie të verburitë nga një udhë që nuk’ e dininë, do t’u heq udhën’ atyre ndër rruga që nuk’ i njihinë; do të bënj errësirënë dritë përpara atyreve, edhe të shtrembëtatë të drejta. Këto punë do t’u bënj atyre, edhe nukë do të heq dorë nga ata.
17 U këthyenë prapë, u turpëruanë, ata që shpëreninë mbë të gëdhendurat, ata që u thoshinë të derdhuravet: Ju (jeni) perënditë t’ona.
18 Pa dëgjoni, o të shurdhurë, edhe hapni sytë tuaj, o të verburë, që të shihni.
19 Kush (ësht’) i verburë, veçe se shërbëtori im? A i shurdhurë, veçe se zë-dhënësi im, që dërgova? Kush (ësht’) i verburë, veçe se i kulluari? Edhe (cili ësht’) i verburë, veçe se shërbëtori i Zotit?
20 Sheh shumë, po nukë vë re, hap veshëtë, po nukë dëgjon.
21 Zoti e pëlqen për punë të dreitërisë ti, do të madhonjë nomin’ (e ti), e do t’e bënjë të ndershim.
22 Po ajo (është) gjëndëje e riepur’ edhe e sveshurë; të gjithë janë zënë ndë dhokan ndëpër shpellat, edhe janë fshehurë ndëpër burgjet; janë plaçkë, edhe s’ka kush i shpërblen, (janë) gjë e rrëmbyerë, edhe s’ka se kush të thotë: Këthe-je.
23 Cili prej jush do t’i mbajë vesh kësaj? Do të ketë kujdes e do të dëgjonjë paskëndaj?
24 Cili dha ndë dorë Jakovinë për të rrëmbyerë, edhe Israilinë tek ata që plaçkitnjënë? As po jo Zoti vetë, mbë të cilinë fëlyen? Sepse nukë deshnë të ecninë ndër udhët t’ati, as i dëgjuanë nomit ati.
25 Përandaj derthte atë forcën’ e zemëratësë ti, edhe vrundullën’ e luftësë, edhe e përvëloi atë mbë gjith’ anët, po ay nuk’ e kupëtoi; edhe e dogji atë, po ay nuk’ e vuri (atë) ndë zëmërët.
KREI 43
1 Edhe tashi kështu thotë Zoti, krietari yt, o Jakov, edhe gatonjësi yt, o Israil. Mos ki frikë, sepse unë të shpëtova, të thirra me emërinë tënt: je imi.
2 Kur të shkojsh ndëpër ujërat, do të jem bashkë me ty, edhe (kur të shkojsh) ndëpër lumrat, nukë do të vërshonjënë mbi ty; kur të ecënjësh ndëpër zjarr, nukë do të digjesh, as nukë do të dhizetë flaka mbi ty.
3 Sepse unë (jam) Zoti Perëndia yt, Shënjti i Israilit, Shpëtimtari yt; për shpërbliminë tënt dhashë Egjyftërinë, për ty (dhashë) Ethiopinë e Sebanë.
4 Që kur se qe i ndershim ndër syt të mi, u lëvdove, edhe unë të desha, edhe do t’ap shumë njerës për ty, edhe gjëndëje për kryetë t’at.
5 Mos ki frikë, sepse unë jam bashkë me ty; nga an’ e të lindurit do të bie farënë tënde, edhe nga an’ e të perënduarit do të mbëleth;
6 do t’i them anësë borësë: Ep, edhe anësë shiut: Mos e ndal, bier tëm-bij prej së largu, edhe tëme-bila nga anët’ e dheut,
7 gjithë sa kluhenë me emërinë t’im, sepse i kriova ata për lavdinë t’ime, i gatova ata e i bëra ata.
8 Nxir gjëndëjen’ e verburë edhe që ka sy, edhe të shurdhurënë, edhe që ka veshë.
9 Le të mbëlidhenë gjithë kombatë, edhe le të përmbëlidhenë gjëndëjetë: cili ndë mest t’atyreve dha zë për këtë, edhe na dëfteu të paratë? Le të bienë deshmitarët’ e tyre, edhe le të lahenë; a le të dëgjonjënë, edhe le të thonë: (Këjo ësht)’ e Vërtetë.
10 Ju (jeni) deshmitarët’ e mi, thotë Zoti, edhe shërbëtori im, që sgjodha të xini edhe të më besoni, edhe të kupëtoni se unë (jam) ay vetë; përpara meje s’ka qënë (tietërë) Perëndi, as nukë do të jetë pas meje.
11 Unë, unë (jam) Zoti, edhe përveç meje s’ka shpëtimtar.
12 Unë dhashë zë, e shpëtova, e dëfteva; edhe s’ka qënë ndër ju (perëndi) i huajë, edhe ju jeni deshmitarët’ e mi, thotë Zoti, edhe unë Perëndia.
13 Edhe përpara se të bënej dita, unë vetë kam (qënë), edhe s’ka (ndonjë) të shpëtonjë nga dora ime; kam për të bërë, edhe kush munt ta kthenjë prapë atë.
14 Kështu thotë Zoti, Shpërblimtari juaj, Shënjti i Israilit: Për ju dërgova ndë Vavillonë, edhe prura poshtë gjithë të ikuritë, edhe Halldhejtë që mburreshinë mbë lundrat.
15 Unë (jam) Zoti, Shënjti juaj, Krietari i Israilit, Mbëreti juaj.
16 Kështu thotë Zoti, ay që bëri udhë ndë det, edhe rrugë ndër ujërat të forta.
17 Ay që nxori qerre, e kuaj, ushtëri, e (burra) të fortë; (të gjithë) bashkë u shtrinë poshtë, nuk’ u ngritnë, humpnë, u shuanë posi shtupë.
18 Mos kujtoni të paratë, edhe mos mendoni të vietratë.
19 Na unë tek do të bënj një kafshë të re: tashi do të lintnjë (dielli), a nukë do t’e dini atë? Me të vërtetë do të bënj udhë ndë shkretëtirët, lumëra ndë dhe të thatë.
20 Bishat’ e fushësë do të më lëvdonjënë, çakajtë, edhe zoqt’ e struthokamillevet, sepse ap ujë ndë shkretëtirët, lumra ndë dhe të thatë, që të ujit gjëndëjenë t’ime, që e kam të sgjedhurë.
21 Ajo gjëndëja që gatova për vetëhenë t’ime, do të tregonjë lavdiminë t’im.
22 Po ti, o Jakov, nukë më thirre, po ti, o Israil, u rëndove prej meje.
23 Nukë më prure shqerrat’ e kurbanevet tu të diegura gjithë, as nukë më nderove me kurbanet’ e tu. Unë nukë të bëra të më shërbejsh me dhurata, as nukë të rëndova me thymiamë;
24 nukë bleve me argjënt kallam (ere të mirë) për mua, as nukë më mbushe me të majmit’ e kurbanevet tu, po më trubëllove me falet’ e tu, më rëndove me panomit’ e tua.
25 Unë, unë jam ay që shuanj falet’ e tu për punët t’ime, edhe nukë do të kujtonj falet’ e tu.
26 Kujto më; le të gjukonemi bashkë, thuaj ti, që të lahesh.
27 Yt-gjysh fëleu, edhe mësonjësit’ e tu më punuanë paudhë.
28 Përandaj do të bënj të ndyrë krerët’ e shënjtëroresë, edhe do t’i ap Jakovit mallëkim, edhe Israilit të shara.
KREI 44
1 Po tashi pa dëgjo, o shërbëtori im Jakov, edhe o Israil, që të sgjodha.
2 Kështu thotë Zoti që të bëri, edhe të gatoj nga barku, edhe do të të ndihnjë: Mos ki frikë, o shërbëtori im Jakov, edhe ti o Jeshurun, që të sgjodha.
3 Sepse do të derth ujë mbi atë që ka et, edhe lumra mbi (dhen’) e thatë; do të derth frymënë t’ime mbi farënë tënde, edhe bekimnë t’im mbi niprit’ e tu,
4 edhe do të mbinjënë posi ndë mest të barit, posi shelgje përanë rrëkevet ujëravet.
5 Njëri do të thotë: Unë jam i Zotit, edhe tietri do të kluhetë me emërin’ e Jakovit; edhe tietri do të shkruhetë përposhtë me dorën’ e ti mbë Zonë, edhe do të kluhetë me emërin’ e Israilit.
6 Kështu thotë Zoti Mbëreti i Israilit, edhe Shpërblimtari i ati, Zoti i ushtërivet: Unë jam i pari, edhe unë (jam) i pastajmi, edhe përveç meje s’ka (tietrë) Perëndi.
7 Edhe cili, posi unë, do të thërresë, e do t’apë zë, e do të vërë mbë radhë për mua, passi vura gjëndejen’ e vërtetë? Edhe le t’u tregonjën’ ato që shkuanë edhe ato që do të vinjënë.
8 Mos kini frikë, as mos u trembi, që atëherë nukë të bëra të dëgjojsh, edhe të dhashë zë (për këtë)? Po më fort ju (jeni) deshmitarët’ e mi, përveç meje a ka Perëndi? Me të vërtetë s’ka shkëmp, nukë di (asndonjë).
9 Sa ndërtonjën’ idhulla, të gjithë janë të kotë, edhe (idhullat’) e atyreve shumë të dashuratë s’bënjënë dobi, edhe ata (janë) deshmitarët’ e atyreve se nukë shohënë, as nukë kupëtonjënë, që të turpëronenë.
10 Cili gatoi Perëndi, a derdhi idhullë, që nukë bën dobi fare?
11 Na të gjithë shokët’ e ati tek do të turpëronenë, edhe ata mieshtritë, janë prej njerëzish; le të mbëlidhenë të gjithë bashkë, le të qëndronjënë përpara, do të kenë frikë, do të kenë turp (të gjithë) bashkë.
12 Ramtori këput hekur, edhe e punon ndër thëngjit, edhe e formon me çokatë, edhe e ndërton atë me fuqin’ e krahëvet ti, po edhe i vien uri, edhe fuqia e ati këputetë, nukë pi ujë, edhe i pritetë fuqia.
13 Druvari nden kanuninë, e shënon atë me pë, e sbut atë me sdrugje, edhe e shënon me pigë-dredhësinë, edhe e bën atë pas shëmbëllesësë njeriut, edhe pas bukurisë njeriut, që të rrijë ndë shtëpi.
14 Pret për vetëhe dullenja, edhe merr qiparisin’ e lisinë, që sgjeth për vetëhen’ e ti ndë mest të drunjvet pyllit; mbëlton borinkënë, edhe shiu e rrit.
15 Edhe do të jetë te njeriu për të diegurë, edhe nga ajo merr e ngrohetë, edhe e diek, e piek bukë, edhe e bën (atë) perëndi, e i faletë; e bën atë idhullë, edhe bie mbë gjunj përpara ati.
16 Gjymësën’ e ati e diek ndë zjarr, me gjymësënë tietërë ha mishinë, piek të piekuritë, edhe nginjetë, edhe ngrohetë, e thotë: Oh! Seç’ u ngrohç, seç’ pashë zjarrinë.
17 Edhe atë që mbetetë e bën perëndi, të gëdhendurin’ e ti; bie mbë gjynj përpara ati, edhe i faletë, edhe i lutet’ e i thotë: Shpëto-më, sepse je perëndia im.
18 Nukë kupëtonjënë, as nukë mendonjënë, sepse mbylli syt’ e atyreve që të mos shohënë, edhe zemërat’ e atyreve që të mos kupëtonjënë.
19 Edhe asndonjë nuk’ e vë ndër mënt, as (s’ka) mënt, as s’kupëton, që të thotë: “Gjymësën’ e dogja ndë zjarr, (pastaj) poqa edhe bukë mbi thëngjijt t’ati, poqa mish, e hëngra, pastaj do të bënj të ndyrë atë që ka mbeturë nga ay; do t’i falem kërcurit drurit.”
20 Kullot hi; zemër’ e gënjyerë e kuboj atë, që të mos muntnjë të shpëtonjë shpirtn’ e ti, as të thotë: (Ky që kam) mb’ anë të diathtë, a nuk’ (është) gënjeshtrë?
21 Kujto këto, o Jakov edhe Israil, sepse je shërbëtori im, unë të gatova, je shërbëtori im, o Israil, nukë do të harronesh prej meje.
22 Shova panomit’ e tua, posi mjegullë të dëndure, edhe falet’ e tu posi re; këthenu tek unë, sepse unë të shpërbleva.
23 Këndoni, o qieje, sepse Zoti e bëri (këtë); brohorini, o të poshtrat’ e dheut; nxirni zë gëzimi, o male, edhe ju gjithë drunjtë (që gjëndi) ndër ato, sepse Zoti shpërbleu Jakovinë edhe u lëvdurua ndë Israilit.
