Kapitulli:  1  2  3  4  5

1 Thessallonikasitë – Krye 1

1 Pavli edhe Silluani edhe Timotheu, mbë kishën’e Thessallonikasvet që është mbë Perëndinë, Atinë, edhe mbë Zotinë Jisu Krisht; hir qoftë mbë ju edhe paqtim prej Perëndisë, Atit t’ënë, edhe prej Zotit Jisu Krisht.

2 I falemi ndersë Perëndisë përherë për gjithë ju, edhe u kujtojmë juve ndë të-falurat t’ona, 3 Dyke kujtuarë pa pushim punën’e besësë s’uaj, edhe mundimin’ e dashurisë, edhe durimin’e shpresësë mbë Zotinë t’ënë Jisu Krisht, përpara Perëndisë edhe Atit t’ënë; 4 Sepse e dimë, o vëllezër të-dashurë prej Perëndisë të-sgjedhuritë t’uaj. 5 Sepse ungjilli ynë nuk’ ubë te ju me fjalë, po edhe me fuqi, edhe me Frymë të-Shënjtëruarë, edhe me shumë të-mbushurë të mëndjesë, sikundrë e dini të-çfarëtë qemë ndë mest t’uaj për ju. 6 Edhe ju bëtë sikundrë bëmë neve edhe Zoti, sepse e prittë fjalënë ndër shumë shtrëngim, po me gëzim të Frymës’ së-Shënjtruarë; 7 Kaqë sa ubëtë shëmbëlla mbë gjith’ ata që besonjënë ndë Maqedhoni e ndë Ahai. 8 Sepse prej jush oshëtiti fjal’e Zotit, jo vetëmë ndë Maqedhoni e ndë Ahai, po edhe mbë çdo vënt arriti zëri i besësë s’uaj mbë Perëndinë; kaqë sa neve s’kemi nevojë të flasëmë gjë; 9 Sepse vetë ata tregonjënë për ne, çfarë të-hyri patmë ndër ju, edhe qysh ukthyetë nga idhujtë te Perëndia, që t’i shërbeni Perëndis’ së-gjallë edhe të-vërtetë, 10 Edhe të prisni Birin’ e ati nga qiejtë, të-cilin’ e ngjalli prej së-vdekurish, Jisunë, që na shpëton nga zëmërimi që vjen.

1 Thessallonikasitë – Krye 2

1 Sepse vetë ju e dini, o vëllezër, të-hyrëtë t’ënë ndër ju, se nuk’ubë mbëkot; 2 Po si hoqmë keq më përpara edhe ushamë, sikundrë e dini, ndë Filippë, muarmë kuxim mbë Perëndinë t’ënë të flasëmë ndër ju ungjillin’ e Perëndisë me shumë të-për- pjekurë. 3 Sepse mësimi ynë nukë qe prej të-gënjyeri, as prej ndyrësire, as me kobim; 4 Po sikundrë uprovuamë prej Perëndisë të besonemi ungjillinë, kështu flasëmë, jo sikur t’u pëlqejmë njerësvet, po Perëndisë që provon zëmëratë t’ona. 5 Sepse as fjalë me lajka nukë përndormë ndonjëhere, sikundrë e dini, as shkak lakmimi; Perëndia është dëshmimtar; 6 As kërkuamë lavdi prej njerëzish, as prej jush, as prej të-tjerësh, ndonëse muntnimë t’u bëneshimë juve barrë, si apostoj të Krishtit që jemi; 7 Po qemë të-butë mdër mest t’uaj, posi mëndesa qe ngroh ndë gjit bijt’e saj: 8 Kështu dyke pasurë dashuri të-nxehëtë për ju, na ka ënda t’u apëmë juve jo vetëmë ungjillin’ e Perëndisë, po edhe shpirtetë t’anë, sepse qetë të-dashurë ndër ne. 9 Sepse e mbani mënt, o vëllezër, të-lodhuritë t’ënë edhe mundimnë; sepse dyke punuarë dit’e natë, që të mos i bënemi barrë ndonjëj prej jush, lëçitmë ungjillin’ e Perëndisë te ju. 10 Ju jeni dësh- mimtarë edhe Perëndia, se me shënjtëri e me drejtëri e pa palavi kemi qënë mbë ju që besoni; 11 Sikundrë e dini, se gjithë-sicillinë prej jush e ngutnim’ edhe e ngushullonimë, si një atë bijt’e ti, edhe shtrënguarë u porositnimë, 12 Që të ecëni sikundrë vejen te Perëndia, që u thërriti juve ndë mbretërit e ndë lavdit të ti.

