JÉNAR

 

 

1. – RÉTHPRÉSJA É ZOTIT TONE JÉSU KRISHT. BASIL’ I MATH.

Pas Pérendia eshte Zoti, thuhét dy hére Tropar’ i Shen-Basilit:

 

TINGELL I.

NE MENGJÉS.

 

 

Me têre dhène dolli émeri yt qe priti fialen têndé, mé te cilen dogmatisé hyjerisht, madherové natyren é gjêravé, stolisé zakonét é njéresvé. Kryéprift Basil, Ate oshenar, nermjétô té Krishti Pérendia te shpetohén shpirtét tona.

Pastaj i se krémtés:

 

TINGELL I.

 

 

Fytyre te njérezishmé moré pa-ndryshuar, dyké qêne Pérendî nga subshtanca, ô Zot meshireplot; dhé dyké mbushur, qe te pushosh érresiren dhé te perhéqesh mbulésen é pasionévé tona. Lavdî miresise s’ até, lavdî dhempsherise s’ até, lavdî dénjimit tênt te pa-tréguar, ô Fiale.

Qe préj dialerise s’ imé. Parevark:

Goja imé do te flase urtesî. Degjoni ketô te gjithe kombét.

UNGJILL’ I MENGJÉZIT. (Shih Ungjillin é Mengjézit te Shen-Kollit, 6/ Dhjétor.)

Psalm 51 pa zê, pastaj: Lavdî.

Mé nermjétimét é Kryépriftit, ô meshireplot …

TANÎ. – Mé nermjétimét é Hyjlindesés …

Perdellyés, perdellè-me, ô Pérendî …

 

TINGELL T. II.

 

 

U-perdèrth hiri ne buzet é tua, ô Ate oshenar, dhé u-bêré barî i Kishes se Krishtit, dyké mesuar dhênt’ é aresyshmé te bésojne Trinin’ é bashkeqênurshmé me nje Hynî.

 

Shkurtoré.

 

 

U-trégové thémélî é patundur é Kishes, dyké u ‘blatuar te gjithevé asyl, dyké shiluar zoterimin tênt mi njérezit mé doktrinat é tua, qiéll-foles Basil oshenar.

 

Oikos.

 

 

Kratér’ i témpérénces, goja é urtesise, dhé théméli’ é dogmavé, Basil’ i Math, u vétetin te gjithevé menderisht; éni pra te qendrojme té shtepi’ é Pérendise, dyké é shikuar nxéhterisht, te defryér préj çudivé te tij, dhé te shkelqyér nga drit’ é tyré, lé te ngrohémi préj frymes paqesoré te jétes, dyké imituar bésen, nxéhtesine dhé perunjesin’ é tij; mé te cilat u-deftyé mé te vertéte shtepî Pérendié; te cilin dyké thirrur é hymnojme; Hyjfoles Basil oshenar.

Sot, te 1-ren é Jénarit lusim Réthprésjén misherishté te Zotit dhé Pérendise dhé Shpetimtarit tone Jésu Krisht.

Gjithe sot, lusim Atin tone nermjét Shentoret, Basilin é Math, kryépéshkopin é Qésarise se Kappadoqise.

Gjithe sot deshmori Shen-Théodot thérét mé shpate.

Gjithe sot, Shen-Grégori, At’ i Shen-Grégor Théologut, mbaron ne paqe.

Mé nermjétimét é tyré, ô Krisht Pérendî, meshirô-na dhé shpetô-na. Amen.

Zbritesoré thuhén atô te Ujit te Békuar, qe te dyja.

 

KÊNGA IX.

TINGELL I.

 

 

Madheshtô, ô shpirti im, mê te ndérçimén nga ushterite siper.

O Virgjerésh’ é békuar, qe trupesové pa trégim mé gjî virgjeror Pérendine, yllin qe lindi para Diéllit, dhé zbriti ne dhè mé trup, ty ô Hyjlindesé, po te madhestojme.

Madheshtô, ô shpirti im, atê qe u-réthprè mishterisht pas ligjes.

O Virgjerésh’ é békuar …

Madheshtô, ô shpirti im, atê qe mori réthprésjé me diten é tétte.

Kristhi, dyké kapercyer konditat é natyres njérezoré, lindét çuditerisht préj Virgjeréshes dhé, sikunder, urdheron létra ligjesoré, réthpritét misherisht dhé trégohét ruajtes i ligjes.

Sot u-réthprè misherisht Zoti dhé u-quajt Jésu.

Eni te krémterojme ne shenterî émerorét é lavderuara te Zotit Krisht; sé sot quhét Jésu hyjerisht; dhé mé ketê dhé kujtimin é kryépriftit po madheshtojme.

Madheshtô, ô shpirti im, Basilin é math nermjét kryépriftijvé,

Si délé bésniké é kryébariut Krisht, ô Basil, vajté pas gjurmavé jétepruresé; sé é shpetové shpirtin tênt préj shtyranit, dyké rézikuar trimerisht per Kishen, ô Ate i gjithlumur.

Madheshtô, ô shpirti im, Basilin é Math préj Qésarise.

Kur pâ ndertésen é pershénte te Kishes se Krishtit te stolisur préj kryépriftise s’ até, ô i urte, shtyrani pérnikosh râ poshte si rrufè-goditur; sé nuke duroj dot çkelqimin é Shpirtit té ty, ô Basil.

Lavdî. – Madheshtô, ô shpirti im, fuqin’ é Hynise se triqênurshme dhé se pandare.

U-vléresové per kathédren é Apostujvé, per vallét é athloforevé, per ténden é patrikevé te Krishtit, per defrimin é te dréjtevé dhé per shoqerin’ é Profétevé, ô Basil; sé u-bêré dishépull i Hyjlindesés dhé adhurator i Trinise.

Tanî. – Madheshtô, ô shpirti im, atê qe na çperbléu préj mallkimit.

Ay qe shtégon te lartat mé ujera, Zoti vétem, qe i mban frérin détit, dhé than avushat, préj téjé mori trup, ô é Qashter dhé préj Béthléhémit shpéjton té Jordani per t’ u-pagezuar.

Te dy kêngat IX te Zbritesorévé te Ujit te Békuar.

 

Dergimesoré.

 

 

Pas: En penvmati to iero.

Nga dashuri’ é filosofise réthprévé, ô Ate, mbulésen é shpirtit tênt dhé u-rrefévé ne bote si diéll mé çudira dhé shkelqévé mendjét é bésnikevé, ô Hyjmendes, adhurator i Trinise, dhé dishépull i Hyjlindesés.

Réthpritét misherisht ay qe ruajti ligjen, si foshnje téte ditsh, Krijétari i jétevé; dhé mé shpergij peshtillét si njérî dhé ushqéhét mé qumusht Pérendia qe permban gjithesine dhé é régullon mé fuqî te pakufishmé.

 

LAVDERIMÉ.

 

 

Pas: Heris askitikôn; – T. T. I.

Réthprésje duron misherisht ay qe lindi si Fiale préj Atit pa trégim, pa présjé é pa riédhjé, préj Pérendié Pérendî, dhé rri mé Hynine é pa-ndryshuare; prandaj, pas ligjes, ay qe eshte permi ligjen, préj mallkimit te ligjes te gjithe i çperblén édhé na dhuroj békimin qe lartazi. Prandaj dyké perlevduare, dénjimin é tij te permibardhe hymnojme dhé mirenjojtjén lavderojme, dyké iú-lutur t’ u apre shpirtévé tona perdellimin é math.

Bir Pérendié natyrisht, mé perlindjén é pagezimit te hyjeshme, Birin é Pérendise dhé Fialen para jétevé, te bashkeqênurshmé mé Atin é trégové, ô Oshenar; dhé mbeçélé gojerat é hérétikevé te paturpeshme mé shkelqimin é fialimévé têndé. Andajza dhé ne mbréterî banové te sipermé, dhé mbréteron mé Krishtin, mbrétin é vétem te natyreshme, q’ i perndan pasurisht botes perdellimin é math.

Brenda ne témpull qiéllor si kryéprift i shenteruar brenda hyn, préj vépres dhé théorise, dhé parimésh mé urtesî, si mé stolî te shénte i rréthuare; dhé tanî té Alltari i larte, ô Oshenar, qe prifteron dhé rri perpara Pérendise édhé çélébron méshen é palendeshmé, kujtô, ô i miredashur Basil i lumur, né qe po lusim kujtinim tênt te shénte é te ndéruare, dyké iú-lutur Krishtit, qe i fal botes perdellimin é math.

Basil i shenteruar gjitherisht, pas Pérendise kurdohére qe ne dialerî, i pershkelqyér mé urtesin’ é tij, é per-madherové diturin’ é gjêravé; dyké shpiéguar mé shkelqim é dyké tréguar mé urtesî, dhé dyké kujtuar urdherin é natyreshme si nje vépre diturié te hyjeshmé. Andajza ty, hyjfolesin dhé miéshterin é hyjeshme, posi diéll driteprures te Kishes, te leçitim, Krishtin dyké hymnuar, qe i fal botes perdellimin é math.

Lavdî: U-perdérth hiri (Shih mê siper). Tanî:

 

TINGELL T. IV.

 

 

Shpetimtari, nga meshira per gjindjén é njéresvé, dénjoj peshtjélljé shpergijsh; nuk i ardhi ndoht nga réthprésja misherishté te tétediteshmit nga Nêna, te paniseshmit nga Ati. Atî, ô bésnike, lé t’ i therrésim; Ti jé Pérendia jone, meshirô-na.

Doxologjî é madhé. Tropar’ i Shéntit.

 

NE MÉSHE.

 

 

Shpetô-na, ô i Bir’ Pérendise, qe u-réthprévé misherisht …

Troparé, para Hyrjes, Fytyre te njérezishmé, pas, gjith’ atê, te Shent Basilit dhé Shkurtorén é Réthprésjés.

Pas: I Parthénos siméron.

Zot’ i gjithesise, duron per névé réthprésjé dhé fajét é njéresvé i réthprèt si i mire; dhé i fal sot shpetimin gjithe botes; Gezohét pra me te lartat Shen-Basili, Kryéprift’ i Krijétarit dhé dishépull’ i Krishtit i hyjeshme.

 

APOSTULL.

 

 

Goja imé do te flase urtesî dhé meditàt’ é zemres s’ imé mençimerî. Degjoni ketô, gjithe kombét.
Kendimi préj Létres se Paulit ner Kolosianet .

Vellézer, shikoni mos ndodhét nonje qe t’ ju trushkéje mé anen é filosofise dhé rréjtjés se zbrazet, pas tradites se njéresvé, pas éléméntévé te botes, dhe jos pas Krishtit. Sé té ay banon gjithe plotesi’ é Hynise truperisht. Dhé bêhuni te plotte m’ atê, i cili eshte kréj i ç’ dô pushtéti dhé potéré; me te cilin u-réthpréte mé réthprésjé te padoregatuar, me çvéshjén é trupit te mekatévé te mishit, me réthprésjén é Krishtit, si u-varroste bashke mé ‘tê me pagezimin, me te cilin dhé u-ngjallte mé anen é béses se véperimit te Pérendise, i cili é ngjalli se vdékuresh.

 

UNGJILL (PAS LUKAJT).

 

 

M’ atê kohe, u-kthyén Barijte, dyké lavderuar é dyké ndéruar Pérendine per gjithe sa degjuan é pane, sikunder u-fol atyrévé. Dhé kur u-mbushne téte dite per te réthprére Dialin, u-quajt émer’ i tij JÉSU, qe u-émerua préj Engjellit para sé te zihéj ne bark. Dhé Diali rritéj é forcohéj ne shpirte, dyké u-mbushur mé urtesî; dhé hir’ i Pérendise ish mi ‘tê. Dhé Prinderit é tij shkojin per mot ne Jérusalem per te krémtén é Pashkes. Dhé, kur u-bê dymbedhjéte vjétsh, ata u-ngjitne ne Jérusalém, pas zakonit te se krémtés, dhé si u-mbraruan ditet, me te kthyér, mbéti diali Jésu ne Jérusalém; dhé Joséfi dhé é-êma nuke dijin. Po dyké kujtuar sé ish mé shoket é udhes, érdhe nje dite udhe; dhé é kerkojin neper gjirijte dhé te njohurit; édhé si nuk é gjétne, u-kthyén ne Jérusalém, dyké é kerkuar. Dhé pas tri ditsh, é gjétne ne Shénteroré ndenjur ne més te mesonjesvé é dyké i pyétur. Dhé mahniteshin gjithe sa é degjojin per sqojtesiren dhé pergjigjiét é tij. Dhé kur é pane, u habitne; dhé i thà atî é-êma; Bir, ç’ na bêre keshtu? ja yt-âte dhé une qe po te kerkojim mé pikellim. Dhé ay u tha; Persè me kerkonit? Nuke dijit qe duhét te jém ne punet é t’ im-éti? Po ata nuk kuptuan fialen qe e foli. Dhé zbriti bashke mé ‘tà dhé érdhi ne Nazarét; dhé ish i bindur ner ‘tâ. Dhé é-êma i ruanté gjithe ketô fiale ne zemre te saj. Dhé Jésuj perparonté ne urtesî é ne moshe è ne hir prane Pérendise dhé njéresvé.

Pastaj, Mésh’ é Shen-Basilit. Ne Diptychét kendohét kio Madheshtoré é Shentit:

Hyjfolesin é Krishtit, dishépullin é Zotit, yllin é ndriçim, Basilin é Math nga vend’ i Qésarise se Kappadokevé, te gjithe lé t’ a ndérojme.

 

KUNGATORÉ.

 

 

Lavderojéni Zotin préj qiéjvé.

Ne vent te Pame driten: «Fytyre te njérezishme».

2. – Parekrémtja é Epifanise. Silvéstri papa i Romes.
3. – Proféti Malachi. Deshmor Gordi.
4. – Mblédhja é 70 Apostujvé. Théokist oshenari.
5. – Deshmoret Théopémpt é Théona. Oshenarja Synklétike.
6. – EPIFANIA É SHÉNTE É ZOTIT DHÉ PÉRENDISE DHÉ SHPETIMTARIT TONE JÉSU KRISHT.

 

SHERBÉSAT

É TE KRÉMTÉVÉ T’ UJIT TE BÉKUAR.
E DIÉLA PARA UJIT TE BÉKUAR.

(Qe me 2-5 Jénar).

NE MENGJÉS.

 

 

Pas Pérendia eshte Zoti, thuhét Perleshoja é Tingellit, dhé pastaj, qe me 2-4 é para, dhé me 5 é dyta, nga ketô Parekrémtoré:

 

TINGELL IV.

 

 

Pas: Katéplagi Iosif.

Prégatitu, Zabulon, dhé stolisu, Néfthalim. Dhé ti, ô lume Jordan, qendrô dhé prit-é mé kercim Zotin qe vjén per t’ u-pagezuar. Ngazellohu, ô Adam, bashke mé Stergjyshén; mos fshihni vétén tuaj si ne Parrajse qe moti; sé, si ju pâ te çvéshur, u-fanès qe t’ ju véshe mé stolin’ é pare. Krishti u-fanès, têre kriésen dyké dashur te perserite.

