Kapitulli:  1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11  12  13  14  15  16

1 Korinthianëtë – Krye 1

1 Pavli, i-thërritur’ apostoll i Jisu Krishtit me anë të dashurimit të Perëndisë, edhe vëllaj Sosthen, 2 Mbë kishën’e Perëndisë që është ndë Korinthë, mbë të-shënjtëruarëtë mbë Jisu Krishtinë, mbë të-thërrituritë shënjtorë, bashkë me gjith’ata që thërresënë mbë çdo vënt mb’emërin’e Zotit t’ënë Jisu Krisht, t’atyreve edhe t’ënit; 3 Hir qoftë mbë ju edhe paqtim prej Perëndisë Atit t’ënë, edhe prej Zotit Jisu Krisht.

4 I falem ndersë përherë Perëndisë t’im për ju, për atë hirin’e Perëndisë që udha mbë ju me anë të Jisu Krishtit; 5 Se ubëtë të-pasurë me anë t’ati mbë të-gjitha, mbë çdo fjalë e mbë çdo të-diturë; 6 Sikundrë dëshmim’i Krishtit uvërtetua ndër ju; 7 Kaqë sa s’jetni prapa as mbë ndonjë dhurëti, dyke priturë sbulesën’e Zotit t’ënë Jisu Krisht; 8 I-cili edhe dot’u vërtetonjë juve gjer ndë funit që të dilni faqe-bardhë ndë ditët të Zotit t’ënë Jisu Krisht, 9 Besnik është Perëndia, prej të-cilit uthërrittë ndë shoqërit të Birit t’ati Jisu Krisht, Zotit t’ënë.

10 Edhe u lutem juve, o vëllezër, me anë t’emërit të Zotit t’ënë Jisu Krisht, të thoni që të-gjithë gjithatë fjalë, edhe të mos jenë çarje ndër mest t’uaj, po të jini të-bashkuarë ngushtë, dyke pasurë gjithatë mëndje e gjithatë mendim. 11 Sepse më rrëfyenë për ju, o vëllezër, ata që janë prej shtëpis’ së Klloësë, se ka grindje mdër mest t’uaj. 12 Edhe këtë e them, se sicilido prej jush thotë, Unë jam i Pavlit, e un’i Apollojt, e un’i Qifajt, e un’i Krishtit. 13 Ndarë qënkërka Krishti? Mos Pavli ukryqëzua për ju? Apo mb’emërit të Pavlit upagëzuatë? 14 I falem ndersë Perëndisë, se asndonjë prej jush s’kam pagëzuaë, veç Krispin’ edhe Gainë; 15 Që të mos thotë ndonjë prej jush, se mb’emërit t’im e pagëzova. 16 Pagëzova edhe shtëpin’e Stefanajt; veç këtyreve nukë di ndë pagëzova ndonjë tjetërë.

17 Sepse Krishti nukë më dërogoj që të pagëzonj, po që të lëçit ungjillinë; jo me dituri fjale, që të mos dalë i-kotë kryqi i Krishtit. 18 Sepse fjala e kryqit mb’ata që humbenë është marrësi, po mbë ne që shpëtojmë është fuqi Perëndie. 19 Sepse është shkruarë. “Dotë humbas diturin’e të-diturëvet, edhe dotë heth tej mënçërin’e të-mënçimvet.” 20 Ku ësht’i-dituri? ku është shkronjësi? ku është kërkimtari i kësaj jetë? a nukë marrosi Perëndia diturin’e kësaj jete? 21 Sepse passi ndë diturit të Perëndisë bota nuk’e njohu Perëndinë me anë të diturisë, i pëlqeu Perëndisë me marrësin’e të-lëçiturit të shpëtonjë ata që besonjënë. 22 Sepse edhe Judhenjtë kërkonjënë shënjë, edhe Grekëritë kërkonjënë dituri; 23 Po neve lëçismë Krishtinë të-kryqëzuarë, i-cili mbë Judhenjtë është skandhall, edhe mbë Grekëritë marrësi; 24 Po mb’ata që janë thërriturë, Judhenj e Grekër, Krishti është fuqi Perëndie edhe dituri Perëndie. 25 Sepse marrësia e Perëndisë është më e-diturë se njerëzitë; edhe dobësira e Perëndisë është më e-fortë se njerëzitë.

26 Sepse e shihni të-thërrituritë t’uaj, o vëllezër, se ndër ju pas mishit ka jo shumë të-diturë, jo shumë të-fuqishim, jo shumë të-fisçim. 27 Po Perëndia sgjodhi të-marrat’e botësë, që të turpëronjë të-dituritë; edhe Perëndia sgjodhi të-dobëtat’e botësë, që të turpëronjë të-fortatë; 28 Edhe Perëndia sgjodhi të-pafisçimet’e botësë edhe ato që janë të-shara, edhe ato që nukë janë, qe të prisnjë ato që janë; 29 Që të mos mburretë çdo mish përpara ati. 30 Edhe ju jeni prej ati mbë Jisu Krishtinë, i-cili ubë mbë ne dituri prej Perëndie, drejtëri edhe shënjtërim edhe çpërblim; 31 Që, sikundrë është shkruarë, “Ay që mburretë, mbë Zotinë letë mburretë.”

1 Korinthianëtë – Krye 2

1 Edhe unë, o vëllezër, kur erdha te ju, nukë erdha me lartësirë fjale a diturie, që t’u dëftenj juve dëshmimin’e Perëndisë. 2 Sepse e pashë të udhësë të mos di tjetërë gjë ndër ju, veç Jisu Krishtinë, edhe këtë të-kryqëzuarë. 3 Edhe un’erdha ndër ju me dobësirë e me frikë e me shumë të-dridhurë; 4 Edhe fjala ime edhe të-lëçituritë t’im nuk’ ubënë me fjalë diturie njeriu që mbushnjënë mëndjenë, po me të-dëftyerë Fryme e fuqie; 5 Që të mos jetë besa juaj me anë të dituris’ së njerësvet, po me anë të fuqis’së Perëndisë.

6 Edhe flasmë dituri ndër mest t’atyre që janë të-sosurë, po jo dituri të kësaj jee, as të urdhërtarëvet të kësaj jete, që prishenë; 7 Po flasmë dituri Perëndie ndë fshehësirë, atë të-fshehurënë që urdhëroj Perëndia që përpara jetëvet për lavdinë t’ënë; 8 Të-cilënë asndonjë nga urdhërtarët’e kësaj bote nuk’e njohu; sepse po t’e kishinë njohurë, nukë dotë kishinë kryqëzuarë Zotin’e lavdisë; 9 Po, sikundrë është shkruarë, “Ato që sy s’i pa, e vesh s’i dëgojoj, e ndë zëmërë njeriu nukë hipnë, këto Perëndia i bëri gati për ata që e duan’atë.” 10 Po Perëndia na i sbuloj me anë të Frymës’ së ti; sepse Fryma i vëzhgon të-gjitha, edhe të-thellat’e Perëndisë. 11 Sepse cili prej njerësvet njeh punët’e njeriut, përveç fryma e njeriut që është nd’atë? Kështu edhe punët’e Perëndisë asndonjë s’i njeh, përveç Fryma e Perëndisë. 12 Edhe neve s’kemi marrë frymën’e botësë, po Frymënë që është nga Perëndia, që të njohëm’ato që na janë dhurëtuarë nga Perëndia. 13 Për këto edhe flasmë, jo me fjalë të-mësuara prej dituris’ së njerësvet, po me fjalë të-mëssuara prej frymës’ së-Shënjtëruarë, dyke mbarasuarë punëra shpirtërishte me punëra shpirtërishte.

14 Po njeriu i naturësë nukë pret punërat’e Frymës’ së Perëndisë; sepse janë marrësi për atë, edhe nukë munt t’i njohë ato; sepse ato gjykonenë shpirtërisht. 15 Po njeriu i shpirtit i gjykon të-gjitha edhe vetë nukë gjykonetë as prej ndonjëj. 16 Sepse cili e njohu mëndjen’e Zotit, që t’a mësonjë atë? po neve kemi mëndje Krishti.

1 Korinthianëtë – Krye 3

1 Edhe unë, o vëllezër, nukë munda të flas mbë ju, posi mbë njerës të shpirtit, po posi mbë njerës të mishit, posi mbë foshnje mbë Krishtinë; 2 U ushqeva juve me qumësht, e jo me gjellë; sepse edhe nukë muntnitë t’a prititë atë, po edhe as ndashti nukë muntni; 3 Sepse edhe po jeni njerës të mishit; sepse gjersa ka ndër ju cmir e qartë e ndarje, a nukë jeni njerës të mishit, edhe ecëni pas mënyres’ se njeriut? 4 Sepse kur thotë njëri, Unë jam i Pavlit, edhe tjetëri, Unë jam i Apollojt, a nukë jemi njerës të mishit?

