Kapitulli:  1  2  3  4

2 Timothenë – Krye 1

1 Pavli, apostoll i Jisu Krishtit me anë të dashurimit të Perëndisë, pas të-zotuarit të jetësë që është mbë Jisu Krishtinë, 2 Mbë Timothenë, birin’ e-dashurë, qoftë hir, përdëllim, paqtim prej Perëndisë, Atit, edhe prej Jisu Krishtit, Zotit t’ënë.

3 I falem ndersë Perëndisë, të-cilin’e lus që nga prindërit’e mi me ndërgjegje të-kthjellëtë, se pa pushim të kujtonj ndë të-falurat të mia nat’e ditë, 4 Edhe se, kur kujtonj lott’ e tu, kam mall të të shoh, që të mbushem me gëzim; 5 Sepse bje ndër mëntt besënë t’ënde pa ipokrisi që është te ti, e-cila më përpara ndënjti te jot’ gjyshe Lloidhë, edhe te jot’ ëmë Evnikë; edhe më është mbushurë mëndja se ka ndënjurë edhe te ti.

6 Për këtë ngajë të përmënt ty të ngjaliç përsëri dhurëtin’e Perëndisë, e-cila është te ti me anë të të-vënit të duarvet të mia mbi ty. 7 Sepse Perëndia s’na ka dhënë frymë frike, po fuqie e dashurie e urtësisë.

8 Mos kij turp pra për dëshmimn’ e Zotit t’ënë, edhe për mua të lidhurin’e ati; po hiq keq bashkë me mua për ungjillinë pas fuqis’ së Perëndisë: 9 I-cili na shpëtoj, edhe na thërriti me të-thërtiturë të-shënjtëruarë, jo pas punëravet t’ona, po pas vendimit të ti, edhe pas hirit që na udha mbë Jisu Krishtinë që përpara kuhëravet të-përjetëshme, 10 Edhe që uçfaq ndashti me anë të të-dukurit të-shpëtimtarit t’ënë Jisu Krisht, i-cili prishi vdekjenë, edhe nxori ndë dritë jetën’ edhe pavdekjenë me anë të ungjillit. 11 Për kët uvushë unë lëçitës edhe apostoll edhe mësonjës i kombevet; 12 Për të-cilënë punë edhe pësonj këto; po nukë kam turp; sepse e di kujt i kam besuarë, edhe me është mbushurë mëndja, se ay munt të ruanjë ndorjenë t’ime gjer mb’atë ditë.

13 Ruaj formën’ e fjalëvet të-shëndosha, që dëgjove prej meje, me vesë e me dashuri që është mbë Jisu Krishtinë. 14 Ndorjenë e-mirë ruaj-e me anë të Frymës’ së-Shënjtëruarë që rri ndër ne.

15 Ti e di këtë, se gjith ata që janë nd’Asi më kthyenë krahëtë, prej të-cilëvet është Fygjelli edhe Hermogjeni. 16 Zoti dhëntë përdëllim ndë shtëpit të Onisiforit; sepse shumë herë më dha zëmërë, edhe s’pat turp prej hekuravet të mia, 17 Po kur erdhi ndë Romë, më kërkoj me shumë nxitim, edhe gjeti. 18 Zoti i dhëntë ati të gjenjë përdëllim nga Zoti nd’ atë ditë. Edhe sa më shërbeu nd’Efesë, ti i di më mirë.

2 Timothenë – Krye 2

1 Ti pra, o biri im, forcohu ndë hirt që është mbë Jisu Krishtinë; 2 Edhe sa dëgjove prej meje me shumë dëshmimtarë ep-i ndër duar të njerësve besëtarë, të-cilëtë dotë jenë të-zottë të mësonjënë edhe të-tjerë. 3 Ti pra vuaj posi ushtëtar i-mirë i Jisu Krishtit. 4 Sepse asndonjë që vete ushtëtar nukë ngatëronetë me punërat e të-rrojturit, që t’i pëlqenjë ati që e mori ushtëtar. 5 Po edhe ndë luftoftë ndonjë, nukë kurorëzonetë, ndë mos luftoftë pas nomit. 6 Bujku që mundonetë duhetë i-parë të-marrë pjesë nga pemëtë. 7 Kupëto ato që them; edhe Zoti të dhëntë mënt mbë të-gjitha. 8 Ki ndër mëntt Jisu Krishtinë nga far’ e Dhavidhit që është ngjallurë prej së-vdekurish, pas ungjillit t’im; 9 Për të-cilinë vuanj gjer mbë të-lidhura posi keq-bërës; po fjal’ e Perëndisë nukë lidhetë. 10 Përandaj të-gjitha i duronj për të-sgjedhuritë, që të gjenjën’ edhe ata shpëtimnë që është mbë Jisu Krishtinë, bashkë me lavdi të-përjetëshme. 11 Për të zënë besë është këjo fjalë; sepse ndë vdiqmë bashkë me Krishtinë, kemi edhe për të rruarë baskë me atë; 12 Ndë durofshimë, kemi edhe për të mbretëruarë bashkë me atë; ndë e mohofshimë, edhe ay dotë na mohonjë; 13 Ndë dalçimë të-pabesë, ay mbetetë besëtar; nukë munt të mohonjë vetëhen’e ti.

14 Këto u’a bjerë ndër mëntt, dyke porositurë ata përpara Zotit, të mos hahenë me fjalë, e-cila gjë s’është për asgjë e-dobishime, po për prishje t’atyre që dëgjonjënë. 15 Kujdesu t’a nxjerç vetëhenë t’ ende të-provuarë përpara Perëndisë, punëtuar faqe-bardhë, që pret drejtë fjalën’ e së-vërtetësë.

16 Edhe largohu nga të-ndyratë fjalë të-kota; sepse stonjënë më shumë pabesëri; 17 Edhe fjal’ e atyreve ka për të ngrënë posi qimezë; nga këta është Hymenaj edhe Filiti, 18 Të-cilëtë duallë jashtë udhës’ së të-vërtetësë, dyke thënë, se ndashti ubë të-ngjalluritë; edhe përmbysnjënë besën’ e cave.

19 Po themeli’ e-fortë e Perëndisë qëndron, edhe ka këtë vulë: Zoti njeh ata që janë të-titë; edhe, Letë largonetë nga shtrëmbëria kushdo që zë n’ gojë emërin’ e Krishtit.

20 Edhe ndë një shtëpi të-madhe nukë ka vetëm’ enë të-arta e të-ergjënta, po edhe të-drunjta e të-baltta; e ca duhenë për punë të-nderçime, e ca për punë te-panderçime. 21 Ndë qëroftë pra ndonjë vetëhen’ e ti nga këto, dotë jetë enë për nder, e-shënjtëruarë, edhe evëjyerë per të zonë, e-bërë gati për çdo punë të-mirë.

22 Edhe largohu nga dëshërimet’ e djalërisë; edhe bjer’i pas drëjterisë, besësë, dashurisë, paqtimit bashkë me ata që thërresënë mbë Zotinë prej zëmëre së-kthjellëtë. 23 Edhe hiq dorë nga të-marrat’e të-padiçimetë të-ngrëna me fjalë, dyke diturë se ato pjellënë të-zëna. 24 Edhe shërbëtor’ i Zotit nukë duhetë të zihetë, po të jet’ i-butë mbë të-gjithë, i-zoti të mësonjë njerëzitë, njeri që duron të-ligënë, 25 Njeri që mëson me butësirë ata që kanë mendime të-kundrejtë, edhe kështu mbase u ep atyreve Perëndia pendim, që të njohënë të-vërtetënë, 26 Edhe të shpëtonjenë nga laku i djallit, prej të-cilit janë zënë robër ndë dashurimt t’ati.

2 Timothenë – Krye 3

1 Edhe dij-e këtë, se ndë ditt të-pastajme kanë për të ardhurë kohëra të-këqia; 2 Sepse njerëzitë dotë jenë vetëdashës, ergënidashës, krye-lartë, madhështorë, vllasfimitarë, të-pabindurë nde prindërit, mos-mirënjohës, të-paudhë, 3 Të-padhëmçurë, të-papaqtuarshim, kallëzimtarë, të-pambajturë, të-egërë, t’atillë që s’ duanë të-mirënë, 4 Trathëtorë, gojë-sbrazëtë, të-fryjturë, kënaqëdashës me tepërë se perëndidashës, 5 Të-cilëtë kanë të-dukurë bese së-mirë, po fuqin’ e asaj e kanë mohuarë; edhe nga këta largohu. 6 Sepse prej këtyrë jan’ ata që hynjënë ndëpër shtëpirat, edhe skllavosnjënë gratë që janë ngarkuarë me faje, e hiqenë prëj çdo farë dëshërimesh, 7 Të-cilatë gjithënjë mësonenë, e kurrë s’munt të vinjënë ndë të-njohurit të së-vërtetësë. 8 Edhe sikundrë Janniu e Jambriu ndejtnë kundrë Moisiut, kështu edhe këta rrinë kundrë së-vërtetësë, njerës të-prishurë nga mëndja, të-paprovuarshim ndë besët. 9 Po s’kanë për të mbrothësuarë më tepërë; sepse marrësia e atyre dotë çfaqetë mbë të-gjithë, sikundrë uçfaq edhe e atyreve.