Kthéhéj prape nje hére lumi Jordan préj gunes se Elishéut, kur Elia u-ngjit lart, dhé ndaheshin ujerat ketéj dhé andéjza; dhé u-bê per ‘tê stérè udha é ujeshmé, si i vertéte shtyp i pagezimit, mé te cilin shkojme patéken é rjédhur te jétes. Krishti u-fanès té Jordani per te békuar ujerat.

Békimtoré, Zbritesoré Zbuloj fundin é détit, Ungjill’ i Mengjézit, Mé te ndérçimén.

 

DERGIMESORÉ.

 

 

E se Diéles, pastaj kio:
Pas: « Ginékés akutisthité.»

Si do t’ te présin valat é lumit, ô njéridashes, qe bêré lumenj dhé dété nga é mos-qêna? Si do te guxoje te préke kryét tênt te pacinuar Pareréndesi, ô Zot? Hymnojme te drithteruar, ô Fiale, lartesin’ é perunjesise s’ até.

 

LAVDERIMÉ.

 

 

Kater te Tingellit, dhé kater Parekrémtoré. Ne rênte me 2-4, kendohén ketô:

 

TINGELL T. II.

 

 

Shkoni perpara, ô ushterira engjelloré, préj Béthléhémit ner valat é Jordanit. Dil perpara, ô Joan, dyké lêne shkrétetiren. Gezohu, ô lume, dhé stolisu. Dhé têre dhèu lé te ngazellohét. Krishti vjén te spastroje mekatin é Adamit, si meshireplot.

Mé gojera te qashtera dhé mé shpirté te kulluar éni mystikerisht, dyké shpéjtuar mé Krishtin préj Béthléhémit té Jordani, t’ i kendojme mé gezim gjithe faréfisét é dhèut, dyké thêne béserisht; I békuar jé, ô Pérendia jone qe ardhé, lavdî me ty.

I math é i frikshim eshte myshtéri, sé Pérendia u shembellén njéresvé, dhé pa njohur mekatin, kerkon sot te pagezohét préj Joanit té lumi Jordan. I békuar jé, ô Pérendia jone qe u-fanésé, lavdî me ty.

Krishti, lulja é Davidit, qe lindi préj Virgjeréshes, ardhi ner valat é Jordanit, per te lare mekatét é Stergjyshit mé ujera. Vallezô, ô Adam, defrè, ô Eve, ngazellohu, ô qiéll; ô popuj, lé te thémi; I békuar jé, ô Pérendia jone qe ardhé, lavdî me ty.

Ne rênte me 5, kendohén ketô:
Pas: Ikos tu Efratha.

Shikô, ô mbrét, ja ku arriu ay te cilin pristé Israéli. Ngazellohuni, ô popuj; sé drita po na çfaqét (2 hére).

Krishti mi dhè u-duk, mé trup Pérendia, tanî shkelqéu drita brenda n’ érresire dhé hiri lindi.

Si kandili drites, si Diéllit Agimi, si Pareréndesi Fiales, si miku Dhênterrit, sherbè-i, ô Profét.

Lavdi Megnjézoré; po, ne rênte me 5, thuhét kio:

 

TINGELL T. I.

 

 

Joan Pagezor, qe me njohé ne gjî si shqére, sherbè-me ne lume, minishtrô-me mé Engjejte, ndéh dhé prék mé pellêmben kryét t’ im te pacinuar; dhé, kur te shikosh malét te dridhén dhé Jordanin te kthéhét prape, thirr mé ‘tà; ô Zot, qe u-misherové préj Virgjeréshes per shpetim tone, lavdî me ty.

Tanî: E permibékuar jé. Doxologjî é Madhé. Sot ardhi shpetimi …

 

NE MÉSHE.

 

 

Troparé: i Tingellit, pastaj, Prégatitu, Zabulon,, dhé, ne rênte me 5, Kthéhéj prape.

 

Shkurtoré. – Pas: Epéfanis siméron.

 

 

Ner vala sot te Jordanit ardhi Zoti yne dhé Shen-Jovanit i therrét; mos kij frike te me pagezosh; sé vij per te shpetuar Adamin é Paregatuar.

 

APOSTULL.

 

 

O Zot, shpetô popullin tênt dhé béko-é trashegimin tênt. Té ty, ô Zot Pérendia imé, do te therrés.
Kendimi préj Létres II se Paulit té Timothéu.

Bir Timothè, vigjellô me te gjitha, vuaj te keqia, bêj vépre Ungjillori, mbarô ploterisht sherbésen têndé; sé une po pikoj si libate, dhé koha é shkrijtjes s’ imé arriu. Luften é mire é luftova, réndjén é mbarova, bésen é ruajta; tanî me eshte résérvuar kuror’ é dréjtesise, te cilen do te m’ ape Zoti, gjykatesi i dréjte, m’ atê dite; dhé jo vétem mua, po dhé gjith’ atyrévé qe duan çfaqjén é tij.

 

UNGJILL (PAS MARKUT).

 

 

Nisja é Ungjillit te Jésu Krishtit, te Birit te Pérendise; sikunder eshte shkruar ne Profétet; Ja, une po dergoj Engjellin t’ im perpara faqés s’ até, i cili do te trajtoje udhen têndé perpara téjé. Zêr’ i atî qe bertét ne shkrétetire. Gatitni udhen é Zotit, bêni rugat é tij te dréjta. Joani ishté dyké pagezuar ne shkrétetire dhé dyké leçitur pagezim péndimi per ndjése te mekatévé. Dhé shkonté té ay gjithe vend’ i Judése dhé Jérusalémitet; dhé pagezoheshin préj tij te gjithe ne lume Jordan, dyké rrefyer mekatét é tyré. Dhé Joani ish i véshur mé qimé kamiléjé dhé mé brés te lekurte réth mézit te tij; édhé hanté karkaléce dhé mailte te éger. Dhé leçitté, dyké thêne; Prapa méjé vjén mê i forti sé une, te cilit nuke jam i-zoti te unjém t’ i zgjith rripin é kepucevé. Une ju pagezova mé uje, po ay do t’ ju pagezoje mé Shpirt Shént.

Te tjérat si dhé me te Diélat é zakoneshmé.

 

SHERBÉSA E OREVÉ TE MEDHA.

ORA É PARE.

 

 

Urdheri, si dhé n’ Oret é Krishtlindjés. Perleshoré: Kthéhéj prape, Shkurtoré: Ner valat sot.

 

Psalm 5.

 

 

Vêr-i vésh fialet é mia … (Shih té Or’ é Pare é Krishtlindjés.)

 

Psalm 22.

 

 

Zoti eshte bariu im, asgjê do mos me mungoje; me vuri te prêhém ne kullota te gjélbera. Me udhehoqi anes ujerash te qéta; me pruri shpirtin ne vent. Me udhehoqi neper ruga dréjtesié per émerin e tij. Sé, dhé ne baritsha per més fushes se hiés se vdékjés, nuke do kém frike per nonje te kéqé, sé ti jé bashke mé mua. Shkopi yt dhé krraba joté, atô me ngushellojne. Gatité perpara méjé tryése ne sy t’ armiqvé te mî; lévé mé vaj kryét t’ im; kupa imé dérdhét per buze. Shigurisht meshira joté do t’ me jéte shok gjithe ditet é jétes s’ imé. Dhé do te banoj ne shtepî te Zotit gjithe ditet é gjata.

 

Psalm 26.

 

 

Zoti eshte drita imé dhé shpetimi im, kujt do t’ i trembém? Zoti eshte mpojtesi i jétes s’ imé, préj kujt do te frikesohém? Kur m’ u-aferuan te keqijte, kundreshtaret dhé armiqt’ é mî, per te ngrêne mishin t’ im, vét’ ata u-pénguan dhé rane. Dhé ne u-fushatofte ushterî kunder méjé, zemra imé do mos kéte frike; dhé ne u-ngritte lufte kunder méjé, do te kém bésim me ketê. Nje gjê i lypa Zotit, dhe do t’ i’ a lyp; te banoj ne shtepî te Zotit gjithe ditet é jétes s’ imé, te shikoj bukurin’ é Zotit dhé t’ a vizitoj ne témpullin é tij te shénte. Sé ne dite trubullimi do t’ me fshéhe ne ténde te tij, do t’ me mbuloje ne vent te fshéhet te téndesimit te tij; do t’ me ngréje lart mi shkêmp. Dhé tanî kryét t’ im do t’ lartesohét permi armiqt’ é mî, qe me qarkojne. Dhé do te ‘blatoj théroré lavderimi dhé brohorié; do t’ i kendoj é do t’ i psall Zotit. Degjô-é zêrin t’ im, ô Zot, kur therrés; meshirô-me dhé pergjéq-m’u. Zemra imé tha préj anes s’ até: kerkoni faqén t’ imé. Do te kerkoj faqén têndé, ô Zot. Mos kthè me nj’ ane faqén têndé préj méjé dhé mos é çperhith mé zemerin sherbetorin tênt. Bêju ndihmesi im, mos me lêr é mos me névérit, ô Pérendi’ é shpetimit t’ im. Kur te me névéritin im-âte dhé im-mê, Zoti do t’ me prése. Mesô-me, ô Zot, n’ udhen têndé; dhé udhehiq-me ne ruge te dréjte per armiqt’ é mî. Mos me perip ne duar t’ armiqvé te mi, sé u-ngritne deshmore te rréme kunder méjé qe çfryjne paudherî. Mjér’ une, po te mos bésoja qe do te shoh te mirat é Zotit té dhèu i te gjallevé. Prit Zotin, bêju burre dhé lé te forcohét zemra joté, dhé prit, te thém, Zotin.

 

TE VÉTEZÉSHMÉ; TINGELL. – T. IV.

 

 

Sot békohét natyr’ é ujeravé, dhé çahét Jordani dhé qendron rjédhjén é valavé te tij, dyké pare Zotin te lahét.

Vark. – Perandaj do t’ te kujtoj préj dhèut te Jordanit dhé te Hérmoniémit.

Si njérî ardhé ne lume, ô mbréti Krisht, dhé nxitohésh te marrsh pagezim sherbetori, ô i mire, préj duarvé te Pareréndesit per mekatét tona, ô njéridashes.

 

LAVDI É TANI. – TINGELL T. IV.

 

 

Té zêri i atî qe bertisté ne shkrétetire; Gatitni udhen é Zotit; ardhé, ô Zot, si moré fytyre robi, dyké lypur pagezim, ti qe s’ njohé mekate. Te pane ujerat dhé u-trempne; u-tremp bashke mé ‘tô dhé Pareréndesi dhé thirri, dyké thêne; Si do t’ a ndriçoje driten kandili? Si do te dorezoje Zotin sherbetori? Békô-me mua dhé ujerat, ô Shpetimtar, qe ngrè mekatin é botes.

 

PROFÉTÎ.

PAREVARK. – TINGELL IV.

 

 

Gjemoj Zoti mi ujera te shuma. Do t’ te dua, ô Zot, fuqia imé. Kendimi préj Profétise se Isaïut.

Keshtu foli Zoti; Gezohu, ô Shkrétetire … (Shih té Békim’ i Math i Ujit.)

 

APOSTULL.

 

 

Kendimi préj Aktévé t’ Apostujvé.

M’ atô dite, kur po mbaronté Joani udhen, théshté; Cili kujtoni sé jam? Nuke jam une, po ja ték vjén pas méjé ay, te cilit nuke jam i-zoti t’ i zgjith kepucen é kêmbevé. Burra vellézer, bij préj fares s’ Abrahamit, dhé sa nder ju i kini frike Pérendise, té ju u-dergua fiala é ketî shpetimi. Sé atà qe banojne ne Jérusalém dhé kréret é tyré, dyké mos njohur atê dhé zêrét é Profétevé qe kendohén ç’ dô te Shtune, i mbushne dyke é gjukuar; dhé, pa gjétur as nje faj per vdékjém lypne préj Pilatit qe te vritét. Dhé passi mbaruan gjith’ atô qe jane shkruar per ‘tê, é zbritne préj drurit dhé é vune ne varr; po Pérendia é ngjalli se vdékuresh; i cili u-duk per shume dite m’ atà qe u-ngjitne bashke mé ‘tê préj Galilése ne Jérusalém, te cilet jane tanî deshmore te tij té populli. Dhé né ju ungjillezojme per Zotimin é bêre per Aterit, sé ketê Pérendia é ka mbushur me névé, diémat é tyré, dyké ngjallur Jésune.

 

UNGJILL (PAS MATTHEUT).

 

 

M’ atê johe, vjén Joan Pagezori, dyké leçitur ne shkrétetire te Judése é dyké thêne; Péndohuni; sé eshte afruar Mbréteri’ é qiéjvé. Sé ky eshte ay qe u-fol préj profétit Isaia qe thote; Zêr i atî qe therrét ne shkrétetire; Gatitni udhen é Zotit, bêni rugat é tij te dréjta. Dhé ay Joani kishté véshjén é tij préj qimésh kamiléjé dhé brés te lekurte réth mézit te tij; dhé ushqim’ i tij ish karkaléce dhé mialt’ é éger. Ahéré shkonté jashte té ay Jersalémi dhé gjithe Judéa dhé gjithe vendi réth Jordanit dhé pagezoheshin préj tij ne Jordan, dyké rrefyér mekatét é tyré.

 

ORA É TRÉTE.

Psalm 28.

 

 

Epini Zotit, ô bijt’ é Pérendise, epini Zotit lavdî é ndér. Epini Zotit lavdin’ é émerit te tij; adhuroni Zotin ne bukurî te shenteruar. Zêr’ i Zotit eshte mi ujerat; Pérendi’ é lavdise bubullin; Zoti mi ujera te shuma. Zêr’ i Zotit eshte plot mé fuqî; zêr’ i Zotit plot mé madheshtî. Zêr’ i Zotit thyén dellinjat, édhé Zoti thyén dellinjat e Libanit; Edhé i bên te kecéjne si viç; Libanin dhé Sirionin si viç te éger. Zêr’ i Zotit çkeput flage ziarri; Zêr’ i Zotit tunt shkrétetiren; édhé Zoti tunt shkrétetiren é Kaddéshit. Zêr’ i Zotit bên dréret te piéllin édhé zbulon pyjét, dhé cilido thote lavdî ne pallat te tij. – Zoti rri mi permbytjén, édhé Zoti rri mbrét per gjithe jéten. Zoti do t’ i ape fuqî popullit te tij. Zoti do te békoje popullin é tij me paqe.

 

Psalm 41.

 

 

Sikunder mallengjén dréri per burimét é ujeravé, keshtu mallengjén dhé shpirti im per ty, ô Pérendî. Shpirti im ka étjé per Pérendin’ é gjalle; kur do te vij é do te dukém perpara faqés se Pérendise? Lott’ é mia m’ u-bêne buke dit’ é nate, kur me thone per dite: Ku eshte Pérendia joté? Ketô kujtoj dhé dérth shpirtin t’ im perbrenda méjé, sé shkoa mé gjindjén dhé vajta mé ‘tâ té shtepi’ é Pérendise, mé zê gazi dhé lavderimi, mé shumice njérezish qe mbajin te krémté. Persé jé i hidheruar, ô shpirti im, dhé persé perzihésh perbrenda méjé? Shperè me Pérendine, sé do t’ a lavderoj êdhé; faq’ é tij eshte shpetimi véte. O Pérendia imé, shpirti im perzihét perbrenda méjé; perandaj do t’ te kujtoj préj dhéut te Jordanit dhé te Hérmoniémit, dhé préj malit Mizar. Avusha thérrét avushen ne zê troçilavé te tua. Gjithe thellimét é tua dhé valat é tua shkuan mi mua. Po édhé diten Zoti do t’ urdheroje meshiren é tij, dhé naten kêng’ é tij do te jéte mé mua, dhé do t’ i falém Pérendise se jétes s’ imé. Do t’ i thém Pérendise, shkêmbit t’ im. Persé me harrové? dhé persé écej i vréret préj shtrengimit t’ armikut t’ im? Armiqt’ é mi dermojne éshterat é mia, kur me çperdérojne per dite dyké thêne: Ku eshte Pérendia joté? Persé jé i hidheruar, ô shpirti im? dhé persé perzihésh perbrenda méjé? Shperè me Pérendine, sé do t’ a lavderoj êdhé; sé eshte shpetim’ i faqés s’ imé dhé Pérendia imé.

 

Psalm 51.

 

 

Perdellyés, perdellè-me, ô Pérendî … (Shih té Libr’ é méshes, f. 36.)

 

Te Vétezêshmé; T. T. IV.

 

 

U-tmérrua tanî dor’ é diathte é Pareréndesit dhé Pagezorit dhé Profétit qe u-ndérua mê téper sé Profétet, sé pâ ty, Qéngjin é Pérendise, qe ngrè mekatét é botes dhé i permblédhur préj agonié therristé; Nuk guxoj te prék, ô Fiale, kryét tênt; ti békô-me dhé ndriçô-me, ô meshireplot; sé ti jé jeta dhé drita dhé paqa é botes.

 

TINGELL IV.

 

 

Vark: – Perandaj do t’ te kujtoj préj dhèut te Jordanit dhé te Hérmoniémit.

Trinia, Pérendia jone, na é çfaqi vétén é saj sot pandare; sé Ati i thirri te-Birt deshmim te kjarte; Shpirti fluturoj préj qiéllit si pullump; Biri i unji kryét é pacinuar Pareréndesit; dhé, si u-pagezua, shpetoj gjindjén njérezoré préj roberise, si njéridashes.

 

LAVDI É TANI. – TINGELL T. I.

 

 

Kur ardhé mé trup ne Jordan, ô Zot, nga qe déshjé te pagezoheshé mé fytyre njériu, ô Jétedhênes, qe te na ndriçosh nè t’ arratisurit si meshireplot, dyké na shpetuar préj ç’ dô dinakerié dhé laku te drangojt, u-deshmové préj Atit, dhé Shpirt’ i pérendishme te qendroj siper mé fytyre pullumbi. Po vendosu ne shpirtét tona, ô njéridashes.

 

PROFÉTÎ.

PAREVARK. – TINGELL IV.

 

 

Te pane ujerat, ô Pérendî.
Zêr’ i Zotit mi ujera.
Kendimi préj Profétise se Isaïut.

Keshtu foli Zoti; Lahuni dhé bêhuni te paqme; largoni ligesit’ é shpirtévé tuaja nga syt’ é mi; pushoni se bêri te keqia. Mesoni te bêni miresî, kerkoni gjukim, shpetoni te shtypurin, gjukoni varfanjakun dhé mproni te véne. Dhé éni t’ aresojme bashke, thote Zoti; dhé ne qofshim mekatét tuaja si shkarlate, do t’ i zbarth si debore; dhé ne qofshin te kuqe si gjak, do t’ i bêj te bardha si lésh. Dhé ne daçi te me degjoni, do te hani te mirat é dhéut; po ne mos daçi dhé ne mos me degjofshi, shpata do t’ ju perpije; sé goj’ é Zotit i foli ketô.

 

APOSTULL.

 

 

Kendimi préj Aktévé t’ Apostujvé.

M’ atô dite, kur qè Appolloj ne Korinthe, Pauli shkoj neper anet é sipermé é ardhi ne Efése. Dhé si gjéti ca dishépuj, u tha; A muarte Shpirt Shént, kur bésuat? Dhé atà i thane: Po as kémi degjuar ne ka Shpirt Shént.  Dhé ay u tha; Mé sé pra u-pagezuat? Dhé ata thane; ne pagezim te Joanit. Dhé Pauli tha; Joani pagezoj mé pagezim péndimi, dyké i thêne popullit t’ i bésojne atî qe vjén pas ‘tij dométhêne Jésu Krishtit. Dhé si degjuan u-pagezuan me émerin é Zotit Jésu. Dhé si vuri duarte Pauli mi ‘tâ, érdhi mi ‘tà Shpirti Shént dhé flisnin gjuhera dhé profétesonin. Dhé ishin te gjithe gjér dymbedhjéte burra. Dhé hyri ne synagoje é flisté mé guxim per tré muaj, duké kuvenduar é dyké bindur per punen é mbréterise se Pérendise.

 

UNGJILL (PAS MARKUT).

 

 

Nisja é Ungjillit te Jésu Krishtit … (Shih Ungjillin é se Diéles para Ujit te Békuar.)

 

ORA É GJASHTTE.

Psalm 73.

 

 

Persé, ô Pérendî, na hodhé téj gjithenje? persé tymon zemerimi yt kunder dhênvé te kullotes s’ até? Kujtô kungrégaten têndé, te cilen é fitové qe-moti; shkopin é trashegimit tênt qe çperblévé; ketê malin Sion, ne te cilin téndesové. Ngrè-i duart’ e tua  mi renimét é perjéteshmé, te keqiat qe bêri armiku ne shénterorén têndé. Armiqt’ é tu ulerijne ne més te synagojes s’ até. Vune shénjat é tyré si shénja. U-dukne posi njéres qe ngritne sepata mi pyll druresh. Dhé tanî mé sepata dhé mé çékané préne dyért’ é saj dhé dermuan stolit’ é saj te skalisura. I vune ziarrin shénterorés s’ até, é profanuan per-dhé téndesimin é émerit tênt. Thane ne zemre te tyré; Le t’ i rrezojme bashke; doqne gjithe synagojat é Pérendise ne dhét. Nuke shohim shénjat tona, s’ ka mê profet, as ka ndonje qe te njohe gjér kur. Gjér kur, ô Pérendî, do t’ te çperndéroje armiku? gjér kur do t’ blasfémoje émerin tênt perhére? Persé kthén doren têndé édhé te diathten têndé?  nxir-é préj mézit te gjirit tênt dhé shuaj-i ata. Sé Pérendia eshte mbréti im qe-moti, qe véperon shpetim ne més te dhéut. Ti ndavé détin mé fuqine têndé, ti dermové kréret é drangojvé ner ujerat. Ti thévé kryét é Leviathanit dhé i’ a dhè per te ngrêne popullit t’ Ethiopise. Ti bêré te riédhin burimé dhé perrenj; ti thavé lumenj te pashtéruar. Jotja eshte dita, jotja eshte nata, ti gatité driten dhé Diéllin. Ti bêré gjithe bukurit’ é dhéut; ti bêré véren édhé dimrin. Kujtô ketê, sé armiku çperndéroj Zotin, dhé populli i marre blasfémoj émerin tênt. Mos u ép égersiravé jéten é turtullit tênt; mos i harrô névojaret é tu per gjithe jéten. Shtjér syrin mi téstamentin tênt, sé u-mbushne visét é érret te dhéut mé shtepira shtremberié. I mjéri mos u-kthéfte i turperuar; i varferi dhé névojari lé te lavderojne émerin tênt. Ngréhu, ô Pérendî, gjukô gjyqin tênt; kujtô çperndérimin qe te bêri i marri gjithe diten. Mos harrô zêrin é armiqvé te tu; te briturit é atyrévé qe jane ngritur kunder téjé po hipen gjithenjê.

 

Psalm 76.

 

 

I thirra Zotit mé zêrin t’ im, me zêrin t’ im i thirra Zotit dhé m’ a vuri véshin. Ne dite te shtrengimit t’ im kerkova Zotin, ndéva duart’ é mia naten dhé s’ pushoja; shpirti im s’ désh te ngushellohéj. Kujtova Pérendine. Kujtova Pérendine dhé u-trubullova, u-ménduash dhé m’ u-fik fryma. Mbajté syt’ é mi pa gjume, u-perzjéva dhé nuke munt te flisja. Shkova ner ment ditt’ é lashta dhé u-kujtova koherat é qemoçimé. Kujtoj kêngen t’ imé, naten méditoj mé zemren t’ imé, dhé mendja imé kerkoj mé nxéhtesî. Mos do t’ na hédhe téj Zoti per gjithenjê dhé do mos jéte mê i pékuleshme? A po pushoj perhére meshir’ é tij? A po zotimi i tij u-prè brés pas brézi? Mos harroj Pérendia te jéte hirplot? A po mos do t’ i mbylle meshirat ne zemerim te tij? Dhé thashe; kio eshte dobesia imé, po une do t’ kujtoj vjétét é se diathtes se Zotit. Do t’ kujtoj véprat é Zotit; pô, do t’ kujtoj véprat é tij te mahniçimé qe ne kryé. Do t’ méditoj mi gjithe véprat é tua dhé do t’ flas per punet é tua. O Pérendî, udha joté eshte ne shénteroré. Cila Pérendî esht’ aq’ é madhe sa Pérendia jone? Ti jé Pérendi’ é vétem qe bên çudira. Deftévé fuqine têndé ner popujte; çperblévé mé krahun tênt popullin tênt, bijt’ é Jakobit é te Joséfit. Te pane ujerat, ô Pérendî, te pane ujerat dhé u-frikesuan, dhé avushat u-trubulluan. Réte dérthne ujera, qiéjte oshetijtin, dhé shigjétat é tua vershellyén; zêr’ i bubullimes s’ até ishté ne thellim; shkendritne vétetimat é tua ne bote; u-tunt é u-droth. Udha joté eshte neper dét, édhé rugat é tua ner ujera te shuma, édhé gjurmat é tua nuke do te njihén. Udhehoqé popullin tênt, posi dhênte, mé doren é Moisiut é t’ Aaronit.

 

Psalm 90.

 

 

Kush rri nene mbulésen é te Lartit … (Shih té Libr’ é méshes, f. 161.)

 

Te Vétezêshmé; T. T. IV.

 

 

Keshtu i foli Zoti Joanit; Profét, éja pagezô-me, mua qe te krijova, qe ndriçoj mé hir dhé i qeroj te gjithe; prék kryét t’ im te hyjeshme dhé mos hézitô. Profét, éja tanî; sé ardha te mbush ç’ dô dréjtesî. Ti pra mos hézitô asfaré; sé nxitohém te humbas armikun é fshéhur ner ujerat, kryétarin é érresires, dyké çperblére tanî boten préj grackavé te tij, dyké falur, si njéridashes, jéten é améshuar.

 

TINGELL T. II.

 

 

Vark. – Perandaj do t’ te kujtoj préj dhèut te Jordanit dhé te Hérmoniémit.

Sot nxitohét te marre funt Profétia psalmiké; sé déti thote, pâ dhé iku, Jordani u-kthyé prape perpara faqés se Zotit, faqés se Pérendise se Jakobit, i cili ardhi te prése pagezim préj sherbetori; qe dhé nè, dyké i çperlare préj ndyresise pagané, te ndriçojme shpirtét tona.

 

LANDI É TANI. – TINGELL T. I.

 

 

Persé i qendron ujerat é tua, ó Jordan, persé é kthén prape riédhjén dhé nuke shkon perpara n’ udhen têndé te natyreshmé? Sé nuke munt te duroj, thote, ziarrin qe pervelon; mahnitém dhé frikesohém nga dénjimi i pertéjshme; sé nuk kam zakon te çperlaj te paqmin, nuke mesova te fshij te pamekateshmin, po te spastroj énet é ndotura. Gjembat é mekatévé me meson t’ i diék Krishti qe pagezohét té mua; Joani deshmon mé mua; zêr’ i Fiales therrét; Ja Qéngj’ i Pérendise qe ngrè mekatin é botes. Atî, ô bésnike, lé t’ i therrésim; ô Pérendî, qe u-fanésé per shpetimin tone, lavdî me ty.

 

PROFÉTÎ.

PAREVARK. – TINGELL IV.

 

 

Zêr’ i Zotit mi ujerat.
Epini Zotit, ô bijt’ é Pérendise.
Kendimi préj Profétise se Isaïut.

Keshtu foli Zoti; Mérrni uje … (Shih té Békim’ i Math i Ujit.)

 

APOSTULL.

 

 

Kendimi préj Létres se Paulit ner Romanet.

Vellézer, sa u-pagezuam me Krishtin, (Shih té Libr’ é Méshes, f. 130.)

 

UNGJILL (PAS MARKUT).

 

 

M’ atê kohe, érdhi Jésuj préj Nazarétit … (Shih té Békim’ i Math i Ujit.)

 

ORA E NENTTE.

Psalm 92.

 

 

Zoti mbréteroj, u-vésh mé mirhiésî; u-vésh Zoti mé fuqî dhé u-ngjésh. Sé é shiguroj boten, é cila do mos tundét. Froni yt eshte gatî qemoti; qe préj jété jé ti. Ngritne lumenjte, ô Zot, ngritne lumenjte zêrét é tyré; do te ngréne lumenjte valat é tyré; permi zêrét é ujeravé te shuma, dhé shqotat é forta te détit, Zoti eshte i forte me te lartat. Deshmimét é tua jane fort te shigurta. Shtepise s’ até i ka hié shénterim, ô Zot, per dite te gjata.

 

Psalm 113.

