Kapitulli: 1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11  12  13  14  15  16

Romanëtë – Krye 1

1 Pavli, sbërbëtuar i Jisu Krishtit, i-shërritur’ apostoll, i-ndarë për të lëçitur’ ungjillin’e Perëndisë, 2 (Që qe zotuarë që përpara me anë të profitërvet të ti ndë shkronjat të-shënjtëruara), për të Birin’e ti Jisu Krishtinë, 3 Zotinë t’ënë, i-cili pas mishit lindi nga far’e Dhavidhit, 4 Edhe pas frymës’ së shënjtërisë udëftye Bir Penëndië me fuqi, me anë të të-ngjallurit të ti prej së-vdekurish; 5 Me anë të të-cilit muarmë hir e apostoli për emerin’e ati, që të bindenë ndë besët gjithë kombetë; 6 Ndër mest të të-cilëvet jeni edhe ju të-thë-rriturë te Jisu Krishtit; 7 Mbë gjithë ju që jeni ndë Romë, të-dashurë të Perëndisë, të-thërriturë shënjtorë, hir qoftë mbë ju edhe paqtim prej Perëndisë, Atit t’ënë, edhe prej Zotit Jisu Krisht.

8 Me përpara i falem ndersë Perëdnisë t’im me anë të Jisu Krishtit për gjithë ju, sepse besa juaj zihetë n’gojë mbë gjithë botënë; 9 Sepse dëshmimtari im është Perëndia, të-cilit i shërbenj me shpirtinë t’im ndë ungjillt të Birit t’ati, se pa pushim u kujtonj juve, 10 Dyke luturë gjithënjë ndë të-falurat t’ime, që të dojë Perëdnia ndonjë jerë të m’a bënjë mbarë të vinj tek ju. 11 Sepse kam shumë mall t’u shoh juve, që t’u ap ndonjë dhurëti shpirtërie qe të forcohi; 12 Edhe këjo është të ngushulonem bashkë me ju me anë të besës’ se-bashkëtë, s’uajsë edhe s’imesë.

13 Edhe nukë dua të mos e dini, o vëllezër, se shumë herë e vura ndër mëntt të vinj tek ju, (po undaluashë gjer ndashti), që të kem ndonjë pemë edhe ndër mest t’uaj, sikundrë edhe ndër mest të kombevet të-tjerë. 14 Jam detuar mbë Grekër e mbë varvarë, mbe të-ditur’e mbë të-paditurë; 15 Kështu, sa varetë nga unë, jam i-gathishim të lëçis ungjillinë edhe ndër ju që jeni ndë Romë.

16 Sepse nukë kam turp për ungjillin’ (e Krishtit); sepse është fuqi Perëndie për shpëtim mbë cilinëdo që beson, mbë Judhenë me pare, edhe mbë Grekunë me pastaj; 17 Sepse me anë t’ati sbulonetë drejtëri’e Perëndisë prej besë mbë besë, sikundrë është shkruarë, “I-drejti prej bese dotë rronjë.”

18 Sepse zëmërim Perëndie sbulonetë prej qielli mbi çdo pabesëri e paudhëri të njerësvet, që mbanjënë të-vërtetënë ndë paudhëri. 19 Sepse çdo që munt të dijë njeriu për Perëndinë ësht’ e-çfaqure- ndër ata; sepse Perëndia u’a çfaqi atyreve. 20 Sepse të-padukurat’e ati, fuqia e ati e-përjetëshme edhe hieria, që-kur-se ubë bota, shihenë kthjellëtë dyke umarrë me mënt me anë t’atyreve që janë bërë, kaqë sa ata të mos kenë seç të thonë. 21 Sepse, ndonëse e njohnë Perëndinë, nuk’e lavduruanë si Perëndi, as nuk’i ufalnë ndersë; po ubënë të-kotë ndë të-menduarat të tyre, edhe uerëssua zëmër’e aytre e-pakupëtuar-shime. 22 Dyke thenë, se janë të-mënçim, umarruanë; 23 Edhe ndërruanë lavdin’e të-pavdjerit Perëndi mbë shëmbëllesë fytyre njeriu të-vdjershim, e shpesësh, e katrëkëmbësesh e shtërpinjsh.

24 Përandaj edhe i dha Perëndia ata ndë ndyrësirë me anë të dëshërimevet të zëmëravet t’atyre, që të çnderonenë trupat’e atyre ndër mest t’atyre. 25 Të-cilëtë ndërruanë të-vërtetën’e Perëndisë ndë gënjeshtrë, edhe nderuan’e adhuruanë krijesënë me tepërë se Krijetarinë, i-cili esht’i-bekuarë për gjithë jetënë. Amin. 26 Përandaj Perëndia i dha ata ndë dëshërimë çnderimi; sepse edhe femërat’e atyre ndërruanë të-përdoruritë sipas naturësë ndë të-përdorurë që është kundrë naturësë; 27 Gjithashtu edhe meshkujtë lanë të-përdorurit’e femërësë si pas naturësë, e udoqnë ndë dëshërimt të tyre njëri me tjetrinë, dyke punuarë turpje meshkuj mbë meshkuj, e dyke marrë ndë vetëhet të tyre çpagimnë që duhej të kobimit të tyre. 28 Edhe sikundrë nukë deshnë të njohënë Perëndinë, Perëndia i dha ata ndë një mëndje të-prishurë, që të bënjënë ato që nukë ka hie të bënenë; 29 Sepse ata janë plot me çdo farë paudhërie, kurvërie, dinakërie, lakmimi, ligësie; mbushurë me cmir, me vrasje, me qartë, me kobim, me poshtëri; 30 Asish që pishtëllinjënë, asish që përflasënë, asish që e kanë cmir Perëndinë, ashish që shanjënënë, madhështorë, kryelartë, ashish qe çpifnjënë të-këqia, të-pabindurë re prindëritë, 31 Të-çmëndurë, asish që s’mbanjënë fjalëtë që kanë likhurë, të-padhëmçurë, të-papajtuarshim, të-papërdëllyershim; 32 Të-cilëtë, ndonëse njohënë drejtërin’e Perëndisë, se ata që punonjënë të-tillatë vëjenjënë për vdekje, jo vetëm’i bënjënë ato, po edhe gjenjënë pëlqim mb’ata që i punonjënë.

Romanëtë – Krye 2

1 Përandaj s’munt të drejtëronjç vetëhenë, o njeri, cilido që të jesh ti që gjykon; sepse mb’atë që gjykon tjetërinë, dënon vetëhenë t’ënde; sepse ti që gjykon gjithato punon. 2 Edhe e dimë, se gjyqi i Perëndisë është me të-vërtetë kundr’atyreve që punonjënë të-tillatë. 3 Edhe mendon këtë te, o njeri që ghykon ata që punonjënë të-tillatë, edhe që i bën ato edhe vetë, se ke për të shpëtuarë nga gjyqi i Perëndisë? 4 Apo bën për asgjë pasjen’e mirësis’ s’ati e të durimit e të zëmërës’ sëgjerë, edhe nuk’e di, se mirësi’ e Perëndisë të bje ty ndë pendim? 5 Po për ashpërimnë t’ënt edhe për zëmërën’ e-papenduarë mbleth mbë vetëhenë t’ënde zëmërim për ndë ditët të zëmërimit e të sbulesës’së gjyqit të-drejtë të Perëndisë, 6 I-cili dot’ j’a çpaguanjë gjithësicilit pas punëvet t’ati; 7 Atyreve që kërkonjënë me durim ndë punë të-mirë lavdi e nder e pavdjerje dot’u apë jetë të përjetëshme; 8 Po mb’ata qe grindenë edhe nuk’i bindenë së vërtetësë, po i bindenë paudhërisë, dotë jetë zëmërim e zëmëratë, 9 Hidhërim edhe shtrëngim mbë çdo spirt njeriu që punon të-ligënë, Judheu më parë edhe pastaj Greku; 10 Po lavdi e nder e paqtim mbë cilinëdo që punon të-mirënë, mbë Judhenë më parë edhe pastaj mbë Grekunë. 11 Sepse te Perëdnia s’ka të-mbajturë anë; 12 Sepse sa fëjyenë pa nom, pa nom edhe dotë vdirenë; edhe sa fëjyenë ndënë nom, me mom dotë gjykonenë, 13 (Sepse nukë janë të-drejtë përpara Perëndisë ata që dëgjonjënë nomnë, po ata që mbushnjënë nomnë dotë drejtëronenë. 14 Sepse kur gjëndarëtë që s’kanë nom, prej nature bënjënë punët’e nomit, këta, ndonëse s’kanë nom, janë vetë nom ndë vetëhet të tyre; 15 Të-cilëtë dëftenjënë punën’ e nomit të-shkruarë ndë zëmërat të tyre, sepse kanë ndërgjegjen’e tyre dyke dëshmuarë bashkë me ata, edhe mendimetë dyke përfolurë a edhe dyke drejtëruarë njëri tjatërinë); 16 Mb’atë ditë, kur dotë gjykonjë Perëndia të-fshehurat’ e njerësvet me anë të Jisu Krishtit, pas ungjillit t’im.

