Kapitulli:  1  2  3  4  5  6

1 Timothenë – Krye 1

1 Pavli, apostoll i Jisu Krishtit, pas urdhërit të Perëndisë, shpëtimtarit t’ënë, edhe të Zotit Jisu Krisht, shpresësë s’onë, 2 Mbë Timothenë, të-thjeshtinë djalë mbë besët, qoftë hir, përdëllim, paqtim, prej Perëndisë, Atit t’ënë, edhe prej Jisu Krishtit, Zotit t’ënë.

3 Sikundre t’uluçë, kur vinja për ndë Maqedhoni, të preç ndë Efesëc që të porosiç ca veta të mos mësonjënë mësime të- tjerë, 4 As të mos u vënë vesh përrallave e brezave që s’kanë të-mbaruarë, të-cilatë bjenë qarta më tepërë se të-ndërtuarë ndë besët të Perëndisë, kështu bëj.

5 Edhe fundi i porosisë është dashuri prej zemëre së-kthjellëtë, edhe prej ndërgjegjeje së-mirë, edhe prej bese pa ipokrisi; 6 Prej të-cilavet ca veta ularguanë e ukthyenë ndë fjalë të-kota, 7 Dyke dashurë të jenë nom-mësonjës, ndonëse s’kupëtonjënë as ato që thonë, as ato që i bënjënë për të-vërteta. 8 Edhe e dimë, se nomi ësht’ i-mirë, ndë qoftë se e përndor atë njeriu me udhe, 9 Dyke diturë këtë, se nomi nuk’është vënë për të-drejtinë, po për të-paudhët’ e për të-pabinduritë, për ata që s’druanjënë Perëndinë e për fajtorëtë, për të-shtrëmbërit’e për të-ndyrëtë, për atëvra- sësit’e mëmëvrasësitë, për njerivrasësitë, 10 Për kurvarëtë, për ata që bjenë me meshkuj, për ata që shesënë njerës, për gënjeshtarëtë, për ata që shkelnjënë benë, edhe për çdo gjë tjetërë që i del kundrë mësimit të-shëndoshë, 11 Pas ungjillit të lavdis’së të-lumurit Perëndi, që m’u besua mua.

12 Edhe i falem ndersë Jisu Krishtit, Zotit t’ ënë, që më dha fuqi, se më numëroj për besëtar, e më vuri ndë shërbesët mua, 13 Që më përpara ishnja vllasfimitar, e ndjekës e sharanik; po upërdëllyeshë, sepse pa diturë i bëra ndë pabesëri; 14 Edhe hiri i Zotit t’ënë tepëroj mbë mua me besë e me dashuri që është mbë Jisu Krishtinë. 15 Për të zënë besë është fjala edhe e-vëjyerë për të priturë, se Jisu Krishti erdhi në botët që të shpëtonjë fajtorë, prej të-cilëvet i-pari jam unë; 16 Po përandaj upërdëllyeshë, që të dëftenjë Jisu Krishti më përpara tek unë gjithë zëmërën’ e-gjerë, për shëmbëllë mbë ata që i kanë për të besuarë ati për jetë të-përjetëshme. 17 Edhe mbë mbretin’e jetëvet, të-pavdjerinë, të-padukurinë, të-vetëminë (të-diturë) Perëndi, qoftë nder edhe lavdi ndë jetët të jetëvet. Amin.

18 Këtë porosi po të lë ndë dorë tyj, o bir Timothe, pas profitivet që ufolnë më përpata për ty, të luftonjç pas atyreve luftën’ emirë, 19 Dyke pasurë besë edhe ndërgjegje të-mirë, të-cilënë ca dyke hedhurë tej ranë jashtë nga besa; 20 Prej këtyreve është Ymeneu edhe Aleksandri, të-cilëtë i kam dhënë ndë dorët të Satanajt, që të-mësonenë të mos vllasfimisnjënë.

1 Timothenë – Krye 2

1 Lutem pra më përpara nga të-gjitha të bënenë të-lutura, të-falura, të-folura, të-falura ndersë, për gjithë njerëzitë, 2 Për mbretër, për gjithë sa janë mbë shkallë të-lartë, që të shkojmë jetë të-qet’ e të-siguruarë me çdo perëndi-ndrojtje e mënyrë të-hieshime. 3 Sepse këjo ësht’ e-mir’ edh’ e-pëlqyerë përpara Perëndisë, shpëtimtarit t’ënë, 4 I-cili do të shpëtonjënë gjithë njerëzitë, edhe të vinjënë ndë të-njohurit të së-vërtetësë. 5 Sepse një është Perëndia, një ësht’ edhe mesësi ndër mest të-Perëndisë edhe të njerësvet, njeriu Jisu Krisht, 6 Që dha vetëhen’ e ti çpërblim për të-gjithë, për dëshmim ndë kohëra të-urdhëruara, 7 Për të-cilinë dëshmim uvushë unë lëçitës edhe apostoll, (të-vërtetënë them mbë Krishtinë, nukë gënjenj), mësonjës i kombevet ndë besët edhe ndë të-vërtetët.

8 Dua pra burratë të falenë mbë çdo vënt, dyke ngriturë duar të pastrëta, pa zëmërim e pa dyshim. 9 Gjithashtu edhe gratë letë stolisnjënë vetëhen’ e tyre me rrobë të-hieshime, me turp e me urtësi, jo me gërsheta, a me ar, a me margaritarë, a me rroba shumë të-vëjyera; 10 Po me punëra të-mira, (e-cila gjë u ka hie atyre grave që tregonenë për perëndindruanjëse). 11 Gruaja letë mësonetë ndë pushim me çdo farë të-binduri; 12 Sepse gruasë nuk’ i ap lejë të mësonjë të-tjerë, as të jetë zot mbi burrinë, po të pushonjë. 13 Sepse përpara ugatua Adhami, pastaj Eva. 14 Edhe Adhami nuk’ ugënjye, po gruaja ugënjye e dolli jasht’ udhësë; 15 Po dotë spëtonjë me anë të të-pjellit fëmijë, ndë qoftë se këta qëndronjënë ndë besët e ndë dashurit e ndë shënjtërimt me urtësi.

1 Timothenë – Krye 3

1 Për të zënë besë është fjala; Ndë dëshëron ndonjë të bënet’ episkop, punë të-mirë dëshëron. 2 Duhetë pra episkopi të jetë ipazënë ndë faj, burrë i një gruaje, vetë-përmbanjës, i-urtë, i-hieshim, huaj-pritës, i-zoti të mësonjë njerëzitë; 3 Jo pianik, jo grindës, (jo i-dhënë pas fitimi të-keq); po i-butë, njeri që s’ do të zihetë, njeri që s’ lakmon për ergjënt; 4 Njeri qe qivernis mirë shtëpin’ e ti, që ka fëmijë të-bindurë me çdo farë urtësie; 5 (Sepse ndë qoftë se ndonjë nukë di të qivernisnjë shtëpin’ e ti, qysh dotë kujdesetë për kishën’ e Perëndisë?) 6 Të mos jetë mësuarë rishtazi ndë besët, që të mos fryhetë me madhështi e të bjerë ndë dënimi të djallit. 7 Duhetë edhe të ketë dëshmim të-mirë edhe nga të-jashtësmitë që të mos bjerë ndë turp e ndë lakt të djallit.

8 Dhjakëritë gjithashtu, duhëtë të jenë të-hieshim, jo me dy faqe ndë fjalët, jo të-dhënurë ndë shumë verë, jo të-rënë pas fitimi të-lik; 9 Të kenë fshehësirën’e besësë me ndërgjegje të kthjellëtë. 10 Edhe këta letë provonenë më parë, e pastaj letë bënenë dhjakër, ndë qoftë se nukë hiqenë ndëpër gojë për fajtorë. 11 Grat’e tyre gjithashtu të jenë të-hieshime, jo kallizimtare, vete-përmbanjëse, besëtare mbë të-gjitha. 12 Dhjakëritë letë jenë burra të një gruaje, edhe asish që qiverisnjënë mirë fëmijën’ e tyre e shtëpit’ e tyre 13 Sepse ata që kanë shërbyerë mirë, fitonjënë shkallë të-mirë për vetëhen’ e tyre, edhe shumë kuxim ndë besët që është mbë Jisu Krishtinë.

14 Këto po të shkruanj, dyke shpëryerë të vinj për-së-çpejti te ti; 15 Po ndë mënofsha, që të dish si duhetë të sillesh ndë shtëpit të Perëndisë, e-cila është kisha e Perëndis’ së-gjallë, shtylla edhe pshtetja e së-vërtetësë.

16 Edhe pa kundrëfjalë e-madhe është fshehësira e besësë; Perëndia uçfaq ndë mish, dolli i-drejtë ndë Frymët, uduk nd’ ëngjëj, ulëçit ndër kombe, uzu besë ndë botët, hipi lart me lavdi.

1 Timothenë – Krye 4

1 Edhe Fryma çfaqurë thotë, se ndë kohëra të-pastajme dotë ngrenë krye ca veta nga besa, e dot’ u mbanjënë vesh frymave gënjeshtare, edhe mësimeve djajsh, 2 Qe flasënë gënjeshira me iipokrisi, që kanë ndërgjegjen’ e tyre të-gjegurë, 3 Të-cilëtë ndalonjënë martesënë, e urdhëronjënë të largonenë besëtarëtë nga të-ngrëna, të-cilatë Perëndia i ka kriuarë, që t’i marrënë me të-falurë ndersë besëtarëtë edhe ata që kanë njohurë të-vertetënë. 4 Sepse çdo kriesë e Perëndisë ësht’ e-mirë, edhe nukë ka gjë për të hedhurë tej, po të merretë me të-falurë ndersë; 5 Sepse shënjtëronetë me fjalën’ e Perëndisë e me të-faluritë.

6 Ndë u sjelle ndër mënti vëllezërvet këto, dotë jesh shërbëtuar i-mirë i Jisu Krishtit, i-ushqyerë me fjalët’ e besësë, edhe me mësimn’ e-mirë, qe i ke rënë pas. 7 Edhe prej fjalëvet të-ndyra edhe të plakavet biq dorë, edhe stërvit vetëhenë t’ënde ndë besët të-mirë. 8 Sepse të-stërviturit’ e trupit është të-dobishim për pak kohë; po besa e-mirë së-gjithash ësht’ e-dobishime, sepse ka të-zotuarë për këtë jetë ndashti edhe për atë që ka për të ardhurë. 9 Për të zënë besë është fjala edhe e-vëjyerë për të-priturë të-mirë. 10 Sepse për këtë edhe mundonemi edhe përbuzemi, sepse shpëryemë mbë të-gjallinë Perëndi, i-cili është shpëtimtari i gjithë njerësvet, po më fort i besëtarëvet. – 11 Pososit këto edhe mëso.

12 Asndonjë letë mos të hethnjë poshtë për të-ritë t’ënt, po bënu shëmbëllë e besëtarëvet ndë fjalë, ndë të-shoqëruarë, ndë dashuri, (ndë frymë), ndë besë, ndë zëmërë të-qëruarë. 13 Gjersa të vinj, epu pas të-kënduarit, pas të- këshilluarit, pas të-mësuarit. 14 Mos jij i-pakujdesurë për dhurëtinë që është te ti, e-cila t’udha me anë profitie, me të vënit’ eduarvet të pleqësisë mbë ty. 15 Mbë këto kujdesu, mbë këto qëndro, që të jetë e-çfaqurë mbarësia jote mbë të-gjithë. 16 Ruaj vetëhenë t’ënde edhe mësimnë; qëndro mb’ato. Sepse ndë bëfsh këtë, edhe vetëhenë t’ënde dotë shpëtonjç, edhe ata që të dëgjonjënë ty.

1 Timothenë – Krye 5

1 Plakunë mos e qërto, po mëso-e posi atë; të-rinjte, posi vëllezër; 2 Plakatë, posi mëma; të-ratë, posi motëra, me çdo zemërë të-qëruarë.

3 Grat’ e-va ndero-i, ato që janë me të-vërtetë të-va. 4 Edhe ndë ka ndonjë e-ve djem a nipër, letë mësonjënë më përpara shtëpin’ e tyre të kenë besë të-mirë, edhe t’u apënë çpagime prindërvet të tyre; sepse këjo ësht’e-mirë edhe e-pëlpyerë përpara Perëndisë. 5 Edhe ajo që është me të-vërtetë e-ve edhe ka mbeturë e vetëmë shpren mbë Perëndinë, edhe qëndron ndë të-luturat e ndë të-falurat nat’e ditë; 6 Po ajo që prish shumë për dëfrime, ndonëse rron, ka vdekurë. 7 Edhe këto porosit, që të mos zihenë gojë për të-liga. 8 Po ndë qoftë se ndonjë nukë mendonetë më përpara për të-titë, edhe më fort për ata të shtëpis’ së ti, ky ka mohuarë besënë, edhe është më ilik se i-pabesi.

9 E-ve më pak se gjashthë-dhjetë vjeç letë mos vihetë ndë numërët të-vavet, edhe të ketë qënë grua e një burri, 10 Edhe të ketë dëshmim për punëra të-mira; ndë ka rriturë fëmijë, ndë ka priturë të-huaj, ndë ka larë këmbë shënjtorësh, ndë u ka ndihurë atyreve që kanë qënë ndë shtrëngim, ndë ka rënë prapa çdo farë pune së-mirë. 11 Po hiq dorë nga të-vatë më të-ra; sepse si të mërzitenë nga Krishti, duanë të-martonenë; 12 Dyke pasurë dënimn’ e tyre, sepse shkelnë besën e-parë. 13 Edhe mbë gjithatë kohë mësonenë dyke vaturë shtëpi mbë shtëpi të jenë përtacka; edhe jo vetëmë përtacka, po edhe fjalë-shuma e kërkimsore, dyke folurë ato që s’gjan të flasënë. 14 Dua pra të-ratë të martonenë, të bënjënë djem, të bënenë zonja shtëpie, të mos i apën’ asndonjë shkak armikut për të folurë keq. 15 Sepse ca nga ato ndashti janë kthyerë prapa Satanajt. 16 Ndë qoftë se ndonjë besëtar a besëtare ka gra të-va, let’u apënë atyre të nevojshimetë, edhe letë mos ngarkonetë kisha, që të muntnjë t’u ndihnjë atyreve që janë me të-vërtetë të-va.

17 Pleqtë e kishësë që shikonjënë mirë pumënë letë ndëronenë dy herë më tepërë, më fort ata që mundonenë me fjalë e me mësim. 18 Sepse shkronja thotë, “Nukë dotë mbyliç gojën’e kaut që shin;” edhe, “I-vëjyerë është punëtori për pagën’ e ti”. 19 Mos prit kallëzim kundrë plaku, veç përpara dy a tre dëshmimtarëve. 20 Ata që fëjenjënë qërto-i përpara të-gjithëve, që të kenë frikë edhe të-tjerëtë. 21 Të urdhëronj përpara Perëndisë, edhe Zotit Jisu Krisht, edhe ëngjëjvet të-sgjedhurë, t’i ruanjç këto pa bërë të-çquarë ndë mest njeriu e njeriu, e asgjë të mos bëjnjç me të-mbajturë anë.

22 Mos vërë duar me të-çpejtë as mbi ndonjë, as mos ubëj pjesëtar ndër faje të-huaj; ruaj vetëhenë t’ënde të-qëruarë. 23 Mos pi më ujë, po përdor pakëzë verë për stomakunë t’ënt e për sëmundjet; e tua të-dëndura.

24 Ca njerësve fajetë u dukenë faqeza, edhe shkonjënë përpara atyreve ndë gjyq; po ca të-tjerëve u venë prapa. 25 Gjithashtu edhe punërat’ e-mira janë të-çfaqura; edhe ato që janë tjetrazi nukë munt të fshihenë.

1 Timothenë – Krye 6

1 Sa janë robër ndënë sgjedhë, let’i numë ronjënë zotërinjt’e tyre të-vëjyerë për çdo farë nderi, që të mos shahetë emër’i Perëndisë edhe mësimi. 2 Edhe ata që kanë zotërinj besëtarë, letë mos i bënjënë për asgjë, sepse janë vëllezër; po më shumë let’u punonjënë, sepse janë besëtarë edhe të-dashurë ata që shohënë dobi nga pun’ e atyre e-mirë. Këto mëso edhe këshillo.

3 Edhe ndë mëson ndonjë mësime të-tjerë, edhe nukë vete pas fjalëvet të-shëndosha të Zotit t’ënë Jisu Krisht, edhe pas mësimit që është pas besës’ së-mirë, 4 Ky është madhështuar, edhe nukë di asgjë, po vuan prej sëmundjeje për çeshtje e për të-ngrëna me fjalë, prej të-cilavet del çmir, qartë, të-shara, mendime të-liq. 5 Fjalime të-kotë të-njerësve të-prishurë nga mëndja, edhe të-cilëvet u shteret’ e-vërteta, sepse pandehnjënë, se bes’ e-mirë është për fitim. Mërgohu nga të-fillëtë.

6 Po fitim i-math është bes’e-mirë me mbastim mbë të-pakët. 7 Sepse as gjë s’kemi prurë ndë botët; edhe ësht’e-çfaqurë se edhe të nxjerimë gjë nukë mundimë. 8 Po kur kemi ushqime e të-mbuluara, letë na mbastonjënë këto. 9 Po ata që duanë të bënenë të-pasurë, bjenë ndë ngasje edhe ndë lak, edhe ndë shumë dëshërime të-marrë e të-dëmçim, të-cilëtë i kredhënë njerëzitë ndë prishje e ndë humbje. 10 Sepse rrënja e gjithë të-ligavet është ergjëndashja; të-cilënë ca dyke dëshëruarë uaratisnë nga besa, edhe e depërtuanë vetëhen’e tyre me shumë të-këqia.

11 Po ti, o njeriu i Perëndisë, hiq dorë nga këto; edhe ndiq drejtëri, të-ndrojturë na Perëndia, besë, dashuri, durim, butësirë. 12 Lufto luftën’ e-mirë të besësë, rrok jetën’e përjetëshme, ndë të-cilët edhe uthirrë, edhe rrëfeve rrëfimin’ e mirë përpara shumë dëshmimtarëve. 13 Të porosit përpara Perëndisë që u ep jetë të-gjithave, edhe përpara Jisu Krishtit që dëshmoj ndë ditët të Pont Pillatit rrëfimin’ e-mirë, 14 Të ruanjç porosinë të-pafëiliqurë, pa palavi, gjer mbë të-dukurit të Zotit t’ënë Jisu Krisht, 15 Të cilëtë ndë kohë të-urdhëruara dot’a dëftenjë i-lumuri edhe i-vetëmi Fuqitar, Mbreti i atyreve që mbretëronjënë edhe Zoti i atyre që zotëronjënë, 16 Ay që i-vetëmë ka pavdekje, edhe që rri ndë dritë të-paafëruarshime, të-cilinë asndonjë nga njerëzitë nuk’ e pa, as munt t’a shohë; mbë të-cilinë qoftë nder e pushtet i-përjetëshm. Amin.

17 Të-pasuritë ndë këtë jetë porosit-i të mos mbahenë mbë të-math, as të mos shprenjënë ndë pasjet që s’qëndron ndë një vënt, po mbë Perëndinë e gjallë, i-cili na ep të-gjitha dorëhapurë për të parë dobi; 18 Të punonjënë punëra të-mira, të bënenë të pasurë ndë punëra të-mira, të jenë dorë-dhënës, të-shoqëruarshim, 19 Dyke vënë kështu me pasje të-madhe për vetëhen’ e tyre një themeli për të-pritmenë, që të arrinjënë jetën’ e-përjetëshme.

20 O Timothe, ruaj ndorjenë, dyke ularguarë nga të-ndyratë fjalë të-kota, edhe nga kundrë-fjalët’e diturisë që mbë të-rrem quhetë kështu; 21 Të-cilënë ca dyke pasurë për mjeshtëri ranë jashtë nga besa.- Hiri qoftë me ty. Amin.