24 Kështu thotë Zoti, ay që të shpërbleu, edhe të gatoj nga barku: Unë (jam) Zoti, që bëra të gjitha, i vetëmi që ndejta qiejetë, që forcova dhenë prej vetëhesë s’ime,
25 që nxier të kota shenjet’ e atyreve që flasënë gënjeshtra, edhe nxier mënç shortëtarëtë; unë që përmbys të dituritë, edhe marrëzonj diturin’ e atyreve;
26 unë që forconj fialën’ e shërbëtorit t’im, edhe u mbaronj andënë zë-dhënëset mi; unë që i them Jerusalimësë: Do të rrinë njerës te ti, edhe qytetevet Judhësë: Do të ndërtohi përsëri, edhe do të drejtonj gërmadhat’ e ati.
27 Unë që i them pafundëjes’ (ujit): Bënu vënt i thatë, edhe do të thaj lumrat’ e tu;
28 unë që i them Qyrit: (Ky është) bariu im, edhe do të mbushë gjithë dashurimet’ e mi; edhe unë që i them Jerusalimësë: Do të ndërtonesh përsëri, edhe tempullit: Do të vihenë themelit’ e tua.
KREI 45
1 Kështu i thotë Zoti të lyerit ti, Qyrit, që i mbajta dorën’ e diathtë, që të vë ndënë pushtet kombatë përpara ati; edhe do të sgjith mezin’ e mbëretëret, që të hap të dy fletët’ e dyeret përpara ati, edhe portatë nukë do të mbyllenë.
2 Unë do të shkonj përpara teje, edhe do të drejtonj udhët’ e shtrembëta, do të thyenj dyert’ e ramta, edhe do të këput llozat’ e hekurtë.
3 Edhe do të të ap thesarë (ruajturë nd’) errësirë, edhe gjë mbuluarë ndër vënde të fshehëtë, që ta dish se unë (jam) Zoti, që të kluanj me emërë, Perëndia i Israilit.
4 Për Jakovinë shërbëtorinë t’im, edhe për Israilinë të sgjedhurinë t’im të kluajta më fort me emërinë tënt, të vura emërë, ndonëse nukë më njohe.
5 Unë jam Zoti, edhe nuk’ është tietrë. S’ka Perëndi përveç meje, unë të ngjesha, ndonëse nukë më njohe,
6 që ta dinë nga lint dielli e nga perëndon, se përveç meje s’ka asndonjë; unë (jam) Zoti, edhe s’ka tietrë;
7 unë që ndërtova dritënë, edhe bëra errësirënë; unë që bënj paqtim, edhe ndreq të keqe; unë Zoti bënj këto të gjitha.
8 Pikoni vesë prej së larti, o qieje, edhe retë le të rriedhënë dreitëri; le të hapetë dheu, edhe le të piellë shpëtim, edhe le të mbinjë dreitëri bashkë: unë Zoti bëra këtë.
9 Mjer ay që hahetë me Ndërtesëtarin’ e ti! (Le të hahen’) enët’ e baltta me enët e baltta të dheut. A munt t’i thotë balta ati që e gatuan: Ç’bën? A puna jote: Se ky s’ka duar?
10 Mjer ay që i thotë t’et: Ç’piell? A gruasë: Përse ke të dhëmbura barku?
11 Kështu thotë Zoti Shënjti i Israilit, edhe Ndërtesëtari i ati: Pyetmëni për ato që do t’u gjanjënë t’im-bijve, edhe urdhëromëni për punën’ e duaret mia.
12 Unë ndërtova dhenë, edhe bëra njerinë mbi atë; unë ndejta qiejetë (me) duart’ e mia, edhe i dhashë urdhër gjith’ ushtëris’ atyreve.
13 Un’ e ngrita atë për dreitëri, edhe do të drejtonj gjith’ udhët’ e ati; ay do të ndërtonjë qytetinë t’im, edhe do të këthenjë sklleft’ e mi, jo me shkëmbesë, as me dhurata, thotë Zoti i ushtërivet.
14 Kështu thotë Zoti: Mundimi i Egjyftërisë, edhe tregjetia e Ethiopisë, edhe të
Sabeanëvet, burravet shtat-gjatë, do të shkonjënë te ti, edhe do të jenë të tutë; do të të vinjënë pas, do të shkonjënë me vargje (hekurash), edhe do të të falenë, e do të të lutenë, e do të thonë: Me të vërtetë Perëndia (është) me ty, edhe s’ka tietrë Perëndi.
15 Me të vërtetë ti (qënëke) Perëndia i fshehuri, o Perëndia i Israilit, Shpëtimtari. 16 Këta të gjithë do të turpëronen’ e do të marrohenë; punëtorët’ e idhullavet do
t’ikënjënë me faqe të zezë (të gjithë) bashkë.
17 Edhe Israili do të shpëtonjë me anë të Zotit me shpëtim të përjetëshim, nukë do të turpërohi as nukë do të marrohi për gjithë jetënë.
18 Sepse kështu thotë Zoti, ay që bëri qiejetë, ay Perëndia që gatoi dhenë edhe e bëri, që ay vetë forcoi atë, e ndërtoi atë jo kot, (po) e gatoi atë për të ndenjurë njerës nd’atë; unë jam Zoti, edhe s’ka tietrë.
19 Nukë fola fshehurazi, (as) ndë vënt t’ errëtë të dheut; nuk’ i thashë farësë Jakovit: Kërkomëni kot; unë jam Zoti, që flas dreitëri, që ap zë për të dreitënë.
20 Mbëlidhi edhe eni, afrohi bashkë, ju të shpëtuarët’ e kombavet; s’kanë mënt sa ngrenë drun’ e gëdhëndurë të tyren, edhe i falenë një perëndie që nukë munt të shpëtonjë (tiatrinë).
21 Tregoni, edhe bini (ata) afërë, po më fort le të këshillonenë bashkë: kush dha zë për këtë që së krejsë here? (Kush) e dëfteu këtë që atë kohë? As po jo unë Zoti? Edhe s’ka tietrë Perëndi përveç meje; Perëndi të dreitë e shpëtimtar, s’ka përveç meje.
22 Shihmëni, edhe shpëtoni, ju gjith’ anët’ e dheut, sepse unë (jam) Perëndia, edhe s’ka tietrë.
23 Bëra be për vetëhenë t’ime, fiala dolli nga gola ime me të dreitë, edhe nukë do të këthenetë, se ç’do gju do t’unjetë përpara meje, ç’do gluhë do të bënjë be (mbë mua).
24 Me të vërtetë do të thonë për mua: Dreitëria edhe fuqia (është) te Zoti, te ay do t’afronenë, e do të turpëronenë gjith’ ata që mërihenë kundrë ati.
25 Gjithë fara e Israilit mbë Zotinë do të dalë e dreitë, e do të lëvdonetë.
KREI 46
1 Beli u unj poshtë, Neboi u kurrus; idhullat’ e atyreve u ngarkuanë mbi kafshët e mbi shtëzët, qerretë tuaja ishinë ngarkuarë me barrë të rënda.
2 Kurrusenë, bienë mbë gjunj bashkë, s’munt të shpëtonjënë barrënë, po edhe ata vetë po bihenë ndë skllavëri.
3 Dëgjomëni, o shtëpia e Jakovit, edhe gjithë ç’ka mbeturë nga shtëpia e Israilit, të cilët’ i ngrita që nga barku, të cilët’ i mbajta që nga shtrati:
4 gjer ndë pleqërit (tuaj) unë vetë (jam), edhe gjer mbë qimet të bardha unë do t’u mbaj (juve); un’ u bëra juve, unë do t’u ngre juve, po, unë do t’u mbaj e do t’u shpëtonj juve.
5 Me kë do të më përgjani e do të më bëni sinjënjë e do të më mbarasoni, edhe do të jemi, sinjënjë?
6 Derthnjën’ ar nga kuleta, edhe peshonjën’ argjënt me ziq, (edhe) paguanjën’ argjëndar, edhe e ndërton atë perëndi, (pastaj) i unjenë përpara, e i falenë;
7 e ngrenë atë mbë krahë, e bienë, edhe e vënë ndë vënt t’ati, edhe qëndron, nukë do të luanjë nga vëndi i ti; pastaj i thërrasën’ ati, po nukë munt të përgjegjetë, (as nukë) munt t’i shpëtonjë ata nga e keqeja e atyre.
8 Kujtoni këtë, edhe dëftehi (për) njerës, binia ndër mënt, o kryengriturë.
9 Kujtoni të paratë, të së krejsë herësë, sepse unë (jam) Perëndia, edhe s’ka tietrë; unë jam Perëndia, edhe asndonjë nuk’ është posi unë.
10 Unë që ap zë për të pastajmenë që së krejsë herësë, edhe që përpara për ato punë që nukë janë bërë, tuke thënë: Këshilla ime do të qëndronjë, edhe do të mbaronj gjithë dashurimnë t’im;
11 unë që thërres shpesin’ e egrë nga an’e të lindurit, burrin’ e këshillësë s’ime nga dheu i largë; po, fola, edhe do ta bënj të mbaronetë; këshillova, edhe do t’e mbaronj.
12 Dëgjomëni, o zemër-ashpërë, që (jeni) lark nga dreitëria.
13 Iu afruashë dreitërisë s’ime, nukë do të jetë lark, edhe shpëtimi im nukë do të mënonjë, edhe do t’i ap Israilit shpëtim ndë Sionë, lavdinë t’ime.
KREI 47
1 Sbrit e rri mbi pluhurit, o vërgjireshë e bil’ e Vavillonësë; rri përdhe, s’ka (më) fron, o e bil’ e Halldhenjet, sepse nukë do të kluhesh më e butë edhe e ngjomë.
2 Zërë mokrënë e bluaj miell, sbulo gërshetat’ e tu, sbath këmbëtë, sbulo kërsitë, e shtie lumratë.
3 Të sveshuritë t’at do të sbulonetë, po, turpëria jote do të duketë; do të marr shpagim, edhe nukë do të kursenj njeri.
4 Emëri i Shpërblimtarit t’ënë (është) Zoti i ushtërivet, Shënjti i Israilit.
5 Rri e mos nxirë zë, edhe hyrë nd’ errësirët, o e bil’ e Halldhenjet, sepse nukë do të kluhesh më zonj e mbëretërivet.
6 U zemëruashë për gjëndëjenë t’ime, ndyra trashëgimnë t’im, edhe i dhash’ ata ndë dorët tënde, (po) ti nuk’ u dëfteve atyre përdëllim, fort rëndove sgjedhënë tënde mbi plakunë.
7 Edhe the: Për gjithë jetënë do të jem zonjë; kaqë sa nuk i vure këto ndër mënt, as nukë kujtove fundin’ e atyreve.
8 Tashi pra pa dëgjo këtë, o ti që je dhënë ndër kënaqëjet, që rri pa kujdes, e thua me vetëhenë tënde: Unë (jam), edhe përveç meje (nuk’ është) asndonjë tiatrë; do të rri e ve, as nukë do të jem pa djem.
9 Me të vërtetë këto të dyja do të vinjënë mbi ty pa pandehurë, për një ditë, të jesh pa djem edhe e ve; do të vinjënë mbi ty krejt, për shumicën’ e magjivet tua, edhe për tepëricën’ e madhe të kobimevet tu,
10 sepse shpëreve mbë dinakërinë tënde, (edhe) the: Nukë më sheh (njeri). Dituria jote edhe urtësia jote të gënjyenë, edhe the me vetëhenë tënde: Unë (jam), edhe përveç meje (s’ka) asndonjë tiatrë.
11 Përandaj do të vinjë e ligë mbi ty, pa diturë se nga lint, edhe do të bierë e keqe mbi ty, pa mundurë ta këthenjç atë, edhe do të vinjë prishëje mbi ty pa pandehurë e pa diturë.
12 Qëndro tashi me magjit’ e tua, e me shumicën’ e kobimevet tu, për të cilat u përpoqe që mbë të rit tënt, ndë munç të kesh dobi, ndë munç të dalsh e fortë.
13 U lodhe ndë shumicat të këshillavet tua. Le të ngrihenë tashi ata që shikonjënë qiejetë, ata që shohën’ yjetë, ata që njohënë se ç’do të bënetë tuke vështruarë muajtë, edhe le të të shpëtonjënë nga ato që vinjënë mbi ty.
14 Na tek do të jenë posi kashtë: zjarri i ka për të diegë ata, nukë do të muntnjënë të shpëtonjënë vetëhen’ e tyre nga fuqia e flakësë, s’ka për të mbeturë thëngjill që të ngrohetë (njeri, as) zjarr që të rri (njeri) përpara ati.
