FJALA E MIRËPërmban shpiegimin e Ungjijëvet të Shenjta të të Djelavet të gjithmotit me nga njëfjalim në çdo të Djelë._______________Botohet në dy pjesë._______________PJESA E PARËPrej DHIMITËR PËRMETITish Drejtor i Seminarit Kombëtar OrthodhoksBotuar me ndihmat e disa Fjerakëve BesëmirëTIRANËShtypshkronja "DIELLI"1943UNGJILLI PARA LARTËSIMITShpjegimi i ungjillit (Joani 3. 13-17)«Tha Zoti: Asnjë s' është ngjitur në qiell, përveç ay që zbriti prej qiellit, i biri i njëriutqë është në qiell.»Këto fjalë janë një pjesë të bashkfjalimit, që bëri Zoti bashkë me Fariseun Nikodhim,sa i nevojshëm është pagëzimi për shpëtimin e njëriut dhe ajy s' kuptonte, atëhere Jisuji tha: Në qoftë se ju nuk kuptoni të dheshmet d.m.th. gjërat që bëhen mbi dhe,sikundër është pagëzimi, qyshë do të kuptoni qielloret d.m.th. lindjen t' ime ngaPerëndia dhe ati? Ajy që u ngjit në qiell, ay mund të kuptojë ato të Perëndisë. Asnjëtjetër s' është ngjitur në qiell, që të dijë dëshirën e mendimin e Perëndisë dhe t' izbulojë këto njërzvet për shpëtimin e tyre, përveç një i Biri i Perëndisë, që zbriti ngaqielli mbi dhè dhe u mëshirua. Edhe vetëm me hanën e atij mund te njohim tëvërtetën dhe dëshirën e Perëndisë dhe të fitojmë shpëtimin.«Që është në qiell» gjithënjë sikundër edhe mbi dhè sepse edhe kur ishte Krishti mbidhè si njëri, por si Perëndi ndodhesh gjithnjë në qiell i bashkuar me atin dhe ndodheshkudo.«Dhe sikundër Mojsiu lartësoj gjarpërin në shkretëtirë, kështu duhet të lartësohet dhe ibiri i njeriut, që kushdo që i beson mos të humbasë, por të ketë jetë të pasosur».Kur Israilitët duallën nga Egjyptit dhe u ndodhën ne shkretëtirën Edhom, gjarpërinjelmatues i kafshohin dhe vdisnin. Atje pra Mojsiu pas porosisë së Perendisë, nguli njëgjarpër të bakërtë, mbi të cilin shkonin të kafshuarit prej gjarprinjvet dhe shpëtonin.Kjo ngjarje symbolizonte lartësimin mbi Kryq të shpëtimtarit, mbi të cilin ne dukembesuar dhe duke u bindur shpëtojmë nga plagët vdekjeprurëse të mëkatës, që e prurinë botë gjarpri dinak, djalli.Kësisoj për shpëtimin e botës është nevojë të lartësohet mbi Kryq dhe të vdesë i Biri iPerëndisë, që u mëshirua, që kështu çdo pasuës i tij besnik mos të humbasë, por tëshpëtojë dhe të fitojë jetën e amëshuar.«Kaq e deshi Perëndia botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindur, që kushdo që i besonmos të humbasë, por të ketë jetë të pambaruar».Kaq shumë e deshi Perëndia botën, sa për shpëtimin t' onë dorëzoi në vdekje, dhevdekje të tillë, sikurse është vdekja mbi Kryq, Birin e Tij të dashur.«Sepse nuk e dërgoi Perëndia Birin e Tij në botë që të gjykojë botën, por që tëshpëtohet bota me anën e tij».Nuk e dergoj Perëndia Birin e Tij që të gjykojë dhe të dënojë njërzit mëkatarë, por qëtë veprojë për shpëtimin e tyre. Sepse gjyqi i botës do të bëhet me ardhjen e dytë tëKrishtit. Në ardhjen e parë Krishti erdhi që të lartësojë njërzit me mësimin e TijHyjnor dhe kështu duke i besuar të shpëtohen; dhe ardhi i mëshirshëm për të shëruarlëngatat e popullit. Por në ardhjen e dytë do të vijë me lavdin e Tij, si gjykatës për tëgjykuar botën.MËSIME. - Në fjalimin e Tij me Nikodhimin Zoti lëçit kthjelltas se nuk është njëri ithjeshtë, por i Biri i Perëndisë që zbriti nga qielli dhe u bë njëri. Si i tillë Krishti ështëMësuesi i Math i së vërtetës, që na zbulon dëshirën e Perëndisë dhe na udhëheq pagabim në shpëtimin e përgjithshëm. Po t' i pasojmë Atij me besatari, pasojmë tëvërtetën, ecim në dritë, marshojmë udhën e shpëtimit dhe të jetës.Judhenjtë në shkretëtirë i shpëtoj nga gjarprinjt gjarpëri i bakërtë, që ishte ngulur mbidru. Por gjithë botën shpëton nga mëkata dhe nga gjarpri dinak, nga djalli, ZotiKrisht, i cili u mvarr mbi Kryq si keqbërës. Ay mori përsipër dhe mbajti mëkatat t'ona. Ay mveshi natyrën mëkatore të njëriut, sado që ishte i shënjtë, dhe u-bë mallkimpër neve.Në qoftë se Perëndia pranoi, që të dorëzojë Birin e Tij, për neve në vdekje; dhe vdekjeKryqi, nga kjo kuptojmë dashurinë e pa treguar të Perëndisë për ne njërzit. Ma emadhe dhe ma e kjartë provë e dashurisë hyjnore për ne as gjëndet as mund tëgjendet.Sado që Perëndia dorëzoi Birin e Tij për shpëtimin e gjithë botës me gjith këtë nukshpëtohen gjithë njërzit. Shpëtohen vetëm ata, që shikojnë me besë te i Biri iPerëndisë. Perëndia është e mirë, por është edhe e drejtë. Në qoftë se në mirësin e Tij,na jep mjetin e shpëtimit me anën e Birit të Tij, por në drejtësin e Tij shpëton vetëmata, që tregojnë me veprat e tyre besën e duhur dhe mirnjohtësin te shpëtimtari i Biri iPerëndisë.Për ata që besojnë është rezervuar jetë e lumtur. Për ata që nuk besojnë tek i Biri iPerëndisë është ruajtur humbjee dhe denim i përjetshëm. Janë fjatorë, se nuk ç' muandashurinë e patreguar të Perëndisë, dhe nuk përituanë që të shpëtojnë me hanën eShpëtimtarit Krishtin. Sepse Zoti nuk është vetëm shpëtimtar, por edhe gjykatës.Shpëtimtari i tërmirë për ata që besojnë dhe pendohen; gjykatës i drejtë dhe ifrikshëm, për ata që qëndrojnë në pabesi dhe në mëkatë.E DJELË PARA LARTËSIMITFJALIM: Për Dashurin e Perëndisë"Kaq deshi Perëndia botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlinder, që kushdo që ibeson mos të humbasë, por të ketë jetë të përjetëshme",Le të thonë ç' të duanë materialistët dhe adhuronjësit e trupit për të zhustifikuar jetëne tyre mëkatare dhe të çregulluar le të mohojnë të pabesët besën e përbotëshme tePerendia e te shpirti. Me gjithë këto mohime është e sigurtë, se brënda në thellësirat enjëriut fshihet shpirti një shpirt i pavdekshëm dhe qiellor, i cili e fisnikon, e inspirondhe e udhëheq njërin në udhën e qytetërimit dhe përparimit, dhe i cili e lartësonnjërinë në sferat ètherore dhe e shtynë në vepra fisnike dhe heroike të vetmohimit dhekështu e tregon njerin bir Perëndie dhe trashëgimtar të mbretëris qiellore.Për qënien e shpirtit dhe për vlerën e tij e tha vet goja e së vërtetës në Ungjillin esotshëm «kaq e deshi Perendija botën, sa dha Birin Tij të vetëm lindur». Këtu nuk fletvetëm për shpirtin, që ekziston, por thekson edhe për vlerën e tij të çmuëshme, sadërgoi edhe të Birin e Tij të vetëmlindur për shpëtimin e tij. Këjo tregon dashurinëpamasë të Perëndisë për njërzit.1) Me të vërtetë cilin dha Perendia? Dha Birin e Tij të vetëmlindur Perendija kishte memijera Kryeenjej dhe engjej, të cilit rinin përpara fronit të madhëris së Tij me shënjtëri,me dashuri, me fuqi të çuditshme dhe të cilët ishin gati të vinin për shpëtimin t' onë.Por nuk, dërgojë ëngjejt, por dërgon të Birin e Tij të dashur, që e lindi përpara jetëvetdhe i cili ishte bashkë me Atë i bashkuar dhe i pandarë. Sado që i Biri i Tij ishte Zoti,përpara të cilit gjunjëzojnë Qeruvimet dhe Serafimet dhe të gjitha fuqit qiellore Sadoqë i Biri i Tij është Ay, prej të cilit u krijua bota. Perëndija për dashurinë e njërzvetdërgoi Birin e Tij të dashur, sikundër e quajtën në Jordhan dhe në Thavor, «Ky ështëbiri im i dashur që unë e pëlqeva».2) Dhe qysh e dha? jo në nderje dhe në lavdi; e dha në përbuzje, në dhëmbje, nëvdekje; vdekje Kryqi, që ishte më e ashpër dhe e çndershme. Le të mendojmë ç' ishteKrishti dhe si njëri dhe ç' vuajti lart mbi Kryq, që të kuptojmë në sa ka metro për tëmatur dashurinë e Perëndisë. Ç' isht me të vërtetë Krishti si njëri? Ishte i shënjti ishënjëtorvet, Jisuj i pamëkatëshmi, «i cili nuk bëri mëkatë dhe në gojën e tij nuk ugjënd dinakëri», i cili «e shkoi jetën e tij duke bërë të mira dhe duke shëruar lëngatat epopullit». Ay i cili ruajti gjithë drejtësinë dhe gjitha porosit e Atit të tij, në mënyrë që«virtuti i tij të mbulojë qiejt» dhe të dashur ta quaj ati i tij qiellor. Ç' nderje dhe lavdi ikishte hije? Me gjith këtë ati i tij e la mbi dhè të vobekt, të shkretë, e la të vdesë vdekjetë frikëshme mbi Kryq me pështytje dhe shuplaka, me fymje dhe katarash. Nuk e la,por e dërgoi vetë dhe e dorëzoi te vdesë Biri i Tij i Tërshënjtë.3) Dhe qër cilët e dorëzoi? E dorëzoi për botën, jo për të drejtët dhe besëmirët. Kurthotë botën, kupton botën mëkatore, njërzit të mëkatë dhe të gënjeshtrës. Edhe të tillëishin të gjith njërzit, jo të bindur e të disiplinuar, sikurse ishte Biri i Tij, por të larguarnga nomi, të liq, fajtorë dhe mëkatorë, me të vërtet armiq të Perëndisë dhe bij tëzëmëratës dhe të mallkimit. Me gjith këtë Perëndia, për njërzit mëkatarë për armiqt etij, që e fyenin ditë e natë në tër jetën e tyre, sakrifikoi Birin e Tij të vetëmlindur, që tëshperblehen me gjakun e tij të çmuarë dhe të gjejnë ndjesë të mëkatave të tyre. Cilinjëri ndonjëherë, sado njëridashës qoftë, do të bënte të tillë sakrificë? Dhe cili at dotherorizonte djalin e tij të dashur për njërës keqbërës dhe kriminelë? Shkronja eshënjtë thotë, që Abrahami pranoi me bindje dhe kënaqësi që therorizoj djalin e tijIsaakun. Por e bëri për hatër të Perëndisë, i cili i a dha dhe për të cilin çdo sakrificë kahije. Por për armiq nuk ësht sakrifikuar kurrë asndonjë njëri. Vetëm Perëndia e bërikëtë gjë, sepse Ay ndjen dashuri të pamasë për njerzit, qofshin mëkatarë.Për këtë me admirim Shën Pavli thotë, «Na rekomandon dashurin e Tij Perëndia tekne, sepse me gjith që ishim mekatarë, Krishti për ne vdiq».4) Qëllimin për të cilin e dërgoi të Birin e Tij. Edhe këtë e shtoi Shpëtimtari nëUngjillin e sotshëm. «Që kushdo që i beson, mos të humbasë por të ketë jetë tëpërjetëshme». Njërzit ishin të humbur dhe të larguar nga Perëndia dhe s' kishin prehjee gëzim dhe shpirti i tyre ishte i vdekur ndën zëmërat e drejtë të Perëndisë. Pormëshira e pa kufizuarë e Perëndisë na shpëtoi me gjakun e Birit të Tij, që e pranoi përshpagim të mëkatës stërgjyshore. Na dhuroi jetën, po jo këtë jetë të përkohëshme porjetën qiellore, ku nuk është «as dhimbje as hidhërim, as fsherëtim» por vetëm gëzimafër Perëndisë, vetëm nderje dhe lavdi midis ëngjejvet.Vllezër të dashur. Këto ditë do të kemi përpara Kryqin e Zotit t' onë Jisu Krishtit tëgjakosur, dhe do té dëgjojmë Ungjillin e Shënjte të na tregojë prapë pësimet efrikëshme dhe vdekjen jetëdhënëse të Shpëtimtarit t' onë që vërtetojnë dashurinë epakufishme për ne. Mos të mbetemi të pa mallngjyerë përpara kësaj dashurije, por tëkemi besë dhe dashuri, sepse këto kërkone Perëndija prej nesh. Besë të nxehtë dhedashuri të gjallë, që e sjellin njerin në pendim dhe e udhëheqin në shënjtëri. Po ku tigjejmë në kët, në qoftë se nuk na i dhuron Ay vetë?O At qiellor! Zoti i mëshiravet dhe Perëndia e Dashurisë! Dhuro-na besë të nxehtëdhe të patundur te Biri i Yt, që u kryqëzua për ne. Bëj-na që të duam Ty me gjithëzëmër, sikurse ti na dashurove, dhe t' a tregojmë dashurinë t' onë me një pendim tësinqertë dhe me një jetë të virtutëshme. Po, jep-na këtë besë, që të gjejmë shpëtim dhejetë të përjetëshme pranë lavdis S' ATE të pavdekëshme. AMIN.LARTËSIMI I KRYQIT JETËDHËNËSI SHPËTIMTARIT ZOTIT T'ONË JISU KRISHT(Më 11 Shtator)Në Jerusalem Shën Elena, e ëma e Shën Kostandinit Math, vajti në vitin 326 që tëfalet në Vëndet e Shenjta dhe të falnderoj atje Perëndinë për triumfet, që dëgnoi tëkurorëzojë luftërat dhe veprat e birit të saj. me gjith që ishte 80 vjeçë Augusta, eshpirtëzuar me zell hyjnor, zhvilloi aktivitet të çuditshëm.Mbasi ndërtoi shumë Kisha, deshi të plotësoj dëshirën e shënjtë, të zbuloj Golgothan,për të cilën interes të math ndjente dhe imperatori i biri saj. Ajo bregore, e cila ushënjtërua me gjakun e çmushëm të shpëtimtarit t' onë, ishte bërë akoma nga shekulli iI vënd falje adhurimi i besnikvet. Imperatori Adrianoj duke kundërvepruar për këtëtërheqje që kishte Golgothaj, vëndosi ta fshehë, dhe ndërtoj mbi atë në vitin 136 pasKr. një Kishë te Afrodhitës; pandehu se kështu do të zhdukte dhe kuptimin e këtijvëndi të pavdekshëm. Po kjo gjë shkaktoi pikërisht përjetësimin e tij, se kështu megjithë gërmimet që u bënë në tokën dhe në vëndet e Jerusalemit, mbeti vëndi i caktuar.Kisha idhololatrike ishte dishmi e pa gënjeshtërt e vëndit.Kështu Shën Elena zbuloi Golgothan duke liruar atë nga çdo gjurmë pagane, që ishteafierosur në perëndeshën e dëshiravat të trupit me kundërshtim me spiritën e qartësisdhe vetmohimit, që përhapi në botë Ay, i cili sakrifikoj jetën e Tij, për çlirimin enjërzimit nga zgjedhja e mëkatit. Në punërat që bëheshin për këtë qëllim, ku ndodhejshumë herë vetë Shën Elena, u gjendën të thellosur tre Kryqe. Kjartas dy Kryqe ishin,që mbajtën trupat e kusarvet të bashkëkryqëzuar nga çdo hanë me atë. I treti ishteKryqi, që u shënjtërua me gjakun e Shënjtë të Shpëtimtarit. Njohjtje e Kryqit ishteforma e tij e veçantë me një copë dru e dalë në majë, ku u ngjit mbishkresa I.N.B.I.romanisht, greqisht dhe ebraisht. Por kjo e dalë në majë nuk u gjend, se duhesh tëçfaqesh vërtetimi në mënyrë më panigjyrike, dhe më e sigurtë. Ishte e sëmurë njëzonjë shumë fisnike besëmirë, për të cilën mjekët s' kishin shpresë shpëtimi. ShënElena dhe Episkopi i atëhershëm i Jerusalemit Makarios me shum priftër dhe parësinKrishtere e prekë të sëmurën, gati për vdekje, me çdo Kryq. Dhe çfaqja u bëPanigjyrike. Porsa e preku Kryqi i Zotit në fund, zonja u shërua. "Pas një tradite tjetërgruaja kishte vdekur dhe Kryqi i Zotit e ngjalli. Ose njërën, ose tjetrën të pranojmëvepërimi çudibërës mbetet i pamohushëm."Lajmi i përhapur at çast në gjithë Jerusalemin dhe në rethet shkaktoi enthusiazëm dhembledhje të madhe besnikësh, që digjeshin prej dëshire të afroheshin dhe të shikojnëKryqin e çmuëshëm. Por padurimi ishte i papërmbajtur. Kushdo luftonte t' ia shkontetjetrit dhe me grumbullimin e asaj turme u bënë shumë fatkeqësira. Atëhere u vëndosëqë të bëhet një ceremoni në Kishë, të vihet në atë një vënd i lartë, mbi të cilin tëtregohet Kryqi, që t' a shikojnë bensikët dhe t' a adhurojnë. Episkopi Makarios etregoj që nga lartësija në turmën e mbledhur të besnikëve Kryqin e çmushëm. Përkujtim të kësaj ngjarje u caktua prej Kishës e kremtja e Lartësimit të Kryqit jetëdhënësmë 14 Shtator.Një pjesë të Kryqit të Shënjtëruar e pruri Shën Elena në Kostandinopojë teKostandini i Math, bashkë edhe peronat, me të cilat ishte ngulur trupi i Shpëtimtarit t'onë. Një nga këto perona e nguli në periqefalen e tij Imperatori besëmirë, i lumtur se sshkëlqeu atë me këtë thesar të çmushëm, si trope të paluftuarshme kundër armiqve.Imperatori Kostandini i Math u gëzua tepër për gjetjen e Kryqit jetëdhënës të Zotitdhe Shpëtimtarin t' onë Jisu Krishtit dhe urdhëroj të ndërtohet mbi varrin e Krishtitnjë Kishë madhështore që u quajt Kisha e ngjalles.E DJELË PAS LARTËSIMITShpjegimi i Ungjillit (Mark 8.34-38 dhe 9.1)"Tha Zoti. Kush do që të më aij prapa, le të mohojë vehten e tij, le të ngrerëKryqin e Tij dha le të më pasojë".Nuk shtrëngon, sado që e ka fuqin, as urdhëron, sado që e ka pushtetin, por e lë çdoneri në dashjen e tij. Vetëm thërret, sepse si njëridashës dëshiron shpëtimin e tëgjithvet. Prandaj thotë, kush dëshëron që të vijë "prapa meje" d.m.th. të bëhet nxënesii im dhe të imitojë veprat e mija, ay është nevojë të bëjë tre gjëra: të mohojë vehten, tëngrerë Kryqin e vet dhe të më pasojë.Vehtja jonë është ajo që e quan Apostol Pavli njëri i vjetër i mëkatës. Këtë pra njëri tëvjetër të mëkatës duhet t' a mohojmë, kur largohemi nga dëshirat e liga të trupit dhepërbuzim të gjitha veprat që janë në kundërshtim me porosit e Krishtit.Kryqi simbolizon të parën vdekësimin e mëkatës sepse vdiq mbi Kryq Krishti, për tëvdekësuar dhe për të shdukur mëkatën e botës. Të dytën Krishti simbolizonshtërngimet dhe vuajtjet. Pra të ngrerë Kryqin e vet do të thotë, le të vdekësoj nëshpirtin e tij çdo dëshirë të ligë dhe çdo prirje për të ligën dhe le të jetë gati për çdoshtërngim dhe për vdekje qoftë, për besën dhe për dashurin e Krishtit.I pasojmë Krishtit, kur imitojmë veprat e Tij.Për të vajtur pra "prapa Krishtit duhen tre gjëra: të urrejmë mëkatën, të vdekësojmëpasionet dhe të imitojmë veprat e Krishtit.""Ay që do; të shpëtojë shpirtin e tij, do t' a humbasë; dhe kush do të humbasë shpirtine tij për mua dhe për Ungjillin, ay do t' a shpëtoj atë."Shpirt kupton këtu jetën. Kush midis reziqevet do të mohojë Krishtin për të shpëtuarjetën e tij, ay do t' a humbasë për jetë, sepse do të vejë për në vëndin e dënimit tëpërjetshem. Kurse ay që do të therorizoj jetën e tij për Krishtin dhe për Ungjillin e tijay do të rroj për jetë me lavdi në mbretërin e qiellit. Kjo u plotësua në kohën endjekjevet, kur martyrët derdhën gjakun e tyre për të mos mohuar Krishtin dhe kështufituan kurorën e martirizimit dhe lavdinë në qiell pranë Perëndisë."Sepse ç' dobi do të ketë njeriu, edhe sikur të fitojë tërë botën dhe dëmton shpirtin etij"? Dhe ç' do të japë njeriu çpagim të shpirtit të tij"?Përgjigja në këto dy pyetje është asgjë. Edhe sikur të fitojë ndonjë gjithë botën, fitimiësht i kotë dhe pa ndonjë vlerë, kur puna është që të humbasë shpirtin e tij tëpavdekshëm."Sepse ay që do të turpërohet për mua dhe për fjalët e mia në këtë bres kurvar dhemëkatar, dhe i biri i njeriut do t' a turpëroj, kur të vijë në lavdi te Atit tij bashkë meengjejt e shenjte."Atë që do të ket turp që të duket përpara botës, se është nxënësi im dhe pason fjalët emija, dhe unë do t' a turpëroj përpara Atit t' im. Bres kurvar, quan njërzit e mëkatës, tëcilët mohojnë Krishtin dhe i shërbejnë dëshiravet të djallit, sikunder një grua kurvaretë burrin e saj legal dhe vete prapa të huajvet."Edhe u thoshte atyre, me të vërtet po ju them, që janë disa këtu, që nuk do tëgjërojnë vdekje, deri sa të shikojnë mbretërin e Perëndis ardhur në fuqi."Zoti Krisht me fjalët: Disa që ndodhen këtu, kuëton apostojt, të cilët përpara vdekjestyre, ditën e pentikostis, do të shohin qysh Krishti ka për të themeluar Kishën e tij melavdi dhe me fuqi hyjnore:MËSIME. - "Kush do", Nuk shtrëngon asnjë Zoti i gjithpushtetshëm. Thëret nënflamurin e së vërtetës së tij, ata që duhan të vërtetën. Punon si nxënës, ata që duhanëtë plotësojnë porosit e Ungjillit Tij. Asnjë nuk mbanë pranë Tij pa dashjen e vet.Në qoftë se duham të vemi prapa Krishtit d.m.th. të jemi të Krishterë me të vërtet,duhet të plotësojmë konditat, që na vë. Këto janë: të mohojmë vehten t' onëmëkatare. Të luftojmë pa pushim kundër mëkatës dhe pasionevet të jemi gjithnjë gatinë shtërngime dhe në vdekje për emrin e Krishtit dhe të imitojmë sa të jetë e mundurshëmbullën e tij. Kush pandehë se i pasonë Krishtit pa ruajtur këto kondita, gjendetnë gabim të plotë.Do që të sigurosh jetën e përjetëshme? Duhet të jesh gati të therorizohesh çdo të mirëtë dheshme edhe, në është nevojë, edhe jetën t' ënde për dashurin e Krishtit. Në qoftëse për Atë sakrifikon të gjitha, fitonë kështu për jetë mbretërin e Perëndisë.Për njerinë ska asgje më të çmushme se shpirti i tij. Edhe të gjitha të mirat e botës nukbarazohen me vleftën e shpirtit të pavdekshëm. Mos tadhëto, o njeri, thesarin tënd tëpa çmushëm për të mira lëndore dhe të përkohëshme.Për ne Biri i Perëndisë nuk u turpërua të bëhet njëri dhe të varret mbi kryq, sikeqbërës. Edhe ne shërbëtorët e Tij të pa vlefshëm turpërohemi të dukemi përparanjerësvet, se adhurojmë emrin e Tij. Ka marrëzi dhe mosmirënjohtësi më e madhe ngakjo? Njërës të tille nuk vlerësohen të hyjnë në lavdin e Krishtit.E DJELË PAS LARTËSIMITFJALIM: për hidhërimit në botë dhe për vleftën e shpirtin"Kush do, që të më vijë prapa, le të mohojë vehten e tij, dhe le të ncrerë Kryqine tij dhe le të më pasojë",Zëri i Krishtit tingëllon qysh prej shekujsh nër zëmrat e njërzvet dhe zgjonë ndjenatmë të ëmbla dhe vëndimet më të bukura. Asnjë rrugë s' është aq e bukur, sa rruga e Tijdhe asnjë ftesë s' është aq zyrtare, sa ftesa e Tij. Mbretërit urdhërojnë ushtarët që tipasojnë, por Ay fton dhe nuk urdhëron asnjë, vetëm kërkon që aji i cili dëshironë t' ivejë pas pikë së pari do të mohojë vet-vehten.Të mohojmë vall shtëpin t' onë, njerzit t' anë dhe çdo gjë që kemi të dashur në këtëbotë? Jo, aspak. Do të mohojmë vehten t' onë mëkatarë, d.m.th. çdo gjë që na lidhëme jetën e mekatit, çdo send që na largon prej Zotit. Do të hedhim tej mëkatin, siçhedhim tej robën e vjetër për të veshur një të re dhe të pastër. O! sa a bukurë është kjokëshille e Krishtit: "le të mohojmë vet-vehten". Jeta e mekatit është një jetë e mjerë.Next >