17 Na ti quhesh Judhe, edhe prëhesh ndë nomt, edhe mburresh mbë Perëndinë, 18 Edhe njeh dashurimn’e ati, edhe çquan ato që ndanjënë, sepse nësonesh prej nomit; 19 Edhe ke besim mbë vetëhenë t’ënde, se je udhëheqës i të-verbërvet, drit’e atyreve që janë nd’errësirë, 20 Ndreqës i të-marrëvet, mësonjës i foshnjavet, edhe se ke shëmbëllën’ e diturisë e të së-vërtetësë ndë nomt. 21 Ti pra që mëson tjatërinë, vetëhenë t’ënde nuk’e mëson? ti që lëçit të mos vjedhënë, vjeth? 22 Ti që thua të mos kurvëronjënë, kurvëron? ti që mërzit idhujtë, vjeth gjë kishe? 23 Ti që mburresh mbë nomnë, çpërnderon Perëndinë dyke shkelurë nomnë? 24 Sepse “emëri i Perëndisë për juve shahetë ndër kombet”, sikundrë është shkruarë.

25 Sepse rrethpresja bën dobi, ndë mbusç nominë; po ndë shkelç mominë, rrethpresja jote ubë parrethpresje. 26 Ay pra që nuk’ është i-rrethprerë ndë ruajtë porosit’e nomit, parrethpresja e ati a nukë dotë numëronetë rrethpresje? 27 Edhe ay që është i-parrethprerë ndë trupt edhe mbush nominë dotë të gjykonjë ty që ke shkronjën’e nomit edhe rrethpresjenë, e shkel nominë. 28 Sepse nuk’është ludhe ay që është përjashta Judhe, as rrethpresje ajo që është për faqe ndë misht: 29 Po Judhe është ay që ësthë përbrënda Judhe. edhe rrethpresje ajo e zëmërësë, që është pas frymësë e jo pas shkronjësë, i të-cilit Judhe nderi është jo prej njerësvet, po prej Perëndisë.

Romanëtë – Krye 3

1 Ç’ka më tepërë pra Judheu? a cila është dobia e rrethpresjesë? 2 Shumë nga çdo anë. Më përpara, sepse fjalët’e Perëndisë u ubesuanë Judhenjet. 3 Sepse çë, ndë mos besuanë ca? mos dotë hethnjë poshtë besën’ e Perëndisë pabesëria e atyreve? 4 Qoftë lark; po Perëndia qoft’i-vërtetë, edhe çdo njeri gënjeshtar, sikundrë është shkruarë, “Që të dalç i-drejtë ndë fjalët të tua, edhe të munç kur të gjykonesh.”

5 Po ndë dëften shtrëmbëria jonë drejtërin’ e Perëndisë, ç’duhetë të themi? mos ësht’istrëmbërë Perëndia që bje zëmëratënë? (si njeri flas). 6 Qoftë lark’ sepse atehere qysh dotë gjykonjë Perëndia botënë? 7 Sepse ndë qoftë se me anë të gënjeshtrësë s’ime ushtua e-vërtet’e Perëndisë për lavdi t’ati, përse më unë gjykonem si fajtuar? 8 Edhe, (sikundrë shahemi, edhe sikundrë thonë ca, se neve themi), përse të mos bëjmë të-ligatë, që të vinjënë të-miratë? Dënimi i të-ketillëvet ësht’ i-drejtë.

9 Çë pra? jemi neve më të-mirë se gjëntarëtë? pa fjalë jo; Sepse e treguamë më përpara, se edhe Judhenjtë edhe Grekëritë, të-gjithë janë ndënë faj; 10 Sikundrë është shkruarë “Se s’ka të-drejtë as një; 11 S’ka as një që kupëton; s’ka as një që kërkon Perëndinë. 12 Të-gjithë duallnë jashtë udhësë, bashkë ubënë të-pavëjyerë; s’ka kush të bënjë të-mirë; s’ka as një” 13 “Varr i-hapëtë është gurmaz’ i atyre; më gjuhët’e tyre flisninë kobime;” “verër aspidhash është ndënë buzët t’atyre” 14 “Goj’e të-cilëvet është plot me mallëkim e me hidhërim.” 15 “Këmbët’e atyreve janë të-çpejta për të derdhurë gjak”; 16 “Të-shkretuar’ e të-hequrë keq është ndëpër udhët t’atyreve; 17 Edhe udhë paqtimi nukë kanë njohurë.” 18 “Nuk’është frikë Perëndie përpara syvet t’atyre”.

19 Edhe dimë se sa thotë nomi, u’a thot’ atyre që janë ndënë nomt; që të thuretë çdo gojë, edhe gjithë bota të bënetë fajtore përpara Perëndisë. 20 Sepse prej punërash nomi s’ka për të dal’ i-drejtë asndonjë mish pe-rpara ati; sepse me anë të nomit njihetë fajt.

21 Po ndashti pa nom uçpërfaq drejtëria e Perëndisë, dyke umartirisurë prej nomit edhe prej profitërvet; 22 Po, drejtëria e Perëndisë me anë të besësë mbë Jisu Krishtinë ndër gjithë e mbi gjith’ata që besonjënë; sepse nukë ka ndonjë farë ndryshimi; 23 Sepse të-gjithë të-jyenë, edhe të-gjithëve u shteretë lavdia e Perëndisë; 24 Edhe dalënë të-drejtë dhurëti me anë të hirit t’ati, me anë të çpërblimit që është mbë Jisu Krishtinë; 25 Të-cilinë Perëndia e vuri që përpara që të jetë vegëlë çpërblimi me anë të besësë ndë gjakt t’ati, që të tregonjë drejtërin’e ti, për ndjesën’e fajevet që qënë bërë përpara, me anë të durimit të Perëndisë; 26 Që të tregonjë drejtërin’e ti ndë këtë kohë, që të jet’ay i-drejtë, edhe të nxjerrë të-drejtë atë që i beson Jisujt. 27 Ku është pra të-mburruritë? Umbyll jashtë. Me cilinë nom? me nomn’e punëvet? Jo; po me nomin’e besësë.

28 Kupëtojmë pra, se njeriu del’ i-drejtë me anë të besësë, pa punët’e nomit.

29 Apo vetëm’ i Judhenjet është Perëndia? e jo edhe i kombevet? Po, është edhe i kombet; 30 Sepse një është Perëndia që dotë nxjerrë të-drejtë rrethpresjenë prej besësë, edhe parreth-presjenë me anë të besësë. 31 Nominë pra hethmë poshtë me anë të besësë? Qoftë lark; po nominë vërtetojmë.

Romanëtë – Krye 4

1 Ç’dotë themi pra se fitoj Avraami, ati ynë pas mishit?

2 Sepse ndë dolli i-drejtë Avraami prej punevet, ka mbë se të mburretë, po jo përpara Perendisë. 3 Sepse ç’thotë shkronja? “Edhe i besoj Avraami Perëndisë, edhe i unumërua ati për drejtëri.” 4 Edhe ati që punon paga nuk’i numëronetë si hir, po si detyrë; 5 Po ati që s’punon, edhe i beson ati që nxjer rë-drejtë të-shtrëmbërinë, besa e’ati numëronetë për drejtëri.

6 Sikundrë edhe Dhavidhi e rrëfen të-lumëruarët’e ati njeriu, të-cilit Perëndia i numuron drejtëri pa punëra, dyke thënë: 7 “Lum ata, të-cilëvet u undjenë paudhëritë, edhe të-cilëvet u umbuluanë fajetë. 8 Lum ay njeri, të-cilit Zoti nukë dot’i numëronjë faj.”

9 Këta të-lumëruarë pra thuhetë vetëmë për ata që janë të-rethprerë, apo edhe për ata që nukë janë të-rrethprerë? sepse themi se besa i unumërua Avraamit për drejtëri. 10 Si pra i unumërua? kur ishte i rrethprerë, apo kur ishte i-parrethprerë? Jo kur ishte i-rrethprerë, po kur ishte i-parrethprerë. 11 Edhe mori shënjën’e rrethpresjesë për vulë të drejtërisë që fitoj prej besësë që kishte, kur ishte i-parrethprerë, që të jet’ay atë i gjith’ atyreve që besonjënë, kur janë të-parrethprerë, që t’u numëronetë edhe atyreve drejtëria; 12 Edhe atë i rrethpresjesë jo vetëmë mb’ ata që janë të-rrethprerë, po edhe mb’ata që ecënjënë pas gjurmëvet të besës’ s’ atit t’ënë Avraam, kur qe i-parrethprerë.

13 Sepse të-zotuarëtë mb’Avraamnë a mbë farën’ e ati, se dotë jetë trashëgimtar’i botësë, nuk’ ubë me anë të nomit, po me anë të drejtërisë që është prej besësë. 14 Sepse ndë janë trashëgimtarë ata që janë prej nomit, besa ësht’ e-sbrazëtë, edhe të-zotuarëtë ra poshtë. 15 Sepse nomi sjell zëmëratë; sepse ku s’ka nom, s’ka as të-dalë jashtë nomit. 16 Përandaj trashëgimi është prej besësë, që të jetë dhurëti, edhe të-zotuarëtë te jetë të-siguruarë mbë gjithë farënë, jo vetëmë mb’atë që është prej nomit, po edhe mb’atë që është prej besës’ s’ Avraamit, i-cili është atë i neve të gjithëve, 17 (Sikundre është shkruarë, “Se të bëra atë të shumë kombeve,”) përpara Perëndisë, të-cilit i besoj, edh’ i-cili ep jetë të-vdekuret, edhe quan të-paqënatë si të-qëna. 18 Ay pa pasurë shpresë me shpresë besoj, se dotë bënej atë i shumë kombeve, sikundrë qe folurë, “Kështu dotë jetë fara jote;” 19 Edhe passi nuk’ishte i-dobëtë ndë besët nuk’ umendua, se ndashti trup’i ti ishte i-vdekurë, sepse ishte posht’e lart një qint vjeç, as të-vdekurit’e shtratit të Sarrësë; 20 As ndë të-zotuarët’ të Perëndisë pat dyshim dyke mos besuarë, po uforcua ndë besët, dyke dhënë lavdi Perëndisë, 21 E dyke qënë i-bindurë, se atë që i uzotua Zoti ësht’ i-zoti edhe t’a bënjë. 22 Përandaj edhe i unumërua ati për drejtëri.