15 Të këtillë do të jenë te ti ata që u mundove bashkë me ata që mbë të rit tënt, tregjetarët’ e tu; do t’ikënjënë tuke shkuarë mb’-at’-anë e mbë-kët’-anë si cili ndë vënt të ti, asndonjë nukë do të të shpëtonjë.
KREI 48
1 Pa dëgjoni këtë, o shtëpia e Jakovit, ju që u kluajttë me emërin’ e Israilit, edhe që keni dalë nga gurra e Judhësë; ju që bëni be mb’ emërit të Zotit, edhe zini n’gojë Perëndin’ e Israilit, (po) jo ndë të vërtetë, as ndë të dreitë.
2 Sepse marrën’ emërin’ e tyre nga qyteti i shënjtëruarë, edhe mpshtetenë mbë Perëndin’ e Israilit; emëri i ati (është) Zoti i ushtërivet.
3 Që atëherë dhashë zë për ato të së krejsë herësë, edhe duallë nga gola ime, edhe i leçita ato, i bëra (ato) pa pandehurë, edhe u bënë.
4 Sepse e di se je i ashpërë, edhe qafa jote (është) dell i hekurtë, edhe balli yt i ramtë.
5 Edhe që atëherë të dhashë zë (për këtë), përpara se të bënej ta çpalla këtë, që të mos thuash: Idhulla ime bëri këto; edhe e gëdhëndura ime, edhe e derdhura ime, urdhëroi këto.
6 Dëgjove: shih këto të gjitha, edhe nukë do të rrëfeni ju? Që tashi po të leçit ty të ra, po më fort të fshehëta, edhe ato që nuk’ i dije ti.
7 Tashi u bënë, edhe jo që moti, edhe as përpara kësaj dite nukë dëgjove për ato, që të mos thuash: Na unë tek i dinjam këto.
8 As dëgjove, as dije, as që së krejsë here t’u hapnë veshëtë, sepse e dinjam se me të vërtetë do të shpabesesh, edhe që nga barku u kluajte nom-prishës.
9 Për punë të emëritë t’im do të sgjas zemërimnë t’im, edhe për lavdurimnë t’im do të mbahem te ti, kaqë sa të mos të prish.
10 Na tek të qërova, po jo posi argjënt: të bëra të sgjedhur ndë poç të shkririt të së shtrëngatësë.
11 Për punët t’ime, për punët t’ime, do të bënj (këtë), sepse qysh do të ndyret (emëri im)? Po, nukë do t’i ap tietri lavdinë t’ime.
12 Pa dëgjo-më, Jakov, edhe Israil që të grisha unë: unë vetë jam, un’ i pari, un’ edhe i pastajmi.
13 Edhe dora ime themelosi dhenë, edhe e diathta ime mati me pëllëmbë qiejetë; (kur) i thërres ata, dalënë përpara bashkë.
14 Mbëlidhi ju të gjithë, edhe dëgjoni: cili nga këta dha zë për këto? Zoti deshi atë, (andaj) do të mbaronjë dashurimin’ e ati mbi Vavillonënë, edhe krahu i ati (do të jetë mbi) Halldhejt.
15 Unë, unë fola, po, thirra atë, prura atë, edhe unë do t’ja bënj mbarë udhën’ ati.
16 Afrohi tek unë, dëgjoni këtë: që së krejsë here nukë fola ndë të fshehëtë, që kurë se u bë këjo, un’ (ishnjam) atie; edhe tashi më dërgoi Zoti Perëndia, edhe fryma e ati.
17 Kështu thotë Zoti, Shpërblimtari yt, Shënjti i Israilit: Unë (jam) Zoti Perëndia yt, që të mësonj për të mirënë tënde, që të heq ndëpër atë udhë, që duhetë të veç.
18 Makar të dëgjonje urdhërimet’ e mi! Atëherë paqtimi yt do t’ishte posi lum, edhe dreitëria jote posi valët’ e detit;
19 edhe fara jote do t’ishte posi rëra, edhe niprit’ e barkut tënt posi zajet’ e asaj; emëri i ati nuke do të këputej, as nukë do të shuhej prej sysh mi.
20 Dilni nga Vavillona, ikni nga Halldhejtë, me zë brohorie epni zë, leçitnia këtë, çpalleni këtë gjer ndë funt të dheut, thojni: Zoti shpëtoi shërbëtorin’ e ti Jakovinë.
21 Edhe nukë patnë et, kur u hiqte udhën’ atyre ndëpër shkretëtirët, bëri për ata të rriedhën’ ujëra nga shkëmbi; edhe çau shkëmbinë, edhe ujëratë rrudhë.
22 S’ka paqtim për të pabesëtë, thotë Zoti.
KREI 49
1 Pa dëgjomëni, o dheujëza, edhe mbani vesh, o gjëndëje të larga: Zoti më thirri që nga barku, zuri n’gojë emërinë t’im që nga zorrët’ e s’imëje.
2 Edhe bëri golënë t’ime posi thikë të prehëtë, më fshehu ndënë hiet të dorësë ti, edhe më bëri posi shëgjetë të sgjedhurë, (edhe) më fshehu ndë shëgjetoret të ti,
3 edhe më tha: Ti je shërbëtori im, o Israil, që do të lëvdonem mbë ty.
4 Edhe unë thashë: Kot u munduashë, për mosgjë, edhe kot prisha fuqinë t’ime, po gjyqi im (është) bashkë me Zotinë, edhe puna ime është bashkë me Perëndinë t’im.
5 Tashi pra thotë Zoti, ay që më gatoi që nga barku për shërbëtorin’ e ti, që të bie përsëri Jakovinë te ay, edhe që të mbëlidhetë te ay Israili, edhe do të lëvdonem ndër sy të Zotit, edhe Perëndia im do të jetë fuqia ime.
6 Edhe tha: Pak gjë është të jesh shërbëtori im që të ngresh mbë këmbë farat’ e Jakovit, edhe të biesh prapë atë që ka mbeturë nga Israili; po edhe ndër kombat të kam për të dhënë për dritë, që të jetë shpëtimi im gjer ndë funt të dheut.
7 Kështu thotë Zoti, Shpërblimtari i Israilit, Shënjti i ati, për atë që nukë zë për gjë njeri, për atë që e mërzit komp, për shërbëtorin’ e urdhërimtarëvet. Mbëretërë do të të shohënë, edhe do të ngrihenë (mbë këmbë), edhe krerë do të të falenë, për punë të Zotit, që është besëtar, Shënjtit Israilit, që të sgjodhi.
8 Kështu thotë Zoti: Ndë kohë të pëlqyerë të dëgjova, edhe ndë ditë të shpëtimit të ndiha; edhe do të të ruanj, edhe do të t’ap dhiatë për gjëndëjet, që të ngresh dreitë dhenë, edhe të trashëgonjç trashëgime të shkretë;
9 t’u thuash të lidhuret: Dilni; atyre që janë nd’ errësirët: Sbulohi. Do të kullosën’ afër’ udhëvet, edhe kullotat’ e atyreve (do të jenë) ndër gjithë vëndet’ e lartë.
10 Nukë do të kenë uri, as et; nukë do t’i zërë ata as vapa, as dielli, sepse ay që përdëllen ata do t’u heqë udhën’ atyre, edhe do t’i bierë ata ndëpër gurra ujërash.
11 Edhe do të bënj gjithë malet’ e mi udhë, edhe rrugat’ e mia do të lartonenë.
12 Na këta tek do të vinjënë së largu, edhe na këta nga an’ e borësë, e nga an’ e shiut, edhe këta nga dheu i Sinimit.
13 Gëzohi, o qieje, edhe gasmohu, o dhe; brohorini, o male, sepse Zoti ngushulloi gjëndëjen’ e ti, edhe përdëlleu të shtrënguarët’ e ti.
14 Po Siona tha: Zoti hoqi dorë prej meje, edhe Zoti më harroi.
15 A munt të harronjë gruaja foshnjën’ e saj që pi sisë, kaqë sa të mos i dhëmbetë diali i barkut saj? Po edhe ato ndë harrofshinë, po unë s’të kam për të harruarë.
16 Na tek të kam shkruarë mbë pëllëmbët të duaret (mia): muret’ e tu (janë) kurdo përpara meje.
17 T’ët-bij do të vinjënë me vrap, edhe ata që të prishnjën’ e të shkretonjënë, do të dalënë nga ti.
18 Ngre syt’ e tu përqark, e shih: këta të gjithë mbëlidhenë bashkë, e vinjënë te ti. Rronj unë, thotë Zoti, se ti do t’i veshç këta të gjithë posi stoli, edhe posi nuse do të stolisesh me ata.
19 Sepse vëndet’ e tu që janë prishur’ e shkretuarë, edhe dheu yt që është vdierrë, do të jenë tashi fort shumë të ngushtë për vëndësit’ e tu; edhe ata që të haninë ty, do të largonenë (prej teje).
20 Djemtë që do të fitonjç pas humbëjesë djemvet tu, do të thonë përsëri ndër veshët tu: Vëndi ësht’ i ngushtë për mua, bë-më vënt për të ndenjurë.
21 Atëherë do të thuash ndë zëmërët tënde: Cili m’i polli këta, kur ishjem unë pa djem, edhe e shkretë, skllavë, edhe siellë andej e këtej? Edhe këta kush i rriti? Na unë tek pata mbeturë vetëmë, ku ishinë këta?
22 Kështu thotë Zoti Perëndia: Na tek do të ngre dorënë t’ime mbi kombat, edhe do të ngul flamurënë t’ime ndër gjëndëjet, edhe do të bienë t’ët-bij ndër llërët, edhe t’ët-bila do të bihenë mbi krahë;
23 mëndeshët’ e tu do të jenë mbëretërë, edhe mëndeshat’ e tua (do të jenë) mbëretëresha: do të të falenë me faqe përdhe, edhe do të lipinjënë pluhurin’ e këmbëvet tua, edhe do ta dish, se unë (jam) Zoti, edhe se ata që më presënë nukë do të turpëronenë.
24 A munt të rrëmbenetë plaçka (nga dora) e të fortit, a të shpëtonjën’ ata që janë skllavosurë me të dreitë?
25 Po Zoti kështu thotë: Edhe sklleft’ e të fortit do të shpëtonjënë, edhe plaçk’ e të frikëshimit do të shkëputetë, sepse unë do të gjukonem me ata që gjukonenë me ty, edhe unë do të shpëtonj t’ët-bij.
26 Edhe ata që të shtrëngonjënë ty do t’i bënj të hanë mishrat’ e tyre, edhe do të dehenë me gjakun’ e tyre, posi me verë të re, edhe do ta njohë ç’do kurm, se unë Zoti (jam) Shpëtimtari yt, edhe Shpërblimtari yt, i Forti i Jakovit.
KREI 50
1 Kështu thotë Zoti: Ku është karta e të ndarit mëmësë s’uaj, me të cilënë ndava atë? A cili (është) nga huadhënësit’ e mi, që u shita juve tek ay? Na tek u shittë për panomitë tuaja, edhe u sbua mëma juaj, sepse dualltë nga nomi.
2 Përse, kur erdha, nuk’ ishte asndonjë? (Edhe) kur thërrita, s’kishte kush të përgjegjej? A u vogëlua fare dora ime, që të mos muntnjë të shpëtonjë (njeri)? A s’kam fuqi të shpëtonj (njeri)? Na unë tek thava detinë me të qërtuarëtë t’im, bëra lumratë vënt të thatë, pishqet e atyreve u thanë nga të shterët’ e ujit, edhe ngorthnë nga etëja.
3 Un’ u vesh qiejevet errësirë, edhe u vë thes për mbulesën’ e atyreve.
4 Zoti Perëndia më dha gluhën’ e të dituret, që të di se qysh të flas fialë me kohë tek ay që është rënduarë; (ay) ngre mëngjes për mëngjes, ngre veshinë t’im, që të dëgjonj posi të dituritë.
5 Zoti Perëndia më hapi veshinë, edhe unë nuk’ u bëshë i pabindurë, as nuk’ u këthyeshë prapa.
6 U dhashë krahëtë atyreve që frushkulloninë, edhe nofullat’ e mia atyreve që ndukinë; nukë fsheha faqenë t’ime nga të sharat’ e nga të pshtyturatë.
7 Sepse Zoti Perëndia do të më ndihnjë, përandaj nukë pata turp, përandaj vura faqenë t’ime posi gur të ashpërë, edhe e di se nukë do të turpëronem.
8 Ay që më nxier të dreitë (ësht’) afërë; kush do të gjykonetë me mua? Le të qëndrojmë të dy: cili (është) kundra-gjyqësi im? Le të m’afronetë.