5 Cili pra është Pavli, e cili Apolloj, përveç se shërbëtorë, me anë të të-cilëvet besuatë, edhe sikundrë i dha Zoti gjithë- sicillit? 6 Unë mbolla, Apolloj ujiti, po Perëndia i rriti. 7 Kështu pra as ay që mbjell nuk’është gjë, as ay që ujit, po Perëndia që rrit. 8 Edhe ay që mjell edhe ay që ujit janë një; edhe gjithë-sicili dotë marrë pagën’e ti si pas mundimit të ti. 9 Sepse neve jemi punëtorë bashkë me Perëndinë; ju jeni ar’e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë.

10 Unë pas birit të Perëndisë që m’udha, si ndonjë kryemjeshtër i-diturë hodha themel; e një tjatërë ndërton mbi atë; po gjithë-sicili letë vërë re qysh ndërton mbi atë. 11 Sepse asndonjë nukë munt të vërë tjatërë themel, përveç ati që është vënë, i-cili është Jisu Krishti. 12 Edhe ndë ndërtoftë ndonjë mbi këtë themel, ar, ergjënt, gurë të-paçëmuarë, dru, bar, kallam; 13 E gjithë-sicilit puna dotë çfaqetë; sepse dita dot’a tregonjë atë; sepse me anë të zjarrit nxiretë ndë shesh; edhe zjarri dotë provonjë punën’e sicilitdo ç’farë pune është. 14 Ndë mbettë puna e dnonjëjt që ndërtoj, dotë marrë pagë; 15 Ndë udjektë puna e dnonjëjt, dot’i bënetë dëm; po ay vetë dotë shpëtonjë, posi prej zjarrit.

16 Nuk’e dini se jeni tempull Perëndie, edhe Frym’ e-Shënjtëruarë rri ndër ju? 17 Ndë prishtë ndonjë tempullin’e Perëndisë, këtë dota prishnjë Perëndia; sepse tempulli i Perëndisë, i-cili jeni ju, është i-shënjtëruarë. 18 Asndonjë letë mos gënjenjë vetëhen’e ti; ndë panden ndonjë ndër mest t’uaj se ësht’ iditurë ndë këtë botë, letë bënet’ i-marrë, që të bënetë i-diturë. 19 Sepse dituria e kësaj bote është marrësi përpara Perëndisë. Sepse është shkruarë, “Ay që zë të-dituritë ndë dinakërit t’atyreve.” 20 Edhe përsëri, “Zoti njeh mendimet’ e të-diturëvet se janë të-kotë.

21 Përandaj asndonjë letë mos mburretë mbë njerës; sepse të-gjitha janë t’uajatë; 22 A Pavli, a Apolloj, a Qifaj, a bota, a jeta, a vdekja, a këto që janë ndashti, a ato që dotë vinjënë; të-gjitha janë t’uajatë; 23 Edhe ju, të Krishtit; edhe Krishti, i Perëndisë.

1 Korinthianëtë – Krye 4

1 Kështu letë na numëronjë çdo njeri, si shërbërorë të Krishtit, edhe si kujdestarë të fshehësiravet të Perëndisë. 2 E tjetëra që kërkonetë ndër kujdestarët është që të gjëndetë gjithë-sicili besëtar. 3 Sa për mua fort pak gjë është të gjykonem prej jush, a prej gjyqi njeriu; po as vetë vetëhenë nuk’e gjykon. 4 Sepse ndërgjegja ime nukë më qërton për asgjë; po me këtë nukë jam i-drejtëruarë; po Zoti ësht’ay qe më gjykon. 5 Përandaj mos gjykoni as gjë përpara kohësë, gjersa të vinjë Zoti; i-cilli edhe dotë nxjerrë ndë dritë të-fshehurat’e errësirësë, edhe dotë çfaqnjë këshillat’e zëmëravet; edhe atëhere lëvdimi dotë bënetë mbë gjithë-sicilinë nga Perëndia.

6 Edhe këto, o vëllezër, për shëmbëllë i ktheva përmbi vetëhenë t’ime edhe përmbi Apollonë, per të-mirënë t’uaj; që të mësohi prej nesh të mos mendoni me tepërë nga ç’është shkruarë, që të mos nadhështonetë ndonjë prej nush për njërinë kundrë tjatërit. 7 Sepse cili të çquan ty nga tjatëri? edhe ç’gjë ke ti që nuk’e more? Edhe ndë e ke marrë, ç’burresh sikur se nuk’e ke marrë?

8 Ndashti jeni të-nginjurë, ndashti ubëtë të-pasurë, mbretëruatë pa neve; edhe makar të kishitë mbretëruarë, që edhe neve të mbretëronimë bashkë me ju. 9 Sepse më duketë se Perëndia neve apostojtë na tregoj për me të-poshtërit’e njerësvet, si të-dënuarë ndë vdekje; sepse ubëmë lodrë ndë botët, ndë ëngjëjt e ndë njerëzit. 10 Neve jemi të-marrë për Krishtinë, e ju të-mënçim mbë Krishtinë; neve të-dobëtë, e ju të-fortë; ju të-lavduruarshim, e neve të-çnderuarë. 11 Gjer mbë këtë orë edhe uri kemi, edhe et kemi, e të-sveshurë jemi, e me shiplaka rrihemi, e sillemi andej e këtej, 12 E mundonemi dyke punuarë me duartë t’ona; kur përqeshemi, bekojmë; kur ndiqemi, durojmë; 13 Kur shahemi, lutemi; ubëmë posi të-fshirat’e botësë, posi lëmishtet’e të-gjithëve gjer mbë këtë ditë.

14 Nukë shkruanj këto për të turpëruarë juve, po u këshillonj juve posi bij të mi të-dashurë. 15 Sepse ndë paçi dhjetë nijë mësonjës mbë Krishtinë, po nukë kini shumë atër; sepse unë u polla mbë Krishtinë Jisu me anë të ungjillit. 16 U lutem juve pra të bëni si bënj unë 17 Përandaj u dërgova juve Timothenë, i-cili është biri im i-dashurë edhe besëtar mbë Zotinë; ky dot’u sjellë juve ndër mëntt udhët’e mia që janë mbë Krishtinë, sikundrë mëson kudo mbë çdo kishë.

18 Po ca veta umadhështuanë, sikurse unë s’kishnjam për të ardhurë ndër ju; 19 Po çpejt kam për të ardhurë ndër ju, ndë dashtë Zoti, edhe kam për të njohurë jo fjalën’e atyreve që madhështonenë, po fuqinë. 20 Sepse mbretëria e Perëndisë nuk’ është me fjalë, po me fuqi. 21 Ç’doni? me shkop të vinj ndër ju, apo me dashuri e me frymë butësire?

1 Korinthianëtë – Krye 5

1 Gjithëzaj dëgjonetë ndër ju kurvëri, edhe e-këtillë kurvëri që as ndër kombet (nukë zihetë n’gojë), kaqë sa një të ketë gruan’e t’et. 2 Edhe ju jeni madhështuarë, e nukë bëtë vajë me të-tepërë, që të ngrihetë nga mezi juaj ay që bëri këtë punë? 3 Sepse unë, ndonëse s’jam aty me trupinë, me shpirtinë jam aty, edhe sikurse jam aty kam gjykuarë ndashti për këtë njeri që bëri të-këtillënë punë, që, 4 Mb’emërit të Zotit t’ënë Jisu Krisht, passi të mblidhi ju edhe shpirti im me fuqin’e Zotit t’ënë Jisu Krisht, 5 T’a epni të-këtillinë njeri ndë dorët të Satanajt për prishjen’e mishit, që t’i shpëtonjë shpirti ndë ditët të Zotit Jisu.

6 Nuk’është të-mirë të-mbururitë t’uaj; nukë dini se pak brumë mbruh gjithë të-mbrujturitë? 7 Qërohi pra nga brumi i-vjetërë, që të jini të-mbrujturë të-ri, sikundrë jeni pa brumë; sepse pashka jonë, që është Krishti, ubë kurban për ne. 8 Përandaj letë kremtërojmë jo me brumë të-vjetërë, as me brumë keqësie e ligësie, po me të-pambrumura bukë zëmëre së-kthjellëtë e së-vërtetë.

9 U shkrova juve ndë kartët, të mos përzihi me kurvarë; 10 Edhe jo fare të mos përzihi me kurvarët’ e kësaj bote, a me lakmimtarëtë, a me rrëmbenjësitë, a me idhullatrëtë; sepse atëhere duhetë të dilni jashtë nga bota. 11 Po ndashti u shkrova juve, të mos përzihi, ndë qoftë se ndonjë që quhetë vëlla është kurvar, a lakmimtar, a idhullatër, a përqeshës, a pianec, a rrëmbenjës; me të-tillinë as të mos hani bashkë. 12 Sepse ç’më duhetë të gjykonj edhe të-jashtëshmitë? Nukë gjykoni ju të-brëndëshmitë? 13 Po të-jashtëshmitë Perëndia dot’i gjykonjë; përandaj nxirni të-ligunë jashtë nga mezi juaj.