23 Edhe nuk’ ushkrua vetëmë për atë, se i unumërua ati, 24 Po edhe për ne, ndë të-cilët dotë numëronetë, për ne, të- cilët’i besojm’ati që ngjalli prej së-vdekurish Jisunë,Zotinë t’ënë; 25 I-cili udha ndër duar për fajetë t’anë, edhe ungjall për të-drejtëruarëtë t’enë.

Romanëtë – Krye 5

1 Si duallmë pra të-drejtë prej bese, kemi paqtim me Perëndinë me anë të Zotit t’ënë Jisu Krisht, 2 Prej të-cilit kemi edhe të-hyrëtë me anë të besësë ndë këtë hir, ndë të-cilët qëndrojmë;; edhe mburremi mbë shpresën’e lavdis’ së Perëndisë. 3 Edhe jo vetëmë këjo, po edhe mburremi mbë shtrëngimetë, dyke diturë, se shtrëngimi sjell durim, 4 Edhe durimi provë, edhe prova shpresë; 5 Edhe shpresa nukë turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhurë ndë zëmërat t’ona me anë të Frymës’së-Shënjtëruarë që na është dhënë. 6 Sepse kur ishimë neve edhe po të-sëmurë, Krishti vdiq ndë kohët që qe urdhëruarë për të-pabesëtë. 7 Sepse mezi për njeri të-drejtë do ndonjë të vdesë; sepse për të-mirinë mbase edhe kuxonndonjë të vdesë. 8 Po Perëndia dëften dashurin’e ti mbë ne, sepse tek ishimë neve edhe po fajtorë, Krishti vdiq për ne; 9 Shumë më tepërë pra, si duallmë të-drejtë ndashti me anë të gjakut t’ati, dotë shpëtojmë nga zëmërata me anë t’ati. 10 Sepse, ndë qoftë se kur ishim’armiq upaqtuamë me Perëndinë me anë të vdekjes’së Birit t’ati, shumë më tepërë passi upaqtuamë dotë shpëtojmë me anë të jetës’s’ati.

11 Edhe jo vetëmë këtë, po edhe mburremi mbë Perëndinë me anë të Zotit t’ënë Jisu Krisht, me anë të të-cilit muarmë ndashti të-paqtuarëtë.

12 Përandaj sikundrë me anë të një njeriu hyri faji ndë botët, edhe me anë të fajit vdekja, edhe kështu shkoj vdekja mbi gjithë njerëzit, sepse që të-gjithë fejyenë; 13 (Sepse edhe gjer ndë kohët të nomit faji ishte ndë botët, po faj nukë numëronetë, kur s’ka nom. 14 Po vdekja mbretëroj që prej Adhamit e gjer te Moisiu edhe mb’ata që nukë fëjyenë sipas shëmbëllës’së të-fëjyerit t’Adhamit, i cili ishte forma e ati që dotë vinte.

15 Po jo si faji, kështu edhe dhurata; sepse ndë qoftë se për fajin’e njëj vdiqnë të-shumëtë, shumë më tepërë hiri i Perëndisë edhe dhurata me anë të hirit të një njeriu, të Jisu Krishtit, tepëroj mbë të-shumëtë.

16 Edhe dhurata nuk’është si puna që ubë me anë të njëj që fëjeu; sepse faji prej njëj ubë për dënim të të-gjithëve, po dhurëtia ubë për të-drejtëruarë prej shumë fajesh. 17 Sepse ndë qoftë se prej fajit të njëj mbretëroj vdekja me anë të njëj, shumë më tepërë ata që marrënë tepëricën’e hirit edhe të dhurëtis’së drejtërisë dotë mbretëronjënë ndë jetët me anë të njëj, të Jisu Krishtit.)

18 Sikundrë pra me anë të një faji erdhi dënim mbë gjithë njerëzitë, kështu edhe me anë të një drejtërie erdhi mbë gjithë njerëzitë të-drejtëruarë për jetë. 19 Sepse sikundrë me anë të të-mos-dëgjuarit të një njeriu ubënë fajtorë të-shumëtë, këstu edhe me anë të të-dëgjuarit të njëj dotë bënenë të-drejtë të-shumëtë.

20 Edhe nomi hyri ndër mest, që të tepëronjë faji. Edhe ku tepëroj faji, fort tepërë tepëroj hiri; 21 Që, sikundrë mbretëroj faji me anë të vdekjesë, kështu edhe hiri të mbretëronjë me anë të drejtërisë për jetë të përjetëshme, me anë te Jisu Krishtit, Zotit t’ënë.

Romanëtë – Krye 6

1 Ç’të themi pra? të qëndrojmë ndë fajt, që të tepëronjë hiri?

2 Mos dhëntë Zoti; neve që vdiqmë ndë fajt, qysh dotë rrojmë më nd’atë? 3 A nuk’e dini, se sa upagëzuamë mbë Jisu Krishtinë, mbë vdekjen’e ati upagëzuamë? 4 U-varruamë pra bashkë me atë me anë të pagëzimit ndë vdekjet, që, sikundrë Krishti ungjall prej së-vdekurish me anë të lavdis’ s’Atit, kështu edhe neve të ecëjmë ndë jetë të-re. 5 Sepse ndë ubëmë një bimë bashkë me atë pas shëmbëllimit të vdekjes’ s’ati, dotë jemi edhe pas shëmbëllimit të të-ngjallurit; 6 Dyke diturë këtë, se njeriu ynë ivjetërë ukryqëzua bashkë me atë, që të prishetë trupi i fajit, që të mos i shërbejmë më fajit. 7 Sepse ay që vdiq ulirua nga faji. 8 Edhe ndë vdiqmë bashkë me Krishtinë, besojmë se edhe dotë rrojmë baskhë me atë; 9 Sepse e dimë se Krishti, që ungjall prej së-vdekurish, nukë vdes më; vdekja nuk’e pushton më atë. 10 Sepse atë që vdiq, vdiq një herë për fajnë; po atë që rron, rron mbë Perëndinë. 11 Kështu edhe ju numëro-e-ni vetëhenë t’uaj, se jeni të-vdekurë për fajinë, po të-gjallë mbë Perëndinë, me anë të Jisu Krishtit, Zotit t’ënë.

12 Letë mos mbretëronjë pra faji ndë trupt t’uaj të-morçim, që t’i bindeni ati pas dëshërimevet t’ati; 13 As mos tregoni anët’ e trupit t’uaj armë shtrëmbërie ndë fajt; po tregoni vetëhenë t’uaj te Perëndia si të-gjallë prej së vdekurish, edhe anët’ e trupit t uaj armë drejtërie te Perëndia. 14 Sepse faji nukë dot’u pushtonjë juve; sepse nukë jemi ndënë nom, po ndënë hir.

15 Çë pra? të fëjejmë, sepse nukë jemi ndënë nom, po ndënë hir? Zoti mos e dhëntë.

16 Nuk’e dini, se mb’ atë që tregoni vetëhenë t’uaj shërbëtorë që t’i bindeni, jini shërbëtorë t’ati që i bindeni, a të fajit për vdekje, a të të-dëgjuarit për drejtëri? 17 Po i falemi ndersë Perëndisë, se ishitë një herë shërbëtorë të fajit, po ndshti ubinttë prej zëmëre ndë formët të mësimit qe udha ndër ju. 18 Edhe si uliruatë nga fajt, ubëtë shërbëtorë të drejtërisë. 19 Njerëzish po flas, për dobësirën’e mishit t’uaj. Sepse sikundrë i bëtë anët’ e trupit t’uaj shërbëtorë ndë ndyrësirët edhe ndë panomit për panominë, kështu ndashti bëni anët’ e trupit t’uaj shërbëtorë ndë drejtërit për shënjtërim. 20 Sepse kur ishitë shërbëtorë të fajit, ishitë të-liruarë nga drejtëria. 21 Ç’farë peme pra kishit’ atëhere nga ato punë, për të-cilatë ndashti kini turp? sepse e pastajmja e atyreve është vdekje. 22 Po ndashti që uliruatë nga faji, edhe ubëtë shërbëtorë te Perëndia, keni pemënë t’uaj për shënjtërim; edhe për funt jetë të-përjetëshme. 23 Sepse paga e fajit është vdekje, po dhurëtia e Perëndisë është jet’e-përjetëshme me anë të Jisu Krishtit, Zotit t’ënë.

Romanëtë – Krye 7

1 Apo nuk’e dini, o vëllezër, (sepse u flas njerësve qe dinë nomnë), se nomi ka pushtet mbi njerinë sa kohë rron? 2 Sepse gruaja emartuarë ësht’e-lidhurë nga nomi me burrinë gjersa ky ësht’ i-gjallë; po ndë vdektë burri, lironetë nga nomi i burrit. 3 Kur rron pra burri, ndë ubashkoftë me tjetërë burrë, dotë jetë kurvë; po ndë vdektë burri, esht’e-liruarë nga nomi, që të mos jetë kurvë, ndë ubashkoftë me tjetërë burrë. 4 Përandaj, vëllezërit’e mi, edhe ju jeni të-vdekurë te nomi me anë të trupit të Krishtit, që të bashkoneni me tjetërë, me atë që ungjall prej së-vdekurish, që të bjemë pemë te Perëndia. 5 Sepse kur ishimë ndë misht, dëshërimet’e fajevet, qe ishinë me anë të nomit, punoneshinë ndër anët të trupit t’ënë, që të bjemë pemë nde vdekjet; 6 Po ndashti usgithmë nga nomi, passi vdiq ay prej të-cilit ishimë pushtuarë; që të punojmë pas frymës’së-re, e jo pas shkronjës’së-vjetërë.

7 Ç’të themi pra? nomi është faj? Qoftë lark;; po fajnë nuk’e njoha, veç me anë të nomit; sepse edhe dëshërimnë nukë dot’a njihnjam, po të mos thoshte nomi, “Mos dëshërojsh.” 8 Po faji dyke marrë çkak me anë të porosisë ngjalli tek unë çdo farë dëshërimi; sepse pa nom faji është i-vdekurë. 9 Edhe unë rronjam një herë pa nom; po kur erdhi porosia, faji ungjall përsëri, e unë vdiqa; 10 edhe kështu porosia qe udha për jetë, ajo ugjënt tek unë për vdekje. 11 Sepse faji, dyke marrë çkak me anë të porosisë, më gënjeu, edhe me anë t’asaj më vrau. 12 Përandaj nomi ësht’ i-shënjtëruarë, edhe porosia e-shënjtëruar’edhe e-drejtë edhe e-mirë.

13 Ajo gjë pra që ësht’e-mirë ubë tek unë vdekje? Qoftë lark; po faji, që të duketë faj, me anë të së-mirësë pruri tek unë vdekje, qe me anë të porosisë faji të bënetë fort tepërë fajtuar.

14 Sepse e dimë se nomi ësht’i-frymëtë; po unë jam i-mishtë, shiturë ndënë fajinë. 15 Sepse atë që punonj nuk’e njoh; sepse nukë bënj atë që dua, po bënj atë që kam cmir. 16 Edhe ndë bënj atë qe nukë dua, jam mbë një fjalë me nomnë, se ësht’i-mirë. 17 Po ndashti nuk’e bënj më unë këtë, po faji që rri tek unë. 18 Sepse e di, së nukë rri tek unë, (do-me-thënë ndë misht t’im), gjë e-mirë; sepse të-dashuritë gjendetë tek unë, po të punonj të-mirënë nuk’e gjenj; 19 Sepse nukë bënj të-mirënë që dua të bënj, po të-keqenë që nukë dua, këtë punonj. 20 Edhe ndë bënj unë atë që nukë dua, më nuk’e punonj un’ atë, po faji që rri tek unë. 21 Gjenj pra këtë nom, se kur dua unë të bënj të-mirënë, gjëndetë tek unë e-liga. 22 Sepse pas njeriut të-përbrëndësh gjen shëfrim mbë nomn’e Perëndisë; 23 Po shoh një tjatërë nom ndër anët të trupit t’im që lufton kundrë nomit të mëndjes’s’ime, edhe më skllavos ndë nomt të fajit që është ndër anët të trupit t’im. 24 Mjerë unë njeriu! kush dotë më shpëtonjë nga ky trup i vdekjesë? 25 I falem ndërsë Perëndisë me anë të Zotit t’ënë Jisu Krisht. Kështu pra unë me mëndjenë i shërbenj nomit të Perëndisë; po me mishinë i shërbenj nomit të fajit.

Romanëtë – Krye 8

1 Ndashti pra s’ka ndonjë dënim për ata që janë mbë Jisu Krishtinë, që nuk’ecënjënë pas mishit, (po pas Frymësë). 2 Sepse nomi i Frymës’ së jetësë mbë Jisu Krishtinë më liroj prej nomit të fajit edhe prej vdekjesë. 3 Sepse atë që s’muntte të bënte nomi, sepse ishte i dobëtë me anë të mishit, Perëndia dyke dërguarë Birin’e ti me shëmbëllim mishi fajtuar, edhe për faj, dënoj fajinë ndë misht; 4 Që të mbushetë drejtërim’i nomit mbë në që nukë ecëjmë pas mishit, po pas Frymësë. 5 Sepse ata që rronjënë pas mishit, kanë ndër mëntt punët’e mishit; po ata që rronjënë pas Frymësë kanë ndër mëntt punët’e Frymësë. 6 Sepse mendimi i mishit është vdekje, po mendimi i frymësë është jetë edhe paqtim. 7 Sepse mendim’i mishit ësht’armiqësi te Perëndia; sepse ndë nomt të Perëndisë nukë bindetë, po as nukë munt. 8 Edhe sa janë të mishit nukë muntnjënë t’i pëlqenjënë Perëndisë.

9 Po ju nukë jeni të mishit, po të Frymësë, ndë qoftë se rri Frym’e Perëndisë ndër ju. Po ndë mos ka ndonjë Frymën’e Krishtit, ky nuk’është i ati. 10 Po ndë është Krishti ndër ju, trupi ësht’i-vdekurë për fajinë; po fryma është jetë për drejtërinë. 11 Po ndë rri ndër ju Frym’e ati që ngjalli Jisunë prej së-vdekurish, ay që ngjalli Krishtinë prejsë-vdekurish dot’u apë jetë edhe trupavet t’uaj të-morçim, me anë të Frymës’së ti që rri ndër ju.

12 Kështu pra, o vëllezër, jemi detorë jo të mishi, që të rrojmë pas mishit. 13 Sepse ndë rrofshi pas mishit, kini për të vdekurë, po ndë vrafshi punët’ e trupit me anë të Frymësë, dotë rroni. 14 Sepse sa hiqenë prej Frymës’së Perëndisë, këta janë bij të Perëndisë.

15 Sepse s’keni marrë frymë robërie, që të keni frikë përsëri, po keni marrë frymë birërie, me anë të së-cilësë thërresmë, Avva, o Atë. 16 Vetë Fryma dëshmon bashkë me frymënë t’ënë, se jemi bij Perëndie. 17 Edhe ndë jemi bij, jemi edhe trashëgimtarë; trashëgimtarë të Perëndisë, edhe trashëgimtarë bashkë me Krishtinë, ndë vuafshimë bashkë me atë, që edhe të lavduronemi bashkë me atë.

18 Sepse unë mendonem, se të-vuarat’e së-tanishmesë kohë nukë vëjenjënë të mbarasonenë me lavdinë që dotë sbulonetë ndër ne. 19 Sepse të-priturit’ e-math të kriesësë pret të-çpërfaqurit’e bijvet të Perëndisë. 20 Sepse kriesa uvu ndënë urdhër të kotësirësë, jo dyke dashurë, po për atë që e vuri ndënë urdhër, 21 Me shpresë se edhe vetë kriesa dotë lironetë nga robëria e prishjesë, e të vejë ndë lirit të lavdis’ së bijvet të Perëndisë. 22 Sepse e dimë se gjithë kriesa psherëtin e ka të-dhëmbura bashkë gjer ndashti. 23 Edhe jo vetëm’ ajo, po edhe ata që kanë pemën’ e-parë të Frymësë, edhe neve vetë psherëtijmë ndër vetëhet t’ënë, dyke priturë birërinë, do-me-thënë çpërblimnë e trupit t’ënë. 24 Sepse me shpesënë shpëtuamë; po shpresa që shihetë nuk’është shpresë, sepse për atë gjë që e seh njeriu përse edhe të sprenjë? 25 Po ndë shprejmë për atë gjë që nuk’e shohëmë, me anë të durimit e presëmë.

26 Gjithashtu edhe Fryma na ndih ndë dobësirat t’ona, sepse nukë dimë për çfarë gjëje të falemi sikundrë duhetë, po vetë Fryma lutetë për ne me psherëtima të-pazëshme. 27 Edhe ay që vëzhgon zëmëratë e di seç është mendimi i Frymësë, se pas dashurimit të Perëndisë lutetë për shënjtorëtë.

28 Edhe e dimë se të-gjitha u ndihnjënë për të-mirë atyreve që duanë Perëndinë, atyreve që janë thirrurë pas dashurimit t’ati. 29 Sepse sa njohu që përpara, këta edhe i ndau që përpara që të jenë si-një-një nga forma me fytyrën’e Birit të ti, që të jet’ay i parëlindurë ndër shumë vëllezër. 30 Edhe sa ndau që përpara, këta edhe i thirri; edhe sa thirri, këta edhe i drejtëroj; edhe sa drejtëroj, këta edhe i lavduroj.

31 Ç’të themi pra për këto punë? Ndë është Perëndia bashkë me ne, kush dotë jetë kundrë nesh? 32 Sepse ay që nukë kurseu Birin’ e ti, po e dha ndër duar për gjithë ne, gysh nukë dotë na falnjë neve të-gjitha bashkë me atë? 33 Cili dotë përflasë të-zgjedhurit’e Perëndisë. Perëndia është ay që drejtëron. 34 Cili dotë jet’ay që dënon? Krishti ësht’ ay që vdiq, po edhe më tepër’ ay që ungjall, i-cili edhe është mbë të-djahtët të Perëndisë, i-cili edhe lutëtë për ne. 35 Cili dotë na ndanjë nga dashuria e Kristit? Shtrëngim, a ngushtim, a vdekje, a zi, a të-sveshurë, a rrëzik, a thikë? 36 (Sikundrë është shkruarë, “Se për tynë vritemi gjithë ditënë; unumëruamë posi dhën për të therurë.”) 37 Po mbë gjithë këto neve dalëmë me tepërë se mundës me anë t’ati që na deshi. 38 Sepse më është mbushurë mëndja se as vdekje, as jetë, as ëngjëj, as pushtete, as fuqira, as ato që janë ndashti, as ato që kanë për të ardhurë, 39 As lartësirë, as thellësirë, as ndonjë tjetërë kriese, dotë muntnjë të na ndanjë nga dashuria e Perëndisë që është mbë Jisu Krishtinë Zotinë t’ënë.

Romanëtë – Krye 9

1 Të-vërtetë them mbë Krishtinë, nukë gënjenj, (edhe mbë këtë ep dëshmim bashkë me mua dërgjegja ime me anë të Frymës’ së-Shënjtëruarë), 2 Se kam hidhërim të-math edhe pa pushim të-dhëmburë mdë zëmërët t’ime. 3 Sepse unë vetë donjam të-ishnjam i-mallëkuarë, i-ndarë, nga Krishti për vëllezërit’ e mi. për farëfisasit’e mi pas mishit; 4 Të-cilëtë janë Israilitë, të të-cilëvet është bireria, edhe lavdia, edhe dhjatatë, edhe të-vënturit’e nomit, edhe adhurimi, edhe të-zotuaratë; 5 Të të-cilëvet janë atëritë, edhe prej të-cilëvet lindi Krishti pas mishit, i-cili është përmbi të-gjitha Perëndi i-bekuarë për gjithë jetëtë. Amin.

6 Po nukë munt të jetë që të ketë rënë poshtë fjal’e Perëndisë. Sepse gjithë sa janë prej Israilit, këta nukë janë Israil; 7 As sepse janë far’e Avraamit, për këtë janë të-gjithë bij f’ati; po “mbë Isaakunë dotë quhetë fara jote.” 8 Do-me-thënë, bijt’e mishit, nukë janë këta bij të Perëndisë; po bijt’e të-zotuarit numëronenë për farë. 9 Sepse fjal’e të-zotuarit është këjo, “Mbë këtë kohë dotë vinj, edhe Sarra dotë ketë bir.”

10 Edhe jo vetëmë këjo, po edhe Reveka kur ugjënt me barrë prej një burri, prej Isaakut atit t’ënë; 11 (Sepse para se të lindinë djemtë, edhe para se të bëninë ndonjë punë të-mirë a të-ligë, që të mbetetë urdhëri i-parë i Perëndisë që është prej të-sgjedhuri, jo prej punësh, po prej ati që thërret), 12 I utha asaj, “Se m’i-madhi dot’i shërbenjë më të-vogëlit;” 13 Sikundrë është shkruarë, “Jakovin’e desha, po Isafinë e pata cmir.”

14 Ç’të themi pra? Mos ka shtrëmbëri te Perëndia? Qoftë lark. 15 Sepse Moisiut i thotë, “Dotë përdëllenj atë që të përdëllenj, edhe dotë më dhëmbetë për atë që të më dhëmbetë.” 16 Kështu pra këjo nuk’ është prej ati që do, as prej ati që suletë, po prej Perëndisë që përdëllen. 17 Sepse shkronja i thotë Faraonit, “Se për këtë të ngrita, që të dëftënj mbë ty fuqinë t’ime, edhe që të rrëfenetë emëri im mbë gjithë dhenë.” 18 Atë pra që do t’e përdëllenjë, e përdëllen; edhe atë që do t’ ashpëronjë, e ashpëron.

19 Dotë më thuash pra, Përse më gjen faj? cili munt të rrijë kundrë dashurimit t’ati? 20 Po cili je ti, o njeri, që i kundrëpërgjigjesh Perëndisë? Mos munt t’i thotë gatesa gatonjësit, Përse më bëre kështu? 21 Apo s’ka pushtet stëmbari mbi baltënë, që të bënjë prej gjithati brumi një enë për nder, edhe një tjetërë peër çnderim? 22 E çë, ndë Perëndia, duke dashurë të-dëftenjë zëmëratën’ e ti, edhe të bënjë të-njohurë fuqin’e ti, duroj me shumë zëmërë të-gjerë enë zëmërate që qenë bërë për të humburë? 23 Edhe që të bënjë të-njohurë pasjen’e lavdis’së tij mbi enë përdëllimi, të cilatë i bëri për lavdi, 24 Mbi ne, të-cilëtë edhe na thirri jo vetëmë prej Judhenjvet, po edhe prej kombevet?

25 Sikundrë edhe ndë Osienë thotë, “Dotë quanj llaus t’im atë s’ka qënë llauzi im, edhe të-dashurë, të-mosdashurënë.” 26 “Edhe dotë jetë nd’atë vënt, tek u është thënë atyreve, Nukë jeni ju llauzi im, atje dotë quhenë bij të Perëndis’ së-gjallë.” 27 Edhe Isaia bërtet për Israilinë, “Edhe ndë qoftë numëri i të bijvet të Israilit posi rëra e detit, ëmbetura e atyre dotë shpëtonjë; 28 Sepse dotë mbaronjë e dotë shkurtonjë llogari me drejtëri, sepse Zoti dotë bënjë logari të-shkurtuarë mbi dhet.” 29 Edhe sikundrë tha që përpara Isaia, “Zoti Savaoth të mos kishte lënë farë mbë ne, dotë ishimë bërë posi Sodhomatë, edhe dotë kishimë përgjaturë me Gomorratë.”

30 Ç’të themi pra? Se ata kombe që s’ndoqnë drejtëri, arritnë mbë drejtëri, mbë drejtërinë që është prej besësë; 31 Po Israili dyke ndjekurë nomn’e drejtërisë, ndë nomt të drejtërisë nuk’arriti. 32 Përse? Sepse nuk’e ndiqte me anë bese, po me anë të punëvet të nomit. 33 Sepse upenguanë ndë gurt të pëngesësë; sikundrë është shkruarë, “Na tek vë ndë Sion një gur pëngese, edhe një shkëmp skandhalli, edhe kushdo që i beson ati nukë dotë turpëronetë.”

Romanëtë – Krye 10

1 Vëllezër, dëshërimi i zëmërësë s’ime, edhe lutja që bënj mbë Perëndinë për Israilinë, është për shpëtim t’atyre. 2 Sepse dëshmonj për ata, se u përvëlonetë zëmëra për Perëndinë, po jo pas kupëtimi të-drejtë. 3 Sepse dyke mos njohurë drejtërin’e Perëndisë, edhe dyke kërkuarë të ngrehënë drejtërin’e tyre, nuk’ ubintnë ndë drejtërit të Perëndisë. 4 Sepse fundi i nomit është Krishti për drejtëri te cilido që beson.

5 Sepse Moisiu shkruan për drejtërinë që është prej nomit, dyke thënë, “Se njeriu që bën këto, dotë rronjë me anë t’atyre.” 6 Po drejtëria që është prej besësë thotë kështu, “Mos thuash ndë zëmërët t’ënde, Kush dotë hipënjë ndë qiellt?” do-me-thënë, që të sbresë Krishtinë; 7 A, “Kush dotë sbresë ndë pafundjet?” do-me-thënë, që të sjellë lart Krishtinë prej së-vdekurish. 8 Po ç’thotë? “Fjala është afërë teje, ndë gojët t’ënde e ndë zëmërët t’ënde;” do-me-thënë, fjala e besësë, që lëçismë; 9 Se ndë rrëfefsh me gojënë t’ënde Zotinë Jisu, edhe ndë besofsh ndë zëmërët t’ënde se Perëndia e ngjalli atë prej së-vdekurish, dotë shpëtonjç. 10 Sepse njeriu beson me zëmërë për drejtëri, edhe me gojë bënetë rrëfim për shpëtim; 11 Sepse shkronja thotë, “Gjithëkush beson mb’atë, nukë dotë turpëronetë.”

12 Sepse s’ka të-çquarë ndër mest të Judheut e të Grekut; sepse gjithay Zot ësht’ i të-gjithëve, i-pasurë për gjith’ata që thërresënë mb’atë. 13 Sepse gjithëkush të thërresë mb’emërin’e Zotit, dotë shpëtonjë.

14 Qysh pra dotë thërresënë mb’atë, të-cilit nuk’i besuanë? edhe qysh dot’i besonjën’ati për të-cilinë nukë kanë dëgjuarë? edhe qysh dotë dëgjonjënë, pa pasurë lëçitës? 15 Edhe qysh dotë lëçinjënë, ndë mos udërgofshinë? Sikundrë është shkruarë, “Na të-bukura janë këmbët’e atyreve që apënë zën’ e-mirë për paqtim, t’atyreve që apënë zën’ emirë për të-miratë. 16 Po të gjithë nuk’ubintnë ndë ungjillt, sepse Isaia thotë, “Zot, kush i besoj të-lëçiturit t’ënë?”

17 Besa pra është prej dëgjimi; edhe dëgjimi me anë të fjalës’së Perëndisë. 18 Po them, Mos nukë dëgjuanë? Po, me të-vërtetë “zër’i atyreve dolli mbë gjithë dhenë, edhe fjalët’e atyreve vanë gjer nd’anët të botësë. 19 “Po them,” Mos nukë njohu Israili? I-pari Moisiu, thotë, “Unë dot’u shtje juve ndë zili me anë t’atyre që nukë janë kombi im, edhe dot’ u bënj juve të zëmërohi me anë një kombi që s’ka mënt.” 20 Po Isaia kuxon edhe më tepërë e thotë, “Ugjënçë tek ata që s’më kërkoninë, udukçë mb’ata që nukë pyetninë për mua.” 21 Po Israilit i thotë, “Tërë ditënë shtrita duart’e mia mbë një llaus që nukë bindet’ e flet kundrë.”

Romanëtë – Krye 11

1 Them pra, Mos e hodhi tej Perëndia llauzin’e ti? Qoftë lark; sepse edhe unë Israilit jam, prej farës’ s’Avraamit, prej degës’së Veniaminit. 2 Perëndia nuk’e hodhi tej llauzin’e ti, të-cilin’ e njohu që përpara. Apo nukë dini ç”thotë shkronja për llinë? qysh flet te Perëndia kundrë Israilit, (dyke thënë), 3 “Zot profitërit’e tu i vranë, edhe theroret’e tua i rrëzuanë; edhe unë mbeta i-vetëmë, edhe kërkonjënë jetënë t’ime.” 4 Po ç’i thotë përgjigja e Perëndisë? “Kam lënë për vetëhenë t’ime shtatë mijë burra, të-cilëtë nuk’ uunjnë mbë gjunjë përpara Vaallit. 5 “Kështu pra edhe ndë kohët të-tanishme ka mbeturë një mbetje pas të-sgjedhurit të hirit. 6 Edhe nd’është prej hiri, nuk’është më prej punërash; sepse ndryshe hiri nuk’është më hir. Po ndë është prej punërash, nuk’është më hir; sepse puna nuk’është më punë. 7 Çë pra? Israili nuk’e gjeti atë që kërkon; po të-sgjedhurit’e gjetnë, edhe të tjerët’ uverbuanë, 8 (Sikundrë është shkruarë “Perëndia u dha atyre frymë të-dërmituri, sy që të mos shohënë, edhe veshë që të mos dë-gjonjënë.”) gjer më ditët të-sotme. 9 Edhe Dhavidhi thotë, “Ubëftë truvez’e atyrë për kurth, e për lak e për pëngesë, e për çpagim mb’ ata; 10 Uerrësofshinë syt’ e atyre për të mos parë; edhe kurrizin’ e atyreve ke-rrus-e për gjithënjë.

11 Them pra, Mos fëjyenë, që të rrëzonenë? Qoftë lark; po me anë të të-rrëzuarit t’atyre ubë shpëtim ndër kombet, që t’i shtjerë ata ndë zili. 12 Edhe ndë është të-rrëzuarët’e atyreve pasje për botënë, edhe humbja e atyreve pasje për kombetë, sa më të-tepërë dotë jetë të-mbushurit’ e atyreve?

13 Sepse juve kombevet u them, (gjersa jam unë apostoll i kombevet, lavduronj shërbesënë t’ime,) 14 Semos i shtije ndë zili ata që janë mishi im, edhe shpëtonj ca nga ata. 15 Sepse ndë është të-hedhurit’e atyreve tej të-paqtuarë të botësë, ç’tjetërë dotë jetë të-priturit’e atyre, përveç se jetë prej së-vdekurish.

16 Edhe ndë është pem’ e-parë e-shënjtëruarë, është edhe tërë brumi; edhe ndë është rrënja e-shënjtëruarë, janë edhe degatë; 17 Po ndë ukëputnë ca nga degatë, e ti që ishnje ulli i-egrë ushartove ndër ato, edhe ubëre pjesëtar i rrënjësë edhe i të-majmit të drurit të ullirit, 18 Mos umburr kundrë degavet; edhe ndë burresh, ti nukë mban rrënjënë, po rrënja të mban ty. 19 Dotë thuash pra, Ukëputnë degatë, që të shartonem unë. 20 Mirë; për pabesërinë ukëputnë, po ti qëndron me anë të besësë. Mos umbaj mbë të-lartë, po kij frikë; 21 Sepse Perëndia ndë mos kurseu degatë prej nature, druaj semos nukë kursenjë edhe ty.

22 Shih pra mirësinë edhe ashpërimn’e Perëndisë; mb’ata që urrëzuanë, ashpërimnë, edhe mbë ty, mirësinë, ndë qëndrofsh ndë mirësit; sepse ndryshe edhe ti dotë këputesh. 23 Kështu edhe ata, ndë mos qëndrofshinë ndë pabesërit, dotë shartonenë; sepse Perëndia ësht’i-fuqishim prapë t’i shartonjë ata. 24 Sepse ndë ukëpute ti nga ullir’ i-egre prej nature, edhe kundrë naturësë ushartove ndë ulli të-butë, se më tepërë këta që janë prej nature dega dotë shartonenë ndë ullit të tyre?

25 Sepse nukë dua të mos dini, o vëllezër, këtë fshehtësirë,(që të mos mbahi të-mënçim ndër vetëhet t’uaj,) se ubë të-verbuarë mbë një pjesë të Israilit, gjersa të hynjë të-mbushurit’e kombevet; 26 Edhe kështu gjithë Israili dotë shpëtonjë, sikundrë është shkruarë, “Dotë vinjë prej Sionësë ay që çpërblen, edhe dotë largonjë pabesëritë nga Jakovi. 27 Edhe këjo është nga ana ime dhjata mb’ata, kur të heq fajet’e atyre.”

28 Sipas ungjillit janë armiq për ju, po sipas të-sgjedhurit janë të-dashurë për atëritë. 29 Sepse dhurëtit’edhe të-thërriturit’e Perëndisë janë të-patundura. 30 Sepse sikundrë edhe ju njëhere ishitë të-pabindurë te Perëndia, po ndashti upërdëllyetë me anë të të-pabindurit të këtyreve; 31 Kështu edhe këta ndashti nuk’ ubintnë, që me anë të përdëllimit që utregua mbë ju të përdëllenenë edhe ata. 32 Sepse Perëndia i mbylli të-gjithë ndë pabindjet, që t’i përdëllenjë të-gjithë.

33 O thellësirë pasjeje e urtësie e diturie Perëndie! sa të pavëzhguarshim janë gjyqet’ e tu, edhe sa tëpakupëtuarshime udhët’e tua! 34 Sepse “kush e njohu mëndjen’e Zotit? a kush ubë këshillës i ati?” 35 A “kush i dha gjë përpara, që t’i bënetë ati çpagim?” 36 Sepse prej ati, edhe me anë t’ati, edhe mb’atë janë të-gjitha; mb’atë qoftë lavdia ndë jetët të jetëvet. Amin.

Romanëtë – Krye 12

1 U lutem pra juve, o vëllezër, për përdëllimet’ e Perëndisë, të tregoni trupatë t’uaj kurban të-gjallë, të-shënjtëruarë, të-pëlqyerë te Perëndia, që është adhurimi juaj i-mënçim. 2 Edhe mos bëhi mbë një formë me këtë jetë; po ndërroni formënë t’uaj me anë të të-përsëriturit të mëndjesë s’uaj, që të provoni cili është i-miri, i-pëlqyeri edhe i-sosuri dashurim i Perëndisë.

3 Sepse them, me anë t’ati hirit që më është dhënë, mbë gjithë-sicilinë prej jush, të mos mendonjë për vetëhen’ e ti më tepërë se sa gjan të mendonjë, po të mendonjë kështu, që të bënetë i-urtë, pas masës’ së besësë që i ndau Perëndia gjithë-sicilit. 4 Sepse sikundrë ndë një trup kemi shumë anë, edhe gjithë anëtë nukë kanë gjithatë punë; 5 Kështu edhe neve, ndonëse jemi shumë, jemi një trup mbë Krishtinë, edhe gjithë-sicili jemi anë të njëri tjatrit. 6 Edhe kemi dhurëtira te-ndryshme pas hirit që na udha; ndë kemi profiti, letë profitepsmë pas pjesës’së besësë që na udha; 7 Ndë shërbesë, letë qëndrojmë ndë shërbesët; kush është mësonjës, letë epetë pas mësimit; 8 Kush ka dhurëtin’ e të dhënit këshilla, letë apë këshilla; kush ep nga e tia, letë apë me zëmërë të-thjeshtë; kush ësht’iparë, letë jetë i-parë me kujdes; kush përdëllen, letë përdëllenjë me buzë të-qeshurë.

9 Dashuria letë mos jetë me dy faqe; kini cmir të-ligënë, e ngjituni pas së-mirësë. 10 Doni fort njëri tjetërinë me dashuri vëllazërie; ndë të-nderuarë shkoni-e njëri tjetërinë; 11 Ndë punët të jini të-papërtuarshim; ndë shpirtt të jini të-nxehëtë; Zotit t’i shërbeni; 12 Ndë shpresët të gëzohi; ndë shtrëngimt të duroni; ndë të-falurit të qëndroni; 13 Ndë nevojat të shënjtorëvet të ndihni; nga të-prituritë të-huajtë me miqësi mos hiqni dorë. 14 Bekoni ata që u ndjekënë juve; bekoni e mos mallëkoni. 15 Gëzohi me ata që gëzonenë, edhe qani me ata që qanjënë. 16 Kini gjithata mendime ndër mest t’uaj; mos umbani mbë të-lartë po unjuni bashkë me të-përunjuritë; mos kujtoni vetëhenë t’uaj për të-mënçim.

