1 Pavli, apostoll (jo prej njerëzish, as me anë njeriu, po me anë të Jisu Krishtit, edhe të Perëndisë Atit që e ngjalli atë prej së-vdekurish). 2 Edhe gjithë vëllezëritë që janë bashkë me mua, mbë kishërat të Gallatisë; 3 Hir qoftë mbë ju edhe paqtim nga Perëndia Ati, edhe nga Zoti ynë Jisu Krisht, 4 Që dha vetëhen’e ti për fajetë t’anë, që të na shpëtonjë nga këjo jet’ e-ligë, pas dashurimit të Perëndisë edhe Atit t’ënë, 5 Mbe të-cilinë qoftë lavdia ndë jetët të jetëvet. Amin.
6 Çuditem se kaqë çpejt shkoni prej ati që u thirri juve me anë të hirit të Krishtit ndë tjetërë ungjill; 7 I-cili nuk’është tjatërë, po janë ca veta, të-cilëtë u trumbullonjënë juve, edhe duanë të ndryshonjënë ungjillin’e Krishtit. 8 Po edhe neve, a ëngjëll prej qielli ndë u lëçittë juve tjatër’ ungjill e jo atë që u lëçitmë juve, qoft’ i mallëkuarë. 9 Sikundrë thamë më përpara, edhe ndashti përsëri them, Ndë u lëçittë juve ndonjë njeri tjatër’ ungjill e jo atë që kini marre, qoft’ i-mallëkuarë. 10 Sepse ndashti njerësvet u mbush mëndjenë unë apo Perëndisë? apo kërkonj të pëlqehem te njerëzitë? sepse ndë pëlqeheshe edhe të njerëzitë, nukë dotë ishnjam shërbëtuar i Krishtit.
11 Po u bënj të dini ju, o vëllezër, se ungjilli që ulëçit prej meje s’është pas njeriu; 12 Sepse as unë s’e mora prej njeriu, as umë suashë prej njerin, po prej sbulese së Jisu Krishtit. 13 Sepse kini dëgjuarë, se qysh shkonjam njëherë ndë Judhaismët, se fort tepërë ndiqnjam kishën’e Perëndisë, edhe e bënjam rrëmullë; 14 Edhe vinjam mbarë ndë Judhaismët më tepërë se shumë moshëtarë të mi ndë kompt t’im, sepse ishnjam më tepërë zilitar për porositë që kishinë lënë atërit’e mi.
15 Po kur i pëlqeu Perëndisë që më ndau veç që nga barku i mëmësë, edhe më thirri me anë të hirit të ti, 16 Që të sbulonjë Birin’e ti tek unë, që t’a ungjillëzonj atë ndër kombet, për-një-here s’mora këshillë nga mish a nga gjak; 17 As nukë hipa ndë Jerusalim te apostojtë që qenë përpara meje, po vajta nd’ Aravi, edhe përsëri ukthyeshë ndë Dhamaskë. 18 Pastaj pas tre vjeç hipa ndë Jerusalim, për të pjekurë me Pjetrinë; edhe mbeta përan’ ati pesë-mbë-dhjetë dit; 19 Edhe tjetërë nga apostojtë nukë pashë, veç Jakovinë të vëllan’ e Zotit. 20 Edhe sa u shkruanj juve, ja tek po rrëfenj përpara Perëndisë, se s’gënjenj. 21 Pastaj erdha ndë vëndet të Syrisë edhe të Qiliqisë; 22 Edhe nukë ishnjam njohurë me faqe me kishët’e Judhesë që ishinë mbë Krishtinë; 23 Po vetëmë kishinë dëgjuarë, se ay që na ndiqte njëherë, ndashti po ungjillëzon atë besënë që bënte rrëmullë njëherë. 24 Edhe lavduroninë Perëndinë për punë t’ime.
1 Pastaj pas katrë-mbë-dhjetë vjeç përsëri hipa ndë Jerusalim bashkë me Varnanë, si mora me vetëhe edhe titonë; 2 Edhe hipa pas sbulese nga an’ e Perëndise’, edhe u rrëfeva atyre ungjillinë që lëçis ndër kombet, po më tepërë atyreve që dukeshinë më të-shënuarë, nga frika semos breth, a brodha mbë kot. 3 Po as Titua që qe bashkë me mua, ndonëse ishte Grek, nuk’ ushtrëngua të rrethpritetë; 4 Edhe këjo për vëllezërit’e-rrem që ishinë futurë fshehuraj, të-cilëtë hynëfshehuraj, për të përgjuarë lirinë t’ënë që kemi mbë Jisu Krishtinë, që të na bënjënë robër; 5 Këtyreve as për një orë nuk’u uunjmë kryetë që t’u bindemi, që të mbësë te ju e-vërtet’e ungjillit. 6 Edhe për ata që u duketë se diç janë, çfarëdo që të kenë qënë ndonjëherë, asfare s’dua të di; Perëndia nukë shikon mbë faqe njeriu; sepse ata që dukenë se diç janë nukë shtuanë gjë tek unë; 7 Po përkundrazi, kur panë se mua m’ubesua ungjilli i parrethpresjesë, sikundrë Pjetrit ungjilli i rrethpresjesë; 8 (Sepse ay që vepëroj mbë Pjetrinë që të jetë apostoll mbë të-rrethprerëtë, vepëroj edhe mbë mua që të jem apostoll mbë kombetë); 9 Edhe si e njohnë hirinë që m’uddha, Jakovi e Qifaj e Joani, të-cilëtë dukeshinë së ishinë shtylla, na dhanë mua edhe Varnavësë të-djathtat’ e tyre për shënjë shoqërie, që neve të vemi ndër kombet, e ata ndër të-rrethprerët; 10 Vetëmë na porositnë të kujtojmë të-vobeqtë; të-cilënë punë edhe ukujdesa t’a bënj.
11 Edhe kur erdhi Pjetri ndë Antiohi, i ndënjta kundrë për faqe, sepse vëjente te qërtonej; 12 Sepse pa ardhurë ca veta nga Jakovi, hante bashkë me kombetë; po kur erthnë, hiqej edhe e ndante veç vetëhen’e ti, sepse kishte frikë nga ata që ishinë prej rrethpresjesë. 13 Edhe bashkë më atë uhoqnë veç edhe të-tjerëtë Judhenj, kaqë sa edhe Varnava uhoq ndë ipokrisit t’atyreve. 14 Po kur pashë, se nuk’ecënjënë drejt sipas së-vërtetës’ s’ungjillit, i thashë Pjetrit përpara të gjithëve, Ndë qoftë se ti që je Judhe rron posi kombetë, e jo posi Judhenjtë, përse shtrëngon kombetë të rronjënë posi Judhenjtë? 15 Neve që jemi prej fisi Judhenj edhe jo prej kombesh fajtore, 16 Dyke diturë, se s’del i-drejtë njeriu prej punërash nomi, veç me anë të besës’ së Jisu Krishtit, edhe neve i besuamë Jisu Krishtit, që të dalëmë të-drejtë prej besës’ së Krishtit, e jo prej punë- ravet të nomit; sepse asndonjë njeri s’ka për të dalë i-drejtë prej punëravet të nomit. 17 Po ndë qoftë se, dyke kërkuarë të dalëmë të-drejtë mbë Krishtinë, ugjëntmë edhe neve fajtorë, Krishti pa fjalë qënka shërbëtuar i fajit? Qoftë lark.
18 Sepse ndë ndërtonj përsëri ato që prisha, bënj vetëtëhenë t’ime porosi-prishës. 19 Sepse unë me anë të nomit vdiqa ndë nomt, që të rronj mbë Perëndinë. 20 Bashkë me Krishtinë ukryqëzuashë; Edhe s’rronj më unë, po Krishti rron tek unë; edhe ajo që rron unë ndashti ndë misht, rronj ndë besët të Birit të Perëndisë, i-cili më deshi edhe dha ndër duar vetëhen’e ti për mua. 21 Nukë heth poshtë hirin’e Perëndisë; sepse ndë qoftë të-drejtuarëtë me anë të nomit, atëhere Krishti vdiq mbë kot.
1 O Gallatiannë të-marrë, kush u mëreu juve, (që të mos bindeni mbë të-vërtetënë), përpara syvet të të-cilëvet Jisu Kristi upërshkrua i-kryqezuarë ndër mest t’uaj. 2 Këtë vetëmë dua të marr vesh prej jush, Prej punërash nomi e muartë Frymënë, apo prej të-dëgjuarit të besësë? 3 Kaqë të-marrë qënki? passi nistë me Frymë, ndashti mbaroni me mish. 4 Mbë kot pësuatë kaqë? ndë qoftë se vetëmë mbë kot. 5 Ay pra që u ep juve Frymënë, edhe punon çudira ndër ju, prej punërash nomi i bën këto, a prej të-dëgjuarit të besësë?
6 Sikundrë “Avraami i besoj Perëndisë, edhe i unumërua ati për drejtëri;” 7 Di-e-ni pra, se ata që janë prej besësë, këta janë bij t’Avraamit. 8 Edhe shkronja dyke parë që përpara se Perëndia nxjer kombetë të-drejtë prej besësë, i dha zë Avraamit që përpara, “Se gjithë kombetë dotë bekonenë mbë ty.” 9 Përandaj ata që janë prej besësë bekonenë bashkë me besëtarinë Avraam.
10 Sepse sa njerës janë prej punërash nomi janë ndënë mallëkim; sepse është shkuarë, “I-mallëkuarë është cilido që s’qëndron mbë gjithato që janë shkruarë ndë vivlit të nomit, për të bër’ ato.” 11 Po se asndonjë s’del i drejtë me anë të nomit përpara Perëndisë, është gjë e-çfaqurë “Sepse i-drejti dotë rronjë prej besësë.” 12 Edhe nomi nuk’ është prej besësë, po “njeriu që bën ato, dotë ronjë me anë t’atyrëve.” 13 Krishti na çpërbleu nga mallëkimi i nomit, sepse ubë mallëkim për ne; sepse është shkruarë “I-mallëkuarë është sicilido që varretë ndë dru.” 14 Që të vinjë bekimi i Avraamit ndër kombet me anë të Jisu Krishtit, që të marrëmë të-zotuarët’e Frymësë me anë të besësë.
16 O vëllezër, si njeri flas; po edhe dhjatë njeriu, passi vërtetonetë, asnjeri s’e heth poshtë, a shton gjë mb’atë. 17 Edhe të-zotuarat’ i ufolnë Avraamit edhe farës’ s’ati; nukë thotë, Edhe faravet, si per shumë, po si për një “Edhe farësë s’ate,” që është Kishti. Edhe këtë e them, se dhjatënë që qe vërtetuarë më përpara prej Perëndisë mbë Krishtinë nomi që ubë pas katrë qint e tri-dhjetë vjeç nuk’ e heth poshtë, që të prishnjë të-zotuarëtë. 18 Sepse ndë qoftë se trashëgimi është prej nomi, nuk’ është më prej të-zotuari; po Perëndia j’a fali këtë Avraamit me anë të të-zotuarit.
19 Përse pra udha nomi? Ushtua për punë të të-shkeluravet të porosivet, gjersa të-vinte fara, mbë të-cilënë qe bërë të-zotuarëtë; edhe ky nom uurdhërua me anë ëngjëjve ndë dorët të një mestari. 20 Edhe mestari s’është i njëj vetëmë; po Perëndia është një.
21 Nomi pra qënka kundrë të-zotuaravet të Perëndisë? Qoftë lark! sepse ndë ishte dhënë nom që munt të apë jetë, atëhere drejtëria dot’ ishte me të-vërtetë prej nomit; 22 Po shkronja i mbylli të-gjitha ndënë fajinë, që t’u epetë të-zotu- arëte prej besësë mbë Jisu Krishtinë atyreve që besonjënë. 23 Edhe përpara se të vinte besa, ruheshimë ndënë nom, të-mbyllurë brënda ndë besët, e-cila ishte për të sbuluarë. 24 Përandaj nomi ubë mësonjësi unë mbë Kristinë, që të dalëmë të-drejtë prej besësë; 25 Po passi erdhi besa, s’jemi më ndënë mësonjës.
26 Sepse të-gjithë jemi të Perëndisë me anë të besësë që është mbë Jisu Krishtinë. 27 Sepse sa jeni pagëzuarë mbë Krishtinë, Krishtinë kini veshurë. 28 Nukë ka më Judhe as Grek; nukë ka më shërbëtuar as të-lirë; nukë ka më mashkull e femërë; sepse ju të-gjithë jeni mbë Jisu Krishtinë. 29 Edhe ndë jini ju të Krishtit, pa fjalë, jini far’e Avraamit, edhe pas të-zotuarit trashëgimtarë.
1 Edhe them, se sa kohë trashëgimtari është foshnjë, s’ndan nga shërbëtori, ndonëse ësht’i zot’i të-gjithave; 2 Po është ndënë qivernitarë e kujdestarë, gjer mb’atë kohë që ësht’ urdhëruarë nga i ati. 3 Kështu edhe neve, kur ishimë foshnje, ishimë robër ndënë stihiat të botësë; 4 Po kur erdhi të-mbushurit’e kohësë, Perëndia dërgoj të Birinë, që lindi prej gruaje edhe që qe ndënë nom, 5 Që të çpëblenjë ata që ishinë ndënë nom, që të marrënë birëinë. 6 Edhe me-qënë-që jemi bij, Perën- dia dërgoj Frymën’e Birit të ti ndë zëmërat t’uaj që thërret, Avva, o Atë. 7 Përandaj nukë je me shërbëtuar, po bir; edhe ndë je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.
8 Po atëhere, passi s’njihnitë Perëndinë u punuatë atyreve që s’janë prej nature perëndira; 9 Po ndashti, passi njohtë Perëndinë, e që të them më mirë unjohtë prej Perëndisë, qysh kthehi përsëri mbë të-dobëtat’e mbë të-vobegatë stihia, të-cilavet prapë si përpara doni t’u punoni? 10 Vini re dit, e muaj, e kohëra, e vjet. 11 Kam frikë për ju semos mbë kot umunduashë për ju.
12 O vëllezër, u lutem juve bëhi posi unë, sepse edhe unë jam posi ju; s’më keni bërë ndonjë të-keqe. 13 Edhe e dini, se të-parënë herë u’a lëçita juve ungjillinë me dobësirë të mishit. 14 Edhe ngasjenë t’ime që kishnjam ndë misht t’im nuk’e zutë për gjë, as e hothtë tej, po më prittë si ëngjëll Perëndie, si Jisu Kristinë. 15 Cila pra ishte lumeria juaj? Sepse dëshmonj për ju, se ndë mundej, edhe sytë t’uaj dot’i nxirnitë e dotë m’i epnitë mua. 16 Armiku juaj pra ubëshë, se u them juve të-vërtetënë?
17 Dëftenjënë zëmërë të-përvëluarë te ju, po jo të-mirë; përkundrazi duanë t’u mbyllnjënë juve jashtë, që të keni juve zëmërë të-përvëluarë për ata. 18 Po është mirë të këni zëmërë të-përvëluarë për të-mirënë gjithënjë, e jo vetëmë kur gjëndem ndë mest t’uaj. 19 Djemthit’e mi, përsëri kam të-dhëmbura të-pjelli për ju, gjersa të formonetë Krishti ndër ju; 20 Edhe donjam të ishnjam ndë mest t’uaj ndashti, edhe të ndërronjam zënë t’im, sepse nukë di ç’të mendonem për ju.
21 Pa më thoni, ju që doni të jeni ndënë nom, a nukë dëgjoni nomnë? 22 Sepse është shkruarë, se Avraami pat dy bij; një prej shërbëtoresë, edhe një pej së-lirësë; 23 Po ay që lindi prej shërbëtoresë lindi pas mishit; e ay që lindi prej së-lirësë, lindi me anë të të-zotuarit. 24 Të-cilatë dëftenjënë tjëtërë për tjetërë; sepse këtu janë të dy dhjatatë; njëra nga mali Sina, që pjell për skllavëri, e-cila është Agara. 25 (Sepse Agara është mali Sina nd’Arabi, edhe përgjigjetë ndë Jerusalimët të-sotme; edhe është ndë skllavëri bashkë me të bijtë). 26 Po Jerusalima që është lart ësht’e lirë, e-cila ëstë mëma e neve të gjithëve. 27 Sepse është shkruarë, “Gëzohu ti, o shterpë që nukë pjell; nxir zënë edhe thërrit ti që nukë ke të-dhëmdhura të-pjelli; sepse djemt’e shkretëtirësë janë më shumëse t’asaj që ka burrinë;” 28 Edhe neve, o vëllezër, jemi, posi Isaaku, bij të të-zotuari. 29 Po sikundrë atëhere ay që lindi pas mishit ndiqtë atë që kishte lindurë pas frymësë, kështu është edhe ndashti. 30 Po ç’thotë shkronja? “Nxir jashtë shërbëtoren’edhe të birin’ e asaj; sepse s’ka për të trashëguarë i bir’ i shërbëtoresë bashkë me të birin’ e së-lirësë.”
31 Nukë jemi pra, o vellezër, bij të sbërbëtoresë, po të sëlirësë.
1 Qëndroni pra ndë lirit, me të-cilënë na liroj Krishti, edhe mos hyni përsëri ndë sgjedhët të skllavërisë.
2 Ja unë Pavli te po u them juve, se, ndë urrethprefshi, Krishti nukë dot’u bënjë juve dobi asfare. 3 Edhe dëshmonj përsëri mbë çdo njeri që rrethpritetë, se është detuar të mbanjë gjithë nominë. 4 Undatë nga Krishti ju që delni të-drejtë me anë të nomit; ratë poshtë nga hiri. 5 Sepse neve me anë të Frymësë presmë për shpresën’e të-drejtëruarit prej besësë. 6 Sepse mbë Jisu Krishtinë as rrethpresja ka ndonjë fuqi, as parrethpresja, po besa që vepëronetë me anë dashurie.
7 Ju ecënitë mirë; kush u pengoj që të mos bindeni mbë të-vërtetënë? 8 Këta të-bindurë nuk’është prej ati që u thërret juve. 9 Pakëzë brumë mbruh gjithë të-mbrujturitë. 10 Unë kam shpresë mbë ju me anë të Zotit, se nukë dotë kini ndër mënit tjatërë gië; po ay që u trumbulon juve cilido që të jetë, ay ka për të mbajturë mundimnë. 11 Edhe unë, o vëllezër, ndë qoftë se lëçis edhe më rrethpresje, përse ndiqem më? atëhere uprish skandhalia e dryqit. 12 Zoti dhëntë të copëtonenë ata që u trumbullonjënë juve.
13 Sepse ju, o vëllezër, uthërrittë ndë liri; vetëmë mos e përdorni lirinë për shkak të mishit, po me anë të dashurisë t’i shërbeni njëri tjatërit. 14 Sepse gjithë nomi mhushetë ndë një fjalë, një këtë, “Të duash të-afërminë t’ënt si vetëhenë t’ënde.” 15 Po ndë kafshofshi e ndë hëngërshi njëri tjatërinë, shikoni mos prisheni njëri prej tjatërit.
16 Them pra, Ecëni pas Frymësë, edhe nukë dotë bëni dëshërimn’e mishit. 17 Sepse mishi dëshëron kundrë Frymësë, e Fryma kundrë mishit; edhe këto janë njëra kundrë tjatërësë, që të mos bëni ato që doni. 18 Po ndë qoftë se Fryma u heq udhënë juve, nukë jeni ndënë nom.
19 Edhe punërat’e mishit janë të-çfaqura; të-cilatë janë pëgërësi, kurvëri, ndyrësi, plankprisësi, 20 Idhullatri, magji, armiqësira, grindje, zili, zëmërime, të-zëna, të-ndara, eresi, 21 Cmire, vrasje, të-dejtura, lodrëti, edhe kësosh si këto; për të-cilatë u them juve më përpara, sikundrë edhe u thashë më përpara, se ata që punonjënë të-tillatë mbretëri Perëndie s’kanë për të trashëguarë.
22 Po pem’e Frymësë është dashuri, gëzim, paqtim, zëmër’ e-gjerë, ëmblësirë, mirësi, besë, 23 Butësirë, vetëpërmbajtje; kundrë të-tillavet nukë ka nom.
24 Edhe ata që janë të Krishtit, e kanë kryqësuarë mishinë bashkë më pësimet’e me dëshërimetë. 25 Ndë rrojmë pas Frymësë, pas Frymësë edhe të ecëjmë.
26 Letë mos kërkojmë lavdi të-kotë, dyke ngarë njëri tjatërinë, dyke pasurë cmir njëri tjatërinë.
1 O vëllezër, edhe ndë rëntë njeri ndë ndonjë faj, ju që jeni të frymësë ndërto-e-ni të-tillinë me frymë butësire; dyke vënë re vetëhenë t’ënde, semos ngitesh edhe ti. 2 Mbani barrëtë njëri tjatërit, edhe kështu mbushni nomn’e Krishtit. 3 Sepse ndë i duketë ndonjëj se diç është, tek s’është gjë, gënjen vetëhen’ e ti. 4 Po gjithë-sicili letë provonjë punën’e ti, edhe atëhere vetëmë për vetëhen’e ti dotë ketë të-mburruritë, e jo për tjatërinë; 5 Sepse gjithë-sicili dotë mbanjë barrën’e ti.
6 Edhe ay që mësonetë ndë fjalët prej ndonjëj, atë që e mëson let’a bënjë pjesëtar ndë gjithë të-mirat të tia. 7 Mos gënjehi; Perëndia nukë përbuzetë; sepse ç’të mbjellë njeriu, këtë edhe dotë korrnjë; 8 Sepse ay që mbjell ndë missht të ti, prej mishit dotë korrnjë prishje; po ay që mbjell ndë Frymët, prej frymësë dotë korrnjë jetë të-përjetëshme. 9 Letë mos lodhemi pra dyke bërë të-mirënë, sepse ndë mos ulothçimë, dotë korrmë ndë kohët që duhetë. 10 Përandaj gjersa kemi kohë, letë punojmë të-mirënë mbë të-gjithë, po më fort mb’ata që janë ndë një besë me ne.
11 Shikoni me ç’farë shkronja të-mëdha u shkrova me dorënë t’ime. 12 Sa duanë të dukenë të-mirë ndë misht, këta u ngutnjënë juve të rrethpriteni, vetëmë që të mos ndiqenë për kryqin’e Krishtit. 13 Sepse as ata që rrthpritenë s’e ruajnënë nominë, po duanë të rrethpriteni ju, që të mburrenë ndë misht t’uaj. 14 Po për mua qoftë lark të mburrem për tjatërë gjë, veç për kryqin’e Zotit t’ënë Jisu Krisht, me anë të të-cilit bota është kryqëzuarë tek unë, edhe unë te bota. 15 Sepse mbë Jisu Krishtinë as rrethpresja ka fuqi, as parrethpresja, po kriesa ëre. 16 Edhe sa ecënjënë pas kësaj rregulle, qoftë paqtim edhe përdëllim mb’ata, edhe mbë Israilin’e Perëndisë.
17 Ndashti e paskëtaj asndonë letë mos më mundonjë: sepse unë mbanj shënjat’ e Zotit Jisu ndë trupt t’im.
18 Hiri i Zotit t’ënë Jisu Krisht qoftë bashkë me frymënë t’uaj, o vëllezër. Amin.