Këthyerë pas Evraishtesë Vietërë Shqip ndë gluhë Toskërishte
prej KONSTANTINIT KRISTOFORIDHIT, ELBASANASIT
Kreu: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34
KREI 1
1 KËTO (janë) fialëtë që i foli Moisiu gjith’ Israilit, mbë-kët’-anë Jordhanit ndë shkretëtirët, ndë fushët kundrej (Detit) Kuq, ndë mest Paranit, e Tofelit, e Llabanit, e Hazerothit, e Dizahabit.
2 Një-mbë-dhietë dit (lark është) nga Horebi, prej udhësë malit Seirit, gjer ndë Kadesh-barni.
3 Edhe të dyzetinë vit, të një-mbë-dhietinë muaj, të parënë (ditë) të mojit, u foli Moisiu të bijet Israilit, për gjithë sa e urdhëroi Zoti për ata;
4 passi vrau Sihonë mbëretin’ e Amorejvet, i cili rrinte ndë Heshbon, edhe Ogunë mbëretin’ e Bashanit, i cili rrij ndë Astaroth ndë Edrei.
5 Mbë-kët-anë Jordhanit, ndë dhe të Moabit, Moisiu zuri të rrëfente këtë nom tuke thënë:
6 Zoti Perëndia ynë na foli ndë Horib, e (na) tha: Kini ndenjurë mjaft ndë këtë mal; 7 kthehi, e mirrni udhënë tuaj, edhe shkoni ndë malt të Amorejvet, edhe ndër
gjith’ ata që rrijën’ aty afërë, ndë fushët, ndë malt, e ndë grykët, e nd’ anë të mes-ditësë, e ndë buzët të detit, ndë dhet të Hanaanitëvet, e të Livanit, gjer ndë lum të math, lumin’ e Efratit.
8 Na unë tek u dhashë juve ndë dorë dhenë përpara sysh tuaj: hyni e pushtoni atë dhenë që u përbetua Zoti atëret tuaj, Avraamit, e Isaakut e Jakovit, t’ua apë atyre, edhe farës’ atyre pas atyre,
9 edhe u thashë juve atëherë: Vetëm’ unë nukë munt t’u mbaj juve.
10 Zoti Perëndia juaj u shumoi juve, edhe na sot tek jeni posi yjet’ e qiellit mbë shumicët.
11 Zoti Perëndia i atëret tuaj u bëftë juve një milë herë më tepërë se sa jeni, edhe u bekoftë juve, sikundrë u foli juve!
12 Qysh munt të mbaj unë vetëmë trubullimnë tuaj, e barrënë tuaj, e kundrëfialëtë tuaja?
13 Merrnë njerës t’urtë e të mënçim, e të njohurë ndë mest të faravet tuaja, edhe do t’i vë të parë ata mbi ju.
14 Edhe m’u përgjeqtë, (e më) thatë: E mir’ është fiala që fole, që t’e bëjmë.
15 Atëherë mora krerët’ e faravet tuaja, burra t’ urtë, e të njohurë, edhe i vura të parë mbi ju, krye-milës, e krye-pesëdhietës, e krye-dhietës, e të parë të faravet tuaja.
16 Edhe urdhërova gjukatësitë tuaj atëherë, e u thashë: Dëgjoni ndë mest të vëllezëret tuaj, edhe gjukoni dëreitë ndë mest të njeriut e të vëllait atij e të huajit atij.
17 Kur gjukoni s’kini për të vështruarë ndër sy njeri; do të gjukoni të vogëlinë, posi të madhinë; s’do të druani faqe njeriu, sepse gjyqi ësht’ i Perëndisë: edhe (ç’do) punë që të jetë shum’ e fështirë te ju, të ma thoni mua, edhe unë do ta dëgjonj.
18 Edhe u urdhërova juve atëherë për gjith’ ato që duhej për të bërë.
19 Edhe si u ngritmë nga Horibi, shkuam ndëpër gjith’ atë shkretëtirë të madhe e të frikëshime, që patë, tuke bër’ udhë nga mali i Amorejvet, sikundrë na urdhëroi Zoti Perëndia ynë, edhe erthmë gjer ndë Kadesh-barni.
20 Edhe u thashë juve: Ejani ndë mal të Amorejvet, që po u ep juve Zoti Perëndia juaj.
21 Na Zoti Perëndia yt tek dha ndë dorë dhenë përpara teje: hip, e pushto, sikundrë të foli Zoti Perëndia i atëret tu; mos druaj, as mos u frikëso.
22 Edhe ju të gjithë erthtë tek unë, e më thatë: Le të dërgojmë njerës përpara nesh, edhe le të na përgjonjënë dhenë, edhe le të na tregonjën’ udhënë që duhetë të ngjitemi ndëpër atë, edhe qytetetë që kemi për të vaturë ndër ato.
23 Edhe më pëlqeu fiala, edhe mora prej jush dy-mbë-dhietë burra, një burr për farë.
24 Edhe u kthyenë e u ngjitnë ndë malt, edhe erthnë gjer ndë shpellët të Eshkollit, edhe e përgjuanë.
25 Edhe muarrë ndër duart të tyre prej pemësh dheut, e na i prunë, edhe na dhanë zë tuke thënë: I mir’ është dheu që po na ep Zoti Perëndia ynë.
26 Po ju nukë deshtë të ngjiteshitë, edhe nuk’ i dëgjuat’ urdhërit Zotit Perëndisë tuaj.
27 Edhe murmuruatë ndër tendat tuaja, tuke thënë: Sepse na mërzitte Zoti, (përandaj) na nxori nga Egjyftëria, që të na epte ndë dorë të Amorejvet, që të humbasëmë?
28 Ku po ngjitemi neve? Vëllezëritë t’anë na frikësuanë zemërënë, tuke thënë: Gjëndëja është më e madhe edhe më e lartë se neve; qytetetë janë të mëdhenj, e të thururë me mur gjer ndë qiell, po kemi par’ atie edhe të bijt’ e Anaqimëvet.
29 Edhe un’ u thashë juve: Mos trembi, as mos kini frikë nga ata;
30 Zoti Perëndia juaj, që shkon përpara jush, ay do të lëftonjë për ju, pas të gjithave sa bëri për ju nd’ Egjyftëri përpara sysh tuaj;
31 edhe ndë shkretëtirët, atie tek pe me ç’ mëndyrë të mbajti Zoti Perëndia yt, sikundrë mba njeriu të birrë, ndëpër gjith’ udhënë që ecët, gjersa erthtë ndë këtë vënt.
32 Po ndë këtë (punë) nuk’ i besuatë Zotit Perëndisë tuaj,
33 që shkonte përpara jush nd’ udhët, që t’u gjinte vënt për të ngulur’ ushtërinë, natënë me zjarr, që t’u dëftonte juve atë udhënë që duhej të ecitë, edhe ditënë me renë.
34 Edhe Zoti dëgjoi zën’ e fialëvet tuaja, edhe u zemërua, e bëri be tuke thënë:
35 Asndonjë nga këta njerës të këtij brezi të keq s’ka për të par’ atë dhen’ e mirë që u përbetuashë t’ua ap atëret tuaj,
36 veçe Kalebi i biri i Jefunehut, ky ka për të par’ atë, edhe këtij kam për t’i dhën’ atë dhenë që shkeli, edhe të bijet atij, sepse ky i vate pas Zotit i tërë.
37 Edhe Zoti u zemërua kundrë meje për ju, e më tha: As ti s’ ke për të hyr’ atie;
38 Jisuj i biri i Naviut që rri përpara teje, ky ka për të hyr’ atie; forcoje atë, sepse ay do t’ja ndanjë me shortë Israilit;
39 edhe djemtë tuaj, që thoshitë se i kanë për të bërë plaçkë, edhe bijtë tuaj, që sot nukë njohënë të mirë a të ligë, ata do të hynjën’ atie, edhe atyre do t’ua ap atë, edhe ata do t’e trashëgonjënë.
40 Po ju kthehi e shkoni ndë shkretëtirët, pas udhësë Detit Kuq.
41 Atëherë u përgjeqtë, e më thatë: I fëlyem Zotit; neve do të ngjitemi e do të lëftojmë pas të gjithave sa na urdhëroi Zoti Perëndia ynë, edhe si ngjeshi gjithë-se-cili armët’ e luftësë, ishitë gati për të ngjiturë ndë malt.
42 Edhe Zoti më tha: Thuaju atyre: Mos ngjiti, as mos lëftoni, sepse unë nukë (jam) ndë mest të juve, që të mos thyhi përpara arëmiqet tuaj.
43 Kështu u fola juve, edhe nukë dëgjuatë, po i qëndruatë kundrë urdhërit Zotit, edhe u ngjittë egrëcuarë ndë malt.
44 Edhe duallë Amorejtë, që rrininë nd’ atë mal, që t’u dilinë përpara juve, edhe u ndoqnë juve, si bën bleta, edhe u ranë juve ndë Seir, gjer ndë Hormah.
45 Atëherë u kthyetë e klatë përpara Zotit, po Zoti nuk’ u dëgjoi juve zënë, as nuk’ u mbajti vesh juve.
46 Edhe mbettë ndë Kadesh shumë dit, sa dit që mbettë.
KREI 2
1 Atëherë u kthyem, e bëm udhë ndë shkretëtirët ndëpër udhët të Detit Kuq, sikundrë më foli Zoti; edhe silleshim përqark malit Seir shumë dit.
2 Edhe Zoti më foli, e më tha:
3 U sualltë mjaft përqark këtij mali, kthehi nga an’ e borësë, edhe urdhëro gjëndëjenë e i thuaj:
4 Do të shkoni ndëpër sinoret të vëllezëret tuaj të bijet Isafit, që rrinë ndë Seir: edhe do t’u kenë frikë;
5 edhe mbani vesh mirë: mos luftoni bashkë me ata: sepse s’u kam për të dhënë juve nga dheu i atyre as sa shkel sholla e këmbësë, sepse ja kam dhënë Isafit malin’ e Seirit për trashëgim.
6 Do të blini të ngrëna nga ata me argjënt, që të hani, po edhe ujë do të blini nga ata me argjënt, që të pini,
7 sepse Zoti Perëndia yt bekoi gjithë punët’ e duaret tua, njeh udhënë tënde ndëpër këtë shkretëtirë të madhe; këta dyzet viet Zoti Perëndia yt ish bashkë me ty, nukë t’u shter gjë.
8 Edhe si shkuam ndëpër vëllezërit t’anë ndër të bijt’ e Isafit, që rrininë ndë Seir, ndëpër udhët të fushësë nga Ellathi, e nga Ezion-gaberi, u kthyem, e shkuam ndëpër udhët të shkretëtirësë Moabit.
9 Edhe Zoti më tha: Mos nga Moabitëtë, as mos bën luftë bashkë me ata, sepse s’të kam për të dhënë nga dheu i atyre për trashëgim, sepse ja kam dhënë Arinë të bijet Llotit për trashëgim;
10 (edhe më përpara rrininë nd’ atë Emimëtë, gjëndëje e madhe edhe e shumë, edhe e gjatë ndë shtat posi Anaqimëtë,
11 që njiheshin’ edhe ata gjigantë, posi Anaqimëtë, po Moabitët’ i kluanin’ Emimë. 12 Edhe ndë Seir rrininë Horimëtë më përpara, po të bijt’ e Isafit i trashëguan’
ata, edhe i shuanë përpara sysh atyre, edhe ndenjnë ndë vënt t’atyre, sikundrë bëri Israili ndë dhet të trashëgimit tij që ua dha Zoti).
13 U ngrittë pra, edhe kapërcyetë përruan’ e Zeredit. Edhe kapërcyem përruan’ e Zeredit.
14 Edhe dit, që bëm udhë nga Kadesh-barni, gjersa kapërcyem përruan’ e Zeredit, ishinë tri-dhiet’ e tetë viet, gjersa u shua gjithë brezi i burravet luftëtarë nga mezi i ushtërisë, sikundrë u përbetua atyre Zoti.
15 Po dor’ e Zotit ish mbi ata, për të prishur’ ata nga mezi i ushtërisë, gjersa s’mbetnë më.
16 Edhe passi s’mbetnë më gjithë burratë luftëtarë, tuke vdekurë nga mezi i gjëndëjesë,
17 Zoti më foli, e më tha:
18 Ti do të kapëtonjç sot Arinë, sinorin’ e Moabit, edhe do t’afronesh kundrej të bijet Ammonit;
19 mos i nga ata, as mos lëftonjç bashkë me ata, sepse s’të kam për të dhënë nga dheu i të bijet Ammonit për trashëgim, se ua dhash’ atë të bijet Llotit për trashëgim, 20 (po ay vënt njihej i Gjigantëvet, Gjigantë rrinin’ atie përpara, edhe Ammonitët’ I kluanin’ ata Zammzumimë:
21 gjëndëj’ e madhe, edhe e shumë, edhe e gjatë (ndë shtat), posi Anaqimëtë; po Zoti i prishi ata përpara sysh atyre, edhe ata i trashëguanë, edhe ndenjnë ndë vënt t’atyre;
22 sikundrë ua bëri të bijet Isafit që (rrininë) ndë Seir, kur prishi Horimëtë përpara sysh atyre, edhe i trashëguan’ ata, edhe ndenjnë ndë vënt t’atyre gjer mbë këtë ditë.
23 Edhe Avimëtë që rrininë ndër fshatra gjer ndë Gazë, Kaftorimëtë, që duallë nga Kaftori; i prishnë ata, edhe ndenjnë ndë vënt t’atyre.)
24 Ngrihi, e ikni, e kapërceni lumin’ e Arnonit; na tek ta dhashë ndë dorë Sihon Amoritnë, mbëretin’ e Heshbonit, edhe dhen’ e atij; zërë ta pushtonjç, edhe lëfto bashkë me atë.
25 Sot do të zë t’u shtie dridhëjenë tënde e frikënë tënde kombavet që janë ndënë gjithë qiellnë, të cilëtë kur të dëgjonjën’ emërinë tënt, do të dridhenë, e do të bienë ndë shtrëngatë për punët tënde.
26 Edhe dërgova të lajmë nga shkretëtira e Qedemothit te Sihoni, mbëreti i Heshbonit, me fialë të paqshime, tuke thënë:
27 Le të shkonj ndëpër dhet t’at, kam për të shkuarë dërejt’ udhësë, nukë do të prirem mbë të diathtë a mbë të mëngjërë;
28 ke për të më shiturë të ngrëna për të ngrënë me argjënt, edhe ke për të më dhënë ujë për të pirë me argjënt; vetëmë kam për të shkuarë me këmbët’ e mia,
29 (sikundrë ma bënë të bijt’ e Isafit që rrinë ndë Seir, edhe Moabitëtë që rrinë ndë Ar,) gjersa të kapërcenj Jordhaninë, nd’ atë dhe që na ep Zoti Perëndia ynë.
30 Edhe Sihoni mbëreti i Heshbonit nukë desh të shkonim ndëpër dhet t’atij, sepse Zoti Perëndia yt i ashpëroi frymënë, edhe i nguroi zemërënë, që ta epte ndë duart të tua, posi këtë ditë.
31 Edhe Zoti më tha: Na tek zura të ap ndë dorë Sihonë edhe dhen’ e atij përpara teje, zërë të pushtojsh, që të trashëgojsh dhen’ e atij.
32 Atëherë na duall përpara Sihoni, ay edhe gjithë gjëndëj’ e atij, për të lëftuarë ndë Jahas.
33 Edhe Zoti Perëndia ynë na e dha ndë dorë atë përpara nesh, edhe vram atë edhe të bijt’ e atij, edhe gjithë gjëndëjen’ e atij.
34 Edhe pushtuam gjithë qytetet’ e atij atë kohë, edhe prishëm ç’do qytet, burrat’ e grat’ e djemtë, nukë lëm të mbesë asgjë.
35 Vetëmë bagëtitë plaçkitëm për vetëhenë t’onë, edhe plaçkat’ e qytetevet që pushtuam.
36 Që nga Aroeri, ndaj buzën’ e lumit Arnonit, edhe që nga qyteti ndaj luminë, edhe gjer ndë Gilead, nukë qe i zoti ndonjë qytet të na qëndronte: Zoti Perëndia ynë na i dha ndë dorë ato të gjitha përpara nesh.
37 Vetëmë ndë dhet të bijet Ammonit nuk’ u afrove, as ndëpër vëndet të lumit Javokut, as (ndëpër) qytetet të malësisë, as (mbë) ndonjë tietërë vënt, që nukë na la Zoti Perëndia ynë.
KREI 3
1 Atëherë u kthyem e u ngjitëm udhësë Bashanit; edhe duall Ogu, mbëreti i Bashanit, të na dilte përpara, ay edhe gjithë gjëndëj’ e atij, për të lëftuarë ndë Edrej.
2 Edhe Zoti më tha: Mos ki frikë nga ay, sepse ta kam dhënë ndë dorë atë, edhe
gjithë gjëndëjen’ e atij, edhe dhen’ e atij; edhe do t’ja bënjç atij, sikundrë ja bëre Sihonit mbëretit Amorejvet, që rrinte ndë Heshbon.
3 Edhe Zoti Perëndia ynë na dha ndë dorë edhe Ogunë mbëretin’ e Bashanit, edhe gjithë gjëndëjen’ e atij; edhe e vram atë, gjersa nuk’ i lam atij të mbetej gjë.
4 Edhe pushtuam gjithë qytetet’ atij atë kohë, edhe nukë mbeti qytet, që nukë muarëm nga ata: gjashtë-dhietë qytete, gjithë dhenë rreth e rrotull’ Argobit, mbëretërin’ e Ogut ndë Bashan.
5 Gjith’ ata qytete ishinë thurë me mure të lartë, me dyer e me lloza, përveç shumë qyteteve të pathurë me mure.
6 Edhe i prishëm ata, sikundrë ja bëm Sihonit mbëretit Heshbonit, tuke prishurë ç’do qytet, burra, e gra, e djem.
7 Edhe plaçkitëm për vetëhenë t’onë gjithë bagëtitë, plaçkat’ e qytetevet.
8 Edhe atë kohë muarëm nga duart’ e të dy mbëretëret Amorejvet dhenë që (është) mbë-kët’-anë Jordhanit, që nga lumi i Arnonit, gjer ndë malt të Hermonit.
9 (Sidonasitë kluanjënë Hermoninë Sirion, edhe Amorejt’ e kluanjënë Shenir)
10 gjithë qytetet’ e fushësë, edhe gjithë Gileadinë, edhe gjithë Bashaninë, gjer ndë Sallçah e ndë Edrej, qytetet’ e mbëretëris’ Ogut ndë Bashan.
11 Sepse vetëm’ Ogu mbëreti i Bashanit kish shpëtuarë nga Gjigantëtë që mbetnë; na shtrati i atij (tek ish), shtrat i hekurtë: a nukë (gjëndet’) ay ndë Rabath të bijet Amonit? Nëntë kut i gjatë, edhe katrë kut i gjërë, pas kutit burrit.
12 Edhe atë dhe që pushtuam nd’ atë kohë, që nga Aroeri, ndaj lumin’ e Arnonit, edhe gjymësën’ e malit Gileadit, edhe qytetet’ e atij, ua dhashë Reubenitëvet e Gaditëvet.
13 Edhe ç’mbeti nga Gileadi, edhe gjithë Bashaninë, mbëretërin’ e Ogut, ja dhashë gjymësësë farësë Manasiut, gjithë dhenë rreth e rrotull’ Argobit, bashkë me gjithë Bashaninë, që kluhej dheu i Gjigantëvet.
14 Jairi i biri i Manasiut muar gjithë vëndinë përqark Argobit gjer ndë sinoret të Geshurit e të Maaçathiut, edhe i kluajti ata pas emërit atij Bashan-havoth-jair, gjer mbë këtë ditë.
15 Edhe i dhashë Gileadinë Maçirit.
16 Edhe Reubinitëvet e Gaditëvet u dhashë që nga Gileadi gjer ndë lum të Arnonit mezin’ e lumit, edhe sinorinë gjer ndë lumt të Jabokut, sinorit të bijet Amonit edhe fushënë,
17 edhe Jordhaninë, edhe sinorinë që nga Çinerethi gjer ndë det të fushësë, ndë det të kripurë, ndënë Ashboth-pisgah nga an’ e të lindurit.
18 Edhe nd’ atë kohë u urdhërova juve, (e) u thashë: Zoti Perëndia juaj u dha juve këtë dhé ta pushtoni; do të shkoni armatisurë përpara sysh t’yt-vëllezëre të bijet Israilit, gjithë burrat’ e fortë, po gratë tuaja e djemtë tuaj, e bagëtitë tuaja,
19 (e di se kini shumë bagëti,) do të mbesënë ndër qytetet tuaj, që u dhashë juve, 20 gjersa t’u apë Zoti të prëjturë vëllezëret tuaj, sikundrë edhe juve, edhe të
pushtonjën’ edhe ata atë dhenë që u dha atyre Zoti Perëndia juaj, përtej Jordhanit; edhe (atëherë) do të këthehi gjithë-se-cili ndë trashëgim të tij, që u dhashë juve.
21 Edhe nd’ atë kohë urdhërova Jisunë, e i thashë: Syt’ e tu panë gjithë sa u bëri Zoti Perëndia juaj këtyre të dy mbëretëre, kështu do t’ua bënjë Zoti gjith’ atyre mbëretërivet, që shkon ndëpër ato;
22 nukë do t’u kini frikë atyre, sepse Zoti Perëndia juaj, ay do të lëftonjë për ju.
23 Edhe iu luç Zotit nd’ atë kohë, e thashë:
24 O Zot Perëndi, ti zure t’i dëftonjç shërbëtorit tënt madhërinë tënde, edhe dorënë tënde të fortënë, sepse cili perëndi është ndë qiellt a ndë dhet që munt të bënjë pas punëvet tua, edhe pas fuqisë s’ate?
25 Të lutem, le të shkonj e le të shoh atë dhen’ e mirë, që është përtej Jordhanit, atë malin’ e mirë, edhe Livaninë.
26 Po Zoti u zemërua kundrë meje për punë tuaj, edhe nukë më dëgjoi; edhe Zoti më tha: Është mjaft për ty, mos më flaç më për këtë.
27 Hip ndë majët të Pisgahut, edhe ngre syt’ e tu nga an’ e të perënduarit, e nga an’ e borësë, e nga an’ e mesditësë, e nga an’ e të lindurit, edhe vështro me syt’ e tu, sepse s’ke për kapërcyerë këtë Jordhaninë;
28 edhe porosit Jisunë, edhe ep-i zemërë atij, edhe forco-je atë, sepse ay do të shkonjë përpara kësaj gjëndëje, edhe ky do t’ua ndanjë atyre me shortë atë dhenë që do të shohç.
29 Edhe rrinim ndë grykët, kundrej Beth-peorit.
KREI 4
1 Tashi pra, pa dëgjo, o Israil, urdhërimet’ e gjyqetë, që do t’u mësonj juve të bëni, që të rroni, e të hyni, e të trashëgoni atë dhenë, që po u ep juve Zoti Perëndia i atëret tuaj.
2 S’keni për të shtuarë nd’ atë fialë që u urdhëronj juve, as s’keni për të hequrë gjë nga ajo, që të ruani ato urdhërimet’ e Zotit Perëndisë tuaj, që u urdhëronj unë juve.
3 Sytë tuaj panë ç’bëri Zoti për punë të Baall-peorit, sepse gjith’ ata njerës që vanë pas Baall-peorit, Zoti Perëndia juaj i shoi nga mezi juaj.
4 Po ju që jeni ngjiturë pas Zotit Perëndisë tuaj, të gjithë po rroni sot.
5 Na unë tek u mësova juve urdhërime e gjyqe, sikundrë më urdhëroi Zoti Perëndia im, të bëni kështu nd’ atë dhé që po hyni, që t’e trashëgoni.
6 Ruani pra edhe bëni (ato) sepse këjo është dituria juaj, edhe urtësia juaj përpara kombavet, të cilëtë do të dëgjonjënë gjithë këto urdhërime, edhe do të thonë: Na gjëndëje e urtë edhe e mënçime është ky komb’ i math.
7 Sepse cili komp (është kaqë) i math, që është Perëndia afër’ atij, posi Zoti Perëndia ynë është ndër të gjitha (kur) thërresëm’ atë?
8 Edhe cili komp (është kaqë) i math, që të ketë urdhërime e gjyqe të dëreitë, posi gjithë ky nom që po vë përpara jush sot?
9 Vetëmë vështro vetëhenë tënde, edhe ruaj shpirtinë tënt, mos haronjç ndonjëherë ato punë që panë syt’ e tu, edhe mos ndahenë ndonjëherë nga zemëra jote, për gjithë dit e jetësë s’ate, po mësojua t’yt-bije, edhe bijet t’yt-bije.