 

 

Kur dolli Israéli préj Egyptes; shtepi’ é Jakobit préj populli barbar, Judéa qè shénterim’ i tij, Israéli zoterim’ i tij. Déti pâ dhé iku, Jordani u-kthyé prape. Malét kercyén posi désh, dhé kodrat posi shqéra dhênsh. Ç’ eshte, ô dét, qe iké? dhé ti, ô Jordan, qe u-kthévé prape? Ju, ô malé, qe kercyét posi désh, dhé ju, ô kodra, posi shqéra dhênsh? Dridhu, ô dhè, préj faqés se Zotit, faqés se Pérendise se Jakobit; i cili kthén shkêmbin ne liqéné ujerash, dhé jérkullin ne burimé ujerash. Mos névé, ô Zot, mos névé, po émerit tênt épi lavdî per meshiren têndé dhé per te vertéten têndé. Sé mos thone nonje hére kombét; Ku eshte Pérendi’ é tyré? Po Pérendia jone eshte ne qiéll é ne dhè, gjith’ atô qe déshi i bêri. Idhullat é kombévé jane ergjent dhé ar, vépra duarsh njérezish. Goje kane, é nuke flasin; sy kane, é nuke shikojne. Véshe kane, é nuke degjojne; hunde kane, é nuke marrin ére. Duar kane, é nuke prékin; kêmbe kane, é nuke barésin, as qe nxjérin zê mé gurmazin é tyré. Si ata u-bêfshin ata qe bêjne ketô dhé gjithe sa kane shprése mi ‘tô. Shtepi’ é Israelit shperén me Zotin; ay eshte ndihmesi dhé mburonj’ é tyré. Shtepi’ é Aaronit shperén me Zotin; ay eshte ndihmesi dhé mburonj’ é tyré. Ata qe i kane frike Zotit shperyén me Zotin; ay eshte ndihmesi dhé mburonj’ é tyré. Zoti na kujtoj, é na békoj. Békoj shtepin’ é Israélit, békoj shtepin’ é Aaronit. Békoj ata qe i kane frike Zotit, te végjelit bashke mé te medhéjte. Zoti ju shtofte ju dhé bijte tuaj. Do te jéni te békuarit é Zotit; qe bêri qiéllin é dhène qe u’ a dhâ te bijvé te njéresvé. Nuke do t’ te lavderojne te vdékurit, ô Zot, as gjith’ ata qe abrésin ne pushim; po nè te gjallet do te békojme Zotin qe tanî é gjér me jéte.

 

Psalm 85.

 

 

Unj, ô Zot, véshin tênt … Shih té Or’ é Nêntte é Krishtlindjés.)

 

TE VÉTEZÊSHMÉ.

TINGELL I RENDE.

 

 

Ish çudî te shikojé krijétarin é qiéllit é te dhèut te çvéshur ne lume, dyké pritur si rob pagezim préj robi per shpetimin tone; dhé vallét é Engjejvé mahniteshin préj friké dhé préj gazi. Mé te cilet t’ adhurojme; shpetô-na, ô Zot.

 

TINGELL II.

 

 

Kur shikonté Pareréndesi Zotin te véje té ay, therristé; Ja, ay qe çperblén boten ardhi nga prishja, ja ay qe na shpeton préj hidherimit; ja, ay qe fal ndjése mekatésh ardhi mi dhè préj Virgjeréshes se Kulluar nga meshira; dhé ne vent te érresires, ndriçon gjindjen njérezoré mé ujin é pagezimit te tij te hyjeshme. Eni pra me nje zê t’ a lavderojme bashke mé Atin é mé Shpirtin Shént.

 

LAVDI É TANI. – TINGELL T. I.

 

 

Doren têndé qe préku kryét é pamplakur te Zotit (tri hére), mé te cilen na é rrefévé dhé mé gisht, ngréj-é per nè té ay, ô Pagezor, mé qe kè guxim te shume; sé mê i math sé gjithe Profétet u-deshmové préj tij. Dhé syt’ é tù, te cilet pane Shpirtin Têreshént qe zbriti ne forme pullumbi, ngréj-i té ay, ô Pagezor, dyké i’ u-lutur te bêhét hirplot. Dhé éja qendrô, bashke mé né (tri hére), dyké shiluar hymnin é dyké u-vêne ne kryé te panairit.

 

PROFÉTÎ.

PAREVARK. – TINGELL III.

 

 

Zoti eshte ndriçimi im dhé Shpetimtari im. Zoti eshte mprojtesi i jétes s’ imé.
Kendimi préj Profétise se Isaïut.

Keshtu foli Zoti; Me kohe te mirdashjés te kam degjuar, dhé ne dite shpetimi te kam ndihur, dhé do t’ te ruaj, dhé do t’ t’ ap nje téstament kombésh, qe te ngadhenosh dhène é te trashegosh trashegimé te shkréta, dyké u thêne te burgosurvé; Shkoni jashte; dhé atyré qe jane n’ erresiré; Dilni ne drite. Do te kullosin neper gjithe udhet, dhé neper gjithe rugat do té jéte kullot ‘é tyré. Dos mos kéne as urî as étjé, as qe do t’ i dermoje vapa dhé diélli; sé ay qe i meshiron do t’ i ngushelloje, dhé do t’ i udhehéqe neper burimé ujerash. Dhé do te bêj udhe ç’ dô mal dhé ç’ dô ruge kullote per ‘tâ. Shih, keta do te vijne se largu; keta préj Vériut dhé Pérendimit, dhé ata préj dhéut te Pérsianevé. Defréni, ô qiéj; ngazellohu, ô dhè; Krisj’ ani kênges, ô malé. Sé Pérendia é meshiroj popullin é tij dhé i ngushelloj te perunjurit é popullit te tij. Po Siona tha; me névériti Zoti, dhé Zoti im me harroj. A munt t’ a harroje gruaja dialin  é saj te sises, dhé te mos i vije kéq per birin é barkut te saj? Pô, munt t’ a harroje, mirpo une do mos te harroj kurre, foli Zoti i Têrefuqishme.

 

APOSTULL.

 

 

Kendimi préj Létres se Paulit té Titua.

Bir Tito, u-fanès … (Shih mê pas té Mésha é Ujit te Békuar.)

 

UNGJILL (PAS LUKAJT).

 

 

Motin é pésembedhjétte … (Shih Ungjillin é Mbrêmesorés se Madhé, mê pas.)

Mé nje hére pas Orevé, véç ne rênte é krémtja te Diélen a te Hênen, nis:

 

SHERBÉS’ É MBREMESORÉS SE MADHÉ.

(Mésh’ é Shen-Basilit.)

 

 

Ne Thirrtorét thuhén me 6 ketô te Vétezêshmé.

 

TINGELL II.

 

 

Driten tone, qe ndriçoj ç’ dô njérî, kur pâ Pareréndesi te vije per t’ u-pagezuar, i gezohéj shpirti dhé i dridhéj dora; é trégon dhé u thote popujvé; Ja ay qe çperblén Israélin, ay qe na çliron nga prishja. O Krisht i pamekateshme, Pérendia jone, lavdî me ty.

Kur pagezohéj çperblénjesi yne préj nje robi dhé deshmohéj préj zbritjés se Shpirtit, u-tmérruan dyké pare ushterit’ é Engjejvé; dhé nje zê u-suall préj Atit nga qiélli; ky, te cilin Parerérendesi dorezon, eshte Biri im i dashur, i cili me pelqèu. O Krisht Pérendia jone, lavdî me ty.

Valat é Jordanit pritne ty burimin, dhé Ngushellimtari zbriti ne forme pullumbi; unj kryét ay qe unji qiéjte; i therrét é i kelthét balta artistit. Persé me urdheron atô qe jane permi fuqine t’ imé? une kam névoje préj pagezimit tênt. O Krisht i pamekateshme, Pérendia jone, lavdî me ty.

Dyké dashur te shpetosh njérin’ é arratisur, dénjové te marrsh fytyre robi; sé duhéj ti, Zoti dhé Pérendia, te mérrjé persiper mekatét tona per nè; sé, si u-pagezové truperisht, ô Çperblénjes, na vléresové per ndjésen; perandaj po te therrésim; O Krisht mirebêres, Pérendia jone, lavdî me ty.

 

LAVDI É TANI. – TINGELL II.

 

 

I unjé kryét Pareréndesit, dermové kréret é drangojvé, qendrové ner valat, ndriçové ner valat, ndriçové gjithesine qe te te lavderoje, ô Shpetimtar, ty driten é shpirtévé tona.

Hyrja, Drite gazmoré, dhé pastaj thuhét:

 

KENDIM I.

Kendimi préj Généses.

 

 

Ne kryé Pérendia krioj … (Shih té Mbrêmesorja é Krishtlindjés.)

Pasandaj Valléja é djathte nis é kendon ketê Tropar:

 

TINGELL T. I.

 

 

U-fanésé ne bote ti qe kriové boten, – qe te ndriçosh ata qe rrine n’ érresire, njéridashes, lavdî me ty.

Fundi qe me «qe te ndriçosh …» perseritét kater hére mé keta vargjé:

Pérendia na perdelléfte é na békofte, ndritte faqén é tij mi névé, dhé na meshirofte.

Per te njohur udhen têndé ne dhèt, shpetimin tênt ne gjithe kombét.

Popujte do t’ te lavderojne, ô Pérendî, do t’ te lavderojne gjithe popujte. Dhèu dhâ pémen é tij.

Na békofte Pérendia, Pérendia jone, na békofte Pérendia. Dhé le t’ i kéne frike gjithe anet é dhéut.

Lavdî é Tanî: Kendohét Tropari i têre. Pasandaj:

 

KENDIM II.

 

 

Kendimi préj Mbrétervé IV.

I tha Elia Elishéut; Ri, te lutém, ketu, sé Zoti me dergoj gjér ne Jordan. Dhé tha Elishéu; sa rron Zoti dhé sa rron shpirti yt, do mos te névérit; dhé shkuan bashke. Dhé pésedhjéte burra préj bijvé te profétevé ardhe é qendruan kundréjt se largu. Dhé mori Elia gunen é tij, dhé é peshtolli, dhé goditi ujerat mé ‘tê, dhé u-ndane ketéjza dhé andéjza, dhé shkuan qe te dy neper dhè te thate. Dhé kur shkuan téj, i tha Elia Elishéut. Lyp, ç’ te bêj per ty para sé te shéstjohém préj téjé. Dhé tha Elishéu; Te lutém, Lé te jéte mi mua dypliké fryma qe eshte mi ty. Dhé tha Elia; Lypé gjê te veshtire; po, ne me pafsh te shéstjohém préj téjé, do te bêhet; ne mos me pafsh, do mos bêhét. Dhé ték po barisjin é flisjin, ja ku u-duk nje qéré préj ziarri dhé kuaj préj ziarri, dhé i ndau nga njêr-jatri dhé u-shéstjua Elia ne nje farmire lart ne qiéll. Dhé Elishéu shikonté dhé therristé; Ate, Ate, qéré Israéli dhé kalores’ i tij. Dhé nuk é pâ mê; dhé Elishéu zuri roben é tij dhé é çori me dysh. Dhé ngriti Elishéu gunen é Eliut, qe ra qe siperza. Dhé u-kthyé Elishéu dhé qendroj mi buzen é Jordanit; dhé mori Elishéu gunen é Eliut qe i ra qe siperza, dhé i goditi ujerat, po nuk u-ndane. Dhé tha Elishéu; Ku eshte Zoti Pérendi’ é Eliut? dhé goditi Elishéu ujerat persedyti dhé u-ndane, dhé skhkoj mi dhè te thate.

Pasandaj kendohét ky Tropar préj Vallés se mengjer:

 

TINGELL T. II.

 

 

Té mekataret dhé kumérqaret nga shumic’ é meshires s’ até u-fanésé, ô Shpetimtari yne; – sé ku gjétke kish per te ndritur drita joté, veç sé té ata qe rrinin n’ érresire? Lavdî me ty.

Fundi qe me « sé ku gjétke …» perseritét kater hére mé keta vargjé:

Zoti mbréteroj, u-vésh mé mirhiésî.

Ngritne lumenjte, ô Zot, ngritne lumenjte zêrét é tyré.

Te çudiçime jane valat é détit; i çudiçim eshte Zoti me te Lartat.

Shtepise s’ até i ka hié shénterim, ô Zot, per dite te gjata.

Lavdî é Tanî: Têre Tropari. Pastaj:

 

KENDIM III.

 

Kendimi préj Mbrétervé IV.

Erdhi Naamani, gjénéral i mbrétit te Syrianevé, mé qérét é tij dhé mé kuajt’ é tij, dhé qendroj mi déren é shtepise se Elishéut. Dhé dergoj Elishéu nje lajmetar té ay dyké thêne; Éce, lahu ne Jordan shtate hére dhé do te kthéhét mishi yt té ty dhé do te spastrohésh. Dhé u-zemerua Naamani, dhé shkoj é tha; Shih, une thésha sé do te dale perpara méjé, dhé do t’ pertherrése émerin é Zotit Pérendise se tij, dhé do te vêre doren é tij mi léprozin dhé do t’ a sheroje mishin é tij. Lumenjt’ é Damaskes Abana dhé Farpar nuke jane mê te mire sé Jordani dhé gjithe ujerat é Israélit? Nuke do te vété te lahém ne ‘tô é te spastrohém. Dhé u-kthyé dhé shkoj i égersuar. Dhé i’ u-afruan sherbetoret é tij é i thane; Âte, po te te kish porositur proféti te bêje nonje gjê te madhé, do mos é kishé bêre? Sa mê téper mur te tha, Lahu, dhé spastrohu? Dhé zbriti Naamani, dhé u-pagezua shtate hére ne Jordan, pas fiales se njériut te Pérendise dhé u-kthyé mish’ i tij té ay si préj nje diali te vogel dhé u-spastrua.

 

Litanî é Vogel, Trishént dhé

APOSTULL.

 

 

Kendimi préj Létres I se Pauli ner Korinthianet.

Vellézer, dyké qêne i lire préj te gjithevé, u-bêra rob i te gjithevé, qe te fitoj mê te shumet. Dhé u-bêra té Judéjte si Judé, qe te fitoj Judéjte; té ata qe jane nene ligjen si nene ligjen, qe te fitoj ata qe jane nene ligjen; té te paligjeshmit si i paligjeshme (ndonesé nuk isha i paligjeshme té Pérendia, po mé ligjen é Krishtit), qe te fitoj te paligjeshmit. U-bêra té te dobetit si i dobet, qe te fitoj te dobetit. Dhé ketê é bêj per Ungjillin, qe te bêhém piésetar i tij mé ju. Nuke dini sé ata qe réndin ne shésh te gjithe rendin po nje mérr bravuren? Keshtu réntni qe t’ a mérrni. Dhé cilidô qe perpiqét per te fituar mban vétén me te gjitha; tanî, ata qe te marrin kurore qe prishét, po nè te paprishur. Une pra keshtu rént jo pa shigurî; keshtu luftoj mé grusht, jo sikur rah éren; po é mundoj trupin dhé é roberoj, mbasé, si u leçita te tjérevé, une véte te hidhém poshte.

 

UNGJILL (PAS LUKAJT).

 

 

Motin é pésembedhjétte te mbréterimit te Tibér Qésarit, kur ish Pont Pilati guvernor i Judése dhé Hérodi tétrark i Galiése dhé Filipi i-vellaj tétrark i Iturése dhé vendit te Trakonitise, dhé Lysania tétrark i Abilénes, ne kohe te kryépriftijvé Anna dhé Kajaffa, ardhi fial’ é Pérendise mi Joanin, te birin é Zaharise,  ne shkrétetire. Dhé ardhi ne gjithe vendin réth Jordanit, dyké leçitur pagezim péndimi per ndjése te mekatévé; siç eshte shkruar té libr’ é fialevé te Profétit Isaïa, qe thote; Zêr i atî qe therrét ne shkrétetire; Gatitni udhen é Zotit, bêni rugat é tij te dréjta. Ç’ dô shpélle do te mbushét, dhé ç’ dô mal é kodre do te unjét; dhé te shtremberat do te bêhén te dréjta, dhé udhet é ashpera do te bêhén te buta, dhé do te shikoje ç’ dô mish shpetimin é Pérendise. I théshté pra gjindjés qe shkonin jashte te pagezoheshin préj tij: Fare neperkash, cili ju deftéu te ikenip réj zemerimit te pritme? bêni pra péme te vyéra péndimi; dhé mos nisni te thoni me vétén tuaj; Ate kémi Abrahamin. Sé po ju thém juvé, sé préj ketyré gurevé munt Pérendia t’ i ngréje djéma Abrahamit. Dhé tanî eshte dhé sepata ne rrêze te druvé; ç’ dô dru pra qe s’ bên péme te mire pritét dhé hidhét ne ziarr. Dhé é pyésté gjindja, dyké thêne; Ç’ te bêjme pra? Dhe u-pergjéq é u-tha, Ay qe ka dy kemishe lé te bêje gjith’ ashtu. Ardhe édhé kumérqare te pagezoheshin préj tij; dhé i thane; Miéshter, ç’ te bêjme? Dhé ay u tha; Mos mérrni gjê mê téper sé asaj qe eshte urdheruar per ju. Dhé é pyésnin dhé ushtaret, dyké thêne; Po nè ç’ te bêjme? Dhé u tha; Mos ngisni njérî, as mos çpifni; dhé kenaquni mé rogat tuaja. Dhé, siç pristé populli dhé méntoheshin te gjithe ne zemrat é tyré per Joanin, mbasé mos ish ay Krishti, u-pergjéq Joani ner te gjithe, dyké thêne; Une ju pagezoj mé uje; po vjén mê i forti sé une, te cilit nuke jam i-zoti t’ i zgjith rripin é kepucevé te tija; ay do t’ ju pagezoje mé Shpirt Shént dhé mé ziarr; i cili mban lopaten ne dore te tij, dhé do t’ a perqeroje lêmen é tij, dhé do t’ a permblédhe grurin ne grunar te tij, édhé kashten do t’ a diége ne ziarr te pashuar. Edhé shume te tjéra, dyké éksortuar, i ungjillezonté popullit.

Pastaj mésh’ é Shen-Basilit. Kungatoré: Lavderoni Zotin dhé Pame driten.

Pas Urimit prapa Amborit, dél Prifti mé popullin ne Font, mé lambadé dhé témianice, dhé bêhét:

 

BÉKIM’ I MATH I UJIT.

Mê pare kendohén ketô te Vétezêshmé:

TINGELL T. IV.

 

 

Zêr’ i Zotit mi ujerat therrét, dyké thêne; Eni te gjithe mérrni Shpirt urtesié, Shpirt mençimerié, Shpirt friké Pérendié, te Krishtit qe u-fanés.

Sot békohét natyr’ é ujeravé …
Si njérî ardhé ne lume …

 

Lavdî é Tanî.

 

 

Té zêr’ i atî qe bertisté …

(Per ketô tri te funtmét, shih té Ora é Pare.)

 

PROFÉTIRA.

 

 

Kendimi préj Profétise se Isaïut.

Keshtu foli Zoti; Gezohu, ô shkrétetire qe ké étjé, gezohu, ô shkrétetire dhé lulezô si trendafil. Dhé shkrétetirat é Jordanit do te lulezojne é do te ngazellohén mé kênge. Dhé lavdi’ é Libanit i eshte dhêne dhé çmim’ i Karmélit dhé populli im do te shekoje lavdin’ é Zotit dhé lartesin’ é Pérendise. Forcojuni, ô duar frikacaké dhé gjunje te paralysur. Thuajuni atyrévé qe u dridhét zemra; Kini kuraje dhé mos kini frike; sé ja Pérendia jone do t’ ju’ a çpaguaje; ay véte do te vije dhé do t’ ju shpetoje. Atehéré do te hapén syt’ é te vérbervé dhé véshet é te shurdhervé do te degjojne. Atehéré do te kercéje i çali si dré dhé goja é némécit do te kendoje kênge mundesé; sé ujera do te dérdhén ne shkrétetire dhé perrenj me dhè te thate. Dhé do te bêhét dhéu i paujet moçalé dhé shkrétetira burim ujerash; dhé atjé ku ish folè drangojsh do te kéte bushé dhé gjéthé. Dhé atjé do te kéte nje udhe te paqmé dhé do te quhét udh’ é shénte. Andéj do mos shkoje i ndyre; dhé te arratisurit do te barésin ne ‘tê dhé do mos humbasin udhen. Dhé do mos kéte luan atjé, as shtaza te keqia do te ngjitén, as do te gjéndén atjé; po atjé do te barésin te çperblyérit dhé te mblédhurit mé anen é Zotit. Dhé do te kthéhén é do te vijne ne Sion mé gezim é ngazellim, dhé defrim i perjéteshme do te jéte mi kréret é tyré; do te gjéjne gas é ngazellim; do t’ ike lark dhembja, hidherimi dhé pshéretimi.

Kendimi préj Profétise se Isaïut.

Keshtu foli Zoti; Ju qe kini étjé éjani per uje; dhé ju qe s’ kini argjent éni te blini, te hani é te pini pa argjent é pa çmim vére dhé te majme. Persé çperudhoni argjêndin tuaj per gjêra qe s’ ushqéjne dhé mundimin tuaj per gjêra qe s’ ngopin? Degjomeni mua dhé do te hani te mirat, dhe shpirti juaj do te gezohét mé te mira. Vêrm’ ani véshin dhé éjani pas udhevé te mia. Degjomeni dhé shpirti juaj do te rroje mé te mira. Dhé do t’ ju trajtoj dhiate te perjéteshmé, dhuratat bésniké tte Davidit. Ja, ju’ a dhashe per deshmim ner kombét, udhehéqes dhé kumandar te kombévé. Ja, do te ftosh kombé qe nuke te njohin; dhé popuj qe s’ te dine do te perikin té ty per Zotin Pérendine têndé dhé te Shéntin é Israélit sé lavderoj. Kerkoni Zotin, sa kohe munt te gjéndét dhé thirréni sa eshte prane. I ligu lé t’ i lêre udhet é tij dhé njériu i pa-dréjte méjtimét é tij. Dhé kthéjuni té Zoti dhé do t’ ju meshiroje, sé ay fal pa mase. Sé méjtimét é mia s’ jane si méjtimét tuaja, as udhet é mia si udhet tuaja, thote Zoti. Po sa mban lark qiélli préj dhéut aqe mban udha imé nga udhet tuaja dhé méjtimét é mia nga méjtimét tuaja. Sé, sikunder shiu dhé debora zbrésin préj qiéllit dhé nuke kthéhén prape para sé t’ a déhin dhéne per te lindur, per te mbire dhé per te dhêne fare atî qe mbolli dhé buke per te ngrêne; ashtu dhé fiala imé qe do dale préj gojes’ s’ imé, do mos kthéhét té mua é zbrazet, gjér sa te mbarohén sa désha dhé gjér sa te shtrohén per mbare udhet é mia dhé porosit’ é mia. Sé mé ngazellim do te dilni dhé mé gas do te mesohi. Sé malét dhé brigjét do te kercéjne, dyké ju pritur mé gas dhé gjithe lisat é pyllit do te trokasin déget si duar. Dhé ne vent te dushkut do te mbije qiparis dhé ne vent te shkozes mirsine. Kio do te bêje te njohur émerin Zotit dhé do te jéte shenje é perjéteshmé qe do mos humbase kurre.

Kendimi préj Profétise se Isaïut.

Keshtu foli Zoti; Mérrni uje mé ngazellim nga burimét é shpetimit. Dhé do te thuash atê dite; Hymnoni Zotin, thirrni émerin é tij; lajmerojuni kombévé lavdit’ é tij; kujtoni sé u-lartesua émer’ i tij: Hymnoni émerin é Zotit, sé bêri gjêra te larta; leçitni ketô me têre dhène. Gezohuni é ngazellohuni ju qe rrini ne Sion; sé u-lartesua i Shént i Israélit ne més te saj.

 

APOSTULL.

 

 

Zoti eshte ndriçimi im dhé Shpetimtari im. Zoti eshte mprojtesi i jétes s’ imé.
Kendimi préj Létres I se Paulit ner Korinthianet.

Vellézer, nuke dua te mos dini qe aterit tane te gjithe ishin nene rè; dhé te gjithe shkuan préj détit, dhé te gjithe té Moisiu u-pagezuan ne ré é ne dét, dhé te gjithe hêngere gjith’ atê gjélle shpirtoré, dhé te gjithe pine gjith’ atê te pire shpirtoré. Sé pijin préj shkêmbit shpirtor qe u vénté pas; dhé ay shkêmp ish Krishti.

 

UNGJILL (PAS MARKUT).

 

 

M’ atê kohe, ardhi Jésuj préj Nazarétit te Galilése dhé u-pagezua préj Joanit ne Jordan. Dhé mé nje hére, kur dilté préj ujit, pâ qiéjte te çahén dhé Shpirtin te zbrése si pullump mi’ tê. Dhé ardhi nje zê préj qiéjve; Ti jé im-Bir i dashur, i cili me pelqéu.

Pastaj Diaku thote Litanin’ é Madhé, Me paqe … Ne més te Per ata qe lundrezojne …. dhé Qe te shpetohémi … shtohén dhé ketô:

Qe te shénterohét kio uje mé fuqine, véperimin dhé permindodhjén é Shpirtit Shént, lé t’ i lutémi Zotit.

Qe te zbrése mi ketô ujera véperimi paqesor i Trinise se permiqênurshmé, lé t’ i lutémi Zotit.

Qe te na dhurohét hir’ i çperblimit dhé békini i Jordanit, lé t’ i lutémi Zotit.

Qe te ndriçohémi mé ndriçim kupetimi dhé mirbésimi mé permindodhjén é Shpirtit Shént, lé t’ i lutémi Zotit.

Qe te bêhét kio uje dhurate shénterimi, çperblim mekatésh, per sherim shpirti é trupi dhé per ç’ dô fitim te dobishme, lé t’ i lutémi Zotit.

Qe te bêhét uje qe kercén ne jéte t’ améshuar, lé t’ i lutémi Zotit.

Qe te rreféhét largimtaré ç’ dô kéqdashjéjé armiqsh te dukur é te padukur, lé t’ i lutémi Zotit.

Per ata qe marrin nga kio uje per békim shtepirash, lé t’ i lutémi Zotit.

Qe te bêhét paqesim shpirtésh é trupésh per gjithe ata qe é marrin mé bése dhé piésetojne préj saj, lé t’ i lutémi Zotit.

Qe te vléresohémi te mbushémi mé békim mé piésetimin é ketyré ujeravé, mé çfaqjén é padukur te Shpirtit Shént, lé t’ i lutémi Zotit.

Qe te degjoje Zoti Pérendia zêrin é lutjévé tona mekataresh dhé te na meshiroje, lé t’ i lutémi Zotit.

Passi mbaron Diaku Litanine, nis Prifti mé zê te math ketê:

 

URIM.

 

 

O Trinî é permiqénurshmé, é tépermire, é permihyjeshmé, é têrefuqishmé, gjithpamesé, é padukur, é pakuptuarshmé, krijétaré é shpirtévé mendoré dhé é natyravé t’ aresyshmé, miresia é zemres, drit’ é paaferuarshmé, qe ndriçon ç’ dô njérî qe vjén ne bote, ndrit dhé té mua sherbetori yt i pavyér, ndriçô-m’ i syt’ é mendjés, qe te guxoj te perhymnoj mirebêrjén dhé fuqin’ é pamatur. Lé te jéte é mirepritur lutja imé per popullin qe ndodhét ketu; qe te mos ndalojne fajét é mia te vije ketu Shpirti yt Shént; po ndjè-me pa denim te te therrés é te thém tanî: Ô i tépermire; te lavderojme, ô Zot njéridashes, i têrefuqishim, mbrét para jétevé. Te lavderojme ty, miéshterin é krijétarin é gjithesise. Te lavderojme ty, ô Bir i Pérendise i vétemlindur, pa âte préj Nênes, dhé pa nêne préj Atit; sé ne  te krémtén é mêpareshmé te gjétme foshnje; po ne te tanishmén te shikojme pérfékt ty, Pérendine tone qe u-fanésé pérfékt préj pérfékti. Sot ardhi koha é se krémtés, dhé vallja é Shentorevé kisheron mé névé, dhé Engjejte krémterojne bashke mé njérezit. Sot hir’ i Shpirtit Shént, ne forme pullumbi, ardhi mi ujerat. Sot Diélli i papérenduar lindi, dhé bota ndriçohét mé driten é Zotit. Sot Hêna shkelqén bashke mé boten mé rézé te ndriçimé. Sot yjt’ é dritefytyreshme zbukurojne boten mé gazmorin’ é shkelqimit. Sot réte i vésojne njérezimit shi dréjtesié préj qiéllit. Sot i pagatuari dorezohét, dyké dashur, préj krijatyres se véte. Sot Proféti dhé Pareréndesi i afrohét Zotit, po qendron mé tmérr, dyké shikuar dénjimin é Pérendise per névé. Sot ujerat é Jordanit bêhén sherim mé ardhjén é Zotit. Sot gjithe kriésa vaditét mé vala myshtiké. Sot fajét é njéresvé çperlahén mé ujerat é Jordanit. Sot Parrajsa u-çél per njérezit, dhé Diélli i dréjtesise na perageson. Sot uj’ é hidhur, é kohes se Moisiut, embelsohét per popullin mé ardhjén é Zotit. Sot shpetuan nga vajtim’ i vjéter dhé shpetuam si Israél i ri. Sot u-çperbléme préj érresires dhé peragesohémi mé driten é hyjdijes. Sot miégull’ é botes perndahét mé çfaqjén é Pérendise s’ one. Sot lampadisét gjithe kriésa siper. Sot rréjtja u-abolit dhé ardhja é Zotit na trajton udhe shpetimi. Sot te sipermét krémterojne bashke mé te poshtmét, dhé te poshtmét kuvendojne mé te sipermét. Sot ngazellohét panair’ i shénte dhè zê-math i Orthodoxevé. Sot Zoti nxitohét té pagezimi, qe t’ a ngjite gjindjén njérezoré ne lartesî. Sot i paunjuri i unjét sherbetorit te tij qe te na shpetoje préj roberise. Sot fituam mbréterin’ é qiéjvé; sé mbréteri’ é Zotit s’ ka funt. Sot dhèu é déti piésetojne préj gazit te botes, dhé bota mbushét mé ngazellim. Te pane ujerat, ô Pérendî, te pane ujerat dhé u-frikesuan. Jordani u-kthyé prape, kur pá ziarrin é Hynise te zbrése é te hyje ne ‘tê truperisht. Jordani u-kthyé prape, dyké pare Shpirtin Shént ne forme pullumbi te zbrése dhé te fluturoje réth téjé. Jordani u-kthyé prape, dyké pare te padukurin te dukur, krijétarin te misheruar, Zotin mé fytyre robi. Jordani u-kthyé prape dhé malét kercyén, dyké shikuar Pérendine mé trup; dhé réte dhane zê, dyké admiruar te ardhurin, drite préj drité, Pérendi te vertéte préj Pérendié te vertéte, dhé dyké shikuar panair zoteror ne Jordan; sé ay zhyti ne Jordan vdékjén é çdegjimit, gjêmbin é rréjtjés dhé shoqerin’ é Férrit, dhé i dhuroj botes pagezim shpetimi. Perandaj dhé une sherbetori yt mekatar dhéi pavyér, dyké tréguar madherit’ é çudiravé te tua, i permblédhur préj friké, te therrés me kundrite:

I math jé, ô Zot, dhé te habitshime jane véprat é tua dhé ansje fiale s’ eshte miaft per te hymnuar çudirat é tua (tri hére). Ti, duké dashur, si i bêré te gjitha te jéne nga é mosqêna, é permban kriésen mé pushtétin tênt, dhé sundon boten mé providéncen têndé. Ti, kur é trajtové ndertésen préj kater éléméntésh, é kurorezové qarkun é motit mé kater kohera. Perpara téjé dridhén gjithe Fuqit’ é mendeshmé; ty te kendon Diélli, ty te lavderon hêna, perpara téjé dalin yjte, ty te bindét drita, ty t’ a kane friken avushat, ty te sherbéjne burimét. Ti é ndévé qiéllin porsi kurtine, ti é thémélové dhéne mi ujerat, ti vuré pluherin si mur rréth détit, ti dérdhé éren per te marre fryme. Ty te méshojne Fuqite Engjelloré, vallét é kryéengjejvé ty te falén; Qérubimét é shume-syshmé dhé Sérafimét é gjashte-kraheshmé, qe te rrine rréth-perqark é fluturojne rrotull, mbulojne faqén nga frika é lavdise s’ até se paaferuar. Sé ti, duké qêne Pérendî é papershkruar, pa nisjé dhé i patréguar, ardhé mi dhê, duké marre fytyre robi, dhé lindé mé shembellsî njériu; sé nuk durojé, ô Zot, nga zemerdhempsheria, te shekojé gjindjén é njéresvé te tyranisét préj Diallit, po ardhé é na shpetové. E rreféjme hirin, é leçitim meshiren, nuk é fshéhim mirenjohjén. I çlirové brézat é natyres s’ one, shenterové bark te virgjer mé lindjén têndé; têre kriésa te hymnoj kur u-fanésé. Sé ti, Pérendia jone, u-duké mi dhê é u-shokerové mé njérezit; ti shenterové dhé riédhjét é Jordanit, duké u derguar préj qiéllit Shpirtin tênt Shént, dhé dermové kréret é dragojvé qe mfolésonin atjè. Ti pra, ô Mbrét njérzidashes, éja dhé tanî mé permindodhjén é Shpirtit tênt Shent dhé shenterô ketê uje (tri hére). Dhé ep-i hirin é çperblimit, békimin é Jordanit; bêj-é burim paprishjéjé, dhurate shenterimi, zgjidhjé mekatésh, largimtaré semundjésh, rremuje per démonet, te paaferuar per fuqite kundreshtaré, te rrafshuar mé fuqî engjelloré.

Qe gjithe sa é marrin dhé piésetojne préj saj t’ a kéne per paqesim shpirtésh é trupésh, per sherim semundjésh, per békim shtepirash dhé per ç’ dô fitim te dobishme. Sé ti jé Pérendia jone qe perserité natyren tone te vjéteruar préj mekatit mé ane uji dhé Shpirti. Ti jé Pérendia jone qe abolité mekatin mé ane uji ne kohe te Noés. Ti jé Pérendia jone qe çlirové gjindjén Hébraïké préj roberise se Faraonit neper dét, mé anen é Moisiut. Ti jé Pérendia jone qe çavé shkêmbin ne shkrétetire, dhé ruadhe ujera, dhé inonduan perrenj dhé nginjne popullin tênt te étjuar. Ti jé Pérendia jone qe shpetové Israélin nga rréjtja é Baalit mé uje dhé mé ziarr, mé anen é Elise. Ti pra, ô Zot, shenterô dhé tanî ketê uje mé Shpirtin tênt Shent (tri hére). Ep’ u gjithevé sa é prékin, a lyhén, a é kungojne shenterim, békim, paqesim dhé shendét. Dhé shpetô, ô Zot, sherbetoret é tù, dhé Présidéntin tone (a po Mbrétin, – tri hére).Ruaj-i nene hién têndé ne paqe; shtrô nene kêmbet é tyré ç’ dô armik dhé kundreshtar; fal’ u gjithe lypjét é tyré per shpetim dhé jéte t’ améshuar. Kujtô, ô Zot, kryépéshkopin tone (aksh) dhé gjithe Présbytéine dhé Diakonaten me Krisht dhé ç’ dô urdher Prifteror dhé Popullin qe rri rotull dhé vellézerit tane qe s’ ndodhén per shkaké t’ aresyshmé, dhé meshirô-i ata dhé névé pas meshires s’ até se madhé. Qe mé éléménté, mé engjej, mé njéres, mé te dukur é te padukur, te lavderohét émeri yt têreshént bashke mé Atin é mé Shpirtin Shent, tanî é perhére é ne jéte te jétevé. Amen.

 

Paqe me gjith’ ju.

 

 

Kréret tane lé t’ i ‘a unjim Zotit.

Sé ti jé shénterim’ i shpirtévé dhé i trupévé tona dhé ty te dergojme lavdî, perhirim dhé adhurim, bashke mé Atin tênt pa-nisjé dhé Shpirtin tênt têreshént, te mire é jétedhênes, tanî é perhére é ne jéte te jétevé Amen.

Dhe mé nje hére Prifti békon njerat kryqthi, pagezon Kryqin é Çemuar, dhé kendohét tri hére Perleshorja é se Krémtés:

 

TINGELL I.

 

 

Ne Jordan kur pagezoheshé, ô Zot, falja é Trinise u-çfaq; sé zêr i Prindit te deshmonté bir’ é tij te dashur dyké te quajtur, dhé Shpirti mé forme pellumbi é shiguronté vertétesin’ é fiales. O Krisht Pérendî, qe u-fanésé dhé ndriçové boten, lavdî me ty.

Dhe sperkat gjithe popullin mé uje.

Kur bié é krémtja te Diélen, Oret kendohén te Prémtén, Békim’ i Ujit bêhét te Shtune ne mengjés pas Méshes, Mbrêmesorja é Madhé te Shtunen mbrémané, dhé Mésha é Shen-Basilit diten é se krémtés. Ne Mbrêmesorén é Madhé, pas Ungjillit, mbahét régulla é mbrêmesorés se zakoneshmé; ne Pasvargjét kendohén ketô te Vétezêshmé:

 

TINGELL II.

 

 

Kur te pâ Joani té lumi Jordan te véç té ay, théshté: Ô Krisht Pérendî, persé ardhé té sherbetori, ô Zot, pa patur njolle? dhé mé émerin é kujt te te pagezoj? te Atit? po atê é ké me vété; te Birit? po ay jé véte mé trup; te Shpirtit Shént? po ketê véte dî t’ u’ a apesh bésnikevé mé goje. O Pérendî qe u-fanésé, meshirô-na.

Vark. – Déti pâ dhé iku …

Te pane ujerat, ô Pérendî, te pane ujerat dhé u-frikesuan; sé lavdine têndé nuke mundin t’ a shikojne mé sy as Chérubimét, as Sérafimét; po rrine mé frike dhé lavderojne fuqine têndé; mé te cilet, ô meshireplot, lajmerojme lavderimin tênt, dyké thêne; O Pérendî qe u-fanésé, meshirô-na.

Vark. – Ç’ eshte, ô dét qe iké? …

Sot krijétar i qiéllit é i dhéut vjén mé trup ne Jordan, dyké lypur pagezim i pamekateshmi, qe t’ a spastroje boten nga rréjtja é armikut, dhé pagezohét zot’ i i gjithesise préj nje robi, dhé i fal gjindjés njérezoré paqesim mé ane uji. Atî lé t’ i therrésim; O Pérendia jone qe u-fanésé, lavdî me ty.

 

LAVDI É TANI. – TINGELL T. IV.

 

 

Diéllin préj Virgjeréshes dyké shikuar Kandil’ i ndriçim préj béronjé te lype pagezim ne Jordan, mé frike dhé mé gas i therristé; Ti békô-me, ô Zot, mé Epifanine têndé te hyjeshmé.

Ne Jordan kur pagezoheshé, tri hére, dhé Perleshim.

 

SHERBÉSA É MENGJÉZIT.

 

 

Pas Pérendia eshte Zoti, kendohét tri hére, Perleshorja. Pasandaj ketô Ndenjesoré:

 

Pas: Tin oreotita.

 

 

Ne Jordan, ô Zot, kur u-çfaqé dhé u-pagezové préj Joanit, ô Krisht, u-deshmové si bir i dashur; dhé i bashkepaniseshme u-tregové mé Atin; édhé Shpirti Shént fluturoj permi ty; mé te cilin te ndriçuar therrésim; Lavdî Pérendise Trinisoré.

 

Pas: Katéplagi Iosif.

 

 

Psé u-kthévé mé çudî, ti ô lume Jordan? Te padukurin lakuriq pashe dhe zemra m’ u-droth; dhé si muntja per ketê te mos trembesha dhé te mos kthéhesha? Engjejte, kur é pane, u-tmérruan; qiélli u-mahnit édhé dhèu u-trondit, dhé u-permbloth déti dhé gjithe te dukurat é te padukurat. Krishti u-fanés té Jordani per te békuar ujerat.

 

Pas: Tachi prokatalavé.

 

 

Békové valat é Jordanit; dermové pushtétin é mekatit, ô Krisht Pérendia jone; i unjé vétén pellêmbes se Pareréndesit dhé shpetové gjindjén é njéresve nga rréjtja. Perandaj po te lutémi; Shpetô boten têndé.

Qe prej dialerise s’ imé dhé Parevargu:

Déti pâ dhé iku, Jordani u-kthyé prape.

UNGJILL’ I MENGJÉZIT (Shih té Or’ é Gjashtte). Pastaj Psalm 51.

 

LAVDI É TANI. – TINGELL II.

 

 

Te gjitha sot lé te ngazellohén. Se Krishti u-fanés ne Jordan.

«Perdellyés, perdellè-me …»

 

TINGELL T. II.

 

 

Fiala Pérendî u-çfaq mé trup té gjindja é njéresvé; qendroj te pagezohét ne Jordan dhé Pareréndesi i théshté; Si te ndéh doren dhé te prék kryét qe mban gjithesine? Mé gjithe qe jé lindur si foshnje préj Marise, po une te di Pérendî te parejéteshmé; barét mi dhê ti qe hymnohésh préj Serafimévé; dhé une robi nuk kam mesuar te pagezoj Zotin; ô Zot i pakuptuarshme, lavdî me ty.

 

ZBRITESORÉ (DYPLIKÉ).

VYTHU ANEKALYPSE. – TINGELL II.

 

 

I. Zbuloj fundin é détit, dhé neper dtéré i udhehéq te tijte, duké mbuluar atjé armiqte, Zoti i pushtétshim ner lufterat, sé u-lavderua.

I. Barét Israéli perserî mi shqoten é détit valonjes qe u-trégua si stéré; dhé péllgu i zi fshéhu faré ushterite Egyptiané ne varr te ujeshtruar, mé fuqin’ é pushtétshimé te se diathtes se Zotit.

III. Zoti, qe u ép fuqî mbréterve tane dhé larteson ballen é te lyérvé te tij, lindét préj Virgjeréshé, dhé vién me pagezim; perandaj, ô bésnike, lé te therrésim: S’ ka te shente si Pérendia jone, dhé s’ ka te dréjte véç téjé, ô Zot.

III. Sa u-zgjithme nga grackat é vjétra, nga ngrênié luanesh mé kocka te thyéra, lé te ngazellohémi é lé te zgjérojme gojen, dyké éndur mé fiale mélodî préj fialesh, atî qe i pelqéjne dhurata per névé.

 

Hypakoé.

 

 

Kur ndriçové gjithe boten me épifanine têndé, ahéré déti i kripur i pabésise iku, dhé Jordani qe rithté tatepjéte u-kthyé ne qiéll, dyké na lartesuar. Po mbaj-na tè lartesi’ é porosivé têndé te hyjeshmé, ô Krisht Pérendî, mé nermjétimét é Hyjlindesés, dhé meshirô-na.

IV. Degjoj, ô Zot, zêrin tênt ay per te cilin thé: zêr’ i atî qe therrét ne shkrétetire; sé gjemové me ujerat é shuma, duké deshmuar per Birin tênt. Dhé, i rrafshuar têresisht préj Shpirtit qe ndodhéj atjé, thirri: Ti jé Krishti, urtesia dhé fuqi’ é Pérendise.

IV. I paqezuar mé ziarr théorié myshtiké, dyké hymnuar Proféti perlindjén é njéresvé, ngrè zêrin é frymesuar préj Shpirtit, per te çfaqur misherimin é Fiales se patréguar, préj te cilit pushtétét é shtyranevé u-dermuan.

V. Jesuj, kryétar’ i jétes, érdhi te zgjidhe mallkimin é Adamit te paregatuar; dhé mé gjithe qe si Pérendî s’ kish névoje per spastrim, spastrohét ne Jordan per te rênin; ne te cilin si vrau armiqesine, fal paqjén qe pershkon ç’ dô mendjé.

V. Te lare mé paqesimin é Shpirtit préj hélmit t’ armikut t’ érret dhé te perlyrur, u-liméruam tè nje rug’ é ré é pa-rrémé, té é cila qasén vétem sa u-pajtuan mé Pérendine.

VI. Zêr’ i Fiales, kandil’ i drites Agimprures, Pareréndes’ i Diéllit ne shkrétetire u therrét gjithe popujvé: Péndohuni dhé spastrohuni qe mê pareza. Sé ja ku vién Krishti te çperbléje boten préj prishjés.

VI. Te permallshim é çfaqi mé oshetim te lumur Ati atê qe shpirteroj préj gjiri. Pô, thote, ky bir’ i bashkeqênurshme u-ngrit si drite agimi per gjindjén é njéresvé, Fiala imé é gjalle si njérî nga paremendimi.

 

SHKURTORÉ. – TINGELL IV.

 

 

U-çfaqé sot me gjithe boten édhé drita joté, ô Zot, u-shenua permi nè, qe te hymnojme mé kupetim; Ardhé, u-duké, ô drit’ é paaferuarshmé.

 

Oikos.

 

 

Té Galiléa é Gjentilevé, tè vend’ i Zabulonit dhé tè dhéu i Néfthalémit, siç tha Proféti, drit’ é madhé shkelqéu Krishti. Préj Béthléhémit vétetiu dhé ndriti agimi per te érresuarit, préj Marise i lint Zoti gjithe botes rézét, Diélli i dréjtesise. Perandaj, te gjithe nè lakuriqte préj Adamit éni t’ a véshim qe te ngrohémi. Sé mbulése per te çvéshurit dhé drite per te érresuarit ardhé, u-duké, ô drit’ é paaferuarshmé.

Gjithe sot te 6-ten é Jénarit lusim Epifanin’ é Shénte te Zotit dhé Pérendise dhé Shpetimtarit tone Jésu Krisht.

Paste lavdî e pushtèt ne jéte te jétevé. Amen.

VII. Diémat piétoze, qe kuvenduan mé furren é ziarrit, i ruajti pa pesuar dêm nje fryme préj vésé qe vershellénté dhé zbritja é Engjellit te pérendishme. Perandaj, te vésuar ne flage, duké perhiruar kendonin: I permihymnuar Zot dhé Pérendi e Atervé, i békuar jé.

VII. Flagesoj mé vale kréret é drangojvé ay qe zbuti flagen flutur te furres mé diémat, dhé lau têre miégullen é çfrénuar te mekatit mé vésen é Shpirtit.

VIII. Nje myshtér te çuditshim rréféu furra é Babylones qe buroj vése; sé ner valat é tij kish per te pritur Jordani ziarr te palendeshm dhé per te mbuluar Kriétarin qe pagezohéj truperisht; te cilin é békojne popujte dhé é permilartesojne me gjithe jétet.

VIII. E lire bêhét kriésa, dhé bij drité te érresuarit mê pare. Vétem renkon kréj’ i érresires. Tanî lé t’ a bekoje nxéhterisht shkaketarin têresi’ é kombévé qe ish mê pare é miére.

 

KÊNGA IX.

 

 

Madheshtô, ô shpirti im, mê te ndérçimén sé ushterite siper.

IX. Asnje gjuhe s’ di si te te levdoje pas vléres; dhé vértikohét dhé mendja é permiboteshme si te te hymnoje ô Hyjlindesé; po, duké qêne é mire, prit bésen; sé é di mallin tone te pérendishme; sé ti jé mpojtésh’ é te Krishtéreve, dhé ty po madhéshtojme.

Madheshtô, ô shpirti im, atê qe ardhi te pagezohét ne Jordan.

O David, éja shpirterisht prane te ndriçuarvé dhé kendô; tanî ejani tè Pérendia mé bése, dhé ndriçohuni. Ky i varferi thirri Adamin é rêne; sé atê é degjoj Zoti ner valat é Jordanit, dhé é perseriti te prishurin.

Madheshtô, ô shpirti im, atê qe lypi pagezim préj Pareréndesit.

Isaïa thote; Lahuni dhé spastrohuni, largoni ligesite nga faq’ é Zotit; ata qe kane étjé per uje shkoni tè uj’ é gjalle. Sé Krishti do te sperkate uje qe perserit ner ata qe i réndin prane mé bése, dhé i pagezon mé Shpirt per jéten é pamplakur.

Madheshtô, ô shpirti im, atê qe u-deshmua préj zêrit ateror.

Lé te mbahémi, ô bésnike, mé hirin dhé mé shilen. Sé sikunder ikne pérnikun Hébréjte qemoti, dyké gjakesuar prakun, keshtu dhé per névé kio lanjetoré é hyjeshmé é perlindjés do te jéte éxodiké; s; andéjmi kémi per te pare dhé driten é papérenduar te Trinise.

 

Tiater Kanun.

 

 

Sot i unj kryét Zoti dores se Pareréndesit.

O çudira te lindjés s’ até permi mendjé, ô Nusé é qashter, Nên’ é békuar! Mé te cilen si fituam shpetim te plotte, te kendojme siç mériton, dyké te siéllur, si dhurate per mirebêrjen, hymné perhirimi.

Sot Joani pagezon Zotin ner valat é Jordanit.

O çudira te lindjés …

Lavdî. – Madheshtô, ô shpirti im, pushtétin é Hynise se triqênurshmé dhé se pandare.

I dime atô qe i’ u rrefyén Moisiut mé férren si te véperuara pas régullash te huaja; sé ashtu shpetoj Virgjerésha é skuqur, kur lindi mirebêresin dritesjélles, i cili u-prit ner valat é Jordanit.

Tanî. – Madheshtô, ô shpirti im, atê qe na shpetoj préj mallkimit.

E lyén dyké perféktuar natyren njérezoré, ô Mbrét i paniseshim, dyké é spastruar mé kungimin é Shpirtit dhé valat é kulluara; dhé triumfové permi fuqine kryélarte t’ érresires, te cilen tanî na é kembévé mé jéte te pafuntmé.

ZBRITESORÉ: Asnje gjuhe dhé O çudira te lindjés.

 

Dergimesoré.

Pas: Epésképsato imas.

 

 

Na u-çfaq Shpetimtari, hiri dhé é vertéta, ner valat é Jordanit dhé ndriçoj ata qe flinin n’ érresire dhé ne hié; sé ardhi é u-duk drit’ é passfruarshmé.

 

LAVDERIMÉ.

TINGELL I.

 

 

Drite préj drité shkelqéu ne bote Krishti Pérendia jone qe u-fanés; atî, ô popuj, lé t’ i falémi.

Si te te ndérojme, ô Krisht, si te ka hié, né sherbetoret ty Zotin? Sé na perserité ner ujerat te gjithe nè.

Ti, ô Shpetimtari yne, kur u-pagezové ne Jordan, shenterové valat, i dorevêne préj pellêmbes se sherbetorit dhé dyké sheruar perimét é botes. I math eshte myshtéri i ékonomise s’ até. O Zot njéridashes, lavdî me ty.

Drita é vertéte u-çfaq dhé u fal ndriçim te gjithevé. Pagezohét mé nè Krishti qe eshte pertéj ç’ dô paqesié; héth shenterimin té uja, dhé bêhét spastrim’ i shpirtévé tona; fénoméni eshte i dhéshme, po nouméni eshte permi qiéjte; mé larjé shpetim, mé uje shpirt, mé zhytjé ne uje bêhét ngjitja jone tè Pérendia. Te çudicimé jane véprat é tua, ô Zot, lavdî me ty.

Ay qe vésh qiéllin mé ré, peshtillét sot mé valat é Jordanit, dhé mbaron paqesimin t’ im, ay qe ngrè mekatin é botes; dhé préj Shpirtit lartazi deshmohét si Bir i vétemlindur i Atit te Larte; atî lé t’ i therrésim; O Krisht Pérendia jone, qe u-fanésé dhé na shpetové, lavdî me ty.

 

LAVDI. – TINGELL II.

 

 

U-rréthové mé ujerat é Jordanit, ti qe vishésh mé driten si robe; dhé i unjé kryét Pareréndesit, ti qe maté qiéllin mé pellêmbe, qe t’ a kthésh boten nga rréjtja dhé te shpetosh shpirtét tona.

 

TANI. – TINGELL T. II.

 

 

Sot Krishti ardhi ne Jordan per t’ u-pagezuar. Sot Joani prék kryét é Zotit. Fuqit’ é qiéjvé u-shtankne, dyké shikuar myshtérin é mahniçim. Déti pâ dhé iku, Jordani dyké shikuar kthéhéj prape. Dhé nè te ndriçuarit therrésim; Lavdî Pérendise qe u-fanés dhé u-pâ mi dhèt é ndriçok boten.

Doxologjî é Madhé. Ne Jordan kur pagezoheshé, ô Zot.

BR>

SHERBÉSA É MÉSHES.

 

 

Shpetô-na, ô Bir’ i Pérendise, qe u-pagezové préj Joanit ne Jordan …

Tropar: Ne Jordan kur pagezoheshé …

 

Ne Hyrjé:

 

 

I békuar esht’ ay qe vjén me émerin é Zotit. Pérendia eshte Zoti dhé u-çfaq ner nè. Shpetô-na, ô i Bir i Pérendise, qe u-pagezové préj Joanit ne Jordan …

SHKURTORÉ: «U-çfaqé sot me gjithe boten» … (Shih ne Mengjést.)

 

Ne vent te Trishéntit:

 

 

Sa u-pagezuat me Krishtin, mé Krishtin u-véshte. Alleluia.

 

APOSTULL.

 

 

I békuar esht’ ay qe vjén me émerin é Zotit. Lavderoni Zotin, sé esht’ i mire.
Kendimi préj Létres se Paulit tè Titua.

Bir Tito, u-çfaq hir’ i Pérendise, i shpetimçim per gjithe njérezit; i cili na areson qe, dyké mohuar pabésine dhé deshirat é boteshme, te rrojme me ketê shékull urtesisht, dréjtesisht dhé mé bése, dyké pritur shprésen é lumur dhé çfaqjén é lavdise se Pérendise se Madhé dhé Shpetimtarit tone Jésu Krisht; i cili dhâ vétén é tij per né, qe te na çperbléje préj ç’ dô paligjesié dhé te qeroje per vétén é tij nje popull te zgjédhur qe ka zéll per vépra te mira. Dhé kur u-çfaq miresia dhé njéridashja é Shpetimtarit tone Pérendî, jo nga véprat é fréjta qe bême né, po nga meshir’ é tij, na shpetoj mé banje perlindjéjé dhé perseritjéjé Shpirti Shént, préj te cilit dérdhi mi né pasurisht mé anen é Jésu Krishtit, Shpetimtarit tone; qe, te dréjtesuar mé hirin é tij, te bêhémi mé shprése trashegimtare te jétes s’ améshuar.

 

UNGJILL (PAS MATTHEUT).

 

 

M’ atê kohe, vjén Jésuj préj Galilése ne Jordan tè Joani, qe te pagezohéj préj tij. Po ky é perndalonté, dyké thêne; Une kam névoje te pagezohém préj téjé, dhé ti vjén té mua? Dhé u-pergjéq Jésuj é i tha; Lè tanî; sé keshtu na ka hié te mbushim ç’ dô dréjtesî. Ahéré é lâ. Dhé si u-pagezua Jésuj, dolli mé nje hére préj ujit; dhé ja ku i’ u-hapne qiéjte dhé pâ shpirtin é Pérendise te zbrése si pullump dhé te vije mi’ tê. Dhé ja nje zê préj qiéjvé, qe théshte; Ky eshte im-Bir i dashur, i cili me pelqéu.

Ne Véçan Têreshénten, thuhét: O çudira te lindjés …

 

Kungatoré.

 

 

U-çfaq hir’ i Pérendise, i shpetimçim per gjithe njérezit.

Ne vent te Pame driten, thuhét: Ne Jordan.

7. – Mblédhja é te ndérçimit, te lavderuar Profét, Pareréndes dhé Pagezor Joan.

 

Mbrêmesoré.

 

 

Ne Thirrtorét, thuhén tri te Mbrêmesorés se Madhé dhé ketô tri:

 

Pas: Panéfimi Martirés.

 

 

O Pareréndes i lavderuar i Krishtit, Pagezor i hyjeshme, dyké te lumeruar mé bése, Krishtin lavderojme, qe te unji kryét ne Jordan dhe shenteroj natyren é njéresvé; tè ay pra nermjétô t’ u fale shpirtévé tona paqén dhé perdellimin é math.

E pè lart lavdin’ é Atit te patréguar, ô i urté Pareréndes Joan, dhé Birin ne uje; pè dhé Shpirtin qe zbriti si pullump, qe paqeson dhé ndriçon anet é dhéut. Perandaj dyké te kenduar si te nisjuar te Trinise, ndérojme panairin tênt te hyjeshme.

I forcuar mé hirin é hyjeshme te Krishtit, Pagezor dhé Pareréndes, ti na trégove Qéngjin, qe ngrè gjithe mekatét é botes dhé i ngjité sot pas dy dishépuj; atî lutu-i t’ u dhuroje shpirtévé tona paqén dhé perdellimin é math.

 

LAVDI. – TINGELL T. II.

 

 

Kandil i mishter, Pareréndes i Shpetimtarit, lastarim béronjé, miku i birit te Virgjeréshes, te cilit i’ u-falé kur kercéu ne bark dhé é pagezové ner ujerat é Jordanit, tè ay nermjétô, te lutémi, ô Profét, te shkapojme shqotat é aviteshmé.

Tanî: – Fiala Pérendî u-çfaq mé trup (Shih ne Mengjés te Ujit te Békuar). Hyrjé, Drite gazmoré.

 

PAREVARK. – TINGELL I RÊNDE.

 

 

Pérendia jone eshte ne qiéll é ne dhè; te gjitha sa déshi Zoti i bêri.

 

Ne Pasvargjét ketô.

Pas: «Edhokas simiosin.»

 

 

Kur te pâ, ô Zot, Pareréndesi Joan te véjé tè ay, u-çudit dhé si sherbetor mirenjohes therristé mé frike; Ç’ eshte kio perunjesî, ô Shpetimtar? ç’ eshte kio varferî, mé te cilen jé véshur? Ti, dyké u-véshur si njérî nga pasuri é miresise, é ngrité njérin’ é permbysur si meshireplot.

Vark. – Déti pâ dhé iku …

Eja sot, u-pergjéq Shpetimtar’ i te gjithevé, sherbè-me mé frike sé po célébroj nje myshtér, dhé mos kij frike, ô Pareréndes; sé, per te perseritur Adamin é dermuar préj mekati, pagezohém si njérî tè ujerat é Jordanit, ne te cilat me shéh sot, mua te pamolepsurin nga natyra.

Vark. – Ç’ eshte, ô dét, dhé iké …

Cili préj dhèlindurvé pâ Diéllin te çperlahét? u-pergjéq Joani, dhé atê qe vésh qiéllin mé ré te çvishét i têre, dhé krijétarin é burimévé dhé te lumejvé te hyje ner ujerat? Çuditém per ékonomine têndé te patréguar, ô Zot. Mos é rendô sherbetorin tênt mé porosira te frikeshmé.

 

LAVDI. TINGELL IV.

 

 

Si dashamir i Shpirtit dhé dallendryshé hyjfolesé é hirit, pareléçité madherisht, ô Pareréndes, ékonomin’ é Mbrétit, i cili lindi mé shkelqim préj se Kulluares tè gjindja é njéresvé per t’ a perseritur, dyké larguar fundin é zakonévé te liga dhé dyké dréjtuar zemrat é atyrévé qe pagezoheshin mé pendim te kapin jéten é améshuar, ô i lumur i ndriçuar i Pérendise.

 

Tanî.

 

 

Eni te imitojme virgjeréshat é urta; éni t’ i dalim perpara Zotit qe u-fanés; sé ardhi si dhênterr tè Joani. Jordani kur te pâ, u-tremp é qendroj; Joani po therristé; Nuk guxoj te prék kryét é pavdékur’ Shpirti zbristé mé forme pullumbi per te békuar ujerat dhé nje zê u-degjua préj qiéllit; Ky eshte im-Bir i dashur, i cili ardhi ne note per te shpetuar gjindjén é njéresvé. O Zot, lavdî me ty.

