1 Pavli, shërbëtuar i Perëndisë, edhe apostoll i Jisu Krishtit, pas besës’ së të-sgjedhurëvet të Perëndisë, edhe pas të-njohurit të së-vërtetësë që është pas besës’ së-mirë, 2 Me shpresë për jetën’ e-përjetëshme, të-cilën’ uzotua Perëndia që s’gënjen përpara kohërave të-përjetëshme, 3 Edhe çfaqi ndë kohëra të-ndara fjalën’ e ti me anë të të-lëçiturit që m’ubesua mua pas urdhërit të Shpëtimtarit t’ënë Perëndi; 4 Mbë Titonë, të-thjeshtinë djalë pas besës’ s’ënë së-bashkëtë, hir qoftë, (përdëllim), paqtim prej Perëndisë, Atit, edhe prej Zotit t’ ënë Jisu Krishtit, Shpëtimtarit t’ënë.
5 Përandaj të lashë ndë Kritë, që të ndreqç të-metatë, edhe të vësh mbë çdo qytet pleq sikundrë të urdhërova unë; 6 Kush të jetë ipahequrë për faj, burrë i një gruaje, që ka bij besëtarë që s’përflitenë për plank-prishës, a për të-pabindurë. 7 Sepse episkopi duhetë të jetë i-pahequrë për faj, posi kujdestar i Perëndisë; jo i-vrazhëtë, jo zëmërak, jo dejmarak, jo ngrindës, jo njeri që lakmon mbë fitim të-lik; 8 Po dorë-hapëtë, mirë-dashës, i-urtë, i-drejtë, shënjt, i-përmbajturë; 9 I-ngjiturë pas fjalës’ së-vërtetë pas mësimit që mori, që të muntnjë edhe të ngutnjë të-tjerë me anë të mësimit të-shëndoshë, edhe të qërtonjë ata që fiasënë kundrë.
10 Sepse janë shumë të-pabindurë që flasënë fjalë të-kota e që prishnjënë mëndjenë, më fort ata që janë nga rrethpresja; 11 Të-cilëvet duhetë t’u mbyllmë gojënë; të-cilëtë përmbysnjënë shtëpira të-tëra, dyke mësuarë sa nukë duhenë, per fitim të tyre të-ndyrë. 12 Një nga ata, profit i atyreve, tha, “Kritasitë janë gjithënjë gënjeshtarë, bisha të-liga, barqe të-ngeshim.”
13 Ky dëshmim ësht’ i-vërtetë; për të-cilënë ngajë qërto-i ata ashpërë, që të shëndoshenë ndë besët; 14 Edhe të mos u vënë vesh përrallavet të Judhenjvet, edhe porosivet të njerësvet që mërzitnjënë të-vërtetënë. 15 Te të-qëruaritë të-gjitha janë të-qëruara; po ndë tëpëgëret e ndë të-pabesët asgjë s’ ësht’ e qëruarë, po edhe mëndja e atyreve edhe ndërgjegja janë të-pëgëra. 16 Rrëfenjënë me gojë se njohënë Perëndi, po me punëratë e mohonjënë, sepse janë të-ndyrë edhe të-pabindurë, edhe mbë çdo punë të-mirë të-paprovuasrshim.
1 Po ti folë sa i kanë kie mësimit të-shëndoshë; – 2 Pleqtë të jenë të-përmbajturë, të-hieshim, të-urtë, të-shëndoshë ndë besët, ndë dashurit, ndë durimt. 3 Gjithashtu edhe plakatë të kenë të-sjella sikundrë u ka hie shënjtorëvet; të jenë jo kallëzimtare, jo të-bëra rop ndë shumë verë, të jenë mësimtare të-mira, 4 Që të mësonjënë të-ratë të duanë burrat’ e djemt’ e tyre, 5 Të jenë të-urta, të-qëruara, shtëpiruajtëse, të-mira, të-bindura ndë burrat të-tyre, që të mos shahetë fjal’ e Perëndisë. – 6 Të-rinjtë gjithashtu ngut-i të jenë të-urtë; 7 Mbë të-gjitha të-dëftenjç vetëhenë t’ënde shëmbëllë punërash të-mira, dyke ruajturë ndë mësimt paprishje, nder, 8 Fjalë të-shëndoshë e të-padënuarshime, që të turpëronetë ay që është kundrë, e të mos ketë të flasë për ju asndonjë të-ligë. 9 Shërbëtorëtë t’u bindenë zotërinjvet të tyre, mbë gjithë punërat të jenë të-pëlqyershim, të mos flasënë kundrë; 10 Të mos e bëjnë të-tyrenë gjën’ e-huaj, po të dëftenjënë çdo besë të-mirë, që të stolisnjënë ndër gjithë punërat mësimn’e Perëndisë, Shpëtimtarit t’ënë.
