Kapitulli:  1  2  3

2 Thessallonikasitë – Krye 1

1 Pavli edhe Silluani edhe Timotheu, mbe kishën’e Thessallonikasvet, që është mbë Perëndinë, Atinë t’ënë, edhe mbë Zotinë Jisu Krisht; 2 Hir qoftë mbë ju edhe paqtim nga Perëndia, Ati ynë, edhe nga Zoti Jisu Krisht.

3 Kemi detyrë t’i falemi ndersë përherë Perëndisë për ju, o vëllezër, sikundrë se vëjen, sepse po shtonetë fort besa juaj, edhe dashuria e kujdo prej jush mbë njëri tjatërinë po tepëron; 4 Kaqë sa ne vetë mburremi për ju ndë kishërat të Perëndisë, për durimnë t’uaj edhe për besënë ndër gjithë të-ndjekurat t’uaj edhe ndër shtrëngimet që hiqni; 5 E-cila gjë është një dëftim i gjyqit të-drejtë të Perëndisë, që të bëhi ju të-vëjejturë për mbretërin’e Perëndisë, për të-cilënë edhe vuani. 6 Sepse ësht’ e-drejtë përpara Perëndisë’ t’u apë shtrëngim atyreve që u shtrëngonjënë juve; 7 Po juve që shtëngohi, të prëjturë bashkë me ne, kur të duketë Zoti Jisu Krisht prej qielli bashkë me ëngjëjt’ e fuqis’ së ti, 8 Ndë flakë zjarri, dyke bërë çpagim atyreve që nukë njohënë Perëndi, edhe atyreve që nuk’ i bindenë ungjillit të Zotit t’ënë Jisu Krisht; 9 Të-cilëtë dotë mundonenë me të-prishurë të-përjetëshm nga faqeja e Zotit, edhe nga lavdia e fuqis’ s’ati, 10 Kur të vinjë të lavduronetë ndër shënjtoret të ti, edhe të bënet’ i-çudiçim ndër gjith’ata që besonjënë, (sepse ju i besuatë dëshmimit t’ënë), nd’ atë ditë.

11 Përandaj edhe ne falemi përherë për ju, që t’u bënjë juve Perëndia ynë të-vëjejturë për të-thëriturit’ e ti, edhe të mbushnjë çdo pëlqim të mirësis’ së ti, edhe punën’e besësë me fuqi; 12 Që të lavduronetë emëri i Zotit t’ënë Jisu Krisht ndër ju, edhe ju mb’atë, pas hirit të Perëndisë t’ënë edhe të Zotit Jisu Krisht.

2 Thessallonikasitë – Krye 2

1 Edhe sa për të-ardhurit’e Zotit t’ënë Jisu Krisht, edhe për të-mbledhuritë t’ënë mb’atë, u lutëmi juve, o vëllezër, 2 Të mos tundi çpejt nga mëndja juaj, as të mos trumbullohi as prej fryme, as prej fjale, as prej karte sikurse së-shkruarë prej nesh, se sikur uafërua dit’ e Krishtit. 3 Letë mos u gënjenjë juve ndonjë as me ndonjë mënyrë; sepse s’ka për të ardhur’ajo ditë, pa mos ardhurë më përpara të-ngrituritë krye, edhe të sbulonetë njeriu i fajit, i bir’i humbjesë, 4 Ay që rri kindrë e ngrihetë lart kindrë çdo farë gjëje që thuhetë Perëndi a lutje, kaqë sa të rrijë ndë tempull të Perëndisë si Perëndi, dyke keftyerë vetëhen’e ti se është Perëndi.

5 Nukë mbani mënt se, edhe kur ishnjam përanë jush, u’a thoshnjam juve këto? 6 Edhe ndashti e dini atë që e ndalon atë, që të sbulonetë ndë kohët të ti. 7 Sepse fshehësira e paudhësisë ndashti vepëronetë; vetëmë gjersa te hiqetë nga mezi ay që e ndalon ndashti; 8 Edhe atëhere dotë sbulonetë i-paudhi, të-cilinë Perëndia dot’a humbasnjë me frymën’ e gojës’ së ti, edhe dot’a prishnjë me të-dukurit’ e të-ardurit të ti; 9 Ky i-paudhë dotë vinjë pas vepërimit të Satanajt me çdo fuqi e me shënja e me çudira gënjeshtre, 10 Edhe me çdo kobim të shtrëmbërisë, ndër mest t’atyre që humbenë; sepse nukë pritnë dashurin’ e së-vërtetësë që të shpëtonjënë. 11 Edhe përandaj Perëndia dot’u dërgonjë atyre vepërim kobimi, që t’i besonjënë gënjeshtësë; 12 Qe të dënonenë gith’ ata që nuk’ i besuanë së-vërtetësë, po pëlqyenë shtëmbërinë.

