Kapitulli:  1

3 Joanit – Krye 1

1 Unë plaku mbë Gaion’ e-dashurë, të-cilin’ un’ e dua me të-vërtetë.

2 I-dashurë, për të-gjitha lutem të veç mbarë e të jesh shëndoshë, sikundrë vete mbarë shpirti yt. 3 Sepse ugëzuashë shumë, se vinjënë vëllezër edhe dëshmonjënë për të-vërtetënë t’ënde, sikundrë ti ecën ndë të-vërtetët. 4 Nukë kam gëzim më të-math se këtë, të dëgjonj se djemt’ e mi ecënjënë ndë të-vërtetët.

5 I-dashurë, punë të-vëjejturë për besëtar bën, çdo që u bën vëllezërvet e të-huajvet, 6 Të-cilëtë dëshmonjënë për dashurinë t’ënde përpara kishësë; të-cilëtë ndë i përcjellç sikundrë vëjen te Perëndia, mirë dotë bënjç. 7 Sepse për emërin’ e ati duallnë, pa marrë asgjë nga kombetë. 8 Neve pra kemi detyrë të presëmë të-tillëtë njerës, që të bënemi bashkëpunëtorë ndë të-vërtetët.

9 I shkrova kishësë; po Dhiotrefi që do të jetë i-parë ndër ata nukë na pret; 10 Përandaj ndë arthça, dot’i kujtonj punërat’ e ati që bën, dyke folurë me të-tepërë fjalë të-liga kundrë nesh; edhe sikur të mos i ishinë mjaft këto, as vetë nukë pret vëllezëritë, po edhe ata që duanë t’i presënë i ndalon, edhe nga kisha i nxjer jashtë. 11 I-dashurë, mos ki për shëmbëllë të-ligënë, po të-mirënë. Ay që bën mirë, është nga Perëndia; po ay që bën keq, nuk’ e ka parë Perëndinë.

12 Për Dhimitrin’ epetë dëshmim i-mirë nga të-gjithë, edhe nga e-vërteta vetë; edhe neve dëshmojmë, edhe e dini se dëshmimi ynë ësht’ i-vërtetë.

13 Shumë kishnjam për të shkruarë, po nukë dua të të shkruanj me mellan e me pëndë; 14 Po shprenj për-së-çpejti të të shoh, edhe dotë flasëmë gojë për gojë. 15 Paqtimi qoftë mbë ty. të falenë me shëndet miqtë. U fal me shëndet miqvet emërë mbë emërë.