11 Sepse uduk hiri i Perëndisë qe sjell shpëtim mbë gjithë njerezitë, 12 I-cili na mëson të mohojmë pabesërinë edhe dëshërimet’ e botësë, e të rrojmë me urtësi e me drejtëri e me besë të-mirë ndë këtë jetë, 13 Dyke priturë shpresën’ e-lumurë edhe të-dukurit’ e lavdis’ së të-madhit Perëndi edhe të Shpëtimarit t’ ënë Jisu Krisht; 14 I-cili dha vetëhen’ e ti për ne, që të na çpërblenjë prej çdo paudhërie, edhe të qëronjë për vetëhen’ e ti një llaus të-sgjedhurë, zëmërë-përvëluarë për punëra të-mira.
15 Këto folë, e porosit, e qërto me çdo pushtet; asnjëri letë mos të hedhë ty poshtë.
1 Bjer’u’a ndër mentt atyreve të unjënë kryetë ndënë urdhërat e ndënë pushtetet, të bindenë ndër ata të jenë gati për çdo punë të-mirë, 2 Asnjëri të mos shanjënë, të mos zihenë, të jenë të-butë, dyke rrëfyerë çdo butësirë mbë gjithë njerëzitë. 3 Sepse edhe neve ishimë njëherë të-marrë, të-pabindurë, të-gënjyerë, dyke shërbyerë dëshërimeve të-ndryshm e kënaqjeve, dyke shkuarë jetënë ndë të-ligë e ndë cmir, të-mërziturë e dyke pasurë mëri njëri jatërinë.
4 Po kur uçfaq mirësia edhe dashuria mbë njerëzitë e Shpëtimtarit t’ënë Perëndi, 5 Jo prej punërash drejtërie që punuamë neve, po pas përdëllimit të ti na shpëtoj, me anë të të-larit të përsërilindjesë, edhe me anë të të-përtërijturit të Frymës’ së-Shënjtëruarë, 6 Që derdhi me dorë të-hapëtë mbi ne me anë të Jisu Krishtit, Shpëtimtarit t’ënë; 7 Që, passi të dalëmë të-drejtë me anë të hirit t’ati, të bënemi trashëgimtarë pas shpresës’ së jetës’ së-përjetëshme.
8 Për të besuar’ është fjala: edhe këto dua t’i vërtetonjç, që të kujdesenë ata që i kanë besuarë Perëndisë të jenë të-parë për punëra të-mira. Këto janë të-miratë e të-dobishimetë mbë njerëzitë. 9 Po kërkuarje të-marra, e breza njerëzish, e grindje, edhe luftëra nomi, këto i largo; sepse janë të pa-dobishime edhe të-kota.
10 Nga njeriu eretik, si t’a mësonjç një herë e dy herë, hiq dorë, 11 Dyke diturë se i-këtilli ësht’ i-prishurë, edhe fëjen, sepse e ka dënuarë vetë vetëhenë.
12 Kur të dërgonj Artemanë a Tihikunë te ti, çpejto të vinjç tek unë ndë Nikopolë, sepse atje vendosa të-dimëronj. 13 Nomtarinë Zina edhe Apollonë përcill-i me kujdes, që të mos u shteretë atyre asgjë.
14 Edhe letë nxënë edhe t’anëtë të jenë të-parë për punëra të-mira për nevojat’ e nevojshime, që të mos jenë të-papemshim.
15 Të falenë me shëndet gjith’ ata që janë bashkë me mua. Fal-u me shëndet atyreve që na duanë ndë besët.
Hiri qoftë bashkë me gjithë ju. Amin.