9 Na Zoti Perëndia tek do të më ndihnjë: kush do të më dënonjë? Na këta të gjithë tek do të vietëronenë posi rrobë, krymbi do t’i hajë ata.
10 Kush është ndër ju ay që i ka frikë Zotit, që i dëgjon zërit shërbëtorit ati, që ka ecurë nd’ errësirët, edhe nukë ka dritë? Le të shpërenjë mb’ emërit të Zotit, edhe le të mpshtetetë mbë perëndin’ e ti.
11 Na ju të gjithë që dhisni zjarr, (edhe) qarkohi me xixa, ecëni ndë dritët zjarrit tuaj, edhe ndëpër shkëndilët që dhestë. Këjo u bë ndër ju nga dora ime, me hidhërim do të dirgji.
KREI 51
1 Pa dëgjomëni, ju që i vini pas dreitërisë, ju që kërkoni Zonë: shtini sytë mb’ atë shkëmp (prej të cilit) u latuatë, edhe ndë grykët të gropësë (nga e cila) u mihtë.
2 Shtini sytë mb’ Avraamnë atënë tuaj, edhe mbë Sarrënë, që u polli juve, sepse thirra atë (që qe) një (i vetëm), edhe e bekova, edhe e shumova.
3 Zoti pra do të ngushullonjë Sionënë, ay do të ngushullonjë të gjithë vëndet’ e asaj, që janë shkretuarë, edhe do të bënjë shkretëtirën’ e asaj posi Edhemënë, edhe vëndin’ e shkretë posi kopështin’ e Zotit; gëzim e gas do të gjëndetë nd’ atë, lavdi, e zë lavdurimi.
4 Pa dëgjo-më, o gjëndëja ime, edhe mba-më vesh, o kombi im, sepse do të dalë nom prej meje, edhe do të ngreh gjyqinë t’im për dritën’ e gjëndëjevet.
5 Dreitëria ime po afronetë, shpëtimi im dolli, edhe krahët’ e mi do të gjukonjënë gjëndëjetë; dheujëzatë do të më presënë, edhe do të shpërenjënë mbë krahunë t’im.
6 Ngreni sytë tuaj ndër qiejet, edhe vështroni dhenë poshtë, sepse qiejetë do të tretenë posi tym, edhe dheu do të vietëronetë posi rrobë, edhe ata që rrinë nd’ atë do të vdesënë mbë një mëndyrë, po shpëtimi im do të jetë për gjithë jetënë, edhe dreitëria ime nukë do të shuhetë.
7 Dëgjomëni, ju që njihni dreitërinë: o gjëndëje, ndë zemërët tënde (është) nomi im, mos frikësohi nga qërtimi i njerëzet, as mos turbëllohi nga të sharat’ e atyreve.
8 Sepse krymbi do t’i hajë ata posi rrobë, edhe mola do t’i brenjë ata posi lesh, po dreitëria ime do të mbesë për gjithë jetënë, edhe shpëtimi im breza pas brezash.
9 Sgjoju, sgjoju, vish fuqi, o krahu i Zotit! Sgjoju posi ndër ato dit e lashta, ndër brezat e vietërë! A nukë je ti ay që i re Rahabësë, edhe plagose draguanë?
10 A nukë je ti ay që thave detinë, edhe ujërat’ e mëdhenj të avysësë, ti që bëre të thellat’ e detit udhë të të shkuari atyreve që u shpërblyenë?
11 Edhe të shpërblerët’ e Zotit do të këthenen’ e do të vinjënë me brohori ndë Sionë, edhe gëzim i përjetëshim (do të jetë) mbi kryet t’atyre; gëzim e gas do të fitonjënë, hidhërimi e psherëtima do t’ikënjënë.
12 Unë, unë jam ay që u ngushullonj juve. Ti cili je, edhe ke frikë nga njeriu që vdes, edhe nga i biri i njeriut, (i cili) do të bënetë posi bar;
13 edhe harrove Zotinë Ndërtesëtarinë tënt, që ndejti qiejetë, edhe themelosi dhenë; edhe pate frikë përherë e përditë zemërimin’ e ati që të shtrëngonte, sikur të ish gati të prishte? E ku (është tashi) zemërimi i ati që shtrëngonte?
14 I skllavosuri shpejton të lëshonetë, e të mos vdesë ndë gropët, as mos i shteretë buka,
15 sepse unë (jam) Zoti Perëndia yt, që përziej detinë, edhe gjëmonjënë valët’ e ati; Zoti i ushtërivet (ësht’) emëri i ati.
16 Edhe vura fialët’ e mia ndë golët tënde, edhe të mbulova me hien’ e dorësë s’ime, që të forconj qiejetë, edhe të themelos dhenë, edhe t’i them Sionësë: Je gjëndëja ime.
17 Sgjoju, sgjoju, ngreu, o Jerusalimë, që pive nga dora e Zotit kupën’ e zemërimit ati; pive, sbraze (edhe) atë të vielët’ e kupësë hutimit.
18 Nga të gjithë bijtë që polli, s’ka se kush t’i heqë udhën’ asaj, as nukë (ka ndonjë) nga të gjithë djemtë që rriti, që ta zër’ atë për dore.
19 Këto të dyja erthnë mbi ty: kujt do t’i dhëmbetë për ty? Shkretim e prishëje, e uri e thikë, me kë të të ngushullonj?
20 T’yt-bijve u ngriu gjaku, dirgjen’ anësë gjith’ udhëvet, posi muzat i egrë ndër rrieta; janë plot me zemërimin’ e Zotit, me qërtimin e Perëndisë tënt.
21 Andaj, pa dëgjo tashi këtë, o e shtrënguarë, edhe e dejturë, po jo nga vera:
22 kështu thotë Yt-zot, Zoti edhe Perëndia yt, ay që bën gjyq për gjëndëjen’ e ti: Na tek mora nga duart’ e tua kupën’ e hutimit, të vielët’ e kupësë zemërimit t’im; s’ke për të pirë më atë paskëtaj,
23 edhe do t’e vë atë ndë dorët t’ atyreve që të shtrëngoninë, të cilët’ i thanë shpirtit tënt: Kurrusu, të shkojmë; edhe ti vure kurminë tënt posi dhe, edhe posi udhë, ndër ata që shkoninë.
KREI 52
1 Sgjohu, sgjohu, vish fuqinë tënde, o Sionë; vish rrobat’ e tua të bukuratë, o Jerusalimë, qytet i shënjtëruarë, sepse paskëtaj s’ka për të hyrë më te ti parreth-preri e i pëgëri.
2 Shkunt pluhurinë, ngreu, e rri, o Jerusalimë, sgjith të lidhuratë nga qafa jote, o bil’ e Sionësë e skllavosura.
3 Sepse kështu thotë Zoti: u shittë për mosgjë, edhe do të shpërblehi pa argjënt.
4 Sepse kështu thotë Zoti Perëndia: Gjëndëja ime sbriti një herë përpara nd’ Egjyftëri që të rrinte e huajë atie, edhe Asyrianëtë i shtrënguan’ ata pa ndonjë punë.
5 Tashi pra, ç’kam (për të bërë) këtu, thotë Zoti, sepse gjëndëja ime u muar për mosgjë? Ata që urdhëronjën’ atë e bënjënë të ulurinjë, thotë Zoti, edhe emëri im shahetë gjithënjë përditë.
6 Përandaj gjëndëja ime do të njohë emërinë t’im, përandaj (do t’e njohë) atë ditë, se unë jam ay që flas, na unë (tek jam).
7 Sa të bukura janë këmbët’ e ati që ep zën’ e mirë, që leçit paqtimnë mbi malet! Ati që ungjillëzon të mira, që leçit shpëtim, që i thotë Sionësë: Perëndia yt mbëretëron!
8 Ronjësit’ e tu do të ngrenë zënë, do të brohorinjënë bashkë me zë, sepse do të shohënë sy ndër sy, kur të ndreqë Sionënë Zoti.
9 Brohorini, gëzohi bashkë, o vëndet’ e shkretuarë të Jerusalimësë, sepse Zoti ngushulloi gjëndëjen’ e ti, shpërbleu Jerusalimënë.
10 Zoti svesh krahun’ e ti të shënjtëruarinë përpara gjithë kombavet, edhe gjith’ anët e dheut do të shohënë shpëtimin’ e Perëndisë t’ënë.
11 Hiquni, hiquni, dilni andyj, mos i piqni gjëje të pëgërë, dilni nga mezi i asaj, qërohi ju që mbani enët’ e Zotit,
12 sepse nukë do të dilni me nxitim, as nukë do të bëni udhë me vrap, sepse Zoti do të shkonjë përpara jush, edhe Perëndia i Israilit do t’u përmbëledhë juve.
13 Na shërbëtori im tek do të venjë mbarë; do të lartonetë, e do të lëvdonetë, edhe do të hipënjë fort lart.
14 Sikundrë shumë vetë u manitnë për ty, kaqë të prishurë e kishte faqenë se (ç’do) njeri, edhe fytyrën’ e ati prej të bijet njerëzet!
15 Kështu do të spërkatnjë shumë komba, mbëretëritë do të mbëçelënë golën’ e tyre mb’ atë, sepse do të shohën’ atë që s’qe folurë ndër ata, edhe do të kupëtonjën’ atë që s’ke dëgjuarë.
KREI 53
1 Kush i besoj të leçiturit t’ënë? Edhe mbë cilin’ u sbulua krahu i Zotit?
2 Sepse hipi përpara ati posi bim’ e ngjomë, edhe posi rrënjë nga dheu i thatë, s’ka fytyrë, as bukuri; edhe e pam atë, edhe s’kishte bukuri që t’e dëshëronim atë.
3 Zënë për asgjë, e hedhurë tej nga njerëzitë; njeri me shtrëngime, edhe i provuarë nga sëmundëjetë, edhe posi (njeri) që këthenjënë faqenë prej ati, nuk’ u zu për gjë, edhe e kujtuam atë për asgjë.
4 Ay me të vërtetë mbajti sëmundëjetë t’ona, edhe u ngarkua me shtrëngimetë t’anë; edhe neve e kujtuam atë të vrarë e të plagosurë nga Perëndia, edhe të vuajturë.
5 Po ay u plagos për të dalat t’ona nga nomi, vuajti për panomitë t’ona; muntimi, (që pruri) paqtimnë t’ënë, ishte mbi atë, edhe neve u shëruam nga plagët’ e ati.
6 Neve të gjithë u suallëm andej e këtej posi dhën, gjithë-se-cili (prej nesh) u këthye nd’ udhët të ti, edhe Zoti vuri mbi atë gjithë panominë t’onë.
7 Ay ishte i shtrënguar’ e i munduarë, po nukë hapi golën’ e ti; u pru posi qënq për të therë, edhe posi dele pa zë përpara ati që e qeth, kështu nukë hapi golën’ e ti.
8 U rrëmbye nga shtrëngata e nga gjukata, edhe brezin’ e ati kush do ta tregonjë? Sepse u ngrit nga dheu i të gjallëvet, u plagos për të dalat’ e gjëndëjesë s’ime nga nomi.
9 Edhe varri i ati u bë bashkë me keq-bërësitë, po ndë vdekëjet t’ati (qe) bashkë me të pasurinë, sepse nukë bëri panomi, as (nuk’ u gjënt) kobim ndë golët t’ ati.
10 Po Zoti deshi ta mundonte, e pocaqisi (atë). (Po) passi të apç shpirtin’ e ati dhuratë për fale, do të shohë bij bijsh, do të sgjasë dit, edhe dashurimi i Zotit do të venjë mbarë ndë dorët t’ati.
11 Do të shohë pemët’ e të dhëmburit shpirtit ti, (edhe) do të nginjetë; shërbëtori im i dreiti do të nxierrë të dreitë shumë vetë me të njohuritë të ti, sepse do të mbanjë panomit’ e atyreve.
12 Përandaj do t’i ap ati (piesë) bashkë me të mëdhenjtë, edhe do të ndanjë plaçka me të fortëtë, sepse ay dha shpirtin’ e ti ndë vdekëje, edhe u numërua me të paudhëtë, edhe ay mbarti falet’ e shumë vetëve, edhe do të lajmësonjë për të paudhëtë.
KREI 54
1 Gëzohu, o shterpë që nukë piell; klith me gëzim, edhe gëzoju, ti që s’ke të dhëmbura barku, sepse më shumë janë djemt’ e së shkretësë, se djemt’ e asaj që ka burr, thotë Zoti.
2 Sgjëro vëndin’ e tendësë s’ate, edhe le të ndenjënë kurtinat’ e të ndenjuravet tua; mos u kurse, sgjat litarët’ e tu, edhe forco hunjt’ e tu.
3 Sepse do të shtrihesh mbë të diathtë e mbë të mëngjërë, edhe fara jote do të trashëgonjë kombatë, edhe do të bënjë qytetet’ e shkretë të rrinë njerës.
4 Mos ki frikë, sepse nukë do të turpëronesh, as mos ki turp, sepse nukë do të turpëronesh, sepse do të harrojsh turpërin’ e dialërisë s’ate, edhe nukë do të kujtojsh më turpërinë kur ishje e ve.
5 Sepse burri yt (është) Krietari yt, edhe emëri i ati (është) Zoti i ushtërivet, edhe Shpërblimtari yt (është) Shënjti i Israilit, ay do të kluhetë Perëndia i gjithë dheut.
6 Sepse Zoti të thirri posi grua të lënë e të shtrënguarë shpirtinë, edhe grua të lëshuarë që nga të ritë, thotë Perëndia yt.
7 Të lashë për pak kohë, po do të të përmbëleth me përdëllim të math.
8 Ndë zemëratë të vogëlë fsheha faqenë t’ime nga ti për pakëzë herë, po do të të përdëllenj me përdëllim të përjetëshim, thotë Zoti Shpërblimtari yt.
9 Sepse këjo (është) për mua posi ujërat’ e Noesë, sepse (sikundrë) bëra be, se ujërat’ e Noesë nukë do të vinjënë më mbi dhet, kështu bëra be, se nukë do të zemëronem (më) kundrë teje, as nukë do të të qërtonj.
10 Sepse maletë do të luanjënë vëndit, edhe kodratë do të tundenë vëndit, po përdëllimi im nukë do të shteretë prej teje, as dhiata e paqtimit t’im nukë do të tundetë vëndit, thotë Zoti, ay që të përdëllen.
11 O e shtrënguarë, e përzierë, e pangushulluarë, na unë tek do të shtronj gurët’ e tu prej marmarësh të kuq, edhe do të vë themelit’ e tua prej sapfirësh.
12 Edhe do të bënj parathirët’ e tu prej agatësh, edhe portat’ e tua prej gurë thëngjijsh, edhe gjith’ avllinë tënde prej gurësh të sgjedhurë.
13 Edhe gjithë t’ët-bij (do të jenë) të mësuarët’ e Zotit, edhe (do të jetë) shumë paqtim ndër t’ët-bij.
14 Do të forconesh me dreitëri, do të jesh lark nga shtrëngata, sepse nukë do të kesh frikë; edhe nga tristimi, sepse nukë do të t’afronetë.
15 Na me të vërtetë tek do të mbëlidhenë bashkë (kundrë teje) po jo me anë t’ime. Sa të mbëlidhenë bashkë kundrë teje, përmbi tyj, do të bienë.
16 Na unë tek bëra ramëtorinë, që u fryen thingjijvet ndë zjarrt, edhe nxierr hekurishtënë për punën’ e ti, edhe unë bëra prishësinë për të prishurë.
17 Asndonjë armë që u ndërtua kundrë teje nukë do të vejë mbarë; edhe ç’do gluhë, që të luanjë kundrë teje, do t’e munç ndë gjyqt. Ky është trashëgimi i shërbëtorëvet Zotit, edhe dreitëria e atyreve (është) prej meje, thotë Zoti.
KREI 55
1 O ju të gjithë që keni et, eni ndër ujërat; edhe ju që nukë keni argjënt, eni, e blini, e hani; po, eni, e blini verë e klumësht, pa argjënt e pa çimim.
2 Përse prishni argjëndinë tuaj (për gjë që) nuk’ (është) bukë? Edhe mundimnë tuaj jo për të ngosurë? Pa dëgjomëni me kujdes, edhe do të hani të mira, edhe shpirti juaj do të gëzonetë ndë të majmit.
3 Ktheni veshnë tuaj, edhe eni tek unë; dëgjoni, edhe shpirti juaj do të rronjë, edhe do të bënj me ju dhiatë të përjetëshime, përdëllimet’ e Dhavidhit besëtarëtë.
4 Na tek ua dhash’ atë gjëndëjevet për deshmim, të parë edhe urdhërtar ndër gjëndëjet.
5 Na tek do të thërreç një komp që nuk’ e njihnje; edhe komba që nukë të njihinë ty do t’ecënjënë te ti, për Zotinë Perëndinë tënt, edhe për Shënjtin’ e Israilit, sepse të lëvdoi.
6 Kërkoni Zonë, gjersa munt të gjëndetë, thërritni atë, gjersa ësht’ afërë.
7 Le të lërë i pabesi udhën’ e ti, edhe i paudhi këshillat’ e tia, edhe le të këthehetë te Zoti, edhe do t’e përdëllenjë, edhe te Perëndia ynë, sepse ay do ta ndëlenjë pa kursim.
8 Sepse këshillat’ e mia nukë janë si këshillatë tuaja, as udhëtë tuaja si udhët’ e mia, thotë Zoti.
9 Po sa të lartë janë qiejetë nga dheu, kështu udhët’ e mia janë më të larta, se udhëtë tuaja, edhe këshillat’ e mia, se këshillatë tuaja.
10 Sepse sikundrë bie shiu edhe bora nga qielli, edhe nukë këthenet’ atie, po ujit dhenë, edhe e bën atë të mbinjë e të nxierrë bima, që t’i apë farë ati që mbiell, edhe bukë ati që ha,
11 kështu do të jetë fiala ime që del nga gola ime: nukë do të këthenetë tek unë e sbrazëtë, po do të mbaronjë dashurimnë t’im, edhe do të vejë mbarë kudo që ta dërgonj.
12 Sepse do të dilni me gëzim, edhe do t’u hiqet’ udha ndë paqtim; malet’ e kodratë do të gjëmonjënë përpara juve nga gëzimi, edhe gjithë drunjt’ e fushësë do të përpiekënë duartë.
13 Ndë vënt të gjëmbit do të dalë qiparis, ndë vënt të hithëthit do të dalë mersinë; edhe këjo do të jetë mbë Zonë për emërë, për shenjë të përjetëshime, (që) nukë do të vdiretë.
KREI 56
1 Kështu thotë Zoti: Ruani gjyq, e bëni dreitëri, sepse shpëtimi po afronetë të vinjë, edhe dreitëria ime të sbulonetë.
2 Lum ay njeri që bën këtë, edhe ay bir njeriu që mba atë, ay që ruan savvatënë, që të mos e ndyrë, edhe mba dorën’ e ti, që të mos bënjë asndonjë të keqe.
3 Po i biri i kombit huajë, që është ngjiturë pas Zotit, le të mos flasë, tuke thënë, se Zoti do të më ndanjë fare nga gjëndej’ e ati; as i dredhuri le të mos thotë: Na unë (tek jam) druri i thatë.
4 Sepse kështu thotë Zoti: Të dredhuret, sa ruanjënë savvatat’ e mia, edhe sgjedhën’ ato që më pëlqenjënë edhe mbanë dhiatënë t’ime,
5 atyreve më fort do t’u ap ndë shtëpit t’ime, edhe përbrënda murevet mi, vënt edhe emërë më të mirë se bijvet e bilavet; atyreve do t’u ap emërë të përjetëshim, që nukë do të shteretë.
6 Edhe për të bijt’ e kombit huajë, që t’i ngjitenë Zotit, që t’i shërbenjën’ ati. E të duan’ emërin’ e Zotit, që të jenë shërbëtorët’ e ati, sa ruanjënë savvatënë që të mos e ndyrnjën’ atë, edhe të mbanë dhiatënë t’ime:
7 edhe këta do t’i bie ndë malt t’im të shënjtëruarinë, edhe do t’i gëzonj ata ndë shtëpit të lutëjesë s’ime; kurbanet’ e atyreve të dieguratë gjithë, edhe kurbanet’ e atyreve (do të jenë) të pëlqyera mbi therorenë t’ime, sepse shtëpia ime do të kluhetë Shtëpi lutëje për gjithë gjëndëjetë.
8 (Kështu) thotë Zoti Perëndia, ay që përmbëleth të shpërndarët’ e Israilit: Do të përmbëleth edhe më (të tierë) për atë, përveç të përmbëledhuret ati.
9 Eni, e hani, ju gjithë shtëzët’ e fushësë, ju gjithë bishat’ e pyllit.
10 Edhe ronjësit’ e ati janë të verburë, të gjithë pa mënt, të gjithë qën të pagolë, që nukë munt të lehnjënë: tuke fleturë, tuke dergjurë, tuke dërmiturë;
11 po, qën të panginjurë; (ata) nukë dinë të ngosurë, edhe baritë, (të cilëtë) nukë kanë mënt, të gjithë janë këthyerë nd’ udhët të tyre, gjithë-se-cili nd’ anët të ti, për fitimin’ e tyre.
12 Eni, (thonë) do të bie verë, e do të dehemë me të pira të forta, edhe nesërë do të jetë posi këjo ditë, shumë më e plotë.
KREI 57
1 I dreiti vdes, edhe asndonjë nuk’ e vë ndër mënt, edhe njerëzit’ e përdëllyershim mbëlidhenë, pa kupëtuarë ndonjë, se i dreiti mbëlidhetë përpara së keqesë.
2 Do të hynjë ndë paqtim: ata që ecënjënë ndë të pafal të tyre, do të prëhenë ndër shtretet të tyre.
3 Po ju të bijt’ e magjistaresë, farë kurvari e kurve, afrohi këtu.
4 Kundrë kujt kënaqi? Kundrë kujt sgjëruatë golënë, shtritë gluhënë? A nukë jeni ju djem panomie, farë gënjeshtre,
5 ju që ngrohi me idhullat ndënë ç’do dru të gjelbëtë, tuke therë djemtë ndër të çarat të malit ndënë shkrepat të shkëmbevet?
6 Piesa jote (është) ndë mest të zajevet përronjvet; këta, këta (janë) trashëgimi yt, edhe ndër ata derdhe kurbane të spërkaturi, prure dhuratë prej brumesh; a sos i kam këto për të pëlqyerë?
7 Mbi mal të lartë e të math vure shtratinë tënt, edhe atie hipe që të bënjç kurban.
8 Edhe prapa dyeret e pragjevet ngrehe të përmënduritë t’at, sepse sbulove (vetëhenë tënde tuke larguarë) prej meje, edhe hipe, sgjërove shtratnë tënt, edhe u bëre me një fialë me ata; deshe shtratin’ e atyreve, sgjodhe vëndetë;
9 po vajte edhe te mbëreti me të lyera, edhe shtove erërat’ e mira, edhe dërgove lark të laimët’ e tu edhe unje (vetëhenë tënde) gjer ndë varr.
10 U mundove nd’ udhët tënde të gjatënë, (edhe) nukë the: (Mundonem) kot; gjete të rruarëtë me dorënë tënde, përandaj nuk’u lodhe.
11 Edhe prej kujt drove, a pate frikë, që të gënjejsh, edhe të mos më kujtojsh, as mos e vësh (këtë) ndër mënt? A nuk’ (është) më fort, (sepse) unë pushova që kurë, (përandaj) ti nuk më pate frikë?
12 Unë do të tregonj dreitërinë tënde, edhe punët’ e tua, po nukë do të të bënjënë dobi.
13 Kur të klëthaç, le të të shpëtonjënë shokët’ e tu, po era do t’i rrëmbenjë ata të gjithë, kotësira do t’i marrë (ata); po kush shpëren mbë mua do të trashëgonjë dhenë, edhe do të fitonjë malinë t’im të shënjtëruarë.
14 Edhe do të them: Lartoni, Lartoni, bëni gati udhënë, nxirni jashtë pengesënë nga udha e gjëndëjesë s’ime
15 Sepse kështu thot’ i Larti edhe i Siprëmi, ay që rri ndë jetët të gjatë, që (e ka) emërinë Shënjt: Unë rri ndër (vënde) të lartë, edhe ndë (vënt) të shënjtëruarë, edhe bashkë me atë që ka shpirt të thyerë edhe të unjurë, që t’i ap jetë shpirtit të përunjuret, edhe t’i ap jetë zemërësë të thyeret.
16 Sepse nukë do të hahem për gjithë jetënë, as nukë do të jem përherë i zemëruarë, sepse do të humbasënë përpara meje fryma, edhe shpirtratë që bëra.
17 U zemëruashë për panomin’ e fëtimit ndyrë t’ati, edhe i rash’ ati; fsheha faqenë t’ime, edhe u zemëruashë, po ay ecëte, përpara nd’ udhët të zëmrësë ti.
18 Pash’ udhët’ e ati edhe do t’e shëronj, edhe do t’i heq udhën’ ati, edhe do t’i ap përsëri ngushullime ati, edhe të helmuaret ati.
19 Unë ndërtonj pemën’ e buzëvet: Paqtim, paqtim, mbë të largun’ e mbë t’afërminë, thotë Zoti. Edhe do t’e shëronj atë.
20 Po të pabesëtë janë posi deti, kur fryhetë, edhe nukë munt të pushonjë, edhe valët’ e ati hedhënë jashtë llum e baltë.
21 Paqtim nukë do të jetë për të pabesëtë, thotë Perëndia im.
KREI 58
1 Klith fort, mos u kurse; ngre lart zënë tënt posi trumbetë, edhe ep-i zë gjëndëjesë s’ime për panomit’ e atyreve, edhe shtëpisë Jakovit për falet’ e atyreve.
2 Po më kërkonjënë përditë, edhe dëshëronjënë të xënë udhët’ e mia, posi një komp që bëri të dreitënë, edhe nukë hoqi dorë nga gjyqi i Perëndisë ti; kërkonjënë prej meje gjyqe dreitërie, dëshëronjënë t’i afronenë Perëndisë.
3 Përse agjëruam, (thonë), edhe nukë pe? Munduam shpirtinë t’anë, edhe nuk’ e dite? Na tek gjëni gëzim ndë ditët të agjërimit tuaj, edhe shtrëngoni gjithë punëtorëtë tuaj.
4 Na tek agjëroni për gjyqe e për të zëna (me fialë), edhe bini me grusht pa udhë; mos agjëroni, sikundrë sot, që të dëgjonetë zëri juaj siprazi.
5 I këtillë ësht’ ay agjërimi që sgjodha unë? Të mundonjë njeriu shpirtin’ e ti një ditë? Të unjë kryet’ e ti posi kulmak, edhe të shtronjë ndënë vetëhe thes e hi? Agjërim do t’e kluajsh këtë, edhe ditë të pëlqyerë mbë Zonë?
6 A nuk’ është ky ay agjërimi që sgjodha unë? Të sgjithç lidhëjet’ e së keqesë, të sgjithç barrët’ e rënda, edhe të lësh të lirë të shtrënguarëtë, edhe të thyejsh ç’do sgjedhë?
7 A nuk’ është për t’i ndarë bukënë tënde ati që ka uri, edhe të këllaç ndë shtëpi të vobeqtë që janë jashtë? Kur të shohç të sveshurinë, ta veshç, edhe të mos fshehç vetëhenë tënde nga mishi yt?
8 Atëherë drita jote do të ndritnjë posi të sbardhëllyerët’ e dritësë, edhe shëndeti yt do të mbinjë shpejt, edhe dreitëria jote do të shkonjë përpara teje, edhe lavdia e Zotit do të të ruanjë prapa krahëvet.
9 Atëherë do të thërreç, edhe Zoti do të përgjigjetë; do të klëthaç, edhe ay do të thotë: Na tek jam unë. Ndë nxierrsh nga mezi yt sgjedhënë, të ndejturit’ e gishtit, edhe fialët’ e kota,
10 edhe t’i hapsh shpirtinë tënt ati që ka uri, edhe të gëzojsh shpirtin’ e helmuarë, atëherë drita jote do të lintnjë nd’ errësirët, edhe errësira jote (do të jetë) posi mes-ditë.
11 Edhe Zoti do të heqë udhënë përherë, edhe do të nginjë shpirtinë tënt ndër thatësira, edhe do të majë eshtërat’ e tua; edhe do të jesh posi kopësht i ujiturë, edhe posi gurrë uji që nuk’ i shteren’ ujëratë.
12 Edhe të tutë do të ndërtonjënë murishtat’ e vietëra; do të vësh themelit’ e shumë brezave, edhe do të kluhesh Ndreqësi i të prishuravet, Ay që ndërton udhëtë për të ndenjurë.
13 Ndë këthefsh këmbënë tënde nga savvata, për të bërë dashurimet’ e tu ndë ditët t’ime të shënjtëruarënë, edhe të kluajsh savvatënë kënaqëje, të shënjtëruarënë (ditën’) e Zotit, të ndershimenë, edhe të nderojsh atë, të mos veç pas udhëvet tua, as të mos gjejsh nd’ atë dashurimnë tënt, as mos flaç fialët’ e tua,
14 atëherë do të kënaqesh mbë Zonë, edhe unë do të hipënj mbi vënde të lartë të dheut, edhe do të të ushqenj me trashëgimin’ e Jakovit t’yt-et, sepse gol’ e Zotit foli.
KREI 59
1 Na dor’ e Zotit tek nuk’ u vogëlua, që të mos muntnjë të shpëtonjë; as veshi i ati nuk’ u rëndua, sa të mos muntnjë të dëgjonjë,
2 po panomitë tuaja vunë të ndara ndë mest jush e Perëndisë tuaj, edhe faletë tuaj fshehnë faqen’ e ati prej jush, që të mos dëgjonjë.
3 Sepse duartë tuaja janë ndyrë me gjak, edhe gishtratë tuaj me panomi, buzëtë tuaja ligjëruanë gënjeshtra, gluha juaj foli të keqe.
4 Asndonjë nukë kërkon të dreitënë, as nukë gjykon me të vërtetë; shpërenjënë mbë të kotët, edhe flasënë gënjeshtra, mbarsenë me të keqe, e piellënë panomi.
5 Ngrohënë ve mburonje, edhe entnjënë plëhurë mirëmage; kush të hajë nga vet’ e atyreve, vdes, edhe ndë u theftë ndonjë, del nepërkë.
6 Plëhurat’ e atyreve nukë do të vëlenjënë për të veshurë, as nukë do të vishenë nga punërat’ e tyre; punërat’ e atyreve (janë) punëra panomie, edhe puna e shtrëngatësë (është) ndër duart t’atyreve.
7 Këmbët’ e atyreve ecënjënë mbë të ligët, edhe shpejtonjënë të derthnjënë gjak të pafal; mendimet’ e atyreve (janë) mendime panomie, të shkretuar’ e prishëje (është) ndër udhët t’atyreve.
8 Nukë dinë udhën’ e paqsimit, edhe nuk’ është gjyq ndër çapat t’atyreve; ata shtrëmbëruan’ udhët’ e tyre për vetëhen’ e tyre; gjithëkush ecën ndër ato nukë njeh paqsim.
9 Përandaj gjyqi është lark nesh, edhe dreitëria nukë na harrin; presëmë dritë, edhe na errësirë, ndriçim, (edhe) ecëjmë nd’ errësirë.
10 I piekëmë (me gisht) murit posi të verburitë, edhe piekëmë me gisht posi ata që s’kanë sy; shkasëmë ndë mest të ditësë posi natënë; (jemi) ndë mest të miravet posi të vdekurë.
11 Të gjith’ ulurijmë posi ari, edhe psherëtijmë posi turtuj; presëmë gjyq, e nukë ka; shpëtim, po (është) lark nesh.
12 Sepse të dalatë t’ona jashtë nomit u shumuanë përpara teje, edhe faletë t’anë janë deshmitarë kundrë nesh; sepse të dalatë t’ona jashtë nomit (janë) bashkë me ne, edhe panomitë t’ona neve i dimë.
13 Prishëm nomnë edhe gënjyem Zotinë, edhe u mërguam prapa Perëndisë t’ënë; folëm pa udhë e ngritëm krye; u mbarsëm edhe folëm nga zemëra fialë gënjeshtre.
14 Edhe gjyqi u këthye prapë, edhe dreitëria rri lark, sepse e drejta ra mb’ udhë, edhe e drejta s’munt të rynjë.
15 Po nukë mbet e vërtetë, edhe kush priretë nga e keqeja bënetë gjah. Edhe Zoti pa, edhe s’i erdhi mirë, se nukë kishte gjyq;
16 edhe pa se nukë kishte njeri, edhe u çudit, se nukë kishte kush të laimësonte, andaj krahu i ati i bëri shpëtim, edhe dreitëria e ati, ajo e mbajti atë.
17 Edhe veshi dreitërinë posi thurake, edhe vuri përkrenaren’ e shpëtimit mbi kryet të ti, edhe veshi (për) rrobë rrobat’ e të nxierrit zëmërim, edhe veshi zëlinë posi sarkë.
18 Pas punëvet (atyre), kështu do t’ua paguanjë, zemërim kundrështarëvet ti, shpagim arëmiqet ti; do t’u apë shpagim (edhe) dheujëzavet.
19 Edhe do t’i kenë frikë emërit Zotit nga perëndon, e lavdisë ti nga lint dielli; kur të vinjë arëmiku posi lum, Fryma e Zotit do të ngrerë flamure kundrë ati.
20 Edhe Shpërblimtari do të vinjë ndë Sionë, edhe ndër sa vetë, nga Jakovi, kthenenë nga të dalat’ e nomit, thotë Zoti.
21 Edhe prej meje është këjo dhiata ime mb’ ata, thotë Zoti: Fryma ime që (është) mbi ty, edhe fialët’ e mia që vura ndë golët tënde, nukë do të shterenë nga gola jote, as nga gola e farësë s’ate as nga gola e farësë farësë s’ate, që tashi e ndë jetët (të jetësë), thotë Zoti.
KREI 60
1 Ngreu, ndriçoju, sepse drita jote erdhi, edhe lavdia e Zotit lindi mbi ty.
2 Sepse na errësira tek do të mbulonjë dhenë, edhe t’errëtë kombatë, po mbi ty do të lintnjë (drit’) e Zotit, edhe lavdia e ati do të shfaqetë mbi ty.
3 Edhe kombatë do të vinjënë ndë dritët tënde, edhe mbëretëritë ndë ndriçim të lindëjesë (dritësë) s’ate.
4 Ngre përqark syt’ e tu, edhe shih: këta të gjithë mbëlidhenë, e vinjënë te ti, t’ët-bij do të vinjënë së largu, edhe t’ët-bila do t’ushqenenë ndër brinjët.
5 Atëherë do të shohç, e do të gëzonesh, edhe zemëra jote do të manitet’ e do të sgjëronetë, sepse të plotët’ e detit do të këthenetë te ti, fuqit’ e kombavet do të vinjënë te ti.
6 Shumicë kamillesh do të të mbulonjë, kamilletë me një kurris të Midianit e të Efahësë; ata të gjithë nga Shebaja do të vinjënë, do të bien’ ar e livan, edhe do t’apënë zën’ e mirë për lavdurimet’ e Zotit.
7 Gjithë dhënt’ e Kedarit do të mbëlidhenë te ti, desht’ e Nebajothit do të të shërbenjënë, do të bihenë mbi therorenë t’ime me pëlqim, edhe unë do të lëvdonj shtëpin’ e lavdisë s’ime.
8 Cilëtë jan’ ata që fluturonjënë posi re, edhe posi pëllumba ndër parathirët të tyre?
9 Me të vërtetë dheujëzatë do të më presënë, edhe më përpara lundrat’ e Tarshishësë, që të bienë së largu t’ët-bij, argjëndin’ e atyreve, edhe arin’ e atyreve bashkë me ata, për emërin’ e Zotit Perëndisë tënt, edhe për Shënjtin e Israilit, sepse të lëvdoi.
10 Edhe të bijt’ e kombavet huajë, do të ndërtonjënë përsëri muret’ e tu, edhe mbëretërit’ e atyreve do të të shërbenjënë, sepse të rashë ndë zemërimt t’im, po për hirinë t’im të përdëlleva.
11 Edhe portat’ e tua do të jenë hapurë përherë, nukë do të mbyllenë dit’ e natë, që të këllasënë te ti fuqit’ e kombavet, edhe të bienë mbëretërit’ e atyreve.
12 Sepse ay komp e ajo mbëretëri që të mos të shërbenjënë, do të vdirenë, po, (ata) komba do të shkretonenë fare.
13 Lavdia e Livanit do të vinjë te ti, bredhi, e vgjeri, e bushi bashkë, që të stolisnjënë vëndin’ e shënjtëroresë s’ime, edhe do të lavdonj vëndin e këmbëvet mia.
14 Edhe djemt’ e atyreve që të hidhëruanë do të vinjënë te ti tuke kurrusurë, edhe gjith’ ata që nukë zunë për gjë do të puthnjënë gjurmat’ e këmbëvet tua, edhe do të të kluanjënë Qytet i Zotit, Sion’ e Shënjtit Israilit.
15 Ndonëse hoqnë dorë prej teje e të mërzitnë, kaqë sa nukë shkonte asndonjë për mes (teje), do të të bënj gëzim të pëjetëshim, ngazullim breza pas brezash.
16 Edhe do të pish klumështin’ e kombavet, edhe do të pish sisat’ e mbëretëret, edhe do t’e njohsh se unë Zoti jam Shpëtimtari yt, edhe Shpërblimtari yt, i Forti i Jakovit.
17 Ndë vënt të ramit do të bie ar, e ndë vënt të hekurit do të bie argjënt, e ndë vënt të drusë ram, e ndë vënt të gurëvet hekur; edhe do të bënj krerët’ e tu paqsim, edhe kujdestarët’ e tu dreitëri.
18 Nukë do të dëgjonetë më shtrëngatë ndë dhet tënt, të shkretuar’ e prishëje ndër sinoret të tua, po do të kluanjç muret’ e tu Shpëtim, edhe portat’ e tua Lavdurim.
19 Nukë do të jetë më te ti dielli për dritën’ e ditësë, as hëna nukë do të ndriçonjë me ndriçimin’ e saj, po Zoti do të jetë te ti drit’ e përjetëshime, edhe Perëndia yt lavdia jote.
20 Dielli yt nukë do të perëndonjë më, as hëna jote nukë do të shteretë; sepse Zoti do të jetë drita jote e përjetëshimeja, edhe dit e zisë s’ate do të mbaronenë.
21 Edhe gjëndëja jote (do të jenë) të gjithë të dreitë, do të trashëgonjënë dhenë për kurdo, dega e bimësë s’ime, puna e duaret mia, që të lëvdonem.
22 Më e vogëla do të bënetë një milë, edhe më e paka, komb’ i fortë; unë Zoti do të shpejtonj këtë pas kohës’ ati.
KREI 61
1 Frym’ e Zotit Perëndisë (është) mbi mua, sepse Zoti më leu (me val) që t’u ap zën’ e mirë të vobegjet; më dërgoi të shëronj ata që kanë thyerë zemrënë, t’u leçit të liruarë skllefvet, edhe të hapurë burgu të lidhuret,
2 që të leçit vitin’ e pëlqyerë të Zotit, edhe ditën’ e të nxierrit zemërim të Perëndisë t’ënë; që të ngushullonj gjith’ ata që mbanë zi;
3 që të vë ndër ata që mbanë zi ndë Sionë, t’u ap atyre bukuri ndë vënt të hirit, val gëzimi ndë vënt të zisë, stoli lavdurimi ndë vënt të frymësë purtimit, që të kluhenë drunj dreitërie, bim’ e Zotit, për lavdi.
4 Edhe do të ndërtonjënë përsëri të shkretuarat’ e vietëra, do të ngrenë gërmadhat’ e vietëra, edhe do të përtërinjënë qytetet’ e shkretë, që kanë qënë shkretuarë breza pas brezash.
5 Edhe komba të huajë nukë do të rrinë, e të kullosënë tufatë tuaja, edhe të bijt’ e kombavet huajë (do të jenë) bujqitë tuaj, edhe vëreshtorëtë tuaj.
6 Po ju do të kluhi priftërit’ e Zotit, do t’u thonë Punëtorët’ e Perëndisë t’ënë, do të hani të mirat’ e kombavet, edhe do të mburri ndë lavdit t’atyreve.
7 Për turpëjenë tuaj (do të kini) dy piesë, edhe (ndë vënt) të turpëjesë do të kenë gëzim ndë trashëgim të tyre, andaj do të trashëgonjënë dy piesë ndë dhet të tyre; gëzimi i përjetëshim do të jetë ndër ata.
8 Sepse unë (jam) Zoti që dua dreitëri, që mërzit rrëmbim e të paudhë, edhe do t’ua shpaguanj punën’ atyre me besë, edhe do të bënj dhiatë të përjetëshime mb’ ata.
9 Edhe farës’ atyreve do t’i dalë zëri ndë mest të kombavet, edhe djemvet atyreve ndë mest të gjëndëjevet gjithëkush t’i shohë ata, do t’i njohë se janë fara që ka bekuarë Zoti.
10 Do të gëzonem fort për Zonë, do të më gëzonetë shpirti për Perëndinë t’im, sepse më veshi me rrobë shpëtimi, edhe më vuri sarkë dreitërie, posi dhëndërr të hieshim me mitrë, edhe posi nuse të stolisurë me stolit’ e saja shumë të nderëshimetë.
11 Sepse sikundrë dheu nxier barin’ e ti, edhe sikundrë kopështi nxier ato që janë mbiellë nd’ atë, kështu Zoti Perëndia do të bënjë dreitërinë edhe lavdurimnë të mbinjënë përpara gjithë kombavet.
KREI 62
1 Nukë do të pushonj për Sionënë, edhe nukë do të prëhem për Jerusalimënë, gjersa të dalë dreitëria e asaj posi ndriçim, edhe shpëtim i asaj posi llambadhe e dhezurë.
2 Edhe kombatë do të shohënë dreitërinë tënde, edhe gjithë mbëretëritë lavdinë tënde, edhe do të kluhesh me emërë të ri, që do ta kluanjë gola e Zotit.
3 Edhe do të jesh kurorë lavdie ndë dorë të Zotit, edhe kurorë mbëretërie ndë pëllëmbë të Perëndisë tënt.
4 Nukë do të kluhesh më e Lënë, as dheu yt nukë do të kluhetë më i Shkretuarë, po do të kluhesh Pëlqimi im (është) nd’ atë; edhe dheu yt, i Martuari, sepse të pëlqeu Zoti, edhe dheu yt do të jetë martuarë.
5 Sepse (sikundrë) dialoshi martonetë me vashë, (kështu) t’ët-bij do të rrinë bashkë me ty; edhe (sikundrë) dhëndërri gëzonetë për nusenë, (kështu) Perëndia yt do të gëzonetë për ty.
6 Vura ronjës mbi muret të tu, o Jerusalimë, (të cilëtë) kurrë s’kanë për të pushuarë, as ditë as natë; ju sa thërritni Zotinë, mos kini pushim.
7 Edhe mos i epni ati të prëjturë, gjersa të vërë, gjersa të bënjë Jerusalimënë lavdurim mbi dhet.
8 Zoti bëri be mbë të diathtët të ti, edhe mbë krahun’ e fuqisë ti: S’ kam për t’u dhënë më arëmiqet mi grurinë t’ënt për ushqim, edhe të bijt e kombavet huajë nukë do të pinë verënë tënde, që u mundove për atë,
9 po ata që korrënë do t’e hanë atë, edhe do të lavduronjënë Zonë; edhe ata që vielënë do t’e pin’ atë ndër avllit të shënjtërisë s’ime.
10 Shkoni, shkoni ndëpër portat, bëni gati udhën’ e gjëndëjesë, ndreqni, ndreqni udhënë, hithni tej gurëtë, ngreni flamure ndër gjëndëjet.
11 Na Zoti tek leçiti gjer mb’ anët të dheut: Thojni së bilësë Sionësë: Na Shpëtimtari yt tek po vien, na paga e ati tek (është) bashkë me atë, edhe pun’ e ati përpara ati.
12 Edhe do t’i kluanjën’ ata Gjëndëj’ e shënjtëruarë, e Shpërblyer’ e Zotit, edhe ti do të kluhesh e Kërkuarë, jo Qytetëj’ e lënë.
KREI 63
1 Kush (është) ky që po vien nga Edhomi, me rroba të kuqe nga Bozraha, ky i lëvduarë ndë stoli të ti, që ecën ndë madhërit të fuqisë ti? Unë që flas me dreitëri, i fortë për të shpëtuarë.
2 Përse (ësht’) e kuqe stolia jote, edhe rrobat’ e tua posi t’ati që shkel ndë koritët?
3 E shkela vetëmë koritënë, edhe asndonjë nga gjëndëjetë nukë qe bashkë me mua; edhe i shkela ata ndë zemërimit t’im, edhe u rash’ atyre me shqelm ndë mërit t’ime; edhe gjaku i atyreve spërkati rrobat’ e mia, edhe ndraga gjithë stolinë t’ime.
4 Sepse dita e të nxierrit zemërim (ishte) ndë zemëret t’ime, edhe e harriu viti i të shpërblyerëvet mi.
5 Edhe vështrova përqark, edhe s’kish kush të ndihte; edhe u çudita se s’kish kush të mburonte, andaj krahu im punoi shpëtim për mua, edhe zemërata ime ajo më mbajti.
6 Edhe shkela gjëndëjetë ndë zemërim t’im, edhe i dejta ata nga zemërimi im, edhe sbrita gjakun’ e atyreve ndë dhet.
7 Do të zë n’gojë përdëllimet’ e Zotit, lavdurimet’ e Zotit, gjithë sa na bëri Zoti, e të mirën’ e madhe mbë shtëpit të Israilit, që dëfteu ndër ata pas përdëllimit ti.
8 Sepse tha: Me të vërtetë këta (janë) gjëndëja ime, djem që nukë do të gënjenjënë, edhe qe Shpëtimtari i atyreve.
9 Shtrëngohej për gjithë shtrëngatat’ e atyreve, edhe ëngjëlli i të çfaqurit ati i shpëtoi ata; ay shpërbleu ata ndë dashuri të ti, e ndë përdëllim të ti, edhe i ngriti ata, edhe i barti ata gjithë dit e jetësë.
10 Po ata nuk’ u bintnë, po hidhëruanë frymën’ e ati të shënjtëruarënë, përandaj u këthye kaqë sa të bënet’ arëmiku i atyreve, ay i lëftoi ata.
11 Atëherë kujtoi dit e lashta, Moisinë gjëndëjen’ e ti, (e tha): Ku ësht’ ay që i hipi ata nga deti, bashkë me barin’ e tufësë ti? Ku (ësht’) ay që vuri frymën’ e ti të shënjtëruarënë ndë mest t’atyreve?
12 Ay që u hoqi udhënë (atyre) me anë të së diathtësë Moisiut, me krahun’ e ti të lavduruarinë, ay që çau ujëratë përpara atyreve, që të bënte për vetëhen’ e ti emërë të përjetëshim?
13 Ay që u hoqi udhën’ atyreve ndëpër thellësirët, posi kal ndëpër shkretëtirët, pa penguarë?
14 Fryma e Zotit i prëjti ata, posi shtëzë që sbret ndë grykët, kështu i hoqe udhënë gjëndëjesë s’ate, që bënje për vetëhenë tënde emërë të lëvduarë.
15 Shtierë sytë nga qielli, edhe shih nga të ndenjurit’ e shënjtërisë s’ate e lavdisë s’ate: ku (është) zëlia jote edhe fuqia jote, shumica e përdëllimit tënt e të ardhuravet keq të tua? M’u mbyllnë?
16 Vërtet ti je Ati ynë, ndonëse Avraami nukë na di, edhe Israili nukë na njeh; ti, o Zot, je Ati ynë, Shpërblimtari ynë (ësht’) emëri yt që ndë jetët (të jetëvet).
17 Përse na le, o Zot, të humbasëm’ udhët’ e tua, edhe të ashpërojmë zemërënë t’onë, kaqë sa të mos të kemi frikë? Këtheju për shërbëtorët’ e tu, për farat’ e trashëgimit tënt.
18 Posi një plaçkë të vogëlë pushtuanë gjëndëjenë tënde të shënjtëruarënë; kundrështarëtë t’anë shkelnë shënjtërorenë tënde.
19 U bëm (posi ata) që nuk’ i urdhërove kurrë, as nuk’ u kluajit emëri yt mbi ata.
KREI 64
1 Makar të çanje qiejetë, e të sbrisje, të shkriheshinë maletë ndë të çfaqurit t’ënt,
2 posi zjarri që diek dushnjezatë, posi zjarri që bën ujëtë (të valonjë), që të bënet’ emëri yt i njohurë ndër arëmiqt’ e tu, t’i marrë frika kombatë ndë të çfaqurit t’ënt!
3 Kur bëre punëra të frikëshime, që nuk’ i prisim, sdërrmove, edhe malet’ u shkrinë ndë të çfaqurit t’ënt.
4 Sepse që jetet (njerëzia) nukë xunë, veshët’ e atyreve nukë dëgjuanë, syt’ e atyreve nukë panë Perëndi përveç teje, t’u bënte (të tilla) atyreve që e thërresënë.
5 I del përpara ati që gëzonet’ e punon dreitëri, atyreve që të kujtonjënë ndër udhët të tua; na ti tek u zemërove, sepse neve fëlyem, të kishim mbeturë ndër ato, do të shpëtonim?
6 Vërtet të gjith’ u bëm si gjë e ndyrë, edhe gjithë dreitëria jonë (është) posi rrob’ e ndragëtë, përandaj të gjithë ram posi fletë, edhe panomitë t’ona na rrëmbyenë posi era.
7 Edhe s’ka kush thërret emërinë tënt, ay që ngrihetë të zihetë prej teje, sepse fshehe faqenë tënde prej nesh, edhe na vdore, me anë të dorësë panomivet t’ona.
8 Po tashi, o Zot, ti je Ati ynë, neve (jemi) balta, edhe ti Gatonjësi ynë, edhe të gjithë jemi pun’ e dorësë s’ate.
9 Mos u zemëro fort, o Zot, as mos kujto kurdo panominë; edhe tashi vështro, të lutemi: të gjithë (jemi) gjëndëja jote.
10 Qytetet’ e tu të shënjtëruaritë u bënë të shkretë, Siona u bë e shkretë, Jerusalima u shkretua.
11 Shtëpia e shënjtëruara jonë edhe e bukura jonë, që të lavduronin’ atëritë t’anë nd’ atë u doq ndë zjarr, edhe gjith’ ato që (ishinë) të dashura ndër ne u vduarrë.
12 A do të mbaç vetëhenë tënde ndër këto, o Zot? A do të pushojsh, edhe do të helmojsh fort?
KREI 65
1 U kërkuashë nga ata që nukë pyesënë (për mua); u gjënçë nga ata që nukë më kërkonjënë. Thashë: Na tek jam unë, na tek jam unë te një komp që nukë kluhetë mb’ emërit t’im.
2 Ndejta duart’ e mia gjithë ditënë te një gjëndëje që nukë bindetë, që nuk’ ecën mb’ udhë të mirë, pas mendimevet tyre;
3 një gjëndëje që më ndes kurdo përpara syvet mi, që bën kurban ndër qipështëra, edhe thimias mbi pëqisa,
4 tuke mbeturë ndër varre, e tuke shkuarë natënë ndër vënde të fshehurë; tuke ngrënë mish derri, edhe ndër enë të tia (ka) lënk (kafshësh) të ndyra;
5 tuke thënë: Lark meje, mos më piq, sepse jam më shënjt se ti. Këta (janë) tym ndër fejet të hundësë s’ime, zjarr që digjetë gjithë ditënë.
6 Na (tek është) shkruarë përpara meje: Nukë do të pushonj, po do t’ua shpaguanj, po do t’ua shpaguanj ndër gjinjt t’atyreve,
7 panomitë tuaja, edhe panomit’ e atërëvet tuaj bashkë, thotë Zoti, të cilëtë thimiasënë mbi malet, edhe më vlasfimisnë mbi kodrat, përandaj do t’ua lanj atyre punërat’ e para ndër gjinjt t’atyreve.
8 Kështu thotë Zoti: Sikundrë thonë, kur gjëndetë musht ndë rrusht: Mos e prish atë, sepse (është) bekim nd’ atë, kështu kam për të bërë për shërbëtorët’ e mi, që të mos i shuanj të gjithë.
9 Edhe do të nxier farë prej Jakovit, edhe trashëgimtar prej Judhësë nga malet’ e mi; edhe të sgjedhurit’ e mi do të trashëgonjën’ ato, edhe shërbëtorët’ e mi do të rrin’ atie.
10 Edhe Sharona do të jetë vath’ e tufavet, edhe vërria e Ahorit vënt për të prënjturë loparëtë për gjëndëjenë t’ime që më kërkon.
11 Po juve që keni hequrë dorë nga Zoti, që keni harruarë malinë t’im të shënjtëruarinë, që bëni gati truvezë për Gadinë, edhe i bëni kurban të spërkaturë Menit,
12 do t’u numëronj juve për thikë, edhe të gjithë do të kurrusi për të therë, sepse thërrisnjam, e nukë përgjigjeshitë, flisnjam, e nukë dëgjonitë, po bënitë të keqenë përpara meje, edhe sgjidhit’ atë që nukë më pëlqente.
13 Përandaj kështu thotë Zoti Perëndia: Na shërbëtorët’ e mi tek do të hanë, e ju do t’urëtoni; na shërbëtorët’ e mi tek do të pinë, e ju do të kini et; na shërbëtorët’ e mi tek do të gëzonenë, e ju do të turpërohi;
14 na shërbëtorët’ e mi tek do të brohorinjënë me gëzim, e ju do të klithni ndë të dhëmburit të zëmërësë, e do t’ulurini nga shtrëngimi i frymësë.
15 Edhe do t’u lini emërinë tuaj të sgjedhuret mi për mallëkim, sepse Zoti Perëndia do të vrasë, edhe do të kluanjë shërbëtorët’ e ti me tiatër’ emërë,
16 që të lumëronjë vetëhen’ e ti për Perëndin’ e së vërtetësë ay që lumëron vetëhen’ e ti mbi dhet; edhe të bënjë be mbë Perëndin’ e së vërtetësë ay që bën be mbi dhet, sepse shtrëngimet’ e parë u harruanë, edhe sepse u fshehnë nga syt’ e mi.
17 Sepse na tek po ndërtonj qieje të ri, edhe dhé të ri, edhe nukë do të përmëndenë të parëtë, as nukë do të bienë ndër mënt.
18 Po gëzohi e ngazullohi kurdo (për atë) që ndërtonj, sepse na tek po ndërtonj Jerusalimënë (për) gëzim, edhe gjëndëjen’ e asaj (për) gas.
19 Edhe do të gëzonem për Jerusalimënë, edhe do të ngazullonem për gjëndëjenë t’ime, edhe nukë do të dëgjonetë më zë të klari nd’ atë, edhe zë të klithuri.
20 Nukë do të jetë më atie foshnje e vogëlë, as plak që të mos ketë mbushurë (plot) dit e tia, sepse diali ka për të vdekurë një qint vieç, edhe kush është një qint vieç faltuar do të jet’ i mallëkuarë.
21 Edhe do të ndërtonjënë shtëpi, e do të rrinë, edhe do të vënë vëreshtë, edhe do të hanë pemën’ e atyreve.
22 Nukë do të ndërtonjën ata, e të rrijë tietërë; nukë do të mbëltonjën’ ata, e të hajë tietërë, sepse dit e gjëndëjesë s’ime (janë) posi dit e drurit, edhe të sgjedhurit’ e mi do të vietëronjënë punën’ e duaret tyre.
23 Nukë do të mundonenë kot, as nukë do të bënjënë djem për prishëje, sepse është far’ e të bekuaret Zotit, edhe djemt’ e djemvet atyre bashkë me ata.
24 Edhe përpara se të thërrasënë, unë do të përgjegjem; edhe ata kur flasënë, unë do të gjegjem.
25 Ulku edhe qëngji do të kullosënë bashkë, edhe leoni do të hajë kashtë posi kau, edhe buk’ e gjarpërit (do të jetë) dheu; mbë gjithë malinë t’im të shënjtëruarinë nukë do të bënjënë dëm as prishëje, thotë Zoti.
KREI 66
1 Kështu thotë Zoti: Qielli (është) froni im, edhe dheu ndënëkëmbëja e këmbëvet mia; cila është shtëpia që do të ndërtonitë për mua? Edhe cili është vëndi i të prëjturit t’im?
2 Sepse dora ime i bëri këto të gjitha, edhe u bënë këto të gjitha, thotë Zoti, cilinë pra do të vështronj? Të vobegunë, të thyerinë ndë shpirt, edhe atë që trembetë nga fiala ime.
3 Po ay që ther ka, (është posi) ay që vret njeri, ay që bën kurban qënq, (posi) ay që pret qafë qëni; kush bie dhuratë brumërash, (posi ay që bie) gjak derri, kush tymon me thimiamë, (posi) ay që bekon idhullë. Po, ata sgjothnë udhët’ e tyre, edhe shpirti i atyreve pëlqen të ndyrat’ e atyreve.
4 Edhe unë pra do të sgjeth ato që janë për prishëjen’ e atyreve, edhe do të bie mbi ata ato që kanë frikë, sepse thërrisnjam, edhe asndonjë nukë përgjegjej, flisnjam, edhe asndonjë nukë dëgjonte, po bëninë të keqenë përpara meje, edhe sgjidhin’ atë që nukë më pëlqente.
5 Pa dëgjoni fialën’ e Zotit, ju që trembi nga fiala e ati: Vëllezëritë tuaj, që u mërzitnjënë juve, e u sbonjënë juve për punë të emëritë t’im, thanë: Le të lëvdonetë Zoti, po ay do të duketë për gëziminë tuaj, e ata do të turpëronenë.
6 Zë klithme po vien nga qyteti, zë nga tempulli, zëri i Zotit që po nxier zemërimnë mbi arëmiqt të ti.
7 Pa dhëmburë barku polli, pa ardhur’ asaj të dhëmburatë, u lirua edhe polli mashkull.
8 Kush ka dëgjuarë të tillë punë? Kush ka parë të tilla? A do të pillte dheu për një ditë? A do të lintte komp sakaqëherash? Po Sionësë posa i erthnë të dhëmbura barku, polli djemt’ e saj.
9 Unë që bie ndë piellëjet a nukë do të kishnjam bërë të pillte? thotë Zoti. Unë që bënj të piellënë, a do të mbyllnjam (shtratnë)? thotë Perëndia yt.
10 Gëzohi bashkë me Jerusalimënë, edhe ngazullohi bashkë me atë ju që doni atë; gëzohi me gëzim bashkë me atë ju të gjithë që mbani zi për atë,
11 që të pini sisë, e të ngosi nga gjinjt’ e ngushullimevet asaj, që të pini sisë e të kënaqi ndë shumicët të lavdis’ asaj.
12 Sepse kështu thotë Zoti: Na tek do të këthenj paqsimnë te ajo posi lum, edhe lavdin’ e kombavet posi purrua që vërshon; atëherë do të pini sisë, do të mbahi mbi brinjt, edhe do të përgëzohi mbi gjunjt (t’asaj).
13 Posi dialë që ngushullon e ëma, kështu do t’u ngushullonj unë juve, edhe do të ngushullohi ndë Jerusalimë.
14 Edhe do të shihni, edhe zemëra juaj do të gëzonetë, edhe eshtëratë tuaja do të lulëzonjënë posi bari, edhe dor’ e Zotit do të njihetë ndër shërbëtorët’ t’ati, edhe zemërata ndër arëmiqt t’ ati.
15 Sepse na Zoti tek do të vinjë me zjarr, edhe qerret’ e ati (do të jenë) posi erë shtiellëje, që të bierë zemëratën’ e ti me vrundullë, edhe qërtimin’ e ti me flakë zjarri.
16 Sepse me zjarrin’ e Zotit, e me thikën’ e ati do të gjukonetë ç’do trup, edhe të vrarët’ e Zotit do të jenë shumë.
17 Ata që shënjtëronen’ e qëronenë ndër qipështrat, (njëri) pas tiatrit, çfaqurazi, tuke ngrënë mish derri, edhe të ndyrat, edhe minë, këta do të tretenë bashkë, thotë Zoti.
18 Sepse unë (di) punët’ e atyreve, edhe mendimet’ e atyreve, edhe po vinj të mbëleth gjithë kombatë edhe gluhatë, edhe do të vinjënë, e do të shohënë lavdinë t’ime.
19 Edhe do të vë një shenjë ndë mest t’atyreve, edhe ata që kanë shpëtuarë nga ata do t’i dërgonj ndër kombat, (ndë) Tarshishë, (ndë) Pullë, e (ndë) Lludë, të cilëtë heqënë hark, (ndë) Tuball, e (ndë) Javan, (ndër) dheujëzat të larga, që s’kanë dëgjuarë zënë t’im, as s’kanë parë lavdinë t’ime, edhe do të leçitnjënë lavdinë t’ime ndë mest të kombavet.
20 Edhe do të bienë gjithë vëllezëritë tuaj prej gjithë kombavet për dhuratë te Zoti, mbi kuaj, e mbi qerre, e mbi shtretra, e mbi mushka, edhe mbi shtëzë të shpejta, ndë malt t’im të shënjtëruarinë, ndë Jerusalimë, thotë Zoti, posi djemt’ e Israilit që bienë dhuratënë prej brumërash nd’ enë të qëruarë mbë shtëpit të Zotit.
21 Po do të marr nga ata edhe priftërë e Levitë, thotë Zoti.
22 Sepse posi qiejet’ e ri edhe dheu i ri që do të bënj, do të mbetenë përpara meje, thotë Zoti, kështu do të mbetetë fara juaj edhe emëri juaj.
23 Edhe që nga hën’ e re mbë tiatrënë, edhe që nga savvata gjer mbë tiatrënë, ç’do kurm do të vinjë që të faletë përpara meje, thotë Zoti.
24 Edhe do të dalënë, e do të shohënë kërmat’ e njerëzet, që shkelnë porositë kundrë meje, sepse krymbi i atyreve nukë do të ngorthnjë, edhe zjarri i atyreve nukë do të shuhetë, edhe do të jenë të ndohëtë mbë ç’do kurm.
——————
2020-03-15: Copyright – Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë