K o n s ta n d i n K r i s t o f o r i d h i K r is t o f o r id h i Shkrime dhe përkthime Historia e Shkrimit të Shenjtë (1870 e 1872) Katër Katekizma (1867 e 1872) Përgatitur për shtyp dhe paraqitur nga Xhevat LLoshi Seria përkujtimore “500/200” lidhur me proteStantizmin Shqiptar Konstandin Kristoforidhi 9789928104618 1200 lekë Historia e Shkrimit të Shenjtë Katër KatekizmaHistoria e Shkrimit të Shenjtë dhe Katër katekizmaKonstandin Kristoforidhi Shkrime dhe përkthime , vëllimi 9 Historia e Shkrimit të Shenjtë (1870 e 1872) dhe Katër katekizma (1867 e 1872) Pjesë e serisë përkujtimore “500/200” Redaktor përgjegjës: David Hosaflook Përgatitur Për shtyP dhe Paraqitur nga Xhevat LLoshiHistoria e Shkrimit të Shenjtë (1870 e 1872) dhe Katër Katekizma (1867 e 1872). Ky botim © Xhevat Lloshi. Botuar nga Instituti për Studime Shqiptare dhe Protestante, 2017. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij libri nuk mund të kopjohet, të riprodhohet, të ruhet në sisteme shumëzimi apo të transmetohet me çdo lloj forme apo mjeti tjetër, pa lejen me shkrim më parë nga mbajtësit e së drejtës së autorit. Pjesë të shkurtra mund të përdoren për qëllime citimi pa leje, me kusht që të citohen plotësisht autori dhe botuesi. ISBN 978-9928-104-61-8 Faqosja dhe kopertina: David Hosaflook dhe Point. Prodhuar në Tiranë te shtypshkronja “Vernon Publishing”. Shkronjat: Romana dhe Dante. Shkronjat “Romana” u zgjodhën për botimet e serisë përkujtimore “500/200”, sepse u përdorën gjerësisht në botimet e shtypshkronjës “Dhori Koti” në Korçë, në gjysmën e parë të shekullit XX. Ky botim është vëllimi i nëntë i një serie vëllimesh me titullin “Konstandin Kristoforidhi: Shkrime e përkthime”, përgatitur për shtyp nga prof.dr. Xhevat Lloshi. Seria përmban përkthimet e Kristoforidhit të Biblës (botuar nën kujdesin e Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë) dhe pëkthimet e shkrimet e tjera (botuar nën kujdesin e Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante). www.instituti.orgPërkthimi në dy variante i historisë së shkrimit të shenjtë dhe i katekizmit Xhevat Lloshi PËRKTHIMET E KONSTANDIN K RISTOFORIDHIT i ka botuar Shoqëria Biblike Britanike dhe për Vendet e Huaja (BFBS). Që me themelimin e vet më 1804 ajo kishte vënë si parim të pandryshueshëm që të mos botonte asgjë tjetër, përveç Biblës, ndërsa edhe këtë ta bënte pa komente të tekstit. Është e vërtetë që një varg autorësh të Rilindjes shqiptare e shihnin atë si një shtëpi të fuqishme botuese dhe shpërndarëse të librit, por Kristoforidhi e njihte mirë natyrën e saj. Rrjedhimet prej këndej u dukën menjëherë, pasi doli libri i parë i përkthyer prej tij Katër ungjillat e Zotit edhe shelbusit tonë Iesu Krishtit edhe Punët e Apostuivet gegërisht, më 1866. Pas një diskutimi të shumanshëm në Stamboll me Aleksandër Tomsonin, ishte vendosur që për shqipen të përdorej alfabeti i Karl R. Lepsiusit, duke e përshtatur me shkronja latine për gegërishten dhe me shkronja greke për toskërishten. Kështu botimet do të kishin një alfabet të ri, të cilin nuk e kishin përdorur më parë shqiptarët. Ishte e nevojshme atëherë, që të përgatitej një abetare për ta mësuar alfabetin e ri. Këtë 8 Xhevat LLoshi abetare Kristoforidhi e hartoi duke ndjekur një botim anglisht, por të ndryshuar mjaft në përputhje me veçoritë e shqipes dhe me përmbajtje të afërt për lexuesit shqiptarë. Mjafton të shihet për këtë copa për Shqiponjën, në të cilën ndihen edhe notat atdhetare. Mirëpo ku do të botohej kjo abetare? Zgjidhjen e gjeti A. Tomsoni, sepse e kuptonte fare mirë, që një libër i tillë e ndihmonte drejtpërdrejt qarkullimin e përkthimeve me alfabetin e ri. Ai iu drejtua një shoqërie tjetër, që botonte materiale popullarizuese, të përshtatshme edhe për shkollarët. Kjo ishte Shoqëria e Broshurave Fetare (SHBF), anglisht Religious Tract Society (RTS). Shoqëria e Broshurave u ngrit më 1799 dhe me këtë u hap një etapë e re botimesh, sepse po nga ata themelues u krijua edhe Shoqëria Biblike. Më 1935 RTS u shkri me Shoqërinë për literaturën e krishterë për Indinë e Afrikën dhe formuan Shoqërinë e Bashkuar për Literaturën e Krishterë (United Society for Christian Literature, USCL). Librin e parë për historinë e RTS e ka botuar më 1850 William Jones: The Jubilee Memorial of the RTS (Jubileu i SHBF). Në faqet 372-373 aty flitet për punën me gjuhën shqipe. Kur u mbushën 100 vjet, Samuel G. Green ka botuar The Story of the RTS for One Hundred Years (Historia e SHBF për njëqind vjet, Londër 1899). Gordon Hewitt ka botuar më 1949 Let the People Read: a short history of the USCL – Religious Tract Society. Dokumentet arkivore që nga fillimi më 1799 e deri më 1953 janë depozituar më 1982 në Bibliotekën e Shkollës së Studimeve Orientale dhe Afrikane (SOAS, Londër). hyrje 9 Gjuha shqipe në materialet arkivore të RTS shfaqet mjaft herët, sepse ka të dhëna të qarta, që më 1824 redaktori i përkthimit të Vangjel Meksit dhe ndjekësi në shtyp i botimit të Dhiatës së re më 1827, Grigor Gjirokastriti, ka përkthyer të paktën dy broshura fetare shqip dhe ato janë botuar, ndonëse ende nuk kemi gjetur kopje të tyre. Në Raportin e 30-të (1829, f. 105) shkruhet se Rev. Isaac Lowndes-i nuk i kishte dërguar njoftime Komitetit të RTS, por ata i kanë shkruar lidhur me “çështjen e botimeve të reja të broshurave shqip. Ai është autorizuar të caktojë çfarëdo shumash që mund të marrë nga shitja e veprave të tilla, që t’i përdorë për botimin e broshurave greqisht ose shqip.” Burime arkivore të RTS janë: Minutes of RTS Committee 1799-1935; Executive Committee Minutes for the RTS 1799-1935; Printed Annual Reports of RTS 1820-1935; RTS Publications 1822-1934; RTS Foreign Correspondence 1824-1832, Copies of ongoing RTS Letters 1824-1889; Minutes of Sub-Committee 1799-1935; Correspondence of RTS 1824-1889. Sapo shkuan për shtyp Katër Ungjijtë gegërisht më 1866, menjëherë Kristoforidhi, me mbështetjen e Tomsonit, nisi përgatitjen e librave për t’i shtypur Shoqëria e Broshurave. Qysh në prill 1866 Komiteti i RTS kishte vendosur që të financohej botimi i Abetares dhe Katekizmit gegërisht. Paskëtaj më 19 shkurt 1868 Tomsoni kërkoi 50 £ për të shtypur 1000 kopje të Historisë sipas Christian Gottlob Barthit. Shuma ishte jo e vogël, sepse do të shtypeshin edhe ilustrimet në tekstin gegërisht, megjithatë Nënkomiteti i Botimeve e miratoi më 24 mars. Tomsoni dërgoi një letër Next >