10 (Kujto) atë ditë që qëndrove përpara Zotit Perëndisë tënt ndë Horeb, kur më tha Zoti: Mbëlith-më gjëndëjenë, edhe do t’i bënj ata të dëgjonjënë fialët’ e mia, që të xënë të më kenë frikë gjithë dit sa të rronjënë mbi dhet, edhe të mësonjënë bijt’ e tyre.
11 Edhe ju u afruatë e qëndruatë ndënë malt, edhe mali digjej flakë gjer ndë mest të qiellit, (edhe ish) erësirë, e re, edhe erësir’ e zezë.
12 Edhe Zoti u foli juve ndë mest të zjarrit, ju dëgjuatë zën’ e fialëvet, po nukë patë ndonjë të përgjajturë,
13 vetëmë zënë (dëgjuatë), edhe u çfaqi juve atë dhiatën’ e tij, që u urdhëroi juve të bëni, të dhiet’ urdhërimetë, edhe i shkroi mbi dy rrasa të gurta.
14 Edhe nd’ atë kohë Zoti më urdhëroi t’u mësonj juve urdhërime e gjyqe, që t’i bëni nd’ atë dhe që po hyni për të trashëguar’ atë.
15 Ruani mirë pra shpirtëratë tuaj, (sepse nukë patë ndonjë të përgjajtur’ atë ditë që u foli juve Zoti ndë Horeb nga mezi i zjarrit),
16 mbase mos prishi, e bëni për vetëhenë tuaj idhullë, ikonë ndonjë fytyrë, të përgjajturë mashkulli a femërë, të përgjajturë ndonjë bagëtie që ësht’ mbi dhet,
17 të përgjajturë ndonjë zogu fluturak, që fluturon ndë qiellt,
18 të përgjajturë ndonjë shtërpiri mbi dhet, të përgjajturë ndonjë peshku që (është) ndër ujërat përposhtë dheut;
19 edhe mbase mos ngresh syt’ e tu ndë qiellt, e sheh diellinë, e hënënë, e yjetë, gjith’ ushtërin’ e qiellit, mos gënjehesh e t’u falesh atyre, e të luç ato, të cilatë Zoti Perëndia yt i përndau ndëpër gjithë kombat që janë ndënë gjithë qiellinë;
20 po juve u muar Zoti, e u nxori nga kumina e hekurtë, nga Egjyftëria që të jeni tek ay gjëndëje trashëgimi, gjer mbë këtë ditë.
21 Edhe Zoti u zemërua kundrë meje për punët tuaj, edhe u përbetua të mos hynj nd’ atë dhe të mirë që po të ep Zoti Perëndia yt për trashëgim,
22 po unë vdes ndë këtë dhe; unë nukë kapërcenj Jordhaninë, po ju do t’e kapërceni, e do të trashëgoni atë dhe të mirë.
23 Kini kujdes vetëhesë suaj, mos harroni dhiatën’ e Zotit Perëndisë tuaj që u dha juve, e mos bëni për vetëhenë tuaj idhullë, ikonë ndonjë gjëje, që ka mbodhisurë Zoti Perëndia yt.
24 Sepse Zoti Perëndia yt është zjarr që diek, Perëndi zëlitar.
25 Si të bënjç djem, edhe djem të djemvet, ndë u prishçi, e të bëni idhullë, ikonën’ e ndonjë gjëje, e të punoni të liga përpara Zotit Perëndisë tënt, kaqë sa ta zemëroni atë,
26 thërres qiellin’ edhe dhenë të deshmonjënë kundrë jush, se do të humpni fare nga ay dheu, që kapërceni Jordhaninë për të pushtuar’ atë; nukë do të kini jetë të gjatë nd’ atë, po do të shuhi të tërë.
27 Edhe Zoti do t’u përndanjë juve ndë mest të gjëndëjevet, edhe do të mbeteni të pakë ndë numërit ndër ata kombat që u bie juve Zoti.
28 Edhe atie do të lutni perëndira punë duarsh njerëze, dru e gur, të cilatë nukë shohënë, as nukë gjegjenë, as nukë hanë, as nukë marrën’ erë me hundë.
29 Edhe prej andej do të kërkoni Zonë Perëndinë tuaj, edhe do t’e gjini, edhe do ta gjini kur ta kërkoni me gjithë zemërënë tuaj, e me gjithë shpirtinë tuaj.
30 Kur të gjëndesh ndë shtrëngim, edhe të gjenjënë gjithë këto ndë dit të pastajme, atëherë do të këthenesh te Zoti Perëndia yt, edhe do të dëgjojsh zën’ e atij.
31 Sepse Zoti Perëndia yt (është) Perëndi i dhëmpshim, nukë do të heqë dorë prej teje, as nukë do të shuanjë, as nukë do të harronjë dhiatën’ e atëret tu, që u përbetua atyre.
32 Sepse pyet tashi për ato dit e para, që qënë përpara teje, që atë ditë që bëri Perëndia njerinë mbi dhet, edhe (pyet) që nga njëra an’ e qiellit, gjer mbë tietrët anë të qiellit, ndë është që ka qënë (gjë) posi këjo gjëj’ e madhe, a ndë është gjegjurë posi ajo.
33 A ka gjegjurë (ndonjë) gjëndëje zën’ e Perëndisë të flasë ndë mest të zjarrit, sikundrë qe gjegjurë ti, edhe të ketë rruarë?
34 Apo provoi Perëndia të vinjë e të marë komp për vetëhen’ e tij nga mezi (tietërë) kombi, me provime, e me shenje, e me çudi, e me luftë, e me dorë të fortë, e me krah të ndejturë, edhe me çudi të mëdha, pas gjith’ atyreve sa bëri Zoti Perëndia juaj për ju ndë Egjyftëri përpara syvet tu?
35 Edhe t’u dëftua (këjo) që ta dijsh se Zoti, ay është Perëndia, nuk’ është tietërë përveç atij.
36 Të bëri të dëgjojsh zën’ e tij nga qielli, që të të mësonjë, edhe mbi dhet të dëftoj ty zjarrin’ e tij të madhinë, edhe dëgjove fialët’ e atij nga mezi i zjarrit.
37 Edhe sepse donte atërit’ e tu, përandaj sgjodhi farën’ e atyreve pas atyreve, edhe të nxori përpara atij nga Egjyftëria me fuqin’ tij të pushteçimenë:
38 që të ndiekë përpara teje komba më të mëdhenj e më të fortë se ti, që të të kllasë brenda, e të t’apë dhen’ e atyre për trashëgim, posi sot.
39 Njih-e pra (këtë) ditë, edhe vër-e ndë zëmërët tënde, se Zoti, ay (është) Perëndi, lart ndë qiell, edhe poshtë mbi dhet, nuk’ është tietërë.
40 Edhe ruaj urdhërimet’ e atij e porosit’ e atij që po të urdhëronj unë sot, që të shkojsh dit të mira, ti edhe bijt’ e tu pas teje, edhe që të jesh ditë-gjatë mbi dhet, që të dha për kurdo Zoti Perëndia yt.
41 Atëherë Moisiu ndau tre qytete mbë-kët’-anë Jordhanit nga të lindurit’ e diellit,
42 që të ikënjë atie gjakëtori, ay që të vrasë t’ afërëmin’ e tij pa dashurë, pa i pasurë mëri atij përpara, edhe ndë iktë mbë ndonjërinë nga këta qytete, të rronjë (gjall):
43 Bezerënë ndë shkretëtirët, ndë dhet të sheshtë të Reubenitëvet, edhe Remothënë ndë Gilead të Gaditëvet, edhe Golanënë ndë Bashan të Manasitëvet.
44 Edhe ky është nomi që vuri Moisiu përpara të bijet Israilit:
45 këta janë deshmimetë, e urdhërimetë, e gjyqetë, që u foli Moisiu të bijet Israilit, si duallë nga Egjyftëria,
46 mbë-kët’-anë Jordhanit, ndë grykët kundrej Beth-peorit, ndë dhet të Sihonit mbëretit Amorejvet, i cili rrinte ndë Heshebon, të cilin’ e vrau Moisiu edhe të bijt’ e Israilit, si duallë nga Egjyftëria.
47 Edhe pushtuanë vëndin’ e atij edhe dhen’ e Ogut mbëretit Bashanit, dy mbëretërë të Amorejvet të cilët’ ishinë mbë-kët’-anë Jordhanit mbë të lindurit të diellit,
48 që nga Aroera, (që është) ndë buzët të lumit Arnonit, gjer ndë malt të Sionit, i cili është Hermoni,
49 edhe gjithë fushënë mbë-kët’-anë Jordhanit mb’ anë të lindurit, gjer ndë det të fushësë, (që është) përposht’ Asdhothpisgahësë.
KREI 5
1 Edhe Moisiu thërriti gjith’ Israilinë, edhe u tha atyre: Pa dëgjo, o Israil, urdhërimet’ e gjyqetë që po u flas unë juve sot ndër veshë, që t’i xini, edhe të kini kujdes t’i bëni.
2 Zoti Perëndia ynë bëri dhiatë me ne ndë Horeb.
3 Këtë dhiatë nuk’ e bëri Zoti me atërit t’anë, po me ne, me ne të gjithë që (jemi) të gjallë këtu sot.
4 Zoti foli me ne sy ndër sy ndë malt nga mezi i zjarrit,
5 (edhe unë rrinjam nd’ atë kohë ndë mest të Zotit e juve, që t’u dëftonjam fialën’ e Zotit, sepse ishitë frikësuarë nga pun’ e zjarrit, edhe nuk’ u ngjitët ndë malt,) edhe tha:
6 Unë (jam) Zoti Perëndia yt, që të kam nxierrë nga dheu i Misirit, nga shtëpia e shërbesësë.
7 Mos kesh të tierë perëndira, veç meje.
8 Mos bëjsh për vetëhenë tënde idhullë, (as) të shëmbëllyerë ndonjë gjëje (që është) lart ndë qiell, a (që është) poshtë ndë dhet, a (që është) ndër ujërat përposhtë dheut;
9 mos u falesh, as t’u lutesh, sepse unë Zoti Perëndia yt jam Perëndi zëlitar, që u paguanj djemet falet’ e atërëvet, gjer mbë të tretin’ edhe të katrëtinë bres
10 atyreve që më mërzitnjënë; edhe u bënj përdëllim milërave brezash, atyreve që më duanë, edhe ruanjënë porosit’ e mia.
11 Mos marrsh emërin’ e Zotit Perëndisë tënt mbë të kotë, sepse Zoti nukë do të nxierrë pa fal atë që merr emërin’ e atij mbë të kotë.
12 Ruaj ditën’ e savvatësë, për të shënjtëruar’ atë, sikundrë të urdhëroi Zoti Perëndia yt;
13 gjashtë dit puno, edhe bën gjithë punët’ e tua,
14 po e shtata ditë (është) savvat’ e Zotit Perëndisë tënt; (nd’ atë ditë) mos bëjsh asndonjë punë, as ti, as yt-bir, as jot-bilë, as shërbëtori yt, as shërbëtoreja jote, as kau yt, as gomari yt, as ndonjë nga bagëtia jote, as i huaji yt, që është përbrënda dyeret tua, që të prëhetë shërbëtori yt edhe shërbëtoreja jote, posi ti.
15 Edhe kujto, se ke qënë shërbëtuar ndë dhet të Misirit, edhe Zoti Perëndia yt të nxori andej me dorë të fortë e me krah të ndejturë, përandaj Zoti Perëndia yt të urdhëroi të ruajsh ditën’ e savvatësë.
16 Ndero t’ët-atë e t’ët-ëmë, sikundrë t’urdhëroi Zoti Perëndia yt, që të bënesh jetë-gjatë e ditë-bardhë mbi dhet, që të ep Zoti Perëndia yt.
17 Mos vraç.
18 As mos kurvërojsh.
19 As mos viethç.
20 As mos bëjsh deshmi të rreme kundrë të afërmit tënt.
21 As mos dëshërojsh gruan’ e të afërmit tënt, as mos dëshërojsh shtëpin’ e të afërmit tënt, as arën’ e atij, as shërbëtorin’ e atij, as shërbëtoren’ e atij, as kan’ e atij, as gomarin’ e atij, as gjithë ç’ (ësht’) e të afërmit tënt.
22 Këto fialë i foli Zoti gjithë përmbëledhëjesë s’uaj ndë malt, nga mezi i zjarrit, e i resë, e errësirësë dëndurë, me zë të math; edhe (tietërë gjë) nukë shtoi, edhe i shkroi ato mbi dy rrasa të gurta, edhe m’i dha mua.
23 Edhe si dëgjuatë zënë nga mezi i errësirësë, (edhe mali digjej prej zjarrit,) atëherë erthtë tek unë, gjithë të parët’ e faravet tuaja, edhe pleqtë tuaj,
24 edhe thoshitë: Na Zoti Perëndia ynë tek na dëftoi lavdin’ e tij, edhe madhërin’ e tij, edhe dëgjuam zën’ e atij nga mezi i zjarrit, këtë ditë pam se Zoti folëka bashkë me njerinë, edhe (njeriu) rruaka;
25 tashi pra përse të vdesëmë? Sepse do të na diegë ky zjarr i math, ndë dëgjofshim neve edhe më zën’ e Zotit Perëndisë t’ënë, do të vdesëmë.
26 Sepse cili (është) nga gjithë të përmorçimitë, që dëgjoi zën’ e Perëndisë gjallë tuke folë nga mezi i zjarrit, posi neve, edhe rroi?
27 Afronu ti, edhe gjegju gjithë sa tha Zoti Perëndia ynë, edhe ti thuaj-na sa të të thotë Zoti Perëndia ynë, edhe neve do të gjegjemi, edhe do t’i bëjmë.
28 Edhe Zoti dëgjoi zën’ e fialëvet tuaja, kur fliste me mua, edhe Zoti më tha: Dëgjova zën’ e fialëvet kësaj gjëndëje, që të folnë ty; thanë mirë gjithë sa folnë.
29 Makar të kishin’ ata të tillë zëmërë, që të më kishinë frikë, e të ruaninë përherë gjith’ urdhërimet’ e mi, që t’ishinë ditë-bardhë gjithë jetënë, ata edhe djemt’ e atyreve.
30 Shko e thuaj-u atyre: Kthehi ndër tëndat tuaja.
31 Po ti qëndro aty bashkë me mua, edhe do të të them gjithë porositë, e urdhërimetë, e gjyqetë, që do t’u mësonjç atyre, për të bërë nd’ atë dhe që u ap atyre për trashëgim.
32 Do të mbani vesh pra e do të bëni, sikundrë u urdhëroi juve Zoti Perëndia juaj: nukë do të priri mbë të diathtë, a mbë të mëngjërë.
33 Do t’ecëni ndër gjith’ ato udhët që u urdhëroi juve Zoti Perëndia juaj, që të rroni, e të jeni ditë-bardhë e ditë-gjatë nd’ atë dhe që do të trashëgoni.
KREI 6
1 Edhe këto (janë) porositë, e urdhërimetë, e gjyqetë që urdhëroi Zoti Perëndia juaj, t’u mësonj juve, për të bërë nd’ atë dhe që hyni për të trashëguar’ atë,
2 që t’i kesh frikë Zotit Perëndisë tënt, që të ruajsh gjith’ urdhërimet’ e atij, e porosit’ e atij, që po të urdhëronj unë, ti edhe yt-bir, edhe i biri i t’yt-bir, gjithë dit e jetësë s’ate, që të bënesh ditë-gjatë.
3 Dëgjo pra, o Israil, edhe mba vesh t’i bëjsh, që të jesh ditë-bardhë, edhe të shumonesh fort, sikundrë t’u zotua Zoti Perëndia i atëret tu, nd’ atë dhe që rrieth klumësht e mjaltë.
4 Pa dëgjo, o Israil: Zoti Perëndia ynë është një Zot.
5 Edhe të duash Zonë Perëndinë tënt me gjithë zemërënë tënde, e me gjithë shpirtinë tënt, e me gjithë fuqinë tënde.
6 Edhe këto fialë që po t’urdhëronj unë sot, do të jenë ndë zëmërët tënde;
7 edhe do t’ua mësonjç me kujdes djemvet tu, edhe do të flaç për ato kur të rish ndë shtëpit tënde, e kur të ecënjç mb’ udhë, e kur të biesh të flesh, e kur të sgjonesh.
8 Edhe do t’i apsh ato për shenjë mbi dorët tënde, edhe do të jetë përpara sysh tu posi një kafshë varë mbë ballt.
9 Edhe do t’i shkruajsh ato mbi shtyllat të shtëpisë s’ate, e mbi dyert të tua.
10 Edhe Zoti Perëndia yt kur të bierë ty nd’ atë dhe që u përbetua atëret tu, Avraamit, e Isaakut, e Jakovit, që t’apë ty qytete të mëdhenj e të mirë, që nuk’ i ke ndërtuarë,
11 edhe shtëpi plot me gjithë të miratë, që nuk’ i ke mbushurë, edhe pusa të hapurë, që nuk’ i ke hapurë, vëreshtë e ullishta, që nuk’ i ke vënë, si të hash e të nginjesh,
12 ki mëntë, mos harrojsh ndonjëherë Zotinë që të nxori nga dheu i Egjyftërisë, nga shtëpia e shërbesësë.
13 T’i kesh frikë Zotit Perëndisë tënt, edhe t’i lutesh atij, edhe të përbetonesh mb’ emërit t’atij.
14 Mos shkoni prapa perëndive të tierë, nga perëndit’ e kombavet që u qerthëllonjënë juve,
15 (sepse Zoti Perëndia yt është Perëndi zëlitar ndë mest t’at) që të mos dhizetë zëmërimi i Zotit Perëndisë tënt kundrë teje, e të të shuanjë nga faqeja e dheut.
16 Mos ngitni Zonë Perëndinë tuaj, sikundrë e ngatë ndë Massah.
17 Të ruani me kujdes porosit’ e Zotit Perëndisë tuaj, e deshmimet’ e atij, e urdhërimet’ e atij, që të urdhëroi ty.
18 Edhe të bënjç të dëreitën’ e të mirënë përpara Zotit, që të jesh ditë-bardhë, e të hynjç, e të trashëgonjç atë dhen’ e mirë, që u përbetua Zoti atëret tu,
19 që të dëbonjë gjith’ arëmiqt’ e tu përpara teje, sikundrë foli Zoti.
20 Kur të të pyesë yt-bir motinë që vien, e të thotë: Ç’ janë deshmimetë, e urdhërimetë, e gjyqetë, që u urdhëroi juve Zoti Perëndia ynë?
21 Atëherë i ke për të thënë t’yt-bir: Ishim shërbëtorët’ e Faraonit ndë Egjyftëri, edhe Zoti na nxori nga Egjyftëria me dorë të fortë;
22 edhe Zoti na dëfteu shenje e çudi, të mëdha e të fështira, ndë Egjyftëri, mbi Faraonë, edhe mbi të gjithë shtëpin’ e atij, përpara syvet t’anë.
23 Edhe na nxori andej, që të na shtierë, e të na apë atë dhenë që u përbetua atëret t’anë.
24 Edhe Zoti na urdhëroi të bëjmë gjithë këto urdhërime, t’i kemi frikë Zotit Perëndisë t’ënë, që të jemi ditë-bardhë përherë, që t’u ruanjë juve të gjallë, posi ditën’ e sotme.
25 Edhe do të jetë dëreitëri ndër ju, ndë paçim mënt të bëjmë gjithë këto porosi përpara Zotit Perëndisë t’ënë, sikundrë na urdhëroi.
KREI 7
1 Kur të të bierë Zoti Perëndia yt nd’ atë dhe që vete për të trashëguar’ atë, edhe të dëbonjë shumë komba përpara teje, Hititëtë, e Gjirgashitëtë, e Amorejtë, e Hanaanitëtë, e Perizitëtë, e Hivitëtë, e Jebusitëtë, shtatë komba më të mëdhenj e më të fortë se ti,
2 edhe Zoti Perëndia yt kur t’i apë ndë dorë ata përpara teje, do t’i vraç ata, do t’i shuajsh ata fare; s’ke për të lidhë fialë me ata, as s’ke për t’u dëftyerë përdëllim atyre,
3 as s’ke për të bërë krushqi bashkë me ata; t’ët-bilë s’ja ke për të dhënë të birit atij, as të bilën’ e atij s’e ke për të marrë për t’ët-bir,
4 sepse do të kobonjënë t’ët-bij prej meje, edhe do të lutnjënë të tierë perëndira, edhe do dhizetë zëmërimi i Zotit kundrë jush, edhe sa-kaqë-herë do të të shuanjë.
5 Po kështu t’ua bëni atyre: të rrëzoni tempujt’ e atyre, edhe të thyeni idhullat’ e atyreve, edhe të pritni pyejet e atyreve, edhe të diqni ndë zjarr idhullat’ e atyre të gëdhënduratë,
6 sepse ti je gjëndëje e shënjtëruarë te Zoti Perëndia yt, Zoti Perëndia yt të sgjodhi që të jesh tek ay gjëndëje e sgjedhurë, se gjithë gjëndëjetë mbi faqet të dheut.
7 Zoti nuk’ u pëlqeu juve, as nuk’ u sgjodhi juve, sepse jeni më të shumë se gjithë kombatë, sepse ju jeni më të pakë se gjithë kombatë,
8 po sepse u deshi Zoti, edhe që të ruanjë benë që u përbetua atëret tuaj, Zoti u nxori juve me dorë të fortë, edhe u shpërbleu juve nga shtëpia e shërbesësë, nga dora e Faraonit, mbëretit Egjyftërisë.
9 Ta dish pra, se Zoti Perëndia yt, ay (është) Perëndi, Perëndia besëtari, që u ruan dhiatënë edhe përdëllimnë atyreve që e duanë edhe ruanjënë porosit’ e atij, për një milë breza,
10 edhe ua shpaguan ndër sy atyre që e mërzitnjënë, që t’i shuanjë ata, nukë do t’ja mënonjë ati që e mërzit atë, do t’ja shpaguanjë atij ndër sy.
11 Ruaj pra porositë, e urdhërimetë, e gjyqetë, që po të urdhëronj unë sot të bënjç ato.
12 Edhe ndë dëgjofshi këta gjyqe, e t’i ruani, e t’i bëni, Zoti Perëndia yt do të ruanjë për ty dhiatën’ edhe përdëllimnë që u përbetua atëret tu;
13 edhe do të të dojë, e do të të bekonjë, e do të të shumonjë, e do të bekonjë pemën’ e barkut tënt, edhe pemën’ e dheut tënt, grurëtë t’at, e verënë tënde, e valtë t’at, tufat’ e lopëvet tua, e tufat’ e dhenet tua, nd’ atë dhe që u përbetua atëret tu për të dhënë ty.
14 Do të jesh i bekuarë përmbi gjithë kombat, nukë do të jetë mashkull’ e femërë që s’piell te ti, a te bagëtit’ e tua.
15 Edhe Zoti do të heqë prej teje ç’do sëmundëje, edhe nukë do të lëshonjë mbi ty asndonjë nga sëmundëjet’ e këqia të Egjyftërisë që di ti, po do t’i lëshonjë ato mbi gjith’ ata që të mërzitnjënë ty.
16 Edhe do të shuajsh gjith’ ata komba që do të t’ap ndë dorë Zoti Perëndia yt; syri yt nukë do të dhëmbetë për ata, as s’ke për të luturë perëndirat’ e atyreve, sepse këjo (do të jetë) dhokan për ty.
17 Ndë thënç ndë zëmërët tënde: Këta komba janë më shumë se unë, qysh munt t’i dëbonj ata?
18 Mos u kesh frikë atyre, kujtonu mirë ç’i bëri Faraonit edhe gjith’ Egjyftërisë Zoti Perëndia yt:
19 ato të ngarat’ e mëdha që panë syt’ e tu, e shenjetë, e çuditë, e dorën’ e fortë, e krahun’ e ndejturë, me të cilatë të nxori Zoti Perëndia yt, kështu do t’ua bënjë Zoti Perëndia yt gjith’ atyre kombavet që u ke frikë atyre ti.
20 Po Zoti Perëndia yt do t’u lëshonjë atyre edhe grerëzatë, gjersa të shuhenë sa kanë mbeturë edhe janë fshehurë nga syt’ e tu.
21 Të mos trembesh nga syt’ e atyreve, sepse Zoti Perëndia, yt (është) ndë mest teje, Perëndi i math edhe i frikëshim.
22 Edhe Zoti Perëndia yt do të shkulë ata komba përpara teje dalë nga dalë; s’ munt t’i shkulç ata sa-kaqë-herash, që të mos shumonenë mbi ty egërsirat’ e fushësë.
23 Edhe Zoti Perëndia yt do t’i apë ndë dorë përpara sysh tu, edhe do t’i prishnjë ata me prishnje të madhe, gjersa të shuhenë.