Perleshoré: E se krémtes, pastaj é Pareréndesit:

 

TINGELL II.

 

 

Kujtim’ i te dréjtit mé levdata, po ty te miafton deshmim’ i Zotit, ô Pareréndes. Sé u-trégové mé te vertéte mê i ndéruar sé Profétet, kur u-vléresové te pagezosh ner valat te léçiturin. Perandaj, si u-perpoqé per te vertéten, mé gas u lajmerové dhé atyré qe ishin ne Férr sé u-çfaq mé trup Pérendia qe ngrè mekatin é botes dhé na fal perdellimin é math.

Pastaj prape é se Krémtés dhé Perleshim.

 

MENGJÉS.

 

 

Zbritesoré vétem te dytat, Madheshtimé, dhé Kênga IX. Zbritesoré: O çudira te lindjés.

 

Dergimesoré.

Pas Gynékés akutisthité.

 

 

Zoti te léçiti Profét, mê te larte sé Profétet dhé mê te math sé gjithe te lindurit préj grash. Sé pè Krishtin mé trup, qe é lajmeruan gjithe profétet dhé ligja dhé, dyké é pagezuar, u-trégové mê i vénéruar sé te gjithe.

Dhé é Epifanise: Na u-çfaq Shpetimtari.

 

LAVDERIMÉ.

 

 

Kendohén atô t’ Epifanise.

 

LAVDI. – TINGELL T. II.

 

 

Lajmetar dollé préj gjiri shtérpanik, ô Pagezor, dhé qe préj shpergijvé banové shkrétetiren; dhé u-trégové shila é gjithe proféteve. Sé atê qe ata é pane mé shume ményra dhé pareléçitne énigmerisht, ti u-vléresové t’ a pagezosh ne Jordan. Dhé degjové zêrin ateror, préj qiéllit, qe deshmonté Birerin’ é tij. Dhé Shpirtin é pè me forme pullumbi, qe hiqté zêrin mi te pagezuarin. Po, ô mê i larti sé gjithe profétet, mos pushô se nermjétuari per nè qe po mbajme béserisht kujtimin tênt.

Tanî: Sot Krishti ardhi ne Jordan per t’ u-pagezuar (Shih té Lavderimét é Epifanise). Doxologjî é Madhé. Ne Jordan.

 

MÉSHE.

 

 

Antifonét é Epifanise, Ne Jordan, Hyrtoré é Epifanise, Ne Jordan, pastaj, Kujtim’ i te dréjtit; Shkurtoré é Epifanise. Sa u-pagezuat me Krishtin.

 

APOSTULL (PREJ AKTEVE T’ APOSTUJVE)

 

 

M’ atô dite, kur qè Apolloj … (Shih tè Or’ é Tréte.)

 

UNGJILL (PAS JOANIT).

 

 

M’ atê kohe, shéh Joani Jésune qe vinté té ay, dhé thote; Ja Qéngj’ i Pérendise, qe ngrè mekatin é botes. Ky eshte ay, per te cilin une thashe; Prapa méjé vjén nje njerî, i cili eshte perpara méjé; sé ish mê pare sé une. Dhé une nuk é njihja; po qe te çfaqét tè Israéli, perandaj érdha une dyké pagezuar mé ujen. Dhé deshmoj Joani dyké thêne sé; Pashe Shpirtin qe zbriti si pullump préj qiéllit dhé mbéti mi ‘tê. Dhé une nuk é njihja; po ay qe me dergoj te pagezoj mé ujen ay me tha; Mi cilin te shikosh te zbrése Shpirti dhé te mbétét mi ‘tê, ay eshte qe pagezon mé Shpirt Shént. Dhe une pashe dhe deshmova, dhé ky eshte i-Bir’ i Pérendise.

Ne Véçan Têreshénten, thuaj: Sot Joani pagezon Zotin ner valat é Jordanit.

O çudira te lindjés …

 

Kungatoré:

 

 

Per kujtim te perjéteshme do te jéte i dréjti.

 

E DIELA PAS EPIFANISE.

APOSTULL.

 

 

Arthte, ô Zot, meshira joté mi nè.
Ngazellohuni, ô te dréjte, me Zotin.
Kendimi préj Létres se Paulit ner Efésianet.

Vellézer, sicilitdô préj nésh i eshte dhêne hiri pas mases se dhurates se Krishtit. Perandaj thote; Si u-ngjit lart, roberoj roberine dhé u dha porosira njéresvé. Edhé sé u-ngjit ç’ eshte, véç sé dhé zbriti mê pare ne mê te poshtmét ane te dhéut? Ay qe zbriti ay eshte dhé qe u-ngjit permi gjithe qiéjte qe te mbushe te gjitha. Dhé ay ca i bêri Apostuj, ca Proféter, ca Ungjillore, ca Barij dhé Miéshter, per trajtimin é Shentorevé, per vépre sherbésé, per ndertimin é trupit te Krishtit, gjér sa t’ arrijme té njesia é béses dhé té njohja é Birit te Pérendise, si burre perfékt, ne mase te moshes se plotesimit te Krishtit.

 

UNGJILL (PAS MATTHEUT).

 

 

M’ atê kohe, kur degjoj Jésuj sé Joani u-rréshtua, shkoj ne Galilè, dhé si lâ Nazarétin, ardhi é banoj ne Kapérnaum qe eshte anes détit, ne kufirét é Zabulonit dhé te Néfthalémit. Qe te mbushét é folura mé anen é Profétit Isaïa, qe thote; Dhéu Zabulon, é dhéu Néfthalém, udhes détit, pertéj Jordanit, Galilè é Gjéntilevé; popullit qe rrinté n’ erresire pa drite te madhé, dhé atyrévé qe rrijin tè vendi dhé hiéja é vdékjés u lindi drite. Q’ ahéré nisi Jésuj te léçite é te thote; Péndohuni; sé u-aferua mbréteri’ é qiéjvé.

8. – Domnika oshenaré. Gjérq Hozéviti.
9. – Polyeukt deshmori.
10. – Grégor, péshkop i Nysses. Dométian péshkop i Méliténes.
11. – Théodos Kénobiarku.
12. – Tatiana Deshmoré.
13. – Hérmyl dhé Stratonik deshmore.
14. – Aterit oshenare qe u-vrane ne Sina dhé ne Raitha.
16. – Falja é Vargojt te çemuar t’ Apostull Piétrit.
17. – Andon’ i Math oshenar dhé Hyjprures.

 

PERLESHORÉ. – TINGELL IV.

 

 

Zéllotin Elia dyké imituar ner ményrat, dhé Pagezorit dyké i vajtur pas ner rugat é dréjta, ô Ate Andon, u-bêré kolonizor i shkrétetires dhé mpshtété boten mé urimét é tua. Perandaj nermjétô tè Krishti Pérendia te shpetohén shpirtét tona.

18. – Athanas é Kyrill, Patriket é Aléxandrise.

 

PERLESHORÉ. – TINGELL III.

 

 

Si shkelqyét mé vépra Orthodoxié, dhé shuat gjithe bésat é liga, mundes tropéprures u-tréguat; i pasuruat te gjitha mé piétét, kishen é stoliste madherisht, dhé mérituat te gjéni Krishtin Pérendine, qe u fal te gjithevé perdellimin é math.

19. – Makar Egyptasi. Arsén i Korfuzit. Mark Eugéniku, métropolit i Eféses.
20. – Efthim’ i Math oshenar dhé Hyjprures.

 

PERLESHORÉ. – TINGELL IV.

 

 

Gezohu, ô shkrétetire, qe nuke lint dhé defrè ti qe nuke dhêmp; sé t’ i shumoj diémat njériu i deshiravé te Shpirtit, dyké i mbiéllur mé piétét, dyké i ritur mé vétembajtje ne perfékte virtytésh. Mé lutjét é tij, ô Krisht Pérendî, shpetô shpirtét tona.

21. – Maxim Konfesori. Néofyt deshmori.
22. – Apostull Timothéu. Anastas Pérsiani.
23. – Klémént’ i Angores. Agathangél deshmori.
24. – Xénia oshenaré.
25. – Grégor Théologu, kryépéshkop i Kostantinopojes.

 

PERLESHORÉ. – TINGELL I.

 

 

Fyélli baritor i théologise s’ até mundi trumbétat é oratorevé; sé, mé qe kerkové théllesirat é mendjés, t’ u-shtuan dhé bukurit’ é fiales. Po nermjétô tè Krishti Pérendia, ô Ate Grégor, te shpetohén shpirtét tona.

26. – Xénofon oshenari dhé shoket é tij.
27. – Ngritja é lipsanévé te Joan Gojartit. (Shih Perleshorén é tij, 13 Viéshte III.)
28. – Efraim Syriani.
29. – Ngritja é lipsanévé t’ Ignat Hyjpruresit.
30. – TRÉ KRYÉPRIFTIJTE, BASIL’ I MATH, GRÉGOR THÉOLOGU DHÉ JOAN GOJARTI.

 

MENGJÉS.

 

 

Pas Pérendia eshte Zoti, Perleshorja:

 

TINGELL I.

 

 

Te tré yjt’ é medhéj te Hynise se Tridiélleshmé qe ndriçuan boten mé rézé dogmash te hyjeshmé, lumenjte mialterjédhes te urtesise qe vaditne têre kriésen mé çurka hyjnjojtjéjé, Basilin é Math dhé Grégor Théologun mé Joan’ é lavderuar mé gojen é fiale-arteshmé, te gjithe desherimtaret é fialevé te tyré te mblédhur mé hymné lé t’ i ndérojme; sé ata tè Trinia per néve lutén gjithenjê.

 

TIATER. – TINGELL IV.

 

 

Si te njerményreshme mé Apostujte dhé Miéshterit é botes, nermjétoni té Zot’ i gjithesise t’ i fale paqén gjithe botes dhé shpirtévé tona perdellimin é math.

«Qe préj dialerise s’ imé» …

Parevark:

Prifterit é tù, ô Zot, do te vishén mé dréjtesî.

VARK. – Goja imé do te flase urtesî.

 

UNGJILL I MENGJÉZIT.

 

 

(Shih Ungjillin é Méshes se Shen-Spiridonit, 12 Dhjétor.)

Psalm 51 pa zê. – Lavdî: «Mé nermjétimét é Mesonjesvé». Tanî: «Mé nermjétimét é Hyjlindesés».

Perdellyés, perdellè-me …

 

TINGELL T. II.

 

 

U-perdérth hiri ner buzet tuaja, ô Ater oshenare; dhé u-tréguat Barij te Kishes se Krishtit, dyké mesuar dhênt’ é aresyshmé te besojne Trinin’ é bashkeqênurshmé me nje Hynî.

Zbritesoré: Mi burimin é avushavé. «Mé te ndérçimén»., Kênga IX.

 

Dergimesoré.

 

 

Enet é drites, shkréptimét é shkelqyéra, Basilin é Math, Grégor Théologun, dhé Joan Gojartin lé t’ i levdojme te gjithe.

O Hynî é njêshmé, Ati, Biri, é Shpirti, mé lutjét é Basilit, Grégorit dhé Joanit dhé Hyjlindesés Marî, mos u-ndafsha préj lavdise s’ até.

Pyrk i qendisur mé ar, qytét i dymbedhjétemureshme, ô fron qe pikon diéll, kathédra é mbrétit, ô çudî é pakuptuarshmé, si i ép qumesht Zotit.

 

LAVDERIMÉ. – TINGELL II.

 

 

Mé ç’ kurore lavdié t’ i kurorezojme Miéshterit? te ndaret nga trupét, po te bashkuarit Shpirti, mprojtesit é Hyjpruresvé, sherbetoret é njenumurte te Trinise, yjt’ é botes qe shkelqéjne, kollonat é Kishes, te cilet i kurorezon si mundes mé kurore lavdié Krishti Pérendia jone qe ka perdellimin é math.

Mé ç’ bukurira kêngesh t’ i peshtiéllim Hyjpruresit? nxênesit é qiéllit dhé leçitesit é Orthodoxise, Théologet é thiéshte, Basilin é Math, Grégorin Théolog dhé Joan Gojartin; te cilet i lavderoj Trinia siç u kish hié, Zoti qe ka perdellimin é math.

Mé ç’ fiale énkomirash t’ i levdojme kryépriftijte? isapostujte nga hiri, dhé te njendérçimit nga dhuratat, thémélojsit é piététit, shpetimtaret dhé udhehéqesit mé fiale é mé pune, barijte mé bése si Krishti, engjejt’ é dhéshme, njérezit qiéllore; te cilet i ndéroj Krishti, Zot’ i lavdise, qe ka perdellimin é math.

Mé ç’ kurore lavdié t’ a kurorezojme Gojartin, Basilin dhé Grégorin? énet é ndéruara te Shpirtit, luftetaret é forte te béses, shtyllat é Kishes, mpshtétjén é bésnikevé, ngushellimin é gjithe mekatarevé, burimét qe burojne çurka, nga te cilat marim dhé embelsohémi, dyké lypur ndjése fajésh per shpirtét dhé perdellimin é math.

 

LAVDI. – TINGELL II.

 

 

Sot shpirtét é dhèlindurvé lartesohén préj dhéut, dhé bêhén qiéllore ne kujtim te Shentorevé; sé portat é qiéjvé hapén dhé na bêhén te njohura gjêrat é Zotit. Fialet leçitin fialet, dhé gjuherat kendojne çudirat; dhé nè i therrésim Shpetimtarit; Lavdî ty Krisht Pérendise; sé mé anen é ketyré ardhi paqa tè bésniket.

 

Tanî.

 

 

Sot Krishti sillét ne Kishe si foshnje. Sot vihét nene ligjen ay qe i dhâ ligjen Moisiut. Ushterit’ é Engjejvé u-çuditne, kur pane te mbahét ne peqî te nje plaku ay qe permban gjithesine. Syméoni, plot mé piétat é gas, therristé; Tanî perleshô-me, ô Shpetimtar, préj jétes se perkoheshmé tè jéta é pamplakur; sé te pashe dhé m’ u-bê zemra.

Doxologjî é Madhé. Perleshoré: Si te njeményreshme.

 

MÉSHE.

 

 

Shpetô-na, ô i Bir’ i Perendise, i çuditeshmi ner Shentoret …

Troparé: Te trè yjt’ é medhéj, é Shéntit te Kishes, Shkurtoré é Perhasjés (Shih mê pas).

 

APOSTULL.

 

 

Ne têre dhéne dolli fial’ é tyré.
Qiéjte trégojne lavdî Pérendié.
Kendimi préj Létres se Paulit ner Hébréjte.

Vellézer, binduni … (Shih té Mésha é Shen-Kollit, 6 Dhjétor.)

 

UNGJILL (PAS MATTHEUT).

 

 

U tha Zoti, nxênesvé te tij; Ju jini drit’ é botes; … (Shih, Viéshte II, E Diél’ é Shent-Atervé.)

Ne Véçan, thuhét: Te ka hié.

 

Kungatoré.

 

 

Ne têre dhène dolli fial’ é tyré.

31. – Kyr é Joan Anargjêndet.