Bekim LUMI SHAKESPEARE-I DHE KANUNI I LEKË DUKAGJINIT SHAKESPEARE AND THE KANUN OF LEKË DUKAGJINISHAKESPEARE-I DHE KANUNI I LEKË DUKAGJINIT (Një studim krahasues i tragjedisë Makbethi të William Shakespeare-it në kontekst me kodin zakonor shqiptar, Kanuni i Lekë Dukagjinit) Prof. Asc. Mr. Bekim Lumi SHAKESPEARE AND THE KANUN OF LEKË DUKAGJINI (A comparative study of William Shakespeare‘s tragedy Macbeth in the context of the Albanian customary law, the Kanun of Lekë Dukagjini) Prof. dr. Asc. Mr. Bekim Lumi Botim dygjuhësh: shqip dhe anglisht Published in two languages: Albanian and English Përkthimi në anglisht Translation into English by: Agim Morina Prishtinë, 2019 © familja e Bekim Lumit © i këtij botimi: Qendra Multimedia © i përkthimit: Agim MorinaBotim dygjuhësh: shqip dhe anglisht Published in two languages: Albanian and English Përkthimi në anglisht Translated by: Agim Morina Redaksia Editorial board: Fadil Hysaj, Besim Rexhaj, Afrim Demiri, Arian Krasniqi, Jeton Neziraj Botues Publisher: Qendra Multimedia, Prishtinë / www.qendra.org Parathënia Introduction by: Rexhep Ismajli Tekstin në fund të këtij libri e shkroi Text in the end of this book has been written by: Elisabeth Gowing Parathënien e përktheu Introduction was translated by: Alexandra Channer dhe Lirika Demiri Tekstin në fund të librit e përktheu Text in the end of the book has been translated by: Gazmend Bërlajolli Dizajni Design by: projectgraphics Botimi i këtij libri u mundësua me mbështjetjen e pjesërishme financiare të Ministrisë së Kulturës të Republikës së Kosovës Publication of this book has been partly supported by the Ministry of Culture of the Republic of Kosovo Shtypi Printed by: Printing press U shtyp në Prishtinë, 2019 Printed in Prishtina, 2019 Përmbajtja SYZIMI I DY BOTËVE, TË NJË THELBI NJERËZOR SHAKESPEARE-I DHE KANUNI I LEKË DUKAGJINIT ADN-ja SHQIPTARE E SHAKESPERARE-it 06 08 72Content TWO WORLDS BROUGHT TOGETHER SHAKESPEARE AND THE KANUN OF LEKË DUKAGJINI SHAKESPEARE’S ALBANIAN DNA 77 80 1426BEKIM LUMI PARATHËNIE Syzimi i dy botëve, të një thelbi njerëzor Rexhep Ismajli Në syzimin e tij «Shakespeare-i dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”, Bekim Lumi ka ndërmarrë studimin krahasues të tragjedisë së William Shakespeare-it Makbethi në raport me kodin zakonor shqiptar Kanuni i Lekë Dukagjinit, që për shumëkënd mund të dukej diçka jo shumë e prekshme, kur kemi parasysh largësitë jo të vogla kohore, kulturore, etj., midis dy situatave. Një krijim dramatik krahasohet me një botë të përkufizuar brenda asaj që njihet si Kanuni. Studimi i krahasuar i tekstit të Shakespeare-it dhe përpjekja për të përkapur domethëniet e veprimeve themelore të tragjedisë Makbethi, që mbështetej në një histori konkrete mbretërore mesjetare skoceze, me disa nocione themelore të atmosferës dhe të realiteteve që përkufizohen te Kanuni i Lekë Dukagjinit sikur mëtonte të nxirrte paralele midis dy botëve të ndryshme, por të një thelbi njerëzor. Bekim Lumi i ka hyrë, kështu, përmes krahasimit dhe përafrimit të këtyre dy botëve, rindërtimit të shtratit të përbashkët të natyrës njerëzore, të njatij ‘mysafiri të vonuar’, pra, jo gjenuin në kulturën tonë, dhe të pjesës së botës që shpreh Kanuni. Leximi paralel, i zbritur në shenjat minimale të asaj bote, ia bën të mundur atij të synojë rindërtimin e thelbit të raporteve njerëzore që ai kujton se mund të jenë tejkohore, paçka se në dukje të kohëve të largëta. Nga bota e Kanunit ai na sjell në vëmendje rende si raporti midis mikut, mikpritjes dhe nderës e përkufizimeve të detajuara përmes formulash të vjetra si ‘ shpija e Shqyptarit âsht e Z otit dhe e mikut’, apo ‘mikut do t’i bâhet nderë me bukë e krypë e zêmër’, të cilat shprehin të ngurtësuara jo vetëm raportet juridike, po më shumë se kaq, raportet njerëzore në kontaktet, shkëmbimet, frikët ekzistenciale, synimet e përtardhura. Eseja mëton të krahasojë botërat përmes situatave të shpërfaqura në tragjedinë e Shakespeare-it Makbethi, që merr shkas te historia mbretërore mesjetare skoceze dhe kodit zakonor shqiptar, i cili vjen 7SHAKESPEARE-I DHE KANUNI I LEKË DUKAGJINIT në kohën tonë me impregnime dhe përcaktime situatash të kohëve të ndryshme, të lashtësisë e të mesjetës, të cilat shprehen në mënyrë të përmbledhur përmes formulave e koncepteve themelore. Kështu vijnë informacionet e qëmtuara prej tij për të dy skajet e krahasimit për të krijuar tablonë e shqyrtimit ballë për ballë. Përthyerjet e burimeve historike apo të përfolura që mund të kishte pasur mundësinë të merrte Shakespesare-i në kohën e tij, sipas vlerësimeve që përzgjedh të shtyjë përpara Lumi, ishin vënë në mullirin e gjeniut të tij për të folur për raportet themelore midis qenieve njerëzore. Përmes shqyrtimeve për mikun dhe raporteve themelore të implikuara në Kanun lidhur me konceptet e ndërlidhura, ai në krahasim e sipër synon të shohë të vërtetat që mund të jepte interpretimi i tragjedisë së Shakespeare-it. Kështu syzimet e tij për konceptet e mikut, të nderës, të besës e të premt e mikut, sjelljes së të zotit të shpisë me miq në shtëpi, nderës vehtjake, gjakut, vrasës, pritës, dorërasit, dekës, të para paralelisht te tragjedia Makbethi dhe te situatat e përkufizuara te Kanuni, të interpretuara nga njohës përkatës të të dy historive, sikur mëtojnë të japin ndriçimin dhe vendosjen në një kontekst ‘shqiptar’ të historisë botëkuptimore dhe të raporteve midis aktorëve të tragjedisë Makbethi dhe të historisë përkatëse skoceze. Mbase këtë ia kërkonte dhe vokacioni i tij prej njeriu të teatrit. Studimet e hollësishme të dy situatave përkatëse ia kanë bërë të mundur Lumit të nxjerrë dhe përfundime për vetë veprën e Shakespeare-it, njohës i së cilës ishte, “leximi dhe studimi i të cilit jo rrallë, të magjeps dhe mrekullon deri në huti”. Ai arrin dhe te përfundimi pas të cilit, pas leximit dhe krahasimit të Makbethit dhe të disa përkimeve me kodin zakonor shqiptar, sikur mund të ketë dhe një lexim ndryshe të vetë tragjedisë në fjalë. Shqyrtimi është shkruar me lehtësi, përmban referenca të rëndësishme për rikontekstualizimet. Prishtinë, qershor 2019Next >