24 Edhe do të t’apë ndë dorë mbëretërit’ e atyreve, edhe do të shuajsh emërin’ e atyreve përposhtë qiellit, asndonjë s’do të muntnjë të qëndronjë përpara teje, gjersa t’i shuajsh ata.
25 Të dieksh ndë zjarr të gëdhëndurat’ e perëndivet atyre; mos dëshërojsh argjëndinë a arinë që është mbi ato, as mos e març për vetëhenë tënde që të mos zihesh ndë dhokan, sepse Zoti Perëndia yt e ka të ndohëtë.
26 Edhe të mos biesh gjë të ndyrë ndë shtëpit tënde, që të mos bënesh kafsh’ e mallëkuarë posi ajo; ta mërzitç atë fare, edhe ta kesh të ndyrë atë fare, sepse është kafsh’ e mallëkuarë.
KREI 8
1 Të kini kujdes të bëni gjith’ ato porositë që po të urdhëronj sot, që të rroni e të shumohi, edhe të hyni e të trashëgoni atë dhenë që u përbetua Zoti atëret tuaj.
2 Edhe të kujtojsh gjith’ atë udhënë që të hoqi Zoti Perëndia yt këta dyzet viet ndë shkretëtirët, për të përunjurë ty, për të provuarë ty, për të njohur’ ato (që ke) ndë zëmërët tënde, ndë qoftë se do të ruajsh porosit’ e atij, apo jo.
3 Edhe të përunji, edhe të bëri të kesh uri, edhe të ushqeu me mannë (që nuk’ e njihnje ti, as atërit’ e tu nuk’ e njihinë), që të të bënte të xinje se njeriu nukë rron vetëmë me bukë, po njeriu rron me gjithë ç’do (fialë) që del nga gola e Zotit.
4 Rrobat e tua nuk’ u vietëruanë siprë teje, as këmba jote nuk’ u ëjt, këta dyzet viet.
5 Ta dijsh pra ndë zemërët tënde, se posi njeriu që mundon të birrë, kështu të mundoi Zoti Perëndia yt.
6 Përandaj të ruajsh porosit’ e Zotit Perëndisë tënt, që të ecëjsh nd’ udhët t’atij, edhe t’i kesh frikë atij.
7 Sepse Zoti Perëndia yt të pruri ndë dhe të mirë, dhé lumrash me ujë, e me gurra e me thellësira, që buronjënë nga grykat’ e nga maletë
8 dhe gruri, e elbi, e vëreshtësh, e fiqsh, e shegësh, dhe ullinjsh e mjaltë;
9 dhe, mbë të cilinë nukë do të hash bukënë me kursim, nukë do të shteretë ndonjë gjë nga ay; dhe, të cilit gurëtë (janë) hequrë, edhe nga malet’ e atij do të nxierrsh rame.
10 Edhe do të hash, e do të nginjesh, e do të bekonjç Zonë Perëndinë tënt mbi atë dhe të mirë që të dha.
11 Ki mëntë mos harrojsh Zonë Perëndinë tënt, të prishç porosit’ e atij, e gjyqet’ e atij, e urdhërimet’ e atij, që po të urdhëronj unë sot,
12 mbase, si të hash e të nginjesh, e të trajtojsh shtëpi të mira, e të rrish,
13 edhe qet’ e tu edhe dhent’ e tua të shtonenë, edhe të shumonet’ argjëndi yt, e ari yt, edhe gjithë sa ke të shtonenë,
14 atëherë mbase lartonetë zëmëra jote, e harron Zonë Perëndinë tënt, që të nxori nga dheu i Egjyftërisë, nga shtëpia e shërbesësë,
15 i cili të hoqi udhënë ndëpër atë shkretëtirë të madhe edhe të frikëshime, tek ishinë gjarpinj të flakëtë, e sfurqe, e thatësirë tek nukë (kish) ujë, i cili të dha ujë nga guri i ashpërë,
16 i cili të ushqeu me mannë ndë shkretëtirët, që nuk’ e njihinë atërit’ e tu, për të përunjurë ty, e për të provuarë ty, që të të bënjë mirë më ndë funt,
17 edhe të thuash ndë zëmërët tënde: Fuqia ime, edhe pushteti i dorësë s’ime më fituanë këtë gjë.
18 Po të kujtojsh Zonë Perëndinë tënt, sepse ay (është) që të ep fuqi të fitojsh gjë, që të forconjë dhiatën’ e tij që u u përbetua atëret tu, sikundrë është këtë ditë.
19 Po ndë harrofsh Zonë Perëndinë tënt, e të veç prapa të tierëve perëndirave, e t’i luç ata, e t’u falesh atyre,
20 thërres për deshmi ndër ju sot, se do të shuhi fare, posi ata kombatë që shoi Zoti përpara jush; kështu do të shuhi, sepse nuk’ i dëgjuatë zërit Zotit Perëndisë tuaj.
KREI 9
1 Pa dëgjo, o Israil: Ti po kapërcen Jordhaninë sot, që të hynjç të trashëgojsh komba më të mëdhenj e më të fortë se ti, qytete të mëdhenj, e të thurë me mur gjer ndë qiell,
2 gjëndëje të madhe e të gjatë (ndë shtat), të bijt’ e Anakimëvet, që i njeh, e i ke dëgjuarë. Cili munt të qëndronjë përpara të bijet Anakut?
3 Ta dish pra sot, se Zoti Perëndia yt ësht’ ay që shkon përpara teje; (është) zjarr që përvëlon, ay do të shuanjë ata, edhe do të prishnjë ata përpara teje, edhe do të dëbonjç ata, edhe shpejt do të prishç ata, sikundrë të tha Zoti.
4 Zoti Perëndia yt si të dëbonjë ata përpara teje, mos thuash ndë zëmërët tënde: Për dëreitërinë t’ime më shtiu Zoti të trashëgonj këtë dhé, po për pabesërin’ e këtyre kombave Zoti Perëndia yt i dëbon ata përpara teje.
5 Jo për dëreitërinë tënde, as për të dëreitën’ e zëmrësë s’ate, hyn të trashëgojsh dhen’ e atyreve, po për pabesërin’ e këtyre kombave po i dëbon ata përpara sysh tu, Zoti Perëndia yt, edhe që të forconjë atë fialënë që u u përbetua Zoti atëret tu, Avraamit, e Isaakut, e Jakovit.
6 Ta dish pra se Zoti Perëndia yt nukë po të ep këtë dhe të mirë ta trashëgojsh, për dëreitërinë tënde, sepse je gjëndëje krye-trashë.
7 Kujtonu, mos harrojsh, sa e zëmërove Zonë Perëndinë tënt ndë shkretëtirët, që atë ditë që dualltë nga dhe i Egjyftërisë, gjersa harritë ndë këtë vënt, ngritët krye kundrë Zotit.
8 Edhe ndë Horeb zëmëruatë Zonë, edhe Zoti u zëmërua kundrë jush që t’u shuante,
9 kur u ngjita ndë malt të mirnjam rrasat’ e gurta, rrasat’ e dhiatësë që bëri Zoti me ju. Atëherë mbeç ndë malt dyzet dit e dyzet net, nukë hëngra bukë, as nukë piva ujë;
10 edhe Zoti më dha të dy rrasat’ e gurta, shkruarë me gjishtin’ e Perëndisë, edhe mbi ato ishinë shkruarë gjith’ ato fialëtë që u foli Zoti juve ndë malt nga mezi i zjarrit ndë ditët të përmbëledhëjesë.
11 Edhe ndë funt të dyzet ditvet e të dyzet netvet, Zoti më dha të dy rrasat’ e gurta, rrasat’ e dhiatësë.
12 Edhe Zoti më tha: Ngreu, e sbrit shpejt së këtejmi, sepse gjëndëja jote që nxore nga Egjyftëria fëleu, u prornë shpejt nga udha që i urdhërova ata, bënë për vetëhen’ e tyre idhullë të derdhurë.
13 Edhe Zoti më foli e më tha: Pashë këtë gjëndëje edhe na tek është gjëndëje krye-trashë;
14 lërë-më t’i humbas ata, edhe të shuanj emërin’ e atyreve përposhtë qiellit, edhe të kam për të bërë komp më të fortë e më të math se këta.
15 Edhe u kthyesh’ e sbrita nga mali, (edhe mali po digjej prej zjarrit,) edhe kishjem të dy rrasat’ e dhiatësë ndër të dy duart’ e mia,
16 edhe pashë, edhe na tek kishitë fëlyerë kundrë Zotit Perëndisë tuaj, e kishitë bërë për vetëhenë tuaj viç të derdhurë, ishitë pierrë shpejt nga udha që u urdhëroi juve Zoti;
17 edhe rroka të dy rrasatë, e i hodha nga të dy duart’ e mia, edhe i theva përpara syvet tuaj.
18 Edhe rrashë përpara Zotit, posi përpara, dyzet dit e dyzet net, nukë hëngra bukë, as nukë piva ujë, nga puna e gjithë falevet tuaj që fëlyetë, e bëtë keq përpara Zotit, kaqë sa ta zëmëroni,
19 sepse u frikësuashë nga mëria e nga zëmërimi që ish zëmëruarë Zoti kundrë jush për të shuarë juve. Po Zoti më dëgjoi edhe këtë herë.
20 Edhe Zoti ish zëmëruarë fort kundrë Aaronit për të shuar’ atë, edhe i u luç edhe për Aaronë nd’ atë kohë.
21 Edhe mora falinë tuaj, viçinë që bëtë, edhe e dogja ndë zjarr, edhe e theva e e hollova gjersa u bë posi pluhur’ i hollë, edhe hodha pluhurin’ e këtij ndë purruat që sbret nga mali.
22 Edhe ndë Taberah, e ndë Massah, e ndë Qibroth-hattaavah zemëruatë Zonë.
23 Edhe Zoti kur u shpuri juve nga Kadesh-barnia, u tha: Ngjiti, e trashëgoni dhenë që u dhashë juve, atë herë ju ngrittë krye kundrë Zotit Perëndisë tuaj, edhe nuk’ i besuat’ atij, as nuk’ i dëgjuatë zënë.
24 Ngrittë krye kundrë Zotit, që atë ditë që u njoha.
25 Edhe rrashë përpara Zotit dyzet dit e dyzet net, sikundrë pata rënë përpara (herën’ e parë), sepse Zoti tha t’u shuante.
26 Edhe i u luç Zotit, e i thashë: O Zot Perëndi, mos shuaj gjëndëjenë tënde, edhe trashëgimnë tënt, që shpërbleve me anë të madhërisë s’ate, (edhe) e nxore nga Egjyftëria me dorë të fortë,
27 kujto shërbëtorët’ e tu, Avraamnë, e Isaaknë, e Iakovinë, mos vështro ashpërimin’ e kësaj gjëndëje, as pabesërit’ e atyreve, as fialët’ e atyreve,
28 mos thonë njerëzit’ e këtij dheu, që na nxore, sepse Zoti s’munt t’i këlliste ata nd’ atë dhe që u u zotua atyre, edhe i mërzitte ata, i nxori ata që t’i vriste ndë shkretëtirët;
29 po këta janë gjëndëja jote, edhe trashëgimi yt, të cilët’ i nxore me fuqinë tënde të madhenë, edhe me krahunë tënt të ndejturinë.
KREI 10
1 Nd’ atë kohë Zoti më tha: Gëdhënt për vetëhenë tënde dy rrasa të gurta posi të paratë, edhe ngjitu tek unë ndë malt, edhe bën për vetëhenë tënde një arkë të drujtë.
2 Edhe unë do të shkruanj mbi rrasat ato fialëtë që ishinë ndër rrasat të para, që theve, edhe të vësh ato nd’ arkët.
3 Edhe bëra një arkë prej druje shittimi, edhe gëdhënda dy rrasa të gurta posi të paratë, edhe u ngjita ndë malt tuke mbajturë të dy rrasatë ndër duart të mia.
4 Edhe shkroi mbi rrasat, pas shkronjësë parë, të dhietë fialëtë, që u foli juve Zoti ndë malt, nga mezi i zjarrit, ndë ditët të përmbëledhëjesë; edhe Zoti m’i dha ato.
5 Edhe u kthyesh’ e u ula nga mali, edhe vura rrasatë nd’ arkët që bëra, edhe jan’ atie, sikundrë më urdhëroi Zoti.
6 Edhe të bijt’ e Israilit u ngritnë nga Beeroth-bene-jakani ndë Mosera. Atie vdiq Aaroni, edhe atie u kall ndë verr, edhe priftëroi Eleazari i biri ndë vënt t’atij.
7 Së andejmi u ngritmë ndë Gudgodah, edhe nga Gudgodahu ndë Jotbath, ndë dhet të lumravet ujëravet.
8 Nd’ atë kohë Zoti ndau farën’ e Leviut, që të barte arkën’ e dhiatësë Zotit, të rrinte përpara Zotit për të shërbyer’ atij, edhe të bekonte mb’ emërit t’atij, gjer mbë këtë ditë.
9 Përandaj Levitëtë s’ kanë piesë a trashëgim ndër të vëllezërit, Zoti është trashëgimi i atyre, sikundrë Zoti Perëndia yt u zotua atyre.
10 Edhe unë ndenja ndë malt, posi përpara, dyzet dit e dyzet net, edhe Zoti më dëgjoi edhe këtë herë, edhe Zoti nukë deshi të të shuante.
11 Edhe Zoti më tha: Ngreu, e shko udhësë përpara gjëndëjesë, që të hynjën’ e të trashëgonjën’ atë dhenë që u u përbetuash’ atëret t’ua ap.
12 Edhe tashi, o Israil, ç’kërkon Zoti Perëndia yt prej teje, veçe se t’i kesh frikë Zotit Perëndisë tënt, të eçënjç ndër gjith’ udhët t’atij, të duash atë, edhe të luç Zonë Perëndinë tënt me gjithë zëmërënë tënde,
13 edhe me gjithë shpirtinë tënt, të ruajsh porosit’ e Zotit, edhe urdhërimet’ e atij që po të urdhëronj unë sot për të mirënë tënde?
14 Na (tek janë) të Zotit Perëndisë tënt qielli, edhe qielli i qiejevet, dheu, edhe gjithë ç’ janë nd’ atë.
15 Po Zoti sgjodhi atërit’ e tu, për të dashur’ ata, edhe sgjodhi farën’ e atyreve pas atyreve, juve më tepërë se gjithë gjëndëjetë, sikundrë (është) këtë ditë.
16 Rreth-pritni pra lafshën’ e zëmërësë s’uaj, edhe mos ashpëroni më qafënë tuaj.
17 Sepse Zoti Perëndia yt është Perëndia i perëndivet, edhe Zoti i zotërivet, Perëndi i math, i fortë, edhe i frikëshim, që nukë vështron ndër sy as nukë merr dhuratë.
18 Që i bën gjyqinë të varfërit edhe së vesë, edhe do të huajinë, e i ep të ngrënë e të veshura.
19 Doni pra të huajinë, sepse ju keni qënë të huajë ndë dhet të Egjyftërisë.
20 T’i kesh frikë Zotit Perëndisë tënt, atë të luç edhe të jesh ngjiturë pas atij, edhe të përbetonesh mb’ emërit t’ atij.
21 Ay është mburrimi yt, ay është Perëndia yt, i cili bëri për ty këto (punë) të mëdha e të frikëshime, që panë syt’ e tu.
22 Atërit’ e tu sbritnë nd’ Egjyftëri me shtatë-dhietë shpirtë, edhe tashi Zoti Perëndia yt të bëri posi yjet’ e qiellit ndë shumicë.
KREI 11
1 Duaj pra Zonë Perëndinë tënt, edhe ruaj të ruajturat’ e atij, e urdhërimet’ e atij, e gjyqet’ e atij, e porosit’ e atij, gjithë dit.
2 Edhe dineni sot, sepse jo djemtë tuaj, (që nukë njohnë, e nukë panë mundimin’ e Zotit Perëndisë tuaj, madhërit’ e atij, dorën’ e atij të fortënë, edhe krahun’ e atij të ndejturinë,
3 edhe shenjet’ e atij, e punët e atij, sa bëri ndë mest të Egjyftërisë, mbi Faraonë mbëretin’ e Egjyftërisë, edhe mbi gjithë dhen’ e atij,
4 edhe sa i bëri ushtëris’ Egjyftëret, kuajvet atyre, e qerrevet atyre, me ç’mëndyrë bëri ujërat’ e Detit Kuq të mbytin’ ata, kur u ndiqinë juve prapa, edhe Zoti i shoi ata gjer mbë këtë ditë,
5 edhe ç’ u bëri juve ndë shkretëtirët, gjersa të vinitë ndë këtë vënt,
6 edhe ç’i bëri Dathanit e Abiramit të bijet Eliabit të birit Reubenit, qysh hapi dheu golën’ e tij, e përpiu ata, edhe fëmilët’ e atyre, e tendat’ e atyre, e gjithë pasëjen’ e atyre, ndë mest të gjith’ Israilit);
7 po sytë tuaj panë gjithë punët’ e Zotit të mëdhatë, sa bëri.
8 Përandaj të ruani gjithë porositë që po të urdhëronj unë sot, që të forcohi, e të hyni, e të trashëgoni dhenë që po vijni për të trashëguar’ atë;
9 edhe të bëhi ditë-gjatë mb’ atë dhe që u përbetua Zoti atëret tuaj t’ua apë atyre edhe farës’ atyre, dhe që rrieth klumësht e mjaltë.
10 Sepse ay dheu, që hyn nd’ atë për të trashëguar’ atë, nuk’ është posi dheu i Egjyftërisë që dualltë nga ay, që mbillnje farënë tënde, edhe e ujitnje me këmbënë tënde, posi kopësht lakrash,
11 po ay dheu që shkoni nd’ atë për të trashëguar’ atë, (është) dhé malesh e fushash që pi ujë nga shiu i qiellit,
12 edhe që e shikon Zoti kurdo: syt’ e Zotit Perëndisë tënt janë mbi atë, që ndë kryet të vitit e gjer ndë funt të vitit.
13 Edhe ndë dëgjofshi me kujdes porosit’ e mia që po u u urdhëronj unë juve sot, të doni Zotinë Perëndinë tuaj, edhe të lutni atë me gjithë zëmërënë tuaj, e me gjithë shpirtinë tuaj;
14 atëherë do t’i lëshonj shinë dheut tuaj ndë kohët t’ atij, të lashtinë edhe të voninë, që të mbëlethsh grurëtë t’at, e verënë tënde, e valtë t’at;
15 edhe do t’i ap bar fushavet tua për bagëtit e tua, që të hash e të nginjesh.
16 Kini kujdes vetëhesë suaj, mos gënjehetë zëmëra juaj, e dilni jasht’ udhësë, lutni perëndira të tierë, e u fali atyre,
17 e dhizetë zemërimi i Zotit kundrë jush, e mbyll qiellinë të mos bierë shi, edhe dheu të mos bënjë pemët’ e tij, edhe shuhi sa-kaqë-herash nga dheu i mirë që u ep juve Zoti.
18 Të vini pra këto fialët’ e mia ndë zëmërët tuaj, e ndë shpirt tuaj, edhe t’i lithni ato me shenjë mbi dorët tuaj, edhe të jenë posi përpara ballit ndë mest të syvet tuaj,
19 edhe t’ua mësoni djemvet tuaj, tuke folurë për ato, kur të rrish ndë shtëpit tënde, e kur t’ecënjç mb’ udhë, e kur të biesh të flesh, e kur të sgjonesh;
20 edhe t’i shkruajsh ato mbi shtyllat të shtëpisë s’ate, edhe mbi dyerët të tua,
21 që të shumonenë dit tuaja, edhe dit e djemvet tuaj mb’ atë dhe që u u përbetua Zoti atëret tuaj t’ua apë, posi dit’ e qiellit mbi dhet.
22 Sepse ndë ruajçi me kujdes gjithë këto porosi që po u u urdhëronj unë juve, për të bër’ ato, të doni Zonë Perëndinë tuaj, të ecni ndër gjith’ udhët e atij, edhe të ngjiti pas atij,
23 atëherë Zoti do të dëbonjë gjithë këta komba përpara jush, edhe do të trashëgoni komba më të mëdhenj e më të fortë se ju.
24 Gjithë vëndi tek të shkelë gjurma e këmbëvet tuaja, do të jetë juaji, që nga shkretëtira e që nga Livani, që nga lumi, nga lumi i Efratit, e gjer ndë det mb’ anë të perënduarit, do të jetë sinori juaj.
25 Asndonjë nukë do të muntnjë të qëndronjë përpara jush. Zoti Perëndia juaj do të shtierë frikënë tuaj e tristimnë tuaj mbë gjithë faqet t’atij dheut që do të shkelni, sikundrë ua tha juve.
26 Na unë tek po vë sot përpara jush bekim e mallëkim;
27 bekim, ndë dëgjofshi porosit’ e Zotit Perëndisë tuaj, që po u urdhëronj unë juve sot,
28 edhe mallëkim, ndë mos dëgjofshi porosit’ e Zotit Perëndisë tuaj, po të priri nga ajo udha që po u urdhëronj unë juve sot, që të vijni prapa perëndive të tierë që s’i keni diturë.
29 Edhe Zoti Perëndia yt kur të të këllasë nd’ atë dhe që po vete për të trashëguar’ atë, të vesh bekimnë mbi malt të Gerizimit, edhe mallëkimnë mbi malt të Eballit.
30 A nukë (janë) këta përtej Jordhanit, udhësë mb’ anë të perënduarit diellit, ndë dhet të Hanaanitëvet, që rrinë ndë fushët, kundrej Gillgallit, ndaj lisin’ e Morehut?
31 Sepse ju kapërceni Jordhaninë, që të hyni të trashëgoni atë dhenë që po u ep juve Zoti Perëndia juaj,
32 edhe do të trashëgoni atë, e do të rrini nd’ atë. Edhe të kini kujdes të bëni gjith’ urdhërimet’ e gjyqetë, që po u vë unë juve sot përpara sysh.
KREI 12
1 Këta (jan’) urdhërimet’ e gjyqetë, që do të kini kujdes të bëni nd’ atë dhe që po t’ep Zoti Perëndia i atëret tu për të trashëguar’ atë, gjith’ ato dit që të rroni mbi dhet.
2 Të prishni gjith’ ata vënde, atie tek lusinë perëndirat’ e tyre ata kombatë që do të pushtoni, mbi malet e lartë, e mbi kodrat, e përposhtë ç’do druri të ashpërë.
3 Edhe të rrëzoni tempujt’ e atyreve, e të thyeni shtyllat’ e atyreve, e të diqni me zjarr pyjet’ e atyreve, e të copëtoni idhullat’ e perëndivet atyre, edhe të shuani emërat’ atyreve nga ay vënt.
4 Të mos bëni kështu për Zotinë Perëndinë tuaj,
5 po nd’ atë vënt që të sgjethnjë Zoti Perëndia juaj nga gjithë faratë tuaja, që të vër’ emërin’ e tij atie për të ndenjurë,
6 të kërkoni (atë), edhe atie të vini, edhe atie të bini të gjithëdieguratë tuaja, e kurbanetë tuaj, e të dhietatë tuaja, e dhurëtit’ e duaret’ tuaja të ngrituratë lart, e uratatë tuaja, e dhurëtitë tuaja që t’u dojë juve zëmëra, e kërthinjat’ e lopëvet tuaja e të dhenet tuaja;
7 edhe atie të hani përpara Zotit Perëndisë tuaj, e të gëzohi ju, edhe shtëpitë tuaja, mbi sa të viri duartë tuaja, mbë ç’do gjë që të bekoi Zoti Perëndia yt.
8 S’kini për të bërë gjithë sa bëjmë neve sot këtu, ç’i duket’ e pëlqyerë gjithë-se-cilit ndër sy të tij.
9 Sepse edhe s’kini ardhë ndë të prëjturit, e ndë trashëgimt, që po u ep juve Zoti Perëndia juaj.
10 Po kur të kapërceni Jordhaninë, e të rrini nd’ atë dhe që po u ep juve Zoti Perëndia juaj për të trashëguarë, edhe t’u apë juve të prëjturë nga të gjith’ arëmiqt tuaj përqark, kaqë sa të rrini me siguri,
11 atëherë nd’ atë vënt që të sgjethnjë Zoti Perëndia juaj, që të rrijë atie emëri i atij, atie të bini gjithë sa t’u urdhëronj unë juve: të gjithëdieguratë tuaja, kurbanetë tuaj, (e) të dhietatë tuaja, e dhurëtit’ e duaret tuaja të ngrituratë lart, e gjith’ uratatë tuaja të sgjedhuratë, që të uroni Zotinë;
12 edhe të gëzohi përpara Zotit Perëndisë tuaj, ju, edhe bijtë tuaj, e bilatë tuaja, e shërbëtorëtë tuaj, e shërbëtoretë tuaja, edhe Leviti që është përbrënda dyeret tuaja, sepse ay s’ka piesë as trashëgim me ju.
13 Ki kujdes vetëhesë s’ate, të mos biesh të gjithë-diegurënë tënde mbë gjithë-ç’do vënt që të shohç,
14 po mb’ atë vënt që të sgjethnjë Zoti mbë njërënë nga faratë tua, atie të biesh të gjithë-diegurat’ e tua, edhe atie të bëjsh gjithë sa të urdhëronj unë.
15 Po munt të thersh e të hash mish përbrënda gjithë dyeret tua, pas dëshërimit shpirtit tënt, pas bekimit Zotit Perëndisë tënt që të ka dhënë. I paqëruari edhe i qëruari munt të hanë nga ay, posi kapruallë, edhe posi drerinë.
16 Po të mos hani gjakunë: ta derthni atë mbi dhet posi ujë.
17 S’ munt të hash përbrënda dyeret tua të dhietën’ e grurit tënt, a të verësë s’ate, a të valit tënt, a kërthinjat’ e para të lopëvet tua, a të dhënet tua, as ndonjë nga të kushtuarat’ e tua sa të kushtojsh, as dhurëtit’ e tua që t’u dojë juve zëmëra, a dhurëtit’ e duaret tua të ngrituratë lart.
18 Po gjan t’i hash këto përpara Zotit Perëndisë tënt, nd’ atë vënt që të sgjethnjë Zoti Perëndia yt, ti, edhe yt-bir, e jot-bilë, e shërbëtori yt, e shërbëtoreja jote, e Leviti që është përbrënda dyeret tua, edhe të gëzonesh përpara Zotit Perëndisë tënt, mbë sa të vësh dorënë tënde.
19 Vështro mos heqsh dorë nga Leviti, sa kohë të rrojsh mbi dhet tënt.
20 Kur të sgjeronjë sinoret’ e tu Zoti Perëndia yt, sikundrë t’u zotua, e të thuash: Do të ha mish, (sepse dëshëron shpirti im të ha mish,) munt të hash mish, pas gjithë dëshërimit shpirtit tënt.
21 Ndë është lark prej teje ay vëndi që sgjodhi Zoti Perëndia yt për të vënë atie emërin’ e tij, atëherë të thersh nga lopët’ e tua, e nga dhënt’ e tua, që të ka dhënë Zoti, sikundrë u urdhërova unë juve, edhe të hash, përbrënda dyeret tua, pas gjithë dëshërimit shpirtit tënt.
22 Sikundrë hahetë kaprualli e drëri, kështu t’i hash ato; i paqëruari edhe i qëruari të hanë nga ato radhazi.
23 Vetëmë hiq dorë fort së ngrënit gjakut, sepse gjaku është jeta, edhe s’munt të hash jetënë bashkë me mishinë.
24 Të mos e hash atë, ta derthç atë mbi dhet posi ujë.
25 Të mos e hash atë, që të jesh ditë-bardhë, ti edhe djemt’ e tu pas teje, kur të bënjç atë që ësht’ e pëlqyerë ndër sy të Zotit.
26 Vetëmë dhurat’ e tua sa të kesh, edhe kushtimet’ e tu, t’i marrsh, e t’i shtiesh nd’ atë vënt që të sgjedhë Zoti.
27 Edhe të biesh të gjithë-diegurat’ e tua, mishin’ edhe gjakunë, mbi theroret të Zotit Perëndisë tënt, edhe gjaku i kurbanevet tu të derdhetë ndë theroret të Zotit Perëndisë tënt, edhe mishinë ta hash.
28 Mba vesh edhe dëgjo gjithë këto fialë që po t’urdhëronj unë, që të jesh ditë-bardhë, ti, edhe bijt’ e tu pas teje për gjithë jetënë, kur të bënjç të mirën’ edhe të pëlqyerënë ndër sy të Zotit Perëndisë tënt.
29 Zoti Perëndia yt kur të shuanjë kombatë përpara teje, tek vete për të trashëguar’ ata, edhe të trashëgojsh ata, e të rrish ndë dhet t’ atyre,
30 vështro mos zihesh ndë dhokan, e të veç pas atyre, si të shuhenë përpara teje; edhe mos pyeç për perëndirat’ e atyre, e të thuaç: Qysh i lutinë perëndirat’ e atyre këta komba? Kështu të bënj edhe unë.
31 Të mos bëjsh kështu për Zonë Perëndinë tënt, sepse ç’do gjë të ndyrë që mërzit Zoti, u bëninë perëndive tyre, sepse u diegënë ndë zjarr perëndivet tyre edhe bijt’ e atyre e bilat’ e atyre.
32 Gjithë ç’u urdhëronj unë juve, këtë vështroni të bëni: s’ke për të shtuarë nd’ atë, as s’ke për të hequrë nga ajo.
KREI 13
1 Ndë u ngritë ndë mest tënt profit, a (njeri) që njeh ëndërra, edhe të bën shenjë a çudi,
2 edhe të dalë e vërtetë shenja a çudia, që të foli për atë, tuke thënë: Le të vemi prapa perëndirave të tierë që nuk’ i ke diturë, edhe le t’i lusëmë,
3 mos i mbash vesh fialëvet atij profiti, a atij që njeh ëndërra, sepse u provon juve Zoti Perëndia juaj, që ta dijë, ndë doni Zotinë Perëndinë tuaj me gjithë zemërënë tuaj, e me gjithë shpirtinë tuaj.
4 Zotit Perëndisë tuaj i keni për të vaturë pas, edhe atij i kini për të pasurë frikë, edhe kini për të ruajturë porosit’ e atij, edhe kini për të dëgjuarë zën’ e atij, edhe atë keni për të luturë, edhe të ngjiti pas atij.
5 Edhe ay profiti, a ay që njeh ëndërra, të vritetë, sepse tha të ngreni krye kundrë Zotit Perëndisë tuaj, që u nxori nga dheu i Egjyftërisë, edhe u shpërbleu juve nga shtëpia e shërbesësë, që të të nxierrë jasht’ udhësë, që të urdhëroi Zoti Perëndia yt të ecënjç; edhe do të humbaç të keqenë nga mezi yt.
6 Ndë të nguttë fshehurazi yt-vëlla, i biri s’ët-ëmë, a yt-bir, a jot-bilë, a gruaja e gjirit tënt, a miku yt (që është) posi shpirti yt, e të thotë: Le të vemi, e le të lusëmë perëndira të tierë, që s’i ke diturë ti, as atërit’ e tu,
7 (nga perëndirat’ e kombavet, që janë përqark jush, nga të afërmit’ e tu, a nga të largët’ e tu, që nga an’ e dheut, gjer mbë tietrët anë të dheut,)
8 nuk’ i ke për të dëgjuarë, as nuk’ i ke për të mbajturë vesh, as nuk’ e ka për të kursyerë syri yt, as nukë të është për të dhëmburë, as nuk’ e ke për të fshehurë,
9 po ke për të vrar’ atë fare; dora jote do të jet’ e para mbi atë për të vrar’ atë, pastaj dora e gjithë gjëndejesë.
10 Edhe t’e vraç atë me gurë, gjersa të vdesë, sepse deshi të të nxirte jashtë nga udh’ e Zotit Perëndisë tënt, që të nxori nga dheu i Egjyftërisë, nga shtëpia e shërbesësë.
11 Edhe gjith’ Israili kur ta dëgjonjë, do të frikësonetë, edhe nukë do të bënjë më të tillë të keqe ndë mest tënt.
12 Ndë dëgjofsh mbë ndonjë (vënt) nga qytetet’ e tu, që t’ep Zoti Perëndia yt për të ndenjur’ atie, të thonë, (se):
13 Njerës të paudhë duallë nga mezi yt, edhe gënjyenë vëndësit’ e qytetit tyre, e u thanë: Le të vemi, e le të lusëmë perëndira të tierë, që nuk’ i keni diturë,
14 atëherë të vëshgonjç, e të pyeç, e të kërkonjç me kujdes; edhe ndë është puna e vërtetë edhe e plotë, se u bëkej të tillë të ndyrë ndë mest tënt,
15 të vraç me thikë fare vëndësit’ e atij qyteti, të prishç atë me thikë, e gjithë ç’janë nd’ atë, edhe bagëtit’ e atij t’i therç me thikë.
16 Edhe të mbëlethç gjithë plaçkat’ e atij ndë mest të rrugës’ atij, edhe të dieksh me zjarr qytetinë, edhe gjithë plaçkat’ e atij të tëra, për Zotinë Perëndinë tënt; edhe të jetë gërmadhë për gjithë jetënë: s’është për të ndërtuarë më.
17 Edhe të mos të ngjitetë ndë dorët asndonjë gjë e mallëkuarë, që të kthenetë Zoti nga të dhezurit’ e zëmërimit tij, edhe të të dëftonjë përdëllim, e të të dhëmbetë, e të të shtonjë, sikundrë u u përbetua atëret tu,
18 kur t’i dëgjonjç zënë Zotit Perëndisë tënt, e të ruanjç gjithë porosit’ e atij, që po të urdhëronj unë sot, të bëjsh të pëlqyerënë përpara Zotit Perëndisë tënt.
KREI 14
1 Ju jeni të bijt’ e Zotit Perëndisë tuaj: të mos bëni të prera (mbë kurmt tuaj), as të mos bëni kryetë pa lesh ndë mest të syvet tuaj, për ndonjë të vdekurë.
2 Sepse je gjëndëj’ e shënjtëruarë te Zoti Perëndia yt, edhe të ka sgjedhurë Zoti për gjëndeje të sgjedhurë përmbi gjithë gjëndëjet që janë mbi dhet.
3 Të mos hash asndonjë gjë të ndyrë.
4 Këto janë bagëtitë që keni për të ngrënë: kau, deleja, e dhia,
5 drëri, e kaprualli, e bualli, e dhia e egrë, e pygargu, e kau i egrë, e kamillopardhalla.
6 Edhe ç’do katrë-këmbeje që e ka këmbënë të ndarë, edhe thundrënë ndarë dyshë, (edhe) përtypetë ndë mest të katrë-këmbëjevet, të tilla keni për të ngrënë.
7 Po s’keni për të ngrënë këto që përtypenë për së dyti, a sa kanë thundrënë ndarë dyshë: kamillenë, e lepurinë, e lepurin’ e butë, sepse përtypenë për së dyti, po s’kanë thundrënë të ndarë, këto janë të pëgëra te ju;
8 edhe derrinë, sepse ka thundrënë të ndarë dyshë, po nukë përtypetë për së dyti, ësht’ i pëgërë te ju; të mos hani nga mishi i atyre, as të mos i piqni me gisht mishit cofurë t’atyre.
9 Të hani nga gjith’ ato që gjëndenë ndër ujërat: të hani gjithë sa kanë krahë petëza,
10 po të mos hani gjithë sa nukë kanë krahë e petëza: janë të pëgëra te ju.
11 Të hani ç’do shpes të qëruara.
12 Po këto jan’ ato që s’ kini për të ngrënë: shqipeja, e shqipeja me kurris, e shqipej’ e zezë,
13 e shqipeja gjype, e falkoj, e gjypsi pas dorësë tij, 14 e ç’do korp pas dorësë tij,
15 e struthokamilla,
16 e kukumaçeja, e ivi, e sqifteri pas dorësë tij, e huta,
17 e kukumaçej’ e madhe, e qykni, e pelekani, e çafka, e pata ujëze, 18 e lejleku, e erodhiosi pas dorësë tij, e gjeli i egrë, e lakureqësi.
19 Edhe gjithë shtërpinjtë që flutëronjënë janë të pëgërë te ju: të mos hahenë. 20 Të hani ç’do shpes të qëruarë.
21 Të mos hani ndonjë gjë të cofurë, (t’ja apç atë të huajit që është përbrënda dyeret tua, që t’e hajë, a t’ja sheç ndonjë kombi të huajë), sepse je gjëndëje e shënjtëruarë te Zoti Perëndia yt. Mos pieksh keth ndë klumësht të s’ëmësë.
22 Të apsh fare të dhietën’ e gjithë drithit farësë s’ ate, që të bën ara për vit.
23 Edhe të hash përpara Zotit Perëndisë tënt, nd’ atë vënt që të sgjethnjë për të vënë emërin’ e tij atie, të dhietën’ e grurit tënt, e të verësë s’ate, e të valit tënt, edhe kërthinjat’ e para të lopëvet tua, e të dhënet tua, që të xësh t’i kesh frikë Zotit Perëndisë tënt.
24 Edhe ndë ësht’ udha shumë lark prej teje, kaqë sa të mos munç të biesh ato, (a) ndë është lark vëndi prej teje, që ka sgjedhurë Zoti Perëndia yt për të vënë emërin’ e tij atie, kur të bekoi Zoti Perëndia yt,
25 atëherë t’i bënjç argjënt (ato), e të lithç argjëndinë mbi dorënë tënde, e të veç nd’ atë vënt që ka sgjedhurë Zoti Perëndia yt,
26 edhe t’apsh argjëndinë për ç’do kafshë që dëshëron shpirti yt, për qe, a për dhën, a për verë, a për të pira të forta, a për ç’do kafshë që t’i ketë ënda shpirtit tënt; edhe të hash atie përpara Zotit Perëndisë tënt, edhe të gëzonesh, ti, edhe shtëpia jote,
27 edhe Leviti që është përbrënda dyeret tua; të mos heqsh dorë nga ay, sepse s’ka piesë as trashëgim bashkë me ty.
28 Ndë funt të tretit vit, të biesh gjithë të dhietën’ e drithit tënt t’atij viti, edhe ta vësh përbrënda dyeret tua;
29 edhe Leviti, (sepse s’ka piesë as trashëgim bashkë me ty), e i huaji, e i varfëri, e e veja, që (janë) përbrënda dyeret tua, të vinjënë, e të hanë, e të nginjenë, që të të bekonjë Zoti Perëndia yt ndër gjithë punët’ e dorësë s’ate që punon.
KREI 15
1 Ndë funt të shtatit vit të bëjsh ndëlesë.
2 Edhe ky (është) nomi i ndëlesësë: Ç’do hua-dhënës, që t’i ketë dhënë hua të afërëmit tij, t’ja lënjë (atë); të mos e kërkonjë nga i afërëmi i tij, a nga i vëllai i tij, sepse këjo kluhetë ndëles’ e Zotit.
3 Nga i huaji munt ta kërkojsh, po dora jote ja ka për të lënë t’yt-vëlla ç’ka nga të tuatë,
4 që të mos jet’ i vobek ndë mest jush, sepse Zoti do të të bekonjë fort nd’ atë dhe që t’ep Zoti Perëndia yt për trashëgim, që t’e urdhëronjç,
5 vetëmë ndë dëgjofsh me kujdes zën’ e Zotit Perëndisë tënt, që të mbash vesh të bëjsh gjithë porositë që po të urdhëronj unë sot.
6 Sepse Zoti Perëndia do të të bekonjë, sikundrë t’u zotua; edhe do t’u huajsh shumë kombave, po ti nukë do të huahesh; edhe do të mbëretëronjç mbi shumë komba, po mbi ty s’kanë për të mbëretëruarë.
7 Ndë është ndë mest tënt ndonjë i vobek nga t’ët-vëllezër përbrënda dyeret tua, ndë dhet tënt që t’ep Zoti Perëndia yt, të mos ashpërojsh zëmrënë tënde, as të mos mbyllç dorënë tënde nga i vobegu yt-vëlla,
8 po t’i hapsh fare atij dorënë tënde, edhe t’i huajsh fare atij mjaft për nevolën’ e atij, ç’i duhetë.
9 Shiko të mos shkonjë mendim i keq ndë zëmërët tënde, e të thuash: Po afronet’ i shtati vit, viti i ndëlesësë, edhe të diallësonetë syri yt mbi të vobegunë t’ët-vëlla, e të mos i apsh atij, e t’i thërrasë Zotit kundrë teje, e të zihetë ty për fal.
10 Vërtet t’i apsh atij, edhe zemëra jote të mos diallësonetë kur t’i apsh atij, sepse përandaj do të bekonjë Zoti Perëndia yt gjithë punët’ e tua, edhe gjithë ç’të zësh me dorë.
11 Sepse nukë do të mbetetë dheu (yt) pa të vobek, përandaj po të urdhëronj unë, e po të them: Fare të hapsh dorënë tënde te yt-vëlla, te i vobegu yt, edhe te i nevolëshimi yt mbi dhet t’ënt.
12 Ndë u shittë te ti yt-vëlla, Hebre a Hebrejkë, do të të shërbenjë gjashtë viet, edhe të shtatinë vit ta lërojsh atë të shkonjë prej teje.
13 Edhe kur ta lëronjç atë të shkonjë prej teje, të mos e dërgojsh me dorë të thatë:
14 t’i apsh atij nga dhënt’ e tua, e nga lëma jote, e nga liri yt; t’i apsh atij nga ç’do gjë që të ka bekuarë Zoti Perëndia yt.
15 Edhe të kujtojsh se ke qënë shërbëtuar ndë dhet të Egjyftërisë, edhe të shpërbleu Zoti Perëndia yt, përandaj unë po të urdhëronj këtë kafshë sot.
16 Po ndë të thëntë: Nukë dal prej teje, sepse të desha ty edhe shtëpinë tënde, sepse puna po të vete mbarë,
17 atëherë të marsh një shtijëzë, e t’i shpojsh veshinë te dera, edhe ta kesh shërbëtuar për kurdo; edhe shërbëtoresë s’ate po kështu t’ja bënjç.
18 Të mos të vinjë keq kur ta lëronjç atë të shkonjë prej teje, sepse të shërbeu dy herë më tepërë se një shërbëtuar i pajtuarë, gjashtë viet; edhe Zoti Perëndia yt do të bekonjë gjithë ç’të bënjç.
19 Gjithë kërthinjat’ e para që lenjënë meshkuj ndër lopët’ e tua e ndër dhënt e tua do t’ja biesh dhurëti Zotit Perëndisë tënt; mos e vësh mbë punë viçin’ e parë, as mos e qethç qëngjin’ e parë të dhënet tua.
20 Ta hash atë për vit përpara Zotit Perëndisë tënt, nd’ atë vënt që të sgjethnjë Zoti, ti edhe shtëpia jote.
21 Edhe ndë qënt’ i fëlliqurë, a i çalë, a i verbërë, a (të ketë) ndonjë të fëlliqurë të keq, të mos ja bënjç kurban Zotit Perëndisë tënt.
22 Ta hash atë përbrënda dyeret tua, (ta hajë atë) i paqëruari edhe i qëruari radhazi, posi kapruallinë edhe posi drërinë.
23 Po gjaknë të mos ja hani, ta derthni atë mbi dhet posi ujë.
KREI 16
1 Ruaj mojin’ e Abibit, edhe bëni pashkënë Zotit Perëndisë tënt, sepse mojin’ e Abibit të nxori Zoti Perëndia yt nga Egjyftëria natënë.
2 T’i bënjç kurban pra pashkënë Zotit Perëndisë tënt, dele e ka, nd’ atë vënt që të sgjethnjë Zoti për të ndenjur’ atie emëri i tij.
3 Të mos e hash atë me bukë të mbrume; shtatë dit të hash bukë të pambrume me atë, atë bukën’ e shtrëngimit, (sepse dolle me nxitim nga dheu i Egjyftërisë), që të kujtonjç ditën’ e të dalit tënt nga dheu i Egjyftërisë, gjithë dit e jetësë s’ate.
4 Edhe shtatë dit të mos duketë brumë te ti ndër gjithë sinoret’ e tu; edhe nga mishi që bëre kurban ditën’ e parë mbrëmanet, të mos mbetetë gjë-kafshë gjer ndë mëngjes.
5 Nukë munt të bënjç kurban pashkënë as mbë ndonjë vënt nga qytetet’ e tu që t’ ep Zoti Perëndia yt, po nd’ atë vënt që të sgjethnjë Zoti Perëndia yt, që të rrijë atie emëri i tij;
6 të bënjç kurban pashkënë mbrëmanet, mbë të perënduarët të diellit, nd’ atë kohë që dolle nga Egjyftëria.
7 Edhe ta pieksh e ta hash nd’ atë vënt që të sgjethnjë Zoti Perëndia yt: edhe ndë mëngjes të kthenesh e të veç ndë shtëpit tënde.
8 Gjashtë dit të hash bukë të pa mbrume, edhe të shtatënë ditë të jetë përmbëledhëje me shenjë për Zotinë Perëndinë tënt: të mos bënjç punë.
9 Të numëronjç shtatë javë për vetëhenë tënde: zërë të numëronjç të shtatë javëtë, passi të zësh drapërinë ndër të lashtat.
10 Edhe të mbash të kremten’ e javëvet për Zonë Perëndinë tënt, e të apsh dhurëti me dorënë tënde, atë që të dojë zëmëra jote për të prurë, që të të bekonjë Zoti Perëndia yt.
11 Edhe të gëzonesh përpara Zotit Perëndisë tënt, ti, e yt-bir, e jot-bilë, e shërbëtori yt, e shërbëtoreja jote, e Leviti që është përbrënda dyeret tua, e i huaji, e i varfëri, e e veja, që janë ndë mest t’ënt, nd’ atë vënt që të sgjethnjë Zoti Perëndia yt, që të rrijë atie emëri i tij.
12 Edhe të kujtojsh se ke qënë shërbëtuar ndë Egjyftëri, edhe të ruajsh e të bëjsh këto urdhërata.
13 Të mbash të kremten’ e tendë-ngulëjesë shtatë dit, si të mbëlethç grurinë tënt e verënë tënde;
14 edhe të gëzonesh ndë të kremtet tënde, ti e yt-bir, e jot-bilë, e shërbëtori yt, e shërbëtoreja jote, e Leviti, e i huaji, e i varfëri, e e veja, që (janë) përbrënda dyeret tua.
15 Shtatë dit të kremtonjç për Zotinë Perëndinë tënt, nd’ atë vënt që të sgjethnjë Zoti, sepse Zoti Perëndia yt do të bekonjë gjithë drithtë t’at, e gjithë punët’ e duaret tua, edhe do të gëzonesh me të vërtetë.
16 Tri herë ndë vit të duketë ç’do mashkullë që të kesh, përpara Zotit Perëndisë tënt, nd’ atë vënt që të sgjethnjë të kremten’ e të pabrumëjevet, edhe të kremten’ e javëvet, edhe të kremten’ e tendë-ngulëjevet; edhe të mos dukenë përpara Zotit me duar të thata.
17 Gjithë-se-cili të apë pas fuqisë tij, pas bekimit Zotit Perëndisë tënt, që të ka dhënë.
18 Të vësh për vetëhenë tënde gjukatës e krerë ndëpër gjithë qytetet e tu, që t’ep Zoti Perëndia yt pas farash tua; edhe do të gjukonjënë gjëndëjenë me gjyq të dëreitë.
19 Mos bëjsh keq gjyqnë: mos vështrojsh ndër sy, as mos marrsh dhurëti, sepse dhurëtia verbon syt’ e të urtëvet, edhe prish fialët’ e të dërejtëvet.
20 Të veç pas së dëreitësë, fare së dëreitësë, që të rrojsh e të trashëgojsh atë dhenë që t’ep Zoti Perëndia yt.
21 Të mos vesh pyllë për vetëhenë tënde prej ç’do farë drunjsh afërë theroresë Zotit Perëndisë tënt, që ta bëjsh për vetëhenë tënde,
22 as të mos ngrehsh idhullë për vetëhenë tënde, të cilatë mërzit Zoti Perëndia yt.
KREI 17
1 Mos i bëjsh kurban Zotit Perëndisë tënt ka a berr, që të jet’ i fëlliqurë, a të ketë ndonjë të ligë, sepse e ka të ndyrë Zoti Perëndia yt.
2 Ndë u gjëntë ndë mest tënt, a mbë ndonjë vënt nga qytetet’ e tu që t’ep Zoti Perëndia yt, burr a grua që të ketë bërë ndonjë të keqe përpara Zotit Perëndisë tënt, e të ketë prishurë dhiatën’ e atij,
3 edhe të vejë e të lutnjë perëndira të tierë, e t’u falet’ atyre, diellit, a hënësë, a ndonjëje nga ushtëria e qiellit, që s’kam urdhëruarë,
4 edhe t’epetë zë ty, e të dëgjojsh, e të vështrojsh me kujdes, edhe na (tek
qënëka) e vërtetë edhe e plotë këjo kafshë, (se) u punua të këtillë të ndyrë ndë Israil,
5 atëherë të biesh jashtë dyeret tua atë burr a atë grua, që punuanë këtë punë të keqe, burrinë a gruanë, edhe t’i vraç me gurë, edhe kanë për të vdekurë, 6 prej golësë dy deshmitarëve, a tre deshmitarëve, të vritet’ ay që është për të vrarë; prej golësë një deshmitari të mos vritetë.
7 Duart’ e deshmitarëvet të jenë të paratë mbi atë, për të vrarë atë, pastaj duart’ e ç’do gjëndëje. Kështu do të nxierrsh të keqenë nga mezi yt.
8 Ndë qëlloftë ndonjë punë shum’ e fështirë për të gjukuarë, ndë mest të gjakravet, e ndë mest të gjyqevet, e ndë mest të plagëvet, për punë që hahenë përbrënda qytetevet tu, atëherë të ngrihesh e të veç ndë vënt që ka sgjedhë Zoti Perëndia yt,
9 edhe të veç te priftëritë Levitë, edhe te gjykatësi që është ndër ato dit, e të pyeç; edhe ata kanë për të dhënë zë ty për të ndarët’ e gjyqit,
10 edhe ke për të bërë pas fialësë që kanë për të thënë ty nga ay vëndi që ka sgjedhurë Zoti; edhe vështro të bëjsh pas gjithë sa kanë për të porositurë ty.
11 Ke për të bërë pas të ndarit nomit që kanë për të dhënë zë ty, edhe pas gjyqit që kanë për të thënë ty; të mos priresh nga fiala që kanë për të dhënë zë ty, mbë të diathtë a mbë të mëngjërë.
12 Edhe ay njeri që të jetë krye-lartë, e të mos i dëgjonjë priftit që rri t’i shërbenjë atie Zotit Perëndisë tënt, a gjykatësit, ay njeri ka për të vdekurë; edhe të nxierrsh të keqenë nga Israili.
13 Edhe gjithë gjëndëja do të dëgjonjë, e do të frikësonetë, edhe nukë do të madhështonenë më.
14 Si të hynjç nd’ atë dhe që t’ ep Zoti Perëndia yt, e të trashëgonjç atë, e të rrish nd’ atë, edhe të thuash: Do të vë mbëret mbi mua, posi gjithë kombatë që janë rreth e rrotullë meje,
15 me të vërtetë ke për të vënë mbëret mbi ty, atë që të sgjethnjë Zoti Perëndia yt. Të vësh mbëret mbi ty nga t’ët-vëllezër; nukë munt të vësh njeri të huajë mbi ty, që nuk’ (e ke) vëlla.
16 Po të mos shumonjë kuaj për vetëhen’ e tij, as të mos bierë përsëri gjëndëjenë nd’ Egjyftëri, për të shtuarë kuaj, sepse Zoti u tha juve: Të mos kthehi më nd’ atë udhë.
17 As të mos shumonjë gratë për vetëhen’ e tij, që të mos gënjehetë zemëra e atij; as të mos shumonjë fort argjëndin’ e arinë për vetëhen’ e tij.
18 Edhe kur të rrijë mbi fron të mbëretërisë tij, të shkruanjë për vetëhen’ e tij kartën’ e këtij nomi, mbë një vivli, (nga nomi) që është përpara priftëret, Levitëvet.
19 Edhe këtë ta ket’ afërë tij, edhe ta këndonjë gjithë dit e jetësë tij, që të xënjë t’i ketë frikë Zotit Perëndisë tij, të ruanjë gjithë fialët’ e këtij nomi, e këto urdhërata, që t’i bënjë ato,
20 që të mos lartonetë zemëra e atij më lart se të vëllezëritë, edhe të mos priretë nga porositë mbë të diathtë a mbë të mëgjërë, që të bënetë ditë-gjatë ndë mbëretërit të tij, ay edhe të bijtë, ndë mest të Israilit.
KREI 18
1 Priftëritë Levitë, gjithë fara e Leviut, nukë do të kenë piesë as trashëgim bashkë me Israilinë: kanë për të ngrënë dhurëtit’ e Zotit që bënenë prej zjarri, edhe trashëgimin’ e atij.
2 Përandaj nukë do të kenë trashëgim ndë mest të vëllezëret tyre, Zoti është trashëgimi i atyre, sikundrë u tha atyre.
3 Edhe këjo do të jetë paga e priftëret nga gjëndëja që bënjënë kurban, a ka a berr; t’i apënë priftit shpatullënë, edhe nofullatë, edhe plëndësinë.
4 Pemët’ e para të grurit tënt, e të verësë s’ate, e të valit tënt, e leshin’ e parë të dhënet tua, t’ja apsh atij.
5 Sepse atë sgjodhi Zoti Perëndia yt nga gjithë farat’ e tua, që të rrijë përpara, e t’i shërbenjë emërit Zotit, ay edhe të bijt’ e atij për kurdo.
6 Edhe ndë arthtë ndonjë Levit prej ndonjë qyteti së tush, nga ç’do Israil, që rri ndë dhe të huajë, e të vinjë me gjithë mallin’ e shpirtit tij, nd’ atë vënt që të sgjethnjë Zoti,
7 atëherë t’i shërbenjë emërit Zotit Perëndisë tij, posi gjithë Levitëtë të vëllezërit’ e atij, që rrin’ atie përpara Zotit.
8 Të hanë piesatë sinjënjë, përveç asaj që u bie nga të shiturit’ e gjës’ atëret tyre.
9 Si të hynjç nd’ atë dhe që t’ep Zoti Perëndia yt, të mos xësh të bënjç pas të ndyravet atyre kombavet.
10 Të mos gjëndetë te ti (ndonjë njeri), që shkon ndëpër zjarr të birrë a të bilënë, a që shtie shortë, a që njeh që përpara kohëratë, a që shikon të fluturuarëtë,
11 a magjistar, a kënkëtuar, a që flet me djajtë, a që bën çudi, a shortëtar të vdekurish.
12 Sepse gjithë-kush bën këto (ësht’) i ndyrë te Zoti, edhe për punë të këtyre të ndyrave, Zoti Perëndia yt i dëbon ata prej syvet tu.
13 Të jesh i plotë përpara Zotit Perëndisë tënt.
14 Sepse këta komba që do të trashëgojsh, u mbajtnë vesh atyre që njohënë kohëratë që përpara, e shortëtarevet, po Zoti Perëndia yt nukë të la ty (të bëjsh) kështu.
15 Zoti Perëndia yt do të ngrerë një profit nga mezi yt ndër vëllezërit’ e tu, posi unë, t’ i dëgjoni atij;
16 pas gjithë sa kërkove prej Zotit Perëndisë tënt ndë Horeb ndë ditët të përmbëledhëjesë, kur the: Le të mos dëgjonj më zën’ e Zotit Perëndisë t’im, as të mos shoh më këtë zjarr të math, që të mos vdes.
17 Edhe Zoti më tha: Gjithë sa folnë janë të mira.
18 Do t’u ngre atyre një profit nga mezi i të vëllezëret atyre, posi ti, edhe do t’i vë atij ndë golët fialët’ e mia, edhe do t’u flasë atyre gjith’ ato që të urdhëronj unë atë.
19 Edhe ay njeri që të mos u dëgjonjë fialëvet mia, që do të flasë ay mb’ emërit t’im, unë kam për të kërkuarë (këtë) prej atij.
20 Po ay profit që të kuconjë, e të flasë mb’ emërit’ t’im atë fialë që s’e kam urdhëruar’ atë ta flasë, a ay që të flasë mb’ emërit të tierëve perëndirave, ay profit të vritetë.
21 Edhe ndë thënsh ndë zemërët tënde: Qysh do ta njohëm’ atë fialë që nuk’ e ka folë Zoti?
22 Kur të flasë ndonjë profit mb’ emërit të Zotit, edhe të mos dalë fiala, as të mos goditnjë, këjo ësht’ ajo fiala që nuk’ e ka folë Zoti; profiti foli atë me madhështi, të mos kini frikë nga ay.
KREI 19
1 Zoti Perëndia yt si të shuanjë ata kombatë, që t’ep Zoti Perëndia yt dhen’ e atyreve, edhe të trashëgojsh ata, e të rrish ndër qytetet t’atyreve, e ndër shtëpit t’atyreve,
2 të ndajsh tre qytete për vetëhenë tënde ndë mest të dheut tënt, që t’ep Zoti Perëndia yt ta trashëgojsh.
3 Të bëjsh gati udhënë për vetëhenë tënde, edhe të ndajsh trishë sinoret’ e dheut tënt, që t’ep Zoti Perëndia yt ta trashëgojsh, për të ikur’ atie ç’do gjakëtuar.
4 Edhe ky është zakoni për gjakëtorinë, që ikën atie për të rruarë: Kush t’i bierë t’afërmit tij padashurë, të cilinë nuk’ e mërzitte përpara,
5 posi ay që vete bashkë me të afërmin’ e tij ndë pyll për të prerë dru, edhe, kur të siellë dorënë t’i bierë me sopatënë për të prerë drurinë, të dalë hekuri nga druja, e të koditnjë t’afërmin’ e tij, edhe ay të vdesë, ky të ikënjë mbë ndonjërinë nga ata qytete, edhe të rronjë;
6 mbase ndiek ndonjëherë gjakëtorinë shpagë-marrësi i gjakut, kur është dhezë zëmëra e atij, edhe e harrin, (ndë qëntë udha e largë) edhe e vret atë, ndonëse nuk është për të vrarë, sepse nuk’ e merzitte atë më përpara.
7 Përandaj unë po të urdhëronj, e po të them: Të ndajsh tre qytete për vetëhenë tënde.
8 Edhe Zoti Perëndia yt ndë sgjëroftë sinoret’ e tu, sikundrë u u përbetua atëret tu, edhe të t’epë gjith’ atë dhe, që u zotua t’ua apë atëret tu,
9 ndë ruajç gjithë këto porosi, që të bëjsh ato që po të urdhëronj unë sot, të duash Zotinë Perëndinë tënt, edhe të ecënjç përherë ndër udhët t’atij, atëherë të shtojsh për vetëhenë tënde edhe tre qytete ndër ata të tre,
10 që të mos derdhetë gjak i pafal ndë mest të dheut tënt, që t’ep Zoti Perëndia yt për trashëgim, edhe të mbesë gjaku mbi ty.
11 Po ndë i pastë ndonjë mëri të afërmit tij, edhe të përgjonjë atë, e të suletë mbi atë, e t’i bierë atij, e të vdesë, edhe të ikënjë mbë ndonjërinë nga këta qytete,
12 atëherë të dërgonjënë pleqt’ e qytetit atij, e ta marrënë së atejmi, edhe ta apënë ndë dorë të shpagë-marrësit gjakut, që të vritetë.
13 Syri yt mos e kursenjë atë, po të shuajsh nga Israili gjak të pafal, që të jesh ditë-bardhë.
14 Mos luajsh vëndit kufinjt’ e t’afërmit tënt, që kanë vënë atërit’ e tu mbë trashëgimt tënt, që do të trashëgojsh nd’ atë dhe që t’ep Zoti Perëndia yt për të trashëguar’ atë.
15 Një deshmitar (vetëmë) të mos dalë kundrë ndonjë njeriu, për ç’do panomi, a për ç’do fal, ç’fal të ketë fëlyerë; me golë dy deshmitarëve, a me golë tre deshmitarëve të vërtetonetë (ç’do) fialë.
16 Ndë daltë ndonjë deshmitar i rrem kundrë ndonjë njeriu, për të deshmuarë kundrë atij paudhë,
17 atëherë të dy ata njerëzitë që kanë të ndarë shoq me shoq, të qëndronjënë përpara Zotit, përpara priftëret e gjukatëset që janë ndër ato dit,
18 edhe gjukatësitë të shikonjënë shtrënguarë, edhe na, (ndë ësht’) i rrem deshmitari, edhe deshmoi me të rrem kundrë të vëllait tij,
19 atëherë t’i bëni atij, sikundrë mendoi t’i bënte të vëllait tij, edhe të nxierrsh të keqenë nga mezi yt.
20 Edhe të tierëtë do të dëgjonjënë e do të frikësonenë, edhe nukë do të bënjënë paskëtaj të tillë të keqe ndë mest tënt.
21 Edhe syri yt të mos kursenetë: (t’epetë) jetë ndë vënt të jetësë, sy ndë vënt të syrit, dhëmp ndë vënt të dhëmbit, dorë ndë vënt të dorësë, këmbë ndë vënt të këmbësë.
KREI 20
1 Ndë dalç mbë luftë kundrë arëmiqet tu, e të shohç kuaj, e qerre, e gjëndëje më tepërë se ti, mos u kij frikë atyre, sepse Zoti Perëndia yt është bashkë me ty, i cili të ngjiti lart nga dheu i Egjyftërisë.
2 Edhe kur të afrohi ndë luftët, prifti do të qaset’ afërë, e do t’i flasë gjëndëjesë,
3 e do t’u thot’ atyre: Pa dëgjo, o Israil, ju po afrohi sot ndë luftët kundrë arëmiqet tuaj: le të mos frikësonetë zëmëra juaj, mos kini frikë, as mos trembi, as mos tmerohi nga faqeja e atyre,
4 sepse Zoti Perëndia juaj (ësht’) ay që shkon përpara bashkë me ju, që të lëftonjë për ju kundrë arëmiqet tuaj, që t’u shpëtonjë juve.
5 Edhe të parëtë t’i flasënë gjëndëjesë, e t’i thonë: Cili ësht’ ay njeri që ka ndërtuarë shtëpi të re, e s’ka bërë të përtërijturë për atë? Le të ikënjë, e le të kthenetë ndë shtëpit të tij, që mos vritetë ndë luftë, e përtërin atë tietërë njeri.
6 Edhe cili ësht’ ay njeri që ka vënë vështë, edhe nuk’ u gëzua për atë? Le t’ ikënjë, e le të kthenetë ndë shtëpi të tij, mos vritetë ndë luftë, e të gëzonetë për atë tietërë njeri.
7 Edhe cili ësht’ ay njeri që ka zënë grua, edhe nuk’ e ka marrë atë? Le t’ ikënjë, e le të kthenetë ndë shtëpi të tij, mos vritetë ndë luftë, edhe e merr atë tietërë njeri.
8 Edhe të parëtë t’i flasën’ edhe më gjëndëjesë, e t’i thonë: Kush është frikës e i pazëmërë? Le t’ikënjë, e le të kthenetë ndë shtëpi të tij, që të mos u frikësonetë zëmëra të vëllezëret atij, posi zëmëra e atij.
9 Edhe të parëtë si të mbaronjënë së foluri gjëndëjesë, t’u vënë krerë ushtërivet, që të qëndronjënë mbi gjëndëjet.
10 Kur të afronesh ndë qytet për të lëftuarë kundrë atij, atëherë thirr-e atë ndë paqtim;
11 edhe ndë t’u përgjeqtë me paqtim, e të të hapnjë (dyertë), atëherë gjithë gjëndëja që gjëndetë nd’ atë të vihetë ndënë pagë, e të të shërbenjë.
12 Po ndë mos bëftë paqtim me ty, po të të lëftonjë, atëherë ta qerthullonjç atë;
13 edhe Zoti Perëndia yt si të ta apë ndër duart të tua, të vraç gjithë meshkujt’ e atij me thikë;
14 po gratë, e foshnjetë, e bagëtitë, e gjithë sa gjëndenë ndë qytet, gjithë plaçkat’ e atij, t’i marrç për vetëhe; edhe të hash plaçkat’ e arëmiqet tu, sa të dha Zoti Perëndia yt.
15 Kështu të bënjç ndër gjith’ ata qytete që janë shumë lark prej teje, të cilëtë nukë janë prej qytetesh këtyre kombave,
16 po nga qytetet’ e këtyre gjëndëjevet, që t’ep Zoti Perëndia yt për trashëgim, të mos lësh të rronjë asndonjë gjë e gjallë,
17 po t’i shuanjç ata fare, Hittitëtë, e Amorejtë, e Hanaanitëtë, e Perizitëtë, e Hivitëtë, e Jebysitëtë, sikundrë të urdhëroi Zoti Perëndia yt,
18 që të mos u mësonjënë juve të bëni gjith’ ato ndyrësirat’ e atyre, që u bëninë perëndiravet tyre, e të fëleni përpara Zotit Perëndisë tuaj.
19 Kur të qerthullonjç ndonjë qytet shumë dit, e ta lëftonjç për të pushtuar’ atë, të mos prishç drunjt’ e atij, tuke siellë sëpatënë mbi ata, sepse prej atyre munt t’ushqehesh, edhe të mos i preç ata. Sos (është) njeri druri i fushësë, që të dalë kundrë teje ndë qerthullimt të qytetit?
20 Vetëm’ ata drunj që e di se nukë janë drunj të ngrëni, këta t’i prishç e t’i preç, edhe të ndërtojsh mure të thururë kundrë atij qyteti, që lëfton me ty, gjersa t’epetë ndë dorë.
KREI 21
1 Ndë u gjëntë (ndonjë) i vrarë nd’ atë dhe që t’ep Zoti Perëndia yt për të trashëguar’ atë, rënë fushësë, (edhe) të mos dihetë se cili e ka vrarë,
2 atëherë të dalënë pleqt’ e tu, e gjukatësit’ e tu, e të masënë qytetetë rreth e rrotullë të vrarit,
3 edhe nga ay qytet që të jetë më afërë të vrarit, pleqt’ e atij qyteti të marrënë një mushqerë, që të mos jetë vënë ndë punë, as të mos ketë hequrë sgjedhë,
4 edhe pleqt’ e atij qyteti të sbresënë mushqerrënë ndë një të çarë guri të ashpërë, që as nukë laronetë, as nukë mbilletë, edhe atie ndë të çarët të gurit t’i presënë qafënë mushqerrësë.
5 Edhe të afronenë priftëritë, të bijt’ e Leviut (sepse ata sgjodhi Zoti Perëndia yt t’i shërbenjën’ atij, edhe të bekonjënë mb’ emërit të Zotit, edhe ç’do të ndarë e ç’do plagë të gjukonetë pas fialës’ atyre);
6 edhe pleqt’ e atij qyteti që është më afërë të vrarit, të lanjënë duartë mbi mushqerrën’ e therë ndë të çarët të gurit,
7 edhe të përgjegjen’ e të thonë: Duartë t’ona s’e kanë derdhë këtë gjak, as sytë t’anë s’e kanë parë;
8 bënu i përdëllyershim, o Zot, te Israili që shpërbleve, edhe mos hith gjak të pafal mbi gjëndëjene tënde Israilnë.
9 Edhe do t’u falet’ atyre gjaku. Kështu të heqsh nga mezi yt gjakun’ e pafal, kur të bëjsh atë që ësht’ e pëlqyerë ndër sy të Zotit.
10 Kur të dalç të lëftojsh me arëmiqt’ e tu, edhe Zoti Perëndia yt t’i apë ata ndër duart të tua, e të marrç robëra nga ata,
11 e të shohç ndër robërat ndonjë grua të bukurë, e të dëshërojsh për të marrë atë për grua,
12 t’e biesh atë ndë shtëpit tënde, e t’i rruajsh kryetë, e t’i preç thonjtë,
13 e t’i sveç rrobat’ e robërisë që ka mbi atë, e të rrijë ndë shtëpit tënde, e të klanjë t’anë e t’ëmënë një muaj të tërë, pastaj të hyjsh te ajo, e të jesh burri i asaj, edhe ajo të jetë gruaja jote.
14 Edhe ndë kodittë të mos të pëlqenjë, atëherë ta lirojsh atë të shkonjë, edhe të mos e sheç atë me argjënt, të mos e tregëtojsh atë, sepse e përunje.
15 Ndë pastë ndonjë dy gra, njërënë të dashurë e tietrënë të mërziturë, edhe e dashura edhe e mërzitura t’i kenë piellë atij djem, edhe diali i parë të jetë i së mërziturësë,
16 atëherë, atë ditë kur t’u ndanjë gjënë të bijet, s’munt të bënjë për dialë të parë të birrë e të së dashurësë, e të mos e vështronjë me sy të birrë e të së mërziturësë, që është dial’ i parë;
17 po ta dijë të birrë e të së mërziturësë për dialë të parë, edhe t’i apë atij dy piesa nga gjithë ç’i gjëndetë, sepse është kryet’ e fuqis’ atij, paralindëjetë janë të këtij.
18 Ndë pastë ndonjë (njeri) bir krye-trashë e të pabindudrë, që s’i dëgjon zërit t’et, a zërit s’ëmësë, edhe si ta mundojën’ atë, të mos u dëgjonjë atyre,
19 atëherë i ati e e ëma ta zënë, e ta nxierrënë te pleqt’ e qytetit atij, edhe ndë portët të vëndit atij,
20 e t’u thonë pleqet qytetit atij: Ky biri ynë është krye-trashë e i pabindurë, s’na dëgjon zënë: është hamës, e pianec,
21 edhe të gjithë njerëzit’ e qytetit ati t’i siellënë me gurë, e të vritetë. Edhe të heqsh të keqenë nga mezi yt, edhe gjith’ Israili do të dëgjonjë e do të frikësonetë.
22 Edhe ndë pastë bërë ndonjë njeri fal për të vrarë, edhe të dënohetë për vdekëje, e ta varç atë ndë drut,
23 të mos mbesë kurmi i atij gjithë natënë mbi drut, po ta këllaç atë ndë varr atë ditë, (sepse i vierri është mallëkuarë nga Perëndia), që të mos pëganjë dhenë tënt, që t’ep Zoti Perëndia yt për trashëgim.
KREI 22
1 Ndë pash kan’ e t’yt-vëlla, a berrin’ e atij humbur’ udhënë, të mos i lësh ata po t’i këthejsh te yt-vëlla.
2 Edhe yt-vëlla ndë mos (ndenjtë) afërë teje, a ndë mos e diç atë, atëherë t’i biesh brënda ndë shtëpit tënde, edhe t’i kesh bashkë me ty, gjersa t’i kërkonjë yt-vëlla, edhe t’ja apsh atij prap.
3 Kështu të bëjsh edhe për gomarin’ e atij, kështu të bëjsh edhe për rrobën’ e atij, kështu të bëjsh edhe për të gjitha plaçëkat’ e humbura të t’yt-vëlla, sa ka humburë, e i ke gjeturë ti, s’munt t’i lësh (ato).
4 Ndë pash gomarin’ e t’yt-vëlla, a kan’ e atij rënë mb’ udhë, të mos i lësh ata, po t’i ngresh bashkë me atë.
5 Gruaja të mos veshnjë (rroba) burri, as burri të mos vishetë me rroba gruaje, sepse gjith’ ata që bënjënë kështu, janë të ndyrë te Zoti Perëndia yt.
6 Ndë qëlloftë mb’ udhë përpara teje fole shpeze mbi ndonjë dru, a përdhe, me zoq, a me ve, edhe të ketë ndenjur’ e ëma mbi zoqt a mbi vet, të mos marrsh t’ëmënë bashkë me zoqt’ e asaj:
7 të lëshojsh t’ëmënë, po zoqtë t’i marrsh për vetëhenë tënde, që të jesh ditë-bardhë e ditë-gjatë.
8 Kur të ndërtojsh shtëpi të re, të bënjç mure përqark dhomësë s’ate, që të mos bënjç shtëpinë tënde faltore gjaku, ndë raftë ndonjë njeri mbi atë.
9 Të mos mbiellç ndë vështë tënt të tiera fara, që të pëgëhetë bima e asaj farësë që mbolle, edhe pema e vështit.
10 Të mos lëvrojsh dhenë me ka e me gomar bashkë.
11 Të mos veshç rrobë të perzierë bashkë me lesh e me li.
12 Të bënjç për vetëhenë tënde tufëza mbë të katrë cepat’ e rrobësë s’ate, që mbulone me atë.
13 Ndë marrtë ndonjë (njeri) grua, e të hynjë te ajo, e ta mërzitnjë atë,
14 e t’apë shkak të flasënë keq për atë, e t’i nxierrë zën’ e lik, e të thotë: Mora këtë grua, edhe kur hyra te ajo, nuk e gjeç vërgjireshë,
15 atëherë i ati vashëzë edhe e ëma të marrënë vërgjirin’ e vashëzë, e ta bienë jashtë te pleqt’ e qytetit, ndë portët;
16 edhe i ati vashëzë t’u thotë pleqet: I dhashë t’ëme-bilë këtij njeriu për grua, edhe ay e mërzit,
17 edhe na tek dha shkak të flasënë keq (për atë), sepse thoshte: Nukë gjeç t’ët-bilë vërgjireshë, po na vërgjiria e s’ime-bilë. Edhe të sbëlethnjënë rrobënë përpara pleqet qytetit.
18 Edhe pleqt’ e atij qyteti të marrën’ atë njeri, e ta mundonjënë, e t’i bënjënë dëm një qint (shiklla) argjëndi, e t’ja apë t’et vashëzë,
19 sepse i nxori zën’ e lik një vërgjireshe Israilite, edhe ta ketë për grua: nukë munt ta lëshonjë atë gjithë dit e tij.
20 Po ndë është këjo punë e vërtetë, edhe të mos gjëndetë vërgjireshë vajza,
21 atëherë të bienë vashëzënë jashtë derësë shtëpisë t’et, edhe njerëzit’ e qytetit asaj ta vrasënë me gurë atë, edhe të vdesë, sepse bëri marrëzi ndë Israilt, e ndyri me kurvëri shtëpin’ e t’et; edhe ke për të shuarë të keqenë nga mezi yt.
22 Ndë u gjënttë ndonjë njeri rënë me grua të martuarë, atëherë të dy të vritenë, burri që ra bashkë me gruanë, edhe gruaja; edhe ke për të shuarë të keqenë nga Israili.
23 Ndë është vëluarë me burr ndonjë vashëzë vërgjireshe, edhe ta gjenjë atë ndonjë (njeri) ndë qytet, e të bierë bashkë me atë,
24 atëherë t’i nxirni ata të dy ndë portët të qytetit asaj, edhe t’i vritni me gurë, edhe të vdesënë: vashëzënë, sepse nukë thërriti, (kur) ish ndë qytet, edhe njerinë, sepse përunji gruan’ e të afërmit tij; edhe ke për të shuarë të keqenë nga mezi yt.
25 Po ndë gjettë ndonjë (njeri) vashëzën’ e vëluarë nd’ arët, edhe njeriu ta shtrëngonjë atë, e të bierë bashkë me atë, atëherë të vritetë vetëmë njeriu që ra bashkë me atë, edhe vashëzësë të mos i bëjsh gjë;
26 vashëza s’ka bërë fal për vdekeje, sepse posi ndonjë njeri kur suletë mbi t’afërmin e tij edhe e vret,
27 kështu ësht’ edhe këjo punë, sepse e gjeti nd’ arët, vashëza e vëluarë thërriti, po s’kish kush ta shpëtonte.
28 Ndë gjetë ndonjë (njeri) vashëzë vërgjireshë, që të mos jet’ e vëluarë, edhe të zërë atë, e të bierë bashkë me atë, edhe t’i gjënjënë,
29 atëherë njeriu që ra bashkë me atë t’i apë t’et vashëzësë pesë-dhietë (shiklla) argjëndi, edhe atë ta marrë për grua, sepse e përunji, nukë munt ta lëshonjë atë gjithë dit e tij.
30 Të mos marrë ndonjë (njeri) gruan’ e t’et, as të mos sbulonjë këmishën’ e t’et.
KREI 23
1 Kush të ketë mbolet’ e tija të shtypura, a të këputura, mos hynjë ndë përmbëledhëjet të Zotit.
2 Dobiçi të mos hynjë ndë përmbëledhëjet të Zotit; gjer mbë të dhietinë bres të mos hynjë ndë përmbëledhëjet të Zotit.
3 Amonit e Moavit të mos hynjë ndë përmbëledhëjet të Zotit; gjer mbë të dhietinë brezin’ e tyre të mos hynjënë kurrë ndonjëherë ndë përmbëledhëjet të Zotit.
4 Sepse nuk’ u duallë përpara juve me bukë e me ujë mb’ udhë, kur dualltë nga Egjyftëria, edhe sepse pajtuanë kundrë teje Vallaamnë të birin’ e Beorit nga Pethori i Mesopotamisë, që të të mallëkonte.
5 Po Zoti Perëndia yt nuk deshi t’i dëgjonte Vallaamit, po Zoti Perëndia yt ktheu mallëkimnë për bekimnë tënt, sepse Zoti Perëndia yt të deshi.
6 Të mos kërkojsh paqtim nga ata, as të mirën’ e atyre, gjithë dit e tua ndë jetët (të jetëvet).
7 Të mos i kesh të ndohëtë Idhumeut, sepse është yt-vëlla; të mos i kesh të ndohëtë Egjyftit, sepse qe i huajë ndë dhet t’atij.
8 Sa djem të lintnjënë nga ata, të hynjënë ndë përmbëledhëjet të Zotit mbë të tretinë brezin’ e tyre.
9 Kur të dalç me ushtëri mbi arëmiqt e tu, ruhu prej ç’do gjëje të keqeje.
10 Ndë qëntë ndë mest tënt ndonjë njeri që s’ësht’ i këthiellëtë, prej ndonjë të kodituri natënë, të dalë jasht’ ushtërisë, të mos hynjë brënda ndë ushtërit;
11 edhe mbrëmanet të lahetë me ujë, edhe si të perëndonjë dielli, të hynjë brënda ndë ushtërit.
12 Edhe të kesh vënt jasht’ ushtërisë, edhe të dalç jashtë atie;
13 edhe të kesh terplote të vogëlë ndë mest t’armëvet tua; edhe kur të dalsh jashtë, të rëmojsh me atë, edhe të kthenesh e të mbuloish të dalëtë t’at.
14 Sepse Zoti Perëndia yt ecën ndë mest të ushtërisë s’ate, që të të shpëtonjë, e t’apë ndë dorë arëmiqt’ e tu përpara teje, përandaj ushtëria jote të jet’ e shënjtëruarë, që të mos shohë ndonjë ndyrësi te ti, e të kthenetë prej teje.
15 Mos apsh ndë dorë të zot ndonjë shërbëtuar që ka ikurë nga i zoti, (e ka rënë) ndë dorët tënde;
16 të rrijë bashkë me ty, ndë mest tënt nd’ atë vënt që të sgjethnjë ndër dyert e tua, tek t’i pëlqenjë; të mos e shtrëngojsh atë.
17 Të mos jetë ndonjë kurvë nga të bilat’ e Israilit, as të mos jetë ndonjë i shkërdhyerë nga të bijt’ e Israilit.
18 Të mos biesh pagë kurve, as pagesë qëni, ndë shtëpit të Perëndisë tënt, për asndonjë kushtim, sepse të dyja këto janë të ndyra te Zoti Perëndia yt.
19 Të mos i huajsh t’yt-vëlla argjënt me uzure, të ngrëna me uzure, asndonjë gjë që epetë hua me uzure.
20 Të huajit munt t’i huajsh me uzure, po t’yt-vëlla të mos i huajsh me uzure, që të të bekonjë Zoti Perëndia yt ç’do punë që të zësh, mb’ atë dhe që po vete për të trashëguar’ atë.
21 Kur t’i kushtonesh ndonjë kushtim Zotit Perëndisë tënt, të mos munojsh t’ja apsh atë, sepse Zoti Perëndia yt vërtet do t’e kërkonjë atë prej teje, edhe do të kesh fal.
22 Po ndë mos daç të kushtonesh, nukë do të kesh fal.
23 Ç’të dalë prej buzëvet tua, ta ruajsh, edhe ta bëjsh, mb’ atë mëndyrë që iu kushtove Zotit Perëndisë tënt dhurëtinë me zëmrënë tënde, që iu zotove me golënë tënde.
24 Kur të hynjç ndë vëreshtë të afërmit tënt, munt të hash rrush pas andësë s’ate, gjersa të nginjesh, po të mos vësh nd’ enët tënde.
25 Kur të hynjç ndër të lashtat të afërmit tënt, munt të këpuç kallinj me dorënë tënde, po nukë munt të vësh drapër ndër të lashtat t’afërmit tënt.
KREI 24
1 Kur të marrë ndonjë njeri grua, edhe të martonetë, edhe të koditnjë të mos i duket’ e hieshëme ndër syt t’ atij, sepse gjeti tek ajo ndonjë gjë të shëmtuarë, atëherë le t’i shkruanjë asaj kartë ndarëje, edhe le t’ja apë ndë dorë, edhe le ta dëbonjë nga shtëpia e tij.
2 Edhe ajo si të ikënjë nga shtëpia e atij, munt të venjë e të martonetë me tietërë burr.
3 Edhe ndë e mërzittë atë i dyti burr, e t’i shkruanjë asaj kartë ndarëje, e t’ja apë ndë dorë, edhe ta dëbonjë atë nga shtëpia e tij, a ndë vdektë burri i dytë, që e pat marrë për grua,
4 i pari burri i asaj që e pat lëshuarë s’munt ta marrë atë prap për grua, passi u pëgë, sepse ësht’ e ndyrë përpara Zotit; edhe të mos biesh fal mb’ atë dhe, që po t’ep Zoti Perëndia yt për të trashëguarë.
5 Ndë pastë marrë grua ndonjë njeri rishtazi, të mos dalë ndë luftë, edhe të mos i ngarkonetë gjë atij, po të jet’ i lirë ndë shtëpi të tij një vit, edhe të gëzonjë gruan’ e tij që mori.
6 Të mos marrë ndonjë (njeri) për penk gur mulliri, as të siprëminë as të poshtrinë, sepse merr jetë për penk.
7 Ndë u zëntë ndonjë (njeri) tuke viedhë ndonjë vetë nga të vëllezërit’ e tij prej së bijsh Israilit, edhe ta skllavosë atë e ta shesnjë, atëherë ky viedhësi të vritetë; edhe të shuajsh të keqenë nga mezi yt.
8 Kij kujdes plagësë krromësë, të ruajsh me kujdes, e të bënjç gjithë sa të mësonjënë priftëritë Levitëtë, sikundrë i urdhërova ata, të kini kujdes të bëni.
9 Kujtohu ç’i bëri Mariamësë Zoti Perëndia yt mb’ udhë, si dualltë nga Egjyftëria.
10 Kur t’i huajsh ndonjë gjë t’afërmit tënt, të mos hynjç ndë shtëpit t’atij për të marrë pengun’ e atij;
11 të qëndrojsh jashtë, edhe ay njeriu që i huan do të bierë ty pengunë.
12 Edhe njeriu ndë ësht’ i vobegëtë, të mos fleç me pengun’ e atij;
13 me të vërtesë t’ja apsh pengunë mbë të perënduarët të diellit, edhe të flerë ndë rrobët të tij, edhe do të bekonjë, edhe do të jetë dëreitëri për ty përpara Zotit Perëndisë tënt.
14 Të mos ja bëjsh paudhë punëtorit, të vobegut e të nevolëshëmit, nga t’ët-vëllezër, a nga të huajët’ e tu ndë dhet tënt, përbrënda dyeret tua.
15 Atë ditë t’i apsh pagën’ atij, pa perënduarë dielli mb’ atë, sepse ësht’ i vobek, edhe ka shpëresënë mb’ atë, që të mos i klëthasë Zotit kundrë teje, e të zihetë për fal.
16 Atëritë të mos vritenë për djemt, as djemtë të mos vritenë për atërit, i si cili të vritetë për falin’ e tij.
17 Mos ja bëjsh shtrëmbëtë të huajit, të varfërit, as mos marrsh rrobën’ e së vesë për penk,
18 po të kujtonesh se ke qënë shërbëtuar ndë Egjyftëri, edhe Zoti Perëndia yt të shpërbleu së atejmi, përandaj unë po të urdhëronj të bënjç këtë punë.
19 Kur të korrsh të korrëtë t’at nd’ arët tënde, edhe të harronjç ndonjë dorëzë nd’ arët, të mos kthenesh ta marrsh: le të jetë për të huajinë, e për të varfërinë, e për të venë, që të të bekonjë Zoti Perëndia yt ndër gjithë punët të duaret tua.
20 Si të shkunç ullinjtë, të mos përkoqsh përsëri degatë: le të jetë për të huajinë, e për të varfërinë, e për të venë.
21 Si të vielç vëreshtinë tënt, mos e përkoqsh përsëri: le të jetë për të huajinë, e për të varfërinë, e për të venë.
22 Edhe të kujtonesh se ke qënë shërbëtuar ndë dhet të Egjyftërisë, përandaj unë po të urdhëronj të bënjç këtë punë.
KREI 25
1 Ndë gjaftë ndonjë të ndarë ndë mest të njerëzet, edhe të vinjënë mbë gjyq, e t’i gjukonjënë, atëherë të nxierrënë të dërejtë të dërejtinë, edhe të dënonjënë faltorinë.
2 Edhe faltori ndë është për të rrahurë, gjukatësi të urdhëronjë ta venë poshtë, edhe t’i bienë me ca shqepë përpara atij pas falit atij.
3 Dyzet shqepë munt t’i bierë atij, jo më tepërë, mbase, shton t’i bierë atij më tepërë se këto me shumë frushkullimë, duketë yt-vëlla i ndyrë ndër syt të tu.
4 Mos i mbëçelsh golënë kaut kur shin.
5 Ndë ndenjshinë bashkë vëllezër, edhe të vdesë njëri nga ata, e të mos ketë djem, gruaja e të vdekurit të mos martonetë me të huajë: i vëllai burrit asaj të hynjë te ajo, edhe ta marrë atë për grua, edhe t’i lanjë asaj detyrën’ e kunatit.
6 Edhe diali i parë që të lintnjë të kluhetë mb’ emërit të vëllait vdekurë, edhe të mos shuhet’ emëri i atij nga Israili.
7 Po ndë mos i pëlqeftë njeriut të marrë gruan’ e të vëllait, atëherë gruaja e të vëllait le të vejë ndë derë te pleqtë, e le të thotë: I vëllai burrit t’im s’do të ngrerë emërin’ e të vëllait ndë Israil, s’do të më lanjë detyrën’ e kunatit.
8 Atëherë pleqt’ e qytetit atij, të thërrasën’ atë, e t’i flasënë; edhe ay ndë qëndroftë, e të thotë: S’ më pëlqen ta marr,
9 atëherë gruaja e të vëllait të vinjë te ay përpara pleqet, edhe të sgjithnjë shollëzën’ e atij prej këmbës’ atij, edhe ta mpshtynjë ndër sy, edhe të përgjegjet’ e t’i thotë: Kështu do t’i bënet’ atij njeriu, që s’do të ndërtonjë shtëpin’ e të vëllat.
10 Edhe emëri i atij do të kluhetë ndë Israil: Shtëpia e atij që ka sgjidhurë shollëzënë.
11 Ndë qoftë se zihenë njerës shoq me shoq, edhe gruaja e njërit afronetë për të shpëtuarë burrin’ e saj nga dora e atij që e rreh, edhe të ndenjë dorën’ e saj, e ta zërë nga mboletë,
12 atëherë t’i preç dorën’ asaj, mos të kursenetë syri.
13 Të mos kesh ndë thest tënt ç’do duar zigjesh, të math e të vogëlë.
14 Të mos kesh ndë shtëpit tënde ç’do duar masash, të madhe e të vogëlë.
15 Të kesh ziq të vërtetë e të dërejtë, që të shumohenë dit’ e tua mb’ atë dhe që t’ ep Zoti Perëndia yt.
16 Sepse gjith’ ata që bënjënë këto, gjith’ ata që bënjënë pa udhë, janë të ndyrë te Zoti Perëndia yt.
17 Kujtohu se ç’të bëri Amaliku mb’ udhë, si dualltë nga Egjyftëria:
18 me ç’mëndyrë të dolli kundrë mb’ udhë, edhe të preu njerëzit’ e prapsëm, gjith’ ata të pafuqishëmitë që ishinë prapa teje, kur ishje lodhur’ e këputurë, edhe s’pat frikë Perëndinë.
19 Përandaj Zoti Perëndia yt si të dha të prëjturë nga të gjith’ arëmiqt’ e tu rreth e rrotullë, nd’ atë dhe që t’ ep Zoti Perëndia yt për trashëgim që ta trashëgonjç, atëherë të shuajsh emërin’ e Amalikut përposhtë qiellit: të mos harrojsh.
KREI 26
1 Edhe kur të hynjç nd’ atë dhe që t’ep Zoti Perëndia yt për trashëgim, edhe të trashëgojsh atë, e të rrish nd’ atë,
2 atëherë të marrsh nga gjithë pemët’ e para të dheut, që të mbëlethsh nga ay dheu yt, që t’ep Zoti Perëndia yt, edhe t’i vësh ndë shportët, edhe t’i shpiesh nd’ atë vënt që të sgjethnjë Zoti Perëndia yt për të ndenjur’ atie emëri i tij.
3 Edhe të veç te prifti, që është ndër ato dit, e t’i thuash: Po i ap zë sot Zotit Perëndisë tënt, se hyra nd’ atë dhe, që iu përbetua Zoti atëret t’anë të na e apë.
4 Edhe prifti të marrë shportënë prej dorësë s’ate, edhe ta vërë përpara theroresë Zotit Perëndisë tënt.
5 Edhe të flaç e të thuash përpara Zotit Perëndisë tënt: Im-atë ish Syrian i humbur’ udhënë, edhe sbriti ndë Egjyftëri, edhe ndenji atie i huajë me pak njerës, u bë atie komp i math, e i fortë, e i shumë ndë numërë;
6 edhe Egjyftëtë na munduanë, e na shtrënguanë, e vunë mbi ne skllavëri të ashpërë;
7 edhe i klithm Zotit Perëndis’ atëret t’anë, edhe Zoti na dëgjoi zënë, edhe vështroi shtrëngatënë t’onë, e mundimnë t’anë, e acarimnë t’anë;
8 edhe Zoti na xori nga Egjyftëria me dorë të fortë, e me krah të ndejturë, e me çudi të mëdha, e me shenje, e me mërekulli;
9 edhe na kalli ndë këtë vënt, edhe na dha këtë dhe që rrieth klumësht e mjaltë;
10 edhe tashi, na tek prura pemët’ e para t’atij dheut, që më dhe ti, o Zot. Edhe t’I vësh ato përpara Zotit Perëndisë tënt, edhe të falesh përpara Zotit Perëndisë tënt.
11 Edhe të gëzonesh për gjithë të mirat që të dha Zoti Perëndia yt ty edhe shtëpisë s’ate, ti, edhe Leviti, edhe i huaji, që është ndë mest tënt.
12 Si të mbarojsh së dhietuari gjithë të dhietat’ e drithit tënt mbë të tretinë vit, vitin’ e së dhietësë, edhe t’i apsh Levitit, e të huajit, e të varfërit, e së vesë, edhe të hanë përbrënda dyeret tua, e të nginjenë,
13 atëherë të thuash përpara Zotit Perëndisë tënt: Qërova kushtimetë nga shtëpia, i dhash’ edhe Levitit, e të huajit, e të varfërit, e së vesë, pas gjith’ urdhërimevet tu që më urdhërove; nukë kapërceva porosit’ e tua, as nuk’ i harrova:
14 nukë hëngra prej asosh ndë vajët t’ime, as nukë mora prej asosh për ndonjë kafshë të ndyrë, as nukë dhashë prej asosh për të vdekurë, i dëgjova zënë Zotit Perëndisë t’im, bëra pas gjithë sa më urdhërove;
15 vështro nga shtëpia jote e shënjtëruara, nga qielli, edhe beko gjëndëjenë tënde Israilinë, edhe dhenë që na dhe, sikundrë u u përbetove atëret t’anë, atë dhenë që rrieth klumësht e mjaltë.
16 Sot të urdhëroi Zoti Perëndia yt të bëjsh këta urdhërime e këta gjyqe, përandaj të ruajsh e të bëjsh ato me gjithë zëmrënë tënde, e me gjithë shpirtinë tënt.
17 Ke sgjedhurë Zonë sot të jetë Perëndia yt, edhe të ecënjç mb’ udhët t’atij, e të ruajsh urdhërimet’ e atij, e porosit’ e atij, e gjyqet e atij, edhe t’i dëgjojsh zënë atij;
18 edhe Zoti të tha sot të jesh te ay gjëndëje e sgjedhurë, sikundrë të foli ty, edhe të ruajsh gjithë porosit’ e atij;
19 edhe të të bënjë të lartë përmbi gjithë kombat që ka bërë, për mburim, e për emërë, e për lavdi; edhe të jesh gjëndëje e shënjtëruarë te Zoti Perëndia yt, sikundrë foli.
KREI 27
1 Edhe Moisiu me pleqt’ e Israilit urdhëroi gjëndëjen, e tha: Ruani gjithë porositë, që po u urdhëronj unë juve sot.
2 Edhe atë ditë që të kapërceni Jordhaninë, nd’ atë dhe që t’ep Zoti Perëndia yt, të ngrehç për vetëhenë tënde gurë të mëdhenj, edhe t’i lyejsh me gëlqere;
3 edhe të shkruajsh mbi ata gjithë fialët’ e këtij nomi, si të kapërcejsh Jordhaninë, që të hynjç nd’ atë dhe që t’ep Zoti Perëndia yt, dhe që rrieth klumësht e mjaltë, sikundrë t’u zotua Zoti Perëndia i atëret tu.
4 Përandaj si të kapërceni Jordhaninë, të ngrihni këta gurë, që po u urdhëronj unë juve sot, ndë malt të Eballit, edhe t’i lyejsh me gëlqere.
5 Edhe t’i ndërtojsh atie therore Zotit Perëndisë tënt, therore prej gurësh; të mos vësh hekur mbi ata.
6 T’i ndërtojsh therorenë Zotit Perëndisë tënt prej gurësh të tërë; edhe t’i biesh Zotit Perëndisë tënt mb’ atë kurbane të diegurë gjithë;
7 edhe të biesh kurbane paqtimi, edhe të hash atie, e të gëzonesh përpara Zotit Perëndisë tënt;
8 edhe të shkruajsh mbi gurët gjithë fjalët’ e këtij nomi të çquara.
9 Edhe Moisiu e pleqtë Levitë u folnë gjith’ Israilit, e thanë: Mba vesh, edhe dëgjo, o Israil: këtë ditë u bëre gjëndëje e Zotit Perëndisë tënt;
10 t’i dëgjojsh pra zërit Zotit Perëndisë tënt, e të bëjsh porosit’ e atij, e urdhërimet’ e atij, që po të urdhëronj sot.
11 Edhe Moisiu urdhëroi gjëndëjen’ atë ditë, e tha:
12 Këta të qëndronjënë ndë malt të Gezarinit, që të bekonjënë gjëndëjenë, si të kapërceni Jordhaninë: Simeoni, e Leviu, e Judha, e Issahari, e Josifi, e Veniamini.
13 Edhe këta të qëndronjënë ndë malt të Eballit, që të mallëkonjënë: Reubini, Gadi, e Ashiri, e Zabulloni, Dani, e Neftaliu.
14 Edhe Levitëtë do të flasënë, e do t’u thonë gjithë njerëzet Israilit me zë të math:
15 Qoftë mallëkuar’ ay njeri që të bënjë idhullë të gdhëndur’ a të derdhurë, të ndyrë te Zoti, punë duarsh mieshtri, e ta vërë ndë vënt të fshehurë. Edhe gjithë gjëndëja të përgjigjet’ e të thotë: Amin.
16 Qoftë mallëkuarë kush të shanjë t’anë a t’ëmënë. Edhe gjithë gjëndëja të thotë: Amin.
17 Qoftë mallëkuarë kush të luajë vëndit kufirin’ e t’afërmit tij. Edhe gjithë gjëndëja të thotë: Amin.
18 Qoftë mallëkuarë kush të bënjë të verburinë të humbasë udhënë. Edhe gjithë gjëndëja të thotë: Amin.
19 Qoftë mallëkuarë kush t’ja bënjë të shtrembëtë gjyqinë të huajit, e të varfëritë, e së vesë. Edhe gjithë gjëndëja të thotë: Amin.
20 Qoftë mallëkuarë kush të bierë me gruan’ e t’et, sepse sbulon mbulesën’ t’et. Edhe gjithë gjëndëja të thotë: Amin.
21 Qoftë mallëkuarë kush të bierë bashkë me ç’do shtëzë. Edhe gjithë gjëndëja të thotë: Amin.
22 Qoftë mallëkuarë kush të bierë me të motërënë, të bilën’ e t’et, a të bilën’ e s’ëmësë. Edhe gjithë gjëndëja të thotë: Amin.
23 Qoftë mallëkuarë kush të bierë me të vjehërrënë. Edhe gjithë gjëndëja të thotë: Amin.
24 Qoftë mallëkuarë kush të vrasë fshehurazi t’afërmin’ e tij. Edhe gjithë gjëndëja të thotë: Amin.
25 Qoftë mallëkuarë kush të marrë dhurëti për të vrarë njeri të pafal. Edhe gjithë gjëndëja të thotë: Amin.
26 Qoftë mallëkuarë kush nukë qëndron ndë fjalët të këtij nomi, për të bër’ ato. Edhe gjithë gjëndëja të thotë: Amin.
KREI 28
1 Edhe ndë dëgjofsh me kujdes zën’ e Zotit Perëndisë tënt, që të mbash vesh të bëjsh gjithë porosit’ e atij, që po të urdhëronj unë sot, Zoti Perëndia yt të ka për të lartuarë përmbi gjithë kombat e dheut;
2 edhe do të vinjënë mbi ty gjithë këta bekime, edhe do të gjenjënë, ndë i dëgjofsh zënë Zotit Perëndisë tënt;
3 do të jesh i bekuarë ndë qytet, edhe do të jesh i bekuarë nd’ arët.
4 Do të jet’ e bekuarë pem’ e barkut tënt, edhe pem’ e dheut tënt, edhe pem’ e bagëtivet tua, tufat’ e lopëvet tua, edhe tufat’ e dhënet tua.
5 Do të jet’ e bekuarë shporta jote, edhe govata jote.
6 Do të jesh i bekuarë kur të hynjç, edhe do të jesh i bekuarë kur të dalç.
7 Arëmiqt’ e tu, që ngrihenë mbi ty, Zoti i ka për të bërë të thyhenë përpara teje; prej një udhe do të dalënë kundrë teje, edhe prej shtat’ udhësh do t’ikënjënë nga faqeja jote.
8 Zoti të ka për të dërguarë bekimnë mbë magazit të tua, edhe mbë gjithë sa të vësh dorënë tënde; edhe Zoti Perëndia yt do të të bekonjë mb’ atë dhé që po t’ep.
9 Zoti do të të bënjë për vetëhen’ e tij gjëndëje të shënjtëruarë, sikundrë t’u përbetua, ndë ruajç porosit’ e Zotit Perëndisë tënt, edhe ndë ecç mb’ udhët t’atij.
10 Edhe gjithë gjëndëjet’ e dheut do të shohënë, se emëri i Zotit është kluajturë mbi ty, edhe do të tristonjënë prej teje.
11 Edhe Zoti do të të shumonjë të miratë, pemën’ e barkut tënt, e pemën’ e bagëtivet tua, e drithin’ e dheut tënt, mb’ atë dhe që u u përbetua Zoti atëret tu ta apë ty.
12 Zoti do të të hapë thesarin’ e tij të mirinë, qiellinë, që të bierë shi mbë dhet tënt ndë kohët që duhetë, edhe të bekonjë gjithë punët’ e duaret tua; edhe do t’u huajsh shumë kombave, po ti nukë do të huahesh.
13 Edhe Zoti do të të bënjë krye, e jo bisht; edhe do të jesh vetëmë përsipërë, edhe nukë do të jesh përposhtë, ndë dëgjofsh porosit’ e Zotit Perëndisë tënt, që po të urdhëronj unë sot, t’i ruajsh e t’i bëjsh;
14 edhe të mos priresh nga gjith’ ato fialëtë që po u urdhëronj unë juve sot, mbë të diathtët a mbë të mëngjërët, që të veç prapa perëndive të tierë për të lutur’ ata.
15 Po ndë mos i dëgjofsh zënë Zotit Perëndisë tënt, që të mbash vesh të bëjsh gjithë porosit’ e atij, e urdhërimet’ e atij që po të urdhëronj unë sot, gjithë këta mallëkime do të vinjënë mbi ty, edhe do të të gjenjënë.
16 Do të jesh i mallëkuarë ndë qytet, e do të jesh i mallëkuarë ndë arët.
17 Do të jet’ e mallëkuarë shporta jote, edhe govata jote.
18 Do të jet’ e mallëkuarë pem’ e barkut tënt, edhe drithi i dheut tënt, tufat’ e lopëvet tua, edhe tufat’ e dhënet tua.
19 Do të jesh i mallëkuarë kur të hynjç, e do të jesh i mallëkuarë kur të dalç.
20 Zoti do të dërgonjë mallëkimnë, e shtrëngatënë, e prishëjenë, mbë gjithë sa të vësh dorënë tënde për të bërë, gjersa të shuhesh, e gjersa të humpsh shpejt, prej së keqejesë punëvet tua, sepse hoqe dorë prej meje.
21 Zoti do të të ngjitnjë murtajë, gjersa të të shuanjë prej dheut që po vete ta trashëgonjç.
22 Zoti të ka për të rënë me të fyshkurë, e me ethe, e me mardhë, e me të nxetë, e me thikë, e me prishëje ere, e me krymp, edhe do të të ndiekënë, gjersa të shuhesh.
23 Edhe qielli yt që ke përsipërë kresë do të jet’ i ramtë, edhe dheu përposhtë teje i hekurtë.
24 Zoti do të bënjë shin’ e dheut tënt pluhur’ e baltë; do të sbresë nga qielli mbi ty, gjersa të shuhesh.
25 Zoti do të të bënjë të thyhesh përpara arëmiqet tu: prej një udhe do të dalç mbi ata, e prej shtat’ udhësh do të ikënjç prej sysh atyreve; edhe do të përndahesh ndëpër gjithë mbëretërit’ e dheut.
26 Edhe kërminë tënt do t’e hanë gjithë shpezët’ e egra të qiellit, edhe bishat’ e dheut, edhe nukë do të ketë njeri t’i dëbonjë.
27 Zoti të ka për të rënë me plagën’ e Egjyftërisë, e me rriedhë gjaku, e me krromë, e me të kruajturë, kaqë sa të mos munç të shëronesh.
28 Zoti të ka për të rënë me marrëzi, e me verbësirë, e me të habiturë zëmëre;
29 edhe do të kërkojsh me dorë ndë mest të ditësë, posi i verburi që kërkon me dorë nd’ errësirët, edhe nukë do të veç mbarë mb’ udhët të tua; edhe do të jesh vetëm’ i shtrënguarë e i rrëmbyerë gjithë dit, edhe nukë do të ketë kush të shpëtonjë.
30 Do të vëlonesh me grua, e tietërë njeri do të bierë bashkë me atë; do të ndërtojsh shtëpi, e nukë do të rrish nd’ atë; do të vësh vështë, e nukë do ta vielsh.
31 Kau yt do të theretë ndër syt të tu, edhe nukë do të hash nga ay; gomari yt do të rrëmbehetë përpara teje, edhe nukë do të të kthehetë prap; dhënt’ e tua do të bienë ndë dorë të arëmiqet tu, edhe nukë do të ketë se kush të të shpëtonjë.
32 T’ët-bij e t’ët-bila do të bienë ndë dorë të një tietërë gjëndëje, edhe syt’ e tu do të shohënë e do të fyshkenë për ata gjithë ditënë; edhe nukë do të kesh fuqi ndë dorët tënde.
33 Pemën’ e dheut tënt, edhe gjithë mundimet’ e tu do t’i hajë një komp që nuk’ e njeh; edhe do të jesh vetëm’ i shtrënguar’ e i shkelurë (me këmbë) gjithë dit.
34 Edhe do të shkallojsh mënç nga të parat’e syvet tu, që do të shohç.
35 Zoti do t’u bierë gjunjvet e shalëvet tua me plagë të keqe, kaqë sa të mos munç të shëronesh që nga sholla e këmbëvet, gjer ndë majët të kresë.
36 Zoti do të siellë ty, edhe atë mbëretinë tënt, që të vërë mbi ty, mbë një komp që nuk’ e ke njohurë ti, as atërit’ e tu, edhe atie do të luç perëndira të tierë, dru e gurë.
37 Edhe do të jesh për të maniturë, e për fjalë udhësh, e për të treguarë ndë mest të gjithë kombavet, kudo që të të siellë Zoti.
38 Do të biesh shumë farë nd’ arët, e do të mbëlethç pak, sepse do të ta hajë karkaleci.
39 Do të vësh vëreshtë, e do t’e punojsh, po nukë do të pish verë, as nukë do të vielç, sepse do t’i hajë krymbi.
40 Do të kesh ullinj ndër gjithë sinoret’ e tu, po nukë do të lyhesh me val, sepse ullinjt’ e tu do të lëshonjënë (koqetë).
41 Do të lintnjënë bij e bila, edhe nukë do të jenë të tuatë, sepse do të venë ndë skllavëri.
42 Vrugu do të prishnjë gjithë drunjt’ e tu, edhe pemën’ e dheut tënt.
43 I huaji që është ndë mest tënt, do të hipënjë përsipërë teje lart lart, e ti do të sbreç poshtë poshtë.
44 Ay do të të huajë, e ti nukë do t’i huajsh atij; ay do të jetë krye, e ti do të jesh bisht.
45 Edhe do të vinjënë mbi ty gjithë këta mallëkime, e do të të ndiekënë, e do të të zënë, gjersa të shuhesh, sepse nukë dëgjove zën’ e Zotit Perëndisë tënt, që të ruanje porosit’ e atij, e urdhërimet’ e atij, që të urdhëroi.
46 Edhe këto do të jenë mbë ty, edhe mbë farënë tënde, për shenjë e për çudi kurdo.
47 Sepse nukë lute Zotinë Perëndinë tënt me gëzim, e me zemërë të mirë, për të plotën’ e së gjithave;
48 përandaj do t’u shërbejsh arëmiqet tu, që do të dërgonjë Zoti mbi ty, me uri, e me et, e me të sveshurë, e me të papasurë së gjithash; edhe do të vërë mbi qafët tënde sgjedhë të hekurtë, gjersa të të shuanjë.
49 Zoti do të bierë një komp mbi ty prej së largu, nga an’ e dheut, posi me fërtomë shqiponje; një komp, që nukë do t’i kupëtojsh gluhënë;
50 një komp me faqe t’egrë, që nukë do të druanjë faqen’ e plakut, as nukë do të përdëllenjë të rinë;
51 edhe do të hajë pemën’ e bagëtivet tua, edhe drithin’ e dheut tënt, gjersa të shuhesh; i cili nukë do të lërë grurë, verë a val, tufat’ e lopëvet tua a tufat’ e dhënet tua, gjersa të të shuanjë.
52 Edhe do të të qerthullonjë ndër gjithë qytetet, gjersa të bienë muret’ e tu të lartët’ e të thurëtë, që shpërenje mb’ ata, ndëpër gjithë dhenë tënt; edhe do të të qerthullonjë ndër gjithë qytetet’ e tu, ndëpër gjithë dhenë tënt që të dha Zoti Perëndia yt.
53 Edhe do të hash pemën’ e barkut tënt, misht’ e bijvet tu e të bilavet tua, që të dha Zoti Perëndia yt, ndë të qerthulluarët, e ndë shtrëngatët, me të cilënë do të të shtrëngonjë arëmiku yt;
54 burri i buti ndë mest tënt, edhe fort i kërthinjëti, do të vështronjë me sy të keq të vëllanë, edhe gruan’ e gjirit tij, edhe djemt’ e tij që kanë mbeturë, sa të mbesënë,
55 që të mos i apë asndonjërit nga mishrat’ e djemvet tij, që do të hante, sepse nuk’ i mbeti asgjë ndë të qerthulluarët, e ndë shtrëngatët, me të cilënë do të të shtrëngonjë arëmiku yt ndër gjithë qytetet’ e tu.
56 E buta edhe e kërthinjëta grua ndë mest tënt, së cilësë këmba nukë pat shkelurë mbi dhet, për të kërthinjëtët’ e për të butëtë, do të vështronjë me sy të keq burrin’ e gjirit saj, edhe të birin’ e saj, edhe të bilën’ e saj, edhe foshnjën’ e saj që ka dalë nga mezi i këmbëvet saj,
57 edhe djemtë që ka piellë, sepse do t’i hajë fshehurazi, për të papasurat’ e së gjithave, ndë të qerthulluarët e ndë shtrëngatët, me të cilënë arëmiku yt do të të shtrëngonjë ndër gjithë qytetet’ e tu.
58 Ndë mos mbajç vesh të bëjsh gjithë fjalët’ e këtij nomi, që janë shkruarë ndë këtë vivli, që të kesh frikë këtë emërë të lëvduar e të frikëshim ZOTINË PERËNDINË TËNT,
59 atëherë Zoti do të bënjë plagët’ e tua të frikëshime, edhe plagët’ e farësë s’ate të mëdha e të papushtuara, edhe sëmundeje të këqia e të papushuara.
60 Edhe do të siellë mbi ty gjithë dhëmbëjet’ e Egjyftërisë, që ke tristuarë nga ato, edhe do të të ngjitenë;
61 edhe ç’do sëmundëje, e ç’do plagë që s’është shkruarë ndë vivlit të këtij nomi, këto do të t’i siellë Zoti, gjersa të shuhesh.
62 Edhe do të mbeti të pakë ndë numërit, kur qetë posi yjet’ e qiellit ndë shumicët, sepse nukë dëgjove zën’ e Zotit Perëndisë tënt.
63 Edhe sikundrë u gëzua Zoti për ju, që t’u bënte mirë juve e t’u shumonte juve, kështu do të gëzonetë Zoti për ju, që t’u shuanjë juve, e t’u bënjë juve për mosgjë; edhe do të rrëmbehi nga dheu, që po shkoni të trashëgoni atë.
64 Edhe Zoti do t’u mbiellë ndëpër gjithë kombat, që nga an’ e dheut, gjer mbë tiatër’ anë të dheut; edhe do të lutni atie perëndira të tierë, të cilëtë nuk’ i ke diturë ti, as atërit’ e tu, dru e gurë.
65 Po edhe ndë mest të këtyre kombave nukë do të kesh të prëjturë, as nukë do të ketë të qëndruarë gjurma e këmbësë s’ate, po Zoti do të t’apë atie zëmërë të tristuarë, e sy të fyshkurë, e shpirt të treturë.
66 Edhe jeta jote do të jetë varë përpara sysh tu, edhe do të kesh frikë nat’ e ditë, edhe nukë do t’i besojsh jetësë s’ate.
67 Ndë mëngjes do të thuash: Makar të kish qënë mbrëmëje! Edhe mbrëmanet do të thuash: Makar të kish qënë mëngjes! Nga frika e zëmrësë s’ate, që do të kesh frikë, edhe nga të parat’ e syvet tu, që do të shohç.
68 Edhe Zoti do të të shpierë përsëri ndë Egjyftëri me lundra, nga ajo udha që të thashë. Nukë do ta shohç më atë tietërë herë; edhe do të shiti atie ndër arëmiqt tuaj si shërbëtorë e si shërbëtore, edhe nukë do të ketë se kush t’u shpërblenjë.
KREI 29
1 Këto (janë) fjalët’ e dhiatësë, që urdhëroi Zoti Moisinë të bënjë me të bijt e Israilit ndë dhet të Moabit, përveç asaj dhiatësë që bëri me ata ndë Horeb.
2 Edhe Moisiu thirri gjith’ Israilinë, e u tha atyre: Ju patë gjithë sa i bëri Zoti përpara sysh tuaj ndë dhet të Egjyftërisë,
3 Faraonit, edhe gjithë shërbëtorëvet atij, edhe gjithë dheut atij, ato ngasëjet’ e mëdha që panë syt’ e tu, ato shenjetë, edhe çudit’ e mëdha;
4 po Zoti nuk’ u dha juve zëmërë që të kupëtoni, edhe sy që të shihni, edhe veshë që të dëgjoni, gjer mbë këtë ditë.
5 Edhe u solla rrotullë juve dyzet viet ndë shkretëtirët: rrobatë tuaja nuk’ u vietëruanë sipërë jush, edhe këpuca jote nuk’ u vietërua ndë këmbët tënde.
6 Nukë hëngrëtë bukë, e nukë pitë verë e të pira të forta, që ta dini se unë jam Zoti Perëndia juaj.
7 Edhe kur erthtë ndë këtë vënt, Sihoni mbëreti i Heshbonit, edhe Ogu mbëreti i Bashanit, na duallnë përpara për luftë, edhe neve u ram atyre;
8 edhe pushtuam dhen’ e atyreve, edhe ua dham për trashëgim Reubenitëvet, e Gaditëvet, e gjymësësë farësë Manassehut.
9 Ruani pra fjalët’ e kësaj dhiate, edhe i bëni, që të shkoni dit të mira mbë ç’do punë që të bëni.
10 Ju të gjithë po qëndroni sot përpara Zotit Perëndisë tuaj, krerët’ e faravet tuaja, e të parëtë tuaj,
11 gjithë burrat’ e Israilit, djemtë tuaj, gratë tuaja, e i huaji yt që është ndë mest të ushtërisë s’ate, që prej druvarit tënt, gjer mbë ujë-barësinë tënt,
12 që të hynjç ndë dhiatët të Zotit Perëndisë tënt, edhe ndë mallëkimet t’atij që po bën Zoti Perëndia yt sot me ty,
13 që të të bënjë sot gjëndëje për vetëhen’ e tij, edhe ay të jetë te ti Perëndi, sikundrë të tha ty, edhe sikundrë u u përbetua atëret tu, Avraamit, e Isaakut, e Jakovit.
14 Edhe unë nukë po bënj vetëmë me ju këtë dhiatë, e këta mallëkime,
15 po (edhe) me ata që qëndronjënë këtu bashkë me ju sot përpara Zotit Perëndisë t’anë, edhe me ata që nukë qëndronjënë këtu bashkë me ju sot,
16 (sepse ju e dini se qysh ndenjëm ndë dhet të Egjyftërisë, edhe se qysh shkuam ndëpër mest t’ atyre kombavet, kur erthtë,
17 edhe patë të ndyrët’ e atyreve, e idhullat’ e atyreve, dru e gurë, argjënt e ar, që kishinë ndë mest t’atyreve);
18 që të mos jetë ndër ju burr, a grua, a fis, a farë, që t’u priretë zëmëra sot nga Zoti Perëndia ynë, që të vejë e të lutnjë perëndirat’ e atyre kombavet: që të mos jetë ndër ju rrënjë që nxier t’ëmblëth e hidhësirë;
19 edhe kur të dëgjonjë fjalët’ e këtij mallëkimi, të lumëronjë vetëhen’ e tij ndë zëmërët të tij, tuke thënë: Unë do të kem paqëtim, ndonëse jam tuke ecurë ndë gënjim të zëmrësë s’ime, tuke shtuarë të dejturitë ndë vënt të etëjesë;
20 nukë do t’i dhëmbetë Zotit për atë, po atëherë zëmërimi i Zotit, edhe ndezëj’ e atij, do të ndizenë kundrë atij njeriu, edhe gjithë mallëkimetë që janë shkruarë ndë këtë vivli do të bienë mbi atë, edhe Zoti do të shuanjë emërin’ e atij përposhtë qiellit.
21 Edhe Zoti do ta ndanjë atë nga të gjitha farat’ e Israilit për të prishurë, pas gjithë mallëkimevet dhiatësë që janë shkruarë ndë këtë vivli të nomit;
22 edhe brezi i bijvet tuaj që vien, të cilëtë do të ngjallenë pas jush, edhe i huaji që të vinjë nga dheu i largë, do të thonë, kur të shohënë plagët’ e atij dheu, edhe ato sëmundëjetë që solli Zoti mbi atë,
23 gjithë vëndi i atij dheu (është) diegurë me squfur’ e me kripë, as mbillet’ as mbin, as bar rritetë mb’ atë, pas prishëjesë Sodhomavet e Gomoravet, Admahësë e Seboimevet, të cilat’ i prishi Zoti ndë zëmërim të tij, e ndë mëri të tij,
24 edhe gjithë kombatë do të thonë: Përse ja bëri kështu Zoti këtij dheu? Përse ky zëmërim i kësaj mërie të madheje?
25 Atëherë do të thonë: Sepse hoqnë dorë nga dhiata e Zotit Perëndis’ atëret tyre, që pat bërë me ata, kur i nxori nga dheu i Egjyftërisë,
26 edhe vanë e lutnë perëndira të tierë, edhe u falnë atyre perëndirave që nuk’ i patnë diturë, as nuk’ ua pat dhënë atyre,
27 përandaj u dhes zëmërimi i Zotit kundrë atij dheu, që të siellë mbi atë gjithë mallëkimetë që janë shkruarë ndë këtë vivli;
28 edhe Zoti i çkuli ata prej dheut tyre me zëmërim, e me mëri, e me zëmëratë të madhe, edhe i hodhi ata mbë një tietërë dhé, sikundrë (është) këtë ditë.
29 Të fshehuratë (janë) të Zotit Perëndisë t’ënë, edhe të sbuluaratë janë për ne edhe për bijt t’anë kurdo, që të bënjëmë gjithë fjalët’ e këtij nomi.
KREI 30
1 Edhe kur të vinjënë mbi ty të gjitha këto kafsha, bekimi edhe mallëkimi që vura përpara teje, edhe t’i kujtojsh ndë zëmërët tënde ndë mest të gjithë kombavet, kudo që të të përndanjë Zoti Perëndia yt,
2 edhe të kthenesh te Zoti Perëndia yt, edhe t’i dëgjojsh zën’ atij, pas gjith’ atyreve që t’urdhëronj unë sot, ti, edhe bijt’ e tu, me gjithë zëmërënë tënde, e me gjithë shpirtinë tënt,
3 atëherë Zoti Perëndia yt do të të bierë prap nga robëria, edhe do të të përdëllenjë, edhe përsëri do të të përmbëledhë nga gjithë kombatë atie tek të përndau Zoti Perëndia yt;
4 edhe ndë qoftë të përndarëtë t’at mb’ anë të fundit qiellit, andej do të të përmbëledhë Zoti Perëndia yt, edhe andej do të të marrë;
5 edhe Zoti Perëndia yt do të të futnjë nd’ atë dhe që trashëguan’ atërit’ e tu, edhe do t’e trashëgojsh, edhe do të të bënjë mirë, e do të të shumonjë më tepërë se atërit’ e tu.
6 Edhe Zoti Perëndia yt do të rrethpresë zëmërënë tënde, edhe zëmërën’ e farësë s’ate, që të duash Zonë Perëndinë tënt me gjithë zëmrënë tënde, e me gjithë shpirtinë tënt, që të rrojsh.
7 Edhe Zoti Perëndia yt do të siellë gjithë këta mallëkime mbi arëmiqt e tu, edhe mbi ata që të mërzitnjënë ty, të cilëtë do të të ndiekënë.
8 Edhe ti do të kthenesh, e do t’i dëgjojsh zënë Zotit, edhe do të bëjsh gjithë porosit’ e atij, që po të urdhëronj unë sot.
9 Edhe Zoti Perëndia yt do të shumonjë gjithë punët’ e duaret tua, e pemën’ e barkut tënt, e pemën’ e bagëtivet tua, e drithin’ e dheut tënt, për të mirë, sepse Zoti do të gëzonetë përsëri për të mirënë tënde, sikundrë u gëzua edhe për atërit e tu;
10 ndë i dëgjofsh zënë Zotit Perëndisë tënt, që të ruajsh porosit’ e atij, e urdhërimet’ e atij, që janë shkruarë ndë vivlit të këtij nomi, ndë u kthefsh te Zoti Perëndia yt me gjithë zëmërënë tënde, e me gjithë shpirtinë tënt.
11 Sepse këjo porosi që po të porosit unë sot, nuk’ është shum’ e rëndë për ty, as e gjatë.
12 Nuk’ është ndë qiell, që të thuash: Kush do të hipënjë për ne ndë qiell, e të na e bierë, që t’e dëgjojmë, e t’e bëjmë?
13 As nuk’ është përtej detit, që të thuash: Kush do të kapërcenjë detinë për ne, e të na e bierë, që ta dëgjojmë, e ta bëjmë?
14 Po fjala është shum’ afërë teje, mun ndë golët tënde, e mun ndë zëmërët tënde, që ta bëjsh.
15 Na unë tek vura përpara teje sot jetënë edhe të mirënë, edhe mortienë edhe të keqenë.
16 Sepse unë po t’urdhëronj sot të duash Zonë Perëndinë tënt, të ecënjç ndër udhët t’atij, edhe të ruajsh porosit’ e atij, e urdhërimet’ e atij, e gjyqet’ e atij, që të rrojsh, e të shumonesh: edhe që të të bekonjë Zoti Perëndia yt ndë dhet që hyn, për të trashëguar’ atë.
17 Po ndë u ktheftë zëmëra jote, e të mos bindesh, po të humbaç udhënë, edhe t’u falesh perëndirave të tierë, e t’i luç,
18 unë po u ap juve zë sot, se do të shuhi fare, nukë do të shkoni dit të gjata mb’ atë dhe, që po kapërceni Jordhaninë, të hyni atie, për të trashëguar’ atë.
19 Thërras deshmitarë sot qiellin’ edhe dhenë, se vura përpara jush jetën’ edhe mortienë, bekimnë edhe mallëkimnë, përandaj sgjithni jetënë, që të rroni, ti edhe fara jote;
20 që të duash Zonë Perëndinë tënt, që të dëgjojsh zën’ e atij, edhe të jesh varë te ay, sepse këjo është jeta jote, edhe të gjatët’ e ditvet tua, që të rrish mb’ atë dhe që u u përbetua Zoti atëret tu, Avraamit, e Isaakut, e Jakovit, t’ua apë atyre.
KREI 31
1 Edhe Moisiu vate e foli këto fialë gjith’ Israilit, edhe u tha atyre:
2 Një qint e njëzet vieç (jam) unë sot, s’munt të hynj e të dal më. Edhe Zoti më tha: S’e ke për të kapërcyerë këtë Iordhaninë.
3 Zoti Perëndia yt, ay do të shkonjë përpara teje, ay do të prishnjë këta komba përpara teje, edhe ti do të trashëgojsh ata: Jisui, ay do të shkonjë përpara teje, sikundrë foli Zoti.
4 Edhe do t’ua bënjë atyre Zoti, si ja bëri Shihonit e Gogut, mbëretëret Amorejvet, edhe dheut atyre, të cilëtë i shoi.
5 Edhe Zoti do t’i apë ndë dorë ata përpara jush, që t’ua bëni atyre pas gjith’ urdhërimesh që u urdhërova juve.
6 Bëhi burra e mirrni zëmërë, e mos kini frikë, as mos u frikësoni prej sysh atyre, sepse Zoti Perëndia yt, ay është që shkon bashkë me ty; nukë do të të lërë, as nukë do të heqë dorë prej teje.
7 Edhe Moisiu thirri Jisunë, e i tha atij përpara gjith’ Israilit: Bëju burr e merr
zëmërë, sepse ti do të fuç këtë gjëndëje nd’ atë dhe, që u u përbetua Zoti atëret atyre t’ua apë, edhe ti do t’ua ndajsh me shortë atë atyre;
8 edhe Zoti, ay (është) që shkon përpara teje; ay do të jetë bashkë me ty, nukë do të lërë, as nukë do të heqë dorë prej teje: mos druaj, as mos u frikëso.
9 Edhe Moisiu shkroi këtë nom, edhe ua dha ndë dorë priftëret të bijet Leviut, që mbanin’ arkën’ e dhiatësë Zotit, edhe gjithë pleqet Israilit.
10 Edhe Moisiu urdhëroi ata, e tha: Ndë funt (ç’do) të shtati vit, ndë kohët të vitit ndëlesësë, të kremten’ e tendë-ngulëjesë,
11 kur të mbëlidhetë gjith’ Israili që të duketë përpara Zotit Perëndisë tënt, nd’ atë vënt që të sgjethnjë, të këndojsh këtë nom përpara gjith’ Israilit për të dëgjuar’ ata.
12 Mbëlith gjëndëjenë, burrat’ e gratë, e djemtë, edhe të huajinë tënt që ke përbrënda dyeret tua, që të gjegjenë, e të xënë, e t’i kenë frikë Zotit Perëndisë tuaj, edhe që të mbanë vesh të bënjënë gjithë fjalët’ e këtij nomi.
13 Edhe që të gjegjenë djemt’ e atyreve që nukë dinë, edhe të xënë t’i kenë frikë Zotit Perëndisë tuaj gjithë dit, sa të rroni mbi atë dhe që po kapërceni Jordhaninë për të trashëguar’ atë.
14 Edhe Zoti i tha Moisiut: Na tek po afronenë dit e vdekëjesë s’ate; thirrë Jisunë, edhe dilni përpara tendësë deshmimit, që ta urdhëronj atë. Edhe vate Moisiu, edhe Jisui, e duallë përpara tendësë deshmimit.
15 Edhe Zoti u duk ndë tendët ndë shtyllë të resë, edhe shtylla e resë qëndroi mbi derët të tendësë.
16 Edhe Zoti i tha Moisiut: Na ti tek do të flësh bashkë me atërit e tu, edhe këjo gjëndëje do të ngrihetë, e do të kurvëronjë prapa perëndirash të huaj t’atij dheut që hyn nd’ atë, edhe do të heqë dorë prej meje, e do të thyenjë dhiatënë t’ime që bëra me ata;
17 atëherë do të dhizetë zëmërimi im kundrë atyre atë ditë, edhe do të heq dorë nga ata, edhe do të fsheh faqenë t’ime nga ata, edhe do të tretenë; edhe do t’i gjenjën’ ata shumë të këqia e shtrëngata, kaqë sa do të thonë atë ditë: A nukë na gjetnë këto të këqia, sepse Perëndia ynë nuk’ (është) ndë mest nesh?
18 Edhe unë me të vërtetë do të fsheh faqenë t’ime nga ata atë ditë, për gjith’ ato të këqia që bënë, sepse u kthyenë ndër perëndira të huajë.
19 Tashi pra shkruani për vetëhenë tuaj këtë kënkë, edhe ua mësoni të bijet Israilit; vineni ndë golët t’atyre, që të jetë tek unë ajo kënkë për deshmim kundrë të bijet Israilit.
20 Sepse si t’i këllas ata nd’ atë dhe që u u përbetuash’ atëret atyre, dhe që rrieth klumësht e mjaltë, edhe ata si të hanë, e të nginjenë, e të mblushenë, atëherë do të kthenenë ndër perëndira të huajë, e do të lutnjën’ ata, edhe do të më zëmëronjënë, e do të thyenjënë dhiatënë t’ime.
21 Edhe si t’i gjenjën’ ata shumë të këqia e shtrëngata, këjo kënkë do të deshmonjë kundrë atyre posi deshmitar, sepse nukë do të harronetë nga gola e farës’ atyre, sepse unë njoh të ligën’ e atyre, që po bënjën’ edhe sot, përpara se t’i këllas ata nd’ atë dhe që u përbetuashë.
22 Edhe Moisiu shkroi këtë kënkë atë ditë, edhe ua mësoi të bijet Israilit.
23 Edhe urdhëroi Jisunë të bir’ e Naviut, e tha: Bëju burr e merr zëmërë, sepse ti do të këllaç të bijt’ e Israilit nd’ atë dhe që u u përbetuash’ atyre, edhe unë do të jem bashkë me ty.
24 Edhe Moisiu si mbaroi së shkruari fjalët’ e këtij nomi ndë vivlit, gjer ndë funt,
25 atëherë Moisiu urdhëroi Levitëtë, që mbanin’ arkën’ e dhiatësë Zotit, edhe tha:
26 Merrni këtë vivlin’ e nomit, edhe vireni mbi ijët të arkësë dhiatësë Zotit Perëndisë tuaj, edhe të jet’ atie për deshmim kundrë teje,
27 sepse un’ e di të pabinduritë t’at, edhe qafënë tënde t’ashpërënë. Na, kur sot që jam gjall bashkë me ju, nuk’ i dëgjuatë Zotit, po sa më tepërë pas vdekëjesë s’ime?
28 Mbëlithmëni gjithë pleqt’ e faravet tuaja, edhe të parëtë tuaj, që të flas këto fjalë për të dëgjuar’ ata, edhe të thërres për deshmitarë qiellin’ edhe dhenë kundrë atyreve,
29 sepse e di se pas vdekëjesë s’ime do të prishi fare, edhe do të priri nga udha që u urdhërova juve; edhe do t’u gjenjënë juve të këqia mbë dit të pastajme, sepse do të bëni keq ndër sy të Zotit, kaqë sa të zëmëroni atë me punët’ e duaret tuaja.
30 Edhe Moisiu foli, për të dëgjuarë gjithë përmbëledhëja e Israilit, fjalët e kësaj kënke gjer ndë funt.
KREI 32
1 Mba vesh, o qiell, se do të flas; edhe le të dëgjonjë dheu fjalët’ e golësë s’ime.
2 Mësimi im do të pikonjë posi shiu, fjala ime do të sbresë posi vesa, Posi pika e shiut mbi barin’ e ngjomë, edhe posi shiu mbi bart,
3 Sepse do të lëvdonj emërin’ e Zotit: epini madhërinë Perëndisë t’ënë.
4 (Ay është) Shkëmbi, punët’ e atij janë të kulluara, sepse gjith’ udhët’ e atij (janë) gjyq; Perëndi besëtar, edhe s’ka paudhëri tek ay; ay ësht’ i vërtetë e i dëreitë.
5 Këta u prishnjë, (njolla) e atyre nuk’ (është njoll’) e të bijet atij, është bres dredharak e i shtrëmburë.
6 A me të tilla shpaguani Zonë, o gjëndëje e marrë edhe pa mënt? A nuk’ ësht’ ay yt-atë, që të shpërbleu? Ay që të gatoi, e të dha fytyrënë?
7 Kujto dit e lashta, kujto viet e të shumë brezavet. Pyet t’ët-atë, edhe ay do të t’apë zë; (pyet) pleqt’ e tu, edhe ata do të të thonë:
8 Kur ndau kombat’ i Larti, kur përndau të bijt’ e Adhamit, Nguli sinoret’ e gjëndëjevet pas numërit të bijet Israilit.
9 Sepse piesa e Zotit (është) gjëndëja e atij, Jakovi ësht’ an’ e trashëgimit atij.
10 Gjeti atë ndë dhe të shkretë, edhe ndë shkretëtirë frike e psherëtimi. I hoqi udhën’ atij rreth e rrotullë, e stërviti atë, e ruajti atë posi dritën’ e syrit tij.
11 Posi shqipeja që mbulon folen’ e saj, përmbëleth zoqt’ e saj, Tuke ndejturë krahat’ e saj, i merr e i ngre mbi krahat të saj,
12 (Kështu) Zoti vetë i hoqi udhën’ atij, edhe s’ish bashkë me atë perëndi i huajë.
13 I hipi ata mbë më të mirat anët’ e dheut, edhe hëngrë drithin’ e aravet. Edhe u dha atyre të pininë mjaltë nga shkëmbi, edhe val nga guri i ashpërë,
14 Gjalpë lopësh, e klumësht dhënsh, me dhiamë shqerash, e deshësh të ushqyerë nga Bashana, e cjepësh, Bashkë me ballin’ e grurit sgjedhë, edhe pive verë, gjak rrushi.
15 Edhe Jeshuruni u mëjti, edhe hodhi me shqelm; u mëjte, e sgjërove, e zure dhiamë; Atëherë harroi Perëndinë që e gatoi, edhe hodhi tej Shkëmbin’ e shpëtimit tij.
16 E dhesnë ndë zëli me (perëndira) të huajë, e dhesnë ndë zëmërim me (punëra) të ndyra.
17 U bënë kurban djajet, jo Perëndisë, perëndirave që nuk’ i dininë, (perëndirave) të rij futurë rishtazi, të cilëtë nuk’ i lutin’ atëritë tuaj.
18 Hoqe dorë nga Shkëmbi që të polli, edhe harrove Perëndinë që të gatoi.
19 Edhe Zoti pa, edhe ktheu faqenë mbë-nj’-anë (nga ata), sepse e zëmëruanë të bijt’ e atij, e të bilat’ e atij.
20 Edhe tha: Do të kthenj faqenë t’ime mbë-nj’-anë nga ata, do të shoh ç’(do të jetë) fundi i atyre, Sepse ata janë bres i shtrëmburë, bij që nukë (kanë) besë.
21 Ata më dhesnë ndë zëli me (ç’nuk’ është Perëndi), më zëmëruanë me idhullat’ e atyre; Edhe unë do t’i dhes ata ndë zëli me ç’(nukë janë) gjëndëje, do t’i dhes ata me një komp të marrë,
22 Sepse u dhes zjarr ndë zëmërim t’im, edhe do të digjetë gjer mb’ anë të poshtra të hadhit, Edhe do të diegë dhenë bashkë me drithin’ e atij, edhe do të dhezë flakë themelit’ e malevet.
23 Do të grumbullonj mbi ata të këqia, do të derth gjithë shëgjetat’ e mia mbi ata.
24 Do të tretenë nga uria, e do të hahenë me sëmundëje flake, e me prishëje të hidhurë. Edhe do të dërgonj mbi ata dhëmbë bishash, e vërer shtërpinjsh mbi dhet.
25 Jashtazi thikë, e përbrëndazi drithtim do të prishnjë edhe dialoshinë edhe vashëzënë, foshnjenë që pi sisë, edhe plakunë me qime të bardha.
26 Thashë: Do t’i përndanjam ata, do të shuanjam emërin’ e atyreve nga mezi i njerëzet.
27 Ndë mos kishnjam frikë zëmërimin’ e arëmikut, mbase mos mbahenë mbë të math arëmiqt’ e atyre, E thonë: Nuk’ i bëri Zoti këto të gjitha, po dora jonë e larta.
28 Sepse është komb’ i marrë, edhe ata s’kanë mënt.
29 Makar t’ishinë t’urtë, të kupëtoninë këtë, të mëndoninë të pastajmen’ e tyre!
30 Një (njeri) qysh munt të ndiqte një milë veta, edhe dy (veta) të thyeninë dhietë milë veta, Ndë qoftë se nuk’ i shiste Shkëmbi i atyreve, edhe nuk’ i epte ndë dorë ata Zoti?
31 Sepse shkëmbi i atyreve nuk’ (është) si Shkëmbi ynë, edhe ata arëmiqtë t’anë le të gjukonjënë.
32 Sepse nga vëreshti i Sodhomëvet (është) vëreshti i atyreve, edhe nga arat’ e Gomorësë. Rrushi i atyre është rrush t’amblëthi, edhe bistakët’ e atyreve janë të hidhurë;
33 Vera e atyreve (është) helëm drangonjsh, edhe vërer aspidhe i pashëruarshim.
34 A nuk’ është mbuluarë këjo tek unë, mbyllurë ndër thesarët e mi?
35 Ndë dorët t’ime (është) të marrët’ e pagësë, edhe të dhënët’ e pagësë, këmb’ e atyreve do të shkasë ndë kohët. Sepse dita e prishëjes’ atyre (ësht’) afërë, edhe ato që do të bënenë shpejtonjënë të vinjënë mbi ata.
36 Sepse Zoti do të gjukonjë gjëndëjen’ e tij, edhe do të pendonetë për shërbëtorët’ e tij, Kur të shohë se humbi fuqia e atyre, edhe nukë mbeti gjë ruajturë, as lënë.
37 Edhe do të thotë: Ku janë perëndirat’ e atyreve, shkëmbi që kishinë shpëresën’ e atyre mb’ atë?
38 Të cilëtë haninë dhiamët’ e kurbanevet atyre, edhe pininë verën’ e kurban-derdhëjevet atyre? Le të ngrihenë, e le t’u ndihënë juve, le t’u bënenë mbulesë juve.
39 A e patë tashi se unë, unë jam, edhe nuk’ është Perëndi përveç meje. Unë vras, edhe ap jetë, unë plagos, edhe shëronj, Edhe s’ka kush ta shpëtonjë nga dora ime.
40 Sepse unë ngre dorënë t’ime ndë qiell, e them: Rronj unë ndë jetët të jetëvet.
41 Ndë prehsha thikënë t’ime që vetëtin, edhe ndë vufsha dorënë t’ime ndë gjyq, Do të marr shpagim nga arëmiqt’ e mi, edhe do t’ua shpaguanj atyre që më mërzitnjënë.
42 Do të dej shëgjetat’ e mia me gjak, edhe thika ime do të hajë mishra, Nga gjaku i të vraret e të skllavosuret, nga kryet’ e të parëvet arëmiqet.
43 Gëzohi, o komba, bashkë me gjëndëjen’ e atij, sepse do të marrë shpagim për gjakun’ e shërbëtorëvet tij. Edhe do t’u apë shpagim kundrështarëvet tij, edhe do të qëronjë dhen’ e tij, (edhe) gjëndëjen’ e tij.
44 Edhe Moisiu erdhi, e foli gjithë fjalët’ e kësaj kënke për të dëgjuarë gjëndëja, ay, edhe Jisui i biri i Naviut.
45 Edhe Moisiu mbaroi së foluri gjithë këto fjalë ç’do Israili.
46 Edhe u tha atyre: Vëri zëmëratë tuaja ndër gjith’ ato fjalë që po u deshmoj juve unë sot, për të cilatë të porositni djemtë tuaj të kenë kujdes të bënjënë gjithë fjalët’ e këtij nomi.
47 Sepse këjo nuk’ është fjal’ e kotë ndër ju, sepse këjo është jeta juaj, edhe prej kësaj fjale do të kini dit të gjata mb’ atë dhe që po kapërceni Jordhaninë për të trashëguar’ atë.
48 Edhe Zoti i foli Moisiut po atë ditë, e i tha:
49 Hip ndë këtë mal të Abarimit, ndë malt të Neboit, që është ndë dhet të Moabit, kundrej Jerihosë, edhe vështro dhen’ e Kanaanësë, që u ap të bijet Israilit për të pushtuarë,
50 edhe vdis nd’ atë mal, që hipën, edhe përmbëlidhu ndë gjëndëjet tënde, posi yt-vëlla Aaroni që vdiq ndë malt të Horit, edhe u përmbëloth ndë gjëndëjet të tij,
51 sepse fëlyetë kundrë meje ndë mest të bijet Israilit ndër ujërat të Meribah-Kadeshit, ndë shkretëtirët të Zivit, sepse nukë më shënjtëruatë ndë mest të bijet Israilit,
52 përandaj do të shohç dhenë përkundrej, po nukë do të hynjç atie, nd’ atë dhe që u ap të bijet Israilit.
KREI 33
1 Edhe ky ësht’ ay bekimi që bekoi Moisiu, njeriu i Perëndisë, të bijt’ e Israilit përpara vdekëjesë tij,
2 edhe tha: Zoti erdhi nga Sinai, edhe u duk ndër ata nga Seiri. Ndriti nga mali i Paranit, edhe erdhi bashkë me dhietë milë shënjtorë. Nga e diathta e atij dolli zjarr nomi për ata.
3 Po, deshi gjëndëjenë. Ndënë dorët tënde janë gjithë shënjtorët’ e atij, edhe rrininë ndër këmbët tua, që të mirrinë fjalët’ e tua.
4 Moisiu na urdhëroi për nom trashëgimin’ e përmbëledhëjesë Jakovit.
5 Edhe ishte mbëret ndë Jeshurun, kur u mbëlothnë të parët’ e gjëndëjesë bashkë me farat e Israilit.
6 Rroftë Reubeni, e mos vdektë, edhe qoft’ e shumë gjëndëja e atij.
7 Edhe ky është (bekimi) i Judhësë, edhe tha: Dëgjo, o Zot, zën’ e Judhësë, edhe bier-e ndë gjëndëjet t’atij; duart’ e atij qofshinë mjaft për atë, edhe ndih-i kundrë arëmiqet atij.
8 Edhe për Levinë tha: Thummimet’ e tua edhe Urimet’ e tua qofshinë bashkë me njerinë tënt të shënjtëruarinë, të cilit i sgjodhe zemrënë ndë Masah, (edhe me) atë u hëngre me fjalë ndër ujërat të Meribahësë,
9 i cili i tha t’et e s’ëmësë: Nuk’ e pashë, edhe i cili mohoi të vëllezëritë, as nukë njohu të bijtë, sepse ruajtnë fjalënë tënde, edhe mbajtnë dhiatënë tënde.
10 Do t’i mësonjënë Jakovit gjyqet’ e tu, edhe nominë tënt Israilit; do të vënë thimiamë përpara teje, edhe kurbane të diegura-gjithë mbi theroret tënde.
11 Beko, o Zot, tufat’ e ushtëris’ atij, edhe prit punët’ e duaret atij, thyej mezin’ e atyre që ngrenë krye kundrë atij, edhe atyre që mërzitnjën’ atë, kaqë sa të mos ngrihenë më.
12 Për Veniamininë tha: I dashuri i Zotit do të rrijë me siguri afër’ atij, (Zoti) do ta mbulonjë gjithë dit, edhe do të prëhetë ndë mest ndë krahavet tij.
13 Edhe për Josifnë tha: Qoftë bekuarë prej Zotit dheu i atij, nga dhuratat’ e qiellit të paçëmuaratë, nga vesa, e nga thellësira që gjëndetë poshtë,
14 edhe nga pemët’ e diellit të paçëmuaratë, e nga dhuratat’ e hënësë të paçëmuaratë,
15 e nga të mirat’ e sgjedhura të bieshkavet vietëra, e nga të mirat’ e paçëmuara të malevet përjetëshim,
16 e nga të mirat’ e paçëmuara të dheut, e nga të mbushurit’ e atij; edhe pëlqimi i atij që u duk ndë ferrët arthtë mbi kryet të Josifit, edhe mbi majët të sgjedhurit vëllezëret tij.
17 Lavdia e atij (qoftë posi) e demit atij që ka lindurë përpara, edhe brinjt’ e atij posi brinjt’ e vetëm-bririt; me ata do t’u bierë me brinj kombavet gjer mb’ anët të dheut; edhe ato (janë) të dhietë milët’ e Efraimit, edhe ato janë të një milët’ e Manasehut.
18 Edhe për Zebulluninë tha: Gëzohu, o Zebullun, ndë të dalët tënt; edhe (ti), o Isahar, ndër tëndat tua.
19 Do të thërrasënë gjëndëjetë ndë malt, atie do të bënjënë kurbane dëreitërie, sepse do të thithënë të plotën’ e detit, edhe thesarët’ e fshehurë të rërësë.
20 Edhe për Gadhinë tha: (Qoftë) bekuar’ ay që sgjeron Gadhë, rri posi leon, edhe çqyenë krah e krye.
21 Edhe proi për vetëhen’ e tij piesën’ e parë, sepse atie ish ruajturë piesa e nom-vënësit; edhe erdhi me të parët’ e gjëndëjesë, lau dëreitërin’ e Zotit edhe gjyqet’ e atij bashkë me Israilinë.
22 Edhe për Daninë tha: Dani (është) këlysh leoni: do të këcenjë nga Bashana.
23 Edhe për Naftalinë tha: O Naftaliu i nginjurë me pëlqim, e i mbushurë me bekimin’ e Zotit, trashëgo anën’ e të perënduarit e të mes-ditësë.
24 Edhe për Asherinë tha: Qoftë bekuarë nga djemtë Asheri, qoft’ i priturë ndër vëllezërit, edhe le të ngjyenjë këmbën’ e tij ndë val.
25 Këpucët’ e tua (qofshinë) hekur’ e rame, edhe fuqia jote posi dit e tua.
26 Asndonjë nuk’ (është) si Perëndia i Jeshurunit, i cili sbret mbi qiejet për ndihmënë tënde, edhe me gjithë madhërin’ e atij mbi qëndresët.
27 Perëndia i përjetëshim është mbulesë, edhe krahat’ e përjetëshim (janë) mpshtetëje. Edhe do të përzërë arëmikunë përpara teje, edhe do të thotë: Prish-e.
28 Atëherë Israili do të rrijë vetëmë ndë siguri, syri i Jakovit (do të jetë) mbë dhe gruri e vere, edhe qiejet’ e atij do të pikonjënë vesë.
29 Lumthi ti, o Israil. Kush është si ti, o gjëndëje e shpëtuarë nga Zoti, i cili është mburonja e ndihmësë s’ate, edhe kordha e madhërisë s’ate! Edhe arëmiqt’ e tu do t’unjënë kryetë ndënë ty, edhe ti do të shkelsh mbi qafët t’atyre.
KREI 34
1 Edhe Moisiu hipi nga fushat’ e Moabit ndë malt të Neboit, ndë majët të Pisgahut, që (është) kundrej Jerihosë. Edhe Zoti i dëfteu atij gjithë dhen’ e Gileadit gjer ndë Dan,
2 edhe gjithë dhen’ e Naftaliut, edhe dhen’ e Efraimit, edhe të Manasehut, edhe gjithë dhen’ e Judhësë, gjer ndë të mbaruarët të detit,
3 edhe mes-ditënë, edhe fushën’ e grykësë Jerihosë, qytetit me drunj hurmash, gjer ndë Zoar.
4 Edhe Zoti i tha atij: Ky ësht’ ay dheu që iu përbetuash’ unë Avraamit, e Isaakut, e Jakovit, tuke thënë: Farësë s’ate do t’ja ap atë; unë të bëra ta shohç me syt’ e tu, po atie s’ke për të shkuarë.
5 Edhe Moisiu vdiq atie, shërbëtori i Zotit, ndë dhet të Moabit, pas fjalësë Zotit.
6 Edhe e kallnë ndë grykët, ndë dhet të Moabit, kundrej Beth-peorit; edhe asndonjë nuk’ e di varrin’ e atij gjer mbë sot.
7 Edhe Moisiu (ish) një qint e njëzet vieç, kur vdiq; nuk’ u errnë syt’ e atij, as nuk’ u vogëlua fuqia e atij.
8 Edhe të bijt’ e Israilit klanë Moisinë ndë fushat të Moabit tri-dhietë dit, edhe u mbaruanë dit e të klarit vajësë Moisiut.
9 Edhe Jisui i biri i Naviut ish plot me frymë diturie, sepse Moisiu kish vënë duart’ e tia mbi atë; edhe i dëgjonin’ atij të bijt’ e Israilit, edhe bëninë si urdhëroi Zoti Moisinë.
10 Edhe nuk’ u ngre më ndë Israilt profit si Moisiu, të cilin e njohu Zoti faqe me faqe
11 ndër gjithë shenjet e çudit, që pat dërguarë Zoti atë të bënte ndë dhet të Egjyftërisë, te Faraoni, e ndër gjithë shërbëtorët e atij, e ndë gjithë dhet t’atij,
12 edhe mbë gjithë dorën’ e fortë, e ndër gjithë punërat’ e çudiçime të mëdhatë, që bëri Moisiu ndër sy të gjith’ Israilit.
———————
2020-03-15: Copyright – Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë