1 Pjetri, apostoll i Jisu Krishtit, mb’ata që rrinë ndë dhe të-huaj, të-përndarë ndëpër Pont e ndëpër Gallati, e ndëpër Kappadhoqi, e ndëpër Asi, e ndëpër Vithini, 2 Të-sgjedhurë pas të-aprënjohurit të Perëndisë, Atit, me anë të shënjterimit te Frymësë, për dëgjim e për përshkatje të gjakut të Jisu Krishti; hir edhe paqtim ushumoftë mbë ju.
3 Qoft’ i-bekuarë Perëndia edhe Ati i Zotit, t’ënë Jisu Krisht, i-cili pas përdëllimit të ti të-shumëtë na polli përsëri ndë një shpresë të-gjallë më anë të të-ngjallurit të Jisu Krishtit prej së-vdekurish, 4 Për një trashëgim të paprishur’ e të-papëgërë e të-pafyshkurë, që është ruajturë ndë qiejt për ne, 5 Të-cilëtë me fuqin’ e Perëndisë ruhemi me anë të besësë, për shpëtim të-gatishim të sbulonetë ndë kohët të fundit. 6 Për këtë gëzohi, ndonëse tashti pakëzë, (ndë udashtë), hidhërohi mbë çdo farë të-ngarash, 7 Që provimi i besës’ s’uaj që është shumë m’ i-çëmuarshim se ari që prishetë, ndonëse provonetë me anë zjarri, të gjëndetë për lëvdim e për nder e për lavdi, kur të sbulonetë Jisu Krishti; 8 Të-cilinë, ndonëse s’e keni parë, e doni; mbë të-cilinë, ndonëse tashti nuk’ e shihni, besoni edhe gëzohi me gëzim të-lavduruarshim që s’munt të rrëfenetë me gojë, 9 Dyke marrë të-pastajmën’ e besësë s’ua,j shpëtimin’ e shpirtëravet; 10 Për të-cilinë shpëtim kërkuan’ edhe vëshguanë profitëritë që profitepsnë për hirinë që dotë epej mbë ju; 11 Dyke vëshguarë mbë cilinë a mbë ç’fare kohe çfaqte Fryma e Krishtit që ishte mb’ata, kur dëshmonte më përpara për të-pësuarat’ e Krishtit, edhe për lavditë pas atyreve; 12 Mbë të-cilët usbulua jo për vetëhen’ e tyre, po për ne i punonin’ ato punëra, të-cilatë tashti urrëfyenë mbë ju me anë t’atyreve që ungjillëzuan’ ungjillinë mbë ju me anë të Frymës’ së-Shënjtëruarë, që udërgua nga qielli, mbë të-cilatë ëngjëjtë dëshëronjënë të kërrusen’ e t’i shohënë.
13 Përandaj si të ngjishni mezat’ e mëndjesë s’uaj, përmbani vetëhenë nga të-ligatë, edhe kini shpresë të-plotë mbë hirinë që dotë vinjë mbë ju, kur të sbulonetë Jisu Krishti, 14 djem të-dëgjuarshim, pa bërë vetëhenë t’uaj mbë një formë me dëshërimet’ e-parë, që kishitë ndë paditjet t’uaj. 15 Po sikundrë është shënjt ay që u thirri juve, kështu edhe ju bëhi shënjtorë mbë gjithë të-sjellatë t’uaj; 16 Sepse është shkruarë, “Bëhishënjtorë, sepse unë jam shënjt.”
17 Edhe ndë quani Atë atë që gjykon pa mbajtur’ anë pas punës’ së gjithësicilit, shkoni me frikë kohën’ e të-ndënjurit t’uaj ndë këtë dhe të-huaj që rrini; 18 Dyke diturë se nuk’ uçpërblyetë nga jeta juaj e-kotë që u kanë lënë juve atëritë me gjërëra që prishenë, si me ergjënt a me ar, 19 Po me gjakun’ e-paçëmuarë të Krishtit, posi një qëngji pa palavi e pa të-shgjërryerë; 20 I-cili qe urdhëruarë përpara se të ngrihetë bota, e uçfaq ndë kohërat të fundit për ju, 21 Që me anë t’ati i besoni Perëndisë që e ngjalli atë prej së-vdekurish, edhe i dha ati lavdi, që besa juaj edhe shpresa të jetë mbë Perëndinë.
22 Si të qëroni pra shpirtëratë t’uaj me të-binduritë t’uaj ndë të-vërtetët me anë të Frymësë, për një dashuri vëllazërie e pa dy faqe, të doni fort njëri tjatërinë prej zëmëre së-kthjellëtë; 23 Sepse jeni lindurë përsëri jo prej fare që prishetë, po prej fare që s’prishetë, me anë të fjalës’ së Perëndisë që rron e që mbetetë (për gjithë jetënë). 24 Sepse “çdo mish është posi bar, edhe çdo lavdi njeriu posi lule bari; utha bari, edhe lulja e ati ra; 25 Po fjal’ e Zotit mbetetë për gjithë jetënë.” Edhe këjo është fjala që uungjillëzua mbë ju.
1 Si të hithni tej pra çdo ligësi e çdo kobim, e ipokrisira, e cmire, e çdo të-përfolura, 2 Posi foshnja lindurë rishtazi, të dëshëroni qymështin’ e thjeshtë të shpirtit, që të rriteni me anë t’ati; 3 Sepse e keni ngjëruarë “se Zoti ësht’ i-mirë”
4 Mbë të-cilinë dyke ardhurë posi mbë gur të-gjallë, të-hedhurë tej nga njerëzitë, po të-sgjedhurë nga Perëndia e të-nderçim, 5 Edhe ju, posi gurë të-gjallë, ndërtohi mbë shtëpi shpirtërie, priftërie të-shënjtëruarë, që të bini kurbanë shpirtërie, të-pëlqyershim te Perëndia me anë të Jisu Krishtit. 6 Përandaj edhe është shkruarë ndë shkronjet, “Na tek vë ndë Sion një gur krye çipi, të-sgjedhurë, të-nderçim; edhe ay që i beson ati nukë dotë turpëronetë.” 7 Mbë ju pra që besoni është nderi vetë; po mbë të-pabinduritë, “guri që hothnë tej ata që ndërtoninë”, ky ubë krye çipi edhe “gur pëngese, edhe gur skandhalie;” 8 Të-cilëtë pengonenë ndë fjalët, sepse nukë bindenë; për të-cilënë gjë edhe ishinë ndarë. 9 Po ju jeni “gjindje e-sgjedhurë, priftëri mbretërie, komp i-shënjtëruarë,” llaus që fitoj Perëndia, që të rrëfeni mirësit’ e ati, që u thirri juve nga errësira ndë dritët të ti të-çudiçime; 10 Ju, të-cilëtë njëherë nuk’ ishitë llaus, po tashti jeni llaus i Perëndisë; ju që njëherë nuk’ ishitë të-përdëllyerë, po tashti upërdëllyetë.
11 O të-dashurë, u lutem juve si të-huaj e të-ardhurë që jeni, të hiqni dorë nga dëshërimet’ e mishit, të-cilëtë janë ndë luftë kundrë shpirtit; 12 Të keni të-sjellatë t’uaj të-mira ndër mest të kombevet, që, tek u përflasënë juvë për keqbërës, kur të shohënë punëratë t’uaj të-mira, të lavduronjënë prej atyre Perëndinë ndë ditët të të-ardhurit.
13 Unjni pra kryetë çdo urdhëri prej njeriu, për Zotinë; 14 Kaqë mbretit, se qëndron mbë lart nga gjithë, sa edhe qivernitarëvet, si të-dërguarë prej ati për të marrë çpagim nga ata që bënjënë keq, e për të lëvduarë ata që bënjënë mirë. 15 Sepse kështu është dashurimi i Perëndisë, që dyke bërë mirë t’i mbyllni gojënë padituris’ së njerësvet të-marrë; 16 Si të-lirë, e jo si njerës që kanë lirinë për mbylesë të ligësisë, po si shërbëtorë të Perëndisë. 17 Nderoni të-gjithë; doni vëllazërinë; kini frikë Perëndisë; nderoni mbretinë.
18 Ju shërbëtorëtë, unjni kryetë zotërinjvet t’uaj me çdo frikë, jo vetëmë të-mirëvet e të-butëvet, po edhe të-shtrëmbërvet; 19 Sepse këjo është hir, të duronjë njeriu hidhërime për ndërgjegjenë mbë Perëndinë, dyke pësuarë pa udhë.
20 Sepse ç’fare lavdie është, ndë durofshi, kur të rriheni për faje? po ndë durofshi dyke bërë mirë e dyke hequrë keq, këjo është hir përanë Perëndisë. 21 Sepse për këtë uthërritë, sepse edhe Krishti pësoj për ju, e u la juve një shëmbëllesë, që të ecëni pas gjurmëvet t’ati; 22 I-cili “nukë bëri faj, as ugjënt kobim ndë gojët t’ati.” 23 I-cili kur përqeshej nukë përqeshte, kur pësonte nukë frikësonte, po epte vetëhen’ e ti ndë dorët t’ati që gjykon me të-drejtë; 24 I-cili vetë mbajti fajetë t’anë ndë trupt të ti mbi drut, që si të vdesëmë ndë fajet, të rrojmë ndë drejtëri; “me plagën’ e ati ushëruatë.” 25 Sepse ishitë, “si dhën të-aratisura;” po tashti ukthyetë te Bariu edhe tek Episkopi i shpirtëravet t’uaj.
1 Gjithashtu edhe ju gratë, unjni kryetë buravet t’uaj, që, edhe ndë mos ubinçinë ca veta ndë fjalët, të fitonenë pa fjalë nga të-sjellat’ e gravet, 2 Si të shohënë të-sjellatë t’uaj të-thjeshta e me frikë. 3 Të-cilavet stolia letë mos jetë e-përjashtëshme, ajo e te-gërshetuarit të flokëvet e të të-varurit të stolivet të-arta, a të të-veshturit të rrobavet, 4 Po njeriu i-fshehurë i zëmërësë, stolisurë me paprishjen’ e frymës’ së-butë edhe së-qetë, e-cila përpara Perëndisë është shum’ e-vëjyerë. 5 Sepse kështu njëherë edhe grat’ e-shënjtëruara, ato që shpreninë mbë Perëndinë, stolisninë vetëhen’ e tyre, dyke unjurë kryetë burravet të tyre; 6 Sikundrë Sarra bindeshe te Avraami, dyke quajturë atë zot; bija të së-cilësë jeni ju, kur bëni mirë edhe s’frikësohi as nga ndonjë frikë.
7 Ju burratë, gjithashtu, rrini bashkë me gratë t’uaj me urtësi, syke dhënë nder kombit të gruasë si ene më së-dobëtë, edhe si bashkëtrashëgimtarëve të hirit të jetësë, që të mos pengonenë të-faluratë t’uaj.
8 Edhe më ndë funtt, bëhi të-gjithë mbë një mëndje, të-dhëmçurë, vëlla-dashës, të-përdëllyersim, zëmër-ëmbëlë; 9 Mos çpaguani të-keq për të-keq, a të-sharë per të-sharë; po përkundrazi, dyke bekuarë; sepse për këtë uthërrittë, që të trashëgoni bekim; 10 “Sepse kush do të dojë jetë, edhe të shohë dit të-bardha, letë pushonjë gjuhën’ e ti nga e-keqia, edhe buzët’ e tia nga të-foluritë kobim. 11 Letë mërgonetë nga e-liga, edhe letë bënjë mirë: letë kërkonjë paqtim, edhe let’a ndjekë atë. 12 Sepse syt’ e Zotit janë mbi të-drejtët, edhe veshët’ e ati mbë lutjen’ e atyreve; po faqeja e Zotit është kundrë atyreve që bënjënë keq.”
13 Edhe kush dot’ u bënjë keq juve, ndë i rafshi prapa së-mirësë? 14 Po edhe ndë heqçi keq për drejtërinë, të-lumurë jeni, “edhe nga frik’ e atyreve mos kini frikë, as mos trubulloji.” 15 Po “shënjtëroni Zotinë, Perëndinë,” ndë zëmërat t’uaj; edhe ini gati përherë të epni fjalë me butësirë e me frikë sicilitdo që të kërkonjë prej lush fjalë për shpresënë që është ndër ju; 16 Dyke pasurë ndërgjegje të-mirë, që, ndonëse flasënë keq për ju posi për keqbërës, të turpëronen’ ata që përflasënë të-sjellatë t’uaj të-mira mbë Jisu Krishtinë. 17 Sepse është më mirë të hiqni keq dyke bërë mirë, ndë është kështu dashurimi i Perëndisë, se syke bërë keq.
18 Sepse edhe Krishti një herë pësoj për fajetë, i-drejti për të-shtrëmbëritë, që të na bjerë te Perëndia, dyke vdekurë pas mishit, po dyke ungjallurë me anë të Frymësë; 19 Me anë të së-cilësë vate e lëçiti edhe te frymatë që ishinë ndë burkt, 20 Të-cilatë nuk’ ubintnë njëherë moti, kur i priste njëherë zëmër’ e-gjerë e Perëndisë, ndë ditt të Nohësë, tek ndërtonej arka, ndë të-cilët të-pakë (do-me-thënë tetë) shpirte shpëtuanë me anë të ujit; 21 Kundrëformë e të-cilit dyke qënë pagëzimi na shpëton edhe neve sot, (jo të-hedhuritë tej të ndyrësis’ së mishit, po dëshmimi i ndërgjegjes’ së-mirë mbë Perëndinë,) me anë të të-ngallurit të Jisu Krishtit; 22 I-cili vate ndë qiellt edh’ është ndë të-djathët të Perëndisë, edhe të-cilit i unjtnë kryetë ëngjëjt’ e pushtetet’ e fuqitë.
1 Passi pësoj pra Krishti ndë misht për ne, armatosuni edhe ju me gjithatë mendim; sepse ay që pësoj ndë misht, pushoj nga faji; 2 Që t’a shkoni jetënë që u mbeteë ndë misht jo më ndë dëshërimet të njerësvet, po ndë dashurimt të Perëndisë. 3 Sepse mjaft është për ne koha e jetësë që shkoj, që punuamë dashurimin’ e kombevet, dyke ecurë ndë ndyrësira, ndë dëshërime, ndë të-dejtura, ndë l0dërti, ndë të-pira, edhe ndë idhullatrira të-paudha; 4 Edhe përandaj u vjen çudi atyreve se nukë ecëni bashkë me ata ndë gjithatë vërshim të plankprishjesë, edhe u shanjënë juve; 5 Të-cilëtë dot’ i apënë fjalë ati që është gati të gjykonenë pas njerësvet ndë misht, e të rronjënë pas Perëndisë ndë frymët.
7 Edhe fundi i të-gjithave uafërua; urtësohi pra, e rrini sgjuarë ndë të-falurat. 8 Edhe përmbi të-gjitha ki-e-ni të-nxehëtë dashurinë ndë mest t’uaj; sepse “dashuria dotë mbulonjë shumicë fajesh. 9 “Ki-e-ni derënë të-hapëtë njëri për tjatërinë, pa murmurim. 10 Gjithësicili sikundrë mori dhurëti, pas kësaj shërbeni-i njëri tjatërit, si kujdestarë të-mirë të hirit shumë farësh të Perëndisë. 11 Ndë flet ndonjë letë flasë fjalë si fjalë Perëndie; ndë shërben ndonjë, letë shërbenjë si prej fuqisë që i ep Perëndia, që mbë të-gjitha të lavduronetë Perëndia me anë të Jisu Krishtit, mbë të-cilinë është lavdia edhe pushteti ndë jetët të jetëvet. Amin.
12 O të-dashurë, mos u vinjë çudi juve për mundimn’ e-keq qe ubë mbë ju për të provuarë juve, sikurse gjau mbë ju ndonjë punë e-çudiçime e-veçantë; 13 Po gëzohi, se jeni pjesëtarë të pësimevet të Krishtit, që të gëzohi dyke ugëzuarë edhe ndë të-sbuluarët të lavdis’ s’ati. 14 Ndë shahi për emërin’ e Krishtit, jeni të-lumurë; sepse Fryma e lavdisë edhe ajo e Perëndisë prëhetë mbë ju; pas atyreve shahetë, po pas jush lavduronetë. 15 Sepse asndonjë prej jush letë mos pësonjë si vrasës, a si vjedhës, a si keqbërës, a si asi që shikon punërat’ e-huaj; 16 Po ndë pësoftë si i-krishterë, letë mos ketë turp, po letë lavduronjë Perëndinë mbë këtë; 17 Sepse arriti koha të misetë gjyqi nga shtëpia e Perëndisë; edhe nde nisetë më përpara nga ne, ç’dotë jetë e-pastjmja e atyreve që s’bindenë ndë ungjillt të Perëndisë? 18 Edhe “ndë i-drejti mezi shpëton, i-pabesi edhe fajtori ku dotë duketë?” 19 Andaj edhe ata që pësonjënë pas dashurimit të Perëndisë, letë besonenë shpirtërat’ e tyre me të punuarë të-mirë ndë dorët t’ati si mbë besëtarinë krietar.
1 U lutem pleqvet që janë ndër ju unë plaku, shoku i atyreve, edhe dëshmimtar i përsimevet të Krishtit, edhe pjesëtar i asaj lavdisë që është për të sbuluarë; 2 Ruani grigjën’ e Perëndisë që është ndër ju, dyke kujdesurë për atë jo me pahir, po dyke dashurë; as për fittim të-lik, po me zëmërë të-gatishime; 3 Jo sikur se jini zotërinj mbi trashëgimn’ e Perëndisë, po dyke bërë vetëhenë t’uaj shëmbëllesë të grigjësë. Edhe kur të çfaqetë kryebariu, dotë merrni kurorën’ e-pafishkurë të lavdisë.
5 Gjithashtu edhe ju më të-rinjtë, unjni kryetë pleqvet; edhe të-gjithë, dyke unjurë kryetë njëri tjatërit, vishni mëndjen’ e-përunjurë; sepse “Perëndia u rri kundrë madhështorëvet, po të-përunjurëvet u ep hir.” 6 Përunjuni pra ndënë dorët të-fortë të Perëndisë, që t’u lartësonjë juve ndë kohët që duhetë, 7 Edhe gjithë kujdesnë t’uaj hidh-e-ni mb’atë, sepse ay kujdesetë për ju.
8 Përmbani vetëhenë, rrini sgjuarë; sepse kundrë-gjyqësi juaj, djalli, posi leon që ulërin, vjen përqark dyke kërkuarë cilinë të përpijë. 9 Të-cilit rrini-i kundrë dyke qëndruarë të-fortë ndë besët, sepse e dini se gjithata pësime bënenë ndër vëllezërit t’uaj që janë ndë botët. 10 Edhe Perëndia i çdo hiri, që na thërriti ndë lavdit të ti të-përjetëshme me anë të Jisu Krishtit, si të pësoni pak, ay u bëftë të-sosurë, u forcoftë, u dhëntë fuqi, u themelostë. 11 Mb’atë qoftë lavdia edhe pushteti ndë jetët të jetëvet. Amin.
12 Me anë të Silluanit, vëllajt besëtar, u shkrova juve me pak fjalë, sikundrë më duketë, dyke lutur’ e dyke dhënë dëshmim, se ky është hiri i-vërtetë i Perëndisë, ky ndë të-cilët qëndroni. 13 U faletë me shëndet juve kisha që është ndë Vavilonë, që ësht’ e-sgjedhurë bashkë me ju, edhe Marku, biri im. 14 Përshëndetni njëri tjatërinë me të-puthurë dashurie.
Paqtim qoftë mbë gjithë ju që jeni mbë Jisu Krishtinë. Amin.