Kodikët e ShqipërisëDREJTORIA E PËRGJITHSHMEE ARKIVAVEDREJTORIA E PËRGJITHSHMEE ARKIVAVETiranë, 2003Nën kujdesin e lartë të Shkëlqesisë së Tij Alfred Moisiu,President i Republikës së ShqipërisëKODIKËT E SHQIPËRISË(Botim shkencor - kritik i ilustruar)Projekt shkencor-kulturor i DPA-së dhe UNESCO-sNë redaksi:Prof. Aleks Buda , prof. dr. Giusi Zanichelli (Universiteti i Parmës), prof. as. dr. KaliopiNaska (zëvendëskryeredaktor), Kosta Naço, prof. dr. Kristo Frashëri, Liljana Bërxholi,Luan Rama, dr. Nevila Nika, dr. Roderic L. Mullen (Universiteti i Birmingamit), prof. dr.Shaban Sinani (kryeredaktor), Theofan Popa , Violeta Rakipi.Redaktimi shkencor: prof. dr. Shaban SinaniRedaktimi letrar: Arian Leka, Lila PlasariKorrektura: Lila PlasariPërkthimet: Joan Lena (Anthimus Alexoudes); Luan Rama (Koïchiro Matsuura dhe K.Naska e Sh. Sinani); dr. Musa Ahmeti (Pierre Batiffol); dr. Kristaq Jorgo e Dion Tushi(Johannes Koder dhe Erich Trapp); Albana Gurra (Edoardo Crisci, Roderic L. Mullen).Ilustrimet: dr. Musa Ahmeti, prof. dr. Giusi Zanichelli, Violeta Rakipaj, Ened Bozo.Formulimi grafik: Artion BaboçiAutorë: Alfred Moisiu, Aleks Buda, Anthimus Alexoudes, Erich Trapp, Johannes Koder,Kaliopi Naska, Koïchiro Matsuura, Kosta Naçi, Llambrini Mitrushi, Nevila Nika, PierreBatiffol, Roderic L. Mullen, Shaban Sinani, Theofan Popa.Koordinatorë: Prof. as. dr. Kaliopi Naska, Minella Gjenerali.© Copyright 2003: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave - TiranëISBN: 99927-915-0-0Botimi i kësaj vepre u bë i mundur në sajëtë mbështetjes financiare të UNESCO-s.La publication de cet ouvrage a été renduepossible grâce à l’appui financier del’UNESCO.45KODIKËT E SHQIPËRISË, PËRMENDORE TË KULTURËS NJERËZORE1ALFRED MOISIU, PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËKodikët janë dorëshkrimet më të vjetra që janë ruajtur në hapësirën shqiptare. Tradita eshkrimeve të shenjta në Shqipëri ka vazhduar për 15 shekuj me radhë, prejpaleokrishtërimit deri në kohët moderne.Shkrimet ungjillore dhe biblike në Shqipëri janë pjesë e historisë botërore të shkrimit; pjesë ehistorisë së zhvillimit progresiv të mendimit dhe të kulturës njerëzore.“Kodiku i Purpurt i Beratit”, një prej varianteve më të hershme të Besëlidhjes së Re, përbënnjë dorëshkrim të rrallë të letërsisë biblike në shkallë botërore. Sipas dijetarëve vendës dhetë huaj, ai numërohet i treti ose i katërti për nga kronologjia, por çmohet edhe më shumë përnga rëndësia. Të njohësh këtë dorëshkrim është njësoj si të takohesh me kohërat e mjegullta,me atë fazë të mugët të historisë, kur krishtërimi sapo kishte dalë nga fshehtësia. Në shkallëbotërore ruhen gjithsej shtatë kodikë të purpurt, të periudhës së fillimeve të krishtërimit. Nukështë e rastit që dy prej tyre gjenden në Shqipëri. Vendi ynë ishte në përbërje të hapësirësburimore biblike.Tradita e dorëshkrimeve të shenjta është provë se hapësira shqiptare ka pasur në vijimësinjë elitë kulturore, që ka ditur jo vetëm të krijojë, por edhe të ruajë kryevepra. Vepra të tilla, qëjanë përmendore të historisë së mendimit të njerëzimit, na bëjnë optimistë për një imazhtjetër për Shqipërinë tonë. Ato promovojnë vlerën e kulturës së këtij vendi dhe të këtij populliedhe sot, kur kanë kaluar shekuj e mijëvjeçarë nga koha e krijimit. Ato janë kontribut i njohurnë historinë botërore.Historianët le të bëjnë të tyren dhe të na shpjegojnë se si është e mundur që në hapësirënshqiptare u ruajtën shkrime të tilla, të cilat i takojnë kohës kur krishtërimi po kalonte nga stadii predikimit gojor në atë të predikimit kult. Por ka disa fakte të njohura, që na bëjnë të ditur se“Kodiku i Purpurt i Beratit” dhe dorëshkrime të tjera të krishtërimit të hershëm nuk janë dukurirastësore në mjedisin shqiptar.Vetëm pak kohë para se të shkruhej kjo vepër, ishte Shën Jeronimi i Ilirisë, Shën Gjëri, siç enjohin shqiptarët, që i dhuroi Perëndimit “La Vulgata-n”, të parin tekst të Biblës të përkthyer nëlatinisht, rilindjen e parë shpirtërore europiane. Po në atë shekull, Shën Niketa i Remesianësose i Dardanisë kompozoi kryelutjen e krishtërimit, “Te Deum laudamus” (“ty Zot tëlavdërojmë”), që këndohet edhe sot në katedralet e Perëndimit. Perandorët ilirë të Bizantit,me fuqinë që u jepte detyra, e bënë për herë të parë krishtërimin një fe zyrtare.Ruajtja e kodikëve të Shqipërisë në këtë mjedis ku kanë kaluar rrebeshe të kohës dhe ku janëkryqëzuar ndikime mospajtuese, shpreh edhe një herë një prej vlerave etnodalluese të popullitshqiptar, tolerancën ndërfetare të tij, një model tolerance edhe për Shqipërinë e sotme.Të tilla dorëshkrime janë pjesë e identitetit kulturor të popullit, që i ka ruajtur dhe i japin emërShqipërisë në botë. Prandaj ne përulemi me emocion dhe nderim para tyre. Shqipëria ka njëtë ardhme të sigurt europiane, sepse ka një të shkuar të lavdishme europiane.Në Shqipëri ka ekzistuar një frymë e fortë ekumenizmi, pavarësisht se si ka ndryshuargjeopolitika. Fryma ekumenike, fryma e përbashkimit, që gjendet edhe në një prej vargjeve tëhimnit tonë kombëtar, le të gjejë një inkurajim prej kësaj tradite, që promovohet në librin“Kodikët e Shqipërisë”.1. Shkruar posaçërisht për botimin “Kodikët e Shqipërisë”.67PIERRE FONDATRICE À L’ÉDIFICE DE LA PATRIMOINEKOÏCHIRO MATSUURADIRECTEUR GÉNÉRAL DE L’UNESCOVivre en paix et en harmonie nécessite des repères, qui s’édifient progressivement au filde l’histoire. La construction de l’avenir ne peut donc se faire sans une attention portéeà notre passé commun. Le patrimoine écrit conservé dans les bibliothèques et les dépôtsd’archives, en tant que reflet de la diversité des langues, des peuples et des cultures, constitueun témoignage exceptionnel du monde passé et présent. Mais c’est un patrimoineextrêmement fragile. En Europe centrale et orientale, par exemple, on estime qu’environ 70à 80 pour cent du patrimoine documentaire nécessiterait une intervention de sauvegardeimmédiate.Le Codex d’Albanie, véritables trésors du patrimoine spirituel mondial, n’échappent pas àcette menace. Ces manuscrits, parmi lesquels le “Codex Pourpre de Berat”, l’une des plusanciennes variantes du Nouveau Testament, sont une référence essentielle de la littératureévangélique et plus généralement de la culture chrétienne.L’UNESCO porte une attention particulière à la préservation de ce témoignage unique dudéveloppement de la littérature biblique et liturgique ancienne à travers l’histoire du monde.C’est à ce titre que le “Codex Pourpre de Berat” figure sure le registre des plus importantesœuvres de l’humanité établi dans le cadre de son programme Mémoire du Monde.Responsable, de par son mandat, du développement culturel et de la protection du patrimoineculturel mondial, l’UNESCO a en effet estimé qu’il était nécessaire d’agir sans tarder pouréviter que le patrimoine documentaire du monde ne subisse de nouveaux dommages. Atravers son programme Mémoire du Monde, l’UNESCO vise à assurer la préservation dupatrimoine documentaire d’intérêt universel et à encourager celle du patrimoine documentaired’intérêt national et régional, et à faciliter l’accès à un large public. Le patrimoine documentaireillustre ainsi l’expression de la diversité te du pluralisme culturel, auxquels l’UNESCO attacheune attention prioritaire.C’est donc tout naturellement que l’UNESCO a apporté son soutien à la publication du cata-logue des Codex d’Albanie. Par cette œuvre remarquable, les Codex d’Albanie serontdésormais plus facilement accesibles aux scientifiques, mais aussi à un lectorat beaucoupplus vaste. A la fois informatif et scientifique, le présent catalogue met les manuscrits enlumière et incite au partage de la mémoire.Il met également en exergue l’un des traits caractéristique de la civilisation et de la culturealbanaise: l’effort de conciliation œcuménique qui a marqué de l’histoire albanaise, et qui estbien reflété par ces manuscrits ecclésiastique que sont les Codex.Je suis heureux de constater que les efforts de l’UNESCO dans domaine la préservation dupatrimoine documentaire ont ici rencontré une initiative nationale exemplaire. Le cataloguedes Codex d’Albanie apporte une pierre fondatrice à l’édifice de la sauvegarde. Il contribue àréléver la richesse, la diversité mais aussi la fragilité des grands trésors du patrimoine spiri-tuel et, par ce biais, incite à les préserver et à en saisir l’inestimable valeur.89GUR THEMELTAR NË NDËRTESËN E TRASHËGIMISËKOÏCHIRO MATSUURADREJTOR I PËRGJITHSHËM I UNESCO-SPër të jetuar në paqe e harmoni ke nevojë për referenca, piketa, të cilat krijohen në mënyrëprogresive përgjatë historisë. Ndërtimi i së ardhmes nuk mund të bëhet pa i kushtuarkujdes së kaluarës sonë të përbashkët. Trashëgimia e shkruar, e ruajtur në biblioteka dhearkiva, si shembëlltyrë e shumëllojshmërisë së gjuhëve, popujve dhe kulturave, përbënnjëkohësisht një dëshmi të jashtëzakonshme të së shkuarës sonë dhe të botës së sotme.Por kjo trashëgimi është tejet e brishtë. Për shembull, në Europën Qendrore dhe Lindorellogaritet që rreth 70-80 për qind e trashëgimisë dokumentare të ketë nevojë për një ndërhyrjetë shpejtë për ta shpëtuar.Edhe kodikët e Shqipërisë, këto thesare të vërteta të trashëgimisë shpirtërore botërore, nukmbeten të pakërcënuar prej këtij rreziku. Këto dorëshkrime, midis të cilëve edhe “Kodiku iPurpurt i Beratit”, një nga variantet më të vjetra të Testamentit të Ri, janë një referencëthelbësore e letërsisë evangjeliste dhe, më përgjithësisht, e kulturës kristiane.UNESCO i kushton një vëmendje të veçantë ruajtjes së kësaj trashëgimie unikale të zhvillimittë letërsisë së vjetër biblike dhe liturgjike përgjatë historisë botërore. Ja pse “Kodikët e Purpurttë Beratit” figurojnë në regjistrin e veprave më të rëndësishme të Njerëzimit, të krijuar nëkuadrin e programit Kujtesa e Botës.Nisur nga mandati i saj, si përgjegjëse e zhvillimit kulturor dhe e mbrojtjes së trashëgimisëbotërore, UNESCO ka vlerësuar, në fakt, të nevojshme që të veprohet pa humbur kohë për tëarritur që trashëgimia dokumentare botërore të mos pësojë dëme të reja. Përmes programittë saj Kujtesa e Botës UNESCO synon të sigurojë ruajtjen e trashëgimisë dokumentare meinteres universal dhe të nxisë trashëgiminë dokumentare me interes kombëtar e rajonal, sidhe të lehtësojë komunikimin e një publiku të gjerë me to. Trashëgimia dokumentare ilustronkështu shprehjen e ndryshueshmërisë dhe pluralizmit kulturor, të cilave UNESCO u kushtonnjë kujdes përparësor.Ja pse, në mënyrë krejt të natyrshme, UNESCO i dha mbështetje botimit të “Katalogut tëkodikëve të Shqipërisë”. Nga kjo vepër e shënuar, kodikët e Shqipërisë do të jenë tashmë mëlehtësisht të pranishëm jo vetëm për shkencëtarët, por edhe për një lexues më të gjerë. Kykatalog, informues dhe njëkohësisht shkencor, nxjerr në dritë dorëshkrimet dhe nxit nëpërjetimin e përbashkët të kujtesës.Gjithashtu ai vë në dukje në mënyrë parësore dhe një nga tiparet karakteristike të qytetërimitdhe të kulturës shqiptare: përpjekjen për pajtimin ekumenik, i cili ka spikatur tërësinë e historisëshqiptare dhe është reflektuar në mënyrë aq dalluese në kodikët, këto dorëshkrime kishtare.Jam i lumtur të konstatoj se përpjekjet e UNESCO-s në fushën e ruajtjes së trashëgimisëdokumentare janë pikëtakuar me një iniciativë kombëtare shembullore. “Katalogu i kodikëvetë Shqipërisë” na sjell kështu një gur themeltar në ndërtesën e ruajtjes dhe shpëtimit tëtrashëgimisë. Ai kontribuon në nxjerrjen në pah të pasurisë, shumëllojshmërisë dhe tëbrishtësisë së thesareve tona të mëdha të trashëgimisë shpirtërore. Si i tillë, ai nxit në ruajtjendhe përftimin e vlerës së saj të paçmuar.Next >