1 Moikom Zeqo Centauri i poezisë moderne VANGJUSH ZIKO Tiranë, 2019 Westprint MOIKOM ZEQO CENTAURI I POEZISË MODERNEVangjush Ziko 2 Autori: Vangjush Ziko Titulli i librit: Moikom Zeqo Centauri i poezisë moderne Shtëpia Botuese: Westprint Pergatiti: Rolan GJOZA Anton PAPLEKA Redaktor: Fatmir MINGULI Arti grafi k: Xhina ÇAÇI Kopertina: Në kopertinë .............................. ISBN: ............................ © Copyright, 2019: Vangjush Ziko3 Moikom Zeqo Centauri i poezisë moderne Kujtimit të poetit lirik Dhori Qiriazi Vangjush ZIKOVangjush Ziko 4 Vangjush Ziko5 Moikom Zeqo Centauri i poezisë moderne DY FJALË LEXUESIT Në këtë libër mblodha shkrimet e mia mbi kozmologjinë poetike të poetit Moikom Zeqo, të shkruara gjatë këtyre dy viteve të fundit. Të shkruash për këtë krijimtari, sigurisht, nuk është gjë e lehtë. Poezia e Moikomit është një model i paparë më parë në poezinë tonë. Ajo ka sjellë jo vetëm një tematikë krejt të re. Por, mbi të gjitha, një koncept krejt të ri modern mbi krijimtarinë poetike. Është shekulli kur poezia botërore po ecën krahas me një realitet, një koncept dhe perceptim krejt të ri mbi realitetin. Horizonte të reja i janë hapur letërsisë dhe botëkuptimit filozofik gjatë më shumë se një shekulli. Teori të reja kanë lindur mbi botën, që na rrethon dhe realitetin. Siç janë mekanika kuantike dhe teoria e relativitetit.Vangjush Ziko 6 Veprimet dhe mendimet e reja ndikojnë dhe tek ne. Sot bëhet fjalë për trurin dhe ndërgjegjen kuantike, për një psikologji të re, e cila e shikon Njeriun si kuant të sistemit universal. Si një qenie e ndërvarur me mjedisin në të cilin jeton. Që në fi llim të shekullit të kaluar fi lloi procesi i rishikimit dhe modernizimit të krijimtarisë letrare me James Yoce, Borgesin dhe me korifejtë e poezisë botërore Whitman, Eliot. Rilke, me futuristët dhe rrymat moderne dhe postmoderne. Nga shkrimtarët tanë të ditëve tona është në avangardë poeti ynë Moikom Zeqo. Krijimtaria e tij ka sjellë një risi të paparë në poezinë tonë. Risija e tij ka të bëjë me procesin e perceptimit dhe të mishërimit konceptual të realitetit dhe me “rimagnetizimin” e fi gurave artistike, të metaforës dhe të alegorisë. Ai arrin të krijojë fi gura të plota dhe të pandara midis subjektit dhe objektit, midis tokësores dhe universales, duke arritur një pasqyrim kompleks të përmbajtjes të procesit të mendimit dhe po aq të stërholluar të perceptimit artistik. Poezia e Moikomit kërkon, jo vetëm një lexues të ri, të vemendshëm por edhe të mirëpërgatitur kulturalisht.7 Moikom Zeqo Centauri i poezisë moderne Këtë lexues do ta përgatitë vetë krijimtarie dhe fi lozofi a e tij krijuese. Unë u përpoqa me modesti dhe pëkushtim ta komentoj dhe interpretoj kozmogoninë poetike të Moikom Zeqos. Do të jem i kënaqur në qoftë se do të kem arritur diçka të vyer për Ju. Vangjush ZIKO 5 nëntor 2019, KanadaVangjush Ziko 89 Moikom Zeqo Centauri i poezisë moderne PËRMBAJTJANext >