Kapitulli:  1

Filimoninë – Krye 1

1 Pavli, i-lidhurë i Jisu Krishtit, edhe Timotheu, vëllaj, mbë Filimonin’ e-dashurë edhe bashkëpunëtorinë t’ënë, 2 Edhe mb’ Apfin’ e-dashurë, edhe mb’Arippinë bashkëushtëtorinë t’ënë, edhe mbë kishënë ndë shtëpit t’ënde; 3 Hir qoftë mbë ju e paqtim prej Perëndisë, Atit t’ënë, edhe prej Zotit Jisu Krisht.

4 I falem ndersë Perëndisë t’im, dyke prurë ndër mëntt ty përherë ndë të-falurat të mia, 5 Sepse dëgjonj për dashurinë t’ënde edhe për besënë që ke mbë Zotinë Jisu, edhe mbë gjithë shënjtorëtë; 6 Që të bënetë shoqëria e besësë s’ate e-pemshime me anë të të-çfaqurit të çdo së-mire që është ndër ju mbë Jisu Kishtinë. 7 Sepse kemi shumë gëzim edhe ngushullim për dasurinë t’ënde, sepse zëmërat’ e shënjtorëvet janë prëjturë me anë t’ënde, o vëlla.

8 Përandaj, ndonëse kam shumë kuxim mbë Jisu Krishtinë të të urdhëronj ty atë që duhetë, 9 Po për dashurinë më tepërë lutem, dyke qënë i-atillë që jam, si plaku Pavel, po ndashti edhe i-lidhurë i Jisu Krishtit. 10 Të lutem për birinë t’im, që më lindi ndër të-lidhurat të mia, për Onisiminë; 11 I-cili qe njëherë i-vëjyerë te ti, po ndashti ësht’ i-vëjyerë për tv edhe për mua, të-cilinë e dërgova përsëri 12 Edhe ti prit-e atë, do-me-thënë zëmërënë t’ime. 13 Unë desha t’a mbanj atë përanë vetëhesë s’ime që të më shërbenjë ndë vëntt t’ënt, ndë të-lidhurat të ungjillit; 14 Po pa mëndjenë t’ënde nukë desha të bënj asgjë, që të mos jet’ e-mira jote si prej nevoje, po prej dashjeje. 15 Sepse mbase përandaj unda prej teje për pak kohë, që t’a kesh atë për jetë; 16 Jo më si shërbëtuar, po më tepërë se shërbëtuar, vëlla të dashurë, veçan tek unë, po sa më tepërë te ti edhe pas mishit edhe mbë Zotinë. 17 Ndë më ke pra pjesëtar, prit-e atë posi mua. 18 Edhe ndë qoftë se të ka bërë ndonjë paudhëri, a të ka detyrë, këtë numëro-m’a mua. 19 Unë Pavli shkrova me dorënë t’ime, unë dotë paguanj; që të mos të them, se edhe vetëhenë t’ënde m’a ke detyrë. 20 Po, o vëlla, makar të marr unë prej teje këtë të-mirë mbë Zotinë; prëj zëmërënë t’ime mbë Zotinë. 21 Dyke pasurë shpresë se dotë dëgjonjç shkrova te ti, sepse e di se edhe më tepërë se ç’të them dotë bënjç.

22 Mbë gjithatë kohë bë-më gati edhe vënt për të ndënjurë, sepse shprenj se me anë të të-faluravet t’uaj dotë dhurëtonem ndër ju.

23 Të faletë me sëndet Epafraj që është rop bashkë me mua mbë Jisu Krishtinë, 24 Marku, Dhimaj, Llukaj, bashkëpunëtorët’e mi.

25 Hiri i Zotit t’ënë Jisu Krisht qoftë bashkë me frymënë t’uaj. Amin.