Fatmir Minguli 1Frika 2Fatmir Minguli 3 FATMIR MINGULI Frika Roman 2019Frika 4 Autor: Fatmir Minguli Redaktor: Zihni Elezi Punimi grafik & Kopertina: Aristark Osmani © Autori ISBN: 978-9928-253-41-5 Fatmir Minguli 5 X - Çfarë trajton ky libër? Y - Eshtë historia e frikës së një intelektuali me biografi të mirë. Frika 6Fatmir Minguli 7 Kufiri Frika 8Fatmir Minguli 9 1. afo e kaloi kufirin e Shqipërisë me një avion IL-18 të JAT-it jugosllav. Ishte një ditë qershori e vitit 1972. Zhurma e motorrit me elikë bashkohej me kërcitjet e llamarinave të kapakëve e të fuste lemerinë. Ishte hera e parë që fluturonte, por kjo zhurmë e llahtarshme në nisje të avionit të vogël nuk i bënte përshtypje. Ai ishte i kënaqur që avioni po merrte lartësi e asnjë nuk do vinte ta zbriste, dmth ta kthenin mbrapsh e ai të mos shkonte në Kinë, po një tjetër, një nga ata të përkëdhelurit e zyrave… Kjo dalje jashtë shtetit e Zafos ish një enigmë që edhe sot mbas kaq vjetësh asnjë nuk e kish zbuluar. Kish një vit që përfundoi Institutin e Kamzës dhe punonte veteriner në fermën e Sukthit. Kurrë nuk do t’i shkonte ndërmend se drejtori do ta thërriste në zyrë e do t’i thonte me një fjali si nga ato më të rëndomtat: -Bëhu gati se do të shkosh në Kinë për specializim. Fjalia ishte më të vërtetë e shkurtër po mendimet që do i vinin vërdallë nëpër kokë Zafos do të zgjateshin të veshura me hijet e dyshimit e më vonë, ato të frikës. Dyshimet gjatë gjithë periudhës që përgatiste dokumentet për pasaportën në ministri, ishin të tmerrshme. ZNext >