10 Po ti i re prapa mësimit t’im, të-sjellavet, qëllimit, besësë, zëmërës’ së-gjerë, dashurisë, durimit, 11 Të-ndjekuravet, të-pësuaravet, që më gjajtnë ndë Antiohi, ndë Ikoni, nde Lystrë; çfare të-ndjekurash hoqa? edhe Zoti më shpëtoj nga të-gjitha. 12 Po edhe gjithë sa duanë të rronjënë me besë të-mirë mbë Jisu Krishtinë dotë ndiqenë. 13 Po njerëzit’ e-liq e gënjeshtarë dotë venë mbarë mbë më të-ligënë, dyke gënjyerë të-tjerë e dyke gënjyerë vetëhenë.

14 Po ti qëndro mb’ato që nxure e uvërtetove, dyke diturë prej cilit i ke nxënë; 15 Edhe se që nga foshnjëria i di shkronjat’ e-shënjtëruara, të-cilatë munt të të bënjënë të-diturë për shpëtim me anë të besësë që është mbë Jisu Krishtinë. 16 Gjithë shkronja është prej Frymës’ së Perëndisë, edhe e-dobishime për mësim, për qërtim, për të-ndrequrë, për arrësim që është me drejtëri; 17 Që të jet’ i-sosurë njeriu i Perëndisë, i-bërë gati për çdo punë të-mirë.

2 Timothenë – Krye 4

1 Të urdhëronj pra unë përpara Perëndisë edhe Zotit Jisu Krisht, që ka për të gjykuarë të-gjall’ e të-vdekurë ndë të-dukurit të ti edhe ndë mbretërit të ti; 2 Lëçit fjalënë; qëndro me kohë e pa kohë; qërto, bjerë ndër sy, ngut me çdo farë zëmëre së-gjerë e me mësim. 3 Sepse ka për të ardhurë kohë, kur nukë dotë duronjënë mësimn’ e-shëndoshë, po dotë mbledhënë grumbullë përanë vetëhes’ së tyre mësonjës pas dëshërimevet të tyre, për të gudulisurë veshëtë; 4 Edhe nga e-vërteta dot’ i largonjënë veshëtë, edhe dotë kthenenë të venë pas përrallavet. 5 Po ti rri sgjuarë mbë të-gjitha, vuaj, bëj punë ungjilltari, shërbesënë t’ënde bëj-e të-mbaruarë.

6 Sepse unë ndashti jam dyke derdhurë gjakunë, edhe koha e të-ikurit t’im arriti. 7 Luftën’ e-mirë luftova, udhën’ e mbarova, besën’ e ruajta; 8 Paskëtajthi më mbetetë kurora e drejtërisë, të-cilënë dotë m’a apë Zoti nd’atë ditë, i-drejti gjykatës; edhe jo vetëmë mua, po edhe gjith’ atyreve që duanë të-dukurit’ e ati.

9 Përpiqu të vish çpejt tek unë. 10 Sepse Dhimaj më la, sepse deshi këtë botë, edhe vate ndë Thessallonikë; Krisku ndë Gallati; Titua ndë Dhallmati; 11 Vetëmë Llukaj është bashkë me mua. Markunë merr-e me vetëhe edhe bjer’-e bashkë me ty; sepse më është i-vëjyerë ndë punët. 12 Edhe Tihikun’e dërgova ndë Efesë.

13 Kur të vish, bjerë gunënë që lashë ndë Troadhë përanë Karpit, edhe libratë, po më fort memvranatë.

14 Aleksandër ramtori shumë të-liga më bëri; Zoti j’a çpagoftë pas punëravet t’ati; 15 Prej të-cilit edhe ti ruhu; sepse shumë rri kundrë fjalëvet t’ona.

16 Ndë të-mbrojturit t’im të-parë asndonjë nukë erdhi bashkë me mua, po të-gjithë më lanë; (mos u unumëroftë atyre për faj); 17 Po Zoti më ndënji përanë, edhe më dha fuqi që me anë t’ime të mbushetë të-lëçituritë, edhe të dëgjonjënë gjithë kombetë; edhe shpëtova nga goj’e leonit. 18 Edhe Zoti dotë më shpëtonjë nga çdo pun’ e-keqe, edhe dotë ruanjë për mbretërin’e ti qiellore; mbë të-cilinë qoftë lavdia ndë jetët të jetëvet. Amin.

19 I ufal me shëndet Priskësë edhe Ahillit, edhe shtëpis’ s’ Onisiforit. 20 Erasti mbeti ndë Korinthë; edhe Trofimnë e lashë të-sëmurë ndë Militë. 21 Përpiqu të vinjç përpara dimërit. Të faletë me shëndet Elvuli, edhe Pudhi, edhe Lini, edhe Kllavdhia, edhe gjithë vëllezëritë.

22 Zoti Jisu Krisht qoftë bashkë me frymënë e’ënde.

Hiri qoftë bashkë me ju. Amin.