1 Korinthianëtë – Krye 6

1 Kuxon ndonjë prej jush, kur ka ndonjë gjë kundrë tjatërit, të gjykonetë përpara të-shtrëmbërvet, e jo përpara shënjtorëvet? 2 Nukë dini se shënjtorëtë dotë gjykonjënë botënë? edhe ndë bota gjykonetë prej jush, nukë jini të-zotër të gjykoni më të-vogëla punëra? 3 Nuk’ e dini, se dotë gjykojmë engjëj? sa më tepërë punëra të kësaj jete? 4 Ndë kini pra punëra të kësaj jete për të gjykuarë, ata që nukë zihenë për gjë ndë kishët, këta vini gjykatës. 5 Për turp t’uaj ua them këtë. Kështu nukë qënka ndër mest t’uaj as një i-urtë, i-cili të muntnjë të gjykonjë ndër mest të vëllajt të ti? 6 Po gjykonetë vëlla me vëlla, edhe kjo bënetë përpara të-pabesëvet? 7 Ndashti pra është faj i-math ndër ju të kini gjyqe njeri me tjatërinë. Përse më mirë nukë lini t’u bënetë juve paudhëri? Përse më mirë nukë lini t’u bënetë dëm juve? 8 Po ju bëni paudhëri e bëni dëm, edhe këto u’a bëni vëllezërvet.

9 Apo nukë dini se të-shtrëmbëritë nukë dotë trashëgonjënë mbretërin’e Perëndisë? Mos gënjehi; as kurvarë, as idhullatrë, as ndyrës, as të-sqaqurë, as ata që venë prapa meskujsh, 10 As vjedhës, as lakmimtarë, as pianikë, as përqeshës, as rrëmbenjës, nukë dotë trashëgonjënë mbretërin’ e Perëndisë. 11 Edhe të-këtillë ishitë ca prej jush; po ulatë, po ushënjtëruatë, po udrejtëruatë, me anë të emërit të Jisu Krishtit, edhe me anë të Frymës’ së Perëndisë t’ënë.

12 Të-gjitha janë ndë pushtett t’im, po të-gjitha nukë bënjënë dobi; të-gjitha janë ndë pushtett t’im, po unë nukë pushtonem as prej ndonjë gjëje. 13 Gjellëtë janë për barkunë, edhe barku për gjellëtë; po Perëndia edhe këtë edhe ato dot’i prishnjë. Po trupi nuk’ është për kurvërinë, po për Zotinë, edhe Zoti për trupinë; 14 Edhe Perëndia edhe Zotinë e ngjalli edhe neve dotë na ngjallnjë me anë të fuqis’së ti. 15 Nuk’e dini, se trupetë t’uaj janë anë të Krishtit? të marr pra unë anët’e Krishtit, e t’i bënj ato anë kurve? Qoftë lark! 16 A nuk’ e dini se ay që ngjitetë me kurvënë është një trup me atë? sepse “dotë jenë,” thotë, “të dy ndë një mish.” 17 Po ay që ngjitetë me Zotinë, është një frymë me atë. 18 Largoni kurvërinë; Çdo faj që bën njeriu, është jashtë trupit; po ay që kurvëron fëjen mbë trupt të vetëhes’së ti. 19 Apo nuk’e dini se trupi juaj është tempull i Frymës’ së-Shëntëruarë që rri ndër ju, të-cilën’ e keni prej Perëndisë, edhe nukë jeni të-zotërit’ e vetëhesë s’uaj? 20 Sepse ubletë me çëmim; lavduroni pra Perëndinë me trupinë t’uaj, edhe me shpirtinë t’uaj, që janë të Perëndisë.

1 Korinthianëtë – Krye 7

1 Edhe për ato punë që më shkruatë, mirë është për njerinë të mos i mbështetetë gruaje. 2 Po për kurvëritë letë ketë gjithë-sicili gruan’e ti, edhe gjithë-sicila letë ketë burrën’e saj. 3 Burri let’i apë gruasë atë dashurinë që i ka detyrë; gjithashtu edhe gruaja burrit. 4 Gruaja s’e urdhëron trupin’e saj, po burri; gjithashtu edhe burri nuk’e urdhëron trupin’e ti, po gruaja. 5 Mos j’a shterni njëri tjatërit, përveç se ndë kini likhurë fjalë për gjer mbë një kohë, që të bini pas agjërimit e pas të-falurit, edhe përsëri mblidhuni bashkë që të mos u ngasë Satanaj për të-mos-përmajturitë t’uaj. 6 Edhe këtë po e them prej mëndjesë s’ime, jo prej urdhëri. 7 Sepse dua gjithë njerëzitë të jenë si edhe vetëheja ime; po gjithë-sicili ka dhuratë të-vaçantë nga Perëndia, njëri kështu, e tjatëri ashtu.

8 Edhe po u them të-pamartuarëvet edhe të-vavet, se është mirë për ata, ndë mbeçinë si edhe unë; 9 Po edhe ndë mos përmbanjënë dot vetëhen’e tyre, letë martonenë; sepse është më mirë të martonetë njeriu se të nxehetë.

10 Edhe të-martuarëtë i porosit, jo unë, po Zoti, të mos ndahetë gruaja nga burri; 11 Po edhe ndë undaftë, letë mbetet’ e-pamartuarë, a letë pajtonetë me burrin’ e saj; edhe burri të mos e lërë gruan’e ti.

12 Edhe të-tjerëvet u them unë, jo Zoti, Ndë ka ndonjë vëlla grua të-pabesë, edhe ajo do të rronjë baskkë me atë, letë mos e lërë atë. 13 Edhe një grua që ka burrë të-pabesë, edhe ay do të rronjë bashkë me atë, letë mos e lërë atë. 14 Sepse burr’ i-pabesë është i-shënjtëruarë me anë të gruasë; edhe gruaj’ e-pabesë ësht’ e-shënjtëruarë me anë të burrit; sepse tjetrazi bijtë t’uaj dot’ishinë të-pëgërë; po ndashti janë sënjtorë. 15 Po ndë undaftë ipabesi, letë ndahetë; Vëllaj a motëra nukë janë bërë robër ndë të-këtilla punëra; po Perëndia na ka thirrurë ndë paqtim. 16 Sepse ç’di ti o grua, ndë kë për të shpëtuarë burrinë? a ç’di ti, o burrë, ndë ke për të shpëtuarë gruanë? 17 Po sikundrë Perëndia i ndau gjithë-sicilit, edhe sikundrë Zoti thërriti gjithësicilinë, kështu letë ecënjë; edhe kështu urdhëronj mbë gjithë kishëtë.

18 Uthërrit i-rrethprerë ndonjë ndë besët? letë mos e fshehnjë rrethpresjenë. I pa-rrethprerë uthërrit ndonje? letë mos rrethpritetë. 19 Rrethpresja s’është gjë, edhe parrethpresja s’është gjë, po të-ruajturit’e porosivet të Perëndisë. 20 Gjithë-sicili mb’atë të-thërriturë që uthërrit’ mb’ atë letë mbesë. 21 Uthërrite kur jushe rop? mos ki kujdes; po ndë munt të bënesh i liruarë, përdor-e këtë më mirë. 22 Sepse ay që uthërrit mbë Zotinë kur qe rop, ësht’ i-liruar’ i Zotit; gjithashtu edhe ay që uthërrit kur qe i-liruarë, është rop i Krishtit. 23 Me çemim ubletë; mos bëhi robër njerëzish. 24 Gjithësicili, o vëllezër, mb’atë që uthërrit, mbë këtë letë mbetetë ndaj Perëndisë.

25 Edhe për vërgjëreshatë s’kam urdhërë nga Zoti; po ap mëndje si i-përdëllyerë prej Zotit të jem besëtar. 26 Pandenj pra se këjo është e-mirë për nevojën’e-tanishimë, se është mirë për njerinë të jetë kështu. 27 Je lidhurë me grua? mos kërko të-sgjidhurë. Je sgjidhurë nga grua? mos kërko grua. 28 Po edhe ndë umartofsh, nukë fëjeve; edhe vërgjëresha ndë umartoftë, nukë fëjeu; po të-ketillëtë dotë kenë shtrëngim ndë misht; e un’u kursenj juve.

29 Edhe këtë e them, o vëllezër, se koha paskëtaj është e-shkurtërë; kaqë sa edhe ata që kanë gra të jenë posikur s’kanë; edhe ata që qanjënë, posikur s’qanjënë; 30 Edhe ata që gëzonenë, posikur s’gëzonenë; edhe ata qe blenjënë, posikur s’i kanë ndënë urdhërit të tyre; 31 Edhe ata që përdornjënë këtë botë, posikur s’e përdornjënë; sepse forma e kësaj bote shkon. 32 Edhe dua të jini pa kujdese; i-pamartuari ka kujdes për punërat’e Zotit, qysh t’i pëlqenjë Zotit; 33 Po i-martuari ka kujdes për punërat’e botësë, qysh t’i pëlqenjë gruasë. 34 Ndan gruaja prej vërgjëreshësë; e-pamartuara ka kujdes për punërat’e Zotit, që të jet’ e-shënjtëruarë edhe ndë trupt edhe ndë shpirtt; e-martuara ka kujdes për punërat’e botësë, qysh t’i pëlqenjë burrit.

35 Edhe këtë po u’a them juve për të-mirënë t’uaj; jo që t’u vë lak, po që të jini të-hieshim edhe të-ngjiturë pas Krishtit pa kujdese.

36 Po ndekujton ndonjë se silletë shëmtuarë mbë vërgjëreshën’e ti, ndë i shkoftë lul’ e kohës’ s’ asaj pa martuarë, edhe duhetë të bënetë kështu, letë bënjë ç’të dojë; nukë të-jen; letë martonenë. 37 Po ay që rri i-qëndruarshim ndë zëmërët, e s’ka nevojë, po ka pushtet për dashurimin’e ti, edhe e vendosi ndë zëmërët të ti të ruanjë vërgjëreshën’e ti, bën mirë. 38 Përandaj edhe ay që e marton vërgjëreshënë, bën mirë; edhe ay që s’e marton, bën më mirë.

39 Gruaja është lidhurë (nga homi) për sa kohë rron burr’ i asaj; po ndë i vdektë burri, ësht’e-liruarë të martonetë me cilinë të dojë, vetëmë këjo punë të bënetë mbë Zotinë. 40 Po sipas mëndjesë s’ime, më e-lumurë është, ndë mbettë kështu; edhe më duketë, se edhe unë kam Frymë Perëndie.

1 Korinthianëtë – Krye 8

1 Edhe sa për kurbanët’e idhujvet, dimë, se të-gjithë kemi diture’ po dituria madhështon, e dashuria ndërton. 2 Ndë i duketë ndonjëj se di gjë, ky edhe nukë mësoj asgjë sikundrë duhetë të mësonjë; 3 Po ndë do ndonjë Perëndinë, ky është i-njohurë prej ati. 4 Për të-ngrënëtë pra e kurbanëvet që bënenë mbë idhujtë, e dimë se idhulli s’është asgjë ndë botët, edhe se nukë ka tjetërë Perëndi veç një. 5 Sepse ndonëse ka asish që thuhenë perëndira, a ndë qiellt, a mbi dhet’ (sikundrë thuhetë se ka shumë perëndira, edhe shumë zotër); 6 Po mbë ne është një Perëndi, Ati, prej të-cilit janë të-gjitha, edhe neve mb’atë; edhe një Zot, Jisu Krishti, me anë të të-cilit janë të-gjitha, edhe neve me anë t’ati. 7 Po nuk’ është mbë të-gjithë këjo diture’ sepse ca veta me ndërgjegjenë se diç është idhulli gjer sot e hanë posi kurbanmbë idhullinë, edhe ndërgjegja e atyreve dyke qën’ e-dobëtë pëgëretë.

8 Po të-ngrënëtë nukë na dorëzon te Perëndia; sepse as ndë hëngrëshimë, dotë ke mi gjë më shumë; as ndë mos hëngrëshimë, dotë kemi gjë më pak. 9 Po shikoni semos ky pushteti juaj bënetë pëngesë mbë të-dobëtitë. 10 Sepse ndë të paftë ndonjë ty që ke dituri, se rri ndë mësallë ndë tempull idhush, ndërgjegja e ati që është i-dobëtë a nukë dotë marrë kuxim të hajë kurbanëtë mbë idhujtë? 11 Edhe kështu për diturinë t’ënde dotë humbasë vëllaj i-dobëtë, për të-cilinë Krishti vdiq. 12 Edhe kur fëjeni ju kështu mbë vëllezëritë, edhe plagosni ndërgjegjen’e atyre të-dobëtë, mbë Krishtinë kini fëjyerë. 13 Përandaj ndë qoftë se të-ngrënëtë t’im skandhalis t’im vëlla, s’kam për të ngrënë mish për gjithë jetënë, që të mos skandbalis t’im vëlla.

1 Korinthianëtë – Krye 9

1 Nukë jam un’ apostoll? Nukë jam un’ iliruarë? Nukë pashë unë Jisu Krishtinë, Zotinë t’ënë? Nukë jeni ju puna ime mbë Zotinë? 2 Ndë mos jam apostoll mbë të-tjerë, po pak-së-paku mbë ju jam; sepse mbë Zotinë vulla e apostolisë s’ime jeni juve. 3 Përgjigja ime mb’ata që më gjykonjënë është këjo, 4 Mos nukë kemi edhe neve pushtet të ham’e të pimë? 5 Mos nukë kemi edhe neve pushtet të heqëmë me vetëhe një grua nga motratë, sikundrë edhe të-tjerëtë apostoj, edhe të vëllezërit’e Zotit, edhe Qifaj? 6 A po vetëm’ unë edhe Varnava nukë kemi pushtet të mos punojmë? 7 Cili vete ndonjë herë ndë luftë me të-prishura prej vetëhes’së ti? Cili vë veshtë, edhe nukë ha nga pem’e ati? A cili kullot grigjë, edhe nukë ha nga qumështi i grigjësë? 8 Mos i flas unë këto vetëmë si njeri? apo nukë thotë këto edhe nomi? 9 Sepse ndë nomt të Moisiut është shkruarë, “Nukë dot’i lithç gojënë kaut që shin.” Mos për qetë ka kujdes Perëndia? 10 A po për ne me të-vërtetë e thotë këtë? sepse për ne ushkrua, se ay që lëron, me shpresë gjan të lëronjë; edhe ay që shin, shin me shpresë se dotë ketë pjesë ndë shpresët të ti. 11 Neve ndë mbuallmë mbë ju gjërëratë shpirtëriake, pun’ e-madhe është ndë korrçimë gjërëratë t’uaj të-mishta? 12 Ndë qoftë se të-tjerë marrënë pjesë të këti pushteti mbi ju, nukë gjan më tepërë neve? Po neve nuk’e përdormë këtë pushtet; po durojmë tëgjitha, që të mos bjemë ndonjë ndalim ndë ungjllit të Krishtit.

13 Nuk’e dini, se ata që bënjënë punërat’ e shënjtëruara, prej hieroresë hanë? edhe ata që qëndronjënë përanë theroresë, marrënë pjesë nga theroreja? 14 Kështu edhe Zoti urdhëroj, që ata që lëçisnjënë ungjillinë prej ungjillit të rronjënë.

15 Po unë asndonjë nga këto nukë përdora, as nuk’ i shkrova këto, që të më bënetë kështu; sepse është më mirë për mua të vdes, se të nxjerrë ndonjë të-murruritë t’im të-kotë. 16 Sepse ndë lëçis ungjillinë, nuk’ është të-mburrurë për mua; sepse këjo është një nevoj’ e-madhe për mua; edhe mjerë unë, ndë mos lëçiça ungjillinë. 17 Sepse ndë e bënj këtë dyke dashurë, pagë kam; po ndë e bënj dyke mos dashurë, më është zënë besë kujdesi. 18 Cila pra është paga ime? është që me lëçitjenë t’ime t’a bënj ungjillin’e Krishtit të lëçitetë pa të-prishura, që kështu të mos e përdor për keq pushtetnë që kam mbë ungjillinë.

19 Sepse dyke qën’ i-liruarë nga të gjithë, e bëra vetëhenë t’ime shërbëtuar mbë të-gjithë, që te fitonj më të-shumëtë, 20 Edhe ubëshë te Judhenjtë si Judhe, që të fitonj Judenitë; tek ata që janë ndënë nom ubëshë si ndënë nom, që të fitonj ata që janë ndënë nom; 21 Te të-panomëtë ubëshë si i-panom, (ndonëse nuk’ ishnjam i-panom te Perëndia, po me nom mbë Krishtinë), që të fitonj të-panomëtë. 22 Te të-dobëtitë ubëshë si i-dobëtë, që të fitonj të-dobëtitë; te të-gjith’ ubëshë të-gjitha, që me çdo mënyrë të shpëtonj ca veta. 23 Edhe këtë e bënj për ungjillinë, që të bënem pjesëtar i ati.

24 Nuk’e dini, se ata që sulenë ndë shesht të lodravet të trimërisë, që të-gjithë sulenë, po një e merr bravurënë; kështu, suluni që t’a merrni. 25 Edhe kushdo që përpiqetë, e përmban vetëhenë nga të-gjitha; e ata e bënjënë këtë, që të marrënë një kurorë që prishetë po neve e bëjmë, që të marrëmë kurorë të-pavdjershime. 26 Unë pra kështu sulem, jo sikur jam ndë dyshim; kështu luftonj me grusht, jo sikur rrah erënë; 27 Po mundonj trupinë t’im edhe e bënj rop, semos, passi u lëçita të-tjerëve, unë hidhem poshtë.

1 Korinthianëtë – Krye 10

1 Edhe nukë dua të mos dini ju, o vëllezër, se guithë atëritë t’anë ishinë ndënë ret, edhe të-gjithë shkuanë ndëpër dett; 2 Edhe të-gjithë upagëzuanë mbë Moisinë ndë ret e ndë dett; 3 Edhe të-gjithë gjithatë të-ngrënë shpirtëriake hëngrrë; 4 Edhe të-gjithë gjithatë të-pirë shpirtëriake pinë; sepse pininë prej një guri shpirtëriak që u vinte pas’ edhe ky gur ishte Krishti. 5 Po Perëndia më të-shumëtë nga ata nuk’i pi=lqeu; sepse ranë të-vdekurë ndë shkretëtirët.