13 Përandaj edhe neve i falemi ndersë Perëndisë pa pushim, se kur muartë fjalën’ e Perëndisë që dëgjuatë prej nesh, e prittë atë jo si fjalë njerëzish, po, (sikundrë është me të-vërtetë), si fjalë Perëndie, e-cila fjalë vepëronetë ndër ju që besoni. 14 Sepse ju, o vëllezër, bëtë sikundrë bënë kishët’ e Perëndisë, që janë ndë Judhet mbë Jisu Krishtinë, sepse edhe ju pësuatë po ato punëra prej njëkombasvet t’uaj, sikundrë edhe ata prëj Judhenjvet; 15 Te-cilëtë edhe Zotinë Jisu e vranë si edhe profitërit’e tyre, edhe neve na ndoqnë, edhe Perëndisë s’i pëlqenjënë edhe mbë gjithë njerëzitë janë kundrë; 16 Të-cilëtë na ndalonjënë t’u flasëmë kombevet që të shpëtonjënë, për të mbushurë fajet’e tyre përherë; po arriti zëmërimi mbi ata gjer ndë funtt.

17 Po ne, o vëllezër, si uvarfëruamë nga ju për pak kohë me faqe, jo me zëmërë, më tepërë upërpoqmë me shumë mall të shohëmë faqenë t’uaj. 18 Përandaj deshmë të vijmë te ju, (më fort unë Pavli), edhe një herë edhe dy herë, po na ndaloj Satanaj. 19 Sepse cila është shpresa jonë’ a gëzimi, a kurora e të-mburrurit? apo nukë jeni edhe ju përpara Zotit t’ënë Jisu Krisht mbë të-ardhurit t’ati? 20 Sepse ju jeni lavdia jonë edhe gëzimi.

1 Thessallonikasitë – Krye 3

1 Përandaj, passi nukë muntmë të durojmë më, e gjetmë për mirë të mbetemi të-vetëmë nd’ Athinë, 2 edhe dërguamë Timothenë, vëllanë t’ënë, edhe shërbëtuar të Perëndisë, edhe shoknë t’ënë ndë punët të ungjillit të Krishtit, që t’u forçonjë e t’u ngushullonjë për besënë t’uaj; 3 Që të mos tundetë asndonjë ndë këta shtrëngime; sepse ju vetë e dini se për këtë jemi vënë. 4 Sepse, kur ishimë përanë jush, u thoshimë juve që përpara, se kemi për të hequrë shtëngime, sikundrë edhe ubë, edhe e dini. 5 Përandaj edhe unë, passi s’duronjam dot më, dërgova që të marr vesh për besënë t’uaj, se mos u ngau ay që nget, edhe vejë mbë kot mundimi ynë.

6 Po ndashti që erdhi Timotheu nga ju ndër ne, edhe na pruri zën’ e-mirë për besën’ e për dashurinë t’uaj, edhe se na kujtoni gjithënjë për të-mirë, edhe se kini mall të na shihni, sikundrë edhe neve juve, 7 Përandaj, o vëllezër, me gjithë shtrëngimin’ edhe nevojënë t’ënë, ungushulluamë për ju, prej besësë s’uaj; 8 Sepse ndashti rrojmë, ndë qëndrofshi ju mbë Zotinë. 9 Sepse ç’farë të-faluri ndersë munt t’i apënë Perëndisë për ju, për gjithë gëzimnë që gëzonemi për ju përpara Perëndisë t’ënë, 10 Nat’ e ditë dyke luturë fort tepërë që të shohëmë faqenë t’uaj, edhe të mbushmë të-metat’ e besësë s’uaj?

11 Po vetë Perëndia edhe Ati ynë, edhe Zoti ynë Jisu Krisht, na drejtoftë udhënë te ju. 12 Edhe Zoti shtoftë edhe tepëroftë dashurinë t’uaj njëri mbë tjatërinë edhe mbë të-gjithë, sikundrë edhe neve kemi mbë ju; 13 Për të forcuarë zëmëratë t’uaj pa pallavi ndë shënjtërit, përpara Perëndisë edhe Atit t’ënë, ndë t’ ardhurit të Zotit t’ënë Jisu Krisht bashkë me gjithë shënjtorët’ e ati.

1 Thessallonikasitë – Krye 4

1 Së-pastajmi pra, o vëllezër, u lutemi juve edhe u ngutmë me anë të Zotit Jisu, sikundrë muartë prej nesh se si duhetë të ecëni edhe t’i pëlqeni Perëndisë, kështu të tepëroni tepër’e më tepërë. 2 Sepse e dini ç’farë porosirash u lamë juve me anë të Zotit Jisu. 3 Sepse ky është dashurimi i Perëndisë, shënjtërimi juaj, të hiqni dorë nga kurvëria; 4 Të dijë gjithë-sicili prej jush të mbanjë enën’e ti me shënjtërim e me nder; 5 Jo ndë pësim dëshërimi, posi edhe kombetë që s’njohënë Perëndinë. 6 Të mos kapërxenjë ndonjë e t’i bënjë keq të vëllajt mbë këtë punë; sepse Zoti është çpagimtar për gjithë këto, sikundrë edhe u themë juve që përpara, edhe me dëshmime u vërtetuamë. 7 Sepse Perëndia nukë na thirri ndë ndyrësirë, po ndë shënjtërim. 8 Përandaj ay që heth tej këto, nukë heth fej njeri, po Perëndinë, që na dha neve Frymën’ e ti të-Shënjtëruarënë.

9 Edhe për dashurin’e vëllazërisë s’keni nevojë t’u skuajmë juve; sepse ju vetë jeni të mësuarë prej Perëndisë që të doni njëri tjatërinë; 10 Sepse edhe e bëni këtë mbë gjithë vëllezëritë që janë ndë gjithë Maqedhonit. Po u lutemi juve, o vëllezër, të tepëroni mbë këtë tepër’e më tepërë; 11 Edhe t’a kini për nder të rrini urtë, e të shikoni punëratë t’uaj, edhe të punoni me duartë t’uaj, sikundrë u porositmë juve, 12 Që të ecëni ndër të-jashtësmit sikundrë ka hije, edhe të mos keni nevojë për asgjë.

13 Edhe nukë dua juve të mos dini, o vëllezër, për ata që kanë flejturë, që të mos u vinjë keq, sikundrë edhe të-tjerëvet qe s’kanë shpresë. 14 Sepse ndë besojmë se Jisuj vdiq edhe ungjall, kështu edhe Perëndia ata që kanë flejturë me anë të Jisujt dot i bjerë bashkë me atë. 15 Sepse këtë u themi juve me fjalë të Zotit, se ne të-gjallëtë që dotë mbetemi gjer mbë të ardhurit të Zotit nukë dot’ u’a arrijmë atyreve që kanë flejturë; 16 Sepse Zoti vetë dotë sbresë nga qielli me urdhër, me zë ëngjëlli të-parë, edhe me trumbetë Perëndie, edhe të-vdekuritë që vdiqnë mbë Krishtinë dotë ngjallenë më përpara; 17 Pastaj ne të-gjallëtë që dotë kemi mbeturë dotë rrëmbenemi bashkë me ata ndër ret, për të dalë përpara Zotit nd’erët; edhe kështu dotë jemi përherë bashkë me Zotinë. 18 Ngushulloni pra me këto fjalë njëri tjatërinë.

1 Thessallonikasitë – Krye 5

1 Edhe për motet’e për kohëratë, o vëllezër, nukë keni nevojë t’u shkruanj juve; 2 Sepse ju e dini hollë, se dita e Zotit, posi vjedhësi natënë, kështu vjen. 3 Sepse kur thonë, Paqtim edhe siguri, atëhere vjen mbi ata humbje e-papandehurë, posi të-dhëmburatë gruasë me barrë; edhe nukë dotë shpëtonjënë. 4 Po ju, o vëllezër, nukë jeni ndë errësirë, që t’u arrinjë ajo ditë posi vjedhës. 5 Të gjithë ju jeni bij drite e bij dite; nukë jemi të natësë, as të errësirësë. 6 Letë mos flemë pra sikundrë edhe të-tjerëtë, po letë rrimë sgjuarë edhe letë jemi të-përmbajturë. 7 Sepse ata që flenë, natënë flenë; edhe ata që dehenë, natënë dehenë; 8 Po ne, pasi jemi të ditësë, letë përmbajmë vetëhenë, dyke veshurë thurakun’ e besës’e të dashurisë, edhe për përkrenare shpresën’e shpëtimit. 9 Sepse Perëndia nukë na ka urdhëruarë për zëmërim, po për trashëgim shpëtimi, me anë të Zotit t’ënë Jisu Krisht, 10 Që vdiq për ne, që, ose sgjuarë jemi, ose flemë, të rrojmë bashkë me atë. 11 Përandaj ngushulloni njëri tjatërinë, edhe ndërtoni njëri tjatërinë, sikundrë edhe bëni.

12 Edhe u lutemi juve, o vëllezër, t’i njihni ata që mundonenë ndër ju, e janë mbi ju mbë Zotinë, edhe u këshillonjënë juve; 13 Edhe t’i nderoni me dashuri fort tepërë për punën’ e atyreve. Kini paqtim ndë mest t’uaj.

14 Edhe u lutemi juve, o vëllezër, këshilloni të-prapëtë ngushulloni zëmërë-pakëtë, ndih-u-ni të-sëmurëvet, kini zemërë të-gjerë mbë gjithë.

15 Vështroni semos ndonjë i kthenjë ndonjëj të-keqe për të-keqe; po kërkoni përherë të-mirënë edhe te njëri tjatëri, edhe te të-gjithë.

16 Përherë gëzohi.

17 Pa pushim faluni.

18 Për çdo gjë epni të-falura ndersë; sepse ky është dashurimi i Perëndisë për ju mbë Jisu Krishtinë.

19 Mos shuani Frymënë.

20 Mos hithni poshtë prifiti.

21 Të-gjitha provoni, të-mirënë mbani.

22 Hiqni dorë prej çdo farë së-lige.

23 Edhe vetë Perëndia i paqtimit u shënjtëroftë juve të-tërë; edhe uruajtë e-tërë fryma juaj, edhe shpirti, edhe trupi, pa palavi ndë të-ardhurit të Zotit t’ënë Jisu Krisht. 24 Besëtar ësht’ ay që u thërret juve, i-cili edhe dot’a bënjë.

25 O vëllezër, fali për ne. 26 Përshëndetni gjithë vëllezëritë me të-puthurë të-shënjtëruarë. 27 U ve mbë be juve mbë Zotinë, të këndonetë karta mbë gjithë vëllezërit’ e-shenjtëruarë.

28 Hiri i Zotit t’ënë Jisu Krisht qoftë bashkë me ju. Amin.