13 Po neve kemi detyrë t’i falemi ndersë Perëndisë përherë për ju, o vëllezër të-dashurë prej Zotit, se Perëndia u sgjodhi juve që ndë kryet për shpëtim me anë të shënjtërimit të Frymësë, edhe me anë të besësë mbë të-vërtetënë, 14 Ndë të cilët u thirri juve me anë të ungjillit t’ënë, për të fituarë lavdin’ e Zotit t’ënë Jisu Krisht.

15 Përandaj pra, o vëllezër, qëndroni, edhe mbani ato porosi që umësuatë, a me anë fjale, a me anë karte prej nesh. 16 Edhe vetë Zoti ynë Jisu Krisht, e Perëndia edhe Ati ynë’ i-cili na deshi e na dha ngushullim të-përjetëshm edhe shpresë të-mirë me anë të hirit, 17 Ngushulloftë zëmëratë t’uaj e u forcoftë mbë çdo fjalë e punë të-mirë.

2 Thessallonikasitë – Krye 3

1 Mbë ndë funti, o vëllezër, fali për ne që të mbrothësonjë me të-çpejtë fjala e Zotit edhe të lavduronetë, sikundrë edhe ndër ju, 2 Edhe që të spëtojmë nga njerëzit e-kotë e të-liq; sepse besa nuk’është ndër të-gjithë. 3 Po Zoti është besnik, i-cili dot’u forconjë juve e dot u ruanjë prej të-ligut. 4 Edhe kemi të-besuarë mbë ju me anë të Zotit, se ato që u porositmë juve, edhe i bëni, edhe i bëni, edhe dot’i bëni. 5 Edhe Zoti drejtoftë zëmëratë t’uaj ndë dashurit të Perëndisë, edhe ndë durimt të Krishtit.

6 Edhe u porositimë juve, o vëllezër, mbë emërë të Zotit t’ënë Jisu Krisht, të mërgohi nga çdo vëlla që ecën pa ment, e jo pas porosisë që mori prej nesh. 7 Sepse juve e dini qysh duhetë të bëni si bëjmë neve; sepse nuk’u suallmë si të-marrë ndër ju, 8 As dhurëti hëngrëmë bukë prej ndonjëj, po me të-lodhur’ e me mundim, dyke punuarë nat’e ditë, që të mos i bëneshimë barrë ndonjëj prej jush; 9 Jo se s’kemi pushtet, po që t’u apëmë juve vetëhenë t’ënë për shëmbëllesë që të bëni si bëjmë neve. 10 Sepse edhe kur ishimë ndër ju këtë u porositnimë juve, se ndë mos do ndonjë të punonjë, as të mos hajë. 11 Sepse dëgjojmë se ca veta ndër ju ecënjënë jo si duhetë, edhe se s’punonjënë fare, po sillen’andej e këtej pa ndonjë punë, dyke umarrë me punëra të-huaj. 12 Të-këtilëtë i porositimë e i ngutimë me anë të Zotit t’ënë Jisu Krisht, që dyke punuarë me pushim të hanë bukën’ e tyre.

13 Po ju, o vëllezër, mos ulothni dyke bërë mirë. 14 Edhe ndë qoftë se ndonjë nukë i dëgjon fjalësë s’anë me anë të kësaj karte, shëno-e-ni atë; edhe mos shoqëroni me atë, që të turpëronetë. 15 Po mos e vështroni atë si armik, po këshillo-e si vëlla.

16 Edhe vetë Zoti i paqtimit u dhëntë juve paqtiminë kurdo me çdo mënyrë. Zoti qoftë me ju të-gjithë.

17 Të-falluritë me shëndet ushkrua me dorënë t’ime, te Pavlit, që është shënjë mbë çdo kartë; kështu shkruanj: Hiri i Zotit t’ënë Jisu Krisht qoftë bashkë me ju të-gjithë. Amin.