17 Asnjeriu mos i çpaguani të-keqe për të-keqe; kujdesuni për punëra të-mira përpara gjithë njerësvet. 18 Ndë mundetë, sa varetë nga ju, të kini paqtim me gjithë njerëzitë. 19 Mos merrni çpagim për vetëhenë t’uaj, o të-dashurë, po bëni udhë zëmërimit; sepse është shkruarë, “Imi është çpagimi; unë kam për të çpaguarë, thotë Zoti.” 20 Ndë i arthtë uri pra armikut t’ënt, ep-i të hajë; ndë i arthtë et, ep-i të pijë; sepse dyke bërë këtë dotë ngrumbullonjç thëngjij të-ndezurë mbi kryet t’ati. 21 Mos umunt prej së-ligësë, po munt të-ligënë me të-mirënë.

Romanëtë – Krye 13

1 Çdo shpirt letë unjë kryetë ndë pushtetet që janë përmbi atë; sepse nukë ka pushtet veç prej Perëndisë; edhe pushtetetë që janë jan’urdhëruarë prej Perëndisë. 2 Përandaj ay që rri kundrë urdhërit të Perëndisë; edhe ata që rrinë kundrë, dotë marrënë dënim mbë vetëhet të tyre. 3 Sepse urdhëtarëtë nukë janë frikë për punërat’cmira, po për të-ligatë. Do pra të mos i kesh frikë pushtetit? bëj të-mirënë, edhe dotë kesh lavdim prej ati. 4 Sepse urdhërtari është shërbëtuar i Perëndisë të ti për të-mirënë. Po ndë bëfsh të-ligënë, kij frikë; sepse nuk’e mban mbë kot thikënë; sepse është shërbëtuar i Perëndisë, çpagimmarrës që të mbushnjë zëmërimnë kundrë ati që punon të-ligënë. 5 Përandaj është nevojë të unjni kryetë, jo vetëmë për zëmërimnë, po edhe për ndërgjegjenë. 6 Sepse për këtë paguani edhe pagesa, sepse janë shërbëtorë Perëndie, që shikonjënë këtë punë. 7 La-u-ni pra të-gjithëve detyratë; ati që i kini detyrë pagesënë, pagesënë; ati që i kini detyrë të-dhënatë, të-dhënatë; ati që i kini detyrë frikënë, frikënë; ati që i kini detyrë nderinë, nderinë.

8 Asnjeriu mos i kini detyrë asgjë, përveç se të doni njëri tjatërinë; sepse ay që do tjatërinë, ka mbushurë nominë. 9 Sepse porositë, “Mos kurvëronjç, Mos vraç, Mos vjethç, Mos apç dëshmim të-rrem, Mos dëshëronjç,” edhe çdo tjetërë porosi qëtë jetë, janë përmbledhurë ndë këtë fjalë, “Të duash të-afërminë t’ënt posi vetëhenë t’ënde.” 10 Dashuria të-afërmit nuk’i bën keq; dashuria pra është të-mbushurit’e nomit.

11 Edhe ketë, dyke diturë kohënë, se ndashti është ora të sgjonemi nga gjumi; sepse ndashti shpëtimi unë është më afërë, se atëhere që besuamë. 12 Nata uthye, e dita uafërua; letë hethmë pra tej punët’e errësirësë, edhe letë veshmë armët’e dritësë. 13 Let’ ecëjmë hieshim si ditënë; jo ndër lodrëtia e ndër të-dejtura jo ndër shtrate kurvërie e ndër ndyrësira, jo ndër qarta e ndë cmir; 14 Po vishni Zotinë Jisu Krisht, edhe mos kini kujdes për mishinë që t’i bëni dëshërimetë.

Romanëtë – Krye 14

1 Edhe atë që ësht’ i-dobëtë ndë besët, prite-ni me të-mirë, e jo me të-grindura për mendime. 2 Sepse një beson se munt të hajë nga të-gjitha, po ay që është i-dobëtë ha iakëra. 3 Ay që ha letë mos bënjë për asgjë atë që s’ha; edhe ay që s’ha letë mos gjykonjë atë që ha; sepse Perëndia e ka priturë. 4 Cili je ti që gjykon shërbëtorini e-huaj? mbë zotin’e ti ay qëndron a bje; po dotë qëndronjë; sepse Perëndia ësht’i-fortë t’a qëndronjë atë.

5 Sepse një e çëmon një ditë më tepërë se një tjetërë ditë, e një tjetërë çëmon gjithë dittë si-një-një. 6 Gjithë-sicili letë mendonetë si i është mbushurë mëndja. Ay që ruan ditënë, për Zotin’e ruan, edhe ay që nuk’e ruan ditënë, për Zotinë nuk’e ruan. ay që ha, për Zotinë ha, edhe ay që nukë ha, për Zotinë nukë ha, edhe i faletë ndersë Perëndisë. 7 Sepse asndonjë prej nesh s’rron për vetëhen’e ti, edhe asndonjë s’vdes për vetëhen’e ti. 8 Sepse edhe ndë rrojmë, për Zotinë rrojmë; edhe ndë vdesmë, për Zotinë vdesmë. Edhe ndë rrojmë pra edhe ndë vdesmë, të Zotit jemi. 9 Sepse për këtë Krishti edhe vdiq (edhe ungjall) edhe rrojti përsëri, që të zotëronjë edhe mbi të-vdekurit’ edhe mbi të-gjallëtë.

10 Po ti përse gjykon vëllanë t’ënt? a edhe ti përse bën për asgjë vëllanë t’ënt? sepse ne të-gjithë dotë dalëmë përpara gjykatës’ se Krishtit. 11 Sepse është shkruarë, “Ronj unë,” thotë Zoti, “se mua dotë më unjetë çdo gju, edhe çdo gjuhë dotë lavduronjë Perëndinë.” 12 Kështu pra gjithë-sicili prej nesh dot’i apë fjalë Perëndisë për vetëhen’e ti.

13 Pra, letë mos gjykojmë më njëri tjatërinë; po gjykoni më tepërë këtë, të mos i vini vëllajt pëngesë, a skandhall. 14 E di edhe më është mbushurë mëndja mbë Zotinë Jisu, se prej vetiu s’ka asndonjë gjë të-ndyrë, veç për atë që mendon se ndonjë gjë ësht’ endyrë, për atë ësht’ e-ndyrë. 15 Po ndë hidhëronetë yt vëlla për të-ngrënëtë t’ënt, ti nukë ecën më pas dashurisë. Mos e bëj atë të humbasë për të-ngrënëtë t’at, atë për të-cilinë Krishti vdiq. 16 Letë mos shahetë pra emira juaj. 17 Sepse mbretëria e Perëndisë nuk’ është të-ngrën’e të-pirë, po drejtëri e paqtim e gëzim ndë Frymët të-Shënjtëruarë; 18 Sepse ay që i shërben Krishtit me këto, ësht’ i-pëlqyerë te Perëndia, edhe i-priturë te njerëzitë.

19 Kështu pra letë ndjekmë ato që janë për paqtimnë, edhe ato që janë për të ndrequrë njëri tjetrinë. 20 Mos e prish punën’e Perëndisë për të-ngrënë. Të-gjitha janë të-qëruara; po është keq për njerinë që ha me skandhall. 21 Është mirë të mos hajë mish njeriu, as të mos pijë verë, as të mos bënjë gjë, mbë të-cilënë pengonet’a skandhaliset’a sëmuret’ yt vëlla. 22 Ke ti besë? kij-e atë ndë vetëhet t’ënde përpara Perëndisë; lum ay që nukë dënon vetëhen’e ti mb’atë gjë që e gjen për të-mirë. 23 Po ay që është me dy mëndje, edhe ndë hëngrëtë, dënonetë; sepse nukë ha prej bese; edhe çdo gjë që nukë bënetë prej bese, është faj.

Romanëtë – Krye 15

1 Edhe neve të-fortëtë kemi detyrë të mbajmë dobësirat’e atyre që janë të-dobëtë, e jo t’i pëlqejmë vetëhesë: 2 Po gjithë-sicili prej nesh let’i pëlqenjë të-afërmit për të-mirënë, për ndreqje. 3 Sepse edhe Krishti nuk’i pëlqeu vetëhes’ së ti, po sikundrë është shkruarë, “Të-sharat’e atyreve që të shanjënë ty ranë mbi mua.” 4 Sepse sa ushkruanë që më përpara, ushkruanë që më përpara për mësimnë t’ënë, që të kemi shpresë me anë të durimit e të ngushullimit të shkronjavet. 5 Edhe Perëndia i durimit e i ngushullimit u dhëntë juve të këni gjithatë mëndje ndër mest t’uaj sipas Jisu Krishtit; 6 Që të lavduroni me një zëmërë e me një gojë Perëndinë edhe Atin’ e Zotit t’ënë Jisu Krisht. 7 Përandaj pritni njëri tjatë- rinë, sikundrë edhe Krishti na priti për lavdi të Perëndisë.

8 Edhe them, se Jisu Krishti ubë shërbëtuar i rrethpresjesë për të-vërtetën’e Perëndisë, që të vërtetonjë të-zotuaratë mbë atëritë; 9 Edhe që të lavduronjënë kombetë Perëndinë për përdëllimn’ e ati, sikundrë është shkruarë, “Për këtë dotë të lavduronj ndër kombe, edhe mb’emërinë t’ënt dotë psall.” 10 Edhe përsëri thotë, “Gëzohi, o kombe, bashkë me llauzin’e ati.” 11 Edhe përsëri, “Lavduroni Zonë, gjithë kombetë, edhe lëvdoni atë, gjithë llauzetë.” 12 Edhe përsëri Isaia thotë, “Dotë jetë rrënja e Jesseut,” edhe “Ay që dotë ngrihetë që të mbretëronjë mbi kombet; mb atë dotë shprenjënë kombetë.”

13 Edhe Perëndia i shpresësë u mbushtë juve me çdo farë gëzimi e paqtimi me anë të besësë, që të tepëroni ndë shpresët me anë të fuqis’së Frymës’ se-Shënjtëruarë.

14 Po edhe mua vetë, o vëllezër, më është mbushurë mëndja për ju, se edhe ju jeni plot me mirësi, të-mbushurë me çdo dituri, edhe se muntni të këshilloni njëri tjatërinë. 15 Po u shkruajta juve gjer mbë një shkallë më me kuxim, që t’u bje ndër mënti, për hirinë që m’udha prej Perëndisë, 16 Që të jem shërbëtuar i Jisu Krishtit mbë kombet, dyke punuarë të shënjtëruarënë punë të ungjillit të Perëndisë, që të bënetë e-pëlqyerë dhurat’e kombevet edhe e-shënjtëruarë me anë të Frymës’ së-Shënjtëruarë. 17 Kam pra të-mburrurë mbë Jisu Krishtinë për punëratë që kanë të bëjnë me Perëndinë. 18 Sepse nukë dotë kuxonj të flas per ndonjë nga ato punëra, të-cilatë Krishti nukë bëri me anë t’ime, për të prurë ndë të-bindurë kombetë, me fjalë e me punë, 19 Me fuqi shënjash e çudirash, me fuqi të Frymës’ së Perëndisë, kaqë sa që nga Jerusalimi e përqark e gjer ndë llirit e kam mbushurë me ungjillin’e Krishtit. 20 Edhe kështu upërpoqa të lëçis ungjillinë, jo ku ishte i-njohurë emër’ i Krishtit, që të mos ndërtonj mbi themell të-huaj; 21 Po, sikundrë është shkruarë, “Ata, ndër të-cilët s’është dhënë zë për atë, dotë shohënë; edhe ata që s’kanë dëgjuarë, dotë kupëtonjënë.

22 Përandaj edhe undaluashë shumë herë e s’erdha dot tek ju. 23 Po ndashti si s’kam më vënt ndëpër këto anë, edhe passi prej shumë vjeç kam mall të vinj tek ju, 24 Kur të vete ndë Spani, dotë vinj ndër ju; sepse shprenj dyke shkuarë që aty t’u shoh juve, edhe të përcillem prej jush për atje, passi të nginjem gjer mbë një shkallç me ju. 25 Po ndashti po vete ndë Jerusalim, për të-shërbyerë shënjtorëvet. 26 Sepse Maqedhonia edhe Ahaia e gjetnë gjë të-pëlqyerë t’u bënjënë një ndihmë të-vobeqvet të shënjtorëvet që janë ndë Jerusalim. 27 Me të-vërtetë u pëlqeu këjo, edhe janë detorë ndër ata; sepse ndë ubënë kombetë pjesëtarë bashkë me ata ndë punërat të shpirtit, kanë detyrë t’u shërbenjënë atyreve edhe ndë punërat të mishit. 28 Si të mbaronj pra këtë, edhe t’u’a ap atyre me siguri këtë pemë, dotë shkonj nga ju për ndë Spani. 29 Edhe e di, se dyke ardhurë tek ju, dotë vinj me plotësirë të bekimit të ungjillit të Krishtit.

30 Edhe u lutem juve, o vëllezër, me anë të Zotit t’ënë Jisu Krisht, edhe me anë të dashuris’së Frymës; së-Shënjtëruarë, të mundohi bashkë me mua dyke falurë Perëndisë ër mua; 31 Që të shpëtonj nga ata që janë kundrësharë të besësë ndë Judhet, edhe që të jet’e-pëlqyerë mbë shënjtorëtë shërbesa ime që po bënj për Jerusalimënë; 32 Që të vinj te ju me gëzim, ndë dashtë Perëndia, edhe të prëhem bashkë me ju. 33 Edhe Perëndia i paqtimit qoftë bashkë me ju të-gjithë. Amin.

Romanëtë – Krye 16

1 Edhe u ndorëzonj juve Fivënë, motrënë t’ënë, që është shërbëtore e kishësë ndë Qenkreë; 2 Qe t’a pritni mbë Zotinë sikundrë vëjen për shënjtorëtë, edhe t’i ndihni asaj mbë çdo gjë që të ketë nevojë prej jush; sepse edhe ajo u ka ndihurë shumë vetave, edhe mua vetë.

3 Ep-u-ni të-fala me shëndet Prisqillës’ edhe Aqyllësë, bashkë-punëtorëvet të-mi mbë Jisu Krishtinë, 4 (Të-cilëtë për jetënë t’ime vunë qafën’e tyre ndënë thikët; të-cilëvet u falem ndersë jo vetëm’ unë, po edhe gjithë kishët’ e kombevet;) 5 Si edhe kishësë që është ndë shtëpit t’atyreve. Epni të-fala me shëndet të-dashurit t’im Epenet, i-cili është pem’ e-parë e Ahaisë mbë Krishtinë. 6 Epni të-fala me shëndet Mariamësë, ëcila shumë umundua për ne. 7 Epni të-fala me shëndet Andhronikut edhe Junisë, farëfisasvet të-mi e bashkëskllevërvet të-mi, të-cilëtë janë të-shënuarshim ndër mest t’apostojvet, të-cilëtë edhe më përpara se unë kanë qënë mbë Krishtinë. 8 Epni të-fala me shëndet Ampliut, të-dashurit t’im mbë Zotinë. 9 Epni të-fala me shëndet Urvanit bashkëpunëtorit t’ënë mbë Krishtinë, si edhe Staqiut të-dashurit t’im. 10 Epni të-fala me shëndet Apeliut të-provuarit mbë Krishinë. Epni të-fala me shëndet atyreve që janë prej shtëpis’ s’Aristovulit. 11 Epni të-fala me shëndet Irodhionit farëfisasit t’im. Epni të-fala me shëndet atyreve që janë prej shtëpis’ së Narqissit, atyreve që janë mbë Zonë. 12 Epni të-fala me shëndet Tryfenës’ edhe Tryfosësë, të-cilatë mundonenë mbë Zotinë. Epni të-fala me shëndet së-dashurësë Persidhë, e-cila shumë umundua mbë Zotinë. 13 Epni të-fala me shëndet Rufti të-sgjedhurit mbë Zotinë’ edhe s’ëmës’ s’ati, që është edhe imja. 14 Epni të-fala me shëndet Asinkritit, Flegondit, Ermajt, Patrovit, Ermiut, edhe vëllezërvet që janë bashkë me ata. 15 Epni të fala me shëndet Fillollogut edhe Julisë, Nireut edhe motrës’ s’ati, edhe Olimbaut, edhe gjithë shënjtorëvet që janë bashkë me ata. 16 Epni të-fala me shëndet njëri tjatërit me të-puthurë të-shënjtëruarë. U falenë me shendet juve kishët’e Krishtit.

17 Edhe u lutem juve, o vëllezër, të ruhi nga ata që bënjënë çarje e skandhali kundrë mësimit që kini nxënë ju, edhe të largoni nga ata. 18 Sepse të-tillëtë nuk’i shërbenjënë Zotit t’ënë Jisu Krisht, Po barkut të tyre; edhe me fjalë t’embëla e të-bukura gënjenjënë zëmërat’e atyreve që s’dinë ligësi. 19 Sepse të-binduritë t’uaj ndë besët arriti mbë të-gjithë. Sa për juve pra, gëzonem; edhe dua të jini të-diturë për të-mirënë, e të-miturë për të-ligënë. 20 Edhe Perëndia i paqtimit dotë dërmonjë Satananë ndënë këmbët t’uaj përsë-çpejti. Hiti i Zotit t’ënë Jisu Krisht qoftë bashkë me ju. (Amin.)

21 U falenë me shëndet Timotheu bashkëpunëtori im, edhe Lluqiu e Sosipatri, farëfisasit’e mi.

22 U falem me shëndet mbë Zotinë unë Tertiu që shkrova kartënë.

23 U faletë me shëndet Gaiu, i-cili ka priturë mua edhe gjithë kishënë ndë shtëpit. U faletë me shëndet Erasmi kujdestari i qy- tetit, edhe vëllaj Kuart.

24 Hiri i Zotit t’ënë Jisu Krisht qoftë bashkë me ju. Amin.

25 Edhe mb’atë që munt t’u forconjë juve pas ungjillit t’im edhe pas të-lëçiturit të Jisu Krishtit, pas sbulesës’së fshehësirësë që qe ndënë heshtje prej motesh të-përjetëshm, 26 Po tani uçpërfaq, edhe me anë të shkronjavet të profitërvet, pas urdhërit të të-përjetëshmit Perëndi, unjoh mbë gjithë kombetë, që t’i bindenë besëse; 27 Mbë të-vetëminë e të-diturinë Perëndi qoftë lavdia me anë të Jisu Krishtit për gjithë jetënë. Amin.