6 Edhe këto ubënë për shëmbëlla mbë ne që të mos dëshërojmë edhe neve punëra të-liga, sikundrë dëshëruan’ata. 7 As idhullatrë mos ubëni, posi ca veta nga ata, sikundrë është shkruarë, “Llauzi ndënji të haj’e të pijë, edhe ungritnë të lozinë.” 8 As të mos kurvërojmë, sikundrë ca veta nga ata kurvëruanë, edhe ranë të-vdekurë mbë një ditë njëzet’e tri mijë veta. 9 As të mos ngasmë Krishtinë, sikundrë edhe ca nga ata e nganë, edhe uprishnë nga gjërpënjtë. 10 As të mos murmurisni, sikundrë edhe ca nga ata murmurisnë, edhe uprishnë prej ëngjëllit prishës. 11 Edhe gjithë këto bëneshinë mb’ata për shëmbëlla, edhe ushkruanë për mësim mbë ne, mbë të-cilët arrinë të-mbaruarat’e jetëvet. 12 Përandaj ay që pandeh se qëndron, letë shohë semos bjerë poshtë.

13 Tjatërë ngasje nuk u ka gjeturë juve përveç se ngasje njeriu; po Perëndia është besëtar edhe nukë dot’u lërë juve të ngiteni tej fuqisë s’uaj, po bashkë me të-ngarëtë dot’u tregonjë udhë shpëtimi, që të muntni të duroni.

14 Përandaj, o të dashurit’e mi, largohuni nga idhullatria.

15 Flas posi mbë të-mënçim; gjyko-e-ni ju atë që them. 16 Potiri i bekimit që bekojmë, a nuk’ është të-marrë pjesë ndë gjakt të Krishtit? Buka që thyejmë, a nukë është të-marrë pjesë ndë trupt të Krishtit? 17 Sepse ne të-shumëtë jemi një bukë, një trup; sepse të-gjithë kemi pjesë prej gjithasaj buke. 18 Shikoni Israilinë pas mishit; ata që hanë kurbanëtë, a nukë janë pjesëtarë te theroresë? 19 Ç’them pra? se idhulli është gjë? apo se kurbani mbë idhullinë është gjë? jo; 20 Po them, se ato që bënjënë kurban kombetë, u’a bënjënë kurban djajvet, e jo Perëndisë; edhe unë s’dua ju të bëhi pjesëtarë të djajvet. 21 S’munt të pini potirin’e Zotit edhe potirin’e djajvet; nukë munt të jeni pjesëtarë të truvezës’së Zotit edhe të truvezës’ së djajvet. 22 Apo Zotinë duamë t’a shtjemë mbë zili? mos jemi më të-fortë se ay?

23 Të-gjitha janë ndë pushtett t’im, po të-gjitha s’bënjënë mirë; të-gjitha janë ndë pushtett t’im, po të-gjitha s’ndërtonjënë. 24 Asndonjë letë mos kërkonjë të-mirën’ e ti; po gjithësicili të tjatërit. 25 Hani çdo gjë që shitetë ndë mish=shitoret, pa vëzhguarë gjë për ndërgjegjenë; 26 Sepse “dheu ësht’i Zotit, edhe të-mbushurit’e ati.” 27 Edhe ndë u therrittë juve ndonjë nga të-pabesëtë, edhe doni të vini, hani çdo gjë që t’u vihetë përpara, pa vëzhguarë gjë për ndërgjegjenë. 28 Po ndë u thëntë juve ndonjë, Këjo është kurban idhulli, mos hani edhe këtë për atë që u dëfteu, edhe për ndërgjegjenë; (sepse “dheu ësht’i Zotit, edhe të-mbushurit e ati.”) 29 Edhe ndërgjegje them, jo t’ëndenë, po të tjetërit; sepse përse gjykonetë liria ime prej ndërgjegjes’ së tjatëri njeriu? 30 Edhe ndë unë marr pjesë më të-falurë ndersë, përse të shahem për atë për të-cilinë unë falem ndersë? 31 Ndë hëngrëshi pra, a ndë pifshi, a ndë oëfshi gjë, të-gjitha t’i bëni për lavdi të Perëndisë. 32 Mos bëhi pëngesë as mbë Judhenj, as mbë Grekër, as mbë kishën’e Perëndisë; 33 Sikundrë edhe unë mbë çdo gjë u pëlqenj të-gjithëve, sepse nukë këronj të-mirënë t’ime, po të-mirën’ e të-shumëvet, që të shpëtonjënë.

1 Korinthianëtë – Krye 11

1 Bëni si bënj unë, sikundrë edhe unë bënj si Krishti.

2 Edhe u lëvdonj juve, o vëllezër, se mbë gjithë gjërërat më kujtoni, edhe mbani porositë që u lashë me gojë, sikundrë u’a dhashë juve.

3 Edhe dua t’a dini ju, se kryet’e çdo burri është Krishti; edhe kryet’e gruasë është burri; edhe kryet’e Krishtit është Perëndia. 4 Çdo burrë kur falet’a kur profiteps, ndë pastë mbuluarë kryetë, turpëron kryet’e ti. 5 Edhe çdo grua, kur falet’a kur profiteps me drye të-sbuluarë, turpëron kryet’e saj, sepse është një e si-një-një me gruanë që ka rruarë kryete’. 6 Sepse ndë mos mbulonete’ gruaja, edhe letë qethetë. Po ndë është turp për gruanë të qethetë, a të rruhetë, letë mbulonetë. 7 Sepse burri nukë duhetë të mbulonjë kryetë, sepse është figur’edhe lavdi e Perëndisë: po gruaja është lavdi e burrit. 8 Sepse burri nuk’ është prej gruasë, po gruaja prej burrit; 9 Sepse edhe nuk’ ukriua burri për gruanë, po gruaja për burrinë. 10 Përandaj gruaja duhetë të ketë pushtet mbi kryet të saj, për ëngje-jtë. 11 Po mbë Zotinë as burrë ka pa grua, as grua pa burrë. 12 Sepse sikundrë gruaja është prej burrit, kështu edhe burri është me anë të gruasë; edhe të-gjitha janë prej Perëndisë.

13 Gjykoni edhe ju ndër vetëhet t’uaj; i ka hije gruasë t’i faletë e-sbuluarë Perëndisë? 14 Po edhe natura vetë a nukë na mëson, se një burrë ndë pastë leshëra të-gjata, këjo është çnderim për atë? 15 Po gruaja ndë ka leshëra të-gjata, këjo është lavdi për atë; sepse leshëratë i janë dhënë asaj ndë vënt mbulese.

16 Po ndë duketë ndonjë se do të bënjë qarta, neve s’kemi të-këtillë zakon, as kishët’e Perëndisë.

17 Edhe dyke porositurë këtë nuk’ u lëvdonj, se mblidheni jo për më të-mirënë, po për më të-keqenë. 18 Sepse më përpara, kur mblidheni ndë kishët, dëgjonj se ka çarje ndër mest t’uaj; edhe gjer mbë një shkallë besonj. 19 Sepse gjan të jenë edhe çarje ndër mest t’uaj, që të çfaqenë ata që janë të-vëjejturë ndë mest t’uaj.

20 Kur mblidheni pra bashkë mbë një vënt, këjo nuk’ është për të ngrënë darkën’ ë Zotit; 21 Sepse mbë të ngrënët gjithë-sicili merr më përpara se gjetëri darkën’e ti të-veçcantë; edhe kështu njëri ka uri, edhe tjatëri ësht’ i-dejturë. 22 Mos nukë keni shtëpira për të ngrën’e për të pirë? apo s’e zini për gjë kishën’e Zotit, edhe turpëroni ata që s’kanë? Ç’t’u them juve? t’u lëvdonj për këtë? nuk’u lëvdonj.

23 Sepse unë mora prej Zotit atë që edhe u dhashë juve, se Zoti Jisuj mb’atë natë që dot’ epej ndër duar, mori bukë, 24 Edhe si ufal ndersë e theu, edhe tha, Merrni e hani; ky është trupi im që thyhetë për ju; këtë bëni për kujtimnë t’im. 25 Gjithashtu edhe potirinë, passi udarkua, dyke thënë, Ky potir është dhjata e-re mbë gjakunë t’im; këtë bëni sa herë të pini, për kujtimnë t’im. 26 Sepse sa herë të hani këtë bukë, edhe të pini këtë petir, rrëfeni vdekjen’e Zotit gjer mb’atë kohë që të vinjë.

27 Përandaj ay që të hajë këtë bukë, a të pijë potirin’e Zotit, pa qën i-vëjejturë, dotë jetë fajtuar i trupit e i gjakut të Krishtit. 28 Njeriu pra letë vëzhgonjë vetëhen’e ti, e kështu letë hajë nga ajo bukë, edhe letë pijë nga ay potir. 29 Se ay që ha e pi pa qën’ i-vëjejturë, ha e pi dënim për vetëhen’e ti, sepse nukë çquan trupin’e Zotit. 30 Përandaj ka ndër mest t’uaj shumë të-dobët’ edhe të-sëmurë, edhe vdesënë mjatt veta. 31 Sepse po të çquanimë vetëhenë t’ënë, nukë dotë gjykoneshimë. 32 Po kur gjykonemi, mundonemi prej Zotit, që të mos dënonemi bashkë me botënë. 33 Përandaj, o vëllezër, kur mblidheni për të ngrënë, pritni njëri tjatërinë. 34 Po ndë i arthtë uri ndonjëj, letë hajë ndë shtëpit të ti, që të mos mblidheni për dënim. Edhe të-tjeratë, kur të vinj, dot’i vë mbë udhë.

1 Korinthianëtë – Krye 12

1 Edhe për dhuratatë shpirtëriake, o vëllezër, nukë dua të jini të-paditurë. 2 E dini, se ishitë gjindarë, dyke uhequrë sikundrë biqeshitë pas idhujvet që s’kanë zë. 3 Përandaj u bënj juve me diturë, se asndonjë që flet me Frymë të-Shënjtëruarë nukë thotë për Jisunë, qoft’ i-mallëkuarë; edhe asndonjë nukë munt të thotë se Jisuj është Zot, veç me anë të Frymës; së Shënjtëruarë.

4 Edhe ka të-ndara dhuratash, po Fryma është gjithajo. 5 Ka edhe të-ndara shërbeshash, po Zoti është gjithay; 6 Ka edhe të-ndara punërash, po Zoti është gjithay që punon të-gjitha mbë të-gjitha.

7 Edhe gjithë-sicilit i epetë të-çlaqurit’e Frymësë për të-mirënë. 8 Sepse njëj i epetë me anë të Frymësë fjalë urtësie, e tjatëri fjalë diturie, pas gjithasaj Fryme; 9 Edhe tjatëri besë, me anë të gjithasaj Fryme; e tjatëri dhuratë shërimesh, me anë të gjithasaj Frymë; 10 E tjatëri të-punuara çudirash, e tjatëri profiti, e tjatëri të-çquara frymash, e tjatëri çdo farë gjuhërash, e tjatëri të-përkthyerë gjuhërash; 11 Edhe të-gjitha këto i punon një edhe gjithajo Frymë, dyke ndarë gjithë-sicilit dhurëtira veç e veç si të dojë vetë.

12 Sepse sikundrë trupi është një, edhe ka shumë anë, edhe gjithë anët’e një trupi, ndonëse janë shumë, bënjënë një trup, kështu edhe Krishti. 13 Sepse neve të-gjithë jemi pagëzuarë me anë të gjithasaj Fryme mbë një trup, a Judhenj a Grekër, a robër a të-liruarë; edhe të-gjithë jemi ujiturë mbë një Frymë.

14 Sepse edhe trupi nuk’është një anë, po sumë. 15 Ndë thëntë këmba, Sepse nukë jam dorë, nukë jam nga trupi; mos për këtë nuk’ është nga trupi? 16 Edhe ndë thëntë veshi, Sepse nukë jam sy, nukë jam nga trupi; mos për këtë nuk’ është nga trupi? 17 Po të ishte gjithë trupi sy, ku dotë ishte të-dëgjuarëtë? po ë ishte gjithë trupi të-dëgjuarë, ku dot’ ishte të-marrëtë erë? 18 Po ndashti Perëndia ka vënë anëtë, gjithë-sicilënë nga ato, ndë trupt, si deshi. 19 Po ndë ishinë të-gjitha një anë, ku dotë ishte trupi? 20 Po ndashti janë shumë anë, e një trup. 21 Edhe syri s’munt t’i thotë dorësë, Nukë më duhe; a përsëri krej t’u thotë këmbëvet, Nukë më duhi. 22 Po ato anë të trupit që dukenë se janë më të-dobëta, këto janë shumë më tepërë të-nevojshime. 23 Edhe ato anë që na dukenë se janë më të-panderçimet’ e trupit, këtyreve u bëjmë më shumë nder; edhe kështu të-shëmtuaratë t’ona kanë më tepëre kije; 24 Po anëtë t’ona të-hijeshime nukë kanë nevojë. Po Perëndia, dyke dhënë më tepërë nder asaj ane që ka të-shtera, e bashkoj trupinë me një të këtillë mënyrë, 25 Që të mos ketë çarje ndë trupt, po të kenë gjithatë kujdes anëtë njëra për tjatrënë. 26 Edhe ndë pësoftë një anë, gjithë anëtë pësonjënë bashkë me atë; a ndë underoftë një anë, gjith’anëtë gëzonenë bashkë me atë.

27 Edhe ju jeni trupi i Krishtit, edhe anë veç e veç. 28 Edhe Perëndia vuri ca veta ndë kishët, së-pari apostoj, së-dyti profitër, sëtreti mësonjës, pastaj çudira, pastaj dhurata shërimesh , ndihmëra, qiverrira, farë gjuhërash. 29 Mos janë të-gjithë apostoj? mos janë të-gjithë profitër? mos janë të-gjithë mësonjës? mos bënjënë çudira të-gjithë? 30 Mos kanë të-gjithë dhurata shërimesh? mos flasënë gjuhëra të-gjithë? mos përkthenjënë të-gjithë?

31 Po lypni me zëmërë të-përvëluarë më të-miratë dhurata; edhe dot’ u dëftenj juve një udhë shumë më të-lartë.

1 Korinthianëtë – Krye 13

1 Ndë folça gjuhërat’e njerëzet edhe t’ëngjëjvet, e të mos kem dashuri, ubëshë si ramë që kumbon, a si qymvallë që tringëllin. 2 Edhe ndë paça profiti, edhe të di gjithë fshehësirat’ edhe çdo dituri, edhe ndë paça gjithë besënë, kaqë sa të tunt nga vëndi male, e dashuri të mos kem, s’jam asgjë. 3 Edhe ndë ndafsha gjithë gjënë t’ime për të ushqyerë të-vobeqtë, edhe ndë dhënça ndër duar trupnë t’im që të digjetë, e dashuri të mos kem, s’më bën as fare dobi.

4 Dashuria është zëmërë-gjerë, edhe bën të-mira; dashuria s’ka cmir; dashuria s’ësht’ e vrazhëtë, nukë mbahetë mbë të-math, 5 S’bën punë të-shëmtuara, s’kërkon të-sajatë, nukë zëmëronetë, s’mendon të-ligënë; 6 S’gëzonetë mbë shtrëmbërinë, po gëzonetë mbë të-vërtetënë. 7 Të-gjitha i mban, të-gjitha i beson, të-gjitha i shpren, të-gjitha i duron.

8 Dashuria kurrë s’bje poshtë. Po të-tjeratë, a profitira qofshinë, dotë bjenë poshtë; a gjuhëra, dotë pushonjënë; a dituri, dotë humbasë. 9 Sepse neve gjer mbë një shkallë dimë, edhe gjer mbë një shkallë profitepsimë; 10 Po kur të vinj’ e-plota, atëhere ajo që është gjer mbë një shkallë dotë prishetë. 11 Kur ishnjam foshnje, si foshnje flisnjam, si foshnje kupëtonjam, si foshnje mendonesha; po kur ubëshë burrë, i hodha tej punërat’e foshnjësë; 12 Sepse ndashti shohëmë mbë t’errët si dnëpër pasqyrë, po atëhere dotë shohëmë faqe për faqe; ndashi njoh gjer mbë një shkallë, po atëhere dotë njoh sikundrë edhe unjohçë.

13 Edhe ndashti mbetetë besa, shpresa, dashuria, këto të tria; po m’ëmadhja nga këto është dashuria.

1 Korinthianëtë – Krye 14

1 Ndiqni dashurinë; edhe lypni me zëmërë të-përvëluarë dhuratatë shpirtëriake, po më tepërë qëtë profitepsni. 2 Sepse ay që flet gjuhë të-panjohurë nuk’u flet njerëzet, po Perëndisë; sepse asndonjë s’e kupëton, po me shpirtin’ e ti flet fshehësira; 3 Po ay që profiteps, u flet njerëzet për ndërtim e për mësim e për ngushullim. 4 Ay që flet gjuhë të-huaj ndërton vetëhen’e ti; po ay që profiteps, ndërton kishënë. 5 Edhe dua të-gjithë ju të flitni gjuhëra, po më tepërë të profitep= sni; sepse ay që profiteps është më i-math se ay që flet gjuhëra, përveç, ndë e përktheftë, që të marrë ndërtim kisha.

6 Edhe ndashti, o vëllezër, ndë arthça tek ju dyke folurë gjuhëra, ç’dobi dot’u bënj juve, ndë mos u folça juve a me të- sbuluarë, a me dituri, a me profiti a me mësim? 7 Edhe ato që s’kanë shpirt e nxjerrënë zë, a fyell a githarë, ndë mos dhënçinë zëre të-çquarë, si dotë njihetë të-rënit’e fyellit, a të-rënit’ e qitharësë? 8 Sepse, ndë dhëntë trumbeta zë që s’kupëtonetë, cili dotë bënetë gati për luftë? 9 Kështu edhe ju, ndë mos dhënçi me anë të gjuhësë zë që të kupëtonetë mirë, qysh dotë kupëtonet’ ajo që flitetë? sepse dotë flisni nd’erët. 10 Ndë botët mbase ndodhenë kaqë farë zërrash, edhe asndonjë nga ata s’është që s’ka mendim. 11 Ndë mos diça pra mendimn’e zërit, dotë jem një varvar tek ay që flet, edhe ay që flet, një varvar tek unë.

12 Kështu edhe ju, passi u përvëlonetë zëmëra për dhuratatë shpirtëriake, lypni të kini të-tepëra për ndërtimn’e kishësë. 13 Përandaj ay që flet gjuhë të-panjohurë, letë faletë që të-bënet’ i-zoti t’a kthenjë. 14 Sepse ndë ufalça me gjuhë të-panjohurë, shpirti im faletë, po mëndja ime nukë sjell pemë. 15 Ç’duhetë pra? Dotë falem me shpirtinë, po dotë falem edhe me mënyrë që të kupëtohem; ddotë psall me shpirtinë, po dotë psall edhe me mënyrë që të kupëtohem. 16 Sepse ndë lavdurofsh me shpirtinë, ay që është nga rredhi i të-padituret, qysh dotë thotë Amin, kur ti falesh ndersë, edhe ay nukë di seç thua. 17 Sepse ti mirë falesh ndersë, po tjatëri nukë ndërtonetë. 18 I falem ndersë Perëndisë t’im, se flas më shumë gjuhëra se ju të-gjithë; 19 Po ndë kishët dua më mirë të flas pesë fjalë me mënyrë që të kupëtohem, që të mësonj edhe të-tjerë, se dhjetë mijë fjalë me gjuhë të-panjohurë.

20 O vëllezër, mos bëhi çuna ndër mëntt; po bëhi foshnje mbë të-ligënë, edhe të-sosurë ndë mëntt. 21 Sepse ndë nomt është shkruarë, “Se me të-tjera gjuhëra, e me të-tjera buzë, dot’i flas këti llauzi; po as kështu nukë dotë më dëgjonjënë,” thotë Zoti. 22 Përandaj gjuhëratë janë për shënjë, jo mb’ata që besonjënë, po mbë të-pabesëtë; e profitia është jo peër të-pabesëtë, po për ata që besonjënë. 23 Ndë umblethtë pra gjithë kisha mbë një vënt, edhe të-gjithë të flasënë gjuhëra të-panjohura, e të hynjënë njerës të paditur’a të-pabesë, a nukë dotë thonë, se jeni të-shkalluarë? 24 Po ndë profitepsshinë të-gjithë, e të hynjë një i-pabesë a i-paditurë, ky qërtonetë prej të-gjithëve, e gjykonetë prej të-gjithëve; 25 Edhe kështu të-fshehurat’e zëmërës’ s’ati çpërfaqenë; edhe kështu dotë bjerë me faqe përmbys, e dot’i faletë Perëndisë, dyke lëçiturë se Perëndia me të-vërtetë qënkërka ndër mest t’uaj.

26 Ç’duhetë pra, o vëllezër? Kur të mblidheni, gjithë-sicili prej jush të-psallurë ka, mësim ka, gjuhë ka, sbulesë ka, të përkthyerë gjuhërash ka, të-gjitha letë bënenë për ndërtim. 27 Ndë foltë ndonjë gjuhë të-panjohurë, let’a bënjënë këtë dy nga dy, a më të-shumënë tre nga tre, edhe këtë njëri pas tjatërit; edhe një letë përkthenjë; 28 Po ndë mos pastë përkthenjës, letë heshtnjë ndë kishët, edhe letë flasë me vetëhen’e ti e me Perëndinë. 29 E profitër letë flasënë dy a tre, edhe të-tjerëtë letë çquanjënë. 30 Edhe ndë arthtë sbulesë ndonjëj tjatëri që rri, i-pari letë heshtnjë. 31 Sepse munt njëri pas rjatërit të-gjithë të profitepsnjënë, që të nxënë të-gjithë, edhe të-gjithë të ngushullonenë. 32 Edhe frymërat’e profitërvet unjënë krye të profitëritë; 33 Sepse Perëndia nuk’është Perëndi trazimi, po paqtimi, sikundrë mbë gjithë kishët të shënjtorëvet.

34 Gratë T’uaj letë heshtnjënë ndë kishët, sepse nuk’u ndjenetë atyre të flasënë, po të unjënë kryetë, sikundrë edhe nomi thotë. 35 Po ndë duanë të nxënë gjë, letë pyesënë burrat’e tyre ndë shtëpit; sepse është turp për gratë të flasënë ndë kishë. 36 Apo prej jush dolli fjal’e Perëndisë? apo mbë ju vetëm’ arriti?

37 Ndë i duketë ndonjëj se është profit a njeri shpirtëriak, letë njohë se ato që u shkruanj juve janë pososi të Zotit; 38 Po ndë mos di ndonjë këtë, letë mos e dijë. 39 Përandaj, o vëllezër, lërkoni me zëmërë të-përvëluarë të profitepsni, edhe mos ndaloni të flasënë gjuhëra. 40 Të-gjitha letë bënenë sikundrë ka hije e me udhë.

1 Korinthianëtë – Krye 15

1 Edhe ndashti, o vëllezër, u dëftenj juve ungjillinë, që u ungjillëzova juve, të-cilin’ edhe e muartë, mbë të-cilin’ edhe qëndroni; 2 Me anë t’ati edhe shpëtoni, ndë e mbajçi atë, sikundrë u’a ungjillëzova juve, veç ndë besuatë mbë kot. 3 Sepse u dhashë juve më përpara atë që mora edhe unë, se Krishti vdiq për fajetë t’anë, pas shkronjavet’ 4 Edhe se ukall ndë varrt, edhe se ungjall të-tretënë ditë, pas shkronjavet; 5 Edhe se i uduk Qifajt, pastaj të dy-mbë-dhjetëvet; 6 Pastaj uduk mbë më tepërë se mbë pesë qint vëllezër njëheresh, prej të-cilëvet me të-shumëtë rronjënë gjer sot, po ca kanë flejturë; 7 Pastaj i uduk Jakovit, pastaj gjithë apostojvet; 8 Edhe me pastaj nga të-gjithë uduk edhe tek unë, posi mbë një të-dështuarë. 9 Sepse unë jam më i-vogëli i apostojvet, edhe s’jam i-vëjejturë të quhem apostoll, sepse ndoqa kishën’e Perëndisë. 10 Po me hirin’e Perëndisë jam ç’ jam; edhe hiri i ati që m’udha nuk’ubë ikotë, po umunduashë më tepërë se ata të-gjithë; po jo unë, po hiri i Perëndisë që është bashkë me mua. 11 A unë pra, a ata, kështu lëçismë, edhe kështu besuatë.

12 Edhe ndë lëçitetë Krishti se ungjall prej së-vdekurish, qysh ca veta ndër ju thonë, se të-ngjallurë të-vdekurish nukë ka? 13 Edhe ndë mos ka të-ngallurë të-vdekurish, as Krishti nuk’ungjall; 14 Edhe ndë mos ungjall Krishti, pa fjalë të-lëçituritë t’ënë është të-kotë, edhe besa juaj e-kotë; 15 Edhe qënkemi edhe dëshmimtarë të-rrem të Perëndisë, sepse dëshmuamë për Perëndinë, se ngjalli Krishtinë; të-cilinë nuk’e paska ngjallurë, ndë qoftë kështu se nukë ngjallenë të-vdekuritë. 16 Sepse ndë mos ngjallenë të-vdekuritë, as Krishti nuk’ungjall. 17 Po ndë mos ungjall Krishti, besa juaj ësht’ e-kotë, edhe po jeni ndë fajet t’uaj; 18 Pa fjalë edhe ata që flejtnë mbë Krishtinë janë të-humburë. 19 Ndë shprefshimë mbë Krishtinë vetëmë mbë këtë jetë, jemi më të-mjerët’e gjithë njerësvet.

20 Po ndashti Krishti ungjall prej së-vdekurish; ubë pem’ e-parë e atyre që kanë flejturë. 21 Sepse sikundrë vdekja erdhi me anë njeriu, kështu edhe të-ngjallurit’e të-vdekuret është me anë njeriu. 22 Sepse sikundrë të-gjithë vdesënë mb’Adhaminë, kështu edhe të-gjithë dotë marrënë jetë mbë Krishtinë; 23 Po gjithë-sicili ndë radhët të ti; Krishti është pem’ e-parë, pastaj sa janë të Krishtit, mbë të-ardhurit t’ati për së-dyti; 24 Pastaj dotë jetë fundi, kur të apë mbretërinë ndë dorët të Perëndisë edhe Atit; kur të prishnjë çdo urdhër e çdo pushtet e fuqi. 25 Sepse duhetë të mbretëronjë ay, gjersa të vërë gjith’ armiqtë ndënë këmbët t’atia; 26 I-pastajmi armik që dotë prishetë është vdekja. 27 Sepse “të-gjitha i vuri poshtë ndënë këmbët t’atia;” po kur thotë, se të-gjitha janë vënë poshtë, merretë vesh se mbetetë jashtë ay që vuri ndënë atë të-gjitha. 28 Edhe kur t’i unjënë kryetë ati të-gjitha, atëhere edhe vetë Biri dotë unjë kryetë tek ay që vuri të-gjitha ndënë atë, që të jetë Perëndia të-gjitha mbë të-gjitha,

29 Sepse ç’dotë bënjënë ata që pagëzonenë për të- vdekuritë? ndë qoftë se me të-vërtetë nukë ngjallenë të-vdekuritë, përse edhe pagëzonenë për të-vdekuritë? 30 Përse edhe neve jemi ndënë rrëzik mbë çdo orë? 31 Përdita vdes, edhe se është kështu bënj be mbë të-mburruritë t’im për ju që kam mbë Jisu Krishtinë, Zotinë t’ënë. 32 Ndë si njeri luftova me bisha ndë Efesët, ç’dobi kam, ndë qoftë se nukë ngallenë të-vdekuritë? “letë hamë e letë pimë; sepse nesërë dotë vdesëmë.” 33 Mos gënjehi; sepse “Shoqërira të-liga prishnjënë vetia të-mira.”

34 Sgjohi mbë të-drejtënë, e mos fëjeni; sepse ca veta nga ju nukë e njohënë Perëndinë; për turp t’uaj po u’a them juve këtë.

35 Po dotë thotë ndonjë, Qysh ngjallenë të-vdekuritë? edhe me ç’farë trupi vinjënë? 36 O i-marrë, atë që mbjell ti, nukë merr jetë, ndë mos vdektë. 37 Edhe atë që mbjell, nukë mbjell atë trupinë që është për të bërë, po një koqe të-sveshurë, si të goditnjë, a gruri a ndonjë tjetërë gjëje nga të-tjeratë. 38 Po Perëndia i ep trup si të dojë, edhe gjithë-sicilësë nga faratë trupin’ e saj të-veçantë. 39 Çdo mish nuk’ është gjithay mish; po tjatër’ është mishi i njerëzet, e tjatërë mishi i bagëtivet, e tjatërë i pishqet, e tjatërë i shpeset. 40 Ka edhe trupe qielli, edhe trupe dheu; po tjatër’ është lavdia e atyreve të qiellit, e tjatër’ e atyreve të dheut. 41 Tjatër’ është lavdia e djellit, e tjatërë lavdia e hënësë, e tjatërë lavdia e yjvet; sepse yll nga yll ndan ndë lavdit.

42 Kështu edhe të-ngjallurit’e të-vdekuret; mbilletë ndë prishje, e ngrihetë ndë paprishje; 43 Mbilletë ndë çnderim, e ngrihetë ndë lavdi; mbilletë ndë dobësirë, e ngrihetë ndë fuqi; 44 Mbilletë trup shtëze, e ngrihetë trup shpirti. Ka trup shtëze, ka edhe trup shpirti. 45 Kështu ësht’ edhe shkruarë, I-pari njeri, Adhami, “ubë frym’ e-gjallë;” i-pastajmi Adham, shpirt që ep jetë. 46 Edhe nuk’ ubë më përpara ajo e shpirtit, po ajo e shtëzësë, pastaj ajo e shpirtit. 47 Njeriu i-parë është prej dheut, i-balttë; njeriu i dytë është Zoti prej qielli. 48 I-çfarëtë është i-baltti, t’atillë janë edhe të-balttëtë; edhe i-çfarëtë është qiellori, t’atillë janë edhe qiellorëtë. 49 Edhe sikundrë veshmë figurën’e të-balttit, dotë vëshmë edhe figurën’e qiellorit. 50 Edhe këtë e them o vëllezër, se mish edhe gjak s’munt të trashëgonjë mbretërin’e Perëndisë, as prishja trashëgon paprishjenë.

51 Ja tek po u them juve një fshehësirë: të-gjithë nukë dotë flemë, po të-gjithë dotë ndërronemi, 52 Mbë një të-filmë, mbë një të-hedhurë të syrit, ndë trumbetët të-pastajme; sepse dotë bjerë trumbetë, edhe të-vdekuritë dotë ngjallenë të-paprishurë, edhe neve dotë ndërronemi. 53 Sepse ky trup që prishetë duhetë të veshnjë paprishjenë, edhe ky trup që vdes duhetë të veshnjë pavdekjenë.

54 Edhe ky trup që prishetë kur të veshnjë paprishjenë, edhe ky trup që vdes kur të veshnjë pavdekjenjë, atëhere dotë bënetë fjala që është shkruarë, “Upërpi vdekja nga vitoreja.” 55 “Ku është, o vdekje, thumbi yt? ku është, o varr, vitoreja jote?” 56 Edhe thumbi i vdekjesë është faji; edhe fuqia e fajit është nomi. 57 Po falemi ndersë Perëndisë që na dha vitorenë me anë të Zotit Jisu Krisht.

58 Përandaj, o vëllezërit’ e mi të-dashurë, qëndroni të-fortë e të-patundurë, dyke tepëruarë përherë ndë punët të Zotit, sepse e dini se mundimi juaj nuk’ është i-kotë mbë Zotinë.

1 Korinthianëtë – Krye 16

1 Edhe për të-mbledhurit’e ndihmëravet për shënjtorëtë, sikundrë urdhërova kishët’e Gallatisë, kështu bëni edhe ju. 2 Të-parënë ditëçdo jave gjithë-sicili prej jush letë vërë mbë nj’anë, e letë mbledhë atë që t’ja bënjë mbarë Perëndia, që, kur të vinj, të mos bënenë atëhere të-mbledhura ndihmërash. 3 Edhe kur të vinj, ata që të sgjithni ju me kartëra dot’i dërgonj, që të shpienë dhuratënë t’uaj ndë Jerusalim. 4 Edhe ndë qoftë gjë e-vëjejturë të vete edhe unë, dotë vinjënë bashkë me mua.

5 Edhe dotë vinj tek ju, si të shkonj ndëpër Maqedhonit, (sepse ndashti po shkonjndëpër Maqedhonit;) 6 Edhe mundetë të mbetem te ju ca kohë, a edhe të dimëronj, që të më përcillni ju kudo që të vete. 7 Sepse nukë dua që t’u shoh juve ndashti dyke shkuarë; po shprenj të mbetem përanë jush ca kohë, ndë dhëntë lejë Zoti. 8 Edhe dotë mbetem ndë Efesë gjer të-kremten’e Pentikostisë; 9 Sepse m’uhap një der’e madhe edhe plot me punë, edhe kundrështarë janë shumë.

10 Edhe ndë arthtë Timotheu, vështoni të jetë pa frikë ndër ju; sepse edhe ay punon punën’e Zotit sikundrë edhe unë. 11 Asndonjë pra të mos e bënjë për asgjë; po përcill-eni me paqtim, që të vinjë tek unë; sepse po e pres bashkë me vëllezëritë. 12 Sa për vëllanë Apollo, i uliçë shumë që të vinte ndër ju bashkë me vëllezëritë; edhe asfare s’deshi të vinjë ndashti; po dotë vinjë, kur të ketë nge.

13 Rrini sgjuarë, qëndroni ndë besët; bëhi burra, e forcohi. 14 Gjithë punëtë t’uaj letë bënenë me dashuri.

15 Edhe u lutem juve, o vëllezër, (e dini shtëpin’e Stefanajt, se Është pem’ e-parë e Aharisë, edhe se e bënë vetëhen’e tyre kusht ndë shërbesët të shënjtorevet); 16 të unjni kryetë edhe ju ndë të-këtillët, edhe ndë çdo njeri që punon bashkë me ne edhe mundonetë. 17 Edhe gëzonem për të-ardhurit’e Stefanajt edhe të Furtunatit edhe të Ahaikojt, sepse këta mbushnë të-shterëtë t’uaj; 18 Sepse prejtnë shpirtinë t’im edhe t’uajnë. Nderoni pra të-këtillëtë.

19 U falenë juve me shëndet kishët’e Asisë U falenë juve me shëndet mbë Zotinë Aqilla edhe Priskilla bashkë me kishënë që është ndë shtëpit t’atyreve. 20 U falenë juve me shëndet gjithë vëllezëritë. Përshëndetni njëri tjatërinë me të-puthurë të-shënjtëruarë.

21 Të-faluritë me shëndet ushkrua me dorënë t’ime, të Pavlit. 22 Ndë është ndonjë që nukë do Zotinë t’ënë Jisu Krisht, letë jetë anathema. Maran-Atha *). 23 Hiri i Zotit Jisu Krisht qoftë me ju. 24 Dashuria ime qoftë me gjithë ju mbë Jisu Krishtinë. Amin.

*) Zoti ynë vjen.