Mesi i Kreshmës (Kryqi i çmuar)

E diela e tretë e Kreshmës së Madhe quhet “Nderimi i Kryqit”. Në vigjiljen e kësaj dite, mbas doksologjisë së madhe, kryhet një procesion kremtor duke e sjellë kryqin në qendër të kishës, i cili qëndron atje gjatë gjithë javës, me një përnderim të posaçëm mbas çdo shërbese. Vlen të përmendet se tema e kryqit që mbizotëron himnet e kësaj të diele nuk përshkruhet me terma të vuajtjes, por të ngadhnjimit dhe gëzimit. Për më tepër, meloditë e të kënduarit të kanonit për këtë të diel janë marrë nga shërbesa pashkale, “Dita e Ngjalljes”, ndërsa kanoni parafrazon atë të Pashkës.

Kuptimi i gjithë kësaj është i qartë. Ndodhemi në mes të kreshmës së madhe. Nga njëra anë, kemi përpjekjen fizike dhe shpirtërore, nëse është serioze dhe e qëndrueshme, e cila fillon të ndihet, teksa barra e saj bëhet më e rëndë dhe lodhja jonë më e dukshme. Kemi nevojë për ndihmë dhe nxitje. Nga ana tjetër, duke duruar këtë lodhje, duke iu ngjitur malit deri në këtë pikë, fillojmë të shohim fundin e udhëtimit tonë të shenjtë, dhe rrezet e Pashkës tek zmadhohen e shtohen.

Agjërimi është vetëkyqëzimi ynë, përvoja jonë, qoftë dhe e kufizuar, e urdhëresës të Krishtit që dëgjohet në ungjillin e së dielës: “Nëse ndokush dëshiron të më vijë pas, duhet të mohojë veten, të marrë kryqin dhe të më ndjekë” (Marku 8:34). Por ne nuk mund ta marrim kryqin tonë dhe të ndjekim Krishtin, nëse nuk kemi Kryqin e Tij, atë që Ai mori vetë për të na shpëtuar. Është pikërisht Kryqi i Tij, jo yni, ai që na shpëton. Është Kryqi i Tij që nuk jep vetëm domethënie, por edhe fuqi për të tjerët. Këtë e mësojmë në sinaksarin e kësaj të diele:

Në këtë ditë, të dielën e tretë të Kreshmës së Madhe, kremtojmë nderimin e Kryqit të çmuar dhe jetëdhënës. Për këtë arsye, përderisa në dyzet ditët e agjërimit ne kryqëzojmë vetveten, në një farë mënyre… dhe bëhemi të hidhur, të dëshpëruar dhe të dështuar, Kryqi jetëdhënës vjen para nesh për shplodhje dhe ripohim, për kujtimin e Pësimit të Zotit dhe për ngushëllim…

Ne jemi si ata që ndjekin një udhë të gjatë dhe të egër, të cilët kur lodhen dhe shohin një pemë të bukur plot gjethe, shtrihen nën hijen e saj dhe pushojnë për pak, dhe pastaj vazhdojnë udhëtimin e tyre disi të ripërtëritur; njësoj edhe sot, në agjërim, udhëtim dhe përpjekje të vështirë, kryqi jetëdhënës u mboll në mesin tonë nga etërit e hirshëm për të na dhënë shplodhje dhe freskim, për të na dhënë krahë dhe zemër që të çojmë ndanë pjesën që na ka mbetur…

Ose, për të dhënë një shembull tjetër, kur vjen mbreti, fillimisht shfaqet flamuri dhe simbolet e tij, pastaj del vetë ai në gëzim dhe hare për fitoren, duke mbushur me gëzim të gjithë sa e ndjekin; njësoj edhe Zoti ynë Jezu Krisht, i cili do të na tregojë së shpejti ngadhnjimin mbi vdekjen, duke u shfaqur tek ne me lavdinë e ditës së Ngjalljes, na dërgon më parë skeptrin e tij, simbolin mbretëror, Kryqin jetëdhënës. Ai, Mbreti vetë, na mbush me gëzim dhe na përgatit të takohemi, për aq sa është e mundur për ne, dhe t’i japim lavdi ngadhnjimit të Tij…

Dhe gjithë kjo ndodh në mes të Kreshmës, e cila është si një burim i hidhur për shkak të lotëve që na shkakton, por edhe për luftën dhe përpjekjet tona të dështuara… por Krishti na ngushëllon sikur të ishim në shkretëtirë, derisa të na marrë e të na çojë në Jerusalemin shpirtëror, me Ngjalljen e Tij… sepse Kryqi quhet Pema e Jetës, pema që u mboll në Parajsë, prandaj dhe etërit e kanë mbjellë atë në mes të Kreshmës së Shenjtë, duke na kujtuar lumturinë e Adamit dhe se si ai u privua prej saj, por duke na kujtuar gjithashtu se duke marrë pjesë në këtë pemë, ne nuk vdesim, por mbahemi gjallë…

Kështu, të shplodhur dhe të përforcuar, nisim pjesën e dytë të Kreshmës…

Alexander Schmemann (Përktheu At Foti Cici)

Marrë nga libri i tij “Great Lent” (Kreshma e madhe), Kreu 4: “Udhëtimi agjërues”.

Postuar në Facebook, 31 mars 2019.

——————————-

The third Sunday of Lent is called “The Veneration of the Cross.” At the Vigil of that day, after the Great Doxology, the Cross is brought in a solemn procession to the center of the church and remains there for the entire week– with a special rite of veneration following each service. It is noteworthy that the theme of the Cross which dominates the hymnology of that Sunday is developed in terms not of suffering but of victory and joy. More than that, the theme-songs (hirmoi) of the Sunday Canon are taken from the Paschal Service– “The Day of the Resurrection”– and the Canon is a paraphrase of the Easter Canon.

The meaning of all this is clear. We are in Mid-Lent. One the one hand, the physical and spiritual effort, if it is serious and consistent, begins to be felt, its burden becomes more burdensome, our fatigue more evident. We need help and encouragement. On the other hand, having endured this fatigue, having climbed the mountain up to this point, we begin to see the end of our pilgrimage, and the rays of Easter grow in their intensity. Lent is our self-crucifixion, our experience, limited as it is, of Christ’s commandment heard in the Gospel lesson of that Sunday: “If any man would come after me, let him deny himself and take up his cross and follow me” (Mark 8:34). But we cannot take up our cross and follow Christ unless we have His Cross which He took up in order to save us. It is His Cross, not ours, that saves us. It is His Cross that gives not only meaning but also power to others. This is explained to us in the synaxarion of the Sunday of the Cross:

On this Sunday, the third Sunday of Lent, we celebrate the veneration of the honorable and Life-Giving Cross, and for this reason: inasmuch as in the forty days of fasting we in a way crucify ourselves…. and become bitter and despondent and failing, the Life-Giving Cross is presented to us for refreshment and assurance, for remembrance of our Lord’s Passion, and for comfort…. We are like those following a long and cruel path, who become tired, see a beautiful tree with many leaves, sit in its shadow and rest for a while and then, as if rejuvenated, continue their journey; likewise today, in the time of fasting and difficult journey and effort, the Life-Giving Cross was planted in our midst by the holy fathers to give us rest and refreshment, to make us light and courageous for the remaining task….

Or, to give another example: when a king is coming, at first his banner and symbols appear, then he himself comes glad and rejoicing about his victory and filling with joy those under him; likewise, our Lord Jesus Christ, who is about to show us His victory over death, and appear to us in the glory of the Resurrection Day, is sending us in advance His scepter, the royal symbol– the Life-Giving Cross– and it fills us with joy and makes us ready to meet, inasmuch as it is possible for us, the King Himself, and to render glory to His victory…. All this in the midst of Lent which is like a bitter source because of its tears, because also of its efforts and despondency…. but Christ comforts us who are as it were in a desert until he shall lead us up to the spiritual Jerusalem by His Resurrection…. for the Cross is called the Tree of Life, it is the tree that was planted in Paradise, and for this reason our fathers have planted it in the midst of Holy Lent, remembering both Adams bliss and how he was deprived of it, remembering also that partaking of this Tree we no longer die but are kept alive….

Thus, refreshed and reassured, we begin the second part of Lent….

Alexander Schmemann

(Excerpt from: GREAT LENT, Chapter 4: The Lenten Journey)