Përderisa himnet e ditëve të javës gjatë periudhës së kreshmëve nuk janë përkthyer në shqipe, po sjell për të interesuarit përkthimin e një teksti, i cili në fund mund të lexohet edhe anglisht, për të paraqitur thelbin dhe frymën e kësaj jave në adhurimin dhe spiritualitetin tonë, me autor një nga teologët më të mëdhenj ortodoksë të shekullit të 20-të, Sergei Bulgakov (fragment).

* * *
Këtë javë Kisha jonë e shenjtë, ashtu si në javët e kaluara, na frymëzon me domosdoshmërinë për t’i blatuar “Krishtit, Perëndisë tonë”: “dhurata të këndshme”, “një kreshmë të pastër dhe mospërfillje ndaj së keqes”, “vetëpërmbajtje në zemërim, rrëmbim dhe çdo mëkat”, “lotë dhe lutje për të punuar me dhembshuri ndaj të tjerëve dhe me qëndrim reflektues në jetë, me mendime të drejta dhe pastërti në jetë”.

Në veçanti, Kisha e shenjtë na bën thirrje për të shmangur disa ushqime, sepse ato “lindin pasione”, dhe ta duam kreshmën si “nënën e virtyteve”, duke e kthjelluar, se “nëse është e mirë, nëse është e madhe, nëse është hir i dhënë nga Perëndia “, është vërtet agjërim.

“Le ta duam agjërimin”, këndon Kisha e shenjtë, sepse ai “tkurr pasionet këmbëngulëse të shpirtit dhe na jep forcë për të bërë veprat e Perëndisë; e bën mendjen tonë të ngjitet në qiell dhe na bën të fitojmë faljen e mëkateve tona”.

“Duke agjëruar, Elisha ia ktheu të gjallë gruas shunamite fëmijën e saj”, “Danieli në kafaz i zbuti shtazët e egra me pamjen e përkorjes: le t’i mposhtim pasionet duke agjëruar, sepse kjo forcon trupin, dhe ndriçon mendjen dhe zemrën”.

Së bashku me këtë, gjatë gjithë ditëve të kësaj jave, Kisha e shenjtë i lutet Zotit që Ai të na japë të shohim Kryqin e tij. “Me trupin tonë të pastruar nga vetëpërmbajtja”, thërret Kisha e shenjtë, “dhe shpirtrat tanë të ndriçuar me lutje, o Zot, jepna të shikojmë Kryqin tënd të shenjtë dhe të nderuar” dhe “t’i falemi të padënuar me drojë dhe dashuri”, “ta puthim me buzë të papërlyera”, “në psalme dhe këngë le të festojmë dritën”, “në ndriçimin tonë”.

Me një mënyrë të tillë, java a tretë vijon në thelb si një lloj parafeste për Kryqin e Zotit.

Sergei V. Bulgakov (Përktheu At Foti Cici)
26 mars 2019

——————————————————-

THE THIRD WEEK OF GREAT LENT

By Sergei V. Bulgakov

In this week our Holy Church, as in the past weeks, inspires us with the necessity to offer to “Christ our God”; “gifts that are pleasing”, “a pure fast and abstinence from evil”, “abstention from anger, wrath, and every sin”, “tears and prayers to work of compassion and to a contrite way of life, to upright thoughts and a pure way of life”.

In particular the Holy Church, calling us to avoid foods, as the “begetter of passions”, and to love fasting as “the mother of virtues”, in detail it opens, “if it is good, if it is great, if it is grace given by God”, it is a fast.

“Let us love the fast”, sings the Holy Church, “it makes the stubborn passions of the soul to wither, and gives us strength to do the works of God; it makes our mind ascend to heaven and gains for us the forgiveness of our sins.” By fasting, Elisha gave back to the Shunnamite her child alive”, Daniel in the den tamed the wild beasts with the muzzle of the abstinence: let us also subdue the passions by fasting”, “for this strengthens the body, and illuminates the mind and heart”.

Together with this during all the days of this week the Holy Church prays to the Lord that He grant us to see his Cross. “With our flesh cleansed by abstinence”, cries he Holy Church, “and our souls enlightened by prayer, o Lord, grant us to look upon Thy holy and honorable Cross” and “to reverence it uncondemned with fear and love”, “to kiss it with undefiled lips”, “in psalms and songs let us celebrate the light”, “in our illumination”. In such a way it follows that the third week is essentially a sort of Forefeast to the Cross of the Lord.